Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Minneapolis, harrojnë të aterrojnë Piloti harroi se duhej te ulej ne piste, duke e lene mjetin fluturues ne ecje te lire. Ekuipazhi i Airbus A320 i nisur nga San Diego me 147 pasagjere papritur humbi kontaktet me kullen e kontrollit. Menjehere u shpall gjendja e alarmit, ndersa dy avione luftarake u bene gati per fluturim.
Vetem nje ore me pas piloti u rilidh me pisten. Shkak per harresen e pilotit eshte bere nje debat mes pasagjereve ne bord per ceshtjet e rregullores se kompanise ajrore dhe piloti ishte zhytur plotesisht ne kete debat, duke lene pilotin automatik te kontrollonte gjithcka.
Agjencia per Sigurimin e Fluturimeve hodhi poshte hipotezen se pilotin e kishte zene gjumi. Nderkohe, piloti dhe ndihmesi i tij jane pezulluar dhe po merren ne pyetje nga agjencia. Ne momentin qe avioni zbriti ne piste, policia hipi ne bord duke lene te habitur pasagjeret qe nuk e kishin kuptuar ate qe ndodhi.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=692. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=692

Në gjermani, biletat e hapësires në supërmarket Nga supërmarketi i embelsirave ne hapesire. Nuk behet fjale per nje film vizatimor, por per projektin me te fundit te nje rrjeti supermarketesh ne Gjermani.
Supërmarketi Penny Market, pervec shumllojshmerise se artikujve te shportes do shese edhe bileta per udhetime ne hapesire qe parashikohet te fillojne ne fund te vitit 2011.
Gazetes se erditshme Bild, pasagjeret do mund te shijojne pas pak vitesh magjine e hapesires nga bordi i vektorit  Rocketplane XP qe do niset nga qendra hapesinore ne Oklahoma.
Ekuipazhi do jete i perbere nga 5 persona, te cilet do ngrihen deri ne 117 km lartesi nga siperfaqja e Tokes per rreth 10 minuta.
Sipas agjencise se udhetimeve turistike, Rewe Touristik, ne rrjetin e marketeve Penny gjithcka eshte e thjeshte sepse bileta mund te blihet pa shume vuajtje dhe me nje cmim te lire., pervec shumllojshmerise se artikujve te shportes do shese edhe bileta per udhetime ne hapesire qe parashikohet te fillojne ne fund te vitit 2011. Sipas gazetes Bild, pasagjeret do mund te shijojne pas pak vitesh magjine e hapesires nga bordi i vektorit  Rocketplane XP qe do niset nga qendra hapesinore ne Oklahoma.
Ekuipazhi do jete i perbere nga 5 persona, te cilet do ngrihen deri ne 117 km lartesi nga siperfaqja e Tokes per rreth 10 minuta. Sipas agjencise se udhetimeve turistike, Rewe Touristik, ne rrjetin e marketeve Penny gjithcka eshte e thjeshte sepse bileta mund te blihet pa shume vuajtje dhe me nje cmim te lire.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=688. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=688

Yu Zhenhuan merr përsipër heqjen e qimeve YU Zhenhuan, vuan nga një gjendje e rrallë me qime që mbulon 96 për qind të trupit të tij. Pasi që nuk ka arritur të merr një rol në filmin e dëshiruar, ka vendosur të ndërmarr një hap të ri, ti nënshtrohet operacionit plastik.
YU Zhenhuan Njeriu majmun ka qenë i bindur se pikërisht për shkak të qimeve të tij të shumta do të merrte rolin kryesor në adaptimin televiziv të filmit klasik kinez Udhëtimi për në Perëndim, në të cilin është dashur të luaj majmunin, mirëpo për habi të tij regjisori e ka refuzuar sepse nuk është tërheqës sa duhet.
Yu shrehet se kam menduar se jam kandidati më i mirë sepse dukem si majmun dhe pseudonimin madje e kam njeriu-majmun”, ka thënë leshataku kinez.
“Kam lexuar një libër dhe kam gjetur një frizer profesional të më shndërrojë në majmun të vërtetë. Megjithatë, kam rënë në audicion sepse nuk jam dukur bukur sa duhet, ka shtuar ai.
