Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Biznesi, borxh 530 milionë USD Tatimeve Situata me borxhet në administratën tatimore ka ardhur duke u përkeqësuar. Shumë biznese kanë detyrime të papaguara te tatimet, duke krijuar një borxh që shkon rreth 48 miliardë e 595 milionë lekë (530 milionë dollarë), ose 4.45 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Shifrat shqetësuese janë raportuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, referuar punës së bërë nga organet tatimore gjatë vitit 2008 për mbledhjen e borxheve. Gjatë vitit të shkuar, bilancet e tatimeve janë rënduar akoma e më shumë, me detyrime debitore të rritura me 5.8 për qind, ose 2 miliardë e 670 milionë lekë. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe Tatimi mbi Fitimin janë dy taksat që zënë peshën më të madhe (rreth 70 për qind) të detyrimeve të papaguara nga biznesi përgjatë 10 viteve të fundit. KLSH nuk jep të dhëna rreth efektit që mund të ketë sjellë amnistia fiskale, e cili nisi të aplikohej në fund të vitit 2008, deri në prill 2009. Nga pikëpamja kohore e krijimit të detyrimeve debitore, rezulton se 68.8 për qind të tyre, ose rreth 33 miliardë e 430 milionë lekë e zënë debitorët e trashëguar nga viti 2007 dhe përpara, ndërsa 31.2 për qind ose në vlerë 15 miliardë e 164 milionë lekë e zënë debitorët e krijuar gjatë vitit 2008. “Me gjithë përpjekjet dhe arritjet, puna e strukturave përkatëse nuk u përgjigjet kërkesave të legjislacionit tatimor, për të ndjekur dhe arkëtuar detyrimet debitore, me qëllim uljen e gjendjes së trashëguar të borxhit”, thekson KLSH në raportin e saj të fundit. Situata negative Vlen për tu theksuar se vlera e detyrimeve debitore, e krijuar gjatë vitit të kaluar prej rreth 15 miliardë lekë, zë mbi 9.7 për qind të barrës fiskale të vendosur për vitin 2008, përkatësisht në shumën 156 miliardë e 19 milionë lekë. Sipas llojit të borxhit të krijuar gjatë 2008-ës, peshën më të madhe e zënë debitorët për tatimin mbi fitimin në vlerën 5 miliardë e 591 milionë lekë, ose në masën 37 për qind të vlerës totale të krijuar. Sa u takon drejtorive rajonale tatimore, Tirana konsiderohet qendra e borxheve më të mëdha, me rreth 18 miliardë e 807 milionë lekë, ose 39 për qind e totalit. Më pas vijnë tatimet VIP-a (taksapaguesit e mëdhenj), me një borxh të akumuluar rreth 8 miliardë lekë. Probleme të evidentuara Gjatë kontrolleve të ushtruara, KLSH ka konstatuar një sërë mangësish në zbatim të ligjit për mbledhjen e detyrimeve tatimore. “Mosrakordimi i detyrimeve debitore të pasqyruara në kontabilitet me ato të evidentuara në borxh tatimor në total, sipas llojeve dhe kohës së krijimit: rastet kur subjektet kanë ndërprerë aktivitetin dhe nuk kanë zbatuar hap pas hapi procedurat tatimore përkatëse. Të gjitha këto kanë shkaktuar vjetrimin e detyrimeve debitore, duke iu afruar afatit të parashkrimit dhe me ndikim negativ në të ardhurat e buxhetit të shtetit”, thekson raporti.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24240. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24240

