Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Një cmim për gjakun Nje fare mund te beje njeriu per te mbijetuar? Te gjithe mendojne ne kete rast per nje lypes apo shites rrugesh por ka nga ata qe shesin dicka me te shtrenjte, gjakun.
Bukurie Dushku ka ushqyer femijet prej 34 vjetesh duke shitur gjak. Kete profesion e ushtron qe nga adoleshenca e deri tani qe ka kaluar te 50 vitet. Jeton ne nje lagje te varfer te Tiranes, e vetme sepse bashkeshortin e ka te shtruar ne spital.
Kam 34 vjet qe jap gjak. E kam bere nga e keqja se isha pa pune dhe femijet i kisha te vegjel. Vetem cuni Edmondi ka dhene por vajzat jo, shprehet Bukuria.
Cdo tre muaj ajo shet 450 ml gjak per nje cmim prej 180 lekesh per ml. E ka bere kete aq shpesh saqe me kete gjak do ishte furnizuar nje spital i tere. Familja Dushku ka shitur historikisht gjak. Bashke me Bukurien gjak ka shitur edhe bashkeshorti i saj. Burri doli me melci dhe me pas ia hoqen.
Nja 25 vjet i dha dhe ai. Heren e fundit kam dhene ne 18 shtator. E japim nga halli sepse jemi ne gjendje te rende ekonomike. Une nuk marr pension se nuk kam mbushur vjetersine e punes.
Ne lagjen 10 tek Spitali i Femijeve jane te shumta rastet qe njerezve qe japin gjak dhe kete e konfirmon edhe Bukuria. Sot dhuruesit e gjakut jane njerez ne zhdukje. Numri i tyre eshte tkurrur.
Te mbash shpirtin gjalle me gjakun e shpirtit te trupit, nuk eshte me nje biznes fitimprures./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=613. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=613
Ëndërr e etur Jetë pse qesh e qan Një moment e ndan një fjalë Sot dua të fal Botën që mban një fjal
Ref. Një ëndërr e etur Bukuroshe e fjetur Me pluhurin e mbetur Një mëngjes e ndan E ndan, e ndan Dhe nata e çmendur Nëpër rrugë e trembur Me pluhurin e mbetur Një mëngjes i mban I mban, i mban, i mban lot
Jam frikë e pafaj Shpresë e paskaj Jo nuk të ndaj se fort të mbaj Të mendoj, dua të dëgjoj Erën që flet, më prekë Më tremb, më ledhaton
Ref. Një ëndërr e etur Bukuroshe e fjetur Me pluhurin e mbetur Një mëngjes e ndan E ndan, e ndan Dhe nata e çmendur Nëpër rrugë e trembur Me pluhurin e mbetur Një mëngjes i mban I mban, i mban, i mban lot
I mban lot, i mban lot
Bota ime e mbushur me emrin tënd E vogël më duket sot Dëgjo ti erën ajo të tregon Këtu unë jam
Ref. Një ëndërr e etur Bukuroshe e fjetur Me pluhurin e mbetur Një mëngjes e ndan E ndan, e ndan Dhe nata e çmendur Nëpër rrugë e trembur Me pluhurin e mbetur Një mëngjes i mban I mban, i mban, i mban lot
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4697. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4697
Baby ime Më dëgjo, më beso Dua të jem me ty Dua të prej, lëmë të ndjej Më mbaj, më mbaj, më duaj
Nuk jëtoj, s’më besove, baby lërmi Ti se din çfarë je për mua
Ref. Baby a e dëgjon Si rreh zemra ime Baby, baby ime (baby ime) Baby, pse më largon Preke buzën time Baby, baby ime
(Baby ime, baby Baby, baby ime)
Nuk ka tjetër që unë dua Nuk ka zjarr që më ngrohë mua S’dua papërtoj
Nuk jëtoj, s’më besove, baby lërmi Ti se din çfarë je për mua
Ref. Baby a e dëgjon Si rreh zemra ime Baby, baby ime (baby ime) Baby, pse më largon Preke buzën time Baby, baby ime
(Baby a e dëgjon Si rreh zemra ime Baby, baby ime Baby, pse më largon Preke buzën time Baby, baby ime)
Baby ime
(2x) (Baby a e dëgjon Si rreh zemra ime Baby, baby ime) Baby, pse më largon Preke buzën time Baby, baby ime
Baby ime, baby ime
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/blerina-braka/baby-ime. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/blerina-braka/baby-ime

Ngjela e Rama: Në 20 nëntor, barrikadë njerëzore në Tiranë Lideri i PS-së, Edi Rama deklaroi në protestën e Beratit se protestat nuk do të mbarojnë pa fituar të drejtën pë të parë votën.
Me poshte eshte fjala e plote e Rames ne protesten e Beratit:
Sot protesta jonë vijon këtu, në vendin ku u grabit një mandat i yni dhe nuk mbaron pa fituar të drejtën tonë që të shohim votën tonë.
Të dashur miq, qytetarë dhe qytetare të Beratit, që si qytetarë të ndershëm, doni që shteti të jetë i të gjithëve dhe jo shërbëtor i disave. Më lejoni t’ju përsëris edhe në këtë shesh bindjen time:
Fati i kësaj beteje nuk është në duart e atyre që na detyruan të dalim sot këtu.
Fati i kësaj beteje është në zemrat tona. Fati i kësaj beteje nuk varet nga dëshira apo vullneti i grabitësit të zgjedhjeve në Shqipëri.
Fati i kësaj beteje varet nga kurajo jonë për të luftuar për lirinë e votës dhe barazinë përpara ligjit. Varet nga vendosmëria jonë përballë çdo lloj presioni dhe padrejtësie që do të na bëhet në këtë rrugë ku ne jemi me të drejtën e Zotit dhe me të drejtën e ligjit.
Fatin e kësaj beteje nuk e dikton dot një pushtet i korruptuar, që buron nga vjedhja e votës së popullit. Fatin e kësaj beteje do ta diktojw e drejta që kemi me vete, e drejta që ka populli për t’u ngritur në këmbë, kur ligji shkelet me këmbë. E drejta që ka njeriu në demokraci për të kërkuar me forcë lirinë e votës së tij, e drejta që ka sot çdo shqiptar dhe çdo shqiptare për t’u bërë barrikadë përpara pushtetit të manipulimit dhe korrupsionit elektoral.
Prandaj, më lejoni që edhe në emrin tuaj, edhe në emrin e të gjithë socialistëve dhe progresistëve në të gjithë Shqipërinë, t’i përgjigjem atij apeli që bëri këtu edhe avokat Ngjela: Më 20 nëntor në Tiranë, për t’u bërë barrikadë njerëzore përballë pushtetit të manipulimit dhe korrupsionit elektoral. Në 20 nëntor në Tiranë, për të parë votën tonë, më 20 nëntor më Tiranë për të hapur kutitë e votave tona, më 20 nëntor në Tiranë për ta çliruar votën tonë nga presioni i deformuar i këtij shteti të bërë njësh me pushtetin. Në 20 nëntor në Tiranë, sepse ky pushtet nuk vendos dot për ne, sepse ne shumica e popullit nuk kemi vendosur për të dhe nëqoftëse Sali Berisha do të kërkoj ta mbaj forcërisht mbyllur në burgun e kutive të votimit vendimin sovran të shumicës së popullit, ne do ta përballim Sali Berishën dhe pushtetin e hajdutëve të votës me pushtetin e sovrantitet të popullit.
Ne nuk kërkojmë të përmbysim me dhunë një pushtet të dalë me dhunë nga dhunimi i votës, por kërkojmë që dhunimi i votës të mbarojw bashkë me këtë pushtet dhunuesish. Ne kërkojmë që shteti të ndahet nga pushteti një herë e mirë dhe kurrë më të mos përzihet në një betejë elektorale për llogari të pushtetit dhe atyre që janë në pushtet, të cilët në rast se duan të qëndrojnë në pushtet, duhet ta fitojnë këtë betejë me votën e lirë të popullit, ku çdo zgjedhës e zgjedhëse të jenë të barabartë përpara ligjit dhe ku ligji të jetë i njëjtë për të gjithë.
Ne kërkojmë që zgjedhjet e 28 qershorit dhe çdo element i paligjshëm që lidhet me to të hetohet nga Parlamenti, për të mos u përsëritur më kurrë, në radhë të parë duke i hapur kutitë e votimit në sytë e gjithë Shqipërisë. Mospranimi për të hetuar në Parlament dhunimin e zgjedhjeve, duke mos i dhënë popullit të drejtën që të shoh se çfarë çka brenda në kuti, është jo vetëm prova e frikës së madhe që ka Sali Berisha nga e vërteta, por edhe prova e së vërtetës së madhe që ne do ta mbrojmë me çdo kusht, pra frikë e pa lodhje deri në fund.
Duke ardhur për të folur këtu bashkë me Gramozin, Valin, Pandin, deputetë e deputete të tjerë të Partisë Socialiste, me avokatin, Ndre Legisin, Mustafa Muçin, Skënderin, Paskalin e gjithë të tjerët, dikush më tha: ju lutem mos na tradhëtoni, mos hyni në Parlament. Eshtë një kërkesë që e dëgjojmë kudo, e dëgjojmë përditë, e dëgjojmë në çdo bisedë me këdo që është i interesuar që kësaj maskarade zgjedhore që zgjat prej 20 vjetësh, por në 28 qershor arriti kulmin, t’i jepet fund.
