Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Dënim për pastruesit ilegalë të xhamave krytari i Romes, të martën ka nënshkruar një ligje sipas të cilit, të gjithë personat që qëndrojnë para semaforëve dhe mundohen tua fshijnë xhamat automjeteve do të dënohen me nga 100 euro.
Po ashtu, me anë të këtij dekreti ndalohet edhe shitja e shkrepëseve dhe faculetave të letrës në afërsi të semaforëve, ndërsa shitja e gazetave, megjithatë është e lejuar.
Llogaritet se qytetarët e Romës gjatë kohës që shkojnë në punë, nëse mesatarisht pesë herë ndalen në semaforë, humbin nga 10 minuta në ditë për shkak të pastruesve ilegalë të xhamave të automjeteve që qëndrojnë në rrugë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=710. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=710

Gërma fluturake të erës së re
nga Loer Kume

- Hej, çkemi!
hellooo
do përgjigjesh? as për kortezi?
Epo mirë, unë nuk kam ndër mend të dorëzohem. Po flas vetëm, ti bëj si të duash. Kështuu, të pashë dhe dje, dhe pardje, dhe pasi më dolën në ëndërr flokët e tua mbrëmë, u zgjova sot me mendimin që duhet të të flisja. Unë ndjek çtë më thonë ëndrrat e mia

- Qënke tip ëndërrues ti djali! - Hahahah! E bukur kjo! Re brënda!
- Cdomethënë kjo; re brënda? Shumë pa takt ti more djalë!
- Jo, më fal, nuk desha të isha pa takt, por, fjalinë unë ndjek gjithmonë ëndërrat e thashë me qëllim. E dija që nuk do i rezistoje dot tundimit të më kapje në gabim, të gjeje një pikë të dobët

- I zgjuar djali! Qënke dhe shakaxhi! Pse, dmth ti nuk paske pika të dobëta ë?
- ( Nuk i rezistoj dot tundimit të përgjigjes! Më pëlqen kjo vajzë!) Unë? unë jam i gjithi pikë e dobët! Kam ëmbëlsirat, nervat e mia të dobëta, egoizmin tim të sëmure, dobësi futbollin, dobësi lekun, kam dobësi flokët, ose më mirë të them tufshën time, dobësi për veshjet elegante, dobësi se flas shumë, dobësi se nuk bëj dot më seks tërë natën pa ndaluar, dobësi shumë. Unë jam i dobët po se mos vetëm unë dhe ti e dobët je.
- Dëgjo, unë nuk jam e dobët, unë di se ça bëj, mos u trego sërish invadent ok?
- Oh, më fal, nuk e kisha për seksin! Hahah! Se vë në dyshim që ti
- Ua! Po as unë se kisha për uaaa, ç.. sa i poshtëëër! OK. Ma hodhe prapë. Dy me zero. Qënke shumë i keq!
- Hahahah! E kape kësaj here, e sheh? U njohëm tani, ke filluar të më kuptosh. Shumë shpejt do arrish të më parashikosh. Jam shumë i parashikueshëm. Dhe jam i sigurtë që ti, që tani e parashikon se çdo ndodhi me ne të dy në të ardhmen, ja më thuaj, të pyes sinqerisht, e mos ma merr për ters, po dua të sigurohem, shih njëherë në të ardhmen tonë jemi gjë duke bërë seks?
- Ej! Dëgjo. Nuk kam ndër mend të bëj seks me ty. Cështë kjo pyetje? Seks thotë! Pse, çu bë këtu? Del njëri para e hajde? Hidhu? Si u bëka seks kështu? As të njoh, e as të kam parë kurrë. E kjo bisedë mbyllet këtu.
- Ok, po nuk e kisha për të të nxehur. Thjesht, para se të bisedonim për njëmijë gjëra të tjera, doja ta konsumoja këtë çështje. Sepse të them vërtet që më tërheq tej mase. Nuk të rezistoj dot. Besoj se e kupton. Jam i parashikueshëm dhe i dukshëm goxha.
- Epo, si tërë meshkujt je! Nuk keni pikë ndryshimi nga njëri tjetri!
- Ja, prapë e hodhi në aspektin seksual
- More
- Hahah! Sorry, doja të thoja në aspektin gjinor
- E pra!
- Dëgjo, nuk rri dot pa ta thënë, por je shumë e bukur vërtet. Ja, e thashë. Më tërheq tmerrsisht, dhe në ëndërr që të pashë.. .lërë.. unë nuk di të gënjej, je vërtet e bukur. Dreq! Ti më turbullon!
- Hahah! Avash avash, se me thënë të drejtën, ti i turbulluar më je dukur mua që në fillim kur ke ardhur në këtë lagje..
- Ah, dmth të paskam rënë në sy ë? (kjo më tha që smë kishte parë kurrë! Aha, lëre se u mor vesh kjo punë, vajza po bën të vështirën, megjithse dhe nuk më njeh, mund të më pëlqejë po ku e di ajo çjam unë?)
- Po normal, nuk do dimë ne kush na vjen i ri në lagje?
- Cpo bën?
- Ja, po mar bishtin e cigares se më ra në tokë.
- Aman mos u ul ashtu, arrita të të shoh fundshpinën nga këtu, e nuk i rezistoj dot asaj pamjeje unë! Shih, mu rrëqeth mishi!
- Ore djali, shumë i ndjeshëm qënke ti, po kam përshtypjen e ke ngaqë fryn erë e fortë, ajo të ka ftohur lëkurën e ta ka bërë me puprra!
- Po faktikisht! Shtoji dhe që më bie dhe dielli, më nxeh, era me freskon, lëmsh puna! Nga je me origjinë aman! Flet si labe flet!
- Jam nga jugu jam.
- Dallon në tipare. Ke tipare të egra ti. Duket sikur do të të hash me ata sy
- Një sekondë se po më flet dikush që se njoh ok, e përzura. E sheh sa e mirë që jam? Vetëm ty po të dedikohem tani.
- Sqënke keq me neuroproçesorin ti! Arrin ti flasësh dy njerëzve njëkohësisht! Bravo, dukeshe e vogël nga larg, po sqënke dhe aq!
- Ee, kështu jemi ne labet .. hahah
- Si e ke emrin ti moj labe e shkathët?
- Era e kam. Po ti more trimi i turbulluar?
- Eri, dmth Erioni, po Eri më thërrasin .. hahah, jemi adashë ë? Era Topalli je ti?
- Jo more, nuk jam topalle, mbaj gojen e? Hahah, jo jam Era Kalini. Pse? Njeh ndonjë Topalli?
- Jo po ja, një sec. Sheee! Gjeta këtë Era Topalli në google, e mendova se ishe ti. Ja ku qënke ti. Ti qënke e rrezikshme moj! Paske qënë miss! Bravo! Ndaj më kishte rënë në kokë keq për ty mua..
- Ua, po pse more, po kërkoje për mua në rrjet ti? Ti qënke më i fortë, dhe fliske dhe kërkoke në rrjet, bën shumë veprime njëherësh!
- Lëre se kam një orë që tentoj të të çoj emocione online, po ti nuk e ke atë shërbim të lejuar. Sa keq, do të të kisha rrëqethur lëkurën dhe ty! Hahah!
- Uaaa! Po ti qënke larg fare more! Cneuroproçesor, ti duhet të kesh dhe përforcues të paleokorteksit! Goxha i pajisur djali! Mua më ka premtuar babai të më rrisë kapacitetin sapo të mbaroj studimet profesionale.
- Për se studion the?
- Nuk thashë.
- Ok, për se studion pra? Sa e saktë tjetra!
- Studioj për strategji kërkimi të energjisë detare. Ne studiojmë terrenet për të zhvilluar industrinë e energjisë detare. Eshtë nëndegë e inxhinierisë së energjisë detare.
- E di se çështë, faleminderit për zelli që tregon në të mbushurit e boshëllëqeve të mia, hahah, ti dmth je nga ata që na thani detin e skemi më ku të bëjmë plazh ne, populli i thjeshtë ë?
- Ti populli i thjeshtë ti! Me përforcues në paleokorteks! Pa le me sa të tjera si unë po flet njëkohësisht!
- Hahah! Me gjithë qejf, po lagjia jonë është dobët në femra!
- Ah, dmth ti më fole mua se ka mbetur keq puna e? Po ik more djalë më lër rehat! Pse çjam unë?
- Po jo moj jo. Të them të drejtën, u tërhoqa tej mase nga flokët e tua. Të kuqe të vërteta janë?
- Po, pse ça kujton ti? E vë në dyshim? Të lyej flokët unë? Se kam atë nevojë!
- Bah! Të kam parë për herë të parë flokët, flokëzjarr, djegëse, pastaj nja dy herë të kam parë kur po ecje për shtëpi, vetëm nga pas, dhe të them të drejtën, u fiksova me prapanicat e tua, po nuk të komunikova se mu duk vetja si njeri i nxituar kot së koti. Kur të pashë në ëndërr pastaj, thashë mjaft! Do ti flas. Ja, sa u zgjova, dola në ballkon, po pija një kafe të fortë e prisja të dilje dhe ti. E dija që do dilje të pije cigare.
- Ej, vërtet, ballkoni yt është shumë i veçantë, më pëlqejnë ngjyrat e xhamave
- Eh, të shohësh shtëpinë! Do të të pëlqejë! Kam shtëpi vërtet të menduar mirë. E kam shijuar shumë arredimin e saj. E kam bërë çdo detaj vetë. Duhet të vish ta shikosh!
- Për sa kohë të rrish me mbathje në ballkon ti, as që kam ndër mend të afrohem
- Ahh! hahah, e poshtër! Më paske parë mire ë?
- Avash ore, se më bëre të skuqem po normal që të pashë, rri gjthë ai djalë me brek në ballkon? Meqë ra fjala, ti Eri, pa më thuaj me se merresh? Sa vjeç je? Se unë nuk e kam luksin e të kërkuarit në rrjet njëkohësisht.
- OK, unë rri e studioj qarkullimin e parasë nëpër botë, e kur ndodh diçka në rajonin tim, thërras forcat e bashkuara ekonomike për verifikim. Jam polic trafiku i monedhës.
- Aha, punë më të stresuar nuk ka. Vetëm se fitoni shumë. Jo, unë e zgjodha profesionin me dëshirën më të madhe. Doja te kisha pranë detin, e ja ku jam!
- Eh, ngaqë ke sytë bojëqielli ?
- Hahah! Paske rënë keq pas meje o i shkretë!
- Pse i shkretë?
- Po që e ke humbur pra, pas meje!
- E para, unë nuk kam humbur gjë
- E mirë mirë, se shaka bëra, mos u bëj aq serioz se na fute frikën.
- Jo moj jo, nuk është që u nxeha, po se kuptoj pse njerëzit mardhëniet mashkull femër i quajnë akoma mardhënie dobësish. Sa Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2661. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2661

