Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Shkëmbi Barketa u përdor si skaj i arkipelagut grek Oponenca e kolonelit Myslim Pasha
Në bazë të UNCLOS, ai nuk mund të bëhet vijëdrejtë bazore fundore për Arkipelagun e Korfuzit, por edhe as për anën e Shqipërisë. Ky shkëmb, në mënyrë të natyrshme e ka vendin në 60 metër, në lindje të mesores, duke i takuar plotësisht shtetit shqiptar. Por, në marrëveshjen e fundit, po të shihet me vëmendje harta detare ndarëse një fragment të së cilës po e paraqesim më poshtë, ky shkëmb (Barketa) është konsideruar, në mënyrë krejtësisht të gabuar, si një pikë kufizuese anësore, e fundme e vijëdrejtës bazore që bashkon, në kundërshtim me UNCLOS, shkëmbinjtë periferikë (Atolls) të arkipelagut (Serpa, Barketa, e mandej në Kepin e Kasiopesë). Prej kësaj vije, është bërë ndarja, e cila të drejtën e ka kthyer në të padrejtë.
Mund të shihet se si është përdorur Barketa, si pikë fillese nga ana e shtetit fqinj, për të ndarë syprinën ujore dhe shtratdetin kontinental me Shqipërinë, ku si nisje është vijëdrejta bazore që përmbyll gjirin e Tetranisit (Ksamilit). Sipas argumenteve të dhënë, në sythin e Arkipelagut, doli se njësia gjeografike e arkipelagut të Korfuzit, s’i përket heqja vijëdrejta bazore, që të përfshijnë skajet ujëdhesore. Sipas kësaj, bie poshtë, fillimndarja në Barketa. Veç Barketës, as Tignosso nuk do të përmbyllet në vijëdrejtat bazore të arkipelagut. Vijat bazore do të fillojnë nga buzëujërat e ujdhesës së Korfuzit dhe brigjeve të Ksamilit.
Gjendja e ndarjes është në mënyrë tërësore e përmbysur, për të riparuar padrejtësinë që ka ndodhur për: (i) Barketa ndodhet në lindje të mesores së ngushticës veriore të Korfuzit, rreth 60 metra dhe sipas njoftimeve të mesvijës në ngushticë ajo kryeherët duhej t’i përkiste Shqipërisë, por askush nuk është kujtuar për të. (ii) Tani, lind një argument i ri, zbatimi i UNCLOS si një Konventë e re, pas vitit 1913, kur u ndanë kufijtë shtetëror tokësorë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas saj, bie poshtë përfshirja e ujdhesave me vijëdrejta, pra baza e nisjes duhet të ndryshojë. Këto duhet të ishin argumente në bisedimet para marrëveshjes, të cilat do të kishin mospërkime të thella. Natyrshëm.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24756. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24756
Plagjiatura e dytë Mirvjen Kokona, e bija e leksikografit Vedat Kokona, denoncon një tjetër plagjiaturë fjalori të të atit, atë të shprehjeve frëngjisht-shqip: “Sa e hidhur qenka e vërteta, sidomos kur përsëritet.”
Sa herë që im atë, Vedat Kokona, botonte një fjalor, e konsideronte atë si një hallkë që i shtohej zinxhirit të pafund të veprave leksikografike, prandaj, vitet e fundit, uronte me gjithë shpirt që stafetën në lëmin e fjalorëve frëngjisht-shqip dhe anasjelltas ta merrnin sa më shpejt dhe sa më mirë, por edhe sa më ndershëm, leksikografët e rinj, po punëtorë e të talentuar. Mirëpo, fatkeqësisht, ende pa filluar realizimi i kësaj dëshire të tij, i këtij amaneti shpirtëror e shkencor, ndodhi grabitja e fjalorit të tij frëngjisht-shqip nga A. Jakllari, botuar nga shtëpia botuese “Toena”, grabitje që ndonëse me vonesë, u dënua nga Gjykata me dëmshpërblim material e moral.
