Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Qeshnim më shumë dje apo sot? Më 9 tetor 2009, në një nga sallat e Bibliotekës së Kongresit Amerikan në Uashington DC, u mbajt një takim me shkrimtarin e njohur dhe bashkëpunëtorin e gazetës “Shekulli”, Pëllumb Kulla. Drejtori i Sallës Evropiane të Leximeve, Z.Grant Harris, dashamirës i artit dhe letërsisë shqiptare, e hapi takimin, duke u dhënë mirëseardhjen të pranishmëve dhe prezantoi autorin, folësin e këtij takimi. Tema që u trajtua titullohej : “Grotesku i të Qeshurës së Ndaluar – Humori në një Diktaturë Komuniste” Kulla arriti të krijoje një atmosferë të gëzueshme në këtë sallë që ishte disi ndryshe nga sallat në atdheun e tij. Me temën e mësipërme, ai i solli dritë një audience që ishte e përbërë nga studjues, politikanë, lexues, punonjës dhe zyrtarë të Bibliotekës së Kongresit dhe nga lexues e dashamirës shqiptaro-amerikanë që banojnë në Uashington DC si edhe në shtete të tjera, si Virxhinia, Meriland dhe Nju Jork. Të pranishmit, i drejtuan pyetje të ndryshme autorit Kulla. Z.Harris, mbylli takimin duke falenderuar folësin dhe të pranishmit. Z.Kulla shoqërohej nga bashkëshortja e tij, aktorja e mirënjohur, Xhuljeta Kulla dhe nga fëmijët e tyre. Miq, bashkëpunëtorë dhe të afërm të autorit ishin të pranishëm në sallë, gjithashtu. Përshëndetjen e tij, (të cilën po e sjellim më poshtë për lexuesit e “Shekullit”) Kulla tha fillimisht se ndihej i lumtur dhe i privilegjuar. “Më gëzoi mjaft zoti Harris, kur më njoftoi se në raftet e kësaj Biblioteke të nderuar ndodhen disa nga librat e mi, të përfshirë në koleksionin e Albanian Language Table në fondin e European Division. Kjo më bën që ta ndiej veten vërtet të nderuar, Mbi bazën e atyre librave dhe sidomos të njërit prej tyre, një esse-je të botuar në vitin 2001, mbështetet ligjërata ime e sotme” – tha Kulla.

