Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Ekonomia e Shqipërisë do të tronditej nga falimentimi i Greqisë! Në gjashtë vjet, që Athina po lëngon nga kriza e borxheve, ekonomia shqiptare ka pasur kohën e nevojshme që të shkëputet nga fqinji i sëmurë. “Monitor” thotë se pesha e bankave me kapital grek ka rënë, Greqia nuk është më destinacioni i dytë i eksporteve, remitancat kanë filluar të rriten që nga gjysma e dytë e 2014-s. Megjithatë, Shqipëria nuk mund të mbetet imune, duke hyrë bashkë me gjithë Europën në një territor të paeksploruar. Vendimi i Greqisë për të shpallur një referendum për paketën shpëtuese të dielën e 5 korrikut, teksa në 30 qershor skadon afati për pagesën 1.6 miliardë euro për FMN-në ka futur gjithë Europën në ujëra të paeskploruara. Tashmë paniku ka filluar dhe që të shtunën u panë radhë të gjata në automatët e bankave në qytetet e ndryshme të Greqisë. Eurozona po përgatitet seriozisht të minimizojë efektin e një paaftësie paguese dhe daljeje të mundshme të Greqisë nga eurozona. Por, sa e ekspozuar është Shqipëria ndaj kësaj krize? “Monitor” thotë së një fazë të parë Shqipëria mund të përfitojë nga vala e largimit të parave nga Greqia, duke pritur një pjesë të tyre, siç ndodhi në në qershor 2012, kur depozitat në valutë në sistemin bankar shqiptar shënuan një rritje të fortë mujore, jo sezonale, me rreth 6.5 miliardë lekë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, më e larta e viteve të fundit. Rritja, në pjesën më të madhe erdhi nga largimit i depozitave nga bankat greke, si rrjedhojë e frikës së daljes së Greqisë nga euro në prag të zgjedhjeve të asaj kohe. Me emigrantët shqiptarë në Greqi, që vlerësohet se kanë kursime që arrijnë deri në 2 miliardë euro, një pjesë e parave të larguara nga shteti fqinjë ka ardhur gjatë tre viteve të fundit në Shqipëri. Por, në një afat më të gjatë nëse kriza nëvendin fqinjë përshkallëzohet dhe shteti helen del nga euro, kanalet e ekspozimit në Shqipëri do të jenë disa: -Ndonëse shteti grek prej disa vitesh po vuan një krizë të thellë ekonomike dhe borxhesh, ai kryeson në Shqipëri përsa i përket stokut të investimeve të huaja direkte për vitin 2013. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, Greqia ka një stok të investimeve të huaja prej 1.07 miliardë eurosh në fund të vitit 2013, me një rritje prej 40% në raport me një vit më parë, ku vendin kryesor e zënë telekomunikacionet. Nëse shteti grek vijon në bjerë më shumë në krizë, efekti do të ndihet dhe në investimet e huaja në Shqipëri, -Një tjetër ekspozim lidhet me ndikimin që mund të ketë situata e paqartë në ekonominë e Greqisë, që është tashmë e dobësuar nga recesioni, që po zgjat prej gjashtë vitesh. Ndonëse Shqipëria i ka diversifikuar marrëdhëniet tregtare, duke u orientuar drejt shteteve të tjera, sërish lidhjet e bizneseve të jugut me Greqinë janë të forta. -Të gjithë i tremben efektit të infektimit të krizës në euro në shtetet e tjera të brishta të eurozonës, sidomos Portugalia, Spanja dhe Italia. Me këtë të fundit lidhjet ekonomike janë shumë më të forta sesa me Greqinë. Përvoja e pas 2008-s ka treguar se ndonëse Shqipëria nuk është e integruar shumë financiarisht me eurozonën, ajo nuk është e imunizuar ndaj tronditjeve të saj. Ekspozimi i ekonomisë greke ndaj asaj shqiptare në shifra -Bankat me kapital grek 17% të totalit të aktiveve 16% të depozitave, ose 1.2 miliardë euro 17% të stokut të kredisë Raporti kredi depozita 62% (55% mesatarja e sistemit) -Tregtia e jashtme 3.6% të eksporteve për 4 mujorin 2015, partneri i pestë tregtar, grupi më i eksportuar tekstile dhe këpucë me 41% të totalit 8.3% e importeve, partneri i tretë tregtar, grupi më i importuar ushqim, pije duhan me 32% të totalit -Investimet e huaja E para, me një stok të investimeve të huaja prej 1.07 miliardë eurosh në fund të vitit 2013 zeri.info
Militantët e Shtetit Islamik kanë filluar sërish sulmet e tyre dhe vetëm sot deri tani raportohen 33 të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur. Sulmi i parë ndodhi në një fabrikë gazi në Juglindje të Francës, ku u gjet një person me kokë të prerë dhe disa të tjerë të plagosur. Mediat vendase bënë me dije se në vendin e ngjarje u gjet një flamuj i ISIS, ndërsa njëri nga autorët është kapur dhe ka deklaruar se është pjesë e Shtetit Islamik. Sulmi i dytë ka ndodhur në një xhami në Kuvajt, ku deri tani raportohen 13 të vdekur, ndërsa në Tunizi një person ka qëlluar me armë turistët, duke lënë të vdekur 19 prej tyre. (c) Sot
