Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Projektligji i debatueshem per arsimin kaloi me shumice votash nga PS. Ligji sic duket i hap rrugen financimit me leke nga taksapaguesish ndaj Universiteteve Private. Sigurisht ka pika te nevojshme ne kete ligj, rregullime mbi kerkimin shkencor qe duhet te permiresoheshin, por problemi me i kontestuar eshte financimi i universiteteve private. Cfare mendoni per kete ligj qe sapo u aprovua? (Projektligji i aprovuar gjendet i bashkangjitur ne artikull)
 
Një 17-vjeçar shqiptar, i njohur si Ismail Lulli, i shpallur i zhdukur që prej së dielës, është gjetur i vdekur në një zonë të San Marinos, në vendin e quajtur Selva Nera. Sipas deklaratave të policisë lokale, adoleshentit i është prerë fyti. Trupin e gjeti pranë një kanali në një zonë disi shkëmbore një kalimtar i rastit që menjëherë njoftoi autoritetet përkatëse, të cilat pas hetimeve deklaruan se i riu ishte vrarë dhe më pas ishte tërhequr zvarrë e ishte hedhur në vendin e gjetur. Nga sa mendohet, vrasja mund të jetë kryer për pasojë e ndonjë zënke për një vajzë, ose borxhet e papaguara nga shpërndarja e drogës. Në trupin e të riut policia gjeti edhe shenja të ngjitësve adezivë, që tregojnë se kanë tentuar ta lidhin, si dhe shenja të tjera të prerash, por që pas autopsisë do të mësohet nëse janë shkaktuar nga thika, gjatë tërheqjes zvarrë të trupit apo gjatë rënies në terrenin shkëmbor. Sipas policisë, për kryerjen e aktit duhet të kenë qenë më shumë se një person, duke pasur parasysh që i riu ishte i gjatë 1.80m. Pranë trupit gjithashtu janë gjetur edhe armët e krimit, sikurse edhe celulari i viktimës. Pikërisht nga tabulatët e celularit karabinierët kanë rënë në gjurmë të dy të rinjve të tjerë shqiptarë të cilët po merren në pyetje. Ata ishin miq të të riut. Nga Ismaili nuk dihej gjë që prej së dielës në mbrëmje, kur ai u kishte dërguar një mesazh familjarëve të tij, ku u thoshte se dëshironte të ndryshonte jetë. “Po shkoj në Milano, mos më kërkoni”, mësohet të ketë shkruar i riu, por nuk përjashtohet edhe mundësia që mesazhin ta kenë shkruar vrasësit e tij për të vonuar kërkimet. Ismail Lulli jetonte me të ëmën dhe motrën e tij më të vogël në moshë dhe vazhdonte studimet për hoteleri. / Top Channel
 
Ilirjan Xeba, një nga të arrestuarit e policisë për trafik droge, këtë javë në operacionin "Brilianti", është i njohur i Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. E provon këtë fakt kjo foto që Xeba ka postuar më 13 qershor të këtij viti, një muaj para arrestimit. Xeba dhe disa persona të tjerë u arrestuan pasi policia kapi këngëtarin Cozman me një sasi kanabis sativa. Të arrestuarit ishin të gjithë anëtarë të një grupi që furnizonin me lëndë narkotike disa personazhe VIP në Tiranë dhe në plazhet e Durrësit e Vlorës.
Bankat greke kanë filluar të hapen këtë të hënë, tre javë pas mbylljes të shkaktuar nga ngërçi në bisedimet për borxhin publik të vendit. Megjithatë, kufizime të shumta mbeten ende në fuqi, përfshirë bllokimin e transfertave të parave jashtë shtetit. Gjithashtu, grekët po përballen me një rritje të çmimeve me një rritje të mëtejshme të TVSH-së. Radhët nëpër bankomate janë kthyer tashmë në diçka normale në Greqi, ku njerëzit presin të tërheqin maksimumi 60 euro në ditë, një kufizim ky i imponuar nga frika e tërheqjes së parave nga bankat. Megjithatë, nga kjo e hënë kufiri ditor është bërë javor, me 420 euro në javë, që do të thotë se grekëve nuk do t’u duhet të mbajnë radhë çdo ditë. Por bllokimi i transfertave për në bankat e huaja dhe ndalimi i përdorimit të çeqeve mbetet në fuqi. Gjithashtu, grekët do të paguajnë më shumë për një sërë mallrash dhe shërbimesh, përfshirë këtu taksitë dhe restorantet, me TVSH-në që rritet nga 13 në 23 për qind. Rritja e TVSH-së ishte mes kushteve të paketës së reformave që Greqisë iu vendosën nga kreditorët për t’i hapur rrugë ndihmës prej 86 miliardë eurosh. Athina zyrtare arriti më herët gjatë muajit një marrëveshje me Eurozonën, para në këmbim të reformave, në mënyrë që të shmangte falimentimin dhe për rrjedhojë daljen nga zona që përdor monedhën e përbashkët. Ndërkohë, Gjermania ka bërë të ditur se është gati të shqyrtojë lëshime të tjera për Greqinë. / Top Channel
 
