Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Barooti feat.Explode The Best Click here to view the embedded video.
Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/barooti-feat-explode-the-best.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/barooti-feat-explode-the-best.html

Asambleja: PS, bojkot zgjedhjeve të pjesshme. Rama: Ska Parlament pa u hetuar zgjedhjet Asambleja Kombëtare e PS-së ka vendosur sot me shumicë që kjo forcë politike të mos marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 15 Nëntorit, duke ratifikuar kështu vendimin e Kryesisë, pak ditë më parë.
Kryetari i Asamblesë, Gramoz Ruçi duke deklaruar vendimet ka thënë se deri në muajin dhjetor do të ketë protesta për hetimin e zgjedhjeve. Ai tha se selia rozë vlerëson se zgjedhjet e 28 qershorit ka pasur deformime. “Rezultati real i votave është deformuar”, tha ai. Asambleja është shprehur për mbrojtjen e institucioneve demokratike dhe lirinë e mediave.
Ndërkohë që lideri i PS-së. Edi Rama ka deklaruar se do të ketë përshkallëzim të protestave për hapjen e kutive dhe transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, pa të cilat PS-ja nuk kthehet në parlament, pasi nuk do të bëhet bashkëfajtore.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, Edi Rama ka theksuar se çdo shmangie nga plotësimi i kërkesave të tyre do të jetë kostoja që do ta paguajë Sali Berisha.
“Fati i kësaj beteje varet nga kurajoja jonë dhe vendosmëria jonë për të mos u tërhequr para presionit dhe pabesisë në këtë rrugë ku përfaqësojmë një aspiratë shumë më të madhe se ne vete, shumë më të madhe se PS, një aspiratë të një populli të tërë për liri dhe drejtësi”- tha Rama.
Sipas tij, fatin e kësaj beteje nuk e frikëson dot pushteti i korruptuar që buron nga vjedhja e votës dhe nuk e shmang dot përballjen me të vërtetën. Kur ligji shkelet me këmbë, populli ngrihet në këmbë, madje bëhet barrikadë njerëzore përballë pushtetit të manipulimit elektoral, ku buron rrjeti i korrupsionit në çdo fushë.
“Ne duam të shohim votën tonë, të hapim kutitë, ta çlirojmë votën tonë njëherë e mirë. Ky pushtet nuk vendos dot për ne, sepse populli nuk ka vendosur për të. Nëse Berisha do e mbajë forcërisht vendimin sovran të një populli ne do e përballim pushtetin e hajdutëve me atë të sovranitetit të popullit”- tha Rama. Sipas tij, nuk ka asnjë iluzion se mund të ketë nesër zgjedhje të ndershme me Sali Berishën në pushtet, nëse sot pushteti i tij nuk i hap rrugën hetimin të zgjedhjeve.
Rama ka folur edhe për dështimin e procesit të liberalizimit të vizave, duke pohuar se “Shqipëria rrezikon rrugën e integrimit, sepse kutitë u morën peng, Sali Berisha pushtetin e popullit e ka vënë në shërbim të interesit ekonomik të familjes së tij dhe ky interes bie ndesh me zgjedhjet e lira në Shqipëri”.
Raporti i KE-së Një pikë të veçantë të fjalimit të tij, Rama ia ka rezervuar raportit të KE-së për vendit tonë, duke e cilësuar atë si më shqetësuesin e viteve të fundit. “Ky raport është plot konstatime alarmante në lidhje me uzurpimin e pushtetit të drejtësisë, keqadministrim e administratës, lirisë së mediave, shkatërrimin e kapaciteteve administratës përmes emërimeve politike. Korrupsioni, krimi i organizuar dhe trafiqet nuk janë detyrë e opozitës, janë detyrë parësore e qeverisë dhe në rast se këto fenomene sot nuk kanë njohur përmirësimet e domosdoshme për të liberalizuar vizat me Shqipërinë, për këtë ka vetëm një njeri që duhet të japë llogari, Berisha dhe pushteti i familjes së tij. Liberalizimi i vizave nuk ka të bëjë me atë që thotë sot Berisha dhe pushteti i tij, ai ka të bëjë me kushte të qarta konkrete, që pse nuk u plotësuan në kohë bënë që vendi të mbetet jashtë programit të liberalizimit me fqinjët”- tha Rama, duke nënvizuar edhe faktin akoma më alarmant të përmendjes në këtë raport të emrit të një ministri veshur me imunitet. Kjo sipas tij, do të thotë se gjendja e demokracisë është veçanërisht e rëndë.
Marrëveshja me Greqinë “Shprehje mizerabël e moralit dhe etikës qeverisëse, që janë deformuar thelbësisht për shkak të interesave që kemi folur e do të flasim me më shumë forcë”- Kështu e ka cilësuar Rama marrëveshjen për kufijtë ujorë me Greqinë. “Asnjë transparencë dhe vetëm arrogancë e papërgjegjshmëri përballë diskutimesh e konkluzionesh konkrete të ekspertëve të fushës, që nxjerrin në pah se bëhet fjalë për një marrëveshje që bie në kundërshtim me interesin kombëtar dhe kjo është arsyeja pse ne u bëmë nismëtarë të një animimi në Kushtetuese për ta çuar në hullinë e duhur këtë çështje. Gjykata të japë konkluzion bazuar në një ekspertizë të imët në mënyrë që kjo çështje, që është kaq e ndjeshme me plot të drejtë dhe që ka prekur çdo qytetarë e qytetare të trajtohet me dinjitetin e duhur e të mos kthehet në burim për ta devijuar këtë debat të rëndësishëm në një debat të rëndomtë të ushqyer me pasione të panevojshme dhe për më tepër të instrumentalizuar në dëm të një marrëdhënie që për vendin është strategjike”.
Pak ditë pas mbledhjes së kryesisë së PS-së dhe vendimit me shumicë për bojkotimin e zgjedhjeve të pjesshme të 15 Nëntorit, Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare.
Gjatë mbledhjes së sotme, pritet që të miratohet vendimi i kryesisë për të mos hyrë në zgjedhjet e pjesshme vendore. Ndërkohë, mësohet se në plan është edhe miratimi i axhenda politike e PS-së për periudhën tetor -dhjetor 2009, një vendim për zgjedhjet në organizatat socialiste, një për organizimin e organizatave në emigracion dhe ai për ngritjen e grupeve të punës për ndryshimet në program dhe statut.
14 tetor PS vendos të ndryshojë statutin dhe programin
TIRANË- Kryesia e Partisë Socialiste i ka hapur rrugë edhe procesit të saj reformues, qoftë përsa i përket strukturave të saj nëpërmjet rinovimit të Statutit, ashtu edhe programit politik, proces që nga ana e rregullave, do të përfundojë brenda muajit prill, ku kjo forcë politike ka programuar të mbajë kongresin e saj. Me shumicë votash anëtarët e kryesisë kanë miratuar projektin e paraqitur nga sekretariati i organizimit, i cili në bazë të vendimmarrjes së Kongresit të fund gushtit, kishte hartuar një program pune të detajuar, përfshi këtu ngritjen e grupeve të punës, që do të punojnë për këtë reformë në dy drejtime, ashtu edhe afatet në të cilat do të kalojë ky proces.
Kështu, në bazë të këtij vendimi, PS-ja do të ngrejë dy grupe pune me figura të spikatura të kësaj force, njëri do të punojë për hartimin e një drafti propozimesh dhe thithjen më pas të mendimit të bazës socialiste në lidhje me ndryshimin dhe përshtatjen e programit politikë në bazë të nevojave që linden nga gara e shkuar zgjedhore, ndërsa grupi tjetër do të kryejë të njëjtin proces, por vetëm në lidhje me reformimin e statutit të partisë. Grupin e punës për ndryshimet në program do e drejtojë vet kryetari Edi Rama dhe në përbërje të tij do të jenë figura të njohura të kësaj force, si ish-presidenti Rexhep Meidani, ish-kryetari i Kuvendit Servet Pellumbi, ish-kryeministri Pandeli Majko, ish-guvernatori Shkëlqim Cani, ish-ministrja Ermelinda Meksi, e shumë të tjerë. Ndërkohë, mësohet se Arben Malaj dhe Saemira Pino, të evidentuar si pjesë e grupimit “Për mendim ndryshe në PS” nuk kanë pranuar që të bëhen pjesë e këtij grupi pune, ndaj kanë tërhequr emrat e tyre nga lista e propozuar nga sekretariati organizativ. Ndërsa grupi tjetër i punës, ai për ndryshimet statutore do të drejtohet prej Gramoz Ruçit dhe në të do të jenë pjesë ish-kandidati për kryetar partie, Maqo Lakrori, Namik Dokle, Fatmir Xhafaj, por edhe një zë nga grupimi opozitar brenda PS-së, Musa Ulqini.
Të dy këto grupe do të duhet që brenda datës 25 tetor të përcaktojnë axhendën e tyre të veprimit, por duke pasur parasysh që e gjitha faza e diskutimeve të propozimeve për ndryshime në këto dy dokumente themeltare të kësaj force të kryhen brenda muajit dhjetor. Më pas në projektin e miratuar nga kryesia është parashikuar që i gjithë “brumi” i propozimeve të mbledhura në bazë, ti nënshtrohet një diskutimi më të specializuar me grupet e interesit. Gjatë muajit shkurt 2010, PS-ja ka parashikuar që këto diskutime ti diskutojë në Asamble e cila nga ana e vet do të thërrasë edhe Mbledhjen e Kongresit, që po ashtu është parashikuar të mbahet në muajin prill. Ndërkohë paralelisht me këtë proces, strukturat e partisë socialiste do të përfshihen në një analizë të gjerë lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor të 28 qershorit, për të nxjerrë prej tij mësimet e duhura dhe për të bërë më pas ndryshimet e nevojshme.
Grupi i punës për ndryshimet në program
Edi Rama -kryetar Rexhep Mejdani Servet Pellumbi Ermelinda Meksi Besnik Baraj Ervin Bushati Ilir Beqaj Eglantina Gjermeni Pandeli Majko Shkelqim Cani Valentina Leskaj Olta Xhaçka Vasilika Hysi Ditmir Bushati Namik Kopliku Arben Malaj (tërhequr) Sajmira Pino (tërhequr)
Grupi i punës për ndryshimet në Statut
Gramoz Ruçi – kryetar Namik Dokle Maqo Lakrori Fatmir Xhafaj Musa Ulqini Bashkim Fino Blendi Klosi Genci Gjonçaj Erion Braçe Damian Gjiknuri Sajmiri Tahiri Arben Ahmetaj Tauland Balla Agustin Marku Ilir Gjoni Rajmonda Gjoni Ndue Doda

TIRANE (UPDATE) – Kreu i PS-së, Edi Rama e ka quajtur rrugën më të drejtë mospjesëmarrjen e socialistëve në zgjedhjet e pjesshme të 15 Nëntorit. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kryesisë, ai ka deklaruar se në vitin 2009 ky vend nuk mund të merret peng nga pushteti familjar i ricikluar përmes vjedhjes së votës. Sipas Ramës, vendimi i marrë me shumicë në mbledhjen e kryesisë ishte i natyrshëm, pasi kjo është rruga për të mbrojtur lirinë dhe të drejtën si një liri dhe e drejtë që nuk mund të shkelet dhe të deformohet.