Ju të gjithë e keni idenë se ç’është të jetuarit nën një diktaturë. Ti mund të thuash që “nuk kishte liri të fjalës”, por tjetri nuk e kupton atë si duhet – ose më mirë të themi që nuk e kupton atë, ashtu si do ta kuptonte nga një anekdotë e “hidhur” ku…
dy miq, që të dy oficerë policie, bisedojnë: - Mik i dashur, – thotë njëri, – a nuk më thua: ç’mendim ke për prijësin tonë Enver Hoxhën Tjetri heziton pak e përgjigjet: - Unë kam po atë mendim që ke ti. - Ashtu?! – habitet tjetri. – Po pate mendimin tim, unë të hedh prangat!
Ose, ju mund të thoni një listë me gjëra që mungonin dhe që ishin gangrena e jetës ekonomike komuniste, si mungonte qumshti, mishi, vezët dhe letra higjenike, por e vërteta e hidhur del më bukur me një gazmore tjetër të “hidhur”, kur…
në një klasë ushtarake mësuesi u shpjegon studentëve forcën shkatërrimtare të një bombe bërthamore, e cila vret vetëm njerëzit dhe i le të paprekura ndërtesat dhe gjithçka brenda tyre. - Për shëmbull, – shpjegon mësuesi ushtarak – në rast se amerikanët e hedhin atë bombë këtu, në Tiranë, shitësi në dyqan do të zhduket, por dyqani nuk pëson gjë dhe mallrat e tij do të mbeten të paprekura aty nëpër rrafte. - Po në rastin tonë, shoku komandant, – pyet njëri nga studentët, – çfarë bombash po hedhin amerikanët mbi Shqipëri, që shitësat na mbeten të paprekur, kurse raftet prapa tyre janë të gjithë bosh?
Jo vetëm më të rinjtë, por edhe ata që e provuan mbi vete peshën e verbër të shtypjes komuniste në Shqipëri, duke kaluar vitet, kanë filluar të venë në dyshim, nëse njerëzit qeshnin, apo jo, gjatë dhjetëvjeçarëve të rënduar nga mungesat e mëdha të lirive, të mjeteve të jetesës dhe lejës për të lëvizur e për t’i hedhur një sy botës përqark. Edhe qytetarët e botës perëndimore, që kanë në lidhje me diktaturat të gjitha llojet e informacioneve, ne, njerëzve që jetuam atë kohë të zymtë, na përfytyrojnë gojëkyçur, të zënë tërë kohën me hallet e jetës, me pasigurinë e bukës së përditëshme dhe me frikën se mos bindjet, opinionet dhe shijet tona, do të binin në sy që ishin ndryshe nga ato që pati përcaktuar shteti diktatorial. Përfytyrohet pra, një trishtim total. Por, ne qeshnim… Oh, sa shumë qeshnim! Dhe jo nga pavetëdija e trysnisë, apo moskokëçarja. Tani, pas disa vitesh unë mendoj, se në Shqipërinë e sotme që e ka flakur diktaturën e Enver Hoxhës, nuk qeshet aq sa qeshej dje. E gjithë kjo ngjan si një dëshmi e favorshme në gjyqin historik të diktaturës komuniste. Që të jemi të drejtë, e qeshura jonë e atyre viteve i detyrohet diktaturës, por aspak si bindje ndaj urdhërit suprem të saj, që shtetasit të dukeshin medoemos të lumtur. Ai regjim ishte i egër, i dhunshëm, e shkatërrimtar, por ai ishte njëkohësisht edhe qesharak, grotesk…. Pushteti shtazarak nganjëherë mbijeton edhe në shekuj, por kur merr trajta qesharake, ai bëhet më i thyeshëm dhe njerëzit nën të shpresojnë më shumë se liria është e afërt. Vendi ynë nën regjimin diktatorial mund të përfshihej në çuditë e Librit të Rekordeve Guiness, për një rekord të veçantë. Deri sot nuk gjendet në Historinë e Njerëzimit asnjë vend, territori i të cilit të ketë qenë i rrethuar literalisht me tela me gjemba. 25 fije telash e rrethonin Shqipërinë me një rrjetë 7 këmbë të lartë. Propaganda zyrtare nuk e thosh që kjo bëhej me qëllim që të pengoheshin shqiptarët të dilnin, por thosh se telat e ngritur pengonin armiqtë që të hynin. (Në atë kohë në planetin tonë gjendej vetëm një njeri që mund të kërcente mbi 7 këmbë. Ky ish rekordmeni olimpik John Thomas. Ai nuk ish armik. Ish vetëm amerikan. Lartësia e telave nuk e pengonte, por Thomas bëri mirë që nuk u hodh në Shqipëri). Ne qeshnim, por jo gjithmonë e qeshura është dëshmi e lumturisë. Për dekada të tëra, e qeshura na u bë ne një lëvozhgë, një zhguall i fortë që mbështolli qënien tonë, gjallërinë dhe shpresat tona. Ne qeshnim fshehurazi edhe me gjërat për të cilat ishte e ndaluar. Të ndalosh njerëzit të qeshin me ty, nuk do të thotë aspak që ti nuk je qesharak Në librin që përmenda, unë rrëfej për letërsinë zyrtare, për shout zbavitës, të financuar nga shteti komunist, por edhe për humorin ilegal, për anekdotat antiqeveritare, për të qeshurën e palicensuar e cila mbizotëronte, përhapej, deri në atë shkallë sa u jepte jetë, jo vetëm gazit të përgjithshëm, por edhe përgjimeve, denoncimeve, burgosjeve, torturave. Nuk gjeje atë kohë te ne, asnjë shkrimtar që të jetë ulur në tryezën e tij të shkrimit pa patur praninë e padukshme të censorit të egër shtetëror, të kësaj monstre, që dekretonte përndjekjen mizore të shkrimtarëve dhe artistëve në Shqipërinë staliniste, duke i internuar, burgosur dhe deri pushkatuar ata. Ne, shkrimtarët dhe artistët që bëmë humorin publik, u angazhuam në talljen e ridikulizimin e fenomeneve, karaktereve, zakoneve, praktikave. Edhe regjimi qe i interesuar në përqeshjen e tyre. Natyrisht, ai nuk do të lejonte që shënjestra e goditjes sonë të ngrihej lart e të atakohej sistemi, por për këtë ai nuk kish nevojë të na jepte porosira. Por, gjithësesi, vetë karakteri i letërsisë dhe artit që bëmë ne, ish më i shpenguar e për vetë natyrën e artit tonë, ne shpëtuam nga detyrimet që i mundonin krijuesit e gjinive të tjera, për të bërë poema, vepra figurative dhe këngë që të pikturonin një realitet të lumtur, që të himnizonin diktatorin dhe revolucionin proletar të përbotshëm. Kështu ne patëm shfaqje humoristike të mira, komedi të këndshme, kinokomedi të ndjekura mjaft, një letërsi dinjitoze me përshkrime situatash e karakteresh, art karrikatural të një niveli të mirë. Po ashtu, mund të them se te ne u rritën artistë të shquar të humorit. Megjithatë diçka mungoi. Ne nuk guxuam dot t’i thoshim hapur të vërtetat e mëdha të jetës shqiptare nën diktaturë. Gjuha alegorike, mesazhet e tërthorta që përdorëm, ishin pak. Në atë ambient surreal ne ishim prodhues të artit komik, por ndërkohë, ne vetë ishim subjekte komikë. Ti shkruan një skenar të goditur, që do ta luajnë aktorët dhe do ta shfaqin atë në televizion. Megjithse je i kënaqur me atë që ke shkruar, natën e parë nuk të zë gjumi, se alegoria është shumë e hapur e lehtësisht e rrokshme. Trembesh se atë do ta kuptojnë dhe vepra jote pra, bëhet shumë e rrezikshme. Natën e dytë, kur pasi i je rikthyer, e ke ndrequr dhe ia ke mbuluar pak alegorinë, përsëri nuk të zë gjumi, ngaqë shkrimi yt tashmë është i zakonshëm e banal… E kështu, në fund të javës, je katandisur pa pikë gjumi në sy! Jam mrekulluar vërtet disa herë, kur ndeshja njerëz që gjenin se çfarë të lexonin e sidomos si të lexonin, aty ku nuk qe shkruar asgjë… Në televizion ishte shfaqur një komedi e shkurtër. Farën e kësaj komedie e kisha nga rinia ime e hershme. Punoja atëherë në një kantier të largët e të mënjanuar. Aty, në një lloj klub kantieri, pata njohur një banakier, që i keqtrajtonte klientët që ankoheshin për gramaturat e pijeve, të sallamit dhe të salcës. Dy ndihmësa të banakierit, sikur të paskeshin parë filma të Çaplinit, i hynin me shqelma atyre klientëve që e tepronin me ankesa, apo që ankoheshin pa sukses në administratën e kantierit për të larguar banakierin e egër. Kështu, në atë lokal ishte krijuar një gjendje terrori. Unë dhe shokët e mi rrinim gojëkyçur dhe kur banakieri na pyeste nëse kishim ndonjë ankesë, ne nxitonim t’i thoshim “jo”. Bile nganjëherë na vinte t’i thoshim që në atë vend, dmth, në atë lokal, ne ishim të lumtur. Komedinë e përgatita me disa nga artistët më të mirë të atyre viteve. Në një lokal njerëzit hanin, pinin, ankoheshin, hiqeshin zvarrë, më me tepri se në kujtimet e mia të largëta. Dy aktorët kryesorë luanin bukur, ata porosisin disa herë konjak dhe banakieri u dërgonte gota gjithnjë me pak e më pak pije brënda. Aq sa në fund ai ua dërgoi gotat bosh. Klientët pa shqiptuar asnjë fjalë proteste, i përplasnin ashtu bosh e pinin për shëndet të njëri – tjetrit. Dhe asnjëherë ata nuk guxuan t’i qahen banakierit që vazhdimish i pyeste në ishin të kënaqur… Ish e papritur për mua, kur pas dhënies së komedisë në tv, dy individë të panjohur, ngaqë kishin pirë edhe pak alkol, më shtrënguan duart e më puthën, duke më përgëzuar për guximin që dilja aq hapur kundër gjëndjes në vend e kundër qeverisë. - Shikoni, – u thashë duke buzëqeshur, – mua më vjen keq që t’ju zhgënjej. Ajo është një komedi, si gjithë të tjerat dhe nuk ka asgjë kundër qeverisë! Po të mos ishin pakëz të dehur, ata nuk do të guxonin të shtyheshin më shumë e të më bindnin mua, se ai lokal ngjante si Shqipëria, ndihmësat e banakierit ngjanin me ata të Sigurimit dhe vetë klientët ishin shumë të ngjashëm me ne, shqiptarët. Ca banorë që historinë e kanë plot me kryengritje, por që janë katandisur të urtë e të urtë – shumë të urtë. Banakieri ngjante …me atë …burrin… që ngjante! E ngrinin gishtat përpjetë drejt tavanit e më lavdëronin për guximin, aq shumë sa unë fillova të ndihem ngushtë.U thashë se ne nuk kishim pasur nevojë për guxim. Atyre vetë, që u shkonte mendja për keq, apo që po kërkonin paralele me zor, ata vetë ishin të guximshëm e duhet të ruheshin… Ishte vërtet një situatë qesharake, kur na pëlqente që alegoria jonë kuptohej, por shqetësoheshim kur na lavdëronin me guxim të tepërt. Pas leximit kaq të ndezur, pas këtij përfytyrimi të pasur alegorik, ne ndjenim se në atë limonti, në atë shkretëtirë fjale, njerëzve tanë për ndjenjën e tyre të humorit, u duhej vetëm një shkëndijë. Dhe ne gati – gati nuk u nevojiteshim fare pastaj. Atë të qeshur që e sillte me droje dhe frikë humori i licensuar, e plotësonte për bukuri ai i ndaluari. Në fund të viteve ‘70 më ra në dorë një botim i bukur francez me titull “Enciklopedia Botërore e Anekdotave”. Në të vura re se anekdotat e popujve nën shtypje, izraelitëve, afrikanëve dhe sidomos evropianëve nën zgjedhat nazisto-komuniste, ishin ato më të bukurat. Ato kishin peshë dhe art të kulluar. Dukej sikur terrori, me zhveshjen nga liritë dhe të drejtat njerëzore bëhej, paradoksalisht, kontributori më i shquar i bukurisë së këtij lloj arti të veçantë. Që atë kohë me Enciklopedinë Franceze, por sidomos me dhjetra botime të anekdotave eurolindore, me të cilat u mora më pas këtu në SHBA, vura re se shumë nga anekdotat që tregoheshin te ne, si të lindura në vend, paskëshin qenë ruse, çeke, rumune… Pra mjaftonin kushtet e njëjta sociale – kufizimet e lirive, gjëndja katastrofike e ekonomisë, që ato të merrnin veshjen kombëtare të çdo vendi e të dukeshin si të prodhuara në atë vend. Pata dhe një sensacion të ri: 30 vjet më parë, në Tiranë unë i kisha ndjerë se ato anekdota ishin më të bukura, se tani, kur po i studjoja këtu, në Nju Jork. Tani ato qëndronin mbi tryezën time, si ca mina me detonatorë të hequr dhe merret me mend, që vlera e tyre ishte tok me rrezikun. Dhe bukuria e tyre ishte më e plotë kur ato i sillnin dëm atij që i tregonte dhe nganjëherë, ironikisht, dëmtonin edhe më shumë atë që i dëgjonte! Prandaj, ato bënin një jetë të fshehtë, të nënëdheshme. Kur vjen fjala te aktorët e humorit, një mirënjohje të thellë e të veçantë meriton artisti ynë, Skënder Sallaku. Unë kam pararendur ta shpreh atë mirënjohje në një libër të tërë, në atë që përmenda. Sallaku me shokë e bënë jetën e tyre dhe të bashkëkohësve të tyre më pak të hidhur. Sallaku ishte një artist i një kalibri të veçantë me vlera shumëpalëshe: mendimtar dhe klloun. Ai paraqet një përjashtim të pabesueshëm. Ai gëzonte një dashuri mbarëpopullore: atë e deshin komunistët dhe antikomunistët, të burgosurit dhe komandantët e burgjeve, hamejtë dhe antarët e Politbyrosë. Ai kishte famën e treguesit të parë të anekdotave të hidhura. Ato, ai nuk i tha dot asnjëherë në skenë apo në televizion, por ai nuk druhej – dhe për fat, nuk pësoi gjë – t’i tregonte deri para vetë diktatorit. Hoxha ia kurseu ndëshkimin, për të dhënë imazhin e njeriut me sens humori, a ndoshta, pikërisht, për guximin e të treguarit para tij dhe ndoshta për të ndjekur rregullin historik të sundimtarëve, që asnjëherë nuk i kanë prerë kokën lolos. Por, shumë të tjerë pas denoncimesh për rrëfim anekdotash kanë hyrë në burg e nuk dolën më. Te ne të gjithë anekdotat e importuara, apo të lindura në truallin shqiptar i atribuoheshin edhe si autor, këtij artisti të rrallë. Sallakut i atribuohej edhe kjo që tregon se si…
Në korridoret e Gjykatores, një gjykatës dëgjon një të qeshur të parreshtur në dhomën e një kolegu. Hap derën dhe e gjen kolegun të shtrirë përdhe, duke qeshur me lot. - Pse po qesh? – e pyet. - Lëre, – i thotë në mes të gazit kolegu. – Kam dëgjuar një anekdotë që po më mbyt nga e qeshura. Tjetri u bë kurreshtar. - Ma trego dhe mua, koleg. - Je çmëndur? Unë atë që ma tregoi sapo e dënova tetë vjet.
Mjafton të hyje në burg, qoftë edhe për një anekdotë të vetme e pastaj zinxhiri i vuajtjeve nuk kish fund:
Në një burg në Tiranë, bisedojnë dy të burgosur: - Byrazer, sa të kanë dënuar? – Dhjetë vjet. – Sa ke bërë deri tash? – Pesëmbëdhjetë. - Edhe sa të kanë mbetur? – Edhe njëzet!…
Mijëra vetë te ne janë dënuar për shkak se dëgjonin fshehurazi në radio, Zërin e Amerikës, dhe kjo ngjante me këtë që teksa…
një fëmijë humbet në morinë e pushuesve të plazhit. E gjen një polic. - Humba, – i thotë djali i vogël policit. – Nuk di ku t’i gjej më babin dhe mamin. - Mos qaj! – ia kthen polici. – Ne do të njoftojmë me radio dhe e prindërit do të mësojnë ku ndodhesh. Do që ta japim njoftimin për ty në radion e plazhit, apo në Radio Tirana? Fëmija ka një propozim më praktik: - Babi dhe mami nuk e dëgjojnë kurrë Radio Tiranën. Nuk e jepni dot në Zërin e Amerikës? Prindërit e mi vetëm atë dëgjojnë.
Një vlerësim interesant për këto lloj anekdotash e kam marrë çuditërisht, nga një klerik i shquar, nga i ndjeri Imam, Vehbi Ismaili, Kryetar i Komunitetit Shqiptar Mysliman për ShBA dhe Kanada. I dërgova librin që po përmend. “… Unë jam larguar nga Shqipëria që më 1938 – më shkruante Hirësia e Tij.. – Kur pas lufte vinin këtu në SHBA të arratisur, ata shanin regjimin e Enver Hoxhës me mllef dhe e pikturonin vendin një xhehnem. Unë nuk i besoja tërësisht, se ishin shumë të vuajtur e të munduar nga komunistët. Ishin tendenciozë dhe e nxinin realitetin e vendit. Nga ana tjetër, agjentët e Sigurimit këtu, shpërndanin ilegalisht revista të bukura shqiptare, me ngjyra, ku shkruhej se nuk kish vend më të lumtur dhe më të përparuar se Shqipëria. Kur më binte mua në dorë ndonjë revistë e tillë, unë nuk e besoja. Thosha se ish reklamë e politikës. Ishin tendenciozë dhe ata. Libri yt më ka ndihmuar për njohjen më të saktë të Shqipërisë së vërtetë të Enver Hoxhës. E di përse? Përveç rrëfimit tënd, – që le ta quajmë dhe atë tendencioz! – ato 100 e ca anekdota të përzgjedhura aty, janë një pasqyrë e vërtetë. Asgjë nuk mund të jetë më e vërtetë se anekdota. Anekdota po nuk qe e vërtetë, vdes. Nuk mbetet!” Vlerësimi i lartë që i bën anekdotës ky klerik i shquar merr cilësitë e një përkufizimi estetik të rëndësishëm. Këto vepërza, gjeneratore të së qeshurës së ndaluar, që tregonin me zë të ulët shqiptarët dhe miliona europianolindorë nën diktaturat komuniste, ishin pasqyra më besnike e realitetit të shëmtuar që pritej të ndryshonte. Të gjitha kryengritjet në historinë e njerëzimit do të kenë filluar me një anekdotë. Që gjendeshin aq shumë dukuri qesharake, nuk ishte as merita dhe as faji ynë, ama, që ne i peshkonim ato, kjo ishte falë pasurisë sonë shpirtërore dhe papërkulshmërisë. Se kur dëshpërimi i kalon kufijtë dhe shpresa nuk të ngre dot nga ku ke rënë, ti nuk qesh më. Ti atëhere je dorëzuar. Njeriu që nuk shpreson se do të ngrihet më këmbë, nuk e sheh dot qesharaken e nuk qesh. Ne shpresonim të ngriheshim, pamë dhe vazhdimisht qeshëm… Për këtë është kuptimplote shprehja me të cilën dua të mbyll ligjëratën. Ajo është thënë nga një prift katolik i burgosur, në mes të një qelie me shumë të burgosur të tjerë. Ata u zgjuan pas një mesnate nga alarmi që rojat e burgut, jepnin natë për natë, vetëm për t’ua prishur gjumin të dënuarve nga regjimi. At Pjeter Meshkalla, u zgjua dhe në vend të shante dhe mallkonte, siç po bënin shokët e qelisë, thjesht u ankua me zë të lartë: “Si nuk na lanë ta gëzojmë si duhet kët’ burg, more vllazën!”(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24718. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24718
Dan Braun dhe kodi i suksesit të tij Ka sfiduar me librat e tij Kishën Katolike dhe masonët, e ndërsa gëzon frytet e famës dhe ato financiare të punës së deritanishme, bën plane për të ardhmen…
Kishte kohë që njihej nga lexuesi, por famën e vërtetë botërore e mori me botimin e “Kodi da Vinçi”. Së fundi ka nxjerrë edhe “Simboli i humbur”, që është pritur me shumë kuriozitet nga miliona lexues. Dan Braun është i qetë, që ka mundur të hedhë në treg edhe një tjetër libër dhe i ka lejuar vetes një pushim të shkurtër. Nga pamja e jashtme, ai vazhdon të jetë i njëjti si edhe vite më parë, madje edhe për sa i përket veshjes, xhaketës bojëkafe, këmishës së hapur ngjyrë deti dhe pantallonave kaki. Mbase është rastësi, por kjo është pak a shumë edhe veshja e preferuar e personazhit të tij tashmë të famshëm, të disa librave, Robert Langdon, simbologjistit që ka marrë përsipër të nxjerrë në dritë shumë të vërteta të mbajtura të fshehura nga forcat e pushtetit tokësor. “Langdon është njeriu që kam dashur gjithmonë të jem. Kur e krijova si hero të romaneve të mia, nisa të përjetoja një jetë paralele dhe arrita të lidhem e ta dua aq shumë sa nuk e ndava nga shkrimet e mia për gjashtë vjet me radhë”, thotë Braun në një intervistë dhënë një të përditshmeje italiane. E besoni me të vërtetë personazhin tuaj? Absolutisht. Plotësisht. Fillimisht kam qenë shumë skeptik ndaj tij, por më pas bëra kërkime të ndryshme dhe gjërat ndryshuan. Mund të duket si çmenduri, por është e vërtetë. Edhe këtë libër e kam shkruar bazuar në bindjen time. Në roman citoj një eksperiment të bërë në Princton. Sipas këtij eksperimenti, nëse në një gotë në të cilën uji është duke u shndërruar në akull ti përqendrohesh dhe mendon gjëra të bukura, atëherë kristalet që po forcohen bëhen të bukur në formë, ndërsa nëse përqendrohesh në gotë duke menduar apo sjellë ndërmend gjëra të këqija, humbjen apo situata krizash, atëherë kristalet që formohen janë vërtet të shëmtuara. Sigurisht që nuk pretendoj që një fakt i tillë të pranohet menjëherë dhe me normalitetin më të madh, por gjatë historisë ka pasur gjithmonë momente kur shkenca mbështet të vërteta që deri dje mund të jenë dukur të pamundura. Këtë e thotë edhe një nga personazhet, Kathrine,motra shkencëtare e Peter Solomon, masoni që ruan simbolin e humbur. Ndoshta pas 50 vitesh, njerëzit do të thonë: A ju kujtohet koha kur pushteti dhe fuqia e mendjes konsiderohej një kotësi dhe madje më kaq, qesharake? Unë i shkruaj këto libra jo për të dhënë përgjigje, por për ti bërë njerëzit që të bëjnë pyetje. Në kohët kur shkruanit dhe botuat romanin e parë “Crypto” ju hidhnit hipotezën e një sulmi terrorist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte viti 1998. Çfarë keni menduar më 11 shtator të vitit 2001? Ishte një gjë e tmerrshme, por që për hir të së vërtetës nuk më befasoi. Malhak, engjëlli-djall që do të ketë me çdo kusht “simbolin e humbur” të masonëve, duket sikur bën të njëjtat veprime me të terroristëve. A keni pasur parasysh Bin Ladenin për një gjë të tillë? Jo këtë herë. Bin Laden ishte frymëzim i imi në librin “E vërteta e akullit”. Edhe aty bëhet fjalë për vitin 2001 dhe unë flisja për terroristët në Afganistan. A jam profet? Mendoj që është vetëm fat, në fakt një fat i keq, duke qenë se bëhet fjalë vetëm për fatkeqësi dhe luftë. Duke filluar nga “Kodi da Vinçi” e në vazhdim zgjodhët tema që, për hir të së vërtetës kanë bërë shumë bujë. Sfida ndaj Opus Dei⦠Unë nuk e vras mendjen për këtë. Edhe ata duhet ta kenë kuptuar tashmë se bëhet fjalë për një roman. Unë nuk kërkoj polemizime, por teatralitetin. Më pëlqen që të rrëmoj në materien gri që ekziston mes së drejtës dhe së padrejtës. Në “Simboli i humbur” mbështes faktin se etërit themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin masonë e deistë. Nuk është e vërtetë që Amerika u themelua si një vend i krishterë. Politikanët që mbështesin një teori të tillë në televizion, nuk thonë të vërtetën. A është e vërtetë që keni kërkuar të takoni Papën? Fjala “kërkoj” më duket pak si e paedukatë. Prisni që tju ftojë ai? Ah po të ndodhte kjo, do të hidhesha menjëherë në një avion për ta takuar. Sigurisht që nuk do të isha dakord për shumë gjëra, por kjo nuk ka rëndësi për mua. Mamaja juaj drejtonte korin e Kishës Episkolape. Ju shkoni më në kishë? Vetëm në raste funeralesh dhe martesash, por kam qenë gjithmonë në të ri fetar. Kam qenë i dhënë pas studimeve të feve të ndryshme. Në kapelën e shkollës ku kam studiuar, gjeje studentë të të gjitha feve dhe kështu u rrita mes një diversiteti të madh fetar. Në librin tuaj të fundit është një fjalë që të godet: “Shpresë”. Është kjo vetëm një koincidencë me parullën e Obamës? Këtë pyetje ma ka bërë edhe një senator i rëndësishëm. Në fakt, nuk e kam ndjekur fushatën e Obamës. Isha shumë i zënë me shkrimin e librit dhe për disa muaj i kisha humbur të gjitha lidhjet me botën. Po më falni për pyetjen, ju për kë votuat? Unë votoj si i pavarur dhe herë votoj njërin krah, e herë tjetrin. Po Obama a ju pëlqen? Ai më duket një tip inteligjent, me një mision të pamundur. Pra qenka vetëm një koincidencë që një nga masonët në libër është zezak? Presidenti aktual nuk është i vetmi afro-amerikan i pushtetshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë doja të tregoja vetëm se masonët janë një grupim i hapur për të gjithë. Në libër ju shfaqni simpati për masonerinë. Ky është një fakt që të bie në sy menjëherë. Po për sa i përket episodeve të errët? Ju citoni vetë Lozhen P2, por pa kujtuar vrasjen e Roberto Calvit… “…ura e fretërve të zinj, rasti Ambroziano”. E di e di. E njoh mirë këtë histori tërheqëse. Për ca kohë mendoja që të shkruaja një roman që lidhej me të. Por nuk është kjo tema e librit. Nëse ke një rrëfim të jashtëzakonshëm si historia e P2, por nuk përputhet mirë me disa nga idetë e tua, atëherë duhet ta lësh mënjanë, sepse ndoshta rrëfimit të kësaj historie nuk i ka ardhur koha. Pushteti. Feja. Shërbimet e fshehta. Masoneria. Gratë. Siç e dini në Itali mund të keni një personazh shumë interesant për librin tuaj të ardhshëm, Kryeministrin e vendit, Berluskoni. “Oh. Kodi Berluskoni. Më pëlqen”. Ju intereson ky argument? Nuk di shumë në lidhje me telashet tuaja, por mendoj se ndaj njerëzve që qeverisin një vend duhet të ekzistojë “luksi” i “dyshimit”, sepse puna e tyre është jashtëzakonisht e vështirë dhe bëhet në një botë të vështirë. Nga P2 te skandalet financiare dhe mafia, emri i Berluskonit ndodhet në të gjitha çështjet më të rëndësishme. Po atëherë, si ka mundësi që sillet ende vërdallë? Po, po duhet të jetë interesant. Do ta vë në dosjet e mia. Kritikët thonë se në librat tuaj ka shumë reklama duke filluar nga “Twitter” deri tek “iPhone”. Kritikët e kanë zakon të thonë shumë gjëra Si i bëni kërkimet tuaja në lidhje me argumente të ndryshme që ju interesojnë për librat që shkruani? Tashmë nuk mund të lëviz pa më njohur njeri. Për shembull për të konsultuar disa materiale në Arkivin Qendror më është dashur të vë një palë syze të errëta për të mos u njohur. Për fat kam edhe gruan që më ndihmon. Për ju thonë se jeni shumë i rezervuar si njeri dhe keni pak miq shkrimtarë. Po, është e vërtetë. Kam mik John Grisham, që është një njeri i këndshëm. Më ka mbështetur në momentet e mia të vështira, duke më inkurajuar e më dhënë zemër. Ju keni studiuar shkrim krijues me David Foster Wallace. Ishit miq? Jo, por ka qenë shumë kohë më parë. Vetëvrasja e tij ishte shumë e trishtë. E kuptoj shumë mirë kur një shkrimtar nis të ndihet vetëm. Janë momente me të vërtetë të errëta. Thonë për ju se i dedikoni një pjesë të madhe të suksesit shkrimtarit italian, Umberto Eko. Duhet të them se nuk e kam lexuar Ekon. Kam parë filmin “Emri i trëndafilit”. Di edhe atë që të dy shkruajmë për k Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24721. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24721

