Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Bill Klinton Me defekte anatomike e proporcionale, buzëqeshje komike, soc-realiste, jo dinjitoze dhe ofenduese. Ky është vlerësimi i komunitetit artistik për shtatoren e Bill Klintonit realizuar prej artistit Izeir Mustafa. Komuna e Prishtinës nuk ka respektuar asnjë
Artistët kundërshtojnë shtatoren e Prishtinës
Pas një muaji, kur ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, do të vijë në Kosovë, ndoshta do të dëshpërohet me pamjen e tij të paraqitur në shtatore. Kështu mendojnë shumë artistë kosovarë. Sipas tyre, kjo shtatore nuk është aspak e denjë për të nderuar figurën e mikut më të madh të kosovarëve, Klintonin. Të një mendimi të tillë janë edhe shumë kryeqytetas, të cilët për herë të parë patën rastin ta shohin shtatoren para dy ditësh. “Kjo skulpturë nuk duket e mirë. Ndoshta unë nuk marr vesh shumë nga arti, mirëpo edhe fëmijëve nuk iu pëlqen. Nuk i përngjan Klintonit. Gabimi tjetër në këtë rast është që nuk ka vend të duhur për të vënë këtë shtatore”, thotë kryeqytetasi Besnik Krasniqi. Mënyra e marrjes së vendimit për të vendosur shtatoren e Klintonit, për Fahredin Spahiun, drejtorin e Galerisë së Arteve të Kosovës, është e çuditshme. Ai thotë se me këtë rast janë anashkaluar të gjitha procedurat e mundshme për ta bërë një gjë të tillë. “Pa e mohuar për asnjë çast qëllimin e mirë të autorit dhe gjithë përpjekjen e tij për ta realizuar shtatoren, mendoj se është dashur të mendohet më mirë nga autoritetet që kanë vendosur për vendosjen e saj në këtë shesh. Në fakt, ata nuk i kanë respektuar procedurat për krijimin dhe vendosjen e një shtatoreje në një vend publik. Në raste të tilla shpallet konkurs publik dhe ftohen skulptorët e vendit, por, shpesh edhe ndërkombëtarë, që të konkurrojnë me boceta të krijuara si bazë për veprën e kërkuar”, thotë drejtori Spahija. Shtatoren që do të përurohet në muajin që vjen, Spahija e krahason me shtatoret e shesheve në Korenë e Veriut dhe me ato të punuara në Shqipëri gjatë periudhës komuniste. “Është një skulpturë që nuk përkon me rrjedhat e artit modern. Është skulpturë soc-realiste. Në Korenë e Veriut e kam parë një shtatore të tillë, si në Shqipëri. Një shtatore vendoset në shesh për zbukurim të vendit e jo për bastardimin e tij. Në aspektin artistik mendoj se shtatorja është e dështuar, ka shumë defekte anatomike. Bazamenti është bërë në mënyrë të mjerë. Çdo gjë është shumë jo dinjitoze”, shton ai. Ndërsa artisti Luan Mulliqi beson se qëllimi i autorit të veprës, Izeir Mustafa, për të nderuar figurën e Bill Klintonit ka dështuar, pasi, sipas tij, ka ndodhur e kundërta. “Në vend që të nderojmë personalitetet e shquara, siç është Klinton, ne e kemi ofenduar atë. Ajo shtatore ka shumë defekte, nuk ka përmbajtje, nuk ka monumentalitet, ka një shfaqje të natyralizmit, i cili i shkon më tepër kah modelimi amatoresk. Një shtatore që buzëqesh bëhet vetëm për komikët, pastaj ka defekt proporcioni i figurës, lartësia e shtatores, bazamenti etj. Të gjitha janë me defekt”, thotë Mulliqi. Që të mos përsëriten gjëra të tilla, Mulliqi thotë se Komuna e Prishtinës do të duhet që urgjentisht të formojë një Këshill për Kulturë, i cili do të merrej me vendosjen e skulpturave monumentale. “Deri më tani kemi ngritur përmendore, të cilat ofendojnë personalitetet që i janë dedikuar. Në të ardhmen kurrsesi nuk bën të përsëriten gjëra të tilla. Për momentin shtatoret po i vendosin biznesmenët në bashkëpunim me ndonjë artist të papërgjegjshëm”, shton ai. Ndërsa artisti Mehmet Behluli pohon se shtatoret e punuar pas luftës në Kosovë, duke përfshirë edhe atë të Bill Klintonit, janë bërë shëmti e vendit. “Në kohën tonë mund të bësh ndonjë kastravec a ndonjë sallatë e ti vihet emri Bill Klinton, e jo të bëhet një vepër e tillë që është imitim i realitetit e që kthehen në karikaturë. Na u shëmtuan qytetet e katundet me këto vepra të dobëta”, thotë Behluli. Sociologu Shemsi Krasniqi thotë se skulptura e punuar nuk i përmbush nevojat artistike të kohës sonë dhe kohërave që do vijnë. “Përshtypja ime është se edhe në këtë rast u dëshmua mosbalanca ndërmjet formatit të heroit dhe formës së kujtimit për të. Duket se evolucioni i shijes estetike te ne është më i ngadalshëm se sa vetë evolucioni natyror”, thotë sociologu Krasniqi. Që punimi i tillë në mënyrë realiste është i tejkaluar, e pohon edhe artistja Zake Prelvukaj. “Unë nuk i përkrah këto lloj përmendoresh. Është një gjë e tejkaluar. Megjithatë, e përshëndes autorin që është kujtuar ta bëjë një gjë tillë”, thotë Prelvukaj. Ajo pohon se para pak kohësh, i është drejtuar Komunës së Prishtinës me një projekt, i cili ka pasur për qëllim që në sheshin “Bill Klinton” të punohet një mozaik gjigant. Mirëpo, Prelvukaj pohon se një iniciativë e tillë ka dështuar, duke mos pasur përkrahjen e komunës. Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi, thotë se Komuna e Prishtinës e ka përkrahur vetëm financiarisht skulptorin Izeir Mustafa dhe se po ashtu ka bërë edhe ndarjen e lokacionit për vendosjen e shtatores. “Komuna nuk është bartëse e këtij projekti. Ne kemi financuar autorin me rreth 16 mijë euro dhe kemi ndarë lokacionin. Besoj se do të ketë ndonjë shëtitore aty. Mirëpo, komuna nuk ka të bëjë me vlerësim e figurës”, thotë Gashi.
Në anën tjetër, arkitekti Valdet Osmani pohon se do të duhej një vend me përfaqësues për të vendosur këtë shtatore. Sipas tij, parcela e ndarë nuk është e mjaftueshme për një gjë të tillë.
“Për punën që e ka bërë e meriton një vend më të mirë, një shesh më të mirë. Aty është vend i vogël dhe mendoj që sheshi duhet të zmadhohet, të bëhet pikë referuese”, thotë arkitekti Osmani.
Më parë, skulptori Izeir Mustafa kishte pohuar që ideja për ndërtimin e shtatores së Klintonit i kishte lindur në shenjë falënderimi për ndihmën e tij dhënë Kosovës gjatë kohës së luftës.(Express)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24170. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24170

Ndeshja e fundit, mallkim Humbja 4-1 me Suedinë është e fundit e një kalvari negativ në statistikat e Kombëtares sonë në ndeshjet e fundit në grupe, që duket se janë një mallkim për Shqipërinë, e cila në 11 eliminatoret e fundit në këto 20 vjet për Europian apo Botëror ka humbur 7 herë, ka barazuar 1 dhe ka fituar vetë 2.
Botërori 90 – Me shumë mundësi Shqipëria mund të ketë bërë paraqitjen më të dobët në aktivitetet ndërkombëtare, duke humbur të gjashtë takimet dhe pa lënë asnjë përshtypje të mirë në asnjë nga ndeshjet që luajti. Ndeshja e fundit është mundur 1-2 në “Qemal Stafa” ndaj Polonisë. Në këtë grup kundërshtar ka qenë edhe Suedia, e cila na ka mundur 2-1 në Tiranë dhe 3-1 në Stokholm.
Euro 92 – Ndeshja e fundit ka qenë kundër Spanjës më 18 dhjetor 91, që ishte parashikuar të luhej në Tiranë, por për shkak të tensionit në kryeqytetin shqiptar ajo është anuluar. Në takimin e parë ishim mundur 9-0 në Spanjë (humbja e dytë me thellë në histori). Ndeshjen e parafundit Shqipëria e kishte humbur 2-1 në fushën e Çekosllovakisë. Ka grumbulluar vetëm 2 pikë në shtatë ndeshje, duke u renditur e fundit në grupin 1, ku luanin Franca, Çekosllovakia, Spanja dhe Islanda.
Botërori 94 – Një fitore ndaj Lituanisë dhe dy barazime ndaj Letonisë ishin gjërat e vetme për të kujtuar për Shqipërinë në këto eliminatore për tu harruar në Grupin 3 me 7 skuadra (edhe Spanja, Irlanda, Irlanda e Veriut, Danimarka, Lituania dhe Letonia), ku u renditëm të fundit. Ndeshjen e fundit e kemi humbur 1-5 në Tiranë ndaj Spanjës më 22 shtator 1993.
Euro 96 – Shqipëria arriti tia vështirësojë jetën Gjermanisë gjatë këtyre eliminatoreve ata i fituan dy ndeshje 2-1 vetëm në minutat e fundit. Në grupin 7 bashkë me Gjermaninë, Bullgarinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Uellsin, kombëtarja jonë, me dy fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, u pozicionua e pesta me 8 pikë, para Uellsit me të cilin barazoi 1-1 në ndeshjen e fundit më 15/11/1995 në Tiranë. Duhet përmendur se në këto eliminatore, Shqipëria arriti edhe fitoren e parë jashtë fushë, duke mundur Moldavinë.
Botërori 98 – Shqipëria merrte pjesë në Grupin 9 me 6 skuadra (bashkë me Gjermaninë, Ukrainën, Portugalinë, Armeninë dhe Irlandën e Veriut. Ajo u rendit e fundit me 4 pikë në 10 ndeshje, por sërish i shkaktoi probleme Gjermanisë, që fitoi më vështirësi dy ndeshjet (2-3 në fushë neutrale dhe 3-4 në Hanover, që ishte dhe ndeshja e fundit në grup).
