Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Coli: U arratisa në Itali se banda donte të më vriste I penduari tregoi se Aleks Keka e kishte nisur me 2500 euro në Itali, me rrjetin e klandestinëve që drejtonte, pas vrasjes së Ilir Koldashit nga ai dhe grupi
Atentatet ndaj Lul Berishës dështuan, kosovarët u vetëplagosën, ndërsa atyre iu bllokua antitanku që ishte i skaduar
TIRANË- Në seancën e 90 gjyqësore ndaj të pandehurve të “bandës” së Durrësit, i penduari Adriatik Coli rrëfeu me kërkesë të organit të akuzës, para togave të zeza të Gjykatës së Krimeve të Rënda, dy atentatet e dështuara ndaj Lul Berishës, vrasjen me një plumb në kokë të Avni Gashit, vrasjen e Ilir Koldashit dhe arratinë e tij drejt Italisë me rrjetin e trafikut të klandestinëve që sipas tij drejtohej nga Aleksandër Keka, ish- kreu i vrarë i PDK-së në Malësinë e Madhe.
Kjo është bërë e ditur nga burimet zyrtare pranë togave të zeza, të cilët konfirmuan se i penduari Coli vazhdoi dëshminë e tij, duke treguar për atentatin e dështuar të dy kosovarëve të pandehur, Ahmet Ajeti dhe Osman Kërpuzi. Këta të fundit u vetëplagosën pa dashje në kohën që duhet të qëllonin në drejtim të Lul Berishës.
Atentatet e dështuara me dy anti-tanke të sjella nga Kosova, vrasjen e Avni Gashit pranë “21 dhjetorit” në kryeqytet me një plumb në kokë e kryer sipas tij nga Sardjan Sulejmani, vrasjen e Ilir Koldashit nga vetë i penduari pas zënkës me Endrit Doklen e Kujtim Bunën si dhe largimin nga Shqipëria kundrejt shumës së 2500 eurove nga frika e hakmarrjes.
Rrëfimi
“Menjëherë pas vrasjes së Ilir Koldashit, nga frika e hakmarrjes së familjes së tij dhe pasi mësova se Endrit Dokle e Kujtim Buna po më kërkonin për të më vrarë, kam vendosur të iki në drejtim të Italisë. Kam shkuar në Shkodër ku kam takuar Aleksandër Kekën, të cilit ia kam dhënë 2500 euro për të më dërguar në Itali.
Ai me grupin e tij më kaloi nga Hani i Hotit në këmbë për në Mal të zi, më pas më morën njerëz të tjerë që ishin rrjeti dhe më dërguan në Bosnje, më pas në Kroaci, Slloveni, Austri dhe përfundimisht në Itali”,-tha Coli, dëshmia e të cilit u ndërpre nga avokati Qazim Gjoni që braktisi seancën gjyqësore për të ndjekur seancën e një gjyqi tjetër penal.
Duke parë largimin e avokatit Gjonit nga salla e gjyqit, trupi gjykues ndërpreu seancën gjyqësore duke i pezulluar ditët e paraburgimit të gjithë të pandehurve dhe caktoi ditën e hënë ora 9:00 si ditën e vazhdimit të gjyqit.
Para mbylljes së seancës, i penduari Coli dha dëshmi të hollësishme edhe për atentatet e dështuara ndaj Lul Berishës në Durrës. “Pasi nuk arritëm të vrasim Lulin me ata matjanët, gjetëm me ndihmën e Kujtim Bunës dy kosovarë që morën përsipër ta vrisnin kundrejt 80 mijë eurove.
I strehuam në një Hotel në Durrës dhe i mësuam rrugën dhe vendin ku rrinte Lul Berisha. Ditën e ngjarjes, njëri nga kosovarët në momentin që ishte nisur për të vrarë Lulin e ka shtypur pa dashje këmbëzën e pistoletës dhe ka qëlluar veten duke u plagosur dhe më pas bashkë me shokun e tij janë larguar.
Pas këtij dështimi, po me ndihmën e Bunës gjetëm dy kosovarë që na sollën dy kundra-tanke një përdorim që do t’i përdornim me vra Lulin, por në momentin që tentuam të qëllonin anti-tanket nuk punonin, ishin të skaduar. Edhe pas këtij dështimi, po mendonim të gjenim një mundësi për të vrarë Lulin.
Vrasja e Gashit, pas dyshimeve se informoi Berishën për Klod Saliun
Ndërkohë, dyshonim se Avni Gashi ka spiunuar te “banda” e Lulit shokun tonë Klodian Saliu i cili më pas u vra në autostradë.
Një ditë e thirrëm Gashin tek banesa që kishim me qera te “21 dhjetori” dhe i kërkuam të na thotë se si e kishte marrë vesh vrasjen e Klodit. Ai duke folur i ulur në krevat, del mbrapa shpinës së tij dhe i drejton pistoletën në kokë Sardjan Sulejmanit që e vrau në vend.
Më pas trupin e tij e mbështjelle me tapet dhe një qese e futëm në bagazhin e makinës, pasi hëngrëm darkë e festuam vrasjen e Gashit e hodhëm trupin e tij në një kanal, anash rrugës së vjetër Tiranë-Durrës. Vrimat e banesës së shpuar nga plumbi i mbushëm me llaç dhe bëmë larjen e vendit.
Ndërkohë, pak ditë më pas, teksa po rrinim në Tiranë, erdhi Kujtim Buna i xhindosur dhe pak i pirë e shante e shfrynte pasi ishte zënë me truprojat e PUB-it të Hotel Sheratoni.
Pas disa minutash u ngritëm unë, Endrit Dokle, Kujtim Buna e Sardjan Sulejmani për të sqaruar me truprojat që pse e kishin kontrolluar Bunën kur ka hyrë në PUB.
Shkuam atje dhe morëm vesh që personi që është zënë me të quhej Ilir Koldashi, të cilit i kërkuam të sqaronte pse e kishte kontrolluar. Aty Buna dhe Dokle po ziheshin me fjalë e kapeshin me duar, kur unë dola nga mbrapa tij dhe e qëllova duke e lënë të vdekur, por, njëri plumb e ka kapur Bunën i cili mbeti i plagosur.
Atë natë ikëm dhe të nesërmen u arrestuan Dokle, Buna e Sulejmani, ndërsa unë vendosa të iki për Itali nga Shkodra, me ndihmën e Aleks Kekës të cilit ia pagova 2500 euro”-tha Coli në dëshminë e tij.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24676. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24676

Çarje në komunitetin mysliman, shkarkohet nënkryetari VENDIMI/ Saimir Rusheku akuzon kreun Selim Muça se e ka shkarkuar për të hequr pengesat për aferat e veta
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Saimir Rusheku, akuzon kreun e këtij institucioni për shkelje të ligjit pas vendimit për shkarkimin e tij. Rusheku, në një intervistë për “Shekulli”-n, shprehet se kryetari Selim Muça ka organizuar një mbledhje në shkelje të procedurave duke propozuar lirimin e tij nga detyra pa e njoftuar atë vetë dhe pa i dhënë mundësinë që të vetëmbrohej. Ai e akuzon Muçën se ka ngritur një komplot kundër tij për shkak se Rusheku e ka penguar në aferat e veta.
Pse deklaroni se kreu Selim Muça ka shkelur procedurat ?
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, me datë 9 tetor 2009, ka zhvilluar mbledhjen e kryesisë dhe po në këtë mbledhje në mënyrë krejtësisht arbitrare dhe joformale i ka propozuar kryesisë lirimin nga detyra të nënkryetarit, domethënë lirimin tim.
Deklaroj se kjo bie ndesh me procedurat, së pari për faktin se unë nuk jam njoftuar për këtë mbledhje as në mënyrë shkresore dhe as në mënyrë verbale dhe si rrjedhojë nuk kam marrë pjesë në të për të mundur të mbroj veten.
Por më tepër e them këtë sepse statuti i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë e përcakton qartë se “e drejta ekskluzive për emërimin dhe shkarkimin e nënkryetarit është kompetencë absolute vetëm e Këshillit të Përgjithshëm (Statuti neni 23, paragrafi 2).
Mendoni se është një komplot që bëhet ndaj jush?
Në fakt, përmes këtij akti, Selim Muça përpiqet të bëjë fakt të kryer një pseudo-vendim, kur dihej se nënkryetari, si anëtar i kryesisë, ka të drejtë vote në këtë vendimmarrje, dhe ndaj tij përgatiti këtë komplot.
Nëpërmjet këtij vendimi, ai synon t’i imponojë Këshillit të Përgjithshëm, organit më të lartë vendimmarrës, qëllimet dhe dëshirat e tij. Përmes këtij akti ai ka dhunuar të drejtën statuore dhe juridike të mbarëvajtjes dhe funksionimit të KMSH-së si një institucion përfaqësues i myslimanëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe parimet e shtetit të së drejtës.
Pse mendoni se është bërë ky sulm kundër jush?
Natyrisht kjo lëvizje është subjektivisht e motivuar. Kjo për faktin se unë kam kundërshtuar dhe votuar kundër shitjes së pronës në qendër të kryeqytetit duke e konsideruar atë si një veprim absurd dhe me prapavijë korrupsionin.
Gjithashtu, kam kundërshtuar emërime dhe shkarkime që janë bërë në kundërshtim me parimet dhe normat statutore. I thirrur nga Prokuroria e Tiranës, si dëshmitar kam pohuar se falsifikimi i procesverbalit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, në prill të vitit 2003 është kryer nga Selim Muça, kur në atë kohë ka qenë shefi i personelit dhe protokollar i mbledhjeve në KMSH.
Gjithashtu, kam kundërshtuar me forcë mos administrimin transparent të pronave, lidhur me përqindjet tepër të ulta të referencave të tregut, që lejojnë të dyshohet për afera.
Ç’mendoni se synon kryetari Muça me këtë veprim?
Them se nëpërmjet këtij veprimi arbitrar kryetari i KMSH-së synon të krijojë një rreth vicioz, ku çdo dëshirë dhe qëllim në interes të tij personal të realizohet pa kundërshtime. Kështu ai krijon alibi dhe probleme të paqena, në lidhje gjoja me moskryerjen e ndonjë detyre të padokumentuar ndonjëherë, sepse kurrë nuk më është bërë as vërejtja më e vogël.
Cili do të jetë hapi juaj?
Komunitetet fetare nuk janë të imunizuara nga vëmendja e shtetit dhe organeve të drejtësisë, siç mendon kryetari Selim Muça. Sidomos kur krijohen probleme që i përkasin të gjithë komunitetit të besimtarëve.
Ndaj unë ftoj anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të ngrihen në nivelin e përgjegjësisë, morale, fetare dhe institucionale, duke ruajtur integritetin dhe personalitetin e tyre, e duke zbatuar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën në vendimmarrje.
KRISTO/ Publikohen transkriptimet e videove të nxjerra në faqen e internetit nga i akuzuari për terrorizëm
Videot e “kamikazit” Kristo, fton besimtarët për Xhihad
TIRANË- Zbardhen dy videot ku “imami” Artan Kristo, i njohur ndryshe edhe me emrin fetar Muhamed Abdulla Al Albani, flet për interpretimin e Kuranit në lidhje me luftën e Xhihadit, interpretime këto që “detyruan” Shërbimin Informativ Shtetëror ta kallëzojë në prokurori. Në transkriptimin e kryer nga oficerë të policisë gjyqësore rezulton se “imami” bën interpretime të ajeteve kuranore në lidhje me luftën e Xhihadit në ditët e sotme.
Këto video janë shkarkuar nga faqja e internetit www.albselefet.com, moderator i së cilës mendohet të jetë vetë i arrestuari nga Shkozeti i Durrësit, që në zonën e tij njihet edhe si mjek popullor. Gazeta “Shekulli” ka siguruar një kopje të dosjes penale të këtij procedimi, duke publikuar transkriptimin e dy videove të pasqyruara në procesverbalet e prokurorisë.
Videoja e parë
Është pyetur hoxha i nderuar Muhammed Abdullahi se “A ka Xhihad në botën islame sot”?
Përgjigjja e Muhammed Abdullahi: Vëlla, a ka Xhihad në kohën tonë sot? Nëse po, a është Farzain apo Kefeja?
Pa dyshim se ka Xhihad në kohën tonë, edhe në të kaluarën, do të ketë edhe në të ardhmen. Çfarë do të thotë a ka Xhihad? A është obligim Xhihadi? Xhihadi është obligim, është xhihadi…(flet arabisht)…Xhihadi, obligimi i tij vazhdon deri ditën e gjykimit. Dhe na është marrë Spanja.
Ajo është e jona, na e kanë marrë kufarët, e kemi obligim ta kthejmë, duhet të punojmë për ta kthyer. Fillimi i punës është të pastrojmë besimin nga përrallat, të përmirësojmë punët tona, të forcojmë besimin tonë, të përgatisim aftësitë tona individuale, shoqërore, të jemi sa më perfekt në punët që bëjmë.
Një person ka zgjedh zanat, duhet të jemi të specializuar për këtë e për atë. Të shfrytëzojmë kohën, vendin, të shfrytëzojmë pasurinë, të shfrytëzojmë mundësitë tona, pasi të kemi realizuar, thamë ecurinë në aspektin fetar.
Atëherë pa dyshim se bota do të na nënshtrohet, do t’i nënshtrohet bota shoqërisë islame, nëse realizon këtë çështje. Përndryshe, do të jeni gjithmonë të nënshtruar dhe do t’ju bërtasin, do t’ju ulërasin nëpër rrugë kot.
Xhihadi është obligim, nuk ka dyshim në obligimin e tij. Si të jetë në Palestinë. Por, para se të jetë në Palestinë, është në Spanjë, në Andaluzi.
Atje kanë vdekur muxhahedinë myslimanë, kanë luftuar dijetarë, hoxhallarë, popull, gra, fëmijë, pleq, plaka, masakra të mëdha janë bërë në Andaluzi, Spanjë, atë kemi edhe sot obligim ta kthejmë siç ka qenë. Kemi obligim të kthejmë vendet e tjera të cilat janë pushtuar nga kufarët, kemi obligime të kthejmë shtetin islam, shoqërinë islame.
