Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Dy lot pikojn (2x) U ndam në errësirë Atë natë kur binte shi Më puthe një herë Më the lamtumirë
Ref. 2x Dy lot më pikojn O shpirti im Pse më le të vetëm Sa je e pa mëshirë
(2x) Ato fjalë i kujtoj Zemra më vajton Të dua vashë të dua Pa ty s’mund t’jetoj
Ref. 2x Dy lot më pikojn O shpirti im Pse më le të vetëm Sa je e pa mëshirë
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4748. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4748

Deti, pikat ku ka humbur Shqipëria Historiani dhe politikani i njohur analizon debatet dhe paktin për ndarjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë
Deti është shitur dhe përgjegjësit e këtij krimi kushtetues duhet të dalin përpara gjyqit. Pas një batice të fuqishme të opinionit publik, që mori përpara negociatorët karagjozë dhe manipulatorët e tyre politikë, këta janë bindur se ka ardhur koha e zbaticës dhe si shkëmbi i Barketës aty në mes të Kanalit të Korfuzit, kanë ngritur kokën dhe kanë trashur zërin.
Ka dy ditë që specialistët e vonuar të qeverisë kanë pushtuar televizionet e manipuluara prej saj, për të hedhur poshtë argumentet e specialistëve të pavarur dhe për të na treguar se pala greke na paska marë me të drejtë hapësirën tonë ujore. Pak iu hyn në qese, që me këtë maskaradë, ata e kanë katandisur veten të bëhen figura e mjerë e avokatit të kauzës së huaj.
Edhe pse të ndërgjegjshëm për kufizimet tona, me kujdesin e duhur, po tentojmë edhe ne të shkelim në rrugën e hequr nga i respektuari Kol. Myslim Pashajt, e ta tregojmë me gisht atë që na duket se është corpus reati i këtij pazari tjetër të ndyrë e antikombëtar. E kemi fjalën pikërisht për shkëmbin Barketa, rasti i të cilit na tërhoqi vëmendjen qysh në muajin prill, kur filluan të qarkullojnë zërat e parë për marrëveshjen misterioze.
Sepse në rastin e Barketës është fare evident devijimi nga vija ndarëse reale e kufirit, në dëm të territorit ujor të Shqipërisë. Në rastin e këtij shkëmbi vetmitar kemi të bëjmë qartazi me një rindarje të vijës detare në kundërshtim flagrant me Konventën e Montego Bay të vitit 1982, që përbën edhe referencën ligjore, mbi të cilën u realizua marrëveshja Basha-Bakojanis.
Siç dihet, vendimi i Konferencës së Ambasadorëve e vitit 1913, i rikonfirmuar nga Protokolli i Firences 1926, jepte një indikacion të karakterit parimor mbi drejtimin që do të ndiqte vija kufitare që do të ndante ujrat shqiptare nga ato greke në Kanalin e ngushtë të Korfuzit.
Kjo vijë duhet të ndiqte mesin e këtij kanali, duke qenë në çdo pikë të vet e barazlarguar nga brigjet respektivë. Mbi këtë bazë, qoftë Greqia e qoftë Shqipëria, përcaktuan në mënyrë të pavarur vijën e kufirit ujor në këtë zonë nevralgjike, vijë që në thelb ishte e njëjtë dhe që u njoh dhe u respektua “ex silentio” nga të dyja palët deri në ditët tona.
Kjo ndarje, e vetmja që mund të aplikohet në një rrip deti aq të ngushtë, e vendoste shkëmbin Barketa pothuaj në mes, disa metra në të majtë të saj dhe në detin territorial grek. Barketën e ndajnë diçka më shumë se 1900 m nga pika më e afërt e bregdetit të Korfuzit, dhe rreth 2000 m nga pika më e afërt e bregdetit shqiptar (Kakome). Gjithsesi, ky shkëmb nuk u llogarit asnjëherë si element ndikues në heqjen e vijës ndarëse.
Por, me ndarjen e re, për të cilën kanë rënë në ujdi negociatorët tanë gazmorë, shkëmbi Barketa është marë si pika ekstreme e territorit grek, nga e cila është llogaritur mesorja që ndan ujrat territoriale shqiptare nga ato greke në këtë gjërësi gjeografike.
Kundër Admirali ynë i porsagraduar, z. Gerveni, është djersitur shumë këto ditë të provojë se Konventa e OKB-së e 1982 (Montego Bay), “për fatin tonë të keq” u njeh edhe shkëmbinjve të izoluar mbiujorë statusin e pikë-nisjes nga ku fillon llogaritja e detit territorial.
Në fakt, paragrafi 13 i kësaj Konvente, thotë se një shkëmb ujor, qoftë edhe kur shfaqet mbi sipërfaqen e detit në kohën e zbaticës dhe që ndodhet larg tokës (ishullit)-mëmë jo më larg se gjërësia e detit territorial (nga 12 në 6 milje), mund të shërbejë si pikënisje për të matur gjërësinë e detit territorial.
Kujdes! Teksti i Konventës, në të gjitha gjuhët e botës, i mëshon fjalës mund (angl.: may be used; frengj.: peut être prise; ital.: può essere usata). Nuk e dimë se si është dhënë në versionin shqip të Konventës, që mban nën sqetull K/Admiral Gerveni, kjo shprehje emblematike.
Fakti është, që në paragrafin në fjalë nuk gjen përdorim fjala jomëdyshëse duhet, por fjala mëdyshëse mund. Sepse ligjbërësi ndërkombëtar, kur ka hedhur në letër këtë paragraf, ka pasur parasysh se “shkëmbinjtë vetmitarë” si Barketa në fjalë, mund të qëllojnë në sipërfaqen e pafund të Oqeanit, por mund të qëllojnë edhe në një sipërfaqe të limituar ujore, si të një filxhani kafeje, siç është rasti i Barketës sonë në Kanalin e Korfuzit.
Dhe kuptohet, nëse bëhet fjalë për një shkëmb pranë brigjeve të Kinës, të cilin e ndajnë qindra e mijra milje detare nga bregu më i afërt i Japonisë, ky shkëmb sigurisht mund të shërbejë si pikënisje për të matur detin territorial me Japoninë.
Po, sepse në atë vend ka shumë det, ka aq det sa që të mund të kënaqen që të gjithë: kinezët, japonezët madje edhe peshqit. Në të kundërtën, Barketa e anëve tona ndan një det “qesharak”, që është i gjerë vetëm 1900 metra në drejtim të Korfuzit e rrotull 2000 metra në drejtim të Shqipërisë. Këtu ka aq pak det, saqë nuk mbetet për të ndarë as “det territorial”, as “zonë të bashkëngjitur”, as “zonë ekskluzive ekonomike” dhe as “platformë kontinentale”.
Ashtu si në vitin e largët 1913, këtu vlen vetëm rregulli i vjetër i vijës ndarëse të barazlarguar nga çdo pikë e bregdeteve respektive. Pra, nëse neni 13 i Konventës parashikon që një shkëmb ujor mund të shërbejë, por edhe nuk mund të shërbejë si pikënisje për matjen e territorit detar, shkëmbi Barketa i përket rastit të dytë të parashikuar nga Konventa e OKB-së, d.m.th. rastit kur një shkëmb i tillë nuk mund të shërbejë për një qëllim të tillë.
Ky detaj semantik i Nenit 13, ekstremisht i rëndësishëm, mund të neglizhohet vetëm nga ai që dëshiron me ndërgjegje ta neglizhojë. E pra, në interpretimin e teksteve të tillë juridikë është e domosdoshme edhe akribia e filologut.
Por do të ishte vërtet luks që në ekipin negociator shqiptar të kishte edhe filologë e tekstologë, në një kohë kur aty nuk ka pasur të përfshirë as specialistë të mirëfilltë të së drejtës ndërkombëtare, as specialistë të së drejtës së detit, as specialistë të naftës, të peshkut, të faunës e florës submarine, as specialistë të ambientit, as gjeologë, as…as…Ka patur vetëm Gërvenë, që kundrejt vënies së papërgjegjshme të një firme, u ishte premtuar fluturimi pindarik në poste e detyra të pashpresuara.
Nga një “pelivanllëk” i tillë, d.m.th. nga vendosja e kompasit jo në bregun e Korfuzit, siç e parashikon në këtë rast Konventa, por në shkëmbin Barketa, ato 2000 metra det që i përkasin Shqipërisë, si në bazë të vendimit të Konferencës së Ambasadorëve, në 1913, ashtu edhe në bazë të Ligjit të Detit të OKB-së në 1982, tani do të ndahen përgjysëm dhe Greqia do ta vendosë kufirin e saj detar vetëm 1000 metra larg bregut më të afërt të Kakomesë.
Për rrjedhojë, paskëtaj në anën shqiptare do të kemi vetëm një rryp deti të papërdorshëm e të ndaluar për anijet, për sipërmarrjet ekonomike e turistike, të ndaluar edhe për vetë flotën tonë luftarake, që tashmë duhet ta fshijnë këtë sipërfaqe deti nga projektet e saj të lundrimit për qëllim kontrolli, monitorimi, manovre apo për ndërhyrje emergjence.
Sepse do të ishte aventurë, veçanërisht natën, të lundroje në një gjërësi detare prej vetëm 1000 metrash, në kushtet e një bregdeti të thyer e plot shkëmbinj nënujorë e të mungesës së sinjalistikës.
Duke qenë me ndërgjegje të pistë, K/Admiral Gërveni dhe ustallarët e tij politikë nuk guxojnë të bëjnë të njohur hartën që rezulton pas hedhjes së koordinatave, për të cilat u bë ujdia me palën greke.
Nuk guxojnë, sepse e dinë mirë që shqiptarët do të tronditeshin kur të shihnin të hedhur në hartë një vijë të re ndarëse të kufirit shqiptaro-grek, që i është afruar aq shumë brigjeve të Rivierës sonë, saqë duket sikur bëhet njësh me vijën bregdetare.