Mat, një prift grek në familjen Pisli: Flamuri kërkoi djersën e vet MAT- Ka ndodhur një vizitë e befasishme në familjen Pisli në Mat. Një prift ortodoks grek, i quajtur Theodhoros Doshidhis ka shkuar tek familjarët e Flamur Pislit, i vrarë nga policia 10 vjet më parë gjatë pengmarrjes së një autobusi me pasagjerë grekë. Jo vetëm për prezencën e tij në fshat të thellë malor të Matit, por dhe mesazhin që ka sjellë për shtetin shqiptar e bëjnë krejt të pazakontë këtë vizitë në fshatin e thellë malor, Patin të Matit.
Kleriku ortodoks tha se e kishte njohur nga afër Flamur Pislin, pasi ai kishte punuar në shtëpinë e tij dhe e gjithë familje greke gëzonte respekt për të gjithashtu edhe banorët e fshatit ku Pisli punoi dhe jetoi si emigrant.
Prifti i dhuroi familjes Pisli në fshatin Patin të Matit diçka simbolike nga fryti i punës së Flamurit. Disa gjethe dhe kokrra ulliri, simbol i paqes, që Flamuri e kishte mbjellë me duar e tij në bahçen e priftit, kur punonte në Greqi. Prifti theksoi se “shteti shqiptar ka gabuar që e ka vrarë Flamurin se edhe pengjet e marra kanë qenë në mbështetje të Pislit, pasi i riu shqiptar kërkonte djersën dhe mundin e tij”.
Sipas tij, dy shtetet, Shqipëria dhe Greqia, duhet të zbardhin të vërtetën e kësaj ngjarje të rëndë, pasi deri tani janë vonuar shumë hetimet. “Kanë kaluar 10 vjet dhe nuk thuhet asgjë nga drejtësia shqiptare”, tha ai. Ndërsa, babai i Flamurit tejet i emocionuar ka falenderuar priftin grek për vizitën dhe interesimin e treguar, ndërkohë që ngriti akuza ndaj shtetit shqiptar se është treguar indiferent për zbardhjen e ngjarjes. Nuredin Pisli i ka kërkuar Prokurorisë së Elbasanit që të zbardhë shkaqet e vrasjes si dhe autorët të vihen para drejtësisë.
Flamur Pisli në 28 Maj të vitit 1999 kishte marrë peng një autobus grek dhe u ekzekutua në Qafë Krrabë të Elbasanit nga policia shqiptare.
Babai i Flamur Pislit kërkon rihapje gjyqi për djalin e vrarë *
MAT-Gjithçka tek shtëpia e viktimës në Patin të Matit ka mbetur thuajse pezull si para 10 vitesh, që kur Flamuri u vra nga ndjekja policore. Shtëpia që pati nisur duke kaluar disa herë për të punuar në Greqi që fëmijë, ka mbetur po ajo e para një dekade, kati i parë i papërfunduar dhe telat e ngrehur nga muret mbajtëse për katin e dytë. “Kjo ishte dhe ëndrra e djalit, – shprehen Nuredini dhe nëna e tij, – ëndërr që nuk e realizoi dot. Madje, duket se kjo “ëndërr” për një shtëpi më të mirë, për një jetesë më të mirë, i mori dhe jetën, – thonë ata. – Tetë vite, që kërthi ai u nis rrugë e pa rrugë për të punuar në Greqi, ndërsa me punë të ndershme arriti të mblidhte aq të ardhura sa dhe ne të kishim një shtëpi për të qenë këtu në fshat. Por nuk qe e thënë, pasi pikërisht kur iu desh të merrte paratë, pronari grek nuk denjoi t’ia jepte, madje i bënë kurthin për ta degdisur në burgjet greke, ku e torturuan dhe e masakruan”.
Të gjithë e kujtojnë historinë e famshme të Flamur Pislit nga fshati Patin i Matit, që, nëse nuk do të kishte rrjedhur e tillë, do të ishte thjesht njëri prej mijëra emigrantëve të shpërndarë gjithandej botës. I quajtur si terrorist, pasi kishte marrë peng një autobus me shtetas grekë, ai u shoqërua për orë të tëra nga Selaniku për në kufirin shqiptar, ndërsa më pas nga policia shqiptare në brendësi të territorit tonë, për t’u qëlluar me snajper në dalje të Elbasanit, rrugës së Qafë-Kërrabës. Është nga rastet e veçanta kur vjershëtarë anonimë popullorë i thurën vargje e këngë, ndërsa sot e asaj dite zyrtarisht vazhdon të quhet pengmarrës. Por që nga ajo kohë prindërit e tij dhe sidomos i ati nuk ka reshtur së kërkuari të drejtën në mënyrë ligjore, duke kërkuar rihapje të gjyqit për të rivënë në vend jo vetëm nderin dhe emrin e djalit të tij, por dhe për të marrë dëmshpërblimin që, sipas tij, i takon.
Biseda me Nuredin Pislin
Si është historia e djalit tuaj?
Djali im, Flamuri, pasi mbaroi ushtrinë në vitin 1996, duke parë gjendjen e vështirë financiare, u nis të punonte në Greqi, ku u vendos në familjen e një polici atje. Pasi punoi dy vite e gjysmë në dhe të huaj, nuk iu dhanë paratë e fituara me djersë, madje i punuan rreng për ta dërguar në burg.
Si e trajtuan atje?
Për dy javë e mbajtën në burg, duke e torturuar keqas, dhe prej andej doli më shumë i vdekur se i gjallë, me 13 plagë në trup. Po aty i grisën letrat. Më pas u kthye në shtëpi.
Ç’ju tregoi kur erdhi?
Na tregoi gjithë atë që kishte hequr, ndërsa e mbajtëm në shtëpi me ilaçe që i morëm nga jashtë, pasi ishte bërë shumë keq, gati kufomë.
U nis sërish për në Greqi?
Po, shkoi në këmbë si refugjat, pasi nuk i kishte letrat. Qëndroi 10 ditë atje.
Shkoi te familja ku kishte punuar?
Po, shkoi dhe kërkoi paratë, por ata i thanë: “I gjallë je akoma?!”. Ai u ka thënë se do të më njihni, do të njihni shqiptarin që ia keni nxirë jetën. Po aty pas plagosjes së një polici grek, ka marrë një autobus me njerëz duke u rrotulluar disa herë rrugëve të Athinës.
Ua kishte thënë se do ta kryente ndonjë veprim të tillë?
Jo, edhe pse ishte shumë i rënduar nga gjendja fizike dhe shpirtërore. Por ishte tip shumë i prekshëm dhe sidomos nëse cënohej në dinjtetin e tij si shqiptar. Ndaj mund të ketë vendosur që të bënte diçka të madhe publike, por jo me qëllim vrasjeje, siç e kanë cilësuar. Ai është sjellë si njeri pavarësisht rrëmbimit që kishte bërë, pasi ka ulur më parë fëmijë e të moshuar dhe vetëm ata të moshës së tij i ka mbajtur në autobus.
Çfarë ndodhi më pas?
Për disa orë ka vazhduar rrugën me autobus në drejtim të kufirit shqiptar, ndërkohë që brenda në autobus ka hyrë një gazetare greke me emrin Helena, të cilën e ka pranuar dhe ajo ka bërë negociatoren me policinë dhe qeverinë greke.
Ka kërkuar dhe marrë garanci?
Po, ka kërkuar djersën e tij, d.m.th 50 milionë dhrahmi, të cilat ia kanë sjellë pas negociimeve.
Por pse nuk u ndal?
Me sa duket, e kishte vendosur t’i merrte udhëtarët e atij autobusi për t’i sjellë në shtëpi, që të shikonin se ku jetonte një familje shqiptare, për t’u treguar grekëve dhe botës se shqiptarët nuk janë kriminelë, por hallet i kanë detyruar të punojnë në dhe të huaj.
Si u soll policia greke?
Është interesante se pavarësisht sjelljeve brutale dhe shkatërrimit që m’i kanë bërë djalit në burgje, në këtë rast veproi me profesionalizëm, pasi plotësoi çdo kërkesë të djalit deri sa kaloi kufirin shqiptar. Më pas ka vazhduar ndjekja e dy policive. Më pas ai u vra në dalje të Elbasanit për në Qafë-Kërrabë, gjë që njihet nga opinioni.
Ç’mendim patët për këtë. Mendoni se policia u tregua joprofesioniste?
Jo vetëm e tillë, por më vranë tim bir, dhe nuk kam çfarë emri t’i vë kësaj. E vranë se ishte i armatosur dhe se është akuzuar për vrasjen e një pengu aty në autobus… Nuk është aspak e vërtetë. Dhe për këtë kërkoj drejtësi, pasi djali është goditur nga një snajper shqiptar, plumb i cili ka kapur edhe pengun grek, dhe ka plagosur dhe gazetaren greke që e shoqëronte.
Ç’ndodhi më pas?
Djalin ma kanë sjellë natën në shtëpi të vdekur, më 29 maj 1999, ndërsa media në Shqipëri, sidomos, bënte përgjegjës djalin si vrasësi i pengut grek. Unë kam thënë kaq gjë në prani të shumë njerëzve: nëse djali është fajtor, do ta varros në një gropë dhe nuk dua askush të më vijë në shtëpi për ngushëllim. Por e dija shumë mirë se djali im nuk bënte punë të ndyra, nuk ishte as trafikant e as vrasës, dhe se ai kishte shkuar thjesht të na ndihmonte për gjendjen e keqe ekonomike që kishim ne, dhe se kishte derdhur shumë djersë që nuk i ishte shpërblyer.
Po më pas?
Më kanë ardhur shumë njerëz duke më thënë se djali yt është i pafajshëm dhe se reagimi i tij ka qenë nga halli, por nuk ka vrarë njeri. Janë dhjetëra njerëz që më kanë ardhur, qindra e mijëra letra e telegrame, sidomos nga emigrantët, derisa u shkruan e u këndua dhe këngë për të. Jo thjesht se ishte im bir, porse kishte mbi vete tërë vuajtjen e emigrantëve shqiptarë atje dhe sjelljen brutale që bëhet në kurriz të fëmijëve tanë. Madje këtu në shtëpi më ka ardhur dhe një gazetare greke, Penelopes Trendafiles, së bashku me të fejuarin dhe ka bërë një libër. Po ashtu më pas u bë dhe filmi “Pengu”, ku flitet për një pengmarrës human!
Po tani çfarë do të bëni?
Kam kërkuar rihapje të procesit, pasi më kanë vrarë djalin me të padrejtë dhe ma kanë denigruar, ndërsa kanë fshehur dhe vrasjen e pengut grek, duke ia lënë si vrasje djalit tim, gjë e gënjeshtër. Në këtë pikë më kanë dhe borxhin tjetër, pasi më kanë vrarë mikun në shtëpi, duke ia faturuar djalit tim. Madje, policët arritën deri aty sa pa pikën e turpit të marrin dhe paratë që ishin në autobus. Nuk është se kërkoj paratë tani, por dua të vë në vend dinjitetin e fëmijës sim edhe nga pikëpamja ligjore. Kam kërkuar në gjykatën e Elbasanit, ata më janë përgjigjur se nuk është bërë kërkesa sipas afateve. Unë do të shes shtëpi e tokë, çfarë kam pas shpirti, derisa të zbardhet çështja e djalit tim.
Kjo interviste eshte botuar me 23 mars 2009 ne gazeten ‘Shekulli’
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24715. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24715