Kuzhe përgatit fshesën kuqezi Mbyllja e eliminatoreve të Botërorit 2010 do të sjellë “fshesën” në radhët e Kombëtares shqiptare. Trajneri Josip Kuzhe nuk do të hezitojë të largojë nga kontingjenti disa prej lojtarëve që “trashëgoi” nga paraardhësi i tij, Ari Han. Gjithçka pritet të ndodhë pas miqësores së nëntorit me Estoninë, ku do të marrë formë edhe skuadra kuqezi, e cila do të luajë në eliminatoret e Europianit 2012. Drejtoni Shqipërinë prej pesë ndeshjesh, çfarë mendoni se keni arritur deri më tani? Erdha në Shqipëri katër muaj më parë dhe së bashku me FSHF-në hartuam një program pune. Në tri sfidat e fundit të Botërorit 2010 kishim dy objektiva: lojën e mirë dhe arritjen e rezultateve, në eliminatore dhe në miqësore, por mbi të gjitha krijimin e besimit reciprok brenda skuadrës. Për mua më i rëndësishëm ishte objektivi afatgjatë; federata më ka kërkuar të kem sukses gjatë eliminatorëve të ardhshme, kështu që ndeshjet e zhvilluara deri tani duhet të më shërbenin për këtë qëllim. Pas miqësores në nëntor do të kemi një përgjigje për shumë gjëra: për lojtarët që do të grumbullojmë, si do të luajë ekipi dhe synimet. Do të sjellë ndryshime brenda skuadrës humbja me Suedinë? Këtë ndeshje e kam përdorur edhe për të parë se cilët lojtarë do të më vlejnë për të ardhmen. Me paraqitjen e tyre, disa më kanë surprizuar për mirë, ndërsa disa të tjerë negativisht. Nuk them emra, gjithçka do ta diskutoj vetë me futbollistët. Do të ndërtojmë një listë me lojtarët që do të jenë për eliminatoret e ardhshme: ka lojtarë që e kanë vendin të sigurt, të rinj që do të promovohen, por edhe të tjerë që nuk do të jenë më në ekip. Kundër Suedisë ishte paraqitja më e dobët, edhe pse nuk ishte ndeshja më e vështirë që prej kohës kur ju morët drejtimin e stolit⦠Kjo ishte një humbje e merituar. Dikush thotë që nuk luajtëm keq, por në fund rezultati na tregon se nuk kemi luajtur mirë. Gabuam në shumë episode, mbi të gjitha në mbrojtje, megjithatë pashë edhe gjëra pozitive. U munduam të luanim një futboll të ndryshëm nga ai që Shqipëria kishte praktikuar deri më tani jashtë fushës. Gjithsesi, rezultati ishte i keq. Sa përgjegjësi keni ju si trajner për këtë humbje? Në futboll trajneri është gjithmonë përgjegjës për lojën dhe rezultatin, ndërsa futbollistët për detyrat që u ka ngarkuar trajneri. Përgjegjësia ime është në lojën mbrojtëse. Nuk u mbrojtëm mirë si skuadër dhe markimi individual ishte skandaloz, kryesisht në goditjet standarde. Organizimi në mbrojtje nuk ishte i mirë, edhe pse i kisha paralajmëruar lojtarët që të tregoheshin të kujdesshëm. As sulmi nuk kishte forcën e duhur. Megjithatë, unë marr 100 për qind të përgjegjësisë. Problemet që shfaqëm me Suedinë duhet të na ndihmojnë për të nxjerrë mësimet e duhura në të ardhmen. A prisnit më shumë se një pikë nga tri ndeshjet eliminatore, edhe pse luajtët me Portugalinë, Danimarkën dhe Suedinë? E dija që ishte shumë e vështirë, por erdha me synime pozitive dhe normalisht për të fituar më shumë nga ajo që arritëm. Një trajner e ka shumë të vështirë të vendosë objektiva para se ta njohë skuadrën. Çfarë mendoni se do të ndryshoni në eliminatoret e ardhshme, pasi kemi humbur si amatorë? Pas çdo ndeshjeje, pas çdo rezultati, analizohen gjërat pozitive dhe negative: me Suedinë kishte nga të dyja. Kur je në disavantazh me dy ose tri gola, është e vështirë që të kthehesh në lojë. Në fund të pjesë së parë të takimit (rezultati ishte 3-0 për suedezët) i thashë skuadrës se duhej të luanim në mënyrë racionale. Do të ishte edhe më e rrezikshme nëse dilnim nga detyrat taktike dhe humbnim organizimin e lojës. Në pjesën e dytë u munduam të dominonim lojën, madje krijuam edhe disa raste për shënim. Na ndëshkuan gabimet tona dhe pajtohem me ju që kemi humbur si amatorë. Sa për qind e skuadrës duhet të ndryshojë për Euro 2012? Kam programin tim dhe idetë që dua ti zhvilloj në të ardhmen me Shqipërinë. Më parë nuk kisha shumë informacion për çdo lojtar, por gjatë këtyre ndeshjeve kam një panoramë shumë të qartë për të gjithë. Tani e kam të qartë sa vlen çdo individ dhe nëse ai është i rëndësishëm për skuadrën. Por, nuk mund të them se do të gjejmë tri lojtarë të rinj, kur nuk kemi elementë të përshtatshëm. Ajo që mund them është se do të zhvillojmë të rinj për të ardhmen. Tani jemi në vazon e 5-të⦠Është çështje statistike, nuk mund të them shumë. Ajo që ndodhi-ndodhi. Objektivi juaj personal për të ardhmen? Shumë trajnerë mund të thoshin se ekipi është në vazon e 5-të dhe se do të mundohemi të arrijmë rezultate për tu ngjitur në renditjen e FIFA-s. Ndërsa unë kam një qëllim të qartë: Të jemi në finalet e Euro 2012! Mund të mos jetë një pretendim objektiv, por kjo është ideja që kërkoj ti injektoj skuadrës. Është e vështirë, por do të përpiqemi të kualifikohemi dhe jam i bindur se mund të jemi në fazën finale të këtij aktiviteti.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24243. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24243
Gratë saudite dhe hapat e vegjal drej lirisë Ashtu sikundër konkurrentët e tyre në Nju Jork dhe në Londër zyrat me xhama të mëdha të kompanisë mediatike “Rotana” janë mbushur me njerëz që dinë të sillen këndshëm e miqësisht të veshur sipas modës dhe elegantë, madje me veshje që mund tu kenë kushtuar një pjesë të mirë të të ardhurave mujore. Nëpër korridoret e zyrave dalin e hyjnë drejtues me kostume të shtrenjta e këpucë lëkure origjinale. E megjithatë, “Rotana” nuk ndodhet aspak në Nju Jork, apo Londër, por në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, një vend në të cilin gratë, normalisht u nënshtrohen rregullave shumë strikte të veshjes në publik. Zakonisht, veshja e një gruaje saudite është një shall i zi që mbulon gjithçka nga trupi e fytyra me përjashtim të syve. Por veç paradave të njerëzve me veshje të shtrenjta e shik ka edhe një arsye tjetër pse për shumë sauditë këto zyra do të përbënin një përjashtim nga rregulli. Aty burrat dhe gratë punojnë pranë njëri-tjetrit, me njëri-tjetrin pa dasitë dhe distancat tradicionale mes tyre. Shumë burra vijnë për të kërkuar punë te një femër, që është edhe shefja e burimeve njerëzore e kompanisë mediatike. Gjëja e parë për të cilën ajo i vë meshkujt në provë është aftësia e tyre për të punuar në një ambient të mbushur me femra dhe mbi të gjitha mënyra e bashkëpunimit të tyre. Ka raste që shumë meshkuj reagojnë negativisht kur mësojnë se njeriu që do ti intervistojë është një femër, por ka edhe të tjerë që e pranojnë me kënaqësi një ambient femëror, që është diçka shumë e rrallë në Arabinë Saudite. “Ata janë shumë të tronditur të shohin një femër në një pozicion drejtues dhe për më tepër një femër që ka në dorë fatin e punësimit të tyre e para së cilës ata duhet që të përpiqen që të lënë përshtypje sa më të mirë”, thotë shefja e burimeve njerëzore. Burrat sauditë duhet të fillojnë të mësohen me situata të tilla. Është e vërtetë që kjo kompani mediatike është një rast ende i veçuar dhe i rrallë, sepse mbrohet dhe financohet nga një pronar shumë i pasur dhe me ide përparimtare Princi Aluleed bin Talal bin Abdulaziz al-Saud. Në një vend si Arabia Saudite, gratë janë të privuara edhe nga të drejtat fare elementare dhe qesharake si ajo e të drejtuarit të makinës, pamundësia e daljes vetëm nga shtëpia, qoftë edhe për të bërë pazarin, pa bërë fjalë këtu për të shkuar në punë pa lejen e një anëtari mashkull të familjes. Megjithatë, nën drejtimin e disa anëtarëve të familjes mbretërore saudite, veçanërisht të Mbretit aktual, Abdullah, mbretëria ka nisur pak nga pak tu hapet ndryshimeve. Vendet e punës ku meshkujt punojnë së bashku me femrat kanë nisur të bëhen më të shpeshta, veçanërisht për sa u përket bankave dhe spitaleve, ku gratë mjeke nuk janë më një rastësi, apo diçka e rrallë. “Njerëzit ishin mësuar të thoshin: Përse punon kjo grua, ndërsa tani gjithnjë e më shpesh thonë: për të zgjidhur këtë problem duhet një grua”, thotë Nora al-Malhoq, një administratore në spitalin/////////////// Mbreti Faisal të Riadit. Qeveria është duke i përhapur e shtrirë gjithnjë e më tepër mundësitë e shkollimit dhe edukimit për femrat që nga ndërtimi i universiteteve femërore që “u kundërvihen” universiteteve e qytezave studentore tërësisht mashkullore. Një muaj më parë u promovua edhe universiteti i parë në vend ku mund të studiojnë meshkujt dhe femrat së bashku. Shteti po përpiqet që të inkurajojë përfshirjen e femrës në forcën e punës dhe për këtë qëllim po mbështet financiarisht iniciativa që mbrojnë femrat dhe fëmijët nga dhuna në familje. “mesazhi i gjithë këtyre ndryshimeve është se koha e ringjalljes së femrave po afron”, thotë doktoresha Maha Almuneef, një nga 6 gratë e caktuara për të marrë pjesë në këshillin e Shunës, një organizëm këshillimor prej 156 anëtarësh të caktuar nga vetë Mbreti. “Është një hap i mirë. Mbreti dhe sistemi politik po e shprehin përditë e më shumë idenë se tashmë koha e grave ka ardhur. Por një pjesë e madhe e sauditëve vazhdojnë që të mbeten shumë tradicionalë dhe e pranojnë ndryshimin me shumë vështirësi. Rendi shoqëror i vendosur prej qindra vitesh nuk mund të ndryshojë sa hap e mbyll sytë. Për feministet e vendit dhe aktivistet e të drejtave të njeriut dhe shumë të tjerë që do të dëshironin një vend me më shumë liri jo vetëm për femrat, por për të gjithë popullsinë, shpejtësia e ndryshimit është e ngadaltë. Përse, sipas tyre, Mbreti nuk heq disa nga pengesat më të mëdha të pabarazisë mes gjinive? Me gjithë publicitetin që mori emërimi i 6 grave në këshillin e Shuras, ato nuk kanë të drejtat e votës që i kanë kolegët e tyre meshkuj. “Kjo është fyese”, thotë një ///////////////columnist gazete dhe asistent profesor i historisë së grave në Universitetin King Sauid. “Ne na duhet një pjesëmarrje e plotë. Grave duhet tu hapen të gjitha dyert që i kanë pasur deri më tani të mbyllura”. Sipas tij, është shumë vështirë që të kihet një ide e përgjithshme në lidhje me numrin e atyre grave që duan që kjo situatë të ndryshojë. Kjo, sipas tij, për shkak të ndalimit që kanë gratë për tu shprehur për të drejtat e tyre, si dhe për çështjet politike si brenda dhe jashtë shtëpisë. Por për sa i përket asaj që po ndodh në drejtim të emancipimit dhe çlirimit të grave mund të thuhet se të paktën aktualisht në Arabinë Saudite gjërat kanë nisur të ndryshojnë, edhe pse shumë ngadalë. Por ky është një hap dhe një fillim i mirë. Aleatët perëndimorë të Arabisë Saudite e kanë nxitur këtë vend që hershëm për të ndërmarrë reforma, madje që nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001. Një pjesë e madhe e grabitësve të avionëve që kryen këto sulme ishin sauditë. Radikalizmi mes meshkujve të rinj nxitet së tepërmi nga një version shumë konservator i islamit, papunësia e madhe, kufizimi i lirive dhe të drejtave demokratiken dhe mbi të gjitha mënyra arkaike e sjelljes ndaj femrës. Shkurtin e kaluar, Mbreti Abdullah lajmëroi një ribërje të kabinetit qeveritar dhe largim të disa ministrave të stilit të vjetër, përfshi një gjyqtar shumë të rëndësishëm e të pushtetshëm të vendit që dikur vendosi legjitimitetin e vrasjes pa gjykim të atyre pronarëve të televizioneve që transmetonin skena “imorale”. Abdullah vendosi një ministër të Shkollimit, i cili do të merrej veç të tjerash edhe me futjen në shkolla të mësimit të tolerancës së fesë islame. Për herë të parë një grua, Norah Faiz, u bë zëvendësministre e Arsimit për çështjet e shkollimit. Kjo ishte hera e parë që një grua kishte një post në një kabinet qeveritar. Edhe pse kjo grua është e njohur në vend dhe e admiruar, caktimi i saj në një post qeveritar tregon edhe kufizimin e ndryshimeve në Arabinë Saudite. Tregues i kësaj është edhe mënyra se si zëvendësministrja kontakton dhe bisedon me kolegët për çështjet e punës. Ajo flet me ta vetëm përmes videofonit dhe gjithmonë i merr leje ministrit të saj për tu shfaqur në televizion dhe nuk jep kurrë intervista në revista e gazeta. Për foto as që bëhet fjalë. Kujdesi i saj është shumë i kuptueshëm për kë i njeh dhe i di mirë rregullat e Arabisë Saudite. Ajo është e vetmja femër në qeveri dhe ndodhet për këtë arsye në sytë dhe vëmendjen e gjithë vendit të saj. “Ky është një presion i madh dhe ajo nuk dëshiron që të bëjë asnjë lloj hapi fals”, thotë duke komentuar sjelljen e zëvendësministres, një mikesha e saj, mjeke. “Asaj i duhet që të provojë para kombit që nuk ka hequr dorë nga parimet e saj fetare, se pjesëmarrja në jetën publike dhe marrja e pozicioneve drejtues nuk vë aspak në rrezik islamin dhe identitetin saudit”. Në njëfarë mënyre, nxitja zyrtare për të drejtat e grave duket si një ushtrim trajnimi, njëlloj fushate për ti përgatitur gratë saudite për një situatë të re. “Nëse ne duam që të zbatojmë një ide të re, së pari na duhet që ta diskutojmë atë”, thotë zëvendësministrja. Sipas saj, është më mirë ky diskutim para ndërmarrjes së veprimeve të tjera. “Diskutimet si mënyra për të çuar përpara politika të reja mund të shihen edhe në zhvillimet e Programit të Sigurisë së Familjes Vendase, që nisi në vitin 1999 nga një grup i vogël grash pr Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24246. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24246

