BE, Presidenti Klaus dhe problemi i gjermanëve sudetë
Pas referendumit të Irlandës dhe firmës së Presidentit polak, duket sikur është hapur rruga për aprovimin përfundimtar të Traktatit të Lisbonës. Ka mbetur vetëm një pengesë, një firmë e Presidentit të Republikës Çeke, Vaclav Klaus.</p>
Sipas tij, “europianët nuk janë një komb” dhe “tentativa për të krijuar një shtet artificial do të nivelonte interesat kombëtare, do të përqendronte vendimet ekonomike vetëm në Bruksel, do të shmangte vendimet unanime në nivel të BE-së” etj. Këto dhe të tjera ai i ka shprehur shumë herë gjatë këtyre viteve, madje i ka mbrojtur me forcë në fjalime, në takime me europianë, në mbledhje e forume ndërkombëtare etj.
Megjithëse këto diheshin, Parlamenti dhe Senati çek, me votën e tyre të lirë, e zgjodhën për një mandat të dytë në këtë post. Por, ai doli kundër qëndrimit e votës së këtyre dy institucioneve parlamentare, të cilat e ratifikuan me shumicë votash Traktatin e Lisbonës.
Europa, që nuk e vlerësonte dhe nuk i merrte seriozisht thëniet e tij, tani e ndodhur para kësaj gjendjeje po bën të gjitha përpjekjet për ta bindur atë të firmosë, madje edhe me forcë. Kështu, Presidenti francez Sarkozi kërcënoi se BE do ta përjashtojë Republikën Çeke. Ka zëra nga Parisi e Berlini se po përgatitet një hetim ndaj tij. Në Parlamentin çek kanë filluar të kërkojnë interpretime e rrugë ligjore për ti hequr të drejtën e firmës, duke ia kaluar ketë kompetencë Kryeministrit. Nga sondazhet, rezultonte se 44% e çekëve shpreheshin që ai po prish imazhin e Republikës Çeke.
Pavarësisht nga këto, ai nuk lëviz nga qëndrimi i tij. Duke qenë se presioni i ditëve të fundit ndaj Klausit ka qenë tepër i madh, para pak ditësh ai vuri kushte. Ai kërkoi që “në traktat duhen përfshirë korrigjime që kufizojnë veprimin e Kartës Europiane për të drejtat e njeriut në Republikën Çeke”, që e argumentoi me faktin se për britanikët dhe polakët janë bërë përjashtime.
Ai nxori një argument të ri, që befasoi shumëkënd, por njëkohësisht i futi çekët në mendime e madje frikësoi edhe shumë prej tyre. Klausi nxori edhe një herë para Europës problemin e gjermanëve sudetë, problem që para lufte u bë preteksti kryesor për marrëveshjen e Mynihut dhe pushtimin e Çekosllovakisë. Pra edhe një herë Europa, ashtu si në vitet 30 të shekullit të kaluar, po përballet me problemin e gjermanëve sudetë. Gjermanë sudetë janë quajtur gjermanët që kanë jetuar në rajonet veriore dhe veriperëndimore të Çekisë. Ai është një problem i vjetër, që e ka origjinën që në Mesjetë, por haptazi e mjaft ashpër ai është shfaqur në periudhën e Revolucionit të vitit 1848 dhe veçanërisht në vitet 30 të shekullit të kaluar, gjatë Luftës së Dytë Botërore, e sidomos në përfundim të saj.
Dokumentet thonë se prania gjermane në këto rajone është e vjetër, dhe ato flasin për bashkëjetesë të hershme të fiseve gjermane dhe sllave, ku këta të fundit përbënin shumicën në këto toka.
Gjermanët kanë filluar të shkojnë në tokat çeke si kolonë në shekullin XIII. Kolonët gjermanë fillimisht janë vendosur përreth manastireve, por me kohë ata u përhapën ose pranë qyteteve të vjetër (Pragë etj.), ose në vendbanime të reja, duke krijuar komunitetet e tyre me disa privilegje të veçanta.
Edhe sot pranohet nga të gjithë roli i dukshëm që ka luajtur kolonizimi gjerman për zhvillimin e shtetit çek, duke ndihmuar për zhvillimin e bujqësisë, tregtisë, zejtarisë e jetës kulturore në përgjithësi.
Lëvizja dhe luftërat progresiste Husiste të shekullit XV, krahas të tjerave sollën një çarje të dukshme në marrëdhëniet midis çekëve dhe gjermanëve. Kjo periudhë shënon ndërprerjen e depërtimit të kolonëve gjermanë, si dhe rritjen ndjeshëm të ndjenjave kombëtare te çekët.