Meta: Kriza? Ne kemi ofruar zgjidhjen Mazhoranca është e gatshme të negociojë gjithçka, përveç kërkesës së padiskutueshme të socialistëve për hapjen e kutive të votimit. Numri dy i qeverisë, njëkohësisht edhe kryediplomati i vendit Ilir Meta, duke iu përgjigjur apelit të diplomatëve perëndimorë ftoi socialistët të dialogojnë me shumicën parlamentare për ti dhënë fund krizës politike. Paketa e konsensusit që koalicioni qeverisës i ofron pakicës parlamentare nuk e ka përfshirë çështjen e hapjes së kutive në Qarkun e Beratit, Shkodrës, Fierit dhe Tiranës, të cilën Partia Socialiste e konsideron si kushtin thelbësor.
Ftesa për PS-në
Qeveria nis të zbatojë porosinë e ndërkombëtarëve për të bindur Partinë Socialiste të kthehet në Kuvend. Nga selia e Ministrisë së Jashtme, Ilir Meta, duke përshëndetur deklaratën e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, kërkoi nga PS-ja të rikthehet në Kuvend. “Mazhoranca ka afruar të gjitha mundësitë dhe hapësirat që lejon sistemi ynë kushtetues e institucional dhe askush nuk duhet të kërkojë nga një mazhorancë që të ndryshojë thelbin e këtij sistemi, i cili ka të bëjë me pavarësinë e pushteteve, ku element kyç mbetet pavarësia e gjyqësorit”, tha Meta. Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm shtoi se gjithçka tjetër është e hapur për tu diskutuar dhe për tu zgjidhur me dialog. Sipas Metës, qëndrimet përfundimtare të mazhorancës dhe qeverisë për krijimin e të gjitha hapësirave që ekzistojnë brenda sistemit kushtetues janë bërë publik tashmë. Opozita, prej dy muajsh ka bojkotuar Kuvendin deri në një afat të papërcaktuar.
Për ndërkombëtarët
Shefi i diplomacisë shqiptare përshëndeti dje vlerësimet e ndërkombëtarëve për zhvillimet politike. “Në deklaratën e ambasadorit Bosch në mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, vlerësohen dhe evidentohen arritjet e Shqipërisë në të gjitha fushat dhe arritjet në procesin e integrimit euroatlantik të Shqipërisë, në përgjithësi, si dhe në veçanti zhvillimi i zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat shënuan progres të prekshëm dhe realizuan shumicën e angazhimeve të OSBE-së”, tha Meta. Ministri i Jashtëm ka përshëndetur edhe deklaratën e bërë në emër të Bashkimit Europian nga përfaqësuesi i Presidencës Suedeze në Këshillin e Përhershëm. “Është për tu theksuar dhe vlerësuar deklarimi i përfaqësuesve ndërkombëtarë se Kuvendi i Shqipërisë mbetet institucioni kyç për avancimin e reformave dhe zhvillimin e jetës politike në vend”, tha Meta. Kryediplomati shqiptar shprehu vlerësime pozitive edhe për përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku vlerësohen arritjet e rëndësishme të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit euroatlantik, aplikimin për tu anëtarësuar në BE dhe përmirësimet e prekshme në zgjedhjet e 28 qershorit.
Për marrëveshjen
Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm komentoi marrëveshjen Shqipëri-Greqi, duke e cilësuar si një pakt mes dy vendeve sovrane, e cila nuk ka efekt për vende të treta. I pyetur se cili është qëndrimi i tij lidhur me pikën 150 të marrëveshjes me Greqinë dhe gjithashtu edhe qëndrimi i palës italiane Meta u shpreh se “Greqia dhe Italia këtë problem bilateral e kanë zgjidhur prej kohësh, sikurse edhe Shqipëria me Italinë e kanë zgjidhur. Për sa i takon pikës treshe, kjo çështje do të diskutohet në negociata trelaterale, mes të tria vendeve. Nuk ekziston asnjë shqetësim për këtë problem”.
Parlamenti “Është për tu theksuar dhe vlerësuar deklarimi i përfaqësuesve ndërkombëtarë, se Kuvendi i Shqipërisë mbetet institucioni kyç”
Rehn kërkoi zgjidhje “Për Shqipërinë dhe sfidat e saj politike, unë besoj se qeveria e re do të mundohet ta zgjidhë këtë çështje, që është e rëndësishme për kriterin politik të Kopenhagenit dhe duhet parë si një shans tashmë për të rritur stabilitetin politik e në këtë mënyrë evoluimin e orientimit europian të Shqipërisë”, theksoi Rehn(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24700. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24700

Kutitë, ogur i zi për hajdutët e votës Opozita zhvilloi dje protestën e radhës në qytetin e Shkodrës duke bërë thirrje për një bashkim të madh për votën e lirë. Pas, Tiranës dhe Shkodrës, kryetari i Partisë Socialiste kërkoi nga qyteti i Shkodrës hapjen e kutive të votimit si një e drejtë themelore që i takon çdo qytetari ndërsa garantoi se nuk ka asnjë tërheqje nga kërkesa për transparencë. Por sipas tij, refuzimi i mazhorancës për të pranuar kërkesën e opozitës do të thotë se është tjetërsuar vota dhe Berisha i fshihet kësaj të vërtete. “Ajo që dua të them sot me sigurinë më të madhe është se asnjë qytet në Shqipëri nuk mund ta ndiejë më shumë se Shkodra rrezikun e afrimit të një regjimi të ri. Por Shkodra nuk e rrëzoi regjimin e diktaturës së Enver Hoxhës për të mbajtur në kurrizin regjimin e një sekretari ordiner të regjimit të Enver Hoxhës”, tha ai. Rama shpjegoi se kërkesa e opozitës është një e drejtë elementare, e drejta e çdo qytetari për të parë votën e vet në dritën e diellit, për ta parë votën e vet në bazë të së drejtës që u jep ligji, sepse vota është investimi i secilit për të ardhmen e vet. “Ne skërkojmë të përmbysim pushtetin me dhunë. Në 20 nëntor ne do të jemi më shumë se asnjëherë dhe nuk kërkojmë gjë tjetër, një të drejtë që nuk na e mohon dot as Berisha as pushteti. Nëse ka një mundësi të vetme që hapja e kutive të votimit ajo është ogurzezë vetëm për ata që kanë grabitur votat dhe jo për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk ka ogur më të mirë sesa të ndahen një herë e mirë nga tradita e zgjedhjeve të kontestuara”, vijoi Rama. Rama i ftoi qytetarët shkodranë ti bashkohen protestës në Tiranë më 20 nëntor, e cila sipas kreut socialist do të jetë shprehje e qartë e këmbënguljes për të kërkuar atë që ai e quajti “të drejtë themeltare që nuk e ndalon dot as Sali Berisha”. “Berisha është një Kryeministër që po tenton të qëndrojë në pushtet për interesat e një familjeje të vetme. Ky është pushteti i grabitësve të votës, që është një pushtet familjar që ka përqendruar të gjitha fuqitë dhe energjitë në përmbushjen e interesave të veta”, tha Rama. Ky pushtet, vijoi ai, që buron nga ajo e vërtetë e fshehur, nuk mund të qeverisë Shqipërinë dhe shqiptarët. “Ne do ta përballim pushtetin e hajdutëve të votës duke mbrojtur votën sovrane. Nuk do të hyjmë në Parlament për tu bërë bashkëfajtore dhe për të mbyllur sytë dhe të mendojmë se kushedi se kur në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme”, shtoi Rama. Ndërsa kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, e cilësoi qeverinë aktuale si qeveri të paligjshme. “Kjo është një qeveri e jashtëligjshme, atmosfera e krijuar është e padurueshme dhe duhet të veprojmë për ti dhënë fund kësaj gjendjeje”, tha ai ndërsa fajësoi qeverinë për papunësinë në këtë qytet. “Papunësia në Shkodër tregon abuzimin e këtij pushteti që ka manipuluar votat tuaja për interesat e tij. Le ta detyrojmë këtë qeveri të hapë kutitë e zgjedhjeve të 28 qershorit”, u shpreh Ngjela. Në fjalën e tij, deputeti socialist, Pandeli Majko vërejti se protesta është mjeti i vetëm për të bërë të mundur hapjen e kutive. “Kërkojmë hapjen e kutive të 28 qershorit për të parë moralin e kësaj qeverie. Këtë protestë nuk e bëjmë për destabilizim, por për të nxjerrë të vërtetën e votës së vjedhur”. Majko e cilësoi qytetin e Shkodrës si qytetin që di të masë temperaturën e çdo regjimi dhe për këtë arsye protesta është ndalur pikërisht në Shkodër. Shkodra është termometër për çdo regjim. Ne jemi në Shkodër, sepse nuk duam regjim në Shqipëri, por dialog”, theksoi Majko, në fjalën e tij.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24703. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24703