Ja Nev se na cmende ,ta dham edhe borxhin , tani me kujdes mos i beni rrush e kumbulla edhe keto Kancelarja gjermane, Angela Merkel, reagoi pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë, duke thënë se 80 miliardë euro do të jetë ndihma financiare në këmbim të reformës së plotë të pensioneve dhe disa ndryshimeve të tjera thelbësore. “25 miliardë euro do të përdoren për rikapitalizimin e bankave, të cilat më pas do të privatizohen nën vëzhgimin e vendeve europiane. Duhet të mbështesim programin, pasi në të shkuarën kemi parë që ka pasur vështirësi në implementimin e programeve”, tha Merkel. Në lidhje me pyetjen nëse Parlamenti grek do e miratojë këtë marrëveshje, Merkel tha: “Situata në Greqi është e tensionuar, por është në interesin e Greqisë të zbatojë marrëveshjen. Mendoj se besimi mund të rifitohet”. Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, e konsideroi marrëveshjen si një “luftë të ashpër” dhe se tashmë vendi i tij do të përballet me vendime të vështira. “Morëm përsipër përgjegjësinë për vendimin e shmangies së planeve ekstreme nga rrethet konservative europiane. Arritëm të ristrukturonim borxhin dhe të siguronim një financim afatmesëm”, tha Tsipras në reagimin e tij të parë pas arritjes së marrëveshjes. “Greqia do të vazhdojë luftën për ringritje”, shtoi kryeministri grek. Presidenti i Francës, Francois Hollande, theksoi se Tsipras mori një vendim shumë të guximshëm me pranimin e marrëveshjes. “Ishte një vendim i guximshëm nga ana e Tsipras. Ai kërkoi për reforma të tjera, por në të njëjtën kohë e dinte se kjo ishte mënyra e vetme për të marrë financimin”, tha Hollande. Top Channel
 
Ida Xherahu, një studente 20-vjeçare nga qyteti i Fierit, i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga ballkoni i një hoteli pranë zonës së “21 Dhjetorit në kryeqytet. Shkak për këtë veprim ekstrem të vajzë së re është bërë, prishja e një raporti dashurie në kufijtë e së pamundurës me një femër tjetër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të së mërkurës, ku 20-vjeçarja fillimisht është helmuar me dhe më pas është hedhur nga ballkoni i një hoteli. Disa muaj më parë studentja, qëndronte në konviktin e fakultetit dhe pas është zhvendosur në një banesë me qera në rrugën “Artan Lenja”. Brenda ambienteve të shtëpisë uniformat blu kanë gjetur një letër dashurie që, sipas deshifrimit, identifikohet emri i një vajze, emri i të cilës nuk është zbuluar ende nga policia. Mes rreshtash, kuptohet fare qartë, zhgënjimi për humbjen e dashurisë së jetës së saj, dashuri që i drejtohej një vajze tjetër: “Dashuria ime ka qenë e sinqertë, por ti kështu ke bërë gjithmonë. Po hidhem sepse nuk po e duroj dot këtë që po më bën. Ti më mashtrove, unë nuk duroj dot më, të kam shumë xhan. Unë po iki që të mbetet ty brenga, të kam shumë xhan”, - përfundon letra e studentes 20-vjeçare nga qytetit i Fierit. E reja ishte shumë aktive në rrjetet sociale si “facebook” apo “instagram” , ku në postimin e fundit të saj në instagram duket se e reja, ishte përgatitur për fundin tragjik: “Në jetë pavarësisht çdo gjëje, lër gjurmë, që edhe kur të mos jesh me të, të të kujtojnë”. Dje, policia ka marrë në pyetje e një nga shoqet e viktimës. Versioni përfundimtar nuk ka dalur ende, por, në rrëfimin e saj në komisariatin Nr.2, ajo thekson se, “ para disa muajsh kishte dëgjuar në rrethin e saj shoqëror se, Ida ishte ndarë nga një djalë. Por nuk kam pasur afrimitet me të dhe nuk di shumë histori të jetës së saj personale”, shprehet ajo. Hetuesit e kanë pyetur shoqen e viktimës për një letër që kishte lënë 20-vjeçarja brenda në dhomë dhe që i shprehte dashurinë një femre tjetër. “Nuk jam në dijeni të kësaj letre, por ajo që mund të them është se kohët e fundit, Ida ishte shumë e mbyllur me të gjithë ne dhe po kalonte një krize të thellë nervore”-përfundon rrëfimin e saj shoqja e studentes nga Fireri. Hetimet Grupi hetimor pohoi për gazetën “Shekulli” se, në trupin e vajzës nuk janë gjendur shenja dhune dhe se viktima është hedhur gjatë natës duke gdhirë dita e mërkurë, në oborrin e një shtëpie private fare pranë zonës së “ 21 Dhjetorit”. I pari që ka sinjalizuar policinë ka qenë vetë i zoti i shtëpisë, rreth 50 vjeç, i cili në