Megjithatë, unë, e bija e Vedat Kokonës dhe botuese, ndër të tjera edhe e fjalorëve të tij, shpresoja se dikush i aftë dhe i ndershëm do të vinte më në fund për ta çuar më tej veprën leksikografike të filluar, këtu e mbi 40 vjet më parë nga im atë në fushën e fjalorëve frëngjisht-shqip dhe anasjelltas. Prandaj u gëzova kur mësova para disa kohësh se kishte dalë në treg një fjalor shprehjesh frëngjisht-shqip me rreth 1000 të tilla, më të përdorshmet në frëngjishten e sotme, autorë të të cilit janë, po t’i besojmë kopertinës, zotërinjtë Nonda Varfi dhe Viktor Z. Bakillari. Nxitova kështu t’i telefonoja zotit N. Varfi (ndërsa bashkautorit të tij nuk munda t’i gjeja ndonjë numër telefoni fiks apo celulari) për ta përgëzuar që, më në fund, kishte vendosur ta merrte seriozisht në dorë stafetën e fjalorëve të lartpërmendur e për ta shpënë më tej duke e pasuruar traditën e nisur nga im atë në fushën përkatëse. E lamë ta merrja pas disa ditësh, ngaqë ishte shumë i zënë. Dhe kështu veprova, por celulari i tij nuk m’u hap asnjëherë me gjithë këmbënguljen time dashamirëse. Sidoqoftë, vendosa ta ble fjalorin në fjalë, duke shpresuar se një ditë, sado vonë, do të mundja t’i takoja autorët e tij të paktën për t’u marrë një autograf e për t’i përgëzuar e falënderuar, duke i vështruar drejt e në sy. E bleva pra dhe i hodha një sy: goxha punë, pa diskutim, por vende-vende, seç m’u krijua përshtypja e asaj që, pikërisht, në frazeologjinë e frëngjishtes, quhet “déjà vu”, pra, m’u krijua përshtypja se diku tjetër i kisha parë tashmë barasvlerësit shqip të një numër shprehjesh frënge që figuronin në fjalorin e zotërinjve N. Varfi dhe V.Z. Bakillari.
Atëherë, e shtyrë nga një kureshtje intelektuale objektive, vajta e mora disa fjalorë të tim eti dhe bëra disa sondazhe verifikuese të thjeshta, duke krahasuar barasvlerësit shqip të disa shprehjeve frënge që figuronin edhe te fjalorët e shumtë të tim eti, edhe në fjalorin e vetëm të dy autorëve në fjalë. Po, intuita ime nuk më kishte gabuar: zotërinjtë N. Varfi e V.Z. Bakillari kishin vjelë tërësisht ose pjesërisht shprehje shqip në fjalorët e tim eti. “Oh, – thashë me vete – do të jenë frymëzuar prej punës së tim eti dhe, si ish-studentë të tij (të paktën zoti N. Varfi), nga entuziazmi do të kenë vepruar kështu: jo rrallëherë çirakët, nga adhurimi për mjeshtrat, edhe i imitojnë ata në pritje që të bëhen mjeshtra edhe ata vetë”. Këtë të vërtetë do ta kenë theksuar me siguri edhe në parathënien e fjalorit të tyre. Nxitova ta lexoja parathënien e shkurtër: asnjë fjalë për ndonjë frymëzim të mundshëm, rrjedhimisht, asnjë shenjë falënderimi, asnjë gjurmë mirënjohjeje për lëvruesit pararendës të fushës leksikografike përkatëse!