E majta merr 30 bashki! PD ngjitet në 13 bashki Deri më tani janë zgjedhur 43 kryebashkiakët e rinj ku ASHE ne 30 prej tyre rezulton dhe fituese. Bashkia e Himarës, Sarandës, Dropullit, Rrogozhinës, Mirditës, Belshit, Maliqit, Hasit, Skraparit, Pustecit, Tepelenës, Delvinës, Memaliaj, Kolonjës, Peqinit, Fushë Arrëzit, Libohovës, Cërrikut, Konispolit, Gramshit, Lushnjës, Këlcyrës, Shijakut, Kurbinit, Librazhdit, Roskovecit, Divjakës, Poliçanit, Pukës dhe Urës Vajgurore do të drejtohen nga kryetarë të koalicionit të majtë. Ndërsa Tropoja, Përmeti, Klosi, Vora, Pogradeci, Mallakastra, Kukësi, Dropulli, Devolli, Vau i Dejës, Mati dhe Selenica do të drejtohen nga përfaqësuesit e djathtë. Adelina Farriçi, e preferuara e Edi Ramës në Mat, duket se ka humbur pasi drejtoi për një mandat Burrelin. Farriçi mori 7679 vota, kurse rivali i saj, Nezir Rizvani mori 8150 vota. Rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm u mbyll procesi i votimit në Bashkinë e Hasit, ku Adem Lala i koalicionit të majtë arriti të fitojë me 4884 vota ose 52.98%, ndërsa kandidati i APPD, Elez Maçi arriti të merrte 4245 vota ose 46.05%. Në garë për këtë bashki ishte edhe kandidati i PSD, Gëzim Ukperaj, i cili mori vetëm 0.97% të votave. Procesi i numërimi është mbyllur edhe në Skrapar, ku fitues ka rezultuar Nesim Spahiu, i cili mori 84.43%, ndërsa rivali i tij Hajredin Bakjasi 15.57% të votave. Ndërkohë edhe në Delvinë përfundoi procesi i numërimit dhe Rigels Balili, kandidat i ASHE, tashmë është kryetari i ri i kësaj bashkie, pasi ka marrë 72.8% të votave, ndërsa kandidati i APPD, Dhurim Alinani ka marrë 27.2% të votave. Përfundon numërimi edhe në Roskovec: Majlinda Bufi e ASHE-së fitoi 52.39% të votave, Gëzim Çaushi i APPD-së, 47.61% të votave.Në Konispol, Shuaip Beqiri i ASHE-së ka marrë 43.93% të votave, ndërsa Ismail Murtaj i APPD-së, 35.83%. Në Poliçan, Adriatik Zotkaj i ASHE-së ka fituar 4888 vota (72.45%), ndërsa Florian Qamaj i APPD-së ka marrë 1859 vota (27.55%). Edhe Bashkia e Peqinit është fituar nga një kandidati i majtë, Saimir Hasalla, i cili arriti të merrte 9020 vota, ndërsa Albert Kreçi kandidati i APPD mori 4284 vota. Në Belsh, Arif Tafani i ASHE-së ka marrë 45.51% të votave, ndërsa Asqeri Kuqja i APPD-së, 38.45%. Në Kolonjë, Arben Malo i ASHE-së ka marrë 4997 vota, ndërsa Viktor Duro, kandidat i APPD-së, 4076 vota. Luiza Mandi e ASHE-së ka arritur të marrë 53.65% të votave në Libohovë, duke mundur Altin Çomon e APPD-së me 46.35%. Në Mirditë, Ndrec Dedaj i ASHE-së ka fituar me 55.37% të votave, ndaj 44.63% të votave të Gjergj Prengës së APPD-së. Po ashtu edhe bashkia e Fushë Arrëzit dhe e Pukës është fituar nga kandidatët e ASHE, por me një diferencë të vogël. Në Pukë, Gjon Gjonaj arriti të fitonte me një diferencë vetëm me 97 vota, ndërsa në Fushë Arrëz diferenca ishte vetëm me 66. Ndërsa në Përmet ka fituar kandidati i APPD-së, Niko Shupuli, me 58.58 për qind të votave kundrejt 38.53 për qind të kandidatit të majtë, Gilberto Jaçe. Edhe në Tropojë ka fituar kandidati i djathtë, Besnik Dushaj, i cili mori 51.94% të votave. Bashkia e re Tropojë do të qeveriset përgjatë katër viteve të ardhëshme nga kandidati i të djathtës Besnik Dushaj, por fitorja e tij rezultoi me një diferencë shumë më të vogël se sa fitorja e të djathtës në zgjedhjet e vitit 2013 në këtë bastion demokrat. Pas numërimit të të gjitha votave të zgjedhjeve të së dielës, Besnik Dushaj rezultoi me 5,810 vota, ose fitues me afro 52 për qind. Por Dushaj rezulton se ka marrë 2 mijë vota më pak se sa patën marrë PD dhe PR në zgjedhjet e vitit 2013. Kundërshtari i tij, Rexhë Byberi, i cili kandidonte në emër të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, arriti të marrë afro 5 mijë vota, mbi 2 mijë vota më shumë nga sa patën marrë më 2013 Partia Socialiste dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim në vitin 2013. Në Korçë numërimi u mbyll rreth orës 14:30 ku fitoi Sotiraq Filo i ASHE me 59,13 përqind të votave kundrejt 40,87 të Gjergji Meros së APPD. Në Gramsh ka fituar Luljeta Dollani e ASHE me 59,4 përqind të votave. Edhe Gëzim Topçiu i ASHE në Maliq ka fituar duke marrë rreth 53 përqind të votave. Në Pogradec Eduard Kapri i APPD ka mposhtur Diana Milen e LSI. Në Sarandë ka fituar Floriana Koka e ASHE me një diferencë prej 1299 votash përballë Kreshnik Bozhos së APPD. Beqir Nuredini i ASHE ka fituar në Rrogozhinë me 55 përqind të votave përballë Eqerem Deliut të APPD. MAPO
Gjate fushates zgjedhore jane hapur tema te ndryshme lidhur me fushaten dhe aktivitetet elektorale te partive dhe koalicioneve per zgjedhjet vendore. Pasi qe fushata zgjedhore zyrtarisht ka perfunduar dje, ne kete teme do te postojme lajme qe kane te bejne me ecurine e zgjedhjeve gjate dites se neserme, numerimin e votave si dhe rezultatin perfundimtar. Do te jete gare interesante, besoj. Jane 61 bashki per te cilat neser pritet te kuptohen emrat e fituesve. Uroj qe procesi te kaloj pa incidente.