Euro 2000 – Në Grupin 2, relativisht të lehtë (Norvegji, Slloveni, Greqi, Letoni e Gjeorgji), Shqipëria mori vetëm një fitore në shtëpi ndaj Gjeorgjisë, në ndeshjen e fundit të grupit. Barazime të paharrueshme janë ato me Greqi 0-0 në Tiranë, 2-2 në Norvegji dhe 0-0 në Letoni. Ndeshjet e tjera i humbi me rezultat të ngushtë dhe për fat të keq u rendit e parafundit me 7 pikë, para Gjeorgjisë (5).
Botërori 2002 – Kombëtarja jonë ishte pjesë e grupit 9 me 5 skuadra (Anglia, Gjermania, Finlanda e Greqia). Fitoi 2-0 ndaj Greqisë në Tiranë me gola të Karagunis (autogol) e Fakaj, por në 8 ndeshje pësoi edhe 7 humbje. Në takimin e fundit u mund 2-0 në Angli dhe u rendit e fundit me 3 pikë.
Euro 2004 – Këto eliminatore ishin të suksesshme për Shqipërinë, që nuk humbi asnjë ndeshje në shtëpi, por nuk fitoi asnjë në transfertë. Në Grupin 10 me Zvicrën, Rusinë, Irlandën e Gjeorgjinë, fitoi 3-1 me Rusinë në Shkodër dhe 3-1 Gjeorgjinë në Tiranë (takimi i fundit në këtë grup), duke u renditur e parafundit me 8 pikë në 8 ndeshje.
Botërori 2006 – Këto eliminatore Shqipëria i nisi zhurmshëm duke mundur 2-1 Greqinë të saposhpallur kampione Europe dhe e mbylli në vendin e 5 me 13 pikë në Grupin 2 me 7 skuadra (Ukrainë, Turqi, Danimarkë, Greqi, Gjeorgji, Kazakistan). Ndeshjen e fundit e humbi 1-0 ndaj Turqisë në “Qemal Stafa”.
Euro 2008 – Shqipëria arriti rezultate të mira në këto eliminatore në Grupin 7 me 7 skuadra (Rumania, Holanda, Bullgaria, Bjellorusia, Sllovenia e Luksemburgu) ku u rendit e 5 me 12 pikë (2 fitore me Luksemburgun, dhe barazime me Bjellorusinë e Bullgarinë në transfertë. Ndeshjen e fundit e humbi 6-1 në Rumani, gjë që u etiketua si “tradhti” ndaj trajnerit Oto Bariç.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24173. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24173

Di Carlo: Kosova duhet të veprojë e pavarur Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Rosemary DiCarlo, përshëndeti rolin e UNMIK-ut, por vlerësoi se në planin ndërkombëtar Kosova duhet të veprojë e pavarur. Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ambasadorja Di Carlo e theksoi rëndësinë e zgjedhjeve në Kosovë dhe shfaqi keqardhje për qëndrimin e shefit të diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, se Beogradi nuk do të mbështesë daljen e serbëve në zgjedhje.
Di Carlo tha se Kosova ka bërë përparim të madh, duke përkujtuar njohjen nga 62 shtete dhe anëtarësimin në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.
Ambasadorja amerikane në OKB tha se SHBA-të do ta mbështesin hyrjen e Kosovës, Serbisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në BE dhe rrugën e tyre drejt integrimeve euroatlantike.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni, i cili mori pjesë në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurimit, ku u shqyrtua raporti i sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon, e vlerësoi stabile gjendjen në Kosovë. Ai akuzoi Beogradin se po minon përpjekjet e Prishtinës për integrimin e serbëve të Kosovës.
Shefi i diplomacisë kosovare tha se mirëqenia e komuniteteve pakicë dhe kthimi i të zhvendosurve janë ndër prioritetet e shoqërisë kosovare. “Ne presim një pjesëmarrje të konsiderueshme të komunitetit serb në zgjedhje, sepse jemi të bindur se kjo është në interesin më të mirë të popullatës serbe, pra të marrin pjesë në përcaktimin e fatit dhe interesit të tyre”, tha Hyseni.
Por, shefi i misionit të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, tha se deklaratat e ministrit të Jashtëm të Kosovës për përparimin në Kosovë dallohen shumë nga gjendja në terren.
Duke folur pas raportit të sekretarit të përgjithshëm, Churkin tha se Rezoluta 1244 ende mbetet në fuqi dhe me të definohet statusi i Kosovës. Churkin gjithashtu i cilësoi si të papranueshme thirrjet e autoriteteve të Prishtinës për reduktimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë./Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24164. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24164

Gripi sezonal, shenjat, simptomat, rreziku Në një kohë kur virozat e stinës kanë nisur shpërndarjen në mënyrë të menjëhershme, kur autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për kujdes të vazhdueshëm, një material i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rendit me nënçështje problemet kryesore të lidhura me virozat e stinës, gripi sezonal.
Gripi është një infeksion akut viral, i cili shpërhapet në mënyrë të lehtë nga një person në tjetrin. Viroza qarkullon dhe mund të prek cilindo pavarësisht moshës apo grupit social. Gripi shkakton epidemi e cila arrin kulmin në dimër, në zonat e buta. Gripi është një problem i shëndetit publik, i cili shkakton sëmundje dhe vdekje për një pjesë të mirë të popullatës.
Shenjat dhe simptomat
Gripi sezonal karakterizohet nga temperatura e lartë, kolla, zakonisht e thatë, dhembje koke, muskujsh, artikulacionesh, dobësi, rrjedhje të hundëve. Shpeshherë personat e prekur nga gripi kanë ethe, dhe brenda një jave kanë probleme në rast se nuk marrin mjekimin e nevojshëm. Koha e inkubacionit të virusit të gripit të zakonshëm është dy ditë.
Gripi i zakonshëm mund të prekë të gjithë popullatën për nga ana tjetër mund të sjellë komplikacione për një pjesë të popullatës me risk si fëmijët, të moshuarit dhe pacientët kronikë apo me gjendje të vështirësuar shëndetësore. Ata që preken më shumë nga gripi janë personat me probleme të zemrës, mushkri, veshka, pacientët me sëmundje gjaku, me probleme metabolike si diabeti ose ata me sistem imunitar të dobët.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë tre tipa të gripit të zakonshëm. A, B, C. Tipi i gripit A ka disa nëntipa të tjera dhe kombinime të viruseve. Disa nga nëntipat janë A(H1N1), A(H3N2), të cilat po qarkullojnë edhe te njerëzit në të gjithë botën. Tipi C i gripit është më pak i zakonshëm se A dhe B. Për këtë arsye në vaksinën e gripit sezonal përfshihet mbrojtja për tipin A dhe B.
Epidemia sezonale
Gripi i zakonshëm, përsëritet çdo vit në vjeshtë dhe në dimër kryesisht në zonat e buta. Shumica e vdekjeve nga gripi ndodhin te moshat mbi 65 vjeç dhe kryesisht në vendet e industrializuara. Sipas OBSH-së, mënyra më e mirë e parandalimit nga virozat dhe gripi i zakonshëm është vaksinimi, traditë kjo 60-vjeçare. Përveç gripit të zakonshëm, vaksina parandalon në 60-90 për qind të rasteve edhe viroza, sëmundje të tjera.
Kategoritë që duhet të vaksinohen çdo vit dhe duhet të trajtohen me prioritet janë personeli shëndetësor, personat afër pleqërie, pacientët kronikë, gratë shtatzëna, personat në detyrë të rëndësishme për shoqërinë, fëmijët nga 6 muaj deri në 2 vjeç.
Gripi sezonal është një sëmundje respiratore e shkaktuar nga një virus infektiv. Virozat sezonale u identifikua për herë të parë në vitin 1933. Sakaq, vaksina sezonale është në tregun farmaceutik. Ajo kushton nga 1200 deri në 1400 lekë. Duhet të merret në farmacitë pranë qendrave shëndetësore, ndërkohë që periudha e krijimit të antitrupave nis nga 2 javë deri në 1 muaj pas marrjes së saj.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24167. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24167

Rama: Raporti i KE, real. Mediu dhe Basha ti dorëzohen drejtësisë Partia Socialiste kërkoi dje që dy ministrat Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha të vihen në dispozicion të drejtësisë. Bazuar në konstatimin e progres-raportit të KE-së për Shqipërinë, kryesocialisti Edi Rama vlerësoi se ai është një pasqyrë realiste e krizës së rëndë të demokracisë në Shqipërinë e sotme duke u ndalur te dy çështje hetimore të rëndësishme në vend, hetimit për tragjedinë e Gërdecit dhe rrugës Durrës-Kukës. Ndaj, Rama u kërkoi organeve të drejtësisë që të tregohen të përgjegjshëm për të mundësuar gjykimin e personave të implikuar në krimin shtetëror të Gërdecit, por edhe të aferës korruptive mbi të cilën u ndërtua rruga Durrës-Kukës. “Organet e drejtësisë duhet të tregojnë përgjegjshmëri dhe integritet profesional për të ndërmarrë veprimet kushtetuese e ligjore që mundësojnë gjykimin e të gjithë atyre që Raporti i Komisionit Europian i quan shprehimisht personat përgjegjës të krimit shtetëror të Gërdecit, pavarësisht statusit apo pozicionit të tyre shoqëror”, tha kryesocialisti. Lideri i opozitës theksoi se mosgjykimi deri në fund i tyre përbën edhe njërën prej zonave më të errëta të pasqyrës së këtij raporti shumë realist për Shqipërinë, ashtu sikundër mosgjykimi deri në fund i grabitjes marramendëse të fondeve të rrugës Durrës-Kukës lë hapur një tunel të errët korrupsioni ku sot e gjithë ditën treten fondet e punëve publike të qeverisë së Gërdecit. Ndaj ai kërkoi që dy ministrat të dorëzohen para drejtësisë aq më shumë kur Fatmir Mediu përmendet në progres-raport. Më tej, Rama u ndal te zgjedhjet e 28 qershorit, duke theksuar se ndan të njëjtin qëndrim me progres-raportin se ato nuk përmbushën standardet normale të një vendi anëtar të NATO-s dhe aspirant për anëtarësim në BE.