Vetëdija e mungesës së profesionalizmit na ndalon të ndalemi në rastet e tjera të kontestuara të ndarjes së ujrave territoriale me Greqinë sipas marrëveshjes Basha-Bakojanis, siç është ajo e pikës 150, ku pas çdo gjase rindarja e ujrave territoriale e ka nxjerrë Greqinë mbi Kanalin e Otrantos.
Por, nuk do ndonjë përgatitje profesionale të konstatosh se me neglizhencat e paaftësinë e tyre, negociatorët shqiptarë e kanë rënduar së tepërmi bilancin në disfavor të palës sonë. Kol.
Pashaj ka bërë të ditur tashmë, se në prag të fillimit të negociatave me Italinë për ndarjen e ujrave territoriale, në bazë të Konventës së Montego Bay, në 1984, qeveria e atëhershme përcaktoi me ligj vijat përmbyllëse të gjireve të bregdetit Adriatik, nga Shëngjini në Karaburun, si dhe hapësirat e brendshme ujore, në mënyrë që t’i përjashtonte ato nga përllogaritja e koordinatave.
Futja e befasishme në axhendën e marrëdhënieve me Greqinë e marrëveshjes për ndarjen e detit, të paktën duhet ta kishte shtyrë qeverinë shqiptare që të shpallte me ligj vijat përmbyllëse edhe të gjireve në Detin Jon.
Duke marë rolin e padenjë të avokatit të palës tjetër e duke harruar përgjegjësinë e tyre ndaj vendit, me të cilin janë të lidhur edhe me betim ushtarak, negociatorët tanë gazmorë e shpura e suflerëve të tyre politikë, janë rrekur të vërtetojnë këto ditë se gjiri i Sarandës përfshin vetëm hapësirën e vogël ujore midis kepit të Dentës dhe kepit të Paladhës.
Dhe për një gjë të tillë, nuk hezitojnë t’i referohen deri edhe aq shumë të anatemuarit “Fjalor Enciklopedik” i botuar në vitin 1986 nga Akademia “komuniste” e Shkencave! Por, ndërkohë, Kol. Pashaj flet për një gji tjetër, natyror e historik, që lakohet midis kepit të Qefalit dhe kepit të Shëngjergjit dhe që përfshin në të edhe gjirin stricto sensu të Sarandës.
Neni 7, pika 5 e Konventës së OKB-së, përveç përmbushjes së kushteve gjeo-morfologjike, konsideron si gji, që për efekt të ndarjes së kufirit ujor mund të bashkohet në dy pikat hyrëse të tij me vijë përmbyllëse edhe ato gjire, ku janë të evidentuara “interesa të rëndësishme ekonomike”.
Akoma më tej, Neni 10, pika 6, shton se parimi i heqjes së vijave përmbyllëse zbatohet edhe në të ashtuquajturit “gjire historikë”. E pra, a është gjiri i Sarandës amplo sensu (prej kepit të Qefalit në kepin e Shëngjergjit) një gji me rëndësi të provuar ekonomike dhe, akoma më shumë, një gji historik?
Sigurisht, po të pyeste historianët e studjuesit e artit e të kulturës, K/Admiral Gërveni do të kishte mësuar se në këtë gji të papërsëritshëm janë mbishtresëzuar qytetërimi pellazg, ai ilir, qytetërimi grek, ai romak, qytetërimi hebraik, ai bizantin, venecian e otoman.
Shëmbuj të gjallë të tyre janë muret, kështjella, teatri, bazilikat, monumentet e statujat ilire, greke, romake, bizantine e veneciane në Butrint e përgjatë gjithë gjirit, sinagoga hebraike mbresëlënëse në qendër të Sarandës, manastiri i 40 shënjtorëve, ai i shën Kollit në Mesopotam, qyteti i lashtë i Finiqit, ai mesjetar i Kamenicës.
Me këtë gji janë të lidhura mite e histori të të gjitha kohrave, që nga miti i Eneas që u nis prej këtu drejt brigjeve të Italisë, ai i shënjtorëve si shën Terini nga Butrinti apo shën Nifoni nga Lukova, miti i pseudo-mesiave hebraike, si ai i Sabatta Zevit, apo i mistikëve të mëdhenj të urdhërit bektashi. Brigjet e këtij gjiri kanë parë ngjarje të mëdha, që nga zbarkimet e normanëve e të kryqtarëve të Evropës, në shek. XI, në kryengritjet anti-osmane të shek. XVI-XVII.
Gjiri i Sarandës ka qenë vendi, ku janë realizuar kontaktet e shqiptarëve me botën perëndimore, me Venedikun e me Mbretërinë e Napolit, vendi ku në vitet 1800 Ali Pashë Tepelena kurdiste aleancat e tij me francezët e me anglezët e Korfuzit. Këtu janë zhvilluar beteja të paharrueshme, si ajo e kalasë së Lëkursit në 1878, apo ngjarje të dhimbshme, si eksodi i çamëve në vitin 1945, apo incidenti fatkeq i vitit 1946.
Ky gji, pra, është një pjesë e qënësishme e historisë e kulturës së këtij vendi dhe i krejt pellgut të Mesdheut, dhe është i njohur si i tillë edhe nga të huajt, që më shumë se ne shqiptarët kanë shkruar për rolin dhe historinë e tij. Edhe sot këto vende frekuentohen nga studjues, arkeologë e turistë të huaj. Edhe sot në teatrin e Butrintit zhvillohet, ashtu si në vitin 1936, Takimi i përvitshëm i Teatrit Mesdhetar.
Për të përfunduar, problemi nuk rezulton të jetë nëse është apo nuk është gjiri i Sarandës një gji historik, por nëse ka në këtë rajon ndonjë gji më historik nga ç’është gjiri i Sarandës.
E pra, kompasi trà-là-là i negociatorëve tanë i ka hequr Shqipërisë një hapësirë të madhe ujore, të barabartë me atë që përfshin gjiri historik në fjalë. Dhe kështu enigma nuk është më enigmë.
Dhe ne nuk na mbetet tjetër, veç të formulojmë përsetë e fundit: a thua u pranua kjo marrëveshje për të mos i dhënë rast Greqisë të vendosë veton kundër hyrjes së Shqipërisë në NATO? A thua u cenua ajo në këmbim të një vizite “elektorale” në Tiranë të kryeministrit Karamanlis?
Apo më thjesht e më “rozë”: a thua deti ynë territorial iu dhurua Greqisë në këmbim të mirësisë së zonjës Bakojani, e cila ia lejoi zotit Basha që t’i ngjeshë buzët e tij të bëshme në faqet po aq të bëshme të saj? Apo, siç thotë i bindur z. Ngjela, ngaqë si në shumë raste të tjera, politikanët shqiptarë edhe kësaj radhe, kanë marë para? Kjo është çështja.
Protesta e G99: Shqipëria nuk falet
G99 e mbështetur nga disa organizata rinore protestoi sot para Parlamentit të Shqipërisë kundër ratifikimit të marrëveshjes “Për ujërat territorialë me Greqinë”. Aktivistë të G99 mbanin parrulla, ku shkruhej: “Jo marrëveshjes me Greqinë”, “S’mund të jemi patriotë part-time”, “Shqipëria nuk falet”, “Ujërat e Shqipërisë nuk janë pronë e qeverisë”, etj.
Gjatë kësaj proteste dy aktivistë të G99, të cilët mbanin në fytyrë maska me imazhin e Sali Berishës dhe të Ilir Metës prenë bashkarisht një torte, si tortat martesore, ku ishte dizenjuar harta e Shqipërisë me ujërat territorialë që në bazë të marrëveshjes i falen Greqisë, për të ironizuar kështu, pikërisht, këtë marrëveshje.
Kreu i G99, Erion Veliaj, u shpreh se kjo do të jetë vetëm nisma e parë në kuadër të protestave që kjo forcë politike do të organizojë për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes. “Shtyrja e këitj ratifikimi, nuk është asgjë tjetër veçse shtyrja e kësaj tradhtie”, tha Veliaj, sipas të cilit “nuk është jashtë mode sot të jesh patriot”.
Ai u kërkoi të gjithë qytetarëve që të bëjnë detyrën e tyre: të marrin në telefon deputetët e zonës ku jetojnë, apo dhe vetë zyrën e Kryeministrit dhe të zëvendësit të tij, Meta, që deri dje e kundërshtonte, ndërsa sot e mbron këtë tradhti dhe t’u kërkojnë llogari e gjithashtu t’u kërkojnë që marrëveshja të mos ratifikohet.
Në këtë protestë, Organ Hasanbegaj, një aktivist tashmë i njohur për çështjet kombëtare i ftoi qytetarët që të ngrenë zërin për këtë padrejtësi, pasi sipas tij “nuk mund të jemi patriotë vetëm nëpër kafene”.
Humori i zi në internet
Sarkazma e emigrantit: “Integrimi copa-copa i Berishës”
“Dhënia e detit Greqisë është pjesë e planit për integrimin e Shqipërisë në Evropë. Strategjia e re quhet “Strategjia e Integrimit copa-copa” Meqenëse Greqia është në BE, kjo do të thotë që automatikisht 365 km katror det i Shqipërisë bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
Me këtë ritëm do të bëhet realitet edhe premtimi i qeverisë Berisha që do të futemi në BE në këtë mandat qeverisës dhe që do të hiqen vizat për sqiptarët. Plani tërësor mbahet hë për hë sekret, por burime të brendshme flasin për dhënie të Korçës dhe Gjirokastrës, Greqisë, Vlorës ,Durrësit, Tiranës, Shkodrës dhe Lezhës, Italisëetj.
Hë për hë nuk ka të dhëna se kujt nga vendet e BE-së i kalojnë zona të tilla si: Skrapari, Policani, Gramshi, Peqini, Rrogozhina etj. Por meqënëse Shqiperia e ka edhe një princ, me këto zona mund të formohet Principata e Rrogozhinës, e cila nën flamurin dhe parrullën “Dum Baben!? mund të futet në BE bashkë me Turqinë”.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24589. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24589