Me përfshirjen e tokave çeke në Perandorinë Austro-Hungareze, roli dhe pozita e gjermanëve në Çeki erdhi duke u forcuar, ndërsa i çekëve duke rënë, dhe rreziku i gjermanizimit ishte i pranishëm. Revolucioni i vitit 1848 dhe programi i parë politik modern çek u ndesh në kundërshtimin e rreptë të gjermanëve, të cilët dolën me kërkesa që Çekia të anëtarësohej në Perandorinë Gjermane. Pikërisht kjo është periudha kur kontradiktat midis çekëve dhe gjermanëve u kthyen në konflikt, që do të vinte duke u thelluar deri në ndarjen përfundimtare e dëbimin e gjermanëve nga Çekosllovakia.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, dy popullsitë zunë pozicione diametralisht të kundërta. Shpërbërja e Perandorisë Austro-Hungareze krijoi kushte për krijimin e shtetit të pavarur çekosllovak. Problemi i parë me të cilin u ndesh qeveria e përkohshme e shtetit të ri çekosllovak ishte përcaktimi i kufijve. Që më përpara përfaqësuesit e popullit çek, sllovak dhe atij të Ukrainës së Tej Karpateve, ranë dakord që brenda tij të përfshiheshin Çekia, Moravia, Silezia Austriake dhe Ukraina e Tej Karpateve. Reagimi i gjermanëve ishte i menjëhershëm. Ata jo vetëm nuk i njohën kufijtë e përcaktuar, por shpallën menjëherë katër provinca “gjermane”, me qëllim bashkimin e tyre me shtetin shumëkombësh Austro-Gjerman. Këto rajone, jo vetëm që ishin me popullsi në shumicë çeke, por ishin dhe rajonet më të zhvilluara.
Qeveria çekosllovake mbajti qëndrim të prerë dhe u përgatit edhe për përdorimin e forcës. Duke u mbështetur edhe nga vendet e Antantës, ajo arriti të mposhtë rezistencën e gjermanëve dhe ti përfshijë këto rajone brenda kufijve të shtetit të ri çekosllovak, kufijtë e të cilit u përcaktuan me Marrëveshjen e Sevrit të vitit 1920, ku u përfshinë Çekia, Moravia, një pjesë e Silezisë, Sllovakia dhe Ukraina Tej Karpateve.
Në këtë mënyrë u krijua një shtet shumëkombësh me një popullsi prej 13.6 milionë banorësh, nga të cilët 3.2 milionë ose 23.4% e popullsisë ishin gjermanë. Qeveria çekosllovake u krijua nga partitë çekosllovake dhe gjermane (që u formuan menjëherë pas formimit të shtetit çekosllovak), ku gjermanët morën disa portofola të rëndësishëm ministrorë, si dhe shumë vende me përgjegjësi në institucionet shtetërore. Në këtë mënyrë, Çekosllovakia u bë shteti i parë në Europë, ku pakica gjermane filloi të merrte pjesë aktivisht në jetën shtetërore.
Ardhja e Hitlerit në pushtet do të kishte pasoja tepër të rënda për Çekosllovakinë. Nazizmi kishte ithtarët e vet edhe në Çekosllovaki, e kryesisht në radhët e gjermanëve sudetë. Ata, që në vitin 1933 kishin krijuar Partinë Nacional-Socialiste, e cila mbasi u nxor jashtë ligjit, u kthye në Partia Gjermano-Sudete, e cila në zgjedhjet parlamentare të vitit 1935 arriti të marrë 1.3 milionë vota, dhe në qoftë se në këtë periudhë ajo kishte 385 mijë anëtarë, në vitin 1938 ajo arriti në 1 milion e 350 mijë anëtarë.
Kjo parti, brenda së cilës u shkrinë të gjitha partitë e tjera të gjermanëve sudetë, krahas aktivitetit brenda Çekosllovakisë, ishte tepër aktive edhe në Europë, për ta bindur atë për kërkesat e drejta (sipas saj) të gjermanëve sudetë. Madje në disa vende, e kryesisht në Angli, ajo kishte gjetur mbështetje, mbasi interesat e Çamberlenit përputheshin me ato të Gjermanisë, në kurriz të vendeve të Europës Qendrore.
Që para pushtimit të Austrisë, Hitleri kishte deklaruar në Raishtag se ai do të bashkonte të gjithë gjermanët në një shtet. Dhe bashkimit të gjermanëve sudetë i parapriu Partia Gjermano-Sudete, e cila mbas fjalimit tjetër të Hitlerit në Kongresin e Partisë Nacional-Socialiste, më 12 shtator, nxiti gjermanët sudetë për veprime të hapura antiqeveritare, çka solli krijimin e njësive të armatosura, ku bërthama ishte Partia Gjermano-Sudete. Brenda pak ditëve ajo arriti në 40 mijë vetë të armatosur, pra një ushtri e vërtetë brenda shtetit çekosllovak. Masave të marra nga qeveria për stabilizimin e gjendjes, gjermanët sudetë iu përgjigjën me ultimatum për kalimin e të gjithë pushtetit në duart e tyre.
Në këto kushte, përfaqësuesit e Francës, Anglisë, Italisë dhe Gjermanisë u mblodhën në Mynih, ku vendosën që Çekosllovakia ti jepte Gjermanisë të gjitha territoret kufitare, që zinin një sipërfaqe rreth 28 mijë km katrorë, me rreth 3.6 milionë banorë, midis të cilëve rreth 1 milion çekë.
Marrëveshja e Mynihut i hapi rrugë pushtimit të
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24640. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24640