56 inches display from Sony
Japanese company Sony in fair “CEATEC” presented one of the most advanced screens nowadays dedicated to professionals. Distinguishing marks of the screen is SRM-L560, and besides diagonales of 56-inches brings the resolution of 3840 x 2160 pixels.
Viewing angle is 176 degrees from all sides, while the background RGB sensor in combination with internal thermal sensor detects and compensates its uniform brightness.
Also, the picture can be divided into four parts, each with a resolution of 1080 pixels. Can be found in Ethernet, USB, DVI, HDMI and VGA, while the offer is adaptorët for professional formats like HD-SDI and SD-SDI.
The sale will initially be found exactly in the Japanese market on 1 November with estimated price of 7700 dollars.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=973. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=973

Over half of companies block access to Facebook
The study shows that younger employees in even 54 percent of companies in the United States can access their accounts online social networks and similar services only when leaving office.
Company analysis “Robert Half Technology” has conducted a study with 1400 directors of American companies who employ one hundred or more workers. According to data collected in 54 percent of companies surveyed employees were banned access to Facebook or completely Twitter while ten per cent of them were allowed free access to the same.
From 19 percent of respondents answered that they allow their employees access to online social networks for work, 16 percent in any way restrict access to online services, while one percent are not known to answer the questions of this company analysis.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=970. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=970

Tablet PC Windows 7 by Gateway
It seems that is also a TABLET PC Windows 7, the company manufacturers Gateway, but official certification is still expected, since it is not declared even though the pictures look beautiful “official”.
According to Engadget technological portal, tableti with EC18T sign will go on sale with the new operating system Windows 7 from Microsoft, while there will be screen diagonal of 11.6 inches.
The processor has been integrated by Intel Core 2 Duo, 4 GB DDR3 RAM, while graphics will be integrated into chipsetin GS45 Express also from Intel.
He could be bought with Windows 7 Home, Premium or Basic. Currently no additional details. The sale will be out after the sale of Windows 7 (22 October) with unknown price.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=967. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=967

Confirmed production of the Audi R8-Tron The fair held on the first time in Frankfurt, Germany, Audi has introduced the concept of model electric and somewhat unexpected R8 has already confirmed that this vehicle will go into production and that the market should be found in 2012.
Audi R8 with electrical mechanization has nevertheless been one of the attractions of the fair in Frankfurt, the reason for this however has been his strength.
As for recalls, e-Tron put in motion by lithium-ion batteries (42.4 kW / h) and four with 313 horses electromotive force (230 kW) and incredible moment of maximum rotation of 4500 Nm.
Speed from 0 to 100 kilometers per hour and reaches to 4.8 seconds. Greater speed is 200 km / h, while there drive autonomy of 250 kilometers.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=964. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=964

Ruçi: Nuk jemi jashtë sistemit, jemi në aksion për ta ngritur sistemin Pas vendimit te sotem te Asamblese se PS per ti bojkotuar edhe zgjedhjet e pjesshme vendore te 15 nentorit, kreu i Asamblese Gramoz Ruçi, ne nje deklarate per mediat tha:
‘…Asambleja miratoi propozimin e bërë nga Kryesia e PSSH, që Partia Socialiste nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit 2009, për 4 komuna dhe 1 minibashki.
Në vazhdim të qëndrimit të saj politik, lidhur me kërkesat e parashtruara për maxhorancën, ku PS ka mendimin se procesi zgjedhor i 28 qershorit është i deformuar dhe nga ana tjetër jemi ndeshur në këtë periudhë që ka kaluar me një heshtje të mazhorancës aktuale, për mos hapje rrugë të transparencës për të hetuar krimin electoral që ka ndodhur në zgjedhjet e 28 qershorit.
Së dyti, Asambleja miratoi axhendën politike të subjektit tonë politik, me një ndryshim që kjo axhendë do të pasurohet duke bërë të qartë të gjithë atë problematikë që ka paraqitur edhe Progres Raporti i KE lidhur me vendin tonë.
Së treti, miratoi nenin lidhur me zgjedhjet e reja në parti dhe organizatat e partisë në zbatim me normat statutore. Miratoi pa ndryshime grupin e punës për përmirësimet dhe ndryshimet në Programin politik dhe në Statutin e partisë, si dhe një projektvendim për organizimin e strukturave të PSSH, në emigracion, në ato vende ku ka shqiptarë dhe ku legjislacioni i tyre e lejon këtë.
Ky ishte diskutimi, këto ishin vendimet e Asamblesë së PSSH…’ – perfundoi z.Ruçi.
Pyetjes: ‘PS po del jashtë sistemit?; – Ruçi iu pergjigj:
‘…Përkundrazi, axhenda u pasurua me gjithë ato probleme që Progres Raporti ka për Shqipërinë dhe që nuk kanë ndonjë ndryshim thelbësor, sepse ato që kërkon opozita shqiptare kërkon edhe progres raporti. Nëse Progres Raporti thotë që standardet e zgjedhjeve nuk i realizuam, ne kemi thënë se zgjedhjet u deformuan, kështu që opozita është në rrugën e saj si opozitë.
Mëqënëse opozita shqiptare ka parime të saj; lirinë e votës, lirinë e fjalës, lirinë e punës, luftën ndaj korrupsionit, luftën kundër krimit, pavarësinë e organeve kushtetuese të vendit tonë, pikërisht këto janë kushtet apo kërkesat që janë bërë pjesë e aksionit politik të opozitës shqiptare.
Nuk ka dalë opozita jashtë sistemit, opozita ka aksionin e saj politik për të ngritur një sistem, ku vota të jetë e lirë dhe demokratike, ku fjala të jetë e lirë, ku institucionet të jenë të pavarura, ku e drejta e pronës dhe punës të jenë vërtetë të siguruara dhe ku lufta ndaj krimit dhe korrupsionit të jenë reale. Këto janë pjesë e aksionit opozitës…’