Leonardo në delir: Besuam deri në fund Trajneri i Milanit, Leonardo është shprehur shumë i kënaqur me suksesin e skuadrës së tij në fushën e Realit të Madridit. Megjithatë, tekniku brazilian ka bërë të ditur pas fitores 3-2 në “Santiago Bernabeu” se besonte te ky triumf shumë i rëndësishëm. “Sigurisht,që jam shumë i kënaqur për këtë fitore që vjen në momentin e duhur dhe na bën shumë optimistë për të ardhmen.
Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë,sidomos në pjesën e dytë. Skuadra ishte e vendosur dhe nuk u dorëzua edhe pas golit të parë të Realit. Megjithatë, mund të them se edhe përpara ndeshjes unë besoja te suksesi”, ka bërë të ditur Leonardo.
Ndërkohe, trajneri i Realit të Madridit, Manuel Pelegrini, ka thënë pas ndeshjes se skuadra e tij duhet të ishte treguar më e saktë, sidomos pas golit të parë. “Unë mendoj se derisa erdhi goli i barazimit të Milanit, ne po luanim shumë mirë, duke kontrolluar lojën.
Por,në pjesën e dytë nuk u treguam të saktë, duke i dhënë mundësinë kundërshtarëve të shënojnë. Megjithatë nuk është fundi i botës dhe ne mund të fitojmë në Milano”, ka përfunduar Pelegrini. Pas tre ndeshjeve të luajtura në grupin “C”, Milani dhe Reali kanë nga 6 pikë, të ndjekur nga Marseja e Zyrihu me nga tre pikë.
E ndërkohë, mediat spanjolle kanë sulmuar trajnerin Pellegrini dhe lojtarët e Realit për humbjen 3-2 ndaj Milanit në Santiago Bernabeu.
I vetmi që ka arritur t’i shpëtojë kritikave të gazetarëve ishte kapiteni Raul Gonzalez. Prestigjozja sportive “AS” ka në faqen e saj të parë një foto të Raul, ndërkohë që në brendësi shkruan: “Ti dhe askush tjetër”, duke theksuar se kapiteni ishte i vetmi nga madrilenët që dëshironte fitoren ndaj veteranëve kuqezi.
Gazeta tjetër sportive “Marca” i është kundërpërgjigjur trajnerit Pellegrini, i cili pas ndeshjes deklaroi se lojtarët e tij nuk luajtën keq.
“Cilën ndeshje ka parë Pellegrini? Madridi bëri hara – kiri dhe i dhuroi ndeshjen Milanit me 14 lojtarë që e kanë kaluar moshën 30 vjeç. Portieri më i mirë i botes, Casillas, nuk ishte në ditën e tij më të mirë”, thuhet në komentin e kësaj gazete, që e ka bërë më alarmante situatën te madrilenët pas humbjes së dytë pa Cristiano Ronaldon.
Ndërkaq, gazetave politike nuk u ka mjaftuar suksesi i Milanit për të ndryshuar gjykimin e tyre ndaj kuqezinjve. Titulli i “El Pais”: Madridi rifreskon Milanin. Bingo për skuadrën italiane, të cilës i mungon forca, por që ecën përpara me urtësi e mençuri.
Gazetat sportive me qendër në Barcelonë janë marrë më shumë me ish lojtarin e tyre, Ronaldinho. E përditshmja “Sport” shkruan: Ronaldinho fiton sërish në Bernabeu. Braziliani nuk është i njëjti me atë të Barcelonës së para 4 viteve, por ai ishte protagonist i një tjetër fitoreje historike në Madrid.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24592. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24592

Cana, vlera e kartonit dyfishohet në tre muaj: kushton 10 milionë euro Vetëm tri muaj pas transferimit në Angli, vlera e Lorik Canës është dyfishuar. Paraqitjet e jashtëzakonshme të mesfushorit shqiptar të Sandërlendit kanë bërë që kartoni i tij të kushtojë 10 milionë euro. Gjatë verës, “macet e zeza” paguan “vetëm” 5.8 milionë euro (5 milionë sterlina, me këmbimin e atëhershëm) për të afruar mesfushorin nga francezët e Olimpik Marsejës. Por, kanë mjaftuar vetëm nëntë ndeshjet e para të Premierligës që kuotat e 26-vjeçarit të rriten në mënyrë të dukshme dhe tashmë të gjitha skuadrat që kërkojnë tia “rrëmbejnë” lojtarin Sandërlendit duhet të paguajnë një shifër të konsiderueshme. Paraqitja më e mirë deri në këto momente për zv/kapitenin e Kombëtares ka qenë padyshim ajo në sfidën e fundit, të fituar 1-0 me Liverpulin. Aktualisht kuqeziu dominon në anketën e përjavshme “Lojtari më i Mirë”, për sfidën me “Reds”-at e drejtuar nga Rafa Benitez. Deri më tani (sondazhi në faqen zyrtare të Sandërlendit në internet ende nuk është mbyllur) Cana ka marrë 73.6 për qind të votave të mbi 3500 tifozëve të skuadrës. Cana pret të shpallet fitues për herë të shtatë në nëntë ndeshjet e para të kampionatit, por kjo është padyshim fitorja më bindëse.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24595. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24595