Unë e përsëris përgjigjen time për të gjithë ju që e keni këtë merak: Ne nuk hyjmë dhe nuk do të hyjmë në parlament për t’u bërë bashkëfajtorw në mbylljen e syve për të parë të vërtetën e zgjedhjeve dhe të vazhdojmë mbylljen e rrugëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme për kushedi sa vjet të tjera.
Kush shqetësohet nga mungesa jonë në parlament, duhet ta kuptojw siç e keni kuptuar ju, siç e kuptojnë të gjithë ata që vërtetë janë vërtetë të shqetësuar për fatin e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri, se ne jemi edhe më të shqetësuar për mungesën tonë në parlament, por boshllëkun e mungesës përpara ligjit nuk e mbush prania jonë në parlamentin e ligjit të shkelur, por vetëm beteja jonë pa kompromis për rivendosjen e ligjit në rrugën e protestave dhe të rezistencës demokratike.
Ju jeni dëshmitar të një tjetër befasie aspak të pëlqyeshme përpara së cilës Sali Berisha dhe pushteti i tij e kanë vënë çdo shqiptar e shqiptare me marrëveshjen aspak transparente dhe thellësisht shqetësuese për kufijtë detar të Shqipërisë. E pra, e keqja e madhe që i është futur këtij vendi ka të bëjw në radhën më të parë me faktin se ky vend nuk lihet të zgjedhë lirisht as parlamentin as qeverinë e tij.
E keqja e madhe që është futur në çdo qytet, në çdo fshat, në shtëpinë e secilit, duke mos i lënë njerëzit e ndershëm të cilët duan të jetojnë me talentin, me forcën e imagjinatës dhe vullnetit të tyre në rrugë të ndershme, që të jetojnë ashtu siç mund dhe duhet të jetojnë në një vend si ky, që Zoti i ka falur gjithçka që duhet, për të qenë një vend që të mos ketë zili asgjë e askujt, ka të bëj në radhën më të parë me të keqen që lidhet me të drejtën e munguar për të zgjedhur lirisht, dhe sot ka vetëm një arsye që Shqipëria të mos ketë akoma zgjedhje të lira e të ndershme të standardeve evropiane. Ka vetëm një arsye që Shqipëria të shkojw nga befasia në befasi, nga shpërthimi vrastar në Gërdec tek lëshimi i kufijve në jug, nga humbja ekonomike e përditshme e familjeve shqiptare te pamundësia e të rejave dhe të rinjve për të jetuar me pune të ndershme, nga mungesa e shanseve të barabarta për njerëzit që duan të jetojnë përmes punës së tyre të ndershme te pamundësia për të gjetur një rrugë tjetër përveç arratisjes nga atdheu. Kjo e keqe lidhet me një arsye të vetme: që quhet Sali Berisha.
A e dini pse zgjedhjet kanë dalë jashtë standardeve? A e dini pse kartat e identitetit nuk u bënë në kohë? A e dini pse listat mbetet plot gropa të zeza? A e dini pse kriminelët janë lëshuar rrugëve nga burgjet për t’ju kërcënuar ju që të mos shkoni të votoni për opozitën? A e dini pse arka e shtetit është bërë rrush e kumbulla elektorale? A e dini pse presioni shtetëror mbi zgjedhësit ka arritur kulme, si kurrë më parë? A e dini pse njerëzit e opozitës janë flakur dhe flaken çdo ditë në rrugë nga puna, ashtu siç ndodhë përditë edhe këtu në Berat, me plot gra e burra që sot gjenden të papunë, sepse kanë kontribuar drejtpërdrejt në aktivitetin e opozitës? A e dini pse kutitë janë marrë peng? A e dini pse Shqipëria po bëhet shqetësim për miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë? Sepse Sali Berisha pushtetin e popullit e ka vënë në shërbim të interesit ekonomik të Familjes së tij dhe ky interes bie ndesh siç bie ndesh nata me ditën me zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse duke kërkuar zgjedhje të lira, në fakt secili kërkon liri për talentin e punën e tij, për të drejta që përmes punës nuk do t’i mohohen askujt. Kjo është arsyeja pse zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk negociohen dhe nuk falen. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme u minuan për të ricikluar pushtetin e Familjes që kontrollon qeverinë e Shqipërisë. Për llogari të saj dhe votat tuaja, votat e popullit opozitar, majtas dhe djathtas u grabitën për të ricikluar pushtetin abuziv mbi pronat publike dhe private të shqiptarëve. Pushtetin abuziv mbi arkën e shtetit të vënë në shërbim të pushtetit. Pushtetin abuziv mbi drejtësinë që po bie përditë e më turpshëm në gjunjët e Familjes në pushtet. Pushtetin abuziv mbi mediat që me hir a me pahir janë kthyer nga ana e pushtetit, ndërkohë që i gjithë Bashkimi Evropian është i alarmuar për gjendjen e lire së medias në Shqipëri, për gjendjen e lirisë së informacionit në Shqipëri, për gjendjen e lirisë së fjalës dhe së vërtetës që duhet të depërtojë në këtë mur përditë e më të lartë, që mediat janë vënë për shkak se ndodhen nën presionin e pushtetit të familjes .
Miqtë e mi, votat tuaja, votat e majta e të djathta, votat e popullit opozitar që nuk shkuan për Sali Berishës, por shkuan në shumicë dërrmuese për largimin e Sali Berishës, u grabitën për të vazhduar batërdinë me 1 euro, apo me hiç fare mbi çdo gjë që quhet Shqipëri.
Unë ju jam shumë mirënjohës që ju erdhët të gjithë sot për të manifestuar jo vetëm në emrin tuaj, por edhe atyre që këtu nuk mundën të vijnë, që nuk mundën të vijnë jo vetëm sepse distanca ua bëri të pamundur, por nuk mundën të vijnë edhe sepse janë të rrezikuar, jo më në vendin e punës, por në vendin e shkollës së fëmijëve të tyre. Të rrezikuar në vendin e punës të motrave dhe vëllezërve të tyre. Jo në vendin e tyre në punës, por në vendin e tyre në shoqëri. Ne do t’i japim fund kësaj gjendje të rëndë, që është gjendje e rëndë e demokracisë, e shtetit të së drejtës, por edhe ekonomisë. Për këtë arsye, unë dua t’ju jap të gjithëve ju shprehjen e bindjes time të thellë, se ne e kemi në dorë fatin tonë dhe se ne duhet të marrim në dorë edhe vendin tonë, duke refuzuar të jetojmë në një vend ku nuk dikton ligji, po ku dikton vetëm pushteti i një Familjeje. Për këtë arsye të gjithë bashkë vazhdojmë në këtë rrugë të rezistencës demokratike, dhe jemi të bindur se në këtë rrugë s’ka asnjë forcë që na ndal, s’ka asnjë forcë që na zmbraps, s’ka asnjë forcë që na mund. Dhe mos harroni se ka një arsye të thjeshtë, se pse, se kemi të drejtën e zotit që e ka populli Sovran dhe të drejtën e ligjit që është shkelur me të dyja këmbët për të mbajtur në këmbë një pushtet që ne do ta largojmë.
Ne do të vazhdojmë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë protestën tonë, për t’u ritakuar më 20 nëntor në Tiranë, në një manifestim të madh, në një manifestim të forcave të popullit sovran kundër pushtetit të atyre që duan të qëndrojnë kundër dëshirës dhe jashtë vullnetit të sovranit ”

Protesta e Partisë Socialiste mbështetur nga partitë e vogla për hetimin e zgjedhjeve parlamentare dhe hapjen e kutive është ndalur në Berat, qyteti i dytë pas TIranës ku kërkohet transparenca e 28 qershorit. Protesta e radhës ka qenë sërish nën moton “Ku është vota ime?”, “Hapni kutitë!.”
Deputeti i PS-së, njëherësh deputeti i Beratit Erion Braçe ka deklaruar në fjalën e tij gjatë protestës në këtë qytet se beteja për votën e lirë do të vazhdojë në të gjithë Shqipërinë. “E drejta për votën është e drejtë themelore”- tha Braçe, duke shtuar se Berati është një nga qarqet më të vjedhura në Shqipëri.
Krerët e partive të vogla, të majta e të djathta, mbështetëse të PS-së në këtë protestë kanë deklaruar se hapja e kutive është një e drejtë që nuk mund të mohohet.
Paskal Milo ka deklaruar në fjalën e tij se i duhet dhënë fund njëherë e mirë vjedhjes së votës. “Progres raporti i KE-së nuk shënoi progres për Shqipërinë, sepse standardi më thelbësor ai i zgjedhjeve nuk u përmbush”-tha Milo, duke shtuar se qeveritarët tanë të mbrapshtë me në krye Berishën nuk përqendrohen tek qytetarët, por te vjedhja e manipulimi i votës.
Për një bashkim në një fron të përbashkët është shprehur Spartak Ngjela gjatë kësaj proteste. Sipas tij, është koha të mendohet për solidaritetin kombëtar dhe për mbrojtjen e të drejtës së votës.
Me tone të ashpra ka folur edhe kreu i PDS-së Skënder Gjinushi, i cili ka deklaruar se Berati votoi për largimin e Berishës. “Shërbëtorët e Berishës thonë se mungojnë faktet, kur fakt është që PS-ja ke edhe një mandat tjetër në Berat”- tha ai, duke shtuar më tej se hapja e kutive do të mjaftonte të tregonte maxhorancën e vërtetë.
Kryetari i PS-së së këtij qyteti, Selman Hodaj, më parë ka bërë publike detajet e këtij tubimi.