Duke u fokusuar te pjesa ku flitet për procesin elektoral, Rama u shpreh se dialogu politik mund të zhbllokohet vetëm nëse hapen kutitë e votimit dhe garantohet transparenca e tyre. “Vetëm hetimi parlamentar, i pavarur nga qeveria, i këtyre zgjedhjeve pa standarde, duke filluar nga hapja e kutive të 28 qershorit si një kusht i panegociueshëm për cilësinë e këtij hetimi, mund të zhbllokojë dialogun politik dhe ti hapë rrugë adresimit të sfidave të rëndësishme që ka vendi përmes reformash që, sot për sot, nuk kanë asnjë shans të kryhen”, theksoi Rama. Kjo, vijoi ai, pikërisht sepse Parlamenti i sotëm nuk ka asnjë legjitimitet për ti ndërmarrë, pa u çliruar më parë, nga barra e krimit elektoral që ka lindur vetë këtë Parlament dhe qeverinë e dalë prej tij. Njëkohësisht, Rama bëri me dije se partia e tij ndan të njëjtin mendim me Komisionin Europian kur flet për uzurpimin e institucioneve të drejtësisë nga ana e ekzekutivit. “Apo kur flet për keqadministrimin e institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, dhunimin e lirisë së medias përmes presioneve politike e financiare të pushtetit dhe gjobave selektive ndaj mediave kritike me qeverinë”, u shpreh Rama. Ai iu referua edhe shkatërrimit të kapaciteteve administrative përmes emërimeve politike me qëllim zhvendosjen brutale të administratës publike nga marrëdhëniet ligjore me pushtetin e radhës në marrëdhënie vasaliteti me pushtetin e familjes që sot qeveris Shqipërinë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24161. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24161

Dredhia e Kuvendit, heq Paktin Detar nga kalendari i punimeve Mazhoranca “tërhiqet” nga marrëveshja për përcaktimin e kufirit ujor-detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Nuk dihet nëse ka një vendimmarrje politike prej drejtuesve të shumicës qeverisëse për këtë çështje, por është fakt tashmë se marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare” nuk do të miratohet në seancën e ardhshme plenare, sikurse edhe ishte parashikuar në kalendarin tre javor (22 shtator-19 tetor), të miratuar prej Konferencës së kryetarëve gati 20 ditë më parë.
Është sërish Konferenca e Kryetarëve ajo që ka ndryshuar kalendarin e punimeve në seancë plenare, duke hequr nga rendi i ditës së seancave të mbetura për këtë tre javor ratifikimin e kësaj marrëveshje të paraqitur në formën e një projektligji.
Kështu, në kalendarin e miratuar gjatë muajit shtator ishte përcaktuar se në seancën e së hënës së 19 tetorit do të diskutohej për 8 pika të ndryshme, ndërmjet të cilave edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare. Ndërsa në kalendarin e ri të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit për këtë tre javor nuk gjendet i programuar për tu miratuar në seancë një projektligj i tillë.
Nga burime pranë këtij institucioni mësohet se një ndryshim i tillë në kalendar është bërë për shkak të mënyrës së re të organizimit të punës së Kuvendit në seancë plenare, duke mos pranuar faktin marrëveshja në fjalë është shtyrë.
Sipas tyre, për shkak të ndryshimit të mënyrës së funksionimit të Kuvendit, (që seancat do të mbahen vetëm ditën e enjte, dhe jo më ditën e hënë ) kjo marrëveshje nuk i bie të miratohet brenda këtij tre javori, që jemi aktualisht (22 shtator-19 tetor).
Por pavarësisht argumentimit, që i bëhet këtij ndryshimi, tashmë është fakt se ky ndryshim në kalendarin e punimeve të Kuvendit ka ardhur pas presionit në rritje që ka bërë media dhe një pjesë e shoqërisë civile kundrejt kësaj marrëveshje, të cilën e kanë konsideruar antikushtetuese, pasi prek integritetin territorial të vendit tonë. Marrëveshja e kufijve detar me Greqinë është hequr edhe nga kalendari i punimeve të komisioneve.
Në pjesën e kalendarit që flet për veprimtarinë e komisioneve nuk është përfshirë diskutimi i saj, ndërsa mësohet se ajo ishte parashikuar që gjatë të hënës së shkuar të diskutohej në Komisionin e Jashtëm, ç’ka nuk ndodhi.
Përveç komisionit të Jashtë marrëveshja është hequr nga rendi i punimeve edhe të komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, si komisioni përgjegjës për shqyrtimin e përmbajtjes së saj. Marrëveshja për përcaktimin e kufijve detar midis Shqipërisë dhe Greqisë është denoncuar nga media dhe specialistë të fushës si antishqiptare, pasi nga për llogaritjet e bëra rezulton se vendi ynë humbet një sipërfaqe detare prej 354 km2.
Pakti, PS dhe partitë e vogla i drejtohen Kushtetueses
Kundër marrëveshjes me Greqinë për ujërat janë shprehur sot krerët e partive të vogla, që të mbledhur në një takim me liderin e PS-së Edi Rama kanë vendosur njëzëri firmosjen e ankimimit për dërgimin e saj në Kushtetuese. Pas mbylljes së takimit, Edi Rama deklaroi se u ra dakord që të bëhet ai hap së bashku, pra për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese këtë marrëveshje. “Kjo është një marrëveshje e pavend, e padenjë, e cila pa asnjë dyshim duhet të zbrapset për të krijuar kushtet që të ketë një rinegociim, ku ata që e përfaqësojnë vendin tonë duhet ta përfaqësojnë denjësisht si të barabartë mes të barabartëve në respekt të plotë të ardhmërisë së dy popujve dhe në funksion të atyre interesave që asnjëherë nuk mund të negociohen e aq më pak të preken”- tha Rama. Të turpshme dhe aspak transparente e ka cilësuar marrëveshjen edhe Spartak Ngjela, kryetari i PLD-së, sipas të cilit një pakt i tillë nuk duhet të ratifikohet në asnjë mënyrë. “Eshtë themelore çështja e lirisë dhe demokracisë, sepse në Shqipëri ka një grup njerëzish të predispozuar të shesin gjithçka”, tha Ngjela. Pas takimit me radhë kanë folur kundër marrëveshjes edhe kreu i G99-es, Erion Veliaj. Sipas tij, në takim u arrit konsensus i plotë i të gjithë të pranishmëve për të ankimuar marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Ai ka thënë se shtyrjen e datës së ratifikimit të marrëveshjes nga Parlamenti është vetëm shtyrje të datës së shitjes së kufijve të Shqipërisë. Më tej ai i ftoi qytetarët në 2 protesta që do të organizohen ditën e mërkurë, përpara parlamentit dhe përpara Ministrisë së Jashtme.
Ne galeri foto: Faksimile e axhendes se Kuvendit e miratuar 20 dite me pare e cila permban ratifikimin e Paktit Detar dhe faksimile, ku pika per paktin eshte zhdukur nga axhenda e punimeve.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24158. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24158

MICS: 80 përqind e popullsisë brenda Shqipërisë, myslimane Një studim i papublikuar më parë, që identifikon përkatësinë fetare, thotë se myslimanët përbëjnë rreth 80% të popullsisë në Shqipëri, një shifër shumë më e lartë se sa mendohej më parë. Një studim i “The Multiple Indicator Cluster Survey”, i bërë nga INSTAT në 2005 për UNICEF, kërkonte të zbulonte gjendjen e shëndetit të nënave dhe të fëmijëve, por përfshiu gjithashtu edhe përkatësinë fetare.
U intervistuan më shumë se 5 mijë familje, nga ku 79,9% u identifikuan si myslimanë. Vlerësime të mëparshme tregonin se 70% e shqiptarëve ishin myslimanë, 20% ortodoksë dhe 10% katolikë. Studimi tregoi se numri i atyre që janë të sektit shia bektashi, i cili e ka selinë në Tiranë dhe thotë se është një fe më vete, ishte i papërfillshëm. Studimi për këtë arsye i kategorizoi bektashinjtë në kolona të tjera.
Veprimtaria fetare dhe ndjekja e besimit ishte e ndaluar në Shqipëri që në vitin 1967 nga regjimi komunist, i ish-stalinistit Enver Hoxha, që e shpalli Shqipërinë një vend ateist. Në nëntor të vitit 1990, në prag të rrëzimit të komunizmit, Shqipëria lejoi praktikimin e fesë. Që atëherë ka pasur debate të gjëra, nëse Shqipëria është një vend mysliman apo jo.
Bazuar në këtë studim apo anketim, myslimanët përbëjnë një shumicë prej 2,5 milionësh brenda një popullsie prej rreth 3,1 milionë banorësh.
Studimi nuk ka marrë në shqyrtim një milion shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe që janë emigrantë.
Gjatë viteve ‘90 disa grupe fesh të reja erdhën në Shqipëri, përfshirë Kishat Evangjelike, Kisha e Jezu Krishtit dhe Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme, Dëshmitarët e Jehovait dhe disa sekte myslimane si Selefitë. Konvertimet dhe prozelitizmi nga lëvizjet e reja kristiane ngritën spekulime mes disa intelektualëve se Shqipëria nuk ishte më një vend me shumicë myslimane. Disa madje e kanë konsideruar shumicën myslimane si kripto kristiane, duke thënë se janë myslimanë në dukje dhe kristianë në besim.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24152. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24152

Shoqata e homoseksualëve shqiptarë: Raporti i KE flet edhe për ne ‘Vlerësojme progres raportin e Komisionit Europian në lidhje me Shqipërinë dhe vëren se konstatimet në këtë raport në lidhje me situatën e komunitetit LGBT janë të sakta dhe të drejta – thuhet ne nje email derguar ne media nga nje shoqate e homoseksualeve shqiptare e cila ka bere ne vijimesi deklarata lidhur me te drejtat e ketij komuniteti ne Shqiperi.