Brukseli: Shqipëria po shkel MSA-në Komisioni Europian e konsideron taksën e ndotjes që shqiptarët paguajnë për makinat e përdorura të importuara si shkelje e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit dhe ka kërkuar heqjen e kësaj takse, por qeveria shqiptare ka më se një vit që reziston. Në raportin e progresit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, thuhet në mënyrë eksplicite se “taksa e ndotjes për makinat e importuara nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Anëtarësimit”.
“Kjo çështje është diskutuar në shumë raste gjatë vitit të fundit dhe qeveria shqiptare ka premtuar shumë herë marrjen e masave për heqjen e taksës, por ka hezituar për shkak të të ardhurave të konsiderueshme të buxhetit nga kjo taksë”, tha një burim i mirinformuar.
Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Europian si pjesa më e rëndësishme e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit, e cila hyri në fuqi më 1 prill të vitit 2008. Sipas kësaj marrëveshjeje, diskriminime të tilla të importuesve të makinave të përdorura janë të paligjshme. Si rregull, komisioni nuk shqetësohet për masën e taksimit të një malli, por konsideron si shkelje të marrëveshjes kur i njëjti mall taksohet me standarde të ndryshme.
Taksa e ndotjes
Në vitin 2004, një lobing kompanish importuese të makinave të reja propozoi në Parlament përmes disa deputetëve të opozitës vendosjen e një takse të posaçme për makinat e vjetra të importuara në Shqipëri, nën justifikimin se makinat e vjetra ndotin ambientin, ndërkohë që synimi kryesor qe shitja e makinave të reja. Deputetët e mazhorancës së majtë e votuan pa shumë debate taksën e re. Në vitin 2007, qeveria e djathtë e rriti taksën e ndotjes në masë të konsiderueshme me qëllim që të kompensonte humbjet që buxheti i shtetit pësoi nga vendosja e taksës së sheshtë dhe ulja e tatimfitimit për korporatat në 10 për qind. Në atë vit, qeveria e hoqi taksën doganore prej 15 për qind për të gjitha makinat e importuara pasi doli në konkluzionin se nuk qe në gjendje të verifikonte certifikatat e origjinës që paraqiteshin në doganë nga importuesit e makinave nga vendet e BE-së. Por kjo heqje e taksës doganore nuk ia lehtësoi xhepin qytetarëve.
Taksa e ndotjes ia dyfishoi koston makinave të vjetra dhe në shumë raste, shqiptarët u detyruan të paguajnë më shumë vlerë takash sesa vlerë makine. Formula e taksës favorizoi më shumë makinat me dhomë djegieje motorike të vogël kundrejt makinave me motorë të mëdhenj dhe favorizoi makinat me benzinë përkundrejt atyre me naftë.
Shkelja e konkurrencës
Bashkimi Europian është përballur edhe më herët me një problem të tillë, kur Polonia vuri një taksë të ngjashme për makinat e importuara nga Gjermania duke justifikuar me teorinë e mbrojtjes së ambientit, krijimin e avantazheve për prodhuesit vendës të makinave. Por Polonia është një treg i rëndësishëm me 30 milionë banorë dhe presioni i Bashkimit Europian qe shumë i lartë. Taksa u hoq në vitin 2004, pikërisht kur në Shqipëri u vendos.
Logjika është se një makinë e importuar e re në vitin 2004 në Shqipëri, sot është pesëvjeçare dhe mund të shitet e blihet në tregun e brendshëm pa paguar kurrfarë takse, ndërkohë që një makinë e importuar sot nga Gjermania dhe që ka të njëjtën moshë, duhet të paguajë një taksë të rëndë ndotjeje. Në terma tregtarë, ky është një diskriminim i papranueshëm për tregtarët e makinave të vjetra. Për më tepër, një makinë e sapoimportuar nga vendet e BE-së, ka shumë gjasa të jetë më pak ndotëse sesa një makinë e përdorur në Shqipëri për shumë vjet.
Një taksë që nuk e mbron ambientin
Taksa e ndotjes, pavarësisht se synon të mbrojë ambientin nga ndotja që shkaktojnë makinat e përdorura, duket se nuk ka asnjë ndikim në këtë drejtim. Përkundrazi, sipas ekspertëve, ajo është një shkaktare e rëndimit të ndotjes. Për më tepër, edhe pse kjo taksë ka pesë vjet që zbatohet në Shqipëri, nuk është vënë re apo nuk është raportuar nga qeveria asnjë përmirësim në cilësinë e ajrit. Taksa e ndotjes i ka shtyrë shumë shqiptarë të investojnë në rinovimin e makinave shumë të vjetra si një mënyrë me kosto më të ulët për të pasur një makinë sesa importi i një makine të përdorur, por relativisht të re. Një pjesë e shqiptarëve janë mësuar tashmë që të riparojnë motorin e një makine 20-vjeçare duke shpenzuar rreth 1 mijë euro, në vend që të blejnë një makinë 10-vjeçare në Europë për të njëjtën shumë. Arsyeja është e thjeshtë, sepse importimi i një makine me vlerë 1 mijë euro, shoqërohet me detyrime doganore me vlerë 2 apo 3 mijë euro. Statistikat tregojnë se ndonëse numri i makinave të importuara ka rënë nga viti në vit, numri i makinave në qarkullim në Shqipëri ka vijuar të rritet.
Nga ana tjetër, favorizimi i makinave të vogla dhe që punojnë me benzinë, i ka bërë rrugët më të rrezikshme dhe ka rritur konsumin kombëtar të karburanteve. Makinat me benzinë kanë një normë konsumi karburanti shumë më të lartë se ato me naftë, por sot për sot, vlera e taksave doganore të tyre është më e ulët se makinat e naftës.
Zëvendësimi
Në qarqet e qeverisë po kërkohet një zgjidhje për zëvendësimin e humbjeve që mund të pësojë buxheti i shtetit nga heqja e taksës së ndotjes për makinat e përdorura. Rreth 2 për qind e importeve të Shqipërisë përbëhen nga makinat dhe taksa e ndotjes sjell në buxhetin e shtetit disa dhjetëra milionë euro në vit.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24706. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24706

Imuniteti, jo strehë për të hetuarit Kryediplomati amerikan, John Withers, lëshoi dje një sinjal të fortë për Kryeministrin Sali Berisha dhe organet e drejtësisë. I pranishëm në një konferencë për integrimin, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, u ndal te çështja e shumëpërfolur e imunitetit. “Imuniteti nuk duhet të sigurojë strehë për ata që përballen me masa ligjore dhe janë në ndjekje penale”, u shpreh ambasadori Withers. Gjithashtu, vijoi diplomati, ai nuk duhet të jetë një mundësi për të mbrojtur atë që është fajtor dhe personat në pozita drejtuese. Ambasadori i rikujtoi gjithashtu, Kryeministrit premtimin për shembjen e murit të imunitetit si një detyrim që, sipas tij, nuk duhet të minojë besimin e qytetarëve për integritetin e sistemit politik e gjyqësor. “Disa muaj më parë, Kryeministri bëri përpjekje të mëdha që të shembet muri i imunitetit. Ne shpresojmë që qëllimet e tij të bëhen realitet në një të ardhme të afërt”, insistoi Withers. Ambasadori amerikan nxiti qeverinë për të rritur mbështetjen e saj për krijimin e një sistemi të pavarur të drejtësisë. Mesazhi i ambasadorit amerikan vjen në një kohë kur Prokuroria e Përgjithshme është duke shqyrtuar një padi të familjarëve të viktimave të Gërdecit, të cilat kërkojnë riheqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dhe fillimin e procesit gjyqësor në Gjykatën e Lartë, i cili u pezullua për shkak të rimandatimit të Mediut si ministër në zgjedhjet e 28 qershorit. Që një nismë e tillë të kalojë për miratim në Parlament kërkon një numër prej 3/5 e deputetëve për shkak se duhet të ndërhyhet në Kushtetutën e Shqipërisë. Çështja e imunitetit mbahet peng edhe nga bojkoti i opozitës që ka lënë mazhorancën në numër të pamjaftueshëm për të ndërmarrë reforma të tilla. Koalicioni qeverisës ka vetëm 74 mandate kur do ti duheshin edhe 10 të tilla për të miratuar nismën. Withers tha se disa ditë më parë, duke folur përpara Komitetit të Helsinkit në Shtetet e Bashkuara, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane, kolegu dhe bashkëpunëtori Stuart Xhouns, tha si më poshtë, “Ne vazhdojmë të nxisim Qeverinë e Shqipërisë më tej që të rrisë mbështetjen për institucione të pavarura gjyqësore dhe të prokurorisë dhe heqjen e imunitetit parlamentar në rastet përkatëse”. “Ajo çka Z. Xhouns donte të thoshte ishte që imuniteti nuk duhet të ofrojë strehë për ata që përballen me përgjegjësi penale në gjykata, dhe as një shtysë për ata që gjykohen nga gjykatat që të kërkojnë apo të mbajnë poste të larta qeveritare”, vijoi Withers. Pak ditë më parë edhe raporti i progresit të Shqipërisë, hartuar nga Komisioni Europian konstatonte se Parlamenti ende nuk ka zgjidhur çështjen e limitimit të imunitetit të pjesëtarëve të tij. Pak kohë më parë ishin shefat e misioneve EURALIUS dhe OPDAT që kërkuan nga Parlamenti të ndërmerrte nismën e kufizimit të imunitetit. Në përfundim të vëzhgimit të tyre, ekspertët ndërkombëtare vlerësuan se “rekomandohet kufizimi i imunitetit për të gjitha kategoritë e zyrtarëve, për të luftuar seriozisht korrupsionin dhe për të vijuar me rrugëtimin e Shqipërisë përpara”. Ka një rëndësi maksimale, sqarojnë ata, që kjo të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të drejtpeshuar, duke u dhënë të gjitha palëve kohë të mjaftueshme për tu dëgjuar.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24697. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24697