Por kjo nuk kthehet duke lënë fenë dhe u kapur për dynjanë, por kjo kthehet duke u kapur për fe dhe duke e trajtuar mirë çështjen e dynjasë, ashtu si duhet çështja e dynjasë.
Atëherë ne do të jemi të fortë dhe kjo forcë, me lejen e Allahut…(flet arabisht)…do të bëhet shkak për…(flet arabisht)…që të kemi pushtet mbi tokë. Përndryshe as pushteti, asgjë, vetëm do të bërtasim kot nëpër rrugë.
Xhihadi është obligim, është çështje e qartë, në Palestinë, shumë vende, kudo. Po duhet me u përgatitë. Nuk shkohet në Xhihad me thikë, as me kallash, e as me katjusha. Shkohet me një fjalë në Xhihad, në Xhihad nuk shkohet për t’u vrarë, por shkohet për të vra, me logjikë, për të vra atë që e ndalon.
Këtu është krijuar një koncept që në Xhihad shkohet për t’u vrarë. Në Xhihad shkohet për të vrarë, nëse shkon për të vrarë atë qafirin që është bërë pengesë në shtetin islam, është bërë pengesë për shoqërinë islame, për drejtësinë, e për shumë gjëra të tjera.
Duhet ta heqësh qafe atë qafir, duhet të shkosh për të vra, por jo për t’u vra. Po qe puna për t’u vra, është shumë kollaj. Ka shumë forma për t’u vra apo vetëvra. Puna është që me shkuar për të vra, duhet të kesh me çfarë të vrasësh. Zoti na ruajt tash.
Pra, të shkosh me vra, duhet të kesh me ça të vrasësh. Ai që s’ka me çfarë të vrasë, vritet, do ta vrasin të tjerët dhe këtu nuk fituam asgjë. Nëse ne duam me të vërtetë… do të thotë sa ka Palestina që vuan? Sikur gjithë ato vite të ishte punuar për Islamin, për…(flet arabisht)…njerëzit janë…(flet arabisht)…nuk njohin Allahun, nuk njohin fenë.
Po mirë, e si është çështja e kësaj, barazohemi ne. Një çikë me të udhëzuar, do të thotë për njerëzit, edhe padrejtësia edhe shriku, edhe kufri, janë përhapur në mesin e shoqërisë islame, atëherë mbetet puna kush të jetë më i forti. Ne e besojmë…(flet arabisht)…sa e sa grupe të vogla kanë grupe të mëdha.
Po le të bëhemi si ai grupi i vogël që ka mundësi të bëhet grup i madh, ka qenë i kulluar në aspektin fetar, se të bëhemi si ai grupi i vogël dhe inshalla, pa dyshim se do t’i shkatërrojmë shumë grupe të mëdha.
Myslimanët edhe në këtë gjendje që janë, kanë realizuar gjëra të mira, do të thotë që nëse do të jemi akoma më të përkushtuar, më të përkryer, do të kemi fuqi më të madhe, do të kemi ndikim më të madh. Duhet t’i kthehemi dijës, akides, teuhidit, duhet ta njohim Allahun…flet arabisht…
Sa e sa njerëz, siç e kemi shpjeguar në mësimet e kaluara, nuk e njohin kuptimin e fjalës “la ila e il Allah”, thonë nuk ka Zot tjetër veç Allahut, të vetëm, pa shok. Të kuptojnë mirë fjalën “la ila e il Allah”, themelin e kësaj feje, fjalën bazë të kësaj feje nuk e kuptojnë… (vijon nesër)
Kristo në burg, dy gratë e tij presin fëmijë
DURRËS – Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj Artan Kristos, i akuzuar për “thirrje publike në mbështetje të veprimeve terroriste” .
I pandehuri doli para gjykatës së Durrësit, pasi togat e zeza të kryeqytetit e deleguan dosjen penale ndaj tij në Durrës. I akuzuari për terrorizëm është sjellë në gjykatë nën masa të forta sigurie.
Organi i akuzës, i cili përfaqësohej nga prokurori Edmond Kaloshi, i ka kërkuar trupit gjykues të lihet në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve. Mbrojtja ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj klientit të tij me “detyrim paraqitje”. Sipas avokatit, arrestimi i Kristos është bërë në kundërshtim me ligjin, pasi provat e paraqitura nga prokurori nuk janë reale.
Gjithashtu është kërkuar zbutja e masës së sigurisë, me pretendimin se Artan Kristo është i sëmurë dhe nuk mund të përballojë kushtet e paraburgimit. Mbrojtja deklaroi se dy gratë e të pandehurit ishin shtatzënë dhe prisnin fëmijë nga burri i tyre i përbashkët dhe se prania e tij në shtëpi ishte e nevojshme edhe për shkak të kushteve ekonomike.
Duke pohuar se do të mbajë përgjegjësi për gjithçka që ka thënë vetë i pandehuri deklaroi se fjalët e tij nuk kanë pasur qëllime nxitjen për terrorizëm, si dhe u shpreh se ishte i pafajshëm.
“Grupi hetimor nuk ka arritur ta kuptojë siç duhet mesazhin e bisedave të mia në internet”, u shpreh i pandehuri. Por gjithsesi, nga ana e togave të zeza për 34-vjeçarin u vendos masa “burg pa afat”.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24670. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24670

Ruçi: Nuk ka gjueti shtrigash në PS. Nano më zhgënjeu A ka humbur apo jo PS-ja zgjedhjet?
Humbjen në planin e verdiktit që ka dhënë elektorati shqiptar duhet vlerësuar në dy pamje. Sipas Kodit Elektoral, Partia Socialiste ka humbur dhe është në opozitë, është në opozitë. Në planin moral dhe politik po të krahasojmë PD-në dhe PS-në, PS-ja është e fituar.
Është e fituar sepse me gjithë këto kontestime që ne kemi. Ore zotëri, le të hapen këto kuti dhe të mos vërtetohet asnjë pretendim që ne kemi. Atëherë ne do të dalim dhe do të themi, popull shqiptar, kundërshtari im politik më fal, unë kam gabuar, zgjedhjet kanë qenë tërësisht të lira dhe ju s’keni vënë fare dorë në kutitë e votimi. Sikur të ishte kështu…
Do të ishte shumë mirë, do të ishte jashtëzakonisht mirë. Por, duhet të marrë fund njëherë e mirë ankthi i zgjedhjeve. Duhet të marrë fund njëherë e mirë fund teoria staliniste që s’ka rëndësi se kush voton dhe se si voton, ka rëndësi se kush numëron dhe kush administron.
A do të ishte më mirë që të pranonit humbjen më përpara sipas Kodit Elektoral dhe më pas të vinit në mënyrën se si është administruar procesi dhe transparenca e këtij procesi…?
Humbjet në planin institucional, PS-ja dhe kryetari i saj e ka pranuar përderisa e quan veten në rolin e opozitës dhe opozitarit. Në planin e standardeve dhe të vënies dorë në procesin zgjedhor, PS nuk kërkon fitoren e tavolinës, por kërkon të vendoset një standard me qëllim që në zgjedhjet pasardhëse, këto fenomene të përcaktuara në këto zgjedhje, të mos përsëriten më.
Teoria, apo lançimi i Shqipërisë për mosplotësim standardesh apo që ky popull nuk e meriton demokracinë, nuk ka faj elektorati dhe populli shqiptar, fajin e ka klasa politike, me veprimet dhe mosveprimet e saja, që shtrembëron verdiktin që jep elektorati shqiptar.
Parë në këtë këndvështrim, ne kemi bindje që rezultati është i deformuar, megjithëse PS-ja ka 11 mijë vota më shumë se PD-ja. Nëse do të fusim edhe koalicionin, unë po u them që të marrësh një mandat duhen 10 mijë vota, ja 25 mijë vota, ne pretendojmë se minimumi PS-se i janë deformuar 3 mandate.
Atëherë 3 mandate, 30 mijë vota edhe 10, 40 mijë vota, bie koalicioni, se do t’i ulen asaj. Madje do të thosha 60-70 mijë se i ulen asaj. Pra s’është e vërtetë që është 10 mijë vota me këto rezultate të certifikuara nga institucionet Kushtetuese të këtij vendi dhe njëkohësisht janë minimumi tre mandate të deformuara, që janë baras me 30 mijë vota.
Ju personalisht keni përgjegjësi pse ka humbur PS-ja? Nëse po sa është kjo përgjegjësi?
Sigurisht, që unë kuptoj tendencën tuaj për të artikuluar dhe për të evidentuar togfjalëshin që PS-ja ka humbur. Nëse do të ishte e vërtetë kjo, përgjigje e kësaj vërtetë do të pritet vetëm kur të bëhet kjo transparencë dhe atëherë që kërkoni nga unë dhe për herë të parë nga Partia Socialiste.
Ajo që artikulova unë ishte fjala që sot PS-ja është në opozitë, derisa është në opozitë, s’është fituese, që sot PS-ja ka më 10 mijë vota më shumë se PD-ja, që PS-ja pretendon për 30 mijë vota të tjera të vjedhura minimumi nga mazhoranca aktuale, dhe që sot PS-ja kërkon që këto pretendime që ajo ka, këto kërkesa që ka, të hapen para publikut shqiptar, para analistëve shqiptarë dhe të verifikohen, ka të drejtë apo s’ka të drejtë.
Vetëm atëherë merr përgjigje pyetja, ka humbur apo ka fituar, në planin moral dhe politik, se në planin institucional Sali Berisha është në pushtet, ne jemi në opozitë. Ne kërkojmë të vendosim një standard, ne nuk kërkojmë t’i marrim pushtetin Sali Berishës.
E dyta, edhe kur të bëhet kjo transparencë, unë dhe kolegët e mi kemi parë dhe do të vazhdojmë të shikojmë me sy kritik çfarë eci tek PS. Kjo është punë dhe përgjegjësi e familjes sime politike dhe PS-ja ka filluar këtë proces, ka filluar dhe do të fillojë brenda këtij muaji, sipas vendimit të fundit të Asamblesë Kombëtare, në çdo qelizë, pranë çdo qendre votime ne kemi strukturën. Do ta fillojmë analizën nga çdo anëtar i partisë, para çdo qendre votimi.
Në fund do të arrijmë në konkluzionet përkatëse. Pra, kjo përgjegjësi që ju shtroni, munguar që nga kryetari i partisë. Shpesh, në momentet e para të përfundimit të zgjedhjeve, ju keni ngritur një debat, qoftë edhe në këtë studio, që do të japë dorëheqje Edi Rama, që s’do japë dorëheqje Edi Rama, që do të kandidojë Edi Rama, që s’do të kandidojë Edi Rama.
Pikërisht, edhe Edi Rama, në zbatim të atyre rregullave të brendshme që ka PS dhe atij morali politik që ka PS, ndërpreu mandatin e tij fjalë për fjalë, siç e kërkon statuti i PS dhe u votua tek PS. PS dhe anëtarësia e saj, në mënyrën më demokratike i dha një verdikt.
Është e vërtetë, që direkt pas zgjedhjeve zoti Rama dëshironte të largohej nga kreu i PS-së dhe jeni ju që e keni bindur atë që të qëndrojë në kreun e PS-së?
Unë jam kundër këtyre zërave dhe kundër këtyre deklarimeve. Vizioni im për një kryetar partie është krejt ndryshe, jo kushdo mund të dalë kryetar partie.
Të gjithë mund të dëshirojnë, mund të aspirojnë, por jo kushdo mund të bëhet kryetar partie. Pse? Partia është frymë. Pra, që të dalësh kryetar partie duhet të ndjejë anëtarësia dhe ti duhet të ndjesh anëtarësinë. Le të marrim Edi Ramën.
Ajo që unë kam parë meqë, më falni për mungesën e modestisë, për arsye të kohëzgjatjes pa u shkëputur nga drejtimi i PS-së, kam ndjerë një gjë, në 2005 e kërkonte Edi Rama PS-në, nuk e kërkonte anëtarësia Edi Rama, e kërkonte Edi Rama për tu bërë kryetar i PS-së.
Në atë kohë ka pasur një problem, që Edi Rama megjithëse ishte kandidat i PS-së në gati dy mandate, por kishte ardhur jashtë gjirit të PS-së, të asaj pjesës tradicionale të të qenit socialist.
Ai kishte një problem, që s’ishte kaq e lehtë që Edi Rama kryetar ta ndiente PS-në dhe anëtarësia e PS-së të ndjenin kryetarin e tyre. S’është problem i vogël ky, është problem shumë i madh ky ishte fillimi. Le të vijmë në 2009.
Nëse në 2005, kërkonte Edi Rama të bëhesh kryetar i PS-së, në 2009, kërkonin socialistët që të kishin për kryetar Edi Ramën. Pse? Sepse ishte plotësuar ky hendek i madh në 2005, që në 2009, socialistët e ndjenin për kryetar Edi Ramën.
Më thoni një kryetar partie që e ka hequr anëtarësia. Askush. Ka ikur vetë, pasi ka humbur zgjedhjet dhe ka ikur. Do të ishin të përjetshëm kryetarët nëse do të vendosë anëtarësia kush do të rrijë kryetar.
Zoti Nano do të ishte kryetar i PS-së nëse s’do të ikte vetë në 2005-ën?
Mund të them një gjë që, Edi Rama iku dhe anëtarësia e PS-së në plotësim të pyetjes suaj, kishin në dorë ta hiqnin Edi Ramën. Madje shumë është lançuar që ka pasur peticione nga strukturat e PS-së dhe nga anëtarësia e PS-së, që Edi Rama të mos japë dorëheqjen.
Mund të kishte peticione të tjera, duke filluar që nga unë që flas, që Edi Rama, jo vetëm të ndërpresë mandatin, por të mos guxojë të kandidojë për kryetar i Partisë Socialiste. Ashtu sikurse është e drejtë e tij edhe për të konkurruar dhe ishte përsëri e drejtë normale e anëtarësisë së PS-së me atë anën që të jep demokracia, vota e fshehtë, ta hiqnin Edi Ramën.