Ai mendon se me një operacion do ti heq qafe qimet dhe do të bëhem majmun më i bukur, kështu që regjisorët do të bëhen pishman për vendimin e tyre”, është i bindur ai.
Sipas kirurgut plastik, Yu do të duhet të operoj sytë, hundën dhe buzët.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=685. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=685

Modeli i Formularit A3, si duhet ta plotësojmë Plotësimi i Formularit A3 është i ngjashëm me Formularin A2. Secili duhet të bëjë kujdes që ta plotësojnë në rregull, më parë në formular të fotokopjuar, më pas kur të jetë i sigurt të hedhë të gjitha të dhënat në formularin që do të dorëzojë përfundimisht.
Një model i formularit gjendjet poshtë dhe përbri në tabelë janë të specifikuara të gjitha kuotat bosh, të gjitha pikët për fituesit e fundit në listë.
Kontrolloni pikët, kontrolloi degët, shikoni mundësinë që keni duke u bazuar në kuotat e mbetura bosh, më pas vendosi për preferencat tuaja. Edhe ky sistem është në bazë të Meritës dhe Preferencës. Formulari A3 është prodhuar i personalizuar për çdo nxënës. Në krye të Formularit A3 është sigla e Pranimeve 2009 në Arsimin e Lartë, përmes parimit Meritë Preferencë, emri i shkollës, rrethi, qyteti ose fshati dhe në të djathtë ID e maturantit. Në pjesën e majtë është vendosur emri, Atësia dhe Mbiemri i nxënësit dhe datëlindja e tij. Shifrat duhet të jenë të qarta, pa korrigjime dhe me stilolaps me ngjyrë të zezë.
Formulari A3, në pjesën e pasme, përmban disa udhëzime të shkurtra. Në fund janë vendet ku do të firmoset nga nxënësi, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës.
Në të djathtë lart të Formularit A2 ndodhen 10 kuadrate me numrat rendorë përkatës nga 1 deri në 10. Këta numra rendorë përfaqësojnë numrin e preferencës. Për plotësimin e këtyre kuadrateve duhet shumë kujdes. Për secilën preferencë ka 3 (tre) kuti. Në çdo kuti shënohet një shifër e qartë dhe pa korrigjime.
Pasi plotësohen kutitë e dhjetë preferencave me shifra do të plotësojmë kutitë para emërtimeve të programeve të studimit me shifrën b përkatëse të preferencës. Shifra duhet të jetë e qartë me stilolaps me ngjyrë të zezë. Nëse në preferencën 1 (në krah të nr.1) kemi shkruar 013 do të shkojmë në listën e programeve të studimit dhe do të gjejmë programin e studimit me numër 013. Në kutizën para këtij program studimi do të shënojmë shifrën 1. Pra në listën e programeve të studimit numri në kutinë përpara tregon preferencën dhe në numrat e preferencave tregohet numri i programit të studimit. Përputhja duhet të jetë e plotë.
Në listën e programeve të studimit nuk mund tç ketë më shumë se 10 kuti të plotësuara me shifrat nga 1 deri në 10. Kuptohet që të gjitha kutitë e tjera do të jenë bosh.
Ky formular mund dhe duhet të fotokopjohet nga nxënësit për tu ushtruar në plotësimin e saktë të tij, por do të dorëzohet origjinali i plotësuar pasi fotokopja është e pavlefshme. Leximi i formularit do të bëhet në mënyrë elektronike. Kandidatët pasi ta plotësojnë, duhet ta dorëzojnë formularin A3 po në DAR/ZA deri më 26.10.2009. Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) në datën 30.10.2009 do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues të ndarë, sipas programeve të studimit përkatës, të renditur, sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A3, në përputhje me kuotat e rishpërndara.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/sociale/modeli-i-formularit-a3-si-duhet-ta-plotesojme.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/sociale/modeli-i-formularit-a3-si-duhet-ta-plotesojme.html

Legalizimet, Kuvendi miraton përdorimin e bonove Përdorimi i bonove për legalizimin e ndërtimeve pa leje mori aprovimin final nga Parlamenti, pasi deputetët votuan që të gjithë pro propozimit të qeverisë. Miratimi i përdorimit të bonove të privatizimit parashikon të rrisë të ardhurat në arkën e shtetit dhe i jep nxitje procesit të kompensimit të pronave. Në këtë pikë, Parlamenti rrëzon përfundimisht kërkesën e ALUIZNI-t, i cili kishte propozuar “hipotekim me kushte për ata individë që nuk kishin shlyer pagesat për legalizimin e objektit informal”. Për ministrin e Financave, Ridvan Bode, përdorimi i bonove do të gjallëronte tregun financiar të letrave me vlerë dhe u jep shanse atyre familjeve që i posedojnë ato. Sipas ministrit, jo të gjitha ndërtimet pa leje do të legalizohen me bono, ndërsa vlera e tyre do të jetë në bazë të tregut.