‘Aleanca shpreh bindjen se nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë nëse në këtë vend nuk respektohen të drejtat e njeriut, e në këtë kontekst edhe të drejtat e homoseksualëve, biseksualëve dhe trans-seksualëve. Aleanca shpreson se Kuvendi i Shqipërisë do ti ketë parasysh këto rekomandime të BE dhe se do ta miratojë projektligjin Kundër Diskriminimit. Ky projektligj duhet të jetë fillimi i një pune serioze për t’i krijuar këtij komuniteti të gjithë hapësirën e duhur në mënyrë që të mos kemi më në shoqërinë shqiptare asnjë një lloj diskriminimi – thuhet ne deklaraten e sotme lidhur me Raportin e Ke.
Ne kapitullin per te drejtat e njeriut, ne progres raportin e BE thuhet shprehimisht:
“Projektligji Kundër Diskriminimit i hartuar me konsultimet e shoqërisë civile akoma nuk është miratuar. Praktika diskriminuese kundër grave, apo grupeve të ndryshme minoriteti si për shembull ndaj romëve, janë të përhapura gjerësisht. Nuk ka më organizata active për komunitetin LGBT (lezbike, gay, biseksualë, trans-seksualë). Ky komunitet është subject i intolerancës dhe diskriminimit. Qeveria nuk ka ndërmarrë akoma ndonjë program aktiv për të ndalur këtë diskriminim”..(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24155. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24155

Admiral Kristaq Gerveni prezanton kufijtë dhe hedh poshtë studimin e kolonel Myslim Pashajt Ministria e Mbrojtjes u mundua dje të sqarojë nëpërmjet një bashkëbisedimi me përfaqësuesit e mediave, marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. I gjithë diskutimi i djeshëm ishte ndërtuar mbi oponencën e kolonelit në rezervë, Myslim Pasha, i cili prej muajsh e ka denoncuar atë si shitje të interesave të Shqipërisë dhe cenim të integritetit territorial të vendit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në oponencën e z. Pasha ka mungesë profesionalizmi në përdorimin e hartave për të llogaritur koordinatat në det, llogaritje e gabuar e humbjes së sipërfaqes ujore 354.4 km2 që pretendohet se Shqipëria ka humbur, harrim se ishulli grek Othoni është i banuar, apo se Greqia nuk është trajtuar si shtet arkipelag. Në analizën e djeshme të interpretuar nga zv. shefi i Shtabit të Ushtrisë, admiral Kristaq Gërveni, janë hedhur poshtë të gjitha pretendimet e ngritura ne media dhe është garantuar se janë respektuar Konventa e Ligjit të Detit dhe ligjet e vendit.
Më poshtë janë pretendimet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të oponencës së kryer nga mjeshtri i kërkimeve, koloneli në rezervë Myslim Pasha, duke u marrë me pikat kryesore, ku palët pretendojnë se (nuk) është cenuar integriteti territorial i Shqipërisë.
Pika 150
Ministria
Hartimi i dispozitave të kësaj marrëveshjeje është mbështetur plotësisht mbi parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare, kryesisht në Konventën mbi të Drejtën e Detit të vitit 1982 (UNCLOS), në ligjet tona, si dhe në eksperiencat e vendeve të tjera që kanë nënshkruar marrëveshje të ngjashme. Parimi ose metoda e equidistancës, d.m.th. përcaktimi i një vije ndarëse me largësi të njëjtë nga të gjitha pikat e vijës bazë të shteteve bregdetare, pranohet nga jurisprudenca si metoda më e përshtatshme. Koordinatat për përcaktimin e vijës mediane, të parashikuara në Nenin 1, pika 2 të marrëveshjes, të bazohen në sistemin Geodetic ËGS84. Vija mediane përmban 150 koordinata, duke u bazuar në 3 gjire të mbyllura greke dhe 5 gjire të mbyllura shqiptare.
Pasha
Pika “150″ është një fund poligoni, një fund vije, mbyllje koordinatash, që kanë ndarë një ujor dhe SHTRATDETIN KONTINENTAL. Afrimi i saj deri këtu, ka edhe një status tjetër, atë të një trikëndori, KULMI i të cilit diskutohet midis të tri shteteve fqinjë dhe dy deteve, Jon dhe Adriatik. Në fakt, pika “150″ është diskutuar dhe vendosur nga dy palë. Ajo, paraqet fundin e një ndarjeje, ku në mesoren e “delimitimit” duhet t’i bëjë ballë, përcaktimit të të dy palëve, kundërshtimit të palës së tretë, po edhe vetes së saj. Kjo pikë nëse vihet në një vijëdrejtë e cila është e përfytyruar si përperndikular me ngushticën e Otrantos, e zgjatur nga të dy brigjet, e Italisë në Perëndim dhe të Shqipërisë në Lindje, është e gjatë 43 milje detare. Pika “150″, është fundi i një mesoreje (median line) e cila përshkon lirshëm DSH DHE HAV shqiptare ne një gjatësi prej 39 km, sa largësia Tiranë-Durrës.
Ngushtica e Otrantos dhe pika treshe
Ministria
Nga ana juridike janë parashikuar në tre marrëveshje kuadër: 1 Greqi – Itali, nënshkruar në vitin 1977 2. Shqipëri – Itali, nënshkruar në 1992 dhe Shqipëri – Greqi, në proces 2009. Asnjëra nga vijat ndarëse nuk i afrohet pikës treshe. Pika treshe do të përcaktohet përmes një marrëveshjeje tripalëshe, për të cilën akoma nuk kanë filluar negociatat dhe takimet paraprake.
Pasha
Prirja drejt veriperëndimit në ngushtesën e Otrantos. Nuk është zbatuar Konventa Detare “UNCLOS”. Është ndërprerë në mënyrë tërësore e drejta e Shqipërisë për një pjesë sovrane në ngushticën e Otrantos, në cenimin e detit shtetëror dhe hapësirës së afërt vijimore si dhe të hapësirës së veçantë ekonomike (Exlusive Economic Zone).
Gjiri i Sarandës
Ministria
Gjiri i Sarandës nga ana juridike, gjeografike dhe historike nuk plotëson asnjë nga të dy kushtet. Është respektuar gjiri i Sarandës. Gjiri i zmadhuar, i paraqitur në media nuk ekziston zyrtarisht. Ai s’është as gji i mbyllur, as historik. Në asnjë botim detar (në libër apo hartë) nuk është hasur përcaktimi i gjirit të Sarandës, i kufizuar nga Kepi i Qefalit dhe Kepit Dema. Edhe në hartat e prodhuara nga Istituti Gjeografik i Ushtrisë, nuk e gjejmë këtë përcaktim. Pra, si pasojë edhe trekëndëshi i krijuar prej 15 km2 midis vijës ndarëse reale dhe vijës së pretenduar, është pa baza juridike dhe profesionale. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë ligj, asnjë vendim të Kuvendit, asnjë akt ligjor (VKM) të Këshillit të Ministrave apo qoftë edhe një vendim të Bashkisë së qytetit të Sarandës që të përcaktojë një status të tillë, si gji historik.
Pasha
Në bisedime duket se as që nuk është argumentuar dhe nuk është trajtuar veçoria historike, gjeostrategjike dhe ekonomike e gjirit të Sarandës. Vijat bazore janë marrë deri në portin e qytetit dhe ish – bazën detare, Limion. Kjo ka sjellë humbje në Detin Shtetëror të Shqipërisë.
Shkëmbi Barketa
Ministria
Në Udhëzuesin e Lundrimit për detet Adriatik e Jon, botim shqiptar i vitit 1992, shkëmbi Barketa trajtohet në kapitullin III – “Ishujt e Jonit të Veriut. Në faqen 71, kur flitet për ishullin e vogël Peristere ose Tignoso (ishull grek) theksohet: “Në veri të këtij ishulli ndodhet një shkëmb baras me nivelin e ujit”. Nga çdo detar kuptohet thjeshtë se ky shkëmb është pjesë e formacionit të shelfit kontinental të ishujve grekë.
Po kështu trajtohet edhe në hartat detare shqiptare dhe hartat e botimit të huaj.
Pasha
Nëse gjatë ndarjes kufitare të Komisionit Ndërkombëtar, është marrë parasysh, mesorja që ndan ngushtesën detare në këtë vijë, atëherë del se Shkëmbi Barketa ndodhet rreth 60 metër, në drejtimin e tokës shqiptare çka tregon, se për hir të baraslargësisë në ngushticë vetëm Barketa, duhet t’i takonte Shqipërisë, ndërsa Ujdhesa Tignosso, përfshihet në arkipelagun e ujdhesave të Korfuzit. Po të shihet me vëmendje harta detare ndarëse, një fragment të së cilës, po e paraqesim më poshtë, ky shkëmb (Barketa) është konsideruar në mënyrë krejtësisht të gabuar, si një pikë kufizuese anësore, e fundme e vijëdrejtës bazore që bashkon, në kundërshtim me UNCLOS, shkëmbinjtë periferikë (atolls) të arkipelagut (Serpa, Barketa, e mandej në Kepin e Kasiopesë). Prej kësaj vije është bërë ndarja, e cila të drejtën e ka kthyer në të padrejtë.
Kepi i Stillos
Ministria
Bazuar në Nenin 10 të Konventës, Gjiri i Korfuzit plotëson kushtet si gji i mbyllur dhe vija bazë përcaktohet nga drejtëza që bashkon dy kepet më të dala të gjirit. Sipërfaqja e gjirit të mbyllur të Korfuzit është = 76,95 km2, sipërfaqja e gjysmërrethit është = 69,21 km2. Lidhur me vijën ndarëse që fillon nga piramida 79 e kufirit tokësor, distanca deri në bregun e Korfuzit (Kepi Sidero) nuk është 16 km, (siç pretendohet) por është = 9.91 km.