Koha vërtetoi dy gjëra, që anëtarësia e PS-së, ka pasur një trysni shumë normale, për mos ndërprerje të mandatit të Edi Ramës. Ka pasur një trysni të anëtarësisë për kandidim të Edi Ramës dhe Edi Rama plotësoi të dyja kushtet, edhe për anën morale dhe institucionale që statuti kërkon, edhe atë që anëtarësia e PS-së kërkonte si detyrim Edi Ramës.
Ai rikandidoi. Besoj se pjesëmarrja e socialistëve në votim dhe vota që Edi Rama mori, besoj që nuk kanë nevojë për komentet e mia. Nuk më kthyet përgjigje për zotin Nano…
Nuk e di, duhet provuar, ajo është e paprovuar. PS-ja në këto 18 vjet ka provuar shumë gjëra, ka provuar kryetarin në burg, është administruar dhe drejtuar në një kohë tepër të vështirë në mënyrë kolegjiale nga pjesa tjetër e udhëheqjes, ashtu sikurse ka provuar dorëheqje të kryetarit, ashtu sikurse ka provuar ndërrimin e disa kryeministrave. Mos harroni që brenda 8 vitesh qeverisje kemi ndryshuar 6 kryeministra. Dy herë Nanon, dy herë Majkon dhe dy herë Metën.
Po ashtu edhe disa ministra. Ashtu sikurse ka provuar dorëheqjen e kryetarit, ashtu sikurse ka provuar edhe ndërprerjen e mandatit të kryetarit dhe rizgjedhjen e kryetarit në mënyrën më të mirë dhe më demokratike.
Zoti Rama menjëherë pas 28 qershorit është konsultuar me ju për të dhënë dorëheqjen për t’u larguar nga kreu i PS-së?
Sigurisht që unë jam pjesë e PS-së dhe unë kur thashë që kam konsultuar ose dhashë një mendim që nëse në 2005 Edi Rama donte drejtimin e PS-së, ndërsa në 2009 socialistët duan në drejtim Edi Ramën.
Sigurisht që edhe unë s’bëj përjashtim dhe mendimi e gjykimi im nuk ishte se unë Gramoz Ruçi dua Edi Ramën, absolutisht jo. Korrespondon që edhe në 2005 edhe tani, ju jeni që e doni…
Nuk funksionon kështu partia. Meqë pyetët në 2005, unë kam qenë skeptik. Kam qenë shumë skeptik në një kuptim, në atë që ju thashë qëparë, nuk shikoja që socialistët të ndienin për kryetar Edi Ramën.
Ndërsa sot jam me këtë mendim, s’është mendim për interesa meskine të Ruçit, apo personale të Ruçit, apo individuale të Ruçit, apo Ruçi përdori kreditit e tij për të mbajtur Edi Ramën kryetar. Përkundrazi, Ruçi do të ishte e pafalshme vërtetë nëse nuk do të lexonte si atë frymë që lexoi në 2005, po ashtu edhe atë frymë që ishte në 2009.
Ju po thoni që në 2009 zoti Rama dha dorëheqjen, por për shkak se ekzistonte fryma që PS-ja e donte zotin Rama, ju bashkë me strukturat e PS-së sollët këtë zhvillim?
Po, strukturat e Partisë Socialiste.
Përgjigja ishte po. Domethënë, zoti Rama ka dashur të largohet pas 28 qershorit, por nuk e kanë lënë struktura e partisë?
Po, patjetër.
Ka një grup të mendimit ndryshe, siç është pozicioni i tyre dhe siç është pozicioni i strukturave zyrtare të partisë në këtë grup?
Sigurisht jemi, zërat ndryshe tani dihen, autorët e këtij mendimi dihen. Unë si kryetar i Asamblesë Kombëtare dhe anëtar i udhëheqjes së asaj partie, i kam dëgjuar në strukturat brenda familjes sonë politike. Nuk paragjykoj asnjërin prej tyre dhe as qëndrimin që ata kanë…
A do të ketë “gjueti shtrigash”?
Absolutisht jo. Unë po jap komente për qëndrime institucionale të kolegë të mi brenda institucioneve të partisë, të cilët në fillesat e saj kur unë kam bërë propozimin i pari në Kryesi të partisë, unë kam respektuar mendimin, meqë përmendet zotit Malajn, nuk kam qejf të përmend emrat e kolegë të mi nëpër studio.
Zoti Malaj ka qenë që ka bërë propozimin, këto janë të vërteta, që të presim njëherë verdiktin që është KQZ-ja dhe ishte Kolegji Zgjedhor. Më andej të mbajmë qëndrimet.
Ashtu sikurse respektoi qëndrimin e zotit Malaj ndryshe, i cili është dakord me kërkesat, por është i mendimit që këto kërkesa të implementohen me veprimin e grupit parlamentar socialist brenda në parlament. Ashtu sikurse kam dëgjuar që megjithëse kanë një mendim ndryshe, do të respektojnë vendimin e shumicës.
Po nëse ato hyjnë në Parlament, do të hiqen?
Unë nuk shtie fall. Nuk do të dëshiroja aspak që asnjë nga pjesëtarët e familjes sime politike të thyej këtë vendim politik të Partisë Socialiste. Nuk do ta dëshiroja megjithëse nuk mjafton dëshira ime. Duhet edhe vullneti i kolegëve. Nëse dikush bën zgjedhjen e tij, është i lirë në demokraci.
Por the që PS-ja në asnjë rast nuk ka bërë “gjueti shtrigash”, nëse dikush bën një zgjedhje, në mbledhjen e fundit të Asamblesë, një kolegu i Asamblesë Kombëtare më tha që kjo mbledhje duhet të kishte filluar me qëndrimin që duhet mbajtur për Shpëtim Idrizin. I thashë, pse duhet të fillojë me këtë?
Dikush tjetër nuk kuptohet që bashkë me ikjen e njërit duhet të marrë dhe mandatin e atij, që të vijë tjetri. I shpjegova që është një zgjidhje që ka bërë zoti Idrizi, i cili formoi një parti të re, është zgjedhja e tij, në raste të tilla, PS-ja as e vendos në analizë, as e vë në paralizë, as e ndëshkon. Përkundrazi, e çregjistron si anëtar i PS-së. Për sa i përket mandatit. Mandati është në liritë dhe të drejtat e të zgjedhurit.
Edhe në rastin konkret, secili bën zgjedhjet e tij. Unë këtu jam si kryetar i Asamblesë Kombëtare dhe s’do të dëshiroja askënd që të bënte një zgjedhje jashtë këtij verdikti, tashmë të dhënë në mazhorancë nga Kryesia e partisë, nga grupi parlamentar…
Ju po thoni që në shembullin e Shpëtim Idrizit, nëse një deputet tjetër apo pesë anëtarët e LMN, ata ç’regjistrohen nga PS-ja dhe vazhdojnë jetën e tyre politike?
Sigurisht ju kërkoni lajmin e tretë, nuk ua kam për të dhënë këtë kënaqësi. Se kam bindje tek pjekuria, maturia e kolegëve të mi, familjes sime politike, që ata që kanë deklaruar do ta bëjnë realitet, që nuk do të thyejnë vendimin e anëtarësisë, të Kongresit, të Asamblesë Kombëtare.
A jeni ju duke i shërbyer elektoratit që ju votoi, duke bërë të tillë opozitë? Jemi si vend në prag të zhvillimeve të mëdha historike, që kanë të bëjnë me çështje të integrimit, çështje që kërkojnë kontributin e të gjithë klasës politike në Shqipëri.
Nëse do të marrë një kosto ndërkombëtare si pasojë e qëndrimit tuaj, për sa i përket çështjeve integruese, merrni parasysh që shumë njerëz nuk do t’ua falin këtë për shkak të kokëfortësisë që duhet të hapen kutitë? Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që opozita të shkojë në Kuvend.
Sa do rezistoni me këmbënguljen për të mos hyrë në Parlament?
Kushdo që pret se opozita do të lodhet, kushdo që pret se opozita do të demotivohet, do t’i thosha ta harrojë. Për arsye se kjo do të ishte gjëja më e keqe në shërbim të elektoratit të vendit dhe demokracisë.
Madje do të kërkoja mbështetjen tuaj dhe nëpërmjet kësaj studio të nderuar dhe të respektuar, të gjithë shoqërisë civile dhe opinionbërëse në Shqipëri, që unë kur nisa pyetjen e parë që zoti Peza më bëri thashë që pavarësisht nga këto, këtij vendi i mungojnë shumë gjëra, por të paktën mos t’i mungojë opozita.
Kërkesat dhe pretendimet tona do të ishte një humbje fatale që ne me tërheqjen që mund të bënim, sipas pyetjes që ju shtruat, ta linim këtë vend me të njëjtat probleme dhe të njëjtat shqetësime dhe të bëjmë sikur bota dhe Evropa, apo vendit edhe elektoratit tonë i shërbejnë.
Pra, ju po thoni se nëse kutitë nuk hapen për katër vjet, ju katër vjet do të jeni jashtë Parlamentit?
Unë shpresoj që të mos zgjasë as katër minutë. Nëse ju më pyesni nëse i shërbej apo ajo elektoratit, elektorati jonë është shumë i vendosur që vendi i tyre të plotësojë standardet.
Jo që partia e tyre të vij nesër në pushtet nëpërmjet rishikimit të verdikteve që kanë dhënë institucionet kushtetuese. Kur unë thashë që Shqipëria nuk ka liri vote, për këtë është e interesuar elektorati opozitar. Për këtë liri vote
Çfarë ju bashkon me Ramën?
Ju thatë që zoti Rama ka qenë i djathtë, nuk mendoj që ka qenë i djathtë. Zoti Rama ka qenë një nga nismëtarët e lëvizjes për demokraci. Kjo një vlerë, si shumë intelektualë të Tiranës, unë mendoj që zoti Rama nuk pati jetëgjatësi si aktivist i së djathtës dhe s’i pjesëtar i së djathtës, madje nuk është përdorur vetëm ndëshkimi imoral dhe politik ndaj Ramës, qysh në fillesat e së djathtas, por është përdorur dhe ndëshkimi fizik.
Nga natyra artisti, s’është i djathtë por është i majtë, se është më i ndjeshëm pikërisht për të gjitha këto probleme që ne po diskutojmë sot. Ishte sa dëshirë e zotit Rama në fillesat kur ne e kërkuam për të kandiduar atë për kandidat për kryetar bashkie, apo kur PS-ja e afroi për ministrin e Kulturës, për këtë s’kemi pishman.
Kështu që, sot ne na bashkon një familje politike, që të dy dhe unë që jam më i vjetri në familje dhe zoti Rama që nuk është shumë i ri tani, por sa gjysma e jetës sime politike.
Mbajti 8 vjet kryetar bashkie dhe një vit e gjysmë ministër, është rreth 11 vite, mund të konsiderohet edhe Rama se nuk është kaq i ri tek PS, përkundrazi është më shumë se gjysma e jetës së tij politike pranë alternativës të së majtës socialiste.
Zoti Nano ka bërë një deklaratë shumë të fortë, që njerëz pranë kryetarit të PS-së e kanë kërcënuar me jetë. Ju si e komentoni këtë?
Për këtë s’dua të komentoj. Unë nuk di një element të tillë, absolutisht mund ta thotë publikisht nga partia, është e drejtë kujtdo. Unë e kam dëgjuar në dy intervistat që ka dhënë zoti Nano, sigurisht që unë kam qenë një bashkëpunëtor i vjetër, i ngushtë madje, është një realitet.
Në të dyja intervistat e tij për zhargonin e përdorur si pjesëtar i familjes sime politike. Për atë që deklaroi lidhur me para votimit me PS-në dhe atë që deklaroi pas votimit se s’kishte votuar PS-në, s’ka se si të jem dakord. Jeni dakord me zotin
Rama kur thotë që Nano-Meta-Berisha janë në një kamp?
Unë s’kam ndonjë dallim nga ajo që deklaron Edi Rama dhe ajo që deklarova unë këtu është kjo, që nuk do ta dëshiroja dhe nuk do ta mendoja kurrën e kurrës që Fatos Nano si themelues i PS-së, si drejtues i PS-së për 15 rresht, tre ditë para zgjedhjeve të shprehte verdiktin e tij ndaj forcës së tij politike dhe një muaj pas zgjedhjeve të deklaronte votën e tij kundër PS-së.
Këtë nuk do ta dëshiroja kurrë, nuk do të dëshiroja ta dëgjoja. Sigurisht është e hidhur, por ky është realiteti.
Atëherë ky realitet nuk ka as më shumë dhe as më pak se ai qëllim dhe ajo alternativë që përfaqësonte kundërshtarët tanë politikë. Nuk doja ta shikoja Fatos Nanos kundërshtar të forcës sime politike. Ky është realiteti dhe sado i hidhur duhet pranuar.
A ka një skenar PS-ja se çfarë do të ndodhë nëse gjenden problemet tuaja?
Ne e kemi deklaruar edhe në dy qëndrimet e fundit të lidershipit të PS, Edi Rama, është trajtuar ky merak, ky preokupim dhe ne jemi shumë të qartë për këtë, që ne nuk kërkojmë asnjë rishikim të vendimeve që kanë marrë.
Ne duam thjesht të bëjmë transparencën dhe të vendosim standardet për zgjedhjet e ardhshme. Kur do të jenë këto, të kohshme apo të parakohshme, këto i shpërbejnë hapave të tjerë politike që do të marrë PS.
Qeveria nuk e mbajnë mandatet e veta në pushtet. Nëse për mua këto pretendime, këto kërkesa dhe kjo transparencë që unë do të bëj për kutitë dhe që do të dalë në problemet që unë mendoj dhe do të vihen përpara përgjegjësisë. Tre gjëra do të bëhen, e para do të tregohet e vërteta.
E dyta, ata që kanë shkelur ligjin të vihen para ligjit. E treta, nëse ka nevojë dhe ka vakum ligjor do të bëhen përmirësime të rregullave të lojës, që është Kodi Elektoral.
Pastaj për hapat e tjerë dhe qëndrimet politike, brenda së vërtetës, së masës që do të jetë, sot ne themi që kemi të bëjmë me një legjitimitet të munguar, atëherë me rrugë dhe me mjete demokratike, sigurisht do të ketë hapa të tjera politike, që do të jenë detyrimisht zgjedhje të parakohshme, me infrastrukturë të re, me rregulla të reja, me standarde të reja.