Sipas kreut aktual të selisë rozë në Berat, kjo protestë do të jetë më e madhja, e zhvilluar ndonjëherë dhe më e motivuara, për faktin që Berati është një nga qytetet ku vjedhja e votës ishte e përmasave të mëdha.
“Qytetarët e Beratit e kanë të qartë se Sali Berisha dhe paterica e tij, Ilir Meta, nuk mund të qeverisin vendin me vota të vjedhura dhe me një pushtet ilegjitim, prandaj është detyrë qytetare, që të protestojmë fuqishëm ndaj kësaj maskarade.
Kjo është dhe arsyeja, që qytetarët e Beratit nesër do të jenë të gjithë në sheshin para Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani” për të protestuar paqësisht për votën e vjedhur nga pushteti grabitqar i Sali Berishës,”- tha Hodaj.
Kryetari i PS-së së Beratit njoftoi gjithashtu, se socialistët e këtij qyteti mbështesin qëndrimin e Kryesisë dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama, për bojkotin ndaj Parlamentit dhe zgjedhjeve të pjesshme vendore të 15 nëntorit.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24197. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24197

Pakti Molotov-Ribentrop i 39-s ende ndan Evropën Shtatëdhjetë vjet pasi Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania naziste e nënshkruan paktin Molotov-Ribentrop, roli i traktatit që nxiti Luftën e Dytë Botërore dhe ndarjen e Evropës, vazhdon të mbetet shumë i diskutueshëm.
Opinionet janë të ndara madje edhe në mesin e akademikëve dhe politikanëve, të cilët, megjithatë, bien dakord në një pikë, se zbardhja e krimeve sovjetike është pjesë qenësore e shërimit të plagëve historike të Evropës.
“70 vjet pas Paktit Molotov-Ribentrop” ishte titulli i konferencës, që këtë javë u organizua në Bruksel. Në tubimin ku sponsorë kryesorë ishin vendet baltike, Lituania, Letonia dhe Estonia, duhej të diskutohej fati i këtyre vendeve, të cilat, bashkë me Poloninë, Rumaninë dhe Finlandën, u zhveshën nga shtetësia e tyre dhe morën statusin e piunëve në planet e dy fuqive të mëdha të Evropës, në vitin 1939.
Pamjet e kryqit të thyer në ekranin e madh mbi yllin e kuq sovjetik i pasqyruan pikëpamjet e qeverive baltike.
Ato, së bashku me Poloninë, një kohë të gjatë kanë nisur një fushatë për ta bindur pjesën tjetër të Evropës, se Bashkimi Sovjetik ka përgjegjësinë e njëjtë me Gjermaninë naziste për mjerimet që pllakosën kontinentin si rezultat i Luftës së Dytë Botërore.
Historiani Egbert Jan, nga Universiteti Majnheimset, pohon se rezultatet e Konferencës së Jaltës, në vitin 1945, në të cilën Shtetet e Bashkuara dhe Britania e plotësuan kërkesën e sovjetikëve për të ndarë Evropën e pasluftës, nuk burojnë drejtpërdrejt nga pakti Molotov-Ribentrop.
Jan thotë se Jalta e pasqyron faktin se Armata e Kuqe tashmë kishte pushtuar pjesët më të mëdha të asaj që pastaj do të quhej Blloku Sovjetik.
“Kritikët e shohin rregullimin e Evropës së pasluftës në Jaltë si tradhti të parimeve të ligjit të brendshëm, të lirisë dhe të demokracisë nga ana e fuqive perëndimore, duke pohuar se ka pasur zgjidhje alternative politike”. “Por, është vështirë të gjenden kundër-argumente realiste. Bashkimi Sovjetik, jo vetëm që e mbajti barrën më të madhe të luftës prej vitit 1941, por trupat e tij gjithashtu pushtuan pjesët më të mëdha të Evropës Qendrore e Lindore dhe të Gjermanisë”, thotë Jan.
Por, historianët francezë e ndajnë fajin ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik.
Stefani Kortoa, nga Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore, thotë se nuk mund të ketë “ribashkim të vërtetë të Evropës, përderisa të arrihet pajtimi, ku do të pranoheshin gabimet e së shkuarës”.
Fransoa Tom, nga Universiteti i Sorbonës, thotë se Moska vepron sipas një doktrine “neo-sovjetike”, e cila synon të shkarkojë Bashkimin Sovjetik nga i gjithë faji.
Moska e paraqet paktin Molotov-Ribentrop si hap “mbrojtës”, që doli si nevojë nga politikat e fuqive të Perëndimit për zbutjen e Gjermanisë në vitin 1938.
“Interpretimi neo-sovjetik i marrëveshjes së Mynihut të vitit 1938 thotë se me atë traktat, imperialistët formuan një front të përbashkët kundër Bashkimit Sovjetik. Kjo është tezë e Leninit, sipas të cilit, imperialistët kanë tendencë të bashkohen përgjatë vijave të interesit klasor”, thotë Tom.
Ish-kryetari i Parlamentit të Evropës, konservatori gjerman, Hans Georg Potering, thotë se nazizmi dhe komunizmi janë forma të njëjta çnjerëzore të totalitarizmit.
“Të dyja ideologjitë totalitare e shkatërruan dinjitetin e njeriut, dinjitetin e qenies njerëzore. Ato janë të liga për nga natyra”, shprehet Potering.
Sipas tij, pakti Molotov-Ribentrop ishte i veçantë në mospërfilljen e moralit dhe të standardeve të pranuara të etikës.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24200. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24200

Polici arreston mashkullin me marihuanë në lule të ballit Një polic amerikan ka arrestuar një mashkull në një dyqan pasi që e ka vërejtur një qese me marihuanë të ngjitur në ballin e tij.
Mashkulli 29-vjeçar është parë duke dalë nga tualeti në qytetin Lebanon në Pennsylvania, i cili dukej i nervozuar për atë që po mbante brenda kapelës së tij të bejsbollit.
Kur mashkulli iu ofruar policit, ai shikoi lartë, dhe polici e vërejti një qese të vogël plastike të ngjitur për ballin e tij që dukej të ketë marihuanë brenda.
Polici e mori qesen nga balli i mashkullit dhe e pyeti, “A je duke e lypur këtë?”, thuhet në një deklaratë për shtyp të policisë.
Mashkulli, i identifikuar si Cesar Lopez, është paditur për posedim të një sasie të vogël të marihuanës, ka thënë policia.
Policia ka thënë se nuk është edhe aq e zakontë që njerëzit të fshehin drogën në kapelat e tyre të bejsbollit./telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=609. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=609
Jeton tek ti Natën do nisë të qaj Mbytur në heshtje kërkoj Sot hëna do të flasë Fjalët që ti nuk ke thënë
Zemra të tradhëton Ajo akoma s’kupton Niset për dashuri Edhe vjen bosh
Ref. Nëse s’ke forcë të duash ti Mos u lodh ti, mos u lodh ti Nëse të kan harruar ti Ke një kujtim, jeton tek ti
Sot të dy jemi larg Nise, kujtimet rënkojnë Thyer në mijëra pjesë As një motiv si bashkon
Shpirtin e zënë tek unë Dhe trupi i heshtur gjëmon Niset për dashuri Edhe vjen bosh
Ref. Nëse s’ke forcë të duash ti Mos u lodh ti, mos u lodh ti Nëse të kan harruar ti Ke një kujtim, jeton tek ti
Sikur më parë Të dy të ndarë Pa asnjë fjalë
Ref. Nëse s’ke forcë të duash ti Mos u lodh ti, mos u lodh ti Nëse të kan harruar ti Ke një kujtim, jeton tek ti
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4693. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4693

Zbulohen mesazhet online të Artan Kristos TIRANË- “Xhihadi është lufta e shenjtë dhe është obligim dhe detyrim për çdo mysliman jo vetëm të vritet, por edhe të vrasim qafirët që janë bërë pengesë e vendosjes së shtetit islam, urojmë që kjo ditë të vijë shumë shpejt”. Me këto fjalë dhe të tjera të kësaj natyre, që prej organit të akuzës janë cilësuar si nxitëse për akte terroriste, i arrestuari Artan Kristo, i njohur ndryshe edhe me emrin fetar Muhamed Abdulla Al Albani, i ka ftuar “vëllezërit” e tjerë myslimanë të përgatiten për ditën kur do të fillojë “Lufta e Shenjtë”, Xhihadi. Këto dhe fjalët e tjera nxitëse, të thëna e të shkruara nga Kristo në tri faqe të ndryshme interneti (forume myslimane) janë mbledhur dhe renditur nga përfaqësuesit e akuzës, duke i përdorur para Gjykatës së Shkallës së Parë dhe duke e bindur këtë të fundit të caktojë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Kristos. Përveç vendimit të masës së sigurisë, togat e zeza vendosën gjithashtu që dosja penale në ngarkim të Kristos t’i kalojë për kompetencë prokurorisë dhe Gjykatës së Durrësit si dhe janë urdhëruar oficerët e policisë gjyqësore të kryejnë kontrollin e banesës dhe klinikës mjekësore të përdorur nga i arrestuari në qytetin bregdetar. Sipas vendimit të togave të zeza të firmosur nga gjyqtari Gerd Hoxha, ky i fundit ka lejuar oficerët e policisë të kryejnë kontrollin e imtësishëm në ambientet e banesës tre katesh që ndodhet në lagjen “Troplini” në fshatin Rrashbull të Durrësit dhe në klinikën mjekësore që ndodhet në banesën dy katesh në rrugicën e Gjykatës së Apelit Durrës, konkretisht rruga “Bajram Curri”, lagjia 14 Shkozet, që përdorej nga i arrestuari Kristo. Sipas këtij vendimi që mban nr. 1534, kanë qenë agjentët e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) që kanë hasur këshillat dhe propagandën e “imamit” Abdulla Al Albani (Artan Kristo) në