 
SHBA-të u tronditën një ditë më parë, nga një vrasje makabre. Dylann Roof, 21 vjeç, vrau 9 persona në kishën Çarleston të Karolinës së Jugut, 3 femrave dhe 6 meshkuj. Mes të vrarëve ishte edhe pastori i kishës, Clementa Pinckney. Një fëmijë arriti të shpëtonte, pasi u hoq si i vdekur. Sipas rrëfimit të një femra, e cila u la e lirë nga Roof për të treguar se çfarë ndodhi, 21-vjeçari kishte shkuar dhe ishte bashkuar me grupin e studimit të Biblës. Një orë më pas, ai ka filluar të hapë zjarr, duke vrarë me radhë personat që bënin pjesë në grupin e Biblës. Ai u arrestua disa orë pas krimit të rëndë. Fotot e tij tregojnë një djalë të qetë, pa asnjë emocion, madje edhe të qeshur. Për këtë arsye, atë kanë nisur ta quajnë “vrasësi i akullt”. b. E verteta
 
Pesë persona janë arrestuar në Tiranë dhe Fier të akuzuar për falsifikimin e diplomave të shkollës së mesme. Në pranga në Fier përfunduan Andrea Haxha, drejtor i një gjimnazi në Fier dhe Aleksa Troka, sekretare e gjimnazit, ndërsa në Tiranë në pranga përfunduan shtetasit Afeta Koka, Gramoz Sheshu dhe Arbër Pelo. Pesë të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim përfitonin në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme parash në këmbim të lëshimit të diplomave false të shkollës së mesme. Policia vazhdon hetimet për të zbardhur nëse në skemën e falsifikimit të diplomave ka të përfshirë persona të tjerë. / Top Channel
 
Publikuar: 9:01 / 20.04.2015 Një vajzë shqiptare është përfshirë në rrjetin grek të seksit me pagesë, duke ofruar trupin e saj për meshkuj që duan të shuajnë epshet me femra që nuk i njohin. Vajza është 20 vjeçare, quhet Mikaela, ose të paktën ky është emri që ajo ka publikuar dhe jeton në Greqi. Mikaela ka publikuar foto të saj. Vajza shqiptare që shfaqet me pamje të censuruar te sytë për të mos u identifikuar gjerësisht, përmes një njoftimi, fton të gjithë meshkujt që janë të interesuar se do të gjendet në Selanik prej datës 17 prill 2015 dhe deri më datë 16 maj 2015. “Dëshiron diçka të njomë, të freskët që të të rinojë? Jam Mikaela, jam shqiptare dhe vij pranë teje kudo që të ndodhesh në Selanik, që të kalojmë së bashku qëndrim të mrekullueshëm, ndaj më telefononi dhe udhëtimi ynë fillon”. Këtë tekst ka shpërndarë vajza shqiptare në zonën VIP të publikimeve të femrave të ndryshme që janë të disponueshme për seks, duke publikuar edhe detaje edhe datat e sakta kur ajo do të gjendet në Selanik për udhëtime orësh seksuale. /tetovasot/ Eshte ky nje fenomen i ri nder shqiptaret. Cfare mendoni ju ne lidhje me kete degradim te femres shqiptare?