Asambleja Kombëtare e PS-së ka vendosur sot me shumicë që kjo forcë politike të mos marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 15 Nëntorit, duke ratifikuar kështu vendimin e Kryesisë, pak ditë më parë.
Kryetari i Asamblesë, Gramoz Ruçi duke deklaruar vendimet ka thënë se deri në muajin dhjetor do të ketë protesta për hetimin e zgjedhjeve. Ai tha se selia rozë vlerëson se zgjedhjet e 28 qershorit ka pasur deformime. “Rezultati real i votave është deformuar”, tha ai. Asambleja është shprehur për mbrojtjen e institucioneve demokratike dhe lirinë e mediave.
Ndërkohë që lideri i PS-së. Edi Rama ka deklaruar se do të ketë përshkallëzim të protestave për hapjen e kutive dhe transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, pa të cilat PS-ja nuk kthehet në parlament, pasi nuk do të bëhet bashkëfajtore.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, Edi Rama ka theksuar se çdo shmangie nga plotësimi i kërkesave të tyre do të jetë kostoja që do ta paguajë Sali Berisha.
“Fati i kësaj beteje varet nga kurajoja jonë dhe vendosmëria jonë për të mos u tërhequr para presionit dhe pabesisë në këtë rrugë ku përfaqësojmë një aspiratë shumë më të madhe se ne vete, shumë më të madhe se PS, një aspiratë të një populli të tërë për liri dhe drejtësi”- tha Rama.
Sipas tij, fatin e kësaj beteje nuk e frikëson dot pushteti i korruptuar që buron nga vjedhja e votës dhe nuk e shmang dot përballjen me të vërtetën. Kur ligji shkelet me këmbë, populli ngrihet në këmbë, madje bëhet barrikadë njerëzore përballë pushtetit të manipulimit elektoral, ku buron rrjeti i korrupsionit në çdo fushë.
“Ne duam të shohim votën tonë, të hapim kutitë, ta çlirojmë votën tonë njëherë e mirë. Ky pushtet nuk vendos dot për ne, sepse populli nuk ka vendosur për të. Nëse Berisha do e mbajë forcërisht vendimin sovran të një populli ne do e përballim pushtetin e hajdutëve me atë të sovranitetit të popullit”- tha Rama. Sipas tij, nuk ka asnjë iluzion se mund të ketë nesër zgjedhje të ndershme me Sali Berishën në pushtet, nëse sot pushteti i tij nuk i hap rrugën hetimin të zgjedhjeve.
Rama ka folur edhe për dështimin e procesit të liberalizimit të vizave, duke pohuar se “Shqipëria rrezikon rrugën e integrimit, sepse kutitë u morën peng, Sali Berisha pushtetin e popullit e ka vënë në shërbim të interesit ekonomik të familjes së tij dhe ky interes bie ndesh me zgjedhjet e lira në Shqipëri”.
Raporti i KE-së Një pikë të veçantë të fjalimit të tij, Rama ia ka rezervuar raportit të KE-së për vendit tonë, duke e cilësuar atë si më shqetësuesin e viteve të fundit. “Ky raport është plot konstatime alarmante në lidhje me uzurpimin e pushtetit të drejtësisë, keqadministrim e administratës, lirisë së mediave, shkatërrimin e kapaciteteve administratës përmes emërimeve politike. Korrupsioni, krimi i organizuar dhe trafiqet nuk janë detyrë e opozitës, janë detyrë parësore e qeverisë dhe në rast se këto fenomene sot nuk kanë njohur përmirësimet e domosdoshme për të liberalizuar vizat me Shqipërinë, për këtë ka vetëm një njeri që duhet të japë llogari, Berisha dhe pushteti i familjes së tij. Liberalizimi i vizave nuk ka të bëjë me atë që thotë sot Berisha dhe pushteti i tij, ai ka të bëjë me kushte të qarta konkrete, që pse nuk u plotësuan në kohë bënë që vendi të mbetet jashtë programit të liberalizimit me fqinjët”- tha Rama, duke nënvizuar edhe faktin akoma më alarmant të përmendjes në këtë raport të emrit të një ministri veshur me imunitet. Kjo sipas tij, do të thotë se gjendja e demokracisë është veçanërisht e rëndë.
Marrëveshja me Greqinë “Shprehje mizerabël e moralit dhe etikës qeverisëse, që janë deformuar thelbësisht për shkak të interesave që kemi folur e do të flasim me më shumë forcë”- Kështu e ka cilësuar Rama marrëveshjen për kufijtë ujorë me Greqinë. “Asnjë transparencë dhe vetëm arrogancë e papërgjegjshmëri përballë diskutimesh e konkluzionesh konkrete të ekspertëve të fushës, që nxjerrin në pah se bëhet fjalë për një marrëveshje që bie në kundërshtim me interesin kombëtar dhe kjo është arsyeja pse ne u bëmë nismëtarë të një animimi në Kushtetuese për ta çuar në hullinë e duhur këtë çështje. Gjykata të japë konkluzion bazuar në një ekspertizë të imët në mënyrë që kjo çështje, që është kaq e ndjeshme me plot të drejtë dhe që ka prekur çdo qytetarë e qytetare të trajtohet me dinjitetin e duhur e të mos kthehet në burim për ta devijuar këtë debat të rëndësishëm në një debat të rëndomtë të ushqyer me pasione të panevojshme dhe për më tepër të instrumentalizuar në dëm të një marrëdhënie që për vendin është strategjike”.
Pak ditë pas mbledhjes së kryesisë së PS-së dhe vendimit me shumicë për bojkotimin e zgjedhjeve të pjesshme të 15 Nëntorit, Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare.
Gjatë mbledhjes së sotme, pritet që të miratohet vendimi i kryesisë për të mos hyrë në zgjedhjet e pjesshme vendore. Ndërkohë, mësohet se në plan është edhe miratimi i axhenda politike e PS-së për periudhën tetor -dhjetor 2009, një vendim për zgjedhjet në organizatat socialiste, një për organizimin e organizatave në emigracion dhe ai për ngritjen e grupeve të punës për ndryshimet në program dhe statut.
14 tetor PS vendos të ndryshojë statutin dhe programin
TIRANË- Kryesia e Partisë Socialiste i ka hapur rrugë edhe procesit të saj reformues, qoftë përsa i përket strukturave të saj nëpërmjet rinovimit të Statutit, ashtu edhe programit politik, proces që nga ana e rregullave, do të përfundojë brenda muajit prill, ku kjo forcë politike ka programuar të mbajë kongresin e saj. Me shumicë votash anëtarët e kryesisë kanë miratuar projektin e paraqitur nga sekretariati i organizimit, i cili në bazë të vendimmarrjes së Kongresit të fund gushtit, kishte hartuar një program pune të detajuar, përfshi këtu ngritjen e grupeve të punës, që do të punojnë për këtë reformë në dy drejtime, ashtu edhe afatet në të cilat do të kalojë ky proces.
Kështu, në bazë të këtij vendimi, PS-ja do të ngrejë dy grupe pune me figura të spikatura të kësaj force, njëri do të punojë për hartimin e një drafti propozimesh dhe thithjen më pas të mendimit të bazës socialiste në lidhje me ndryshimin dhe përshtatjen e programit politikë në bazë të nevojave që linden nga gara e shkuar zgjedhore, ndërsa grupi tjetër do të kryejë të njëjtin proces, por vetëm në lidhje me reformimin e statutit të partisë. Grupin e punës për ndryshimet në program do e drejtojë vet kryetari Edi Rama dhe në përbërje të tij do të jenë figura të njohura të kësaj force, si ish-presidenti Rexhep Meidani, ish-kryetari i Kuvendit Servet Pellumbi, ish-kryeministri Pandeli Majko, ish-guvernatori Shkëlqim Cani, ish-ministrja Ermelinda Meksi, e shumë të tjerë. Ndërkohë, mësohet se Arben Malaj dhe Saemira Pino, të evidentuar si pjesë e grupimit “Për mendim ndryshe në PS” nuk kanë pranuar që të bëhen pjesë e këtij grupi pune, ndaj kanë tërhequr emrat e tyre nga lista e propozuar nga sekretariati organizativ. Ndërsa grupi tjetër i punës, ai për ndryshimet statutore do të drejtohet prej Gramoz Ruçit dhe në të do të jenë pjesë ish-kandidati për kryetar partie, Maqo Lakrori, Namik Dokle, Fatmir Xhafaj, por edhe një zë nga grupimi opozitar brenda PS-së, Musa Ulqini.
Të dy këto grupe do të duhet që brenda datës 25 tetor të përcaktojnë axhendën e tyre të veprimit, por duke pasur parasysh që e gjitha faza e diskutimeve të propozimeve për ndryshime në këto dy dokumente themeltare të kësaj force të kryhen brenda muajit dhjetor. Më pas në projektin e miratuar nga kryesia është parashikuar që i gjithë “brumi” i propozimeve të mbledhura në bazë, ti nënshtrohet një diskutimi më të specializuar me grupet e interesit. Gjatë muajit shkurt 2010, PS-ja ka parashikuar që këto diskutime ti diskutojë në Asamble e cila nga ana e vet do të thërrasë edhe Mbledhjen e Kongresit, që po ashtu është parashikuar të mbahet në muajin prill. Ndërkohë paralelisht me këtë proces, strukturat e partisë socialiste do të përfshihen në një analizë të gjerë lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor të 28 qershorit, për të nxjerrë prej tij mësimet e duhura dhe për të bërë më pas ndryshimet e nevojshme.
Grupi i punës për ndryshimet në program
Edi Rama -kryetar Rexhep Mejdani Servet Pellumbi Ermelinda Meksi Besnik Baraj Ervin Bushati Ilir Beqaj Eglantina Gjermeni Pandeli Majko Shkelqim Cani Valentina Leskaj Olta Xhaçka Vasilika Hysi Ditmir Bushati Namik Kopliku Arben Malaj (tërhequr) Sajmira Pino (tërhequr)
Grupi i punës për ndryshimet në Statut
Gramoz Ruçi – kryetar Namik Dokle Maqo Lakrori Fatmir Xhafaj Musa Ulqini Bashkim Fino Blendi Klosi Genci Gjonçaj Erion Braçe Damian Gjiknuri Sajmiri Tahiri Arben Ahmetaj Tauland Balla Agustin Marku Ilir Gjoni Rajmonda Gjoni Ndue Doda