Formulari A3, tri ditë kohë për tërheqje e dorëzime ërveç stresit të akumuluar për më shumë se gjashtë muaj, maturantët duhet të durojnë edhe humorin e mësuesve apo sekretareve të shkollave ku kanë mësuar për katër vite. Madje duhet ti stresojnë edhe më shumë prindërit, të cilët nuk mendojnë për asgjë tjetër veçse për të ardhmen e fëmijëve…
Parulla këto ditë ka qenë e njëjtë dhe e përsëritur në gjimnazet e Tiranës: “Plotësoni formularët dhe dorëzojini deri ditën e premte në orën 12.00, të shtunën dhe të dielën e kemi pushim”, kanë sqaruar sekretaritë dhe një pjesë e mësuesve kujdestarë për maturantët që kërkojnë asistencë, kanë pyetje dhe kërkojnë të dorëzojnë formularin. Por në vend që të mendohen, të shohin pikët e fituesve të fundit me kujdes e të plotësojnë formularin ashtu siç referojnë rregullat, kandidatët për studentë duhet të marrin vendime të nxituara, sepse sekretaritë e shkollave e kanë pushim ditën e shtunë dhe të diel.
Në fakt, këto dy ditë janë pushim, por orari zyrtar në shkolla mbaron në orën 15.00 dhe jo në orën 12.00 kur pretendojnë sekretaritë. Dhe ditët janë pushim, por në raste të jashtëzakonshme e kur eprori, aq më shumë Ministri i Arsimit lëshon udhëzimin “Do të qëndroni në punë”, guximi i punonjëseve të arsimit të mesëm është për tu pasur zili.
Parregullsitë
Formulari A3 duhet të shpërndahet në gjimnazet, shkollat e mesme apo drejtoritë rajonale çdo ditë nga ora 08.00 e mëngjesit deri në orën 18.00 pasdite. Po ashtu, shpërndarja e formularit, plotësimi dhe dorëzimi i tij nisën në datën 21 tetor dhe përfundojnë në datën 26, ditën e hënë. Ndërsa sekretaritë e shkollave u kanë referuar nxënësve se formularët duhen plotësuar dhe dorëzuar deri në datë 23, duke argumentuar që e shtuna dhe e diela në shkollë është pushim.
“Maturantë, të shtunën dhe të dielën nuk është ditë pushimi këtë javë për asnjë nga sekretaritë e shkollave të mesme apo drejtoritë rajonale, të cilat kanë në përgjegjësi shpërndarjen, firmosjen dhe mbledhjen e formularit A3, ashtu siç ka udhëzuar dhe urdhëruar institucioni më i lartë, Ministria e Arsimit”, kjo është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Arsimit.
Secili duhet të qëndrojë i qetë, të shohë udhëzimet, pikët e fituesve të fundit, pikët që ka fituar sipas meritës dhe preferencës e pastaj të plotësojë me stilolaps të zi formularin A3. Ndërsa për ta dorëzuar kanë kohë deri ditën e hënë.
Plotësimi i formularit
Formulari A3 plotësohet njësoj si ai A2. Mbrapa formularit, APRIAL-i ka sqaruar të gjitha hapat që duhen ndjekur për të bërë një plotësim të saktë dhe pa gabime. Ndërkohë që secili maturant duhet të shohë me kujdes pikët e fituesit të fundit.
Në këtë mënyrë kandidatët për studentë duhet të kontrollojnë edhe pikët që kanë marrë, duke mos pretenduar të fitojnë shkollën më të preferuar, por degën ku mund të kenë më shumë mundësi për të fituar. Në këtë rast do të vlente shprehja e urtë popullore: shtrini këmbët sa keni jorganin”!(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24709. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24709