Ligji
Parlamenti nuk votoi mbrëmë asnjërën prej propozimeve të ALUIZNI-t mbi ligjin “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin pa leje”, pasi nuk lidheshin me objektin e ligjit. Sipas projektligjit të miratuar dje, synohet përshpejtimi i procesit të legalizimit, duke ligjëruar përdorimin e bonove të privatizimit një mënyrë pagese për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Nisur nga ndryshimeve që i janë bërë projektit, parashikohet që të ardhurat e arkëtuara nga procesi i kalimit të pronësisë së shtetit drejt vetëdeklaruesit të parcelave ndërtimore, ti shkojnë buxhetit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave si fond kompensimi financiar të pronës. Sipas të njëjtit projekt, bonot e privatizimit të përftuara nga ish-të përndjekurit politikë dhe nga subjektet e tjera gjatë procesit të privatizimit të pronës shtetërore kanë të njëjtin trajtim me bonot e tjera të privatizimit. Sa u takon taksave, që lidhen me kalimet e së drejtës së pronësisë, bëhen vetëm me lekë. Lejimi i pagesës me bono privatizimi, si një mënyrë alternative e pagesës, është futur edhe për pagesën e gjysmës së vlerës për sipërfaqe të mëdha. Nga procesi i legalizimit janë mbledhur 2 miliardë lekë, ku 1 miliard lekë do të përdoren për kompensimin e ish-pronarëve, trojet e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informate.
ALUIZNI
Propozimet e ALUIZNI-t konsistonin në kufizimin e regjistrimit të objektit pa leje në hipotekë, për ata individë që nuk i kanë kryer ende pagesat. Detyrimet janë pagesa financiare e pronësisë dhe taksa vendore e ndikimit të infrastrukturës. “Institucioni i ngarkuar me kryerjen e procedurave të legalizimit të ndërtimeve informale ka përfunduar dokumentacionin ligjor dhe ka kryer procedurat e kualifikimit për 70 për qind të objekteve pa leje, për të cilat mbeten për tu shlyer detyrimet financiare”, thotë njëra pikë e propozimit. Sipas ALUIZNI-t, regjistrimi i kufizimit mbi këto pasuri të legalizuara do të garantojë moskryerjen e veprimeve me to deri në shlyerjen e detyrimeve financiare të legalizimit.
Përdorimi i bonove
Për parcelat ndërtimore jashtë vijave të verdha, me sipërfaqe mbi 500 m², çmimi i shitjes është sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë dhe deri në 50 për qind të vlerës pagesa mund të kryhet me bono privatizimi. Kjo mënyrë përcaktohet edhe për gjysmën e vlerës së shitjes së parcelave ndërtimore të vendbanimeve informale brenda vijave të verdha, me sipërfaqe mbi 300 m², si dhe për sipërfaqet e trojeve të zëna me shtesa anësore pa leje në ndërtime me leje, brenda vijave të verdha për sipërfaqe mbi 100 m².(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24624. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24624

Tash duhet ngrënë edhe pjatën Një shpikës italian Tiziano Vicentin i furnizimit planifikon tu japë fund telasheve me enë duke krijuar pjata që kurrë nuk duhet të pastrohen në fakt ato mund të hahen.
Italian ka punuar pjata nga një lloj i bukës, mjaft të forta për qëllimin  ushqimore, mirëpo të cilat më pastaj edhe mund të hahen dhe mund futnt në mikrovalë dhe qëndron e ngrohtë.