Ku ndodhet fusha me e gjate e golfit Në Australi ndodhet fusha me e gjate e golfit në bote.Ajo është e gjatet deri ne 1.365 kilometra dhe zona me e mire për ta zbatuar projektin ishtë Australia me hapesirat e saj të pamata boshe.
Një kompleks normal golfi është 4 kilometra, ndërkohe që gjatesia kesaj radhe është vertete e jashtezakonshme.
Tërheqja e turisteve në një shtet në Australine e Jugut, një zone pak e populluar dhe e pashkelur nga vizitoret.
Gropat e ketij klubi golfi gjigant jane 18. Lojtaret e parë kane nisur sfiden mes tyre dhe cdo e re nga fronti i klubit të golfit gjigant, pritet më shumë interes.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=707. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=707

Zbulohet merimanga më e madhe në botë Trupi i merimangës “Nephila Komaci”, e cila është gjetur në ishullin afrikan të Madagaskarit, arrin madhësinë e 12 centimetrave, gati sa pëllëmba e dorës së njeriut. Ndërsa rrjeta e kësaj merimange mund të kapë diametrin e 1 metri.
Kjo lloj merimange i përket familjes Nephila, e cila është një familje merimangash që arrin të prodhojë rrjeta me ngjyra mëndafshi dhe ari. Merimangat femra të familjes Nephila janë merimangat më të mëdha që janë gjetur ndonjëherë nga ndonjë biolog.
Ne jemi shumë të kënaqur që e gjetëm prototipin më të madh që është zbuluar ndonjëherë, pohoi biologu slloven Kuntner.
Gjithashtu ai pohoi se kjo merimangë gjigante, pavarësisht përmasave të pazakonta, nuk është helmuese për njeriun. Merimanga u quajt me emrin Komaci, i cili është emri i kolegut dhe mikut të ndjerë të biologut Matjaz Kuntner.
Biologu  Komaci e kishte ndihmuar Kuntnerin që të vazhdonte studimet mbi llojet e merimangave. Ai vdiq para disa kohësh në një aksident automobilistik.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=703. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=703

Marrëveshja me Greqinë, Gjykata nis shqyrtimin të hënën Në Gjykatën Kushtetuese për të njëjtën çështje ka mbërritur një kërkesë e dytë nga një shoqatë
Dilema për marrëveshjen e përcaktimit të kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë do të marrë zgjidhje brenda 20 nëntorit të ardhshëm.
Pavarësisht zgjedhjes që mund të japë, Gjykata Kushtetuese, në bazë të ligjit të saj organik, është e detyruar të shprehë verdiktin e saj brenda një muaji nga data e paraqitjes së një kërkese nga një subjekti i caktuar kur objekt ankimi janë marrëveshjet ndërkombëtare, siç është edhe rasti konkret.
Kështu, nisur nga fakti se kërkesa e gjashtë partive opozitare, të kryesuara nga PS-ja është depozituar në këtë institucion në datën 20 tetor, del qartë detyrimi i që ka gjykata për t’u shprehur, qoftë pozitivisht ashtu edhe negativisht, lidhur me këtë çështje.
Ndërkohë burime pranë Gjykatës Kushtetuese kanë bërë të ditur se kërkesa në fjalë nuk është marrë ende në shqyrtim dhe kjo për vet faktin se disa nga anëtarët e trupit gjykues kanë qenë të angazhuar në aktivitete të tjera jashtë këtij institucionit. Megjithatë konfirmohet se ditën e hënë pritet të bëhet dhe mbledhja e parë e gjyqtarëve të kushtetueses për të përcaktuar njërin prej tyre si relator të çështjes.
Më pas, procedura parashikon mbledhjen e kolegjeve treshe të gjyqtarëve, ku do të shqyrtohet fillimisht legjitimiteti që kanë subjektet që kanë nënshkruar këtë kërkesë për të bërë një ankimim të tillë për një marrëveshje të tillë. Të njëjtat burime konfirmojnë se do të jetë pikërisht çështja e legjitimimit të këtyre subjekteve në këtë çështje momenti që mund të vendosë për fatin e këtij ankimimi.
Sipas ligjit të këtij institucioni, subjektet që kanë paraqitur kërkesën duhet të argumentojnë para gjykatës se ato kanë lidhje me objektin që trajton kjo marrëveshje dhe se në dokumentet e tyre, themelore kanë të sanksionuara mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të vendit, një element ky për të cilin gjashtë partitë i kanë trajtuar një rëndësi të veçantë në ankimimin e tyre.
Gjithashtu, Gjykata do të trajtojë në këtë fazë edhe juridiksionin e saj kundrejt objektit që trajton kërkesa në fjalë, nëse ajo ka kompetencën për ta trajtuar apo jo. Vetëm pasi të kalojë këtë fazë, çështja objekt ankimimi do të kalojë në procedurat normale, duke hapur seancën plenare dhe për të nisur më pas hetimin në themel të marrëveshjes.
Gjatë kësaj faze parashikohet që të thirren dhe ekspertë të fushës, për të bërë matjet dhe gjykimet profesionale mbi pretendimet e renditura në kërkesë. Ndërkohë në Gjykatën Kushtetuese është shtuar lista e subjekteve që kanë ankimuar këtë marrëveshje.
Pas kërkesës së gjashtë partive politike, për të njëjtën çështje, në Gjykatën Kushtetuese ka mbërritur një kërkesë-padi e dytë nga “Shoqata Kombëtare për Mbrojtjen e Punës e Demokracisë në Shqipëri” e përfaqësuar nga kryetari i saj, Halil Kurti, e cila gjithashtu kërkon prej trupit gjykues rrëzimin si në kundërshtim me Kushtetutën të marrëveshjes “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare” të nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke.
Kërkesa e mësipërme për vetë mënyrën e hartimit të saj, lë shumë për të dëshiruar, kjo jo vetëm në aspektin e kompozimit të saj, por edhe të përmbajtjes, ku në objekt duken qartë dozat e larta të nacionalizimit ekstrem dhe mospërmbajtjes së legjislacionit vendas. Kështu, që në objektin e saj, kjo shoqatë thekson se “Kërkojmë ndalimin dhe mosnjohjen e kufijve ekzistues ujorë, ajrorë dhe tokësorë me shtetin grek, serb, malazez dhe maqedonas, sepse në Luftën e Parë Botërore këto shtete kanë cunguar 75 për qind të sipërfaqes së tokës shqiptare”.
Ndërkohë përsa i përket teknikës së hartimit, ankimuesit i kanë lënë shumë pak vend gjykatës për ta vlerësuar atë si të ligjshme, sepse e konsiderojnë këtë një çështje midis dy palëve, paditësit dhe të paditurve që sipas tyre është shteti shqiptar. Një teknikë kjo, që nuk përdoret në rastet kur subjektet e ndryshme i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
Media greke: Kufiri detar me Shqipërinë, përdorëm të njëjtën metodë si me Turqinë
Media kombëtare greke ka qenë përgjithësisht e heshtur,lidhur me paktin detar me Shqipërinë. Sipas korrespodentëve të mediave shqiptare në Athinë, kjo ndodh në ato raste kur informacioni konsiderohet sekret ushtarak. Kësisoj është e vështirë të gjesh pasqyrim të plotë të situatës, por megjithatë, ka agjenci që e “kanë thyer” disi heshtjen mbi marrëveshjen.
Në agjencinë e lajmeve NENA, gjejmë një lajm telegrafik interesant, ku flitet për zhurmën e krijuar në Shqipëri mbi marrëveshjen detare dhe ku përmenden dy episode që vlejnë të diskutohen. E para është pohimi që është respektuar vërtet parimi i barazlargësisë por, siç thekson agjencia NENA, ishujt grekë duhen marrë patjetër si pika skajore për Greqinë. E dyta, lajmi thotë se është përdorur e njëjta logjikë dhe i njejti kut ‘matës’ si në rastin me Turqinë.
Kujtojmë se përpjekja e Greqisë për t’i vendosur kufijtë detarë me Turqinë disa vite më parë, – duke marrë për bazë disa territore shkëmbore në det, që Athina i klasifikonte si ishuj, – shkaktoi një reagim të ashpër nga ana e Ankarasë, e cila shpalli ‘casus belli’ dhe vuri në gadishmëri flotën ajrore dhe detare.
Prej asokohe, ky argument mes Ankarasë dhe Athinës, nuk u rihap. Më poshtë mund të lexohen pjesë nga lajmi i përkthyer i agjencisë greke të lajmeve NENA: (http://ëëë.nenaneës.eu/politics/143-2009-10-05-19-47-24.html)
‘…Në 17 mars, u njoftua nënshkrimi i marrëveshjes mbi përcaktimin e shelfit kontinental ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë. Ndërsa Parlamentit Shqiptar i bëhet thirrje për të përkrahur marrëveshjen pas pak ditësh (19 tetor), në mediat shqiptare ështe krijuar zhurmë kundra marrëveshjes…
Ligjërisht, marrëveshja midis Greqisë dhe Shqipërisë i bindet Konventës mbi Ligjin e Detit e 1982-shit. Kufiri përcaktohet në bazë te metodës së vijës së mesit / vijës së distancës së barabartë midis brigjeve të Greqisë dhe Shqipërisë. Por ishujt e rajonit kanë ndikim të plotë mbi përkufizimin.
Merret gjithashtu parasysh, zgjerimi i ardhshëm i ujërave territoriale greke me 12 milje… Kufiri përcakton jo vetëm shelfin kontinental, por dhe zona të tjera detare, si Zonën Ekskluzive Ekonomike. Për ata që nuk e kanë kuptuar, kushtet e mësipërme janë pikërisht të njëjtat si ato që pretendojmë në detin Egje nga Turqia…”(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24691. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24691