TIRANE (UPDATE) – Kreu i PS-së, Edi Rama e ka quajtur rrugën më të drejtë mospjesëmarrjen e socialistëve në zgjedhjet e pjesshme të 15 Nëntorit. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kryesisë, ai ka deklaruar se në vitin 2009 ky vend nuk mund të merret peng nga pushteti familjar i ricikluar përmes vjedhjes së votës. Sipas Ramës, vendimi i marrë me shumicë në mbledhjen e kryesisë ishte i natyrshëm, pasi kjo është rruga për të mbrojtur lirinë dhe të drejtën si një liri dhe e drejtë që nuk mund të shkelet dhe të deformohet.
Në nje njoftim te PS, te sapo mberritur ne redaksite e mediave thuhet: “..Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë, duke vlerësuar se zgjedhjet e 28 qershorit NUK përmbushën standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme për një vend anëtar në NATO dhe aspirant për në BE, duke e konsideruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si një vegël politike në shërbim të Sali Berishës, duke nënvizuar faktin e theksuar edhe në raportin e OSBE ODIHR, se për një të tretën e kutive të votimit, procesi i numërimit ka qenë i keq ose shumë i keq, duke mbajtur parasysh shkeljen flagrante të Kodit Zgjedhor, i cili sanksionon rinumërimin e votave në rast të kërkesës së 2 anëtarëve të KQZ, në mungesë të plotë të një reflektimi nga ana e qeverisë ndaj kërkesave legjitime të opozitës dhe popullit opozitar, për të hetuar në mënyrë transparente procesin zgjedhor dhe për të hapur kutitë si një kusht për zbardhjen e së vërtetës së 28 Qershorit: Shumica e anëtarëve të kryesisë janë të mendimit që PS të MOS marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 15 Nëntor…”
Me tej, në deklaratën e Arta Dades, lidhur me këtë vendim thuhet: “Partia Socialiste e Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të behet pjesë e një tjetër procesi zgjedhor të manipuluar, jashtë standardeve, që shkel ligjin dhe deformon vullnetin e shqiptarëve…”
Ndërkohë mbledhja e kryesisë së PS vazhdon, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe axhenda politike e partisë, e cila do jetë mjaft dinamike në periudhën Tetor – Dhjetor 2009. Po ashtu do të diskutohet mbi organizimin e zgjedhjeve në organizatat socialiste, dhe ngritja e grupeve të punës për përmirësime statutore. Një pikë tjetër e mbledhjes së kryesisë së PS është dhe riorganizimin e organizatave socialiste në emigracion

TIRANË- Partia Socialiste ka mbledhur kryesinë, e cila ka në axhendë vendimin për pjesëmarrjen ose jo të PS-së në zgjedhjet e pjesshme të 15 Nentorit. Ndonëse për këtë vetë lideri i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se pjesëmarrja do të ishte e pakuptimtë, si një zgjatim i procesit të kontestuar të 28 qershorit, ky vendim do të merret sot nga Asambleja.
Mësohet se tjetër pikë e diskutimit gjatë mbledhjes do të jetë edhe thirrja e Asamblesë Kombëtare, si organizimi më i lartë vendimmarrës për të miratuar vendimin e kryesisë.
Paraditen e sotme, kreu i PS-së u shpreh i gatshëm për të kontribuar për procesin e integrimit të vendit, duke bërë të ditur se “PS është e gatshme të hyjë në parlament me ngritjen e komisionit hetimor për zbardhjen e zgjedhjeve”. Ai shtoi se protestat nuk do të përfundojnë dhe sipas agjendës të premten është protesta e Beratit.
“Ne jemi të gatshëm të japim ndihmën tonë në integrimin e vendit, por transparenca e zgjedhjeve është receta e vetme për të ndalur degradimin e pushtetit”, tha Rama. Ndërsa shtoi se “mbajtja peng e kutive thellon krizën e trefishtë dhe rrit dëmin politik dhe ekonomik të vendit.
PS po vazhdon mbledhjen e firmave dhe deri tani njoftoi Rama janë bërë afro 50 mijë persona që kërkojnë hapjen e kutive. Ai u shpreh se “nuk zmbrapsemi dhe nuk lodhemi. Apeli ynë për Sali Berishën është të vërë interesin e vendit mbi interesin e pushtetit familjar dhe transparenca e zgjedhjeve është domosdoshmëri për një parlament legjitim”.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24234. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24234