Tiziano Vicentin  ishte pjesë Ekspozita e 37 Ndërkombëtare Shpikjet,  në Gjenevë më 1 prill.
Tiziano 50-vjeçari nga Milano ka thënë se kjo ide i ka ardhur pas shumë vitesh të vështrimit se si shkollat shpenzojnë shumë para për pjata plastike dhe pastaj edhe për ti pastruar ato.
Unë punoja në shkollë, të cilën e furnizoja me ushqim, dhe mendoja se të hedhësh gjithë ato para për pjata dhe pastrim, ishte krim.
Këto pjata kushtojnë shumë lirë, dhe nëse fëmijët nuk i hanë, ato prapë mund të shërbejnë për ushqimin e shtazëve, ka thënë ai.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=678. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=678

Zbulohet një vrimë në Hene Kane gjetur nje vrime ne Hene dhe e kane fotografuar. Behet fjale per zbulimin e pare qe eshte bere pas disa vite hipotezash dhe kerkimesh ne fotografite e mbledhura ne thuajse gjysme shekulli eksplorimesh hapesinore.
Gjithe merita i shkon sondes japoneze Kaguya e cila per dy vjet deri ne qershorin e shkuar, ka filmuar vazhdimisht siperfaqen e satelitit te Tokes.
Ne kete menyre hapen mundesite e para ne kuader te kolonizmit te trupit qiellor. Vrima ndodhet ne nje zone vullkanike ne kodrat Marius Hill dhe ka nje diameter prej 65 metrash.
Vrimat qe gjenden ne siperfaqe mund te perdoren si rezidenca per astronautet.
Ne Hene ekziston problemi i rezatimeve nga te cilat eksploruesit duhet te mbrohen dhe nje nga zgjidhjet eshte strehimi ne vrimat e siperfaqes henore.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=682. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=682
Stë mbaj dot peng Nuk të them dot lamtumirë As të lutem më kërko Nëse jeta të buzëqesh pa mua Zemrën ti dëgjo Nëse lumturinë mendon Që ta prekësh diku gjetkë Jam ok, bëj si ta ndjesh S’të mbaj dot peng
Në ktë botë mbesin kujtimet Shpejt e sotmja do harrohet Jo nuk jam e dëshpëruar Dhe pse vjeshta ka afruar Nëse fjalët janë mbaruar Shko më mirë sa nuk është vonë Jepi jetës tënde sensin që kërkon
Ref. Ty të kam shpirt Ty të kam jetë Ty të kam diell në ktë planet Dhe të mos ikëshe si retë Ktë gjë gabon, s’të mbaj dot peng Ty të kam mal Ty të kam det Nëse me thikë nga pas më vret Ti je armiku im i shtrenjtë S’të mbaj mëri Se koha fal, se koha tret
Kur më blunë e zemrës sime Jetën shpesh e kam sfiduar Nuk më bën asgjë përshtypje Me zhgënjime jam mësuar Po sa herë nuk ngurova Vetën time e ndëshkova Gjithë liritë e kësaj bote t’i dhurova
Ref. Ty të kam shpirt Ty të kam jetë Ty të kam diell në ktë planet Dhe të mos ikëshe si retë Ktë gjë gabon, s’të mbaj dot peng Ty të kam mal Ty të kam det Nëse me thikë nga pas më vret Ti je armiku im i shtrenjtë S’të mbaj mëri Se koha fal, se koha tret
Unë me blunë e zemrës tënde Jetën time kam flijuar Nuk kam frikë të mbetem vetëm Dhe pse dimri ka afruar Por kësaj here u dorëzove U dorëzove
Ty të kam mal Ty të kam det Nëse me thikë nga pas më vret Ti je armiku im i shtrenjtë S’të mbaj mëri Se koha fal, se koha tret Se koha tret (se koha tret) Se koha tret (se koha tret)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4757. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4757

15 vjecarja qe dominoi Supermodel of Albania Eshte vetem 15 vjec dhe arriti te triumfoje ne pasarelen e Super Model of Albania mes 130 vajzave pjesemarrese. Mikaela Brokeri, vajza nga Vlora, pervecse nje bukuroshe e denje per nje konkurs bukurie, eshte edhe nje muzikante e talentuar. Babai i saj, Pirro i cili e shoqeron ne cdo hap te jetes, tregon se Mikaela qe ne moshe te vogel ka filluar te studioje pianon. Pirro tregon se marredhenia e tyre nuk calon askund. Ai rrefen se ka qene njeriu i pare qe ka inkurajuar te bijen per te marre pjese ne Super Model of Albania. U bindem te dy qe nuk do ia prishnim edhe pse mund te dilte e fundit. Nuk kemi qene asnjehere pengese por mbeshtetes dhe nxites, shprehet Pirro.