Në nje njoftim te PS, te sapo mberritur ne redaksite e mediave thuhet: “..Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë, duke vlerësuar se zgjedhjet e 28 qershorit NUK përmbushën standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme për një vend anëtar në NATO dhe aspirant për në BE, duke e konsideruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si një vegël politike në shërbim të Sali Berishës, duke nënvizuar faktin e theksuar edhe në raportin e OSBE ODIHR, se për një të tretën e kutive të votimit, procesi i numërimit ka qenë i keq ose shumë i keq, duke mbajtur parasysh shkeljen flagrante të Kodit Zgjedhor, i cili sanksionon rinumërimin e votave në rast të kërkesës së 2 anëtarëve të KQZ, në mungesë të plotë të një reflektimi nga ana e qeverisë ndaj kërkesave legjitime të opozitës dhe popullit opozitar, për të hetuar në mënyrë transparente procesin zgjedhor dhe për të hapur kutitë si një kusht për zbardhjen e së vërtetës së 28 Qershorit: Shumica e anëtarëve të kryesisë janë të mendimit që PS të MOS marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 15 Nëntor…”
Me tej, në deklaratën e Arta Dades, lidhur me këtë vendim thuhet: “Partia Socialiste e Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të behet pjesë e një tjetër procesi zgjedhor të manipuluar, jashtë standardeve, që shkel ligjin dhe deformon vullnetin e shqiptarëve…”
Ndërkohë mbledhja e kryesisë së PS vazhdon, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe axhenda politike e partisë, e cila do jetë mjaft dinamike në periudhën Tetor – Dhjetor 2009. Po ashtu do të diskutohet mbi organizimin e zgjedhjeve në organizatat socialiste, dhe ngritja e grupeve të punës për përmirësime statutore. Një pikë tjetër e mbledhjes së kryesisë së PS është dhe riorganizimin e organizatave socialiste në emigracion

TIRANË- Partia Socialiste ka mbledhur kryesinë, e cila ka në axhendë vendimin për pjesëmarrjen ose jo të PS-së në zgjedhjet e pjesshme të 15 Nentorit. Ndonëse për këtë vetë lideri i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se pjesëmarrja do të ishte e pakuptimtë, si një zgjatim i procesit të kontestuar të 28 qershorit, ky vendim do të merret sot nga Asambleja.
Mësohet se tjetër pikë e diskutimit gjatë mbledhjes do të jetë edhe thirrja e Asamblesë Kombëtare, si organizimi më i lartë vendimmarrës për të miratuar vendimin e kryesisë.
Paraditen e sotme, kreu i PS-së u shpreh i gatshëm për të kontribuar për procesin e integrimit të vendit, duke bërë të ditur se “PS është e gatshme të hyjë në parlament me ngritjen e komisionit hetimor për zbardhjen e zgjedhjeve”. Ai shtoi se protestat nuk do të përfundojnë dhe sipas agjendës të premten është protesta e Beratit.
“Ne jemi të gatshëm të japim ndihmën tonë në integrimin e vendit, por transparenca e zgjedhjeve është receta e vetme për të ndalur degradimin e pushtetit”, tha Rama. Ndërsa shtoi se “mbajtja peng e kutive thellon krizën e trefishtë dhe rrit dëmin politik dhe ekonomik të vendit.
PS po vazhdon mbledhjen e firmave dhe deri tani njoftoi Rama janë bërë afro 50 mijë persona që kërkojnë hapjen e kutive. Ai u shpreh se “nuk zmbrapsemi dhe nuk lodhemi. Apeli ynë për Sali Berishën është të vërë interesin e vendit mbi interesin e pushtetit familjar dhe transparenca e zgjedhjeve është domosdoshmëri për një parlament legjitim”. (Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24221. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24221

Ja listat e plotë me 5140 emrat e të legalizuarve Ketu ndodhet lista e plote e 5140 emrave te te legalizuarve,ne te gjitha qarqet ne vend.kliko linkun e meposhtem. http://www.shekulli.com.al/2009/10/16/Pages%20from%2016102009.pdf (Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24218. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24218

Alia: Serbët janë munduar të krijojnë probleme në Shqipëri Vijimi i intervistës së Ramiz Alisë, ish President i Republikës.
Është diçka që ne si gazetarë, publikisht dhe jo publikisht, e kemi diskutuar, pasi mungesa e informacionit apo informacionet në atë kohë ka ushqyer me shumë teori konspirative se sa të vërteta. Megjithatë për ta mbyllur pazgjidhshmërinë, teorinë e dy mureve që biseduam edhe më herët, por atë ditë më 2 korrik.
Më herët ka qenë deklarata e Kaçanikut, rreth orës 7 të mbrëmjes, duke filluar nga Rruga e Kavajës mes të shtënave të policisë që ruante ambasadat. Kamioni i parë çan rrethimin e policisë dhe më pas murin e Ambasadës Gjermane dhe më pas dynden edhe të tjerë nga muret anësore dhe rruga qëndrore.
Si ka mundesi që po atë ditë një ngjarje tepër e madhe në Kosovë ndodh edhe një gjë e tillë në Shqipëri dhe si ka mundësi që kështu është përsëritur gjithmonë. Sa herë ka pasur një ngjarje në Kosovë diçka ka ndodhur në Tiranë apo në Shqipëri.
Ju si ish-president i Republikës a keni pasur informacione më parë apo më vonë në lidhje me këtë lidhje të çudisthshme?
Kjo lidhje është reale. Më 2 korrik në Kosovë, më 2 korrik në Tiranë. Atje pozitive kundër qeverisë serbe, këtu negative kundër qeverisë shqiptare.
Le të themi lëvizje anti qeveritare. Mbas kaq vitesh le ta quajmë me këtë emër Po kështu ka ndodhur edhe më vonë që mos përmend edhe raste të tjera
Po ka raste në 1991 në 1 996 në 1998 në 2008 Çdo njeri duhet ta mendojë edhe e mendon…
Jam dakort zoti Alia, por që të bësh një analizë duhet të kesh informacion. Prandaj, unë po ju pyes a ka pasur informacione që i lidhnin këto dy ngjarje? Ju kishit fakte? Unë nuk kam patur informacione, por ngjarja më ka bërë përshtypje dhe gjithmonë kemi qenë difidentë ndaj serbëve..
Pra që ata mund të kenë pasur dorë…. Gjithnjë kemi qenë defidentë.
Edhe në 2 korrikun e Tiranës?
Në kuptimin difindentë, serbët gjithmonë janë munduar të krijojnë probleme të medha në Shqipëri për të mos lejuar Kosovën të ecë para, në mënyrë që të shtypin vullnetin e kosovarëve. Sepse një Shqipëri në gjurulldi nuk është inkurajim për Kosovën. Kjo ishte logjika serbe.
Sepse Kosovës nuk kishin ç’t'i bënin, ta shtypnin ishte e rëndë, por ta ndalonin ishte më e lehtë. Prandaj, një provokacion në Shqipëri ishte më i lehtë sesa shtypja e Kosovës. Këtë llogari serbe ne e kemi pasur parasysh.
Ndryshimet në Shqipëri mund të kishin ndodhur jashtë vullnetit tuaj?
Nuk mendoj, duhet të bësh një hamendje të vështirë, të hamendoj për këtë gjë mund të ndodhin apo jo..
Mund të ndodhnin, nëse nuk do ta nisnit procesit e liberalizimit para studentëve në dhjetor, pra ishte i mundur këtu skenari i Rumanisë
Unë nuk e shikoj atë rrezik në mënyrën se si u zhvilluan ngjarjet. Kur ndodhi lëvizja e studentëve, unë doja të dija se ç’donin, dhe më thirrën studentët për takim, në orën 1 : 30 pas mesnate, kam shkuar nga shtëpia në sallën e Universitetit, ishin nja 30 – 40 veta dhe bisedova me ta dhe natyrisht, unë nxorra konkluzionet e mia.
Aty, patjetër, kur unë bisedova me studentët, kur pashë atë… qëllimi im nuk ishte më që kjo lëvizje e studentëve të shuhej, nuk e kisha këtë synim. Mendimi im ishte që kjo lëvizje të organizohej, të hynte në rrugën e mbarë, u thashë të shkonin nesër në Universitet dhe mbasdite mblidhuni të gjithë në Pallatin e Kulturës dhe do të vij dhe bisedojmë atje, konkretisht të shtronin çfarë të donin.
Dëshira ime që lëvizja e studentëve t’i shërbente zhvillimit të vendit, të evitohej themelorja, të evitoja gjakderdhjen, të mos ndodhte sepse përndryshe në atë nervozizëm që kishte, qofte nga e majta, jo nga e djathta më shumë. Mund të ndodhte një gjakderdhje që do t’ia kalonte asaj të Rumanisë, ku do të vriteshin njerëzit rrugëve.
Si e shpjegoni faktin që 20 vjet pas rrëzimit të Murit, nostalgjia në nadelt e ish Gjermanisë Lindore është e madhe, ndërsa në Shqipëri nuk ka pavarësisht pakënsqësisë që kemi ne.
Në Gjermaninë Lindore e kam dëgjuar edhe unë që ka një nostalgji, veçanërisht në aspektin ekonomik sepse në atë kohë u dukej më e mirë se tani. Këtu në Shqipëri nuk mund ta them që s’ka një nostalgji.
Nuk ka, sepse shikohet, kur ka zgjedhje partitë komuniste s’marrin as 1 mijë vota së bashku, vetëm nëse pranojmë pastaj që komunistët realë i kemi të shpërndarë në partitë e tjera?
Edhe mund të jenë shpërndarë, por nuk e kam aty fjalën. Në qoftë se do të them edhe një gjë tjetër që unë kam dëgjuar edhe ju keni dëgjuar, që ka njerëz që thone: “ku je o Enver, hajde njëherë të vendosësh rregull këtu!”
Ju e dini shumë mirë që nëse do të rikthehej, nuk do të qëndronte 24 orë. Ka njerëz që e thonë edhe këtë. Unë nuk e mas nostalgjinë në atë formë. Problemi është gjetiu, duhet të shikojmë si shkojnë punët këtu. Vështirësi të mëdha ekonomike ka dhe duken te populli i thjeshtë.