Mesazhi që futi në burg hoxhën Kristo SHISH kërkoi kapjen e Artan Kristos. Propagandë në internet dhe mes të rinjsh në Rrashbull e Golem
“Ne pranojmë edhe të vritemi, por edhe të vrasim⦠Ne jemi pro Xhihadit”
Artan Kristo, hoxha i arrestuar si i dyshuar për terrorizëm, i njohur me emrin fetar Muhamed Abdullahi, prej një kohe të gjatë bënte propagandë radikale islamike të llojit salafit-tekfirist, me një grup të vogël të rinjsh në Rrashbull dhe Golem, duke dhënë këshilla radikale islamike. Prokuroria e Tiranës ka zbuluar të gjithë rrjetin e informacioneve që kalonin nga Kristo, të cilat e kishin origjinën nga disa vende islamike. Ato postoheshin në tre adresa interneti, ndërsa hetuesit e çështjes kanë arritur të zbardhin edhe mekanizmin e veprës penale të nxitjes së terrorizmit. Informacionet e para kanë mbërritur në Prokurorinë e Tiranës nga strukturat e SHISH-it dhe të shërbimeve amerikane.
Rekrutimi i të rinjve Sipas Gjykatës së Tiranës, prokuroria ka dërguar për gjykim kërkesën, për dhënien e autorizimit për kontrollin e ambienteve në pronësi të Artan Kristos, ambiente në të cilat dyshohet se kryhej vepra penale e “nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. Prokuroria e Tiranës, mbi bazën e materialit kallëzues të ardhur në datën 10 qershor 2009 nga Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), ka regjistruar procedimin penal nr.2915, viti 2009, në ngarkim të shtetasit Artan Kristo. Nga shqyrtimi i materialeve të çështjes penale rezulton se Kristo është i biri i Pëllumbit, ka lindur në Shkodër më datë 19 janar 1978. Aktualisht ai është banor i fshatit Rrushbull, Durrës. Ai është i martuar me dy gra dhe ka disa fëmijë. Sipas prokurorisë rezulton se shtetasi në fjalë pretendon që ka përfunduar arsimin e lartë fetar në Libi. Aktualisht ai njihet si praktikues dhe predikues i fesë myslimane. Në këtë fushë personi nën hetim, Artan Kristo, njihet me emrin Muhamed Abdulla Al Albani. Aktivitetin e tij fetar, 31-vjeçari e realizonte ndërmjet të tjerave edhe nëpërmjet komunikimit në rrugë telefonike dhe elektronike. Në ëebsite (faqe elektronike) ëëë.albselefet.net, shfaqen disa pamje të shtetasit Artan Kristo, nga të cilat dyshohet se ky shtetas synon mbështetjen ose kryerjen e veprave për qëllime terroriste. Personi nën hetim, Artan Kristo, prej një kohe të gjatë, sipas gjykatës dhe prokurorisë, bënte propagandë radikale islamike të llojit salafit-tekfirist, me një grup të vogël të rinjsh në Rrashbull dhe Golem, duke dhënë këshilla radikale islamike. Këto këshilla dhe këtë propagandë Kristo e realizonte edhe nëpërmjet ëebsite-ve ëëë.forum.islamik.com dhe ëëë.udhezimedhedrita.net.
Mesazhi terrorist Sipas prokurorisë, Artan Kristo shprehet në mesazh se “…ka pasur, ka dhe do të ketë Xhihad, i cili është obligim dhe detyrim për myslimanët, deri ditën e gjykimit…”, thuhet në pamjen filmike, e cila vijon se “…në Xhihad shkohet për të luftuar e për të vrarë qafirët, që janë bërë pengesë për vendosjen e shtetit islam, drejtësisë, pra duhet të kesh me se të vrasësh…”. Një tjetër thënie që konsiderohet propagandë për prokurorinë është dhe një shkrim i Kristos se “…normalisht ne pranojmë edhe të vritemi, sepse Xhihadi është luftë e shenjtë dhe obligim për myslimanin, por jo vetëm të vritemi, por dhe të vrasim… ne jemi pro Xhihadit, lutemi që të vijë ajo ditë që të na mundësohet ta ndihmojmë islamin, ta bëjmë Xhihadin me anë të fjalës, forcës së krahut, bombës… por duhet të përgatitemi sa më shumë që të kemi mundësi…”. Nisur nga përmbajtja e këtyre pamjeve filmike, këshillave dhe propagandës, prokuroria pretendon se nxitet urrejtja fetare, e cila rrezikon përçarje sociale në familjet shqiptare dhe mirëkuptimin e bashkëjetesën brenda komunitetit mysliman dhe më gjerë.
Mesazhi kërcënues
” …ka pasur, ka dhe do të ketë Xhihad, i cili është obligim dhe detyrim për myslimanët, deri ditën e gjykimit… …në Xhihad shkohet për të luftuar e për të vrarë qafirët, që janë bërë pengesë për vendosjen e shtetit islam, drejtësisë, pra duhet të kesh me se të vrasësh…. Normalisht ne pranojmë edhe të vritemi, sepse Xhihadi është luftë e shenjtë dhe obligim për myslimanin, por jo vetëm të vritemi, por dhe të vrasim… Ne jemi pro Xhihadit, lutemi që të vijë ajo ditë që të na mundësohet ta ndihmojmë islamin, ta bëjmë Xhihadin me anë të fjalës, forcës së krahut, bombës… por duhet të përgatitemi sa më shumë që të kemi mundësi…”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24237. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24237

Pakistani ofensivë ndaj talebanëve. Angazhohen 30 mijë trupa PAKISTAN- Mijëra ushtarë pakistanez të mbështetur nga tanket dhe artileria kanë filluar një ofensivë të shumëpritur kundër al-Kaedës dhe talabanëve në bastionet e tyre në rajonin fisnor të Uaziristanit jugor në kufi me Afganistanin.
Zyrtarë të lartë ushtarak thonë se militantët kanë bërë rezistencë të fortë dhe ka pasur një numër viktimash nga të dyja palët. Mësohet gjithashtu se në këtë ofensivë janë angazhuar rreth 30 mijë trupa dhe artileria e rëndë.
Njoftimet thonë se mijëra civilë kanë vështirësi për tu larguar pasi ushtria ka bllokuar të gjitha rrugët.
Operacioni ndodh pas disa javësh bombardimesh nga ajri dhe me artileri të objektivave të militantëve në rajon.
Në këtë zonë ishte vendosur shtetrrethimi para se të fillonte ofensiva. Atje janë regjistruar një seri atentatesh që mbajnë firmën e talebanëve dhe që kanë shkaktuar mbi 150 të vdekur.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24228. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24228