KLSH: Administrata, dëm buxhetit të shtetit, 3.5 miliardë lekë TIRANË- Institucionet shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit një dëm financiar prej 3.5 miliardë lekësh. Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton se gjatë verifikimeve të bëra në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, në disa institucione janë hasur shkelje, të cilat kapin shifra të konsiderueshme.
Kontrollet të cilat përfshijne vitet 2007, 2008 dhe tremujorin e parë të këtij viti janë shtrirë në disa institucione, ku bëjnë pjesë ministritë dhe administrata qendrore, pushteti vendor, institucione të regjistrimit dhe të administrimit të pronës, tatim-taksat, doganat, etj.
Sipas të dhënave të ofruara nga KLSH, gjatë kësaj periudhe janë kryer rreth 80 kontrolle, ku në bazë të shkeljeve të kryera, vendin e parë e zenë tatim-taksat me rreth 2.1 miliardë lekë.
Në këtë sektor, shkeljet kanë të bëjnë me, mosmbledhjen e taksave vendore, siç është ajo për ndikimin në infrastrukturë, mosmbledhje të tatimit mbi të ardhurat personale, mosvjelje të tatimit në burim, etj.
Kështu, në Agjencinë Rajonale të Shërbimit Tatimor në Durrës KLSH raporton për një shkelje në nivelin e 803 milionë lekëve, në atë të Fierit 338 milionë lekë, në Lezhë 135 milionë, në Korçë 587 milionë, etj.
Për sa i përket sektorit të shitjes apo dhënies me qira të pasurisë shtetërore, abuzimet kapin shifrat e 561 milionë lekëve.
Nga e gjithë kjo shumë, pjesën dërrmuese e ka shkaktuar Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave me 538 milionë lekë, për shkak se nuk ka vjelur detyrimet që nënte subjekte i kanë shtetit për marrjen me qira të një fondi pyjor prej 23 hektarësh.
Ndërsa shkelja që Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton për doganat kap vlerën e rreth 300 milionë lekëve, ku në vend të parë qëndron ajo e Kakavijës me rreth 276 milionë.
Kryesisht shkeljet në këto pika kanë të bëjnë me mosmbledhjen e detyrimeve doganore nga moszbatimi i procedurave në zhdoganim, ku përfshihet edhe ai i autoveturave. Arsye tjetër për akumulimin e një dëmi të tillë KLSH rendit edhe penalitetet e pavendosura ndaj subjekteve për mosplotësim të saktë të deklaratës doganore e të dokumentacionit.
Në rreth 166 milionë lekë vërtitet dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit si pasojë e moszbatimit të procedurave të rregullta në prokurimet publike. Në vend të parë qëndrojnë , Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në Tiranë, me respektivisht 11 dhe 85 milionë lekë të shkuara dëm.
Në listën e shkelësve në procedurat e prokurimit publik duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëme të konsiderueshme bëjnë pjesë edhe , Drejtoria e Arsimit Durrës me 10.7 milionë lekë, zyra e ALUIZNI-t në Tiranë me 6 milionë, Ministria e Arsimit me 5.9 milionë, etj.
Sektorë të tjerë në të cilët KLSH-ja ka hasur në abuzime janë ato të Sistemit të Pagave, Shpenzimet Operative, Shpërblimet, etj., të cilat në total përbëjnë një dëm deri në 420 milionë lekë.
Shkeljet Sektori Shuma Tatim-Taksat 2 mld lekë Dhënie me qira /shitje të pasurisë shtetërore 561 mln lekë Doganat 300 ” Prokurimet Publike 166 ” Pagat 6.8 ” Shpenzime Operative 11 ” Shpërblime 2.1 ” Të tjera 397 ” Totali 3.5 mld lekë
KLSH kallëzon 16 funksionarë
Krahas kallëzimit për shumë të tjerë janë kërkuar edhe largim apo paralajmërim për largim nga puna
TIRANË- Pas shkeljeve të hasura në administratë, që arrijnë në nivelin e 3.5 miliadrë lekëve, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dërguar për ndjekje penale 16 persona nga gjashtë subjekte të verifikuara me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Krahas kësaj, për shumë të tjerë është kërkuar edhe marrja e masave të tjera administrative, paralajmërim apo largim nga puna, mosngritje në detyrë, etj.
Nga personat e kallëzuar, tre prej tyre janë nga Komuna Rrazhbull, tre nga Agjencia Rajonale e Shërbimit Tatimor Durrës, pesë nga ajo e Korçës, dhe dy nga ajo e Fierit. Po ashtu, në listën e personave të kallëzuar në prokurori, është edhe një funksionar i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor në Lezhë dhe dy nga komuna Luz i Vogël Kavajë. Në total, dëmi i supozuar se është shkaktuar nga shkeljet e kryera nga personat e sipërpërmendur kap shifrat e 1.9 miliardë lekëve.
Me përpilimin e listës së shkeljeve, Kontrolli i Lartë i Shteti i kërkon qeverisë që këto humbje të përfshihen në buxhetin e vitit 2010. Të njëjtën kërkesë kreu i këtij institucioni, Robert Çeku, i kishte bërë edhe ministrit të Financave, Ridvan Bode, disa javë më parë gjatë raportimit në Kuvend për zbatimin e buxhetit të vitit 2008 duke mos gjetur miratimin e tij. Sipas Bodes, zhdëmtimi 100 për qind i dëmit prej 3.5 miliardë lekësh të shkaktuar nga shkeljet në administratë është i pamundur për shkak se do të rëndonte buxhetin e shtetit.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24694. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24694