Pasha
Nëse do të pranohej vija e drejtë përmbyllëse e ishujve anësorë, ashtu sikundër është pranuar në të gjithë procesin e zbatimit të UNCLOS, për këtë marrëveshje, atëherë përmbyllja e gjirit të Kërkyrës, nuk i takonte të ishte në kepin Sidero, por në vijën përmbyllëse të përfshirjes së ujdhesës Vido. Pra, vijëdrejta bazore, bashkon kepin e Karagollit, ku kemi prirje nga perëndimi. Brenda kësaj vije përfshihet edhe ujdhesa Vido. Po mesa duket, me qëllim, nuk është marrë për bazë kjo vijë, por vet bashkimi i të dy kepeve, të cituar më sipër: i Karagollit dhe Sidero. Kështu, po të merrej vija bashkuese, në ujdhesë kjo largësi do të ishte: 6780 metër prej kepit të Stillos, çka përbën një ndryshim ndaj vijës bashkuese me rreth 600 metër, që në këtë rast do t’i shtohej largësisë së dhënë më sipër duke arrirë në: 2670 metër. Segmenti ujor i shtetit fqinj, Greqisë arrin në 5794 metër.
Greqia shtet arkipelag?
Ministria
Nga përcaktimi ligjor dhe paraqitja gjeografike, Greqia nuk është shtet arkipelag. “Shtet arkipelag” nënkupton një shtet të përbërë i gjithi nga një ose shumë arkipelagë dhe mund të përfshijë ishuj të tjerë; Një shtet arkipelag mund të heqë vijat bazë të drejta të arkipelagut, që bashkojnë pikat e ishujve më anësorë dhe të cektinave të thata të arkipelagut, me kusht që brenda vijave bazë të tilla të përfshihen ishujt kryesorë dhe një zonë, në të cilën raporti i zonës së ujërave mbi raportin e tokës duke përfshirë dhe ishujt e vegjël është 1 me 1 dhe 9 me 1.
Pasha
Prej trajtesës rrjedh se për të zbatuar kërkesat e Konventës, arkipelagu i Korfuzit, përfaqëson njësinë gjeografike, që ndodhet përkundruall jug – perëndimit të Shqipërisë, nga brigjet e së cilës nismon deti Jon. Në bazë të të gjitha përcaktimeve, të dhëna më sipër, Greqia nuk është një shtet arkipelag, por në përbërje të saj ajo ka dy arkipelagë. Ky është një ndryshim thelbor, të cilin palët nuk e kanë marrë parasysh, as e kanë cekur kund, por ma do mendja, atëbotë, as edhe e kanë diskutuar. Ritrajtimi që po i bëjmë, nuk mund të quhet ritrajtim, sepse nuk ka pasur rast, ndonjëherë tjetër, që midis dy vendeve të jetë shtruar një kusht, një tezë, një problem ndarës, bazuar në kërkesat e një konvente. Po kështu prej palës sonë, nuk ka gjëllirë dëshirë studimi të thellë i kushteve të veçanta që rekomandon UNCLOS.
Ishulli Othonoi
Ministria
Një ishull është i një forme natyrale toke, i rrethuar me ujë dhe i cili është mbi nivelin e ujit në kohën e zbaticës më të madhe. Shkëmbinjtë, të cilët nuk mund të përballojnë banime njerëzore ose jetë ekonomike në pronat e tyre nuk do të kenë zona ekonomike ekskluzive ose shelf kontinental.
Nga ana gjeografike është vërtetuar se ishulli i Othonit është ishull i banuar. Sipërfaqja: 10 km2, popullsia: 633 banorë.
Pasha
Në këtë marrëveshje, nisur nga ujdhesa Othonoi, që është skaji ujëdhesor i arkipelagut, është ndërprerë DSH dhe HAV e Shqipërisë, sepse është aplikuar e drejta e vetëm një shteti (Greqisë) për të vijuar me standardin e DSH dhe HAV (Contigous Zone) ndërsa Shqipëria i krijon vetes një “mbyllje” dhe “izolim” gjeostrategjik në ngushtice. Ky është një cenim i drejtpërdrejtë i sovranitetit kombëtar dhe mosmbrojtje e së drejtës detare, të dhënë nga KONVENTA (UNCLOS).
Pakti me Greqinë hiqet nga axhenda e Kuvendit. Opozita: Në Gjykatë Kushtetuese
Parlamenti ne menyre te terthorte, pa deklarate te drejtperdrejte, duket se ka shtyre ratifkimin e Marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pakti ishte parashikuar që të ratifikohej në seancën parlamentare të datës 19 Tetor, por kjo nuk nuk ekziston në axhendën e Parlamentit per tri javet e ardhshme. Marrëveshja u miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator, ndërsa pritej të kalonte për miratim ne kuvend me 19 tetor. Shtyrja e ratifikimit mund te kete ndodhur për shkak të presionit mediatik te ketyre diteve.
Kundër marrëveshjes me Greqinë për ujërat janë shprehur sot krerët e partive të vogla, që të mbledhur në një takim me liderin e PS-së Edi Rama kanë vendosur njëzëri firmosjen e ankimimit për dërgimin e saj në Kushtetuese. Pas mbylljes së takimit, Edi Rama deklaroi se u ra dakord që të bëhet ai hap së bashku, pra për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese këtë marrëveshje. “Kjo është një marrëveshje e pavend, e padenjë, e cila pa asnjë dyshim duhet të zbrapset për të krijuar kushtet që të ketë një rinegociim, ku ata që e përfaqësojnë vendin tonë duhet ta përfaqësojnë denjësisht si të barabartë mes të barabartëve në respekt të plotë të ardhmërisë së dy popujve dhe në funksion të atyre interesave që asnjëherë nuk mund të negociohen e aq më pak të preken”- tha Rama. Të turpshme dhe aspak transparente e ka cilësuar marrëveshjen edhe Spartak Ngjela, kryetari i PLD-së, sipas të cilit një pakt i tillë nuk duhet të ratifikohet në asnjë mënyrë. “Eshtë themelore çështja e lirisë dhe demokracisë, sepse në Shqipëri ka një grup njerëzish të predispozuar të shesin gjithçka”, tha Ngjela. Pas takimit me radhë kanë folur kundër marrëveshjes edhe kreu i G99-es, Erion Veliaj. Sipas tij, në takim u arrit konsensus i plotë i të gjithë të pranishmëve për të ankimuar marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Ai ka thënë se shtyrjen e datës së ratifikimit të marrëveshjes nga Parlamenti është vetëm shtyrje të datës së shitjes së kufijve të Shqipërisë. Më tej ai i ftoi qytetarët në 2 protesta që do të organizohen ditën e mërkurë, përpara parlamentit dhe përpara Ministrisë së Jashtme.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24143. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24143

Ramiz Alia, rrëfim prej 1962-it Pak ditë më vonë në javën e parë të nëntorit të vitit 2009 do të mbushen plot 20 vjet nga rrëzimi i Murit të Berlinit. Kjo është një ngjarje historike, jo vetëm për Gjermaninë, jo vetëm për Evropën Lindore, por edhe për mbarë globin. 20 vjet më pas, shumë prej liderëve protagonistë të atëhershëm, ata që janë gjallë vazhdojnë të dëshmojnë këtë ditë, kur rrota e historisë ndryshoi. Ndryshoi nga pikpamja ideologjike, njoftoi le të themi fundin e perandorisë komuniste,të drejtuar nga Bashkimi Sovjetik dhe Moskës, por edhe shpërbërjen e një shteti supergjigand siç ishte Bashkimi Sovjetik. Bashkimin e Gjermanisë, por natyrisht, edhe zhvillime të tjera në të gjithë botën, në të gjithë globin. Natyrisht, duke përfshirë edhe Shqipërinë, e themi edhe Shqipërisë pasi për shumë arsye edhe Shqipëria pati zhvillimet dhe ndryshimet e saj dhe pati ngjarshmëri me atë që ndodhi në Gjermani, në Gjermaninë Lindore, ku pikërisht në ditët e para të tetorit të vitit 1989 me mijra gjermano lindorë gjoja me pushime në Hungari filluan dhe çanë kufirin në drejtim të Austrisë dhe më pas Gjermanisë vetëm pak ditë më vonë protesta do të nisin në të gjithë Gjermaninë Lindore dhe do të kulmonin në nëntor të vitit 1989, kur brenda një nate ra Muri i Berlinit dhe gjithçka ndryshoi. Liderët botërorë kanë folur këto ditë në shtypin e huaj dhe kanë dëshmuar historinë ashtu siç ata e kujtonin, duke sjellë edhe dëshmi tronditëse, vetëm pak ditë më parë Mikail Gorbaçov tregonte në gazetën “La Reppublica” se kishin qenë, Thacer, Miteran dhe Xhulio Anderoti, ata që i kërkuan përdorimin e tankeve për të penguar rrëzimin e Murit të Berlinit dhe bashkimin e Gjermanisë.
Zoti Alia, në fakt do të kemi mundësi të flasim edhe për ato që ju vet mund të dëshmoni, jo thjesht nga rrëzimi, por edhe ngritja e Murit të Berlinit. Si lindi ideja e ngritjes së Murit të Berlinit?
Ideja e ngritjes së Murit të Berlinit nuk ka lindur në Shqipëri, ajo lindi në Gjermani dhe pastaj është përhapur dhe ka qenë një veprim i përbashkët i gjithë Traktatit të Varshavës të asaj kohe, pra i udhëheqjes komuniste të vendeve të Evropës Lindore. Në atë kohë jemi në kohën e Luftës së Ftohtë, kur problemet mes lindjes dhe perendimit nuk kanë qenë të lehta ka patur dyndje dhe tentativa të mëdha nga të dyja palët për interesat e tyre. Ka pasur përpejke nga ana e Gjermanisë Perëndimore ose nga ana e amerikane kundër Gjermanisë Perëndimore. Ka patur edhe dyndje të gjermano – lindorëve që përpiqeshin të kalonin në Gjermaninë Perëndimore, duke çarë Berlinin, duke kaluar nga Lindja në Perëndim. Në atë kohë Berlini ishte i ndarë në katër zona, por në fakt tre zona u bashkuan në një në zonën perëndimore, kurse zona tjetër ishte zona sovjetike ose zona lindore. Në pjesën lindore ishte qeveria komuniste, ndërsa në perëndim Bashkia e Berlinit perëndimore se kryeqyteti ishte Boni.
Për arsye sigurie, për shkak se Berlini perëndimor rrethohej nga Republika Demokratike Gjermane. Zoti Alia në atë kohë ju thatë se qe një vendim që lindi në Gjermani dhe që u zbatua nga partitë simotra nga Traktati i Varshavës.