Topi: Vizat, BE nuk e ka trajtuar njësoj Ballkanin Kreu i shtetit, Bamir Topi në një intervistë për gazetën sllovene “Dnevnik”, flet për anëtarësimin në BE, liberalizimin e vizave, marrëdhëniet me fqinjët, koalicionin qeveritar dhe bojkotin e opozitës. Topi prek problemet kryesore të vendit, korrupsionin dhe reformën në gjyqësor dhe kërkon që BE ta trajtojë Ballkanin jo në mënyrë të diferencuar. Për shqyrtimin e kërkesës për anëtarësim, Topi deklaron se ka vetëm vonesë teknike.
Dnevnik: Në fillim të prillit të këtij viti ka filluar marrëveshja e Stabilizim Asociimit me BE-në, Shqipëria më 28 prill zyrtarisht ka dërguar lutjen për anëtarësim në integrim. Po ashtu në këto ditë Komisioni Evropian përsëri nuk ka marrë parasysh lutjen e Shqipërisë për anëtarësim në BE, që dmth. se vendimi sipas të gjitha gjasave është shtyrë për një muaj. Si e komentoni këtë vendim të Komisionit Evropian. Kur prisni se do të fillojnë dhe të përfundojnë negociatat me BE-në dhe të hyjë në integrime?
Presidenti Topi: Unë besoj që nuk ka çështje politike. Nuk ka çështje mosbesimi, ka vetëm çështje teknikaliteti që kanë të bëjnë edhe me situatat e formatimit të strukturave që dalin nga zgjedhjet parlamentare të disa vendeve të Evropës, sikurse është rikonfigurimi i parlamentit gjerman.
Ne praktikisht jemi në një rrugë të mbarë dhe kemi detyra për të realizuar. Një nga mbështetjet e forta që kemi gëzuar, ka qenë mbështetja sllovene, gjë që unë kam patur rastin ta shpreh sot. Kështu që në ditët që do të vinë dhe hapat e tjerë janë sinjifikativë.
Dnevnik: Cilat janë vërejtjet e BE-së për Shqipërinë sa i përket përafrimit me rendin ekonomik dhe juridik të BE-së?
Presidenti Topi: Besoj që raportet kanë edhe lëvdata, por kanë edhe kritika, ndryshe do të ishim vend i Bashkimit Evropian. E rëndësishme është që të dominojë sensi i lëvdatës për hapat e bërë. Natyrisht që ka kërkesa për rritje të kohezionit politik, një rritje të intensitetit të dialogut, për vazhdimin e reformave në fusha të ndryshme: politike, ekonomike, juridike. Dhe një nga kërkesat është që të bëhet një luftë pa kompromis kundër korrupsionit, i cili ende është i pranishëm.
Ka përparim të ndjeshëm, por ende ka për të bërë. Kërkohet një reformim i sistemit gjyqësor, vazhdim i reformimit dhe besoj që kjo krijon kushtet për nota më pozitive.
Dnevnik: Si mendoni të ballafaqoheni me korrupsion dhe me pastrimin e parave që janë dy prej vërejtjeve më të mëdha të BE-së?
Presidenti Topi: Këto janë vërejtje që kërkojnë patjetër një konsolidim të institucioneve specifike, që merren me luftën kundër krimit të organizuar, kundër krimit të pastrimit të parave. Unë mendoj që Shqipëria ka bërë një luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar. Shumë banda kriminale sot janë para drejtësisë. Kjo betejë është e përditshme.
Dnevnik: Kur pritni që do të vlejë edhe për Shqipërinë liberalizimi i vizave? A është e mundur që të ndodhë deri në fund të vitit të ardhshëm? Si dhe në çfarë mënyre do të parandalojë Shqipëria ikjen jolegale për në perëndim?
President Topi: Ne shpresojmë që do të ketë një qëndrim të unifikuar të Bashkimit Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit, sepse deri tani ka patur një trajtim disi të diferencuar. Shpresojmë që Bashkimi Evropian do ta marrë në konsideratë që janë vende që kanë shumë ngjashmëri në trajtimin e problemeve.
Unë mendoj që do të ishte mirë që gjërat të vinin sa më shpejt. Ne shpresojmë që viti 2010 do të jetë shumë i rëndësishëm për liberalizimin e vizave. Kjo është së paku ideja e institucioneve, por edhe pritshmëria e publikut. Gjithsesi kjo qëndron në duart e Bashkimit Evropian.
Dnevnik: Shqipëria pas disa peripecish ka konfiguruar Qeverinë e re. A funksionon ajo normalisht dhe cilat janë masat e para të saj? A do të lejojë shteti që opozita të numërojë sërish votat e zgjedhjeve të qershorit?
Presidenti Topi: Unë mendoj që stabiliteti i institucioneve të Shqipërisë është i dukshëm. Vërtet ka një koalicion të ri qeverisës, por në thelb ky është një vazhdim i qeverisjes së mëparshme, sepse pjesa më e madhe mbulohet nga ministra të Partisë Demokratike dhe Kryeministri është po ai që ka qenë.
Vërtet ka probleme të debatit politik me pozitën. Unë nuk mendoj që këto probleme zgjidhen me institucione të tjera, por zgjidhen vetëm me vullnet politik të partive që janë në proces. Ky debat është ende në vazhdim. Nuk mund të bëjmë ndonjë parashikim, por shpresoj që gjithçka të kthehet në dialog normal!
Dnevnik: Si janë marrëdhëniet momentale në mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe si ka ndikuar në këto marrëdhënie pavarësimi i Kosovës?
Presidenti Topi: Unë besoj që marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë kanë një kontekst specifik. Patjetër që dy vendet tona ndër vite kanë pasur objeksione dhe rrugë të ndryshme. Shqipëria prej vitesh është çliruar nga izolimi, një izolim, i cili i ka kushtuar shumë Shqipërisë në dekada. Kështu që në fillim të viteve nëntëdhjetë Shqipëria iu fut një rruge tjetër të daljes nga izolimi dhe integrimit në familjen euroatlantike, të konsolidimit, të daljes nga varfëria ekonomike dhe forcimit të shtetit të së drejtës.
Unë nuk dëshiroj të komentoj rrugën që ka ndjekur Serbia, sepse kjo tashmë njihet, por realiteti i ditëve të sotme ofron relativisht një tjetër panoramë. Shqipëria sot, ndryshe nga vite më parë, ka një rol të qartë interlokutor në Ballkan. Ky është një rol që i njihet edhe nga partnerët ndërkombëtarë për të forcuar dialogun politik me të gjitha shtetet e rajonit. Nga ky lloj dialogu nuk përjashtohet as Serbia. Pra parimet janë të qarta: të funksionimit të marrëdhënieve të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit sipas interesave të dy vendeve.
Ju bëtë një pyetje sesi e kanë influencuar Kosovën këto marrëdhënie. Padyshim që kanë qenë influente. Kosova ka qenë dhe mbetet një çështje sensitive në Ballkan. Tjetër është këndvështrimi që ka patur dhe ka Shqipëria për Kosovën dhe tjetër këndvështrim ka patur dhe ka Serbia. Ende një Serbi ku mbizotëron një frymë, e cila e konsideron Kosovën thjesht si pjesë të Serbisë së Madhe. Shqipëria e konsideron Kosovën një shtet multietnik, me të drejta si çdo vend tjetër që ka shtetin, kushtetutën dhe kufijtë e vet administrativë. Shqipëria ka të njëjtin këndvështrim si pjesa dërrmuese e vendeve më të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Serbia bën shumë retorikë nacionaliste lidhur me Kosovën. Ne e shohim të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës në familjen evropiane, ndërsa politika Serbe më rezulton të ketë një objeksion të tillë lidhur me Kosovën. Ata mendojnë thjesht që Kosova duhet të jetë pjesë e Serbisë.
Përfundimisht mendimi që unë kam është që realiteti i ri i Kosovës është i pakthyeshëm. Edhe Shqipëria, edhe Serbia, edhe Kosova janë shtete sovrane që duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për klimë bashkëpunimi, për një tjetër situatë në rajon dhe për integrim në familjen euroatlantike.
Dnevnik: Kosova është fabulë e papërfunduar dhe për këtë e rrezikshme për destablizim të Ballkanit. Sipas mendimit të Tiranës, çka mund të bëjë bashkësia ndërkombëtare dhe më konkretisht BE-ja?
Presidenti Topi: Unë kam mendim tjetër pasi ndryshe nga ç’kanë menduar skeptikët, qysh nga momenti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe në shkurtin e vitit 2010 mbushen dy vjet, të gjithë ne konstatojmë se Kosova ka influencuar në rritjen e stabilitetit ballkanik. Situata në Kosovë dhe rreth saj vjen duke u përmirësuar dhe jo duke u përkeqësuar. Dhe nëse do të flisnim për tendenca, atëherë kjo është një tendencë shumë pozitive. Jam i bindur që edhe perspektiva do të jetë akoma edhe më pozitive. Shqipëria dhe Bashkimi Evropian kanë të njëjtin këndvështrim për stabilitetin në Ballkan dhe në Kosovë.
Dnevnik: Në Kosovë ende nuk është shuar ideja për bashkim me Shqipërinë, për të cilën gjë Beogradi është mjaft i ndjeshëm. Çfarë mesazhi u dërgoni atyre që e përmbajnë atë ide në Kosovë, dhe a keni ndjenjë se ato ide shpien në destabilizim të tërë rajonit?
Presidenti Topi: Sikurse ndodh në spektrin politik, edhe shoqëria është shumë komplekse. Mund të ketë mendime nga më të ndryshmet. Ka dëshira, ka aspirata. E rëndësishme është që të gjykoni politikën e institucioneve shtetërore. Politika e institucioneve të Shqipërisë dhe politika e institucioneve të Kosovës respekton në mënyrë reciproke sovranitetin e vendeve respektive. Ne vërtet jemi shumë të ndjeshëm, sepse pjesa dërrmuese e popullsisë janë shqiptarë në Kosovë. Kjo vetëm do të ndihmojë në forcimin e raporteve të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe këto dy vende do të bashkohen në Bruksel. Aty do të bashkohen të gjitha vendet e Ballkanit. Dhe është një referencë shumë e qartë. Çdo gjë tjetër është hap prapa. Është kthim në konflikte, në tensione ndëretnike. Këtu rikthehemi në pyetjen tjetër që Bashkimi Evropian është influent në këto marrëdhënie edhe nëpërmjet misionit EULEX.
Dnevnik: Si i vlerësoni marrëveshjet të cilat Beogradi i nënshkruan me misionin e Eulexit në Kosovë, siç është marrëveshja për bashkëpunim me policinë serbe e që e kanë shqetësuar dukshëm qeverinë e atjeshme?
Presidenti Topi:Unë mendoj që këtu është çështja e një stabiliteti të shoqërisë dhe institucioneve të Kosovës. Mendoj që tashmë ato e kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Bashkimin Evropian. Një gjë është e sigurtë, sikurse thashë që integriteti i Kosovës është i pacënueshëm. Gjë që garantohet nga korniza kushtetuese dhe nga politika e Bashkimit Evropian.