Me qeveri teknike apo me këtë qeveri?
Nuk e di, nuk dua ta paragjykoj fare.
Humbja e PS-së?
Humbjen në planin e verdiktit që ka dhënë elektorati shqiptar duhet vlerësuar në dy pamje. Sipas Kodit Elektoral, Partia Socialiste ka humbur dhe është në opozitë, është në opozitë. Në planin moral dhe politik po të krahasojmë PD-në dhe PS-në, PS-ja është e fituar.
Është e fituar sepse me gjithë këto kontestime që ne kemi. Ore zotëri le të hapen këto kuti dhe të mos vërtetohet asnjë pretendim që ne kemi. Atëherë ne do të dalim dhe do të themi, popull shqiptar, kundërshtari im politik më fal, unë kam gabuar, zgjedhjet kanë qenë tërësisht të lira dhe ju s’keni vënë fare dorë në kutitë e votimi.
Edi Rama, kryetar
Le të vijmë në 2009. Nëse në 2005, kërkonte Edi Rama të bëhesh kryetar i PS-së, në 2009, kërkonin socialistët që të kishin për kryetar Edi Ramën. Pse? Sepse ishte plotësuar ky hendek i madh në 2005, që në 2009, socialistët e ndjenin për kryetar Edi Ramën…
Koha vërtetoi dy gjëra, që anëtarësia e PS-së, ka pasur një trysni shumë normale, për mos ndërprerje të mandatit të Edi Ramës. Ka pasur një trysni të anëtarësisë për kandidim të Edi Ramës dhe Edi Rama plotësoi të dyja kushtet, edhe për anën morale dhe institucionale që statuti kërkon, edhe atë që anëtarësia e PS-së kërkonte si detyrim Edi Ramës.
Ai rikandidoi. Besoj se pjesëmarrja e socialistëve në votim dhe vota që Edi Rama mori, besoj që nuk kanë nevojë për komentet e mia.
Ruçi dhe Rama
Meqë pyetët në 2005, unë kam qenë skeptik. Kam qenë shumë skeptik në një kuptim, në atë që ju thashë qëparë, nuk shikoja që socialistët të ndienin për kryetar Edi Ramën.
Ndërsa sot jam me këtë mendim, s’është mendim për interesa meskine të Ruçit, apo personale të Ruçit, apo individuale të Ruçit, apo Ruçi përdori kreditit e tij për të mbajtur Edi Ramën kryetar. Përkundrazi, Ruçi do të ishte e pafalshme vërtetë nëse nuk do të lexonte si atë frymë që lexoi në 2005, po ashtu edhe atë frymë që ishte në 2009.
Nëse thyhet vendimi për bojkot nga disa deputetë
Nëse dikush bën zgjedhjen e tij, është i lirë në demokraci. Por the që PS-ja në asnjë rast nuk ka bërë “gjueti shtrigash”, nëse dikush bën një zgjedhje, në mbledhjen e fundit të Asamblesë, një kolegu i Asamblesë Kombëtare më tha që kjo mbledhje duhet të kishte filluar me qëndrimin që duhet mbajtur për Shpëtim Idrizin. I thashë, pse duhet të fillojë me këtë?
Dikush tjetër nuk kuptohet që bashkë me ikjen e njërit duhet të marrë dhe mandatin e atij, që të vijë tjetri. I shpjegova që është një zgjidhje që ka bërë zoti Idrizi, i cili formoi një parti të re, është zgjedhja e tij, në raste të tilla, PS-ja as e vendos në analizë, as e vë në paralizë, as e ndëshkon. Përkundrazi, e çregjistron si anëtar i PS-së.
Rama i djathtë?
Ju thatë që zoti Rama ka qenë i djathtë, nuk mendoj që ka qenë i djathtë. Zoti Rama ka qenë një nga nismëtarët e lëvizjes për demokraci. Kjo një vlerë, si shumë intelektualë të Tiranës, unë mendoj që zoti Rama nuk pati jetëgjatësi si aktivist i së djathtës dhe s’i pjesëtar i së djathtës, madje nuk është përdorur vetëm ndëshkimi imoral dhe politik ndaj Ramës, qysh në fillesat e së djathtas, por është përdorur dhe ndëshkimi fizik.
Nga natyra artisti, s’është i djathtë por është i majtë, se është më i ndjeshëm pikërisht për të gjitha këto probleme që ne po diskutojmë sot. Ishte sa dëshirë e zotit Rama në fillesat kur ne e kërkuam për të kandiduar atë për kandidat për kryetar bashkie, apo kur PS-ja e afroi për ministrin e Kulturës, për këtë s’kemi pishman
Për Fatos Nanon
Nuk do ta mendoja kurrën e kurrës që Fatos Nano si themelues i PS-së, si drejtues i PS-së për 15 rresht, tre ditë para zgjedhjeve të shprehte verdiktin e tij ndaj forcës së tij politike dhe një muaj pas zgjedhjeve të deklaronte votën e tij kundër PS-së. Këtë nuk do ta dëshiroja kurrë, nuk do të dëshiroja ta dëgjoja.
Sigurisht është e hidhur, por ky është realiteti. Atëherë ky realitet nuk ka as më shumë dhe as më pak se ai qëllim dhe ajo alternativë që përfaqësonte kundërshtarët tanë politikë. Nuk doja ta shikoja Fatos Nanos kundërshtar të forcës sime politike. Ky është realiteti dhe sado i hidhur duhet pranuar.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24665. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24665
Shumë happy (Samanta Karavello ft. Roy)
R: Yesa, we bring this new summer Roy Records Dance, come on Samanta, Roy, go
Everybody dance Everybody dance Everybody dance, dance Everybody dance Everybody dance Everybody dance, dance Come on
S: Jam shumë happy, jam shumë crazy Baby jam shumë nice E ktë ritëm që më bën sonte të çmendem Në ktë party të gjithë s’bashku T’i çojmë duart lart T’i shijojmë netët e kësaj vere Sonte dridhem, shkrihem Nata shumë e nxehtë Atmosfera që sjell vera ka filluar Dhe muzika në ktë mbrëmje që ne na jep jetë Çdo moment duke e shijuar
Ref. 2x Jam shumë happy tonight Jam shumë crazy tonight Në ktë ritëm tonight
R: Ok në ktë mbrëmje mbërrita
S: Sonte mbrëmjen ta shijojmë
R: All night që ndezim natën n’club
S: Atmosferën veç ne e ofrojmë
R: Se kur vijmë na, nuk e dina
S: Pse ky ritëm më pushton
R: Neve krejt po pina do do do do… Kur hymë n’club na, jeni më ndryshe S’pini me gota po pini me shishe S’jam vetëm por dyshe, me mu është Samanta Kjo është me e mira, kjo është ma e veçanta Na vijmë se na doni, na vijmë se na doni Na vijmë se, na vijme se, na dimë se ça doni Ktë ritëm shijoni me ne n’club Kjo natë s’ka me u ndal, me ne don’t stop Shake your body, move your body, bleed tonight Everybody’s dancing, enjoyng all night Se e ngjisim, e kallim, e ngrejmë atmosferën Na e bojmë hitin, na e sjellim verën Na ju bojmë për me pi Për me pi, vetëm mirë me u ni Çoni durt nalt me hip-hop dhe R&B Se si kërcen e di, se si këtë sen s’ke ni Roy dhe Samanta tash me një stil te ri.
S: Ref. 2x Jam shumë happy tonight Jam shumë crazy tonight Në ktë ritëm tonight
S: (2x) Dridhem me këtë ritëm Më pëlqen që sa më shumë të kërcej E ndjej muzikën Që më bën sonte të ndihem ok Clubi krejt ndizet Një zë vetëm kur ne jena knej ***
R: Se na e kallim sot knej
Everybody dance Everybody dance Everybody dance, dance Everybody dance Everybody dance Everybody dance, dance Come on
S: Ref. 4x Jam shumë happy tonight Jam shumë crazy tonight Në ktë ritëm tonight
R: *** sonte n’club Me R&B e me rap Hey mami lets play it back Krejt ndryshe sonte na vijnë Të mprehtë në flow e në beat Na atmosferën ne iu mpijmë
S&R: *** sonte n’club Me R&B e me rap Hey mami lets play it back Krejt ndryshe sonte na vijnë Të mprehtë në flow e në beat Na atmosferën ne iu mpijmë
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4784. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4784
Shumë happy (Feat. Roy)
R: Yesa, we bring this new summer Roy Records Dance, come on Samanta, Roy, go
Everybody dance Everybody dance Everybody dance, dance Everybody dance Everybody dance Everybody dance, dance Come on
S: Jam shumë happy, jam shumë crazy Baby jam shumë nice E ktë ritëm që më bën sonte të çmendem Në ktë party të gjithë s’bashku T’i çojmë duart lart T’i shijojmë netët e kësaj vere Sonte dridhem, shkrihem Nata shumë e nxehtë Atmosfera që sjell vera ka filluar Dhe muzika në ktë mbrëmje që ne na jep jetë Çdo moment duke e shijuar
Ref. 2x Jam shumë happy tonight Jam shumë crazy tonight Në ktë ritëm tonight
R: Ok në ktë mbrëmje mbërrita
S: Sonte mbrëmjen ta shijojmë
R: All night që ndezim natën n’club
S: Atmosferën veç ne e ofrojmë
R: Se kur vijmë na, nuk e dina
S: Pse ky ritëm më pushton
R: Neve krejt po pina do do do do… Kur hymë n’club na, jeni më ndryshe S’pini me gota po pini me shishe S’jam vetëm por dyshe, me mu është Samanta Kjo është me e mira, kjo është ma e veçanta Na vijmë se na doni, na vijmë se na doni Na vijmë se, na vijme se, na dimë se ça doni Ktë ritëm shijoni me ne n’club Kjo natë s’ka me u ndal, me ne don’t stop Shake your body, move your body, bleed tonight Everybody’s dancing, enjoyng all night Se e ngjisim, e kallim, e ngrejmë atmosferën Na e bojmë hitin, na e sjellim verën Na ju bojmë për me pi Për me pi, vetëm mirë me u ni Çoni durt nalt me hip-hop dhe R&B Se si kërcen e di, se si këtë sen s’ke ni Roy dhe Samanta tash me një stil te ri.
S: Ref. 2x Jam shumë happy tonight Jam shumë crazy tonight Në ktë ritëm tonight
S: (2x) Dridhem me këtë ritëm Më pëlqen që sa më shumë të kërcej E ndjej muzikën Që më bën sonte të ndihem ok Clubi krejt ndizet Një zë vetëm kur ne jena knej ***
R: Se na e kallim sot knej
Everybody dance Everybody dance Everybody dance, dance Everybody dance Everybody dance Everybody dance, dance Come on
S: Ref. 4x Jam shumë happy tonight Jam shumë crazy tonight Në ktë ritëm tonight
R: *** sonte n’club Me R&B e me rap Hey mami lets play it back Krejt ndryshe sonte na vijnë Të mprehtë në flow e në beat Na atmosferën ne iu mpijmë
S&R: *** sonte n’club Me R&B e me rap Hey mami lets play it back Krejt ndryshe sonte na vijnë Të mprehtë në flow e në beat Na atmosferën ne iu mpijmë
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4781. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4781

AlbPC NoteBook Concept
Keto jane disa laptopa te me logon e AlbPC.Sigurisht do ishte bukur qe nje laptop ta personalizosh dhe me dizajn te bukur,prandaj ne krijuam AlbPC NoteBook Concept.Shpresoj t`ju pelqejne.

Artikuj qe mund tju interesojne:
Çmenduria quhet “Apple” Limuzinat me te bukura Madheshtia e “London Bridge” Telefonat me te cuditshem 10 Laptopa shume te cuditshem Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1386. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1386

Sokoli, shpikësi i motorëve të çuditshëm në Tiranë Elektroauti rrëfen pasionin e çmendur për motorin, dëshirën për transformim, ambicien për shpejtësinë dhe xhirot e largëta….