U bënë 20 vjet që vazhdon ky tranzicion dhe në këto 20 vite ky popull që bën shumicën e këtij vendi….., pashë në “Top channel” një djalë që nuk kishte të hante dhe kërkoi ndihmën e “Top channel”-it se po më marrin shtëpinë.
Po sa ka si ai!? Prandaj në këtë gjendje egziston. Problemi është si ky vend të përparojë të luftojë korrupsionin, të luftojë atë maninë e politikës shqiptare që përpiqet të kapë lekë se sa të punojë për popullin

Pak ditë më vonë në javën e parë të nëntorit të vitit 2009 do të mbushen plot 20 vjet nga rrëzimi i Murit të Berlinit.
Kjo është një ngjarje historike, jo vetëm për Gjermaninë, jo vetëm për Evropën Lindore, por edhe për mbarë globin. 20 vjet më pas, shumë prej liderëve protagonistë të atëhershëm, ata që janë gjallë vazhdojnë të dëshmojnë këtë ditë, kur rrota e historisë ndryshoi.
Ndryshoi nga pikpamja ideologjike, njoftoi le të themi fundin e perandorisë komuniste,të drejtuar nga Bashkimi Sovjetik dhe Moskës, por edhe shpërbërjen e një shteti supergjigand siç ishte Bashkimi Sovjetik. Bashkimin e Gjermanisë, por natyrisht, edhe zhvillime të tjera në të gjithë botën, në të gjithë globin.
Natyrisht, duke përfshirë edhe Shqipërinë, e themi edhe Shqipërisë pasi për shumë arsye edhe Shqipëria pati zhvillimet dhe ndryshimet e saj dhe pati ngjarshmëri me atë që ndodhi në Gjermani, në Gjermaninë Lindore, ku pikërisht në ditët e para të tetorit të vitit 1989 me mijra gjermano lindorë gjoja me pushime në Hungari filluan dhe çanë kufirin në drejtim të Austrisë dhe më pas Gjermanisë vetëm pak ditë më vonë protesta do të nisin në të gjithë Gjermaninë Lindore dhe do të kulmonin në nëntor të vitit 1989, kur brenda një nate ra Muri i Berlinit dhe gjithçka ndryshoi.
Liderët botërorë kanë folur këto ditë në shtypin e huaj dhe kanë dëshmuar historinë ashtu siç ata e kujtonin, duke sjellë edhe dëshmi tronditëse, vetëm pak ditë më parë Mikail Gorbaçov tregonte në gazetën “La Reppublica” se kishin qenë, Thacer, Miteran dhe Xhulio Anderoti, ata që i kërkuan përdorimin e tankeve për të penguar rrëzimin e Murit të Berlinit dhe bashkimin e Gjermanisë.
Zoti Alia, në fakt do të kemi mundësi të flasim edhe për ato që ju vet mund të dëshmoni, jo thjesht nga rrëzimi, por edhe ngritja e Murit të Berlinit. Si lindi ideja e ngritjes së Murit të Berlinit?
Ideja e ngritjes së Murit të Berlinit nuk ka lindur në Shqipëri, ajo lindi në Gjermani dhe pastaj është përhapur dhe ka qenë një veprim i përbashkët i gjithë Traktatit të Varshavës të asaj kohe, pra i udhëheqjes komuniste të vendeve të Evropës Lindore.
Në atë kohë jemi në kohën e Luftës së Ftohtë, kur problemet mes lindjes dhe perendimit nuk kanë qenë të lehta ka patur dyndje dhe tentativa të mëdha nga të dyja palët për interesat e tyre.
Ka pasur përpejke nga ana e Gjermanisë Perëndimore ose nga ana e amerikane kundër Gjermanisë Perëndimore. Ka patur edhe dyndje të gjermano – lindorëve që përpiqeshin të kalonin në Gjermaninë Perëndimore, duke çarë Berlinin, duke kaluar nga Lindja në Perëndim.
Në atë kohë Berlini ishte i ndarë në katër zona, por në fakt tre zona u bashkuan në një në zonën perëndimore, kurse zona tjetër ishte zona sovjetike ose zona lindore. Në pjesën lindore ishte qeveria komuniste, ndërsa në perëndim Bashkia e Berlinit perëndimore se kryeqyteti ishte Boni.
Për arsye sigurie, për shkak se Berlini perëndimor rrethohej nga Republika Demokratike Gjermane. Zoti Alia në atë kohë ju thatë se qe një vendim që lindi në Gjermani dhe që u zbatua nga partitë simotra nga Traktati i Varshavës.
Kjo ka ndodhur në vitin 1962
Shqipëria ka qenë në atë pjesë formalisht, pjesë e Traktatit të Varshavës, vinit pas debatit me sovjetikët.
Shqipëria vazhdonte të ishte pjesë e Traktatit, por jo pjesë aktive, duke marrë parasysh ngjarjet sidomos në konferencën kur Enver Hoxha foli hapur kundër Bashkimit Sovjetik dhe ndërhyrjeve në shqoqëri.
A u vu në djeni rregjimi komunist i atëhershem për këtë projekt?
Po. U vu në djeni jo për ngritjen e Murit, por u vu në djeni që duhet të bëhej një mbledhje e udhëheqësve të të gjitha vendeve të Traktatit të Varshavës që do të bëhej në Moskë dhe ftoheshin në atë mbledhje që të vinte sekretari i parë i partisë, Enver Hoxha dhe kryeministri Mehmet Shehu.
Para se të shkojmë te kjo konferencë, Qeveria në Tiranë a kishte një qëndrim në lidhje me këtë projekt- ide?
Thashë se nuk u vumë në djeni për Mur, por se do të bëhej një mbledhje për të diskutuar rreth sigurisë së vendeve të Traktatit të Varshavës. Ndërsa në Moskë mbledhja iu kushtua çështjes së Murit të Berlinit.
Zoti Alia, nuk kemi dëgjuar që Enver Hoxha të ketë shkuar më në Moskë pas mbledhjes së 81 partive?
Efektivisht është e vërtetë dhe Enver Hoxha nuk shkoi ne këtë mbledhje, atje nuk shkoi as Mehmet Shehu. U autoriziova unë në emër të partisë që të kryesoja delegacionin në këtë mbledhje dhe unë bashkë me ministrin e Jashtëm, Behar Shtylla dhe një grup këshilltarësh kam shkuar në Moskë.
Kjo ka qenë në vitin 1962, kam shkuar në Moskë, atje na pritën nga ana e sovjetikëve. Nuk më kujtohet ekzaktësisht dhe na çuan drejt në hotel. Të nesërmen në orën 10 bëhej mbledhja në Kremlin.
Në të njëjtën sallë ku ishte bërë mbledhja e 81 partive, ku ju keni qenë edhe në atë mbledhje?
Po në të njëjtën sallë, kam qenë edhe në atë mbledhje.
Më saktë brenda dy vitesh keni qenë dy herë në atë sallë në vitin 1960 dhe 1962 dhe të dyja rastet jeni përjetuar një moment historik. Si ju pritën kur të gjitha vendet përfaqësoheshin nga kryetarët e shteteve?
Aty ishin të gjithë sekretarët e parë të partive të lindjes, ndërsa nga sovjektikët ishte vetë Hrushovi.
Si u prit fakti që Shqipëria nuk përfaqësohej nga njëshi?
Po ky ishte edhe problemi që lindi aty. Kur unë dhe delegacioni hymë në sallën Gjeorgjevski, na pritën dhe na treguan vendin ku duhet të uleshim. Mbledhja ishte një kuadrat dhe tavolina jonë ishte e para, sipas alfabetit. Në krye ishte Hrushovi. Ne ishim në krahun e djathtë të tij në kënd. Kur hyra unë ishte Teodor Zhivkovi i Bullgarisë meqënëse njiheshim, u përshëndetëm.
Dhe u ulëm në vend, në fund erdhi edhe Hrushovi. Dhe ai filloi ta hapë mbledhjen në këtë kohë, do të tregoj se çfarë ndodhi.
Kur Hrushovi tha se hapim këtë mbledhje të udhëheqësve të vedeve socialiste, u ngrit Ulbrihti, ai ishte sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Gjermanisë Lindore, që ishte i interesuari direkt sepse Hrushovi tha se do të diskutojmë për Murin e Berlinit, sipas kërkesës që duhet të ishte bërë nga Gjermania.
Pra i pari që përmendi ngritjen e Murit ishte Hrushovi?!
Po. U ngrit Ulbriht dhe tha: “shoku Hrushov, jemi mbledhur këtu dhe shikoj që të gjithë sekretarët e parë kanë ardhur, por nuk shikoj që të ketë ardhur Enver Hoxha.” Hroshovi menjëherë m’u drejtua mua: “Shoku Alia, ku është Enveri?” I thashë: “Enver Hoxha nuk erdhi ne mbledhje se ishte pa qef.”
Ju po gënjenit?
Sigurisht. Ai ishte shëndoshë e mirë. Por, duhet ta them më përpara se pse nuk vajti. Ishte prolem sigurie. Kishte një mundësi që ndaj tij të bëhej ndonjë atentat, ndonjë vepër për eleminimin e tij. Kjo ishte bazuar mbi fakte, mbi atë që ndodhi dy vite më parë.
Për ta kujtuar që në mbledhjen e 81 partive në Moskë gjate kthimit, anullohet fluturimi Moskë – Beograd – Tiranë dhe gjithçka bëhet me tren…. dhe arsye thuhet se ka qenë arsye sigurie.
Në Konferencën e Moskës, kur mbasi mbajti fjalimin e vet, Enever Hoxha dëgjoi edhe replikat e të tjerëve ishte data 29 nëntor, ishte Festa e Çlirimit në Shqipëri dhe duhet të ishte këtu medoesmos dhe atëherë vendosi të largohej nga Moska dhe u largua bashkë me Mehmet Shehun të dy.
Mbetëm në Moskë Hysni Kapo dhe unë që e vazhdduam konferencën deri në mbarimin e saj. Enveri dhe Mehmeti erdhën me tren, kaluan në Budapest, pastaj në Itali, Bari dhe nga Bari me avion në Shqipëri.
Në ‘60-ën kishte vërtetë ndonjë dyshim? Pati sinjalizime?
Atëherë që kur ishim në Moskë në ‘60 pati një njoftim po them informacion nga rusë nga njerëz rusë nga ata që shërbenin për delegacionin tonë. Kur u largua delegacioni ynë nga shtëpia në
Ambasadë. Sepse mbasi mbajti fjaimin e vet Enver Hoxha nuk ndenji më në shtëpinë e pritjes, por Enver Hoxha dhe Mehmet Shehun shkuan në Ambasadë.