Paratë janë gjëja më e rëndësishme në jetën e shqiptarëve. Të paktën ky është përfundimi i një studimi për indeksin e jetesës, të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, për vitin 2015. Njësoj si shqiptarët janë përgjigjur vetëm ukrainasit, duke vlerësuar paranë si gjënë kryesore. Ndërkohë, pjesa tjetër e Europës vë theksin te kënaqësitë e jetës, shëndeti, edukimi etj. Pjesëmarrësit që i janë përgjigjur pyetësorit janë grupmosha të reja. Në Shqipëri kanë dhënë këto përgjigje, si kërkesat më të rëndësishme në jetë: 1. Të ardhurat - Në vendin e parë qëndrojnë paratë apo të ardhurat. Ndoshta për faktin se, shifrat e larta të papunësisë në mesin e të rinjve dhe varësia ekonomike nga familja, i shtyjnë ata të mendojnë vetëm për paratë. 2. Kënaqësitë e jetës - Në vend të dytë janë vlerësuar kënaqësitë e jetës. E kush nuk dëshiron të jetojë jetën në maksimum, me të gjitha kënaqësitë e mundshme. 3. Barazpesha mes punës dhe jetës - E treta është barazpesha mes punes dhe jetës. Duket se nuk ka dëshirë të madhe për karrierë, duke lënë pas dore aspekte të ndryshme të jetës, duke përfshirë edhe familjen. 4. Puna - Kërkesa e katërt më e rëndësishme është puna. Tregu shqiptar ende nuk garanton një shifër të kënaqshme punësimi, për të rinjtë që diplomohen. 5. Shëndeti - I pesti, si aspekt kryesor i jetës së shqiptarëve është shëndeti. Ndoshta edhe pozicionimi kaq lart mund të jetë surprizë, pasi shumë herë thuhet se ne jemi të pakujdesshëm për shëndetin. 6. Arsimi - Shkolla është renditur e gjashta. Megjithëse universiteto-mania është shumë e përhapur ndër shqiptarët, sërish arsimimi renditet vetëm në vendin e gjashtë. 7. Strehimi - Në vendin e shtatë është strehimi. Çështjet e pronave dhe rëndësia e të pasurit një shtëpi, duket se janë ndër shqetësimet kryesore për shqiptarët. 8. Siguria - Siguria është renditur në vendin e tetë. Me sa duket, për personat e pyetur, ky aspekt është ende në pikëpyetje në Shqipëri. Në tre vendet e fundit për nga rëndësia, shqiptarët kanë zgjedhur komunitetin, mjedisin dhe angazhimin social. Me sa duket, këto janë tre elementë me shumë pak vlerë për jetesën e tyre. / Top Channel
 
Përgjatë këtyre ditëve, agjencia e lajmeve “Deutsche Welle” i ka kushtuar disa artikuj rrezikut që i kanoset Ballkanit prej xhihadistëve, por më i fundit prej tyre analizon mundësinë e një kthimi të rajonit në portë sulmi për ISIS. Historia ballkanike e 100-vjeçarit të fundit është një kronologji e vetme e shtypjes së myslimanëve, citohet të kenë thënë eksponentë të lartë të grupit më të dhunshëm ekstremist të momentit. Sipas tyre, rrugëdalja e vetme në luftën kundër komunistëve, të ashtuquajturve “kryqëzorë” ose “hebrej”, vetëkuptohet që është xhihadi. Në një video të prodhuar me kujdes, myslimanëve të Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë u bëhet thirrje të vrasin fqinjin “e pafe”. “Vendosni lëndë shpërthyese nën automjetet dhe shtëpitë e tyre. Hidhni helm në ushqimin e tyre, lërini të ngordhin”, thërriste një i ri me mjekër në gjuhën boshnjake. Terroristëve në video madje u kishin vënë edhe nofka, të cilat kanë të bëjnë me origjinën e tyre si: Al-Bosni, Al-Albani, Al-Kosovi. Por, paralajmërimet e tyre janë teprime apo realiste? - shtron pyetjen “DW”. Për çdo rast, një objektiv të parë propaganda e Shtetit Islamik e arriti. Për ditë të tëra, mediat rajonale raportuan të gjitha se ISIS e ka vendosur Ballkanin në shënjestër. Të tilla raportime kritikohen nga eksperti boshnjak i terrorizmit, Vlado Azinoviç, i cili pretendon se ato janë të dobishme për ekstremistët. “Vetëm në Twitter, ISIS publikon çdo javë mbi 200 mijë lajme të shkurtra. Të gjitha përmbajnë kërcënime të tilla në gjuhë të ndryshme. Prandaj është gabim të besosh se ISIS e ka mendjen thjesht në Ballkan”, citohet ai. Teorinë se pikërisht Ballkani paraqet një portë invazioni për xhihadistët, eksperti i terrorizmit e shikon si produkt mediatik dhe shprehje të “histerisë”. / Top Channel
 
Policia dhe drejtësia belge kanë përcaktuar se trupi i pajetë, pa kokë, krahë dhe këmbë, që u gjet në qershor të këtij viti, i përket një studenti shqiptar. Ngjarja makabër u zbulua më 9 qershor të këtij viti, por vetëm dje ekspertët mundën ta identifikonin viktimën. Ende nuk dihet shkaku dhe rrethanat e vdekjes, por ekspertët thanë se 22-vjeçari ishte skeduar më parë për rrahje dhe trafik kanabisi. Sipas gazetës "Shqip", drejtësia dhe Prokuroria e Brukselit i kanë dhënë përgjigje policisë vendase, duke u konfirmuar se trupi i cunguar i përkiste shqiptarit Xhuliano B., 22 vjeç. Ai ishte student në vitin e parë të Universitetit Libre në Bruksel, ku studionte për Drejtësi. Ndërkaq, mësohet se janë lajmëruar familjarët, teksa po kryen hetimet për të përcaktuar rrethanat e vrasjes. Lajmin e kanë pasqyruar në vazhdimësi, që nga gjetja e mbetjeve njerëzore dhe deri në identifikimin e viktimës disa media belge, si “Lacapitale”, “7sur7”, “Metrotime” etj. Sipas njoftimeve të mediave belge, ishin pikërisht punëtorët e Komunës Jette, atë që në orën 11:55 të së martës së 9 qershorit 2015, bënë zbulimin e tmerrshëm në një pyll, në kufirin midis Jette dhe Wemmel. Punëtorët gjetën një valixhe të madhe sportive, e cila kishte brenda një bust njeriu, të cilit i mungonte koka, parakrahët dhe një pjesë e këmbëve. / Top Channel
 