Formulari A3, tri ditë kohë për tërheqje e dorëzime ërveç stresit të akumuluar për më shumë se gjashtë muaj, maturantët duhet të durojnë edhe humorin e mësuesve apo sekretareve të shkollave ku kanë mësuar për katër vite. Madje duhet ti stresojnë edhe më shumë prindërit, të cilët nuk mendojnë për asgjë tjetër veçse për të ardhmen e fëmijëve…
Parulla këto ditë ka qenë e njëjtë dhe e përsëritur në gjimnazet e Tiranës: “Plotësoni formularët dhe dorëzojini deri ditën e premte në orën 12.00, të shtunën dhe të dielën e kemi pushim”, kanë sqaruar sekretaritë dhe një pjesë e mësuesve kujdestarë për maturantët që kërkojnë asistencë, kanë pyetje dhe kërkojnë të dorëzojnë formularin. Por në vend që të mendohen, të shohin pikët e fituesve të fundit me kujdes e të plotësojnë formularin ashtu siç referojnë rregullat, kandidatët për studentë duhet të marrin vendime të nxituara, sepse sekretaritë e shkollave e kanë pushim ditën e shtunë dhe të diel.
Në fakt, këto dy ditë janë pushim, por orari zyrtar në shkolla mbaron në orën 15.00 dhe jo në orën 12.00 kur pretendojnë sekretaritë. Dhe ditët janë pushim, por në raste të jashtëzakonshme e kur eprori, aq më shumë Ministri i Arsimit lëshon udhëzimin “Do të qëndroni në punë”, guximi i punonjëseve të arsimit të mesëm është për tu pasur zili.
Parregullsitë
Formulari A3 duhet të shpërndahet në gjimnazet, shkollat e mesme apo drejtoritë rajonale çdo ditë nga ora 08.00 e mëngjesit deri në orën 18.00 pasdite. Po ashtu, shpërndarja e formularit, plotësimi dhe dorëzimi i tij nisën në datën 21 tetor dhe përfundojnë në datën 26, ditën e hënë. Ndërsa sekretaritë e shkollave u kanë referuar nxënësve se formularët duhen plotësuar dhe dorëzuar deri në datë 23, duke argumentuar që e shtuna dhe e diela në shkollë është pushim.
“Maturantë, të shtunën dhe të dielën nuk është ditë pushimi këtë javë për asnjë nga sekretaritë e shkollave të mesme apo drejtoritë rajonale, të cilat kanë në përgjegjësi shpërndarjen, firmosjen dhe mbledhjen e formularit A3, ashtu siç ka udhëzuar dhe urdhëruar institucioni më i lartë, Ministria e Arsimit”, kjo është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Arsimit.
Secili duhet të qëndrojë i qetë, të shohë udhëzimet, pikët e fituesve të fundit, pikët që ka fituar sipas meritës dhe preferencës e pastaj të plotësojë me stilolaps të zi formularin A3. Ndërsa për ta dorëzuar kanë kohë deri ditën e hënë.
Plotësimi i formularit
Formulari A3 plotësohet njësoj si ai A2. Mbrapa formularit, APRIAL-i ka sqaruar të gjitha hapat që duhen ndjekur për të bërë një plotësim të saktë dhe pa gabime. Ndërkohë që secili maturant duhet të shohë me kujdes pikët e fituesit të fundit.
Në këtë mënyrë kandidatët për studentë duhet të kontrollojnë edhe pikët që kanë marrë, duke mos pretenduar të fitojnë shkollën më të preferuar, por degën ku mund të kenë më shumë mundësi për të fituar. Në këtë rast do të vlente shprehja e urtë popullore: shtrini këmbët sa keni jorganin”!(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24709. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24709