Një limë në dorë dhe pak fantazi të shfrenuar. Kjo është lënda e parë, të cilën personazhi ynë ka përdorur për të krijuar motorin më të çuditshëm që mund të keni parë ndonjëherë. Në botë janë ndërtuar fabrika moderne për prodhimin e motorëve, ndërsa në Tiranë brenda një ofiçine gjashtë me katër Sokol Suçi sapo ka përfunduar veprën e tij të radhës. I ngjashëm me Harley-n dhe i ngjizur në çdo detaj nga dora e Sokolit. Përmasat janë 2 metra e 95 centimetra i gjatë, me 450 kuaj fuqi dhe harxhon të paktën 6 litra për 100 kilometra. Këto janë të dhënat që eloktroauti na tregon në momentin që na prezanton me mallin e tij më të ri. Një punë që ushqehet nga pasioni dhe dëshira për të renë. Motori ka vetëm pak muaj në dorën e tij dhe tashmë thuajse ka përfunduar, por ky nuk është i vetmi krijim i Suçit. Po për çfarë mund ta përdorësh? Normalisht, jo të shkosh e të blesh bukë . Janë të paktën 5 të tillë që mbajnë firmën e kësaj dore. Atij po i ra një gjë në dorë, dije se nuk do ta kesh më si më parë. Shansi i vetëm është ta mbash mend si ka qenë, sepse padyshim që do të jetë ndryshe. Dëshira për të ndryshuar dhe për të modifikuar, është një ndër pasionet e tij të veçantë, gjë për të cilën është përzgjedhur edhe të jetë pjesë e “Sh2″-it. Kur e pyetëm Sokolin se kur i ka hipur një motori për herë të parë, me buzëqeshje kujton kohët e largëta të fëmijërisë. Kam qenë gjashtë apo shtatë vjeç, rrëfen ai dhe fshehurazi tim eti merrja motorin e tij e bëja xhiro në lagje. Isha me fat se ai e kishte këtë mjet që e përdorte për të shkuar në punë. “Më pas, në vitet e gjimnazit, arrita të blija një biçikletë personale, por për kohën ishte një gjë e madhe, të gjithë më shihnin me zili”. Pjesa e veçantë e tij është se ai asgjë nuk e lë në formën e saj, ashtu siç është prodhuar. Na tregon se biçikletës së rinisë i ndryshonte ngjyrën çdo javë. Është çështje psikologjike, thotë Suçi. Nuk e mbaj dot në të njëjtën formë, apo ngjyrë. Bashkë me rrotullimin e rrotave, iknin edhe vitet. Mundësitë ishin që Sokoli të kishte më shumë “hekurishte” në duar, siç i thotë ai. Viti 1994 do ta bënte Suçin “Usta” për rregullimin e makinave. Sapo kishte mbaruar shkollën e mesme për të pasur një strehë për dhuntinë e tij të veçantë, e cila nuk kishte ardhur as nga shkolla dhe as nga kurset profesionale, por nga vetë dëshira e Sokolit. Ai ndërtoi ofiçinën e tij, e cila do t’i shërbente për të mbajtur familjen. Por, nga ana tjetër, në të kishte një frymëzim të veçantë, për të krijuar motorin e radhës, apo për të bërë modifikimin. Tregon se orët e para të mëngjesit e gjejnë në ofiçinë, detajet kanë shumë rëndësi për të. Ndërsa i vëmë re tatuazhet në dorën e tij, na rrëfen se e ka bërë vetë edhe atë, është emri i një grupi të famshëm rroku (dhe s’kishte se si të ndodhte ndryshe), metali dhe rroku janë rrymat muzikore të tij të preferuara. Sokoli na tregon se ka shëtitur pothuajse të gjithë Shqipërinë me motorin e tij, po më shumë pëlqen rrugën Tiranë – Pogradec. “Ndërsa Tiranë – Sarandë, mesatarisht e bëj për 3 orë me gjithë ndalesat rrugës”. Po shpejtësia? “Aaa, pika ime e dobët, më pëlqen t’i jap pak gaz më shumë se normalja. Aty është kënaqësia, te rritja e adrenalinës”. E kush është stimuluesi në të tilla raste? Normalisht për pak alkool nuk thotë “Jo” Sokoli, të sjell në qejf, shprehet ai. Shpejtësia më e madhe që ka provuar është 260 kilometra në orë. Çdo darkë, thotë ai, i hipi motorit dhe bëj xhiro, më është kthyer në një ves të përditshëm, të paktën rrugën për në malin Dajt e kam “racion”. Po të kthehemi pak në rininë e hershme, kujtimet janë edhe më të bukura. Nuk mungojnë netët e kaluara në komisariatet e policisë, për shkak të prishjes së qetësisë publike, apo deri te joshja e femrave me anë të motorit. Në fillim të viteve ‘90, një djalë me motor shihej me sy tjetër. Personazhi ynë e kishte këtë fat. Sokoli tregon me shaka se, nuk më rrinte asnjëherë shala bosh. Pjesë e kësaj aventure ka qenë edhe bashkëshortja e tij aktuale, më të cilën ka edhe dy vajza. ” Me të kam kaluar rrugë pa rrugë, shpesh i them miqve të mi me shaka, se gruaja ime, ka parë vende që ju as në kartolina nuk i keni hasur”. Ofiçina është një punë që i shërben 40 – vjeçarit për të ardhurat familjare, ndërsa nga motorët ai del vetëm me humbje, por aty ku ka pasion të tjerat nuk vihen re. Puna e elektorautit përveçse e ushqen, e mban edhe në kontakt me njerëzit, e bën më të komunikueshëm dhe më elastik. Më duhet të komunikoj me doktorë dhe me horra thotë ai. Ambicia e tij e fundit, të cilën pretendon ta realizojë së shpejti, është një motor i tipit amerikan me përmasa gjigante kushton pak vërtet, por unë do të sakrifikoj dhe do ta bëj. Për të gjitha këto, ideja dhe realizimi kanë vetëm një emër, Sokol Suçin.
Dashuria e parë! Motori është dashuria e tij e parë, të cilin nuk e ndërron me asnjë mjet tjetër. Të jep kënaqësi dhe është i lehtë në manovrim. Ajo që nuk duroj dot, thotë Sokoli, është kaska, më pëlqen më shumë të udhëtoj pa të, edhe pse bie në kundërshtim më rregullat. Vajzat janë më të brishta si natyrë dhe motori, ndoshta, do të ishte pak i ashpër për to, nga ana tjetër peng e kam një djalë, për t’ia trashëguar pasionin dhe profesionin, sepse edhe unë që jam këtu, nuk jam rastësisht, por e kam në gjen këtë pune.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24657. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24657

Sokoli, shpikësi i motorëve të çuditshëm në Tiranë Elektroauti rrëfen pasionin e çmendur për motorin, dëshirën për transformim, ambicien për shpejtësinë dhe xhirot e largëta….
Një limë në dorë dhe pak fantazi të shfrenuar. Kjo është lënda e parë, të cilën personazhi ynë ka përdorur për të krijuar motorin më të çuditshëm që mund të keni parë ndonjëherë. Në botë janë ndërtuar fabrika moderne për prodhimin e motorëve, ndërsa në Tiranë brenda një ofiçine gjashtë me katër Sokol Suçi sapo ka përfunduar veprën e tij të radhës. I ngjashëm me Harley-n dhe i ngjizur në çdo detaj nga dora e Sokolit. Përmasat janë 2 metra e 95 centimetra i gjatë, me 450 kuaj fuqi dhe harxhon të paktën 6 litra për 100 kilometra. Këto janë të dhënat që eloktroauti na tregon në momentin që na prezanton me mallin e tij më të ri. Një punë që ushqehet nga pasioni dhe dëshira për të renë. Motori ka vetëm pak muaj në dorën e tij dhe tashmë thuajse ka përfunduar, por ky nuk është i vetmi krijim i Suçit. Po për çfarë mund ta përdorësh? Normalisht, jo të shkosh e të blesh bukë . Janë të paktën 5 të tillë që mbajnë firmën e kësaj dore. Atij po i ra një gjë në dorë, dije se nuk do ta kesh më si më parë. Shansi i vetëm është ta mbash mend si ka qenë, sepse padyshim që do të jetë ndryshe. Dëshira për të ndryshuar dhe për të modifikuar, është një ndër pasionet e tij të veçantë, gjë për të cilën është përzgjedhur edhe të jetë pjesë e “Sh2″-it. Kur e pyetëm Sokolin se kur i ka hipur një motori për herë të parë, me buzëqeshje kujton kohët e largëta të fëmijërisë. Kam qenë gjashtë apo shtatë vjeç, rrëfen ai dhe fshehurazi tim eti merrja motorin e tij e bëja xhiro në lagje. Isha me fat se ai e kishte këtë mjet që e përdorte për të shkuar në punë. “Më pas, në vitet e gjimnazit, arrita të blija një biçikletë personale, por për kohën ishte një gjë e madhe, të gjithë më shihnin me zili”. Pjesa e veçantë e tij është se ai asgjë nuk e lë në formën e saj, ashtu siç është prodhuar. Na tregon se biçikletës së rinisë i ndryshonte ngjyrën çdo javë. Është çështje psikologjike, thotë Suçi. Nuk e mbaj dot në të njëjtën formë, apo ngjyrë. Bashkë me rrotullimin e rrotave, iknin edhe vitet. Mundësitë ishin që Sokoli të kishte më shumë “hekurishte” në duar, siç i thotë ai. Viti 1994 do ta bënte Suçin “Usta” për rregullimin e makinave. Sapo kishte mbaruar shkollën e mesme për të pasur një strehë për dhuntinë e tij të veçantë, e cila nuk kishte ardhur as nga shkolla dhe as nga kurset profesionale, por nga vetë dëshira e Sokolit. Ai ndërtoi ofiçinën e tij, e cila do t’i shërbente për të mbajtur familjen. Por, nga ana tjetër, në të kishte një frymëzim të veçantë, për të krijuar motorin e radhës, apo për të bërë modifikimin. Tregon se orët e para të mëngjesit e gjejnë në ofiçinë, detajet kanë shumë rëndësi për të. Ndërsa i vëmë re tatuazhet në dorën e tij, na rrëfen se e ka bërë vetë edhe atë, është emri i një grupi të famshëm rroku (dhe s’kishte se si të ndodhte ndryshe), metali dhe rroku janë rrymat muzikore të tij të preferuara. Sokoli na tregon se ka shëtitur pothuajse të gjithë Shqipërinë me motorin e tij, po më shumë pëlqen rrugën Tiranë – Pogradec. “Ndërsa Tiranë – Sarandë, mesatarisht e bëj për 3 orë me gjithë ndalesat rrugës”. Po shpejtësia? “Aaa, pika ime e dobët, më pëlqen t’i jap pak gaz më shumë se normalja. Aty është kënaqësia, te rritja e adrenalinës”. E kush është stimuluesi në të tilla raste? Normalisht për pak alkool nuk thotë “Jo” Sokoli, të sjell në qejf, shprehet ai. Shpejtësia më e madhe që ka provuar është 260 kilometra në orë. Çdo darkë, thotë ai, i hipi motorit dhe bëj xhiro, më është kthyer në një ves të përditshëm, të paktën rrugën për në malin Dajt e kam “racion”. Po të kthehemi pak në rininë e hershme, kujtimet janë edhe më të bukura. Nuk mungojnë netët e kaluara në komisariatet e policisë, për shkak të prishjes së qetësisë publike, apo deri te joshja e femrave me anë të motorit. Në fillim të viteve ‘90, një djalë me motor shihej me sy tjetër. Personazhi ynë e kishte këtë fat. Sokoli tregon me shaka se, nuk më rrinte asnjëherë shala bosh. Pjesë e kësaj aventure ka qenë edhe bashkëshortja e tij aktuale, më të cilën ka edhe dy vajza. ” Me të kam kaluar rrugë pa rrugë, shpesh i them miqve të mi me shaka, se gruaja ime, ka parë vende që ju as në kartolina nuk i keni hasur”. Ofiçina është një punë që i shërben 40 – vjeçarit për të ardhurat familjare, ndërsa nga motorët ai del vetëm me humbje, por aty ku ka pasion të tjerat nuk vihen re. Puna e elektorautit përveçse e ushqen, e mban edhe në kontakt me njerëzit, e bën më të komunikueshëm dhe më elastik. Më duhet të komunikoj me doktorë dhe me horra thotë ai. Ambicia e tij e fundit, të cilën pretendon ta realizojë së shpejti, është një motor i tipit amerikan me përmasa gjigante kushton pak vërtet, por unë do të sakrifikoj dhe do ta bëj. Për të gjitha këto, ideja dhe realizimi kanë vetëm një emër, Sokol Suçin.
Dashuria e parë! Motori është dashuria e tij e parë, të cilin nuk e ndërron me asnjë mjet tjetër. Të jep kënaqësi dhe është i lehtë në manovrim. Ajo që nuk duroj dot, thotë Sokoli, është kaska, më pëlqen më shumë të udhëtoj pa të, edhe pse bie në kundërshtim më rregullat. Vajzat janë më të brishta si natyrë dhe motori, ndoshta, do të ishte pak i ashpër për to, nga ana tjetër peng e kam një djalë, për t’ia trashëguar pasionin dhe profesionin, sepse edhe unë që jam këtu, nuk jam rastësisht, por e kam në gjen këtë pune.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24657. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24657

Greqia: Deklarata e Papandreut për Kosovën, keqinterpretim. Për kufirin, të përdorej emri FYROM INTERVISTE / Shefi i zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Dimitrios Koschopoulos nuk është i lumtur që Kosova ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Maqedoninë me emrat si “Republikë e Kosovës dhe Republikë e Maqedonisë.
Ambasador Dimitrios Koschopoulos, cilat janë raportet e Greqisë me Kosovën në këtë periudhë dhe shanset që Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ka pasur disa shkrime në mediet kosovare gjatë fushatës parazgjedhore se kryeministri grek Papandreu ka thënë se nëse zgjidhej kryeministër, do ta shqyrtonte mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Dimitrios Koschopoulos: Qëndrimi ynë, të cilin e kemi përsëritur disa herë është se Greqia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ne e mbështesin zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe poashtu mbështesim përpjekjet e Kosovës për të arritur prosperitetin e qytetarëve të saj. Sa i përket çështjes që pyesni ju se kryeministri grek Papanderu ka premtuar se do të shqyrtojë mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës para se ai të zgjedhej kryeministër, unë mund të them se këto njoftime fillimisht janë dhënë në disa media të Serbisë dhe më pas janë interpretuar edhe më mediat kosovare, mirëpo nuk është krejtësisht kështu sepse në këto media nuk është dhënë deklarata origjinale e zotit Papandreu dhe ka patur intepretime. Unë nuk e kam dëgjuar ta ketë thënë atë. Ajo që mund të them është se qeveria e Greqisë dëshiron që populli i Kosovës të ecë përpara, mirëpo unë tash për tash nuk shoh ndonjë indikacion që qeveria e Greqisë do ta pranojë pavarësinë e Kosovës.
Greqia ka pranuar pasaportat e Republikës së Kosovës. Mund të cilësohet kjo si një shenjë që Greqia në një të ardhme të afërt mund ta pranojë Republikën e Kosovës?
Dimitrios Koschopoulos: Ne i kemi pranuar pasaportat e Republikës së Kosovës sepse kemi qenë të bindur se njerëzit duhet të udhëtojnë nga një vend në tjetrin dhe në këtë linjë pranimi i pasaportave ka të bëjë me relacionet ekonomike Greqi-Kosovë. Po ashtu kemi dashur që të inkurajojmë kontaktet ndërmjet njerëzve. Në këtë rast faktet flasin vetë. Unë e kuptoj qëllimin e një gazetari që të marrë një përgjigje dhe të ndërlidhë gjërat dhe faktet, e respektoj këtë gjë mirëpo, në këtë kuadër unë nuk do ta bëjë ndonjë intepretim të këtyre fakteve përveç asaj çfarë kemi bërë si Greqi deri tani.
Zoti ambasador, disa ditë më parë Kosova dhe Republika e Maqedonisë vendosën marrëdhënie diplomatike dhe në këtë linjë Kosova e njeh Maqedonië me emrin e saj kushtetues si Repubilkë e Maqedonisë. Mund të ndikojë ky fakt në marrëdhëniet Greqi-Kosovë, kur dihet se Greqia nuk e njeh Maqedoninë me këtë emër?