Zbulohen emrat e 15 trafikantëve shqiptarë të arrestuar në Itali ITALI - Zbulohen emrat e 15 shqiptarëve të përfshirë në trafikun e drogës në Itali. Policia e Barit sekuestroi gjatë një superaksioni të koduar “Vrima” 13.5 kilogramë heroinë u sekuestruan gjatë operacionit antidrogë, ndërkohë që u arrestuan 20 persona, mes tyre 15 shqiptarë dhe të tjerët italianë. Policia e Barit njoftoi goditjen e një bande italo-shqiptare të trafikut të drogës, që vepronte në zonën e Altamurës, por që e kishte shtrirë aktivitetin e saj edhe në Pulja, Toskana dhe Abruzo. Gjatë hetimeve u zbulua një laborator i përpunimit të lëndëve narkotike në Altamura, ku kryhej përgatitja dhe paketimi i drogës. Në laborator u arrestua në flagrancë një shqiptar, i cili po përpiqej të ngarkonte pakot e heroinës në makinën e tij. Media italiane raporton se, gjatë aksionit u arrestuan 15 shqiptarë dhe 5 italianë, si dhe u sekuestrua një sasi heroine prej 13.5 kg, vlera e së cilës arrin në 1 milion euro. Veç të arrestuarve gjatë operacionit të quajtur “Vrima”, 18 persona të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë. 15 shqiptarët e arrestuar: Vilson Prifti, lindur më 23.02.1969, Llazar Veshi, lindur më 25.03.1960, Pllumb Peposhi, lindur më 20.01.1982, Eduart Halilaj, lindur më 10.07.1979, Leonard Halilaj, lindur më 21.09.1980, Afërdita Murrizi, lindur më 10.07.1974, Ylli Doka, lindur më 24.06.1992, Fatmir Doka, lindur më 26.04.1969, Taulant Hodaj, lindur më 28.09.1985, Selim Priska , lindur më 05.06.1982, Dritan Zaganjori, lindur më 20.05.1992 Shefqet Tabaku, lindur 20.03.1968 Altin Shtama, lindur më 20.03.1979 Kliton Doka, lindur më 19.09.1993 Aleksandër Hodaj, lindur më 06.09.1981 Operacioni i quajtur ‘’Vrima’’ dhe që ka zgjatur rreth 1 vit, ka nisur pas përpjekjes së një grupi trafikantësh shqiptarë me rrënjë të mirëstabilizuara në Itali për të kaluar sasi të mëdha heroine në vendin fqinj nga Shqipëria. Policia italiane bëhet me dije se, po bashkëpunon edhe policia shqiptare për hetime të mëtejshme. Veç 20 të arrestuarve dhe 4 të tjerëve të cilët janë shpallur në kërkim, 18 të tjerë që do të hetohen në gjendje të lirë. Operacioni u shtri në Puglia, Toscana dhe Abruzzo. Gjatë operacionit të Anti-Mafias së Barit gjithashtu u sekuestrua një sasi prej 11 kilogramë hashash. Destinacioni i drogës Nga hetimet e para rezultoi se droga kalohej në Itali e fshehur në automjetet që vinin nga Shqipëria. Nëpërmjet përgjimeve telefonike, hetuesit italianë arritën të bëjnë një lidhje mes trafikantëve dhe shpërndarësve në Itali. Ndër të arrestuarit, spikat shtetasi italian Marco Muserra, i cili është pjesë e grupit ‘Parisi’, i mirënjohur në zonën e Barit. Shqiptarja.
Duke parë procesin zgjedhor nga larg për herë të parë pas 12 vjetësh më erdhi ndërmend një shprehje e vjetër urbane që thotë: “Në Shqipëri kanë ngel veç budallenjtë e kurvat, se trimat janë vrarë!” Për kë vall ta kenë fjalën? Mos ndoshta i drejtohen kandidatëve të kryeqytetit tim? U çudita në fakt dhe desha të lej një koment mbi këtë proces qesharak zgjedhor që po ndodh në Tiranë. Për kë të flas më parë për ‘budallain’ që po braktis karrierën si një doktor i shkëlqyer për tu bër politikan apo për ‘kurvo-kopilin’ e Ramës që mundohet t’i kthej bythën kujtdo që ja ka interesin. Në fillim do të merrem pak me doktorin, budallain për të cilin kanë respekt të gjithë, i cili ka marrë përsipër me pavetdije të shkatërrojë një karrierë të shkëlqyer disa vjeçare me premtimet për punë e mirëqenie. Premtimet vijnë në një kohë hajdutësh duke filluar prej Saliut ‘të vogël’, i cili vodhi dy herë tynelin e Kalimashit dhe s’po ngopet me ndërtimet në Tiranë, deri tek ‘babagjyshi’ Sali që pensionohet e pret të shijojë një pagesë prej gjashtë zerosh në fund të muajit. Nuk mund të shoh Dr. Halimin të dalë nëpër qytet e të talli popullin, kur fare mirë mund t’i kthehet “Urdhrit të Hipokratit” e mos të mbrojë atë të hipokritit si gjyshi i mashtrimeve që drejtoi PD gjithë viteve të mjerimit të madh. Nga ana tjetër po shoh dhe