deklaratën e tij të dhënë përpara specialistëve të komisariatit nr.2, ka theksuar se, kishte dëgjuar një zhurmë gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës në fund të oborrit të shtëpisë së tij. “Isha në gjumë. Në fund të oborrit të shtëpisë sime, gjenden disa pemë dhe atje u dëgjua një zhurmë e fortë. Nuk mendoja kurrsesi që në oborrin e shtëpisë do të gjendej një person i vdekur. Kur u zgjova në mëngjes shkova në fund të shtëpisë. U shtanga kur pashë trupin e një vajze të re dhe të pajetë, duke njoftuar menjëherë policinë”, ka deponuar përpara hetuesve 50-vjeçari. Konkluzioni Dy janë variantet që policia po heton së bashku me prokurorinë për përmbajtjen e letrës së dashurisë të gjetur në dhomën e hotelit të 20 vjeçares nga Fieri. Pista e parë është se në përmbajtjen e tekstit, mund të ketë qenë një emër djali por, viktima nuk ka dashur ta shkruajë, që të mos e kuptonte shoqëria e saj. Pista e dytë është se dashuria i shprehet vërtetë një femre dhe deri tani nuk është gjendur ende se për kë person bëhet fjalë. Precedenti Ditën e martë, një tjetër vetëvrasje u shënua në Tiranë. Një djalë 25 vjeç i sapoardhur nga Gjermania hipi majë një vinçi 30 metra të lartë dhe i dha fund jetës në mënyrë tragjike. Dyshimet e para të hetuesve kanë të bëjnë me një gjendje të rënduar psikologjike të të riut gjerman. Skena ishte shumë e rëndë dhe në momentin e hedhjes së tij, poshtë vinçit gjendeshin shumë kureshtarë të cilët u bënë dëshmitarë të një skene horror në mes të qytetit. Shekulli
 
Greqisë i duhet ti grumbullojë 50 miliard euro nga shitja e aseteve publike, disa analistë ndërkombëtarë të financave nuk shpresojnë se kjo shumë do të mund të mblidhet aq shpejt. Asetet publike nuk mund të jenë të vlefshme më aq sa ishin dikur, e gjithë kjo për shkak të rrezikut për investimet e jashtme në Greqi, transmeton lajmi.net Greqisë i duhet ti grumbullojë 50 miliard euro nga shitja e aseteve publike, disa analistë ndërkombëtarë të financave nuk shpresojnë se kjo shumë do të mund të mblidhet aq shpejt. Asetet publike nuk mund të jenë të vlefshme më aq sa ishin dikur, e gjithë kjo për shkak të rrezikut për investimet e jashtme në Greqi, transmeton lajmi.net Por përkundër të gjitha pengesave dhe arsyeve Qeveria Greke ka vendosur në shitje shumë asete, disa nga to mund ti gjeni të listuara më poshtë. 1. Ujërat Termale Greqia ka ujëra termale, katër më saktësisht dhe kompania e cila merret me zhvillimin e turizmit shëndetësorë i përdorë ato për të kërkuar investime të fuqishme. 2. Aeroporti Ndërkombëtarë i Athinës Momentalisht Greqia ka në pronësi 25% të aksioneve në aeroport i cili është hapur në vitin 2001, por fondi i zhvillimit i ka hedhur në shitje 30% të aksioneve, kurse të tjerat janë në pronësi të disa korporatave private dhe disa familjeve. 3. Fabrika e Ujit Athinë Kompania ka të drejtat ekskluzive për shfrytëzimin e ujit në Atikën e Madhe, një pjesë e madhe e të gjithë territorit të Greqisë duke përfshirë këtu edhe Athinën. Kompania e cila merret me menaxhimin ka vendosur t’i shesë 61% të aksioneve, dhe gjithashtu kjo kompani është pjesë e bursës së Athinës. 4. Shtëpitë e Pushimeve Kjo kategori është një nga pjesët më të rëndësishme në industrinë e turizmit të Greqisë, të cilës Qeveria Greke ka vendosur ti japë një rëndësi të vecantë. Gjithsejt janë 15 shtëpi të pushimeve në të gjithë vendin të cilat Qeveria Greke ka filluar ti ndërtojë në vitin 1960 me qëllim nxitjen e turizmit. Tani të gjitha janë në shitje. 5. Rafineria Shtetërore e Naftës “Hellenic Petroleum” “Hellenic Petroleum” rafineria shtetërore e naftës është përgjegjëse për 2 të 3’tat e kapacitetit rafinerik të Greqisë duke eksportuar edhe në Qipro, Serbi, Shqipëri, Mal të Zi, dhe Bullgari. Mbi 35% të aksioneve janë në shitje, gjithashtu edhe kjo kompani është pjesë e bursës së Athinës. 6. Posta Greke 90% e Postës Greke është në shitje, kjo kompani operon me 750 pika në të gjithë Greqinë dhe së shpejti do të privatizohet. 7. Stadiumi i Miqësisë dhe Paqes I hapur në vitin 1985 dhe i renovuar në vitin 2004, ky stadium është ‘shtëpi’ e klubit basketbollistik Olympiakos dhe gjithashtu ka qenë skenë e performancave të Phil Collins dhe Gloria Estefan. 