Një burrë dhe një grua, lufta për dominim Regjisori 27-vjeçar nga Maqedonia tregon sfidën e regjisë së parë në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Marrëdhëniet absurde të sekseve, në dramën e Edward Albee-it “Kush ka frikë nga Virginia Woolf”
Çdo ditë në këto dy muaj regjisori Kushtrim Bekteshi punon në Teatrin Kombëtar. Puna e vazhdueshme, është sipas tij, rruga e vetme për të realizuar një shfaqje të vështirë, siç është “Kush ka frikë nga Virginia Woolf”, e dramaturgut amerikan Edward Albee. Një vepër e vështirë nuk i kufizon mundësitë e regjisorit, përkundrazi e vë atë në pozita edhe më nxitëse, më krijuese.
Bekteshi 27-vjeçar i cili për herë të parë po vë në skenë një projekt me Teatrin Kombëtar në Tiranë, para se të merret me një autor si Albee, ka provuar “Vojcek” nga George Bihner, në Teatrin e Shkupit.
Premiera në mes të muajit nëntor, ka protagonistë aktorët Eva Alikaj, Viktor Zhusti, Eftjola Laçka dhe Helidon Fino.
Kur lexon veprën e Edward Albee “Kush ka frikë nga Virginia Woolf”, pyetja që mezi pret t’ia bësh regjisorit të saj është: Si i ke konceptuar Martën dhe Xhorxhin, personazhe sa komplekse aq edhe intrigues?
Mundohem të jem sa më pranë asaj që ka shkruar Edward Albee. Ai i ka krijuar shumë bukur këto personazhe. Qëllimi im dhe i ekipit është që të hyjmë thellë tyre dhe t’i paraqesim sa më të plotë. Në fillim të veprës të krijohet përshtypja sikur është Marta, ajo që dominon, ndërsa Xhorxhi i nënshtruari.
Por, më pas ndërrohen pozitat. Që të dy personazhet janë të fuqishëm në natyrën e tyre, çdo ditë ka një strategji në luftën që bëjnë, në luftën për dominim. Siç i përshkruan edhe vetë Albee: “Marta vjen me zhurmë” kurse “Xhorxhin i heshtur, por kur godet, godet shumë fuqishëm”.
Cilat tipare theksohen te njëri dhe te tjetri?
Marta në vetvete mbart një forcë shkatërruese, ndërsa Xhorxhi harmonie. Është një luftë midis kaosit dhe harmonisë, në të cilën i pari duket fitimtar, derisa vjen ai moment që krijohet një harmoni e përgjithshme.
Marta mbart në vetvete një shthurje, e cila është një refleks i dramës së saj me babain, burrin, alkoolin që nuk di ta kontrollojë. Po u humb ai tipar i personazhit, humb një aspekt shumë i rëndësishëm.
E gjithë drama është ndërtuar me jetën e 2 çifteve, të zhurmshmit (Marta edhe Xhorxhi) dhe të heshturit (Niku dhe Hani). Po ata si i keni menduar?
Niku dhe Hani janë çelësi i zbërthimit të dramës së çiftit të parë. Edhe ata kanë dramën e tyre, nuk kanë fëmijë, kanë probleme bashkëshortore.
Por ndryshimi, qëndron se të parët i shfaqin haptas problemet e tyre, i prekin deri në palcë, kurse këta të fundit janë të maskuar, i fshehin, mbajnë një distancë, shumë tema i lënë pa diskutuar. Çifte si Marta dhe Xhorxhi tregojnë se janë më të afërt me njëri-tjetrin.
Edhe nëse në ato që thuhen ka shumë dhembje, shumë klithje, ata kështu njihen. Nëse ka maska, tema të padiskutushme dhe tabu, atëherë krijohen probleme edhe më të mëdha. Fundi i veprës e jep qartë mesazhin. Marta dhe Xhorxhi nuk jetojnë dot pa njeri-tjetrin, kurse Hani dhe Niku shkatërrohen.
Kushtrim, ti vjen nga Maqedonia dhe është hera e parë që punon me këta aktorë. Ke arritur t’i njohësh sa duhet?
Unë nuk i kam njohur personalisht, por kam parë punë të tyre. Kam kontaktuar me ta edhe më herët. Nga Eva Alikaj kam parë “Lola Blaun” që kishte ngjyrat e personazhit të Martës.
Shihet që aktorja i ka ato aftësi të brendshme për ta realizuar këtë rol dhe është kreative. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Zhustin. Është një aktor me konkretësi të jashtëzakonshme. Helidoni Fino dhe Eftiola Laçka, mendoj se kanë një figurë shumë të bukur artistike.
I kam parë në disa shfaqje, Eftiolën te “Daja Vanja” ku ka bërë një rol shumë të mirë, kurse Helidonin te “Berberi i Seviljes”. Përzgjedhja nuk ka qenë e rastësishme. Jam i kënaqur me ekipin që kam, them që është një përzgjedhje shumë e saktë për këtë vepër.
E ke ndjerë ndikimin e përvojave që kanë sidomos aktorët Viktor Zhusti dhe Eva Alikaj?
Gjëja më e bukur që ndodh në krijimin e një shfaqjeje është kur mes regjisorit dhe aktorëve ka marrëdhënie, kur nuk jepet vetëm nga njëra anë. Këtu kemi krijuar një marrëdhënie, japim dhe marrim nga njeri-tjetri për t’i bërë gjërat sa më të plota.
Ku qëndron vështirësia e Edward Albee-it?
Autorët e mëdhenj ta japin rrugë dhe dorë të lirë për mënyrën tënde të interpretimit. Duke interpretuar në mënyrën tënde, e rëndësishme është të mos humbasësh esencën dhe thelbin e veprës. Çdo vepër e madhe është një sfidë. Është një rrezik, por edhe një mundësi e mirë.
Nuk është hera e parë që merrem me vepra të vështira. Mund të përmend “Vojcek” e Bihner-it në Teatrin e Shkupit dhe “Figaro shkurorëzohet” në Teatrin Nacional të Maqedonisë. Por, mendoj që vështirësia të jep mundësi kreativiteti, më shumë sesa të kufizon.
Vështirësia e “Virginias…” është te personazhet shumë specifikë dhe raportet shumë komplekse që ata kanë midis tyre. Por, Albee të ndihmon me faktin se secili personazh ka lëng, të jep mundësi për kreativitet, për të bërë një dramë vërtet tërheqëse dhe tronditëse. Përderisa një vepër është e shkruar bukur dhe secili personazh ka diçka për të thënë, atëherë edhe mundësia për t’i realizuar në skenë është më e madhe.
Albee është ndikuar nga teatri i absurdit. Çfarë elementësh të këtij teatri ka “…Virginia Woolf”?
Një aspekt shumë i rëndësishëm i kësaj vepre është loja. Personazhet bëjnë një teatër brenda teatrit. Fëmija e Martës dhe Xhorxhit, për të cilin ata flasin gjithë kohën, nuk ekziston. E gjithë bota e tyre është iluzore, ata e kanë krijuar atë për të ikur nga boshllëku i realitetit.
Çifti vazhdon me këtë lojë, deri në momentin që e kupton se ky iluzion i tyre po bëhet më real se realiteti dhe në këtë moment vendosin të ballafaqohen me botën e jashtme. Është e vërtetë që vepra ka absurd.
Absurdi më i madh qëndron në marrëdhënien e këtij çifti. Janë dy njerëz që duhen shumë, por mundohen të prekin edhe pikat më të dobëta të njeri-tjetrit, t’i shkaktojnë dhembje, prekin aty ku nuk prek asnjeri, me qëllimin për t’u njohur sa më shumë dhe për të qenë më të lidhur. Drama dhe dhembja që kanë, bën që ta ndiejnë njeri-tjetrin deri në palcë.
Kjo më duket më absurde se dramat e teatrit të absurdit, ku dy njerëz komunikojnë, por nuk dinë çfarë të flasin me njëri-tjetrin. Pra, absurdi qëndron te marrëdhënia e tyre, komunikimi i tyre, mënyra sesi e shfaqin nevojën për ta ndjerë njeri-tjetrin.
Ti ke qenë student i regjisorit Slobodan Unkovski, i njohur në Ballkan. Çfarë të ka ngelur në mendje nga leksionet e tij për teatrin?
Unkovski, përveçse është një regjisor i mrekullueshëm, është edhe një pedagog që di të përcjellë te studentët metodën e tij punës.
Ajo metodë më pëlqen shumë. Gjithë punën e tij si regjisor ai e bazon te puna me aktorët. Në shfaqjet e tij gjëja që bie më së shumti në sy është konkretësia interpretuese e aktorëve, raportet e qarta mes personazheve. Në shfaqjet e tij, loja e aktorëve është primare, pastaj vijnë komponentët e tjerë vizualë dhe auditivë.
Sa pret nga shfaqja?
Kur i futemi kësaj pune, mendojmë se ajo ka për të kënaqur jo vetëm publikun, por edhe neve. Presim që kjo gjë të ndodhë në premierën që do të vijë në Teatrin Kombëtar në mesin e muajit nëntor.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24685. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24685

Kufijtë, Moisiu: Negociatorët nuk ishin kompetentë Ish- presidenti reagon publikisht për skandalin e marrëveshjes së kufijve detarë me Greqinë
Ish – presidenti, Alfred Moisiu, reagon për herë të parë publikisht për skandalin e marrëveshjes së kufijve detare me Greqinë. I pranishëm në një konferencë mbi integritetin e drejtuesve, ish-kreu i shtetit kritikoi dhe bëri përgjegjës autoritetet dhe negociatorët se kanë trajtuar në mënyrë jokompetente këtë çështje delikate gjatë hartimit të marrëveshjes me palën greke.
“Mendoj se nuk është e vështirë të konkludohet se në këtë mes ke të bësh me një veprim që duket qartë, që është trajtuar me një mënyrë jokompetente, nga ata që ishin ngarkuar për të menaxhuar hartimin e saj.”- tha Moisiu. Ish presidenti i vendit vlerësoi rolin e medias, si një faktor pozitiv që realizoi transparencën e marrëveshjes.
“Fakti që një pjesë e mirë e medias së pavarur u angazhua me të drejtë dhe me forcë në bërjen sa më transparente të problemit, mendoj se ishte një faktor tepër ndihmues për të qartësuar se çfarë ishte e drejtë dhe çfarë jo.
Gjithashtu, fakti që miratimi i marrëveshjes u shty më tej, tregon se forca e opinionit publik dhe e medias, kur tregohet integritet në trajtimin e problemeve dhe mbahet qëndrim i tillë, jep rezultate pozitive. “- tha Moisiu.
Dy javë më parë ish-presidenti e akuzoi kryeministrin Berisha për servilizëm ndaj Greqisë. Duke u shprehur gjatë promovimit të librit “Midis Nanos dhe Berishës”, ish-kryetari i shtetit apeloi institucionet shtetërore që të rishikonin marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë. “Më duket një servilizëm i qeverisë sonë ndaj qeverisë greke.
Fakti që ka një reagim në lidhje me këtë çështje, tregon se diçka aty duhet parë” – deklaronte ai. Marrëveshja për kufijtë detarë është firmosur në prill të 2009 dhe mediat shqiptare denoncuan, se me këtë marrëveshje vendi ynë i falte Greqisë 354 km katror sipërfaqe ujore në detin Jon.
Koloneli në lirim dhe një ndër ekspertët më të njohur, Myslim Pashaj, ishte nga të parët që bëri oponencën e hapur ndaj paktit detar me Greqinë. Marrëveshja është ankimuar nga gjashtë parti të majta dhe të djathta në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e kësaj çështjeje.
Sensibilizimi i bujshëm detyroi Kuvendin të shtyjë ratifikimin e marrëveshjes që ishte caktuar në fillim më 19 tetor dhe dy ditë më parë të vendosë për një shtyrje tjetër të pacaktuar të datës së ratifikimit të marrëveshjes.
Ministri i Jashtëm
Meta: Pika 150, diskutim mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë
Zv. Kryeministri dhe ministri Meta, i sapokthyer nga vizita zyrtare në Itali, i pyetur dje gjatë një konference për shtyp, se cili është qëndrimi i Italisë për pikën 150 në marrëveshjen e ndarjes së kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë u shpreh:
“Ju e dini që marrëveshja midis Shqipërisë dhe Greqisë është një marrëveshje midis dy vendeve sovrane, e cila nuk ka efekt për vende të treta. Greqia dhe Italia këtë problem bilateral e kanë zgjidhur prej kohësh, sikurse edhe Shqipëria me Italinë e kanë zgjidhur prej kohësh.
Përsa i takon pikës treshe, kjo çështje do të diskutohet në negociata trilaterale, mes të tre vendeve. Nuk ekziston asnjë shqetësim për këtë problem” Në deklarimet e mëparshme për mediat, Meta i kishte quajtur spekulime denoncimet për marrëveshjen detare.
“Ka pasur një spekulim të jashtëzakonshëm për marrëveshjen me Greqinë. Italia dhe Greqia e kanë caktuar kufirin në vitin 1977, Shqipëria me Italinë në vitin 1990. Përsa i takon pikës treshe, ku takon pika e kufirit në det, do behet me negociata trepalëshe. Nevoja për të pasur një marrëveshje me Greqinë ka ardhur nga publikimi i një lajmi se një kompani e njohur do të bënte kërkime në det dhe sipas palës greke, kërkimet do të bëheshin në mes të kufirit.
Duhej zgjidhur si problem, sepse nuk ka pasur kufij dhe bisedimet janë bazuar te Konventa e Detit, ku dy vendet janë anëtare”, kishte deklaruar Meta në një debat me gazetarët dy net më parë.
Ngjela: Berisha shiti detin për interesat e tij
Kyetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, i rreshtuar përkrah PS-së dhe partive të tjera të majta në protestën për hapjen e kutive të votimit, mbrëmë në Shkodër, ka hedhur një sërë akuzash për qeverinë, në veçanti për çështjen e kufirit me Greqinë.
Sipas Ngjelës, kryeministri Berisha vendosi të shesë bregdetin për të realizuar interesat e tij personale dhe familjare. “Për një shtet që është rrjepur nga territori, është e papranueshme të vijë një kryeministër i papërgjegjshëm, që shet detin me para dhe thotë me paturpësi që ne zgjidhëm një konflikt. Ky është turp”, ka pohuar Ngjela.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24688. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24688