Erionin e ‘Mjaft’, i cili filloi të ‘prostituonte’ nga lëvizja e tij e deri sa u bë ministër i trishtimit për të kandiduar më pas si kryetar bashkie. Erion boll lëpive akullore nga Rama dhe Meta! Nëse mendon se qytetarët janë budallenj dhe mashtrohen me shifrat e varfërisë tënde dhe lëvizja jote ishte idealiste, atëherë e ke shumë gabim. Prej idealeve edhe unë dikur i besova ‘Mjaftit’, sikurse shumë studentë, kolegë, e bashkëmoshatarë të mij. Mbase atëherë më bëre budalla por kurvë nuk më bën dot. I vetmi i fituar në këtë histori është Ilir Meta, kushdo që të fitojë apo humb, në zgjedhjet e ardhshme ankandi kush do e ketë pranë do jet i lartë. Qytetarët e Tiranës me siguri do t’i bojkotojnë zgjedhjet, pasi edhe ata sikurse unë, duan të shërojnë pacientin e sëmurë Halim Kosova, ta rikthejnë aty ku e ka vendin. T’i thonë ‘Mjaft’ prostitucionit të ish-kreut të ministrisë së trishtimit, që na bën intelektualin sa herë i jepet mundësia apo kur i japin mikrofonin në dorë. (Nga J.S, Londër) Burimi (zathur.net/)
Ambicjet e Rusisë për tu bërë supërfuqi si dikur janë të pandalshme. Pavarësisht sanksioneve nga ana e G7 (dikur G8 së bashku me Rusinë) për shkak të Ukrainës, Rusia përpiqet të bashkojë copat e territoreve të humbura pas rënies së komunizmit më 1990. BE dhe SHBA janë të shqetësuara për veprimet e Rusisë që pas 2008 e deri në ditët e sotme sepse po gjënden përballë sfidave që nuk i kishin parashikuar pas rënies së komunizmit.Përplasja gjeopolitike e SHBA në Europën e BE që kërkon zgjerim në lindje me Gjeopolitikën ruse është tashmë e hapur; sidoqoftë nuk është më vetëm e ashtuquajtura `lufta e ftohtë` që sapo ka nisur, por edhe lufta e pranishme me vringëllimin e armëve të sofistikuara nga të dy palët e interesuara NATO që përfaqëson SHBA dhe BE dhe Rusisë. Rusia ka ringritur pjesërisht një formacion ekonomiko financiar për të kundërshtuar BE dhe SHBA me emrin BRICS (Rusi, Brazil, Kine, india), si dhe një pakt të ri ekonomiko financiar por edhe ushtarak me disa nga ish republikat sovjetike në të cilën përfshihen Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Kirgizstani (Unioni Ekonomik Euroaziatik),, por ku mundet në të ardhmen te futen edhe republika te tjera ish sovjetike. Ambiciet ruse filluan menjëherë pasi u vendos si President i Rusisë Vladimir Putin një ish oficer i KGB ruse në Gjermaninë lindore. Karriera e tij nuk do të mund të kishte sukses nëse oligarkët e atëhershëm rusë do ti mbushnin mëndjen Presidentit të parë rus Jelcin për aftësitë manaxheërialë dhe drejtuese te leningradasit Putin. Një nga ata ishte oligarku Berezovski i cili së bashku më 7 oligarkët e tjerë të Rusisë së pas viteve `90 pasi ra muri i Berlinit ë kishin në dorën e tyre 50% të ekonomisë ish-sovjetike e cila kishte marrë tatëpjetën dhe `terapia e shock-ut` për ta nxjerrë ekonominë ruse nga kolapsi e detyroi Jelcin të bëjë privatizime të shpejta, privatizime të cilat ranë në dorë të këtyre oligarkëve që në fakt një pjesë e tyre kishin qënë në strukturat e dikurshmë ushtarako-industriale të BS. Berezovski kërkonte një drejtuesqë të ishte si punë `ingranazhi apo hallke` që të ndihmonte në pasurimin e tyre pas privatizimit mafioz që bëri Jelcini. Kështu që gjetën Putin të cilin jarekomanduan Presidentit të atëhershëm të lodhur dhe pijanec që kishte dështuar keqaz në luftën kundër çeçenëve-Jelcin. Putin ishte besnik dhe i bindur dhe lehtësisht i kontrollueshëm nga këto qarqe oligarkësh deri në momentin para se të emërohej si President. U bë në filim Kryeministër dhe në 2000 kur Jelcini dha dorëheqjen për shkak të sëmundjes së tij emëroi Putin si President të ri. Por shumë shpejt oligarkët rusë e kuptuan se kishin bërë gabim duke e menduar se Putin mund ta merrnin për hunde lehtësisht.Një ditë Putin i thirri në takim oligarkët në ish-daçën ku rrintë dikur Stalini jashtë Moske dhe u tha: Ju keni bërë cdo gjë mirë por për vehten tuaj, ju e ndërtuatfatin tuaj, por prej këtij momenti ju jeni vetëm bisnesmenë dhe vetëm bisnessmenë``. Mesazhi ishte i qartë, ata duhet të qëndronin jashtë politikës dhe të mos e pengonin në rrugën e tij.Sipas gazetës Le Figaro të dt.26 tetor 2000 Putini kishte thënë:`Në përgjithësi mendoj që shteti dhe biznesmenët janë armiq natyralë. Por më shumë shteti ka një çomage në duart e tij të cilën ju e përdorët njëherë dhe e goditët atë në kokë``. Sot nuk oligarkët nuk mund ta përdorin më Rusinë, dhe nuk janë më oligarkët që përdorin çomagen e shtetit. Pra sot çomagen e shtetit e ka në dorë Putin (https://www.bostonglobe.com/opinion/...CDN/story.html). Ç`po ndodh sot pasi Putin ka 10 vjet si President (sepse 5 vite ishte Medvedjev)? Pas nënështrimit të