Por duke treguar per Mikaelen, ai shpesh duket i emocionuar. Pirro permend se Mikaela eshte nje nxenese e shkelqyer, duke nxjerre ne pah nje tjeter tipar te saj. Ka menyre komunikimi shume te mire, e duan te tere, eshte me rezultate teper te larta ne shkolle, shton i ati. Gjate rrefimit te tij ai nuk harroi te thoshte edhe se Mikaela ka filluar te merret me muzike qe ne moshen 6 vjecare. Pirro tregoi se proven e e pare artistike Mikaela e ka dhene ne aktivitetet shkollore, te cilat sic duket e kane ndihmuar sado pak Mikaelen te perballet me publikun.
Ka natyre dhe shpirt artisteje. E shikoj qe kerkon shume nga vetja dhe do ta realizoje, pohon Pirro. Ne shkollen e saj, ne Vlore, te gjithe flasin me admirim per suksesin e Mikaeles. Shoket e saj te shkolles, nuk e fshehin madje edhe deshiren per te ndjekur gjurmet e saj. Nje gje eshte e sigurt. Jeta e kesaj vajze, mund te thuhet se ka ndryshuar pergjithmone./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24616. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24616

Shuhet Enver Shehu, një prej ikonave bardheblu Ndahet nga jeta Enver Shehu, një prej emrave më të mëdhenj në historinë e klubit SK Tirana, por edhe një prej njerëzve që ka lënë gjurmë në futbollin shqiptar. Ish-lojtari i famshëm i bardhebluve dhe i Kombëtares, i cili ka punuar edhe si trajner në ekipin kryeqytetas, ndërroi dje jetë për shkaqe natyrale. Në janar të këtij viti, festoi 75-vjetorin e lindjes, ku përveç figurave të njohura të futbollit shqiptar dhe zyrtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit, ai u nderua edhe nga prezenca e Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Shehu ishte një prej lojtarëve kryesorë të Tiranës të viteve 60 (në atë kohë skuadra mbante emrin 17 Nëntori). Ai e nisi karrierën si futbollist në vitin 1954 me Luftëtarin e Shkollës së Bashkuar dhe pas një sezoni u transferua te 17 Nëntori ku luajti deri më 1963-shin. Në vitin 1958 ai u shpall edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, me tetë gola të realizuar në 14 ndeshje, çmim të cilin e ndau me lojtarin e Partizanit, Refik Resmja.
Edhe pse ka qenë një prej lojtarëve më të spikatur në vend, madje duke luajtur edhe një ndeshje me Kombëtaren shqiptare ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, Enver Shehu ka qenë më i suksesshëm në karrierën si trajner. Në vitin 1964, vetëm një vit pasi i dha lamtumirën futbollit të luajtur në fushë, ai u emërua si ndihmës i trajnerit Myslym Alla. Në këtë detyrë, të cilën Shehu e mbajti deri në vitin 1970, skuadra fitoi katër tituj kampionë. Ka qenë një prej zërave më të fortë në ambientet bardheblu, që kanë pretenduar heqjen pa të drejtë të titullit kampion në sezonin 1966-1967. Vetëm katër javë përpara mbylljes së kampionatit, Tirana (e cila pretendonte titullin) dhe Partizani (që nuk kishte objektiva) u përjashtuan nga Komisioni Shtetëror i Sporteve, pas një sherri në dhomat e zhveshjes ndërmjet Osman Memës dhe Agim Dizdarit. Në vitin 1971 u emërua trajner i parë i Tiranës, ku punoi deri më 1973-shin. Karriera sportive e Shehut ishte e lidhur ngushtë me klubin bardheblu, ku ai rikthehet si trajner në vitin 1980. Eksperienca si futbollist, stazhi 6-vjeçar si zv/trajner dhe dy vitet që drejtoi ekipin i shërbyen pa masë në tentativën e dytë si teknik. Në fakt, gjatë periudhës 1980-1987, ai ndërtoi një skuadër të jashtëzakonshme, ndoshta më të mirën në