Në shtëpi ndenjëm unë dhe Hysni Kapo. Që atëherë, njerëz të shërbimit rus na thanë se mirë bëri Enver Hoxha që u largua, sepse nuk i dihej dhe më treguan për një person që është jo i sinqertë që mund të përbënte rrezik. Mbas dy vjetësh ishte ky dyshim që mos vallë mund të ndodhte diçka.
Ti rikthemi edhe njëherë mbledhjes se vitit 1962 kur ju thatë se Hrushovi ishte i pari që përmendi ngritjen e Murit të Berlinit. Ulbrhit u ngrit dhe kërkoi përse nuk kishte ardhur Enver Hoxha…?.
Po e lamë te fakti që Hrushovi më pyeti pse s’ka ardhur Enveri. Unë i thashë se ishte pa qef dhe për këtë asye Komiteti Qendror i Partise vendosi që të jem unë përfaqësuesi i qeverisë shqiptare.
Ai pyeti pse s’erdhi Mehmet Shehu dhe i thashë që edhe ai nuk ishte mirë prandaj udhëheqja vendosi kështu dhe nisi një debat mes meje dhe tij me fjalë. Ai thotë që ne e dimë që ti nuk je sekretari i parë.
“Po – thashë – une s’jam, por jam përfaqësues i PPSh-së dhe kam tagër që të përfaqësoj Partinë e Punës dhe të firmos çdo lloj vendimi për të cilin partia jonë do të jetë përgjegjëse.” “Por, kjo s’mjafton – tha, – duhet sekretari i parë.”
“Por ja, – i thashë unë – është sëmurë. Si të bëj. Po nuk është kështu, atëherë ju lutem shumë” – në atë kohe ngrihet një tjetër, ishte Derzhi i Rumanisë, udheheqesi i Partise Rumune, ai iu drejtua Hrushovit, dhe i tha se ky delegacion (delegacioni shqiptar) nuk është dhe delegacioni që ndodhej në sallë, ai s’duhet të qëndrojë.
Pastaj u ngrit Gmulka i Polonisë dhe tha se delagacioni duhet të ikë sepse ne s’mund të diskutojmë me çdo njeri, por duhet të jetë sekretari i parë.
Perfundimisht, Hrushovi më drejtohet mua dhe më thotë – “shoku Alia, i dëgjove shokët? Ata thonë të ikësh.” “Ata thonë por unë s’iki – i thashë – sepse unë kam ardhur të përfaqësoj partinë time.” Atëherë ata ndenjën dhe shikonin njëri-tjetrin.
Sepse me dhunë nuk ju nxirnin dot?
Po, edhe Hrushovi tha: “shokë, bëjmë 10 minuta pushim.! U ngritën të tërë ata dhe shkuan në fund, ishte një bufe dhe shkuan atje të tërë. Ndërsa unë u thashë shokëve: “rrini këtu, mos luani. I shikonim ata, po pinin kafe…ne qëndronim ulur”
Dhe le të themi që kjo situatë zgjati..?
Ata prisnin të largoheshin ne. Bënë shumë marifete, filluan të shuajnë dritat e sallës, e ulën tonin. Filluan edhe pastrueset të shkojnë në tavolina për të na krijuar ne një ambient që të largoheshim.
Erdhen edhe nga ata punonjës të aparatit të Komitetit Qendror te Partisë dhe më kërkuan që të largohesha. U fola dhe u thashë se puna juaj është kur të dal jo këtu. Unë s’dal prej ketu do të rrinim dhe njenjëm aty. Kjo zgjati gjysëm ore. Ata s’po hynin.
Pas gjysëm ore erdhën brenda të tërë, por në vend që të uleshin në tavolina dhe secili morri cënten dhe dolën nga porta dhe ikën fare e shtynë mbledhjen për të nesërmen. “Nesër në orën 9!” – i njoftoi Hrushovi.
Pra ishit shkaku ju që dështoi mbledhja?
Sigurisht. S’kishin ç’të bënin tjetër. S’mbeti gjë tjetër vetëm të na merrnin me forcë. Por, pastaj dolëm andej dhe u larguam edhe ne.
Shkuat të nesërmen në mbledhje?
Jo, s’kishte më kuptim të shkonim në mbledhje.
Ndërkohë komunikuat me Tiranën?
Komunikova menjëherë, mora në telefon shokun Enver, bisedova me të dhe më tha “kthehuni në Tiranë”. U nisëm të nesërmen.
Cila ishte arsyeja që gjithë vendet shtynë mbledhjen që mos ju kishin ju aty? Ishte thjësht perfaqësimi i ulët i delegacionit shqiptar, apo mbledhja realisht kërkonte praninë e numrave një në mbledhje?
Unë besoj se ajo ishte formale, aspekti pse nuk ishte Enveri. Ata donin njëfarë dënimi për Partinë e Punës që ju nuk e respektuat mbledhjen, nuk dërguat sekretarin e parë as kryeministrin, sepse kjo ishte mbledhje e sekretarëve të parë dhe thanë që më mirë të ikë ky delegacion se nuk ekziston për ne.
Zoti Alia, kur ju informuat Tiranën dhe Enver Hoxhën, cili ishte qëndrimi i Shqipërise le të themi për thelbin e kësaj mbledhjeje? Ngritjen e Murit të Berlinit dhe gjithë pasojat që e pasuan?
E vërteta është se ne nuk e morëm vesh menjëherë se do të ngrihej Murri i Berlinit. Ajo vetëm kur u shpall më vonë e mësuam se çdo të bëhet. Kur e morëm vesh, natyrisht, neve u habitem që arriti puna deri në këtë gradë sa të vihej një mur në një qytet dhe na u duk e çuditshme se si mund të mbrohet një qytet duke vënë një mur.
Pra, ju e interpretuat më shumë si çështje sigurie se sa si çështje ideologjike?
Si çështje sigurie, pa dyshim se nuk kish problem ideologjik, ky ishte problem sigurie mes dy gjermanive dhe asgjë më tepër.
Pra, ky ishte edhe interpretimi ynë. Në atë kohë ishte Lufta e Ftohtë dhe çdo aksion dhe veprim shihej në këtë këndvështrim se çfarë persioni dhe prpjekjesh bëheshin kundër vendeve socialiste.
Zoti Alia patet një rrëfim interesant treguan se si keni qene ne mbledhjen kur ishte vendosur ngritja e Murit të Berlinit dhe peripecitë e delagionit shqiptar atje. Mesa mbaj mend është vërtetë hera e parë që flas për këtë çështje.
Atëherë, ju thatë se qëndrimi i Shqipërisë komuniste ishte disi skeptik për Murin e Berlinit, që në njëfarë mënyre kërkonte të izolonte lindjen nga perëndimi. Më duket pak ironike,që këtë qëndrim e kishte një rregjim që e kishte praktikë izolimin e vendit nga perendimi apo edhe lindja. Ju kishit moton “Ne s’jemi as lindje dhe as perëndim!” Tani ka dy probleme kur diskuton për këtë.
Një problem është ideologjik dhe një problem kombëtar. Domethenë ideologjik se ne i përmbaheshim koncepteve tona marksiste – leniniste dhe nisur nga mendimet tona nuk ishim dakort me pikpamjet e kundershtareve tanë qofshin imperialistë, qofshin revizionistë.
Problemi kombëtar është koncepti i mbrojtjes së atdheut, kufijve dhe lirisë e pavarësisë së tij. Neve kemi qënë konsguentë edhe në planin ideologjik, ku mundet edhe e kemi teperuar ndonjehere.
Ndonjëherë?!!!
Po mirë, jam dakord me ty që kemi qenë mjaft ekstremë ne atë drejtim por kemi qenë korrektë dhe të vendosur në mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë. Për 40 vjet Shqipërisë nuk i ka ndodhur asnjë gjë e keqe.
Dhe ka qenë pushteti popullor me Partinë e Punës që ka mbrojtur këtë. Ne nuk hezituam të nxirrnim jashtë kufijeve flotën ruse në Vlorë, kur ne e konsideruam se ajo përbënte një rrezik për sigurinë kombëtare.
Megjithatë, duhet të biem dakord të dy, për faktin që regjimi juaj mbronte jo thjesht me pasion, por me masa ekstreme sigurinë kombëtare ishte se kjo ishte mënyra më e sigurt se ju do të qëndronit në pushtet sa më gjatë apo jo?
Unë s’do të jem dakord me këtë ide sepse ju e personalizoni çështjen e mbrojtjes së atdheut.
Jo, une po them se kishte diçka personale te ju….. Jo s’kishte asnje gje personale sepse per mua atdheu është nje nocion jopersonal. Atdheu është nje pasuri e te gjitheve, e te gjithe popullit, askush nuk ka te drejte qe te thote qe te jete i lire apo jo apo te vendose qe kjo pjese është e jona apo ta falim.
Pra, ju për shembull po te kishit qene akoma ne pushtet nuk do ta kishit nenshkruar këtë marreveshje të kufijeve me Greqine..?
Une s’di kontretisht si qendron ajo marreveshje…
Po thone qe greket do te marrin ujrat deri ne 900 metra largSsarandes. Nese është e vërtetë qe marreveshja qe është bere me Greqine……… Pritet te miratohet nga Kuvendi te henen.
Nuk e di a do ta miratoje Kuvendi, por neqoftese kjo marreveshje vërtetë parashikon qe nje pjese e ujrave territoriale te vendit, jo me qindra kilometra, por edhe me nje meter katror është krim. Krim kombetar dhe nuk duhet ta aprovoje as Kuvendi as qeveria jone.
Ne fakt nga rregjimi juaj trasheguam edhe nje gjendje lufte me Greqine. nuk mendoni qe është mire qe kjo gjendje perfundoje?
Tani me fute ne politiken e jashtme. Kur kemi vemdosur marrdheniet diplomatike me Greqine ka qene viti 1987 ka qene minister i jashtem Papulias qe sot është president i Republikes se Greqise dhe mbaj mend qe kur e kam pritur Papuliasin heren e pare apo te dyte. Papulias me komunikoi; zoti president ju njoftoj se qeveria greke e hoqi ligjin e luftes mes Greqise dhe Shqipërise.
Natyrisht, ishte nje gezim nje kenaqesi e madhe dhe ja shpreha atij direkt se kjo i hap rrugen marrdhenieve te ngushta mes dy popujve tane sepse kemi shume gjera te perbashketa, intersa te medha nje te ardhme te perbashket dhe ta them sinqerisht kam mbetur i mahnitur kur kam marr vesh me vone se gjendja e luftes vazhdon akoma sepse nuk e ka aprovuar vendimin Parlamentin grek, i cili duhet ta miratonte se ate e ka firmuar mbreti i gerqise.