Kjo ka ndodhur në vitin 1962
Shqipëria ka qenë në atë pjesë formalisht, pjesë e Traktatit të Varshavës, vinit pas debatit me sovjetikët.
Shqipëria vazhdonte të ishte pjesë e Traktatit, por jo pjesë aktive, duke marrë parasysh ngjarjet sidomos në
konferencën kur Enver Hoxha foli hapur kundër Bashkimit Sovjetik dhe ndërhyrjeve në shqoqëri.
A u vu në djeni rregjimi komunist i atëhershem për këtë projekt?
Po. U vu në djeni jo për ngritjen e Murit, por u vu në djeni që duhet të bëhej një mbledhje e udhëheqësve të të gjitha vendeve të Traktatit të Varshavës që do të bëhej në Moskë dhe ftoheshin në atë mbledhje që të vinte sekretari i parë i partisë, Enver Hoxha dhe kryeministri Mehmet Shehu.
Para se të shkojmë te kjo konferencë, Qeveria në Tiranë a kishte një qëndrim në lidhje me këtë projekt- ide?
Thashë se nuk u vumë në djeni për Mur, por se do të bëhej një mbledhje për të diskutuar rreth sigurisë së vendeve të Traktatit të Varshavës. Ndërsa në Moskë mbledhja iu kushtua çështjes së Murit të Berlinit.
Zoti Alia, nuk kemi dëgjuar që Enver Hoxha të ketë shkuar më në Moskë pas mbledhjes së 81 partive?
Efektivisht është e vërtetë dhe Enver Hoxha nuk shkoi ne këtë mbledhje, atje nuk shkoi as Mehmet Shehu. U autoriziova unë në emër të partisë që të kryesoja delegacionin në këtë mbledhje dhe unë bashkë me ministrin e Jashtëm, Behar Shtylla dhe një grup këshilltarësh kam shkuar në Moskë. Kjo ka qenë në vitin 1962, kam shkuar në Moskë, atje na pritën nga ana e sovjetikëve. Nuk më kujtohet ekzaktësisht dhe na çuan drejt në hotel. Të nesërmen në orën 10 bëhej mbledhja në Kremlin.
Në të njëjtën sallë ku ishte bërë mbledhja e 81 partive, ku ju keni qenë edhe në atë mbledhje?
Po në të njëjtën sallë, kam qenë edhe në atë mbledhje.
Më saktë brenda dy vitesh keni qenë dy herë në atë sallë në vitin 1960 dhe 1962 dhe të dyja rastet jeni përjetuar një moment historik. Si ju pritën kur të gjitha vendet përfaqësoheshin nga kryetarët e shteteve?
Aty ishin të gjithë sekretarët e parë të partive të lindjes, ndërsa nga sovjektikët ishte vetë Hrushovi.
Si u prit fakti që Shqipëria nuk përfaqësohej nga njëshi?
Po ky ishte edhe problemi që lindi aty. Kur unë dhe delegacioni hymë në sallën Gjeorgjevski, na pritën dhe na treguan vendin ku duhet të uleshim. Mbledhja ishte një kuadrat dhe tavolina jonë ishte e para, sipas alfabetit. Në krye ishte Hrushovi. Ne ishim në krahun e djathtë të tij në kënd. Kur hyra unë ishte Teodor Zhivkovi i Bullgarisë meqënëse njiheshim, u përshëndetëm. Dhe u ulëm në vend, në fund erdhi edhe Hrushovi. Dhe ai filloi ta hapë mbledhjen në këtë kohë, do të tregoj se çfarë ndodhi.
Kur Hrushovi tha se hapim këtë mbledhje të udhëheqësve të vedeve socialiste, u ngrit Ulbrihti, ai ishte sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Gjermanisë Lindore, që ishte i interesuari direkt sepse Hrushovi tha se do të diskutojmë për Murin e Berlinit, sipas kërkesës që duhet të ishte bërë nga Gjermania.
Pra i pari që përmendi ngritjen e Murit ishte Hrushovi?!
Po. U ngrit Ulbriht dhe tha: “shoku Hrushov, jemi mbledhur këtu dhe shikoj që të gjithë sekretarët e parë kanë ardhur, por nuk shikoj që të ketë ardhur Enver Hoxha.” Hroshovi menjëherë m’u drejtua mua: “Shoku Alia, ku është Enveri?”
I thashë: “Enver Hoxha nuk erdhi ne mbledhje se ishte pa qef.”
Ju po gënjenit?
Sigurisht. Ai ishte shëndoshë e mirë. Por, duhet ta them më përpara se pse nuk vajti. Ishte prolem sigurie. Kishte një mundësi që ndaj tij të bëhej ndonjë atentat, ndonjë vepër për eleminimin e tij. Kjo ishte bazuar mbi fakte, mbi atë që ndodhi dy vite më parë.
Për ta kujtuar që në mbledhjen e 81 partive në Moskë gjate kthimit, anullohet fluturimi Moskë – Beograd – Tiranë dhe gjithçka bëhet me tren…. dhe arsye thuhet se ka qenë arsye sigurie.
Në Konferencën e Moskës, kur mbasi mbajti fjalimin e vet, Enever Hoxha dëgjoi edhe replikat e të tjerëve ishte data 29 nëntor, ishte Festa e Çlirimit në Shqipëri dhe duhet të ishte këtu medoesmos dhe atëherë vendosi të largohej nga Moska dhe u largua bashkë me Mehmet Shehun të dy.
Mbetëm në Moskë Hysni Kapo dhe unë që e vazhdduam konferencën deri në mbarimin e saj. Enveri dhe Mehmeti erdhën me tren, kaluan në Budapest, pastaj në Itali, Bari dhe nga Bari me avion në Shqipëri.
Në ‘60-ën kishte vërtetë ndonjë dyshim? Pati sinjalizime?
Atëherë që kur ishim në Moskë në ‘60 pati një njoftim po them informacion nga rusë nga njerëz rusë nga ata që shërbenin për delegacionin tonë. Kur u largua delegacioni ynë nga shtëpia në
Ambasadë. Sepse mbasi mbajti fjaimin e vet Enver Hoxha nuk ndenji më në shtëpinë e pritjes, por Enver Hoxha dhe Mehmet Shehun shkuan në Ambasadë.
Në shtëpi ndenjëm unë dhe Hysni Kapo. Që atëherë, njerëz të shërbimit rus na thanë se mirë bëri Enver Hoxha që u largua, sepse nuk i dihej dhe më treguan për një person që është jo i sinqertë që mund të përbënte rrezik. Mbas dy vjetësh ishte ky dyshim që mos vallë mund të ndodhte diçka.
Ti rikthemi edhe njëherë mbledhjes se vitit 1962 kur ju thatë se Hrushovi ishte i pari që përmendi ngritjen e Murit të Berlinit. Ulbrhit u ngrit dhe kërkoi përse nuk kishte ardhur Enver Hoxha…?.
Po e lamë te fakti që Hrushovi më pyeti pse s’ka ardhur Enveri. Unë i thashë se ishte pa qef dhe për këtë asye Komiteti Qendror i Partise vendosi që të jem unë përfaqësuesi i qeverisë shqiptare. Ai pyeti pse s’erdhi Mehmet Shehu dhe i thashë që edhe ai nuk ishte mirë prandaj udhëheqja vendosi kështu dhe nisi një debat mes meje dhe tij me fjalë.
Ai thotë që ne e dimë që ti nuk je sekretari i parë. “Po – thashë – une s’jam, por jam përfaqësues i PPSh-së dhe kam tagër që të përfaqësoj Partinë e Punës dhe të firmos çdo lloj vendimi për të cilin partia jonë do të jetë përgjegjëse.” “Por, kjo s’mjafton – tha, – duhet sekretari i parë.” “Por ja, – i thashë unë – është sëmurë. Si të bëj. Po nuk është kështu, atëherë ju lutem shumë” – në atë kohe ngrihet një tjetër, ishte Derzhi i Rumanisë, udheheqesi i Partise Rumune, ai iu drejtua Hrushovit, dhe i tha se ky delegacion (delegacioni shqiptar) nuk është dhe delegacioni që ndodhej në sallë, ai s’duhet të qëndrojë. Pastaj u ngrit Gmulka i Polonisë dhe tha se delagacioni duhet të ikë sepse ne s’mund të diskutojmë me çdo njeri, por duhet të jetë sekretari i parë. Perfundimisht, Hrushovi më drejtohet mua dhe më thotë – “shoku Alia, i dëgjove shokët? Ata thonë të ikësh.” “Ata thonë por unë s’iki – i thashë – sepse unë kam ardhur të përfaqësoj partinë time.” Atëherë ata ndenjën dhe shikonin njëri-tjetrin.
Sepse me dhunë nuk ju nxirnin dot?
Po, edhe Hrushovi tha: “shokë, bëjmë 10 minuta pushim.!
U ngritën të tërë ata dhe shkuan në fund, ishte një bufe dhe shkuan atje të tërë. Ndërsa unë u thashë shokëve: “rrini këtu, mos luani. I shikonim ata, po pinin kafe…ne qëndronim ulur”
Dhe le të themi që kjo situatë zgjati..?
Ata prisnin të largoheshin ne. Bënë shumë marifete, filluan të shuajnë dritat e sallës, e ulën tonin. Filluan edhe pastrueset të shkojnë në tavolina për të na krijuar ne një ambient që të largoheshim. Erdhen edhe nga ata punonjës të aparatit të Komitetit Qendror te Partisë dhe më kërkuan që të largohesha. U fola dhe u thashë se puna juaj është kur të dal jo këtu. Unë s’dal prej ketu do të rrinim dhe njenjëm aty. Kjo zgjati gjysëm ore. Ata s’po hynin. Pas gjysëm ore erdhën brenda të tërë, por në vend që të uleshin në tavolina dhe secili morri cënten dhe dolën nga porta dhe ikën fare e shtynë mbledhjen për të nesërmen.
“Nesër në orën 9!” – i njoftoi Hrushovi.
Pra ishit shkaku ju që dështoi mbledhja?
Sigurisht. S’kishin ç’të bënin tjetër. S’mbeti gjë tjetër vetëm të na merrnin me forcë. Por, pastaj dolëm andej dhe u larguam edhe ne.