Në këto kushte, vendosa ta këqyrja çështjen më shtruar: në njërën anë të tryezës sime të punës (pikërisht ajo mbi të cilin punoi me vite im atë), vura fjalorët frëngjisht-shqip e anasjelltas të tim eti (një pirg i vërtetë), kurse në anën tjetër vura fjalorin (1,2 cm të trashë) të zotërinjve N.Varfi e V.Z. Bakillari. Pastaj nisa të shihja se si i kishte përkthyer apo përshtatur im atë në shqipe ato shprehje frënge që figurojnë në fjalorthin e dy zotërinjve të nderuar. Pas një pune sistematike disajavore, bazuar në një përqasje të imët, arrita në përfundimin se kisha në dorë provën e pamohueshme që përsëri ishte plaçkitur (gati po aq ashiqare e paturpësisht sa herën e parë nga A.Jakllari) prona……………………….. intelektuale e tim eti: në krejt fjalorin e tyre prej 171 faqesh, vetëm në 6-7 faqe nuk kam gjetur shprehje shqipe të kopjuara nga fjalorët e tim eti, kurse në gjithë faqet e tjera, numri i shprehjeve shqipe të kopjuara, pjesërisht ose tërësisht, nga fjalorët e tij, luhatet nga një në shtatë për faqe; thënë me gjuhën e shifrave, i bie që, nga 1 436 shprehje shqipe që përmban fjalorthi në fjalë, 594 të jenë marrë nga fjalorët e tim eti, d.m.th. 41, 36 %; së fundi, duhet nënvizuar se në pjesën e tyre më të madhe, shprehjet e kopjuara janë marrë të plota si, për shembull:
Te shkronja A
Faqe 7: ADVENIR – advienne que pourra Le të dalë ku të dalë;
Faqe 9: ALLER – cela va sans dire S’do mend, ta pret mendja, kuptohet vetiu;
Te shkronja B
Faqe 21: BEAU – l’échapper belle Shpëtoj për qime, shpëtoj paq;
Faqe 25: BOL – en avoir ras le bol Më ka ardhur në majë të hundës;
Te shkronja C
Faqe 32: CARTE – jouer cartes sur table Luaj me letra të hapura;
Faqe 35: CHAPITRE – avoir voix au chapitre Them fjalën time, shfaq edhe unë mendimin tim;
Te shkronja D
Faqe 53: DEUX – jamais deux sans trois E treta, e vërteta;
Faqe 57: DOS – en avoir plein le dos Më ka ardhur në majë të hundës, nuk duroj dot më;
Te shkronja L
Faqe 89: LANTERNE – prendre des vessies pour des lanternes E marr (e ha) sapunin për djathë;
Faqe 93: LOUP – les loups ne se mangent aps entre eux Korbi korbit s’i nxjerr sytë;
Te shkronja M
Faqe 94: MAIGRE – maigre comme un clou i thatë si cironkë;
Faqe 99: MÊME – être à même de jam në gjendje (i aftë) të bëj diçka;
Faqe 100: MIEUX – je ne demande pas mieux Atë dua dhe unë, s’kërkoj më shumë;
Te shkronja N
Faqe 106: NERF – cela me donne sur les nerfs Kjo [...] (m’i prish, m’i ngre) nervat;
Faqe 107: NEZ – avoir qn dans le nez Nuk e shoh dot me sy, e kam halë në sy;
Faqe 109: NUIT – dans la nuit des temps në kohë shumë të largëta;
Te shkronja O
Faqe 110: IL – je m’en bats l’il m’u prish gjiza mua;
Faqe 112: OREILLE – se faire tirer l’oreille Bëj naze, dua që të më luten;
Faqe 113: OREILLE – échauffer les oreilles à qn Ia bie në majë të hundës, ia plas buzën;
Te shkronja P
Faqe 116: PAIR – être hors de pair s’ka të dytë;
Faqe 117: PARLER – trouver à qui parler gjej ustanë, më has sharra në gozhdë;
Te shkronja R
Faqe 138: RESPECT – sauf votre respect me nder jush;
Faqe 140: REVENIR – ne pas revenir de qch Mbetem pa mend;
Faqe 142: ROSE – voir tout en rose E shoh jetën fushë me lule;
Te shkronja S
Faqe 144: SAINT – ne plus savoir à quel saint se vouer Nuk di nga t’ia mbaj, e kam humbur fare;
Faqe 149: SUCRE – casser du sucre sur le dos de qn flas keq për dikë;