Dimitrios Koschopoulos : Unë them se çdokush që vendos marrëdhënie diplomatike me ish Republikën Federale të Maqedonisë, duhet ta përdorë këtë emër (FYROM) përderisa Greqia dhe ky vend akoma nuk janë marrë vesh për emrin. Mirëpo, nuk është qëllim i Greqisë që të bëhet polic i çdo kujt apo ta kritikojë çdo shtet që njeh ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë me emrin që ky shtet dëshiron. Ndërsa sa i përkët vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me vendin fiqnjë të saj, ne natyrisht nuk jemi të lumtur që këto marrëdhënie janë vendosur me emrin që dëshiron vendi fiqnjë si Republikë e Maqedonisë, por nuk mendoj se ky fakt do të ketë ndikim apo pasoja në marrëdhëniet e Greqisë me Kosovën.
Ambasador Dimitrios Koschopoulos, kam edhe pyejtje e fundit, që ka të bëjë me zgjedhjet lokale në Kosovë dhe pjesëmarrjen e serbëve. Udhëheqësit politik kosovarë dhe shumica e pranisë ndërkombëtare në Kosovë iu bënë thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që organizohen për hërë të parë nga Republika e Kosovës. I bashkoheni edhe ju kësaj thirrje?
Dimitrios Koschopoulos : Unë mund të them se Greqia e mbështet çdo veprim të institucioneve të Kosovës, që bashkon vlerat e njerëzve që jetojnë në Kosovë. Sa i përket çështjes që i referoheni ju për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, unë përfaqësojënjë shtet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të ishte mirë për mua që t’i komentoj zgjedhjet dhe pjesëmarrjen apo jo të serbëve në to. Por, po e përsëris edhe njëherë se çdo gjë që bashkon vlerat e komuniteteve Greqia e mbështet.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24660. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24660

Greqia: Deklarata e Papandreut për Kosovën, keqinterpretim. Për kufirin, të përdorej emri FYROM INTERVISTE / Shefi i zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Dimitrios Koschopoulos nuk është i lumtur që Kosova ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Maqedoninë me emrat si “Republikë e Kosovës dhe Republikë e Maqedonisë.
Ambasador Dimitrios Koschopoulos, cilat janë raportet e Greqisë me Kosovën në këtë periudhë dhe shanset që Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ka pasur disa shkrime në mediet kosovare gjatë fushatës parazgjedhore se kryeministri grek Papandreu ka thënë se nëse zgjidhej kryeministër, do ta shqyrtonte mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Dimitrios Koschopoulos: Qëndrimi ynë, të cilin e kemi përsëritur disa herë është se Greqia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ne e mbështesin zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe poashtu mbështesim përpjekjet e Kosovës për të arritur prosperitetin e qytetarëve të saj. Sa i përket çështjes që pyesni ju se kryeministri grek Papanderu ka premtuar se do të shqyrtojë mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës para se ai të zgjedhej kryeministër, unë mund të them se këto njoftime fillimisht janë dhënë në disa media të Serbisë dhe më pas janë interpretuar edhe më mediat kosovare, mirëpo nuk është krejtësisht kështu sepse në këto media nuk është dhënë deklarata origjinale e zotit Papandreu dhe ka patur intepretime. Unë nuk e kam dëgjuar ta ketë thënë atë. Ajo që mund të them është se qeveria e Greqisë dëshiron që populli i Kosovës të ecë përpara, mirëpo unë tash për tash nuk shoh ndonjë indikacion që qeveria e Greqisë do ta pranojë pavarësinë e Kosovës.
Greqia ka pranuar pasaportat e Republikës së Kosovës. Mund të cilësohet kjo si një shenjë që Greqia në një të ardhme të afërt mund ta pranojë Republikën e Kosovës?
Dimitrios Koschopoulos: Ne i kemi pranuar pasaportat e Republikës së Kosovës sepse kemi qenë të bindur se njerëzit duhet të udhëtojnë nga një vend në tjetrin dhe në këtë linjë pranimi i pasaportave ka të bëjë me relacionet ekonomike Greqi-Kosovë. Po ashtu kemi dashur që të inkurajojmë kontaktet ndërmjet njerëzve. Në këtë rast faktet flasin vetë. Unë e kuptoj qëllimin e një gazetari që të marrë një përgjigje dhe të ndërlidhë gjërat dhe faktet, e respektoj këtë gjë mirëpo, në këtë kuadër unë nuk do ta bëjë ndonjë intepretim të këtyre fakteve përveç asaj çfarë kemi bërë si Greqi deri tani.
Zoti ambasador, disa ditë më parë Kosova dhe Republika e Maqedonisë vendosën marrëdhënie diplomatike dhe në këtë linjë Kosova e njeh Maqedonië me emrin e saj kushtetues si Repubilkë e Maqedonisë. Mund të ndikojë ky fakt në marrëdhëniet Greqi-Kosovë, kur dihet se Greqia nuk e njeh Maqedoninë me këtë emër?
Dimitrios Koschopoulos : Unë them se çdokush që vendos marrëdhënie diplomatike me ish Republikën Federale të Maqedonisë, duhet ta përdorë këtë emër (FYROM) përderisa Greqia dhe ky vend akoma nuk janë marrë vesh për emrin. Mirëpo, nuk është qëllim i Greqisë që të bëhet polic i çdo kujt apo ta kritikojë çdo shtet që njeh ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë me emrin që ky shtet dëshiron. Ndërsa sa i përkët vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me vendin fiqnjë të saj, ne natyrisht nuk jemi të lumtur që këto marrëdhënie janë vendosur me emrin që dëshiron vendi fiqnjë si Republikë e Maqedonisë, por nuk mendoj se ky fakt do të ketë ndikim apo pasoja në marrëdhëniet e Greqisë me Kosovën.
Ambasador Dimitrios Koschopoulos, kam edhe pyejtje e fundit, që ka të bëjë me zgjedhjet lokale në Kosovë dhe pjesëmarrjen e serbëve. Udhëheqësit politik kosovarë dhe shumica e pranisë ndërkombëtare në Kosovë iu bënë thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që organizohen për hërë të parë nga Republika e Kosovës. I bashkoheni edhe ju kësaj thirrje?
Dimitrios Koschopoulos : Unë mund të them se Greqia e mbështet çdo veprim të institucioneve të Kosovës, që bashkon vlerat e njerëzve që jetojnë në Kosovë. Sa i përket çështjes që i referoheni ju për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, unë përfaqësojënjë shtet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të ishte mirë për mua që t’i komentoj zgjedhjet dhe pjesëmarrjen apo jo të serbëve në to. Por, po e përsëris edhe njëherë se çdo gjë që bashkon vlerat e komuniteteve Greqia e mbështet.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24660. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24660

Gjenden tri kufoma në lumin Tisa Policia e Hungarisë dhe ajo e Serbisë kanë gjetur kufomat e tre personave të mbytur në lumin Tisa, ndërkohë që po vazhdojnë kërkimet për të tjerët, kanë thënë zyrtarët e policisë.
Autoritetet në Kosovë thonë se nuk ka informata zyrtare nga shteti hungarez për viktima, apo përmbysjen eventuale të ndonjë barke në lumin Tisa në Hungari, ku supozohet të kenë qenë 19 persona.
Sipas tyre, rasti tani ka kaluar në çështje të kalimit ilegal të kufirit dhe trafikimin me qenie njerëzore, gjë që po hetohet nga policia hungareze dhe ajo e Kosovës.
Njoftimet rreth ngjarjes në lumin Tisa në Hungari, ku nga mesi i tetorit supozohet të jetë përmbysur një barkë me rreth 19 udhëtarë, edhe pse ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet e Hungarisë, kanë shtyrë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës të fillojë bashkëpunimin edhe me forcat e rendit në Kosovë.
Kështu bëri të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kosovare, Albana Beqiri, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ku u publikuan të rejat e fundit për përmbysjen eventuale të një barke në lumin në kufi të Serbisë me shtetin hungarez.
Ajo tha se rasti i dyshuar tashmë ka kaluar në një çështje që ka të bëjë me kalim ilegal të kufirit dhe trafikim të qenieve njerëzore.
“Për vetë ndjeshmërinë dhe natyrën që ka marrë ky rast, ju tashmë po e shihni që ka të bëjë me kalim ilegal të kufirit dhe trafikim të qenieve njerëzore, autoritetet e rendit tashmë e kanë marrë rastin në dorë”.
“Çdo informacion që do të vijë në zyrën konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, qoftë nga zoti Mirdita, qoftë nga zoti Kiçmari, do t’i dërgohet Ministrisë së Rendit dhe Policisë së Kosovës”, tha Beqiri.
Beqiri theksoi se të gjitha shifrat për të zhdukur janë të hamendësuara dhe të bazuara kryesisht në deklaratat e personit, që konsiderohet si një nga tre të mbijetuarit e kësaj tragjedie.
Pra, bëhet fjalë për Blerim Ramën, të cilin autoritetet hungareze e kanë gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore buzë lumit Tisa bashkë me fëmijët e tij.
E reja e fundit në gjithë këtë, sipas saj, ka të bëjë me informacionin e ambasadorit kosovar në Gjermani, Vilson Mirdita.
Bëhet e ditur se Mirditën e ka kontaktuar kosovari Zenun Koci, që ishte njoftuar më parë nga autoritetet hungareze në lidhje me identifikimin e një kufome të gjetur në Hungari, në rrobat e së cilës është gjetur një letërnjoftim me emrin Brahim Koci.
Por, edhe ky informacion, sipas Beqirit, nuk është zyrtar. Ajo njoftoi se Zenun Koci ka shprehur gatishmërinë për të udhëtuar në Hungari dhe për ta identifikuar trupin e pajetë.
Policia e Hungarisë dhe ajo e Serbisë kanë gjetur kufomat e tre personave të mbytur në lumin Tisa, ndërkohë që po vazhdojnë kërkimet për të tjerët.
Policitë e dy vendeve nuk konfirmuan nëse bëhet fjalë për aksident të ndonjë mjeti lundrues dhe nuk thanë se sa njerëz të tjerë mund të konsiderohen të zhdukur.
“Është e mundur që këta njerëz të jenë përpjekur ta kalojnë kufirin me ndihmën e trafikantëve të qenieve njerëzore”, transmetohet t’u ketë thënë agjencive ndërkombëtare të lajmeve zëdhënësi i policisë në qarkun Congrad, Janosh Pal.
Këtë dyshim, tashmë po e heton edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë kosovare, Baki Kelani, sqaroi:
“Mund të konfirmojmë faktin se Zyra Ndërlidhëse e Interpolit në Prishtinë ka pranuar një kërkesë për bashkëpunim nga Zyra Kombëtare e Interpolit hungarez, e cila ka të bëjë me identifikimin e disa personave, që dyshohet se mund të jenë shtetas të Republikës së Kosovës të involvuar në atë rast”, u shpreh Kelani.
Ai shtoi se në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale janë ndërmarrë të gjitha masat operative hetimore për identifikimin e personave të dyshuar të mundshëm që mund të jenë të përfshirë në rastin e trafikimit me qenie njerëzore.
Kelani bëri të ditur se Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, atë të Brendshme dhe me autoritetet hungareze është duke bërë përpjekje për të dërguar zyrtarë të saj policorë në Hungari, si ndihmë për forcat hungareze të rendit.
Mësohet se në listën që ka arritur në Policinë e Kosovës figurojnë emrat e 6 personave të dyshuar për përfshirje të çfarëdoshme në këtë rast, qoftë në cilësinë e organizatorit të trafikimit, apo të pjesëmarrësit në të.(E.P.)(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24651. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24651
Ceremonia, Ismail Kadare merr çmimin prestigjoz Asturias Është duke u zhvilluar në Spanjë ceremonia e dorëzimit të çmimeve ‘Princi Asturias’. Shkrimtari yne i madh Ismail Kadare mori çmimin prestigjoz në ceremonine madhështore që është organizuar në pallatin e Oviedo, qendra e Asturias. Sonte ndahen gjithsej 8 çmime për personalitete të fushave të ndryshme.
Duke e cilësuar si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë botërore, organizatorët e çmimit thanë që Kadare “përfaqëson majën e letërsisë shqipe dhe, pa harruar rrënjët e tij, ka kapërcyer kufijtë për t’u ngritur si një zë universal kundër totalitarizmit.”
Çmimi u njoftua qe ne qershor dhe është një nga tetë çmimet Asturias qe jepet çdo vit për Artet, Sportet dhe për Harmoninë.
Juria, e përbërë nga Andrés Amorós, Luis María Anson, J. J. Armas Marcelo, Blanca Berasátegui, Pedro Casals etj., e kryesuar nga Víctor García de la Concha, ka deklaruar se çmimi Princi i Asturias për Letërsinë 2009, i jepet Kadaresë “për bukurinë dhe angazhimin e thellë të krijimtarisë së tij letrare.
Ismaíl Kadare tregon me një gjuhë të përditshme, por plot lirizëm, tragjedinë e tokës së tij, fushë e vazhdueshme betejash. Duke u dhënë jetë miteve të vjetra me fjalë të reja, shpreh të gjithë dhimbjen dhe ngarkesën dramatike të ndërgjegjes.
Angazhimi i tij i ka rrënjët në traditën e madhe letrare të botës helene, të cilën ai e projekton në skenën bashkëkohore si denoncim të çfarëdolloj forme totalitarizmi, në mbrojtje të arsyes.”
Në njoftimin që i referohet vendimit të jurisë, thuhet se letërsia e Kadaresë do të tërhiqte vëmendjen për herë të parë gjatë viteve të regjimit shtypës komunist të Enver Hoxhës. Prozator, eseist dhe poet, vepra e tij do të bëhej më me nam ndërkombëtar pas azilit politik në Francë, më 1990-ën, thuhet në njoftimin e “Associated Press”.
Ndërsa sipas “Euronews”-it, “në fillim të viteve shtatëdhjetë, ai u zgjodh deputet pa u pyetur, më pas shtrëngohet të aderojë në parti. Por shkrimet e tij tërheqin goditjet e regjimit që ndalon botimin e veprave të tij.