8. Korporata Energjetike Shtetërore Korporata energjetike ka 7.5 milionë klientë në Greqi e cila në tërësi ka një popullsi prej 11 milionë banorëve. Energjia prodhohet nga nafta dhe gazi por edhe nga hidrocentralet. Fondi i zhvillimit ka nxjerrur në shitje 17% të aksioneve. 9. Autostrada Odos – Egnatia Më shumë se 1/3 e Grekëve e përdorin këtë autostradë e cila lidhë lindjen me perëndimin e vendit, gjithashtu 1/3 e transportit të produkteve vendase kalon nëpër këtë autostradë duke e lidhur Greqinë me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Turqinë. Distanca e saj është 670 kilometra. 10. Asetet Olimpike Dhe lista përfundon në mënyrë qesharake 3 objektet që ishin ndërtuar për lojërat olimpike të vitit 2004 janë në shitje. Edhe pse ato shërbyen për disa nga kategoritë më popullore të lojërave olimpike, fati i tyre përfundon duke u nxjerrur në shitje të gjitha në një pako. gazetablic.com
 
Ja përmbajtja e plotë e Marrëveshjes së nënshkruar mbrëmë! Shkup, 15 korrik - “Zhurnal” ju sjell Marrëveshjen e plotë të nënshkruar mbrëmë nga ana e katër liderëve politik, Gruevski, Zaev, Ahmeti dhe Thaçi ku parashihet zgjidhje e krizës politike. Marrëveshja është e nënshkruar në gjuhën angleze, ndërsa përkthimi në shqip nuk është versioni zyrtar i këtij dokumenti. Marrëveshja e plotë: Në marrëveshjen e datës 2 qershor, nenit 6, paragrafi i parë, thuhej: "Me 10 qershor, palët do të bien dakord mbi qeverinë e cila do t’i organizojë dhe përgatitë zgjedhjet". Më 19 qershor, liderët rikonfirmuan angazhimin e tyre për të arritur Marrëveshje me shkrim dhe ranë dakord të vazhdojnë diskutimet. Ky protokoll përfundon paragrafin e parë të nenit 6. Ai ka një një pjesë integrale të marrëveshjes së 2 qershorit. Palët e nënshkruara u dakorduan me sa vijon: - Më 1 shtator 2015, LSDM do të kthehet në Parlament, - Më 20 tetor 2015, ministri i ri i punëve të brendshme do të emërohet pasi të propozohet nga LSDM-ja pas konsultimeve me VMRO DPMNE dhe BDI-së. Ky ministër do të jetë emërim teknik. - Më 20 tetor 2015, ministri i ri i punës dhe politikës sociale do të emërohet pas nominimit nga ana e LSDM-së. - Më 20 tetor 2015, zëvendësministrat të rinj do të emërohen në ministritë përkatëse. a. Ministrinë për punë të brendshme të nominuar nga VMRO DPMNE, b. Ministria e punës dhe punëve sociale, i nominuar nga VMRO DPMNE, c. Ministrinë e financave, pas nominimit nga LSDM-ja, d. Ministrinë e bujqësisë, pas nominimit nga LSDM-ja, e. Ministrinë e shoqërisë informatikve dhe administratës, pas nominimit nga LSDM-ja. Këta zëvendësministra do të ketë të drejtën e plotë të vetos në ministritë e tyre respektive në të gjitha çështjet legale, financiare dhe të personelit që ka të bëjë me ogranizimin e zgjedhjeve. Të gjithë zëvendësministrat dhe ministrat do të duhet t'i marrin pozitat e tyre në qeverinë e re e cila do të formohet. - Qeveria në detyrë do të dorëzojë dorëheqjen e saj në Parlament më 15 janar 2016, 100 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të cilat duhet të mbahen më 24 prill 2016. Qeveria e re do të drejtohet nga një kryeministër i ri i nominuar nga VMRO DPMNE. Programi i kësaj qeverie do të jetë i limituar vetëm sa për të organizuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare. - Rregulli i mësipërm që qeveria aktuale duhet të japë dorëheqje në kohë që të lë zyrat 100 ditë para zgjedhjeve të ardhshme, dhe që qeveria e re duhet të emërohet, duhet të aplikojë zgjedhjet e prillit 2016, dhe të bëjë ndryshimet e patjetërsueshme ligjore të cilat do të miratohen sa më shpejtë që është e mundur, për zgjedhjet e ardhshme. - Palët angazhohen që ta respektojnë këtë Marrëveshje me besim të mirë dhe të plotë. Palët angazhohen të shmangin çdo pengesë që ka të bëjë me relacionin deri në mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill 2016. - Paragrafi i tretë e Nenit 6 duhet të kompletohet si pason: pas :veprimit të menjëhershëm”, teksti duhet të plotësohet: “Pas 15 shtatorit 2015, do të duhet të ketë Prokuror special me autonomi të plotë të zhvillojë hetimin për përgjimet. Ky prokuror special duhet të emërohet me marrëveshje nga palët e nënshkruara”. zhurnal.mk