Hapja e kutive, sot protesta e tretë e opozitës në Shkodër Pasditen e sotme pritet të zhvillohet protesta e opozitës në Shkodër për vjedhjen e votave dhe për hapjen e kutive të votimit. Qyteti i Shkodrës, është i treti që do të mbledhë bashkë popullin opozitar, ndërkohë që Partia Socialiste e ka quajtur Shkodrën si një nga qytetet ku ka pasur vjedhje të votës, për të cilën pati edhe ankimim dhe kërkesë për rinumërim. Siparin e protestave e hapi kryeqyteti me protestën e 10 tetorit, për të vijuar më pas me Beratin. Lideri socialist Edi Rama ka deklaruar se në 20 nëntor do të ketë një tjetër protestë në Tiranë kundër kundër masakrës zgjedhore të 28 qershorit. Hapja e kutive të votimit është deklaruar si kusht i panegociueshëm për rikthimin e PS-së në parlament, ndërkohë që kryeministri Berisha është shprehur kundër hapjes së kutive, duke e cilësuar këtë si të kundraligjshme.
Shehu: PD s’ka frikë nga hapja e kutive, por jep mesazh destabiliteti
TIRANË – Hapja e kutive nuk rrezikon pushtetin e të djathtës por të ardhmen integruese të vendit, pasi është mesazh destabilizues. Kështu ka deklaruar sonte në seancë parlamentare deputeti i PD-së, Tritan Shhehu, ku iu kërkoi kolegëve të majtë të kthen në parlament.
“Hapja, mund të rezultojë më e favorshme për ne, por kërkesa vetë përmban një mesazh destabiliteti për proceset integruese të vendit. Me këtë kërkesë opozita kërkon që ne të kthehemi mbrapsht në kohë. Kërkohet rinumërimi i atyre votave që janë numëruar nga komisionerët e PS-së dhe PD-së që në shumë raste ata të PS kanë qenë mazhorancë. Kërkohet të goditet KQZ, Gjykata e Apelit, Kolegji Zgjedhor. Kërkohet të thyhet ligji, baza e themelit të një shteti. Kjo është një aventurë e pashpresë politike, ndaj iu bëj thirrje kolegëve të vijnë të marrin mandatin dhe të bëjnë jetë politike parlamentare”, u shpreh Shehu në fjalën e tij.
Më tej ai vijon me fjalët:” Rama sjell shembuj nga vende të ndryshme, kur procesi zgjedhor ende s’ka mbaruar. Tek ne procesi është tejkaluar. Dhe të pranosh idenë e tyre do të thotë të rrezikosh të ardhmen e afatgjatë të vendit. Gjej rastin t’iu them kolegëve të vijnë në parlament, dhe të merren me të ardhmen jo me të shkuarën”.
Replika Rama-Berisha, PS: Të vendosur për hapjen e kutive
TIRANË- Kërkesa e opozitës për hapjen e kutive si kusht për rikthimin në parlament ka vazhduar edhe sot temë e replikave mes kreut të PD-së, njëherësh kryeministër i vendit Sali Berisha dhe liderit të PS-së, Edi Rama.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha ka deklaruar se kërkesa për hapjen e kutive është e kundraligjshme dhe Rama i ka ezauruar gjithë rrugët e apelimit për këtë ankesë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës, i cili ka deklaruar prerë se PS-ja nuk heq dorë nga kërkesa e saj për hapjen e kutive dhe transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Kur Berisha thotë se kërkesa për hapjen e kutive është ogurzezë, thotë një të vërtetë të madhe, por jo për zgjedhjet dhe të vërtetën e 28 qershorit, por për pushtetin e tij të grabitur, i cili nuk qëndron dot në këmbë nëse ballafaqohet me të vërtetën. Ajo që i intereson vendit, në këtë udhëkryq historik, është transparenca. Kërkojmë transparencën e një procesi zgjedhor që duhet të jetë i fundit në zinxhirin e zgjedhjeve të kontestuara”- tha Rama gjatë një konference për shtyp, fill pas deklaratave të Berishës.
Sipas tij, transparenca e plotë shërben për të kthyer besimin tek vota dhe zgjedhjet e shqiptarëve që sot e kanë humbur besimin pikërisht për shkak të 28 qershorit. “Berisha nuk mund ta pengojë me fuqinë e pushtetit të grabitur dhe as arsyen e mos arsyes që e shton në përpjekjen e kotë për të krijuar idenë se qenka dashamirës ndaj kërkesave të opozitës, por kur ato janë brenda ligjit. Nuk ka asgjë të paligjshme në kërkesën tonë”- tha më tej ai.
Berisha: Kërkesa për kutitë, absurde. Rama: Do vazhdojmë protestat
TIRANË(UPDATE)- Përpjekje për të mbajtur me forcë pushtetin dhe mënyrë për të fshehur vjedhjen e bërë në 28 qershor e ka quajtur lideri socialist Edi Rama deklaratën e kryeministrit Sali Berisha për mos hapjen e kutive të votimit.
Gjatë një konferencë për shtyp si reagim ndaj deklaratës së kreut të qeverisë, Edi Rama ka theksuar edhe njëherë qëndrimin e opozitës për përshkallëzim protestash dhe vendimin për të mos hyrë në Parlament pa u bërë transparenca e zgjedhjeve.
Sipas Ramës, ajo që kërkohet nuk është mbivendosje ndaj sistemit të drejtësisë, por një e drejtë e pazëvendësueshme e parlamentit të vendit, ku Berisha ka arritur të hapë edhe dosje, të cilat kanë qenë dosje hetimore të prokurorisë.
“Ne kërkojmë hapjen e kutive për të bërë transparentë përmes një komisioni hetimor parlamentar, që nuk është një shkallë tjetër gjykimi dhe nuk ka të bëjë me procesin juridik që u mbyll me vendimin e kolegjit elektoral. Janë gjëra të ndryshme, që kryeministri i bashkon bashkë, sepse do t’i ikë të vërtetës së madhe që zgjedhjet në Shqipëri janë grabitur, se vullneti është deformuar, dhe se mekanizmi i deformimit ka qenë i orkestruar nga vetë pushteti”- tha ai.
Për Ramën, sot Shqipëria është në një situatë të papranueshme për shkak se ndërkohë kutitë hapen kudo, edhe në Greqinë fqinje po bëhet një rinumërim, edhe në Afganistan kutitë u hapën, tek ne megjithëse është e shkruar në ligj, kjo gjë u ndalua përmes ushtrimit arbitrar të pushtetit të administratës zgjedhore dhe të Kolegjit Zgjedhor dhe ndërkohë kjo gjë i ndalohet edhe vetë parlamentit, i cili mund të hapë çdo çështje, çdo kuti, çdo dosje, për hir të së drejtës që të hetojë lidhur me çështje të caktuara.
“Ai ka arsyen e atij që ka vjedhur dhe kërkon që kjo të mos dalë në dritën e diellit, por duke e shmangur transparencën e procesit ai nuk e zgjidh, por e thellon krizën politike në vend, e largon pikëtakimin me palën tjetër që është një domosdoshmëri për një proces normal politik dhe mbi të gjitha e vonon, por nuk e varros dot përgjithmonë të vërtetën e 28 qershorit. Ne jemi për ta dëshmuar atë të vërtetë dhe do të bëjmë gjithçka kemi në dorë që kjo dëshmi të bëhet e plotë”- tha Rama.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24583. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24583