Shkuat të nesërmen në mbledhje?
Jo, s’kishte më kuptim të shkonim në mbledhje.
Ndërkohë komunikuat me Tiranën?
Komunikova menjëherë, mora në telefon shokun Enver, bisedova me të dhe më tha “kthehuni në Tiranë”. U nisëm të nesërmen.
Cila ishte arsyeja që gjithë vendet shtynë mbledhjen që mos ju kishin ju aty? Ishte thjësht perfaqësimi i ulët i delegacionit shqiptar, apo mbledhja realisht kërkonte praninë e numrave një në mbledhje?
Unë besoj se ajo ishte formale, aspekti pse nuk ishte Enveri. Ata donin njëfarë dënimi për Partinë e Punës që ju nuk e respektuat mbledhjen, nuk dërguat sekretarin e parë as kryeministrin, sepse kjo ishte mbledhje e sekretarëve të parë dhe thanë që më mirë të ikë ky delegacion se nuk ekziston për ne.
Zoti Alia, kur ju informuat Tiranën dhe Enver Hoxhën, cili ishte qëndrimi i Shqipërise le të themi për thelbin e kësaj mbledhjeje? Ngritjen e Murit të Berlinit dhe gjithë pasojat që e pasuan?
E vërteta është se ne nuk e morëm vesh menjëherë se do të ngrihej Murri i Berlinit. Ajo vetëm kur u shpall më vonë e mësuam se çdo të bëhet. Kur e morëm vesh, natyrisht, neve u habitem që arriti puna deri në këtë gradë sa të vihej një mur në një qytet dhe na u duk e çuditshme se si mund të mbrohet një qytet duke vënë një mur.
Pra, ju e interpretuat më shumë si çështje sigurie se sa si çështje ideologjike?
Si çështje sigurie, pa dyshim se nuk kish problem ideologjik, ky ishte problem sigurie mes dy gjermanive dhe asgjë më tepër. Pra, ky ishte edhe interpretimi ynë. Në atë kohë ishte Lufta e Ftohtë dhe çdo aksion dhe veprim shihej në këtë këndvështrim se çfarë persioni dhe prpjekjesh bëheshin kundër vendeve socialiste.
Zoti Alia patet një rrëfim interesant treguan se si keni qene ne mbledhjen kur ishte vendosur ngritja e Murit të Berlinit dhe peripecitë e delagionit shqiptar atje.
Mesa mbaj mend është vërtetë hera e parë që flas për këtë çështje.
Atëherë, ju thatë se qëndrimi i Shqipërisë komuniste ishte disi skeptik për Murin e Berlinit, që në njëfarë mënyre kërkonte të izolonte lindjen nga perëndimi. Më duket pak ironike,që këtë qëndrim e kishte një rregjim që e kishte praktikë izolimin e vendit nga perendimi apo edhe lindja. Ju kishit moton “Ne s’jemi as lindje dhe as perëndim!”
Tani ka dy probleme kur diskuton për këtë. Një problem është ideologjik dhe një problem kombëtar. Domethenë ideologjik se ne i përmbaheshim koncepteve tona marksiste – leniniste dhe nisur nga mendimet tona nuk ishim dakort me pikpamjet e kundershtareve tanë qofshin imperialistë, qofshin revizionistë. Problemi kombëtar është koncepti i mbrojtjes së atdheut, kufijve dhe lirisë e pavarësisë së tij. Neve kemi qënë konsguentë edhe në planin ideologjik, ku mundet edhe e kemi teperuar ndonjehere.
Ndonjëherë?!!!
Po mirë, jam dakord me ty që kemi qenë mjaft ekstremë ne atë drejtim por kemi qenë korrektë dhe të vendosur në mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë. Për 40 vjet Shqipërisë nuk i ka ndodhur asnjë gjë e keqe. Dhe ka qenë pushteti popullor me Partinë e Punës që ka mbrojtur këtë. Ne nuk hezituam të nxirrnim jashtë kufijeve flotën ruse në Vlorë, kur ne e konsideruam se ajo përbënte një rrezik për sigurinë kombëtare.
Megjithatë, duhet të biem dakord të dy, për faktin që regjimi juaj mbronte jo thjesht me pasion, por me masa ekstreme sigurinë kombëtare ishte se kjo ishte mënyra më e sigurt se ju do të qëndronit në pushtet sa më gjatë apo jo?
Unë s’do të jem dakord me këtë ide sepse ju e personalizoni çështjen e mbrojtjes së atdheut.
Jo, une po them se kishte diçka personale te ju…..
Jo s’kishte asnje gje personale sepse per mua atdheu është nje nocion jopersonal. Atdheu është nje pasuri e te gjitheve, e te gjithe popullit, askush nuk ka te drejte qe te thote qe te jete i lire apo jo apo te vendose qe kjo pjese është e jona apo ta falim.
Pra, ju për shembull po te kishit qene akoma ne pushtet nuk do ta kishit nenshkruar këtë marreveshje të kufijeve me Greqine..?
Une s’di kontretisht si qendron ajo marreveshje…
Po thone qe greket do te marrin ujrat deri ne 900 metra largSsarandes.
Nese është e vërtetë qe marreveshja qe është bere me Greqine………
Pritet te miratohet nga Kuvendi te henen.
Nuk e di a do ta miratoje Kuvendi, por neqoftese kjo marreveshje vërtetë parashikon qe nje pjese e ujrave territoriale te vendit, jo me qindra kilometra, por edhe me nje meter katror është krim. Krim kombetar dhe nuk duhet ta aprovoje as Kuvendi as qeveria jone.
Ne fakt nga rregjimi juaj trasheguam edhe nje gjendje lufte me Greqine. nuk mendoni qe është mire qe kjo gjendje perfundoje?
Tani me fute ne politiken e jashtme. Kur kemi vemdosur marrdheniet diplomatike me Greqine ka qene viti 1987 ka qene minister i jashtem Papulias qe sot është president i Republikes se Greqise dhe mbaj mend qe kur e kam pritur Papuliasin heren e pare apo te dyte. Papulias me komunikoi; zoti president ju njoftoj se qeveria greke e hoqi ligjin e luftes mes Greqise dhe Shqipërise. Natyrisht, ishte nje gezim nje kenaqesi e madhe dhe ja shpreha atij direkt se kjo i hap rrugen marrdhenieve te ngushta mes dy popujve tane sepse kemi shume gjera te perbashketa, intersa te medha nje te ardhme te perbashket dhe ta them sinqerisht kam mbetur i mahnitur kur kam marr vesh me vone se gjendja e luftes vazhdon akoma sepse nuk e ka aprovuar vendimin Parlamentin grek, i cili duhet ta miratonte se ate e ka firmuar mbreti i gerqise. Dhe Parlamenti akoma nuk e aprovon.
Une kam patur diskutim miqesor me nje ambasador grek dhe i thashe se kam mbetur i ofenduar sepse kur Papulias me tha keshtu une e besova se është hapur rruga per te zgjidhur te tera problemet qe kemi ne me Greqinë midis te tjerave edhe me problemin çam. Problemin e pasurive te tyre vajtje-ardhjes familjeve qe është nje problem njerezor jo me politik. Ai me shpjegoi: zoti Alia mbreti e ka firmosur, sepse Parlamenti se ka bere sepse asnje qeveri nuk ja kerkoi Parlamentit grek. Pra marrdheniet tona me greqine nuk mund te jene miqesore dhe vllazerore sic duhet te jene nese mes dy vendeve tona nese nuk ka qartesi. Pse te lihet nje problem kombetar ne mes. Mire ligji i luftes per te cilin une akoma ngul kembe nuk është e drejte qe te jete ne fuqi. Ai duhet eleminuar. Tani kemi hyre ne nato jemi aleate me greqi,. Cdo bejme do luftojme.