Nga John T. Harvey Të dielën, grekët e hodhën poshtë në shumicë planin e shpëtimit të ofruar nga kredidhënësit e tyre. Më pas, shumë vëzhgues i kanë quajtur grekët dembelë, mosmirënjohës dhe të paaftë për të pranuar pasojat e jetesës së tyre prej “xhepshpuarish”. Por grekët kishin të drejtë që thanë JO. Ajo që huadhënësit po u impononin është e padrejtë dhe në fund, shkatërrimtare për të gjithë BE- në. Problemet e vërtetë janë pjesë e vetë sistemit të Euros, dhe trajtimi i Greqisë si një adoleshent i papërgjegjshëm, që duhet sharë nga prindërit, është njëkohësisht një diagnostikim i keq dhe një garanci për vazhdimin e problemeve. Mendoni pak pikat e mëposhtme: 1.Kursimi nuk është zgjidhje për asnjë problem ekonomik: Ajo që duan kredidhënësit, bankierët e BE dhe politikëbërësit është një vazhdimësi e programeve të kursimit, që e kanë çuar papunësinë në 25%. Greqia tha jo, dhe me të drejtë – po cili problem ekonomik zgjidhet duke i lënë njerëzit pa punë? Nëse ju do të ishit zhytur thellë në borxhe, dhe banka do t’ju telefononte për të diskutuar opsionet e mundshëm, a mund të imagjinoni që, ata të bankës t’ju rekomandojnë të lini punën? Ndërkohë që kredidhënësit e Greqisë po thonë ekzaktësisht këtë gjë: “Ju na keni borxh një sasi të madhe parash dhe kjo mund të zgjidhet, vetëm nëse ju rrisni numrin e qytetarëve që nuk kontribuojnë hiç fare, absolutisht hiç fare, në prodhimin e mallrave dhe shërbimeve”. Nuk ka një logjikë të mençur ekonomike në themel të strategjisë së shtrëngimit dhe kursimit, është në çdo aspekt, po aq e marrë sa edhe tingëllon. 2.Programet sociale në Greqi janë më pak bujarë se sa ata në Francë dhe në Gjermani: Eshtë thënë shumë për dështimet personale të popullit grek. Janë quajtur dembelë, të korruptuar… Në qendër të kësaj teze është pretendimi se programet sociale në Greqi kanë qenë shumë, shumë bujarë. Grekët, argumentojnë, do të preferonin më shumë të rrinin shtrirë dhe të merrnin çeqet e qeverisë, se sa të dilnin nga shtëpia dhe të gjenin një punë. Por këtu qëndron edhe ironia. Nga viti 2001 (viti i hyrjes së Greqisë në sistemin e Euros), deri në 2007 (fillimi i krizës financiare globale), Greqia i ka akorduar programeve sociale afro 20.6% të GDP-së së saj, ndërkohë që pjesa që programet sociale zunë në GDP-në e Gjermanisë dhe Francës ishte, respektivisht, 26.7% dhe 28.7%. Eshtë një dallim domethënës, dhe që shkon në një drejtim, i cili nuk mbështet hipotezën e grekëve dembelë. 3.Produktiviteti i punës në Greqi është rritur më shpejt se sa në Gjermani: Në fakt, jo vetëm që Greqia shpenzon krahasimisht më pak në programet sociale, por produktiviteti i punëtorëve grekë u rrit më shpejt se sa ai i gjermanëve. Megjithatë, ndërkohë që në Greqi rritja e produktivitetit iu kalua punëtorëve në formën e pagave më të larta, nuk ndodhi kështu në Gjermani, ku politikat e reja më elastike të tregut të punës u miratuan në vitin 2002. Domethënia e presionit mbi pagat në gjermani ishte se, rritja e standartit të jetesës tek grekët – një prej arsyeve përse iu bashkuan euros që në krye të herës – bëri që një defiçit tregtar modest i grekëve të rritej në mënyrë të qëndrueshme gjatë krizës, ndërkohë që në Gjermani, kostot e punës u mbajtën të parritura. Gjë e cila na çon tek pika 4… 4.Kriza greke është funksion i defiçitit tregtar të tyre, jo i shpenzimeve sociale nga ana e qeverisë: Me qëllim që të rrokësh natyrën e vërtetë të krizës, është e rëndësishme të kuptosh se ajo që ka ndodhur është një funksion i defiçiteve tregtarë të Greqisë, jo i defiçiteve buxhetorë të qeverisë. Nëse Greqia blen më shumë mallra dhe shërbime nga Gjermania dhe gjermanët blejnë nga Greqia, ata duhet ta financojnë këtë përmes shitjes së aseteve financiarë dhe/ose huamarrjes. Kjo gjë krijon një borxh të jashtëm. E anasjellta, nëse ata u shesin më shumë gjermanëve, nga sa blejnë gjermanët, atëherë gjermanët duhet të shesin asete financiarë ose të marrin hua nga Greqia. Kjo gjë është e vërtetë, pavarësisht nga bilanci buxhetor i qeverisë. Këqyrni tabelën më poshtë. Kjo na çon direkt në pikën e fundit. 