faqet e internetit www.forum.islamik.com dhe www.udhezimedhedrita.net. Gjithashtu, përveç këshillave dhe propagandës për të kryer vepra me qëllime terroriste, sipas akuzës, i arrestuari Kristo nëpërmjet komunikimit në rrugë telefonike dhe elektronike në faqen e internetit të moderuar nga ai vetë www.albselefet.net shfaqet duke synuar mbështetjen ose kryerjen e veprave për qëllime terroriste. “Nga shqyrtimi i materialeve hetimore, ka rezultuar se kallëzimi penal në prokurori ka ardhur me datë 10 qershor 2009 nga Shërbimi Informativ Shtetëror, ku edhe është regjistruar procedimi penal me nr. 2915, viti 2009, që bën fjalë për veprën penale të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” nga i arrestuari Artan Kristo”-thuhet në vendimin e gjykatës. Sipas këtij vendimi, “imami” Abdulla Al Albani ka përfunduar arsimin e lartë fetar në Libi, është i martuar me dy gra dhe ka disa fëmijë, rritjen dhe ushqimin e të cilëve e siguron duke ushtruar profesionin e “mjekut popullor” dhe predikuesit të fesë islame nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejt me njerëzit, në rrugë telefonike dhe elektronike. “Artan Kristo prej një kohe të gjatë bën propagandë radikale islamike të llojit salafit-tekfirist, me një grup të vogël të rinjsh, në Rrashbull dhe Golem të Durrësit, duke dhënë këshilla radikale islamike. Këto këshilla dhe këtë propagande Kristo e realizon edhe nëpërmjet faqeve të internetit me frymë islame. Nisur nga përmbajtja e këtyre pamjeve filmike, këshillave dhe propagandës, organi i akuzës pretendon se i arrestuari Kristo nxit urrejtje fetare, e cila rrezikon përçarjen sociale në familjet shqiptare dhe mirëkuptimin e bashkëjetesës brenda komunitetit mysliman dhe më gjërë”-thuhet në vendimin e gjykatës. Gjithashtu, mësohet se në rrugë operative dhe me metoda specifike, prokuroria ka mundur të siguroi biseda të ndryshme të kryera nga katër numrat telefonikë, nga një adresë elektronike interneti si dhe tre faqet zyrtare të forumeve islamike që përdoreshin nga vetë i arrestuari, në komunikim me personat e tjerë. Sipas akuzës, i arrestuari Kristo dyshohet se nëpërmjet këtyre komunikimeve me persona të tjerë dyshohet se ka kryer veprën penale të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Arrestimi, zhduken postimet nga forumi i Kristos
Pas arrestimit te Artan Kristos qe njihej ne rrethet e besimtareve me emrin Muhamed Abdullai, anetare te forumit Albselefet, ku ai dyshohet se kishte propoganduar kryerje te veprave me qellime terroriste, deklarojne se jane kunder cdo forme te terrorizmit. Arrestimi i Kristos qe njihej si anetar i ketij forumi ka hapur edhe debatin mes anetareve Selefi te cilet hedhin poshte akuzat duke thene se vellai i tyre nuk ka bere ndonjehere thirrje per terrorizem.
Por ndersa kjo faqe aktualisht ndodhet nen survejim dhe prokuroria ka terhequr materialet nxitese te Kristos, vete forumi e ka fshire postimin e tij.
“Vallahi kjo eshte shpifje e vertete dhe shume shpejt do ta kuptoni se kush jemi NE, se cfare metode te thirrjes kemi NE.Ku jane argumentet qe Muhammed Abdullahi eshte terrorrist, ku jane argumentet qe Muhammed Abdullahi ka bere thirrje ne kete forum per terrorrizem-te pakten na gjeni nje fjale”, thuhet ne forum.
Por arrestimi i Artan Kristos ka risjelle edhe njehere ne kujtese pranine e nje rryme te re ne rrethet e besimtareve myslymane shqiptare.
Artan Kristo njihet per policine dhe prokurorine per shoqerimet e shumta gjate hetimeve per vrasjen e sekretarit te pergjithshem te komunitetit myslyman Salih Tivari.
Nderkohe qe prangosja e tij per thirrje nxitese u njoftua zyrtarisht nga prokuroria e pergjithshme. Edhe emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi kete rast ne muajin maj, duke e prezantuar si mjek popullor mashtrues.

DURRES – Policia ka arrestuar sot Artan Kriston, të akuzuar për “Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllim terroriste”. Lajmi është bërë i njohur nga Prokuroria, sipas të cilës janë grumbulluar të gjitha provat e nevojshme në ngarkim të këtij shtetasi.
Hetimet e këtij procedimi penal janë kryer nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe për hetimin sa më të plotë të çështjes, janë shfrytëzuar një numër i madh mjetesh për kërkimin e provës, përfshi dhe ato karakterit teknik.
“Deri në këtë fazë të hetimit, në një analizë të të gjithë të dhënave të grumbulluara, është konkluduar se ka të dhëna të mjaftueshme që shtetasi Artan Kristo ka kryer veprën penale të mësipërme”-thanë të njëjtat burime.
Në këto rrethana, mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndaj të dyshuarit Artan Kristo. Hetimet në këtë procedim penal vazhdojnë.
Kristo ishte përfaqësues i fondacionit “Al Haramain”, i konsideruar si ndër financuesit kryesorë të terrorizmit ndërkombëtar.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24190. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24190

Nis punimet Asambleja e PS-së, Rama: Duam të shohim votën tonë Pak ditë pas mbledhjes së kryesisë së PS-së dhe vendimit me shumicë për bojkotimin e zgjedhjeve të pjesshme të 15 Nëntorit, Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare.
Gjatë mbledhjes së sotme, pritet që të miratohet vendimi i kryesisë për të mos hyrë në zgjedhjet e pjesshme vendore. Ndërkohë, mësohet se në plan është edhe miratimi i axhenda politike e PS-së për periudhën tetor -dhjetor 2009, një vendim për zgjedhjet në organizatat socialiste, një për organizimin e organizatave në emigracion dhe ai për ngritjen e grupeve të punës për ndryshimet në program dhe statut.
14 tetor PS vendos të ndryshojë statutin dhe programin
TIRANË- Kryesia e Partisë Socialiste i ka hapur rrugë edhe procesit të saj reformues, qoftë përsa i përket strukturave të saj nëpërmjet rinovimit të Statutit, ashtu edhe programit politik, proces që nga ana e rregullave, do të përfundojë brenda muajit prill, ku kjo forcë politike ka programuar të mbajë kongresin e saj. Me shumicë votash anëtarët e kryesisë kanë miratuar projektin e paraqitur nga sekretariati i organizimit, i cili në bazë të vendimmarrjes së Kongresit të fund gushtit, kishte hartuar një program pune të detajuar, përfshi këtu ngritjen e grupeve të punës, që do të punojnë për këtë reformë në dy drejtime, ashtu edhe afatet në të cilat do të kalojë ky proces.
Kështu, në bazë të këtij vendimi, PS-ja do të ngrejë dy grupe pune me figura të spikatura të kësaj force, njëri do të punojë për hartimin e një drafti propozimesh dhe thithjen më pas të mendimit të bazës socialiste në lidhje me ndryshimin dhe përshtatjen e programit politikë në bazë të nevojave që linden nga gara e shkuar zgjedhore, ndërsa grupi tjetër do të kryejë të njëjtin proces, por vetëm në lidhje me reformimin e statutit të partisë. Grupin e punës për ndryshimet në program do e drejtojë vet kryetari Edi Rama dhe në përbërje të tij do të jenë figura të njohura të kësaj force, si ish-presidenti Rexhep Meidani, ish-kryetari i Kuvendit Servet Pellumbi, ish-kryeministri Pandeli Majko, ish-guvernatori Shkëlqim Cani, ish-ministrja Ermelinda Meksi, e shumë të tjerë. Ndërkohë, mësohet se Arben Malaj dhe Saemira Pino, të evidentuar si pjesë e grupimit “Për mendim ndryshe në PS” nuk kanë pranuar që të bëhen pjesë e këtij grupi pune, ndaj kanë tërhequr emrat e tyre nga lista e propozuar nga sekretariati organizativ. Ndërsa grupi tjetër i punës, ai për ndryshimet statutore do të drejtohet prej Gramoz Ruçit dhe në të do të jenë pjesë ish-kandidati për kryetar partie, Maqo Lakrori, Namik Dokle, Fatmir Xhafaj, por edhe një zë nga grupimi opozitar brenda PS-së, Musa Ulqini.
Të dy këto grupe do të duhet që brenda datës 25 tetor të përcaktojnë axhendën e tyre të veprimit, por duke pasur parasysh që e gjitha faza e diskutimeve të propozimeve për ndryshime në këto dy dokumente themeltare të kësaj force të kryhen brenda muajit dhjetor. Më pas në projektin e miratuar nga kryesia është parashikuar që i gjithë “brumi” i propozimeve të mbledhura në bazë, ti nënshtrohet një diskutimi më të specializuar me grupet e interesit. Gjatë muajit shkurt 2010, PS-ja ka parashikuar që këto diskutime ti diskutojë në Asamble e cila nga ana e vet do të thërrasë edhe Mbledhjen e Kongresit, që po ashtu është parashikuar të mbahet në muajin prill. Ndërkohë paralelisht me këtë proces, strukturat e partisë socialiste do të përfshihen në një analizë të gjerë lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor të 28 qershorit, për të nxjerrë prej tij mësimet e duhura dhe për të bërë më pas ndryshimet e nevojshme.