Çeçenisë së trimave, Putini vendosi një mysliman Ramazan Kadirov i cili është drejtuesi i Republikës ruse të Çeçenisë. Ngriti ekonominë dhe mori nën kontroll gjigandët e naftës dhe sot Rusia mban vëndin e 8-9 në botë për GDP-rreth 2.01 trilion dollarë amerikanë. i ka kushtuar rëndësi të veçantë ngritjes së Rusisë si superfuqi botërore, por në fakt mbetet ashtu si thasekretari i shtetit amerikan `një fuqi rajonale`. Është e vërtetë që vetëm në disa sektorë Rusia është konkuruese si në aeronautikë, prodhime ushtarake, dhe në shitjen e produkteve natyrale, kurse sektorët e tjerë nuk janë konkurues. Idea e Putinit që të bëjë një Union Euroaziatik nuk është origjinale sepse pas rënies së BRSS u përdor termi CIS (Komonuelthi i Shteteve të Pavarura) pjesë ish republikat sovjetike të cilat u larguan një e nga një. Sot Gjeopolitika ruse sidomos pas pavarësisë së Kosovës me ndërhyrjen e NATO-s më 1999 ndryshoi qëndrim, dhe Putin po përdor të gjitha mjetet dhe lidhjet e vjetra të ish BRSS për të mbajturtë lidhura pas vehtes disa nga ish Republikat duke imituar BE. Praktikisht në Unionin Euro-Aziatik janë pese shtete siç i thamë më lart. idea gjeopolitike e Putinit është që ish republikat të afrohen me Rusinë dhe jo me BE dhe aq më pak me SHBA. Duke shfrytëzuar boshllëqet ligjore ndërkombëtare dhe pretekstin e hyrjes ushtarikisht të NAOT-s në Kosovë, Putini ndërhyri në Gjeorgji më 2008 duke i shkëputur asaj Abhazinë dhe Osetinë e Jugut, përvehtësoi Krimenë më 2013 si dhe ka nën kontroll një pjesë të Ukrainës lindore më shumicë ruse. Mënyra e futjes në këto zona ishte tinzare dhe dinake dhe u quajt nga perëndimi si `luftë hibride` e cila i shërbeu Putinit si një mjet justifikues për ndërhyrje. Lufta hibride përbën disa shkallë ndërhyrjeje në kohën e sotme dhe i ngjan deri në një farë shkalle përgatitjeve për luftë në luftrat e kaluara përgatitje e cila kishte në vetvehte, agjitacionin dhe propagandën dhe ndërhyrjen pasi krijoheshin kushtet . Lufta Hibride përbëhet nga: -ataket kibernetike (cyberattacs), -propaganda për të nxitur panikun dhe pasigurinë dhe protestat, -futjen fforcat speciale pa shënja përkatëse për të provokuar dhunë dhe violencë në shkallë të kufizuar e vetëm në ato zona që kërkohen. Lufta hibride është në fakt një zonë `gri` midis luftës së vërtetë dhe jo luftës. Kështu veproi Rusia në Gjeorgji dhe në Ukrainë. Po kështu veproi Rusia në Estoni në shtator të 2014 kur një grup i vogel i forcave të sigurimit rus u futën papritur brënda kufijve të Estonisë dhe rrëmbyen një officer të inteligjencës estoneze. Mesa duket qëllimi i kësaj ndërhyrje është të destabilizojë vëndet balltike. Kjo mënyrë ka alarmuar SHBA dhe NATO-n e cila po merr masa për të mbrojtur të tre Republikat balltike tashmë të futura në NATO, dhe NATO e ka për detyrë ti mbrojë ato. (http://www.vox.com/2015/6/11/8764887/russia-nato-chart). Duke e ndjerë vehten të fuqishme dhe të dalë tashmë nga kolapsi ekonomiko-financiar Rusia po përpiqet që të bashkëpunojë ngushtë më Kinën duke realizuar një grup ekonomiko-financiar ndërkombëtar me emrin BRICS, për të rivalizuar Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Duket qartë se interesat e Kinës janë të njëjta me Rusinë patur parasysh rritjen ekonomike të saj duke kaluar në vënd të dytë pas SHBA me 7 trilion dollarë amerikanë, e për pasojë konkurenca ekonomike-financiare do të sjellë (dhe në fakt ka sjellë) pa dyshim dhe ndryshim në gjeopolitikat e të dy vëndeve. Frika e Rusisë pas dështimit të saj në Ukrainë me Janukoviçin se SHBA po vazhdon idenë e saj të vjetër të rrethimit me `kordon sanitar` rreth kufijve rusë, duke përdorur ish republikat ruse si kordon për të mbajtur zap `ariun` rus, e ka nxitur Putinin të jetë agresiv dhe të përpiqet maksimalisht për të mos lejuar këtë gjeopolitikë të SHBA dhe NATO-s. Idea e tij se unipolariteti hegjemonial amerikan i ka ardhur fundi dhe se duhet një botë multi polare, ide e cila përkrahet edhe na Kina, po e nxit Rusinë e Putinit që të ri-armatoset me armë modern dhe të bëhet e rrezikshme pikërisht aty ku ka patur dikur sferat e influencës: qoftë në lindje qoftë në Ballkan. Kjo na bën ne shqiptarëve të jemi të vëmëndëshëm se, krahas dëshirës së fortë për integrim në BE, krahas dëshirës së madhe për të qënë në krah të SHBA dhe Nato-s që na ndihmoi të çlirohet Kosova, të jemi edhe të kujdesëshëm në raportet me fqinjët sepse në disa raste gjeopolitika e fuqive të mëdha mund ta nxjerrë Shqipërinë në skalion të parë kundër Rusisë, në një kohë kur fqinjësia e mirë dhe opsioni i BE për integrim jo vetëm të Shqipërisë por edhe të Kosovës dhe trojeve ku ka shqiptarë,- është opsioni më i përshtatshëm.