5.Kriza greke është një funksion i mënyrës se si është e organizuar eurozona: Problemi që ndesh Europa është një problem sistemik. Ata që përpiqen ta kuptojnë, si një pasqyrim të karakteristikave individuale kombëtare nuk do të arrijnë të kuptojnë asgjë, dhe politikat që burojnë nga një analizë e tillë do të jenë, nga të padobishme, deri në shkatërrimtare (ku rekomandimet më të fundit anojnë nga e dyta). Thënë thjeshtë, problemi thelbësor është se sistemi e ndëshkon suksesin. Dhe kjo ndodh për shkak të tre faktorëve që kanë lidhje mes tyre: – Importet janë shumë reagues ndaj ndryshimeve në të ardhurat kombëtare. Kur ekonomitë rriten, po kështu ndodh edhe me importet e tyre; kur ato kontraktohen, importet bien me shpejtësi. Merrni shembullin e impaktit që pati kriza financiare në SHBA, mbi blerjet e mallrave dhe shërbimeve të huaj. Këto ranë nga 838 miliardë dollarë në tremujorin e tretë të vitit 2008, në 579 miliardë dollarë në tremujorin e dytë të vitit 2009. Eshtë një rënie e fortë, në një periudhë shumë të shkurtër kohe, dhe ekonomitë kanë përjetuar efekte të ngjashëm edhe në drejtimin e kundërt (domethënë rritje të madhe të importeve gjatë ekspansioneve). Defiçitet tregtarë duhet të financohen përmes shitjes së aseteve financiare dhe/ose huamarrjes. Ky borxh mund të shlyhet vetëm përmes procesit të kundërt, domethënë tepricave tregtare që gjenerojnë kredi. Sistemit të euros i mungon një mekanizëm për të reduktuar automatikisht defiçitet tregtarë. Nëse çdo shtet do të kishte monedhën e tij, atëherë defiçiti tregtar do të krijonte trysni, të cilat do të kishin prirjen të shkaktonin një zhvlerësim të monedhës, duke i bërë më tërheqëse mallrat dhe shërbimet. Kështu, në rastin e Greqisë, po të kishin patur dhrahminë dhe jo Euron, defiçitet tregtarë me Gjermaninë do të kishin çuar në një zhvlerësim të dhrahmisë, një rënie të defiçitit tregtar, dhe një ngadalësim në akumuimin e borxheve të huaj. Por nuk funksionon kështu. Të gjithë kanë të njëjtën monedhë, dhe kështu defiçitet tregtarë, teorikisht, mund të vazhdojnë përgjithmonë (sigurisht shumë më gjatë, nga sa do të vazhdonin nëse gjithësecili do të kish patur monedhën e tij). Të tre këta elementë të marrë së bashku, krijojnë një tendencë vetëshkatërruese: Rritje Ekonomike e Lartë – Rritje dhe qëndrueshmëri e defiçiteve tregtarë – Spirale e borxhit Kjo është saktësisht ajo çfarë ndodhi në Greqi – grekët u rritën shumë më shpejt se sa Gjermania dhe u ndëshkuan për suksesin e tyre. Që nga hyrja e tyre në Euro deri në vitin 2008, rritja reale e GDP-së në Greqi ishte mesatarisht 3.6%. Ndërkohë, në Gjermani ishte një 1.3%-ësh anemik – pothuajse tre herë më e ulët se Greqia! Jo për t’u habitur dhe në një linjë me faktorin e parë të përmendur më sipër, importet grekë u rritën më shpejtë se ata gjermanë. Kjo donte të thoshte që Greqia u gjend duke akumuluar borxhin, që më pas solli krizën. Përse, sepse ishin dembelë, dhe sepse jetonin me pensione të bollshëm, si dhe kompensime për papunësinë? Jo, sepse që nga hyrja e tyre në Eurozonë, ata kanë qenë më të suksesshëm se sa Gjermania në zgjerimin e ekonomisë së tyre, dhe të ardhurat nga produktiviteti i tyre, ndryshe nga sa ndodhi në Gjermani, iu kaluan punëtorëve. Konkluzione Ironikisht, në një sistem të tillë, shtrëngimi dhe kursimi kanë kuptim “si zgjidhje”. Shtrëngimi do i varfërojë grekët, deri në pikën që nuk do të përballojnë më blerjen e mallrave dhe shërbimeve të huaja. Kur të jenë mjaftueshëm të varfër, importet e tyre do të bien nën eksportet, dhe kështu do të fillojnë të gjenerojnë tepricat tregtare, të nevojshme për të shlyer borxhin. Por, prandaj ky është një sistem i keq! Një Greqi e varfëruar nuk është e mirë as për vete, as për partnerët e saj tregtarë, dhe kjo tregon sa i keq është sistemi. Ai i bën shtetet të priren drejt adoptimit të politikave që shkaktojnë kontraktim ekonomik. Eshtë shumë e vështirë të arrish nivele të ulët papunësie, pa u mbështetur në stimuj për të rritur kërkesën e ulët. Ajo që ka nevojë Europa nuk është një shtrëngim i mëtejshëm i rripit nga ana e grekëve, por një mënyrë për të adresuar çekuilibrat tregtarë, që nuk e shtyjnë një shtet në defiçit, që të ndalë shpenzimet. Në vend të kësaj, kanë nevojë për shtetet me teprica tregtare që të fillojnë të shpenzojnë, një gjë që zhvlerësimi i dhrahmisë do ta kish inkurajuar. Ky nuk është aspak i vetmi mjet me anë të të cilit mund të arrihet kjo gjë, dhe mund të mos jetë më i