Grupi i punës për ndryshimet në program
Edi Rama -kryetar Rexhep Mejdani Servet Pellumbi Ermelinda Meksi Besnik Baraj Ervin Bushati Ilir Beqaj Eglantina Gjermeni Pandeli Majko Shkelqim Cani Valentina Leskaj Olta Xhaçka Vasilika Hysi Ditmir Bushati Namik Kopliku Arben Malaj (tërhequr) Sajmira Pino (tërhequr)
Grupi i punës për ndryshimet në Statut
Gramoz Ruçi – kryetar Namik Dokle Maqo Lakrori Fatmir Xhafaj Musa Ulqini Bashkim Fino Blendi Klosi Genci Gjonçaj Erion Braçe Damian Gjiknuri Sajmiri Tahiri Arben Ahmetaj Tauland Balla Agustin Marku Ilir Gjoni Rajmonda Gjoni Ndue Doda

TIRANE (UPDATE) – Kreu i PS-së, Edi Rama e ka quajtur rrugën më të drejtë mospjesëmarrjen e socialistëve në zgjedhjet e pjesshme të 15 Nëntorit. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kryesisë, ai ka deklaruar se në vitin 2009 ky vend nuk mund të merret peng nga pushteti familjar i ricikluar përmes vjedhjes së votës. Sipas Ramës, vendimi i marrë me shumicë në mbledhjen e kryesisë ishte i natyrshëm, pasi kjo është rruga për të mbrojtur lirinë dhe të drejtën si një liri dhe e drejtë që nuk mund të shkelet dhe të deformohet.
Në nje njoftim te PS, te sapo mberritur ne redaksite e mediave thuhet: “..Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë, duke vlerësuar se zgjedhjet e 28 qershorit NUK përmbushën standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme për një vend anëtar në NATO dhe aspirant për në BE, duke e konsideruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si një vegël politike në shërbim të Sali Berishës, duke nënvizuar faktin e theksuar edhe në raportin e OSBE ODIHR, se për një të tretën e kutive të votimit, procesi i numërimit ka qenë i keq ose shumë i keq, duke mbajtur parasysh shkeljen flagrante të Kodit Zgjedhor, i cili sanksionon rinumërimin e votave në rast të kërkesës së 2 anëtarëve të KQZ, në mungesë të plotë të një reflektimi nga ana e qeverisë ndaj kërkesave legjitime të opozitës dhe popullit opozitar, për të hetuar në mënyrë transparente procesin zgjedhor dhe për të hapur kutitë si një kusht për zbardhjen e së vërtetës së 28 Qershorit: Shumica e anëtarëve të kryesisë janë të mendimit që PS të MOS marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 15 Nëntor…”
Me tej, në deklaratën e Arta Dades, lidhur me këtë vendim thuhet: “Partia Socialiste e Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të behet pjesë e një tjetër procesi zgjedhor të manipuluar, jashtë standardeve, që shkel ligjin dhe deformon vullnetin e shqiptarëve…”
Ndërkohë mbledhja e kryesisë së PS vazhdon, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe axhenda politike e partisë, e cila do jetë mjaft dinamike në periudhën Tetor – Dhjetor 2009. Po ashtu do të diskutohet mbi organizimin e zgjedhjeve në organizatat socialiste, dhe ngritja e grupeve të punës për përmirësime statutore. Një pikë tjetër e mbledhjes së kryesisë së PS është dhe riorganizimin e organizatave socialiste në emigracion

TIRANË- Partia Socialiste ka mbledhur kryesinë, e cila ka në axhendë vendimin për pjesëmarrjen ose jo të PS-së në zgjedhjet e pjesshme të 15 Nentorit. Ndonëse për këtë vetë lideri i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se pjesëmarrja do të ishte e pakuptimtë, si një zgjatim i procesit të kontestuar të 28 qershorit, ky vendim do të merret sot nga Asambleja.
Mësohet se tjetër pikë e diskutimit gjatë mbledhjes do të jetë edhe thirrja e Asamblesë Kombëtare, si organizimi më i lartë vendimmarrës për të miratuar vendimin e kryesisë.
Paraditen e sotme, kreu i PS-së u shpreh i gatshëm për të kontribuar për procesin e integrimit të vendit, duke bërë të ditur se “PS është e gatshme të hyjë në parlament me ngritjen e komisionit hetimor për zbardhjen e zgjedhjeve”. Ai shtoi se protestat nuk do të përfundojnë dhe sipas agjendës të premten është protesta e Beratit.
“Ne jemi të gatshëm të japim ndihmën tonë në integrimin e vendit, por transparenca e zgjedhjeve është receta e vetme për të ndalur degradimin e pushtetit”, tha Rama. Ndërsa shtoi se “mbajtja peng e kutive thellon krizën e trefishtë dhe rrit dëmin politik dhe ekonomik të vendit.
PS po vazhdon mbledhjen e firmave dhe deri tani njoftoi Rama janë bërë afro 50 mijë persona që kërkojnë hapjen e kutive. Ai u shpreh se “nuk zmbrapsemi dhe nuk lodhemi. Apeli ynë për Sali Berishën është të vërë interesin e vendit mbi interesin e pushtetit familjar dhe transparenca e zgjedhjeve është domosdoshmëri për një parlament legjitim”.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24194. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24194

Ana e panjohur e liderit të LSI-së, Ndre Legisi: Ju rrëfej Ilir Metën Ndre Legisi, një prej njerëzve më të afërt të Ilir Metës deri para koalicionit me BErishën, rrëfen si asnjëhere tjetër për figurën e Metës, të pathënat e pazareve në LSI, si dhe të vërtetën e paktit me Sali Berishën.
1. Z. Legisi, disa nga anëtarët e kryesisë, themelues të LSI-së i bënë thirrje publike Ilir Metës për të reflektuar, por përgjigja e tij ishte: “ju nuk keni folur në parti dhe në kryesi”. Si qëndron e vërteta?
Ndryshe nga kolegët e mi, unë personalisht nuk mund të them se Meta nuk më pyeti lidhur me bashkëpunimin e mundshëm me Berishën përpara se ajo të shpallej.
Po, unë pata një takim me Metën dhe shkëmbyem opinionet tona, lidhur me këtë bashkëpunim. Meta kishte dy-tre ditë që për shkak të lodhjes dhe stresit nuk dukej fare në selinë e LSI-së. Ai e konsideronte veten të humbur për shkak të rezultatit të arritur që ishte shumë larg ambicieve tona politike, tashmë të bëra publike prej tij se do të merrte mbi 35 deputetë.
Kam bindjen se Meta e dinte realitetin, por sa më shumë e prekte këtë realitet në takimet e tij elektorale aq më tepër përpiqej të rriste entuziazmin e njerëzve brenda LSI-së, duke bërë premtime dhe duke dhënë numra deputetësh që do të merrte duke mos i besuar as vetë. Jam i bindur se kjo taktikë e tij e dëmtoi shumë fushatën tonë elektorale, pasi ambiciet tona i bëri qesharake në sytë e publikut.
Gjatë bisedës me Metën i thashë se nuk mund ta mbështesja në iniciativën e tij për të bashkëpunuar me Sali Berishën, jo vetëm për shkak të bindjeve, por për arsye të raporteve të mia me Sali Berishën, që e kanë zanafillën tek ndjekja penale për gati një vit rresht pas arrestimit të Fatos Nanos në mitingun e famshëm të 30 korrikut të 1993; te sulmi që bandat e tij kryen mbi ne, socialistët, në zgjedhjet e famshme të Libofshës, ku për fat, vetëm Meta nuk u godit në atë kohë; te qëndrimet e pushtetit të Berishës gjatë viteve ‘96 dhe ‘97 kundrejt meje.
Megjithatë, i thashë se nisur nga mënyra e sjelljes së Partisë Socialiste ndaj LSI-së, e cila ishte një mënyrë tërësisht përjashtuese me qëllim shkatërrimin e kësaj force politike, ai kishte gjithë të drejtën që ta përdorte rezultatin e arritur pa pyetur fare për Partinë Socialiste.
Meta me deklarimin e tij i dha mundësinë Ramës që të shfajësohej para socialistëve dhe opinionit shqiptar, se socialistët gabuan kur votuan LSI-në dhe nuk e dëgjuan Ramën kur thoshte se: “Vota për LSI-në, është votë për PD-në”.
Së dyti Meta gaboi kur nxitoi të deklaronte bashkëpunimin me Berishën, pasi edhe Berisha nuk i kishte 71 vota. Në këtë mënyrë, sipas opinionit tim, nëse nuk do të nxitonte, ai mund të realizonte edhe largimin e Berishës.
Unë besoja se loja e Berishës me trafikim deputetësh brenda sallës së Parlamentit nuk mund të funksiononte në momentin e ngritjes së një qeverie, që minimalisht i duhet një mazhorancë elektorale dhe jo një mazhorancë e krijuar me deputetë të trafikuar, të paktën kjo në momentin e parë.
Kam përshtypjen se informacionet për disa deputetë të PS-së që ishin të gatshëm të bashkoheshin me PD-në, shërbyen vetëm sa për ta nxitur Metën të deklaronte shpejt bashkëpunimin e tij me Berishën.