Shqipëria është kërcënuar për herë të parë nga militantët e ISIS. Kërcënimi i bërë në gjuhën shqipe flet për ditë të zeza që do të bien mbi vendin tonë që do të tmerrojnë njerëzit që do të kenë frikë të qëndrojnë edhe në shtëpitë e tyre. “I dërgoj mesazh taghutave (*taghut – ata që i adhurojnë idhujt, por jo Allahun) të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe gjithë Ballkanit: mos mendoni se ne e kemi harruar për zullumin të cilin ju ja bani myslimanëve . Vallahi do të vijnë ditë të zeza për juve. Do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në shtëpitë e juaja. Do t’ju vijmë me eksplozivë”.- shprehet Al Kosova, emri i vërtetë i të cilit ende nuk dihet. Kërcënimi i drejtëpërdrejtë lidhet me “zullumin” që sipas tyre u kemi bërë myslimanëve. Seksioni për media i ISIS-it e ka publikuar një dokumentar propagandistik për Ballkanin, në të cilin pjesëtarët e tij shprehin akuza dhe kërcënime ndaj jobesimtarëve në Ballkan. Aty paraqitet edhe dy shqiptarë njëri prej të cilëve, Abu Muqatil (Al Kosova) hedh edhe kërcënimet për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë, Mesazhi kërcënues i Al Kosova “I dërgoj mesazh taghutave (*taghut – ata që i adhurojnë idhujt, por jo Allahun) të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe gjithë Ballkanit: mos mendoni se ne e kemi harruar për zullumin të cilin ju ja bani myslimanëve. Mos mendoni se ne e kemi harruar për armiqësimin që ia keni bërë dinit të Allahut”. “Mos mendoni se ne e kemi harruar për nënçmimin dhe përuljen që ju ja bëni myslimanëve dhe fesë së Allahut” “Vallahi do të vijnë ditë të zeza për juve. Vallahi do të keni frikë të ecni nëpër rrugë. Do të keni frikë të punoni nëpër zyrat e juaja Do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në shtëpitë e juaja Do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në ëndrrat e juaja edhe atëherë kur ju flini. Ne do t’ju mposhtim juve me lejen e Allahut. Do t’ju mbysim juve me lejen e Allahut. Do t’ju vijmë me eksplozivë”.
 
Mirza Haklaj një shqiptar nga Podgorica, anëtar i grupit terrorist ISIS, është vrarë në fushëbetejë, ka bërë të ditur familja e tij. Haklaj ishte protagonist i një video- incizimi, përmes të cilit janë përcjellë mesazhe kërcënuese ndaj vendeve të Ballkanit, transmeton lajmi.net. Atë çfarë për muaj të tërë është spekuluar, e ka konfirmuar familja e Haklajt nga Podgorica, se i biri i tyre Mirza është vrarë gjatë luftimeve në Siri, shkruajnë mediat malazeze. Ai ishte njëri prej protagonistëve të video-incizimit, të cilin e ka postuar qendra mediale El Haxhat, në të cilën barten mesazhe kërcënuese kundër shteteve të Ballkanit, ndërsa në ISIS thuhet se ai ka luftuar me emrin Ebu Merdija. Myslimanët e Podgoricës kujtojnë kur Mirza para shkuarjes në luftë, kishte keqtrajtuar imamët në xhaminë Osmanagiq në kryeqytetin e Malit të Zi. Para shkuarjes në Siri, Mirza kishte jetuar në periferinë e Podgoricës në Stari Varosh, kurse lajmin për vdekjen e tij në Mal të Zi e ka konfirmuar bashkëshortja e tij. Ai para se të shkonte në luftë, e kishte njoftuar familjen në Podgorisë se së bashku me bashkëshorten shtatzënë dhe dy fëmijët e tyre kishte marrë rrugën për në Tunizi. Ai nuk është viktima e parë që vjen nga ky vend. Në luftimet në terren të Sirisë është vrarë edhe Adis Salihoviq nga Rozhaja. Gjatë një sulmi të organizuar në një burg, me të kishte mbetur i vdekur edhe Eldar Kundakoviq nga Novi Pazari, i cili operonte në Siri me emrin Ebu Bera. Thuhet se luftëtarët nga Mali i Zi që janë pjesë e organizatës terroriste ISIS, i financon Mirsad Ajderpashiq nga rrethi i Beranes, sikurse edhe vëllezërit Fatos dhe Fuad Haxhiu të cilët jetojnë në Luksemburg. Në Siri aktualisht luftojnë Adem Mustafiq dhe Damir Slakoviq nga Bari, O.R nga Plava, E.K nga Bjello Pole dhe S.F e A.F nga Rozhaja. Në Siri është munduar që për të dytën herë të futet edhe Hasib Kastrati nga Bari. Këto ditë është konfirmuar se në Siri po lufton edhe Elvin Ebu Tarik Baliq nga Nikshiqi, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se aktualisht jeton në atë vend të largët. Ai kishte postuar edhe fotografi nga vija e frontit në të cilat shihet edhe djali i tij duke pozuar me revole dhe pushkë. Drejtoria e policisë së Malit të Zi, thotë se nuk ka informacione nëse Baliq vazhdon të gjendet në Siri apo ndoshta në ndërkohë ka ndryshuar vendbanimin e tij. Redaksia Online (al.h/shqiptarja.com)
Top