miri, por është pikënisja logjike për çdo diskutim. A ka grekë dembelë dhe të korruptuar? Jam i sigurtë që ka, ashtu sikurse ka gjermanë dembelë dhe të korruptuar, zviceranë, francezë, italianë e kështu me radhë. Por nuk është kjo që po ndodh në Greqi sot. Kjo nuk ka të bëjë me njerëz të mirë dhe njerëz të këqinj. Ka të bëjë me një sistem të projektuar keq. Megjithatë, ka një dështim për të cilin grekët duhet të mbahen përgjegjës: faktin që u futën në Euro. Dëshira e tyre për prestigjin që u jepte anëtarësimi në eurozonë, la në hije konsideratat serioze, për atë që do të ishte më e mira për Greqinë. Eshtë shumë vonë për ta ndryshuar këtë, por nuk është shumë vonë për të kufizuar dëmin që është bërë. Le të shpresojmë që sot do të mbizotërojnë mendjet e kthjellëta. Bota.al
 
Gjermania dhe Franca pranojnë vullnetarisht 21 mijë azilkërkues. Gjermania dhe Franca pranuan vullnetarisht të marrin 21.000 azilkërkues në përpjekje për të zbutur krizën e emigrantëve në Mesdhe. Por pavarësisht angazhimit të tyre, takimi ministror në Luksemburg nuk rezultoi i suksesshëm në përmbushjen e objektivit të sistemimit të 40.000 refugjatëve. Gjermania tha se do të pranojë 12.100 të ardhur e Franca 9.100, ndërsa shtetet e tjera nuk arriten marrëveshje. Njerëzit që i largohen skamjes e luftrave në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme kërkojnë strehim në vendet europiane, e shumica e tyre zbarkojnë në brigjet e Italisë dhe Greqisë ose shpëtohen në det. Aktualisht, në të dy këto vende po qëndrojnë nëpër kampe 40.000 azilkërkues nga Siria dhe Eritrea, ndërsa 20.000 azilkërkues të tjerë janë jashtë BE-së. / Top Channel
 
Pranoni apo jo reformat e propozuara nga huadhënësit? Kjo do të jetë pyetja e referendumit që do të mbahet në 5 korrik në Greqi. Me tone dramatike kryeministri grek, Alexis Tsipras ka deklaruar se të dielën tjetër do të zhvillojë një referendum popullor me pyetjen: Pranoni apo jo reformat e propozuara nga huadhënësit? Në një fjalim televiziv, ai e përshkroi planin si “poshtërim” dhe dënoi masat e “padurueshme” të kërkuara nga kreditorët. Në fjalimin e tij Tsipras tha: “Këto propozime, të cilat në mënyrë të qartë shkelin rregullat europiane dhe të drejtat themelore në punë, barazisë dhe dinjitetit, tregojnë se qëllimi i disa prej partnerëve dhe institucioneve nuk kanw synuar një marrëveshje tw zbatueshme për të gjitha palët, por ndoshta poshtërimin e një populli të tërë. Populli duhet të vendosë pa asnjë shantazh” shtoi ai. Për mbajtjen e referendumit në Greqi është njoftuar kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti francez, Francois Hollande, si dhe kreu i BE-së. Greqia ka kërkuar nga Mario Dragi të kenë likuiditet mjaftueshëm bankat greke gjatë kësaj jave, ndërsa është kërkuar një shtyrje disaditore nga FMN-ja për pagesën që duhet bërë në datën 29 qershor. Sipas analistëve, mosbesimi i krijuar tashmë midis huadhënësve dhe Greqisë ka bërë, që në axhendën e samitit të së shtunës të Eurogrupit, në rast se dështojnë negociatat, të diskutohet edhe një plan emergjent sesi do të veprohet orët e ardhshme. Në Athinë, qytetarët deklarojnë se tashmë nuk janë të shqetësuar, nëse të hënën që vjen do të hapen apo jo bankat greke, apo do të vendoset i ashtuquajturi “kontroll mbi kapitalin”, pasi shumica e grekëve nuk ka parà, por më shumë ata shqetësohen për të ardhmen e fëmijëve të tyre. / Top Channel
 
Vizitë historike, Merkel takim me Ramën në Kryeministri, do qëndrojë për 4 orë në Tiranë ancelarja gjermane, Angela Merkel, po qëndron në një vizitë historike në kryeqytetin shqiptar në kuadër të turit Ballkanik. Në oren 13:33 minuta, avioni i Merkel u ul në pistën e avionit të Rinasit, ku u prit nga delegacioni qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe zëvendësministrja e Jashtme Odeta Barbullushi. Më pas kancelarja gjermane dhe eskorta që e shoqëronte u nis drejt Kryeministrisë. I gjithë udhëtimi u shoqërua nga masa të rrepta sigurie nga toka dhe ajri. Një helikopter i Forcave të Armatosura monitoronte nga sipër. Në orën 14:13 minuta, Merkel sëbashku me eskortën mbërriti në oborrin e Kryeministrisë, ku veç Kryeministrit Rama dhe kabinetit qeveritar mirëseardhjen ia uruan dhjetra qytetarë që ishin