Dhe Parlamenti akoma nuk e aprovon. Une kam patur diskutim miqesor me nje ambasador grek dhe i thashe se kam mbetur i ofenduar sepse kur Papulias me tha keshtu une e besova se është hapur rruga per te zgjidhur te tera problemet qe kemi ne me Greqinë midis te tjerave edhe me problemin çam. Problemin e pasurive te tyre vajtje-ardhjes familjeve qe është nje problem njerezor jo me politik.
Ai me shpjegoi: zoti Alia mbreti e ka firmosur, sepse Parlamenti se ka bere sepse asnje qeveri nuk ja kerkoi Parlamentit grek. Pra marrdheniet tona me greqine nuk mund te jene miqesore dhe vllazerore sic duhet te jene nese mes dy vendeve tona nese nuk ka qartesi. Pse te lihet nje problem kombetar ne mes.
Mire ligji i luftes per te cilin une akoma ngul kembe nuk është e drejte qe te jete ne fuqi. Ai duhet eleminuar. Tani kemi hyre ne nato jemi aleate me greqi,. Cdo bejme do luftojme. Ne Nato dhe ne gjendje lufte?! Anakronike.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24209. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24209

Molinari: Klarineta ime si një kloun Klarinetisti zviceran, Ernesto Molinari, performon në Hotel Dajti dhe bashkë me Fatos Qerimin mban leksione për studentët e Akademisë së Arteve
Mbrëmjet me muzikë jazz nga instrumentistë të huaj janë bërë të zakonshme në Tiranë. Ernesto Molinari, është një nga ata. Klarinetisti austriak performoi në Hotel Dajti dhe të enjten në “Rogner” interpretoi jazz bashkë muzikantin shqiptar Fatos Qerimi. Molinari është një artist i prirur ndaj muzikës së re bashkëkohore dhe improvizimit.
U vu re edhe atë mbrëmje, ku të pranishmit shijuan dhe u argëtuan me muzikën që dy artistët krijuan aty për aty. Gjatë qëndrimit njëjavor në Shqipëri, në kuadrin e Javës Austriake të Kulturës, Molinari mbajti disa orë leksione për studentët e Konservatorit dhe pa se jazz nuk është muzikë e huaj për shqiptarët.
Ernesto, disa prej të pranishmëve mbrëmë të pandehnin si artist italian. Një gabim ky, për shkak të emrit?
Po, por unë kam lindur në Lugano, një qytet në jug të Zvicrës. Kam jetuar shumë kohë në Austri dhe më pas në Amsterdam. Nëse më pyesni sesi ndihem, atëherë ju përgjigjem: “Jam evropian”.
Keni një javë që jepni koncerte dhe zhvilloni trajnime me studentë të Akademisë së Arteve. Si t’u duk Tirana?
Një qytet në ndryshim, në lëvizje, energjik. Rrugë që rikonstruktohen dhe të rinj kuriozë për të ditur më shumë, të interesuar për të renë.
Po niveli i tyre muzikor?
Është pak e vështirë për t’u përcaktuar. Studentët sapo kanë filluar semestrin, sapo kanë ardhur nga pushimet dhe nuk janë praktikuar gjatë 3 muajve. Atje ku unë jap mësim, në Akademinë e Arteve në Bernë, nuk ndodh kështu. Nuk dua të bëj krahasime, por studentët atje nuk rrinë kaq gjatë pa u ushtruar.
Nga master classe-t që zhvillova, vura re se kanë një talent natyral dhe një vesh muzikor. Mendoj se kjo vjen nga tradita muzikore folklorike që ky vend ka.
Çfarë u mësove studentëve?
Kursi u përqendrua te mundësitë që teknikat e reja bashkëkohore ofrojnë. Teknika bashkëkohore, si frymëmarrja në vazhdim, ndryshueshmëria e tingujve, mënyrat e ndryshme të artikulimit në klarinetë.
Në fillim u shpjegova që ekziston një teknikë e tillë dhe më pas praktikimin. Një lloj stimuli për t’u njohur me muzikën e re. Ka pasur edhe një leksion në improvizim të lirë. Unë eksperimentoj shpesh me improvizimin e muzikës së re bashkëkohore.
Muzika e re ngjan një term pak i përgjithshëm. Më konkretisht?
Ka një traditë të muzikës së re bashkëkohore pas Luftës së Dytë Botërore. Në Darmstadt të Gjermanisë, ka një shkollë verore, në të cilën zhvillohen kurse për muzikën e re. Falë këtyre kurseve,
Darmstadt është qendra më e madhe e muzikës moderne, veçanërisht për kompozitorët gjermanë. Kjo lloj muzike ka një publik të kufizuar. Edhe këtu në Shqipëri e vura re këtë gjë.
Kurse ndaj jazz-it patë një tjetër reagim, apo jo?
Po është e vërtetë. Ndaj jazz-it ishin më të hapur, e pëlqenin dhe u krijua atmosferë. Unë nuk jam një muzikant jazz-i, pasi kam studiuar muzikë klasike, por më pëlqen ta luaj këtë lloj muzike, të improvizoj me të. Më pëlqen ritmi që kërkon në interpretim, por që të fal edhe kur e dëgjon.
Na trego pak për lidhjen shpirtërore me klarinetën. Është si një klloun, herë qesh dhe herë është e mërzitur, në varësi të atyre që dua të shpreh. Nëpërmjet saj arrij të tregoj të gjitha ato që ndiej.
Si ishte bashkëpunimi me Fatos Qerimin?
Ndihet fakti që Qerimi vjen nga një familje, që i ka rrënjët muzikore shumë të thella. Më duket gjeniale që si klarinetist, ai interpreton edhe në violinë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24212. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24212
Ardit Gjebrea rrëfen jetën jashtë ekranit: Dashuria, thembra ime e Akilit Intervista/Ardit Gjebrea rrëfehet. Babai i një vajze 8 – muajshe e gjysmë, puna në televizion së bashku me bashkëshorten, Anila dhe largimi i Jonit me studime jashtë. Tregimi për një jetë të shkruar në pentagrame.
Ku fillon dilema e Ardit Gjebresë?
Ende pa filluar biseda, një e qarë fëmije dëgjohet në sfond… . Menjëherë e kuptuam se nuk ishte e qarë origjinale, por zilja e telefonit. Prej tetë muajsh e gjysmë, thirrjet në aparatin e tij të celularit vijnë nga ky zë bebeje, kjo jo rastësisht, por prej kaq kohësh Ardit Gjebrea është bërë baba për herë të dytë, po këtë radhë me vajzë.
Pasi kishin kaluar 17 vjet nga lindja e djalit, çifti Gjebrea nuk nguroi që të sillte në jetë një vajzë, Anna. Me ardhjen e saj, Arditi pohon se jo vetëm që i ka ndryshuar jetën por edhe karakterin. E ka bërë më të ndjeshëm, aq sa kur i përmend emrin i shkëlqejnë sytë. Ishte një bekim për t’ia bërë jetën më të bukur, një melodi që do ta zgjonte ndryshe çdo mëngjes.
Në këtë rrëfim për “SH2″-shin Arditi tregon jetën e tij pranë vajzës së vogël, djalit, bashkëshortes dhe nënës. Por, pas gjithë këtyre, për të një pjesë shumë e rëndësishme është edhe puna. Dita fillon duke takuar personat dhe ideatorët e programit të së “Dielës Shqiptare” për të diskutuar temat, të ftuarit, baletin, muzikën dhe gjithçka që përmban ky program.
Një spektakël me 7 orë transmetim direkt është super lodhje, që mbi të gjitha kërkon energji për ta përballuar. Por, ai nuk është vetëm, për çdo rubrikë në emision ka një shoqëruese; Sonila Meço, Balina Bodinaku dhe Blerina Bombaj.
Të trija vlerësohen për aftësi origjinale në fushën e tyre. Nuk janë vetëm këto, një person shumë i rëndësishëm që Arditi e quan “thembra e Akilit” është edhe Anila (bashkëshortja) prej dhjetë vejtsh ajo është krahu i djathtë i tij, duke e ndihmuar, mbështetur dhe këshilluar për çdo gjë.
Me çfarë melodie u zgjove sot në mëngjes?
Në mëngjes më zgjon Anna. Ajo nuk zgjohet duke qarë për fat të mirë, po zgjohet me guga. Janë ato gugat që bëjnë fëmijët që në mëngjes dhe është zgjimi më i bukur në botë që më bën.
Sa muaj ke që zgjohesh nga kjo melodi?
Tetë muaj e gjysmë, sa është Anna.
Ju kishte munguar më parë një zgjim i tillë?
Nuk e mbaja mend me Jonin, sepse kanë kaluar gati 18 vjet. Më vjen keq që kanë kaluar kaq vite dhe unë e kam humbur, sepse do të më pëlqente që të kisha të paktën katër zgjime të tilla, që do të thotë katër fëmijë .
Nuk është lodhur Arditi duke punuar të dielën? Keni realizuar Tele-Bingon ditën e diel dhe tani “Të dielën shqiptare”.
Është e tmerrshme, sepse kur unë mbarova kontratën me Tele-Bingon pas tre vitesh, u betova dhe thashë; kurrë më, dhe e deklarova këtë gjë. Tashmë, mund të them me plot bindje që kurrë mos thuaj kurrë. Paske gjithmonë një nostalgji, një rikthim e cila erdhi fuqishëm tek unë.
Tek bëja “Tele-Bingon”, humba të dielat e mia, humba fundjavat, udhëtimet, koncertet, humba albumin, saqë pas përfundimit të saj unë punova një vit të tërë për të realizuar albumin “Ja ku jam”. Mirëpo më mungoi kontakti i përhershëm me televizionin.
Ndjeva që “Kënga magjike” nuk mund të ishte një kontakt televiziv që spektatorët të ndiejnë dëshirën time për të qenë pranë tyre. Kështu që, “E diela…” me një format, sigurisht, ndryshe me kishte munguar.
Tani jo vetëm që nuk jam i lodhur, por jam i lumtur dhe kam një sadisfaksion shumë të madh. Si erdhët deri te një format më orë të tëra në transmetim të drejtpërdrejtë? Duhet të jetë shumë i lodhshëm.
Është një format shumë i lodhshëm. Është i tillë sepse varet se si e pozicionon veten. Duke qenë jo vetëm prezantues, por në një farë mënyre edhe bashkautor i këtij programi.
Duke kuruar së bashku me regjisorin, Pali Kuke, dhe me skenaristin, Aldon Lipe, të gjitha detajet me formimin e këtij programi, tashmë që ka ardhur edhe Sonila, jemi bërë katër, me dietologen Blerina, dhe me Balinën, sërish prezantuese u bëmë gjashtë. Kështu që ekipi ka marrë një formë dhe marrëdhënie jo vetëm profesionale, por edhe dashurore, nuk ka sukses në se nuk e dashuron punën që bën. Kur ka lumturi në një familje, ajo reflektohet edhe jashtë.
Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Bandën Muzikore dhe me mjeshtrin Shpëtim Saraçi, ka një harmoni me grupin e baletit dhe me koreografin Albi Nako, eleganca unike vjen në imazhin kuruar nga Joni Peci, prapavija mbështetet fort nga Ivi ynë, ndërsa koordinimi bëhet me shumë kujdes nga Anila, kështu të gjithë bashkë nuk kursejmë asgjë dhe bëjmë gjithçka për të dhënë maksimumin, pastaj ky maksimum është relativ dhe i lihet publikut në dorë që ta vendosë.
Këtë sezon ju shohim mes tre femrave, të cilat kanë karaktere dhe formime të ndryshme profesionale, si ndihesh mes tyre?
Të them të vërtetën është përgjegjësi, gjëja më e vështirë është të mbash emrin dhe duhet të punosh përditë që ta mbash në nivele profesionale emrin, sepse kohë të ndryshme sjellin prurje të reja.
Audienca kërkon gjithmonë ndryshim dhe prurjet që vijnë në treg janë ndonjëherë dhe tepër pretencioze me realitetin dhe të vendosin me shpatulla pas murit. Kështu që, shpeshherë në krah të një prezantuesi, kur është titullar, vendosen valeta që shërbejnë thjesht për bukuri.
Jam i lumtur që në rastin konkret, përveç aftësive që kanë, këto janë tre femra të bukura dhe prapë mund të çlodhësh sytë…Në rastin konkret, Sonila është një super gazetare. Është një ndër figurat më të spikatura në botën femërore të gazetarisë shqiptare. Por, është edhe e bukur dhe shumë seksi…
Ky është një bonus që Zoti i ka dhënë Sonilës. Blerina është e paparë në fushën e saj. Dhe ajo që më ka befasuar sidomos në sezonin e dytë, është aftësia e komunikimit televiziv. Ka shumë njerëz të aftë, të cilët e kanë të vështirë të komunikojnë nga televizioni. Lirshmëria e saj më bën të ndihem sikur kam vite që prezantoj me të në krah.
Balina ishte një befasi e mbartur nga sezoni i kaluar. E ftuar një herë në rubrikën “pro dhe kundër” na bëri shumë përshtypje. Konstatova menjëherë se me të mund të formoja një çift shumë të mirë për show televiziv dhe që sezonin e kaluar u piketua. I gjithë stafi kishte të njëjtin mendim, për ta ftuar Balinën në këtë program. Balina është duke na befasuar çdo javë, pasi është e kompletuar në kërcim, këngë dhe prezantim.
Deri tani keni thënë vetëm fjalë të mira, për punën që bëni në grup, por dihet dhe është i pashmangshëm debati, ju bëni debat dhe për çfarë?
Oooo, çdo ditë bëjmë debat, për shumë elemente të se dielës: temën e “pro dhe kundër”, mënyrën si do të hapet spektakli, mënyra si do të rritet tensioni gjatë orëve në vijim, lojërat e këngëtarëve e shumë e shumë të tjera.
Si arrin që të jeni çdo të diel në formë, pasi në mos jeni, duhet të dukeni mirë përpara publikut. Çfarë bën Arditi për të qenë kaq sportiv?
Punë, punë dhe vetëm punë.
E vetmja gjë që më mban në formë. Dikur bëja edhe pak palestër, por e diela më ka mbytur dhe nuk më jep kohë fare, por këtu ka edhe Blerina dietologia meritën e saj duke shtuar kujdesin e nënës sime dhe Anilës, që nuk ka mëshirë te pjatat me pak yndyrë .
Së bashku me ju, por prapa kuintave punon edhe bashkëshortja juaj, sa kohë u bënë që punoni bashkë? Sa e rëndësishme është ajo në punën tuaj?
Është “thembra e Akilit” në personazhin Ardit Gjebrea dhe po kështu është edhe tek Arditi – njeri. Kemi rreth 10 vite që punojmë bashkë dhe është ekuilibri im, qetësia ime, komoditeti im.
Nëse kam sukses, është e vërtetë thënia që pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë. Po zbuloj dhe një sekret: unë nuk bëj asgjë nëse Anila nuk e aprovon, të gjitha vendimet e rëndësishme i marrim bashkë.
Ajo ka vetinë të njohë më mirë njerëzit se unë, është më analitike dhe njëkohësisht më e butë, i zgjidh problemet me logjikë dhe drejtësi. Më mbulon gjithë ngutjet e mia në punë Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24215. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24215
Nrrugë (Noizy Ft. Blazer & Shadow)
Nuk jom i sigurt kur veç nigjova njonin tu thon OTR OTR E tjetri doli nga makina e i lëshoj tre pluma dyve S’kam ça me than veç kush na ka inatin rahmet past
OTR, hyn mbrenda pak si tap Me kapuça ngrykë, gishtat nalt prra prra Kush do mu shty, jena knej mirsevini Le t’hyn mes, kush mendon se osht ma trimi Jena t’part, simboli i OTR Kurora mbi kry, si helmeta e ushtarit Jena t’musht deri aty ku s’bon mo Gishti kur m’kruhet boj dom pa bo za Ni shkrepje, dy shkrepje ndrroj flakës Sikur kaseta ngecje, koment që bëra tjerve t’part M’burrem se jam OTR Kush nuk e din le ta din se jena t’part Na repin e Shqipnisë e kena ndorë veq na E kta tjert më fal s’kan ça me ba
Ref. 2x Nji qëllim për marrit n’stratosferë Jam nalt n’atmosferë, s’mun m’prekin jam si erë Na jena n’rrugë, ditë për ditë jena n’rrugë Nuk ka sen që na tutë, e kta për ne jan shumë t’butë
OTR
Qon pesh gati mu desh N’radh një nga një për me nejt afër nesh Mvjen me kesh se ndrroj situata OTR n’club tash pritet disfata Deri n’fund je me mu qiko knej Sillu knej se për ty nis betejë Si ti nuk gjej e ti si unë nuk gjen Për ty ja vlen po ta thom m’lem pa men Rri nga kjo ana zonjushë, se ka Don Zhuana sa dush Pin marihuana kur dush, e s’bon mu dush zonjushë E qitja tymin sot, e mos e maj kanunin kot Rri me këtë çunin sot, tjerët s’na ngulin dot Shishat nalt sepse sonte jom i gzushëm Natë të paharrushëm, kta djem të pa nalushëm S’e di kush tha që si kta nuk ka I ke ra pites qiko, se bash si na nuk ka
Ref. 2x Nji qëllim për marrit n’stratosferë Jam nalt n’atmosferë, s’mun m’prekin jam si erë Na jena n’rrugë, ditë për ditë jena n’rrugë Nuk ka sen që na tutë, e kta për ne jan shumë t’butë
Noizy: Thu që s’jom normal nashta veç pse jom i pishëm
Kush em don, jena thjesht t’pa arritshëm Mos lyp krahasim, je pa keqkuptim Të njejt jena krejt, OTR s’ka dallim Veç me shkëlqim vina, prap si përherë Nuk ka reper që lyp sherr, ja bojm terr Nervat flakë kur ma sheh fitoren n’sy Po unë e di që ti e din që me ne s’bon mu shty Kshtu që maje venin se me mu nuk del hesapi Bir çka me ba që gjitha veprat m’dalin mirë Nuk e kom vështirë, gjitha t’vërteta N’rrugë çdo minut, gjitha senet mi msoj jeta Ta qi seriozitetin, mu m’pëlqen me lujten lojna Shokt tu t’kap përkrahi sepse kshtu ka lezet fitorja E ndajm me ta kshtu që shishat përpjetë Nuk mun i prek OTR jon të vërtetë
Ref. 2x Nji qëllim për marrit n’stratosferë Jam nalt n’atmosferë, s’mun m’prekin jam si erë Na jena n’rrugë, ditë për ditë jena n’rrugë Nuk ka sen që na tutë, e kta për ne jan shumë t’butë
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4712. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4712

Ferit Hoxha: Grekët e duan detin për naftën Drejtuesi i grupit të punës së marrëveshjes rrëfen se Greqia e kërkoi kufirin në 2006, kur firma MEDOIL tha se kishte naftë në Jon
Ish – Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, drejtuesi i grupit të punës për hartimin e marrëveshjes detare me Greqinë, Ferit Hoxha, ka sqaruar dje bisedimet dypalëshe tre- vjeçare me homologët helenë.
Pasi bëri një përshkrim të sfondit historik të së kaluarës, lidhur për këtë problem, Hoxha theksoi se pala greke është interesuar për përcaktimin e kufijve detarë në vitin 2006, vetëm pasi është informuar për kërkime nafte që po kryeshin në atë zone.
Historiku
Ambasadori i vendit tonë në OKB, Ferit Hoxha sqaroi se Shqipëria dhe Greqia, si dy vende fqinje bregdetare, nuk kanë përcaktuar asnjëherë më parë kufijtë detarë nëdërmjet tyre. Protokolli i Firences i 26 Korrikut 1926, përcakton vetëm kufirin tokësor.
Më 9 prill 1993, gjatë takimit të komisionit miks shqiptaro-grek, nga zëvenëdësministri i atëhershëm i jashtëm, i është propozuar palës helene që të bëhej një marrëveshje për ujërat e përbashkëta dhe shelfin kontinental. Pala greke nuk dukej të ishte e përgatitur të bënte të njëjtën gjë.
Ky problem është ngritur po nga zv. ministri edhe në qershor të vitit 1993, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes dy MPJ-ve, por pala greke nuk ka kthyer asnjëherë përgjigje dhe nuk tregoi asnjëherë ndonjë interes. Edhe ish kryeministri Meksi, në maj 1993, e ka ngritur si problem, por përsëri qëndrimi i palës tjetër nuk ka ndryshuar deri në vitin 2006.
Kërkimet e naftës
“Kërkesa e palës greke për t’u angazhuar në këtë ushtrim, erdhi pas publikimit në një të përditshmeje shqiptare të një harte që përcaktonte vendin se ku po kërkohej naftë në det, nga një kompani e huaj, e licencuar nga qeveria shqiptare, Medoil”, – theksoi Hoxha.
Ai vijoi më tej: “me pretendimin se po kërkohej të shfrytëzohej në një territor, i cili sipas përllogaritjeve greke, gjendet në një hapësirë detare që koincidon me atë që do të ishte vija mediane, kërkoi që të angazhoeshin në negocimin e shefit kontinental dhe hapsirave përkatëse ujore.
Duke mos parë ndonjë kundërshtim për t’u angazhuar në një ushtrim që pala jonë e ka kërkuar vite më parë, është krijuar me urdhër të kryeministrit, grupi ndërinstitucional i punës me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Drejtësisë, Institutit të Hidrografisë Ushtarake, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës etj. Bisedimet janë zhvilluar në harkun kohor 2006 – 2009. Gjatë kësaj kohe janë bërë përgatitjet e nevojshme për bisedime, janë zhvilluar disa raunde bisedimesh në Tiranë dhe Athinë”.