Kështu, ai zgjedh të mërgojë në Francë më 1990-ën.”
Ka lindur në Gjirokastër më 1936-ën dhe disa nga romanet e tij më të njohur janë “Gjenerali u ushtrisë së vdekur”, “Pallati i ëndrrave”, “Koncerti”. Kandidat i rregullt për “Nobelin” në letërsi, Kadare fitoi të parin “International Booker Prize” më 2005-ën. Librat e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë.
“Si fëmijë, Kadare dëshmoi Luftën e Dytë Botërore dhe pushtimin e vendit të tij nga Italia fashiste, Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik, deri në instalimin e diktaturës së Hoxhës më 1944-ën”, – u tha në një shënim biografik me rastin e marrjes së çmimit.
Po aty, ai cilësohet si studiues i shquar i traditave shqiptare dhe i gjërave të çuditshme të madhështisë ballanike, veprat e tij shpesh ngrihen rreth ngjarjeve historike, të cilat e godasin vendin e tij, si ndarja e Shqipërisë nga ish-Bashkimi Sovjetik, kundërshtitë katolike dhe ortodokse dhe prishja ndërmjet Tiranës dhe Pekinit.
Çmimi “Asturias” përfshin një shpërblim 50.000 dhe një skulpturë nga artisti Joan Miro. Çmimet mbajnë emrin e Princit Felipe të Spanjës, titulli formal i të cilit është Princ i Asturias, një krahinë e Spanjës Veriore. Çmimet “Prínci i Asturias” janë të destinuara, sipas Statuteve të Fondacionit, për “për punën shkencore, teknike, kulturore, sociale dhe humane të realizuar nga persona, grupe pune apo institucione në arenën ndërkombëtare”.
Brenda kësaj fryme, çmimi i letërsisë “Prínci i Asturias”, “do t’i jepet personit, institucionit, grupit të personave apo institucioneve, puna krijuese apo investiguese e të cilëve përfaqëson një kontribut të rëndësishëm për kulturën universale në fushat e Letërsisë apo Linguistikës “.
Në këtë edicion konkurronin 31 kandidatura nga Shqipëria, Argjentina, Bélgjika, Kanadaja, Kuba, Kili, Shtetet e Bashkuara, Franca, Holanda, Hungaria, Irani, Irlanda, Italia, Japonia, Maqedonia, Meksika, Nigeria, Peruja, Polonia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar, Republika Çeke, Rumania, Uruguai dhe Spanja.
Vitin e kaluar “Asturias”-in për letërsinë e fitoi shkrimtarja kanadeze, Margaret Atwood. Ceremonia e dorëzimit të çmimit nga duart e Princit Filip i Bourbonit, do të mbahet në vjeshtë.

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare këtë vit fitoi çmimin “Princ i Asturias” për veprat e tij. Shkrimtari më i njohur i vendit të tij është njohur në nivel ndërkombëtar duke nisur nga vitet ‘60. Jeton në Paris nga viti 1990, kur në koencidencë me rënien e Murit të Berlinit bie dhe regjimi në Tiranë. Juria përshkruan romanet e tij si një dënim i hapur kundër çdo forme totalitarizmi.
Euronews: Ishit vetëm 10 vjeç kur Enver Hoxha mori pushtetin dhe vendosi në Shqipëri regjimin komunist. Pra jeni rritur me këtë lloj sistemi politik. Ju keni thënë se i vetmi shpëtim i juaji për të qenë i lirë ishte nëpërmjet letërsisë
Kadaré: “Eshtë shumë e thjeshtë dhe logjike: nisa të shkruaj kur isha vetëm 11 vjeç. Në atë moshë askush nuk shtyhet të shkruajë për arsye politike, apo ideologjike. Unë besoja se jetoja në një vend si gjithë të tjerë, nuk kuptoja që nuk kishte liri. Ja pse mund të them që kam shkuar drejt lirisë nëpërmjet letërsisë, kur ende nuk kisha ndonjë ide se çfarë ishte liria. E kuptova se çfarë ishte dhe cila ishte situata në Shqipëri kur u bëra student. Këtë e them dhe në shkrimet e mia”.
Euronews: Si u zhvillua ndërgjegjja jote për sistemin totalitar? Kadaré: “Nuk ka qenë e vështirë. Tani mendohet sikur ajo gjë përbënte një zbulim të madh, por jo. E kuptoje menjëherë që Shqipëria ishte një vend me një defekt shumë të madh: mungesën e lirisë. Në Shqipëri nuk ishte e mundur të dëgjoje radion e vendeve perëndimore, gjithashtu dhe të shihje televizione perëndimore. Pra nuk mund të thuhet që ne nuk e kuptonim, që nuk e dinim. Nuk ishim të verbër, në Shqipëri sigurisht që nuk ishim të verbër. Regjimi ishte shumë i ashpër, shumë Stalinist. Shtypja ishte e tmerrshme, por ishim të vetëdijshëm.”
Euronews: Këtë vit festohet 20 vjetori i rënies së Murit të Berlinit, por viti 1989 është dhe viti i masakrës në sheshin Tienammen. Ju jetoni në një vend që ishte aleati i parë i ish-Bashkimit Sovjetik dhe më pas i Kinës, para se të izolohej tërësisht: Si i keni përjetuar këto dy ngjarje? Kadaré: “Sigurisht që bëhet fjalë për dy ngjarje që ishin të lidhura direkt me fatin e vendit tim. Jo vetëm unë, por i gjithë populli shqiptar, të gjithë i ndoqëm këto zhvillime dhe çdonjëri nxori konkluzionet e tij”.
Euronews: Në vitin 1990 juve latë Shqipërinë për të shkuar e për të jetuar në Paris. Pse pikërisht në atë vit? Kadaré: “E bëra për një qëllim të caktuar. Shqipëria ishte ende mes perëndimit dhe diktaturës, mes shpirtit të lirisë dhe atij të skllavërimit. Në atë kohë mësova diçka që shumë nuk e dinin, një lojë shumë hipokrite nga ana e regjimit: kishin ndërmend të bënin aleancë me Bashkimin Sovjetik, por jo atë të Gorbaçovit, por atë të golpistëve. Golpistë, stalinistë që po përgatiteshin të merrnin fuqinë. Pra duhej që unë të bëja diçka që të bënte përshtypje: të lija Shqipërinë, unë që isha shkrimtari më i njohur i vendit duhet të gjeja mënyrën të thosha hapur që diktatura po gënjente sërish. Duhet ta bëja për të inkurajuar demokracinë dhe për të shkurajuar diktaturën.
Euronews: Në 20 vitet e fundit juve mbajtët anën e një populli tjetër albanofon, atë kosovar, i cili tani ka një shtet të vetin. Spanja, e cila të atribuoi çmimin, bën pjesë në vendet që ende nuk e ka njohur Kosovën. Çfarë doni t’i thoni qeverisë spanjolle? Kadaré: “Unë mbrojta lirinë e popullit kosovar , gjë që do ta bëja për të gjithë popujt e tjerë. Nuk ishte diçka speciale, fakti që unë Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24654. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24654

Media greke: Kufiri detar me Shqipërinë, përdorëm të njëjtën metodë si me Turqinë Media kombetare greke ka qene pergjithesisht e heshtur lidhur me paktin detar me Shqiperine. Sipas korrespodenteve te mediave shqiptare ne Athine, kjo ndodh ne ato raste kur informacioni konsiderohet sekret ushtarak.
Kesisoj eshte e veshtire te gjesh pasqyrim te plote te situates, por megjithate, ka agjensi qe e “kane thyer” disi heshtjen mbi marreveshjen.
Ne agjensine e lajmeve NENA, gjejme nje lajm telegrafik interesant, ku flitet per zhurmen e krijuar ne Shqiperi mbi marreveshjen detare dhe ku permenden dy episode qe vlejne te diskutohen.
E para eshte pohimi qe eshte respektuar vertet parimi i baraz-largesise por, sic thekson asgjensia NENA, ishujt greke duhen marre patjeter si pika skajore per Greqine.
E dyta, lajmi thote se eshte perdorur e njejta logjike dhe i njejti kut ‘mates’ si ne rastin me Turqine. Kujtojme se perpjekja e Greqise per ti vendosur kufijte detare me Turqinë disa vite me pare, – duke marre per baze disa territore shkembore ne det qe Athina i klasifikonte si ishuj, – shkaktoi nje reagim te ashper nga ana e Ankarase, e cila shpalli ‘casus belli’ dhe vuri ne gadishmeri floten ajrore dhe detare.
Prej asokohe, ky argument mes Ankarase dhe Athines, nuk u rihap.
Me poshte mund te lexohen pjese nga lajmi i perkthyer i agjensise greke te lajmeve NENA: (http://www.nenanews.eu/politics/143-2009-10-05-19-47-24.html)
‘…Në 17 mars, u njoftua nënshkrimi i marrëveshjes mbi përcaktimin e shelfit kontinental ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë. Ndërsa parlamentit shqiptar i bëhet thirrje për të përkrahur marrëveshjen pas pak ditësh (19 tetor), në mediat shqiptare ështe krijuar zhurme kundra marrëveshjes… Ligjërisht, marrëveshja midis Greqisë dhe Shqipërisë i bindet Konventës mbi Ligjin e Detit e 1982. Kufiri përcaktohet në bazë te metodës së vijës së mesit / vijes së distancës së barabartë midis brigjeve të Greqisë dhe Shqipërisë. Por ishujt e rajonit kanë ndikim të plotë mbi përkufizimin. Merret gjithashtu parasysh zgjerim i ardhshëm të ujërave territoriale greke me 12 milje… Kufiri përcakton jo vetëm shelfin kontinental por dhe zona të tjera detare, si Zonën Ekskluzive Ekonomike. Për ata që nuk kanë kuptuar, kushtet e mësiperme janë pikërisht të njëjtat si ato që pretendojmë në detin Egje nga Turqia…”(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/lifestyle-showbiz-kuriozitete/media-greke-kufiri-detar-me-shqiperine-perdorem-te-njejten-metode-si-me-turqine.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/lifestyle-showbiz-kuriozitete/media-greke-kufiri-detar-me-shqiperine-perdorem-te-njejten-metode-si-me-turqine.html

Një President ndryshe Ka një të kaluar prej revolucionari, flet më shumë si fshatar, sesa si një politikan dhe shkon në Parlament me “Vespa”. Jose Pepe Mujica mund të jetë Presidenti i ardhshëm i Urugait…
Gjëja që Pepes i pëlqen më shumë, është të shijojë natyrën. Por, prej disa kohësh nuk mund tu përkushtohet aq sa duhet luleve dhe fushave. E kanë detyruar me forcë të pranojë një “changa” dhe meqë u ka dhënë fjalën, nuk mund të kthehet pas. Në vendet e Amerikës Latine, një “changa” është një punë që nuk të ndodh ta kesh shpesh dhe ajo e Pepes është të garojë për presidencën e Uruguait si kandidat i “Frente amplio”, koalicioni i partive të majta. Jose Pepe Mujica është 74 vjeç dhe është i lumtur që punon në fermën e tij të quajtur “Puebla”. Aty mbjell perime dhe bimë medicinale, merr fasule dhe bizele në dimër dhe domate, kunguj e misër në verë. Me pantallonat e përthyera mbi këpucë, me çorape të grisura, një bluzë të vjetruar dhe një kapele krejtësisht jashtë mode, ka treguar për të disatën herë se nuk ka shumë dëshirë të bëhet President i një vendi që disa kohë më parë e quajti “pil” (”budalla”), pasi eksporton më shumë se 90 për qind të farave që prodhon, në vend që ti përdorë për popullsinë e tij. Për më tepër, një herë tjetër pati thënë: “Uruguai është një vend i madh, gjynah që është plot me uruguaianë”. Por, nuk i ngelet zgjidhje tjetër, përveçse të pranojë “changa”-n. Pepe është i vetmi që mund të sigurojë qëndrimin në qeveri të “Frente amplio”, që erdhi në pushtet për herë të parë në vitin 2004 me Tabare Vazquez, Presidentin që është aktualisht në detyrë. Vazquez është politikani më popullor i vendit, por Kushtetuta nuk e lejon më që të rikandidojë sërish. Me 54 për qind të preferencave në zgjedhjet e 28 gushtit, Mujica mposhti pa problem Danilo Astorin, ish-ministrin elegant të Ekonomisë, rektor universiteti që në moshën 32-vjeçare. Astori, djali i Presidentit aktual, është një njeri i pasionuar pas xhazit, përveçse një intelektual i nderuar. Në zgjedhje, Mujica mundi edhe Marcos Carambula, një prej guvernatorëve, me suksesin më të madh në qeverinë e parë të majtë, por që arriti të merrte vetëm 18 për qind të votave. Lucia Topolansky është gruaja e Mujicas. Pepe është shumë spontan në bërjen e gjërave, por një strateg brilant i komunikimit. Me një gjuhë prej fshatari, më shumë sesa prej politikani, pesë vjet më parë arriti të bëjë për vete popullin, duke u bërë politikani më i votuar në vend me 330 mijë preferenca. Aq sa, i vetëm kaloi edhe votat e marra nga Partia Colorados, që e ka qeverisur Uruguain pothuajse pa ndërprerje që prej 1830-ës, kur vendi mori pavarësinë.