Zhduken 3 nga fëmijët e abuzuar seksualisht Gjykata e Tiranës është vënë në alarm pasi dy fëmijë dëshmitarë në proces nuk gjenden nga policia
Fëmija i tretë është birësuar në Kaliforni ende pa dhënë dëshminë e tij ndaj dy të akuzuarve për pedofili, Kirstodulu e Arnolds
TIRANË- Zhduken dy nga fëmijët ndaj të cilëve janë kryer veprime abuzive pedofilie nga dy të akuzuarit Robin Arnolds dhe Dino Kristodulu, që po gjykohen në Gjykatën e Tiranës. Ndërkohë, një tjetër rezulton të jetë birësuar në SHBA pa mbaruar ende procesi penal ndaj të akuzuarve.
Procesi gjyqësor ndaj dy anglezëve të akuzuar për “pedofili” që po zhvillohet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, vazhdon të zvarritet për shkak të zhdukjes së dy fëmijëve, viktima të këtyre abuzimeve, dhe birësimit të një fëmijës së tretë në SHBA, ndërkohë që ai ende nuk ka dhënë dëshminë e tij në Gjykatën e Tiranës, që po shqyrton dosjen hetimore të dërguar nga organi i akuzës.
Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Shefkije Demiraj, që shqyrton dosjen penale në fjalë, i detyruar nga mos gjetja e dy fëmijëve nga ana e policisë, të pandehur si viktima të abuzimit seksual nga të akzuuarit Dino Kristodulu dhe Robin Arnolod, ka detyruar gjykatën të lexojë deklarimet dhëna nga ata në prokurori.
Por, edhe pse janë lexuar deklarimet e tyre në këtë proces gjyqësor, togat e zeza i janë drejtuar efektivëve të policisë, duke shprehur shqetësimin e tyre për zhdukjen dhe mos gjetjen e këtyre dy fëmijëve me inicialet L.K. dhe D.M.
Këta të fundit, bashkë me fëmijët e tjerë kanë gjetur strehë për disa muaj në qendrën bamirëse “Fëmijët e tij” në kryeqytet, e drejtuar nga David Braun (Broën) tashmë i dënuar. Në këtë qendër dyshohet se ndaj tyre janë kryer veprime të turpshme dhe abuzive.
Sipas shqetësimit të togave të zeza, këta fëmijë duhet të mbaheshin në një qendër rehabilitimi apo qendër sociale deri në përfundim të procesit gjyqësor ndaj të akuzuarve, pasi duhej të jepnin dëshminë e tyre.
Pas përfundimit të gjyqit ata mund të integroheshin në shoqëri. Përveç se nuk janë mbajtur në një qendër sociale apo integrimin e tyre, këta fëmijë janë lënë të lirë duke humbur çdo gjurmë të tyre që policia t’i sjellë para gjykatës për të dëshmuar.
Gjithashtu, edhe fëmija i tretë i këtij procesi penal me inicialet G.B., që bënte pjesë në grupin e fëmijëve denoncues, rezulton se është jashtë territorit shqiptar që nga fillimi i këtij viti, ku është birësuar me procedura të rregullta nga një familje në Kaliforni të SHBA-së.
Ministria e Brendshme, pas shkresës dërguar në Gjykatë për gjetjen e vendndodhjes së fëmijës G.B., togat e zeza i janë drejtuar me një kërkesë familjes birësuese që të sjellin djalin e tyre tashmë për të dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj të pandehurve që për disa muaj kanë qenë edhe abuzuesit e tyre seksualë.
Në këtë rast birësimi i tij drejt SHBA-së është kryer pa njoftuar organin e akuzës apo gjykatën, që duhej të viheshin në dijeni për birësimin e të miturit me inicialet G.B.
Kjo pasi ai është një nga dëshmitarët kyç në këtë proces penal. Sipas akuzës, fëmija i birësuar, së bashku me dy të miturit e tjerë, cilësoheshin si dëshmitarët kryesorë të këtij procesi penal ndaj dy britanikeve të ekstraduar kohë më parë në Shqipëri.
David Braun, drejtuesi i shoqatës u dënua me 20 vite burg
Ndërkohë, drejtuesi i qendrës bamirëse tashmë të mbyllur “Fëmijët e tij”, Xhon David Braun, është deklaruar fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet për abuzimet me fëmijët, duke u dënuar përfundimisht me 20 vite burg.
Vetë ky i fundit në deklarimet e tija të lira para vendimit përfundimtar ndaj tij, ka akuzuar para togave të zeza për abuzimin me fëmijët dy ish-punonjës të kësaj qendre bamirëse që po gjykohen në këtë proces gjyqësor, të pandehurit Dino Kristodulu dhe Robin Arnold.
Sipas akuzës, të pandehurit Kristodulu dhe Arnold kanë punuar pranë qendrës bamirëse “Fëmijët e tij” që ndodhej në rrugën “Dervish Hekali” në kryeqytet dhe drejtohej nga i dënuari tashmë Braun, i cili kishte strehuar rreth 35 fëmijë. Gjatë periudhës kohore 2003-’05 në këtë qendër është abuzuar me fëmijët endacakë, të cilët gjenin strehë për shkak të kushteve të këqija financiare pranë familjeve të tyre.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24679. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24679
Të kesh baba Beharin ? Është shumë i mirë, por pak fanatik Imazhi i saj ka bërë xhiron e botës, pas reklamimit të spotit të turizmit në CNN. Iva Mera, vajza e aktorit Behar Mera, tregon për marrëdhëniet me babain e saj, pasionin për fotografinë, televizionin, ambiciet politike dhe sekretin e dashurisë
Iva Mera dhe sekreti i një dashurie.
Kur bisedon me të, nuk mungojnë batutat herë pas herë. Sensin e humorit e ka të trashëguar nga babai, por gjithashtu është shumë e lidhur me të. Konsultohet për gjithçka. Iva është vajza e aktorit Behar Mera, por nuk është aktore.
Ambiciet e saj janë politika dhe televizioni, për këtë arsye ka mbaruar studimet e larta për shkenca politike dhe vazhdon masterin për komunikim – masmedia. E ka gjetur veten mirë në ekran, pasi është edhe prezantuesja e një emisioni të suksesshëm televiziv. Bukuria dhe sharmi nuk e kanë lënë “bosh” Ivën.
Oferta për foto dhe reklama të ndryshme nuk kanë munguar, duke e bërë atë të jetë në qendër të vëmendjes. Përveç këtyre, është në fazat e para të të qenit biznesmene. Ka hapur një karaoke dhe është vetë menaxherja e saj, duke i sjellë në këtë mënyrë goxha të ardhura.
Më tej, Mera na zbulon edhe diçka që nuk e kishte bërë publike më parë, fejesën e saj. Ajo tashmë është e fejuar me një djalë, i cili vazhdon studimet për juridik me të cilin shoqërohej prej shumë kohësh.
Iva, keni qenë imazhi i turizmit shqiptar ketë verë dhe jemi në prag të fillimit të një zezoni pune, me çfarë po merret Iva tani?
Tani po vazhdoj misterin për “komunikim – masmedia”, më pëlqen shumë ta mbaj këtë lidhje me shkencat politike, të cilën sapo e kam mbaruar dhe të futurit në botën e medias dhe televizionit, është diçka që më pëlqen.
Pse ke zgjedhur shkenca politike, e shikon veten në të ardhmen si politikane?
Unë kam mbaruar gjuhët e huaja për gjermanisht. Ishte një gjuhë qe e zgjodha vetë. Mbasi mbarova vitin katërt mendova se: në qoftë se do të vazhdoja gjermanisht edhe në fakultet, nuk do të arrij më shumë se sa pedagoge maksimumi.
Kështu që, pashë këto degët e tjera, shkenca politike m’u duk pak më e veçantë dhe duke parë që ne nuk kemi shumë figura politike femërore mendova, pse të mos jem unë njëra ndër to (qesh). Shkollën e fillova me synime në politikë, më vonë e kuptova se më shumë anoja si analiste politike se sa si politikane.
Pasi kaluan tre vjet, e pashë veten se e vetmja fushë ku unë isha shumë mirë pasi edhe ku unë isha mirë ishin lëndët e mas medias, për këtë arsye zgjodha edhe misterin në këtë fushë.
E shikon veten politikane?
Është diçka, që duhet të angazhohesh. Tani në forume, jo se e shikoj të pamundur, por për momentin nuk e gjej veten.
Ke ndonjë politikane model?
Jozefina Topalli, për mua është shumë e aftë. Më pëlqen fakti që ajo drejton një kuvend që dominohet më së shumti nga burrat dhe kjo e bën atë të veçantë dhe të fortë. Një femër gjithmonë shihet më atë syrin ndryshe, ajo tamam ka thyer atë akullin që duhej, prandaj ka vlera për mua.
Përveç faktit të të qenit foto-modele, tashmë njihesh si prezantuese në televizion, ka qenë dëshira juaj, apo erdhi rastësisht?
Ishte një ofertë që më erdhi kur nuk e mendoja. Atë ditë sapo kisha xhiruar reklamën e imazhit të turizmit të Shqipërisë, ishte një gjë e rëndësishme për mua se do të transmetohej gjithandej, edhe në CNN.
Një moment më bie telefoni dhe më marrin nga Klani. Ishte organizatorja e “Nacional Bingo” më thotë se ishin të interesuar për mua, pasi donin që të isha unë prezantuesja. Në fillim e mora me të qeshur, më pas u konsultova edhe me tim atë dhe vendosa të shkoja. Ishte hera e parë për mua, fakti që i merrja gafat që bëja me të qeshur, ma lehtësonte punën, por shumë shpejt ia mora dorën.
Fakti që dole në ekran dashje pa dashje u bëre e njohur. A e ndjeve këtë gjë, çfarë ndryshoi te ty?
Po, normalisht, sepse deri në atë kohë njihesha vetëm nëpërmjet fotove. Është edhe një gjë, këtu në Shqipëri nuk ndihet shumë nëse je e njohur apo jo, kjo të paktën është ndjesia ime. Unë bëj të njëjtat gjera që kam bërë edhe më parë. Nuk është se kushtëzohem nga fakti i të qenit e njohur. Madje, miqtë e mi ma vënë në dukje shpesh herë këtë.
Kur e kuptove ti që po tërhiqje vëmendje si vajzë?
Po në momentin që të tjerët ishin të interesuar për mua, ftesa për foto, për reklama.
Të ka ndihmuar pamja e jashtme në arritjen e sukseseve të tua dhe të kësaj që je deri tani?
Pa diskutim që po. Më ka ndihmuar padyshim. Po ju tregoj diçka, te imazhi i turizmit ishin në konkurrim 18 vajza dhe në fakt kishte goca goxha të bukura, me trup të rregullt dhe shumë elegante.
U habita kur më përzgjodhën mua, pasi në vendim tim mund të ishte kushdo tjetër. Kur po iknim për në Sarandë të xhironim, në një moment të caktuar i pyeta organizatorët dhe u thashë, pse pikërisht mua? Ata më thanë: nga hunda që ke.
Qesha, dhe më shpjeguan se ata donin një vajzë tipike mesdhetare dhe unë i paskam këto karakteristika. Pra, unë sipas tyre i përmbushja kërkesat dhe parametrat që ata kërkonin. U ndjeva mirë me thënë të drejtën.
Po fakti që je vajza e aktorit të njohur, Behar Mera, sa të ka ndihmuar?
Kjo më ka bërë këtë gjë: që në çdo ambient që shkoj, kur them se jam goca e Beharit, më shohin më sy tjetër. Por, që të më ketë ndihmuar me ndonjë gjë, jo. Kjo sepse im atë nuk ka qenë kurrë pro këtyre gjërave. Kur dua të bëj diçka, më lë që unë të “vuaj” vetë dhe në momentin që nuk bëhet, nuk ndërhyn asnjëherë. Ai më thotë se ai i ka arritur vetë gjerat edhe unë këtë duhet të bëj.
Si janë marrëdhëniet e tua më babain tënd?
Shumë e ngushtë dhe e veçantë. I flasim njëri – tjetrit për gjithçka. Them se nuk e quaj dot vetëm baba, por një shok e mik shumë të mirë. Më këshillon për çdo gjë, sidomos në këtë botë, ku qarkulloj unë. Ai ka parë dhe njeh shumë, ndaj këshillat e tij më duhen. Me mamin nuk e kam këtë marrëdhënie.
Babi është shumë i mirë dhe i dashur, por është pak fanatik. Nuk është se më privon, nga ato gjëra që dua, por ai ka ca rregulla. Për veshjet e ka pak problem, tani jo dhe aq se edhe mosha, por prindërit kështu janë.
Cila është ajo gjë që vlerëson më shumë te një mashkull?
Është shumë e rëndësishme të jetë i sinqertë, por nuk e di pse kohët e fundit, virtyti kryesor është të jetë me humor. Njeriu që është më humor të shton jetën. E kam edhe nga eksperienca në familjen time. Po pate në krah një person që ka humorin, çdo gjë e merr shumë lehtë.
Ju keni pranë një njeri me humor përveç babait …?
Unë jam e fejuar, iku koha e të dashurit. Nuk e kam bërë publike dhe nuk është se më pëlqen shumë. Kishim kohë që shoqëroheshim. Kemi qenë fillimisht shokë dhe më pas të dashur, tani është i fejuari im. Erdhi një moment që duhet ta bënim familjare. Ai është student për juridik.
Të ndihmon, apo e ka bezdi fakton që ti je foto-modele dhe një imazh?
Jo, absolutisht, përkundrazi e kam krah për çdo gjë. E frekuenton jetën e natës Tani kam karaoken time, të cilën e menaxhoj dhe e organizoj vetë, kështu që nuk dal gjëkundi në vend tjetër. Kam marrë një lokal me qira dhe aty kaloj pjesën më të madhe të ditës, sidomos tani që nuk ka filluar ende shkolla.
Domethënë Iva është edhe biznesmene?
(Qesh) Eh, po t’ia bëjmë qejfin vetes, po.
Shpenzon shumë?
Shpenzoj, por më shumë jashtë, pasi kam motrën në Gjermani dhe shkoj shpesh atje. Ndërsa këtu shpenzoj shumë për gjërat kozmetike.
Çfarë ha?
Dietë nuk mbaj, për ta tepruar nuk e teproj. Nuk është se jam shumë e rregullt me ushqimin, për shembull unë ha njëherë në ditë. Më ndodh shpesh që në dimër të shëndoshem e në verë të dobësohem.
Je femër pasiononte?
Po, me pëlqejnë gjërat e bukura dhe romantike. Nuk më pëlqejnë gjërat shumë të mëdha, të hapura, shumë ngjyra.
Çfarë është lumturia absolute për ty?
Për mua, lumturia absolute nuk është se arrihet. Unë besoj te fakti që çdo njeri, sado të jetë i përmbushur, përsëri e Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24682. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24682