Clayer: Pse vonoi nacionalizimi shqiptar Vjen në shqip vepra e Nathalie Clayer-it, “Në fillimet e nacionalizimit shqiptar. Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë”. Botuesi i saj, Fatos Lubonja: “Një vepër e çliruar nga ideologjia dhe miti i nacionalizmit.”
Nathalie Clayer tha se roli i bektashizmit në unitetin kombëtar shqiptar ishte arsyeja kryesore që e shtyu të futet në studimin “Në fillimet e nacionalizimit shqiptar. Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë”.
Ky është tashmë titulli i një studimi të gjerë i botuar fillimisht nga Éditions Karthala, Paris 2007, dhe prej pak ditësh, e gjen edhe në shqip nga Botimet “Përpjekja”, me përkthim të Artan Putos.
Në prezantimin, që e bëri dy net përpara, Clayer-i shpjegoi arsye të tjera që e shtynë të shkruajë këtë vepër dhe nëpërmjet tyre edhe i priu ndonjë keqkuptimi të mundshëm që mund të ngjallë nëntitulli “Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë” apo kapitujt që i mban ky aspekt i temës.
Clayer tha që në fillim, se ajo është nisur nga marrëdhëniet e identiteve fetare dhe nacionale për të shqyrtuar ekzistencën e një kombi shqiptar nga fundi i shekullit XIX deri në vitin 1912, e “një kombi në sensin modern”.
Toni i ftohtë i Clayer-it tërhoqi megjithatë vëmendjen, se ajo si studiuese i ka lënë përanash kategoritë “patriot” dhe “tradhtar” në leximin që i kanë bërë nacionalizimit shqiptar.
Kjo do të thotë se “ka shtyrë” kufijtë e këtij leximi më gjerë, deri atje ku realisht shtriheshin forcat që po çonin në krijimin e kombit, forca të lexuara si vetëm patriotike. Prandaj, historiania thotë se ka marrë në shqyrtim aktorët e epokës, kontekstin social dhe të kohës, për të cilën flitet dhe në disa rrafshe analizash “lokal, krahinor apo perëndimor”.
Clayer-i, e cila është drejtuese kërkimesh studimore në CNRS (Qëndra Kombëtare e Kërkimeve Shkencore, Laboratori i Studimeve Turke dhe Osmane) në Paris, arrin në disa rezultate kryesore. Edhe në prezantimin e librit në Tiranë, ajo pohoi se “nacionalizmi shqiptar dhe më gjerësisht shqiptarizimi, nuk është edhe aq i veçantë sa paraqitet përgjithësisht.
Ai hyn në të njëjtin kontekst me atë të nacionalizmave të tjerë ballkanikë të shekullit XIX: atë të tërheqjes progresive të Perandorisë Osmane në Evropë, në përfitim të shteteve të reja ballkanike të krishtera dhe të disa fuqive të mëdha.
Ai nuk ishte edhe aq i vonuar, siç gjykohet, në krahasim me nacionalizmat e tjera të rajonit. Si edhe të tjerët, ai shfaqet në fillim të shekullit XIX, për t’u bërë i rëndësishëm veçse gjatë gjysmës së dytë të shekullit.
Ajo që në fakt është e vonuar është përhapja e tij në gjirin e rretheve më të gjera se ato të veprimtarëve të parë të shqiptarizmit, d.m.th. të nxitësve të parë të një identiteti kombëtar shqiptar…”
Ka disa data kyçe ky studim, vitet 1853-1856 (Lufta e Krimesë), viti 1890, që janë vite të krizës së Perandorisë Otomane, vitet 1896-1897, të cilat historiania franceze i quan “pika kthesë edhe pse nuk janë mitizuar njëlloj si vitet e Lidhjes së Prizrenit dhe të Shpalljes së Pavarësisë”.
Një shembull: Manifesti i Shemsedin Sami Frashërit, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, thotë Nathalie Clayer-i, u botua më 1899 dhe jo të nesërmen e Lidhjes së Prizrenit.”
Nëse autorja u tregua e përkorë në nënvizimin e datave dhe ngjarjeve të mitizuara të epokës që ka marrë në shqyrtim në një studim mbi 600 faqesh, botuesi i saj, që është publicisti Fatos Lubonja, e çoi më tej këtë diskutim me tone kritike, drejtuar sidomos gjeografisë mediatike. Botimi “Në fillimet e nacionalizimit shqiptar.
Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë”, nuk e gjen pa gjë diskutimin që edhe Revista “Përpjekja” e Lubonjës ka mbajtur deri më sot për temat mbi ndërgjegjen historike. Këto tema janë “një kapitull i “Përpjekjes”, ku tentohet të dekonstruktohen mitet nacional-komuniste, për ta çliruar të vërtetën historike nga manipulimi ideologjik”.
Ky libër, sipas Lubonjës trondit idenë që kanë shqiptarët për shqiptarinë. Studimi i Clayerit vjen në një moment ku kultura është “e dominuar nga një nacionalizëm kitsch, banal, komercial gazetash, superficial”.
Lubonja kujton se jo pak kohë më parë, në mesin e një kulture si kjo, u demonizua monografia “Skënderbeu” e Oliver Jens Schmittit. Kjo është një përpjekje, që libra të tillë para se të jenë sende për flakë të magjistricave, të vijnë dhe të njihen.
Kush është
Nathalie Clayer është specialiste e çështjeve identitare, ajo është marrë në veçanti me tarikatet mistike myslimane.
Ajo ka botuar së bashku me Xavier Bougarel, librin “Islami i ri ballkanik”, (Paris 2001), mbi marrëdhëniet e reja të islamit me politikën në Ballkanin paskomunist. Hapësira shqiptare e kohës osmane dhe asaj pasosmane ka qenë tema kryesore e studimeve të saj të fundit.
Gjithashtu, ajo ka botuar “Shqipëria vendi i dervishëve”, (Berlin-Wiesbaden, 1990) dhe “Feja dhe kombi në mesin e shqiptarëve, shek. XIX-XX” (Stamboll, 2003). Aktualisht, po punon për një libër mbi fenë dhe ndërtimin e shtetit shqiptar në periudhën midis dy luftërave botërore.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24586. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24586

Sekretarja Klinton: Duam një botë pa armë bërthamore Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thotë se eliminimi i ambicieve bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut është kritik në mbështetje të përpjekjeve për mospërhapjen e armëve bërthamore.
Në një fjalim në Uashington, ajo tha se një marrëveshje e re me Rusinë për pakësimin e armëve bërthamore do të demonstronte udhëheqjen amerikane për këtë çështje.
Klinton e shfrytëzoi fjalimin në Institutin amerikan të Paqes për të rikonfirmuar angazhimin e administratës ndaj synimit që deklaroi Presidenti Obama në prill në Pragë për një botë pa armë bërthamore.
Ajo tha se përpjekjet për të forcuar regjimin global të mospërhapjes së armëve bërthamore varen të paktën për të ardhmen e afërt tek zgjidhja e shqetësimeve lidhur me programet bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut.
Por ajo tha se kthimi i Koresë së Veriut tek negociatat që u bllokuan vitin që kaloi, nuk është absolutisht i vetmi hap që Pheniani duhet të ndërmarrë nëse do një marrëdhënie më normale me Uashingtonin.
“Sanksionet aktuale nuk do të zbuten derisa Pheniani të ndërmarrë hapa të verifikueshme, të pakthyeshme drejt çnuklearizimit. Udhëheqësit e tij nuk duhet të ushqejnë iluzione se Shtetet e Bashkuara do të kenë ndonjëherë marrëdhënie normale dhe pa sanksione me Korenë e Veriut nëse ajo ka armë bërthamore”.
Zonja Klinton tha se administrata është gjithashtu e gatshme të angazhohet me Iranin, nëse ky vend tregon seriozitet në marrjen e hapave praktike për t’iu përgjigjur shqetësimeve për programin bërthamor.
Por ajo tha se procesi nuk mund të lejohet që të zvarritet pa një fund të qartë.
“Dera është e hapur për një të ardhme më të mirë për Iranin. Por procesi i angazhimit nuk është me një fund të papërcaktuar. Ne nuk duam të diskutojmë pa hapa praktike”.
Zonja Klinton tha se nevojiten masa të menjëhershme, në veçanti për një plan për vende të tjera që të përpunojnë uranium me gradë të ulët pasurimi për një reaktor që prodhon izotope mjekësore.
Bisedimet mbi këtë temë që u mbajtën këtë javë në Vienë shihen si model i mundshëm për një marrëveshje sipas së cilës Irani mund të vazhdojë një program bërthamor civil ndërkohë që u jep zgjidhje shqetësimeve se përpjekja e tij aktuale ka lidhje me armët bërthamore.
Zonja Klinton bëri një vlerësim pozitiv të bisedimeve me Moskën që synojnë arritjen e një Traktati të Ri për Reduktimin e Armëve Bërthamore kur të skadojë marrëveshja aktuale në dhjetor.
Ajo tha se administrata beson se një traktat i ri do të konsolidojë sigurinë kombëtare në Shtetet e Bashkuara dhe të jetë shembull për pjesën tjetër të botës.
“Ne nuk kemi iluzione se ky traktat do të bindte Iranin dhe Korenë e Veriut që t’u japin fund aktiviteteve të tyre të paligjshme. Por do të demonstronte se Shtetet e Bashkuara i plotësojnë detyrimet e tyre drejt çarmatimit bërthamor”.
Zonja Klinton bëri gjithashtu thirrje për forcimin e autoritetit dhe burimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Ajo tha se nëse kjo agjenci duhet të jetë një pjesë e rëndësishme e regjimit të mospërhapjes, duhet të ketë burimet e nevojshme për të bërë punën e vet.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/rajoni-dhe-bota/sekretarja-klinton-duam-nje-bote-pa-arme-berthamore.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/rajoni-dhe-bota/sekretarja-klinton-duam-nje-bote-pa-arme-berthamore.html
Robotat puthen pa pike turpi Thomas dhe Janete,2 robotet e pare qe realizuan puthjen e pare “robotike”,por ka vetem nje problem,pasi nuk u puthen me deshire,por u komanduan me telekomande.

Artikuj qe mund tju interesojne:
Nokia N97 Mini Makinat e Ronaldos XBOX integron Twitter dhe FaceBook Super Kasa per kompjuter 8 Prototipa Celularesh Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1335. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1335