Ministria e Ekonomisë: Zgjedhja e Nikolin Jakës, e pavlefshme Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes ne nje njoftim per shtyp, te pak minutave me pare, e quan te pavlefshem zgjedhjen e Nikolin Jakes ne krye te Dhomes se Tregtise. Me poshte njoftimi zyrtar i Ministrise qe tashme drejtohet nga Dritan Prifti:
‘Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes eshte informuar permes Sekretarit te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane per zgjedhjen e rrufeshme te Kryetarit te ri te Dhomes se Tregtise, pas doreheqjes se z. Gjoke Uldedaj, i cili eshte zgjedhur deputet. Ne veshtrim te pare, pervec ngutjes dhe hapesirave te pakta per te bere fushate nga kandidatet rivale, duket qarte qe zgjedhja e Kryetarit te ri bie ndesh me statutin e insitucionit, neni nr.6, i cili thote se asnje anetar asambleje nuk mund te zgjidhet nese eshte i denuar me vendim gjykate te formes se prere per vepra penale. Z. Nikolin Jaka pretendon se ka fituar pafajesi nga gjykata ne lidhje me denimin dhe burgosjen e tij per veper penale, por nuk kishte paraqitur perpara asamblese se Dhomes se Tregtise Tirane asnje dokument qe verteton kete, kusht i domosdoshem sipas kerkesave te statutit. METE eshte informuar se Prokuroria vazhdon te ndjeke ceshtjen me Z. Jaka ne Gjykaten e Larte. Ky fakt tregon se pafajesia e Z. Nikolin Jaka nuk eshte nje proces i mbyllur nga gjyqesori. Zgjedhja e Z. Nikolin Jaka ne kete menyre eshte e pavlefshme sipas rregullave te vete Statutit te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane.