Bisedimet
Hoxha pohoi: “të dy shtetet janë palë në Konventën e Montego – Bay për të Drejtën e Detit, e cila njihet dhe si “Kushtetuta e Deteve” – UNCLOS, dispozitat e së cilës kanë qenë udhërrëfyese të këtyre bisedimeve.
Palët vinin në takim nga eksperienca të mëparshme të ngjashme, marrëveshja për ndarjen e shelfit kontinental me Italinë, e përfunduar nga pala greke në vitin 1977, ndërsa nga ana jonë, po me Italinë, në vitin 1992.
Përcaktimi i kufirit detar me Greqinë është me rëndësi dhe interes të dukshëm për Shqipërinë, pasi është i lidhur natyrshëm më sovranitetin shtetëror, por ka rëndësi edhe për sa u përket fushave të lundrimit, të peshkimit, të çështjeve mjedisore, shfrytëzimt të nëntokës apo kërkimeve shkencore, shfrytëzimi i të cilave kërkon përcaktime të sakta juridike dhe gjeografike”.
Ai shtoi se procesi i bisedimit nuk ka qenë i lehtë, se janë organizuar me dhjetra takime pune, ku ka pasur edhe momente të vështira. Kryesuesi i palës shqiptare theksoi se, “ka pasur diskutime të shumta, shepeshherë edhe debate me orë të tëra me palën greke, shkëmbime informacioni sipas nevojës për të qetësuar pozicinet dhe qëndrimet”.
Legjislacioni
“Legjislacioni shqiptar, në evoluimin e tij në vite, nuk ka pasur asnjëherë një përcaktim të qartë përsa i përket kufirit detar me Greqinë. Ujërat territoriale shqiptare, në deklarimet e shtetit shqiptar kanë qenë në fillim 6 milje, pastaj 12 e më pas 15 milje dhe janë kthyer përsëri në 12 milje.
Duke u bërë palë në UNCLOS, ky diskutim është i mbyllur sepse konventa e përcakton qartë që ato janë deri në 12 milje detare”. Hoxha theksoi: “për të qartësuar faktin që vija e vjetër e përcaktuar më parë nuk është e vërtetë, pasi nuk ekzistojnë as koordinata të sakta gjeografike mbi të cilën të ekzistonte një vijë ndarëse e kufirit ujor.
Në Arkivin e Shtetit Shqiptar nuk ka asnjë përcaktim juridik dhe as gjeografik, se ku ndodhet kjo vijë ndarëse, përveç hartave illustrative, të hartuara nga institucionet, por pa asnjë efekt juridik apo shkencor.
E vetmja vijë ndarëse me Greqinë është ajo që përcaktohet nga mërrëveshja e nënshkruar këtë vit. Negocimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes me Geqinë, është baza e vetme juridike që mundëson përcaktimin e vijës ndarëse, apo me termin e përgjithshëm, përcaktimin e kufirit detar ndërmjet dy vendeve”.

Kompania, kërkime në bregdet “Joni 5″ nga Shqipëria e Jugut afër kufirit verior të Greqisë
MedOil, “zbuloi” 1.6 miliardë barrela naftë në Jon
Grekët e duan pjesën e detit, për naftën. Rrëfimit z. Ferit Hoxha, ish – sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme dhe kryetari i grupit që përfaqësoi Shqipërinë në bisedimet për ndarjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe aktualisht ambassador i Shqipërisë në OKB, i shtohen edhe të dhënat e shumta për pasuritë që fshihen nën tabanin e detit Jon dhe atij Adriatik. Bëhet fjalë për rezerva të shumta nafte dhe gazi, që sipas pretendimeve të firmave të huaja, do të zbulohen së shpejti.
Radioja britanike BBC, intervistoi në vitin 2006, z. David Thomas, drejtor i kompanisë MedOil, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me qeverinë shqiptare për kërkimin e naftës dhe gazit, sipas të cilës kjo kompani do të ketë të drejtë të zhvillojë kërkime në detin Jon dhe Adriatik për një afat 20 – vjeçar. Tomas shprehej se rajoni i Mesdheut është fokusi aktual gjeografik.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Tiranë në shtator 2006, mes ish-ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Rulit dhe drejtorit ekzekutiv të MedOil, Xhozef MekNajf, parashikoheshin tre faza kërkimi brenda shtatë vjetësh me një kosto prej 20.3 milion eurosh.
MedOil, e cila përqëndrohet kryesisht në eksplorimin në Evropën Jugore dhe Afrikën e Veriut, u lejua të punojë brenda të ashtuquajturës bregdeti “Joni 5″, afërsisht 2,500 km katrore të tabanit detar nga Shqipëria e Jugut, duke u shtrirë deri në kufirin verior të Greqisë.
Drejtori Dejvid Thomas, duke komentuar marrëveshjen me qeverinë shqiptare tha: “Jemi të kënaqur që na është dhënë leja e këtij bregdeti me perspektivë të lartë, në bllokun e të cilit janë identifikuar tre ndërmarrje hidrokarburesh, të gjitha me analoge të suksesshme në rajonin e Adriatikut.
Një numër shembujsh dhe parashikimesh janë hartografuar tashmë, duke përdorur të dhënat sizmike ekzistuese 2-D,” shtoi ai.
Kompania britanike do të kryejë eksplorimin në tre faza në detin Jon nga gadishulli i Karaburunit në qytetin më jugor të Sarandës dhe në zonën e Durrësit në detin Adriatik.
“Faza e parë do të zgjasë dy vjet, i dyta tre dhe e fundit dy vjet të tjera. Kontrata, në rastet kur ka zbulime të burimeve të reja, do të jetë 20 vjet.
Ministria ka bërë kërkimin e vet në zonat e lira për eksplorim, për naftë dhe gaz në tokë dhe në det dhe tani i ka gati ato për kompanitë ndërkombëtare,” shpjegonte Ruli. Një vit më vonë, në gusht 2007, MedOil e Britanisë, njoftoi se kishte përfituar të drejtat e zbulimit dhe të zhvillimit për hidrokarburet në detin Ion.
Ajo do të drejtonte operacionet e saj në një zonë që shkon nga gadishulli i Karaburunit deri në qytetin më jugor të Shqipërisë, Sarandë. Statistikat zyrtare parashikojnë se mund të gjenden deri në 1.8 miliardë barrela rezerva nafte. Sipas kontratës, qeveria do të marrë midis 10% dhe 60% të të ardhurave të naftës, bazuar në thellësinë e shpimit.
Analistët llogarisin që përqindja ka gjasa të jetë midis 10% dhe 12%. Firma britanike po investon rreth 20 milion $ në projektin gjatë shtatë viteve të ardhëshëm. Ajo ka të drejtën kontraktuale të shfrytëzojë burimin për 20 vjet duke filluar nga data e gjetjes së naftës.
Lapsus?
Ndarja e kufijve, Gërveni: “Kufijtë, edhe për kontrabandë”
Lapsus apo e vërtetë? Admiral Kristaq Gerveni, ndërsa po fliste dje pas z. Ferit Hoxha për gjirin e Sarandës, për konceptimin e kalsifikimit të tij, si dhe për përfitimet që vijnë nga ndarja e kufijve detarë, në një moment u shpreh: “Ndarja e kufijëve të ujërave detare është me rëndësi të veçantë për lundrimin, peshkimin dhe kontrabandën”.???!!!(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24203. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24203

Kosovë, Kuvendi ratifikon marrëveshjen e kufirit me Maqedoninë PRISHTINE- Kuvendi i Kosovës ratifikoi Marrëveshjen për demarkacion fizik të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë me 81 vota pro, 3 kundër dhe 2 abstenime. Votimi u zhvillua me dorë në një seancë të re të jashtëzakonshme pas seancës së parë që u mbajt po sot.
Kosovë, dështon votimi për marrëveshjen e kufirit
PRISHTINË- Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar dhe ratifikuar marrëveshjen për demarkacion të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.
Në një deklaratë të Qeverisë së Kosovës thuhet se “kjo marrëveshje rikonfirmon subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe forcon pozitën e saj lidhur me procesin e legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë, që do të mbahet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Pas votimit të parë, Kuvendi nuk e ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin e kufirit mes Kosovës e Maqedonisë, të miratuar mbrëmë nga qeveritë në Prishtinë dhe Shkup.
Kuvendi nuk arriti të mbledhë 80 votat e nevojshme për të ratifikuar marrëveshjen, meqë pro votuan 67 deputetë, 7 ishin kundër, ndërsa 9 abstenuan.
Aktualisht po mbahet një takim mes kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe shefave të grupeve parlamentare.
Pritet që seanca e Kuvendit të vazhdojë sërish pas këtij takimi. /rtk/rel/telegrafi/
Feith: Marrëveshja për demarkacionin, hap historik
PRISHTINË- “Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë për demarkacionin e plotë dhe përfundimtar të kufirit të tyre të përbashkët është hap historik, i cili e përmirëson stabilitetin rajonal”- ka thënë Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith.
“Përgëzoj qeverinë e Kosovës dhe atë të Maqedonisë për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit. Në cilësinë e PCN-së në Kosovë dua të përgëzoj kryeministrin Hashim Thaçi për rolin e tij të rëndësishëm në këtë proces. Ata e kanë përfunduar punën e tyre në kuadër të Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin (PGJS)”, u shpreh Feith.
Sipas tij, marrëveshja paraqet një arritje historike, e cila do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë rajonale.
Qeveria e Kosoves ka nënshkruar dje ne mbrëmje marrëveshjen ndërshtetërore për demarkacionin e kufirit me Maqedoninë.
“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në zbatim të procesit të paraparë në Nenin 3 të Aneksit VIII të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të datës 26 mars 2007 për Demarkacionin fizik të kufirit, qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar sot Marrëveshjen Ndërshtetërore me Republikën e Maqedonisë për Demarkacionin fizik të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë”, njoftoi qeveria mbrëmë me anë të një deklarate.
Në deklaratë thuhet se “kjo marrëveshje rikonfirmon subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe forcon pozitën e Republikës së Kosovës lidhur me procesin e legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë, që do të mbahet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”.