Rehn: Qeveria të zgjidhë krizën politike. PS, Dade: Berisha të dëgjojë ndërkombëtarët Partia Socialiste ka mbështetur sot deklaratën e bërë nga komisioneri për Zgjerimin Oli Rehn, që i bënte thirrje qeverisë shqiptare të zgjidhë krizën politike në vend,
Gjatë një deklarate për mediat, Arta Dade është shprehur se edhe ndërkombëtarët i japin të drejtë Partisë Socialiste teksa pranojnë se zgjedhjet kanë shënuar mangësi e probleme dhe kërkon që kryeministri të angazhohet për kërkesat e opozitës.
Sipas saj, zgjedhjet ishin problematike dhe për këtë nevojitet të bëhet transparenca. E pyetur nga gazetarët për sugjerimin e kreut të OSBE-së në vendin tonë Robert Bosch, mbajtur në Këshillin e përhershëm të organizatës në Vjenë, Dade ka deklaruar prerë: Nuk shkojmë në kuvend pa u hapur kutitë.
“Mbështesim deklaratën që ka bërë Bosch për Kolegjin Zgjedhor, i cili mori vendime të nxituara”.
Rehn: Shqipëria në krizë politike
Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn, ka deklaruar nga Brukseli se qeveria shqiptare duhet të zgjidhë krizën politike, që është krijuar në vend. Sipas Rehn-it, qeveria që mori mandatin qeverisës pas zgjedhjeve të 28 Qershorit duhet të jetë aktori kryesor për të vënë në lëvizjen mekanizmat politikë. “Për Shqipërinë dhe sfidat e saj politike, unë besoj se qeveria e re do të mundohet ta zgjidhë këtë çështje që është e rëndësishme për kriterin politik të Kopenhagenit dhe duhet parë si një shans tashmë për të rritur stabilitetin politik e në këtë mënyrë evoluimin e orientimit evropian të Shqipërisë”, – tha Rehn. Lidhur me vendimin e eurodeputetëve që miratuan një amendament në Parlamentin Evropian, për të lehtësuar procesin e liberalizimit të vizave me Shqipërinë, Rehn u shpreh se nuk mund të dalim jashtë kritereve, që janë vendosur për arritjen e standardeve nga Shqipëria, e cila duhet t’i përmbushë ashtu si Maqedonia dhe vendet e tjera që përfituan nga liberalizimi i vizave. “E di që ekzistojnë debate brenda Brukselit për çështjen e liberalizimit të vizave. Ka pasur një aktivizim politik në favor të heqjes së vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, gjë që është për t’u mirëpritur, por në të njëjtën kohë i bë apel çdo aktori politik në këtë qytet se ne duhet të jemi të përgjegjshëm, e të dëshmojmë se u qëndrojmë kritereve të besueshme rigoroze, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të bindur ministrat e brendshëm evropianë, se është e besueshme hyrja në regjim pa viza me Maqedoninë, që ka bërë detyrat e saj në mënyrë të përkryer, Serbinë e Malin e Zi. Për Shqipërinë dhe Bosnjën sapo të përmbushin kriteret, do të bëjmë të njëjtën gjë. Por, nuk duhet t’i ndëshkojmë tre vendet e tjera, që i kanë bërë gjërat siç duhet, duke i bërë konfuze çështjet, pasi rrezikojmë të mos kemi fare avancim të regjimit të lirë të vizave pastaj”, – vijoi Rehn. Në muajin dhjetor, në Bruksel do të mblidhen ministrat e brendshëm evropianë, ku mendohet të shqyrtohet mundësia për heqjen e vizave në hapësirën Shengen me vendet e Ballkanit Perëndimor.
22 tetor Bosch raporton për Shqipërinë: Zgjedhjet, Gërdeci, bojkoti i PS
Kreu i Prezencës së OSBE në vendin tonë, Robert Bosch, paraqiti para Këshillit të Përhershëm të kësaj organizate në Vjenë, raportin vjetor për Shqipërinë. Bosch u ndal gjatë te zgjedhjet e qershorit duke theksuar se ato përmbushën shumicën e angazhimeve, por procesi i numërimit ishte i politizuar dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor të nxituara. Bosch tha se shqetësimet e opozitës në lidhje me cilësinë e listave zgjedhore dhe problemet me dokumentet e identifikimit ishin të pabazuara. Kreu i prezencës së OSBE iu përgjigj gjithashtu shqetësimit për lirimin e të burgosurve për fushatë duke thënë se qëndron pretendimi se ata të burgosur janë liruar në mënyrë selektive, por Prezenca nuk ishte në gjendje të provonte se ata ishin angazhuar në fushatën e Partisë Demokratike.
Prezenca e OSBE ka bërë gjithashtu disa rekomandime për zgjedhjet e ardhshme. Ajo ka këshilluar që të shihet formula e përbërjes së komisioneve zgjedhore, duke theksuar zgjerimin e tyre. Gjithashtu Prezenca tha se duhet parë mënyra e shpërndarjes së mandatave, pasi ajo nuk ka qenë e favorshme për disa parti të vogla.
Prezenca ka vërejtur gjithashtu se numërimi i votave ka qenë problematik, sidomos kur shihej se kutitë kishin një tendencë për një parti, çka bënte që ato të mos numëroheshin. Për këtë arsye ajo ka sugjeruar disa mënyra për të shmangur këtë problem. Më poshtë vijojnë pjesë nga raportimi i Bosch për zgjedhjet, ekonominë, korrupsionin, hetimin e Gërdecit dhe disa ligje të rëndësishme që ka kaluar mazhoranca.
Pjesa e raportimit për zgjedhjet
- Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR vëren se zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 qershor 2009 “përmbushën shumicën e angazhimeve ndaj OSBE” dhe “shënuan një progres të prekshëm për sa i përket regjistrimit të votuesve dhe procesit të identifikimit, kuadrit ligjor të miratuar në mënyrë konsensuale nga dy partitë kryesore në vend, për sa i përket votimit, numërimit dhe gjykimit të konflikteve zgjedhore”. Megjithatë, në zgjedhje u vërejtën disa mangësi në lidhje me procesin e politizuar të numërimit të votave, gjë që bëri që zgjedhjet, siç thotë raporti, të mos e realizonin plotësisht “potencialin e Shqipërisë për t’iu përmbajtur standardeve më të larta për zgjedhje demokratike”
- Me gjithë pretendimet e Partisë Socialiste, partisë më të madhe opozitare, për shumë pasaktësi në këto lista, duket se numri dhe natyra e rasteve të raportuara i hidhnin poshtë këto pretendime. Cilësia e këtyre listave u përmirësua ndjeshëm deri në ditën e zgjedhjeve. Sa u përket dokumenteve të identifikimit të zgjedhësve, procesi i drejtuar nga qeveria për pajisjen e shtetasve me karta identiteti ishte në pjesën më të madhe të tij i suksesshëm. Shqetësimet e PS rreth kapaciteteve për prodhimin e një numri të mjaftueshëm kartash ishin në pjesën më të madhe të pabazuara, ashtu sikurse edhe pretendimet e saj për ndërhyrje të Partisë Demokratike (PD) në “procesin e kartave të identitetit”.
- Megjithëse pretendimet e PS, se disa të burgosurve iu dha liridalje e posaçme në mënyrë selektive, ishin shpesh të bazuara, Prezenca nuk qe në gjendje të vërtetonte se këta njerëz u përfshinë në fushatën zgjedhore të PD.
- Përgjithësisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i administroi përgatitjet zgjedhore me profesionalizëm dhe përgjithësisht brenda afateve ligjore, po të kihet parasysh fillimi me vonesë i tyre. Me gjithë përpjekjet e bëra për të punuar në mënyrë gjithëpërfshirëse, debatet brenda KQZ shpesh ndaheshin sipas linjave partiake. E drejta e shumë-përdorur e partive politike për t’i zëvendësuar komisionarët e tyre sipas dëshirës pati një ndikim negativ në efikasitetin e punës së komisioneve zgjedhore.
- Për arritjen e një konsensusi sa më të gjerë politik në këtë proces, në qoftë se zgjidhet të ruhet struktura e tanishme partiake e KQZ përkundrejt një sistemi tërësisht të depolitizuar, mund të merret në konsideratë zgjerimi i përbërjes së komisioneve zgjedhore.
- Po ashtu mund të thuhet se dy formulat për llogaritjen e mandateve elektorale rezultuan të pafavorshme për partitë e vogla jashtë koalicioneve. Duke pasur parasysh se të gjitha votat duhet të kenë të njëjtën vlerë, duhet parë mënyra e shpërndarjes së mandateve.
- Ndonëse seancat e Kolegjit Elektoral në vetvete u mbajtën përgjithësisht në mënyrë profesionale, vendimmarrja u duk disi e nxituar. Megjithëse nuk pati prova të qarta të manipulimit të rezultateve në shkallë të gjerë, fillimisht, në disa zona, fletët e votimit të kutive të caktuara, identiteti i të cilave ishte përcaktuar qartë, ose nuk u numëruan, ose rezultatet e nxjerra prej numërimit të tyre nuk u hodhën fare në tabelën përfundimtare të rezultateve. Për shmangien e problemeve të kësaj natyre në të ardhmen vlen të merret në konsideratë fshehja e shenjave identifikuese të të gjitha kutive të fletëve të votimit ose hedhja e shortit për radhën e numërimit të tyre.
PS duhet të kthehet në Kuvend për të luajtur rolin e një opozite konstruktive
“Deri tani PS ka zgjedhur që t’i bojkotojë të gjitha seancat e Kuvendit të ri, pas vendimit që ajo ka marrë për ta kushtëzuar hyrjen e saj në parlament me plotësimin e disa kushteve të lidhura me procesin zgjedhor, i cili, sipas PS, ishte i pandershëm.
Deri më sot, nuk dihet ende se sa do të zgjasë ky bojkot. Më 9 tetor 2009, kryeministri shprehu publikisht gatishmërinë e tij për të arritur deri diku një kompromis, duke i ofruar PS shumicën e anëtarëve të çfarëdolloj komisioni që mund të krijohet për hetimin e zgjedhjeve të qershorit, sipas kërkesës së PS, me kusht që të mos shkelej ligji.