Nëse Meta do t’i rezistonte deklarimit të bashkëpunimit me Berishën, të paktën 10 ditë para afatit të nënshkrimit të marrëveshjes, ai do të arrinte të detyronte Partinë Demokratike për të ngritur një qeveri pa Berishën. Në këtë rast LSI-ja do të realizonte atë që ne thamë përpara shqiptarëve, se Rama pa LSI-në nuk arrinte dot të bënte 71 vota dhe se Berisha do të dilte në pension.
Në kushtet kur z. Meta e kishte vendosur të bashkëpunonte me Berishën, unë u ndava me të duke i thënë: “punë të mbarë, por më vjen keq se po shkon drejt greminës dhe unë as nuk të shtyj, por as në greminë me ty nuk vij”.
Përsa i përket asaj, se nuk kemi folur në kryesi, dua t’i kujtoj përkrahësit e këtij opinioni se kur themeluam LSI-në, së bashku me Metën dhe disa kolegë të tjerë kishim një qëndrim, të krijonim një të majtë të vërtetë, që të mund të korrigjonte Partinë Socialiste, e cila çdo ditë e më shumë po shmangej nga programi i saj, duke humbur shumë nga idealet e socialistëve të vërtetë.
Unë kisha folur me Ilir Metën dhe me Ilir Metën u ndava. Nuk bëj pjesë në ata njerëz që mendojnë se mund të ketë një LSI pa Ilir Metën.
A e shikoni koalicionin Meta-Berisha me perspektivë dhe afatgjatë?
Nuk është e lehtë të bësh një parashikim të tillë, pasi një përgjigje e plotë do të duhej të analizonte shumë elementë që kanë çuar në këtë bashkëpunim. Mund të them që ky nuk është një bashkëpunim natyral, pasi dyshoj shumë në elementet që kanë ndikuar në arritjen e këtij bashkëpunimi.
Unë që e njoh mirë Ilirin, e shikoja me dhimbje në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes, teksa përpiqej ta mbante veten e të justifikohej se do të mbetej socialist dhe si argument për këtë përpiqej të përdorte Edi Ramën, si një lider që nuk ishte socialist duke komentuar pa asnjë lidhje librin “refleksionet e Edi Ramës”. Njerëzit u kthehen biografive dhe historive me tregime kur janë në fundin e karrierës së tyre.
Për mua Iliri e vuan shumë tradhtinë që i bëri të majtëve shqiptarë, duke bashkuar votat me Sali Berishën. Është në natyrën e tij që ankthin dhe stresin të përpiqet ta mbulojë me buzëqeshje dhe qeshje të pahijshme.
Gjithsesi, parashikoj se ende ai ëndërron që të përsërisë lojërat dhe akrobacitë e tij të shpeshta me Berishën. Me shpresën se një ditë mund të kthehet majtas, ai përpiqet të shtiret para publikut si socialist.
Askush nuk do mund të ketë më fuqi magjike për të bindur elektoratin, përjashto kategorinë e njerëzve përfitues nga pushteti i Berishës, të orientojë votën e LSI-së siç ndodhi në 2005, 2007 dhe në 2009.
Zoti Legisi, si një nga miqtë dhe mbështetësit e Ilir Metës, si e vlerësoni ju ndryshimin e tij të menjëhershëm nga e majta në të djathtë?
Jam shmangur maksimalisht të shprehem rreth aleancës absurde e shumë të dëmshme për zhvillimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të LSI-së si një forcë e majtë, por dhe të karrierës politike të Ilir Metës pas këtij bashkëpunimi.
Ndryshe nga shumë kolegë të mi, unë bëj pjesë në ata që kurrë nuk i kam pëlqyer lëvizjet e shpeshta pragmatiste të Ilir Metës, ashtu si kundër asnjëherë nuk kam besuar se tek Ilir Meta do të ekzistonin shkaqe të forta detyruese, për ta lidhur atë pas qerres së Sali Berishës. Gjithmonë kam menduar se nga dimensionet e një lideri te Meta mungonte intelekti, por ishte prezent si tek askush tjetër nga moshataret e tij instikti dhe energjia.
Them instikti dhe energjia pasi lidhjet e tij me njerëz negativë më bënin vazhdimisht të mendoja se papërgjegjshmëria e tij nuk vinte si produkt i aftësisë për të shmangur të keqen, por ishte instikti i tij që e udhëhiqte gjithmonë drejt karrierës dhe interesit.
Kam bërë përpjekje maksimale t’i gdhend defektet e tij, që kishin të bënin me ambiciet e pajustifikuara dhe përpjekjet e shtirura për t’u evidentuar si patriot, burrë trim e me besë për të kërcënuar dhe nënshtruar të tjerët, duke përdorur gazetat dhe gazetarët që më tepër e kanë futur në gjirize, që nuk dihet se kur mund t’i plasin.
Nuk mendoj se ka ndonjë gazetar, analist apo ndonjë personazh tjetër të politikës që të mos e ketë njohur veprimtarinë politike të Ilir Metës në vitet ‘95 – ‘97 dhe të mos e ketë vënë re mbështetjen që mediat, në duart e Berishës së asaj kohe, t’i kenë dhënë atij.
E kisha harruar plotësisht një moment sinqeriteti të Ilirit me prof, e nderuar Maqo Lakrorin, por ja që vjen një ditë që gjërat marrin drejtim të detyruar, e thënë në gjuhën e diversantëve “çdo lojë e ka një fund”.
Kam bindjen se edhe rruga të cilën përshkoi Ilir Meta nga shtëpia e prof. Nikos te nënshtrimi përfundimtar para Berishës nuk është një kënaqësi për Ilir Metën , por një detyrim për të, ndaj dhe përpjekjet për të përdorur armët e ndryshkura të Berishës kundër meje nuk bëjnë asgjë tjetër veçse evidentojnë kompleksin e tij të vjetër.
Në këtë mënyrë, Ilir Meta ka krijuar rreth vetes hamendësime të mëdha, që tashmë artikulohen çdo ditë nga shumë politikanë dhe analistë.
Vazhdimi i sulmeve të Ilir Metës kundër opozitës dhe opozitarëve (duke lënë pa punë dhe zëdhënësen e PD-së, Erla Mëhilli) dhe heshtja e Berishës nuk është thjesht nxjerrje inati, pasi ai ka marre atë që do, por një shërbim i pahijshëm që ai i bën Sali Berishës. I them të gjitha këto, jo pa kursim për t’i thënë përfundimisht Ilir Metës se unë as që kam ndër mend të merrem me veglat apo shefat e tij, por direkt me të.
Këtë nuk e bëj për hatër të Edi Ramës, që sipas meje është kryetari i radhës së PS-së, por për shkak të sjelljes prej kamikazi të Ilir Metës brenda së majtës, që për pushtet personal na mashtroi të gjithëve, duke na futur në konflikte të paarsyeshme, në konflikte që tashmë pas lëvizjes së tij djathtas marrin kuptimin e tyre të vërtetë.
Ai edhe tani i ka të gjitha mundësitë të hedhë poshtë gjithçka që thuhet për të si njeri i kapur prej vitesh nga Berisha, duke dalë nga humnera ku ka rënë e duke u thënë kundërshtarëve të tij se vetëm inati e bëri të hidhte këtë hap.
A nuk ju duken pak të rënda këto qëndrime?
Jo, aspak, tashmë që zoti Meta u shfaq qartë se me instiktet e tij nuk kërkon vetëm të realizojë ambiciet personale, por edhe të mbulojë me baltë cilindo që e kundërshton. Besoj keni dëgjuar prononcimin e dy profesorëve të nderuar ish – anëtarë të Kryesisë së LSI-së të shprehen se gjatë kësaj periudhe të prononcimit të tyre kundra bashkëpunimit Berisha – Meta kanë marrë goditje dhe sms kërcënuese.
Siç duket, tashmë Meta po e kupton se ka rrëshqitur në një batak, ndaj do të mbajë nën presion njerëzit që i kanë mbetur pranë, të mos guxojnë të flasin se ndryshe do t’i mbulojë me baltë.
Opinioni publik nuk duhet të harrojë se çfarë sharjesh janë nxitur personalisht nga Ilir Meta kundër të gjithë atyre që u larguan nga LSI-ja, para dhe gjatë zgjedhjeve e në kundërshtim me sugjerimet tona u bënë kurva, kurvarë, tradhtarë dhe hajdutë. Siç duket Meta preferon të artikulojë vazhdimisht si vlera të tij gjithçka që i mungon.
Gjithmonë kam pyetur veten se çfarë ishte kjo sjellje e pacipë e tij për njerëz që kishte mbajtur në krah, çfarë ishte ky parim i tij se kur njerëzit i rreshtoheshin mbas, ishin të mirë për ministra, zv. ministra, anëtarë kryesie e sapo njerëzit largohen prej tij e i dalin kundra, mobilizon industrinë e baltës dhe e derdh atë nëpër gazeta (me lidhje shumë të dyshimta interesi e biznesi) me sharje e shpifje nga më monstruozet.
E si mund të thuash për një grua që e ke vënë kryetare partie, anëtare kryesie, ministre, që sapo largohet prej tij e deklaron hajdute?
E si mundet të ofendosh një mik, me të cilin ke kaluar shumë vite të jetës tënde dhe e ke pasur gjithmonë në krah, kur karriera jote ka kaluar rreziqe të mëdha për t’u shuar një herë e mirë.
Një mik, të cilin e ke propozuar disa herë për ministër, anëtar kryesie apo funksione të tjera partie se vetëm pse nuk të ndjek pas në një aventurë shpërndan sms e jargavitesh nëpër mbledhje më keq se për një armik.