“Për më tepër, kjo marrëveshje është në shërbim të thellimit të bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal dhe e shpejton rrugën e Kosovës në procesin e integrimeve euro-atlantike”, përfundon deklarata.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24206. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24206
Nrrugë (Noizy Ft. Blazer & Shadow)
Nuk jom i sigurt kur veç nigjova njonin tu thon OTR OTR E tjetri doli nga makina e i lëshoj tre pluma dyve S’kam ça me than veç kush na ka inatin rahmet past
OTR, hyn mbrenda pak si tap Me kapuça ngrykë, gishtat nalt prra prra Kush do mu shty, jena knej mirsevini Le t’hyn mes, kush mendon se osht ma trimi Jena t’part, simboli i OTR Kurora mbi kry, si helmeta e ushtarit Jena t’musht deri aty ku s’bon mo Gishti kur m’kruhet boj dom pa bo za Ni shkrepje, dy shkrepje ndrroj flakës Sikur kaseta ngecje, koment që bëra tjerve t’part M’burrem se jam OTR Kush nuk e din le ta din se jena tpart Na repin e Shqipnisë e kena ndorë veq na E kta tjert më fal s’kan ça me ba
Ref. 2x Nji qëllim për marrit nstratosferë Jam nalt natmosferë, s’mun mprekin jam si erë Na jena nrrugë, ditë për ditë jena nrrugë Nuk ka sen që na tutë, e kta për ne jan shumë tbutë
OTR
Qon pesh gati mu desh N’radh një nga një për me nejt afër nesh Mvjen me kesh se ndrroj situata OTR n’club tash pritet disfata Deri n’fund je me mu qiko knej Sillu knej se për ty nis betejë Si ti nuk gjej e ti si unë nuk gjen Për ty ja vlen po ta thom m’lem pa men Rri nga kjo ana zonjushë, se ka Don Zhuana sa dush Pin marihuana kur dush, e s’bon mu dush zonjushë E qitja tymin sot, e mos e maj kanunin kot Rri me këtë çunin sot, tjerët s’na ngulin dot Shishat nalt sepse sonte jom i gzushëm Natë të paharrushëm, kta djem të pa nalushëm S’e di kush tha që si kta nuk ka I ke ra pites qiko, se bash si na nuk ka
Ref. 2x Nji qëllim për marrit nstratosferë Jam nalt natmosferë, s’mun mprekin jam si erë Na jena nrrugë, ditë për ditë jena nrrugë Nuk ka sen që na tut, e kta për ne jan shumë tbutë
Noizy: Thu që s’jom normal nashta veç pse jom i pishëm
Kush em don, jena thjesht t’pa arritshëm Mos lyp krahasim, je pa keqkuptim Të njejt jena krejt, OTR s’ka dallim Veç me shkëlqim vina, prap si përherë Nuk ka reper që lyp sherr, ja bojm terr Nervat flakë kur ma sheh fitoren n’sy Po unë e di që ti e din që me ne s’bon mu shty Kshtu që maje venin se me mu nuk del hesapi Bir çka me ba që gjitha veprat m’dalin mirë Nuk e kom vështirë, gjitha t’vërteta N’rrugë çdo minut, gjitha senet mi msoj jeta Ta qi seriozitetin, mu m’pëlqen me lujten lojna Shokt tu t’kap përkrahi sepse kshtu ka lezet fitorja E ndajm me ta kshtu që shishat përpjetë Nuk mun i prek OTR jon të vërtetë
Ref. 2x Nji qëllim për marrit nstratosferë Jam nalt natmosferë, s’mun mprekin jam si erë Na jena nrrugë, ditë për ditë jena nrrugë Nuk ka sen që na tut, e kta për ne jan shumë tbutë
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4706. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4706

Festival i binjakëve në Kinë Pekini gjatë është mbushur me binjakë, trinjakë dhe katërnjakë. Në një nga parqet e Pekinit për të gjashtën herë me radhë po mbahet i ashtuquajturi Festival i binjakëve.
Teksa pjesëmarrësit po kremtojnë për vëllezërit dhe motrat, prindërit e tyre festojnë faktin që kanë qenë të bekuar me shumë fëmijë.Njëri aspekt është politika kombëtare kineze për një fëmijë.
Kuptohet, nëse u lindin binjakë, nuk është shkelje e rregullave dhe ju edhe më tej i gëzoni të gjitha të drejtat. Krahas kësaj, fëmija ka vëlla ose motër, respektivisht shoqëri, gjë që është shumë me rëndësi për zhvillimin e tij social, thotë binjaku Juan Dali.
Për shkak të popullimit shumë të madh, Pekini në vitet 70-të aplikoi rregullën, e cila pothuajse pa përjashtim ndalon që një çift të ketë më shumë se një fëmijë.
Me qëllim të mos e përfillin sistemin, gjithnjë e më shumë gra në Kinë përdorin preparate hormonale për të rritur gjasat që të lindin binjakë, trinjakë apo katërnjakë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=617. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=617
Jashtë kontrollit (Noizy Ft. Shadow, Jg No & Gissi)
Noizy: Ref. 2x Sa për party venin e kallim Sa për gangsta kush do le t’na dali O sa për pare nuk është problem Kallxom se cili gangsta s’don me ken n’venin tem
Shadow: Dridhu pak, veç pak, ngreje pak ma Deshi cullak, veç kadal e kadal Shary mos ta nin se kam me vete protofolin N’sy t’ballit vjen OTR jashtë kontrollit Fërkohu mbas trupit tem, kthehu du me t’than ni sen Nëse ta puthi shoqen zemër a thu ka problem Njoni më i keq se tjetri në grupin OTR E di moj zemër e ka fajin s’mundja që na ra Ej OTR deri në mother fucking vdekje Pa pikë urrejte inat G përshëndetje Jem ata që hym t’partë e dalim t’fundit E jem ata që jetojm jetën simas kanunit E di që s’bën me fol veç për na na na Po nuk kam ça me bo moj zemër se si na nuk ka Jem me kurorë, jem ushtar prej natyrës On top of the rest kurr si kthena detyrës
Noizy: Ref. 2x Sa për party venin e kallim Sa për gangsta kush do le t’na dali O sa për pare nuk është problem Kallxom se cili gangsta s’don me ken n’venin tem
JG NO: Ti ti tak Jg No në mikrofon Përveçse OTR Jg No kërkon se don Bo bo bo tash kush o gati Nal ta kaçi buzën zemër se na shkoj sahati E vërtetë që jam rrugaç, e vërtetë që jam unik E vërtetë që kamarmanët te Arian Cani kan shumë pikë E vërtetë që ka dallim, me mu s’ka krahasim Për çfarë do lloj problemi zemër bjeri numrit tim Ku me dit qysh kthehet nata, kshtu që po ta them qitash M’pëlqen si qysh e dridh, jam gati me pagujt në kesh Jam gati për me bo gjithçka për një princeshë Gati me ta hangër buzën, gati me ta çu n’pesh Qat’herë kur të puthi n’qafë, qat’herë ti shuki dritat Qat’herë kur t’preku përmas, qat’herë t’kallxoj ritat Qat’herë kur t’bëhet nami e kthehesh n’vendin tem S’kemi aparat që t’bëni foto me ganster
Noizy: Ref. 2x Sa për party venin e kallim Sa për gangsta kush do le t’na dali O sa për pare nuk është problem Kallxom se cili gangsta s’don me ken n’venin tem
Gissi: Sa për femna, ndal t’kallxoj diçka Ni, dy tre, katër, pesë, se di çka Sa për gangstera veja gishtin njonit E shkaravis për toke, nija zonin ktij kampionit Sa për respekt, ta japi n’maksimum Me një plumb mbrenda n’club ta postoj tshti n’tru Sa për dashni zor se bi n’të Se nona më ka msu për me dasht veç të Sa për shoqni duhen qin dyqin çati OTR me zemër, jena vesh kuq e zi Sa për urejtje normal që nuk na dojn Inat g-t lypin paqe, na sun i lojm Sa për këtë tekst u kry për 5 minuta Dhe ikin kur tem shojin, shqipe m’fal që t’tuta Se për i fundit olzina është e fundit Noizy përshëndetje tashti që n’pikën e fundit
Noizy: Ref. 2x Sa për party venin e kallim Sa për gangsta kush do le t’na dali O sa për pare nuk është problem Kallxom se cili gangsta s’don me ken n’venin tem
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4704. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4704

Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4701. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4701
Forca magjistari (Noizy Ft. Dulla)
Bounce, bounce, bounce, bounce Bounce, bounce, Noizy, eyo Dulla Naqet e kam me vete sonte
Dulla: Paralajmërim për ty, për ato që janë si ty Se dini se kur t’hy, ma t’fortit n’mes ti thy Mund t’kem që na pshtymen, efektin e rrymës Habitesh mes turmes, qarkullimin e binës Ndryshim total, është ftoh efekti i klimës Ftoft edhe mundi, kot tani nuk ndalem dot Nuk është si mot, atë kohë nuk e gjen dot Kur dikush me çdo kusht, më çdo kusht të kujton se Nejse 2008 po largon, një vit i ri ofron Plot surpriza po provon OTR si gjithmonë, OTR eksplodon OTR ekspozon, fuqishëm në Tironë Ndërsa ti i dëgjon, albume tjera do vijojm ne Kapacitet ne, plot volume ne, plot dhune Bashkime pune, kontrata pune, çdo gjë të pafundme (Dhe po mundoni të largoni ciklonin Dhe thoni që kta djemt s’boni, gaboni, s’kuptoni Një nga një, s’keni punë tek mikrofoni)
Noizy: Frenohu tek mikrofoni, krenohu kur ma ndin zonin Ki kujdes ku shkel, ku prek, ktu vdes po fol për kampionin Krejt e din se qysh o puna, mos bo sikur s’din sen Repin n’Shqipri e pruna, unë jom mbret e ti nuk flen Ba ba ba bye bye, ju u lodhët fare tu pi tjetër çaj I’m so, I’m standing, I don’t care from this stone I’m like high guy, you can’t do without like me Sillma beat-en mbrapsht, t’i la n’dorë double gjashtë Muhabeti qikaq e pat, me sa duket s’paske fat Armik nuk m’ke, ma mirë mos me m’pas Se armiqt që i kom pas, thashetheme me pas Krejt e din se jam kush jam, në mikrofon t’boj dom Tash kuptoje arsyen pse Zoti m’ka bo për nam N’rast se m’ke inati dhe kokën e mban me ni anë Atëherë kokat rrinë me ni anë se kokën ta qoj me ni anë E kom nifar tupani me forca magjistari Sa herë që knon e kërcet tupani, qysh dridhet tavani E kom nifar tupani me forca magjistari Sa herë që knon e kërcet tupani, qysh dridhet tavani
Noizy: Yeah, aha, you, you know Ktu për teton shpiat po du me than se kush janë mbretër Kush janë t’vërtetët, you know E kom njanin 16 vjet tu bo re re rep, ça d.m.th Ça me thon ore e kupton ti Ça d.m.th ton jetën se jom tu bo rep e kupton Eyo Dulla, Noizy, *** Gbmc you know *** OTR bounce, bounce, bounce OTR bounce, bounce, bounce, bounce
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4699. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4699
Top