TIRANË – Prej sot në krye të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, do te jete ish- zv.ministri i Transporteve Nikolin Jaka. Ai u zhduk nga jeta politike, pas një viti burg për korrupsion në tenderat e rrugëve. Jaka më parë ka qenë edhe sekretar i Dhomës së Tregtisë.
Zgjedhjet për kreun e ri u zhvilluan pasi Gjok Uldedaj u bë deputet në zgjedhjet e qershorit.
Në garë për kryetar të ri të Dhomës së Tregtisë ishin edhe Edmond Rusmajli dhe Sami Celaj, por shumicën e votave i ka marrë ish-zëvendësministri i Transporteve.
Jaka, ish zv.ministër i Transporteve u arrestua nga një operacion i policisë i quajtur ‘Duart e pastra’.
Ai u vu në pranga bashkë me nëpunës të tjerë të ministrise se Transporteve, nën akuzë për korrupsion me tenderat e e rrugëve.
Gjykata e Tiranës e dënoi me 1 vit e 20 ditë burg, 800 mijë lekë gjobë si dhe i hoqi të drejtën e ushtrimit të profesionit për tre vjet, ndërsa Gjykata e Apelit, e rrezoi kete akuze.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24712. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24712

Ministria e Ekonomisë: Zgjedhja e Nikolin Jakës, e pavlefshme Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes ne nje njoftim per shtyp, te pak minutave me pare, e quan te pavlefshem zgjedhjen e Nikolin Jakes ne krye te Dhomes se Tregtise. Me poshte njoftimi zyrtar i Ministrise qe tashme drejtohet nga Dritan Prifti:
‘Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes eshte informuar permes Sekretarit te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane per zgjedhjen e rrufeshme te Kryetarit te ri te Dhomes se Tregtise, pas doreheqjes se z. Gjoke Uldedaj, i cili eshte zgjedhur deputet. Ne veshtrim te pare, pervec ngutjes dhe hapesirave te pakta per te bere fushate nga kandidatet rivale, duket qarte qe zgjedhja e Kryetarit te ri bie ndesh me statutin e insitucionit, neni nr.6, i cili thote se asnje anetar asambleje nuk mund te zgjidhet nese eshte i denuar me vendim gjykate te formes se prere per vepra penale. Z. Nikolin Jaka pretendon se ka fituar pafajesi nga gjykata ne lidhje me denimin dhe burgosjen e tij per veper penale, por nuk kishte paraqitur perpara asamblese se Dhomes se Tregtise Tirane asnje dokument qe verteton kete, kusht i domosdoshem sipas kerkesave te statutit. METE eshte informuar se Prokuroria vazhdon te ndjeke ceshtjen me Z. Jaka ne Gjykaten e Larte. Ky fakt tregon se pafajesia e Z. Nikolin Jaka nuk eshte nje proces i mbyllur nga gjyqesori. Zgjedhja e Z. Nikolin Jaka ne kete menyre eshte e pavlefshme sipas rregullave te vete Statutit te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane.

TIRANË – Prej sot në krye të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, do te jete ish- zv.ministri i Transporteve Nikolin Jaka. Ai u zhduk nga jeta politike, pas një viti burg për korrupsion në tenderat e rrugëve. Jaka më parë ka qenë edhe sekretar i Dhomës së Tregtisë.
Zgjedhjet për kreun e ri u zhvilluan pasi Gjok Uldedaj u bë deputet në zgjedhjet e qershorit.
Në garë për kryetar të ri të Dhomës së Tregtisë ishin edhe Edmond Rusmajli dhe Sami Celaj, por shumicën e votave i ka marrë ish-zëvendësministri i Transporteve.
Jaka, ish zv.ministër i Transporteve u arrestua nga një operacion i policisë i quajtur ‘Duart e pastra’.
Ai u vu në pranga bashkë me nëpunës të tjerë të ministrise se Transporteve, nën akuzë për korrupsion me tenderat e e rrugëve.
Gjykata e Tiranës e dënoi me 1 vit e 20 ditë burg, 800 mijë lekë gjobë si dhe i hoqi të drejtën e ushtrimit të profesionit për tre vjet, ndërsa Gjykata e Apelit, e rrezoi kete akuze.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24712. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24712

Veritas RS III goes into serial production The vehicle sports exotic and ultra-Veritas RS III, who last year has attracted the elite world finally goes into serial production.
However, “serial production” should be understood conditionally, because it comes only 30 units which will see the light, and each of them will work hand in a factory in Germany.
Although production has not yet officially begun, five units have been sold already, eight others have been booked, while the manufacturer expects the full series will be sold by the end of this year. Mu Dutchman as Spyker, the German manufacturer Vermot AG was originally founded as a racing brand The full now after five decades slowly back toward the street production models.