Ndokush mund të thotë: “mirë Meta, po ti përse vazhdon ta sulmosh, e di si punon, si i shpërndan sms, si i mobilizon gazetarët për të sulmuar njerëzit që e kundërshtojnë duke hedhur helm kundër të gjithëve?” Ndaj, kam vendosur t’i përgjigjem siç e meriton se “amanet të parët na e kanë lënë, besë të pabesit mos me i dhënë”.
Do të ndjehesha keq, nëse nuk do t’ia kisha thënë të hiqte dorë nga kjo metodë pasi një formë e tillë gjykoja se bëhej pengesë dhe për njerëz të tjerë të cilët në atë kohë nuk ndjeheshin mirë në Partinë Socialiste dhe shumë natyrshëm mund të afroheshin në LSI.
Gjykoja dhe mendoj se kisha të drejtë, pasi nuk mundet që një njeri që largohet nga partia jote dhe shkon në një parti tjetër të konsiderohet armik, ndërkohë që dikush tjetër largohet nga një parti dhe vjen në partinë tënde, jo vetëm pritet me nderime, por i ofron direkt funksione pa asnjë kontribut në parti. Këto janë sjellje të njerëzve pa karakter e të kompleksuar, që instikti i shtyn të lidhen e të dorëzohen te kundërshtarët e vet të dikurshëm.
Cila do të jetë perspektiva juaj politike? A do të krijoni parti, apo do të riktheheni në PS, apo në ndonjë parti tjetër të majtë?
Së pari dua t’ju them se perspektiva ime politike nuk ka ndonjë rëndësi dhe se lëvizja ime nuk ka të bëjë fare me krijimin e ndonjë perspektive të re. Nëse do të vështroj karrierën time politike, ky qëndrim nuk bën asgjë tjetër përveç se tregon një respektim të qëndrimeve të mia në politikë gjatë këtyre 18 viteve.
Unë vajta në Partinë Socialiste kur shumë të tjerë po e braktisnin atë. Unë i qëndrova përballë Sali Berishes në të gjitha betejat që shkurtimisht i përmenda më lart deri në 1997, ashtu si kurrë nuk e sulmova ndonjëherë gjatë kohës që ishte në opozitë. Unë mbështeta Fatos Nanon, ndryshe nga shumë të tjerë që u bashkuan me Sali Berishën për ta lënë atë në burg gjatë periudhës së tij më të vështirë dhe sot i shtiren si miq.
Unë i dola kundër Fatos Nanos në ‘98, ndryshe nga shumë të tjerë, që pranuan të bëheshin anëtarë të kabinetit të tij. Unë i dola kundër Edi Ramës, kur pashë se strategjia e tij do të sillte pasoja të pashmangshme për ardhjen e të majtës në pushtet.
Unë e mbështeta Ilir Metën dhe dola në opozitë së bashku me të kur të tjerët ndërtuan skema për ta shkatërruar karrierën e tij dhe unë po ndahem sot me të pas qëndrimit të gati 6 viteve në opozite duke e lënë në pushtet.
Nuk di se si mund të ndihet ai, kur shume nga shokët e tij i braktisi për hir të pushtetit. Ka vite që për mua nuk ka rëndësi opinioni i askujt në këtë vend plot me thashetheme e intriga, korrupsion dhe poshtërsi.
Për mua ka rëndësi vetëm e vërteta dhe se si ndjehem unë në raport me të. Për sa kohë unë ndjehem i qetë në drejtësinë e veprimeve dhe qëndrimeve të mia asgjë nuk më bën të jem jo koherent me këto qëndrime.
Lidhur me mundësinë e krijimit të ndonjë partie politike, absolutisht kjo nuk mund të ndodhë, që unë të mund të përsëris gabimin e parë për të punuar për krijim partie apo ca më keq për t’i shërbyer ndonjë individi që e ka lidhur ekzistencën e tij me partinë e krijuar. Unë do të mbetem votues i të majtës.
Do ta provoj veten time se sa i zoti jam të mbijetoj në kushtet e ekonomisë së tregut me profesionin që kam si agronom apo si jurist. Gjatë karrierës sime politike prej 18 vjetësh i kam provuar të gjitha pozicionet dhe funksionet (madje dhe kam refuzuar funksione dhe pozicione te rëndësishme) përveç atij të presidentit dhe të kryeministrit.
Nuk mendoj se mundësitë e mia përputhen me ambicie të tilla ndaj edhe do vazhdoj të mbetem një militant i devotshëm e votues i majtë i gatshëm për t’u konsultuar dhe këshilluar me cilindo që mendon se këshillat e mia kanë vlerë.
Z. Legisi së bashku me një grup kolegësh ju deklaruat se largoheni nga LSI-ja për të mbetur socialistë. Si ka ndryshuar opinioni juaj për Partinë Socialiste?
Në fillim duhet t’ju them se të gjithë ne që krijuam Lëvizjen Socialiste për Integrim, jo pa qëllim e ruajtëm emrin socialistë. Kjo për faktin se një pjesë e jona e konceptoi këtë lëvizje si një alternativë të mendimit ndryshe brenda së majtës.
Përsa i përket Partisë Socialiste, ajo ka qenë dhe do të mbetet një parti e madhe, pavarësisht nga problemet dhe konfliktet brenda saj. Në një farë mënyre Partia Socialiste është si deti që gjëmon, ngre dallgë, qetësohet, turbullohet, kthjellohet dhe fillon prapë nga e para. Aktoret dhe faktorët brenda Partisë Socialiste janë të ndarë në kontribuues dhe përfitues.
Te kontribuuesit do të rreshtoja të gjithë ata intelektualë, të rinj që guxuan të qëndronin në këtë parti në kohën e ndryshimeve demokratike e të punonin për transformimin e kësaj force politike nga 1991 deri në 1997.
Te kontribuuesit do të rreshtoja të gjithë ata të rinj dhe të reja që kundra zhvillimeve të kohës guxuan e besuan te alternativa e socializmit demokratik, tek domosdoshmëria e krijimit të një të majte evropiane.
Flas kështu, se nuk ka qenë e lehtë të shfaqeshe si socialist në kushtet e një pushteti agresiv dhe kriminal siç ishte pushteti i Berishës në atë kohë. Idealiste ka qenë dhe mbetet e gjithë ajo armate anëtarësh e simpatizantësh të kësaj force politike nga fshatrat më të thella të Shqipërisë që sfiduan dhe sfidojnë çdo ditë varfërinë dhe skamjen, luftojnë për mbijetesë, por mbeten socialistë.
Te idealistët do të doja të përfshija dhe të gjithë ata intelektualë që ndonëse me vonesë pas fitores së referendumit te ‘94 iu doli frika e filluan të afrohen apo dhe të anëtarësohen në Partinë Socialiste.
Duke parë shkallën e demokratizimit të PS dhe hapësirat e mundësitë që krijonte ky mjedis ato u afruan por dhe PS-ja i zgjodhi drejtues të rëndësishëm të saj. Ato nuk duhet të harrojnë se pa kontribute e me lista u kuptuan e morën pushtet, ndaj nuk duhet të mërziten kur të tjerë si ata vijnë në PS.
Padyshim që mënyra e katapultimit në politikë, duhet të marrë fund duke kaluar në një zhvillim normal karriere larg preferencave të liderëve që mburren se krijojnë politikanë, duke u abuzuar me votat e elektoratit.
Mendoj se do ketë një fund për këtë lojë që në emër të rinovimit realizojnë spastrimin e kundërshtarëve brenda partisë me shpresën se duke u rrethuar nga njerëz pa histori mund të fshehin historitë e tyre, por kjo nuk është një sëmundje vetëm e PS.
Provoni të kërkoni listat e themelimit të partive politike shqiptare, shikoni kryesitë e tyre të parët dhe do të gjeni në këto lista vetëm kryetarët pasi për themeluesit e tjerë janë gjetur metoda dhe forma për t’i anashkaluar ose përjashtuar.
Nuk kishte si mos të ndodhte ndryshe në këtë vend ku historia e vetme që është mësuar dhe njihet me detaje është historia e mbijetesës së partisë së Enver Hoxhës në 50 vjet, duke kafshuar shokët e vet. Ka vetëm një ndryshim të vogël, nuk mund t’i dënojnë, por i përjashtojnë.
Por, gjithsesi duke i etiketuar si armiq dhe tradhtarë. Them se për sa kohë në këtë vend nuk do mund të demokratizohet jeta politike brenda partive dhe demokracia në Shqipëri do ruajë të njëjtat parametra dhe tranzicioni do të vazhdojë të jetë i gjatë.
Meta pas zgjedhjeve
Ai e konsideronte veten të humbur, për shkak të rezultatit të arritur, që ishte shumë larg ambicieve tona politike, tashme të bëra publike prej tij se do të merrte mbi 35 deputetë.
Kam bindjen se Meta e dinte realitetin, por sa më shumë e prekte këtë realitet në takimet e tij elektorale, aq me tepër përpiqej të rriste entuziazmin e njerëzve brenda LSI-së duke bërë premtime dhe duke dhënë numra deputetësh që do të merrte duke mos i besuar as vetë.
Jam i bindur se kjo taktikë e tij e dëmtoi shumë fushatën tonë elektorale pasi ambiciet tona i bëri qesharake në sytë e publikut.
Pakti me Berishën
Kam përshtypjen se informacionet për disa deputetë të PS-së që ishin të gatshëm të bashkoheshin me PD-në, shërbyen vetëm sa për ta nxitur Metën të deklaronte shpejt bashkëpunimin e tij me Berishën.