Në përgjigje të bojkotit, Presidenti i Republikës, kryetarja e Kuvendit, zyrtarë të shumtë të qeverisë, një varg figurash brenda PS dhe shumë aktorë ndërkombëtarë (përfshirë këtu edhe Prezencën), si në Tiranë, ashtu edhe në kryeqytetet përkatëse, kanë theksuar, në mënyrë të përsëritur, faktin se PS ka përgjegjësinë për t’u kthyer në Kuvend dhe për të luajtur rolin e saj kushtetues si “opozitë konstruktive”, aq më tepër kur ka një sërë reformash të rëndësishme të procesit të integrimit që presin të miratohen.
Ligji për prokurorinë, frikë se akuza mund të bjerë nën autoritetin e Kuvendit
“Në dhjetor 2008, Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë. Megjithëse disa nga ndryshimet sollën përmirësime në kuadrin ligjor të ndjekjes penale, kishte edhe ndryshime të tjera që shkaktuan debat për shkak të shfuqizimit të një neni, që i mbronte prokurorët nga ndjekja penale dhe shtimit të një neni që e forconte rolin e ministrit të Drejtësisë dhe Kuvendit kundrejt prokurorisë. Në rastin më të mirë, prokuroria do ta ruajë pavarësinë e saj dhe e vetmja pasojë do të jetë degradimi deri diku i përgjegjshmërisë së prokurorëve dhe dobësimi deri diku i rolit të presidentit. Në rastin më të keq, prokuroria mund të bjerë nën autoritetin e Kuvendit, duke e dobësuar kështu ndarjen kushtetuese të pushteteve.”
Lustracioni, ligji që u kritikua gjerësisht
“Në janar 2009, Kuvendi miratoi ligjin për pastrimin e figurave mes debateve të shumta politike. Ky ligj synonte shqyrtimin e figurave të funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar për sa i përket përfshirjes së tyre në regjimin komunist. Ai u kritikua gjerësisht dhe në mënyrë publike nga faktorët vendas dhe ndërkombëtarë, përfshirë këtu Prezencën, lidhur kryesisht me disa elementë që dukej se shkelnin Kushtetutën. Ndër shkeljet mund të përmendim përjashtimin e mundshëm të kandidatëve zgjedhorë dhe heqjen nga detyra të të zgjedhurve, si dhe ndikimin e mundshëm mbi gjyqësorin, meqenëse një numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh mund të rrezikojnë të humbin vendet e punës. Gjithashtu, dispozitat administrative të ligjit nuk duket se i përmbushnin kriteret e procesit të rregullt ligjor dhe të prezumimit të pafajësisë së individëve në shqyrtim, dhe nuk garantohej paanshmëria e autoritetit gjykues. Tashmë, ligji është duke u shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka vendosur pezullimin e zbatimit të tij deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë në lidhje me këtë çështje dhe në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias, i cili doli me një opinion mjaft kritik ndaj ligjit më 9 tetor 2009.”
“Mediu”, prokuroria nuk ishte në gjendje të rinovonte kërkesën për heqjen e imunitetit përpara seancës gjyqësore
“Pas një viti hetimesh mbi shpërthimin e Gërdecit, në shkurt të vitit 2009, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se 28 zyrtarë ishin përgjegjës për tragjedinë. U deklarua se Gjykata e Lartë do të shqyrtonte çështjen ligjore kundër ish-ministrit të Mbrojtjes, F. Mediu. Të pandehurit e tjerë janë duke u gjykuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës. Në shtator të vitit 2009, Gjykata e Lartë e pushoi çështjen kundër Mediut, me argumentimin se, duke u rizgjedhur si anëtar i Kuvendit dhe duke u emëruar si ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, ai kishte fituar përsëri imunitet, ndërkohë që prokuroria nuk kishte arritur të rinovonte kërkesën për heqjen e imunitetit përpara seancës gjyqësore. Më 8 tetor 2009, familjarët e viktimave të Gërdecit ngritën një padi të re penale kundër Mediut, duke kërkuar de facto rihapjen e çështjes kundër tij. Këto familje kanë ndërmend ta paraqesin çështjen edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kryeministri, S. Berisha, ka ritheksuar qëndrimin e qeverisë, se të gjithë anëtarët e Kuvendit do të jenë në dispozicion të plotë të prokurorisë, në rast të çfarëdolloj procedimi ligjor në të ardhmen.”
Korrupsioni mbetet problem serioz, sidomos në sistemin gjyqësor, shëndetësor dhe atë arsimor
“Në lidhje me antikorrupsionin, Shqipëria ka ndërmarrë disa reforma, siç është miratimi i Strategjisë për Parandalimin dhe Luftën ndaj Korrupsionit dhe Qeverisjen Transparente 2007- 2013, si dhe miratimin e një numri të konsiderueshëm ligjesh, në përputhje me legjislacionin e BE. Qeveria ka krijuar, gjithashtu, një sistem online për regjistrimin e bizneseve dhe prokurimet. Politika e decentralizimit, që vazhdon në vend, siguron mundësi monitorimi përmes angazhimit të shoqërisë civile në procesin e vendimmarrjes në nivel vendor. Janë vendosur, gjithashtu, masa më të rrepta për kontrollin e pasurive të zyrtarëve publikë. Gjithsesi, korrupsioni mbetet problem serioz, sidomos në sistemin gjyqësor, shëndetësor dhe atë arsimor. Sfidues vazhdon ende të mbetet zbatimi efektiv i legjislacionit kundër korrupsionit dhe një bashkërendim më i mirë nevojitet ndërmjet institucioneve publike përgjegjëse për këtë çështje.”
Qeveria ka vullnet për të luftuar trafikun, por nuk i ka mundësitë
Sa i përket trafikimit të qenieve njerëzore, Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA për Trafikimin e Personave për vitin 2009, vëren se Shqipëria ka treguar “vullnet më të madh politik për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore”. Në vitin 2008 qeveria miratoi Strategjinë Kombëtare për Antitrafikimin për vitet 2008-2010, hartuar pas një sërë konsultimesh me palët e interesuara vendase. Megjithëse kjo strategji përcakton objektiva të rëndësishme në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, zbatimi i saj mbetet i dobët dhe shpesh qeveria mbështetet në ndihmën ndërkombëtare. Ende raportohen raste të pakta ndjekjesh penale dhe nevojiten përmirësime në mbrojtjen e viktimave të trafikimit. Misionet ndërkombëtare dhe OJF-të vendase vazhdojnë të ngrenë shqetësime për prirjen në rritje të trafikimit të brendshëm, manifestuar në formën e shfrytëzimit të fëmijëve për lypje dhe shfrytëzimin e vajzave për prostitucion. Këto shqetësime janë vënë në dukje edhe në Raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA për Trafikimin e Personave për vitin 2009.
Kuadri ligjor po pengon reformën në fushën e pronësisë. Investimet kanë ngecur për shkak të kësaj çështjeje
“Në fushën e reformës së pronës, investimet dhe huadhënia do të vazhdojnë të hasin pengesa, derisa të garantohet pronësia mbi pronën. Çështja ndërlikohet më tej nga kuadri ligjor, i cili nuk siguron një përkufizim të njësuar të pronësisë. Një shqetësim tjetër përbëjnë edhe kërkesat e ish-pronarëve për kompensim apo kthim. Në një proces të mëparshëm privatizimi, qeveria miratoi një ligj që u lejonte ish-pronarëve të ri-zotëronin apo të merrnin kompensim për tokën e shpronësuar në mënyrë të paligjshme në regjimin e kaluar. Gjithsesi, para se të miratohej ky ligj, pjesa më e madhe e tokës u kishte kaluar ndërkohë atyre që e kishin punuar atë gjatë epokës komuniste, duke bërë kështu që kompensimi të mbetej zgjidhja e vetme ligjore. Shumë pak ish-pronarë kanë përfituar kompensim dhe, jo çuditërisht, kjo çështje mbetet tejet e politizuar. Është shqyrtuar vetëm një pjesë e vogël e kërkesave të dorëzuara, për shkak të pengimit të sistemi nga dokumentacioni i pasaktë dhe jo i plotë, shpeshherë nga praktikat e vjetërsuara të menaxhimit, mungesa e saktësisë ligjore, si dhe nga aftësitë e pamjaftueshme për përdorimin e të dhënave të dixhitalizuara.”
Garancitë ligjore për lirinë e medies nuk zbatohen
“Në fushën e medies, garancitë aktuale ligjore për lirinë e shprehjes nuk zbatohen plotësisht. Pavarësia e gazetarëve nuk respektohet përherë nga pronarët e medies dhe zbatimi i Kodit të Punës mbetet i paplotë. Një projektligj ri i integruar për medien elektronike ka qarkulluar në një rreth të kufizuar ligjvënësish dhe përfaqësuesish të medies. Ndryshimet e ligjit për të drejtën e informimit dhe reforma e legjislacionit për shpifjen kanë mbetur pezull në parlament, ndërsa procesi i dixhitalizimit të transmetimeve televizive ndodhet ende në fazën e konsultimeve publike dhe në pritje të miratimit nga Kuvendi. Kodi i Etikës në Media ekziston që prej vitit 2006, por ende nuk është krijuar një kuadër institucional për zbatimin e tij në praktikë. Së fundi, progresi në zbatimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor dhe në krijimin e mekanizmave të vetë-rregullimit mbetet i ngadaltë.”(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24580. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24580