Kandidati
Pepe Mujica dhe Lucia Topolansky janë, të paktën për momentin, senatorë të Lëvizjes së Pjesëmarrjes Popullore. Të dy jetojnë në një shtëpi modeste pranë fushave të tyre në Rincon del Cerro, një lagje rurale në periferi të Montevideos, kryeqytetit të vendit. Jetojnë si eremitë, mes projektligjeve dhe bishtajave të fermës së tyre. Mujica ka thënë shumë herë se nëse zgjidhet President, do ti pëlqente të qeveriste nga Puebla. Thotë se ka një mori idesh që kërkon ti zbatojë menjëherë. Mujica ka propozuar të diskutojë për pronën private, për bonuset bankare, “të importojë” peruanë dhe bolivianë të punojnë në tokat e Uruguait, meqë vetë uruguaianët nuk duan ta bëjnë. Po ashtu ka propozuar që doktorët dhe mësuesit e rinj të sapodiplomuar të shkojnë ta ushtrojnë profesionin e tyre në zonat më të thella të vendit, ndërsa mendon se ata që janë vartës ndaj drogave të ndryshme, “duhen marrë prej veshi dhe të punojnë tokën”. Për më tepër, dy nga idetë e tij kanë shkaktuar polemika të mëdha: ai kërkon të shtojë shkollat me kohë të plotë dhe ta çojë universitetin publik jashtë kryeqytetit. Kur flet, Mujica të sheh drejt e në sy. Thotë se nuk është një revolucionar i zbuluar, që tani ka kaluar nga ana e kapitalizmit. Nuk është nga ata që besojnë se neoliberalizmi është mbretëria e lirisë. “Aspak. Ka padrejtësi të tmerrshme. Duhet të luftosh për të gjetur rrugë të tjera. Por nuk dua të bëj gabimet e së kaluarës, sepse kjo do të thotë që nuk ke mësuar asgjë”. Teksa rregullon kapelën, i duken gishtat gjithë baltë. Thotë se dëshiron tu garantojë të gjithëve akses ndaj kulturës, se është shumë mosbesues, se tani që është plakur është bërë më skeptik dhe i sheh gjërat më larg. “Një nga avantazhet e pleqërisë është se mund të thuash atë që mendon. Dhe kur dikush shprehet lirshëm, gjithmonë bëhet një zhurmë e madhe, sepse jetojmë në një botë ku njerëzit thonë vetëm gënjeshtra, nën moton Kjo nuk mund të thuhet, as kjo. Liria është e hipotekuar”. Kur e pyet nëse ndihet gati për presidencën, nis të qeshë: “Të gjithë e bëjnë këtë një çështje madhore. E vërteta është se të jesh një President i mirë, mbi të gjitha do të thotë të zgjedhësh një grup të mirë ministrash. Janë ata që punojnë shumë dhe e kanë vazhdimisht lakun në fyt”. Vitin e shkuar, përkrahësit e Vasquez, Presidentit aktual, organizuan një mbledhje firmash për një reformë kushtetuese që të lejonte rizgjedhjen e Presidentit. Edhe Mujica deklaroi se do ta mbështeste këtë iniciativë. “Por projekti dështoi dhe opsioni Pepe nisi të forcohej. Njerëzit nisën të bënin presion dhe ai e kuptoi se nuk mund të tradhtonte besimin e atyre militantëve. Tani na duhet ta luajmë ndeshjen deri në fund”, tregon gruaja e tij, Lucia. Pepe lexon vazhdimisht gazetat, për të parë se çfarë shkruajnë për të dhe fushatën e tij elektorale. Është gjithmonë në udhëtim dhe mban fjalime deri natën vonë. Pavarësisht kësaj, nuk heq dorë kurrë nga një orë pushimi pasdite. Natyrisht që nuk përdor celular, nuk ka kartë krediti dhe nuk është ai që shkruan dhe poston materiale në blogun e tij. Në shtëpinë e tij në fshat nuk ka piktura me vlerë dhe as mobilie të stilit të Luigjit XV. Është një shtëpi tipike e njerëzve të shtresës së mesme. Mbi një komedinë ka me dhjetëra libra. Mujica është një shembull i ndryshimit politik që po ndodh në Amerikën Latine. Ai mund të bëhet Presidenti i Uruguait në moshën 74-vjeçare, me një të kaluar prej guerilieri, një bark të rrumbullakosur dhe një gjuhë më shumë si fshatar, sesa si politikan apo President. Është e vështirë të imagjinosh një “kokteil politik” të tillë. Prej disa vjetësh në Amerikën Latine po ndodhin ndryshime radikale, që duhet se po tërheqin mjaft vëmendjen e politologëve. Tani mund të jetë radha e Mujicas. Por edhe nëse do të humbë, nuk do të ishte tragjedi: mund tu dedikohet luleve dhe perimeve të tij. Më në fund do të jetë një fshatar me kohë të plotë.
Më 25 tetor, në Uruguai zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe legjislative. Kandidati për President nga “Frente amlio”, koalicioni që mbështet Presidentin aktual, Tabare Vazquez, është Jose Pepe Mujica, një ish-guerilier. Kundërshtari i tij më i madh është Luis Alberto Lacalle, i Partisë Nacionale, një konservator. Kandidati i Partisë Colorados, formacioni politik që ka qeverisur vendin pa ndërprerje që prej 1830-ës, është Juan Maria Bordaberry
Sipas sondazheve të fundit, Mujica është në avantazh ndaj Lacalles, por shumë larg 50 përqindëshit të votave të nevojshme për të fituar në raundin e parë. Balotazhi i mundshëm do të zhvillohet më 29 nëntor.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24643. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24643

Profesioni? Kavie njerëzore Janë gjithmonë e më të shumtë në numër njerëzit që pranojnë të marrin pjesë në testet e ilaçeve në këmbim të parave. Disa e kanë kthyer në punë. Megjithatë, sipas ekspertëve, është një zgjedhje e rrezikshme për të gjithë
Në telefon Oliver më thotë se është i lodhur, ndoshta sepse është i detyruar të flejë në një krevat marinari, në një dhomë me pesë veta të tjerë. Ose ngaqë sepse duhet të çohet çdo mëngjes në orën 7 për të bërë analizat e gjakut. Apo ndoshta ngaqë nuk del prej dy javësh. Megjithatë, ai thotë se është një zanatçi nga halli. Oliver është një kavie njerëzore, ose ndryshe një “vullnetar i shëndetshëm”. Në Austin, Teksas, për 20 ditë i testuan dy ilaçe antivirale për një shumë prej 5 mijë dollarësh. Më parë ishte në San Antonio, ku iu injektua një ilaç kundër kancerit. “Gjëndrat limfatike u ënjtën shumë, por pas një jave kaloi gjithçka”, tregon ai. E në fakt, për 2800 dollarë ia vlen. Në janar fitoi 3 mijë dollarë në dhjetë ditë, pasi provoi një antibiotik që e bënte të nxirrte gjithë ushqimin. Një vit më parë ishte 32 ditë në Dallas, për të provuar një ilaç kundër kolesterolit, dhe fitoi 9100 dollarë. Në vitin e fundit ka fituar 354 mijë dollarë duke bërë zanatin e kavies njerëzore. Oliver, një ish-drejtor hoteli, 32 vjeç, është një nga mijëra personat që fitojnë para për të jetuar, duke marrë pjesë nëpër testet klinike. Zyrtarisht janë “vullnetarë” të paguar vetëm sepse kanë hequr dorë nga koha e tyre e lirë për të mirën e shkencës. Por, përpara fitimeve që në SHBA shkojnë deri në 300 dollarë në ditë, shumë kërkojnë tu nënshtrohen vazhdimisht testeve për tu bërë kavie me kohë të plotë. Deri kur shëndeti i lejon ta përballojnë testin pasues, arrijnë të jetojnë mirë, pijnë ilaçe, bëjnë analiza gjaku dhe kalojnë net të tëra nëpër laboratorë. Por, edhe pse të siguron fitime të majme, zanati i kavies njerëzore është shumë i rrezikshëm. Thuajse të gjitha studimet mbi vullnetarët janë teste të “fazës së parë”, domethënë që bëhen te qeniet njerëzore pasi ilaçi është testuar fillimisht te kafshët. Meqë janë të rrezikshme, tërheqin njerëz pa punë ose në kërkim të parave të lehta. Vullnetarët më të zakonshëm janë studentë, njerëz me borxhe, apo ashtu siç thotë Oliver, edhe shumë ish të burgosur. Nuk mungojnë as emigrantët klandestinë, ata që nuk kanë shtëpi apo të alkoolizuarit. Disa kërkues dhe ekspertë të bioetikës janë të shqetësuar sepse ata që kërkojnë të ndërtojnë një karrierë si kavie njerëzore, janë mbi të gjitha njerëz “të brishtë” nga pikëpamja sociale dhe ekonomike. Tu ofrosh shumë para për të eksperimentuar ilaçe dhe kura të reja, përbën një rrezik të madh për më të dobëtit. Ndërkaq, tu premtosh shuma të majme vullnetarëve, mund të çojë në nxjerrjen e rezultateve jo të vërteta dhe rrjedhimisht daljen në treg të terapive jo të sigurta. Nevoja për para mund ti shtyjë vullnetarët të ndryshojnë rregullat e krijuara për ti mbajtur nën “tutelë”, duke kompromentuar cilësinë e të dhënave. Pjesa më e madhe e testeve kërkon një periudhë minimale prej 30 ditësh mungesë ilaçesh (wash-out) para se të nisë studimi. Por në momentin që nuk bëhen kontrolle, disa vullnetarë paraqiten për testin tjetër para se të ketë mbaruar wash-out. Kjo do të thotë se kaviet rrezikojnë të bëjnë kombinime ilaçesh shumë të dëmshme dhe të pësojnë efekte anësore të paparashikuara, që mund të ndryshojnë rezultatet e testeve. Por, pavarësisht rreziqeve, përpjekja për të injoruar rregullat është e fortë. Bandon, një vullnetar që nga një eksperiment në tjetrin i duhet të udhëtojë pambarimisht, thotë se asnjëherë nuk e plotëson rregullin e 30 ditëve. “Nuk mund ti lejosh vetes një muaj pushim kur mbaron një test. Kush ndalon, është i humbur”, thotë ai.
Efektet anësore
Një tjetër arsye për tu shqetësuar është se mundësia për të fituar mund të influencojë deklaratat e vullnetarëve mbi efektet e testeve. Në prani të disa efekteve anësore, për shembull, studimi mbi një subjekt ndërpritet menjëherë. Por duke qenë se pjesa më e madhe e parave jepet në fund, të denoncosh anomalitë mund të të kushtojë shtrenjtë. Përkundrazi, në raste të tjera, mund të gënjesh për efektet anësore, sepse kjo të lejon të ndalosh testin dhe të rinisësh një tjetër, ku paguhesh më mirë. Të gënjesh mbi këto lloj informacionesh, mund të ndryshojë rezultatet. “Është shumë e rëndësishme që të dhënat të jenë të besueshme”, shpjegon Adil Shamoo, biokimist i Universitetit të Merilandit në Baltimora, dhe themelues i shoqatës “Citizens for responsabile care and research”. Një raport i gabuar vë popullsinë përballë rreziqeve shumë të mëdha. Vitin e shkuar Shamoo tregoi se efektet anësore në testet e ilaçeve janë më të mëdha se ato të deklaruara. Nga viti 1990 e deri në 2000 janë denoncuar 386 raste të rënda dhe tetë vdekje në zyrën që administron fondet shtetërore për eksperimentet mbi njerëzit. Shamoo i ka krahasuar këto shifra me të dhënat e “Food and drug administration” (FDA) mbi ilaçet e aprovuara së fundmi. Edhe pse të dhënat e FDA ishin marrë nga një kampion më i vogël i popullsisë, ai zbuloi se çdo vit denoncoheshin thuajse 17200 raste të tilla, 800 prej të cilave me komplikacione të rënda, përfshi edhe vdekjen. Ekspertët e bioetikës janë ndarë në dy grupe. Sipas disave, pagesa nuk duhet të jetë aq e lartë sa ti shtyjë njerëzit të bëjnë gjëra që në kushte të tjera nuk do i bënin. Të tjerë nuk mendojnë kështu: Çfarë tjetër përveç parasë mund ta shtyjë një person të shëndetshëm të marrë një kokteil ilaçesh dhe të qëndrojë i mbyllur në laborator për tri javë rresht? Sipas dy bioetistëve të Universitetit të Minesotas dhe një të Universitetit të Torontos, ka ardhur momenti të pranohet fakti se të testosh ilaçe është një punë e vërtetë, dhe si e tillë duhet tu nënshtrohet kontrolleve mbi sigurinë dhe kushteve në punë. Bashkë me ekspertë të tjerë, dy studiuesit kanë propozuar sindikalizmin e kavieve njerëzore dhe sidomos në vende si SHBA, ku asistenca shëndetësore është private. Aktualisht vullnetarët nuk kanë asnjë tutelë nëse diçka nuk shkon mirë. “Miliona njerëz janë në telashe nëse u ndodh diçka. Është e turpshme”, shpjegon Shamoo. Peter Lurie, i “Public Citizen”, shoqata e konsumatorëve të Uashingtonit, mbështet idenë se askush nuk duhet të jetojë me lekët që fiton nga “zanati” i kavieve njerëzore.
Mungesa e kontrolleve
Sipas disave, problemi nuk qëndron te kompensimi ekonomik, por te mungesa e kontrolleve, mbi të gjithë në SHBA. Në të kaluarën testet bëheshin në pjesën më të madhe nga universitetet, ndërsa sot u besohen instituteve private të kërkimit, që bazohen te shpejtësia dhe eficenca, te disponueshmëria e pakufizuar e kavieve dhe në përgjithësi te kapaciteti për të ndihmuar shtëpitë farmaceutike që të nxjerrin në treg një ilaç sa më shpejt të jetë e mundur. Dikur, komitetet etike që merreshin me kontrollin e testeve klinike, përbëheshin nga kërkues shkencorë të kualifikuar, ndërsa sot thuajse gjithë testet farmakologjike në SHBA u besohen kontrolleve të komiteteve që nuk aplikojnë kërkesa akademike në zgjedhjen e anëtarëve. Ndonjëherë testet bëhen edhe nga mjekë që nuk kanë fare licenca. Por pavarësisht rreziqeve për shëndetin, për shkak të mungesës së rregullave, shumë kavie njerëzore mendojnë se 30 mijë dollarë në vit janë një fitim i mirë për një punë që kërkon si kusht vetëm një fizik të shëndetshëm. Tani Oliveri duhet të shkojë në Dakotën e Veriut, për të testuar një ilaç kundër Alzaimerit. “Nuk duhet të sforcohem shumë, sepse kjo mund të çojë në rritjen e prodhimit të enzimave të mëlçisë. Nëse nivelet janë shumë të larta, nuk më pranojnë në laborator”, tregon ai.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24646. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24646
Top