Ne Nato dhe ne gjendje lufte?! Anakronike.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24146. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24146

Kolorado, zhduket në ajër 6-vjeçari, pasi hipi në një balonë KOLORADO- Alarm në Kolorado, pasi një fëmijë 6-vjeçar është ngjitur në një balonë të ndërtuar nga prindërit e tij dhe ka fluturuar në ajër. Ngjarja u shënuar në lindje të Kolorados, ku balona është parë të ngjitej sipër në ajër. Pas kësaj, prindërit vunë alarmin, ndërkohë që ekipet e shpëtimit janë vënë në lëvizje për të ndihmuar 6-vjeçarin. Ende fati i fëmijës është i paqartë. Mediat e huaja raportojnë se balona ka fluturuar në ajër për më shumë se dy orë. Vazhdojnë kërkimet, ndërkohë që ekipet shpëtuese po mundohen të përcaktojnë mënyrën se si mund të veprojnë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24149. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24149

Kur nënat ndihmojnë bizneset Një studim italian tregon se gratë që lindin fëmijë nuk u “kushtojnë” asgjë kompanive të ndryshme. Për më tepër pas rikthimit, nënat e reja janë në gjendje të kalojnë kolegët për nga korrektësia dhe produktiviteti…
Vajza me një CV që nuk ka të sharë, me një master në Perëndim, me një njohje perfekte të gjuhëve të huaja, paraqitet në një takim pune: “Ajo është e zonja, por është e re. Më vonë do të krijojë familje dhe do të sjellë fëmijë në jetë”. E ndërsa vajza që ka përfunduar Inxhinieri shkëlqyeshëm, mendon se mund të bëjë gjithçka veçse të ndryshojë seksin, shefi i personelit heq emrin e saj nga lista dhe vazhdon me tjetrin. Sa keq, do të kishte qenë perfekte, por një mashkull është më i sigurt, sepse të paktën nuk ka të bëjë fare me atë çka kompanitë u tremben më shumë: periudhën e mëmësisë. Rruga e grave drejt “pushtimit” të botës së punës deri tani gjithmonë është penguar nga këta faktorë: shtatzënia, fëmijët, mungesat dhe mbi të gjitha kostot që kjo sjell për kompaninë. Por një studim i bërë nga Universiteti i Bocconit në Itali nxjerr në dritë të tjera fakte: “Janë vetëm paragjykime që duhen luftuar”, thotë Simona Cuomo e Observatorit për “Diversity managment”. “Mëmësia nuk është një barrë, është një mundësi”, shton Alessandra Casarico, profesoreshë e shkencave të financës. “Mëmësia ndikon vetëm 0.23 për qind në kostot e personelit të një kompanie”, thotë një profesore e administrimit të burimeve. Një kërkim i bërë nga një prej universiteteve më të mira ekonomike, “Bocconi” ka vendosur ti përgjigjet një prej pyetjeve më të rëndësishme: sa i kushton një kompanie shtatzënia e një gruaje. Dhe përgjigjja është: pak më shumë se asgjë. Për më tepër thekson se mëmësia për kompanitë mund të jetë një benefit më tepër sesa një kosto. Kërkimi ka pyetur përgjegjës të burimeve njerëzore, shefa, nëna që punojnë dhe ka arritur në përfundimin se duhen bërë llogaritë me tre stereotipa, të përgënjeshtruar nga realiteti. I pari është se nuk është e vërtetë që në Europë legjislacioni për mëmësinë është ndër më “bujarët”. I dyti është se nuk është e vërtetë se sa më shumë të punojnë gratë aq më pak fëmijë bëjnë, përkundrazi vendet që kanë një numër shumë të lartë femrash në tregun e punës, janë më pjelloret. I treti është se kostoja “e gjallë” e lindjes së fëmijës prej gruas është shumë e kufizuar. Përfundimi pra është se nuk duhet të kemi frikë të punësojmë gra në ndërmarrje dhe se praktika të tilla si fleksibiliteti, part-time, përdorimi i kompjuterit në shtëpi, telepunësimi, synojnë vetëm të nxjerrin përfitime nga personeli femëror dhe të shfrytëzojë në maksimum kompetencat e tyre. Megjithatë, në botën e punës, mendimi negativ është se mallkimi i grave është ai i të bërit nëna. Pak rëndësi ka nëse bankat qendrore të vendeve europiane vlerësojnë se një rritje e numrit të femrave në punë do të thotë një rritje e GDP-së, apo se institute kërkimi si “Catalysr” apo “McKinsey” tregojnë se gratë kanë vlerë. D.m.th stili i tyre i drejtimit, administrimi i marrëdhënieve me njerëzit, parandalimi i konflikteve-i çon kompanitë drejt rezultateve më të mira. Nëse në momentin e marrjes në punë shtatzënia dhe periudha e lejes së lindjes mbetet një nga shqetësimet kryesore të punëdhënësve, ky është një stereotip që duhet luftuar. “Duhet rrëzuar miti që është krijuar për gratë që lindin teksa punojnë. Kjo ide është fryt i kulturës së pamjaftueshme dhe paragjykimeve. Studimi ynë tregon se problemi nuk ekziston dhe se treguesit se sa ajo rëndon në koston e përgjithshme të kompanive është shumë e ulët. Dihet se sa kushton një fotokopje, një telefon, një dërgesë me postë, por askush më parë nuk kishe llogaritur se sa kushton një mama”, thotë drejtuesja e këtij kërkimi gjigant, Cuomo. Në disa vende të Europës, periudha e mëmësisë shihet si parajsë për femrat. Për shembull në Danimarkë është e mundur të qëndrosh në shtëpi për gjashtë muaj dhe të paguhesh 100 për qind nga kompania ku ti punon, ndërsa në Norvegji ky numër mund të shkojë në dhjetë. Të kufizosh kostot e mëmësisë në universin femëror redukton mundësitë e “rritjes” së vendit. “Gratë kanë talente që duhen shfrytëzuar dhe të vendosësh ti nxjerrësh jashtë kompanisë vetëm sepse në një të ardhme do të bëhen nëna do të thotë të heqësh dorë prej kompetencave të tyre”. Chiara Paolino ka llogaritur koston e mëmësisë dhe tregon se: “është një kosto qesharake. Një kuotë që korrespondon me 0.23 për qind të kostove direkte dhe indirekte të personelit. Për më tepër, ajo që kushton vërtet është kostoja që rrjedh nga administrimi i pasigurisë dhe riorganizimi i punës nga pjesa tjetër e punonjësve”. Por siç shihet këto janë variable që më shumë sesa me pagesën kanë të bëjnë me organizimin e punës. “Gruaja kur rikthehet në punë kthehet si një burim më i pasur, më efecient, më produktiv, nëse nëpër kompani do të kalonte ky mendim pozitiv do të çonte në një pasurim të përgjithshëm. “Të gjesh një zgjidhje pozitive për binomin nënë-punë nuk është vetëm një temë përgjegjësie sociale, por edhe për zhvillimin e kompanive”, tregon Chiara Bisconti, përgjegjëse e burimeve njerëzore të San-Pellegrino-Nestle, edhe ajo nënë e tre fëmijëve”. “Ne kemi vendosur një sërë rregullash që synojnë të bashkojnë nevojat e kompanisë dhe ato të grave: rezultati është pozitiv, sepse për shembull gratë që kërkojnë të punojnë part-time arrijnë ta bëjnë në gjashtë orë atë që normalisht bëhet për tetë, me rezultatin e kursimit dhe shkurtimit të kostos”. Ja disa histori nga “gratë” e ndërmarrjeve. M.C sapo është kthyer në punë pas lindjes së një fëmije. Deri në vitin 2005 ishte një menaxhere e re në karrierë me një buxhet të rëndësishëm për tu administruar dhe një skuadër prej tetë punëtorësh. Tani, në moshën 38-vjeçare me tre fëmijë dhe dëshirën për të vazhduar atje ku e la, është në një pozicion që nuk ka më një zyrë dhe as një rol të caktuar. “Më trajtojnë sikur të mos ekzistoja, por kjo është një padrejtësi që nuk mund të kalohet kollaj. Më duket i tmerrshëm ky mentalitet ku të tjerët të imponojnë të zgjedhësh mes të qenit nënë dhe karrierës”. R.S, menaxhere në një kompani mediatike, iu desh të kërkonte një punë të re: “Pengesa nuk ishte familja ime, ishin shefat që vendosën për mua. Sipas tyre meqë isha bërë nënë nuk mund të isha më një shefe e besueshme”. 82 për qind e grave tregojnë se të qenit nënë i pengon në ambiciet e tyre për të bërë karrierë. Por situata tani po ndryshon. Shumë kompani po mundohen të krijojnë rregulla të reja për nënat: orare më të përshtatshme dhe rrogë më të mirë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24139. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24139

Ushtaria italiane korrupton talebanët! Mesa duke dhënia e mitës është e vlefshme në cdo fushë, përfshi dhe luftën. Një artikull I të përditshmes britanike The Times akuzon shërbimet secrete italiane se ka paguar talebanët që këta të mos sulmojnë ushtarët Italianë.
E përditshmja pohon se shërbimet secrete Italiane kanë paguar me shuma kolosale udhëheqësit talibanë për të evituar sulmet kundra ushtarakëve italianë të cilët gjendeshin në bazën Surobi, në një distancë prej 65 km nga Kabuli.
Më pas baza kaloi nën kontrollin e francezëve dhe në më pak se një muaj nga kalimi 10 ushtarë francez u vranë dhe 21 të tjerë u plagosën pas një sulmi.
The Times akuzon shërbimet sekrete italiane për vdekjen e ushtarëve francezë. Me sa duket është ushtria amerikane ajo që ka zbuluar korrupsionin pas përgjimit të disa telefonatave.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=576. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=576

10 Laptopa shume te cuditshem Keta jane disa nga modelet prototipaa te laptopeve qe qarkullojne tani,te cilet dallohen nga format e tyre sa te cuditshme dhe te vecanta.Per me shume shikoni fotot e tyre :
Artikuj qe mund tju interesojne:
Foto te cuditshme nga Google Earth Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1156. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1156
Pa koncentrim (Rascom Feat. B Genius)
Rascom: Unë po du me dal po nuk po muj me dal Unë po du mu nal po nuk po muj mu nal Po du mu largu po tash jom n’kohën ma t’mirë Tash du me pushu po ka pas edhe ma vshtirë Po du me hangër bukë po shoh që nuk paska sen Po du me ra me fjet me pushu po shoh se s’paska ven A thu sha po ndodh me mu, ku jonë njerztë që i du Unë gabova tu t’nimu se tash ti sum nimon mu Unë sju qoj shoq une jau jap ngojë Kom përvojë qysh i vogel e luj këtë lojë Po du me dalë me shok po nuk pasna asni shok Ni njëri i vetmum që ka bo keq n’këtë tokë Tana ça i kini, për kon pe thom e dini Ju që kini e nuk jepni e … pini Qishtu ju shti n’haraç, unë se kryjta me qikaq Hajt se unë boj apet, a ti kurrë n’jetë mos paq
Ref. 2x B Genius: Pe harroj t’kalumen e tashmja po m’mjafton Dikur s’pata sen e tash krejt i kom Nuk po vuj për pare se parja njeri st’bon Unë kom shumë pasuri, shoqninë që sum tradhton
Rascom: Pse po don me fol shoq kur mun me t’butë Qetash që pi shoh rreth meje nuk paskan tutë Je tu fol si ato kuçkat që Dudës ia fërkojnë … Je humb n’tokë t’Allahut si sabeti kur bjen barit Ndryshe o muhabeti kur ty t’kom ngat veti Po du me t’pas ngat me t’kallxu se ça o repi Ma saktësisht hip-hopi, hip-hopi n’përgjithsi T’kallxoj për rregullat e lojes që i man kjo ushtri Jetojmë me njoni-tjetrin, jetojmë për njoni-tjetrin E kem jeten me fat e kem respekt për ma t’vjetrin Ju s’keni dallime, prodhoni veç dështime Ju jeni krejt gangstera me nanën e … Gjaku po m’vlon, jo unë jom i qetë Sum han ça m’thojnë gjinja kur unë i kom krejt Kur i kom qeta shokë që ta kallin këtë tokë Kallxoma cilin dush, unë ja këpus atë kokë
Ref. 2x B Genius: Pe harroj t’kalumen e tashmja po m’mjafton Dikur s’pata sen e tash krejt i kom Nuk po vuj për pare se parja njeri st’bon Unë kom shumë pasuri, shoqninë që sum tradhton
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4671. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4671
Top