Borana, tjeter fitore te Amici Borana Qirjazi, balerina shqiptare qe konkuron ne spektaklin e njohur italian te Maria de Filipit, “Amici” do te qendroje ende ne gare. Balerina jone ka arritur te munde ne sfiden e radhes nje tjeter nxenese, Sofine, ne disiplinen e baletit klasik. Demostrimin e numrit te “provimit” e beri Anbeta Toromani, nje tjeter emer i madh i baletit shqiptar, e cila me talentin dhe punen e saj ka shkelqyer te “Amici” disa vite me pare dhe gezon respektin dhe simpatine e publikut edhe sot. “Te dyja keni talent, por Borana eshte me e zonja se Sofi”, kane qene fjalet e profesoreve ne perfundim te sfides se balerinave./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24571. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24571

Nikoll Lesi, zv.ministër Kulture, pritet firma e Kryeministrit Berisha TIRANË – Nikoll Lesi, nuk arriti të bëhet në këto zgjedhje deputet, por duket se një post drejtues i është rezervuar në qeverinë ‘Berisha 2′. Ai përflitet në qarqet drejtuese të PD-së, si favorit për zv.ministër Kulture. Lajmi konfirmohet nga burime konfidenciale pranë së djathtës. “Berisha pritet të emërojë Nikoll Lesin në postin e zv.ministrit të Kulturës dhe vendimi do të merret në mbledhjen e ardhshme të qeverisë”, thonë burimet.
Lesi, firmosi një muaj para zgjedhjeve marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë Demokratike, duke u bërë pjesë e koalicionit Aleanca e Ndryshimit, me partinë e tij Lidhja Demokristiane
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve treguan se Lidhja Demokristiane mori rreth 6000 vota, ose 0.40 për qind të tyre. Ndërsa kujtojmë, se për një mandat duheshin afërsisht 2 për qind të votave në rang vendi. Nga 15 partitë që bënë koalicion parazgjedhor me Berishën, vetëm 2 prej tyre arritën të marrin nga një mandat deputeti.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes parazgjedhore në Maj 2009, Berisha është shprehur për Lesin: “Në ngritjen e problemeve ka qenë i ndryshueshëm, por kur ka ardhur puna tek kthjelltësia politike Lesi ka vendosur me votë, e cila ka qenë për koalicionet e duhura”. Ndërsa Lesi ka thënë: “Në qoftë se ndonjëherë, zoti Berisha, zëri im indipendent ka ngritur probleme, i ka ngritur me dëshirën e mirë brenda një maxhorance demokratike, e cila funksionon me parimin e pavarësisë së secilit”.
Berisha iu jep të vegjëlve tre poste zv.ministrash
21 tetor
TIRANË – Kryeministri emëroi sot tre zv.ministra të rinj. Ata janë përfaqësues të partive të vogla që nuk arritën të marrin thuajse asgjë në zgjedhje. Kështu, Ekrem Spahia i Partisë Lëvizja e Legalitetit nga zv.ministër Kulture me vendim qeverie bëhet zv.ministër i Mbrojtjes. Zv.ministri i dytë i këtij dikasteri u emërua Arjan Starova, kryetar i Bashkimit Liberal Demokrat. Ndërsa futbollisti nga Kavaja, Dashnor Bajaziti emërohet zv.ministër i Kulturës, përfaqësues i PR-së.
Në zgjedhjet e qershorit, Partia e Starovës mori 5 mijë vota në gjithë vendin, ose 0.33 për qind të tyre. Ndërsa Partia e Legalistëve afro 10 mijë vota me afro 0.71 për qind të tyre.
Në koalicionin Aleanca e Ndryshimit, vetëm dy parti të vogla morën mandat deputeti. Përkatësisht PR-1mandat dhe Partia e Çamëve (PDI) – 1 mandat. Kjo e fundit ende nuk është përfaqësuar në asnjë nivel qeverisje. Deputeti që nxori tashmë i është larguar PDI-së për të formuar një parti të re po në mbrojtje të të drejtave çame bashkë me ish-deputetin e PS-së, Shpëtim Idrizi. Këta dy deputete ende nuk janë deklaruar se cilit koalicion do ti bashkëngjiten PD-së apo PS-së, edhe pse zërat thonë se do shkojnë me mazhorancën.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24575. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24575

Unë, vjeshta e ndoshta ti.
Zyrtarisht vjeshtë

Letargjia e rradhës nis me dilemën e ekzistencës tënde, e panjohura ime e shtrenjte. Flenë të qeta ëndrrat e brishta, mbuluar me gëzofin e butë të qetësisë, flenë të patrazuara nga demonet gjumëprishes. Prehesh dhe ti. Më shoqërojnë besnikërisht sytë e kureshtareve kalimtarë. Një i huaj shet perla fallso me cmime të ekzagjeruara, në cepin përballë. Edhe një gotë verë pa ty. Në dantellat e pemëve vjeshta qëndis gjurmët e ngrohtesisë së fundit. Unë kërkoj pa pushim fytyra të njohura mes kalimtarësh të huaj. Vdesin me dhimbje dhe klithma kercitjesh të mekura gjethet nën shkelje. Vdesin të ngrira përpëlitjet e mia vjeshtore për të të gjetur, e panjohura ime fisnike. Kalitur në ëndërrime ngjethëse, ti ekziston gjithkund, përvec se këtu me mua. Iluzion, fantazi apo thjesht mosekzistence? Lapidar i një shpirti te bardhë. Ti fli e paprekur në cerdhet e një ndjenje që stë largon dot, se ëndrrat do të ti ruaj unë. Sytë e kureshtarëve mbeten të vetmit shoqërues në rrugët e vjeshtës. Një i huaj shet pikturat e kopjuara të nje artisti, dhe mbi të bie borë, nga ana tjetër e rrugës vjen erë gështenjash të pjekura. Por këtë dimër unë nuk do mbes vetëm.
Posted in Letërsi Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2645. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2645

Asus Android by the end of the year
Asus has announced its mobile phone will be in operation by the operating system Google Android from Google company, which should appear by the end of the year.
This have made public the company director and chief executive Jonney See Jerry Shen during a conference for journalists.
“Mobile is already in the final phase of development, the market should be introduced by the end of this year,” said Jonney Shih.

Equipment specifications are not published, but assumed that it was a completely new mobile which Asus is developed independently, unlike other mobile phone warning (also Android) which the company is developing in collaboration with Garmin.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=1090. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=1090

Appears the picture of Kia Cadenza The KND-5 concept, which for us is first presented this year in Seoul, KIA has launched the first picture of the serial model which the South Korean market will be called the K7, and the rest of the world Cadenza.
Cadenza is limousines KIA’s new middle class in which the market will replace the Opirus. When considering that a representative comes to luxury, Cadenza should be equipped with all the luxurious elements such as the rudder, which includes heating, ventilation perfect wrapped on leather seats or behind the cameras for rowing, and even systems which shall attract the attention of drivers passing on the tape if by chance the wrong road.
Korean right now have not uncovered all the details, but know that Cadenza will be introduced in motion by the engine with six-cylinder 2.4 litërsh direct combustion and 200 horse power, respectively liters Lambda III 3.5 engine V6 with 300 Hp At the same time, speculated for 2.7 engine with four cylinders liters with butane. Power in the ventral axis in the standard should be transmitted by mechanical or automatic march six speeds.

The official premiere of KIA’s limousine is fair warning to vehicles held in Dubai quite late this year.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=1091. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=1091

First photos of Nokia 5230
Model which will offer many opportunities wide measures is Nokia 5230, if projections are thought out as could be made on selling mobile.
The Nokia 5800 XpressMusic has emerged as a weaker version of the model Nokia 5530 XpressMusic, which unlike the 5800 model has Wi-Fi, screen is 2.9 inches and decreased in 1000 mAh battery, of course the price low.
Mobile third in a series of presentations is Nokia 5230 which has nearly identical images and dimensions such as 5800, but the camera is reduced from 3:15 to 2 Megapixels, no Wi-Fi but this has 3G, integrated GPS receiver and good battery of 1320 mAh.

Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=1083. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=1083
Top