historinë e klubit. Nën drejtimin e tij, 17 Nëntori i atëhershëm u shpall tri herë kampion i Shqipërisë dhe fitoi katër Kupa. Por, përveç trofeve, që padyshim kanë rëndësinë e tyre, merita më e madhe e Shehut ishte krijimi i të ashtuquajturit “brezi i artë” i Tiranës, me lojtarë si Agustin Kola, i ndjeri Arben Minga, Shkëlqim Muça, Mirel Josa, Sulejman Mema e shumë të tjerë, që më pas krijuan boshtin e Kombëtares në ato vite. Përveç ish-lojtarëve të kohës, futbollistëve të stërvitur prej Shehut dhe përfaqësuesve të klubit Tirana, homazhe në familjen Shehu bëri edhe një delegacion i FSHF-së, i kryesuar nga presidenti Armand Duka.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24619. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24619

Muzike per tortura ne Guantanamo, protestojne artistet Disa grupe dhe kengetare me fame boterore kane shprehur shqetesimim te madh, pasi kenget e tyre jane perdorur ne Guantanamo si nje mjet torture kunder te burgosurve. Artistet amerikane gjithmone kane kundershtuar politiken agresive te Uashingtonit dhe torturat ne burgun e Guantanamos, por kete here ata jane xhindosur vertete, pasi CIA ka aplikuar nje metode shume te vecante per te nxjerre te dhena nga goja e te dyshuarve per terrorizem.
Disa grupe dhe kengetare me fame boterore kane shprehur shqetesimim te madh, pasi kenget e tyre jane perdorur ne Guantanamo si nje mjet torture kunder te burgosurve. Altoparlante me volum te larte me kenge te Bruce Springsteen, David Byrne, Metallica, Eminem, Madonna, Britney Spears, Prince, Christina Aguilera, etj, kane shoqeruar momentet e vetmise te te burgosurve, por jo per ti relaksuar.
Rosanne Cash, Trent Reznor, Roots dhe shume kengetare te tjere i kane kerkuar administrates Obama te publikoje kenget e perdorura gjate torturave. Na vjen shume keq qe muzika eshte perdorur ne krime kunder njerezimit. E dime se Obama u ka dhene fund torturave, por duhet te hedhim drite mbi kete ngjarje dhe te mbyllim Guantanamon, thuhet ne deklaraten e publikuar nga shoqata e kengetareve.
Sipas gazetes Washington Post, mes kengeve te dyshuara jane, Born in Usa” nga Springsteen, “American Pie” e Don McLean, “We are the champions” e Queen dhe “The real slim shady” e Eminem./Ansa/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24611. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24611

Kulla Eiffel mbush 120 vjeç, spektakel dritash ne Paris Çdo natë për tre muajt e ardhshëm deri me 31 dhjetor, një shfaqje spektakolare prej 12 minutash do të zhvillohet për këtë rast. Kulla Eiffel në Paris është ndriçuar nga dritat e shumta, për të festuar 120-vjetorin e krijimit të saj. Çdo natë për tre muajt e ardhshëm deri me 31 dhjetor, një shfaqje spektakolare prej 12 minutash do të zhvillohet për këtë rast. 12 minutat tregojnë mbledhjen e një minute për çdo dekadë, që kjo kullë legjendare qëndron në këmbë në kryeqytetin francez. Spektakli u përsërit çdo 30 minuta për dy orë në hapjen e mbrëmjes, me ngjyra, tinguj dhe efekte të ndryshme.
Të gjitha këto kanë kriujar një pamje piktoreske në Paris. Spektatorë të këtij spektakli ishin banorë të shumtë të qytetit, por edhe turistë të huaj. Të tjerë e kanë parë shfaqjen nga shtëpitë e tyre, nga makinat, apo nga interneti. Ndricimi eshte progresiv, niset nga baza dhe mberrin deri ne majen e kulles plot 325 metra te larte, nderkohe qe 400 projektore jane perdorur per lojrat e dritave.