Nëse Meta do t’i rezistonte deklarimit të bashkëpunimit me Berishën të paktën 10 ditë para afatit të nënshkrimit të marrëveshjes, ai do të arrinte të detyronte Partinë Demokratike për të ngritur një qeveri pa Berishën.
Në këtë rast LSI-ja do të realizonte atë që ne thamë përpara shqiptarëve, se Rama pa LSI-në nuk arrinte dot të bënte 71 vota dhe se Berisha do të dilte në pension
Pasoja
Është në natyrën e tij që ankthin dhe stresin të përpiqet ta mbulojë me buzëqeshje dhe qeshje të pahijshme. Gjithsesi parashikoj se ende ai ëndërron që të përsërisë lojërat dhe akrobacitë e tij të shpeshta me Berishën. Me shpresën se një ditë mund të kthehet majtas, ai përpiqet të shtiret para publikut si socialist.
Askush nuk do mund të ketë më fuqi magjike për të bindur elektoratin përjashto kategorinë e njerëzve përfitues nga pushteti i Berishës, të orientojë votën e LSI-së siç ndodhi në 2005, 2007 dhe në 2009.
Figura e Metës
Ndryshe nga shumë kolegë të mi, unë bëj pjesë në ata që kurrë nuk i kam pëlqyer lëvizjet e shpeshta pragmatiste të Ilir Metës, ashtu si kundër asnjëherë nuk kam besuar se tek Ilir Meta do të ekzistonin shkaqe të forta detyruese për ta lidhur atë pas qerres së Sali Berishës.
Gjithmonë kam menduar se nga dimensionet e një lideri te Meta mungonte intelekti, por ishte prezent si te askush tjetër nga moshataret e tij instikti dhe energjia.
Them instikti dhe energjia pasi lidhjet e tij me njerëz negativë, më bënin vazhdimisht të mendoja se papërgjegjshmëria e tij nuk vinte si produkt i aftësisë për të shmangur të keqen, por ishte instikti i tij që e udhëhiqte gjithmonë drejt karrierës dhe interesit
Kam bërë përpjekje maksimale t’i gdhend defektet e tij që kishin të bënin me ambiciet e pajustifikuara dhe përpjekjet e shtirura për t’u evidentuar si patriot, burrë trim e me besë për të kërcënuar dhe nënshtruar të tjerë
Thirrja
I them të gjitha këto, jo pa kursim, për t’i thënë përfundimisht Ilir Metës se unë as që kam ndër mend të merrem me veglat apo shefat e tij, por direkt me të.
Këtë nuk e bëj për hatër të Edi Ramës që sipas meje është kryetari i radhës së PS-së, por për shkak të sjelljes prej kamikazi të Ilir Metës brenda së majtës, që për pushtet personal na mashtroi të gjithëve duke na futur në konflikte të paarsyeshme, në konflikte që tashmë pas lëvizjes së tij djathtas marrin kuptimin e tyre të vërtetë.
Meta dhe të larguarit
Opinioni publik nuk duhet të harrojë se çfarë sharjesh janë nxitur personalisht nga Ilir Meta kundër të gjithë atyre që u larguan nga LSI-ja, para dhe gjatë zgjedhjeve e në kundërshtim me sugjerimet tona u bënë kurva, kurvarë, tradhtarë dhe hajdutë. Siç duket, Meta preferon të artikulojë vazhdimisht si vlera të tij gjithçka që i mungon.
Gjithmonë kam pyetur veten se çfarë ishte kjo sjellje e pacipë e tij për njerëz që kishte mbajtur në krah, çfarë ishte ky parimi i tij, se kur njerëzit i rreshtoheshin mbas, ishin të mirë për ministra, zv. ministra, anëtarë kryesie e sapo njerëzit largohen prej tij e i dalin kundra mobilizon industrinë e baltës
Pas shkëputjes nga LSI
Do ta provoj veten time se sa i zoti jam të mbijetoj në kushtet e ekonomisë së tregut me profesionin që kam si agronom apo si jurist. Gjatë karrierës sime politike prej 18 vjetësh i kam provuar të gjitha pozicionet dhe funksionet (madje dhe kam refuzuar funksione dhe pozicione të rëndësishme) përveç atij të presidentit dhe të kryeministrit.
Nuk mendoj se mundësitë e mia përputhen me ambicie të tilla, ndaj edhe do të vazhdoj të mbetem një militant i devotshëm e votues i majtë i gatshëm për t’u konsultuar dhe këshilluar me cilindo që mendon se këshillat e mia kanë vlerë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24187. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24187

Unë nuk jam ajo I diplomuar Për të robëruar Unë të kuptova Shpejt e shpejt të harrova
Tek unë ti mbete Një insert jete Një gabim, një përvojë Le të mbetet një lojë
(2x) Tipi ka menduar Tranzit për të kaluar Tipi asgjë s’fitoi Nga erdhi shkoi
Ref. 2x Unë nuk jam ajo Dhe nuk dua asnjë koment Nisu edhe shko Pran s’të dua asnjë moment
(2x) (Pran të dua çdo moment Pran të dua çdo moment Pran të dua çdo moment) Jo jo s’të dua asnjë moment
Emrin harroma Me postë dërgoma Asgjë mos thuaj Jo nuk dua të vuaj
Tek unë ti mbete Një insert jete Një gabim, një përvojë Le të mbetet një lojë
(2x) Tipi ka menduar Tranzit për të kaluar Tipi asgjë s’fitoi Nga erdhi shkoi
Ref. 2x Unë nuk jam ajo Dhe nuk dua asnjë koment Nisu edhe shko Pran s’të dua asnjë moment
(2x) (Pran të dua çdo moment Pran të dua çdo moment Pran të dua çdo moment) Jo jo s’të dua asnjë moment
Ref. 2x Unë nuk jam ajo Dhe nuk dua asnjë koment Nisu edhe shko Pran s’të dua asnjë moment
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4690. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4690

Origjina e fjales dollar Origjina e fjales “dollar” vjen nga Roma e lashte. Nje miniere argjendi ne Bohemi ishte baza kryesore per prodhimin e monedhave te Romes.
Vendi ku ndodhej miniera quhej Joachimsthal dhe monedhat moren emrin “Joachimstalers”. Me kalimin e kohes shkurtimisht i quajten “Talers”.
Amerikanet dalengadale e deformuan ne “dollar”.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=606. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=606

Lind makina qe shpeton kalimtarin Flet si nje navigator: Kujdes, kembesor!. Ndez dhe fik driten sinjalizuese: te verdhe nese kalimtari eshte ende larg dhe te kuqe nese afrohet.
Frenon ne te njejten menyre si frenat e dores nese shpejtesia eshte ne limitet e qarkullimit brenda qytetit.
Kjo eshte makina inteligjente qe ende nuk ka nje emer, por ka gjetur menjehere nje treg.
Shpikja eshte bere nga instituti i elektronikes ne Jeruzalem dhe patenta per prodhimin dhe shperndarjen i eshte shitur suedezeve te Volvos qe do e montojne qe prej vitit te ardhshem ne modelin e ri S60./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=602. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=602
Ti je ajo (Shpat Kasapi Ft. V-Ton)
Ti je ajo, ti je ajo Ti je ajo, ti je ajo Hmmm, o o, o o, yee…
Shpati: E rëndë për mua ishte kjo histori E rëndë për mua ishte kjo dashuri Me krejt çka pata të doja unë i sinqertë Por ti s’më doje me seriozitet Tani kur më kujtohet se një ditë ne ishim bashkë Dal-ngadal e kuptoj që s’mund të jem më bashkë Pas t’gjitha rrenave që unë prej teje i kam dëgjuar Dhe pas gjitha konflikteve që unë prej teje i kam pësuar
Ref. Ti je ajo Që puthjen time refuzove Ti je ajo Që mua më largove E tash je vet Se kshtu e deshte e k’shtu mbarove Ti je ajo Që dashurinë e vlerësove
(Ti je ajo, ti je ajo Ti je ajo, ti je ajo)
V-Ton: Kujtoje niher veten ku je kan Dhe mund t’jesh apet bashkë tash është vonë E kishte fillimin dhe mbarimin dashuria jonë Mos e ki dert se vjen koha e harrojmë Ti vazhdo e lype fatin tjetër kun M’vjen keq po e jona mori fund As e para, as e fundit s’je për mu Kjo punë ka maru, s’ka ça me menu As unë nuk deshta me mbaru Fajin kush e ka a thu Tash boll se s’du ma me t’ndëgju Nuk të du jo nuk të du E di është ron me përballu Munoju krejtsisht me m’harru S’jam për ty e s’je për mu Gjithçka ish fit tash ka kalu
Ref. Ti je ajo Që puthjen time refuzove Ti je ajo Që mua më largove E tash je vet Se kshtu e deshte e k’shtu mbarove Ti je ajo Që dashurinë e vlerësove
(Ti je ajo, ti je ajo Ti je ajo, ti je ajo)
Shpati: E rëndë për mua ishte kjo histori E rëndë për mua ishte kjo dashuri Me krejt çka pata të doja unë i sinqertë Por ti s’më doje me seriozitet Tani kur më kujtohet se një ditë ne ishim bashkë Dal-ngadal e kuptoj që s’mund të jem më bashkë Pas t’gjitha rrenave që unë prej teje i kam dëgjuar Dhe pas gjitha konflikteve që unë prej teje i kam pësuar
Ref. 4x Ti je ajo Që puthjen time refuzove Ti je ajo Që mua më largove E tash je vet Se kshtu e deshte e k’shtu mbarove Ti je ajo Që dashurinë e vlerësove
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4687. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4687
Top