Aksidenti, vdesin 4 kosovarë pranë Rinasit Katër të vrarët nga përplasja e dy mjeteve pranë Fushë- Prezës udhëtonin nga Kosova, një person mbetet ende i paidentifikuar
Dy të plagosurit nga Laçi ndodhen në spitalin ushtarak në kryeqytet, ku po mjekohen pas plagëve të marra në këtë incident
TIRANË- Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur dje pasdite në një aksident
të rëndë rrugor të ndodhur dje rreth orës 15: 45 minuta në fshatin Fushë-Prezë të Tiranës në aksin në drejtim të Rinasit. Policia ka identifikuar tre nga të vdekurit me shumë vështirësi për shkak se nuk kishin dokumente identifikimi, ndërsa një tjetër ka mbetur ende i paidentifikuar. Ndërkaq, dy të plagosurit, sipas burimeve të policisë janë banorë të qytetit të Laçit.
Gjendja e tyre deri në mbrëmje ishte e rëndë, për shkak të plagëve të marra, por sot pritet që ata të kalojnë rrezikun për jetën. Sipas burimeve të Policisë, nga aksidenti kanë mbetur të vdekur, Beqir Hasani, 65 vjeç, Ramush dhe Hapo Rushiti, përkatësisht 56 dhe 58 vjeç, që mendohet se janë vëllezër.
Viktimat udhëtonin me një tip autoveturë “Volksëagen” me targa të Kosovës, 201 KS 929. Nga aksidenti i djeshëm mbetën të plagosur dhe dy të rinj, përkatësisht Gerti Poga dhe Jani Doda, 21- vjeçarë, të dy banues në qytetin e Laçit.
Të plagosurit, sipas policies, udhëtonin në autoveturë të markës “Mercedez- Benz” me targa LA 6862 A. Beqir Hasani, një prej viktimave nga Kosova, ka qenë duke drejtuar automjetin me targa 201 KS 929, ku është përplasur me veturën me targa të Laçit.
Sipas burimeve nga hetuesit e kryeqytetit, aksidenti me pasojë katër të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe të lëvizjes së dy automjeteve të përfshira në aksident, si dhe nga lagështira në rrugë.
Të njoftuar për aksidentin, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e policisë rrugore në Policinë e Tiranës, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Katër personat nga Kosova, viktima të aksidentit kanë gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes së dy makinave, ndërsa dy të rinjtë nga qyteti i Laçit pas dërgimit në Spitalin Ushtarak, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Identifikimi i viktimave ka qenë i vështirë për ekspertët e hetimit të aksidenteve, pasi nuk mbanin me vetë dokumentet e tyre të identifikimit, por mësohet se janë njohur nga disa dokumente të tjera të ndodhura në makinat e tyre. Trupat e katër kosovarëve janë dërguar në morg, ku pritet që të tërhiqen nga familjarët, pas identifikimit edhe të viktimës së katërt.
Të vdekur Beqir Hasani, 65 vjeç Ramush Rushiti, 56 vjeç Hapo Rushiti, 58 vjeç Person i paidentifikuar Mjeti “Volksëagen” me targa 201 KS 929
Të plagosur Gerti Poga, 21 vjeç Jani Doda, 21 vjeç Mjeti “Mercedez- Benz” me targa LA 6862 A.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24673. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24673
Top