Ne fillim te javes se kaluar në Parlametin Europian, kërkesa e eurodeputetes sllovene Tanja Fajon për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjes në listën e shengenit është shoqëruar me debate dhe vetë KE kërkon përmbushjen e kushteve. Nje dite me pas kreu i diplomacisë se Tiranes Ilir Meta garanton se lëvizja e lirë do të bëhet, sipas tij ‘brenda afateve të përcaktuara’. dhe se ‘ministria ka dorëzuar raportin e dytë për liberalizimin e vizave.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24231. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24231

Debati Shqipëri-Indi për eshtrat e Nënë Terezës, lajm edhe në CNN “Nga gjaku jam shqiptare, nga shtetësia, indiane, nga besimi jam katolike, por për të gjithë ata që kërkojnë ndihmën time, i përkas gjithë botës”. Me këto fjalë të Nënë Terezës hapet një kronikë e televizionit CNN për debatin e fundit mes Shqipërisë dhe Indisë lidhur me kërkesën për kthimin e eshtrave të saj në vendin tonë. Në faqen online të televizionit shkruhet se qeveria shqiptare dhe ajo indiane janë përfshirë në një debat lidhur me këtë kërkesë, pasi Tirana kërkon që të riatdhesojë eshtrat e saj me rastin e 100 vjetorit të lindjes, që përkon vitin tjetër. “Fjalët e thëna prej saj ndoshta do të shërbejnë pak për të zgjidhur një grindje diplomatike rreth saj”- thotë CNN. CNN citon kryeministrin shqiptar, duke nënvizuar deklaratat e vetë Nënë Terezës. “Ajo lutej përditë për familjen e saj dhe vendin e saj. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se të dy qeveritë duhet të flasin rreth kësaj çështjeje për të gjetur një zgjidhje,” citon CNN Berishën. Më tej, vijon deklarata zyrtare e qeverisë indiane, përmes zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, sipas të cilit Nënë Tereza është shtetase indiane dhe po prehet në vendin e saj, në tokën e saj.
AFP, India: Nënë Tereza, shtetase indiane. Nuk i kthejmë eshtrat
Nju-Delhi – India është shprehur kategorikisht kundër kërkesës së qeverisë shqiptare për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës në Shqipëri. Lajmi është raportuar nga agjensia AFP, sipas të cilës murgesha ka marrë shtetësinë indiane në vitin 1951.
“Nënë Tereza është shtetase indiane dhe ajo po pushon në tokën e saj, në vendin e saj”- ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme në Nju Delhi, Vishnu Prakash.
Pas vdekjes së saj, më 5 shtator, 1997, Nënë Tereza u varros në selinë e Misionarëve të Bamirësisë në Kolkata, vend që tashmë është shndërruar në vend pelegrinazhi.
Reagimi zyrtar i Indisë erdhi pas kërkesës së kryeministrit shqiptar Sali Berisha për të diskutuar rreth mundësisë së kthimit të eshtrave të saj.
AFP-ja citon Berishën, duke nënvizuar se ai ka deklaruar se pavarësisht kundërshtimit të Indisë kjo çështje mbetet e hapur. “Qeveritë e dy shteteve duhet të flasim për këtë në një të ardhme të afërt,” tha ai.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24225. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24225

Ushtria Shqiptare dhe çështja kombëtare Çdo shtet sovran ka edhe ushtrine e vete kombetare. Ushtria garanton ruajtjen dhe pacenueshmerine e sovranitetit shteteror.
Ushtria e Republikes se Shqiperise po njeh fate te liga. Nga nje ushtri e lavdishme, e organizuar dhe e pajisur qe ç’ke me te, me nje efektiv prej 60.000 aktivesh sot eshte katandisur ne nje ushtria te pergjysmuar prej 35.000 vetesh, ndersa thuhet se te afte per lufte jane vetem 15.000. Armatimi i saj eshte mpakur si mos me keq. Eshte shkrire ne hekur ose eshte shitur (eshte fale, thuaj me mire) neper vende te Afrikes, si ne Algjeri.
Gjatë viteve të fundit Shqipëria ka shkatërruar 1.600.000 mina tokësore; 144.000 armë të lehta; 43.000 tonelata me municion dhe 511 tankse dhe automjete të blinduara. Gjithçka e qartë Serbia po armatoset që të na sulmojë në një moment të volitshëm për të; Shqipërinë po e çarmatosin që të mos mund të na ndihmojë. Në rast të sulmit që do të na e bënte Serbia, cili shtet do të duhej të na ndihmonte nëse jo Shqipëria.
Ne anen tjeter, ushtria serbe eshte fortifikuar si mos me mire. Në mesin e vitit 2001, në Serbi u paralajmërua ndërtimi i bazës së madhe ushtarake në fshatin Boroc, 7 km larg magjistrales A-10, si dhe i 30 bazave të tjera rreth kufirit me Kosovën, secila e dizajnuar për stacionimin e një togu ushtarak. KFOR-i kurrë nuk ka kërkuar ndërprerjen e kësaj pune. Sipas një marrëveshje të ish kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq me ish Ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Serbia do ti dërgojë qindra tankse T-84 për ti avansuar në Rusi. Serbia ka porositur 69.200 veshje ushtarake antiplumb dhe 74.000 helmeta, me vlerë prej 296 milionë euro të dyja këto pajisje që rrisin depërtueshmërinë e këmbësorisë në luftë të armatosur. Përveç kësaj, aktualisht një sasi të konsiderueshme të armëve automatike M-70 (version jugoslav i kalashnikovit) po i zëvendëson me tipin M-21, e cila posedon edhe dylbinë optike, gjë që e rrit efektivitetin e saktësisë goditëse për 34,3%. Sipas raportit të fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, buxheti vjetor serb për ushtrinë është 560 milionë euro, ndërsa buxheti vjetor i TMK-së është 15 milionë euro.
Poashtu edhe ushtria maqedonase po armatoset gjithnje e me shume. Ukraina po e pajis me tankse e helikopter ushtarak. Perfundimisht Shqiperia nuk duhet te ç’armatoset perkundrazi te armatoset sepse ka armiq te shumte qe na cenojne integritetin territorial..
Albeagle/Kombi.im
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kombi.im/?p=53. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kombi.im/?p=53
Top