mbledhur për të qenë dëshmitarë të kësaj vizite historike. Pas ceremonialit shtetëror, Merkel vijoi me takimin kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa në 15:30 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp. Axhenda e kancelares do të vijojë në 16:00 më takimin me Presidentin e Republikës Bujar Nishani. Dy do të jenë shtyllat e dosjes së Merkel ne Tiranë, ajo politike, ku në fokus do jetë mbështetja e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe vazhdimi i projekteve të gjithë rajonit të Ballkanit, të cilat morën udhë në konfrencën e Berlinit. Shtylla e dytë, bashkëpunimi ekonomik. Në orën 17:00 kancelarja Merkel do të marrë pjesë në konferencën ekonomike që do të mbahet tek “Tirana Biznes Park”, një investim gjerman që u përurua pak ditë më parë nga kryeminsitri Rama. Aktualisht, Gjermania është donator i parë europian në Shqipëri. E gjtithë vizita e Merkel, do të shoqërohet me masa të forta sigurie. Burimet thanë se mbikqyra policore, do te jetë e të njëjtave nivele me atë të vizës së Atit të Shenjtë dhe kryeministrit serb në Shqipëri. Kancelarja Gjermane do të lërë Shqipërinë në orën 18.00 Kjo është vizita e dytë e një kancelari gjerman, pas asaj të Gerhard Shrëdër në vitin 1999, që erdhi në Shqipëri për të takuar trupat gjermane të KFOR, që ishin stacionuar në vendin tonë, si pjesë e misionit paqeruajtës në Kosovë.
Dy turistë çekë janë vrarë dhe më pas janë hedhur në greminë bashkë me mjetin e tyre në zonën e Dukagjinit. Fillimisht u fol për një aksident të tyre, por burime të policisë dhe Prokurorisë së Shkodrës tregojnë se, persona ende të paidentifikuar i kanë vrarë ata. Turistët ndodheshin në një kamping në fshatin Prekal të Dukagjinit. Ata janë vrarë sapo ishin nisur nga Prekali në drejtim të Shkodrës me një automjet tip fuoristradë. Pak metra pasi kanë lënë fshatin janë qëlluar me breshëri automatiku, ku për pasojë të dy turistët kanë gjetur vdekjen në vend. Autorët e ngjarjes i janë afruar automjetit për të marrë sendet e viktimave, ku kanë lënë dhe gjurmë gishtërinjsh në xhamin e pasagjerit. Më pas makina është hedhur në greminë për të humbur gjurmët dhe për ta maskuar si aksident. Dhjetëra forca policie mbërritën në vendin e ngjarjes, por tereni i vështirë dhe mungesa edhe e valëve të telefonit ka bërë që të ketë pak informacion për këtë ngjarje të rëndë. Policia është duke hetuar, por kjo nuk është ngjarja e parë e rëndë që ndodh me turistët çekë në vendin tonë. Tre të rinj u zhdukën në vitin 2001 po në këtë zonë dhe sot e kësaj dite nuk është mësuar ende asgjë për fatin e tyre. Tre turistë po çekë u grabitën në vitin 2012 në Kukës, ndërsa në maj të këtij viti, po një turist çek humbi jetën duke bërë rafting në lumin e Kirit në Shkodër. Top Channel
 
Ibrahim Basha ka qenë pjesë e Batalionit Special të Ushtrisë, ku numëron disa misione në Afganistan. Prej 6 muajsh ishte bër pjesë e Forcave Speciale RENEA. / Top Channel
Studimet e fundit po dëshmojnë se kemi një ulje të moshës së nisjes së marrëdhënieve seksualë tek të rinjtë. Nje ne 5 nxenes, qe i perket kesaj moshe, rezulton se eshte perfshire ne marredhenie seksuale. Ekpsertet e arsimit por edhe te shendetesise kane kerkuar rishikim te kurrikulave te edukates seksuale ne menyre qe informacioni te nise qe ne klasat fillore dhe te jete me i plote. "Kemi një ulje të moshës së kryerjes së marrëdhënieve seksuale për herë të parë. Vitin tjetër fillon pilotimi i kurrikulës së riparë, e cila do të jetë një kurrikul me bazë kompetencash për të gjithë sistemin parauniversitar. Futja e edukatës seksuale dhe shëndetësore do të jetë pjesë e këtij pilotimi dhe pas kësaj do të ketë një shtrirje mbarëkombëtare, që nga shkolla fillore deri në klasën e 10-të", thotë Elsona Agolli, analiste programi për rininë dhe çështjet ligjore. Vitin e ardhshme shkollor keto tekste qe do te nisin nga klasa e trete e do te perfundojne ne gjimnaz do te pilotohen ne disa shkolla. Informimi i sakte i te rinjve, eshte mjaft i rendesishme pasi te dhena e Institutit të Shëndetit Publik po tregojnë se kemi një rritje te semundjeve seksualisht te transmetueshme tek te rinjte dhe 8.9% e personave te prekur me HIV i perkasin moshes 16 deri ne 24 vjeç. / Top Channel
Top