Veritas RS III Roadster is a combination of classical elements and futuristike which is unique for the fact that it was a car with two seats to which seats bashkudhëtarit is covered and can be opened as needed.

Created from ultra light carbon, Veritas RS III Roadster 5.0 litërsh engine keeps the BMW V10 with 507 horse power in combination with mechanical gear or it shpejtësish six automatic SMG. Achieving speed to 100 miles per hour does not exceed 3 2 seconds, while maximum speed is 347 kilometers per hour.
In Vermont Veritas produce three units at once, for its production needs eight weeks, while the first units begin in January next year.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=1106. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=1106

Magic Mouse no buttons! Replacing the mouse already old “Mighty Mouse” comes in a version much more elegant and only wireless with multitouch functionality.
Together with new models of Apple computers, the company after a long time has released a new version of the mouse, now with label Magic Mouse. It is about a laser my wireless which for normal work requires two AA batteries, the computer connects via Bluetooth.
But “magic mouse” compared with the previous “Mighty Mouse” has no buttons. Instead the entire upper surface is the type multitouch. Movement recognition technology is the same as the iPhone or the MacBook touchpad, while gestures are supported multitouch for different actions.

Magic Mouse sold with new iMac computers, and costs 69 dollars separately.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=1108. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=1108

VW begins selling the Golf and Scirocco Manufacturer Volkswagen has launched the sale of more powerful versions of the Golf of Sciroccos – R models, the Germans finally made public the prices.
Scirocco R in Germany will cost 36,400 euros to the census, while the price of Golf R will cost 33,475 euros.

Both models R use twoliters TSI engine with turbo-charger and four-cylinder with direct burning, but while the Golf R develops 265 Hp and 350 Nm moment rotation, Scirocco had 5 horses enjoy less power, so his engine develops 260 Hp.

Golf has won the R integral engine 4Motion, while Scirocco transmit power in the frontal axis. Both models offer the same level of devices.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=1099. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=1099

Come Canon EOS 1D Mark V? Judged according to multiple sources, Canon will soon introduce its new camera Professional SLR – EOS 1D Mark V.
Since time is supposedly good for a potential hereditor of SLR camera EOS 1D Mark III. According to reports in the portal Canon Rumors, but also by independent photographer Philip Bloom, the launch of hereditor is very close.
New Camera will carry the distinctive mark EOS 1D Mark V (in Japan assumed that the number four is unlucky, so would be passed).
Specifications include APS-H sensor (1.3 x crop) with resolution of 16 Megapixels, speed of shooting will be even 11 files per second, while Camera should be able to record video in resolution of 1.080p at 60 fps.
Price, according to forecasts, should cost about 5000 dollars in the American market.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=1098. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=1098

Ringjallet Albert Einstein Quhet Oscar Wrigley,nga Britania,eshte vetem 2 vjec dhe konsiderohet femija me i zgjuar ne bote.

Nga testet e inteligjences qe i jane bere,arriti 160 pike,po aq sa kishte Albert Einstein.
Drejtori i Shoqates Britanike per njerzit me inteligjence te larte theksoi se ky eshte nje rast unik dhe ka premisa mjaft te medha qe aftesite e ketij femije special te rriten akoma me kalimin e kohes.Kjo do ishte mjaft pozitive nese ne kete epoke moderne do te kishim nje “Einstein” te ri,duke patur parasysh zbulimet qe beri ai ne kohen e vet.
Artikuj qe mund tju interesojne:
Zbulohen 32 planete te rinj iPhone 3GS me radioaktivitet te ulet 2012 – The year that ends all years Dergo nje SMS falas Alieneve !!! Mrekullite e mjeksise Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1394. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1394

Kali dhe kaloresi, ne koherat moderne Shume i apasionuar pas sportit te hipizmit, dita e Gazmend Brahimit nis dhe perfundon mes kuajve.
Me kuajt jam marre qe kur kam filluar te ece, ne moshe te vogel fare, sepse kali me ka terhequr dhe me ka pelqyer gjithmone si kafshe. Pervec kesaj une e kam dhe trashegimi nga paraardhesit e mi, shprehet Brahimi.
Ai nuk eshte thjesht nje adhurues i kuajve, por nje kalores i vertet. I veshur me rrobat karakteristike te nje garuesi, 31 vjecari e perkedhel si nje femije kalin e tij te preferuar.
Para se ta nxjerre per stervitje, Gazmendit i duhen 15 minuta kohe per te pergatitur Kolanin.
Qe nga ky moment Kolani e kupton se une kam ardhur per te bere dicka, e bej gati dhe e nxjerre per te bere stervitje, shprehet ai.
Nderkohe qe instruktori dhe trajneri i hipizmit pergatisin terrenin, Kolanit 7 vjecar i duhet te beje disa xhiro per te bere nxemjen.
Stervitja e nje kali fillon qe me trajnimin me litar, njohjen me pajimet, me kapistren, me krehrin, stervitja me litar, bindja dhe zbatimi i komandave, sqaron trajneri Qamil Gjonbibaj.
Binomi kalores-kal eshte gati te perballet me sfidat e dites. Pasi i eshte bindur me perpikmeri urdhrave te te zotit, Kolani pret qe ai te nxjerre nga xhepi haracin e mundimit.
Jane disa koncentrate tip karamelesh te cilat jane me shije karrote apo molle dhe i pelqejne, thote Gazmendi.
Studimet tregojne qe te behesh pilot duhen 892 ore fluturim, ndersa qe te besh nje kalores i mire 2160 ore.
Edhe pse eshte nje qenie me mistere, kali per kaloresin eshte antistres dhe me ecje galope ose troke, te dy mberrijne ne vitet e motorit dhe teknologjise se larte si nje kujtim i bukur i koherave te thjeshta. /tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=723. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=723

Giuliano Stroe 5-vjeçar mahnit botën Giuliano Stroe është futur në librin e rekordeve botërore, Guinness, pasi është fëmija më muskulor në planet, dhe ka aftësi të jashtëzakonshme fizike.
Ky sportist i jashtëzakonshëm ka filluar të ushtrojë në Itali, ku jeton me familjen e tij, kur ishte vetëm 2-vjeç. Dhe, puna e zellshme më në fund është shpaguar.
Djaloshi është bërë atraksion i vërtetë në Itali, ndërsa babai i tij, Iulian Stroe (33-vjeçar) thotë: Në sallën e ushtrimeve e marr me vete prej se ka lindur
Ai thotë se nuk ekziston rreziku që i biri i tij të lëndohet, pasi që asnjëherë nuk e lë të stërvitet vetëm.
Çdoherë është nën vëzhgim dhe sapo të lodhet, ikën për të luajtur, ka thënë Iulian, transmeton gazeta Daily Mail.
httpv:// www.youtube.com/watch?v=Bo8W9VLO2ng&
Giuliano, thotë se fama nuk e ka ndryshuar atë sepse vazhdon të jetojë sikurse edhe fëmijët të tjerë pikturon, shikon filma vizatimorë dhe shkon të luajë në park. Megjithatë, thotë se i pëlqen kur merr duartrokitje.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=718. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=718

Hajduti gjunjezohet dhe falet per 10 minuta Hyri i armatosur me pistolete per te kryer nje vjedhje. Por kur e punesuara ne dyqan nisi te qaje e frikesuar dhe te permende Zotin, nje hajdut i ri u duk si i hipnotizuar, aq sa u ul ne gjunje bashke me te, duke u falur per 10 minuta.
Historia e pabesueshme ndodhi ne Indianapolis. Teksa video e qarkut te mbyllur te dyqanit, e publikuar nga policia e qytetit amerikan, ka bere xhiron neper internet.
Ne shume vite karriere nuk kam shikuar kurre nje gje te tille, ka deklaruar polici, qe eshte marre me denoncimin e vjedhjes.
Hajduti, i cili eshte 23 vjec, pasi iu lut Zotit u arratis, duke vjedhur vetem telefonin e punonjeses dhe nje kartmonedhe prej 20 dollaresh, per tu dorezuar me pas ne polici. Tashme eshte akuzuar per vjedhje me arme.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=714. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=714
Top