Kulla Eiffel eshte monumenti me pagese me i vizituar ne bote. Thuajse 7 milione njerez u ngjiten gjate vitit 2008. E projektuar nga arkitekti Gustave Eiffel, emrin e te cilit mban, ajo u perurua me 31 mars 1889, si symbol i Ekspozicionit universal parizian. Ne ate kohe, per te ndricuar u perdoren 10 mije llampa gazi, por efekti spektakolar ishte i njejte./Reuters/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/te-tjera/kulla-eiffel-mbush-120-vjec-spektakel-dritash-ne-paris.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/te-tjera/kulla-eiffel-mbush-120-vjec-spektakel-dritash-ne-paris.html
Përse me mua Përse me mua aaa Përse me mua aaa
(2x) Ç’i thua zemrës Dhe ku e fsheh ti shpirtin Lotët m’i fal Me tjetrën e ndal flirtin Një jetë është kjo Një zemër dhe shumë fjalë Me mua qesh Tjetrës puthjet i fal
Puthjet i fal, puthjet i fal
Të dua thua Dhe bën sikur më do Përse me mua Kur ikën tek ajo Dhe kur t’i sheh Me egon tënde shkuar Prap them përse Diku unë kam gabuar
Tani jam vetëm Dhe lotët kam mbi duar Në sytë e mi Lotët më kanë shterruar Lotët më kanë shterruar
Ç’i thua zemrës Dhe ku e fsheh ti shpirtin Lotët m’i fal Me tjetrën e ndal flirtin Një jetë është kjo Një zemër dhe shumë fjalë Me mua qesh Tjetrës puthjet i fal
Puthjet i fal, puthjet i fal
Të dua thua Dhe bën sikur më do Përse me mua Kur ikën tek ajo Dhe kur t’i sheh Me egon tënde shkuar Prap them përse Diku unë kam gabuar
Tani jam vetëm Dhe lotët kam mbi duar Në sytë e mi Lotët më kanë shterruar Lotët më kanë shterruar
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4754. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4754

Vjedhje ne konsullaten e Danimarkes ne Tirane E vetmja e dhene qe jep policia, eshte vjedhja e nje kompjuteri, te cilit nuk i dihet ende rendesia e dokumentave. Dhunohen zyrat diplomatike te konsullates daneze ne Tirane. Persona, ende te paidentifikuar, kane hyre vjedhurazi ne ambjentet e konsullates, duke grabitur pajisje te zyres. Ngjarja mendohet te kete ndodhur ne oret e vona te mbremjes se te enjtes. Punonjesit e konsullates, sapo kane verifikuar vjedhjen ne institucionin e tyre, nderprene punen dhe kerkuan ndihmen e policise. Ata nuk kane pranuar te bejne asnje koment, apo te japin informacion rreth ngjarjes. Forcat policore po hetojne per zbardhjen e ketij incidenti ne seline diplomatike daneze dhe kapjen e autoreve. E vetmja e dhene qe jep policia, eshte vjedhja e nje kompjuteri, te cilit nuk i dihet ende rendesia e dokumentave. Zyrat e perfaqesise diplomatike te Danimarkes ne Tirane, ndodhen ne katin e katert te nje pallati, ne zonen e ish-bllokut. /Vizion+/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24608. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24608
Në bankat shkollore (2x) Një ditë në banka moj mike Dy zemra u deshën dikur As vet nuk e di si më ike Dhe zemrës i vure një gur
Ref. 2x U ndamë në errësirë Jeta ndarje ka Por se zemra lamtumirë Zemrës nuk i tha
(2x) Dashuria e parë nuk harrohet Dëgjoje këtë fjalë që t’trondit Se mali me mal nuk bashkohet Por njerzit takohen një ditë
Ref. 2x U ndamë në errësirë Jeta ndarje ka Por se zemra lamtumirë Zemrës nuk i tha
(2x) U ndamë nga shkolla mban mend Por neve su ndamë dot përjetë Askush nuk e zu vendin tënd Dashuria e jonë ka mbet
Ref. 2x U ndamë në errësirë Jeta ndarje ka Por se zemra lamtumirë Zemrës nuk i tha
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4750. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4750
Top