Siç shihet, pa qenë nevoja për shumë komente, dy zotërinjtë në fjalë kanë përvetësuar, d.m.th. vjedhur, plaçkitur apo grabitur, quajeni si të doni, punën e tim eti, sepse, ç’është e vërteta, nuk janë leksikografë. Këtë fakt e ka pranuar vetë zoti N. Varfi para disa vitesh, kur, me rastin e padisë sime kundër zotit A. Jakllari, Gjykata e Rrethit Tiranë i kërkoi zyrtarisht zotit N. Varfi, asokohe përgjegjës i Departamentit të Frëngjishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24759. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24759
Dil njëherë moj vajzë e bukur Dil njëherë moj vajzë e bukur Sa të shof në derë Sa të shof në derë Ta shoh trupin tënd sikur flutur Që m’je dal n’pranverë Ta shoh trupin tënd sikur flutur Që m’je dal n’pranverë
Ta shoh ballin si yllo i dritës Lulon në behar Lulon në behar Le t’na jesin kujtimet e ditës Për dashninë e parë Le t’na jesin kujtimet e ditës Për dashninë e parë
T’ejten prama, dy sahati Kah dera të rashë Kah dera të rashë Pashë sytë e nja atë zemër të ngratit S’fola kur të pashë Pashë sytë e nja atë zemër të ngratit S’fola kur të pashë
Shkova n’shpi, dola n’dritare Nisa t’kjaj me lotë Nisa t’kjaj me lotë Mori vajzë e shkreta beqare Bon e boj këtë vaj Mori vajzë e shkreta beqare Bon e boj këtë vaj
O kandil, kandil garipi Sha ke që s’po na bon dritë Sha ke që s’po na bon dritë O shumë sefane do ta bojmë na sonte Sa t’na qelë e lumja dritë, e hajde O shumë sefane do ta bojmë na sonte Sa t’na qelë e lumja dritë
O jargan, jargano i ngushtë Gjithë vija-vija Gjithë vija-vija O qysh s’mi mlove lalo sa ke nata Shpatllat e mia, e hajde O qysh s’mi mlove lalo sa ke nata Shpatllat e mia
Bashkë penxheret lalo mas kapakut Sha i ke lshu sytë zi përdhe Sha i ke lshu sytë zi përdhe O me vu vesh se lalo çka thonë hallku Ata flasin keq për ne O me vu vesh se lalo çka thonë hallku Ata flasin keq për ne
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4789. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4789

Laçi rifut Vllazninë në krizë E shtuna, 24 tetor 2009, startoi me tri ndeshjet e para java e 8-të e kampionatit të 71-të kombëtar të futbollit, Superliga. Ishin ndeshje interesante, të cilat do të shtrihen deri të hënën, me sfidën e fundit, Besa-Apolonia, në Kavajë.
Tirana, që ende konsiderohet pretendente, priti në “Qemal Stafa” Teutën e Durrësit. Një rast tjetër ky, për të bërë kthesën bardheblutë, por duhej kaluar një tjetër “ish” i tyre, trajneri Mirel Josa, që është në krye të “djemve të detit”. Nëse javën e kaluar, ishte Shkëlqim Muca, një “ish” i Tiranës, që i mundi 24 herë kampionët, kësaj here duhej treguar vigjilencë e madhe karshi Josës dhe djemve të tij.
Të cilët ishin gati për të kafshuar, sikurse bënë edhe vjet, në “Qemal Stafa”, kur mori rrugën e largimit trajneri Slishkoviç. Por kanë dalë duarbosh nga kjo transfertë, sepse Tirana, në pjesën e dytë, ka shënuar dy herë, me anë të Muzakës dhe Devollit.
Në këtë mënyrë, Tirana rikthehet te fitorja, duke dhënë shenja pozitive, se tashmë ka hyrë në rrugën e pretendimeve. Sinjale të cilat duhet t’i marrin më shumë se kurrë në konsideratë Dinamo dhe Besa, që kryesojnë deri tani me meritë. Vec kësaj ndeshjeje, të shtunën u luajtën edhe dy sfida të tjera. Në Laç, skuadra vendase priti Vllazninë e Shkodrës, të cilën e mundi pastër, 3-1, ku të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë të lojës. Në 45 minutat e dyta të ndeshjes, lacianët janë treguar të papërmbajtshëm, teksa kanë shënuar njëri pas tjetrit 3 gola, me anë të Norës, Veliajt dhe Nimanit.
Një goditje e rëndë kjo për kuqeblutë, të cilët, me anë të kosovarit Kasapi, kanë shënuar golin e nderit, por janë rikthyer sërish në makthin e krizës, e cila u mendua se u hodh pas krahëve një javë më parë, me fitoren 2-0 ndaj Flamurtarit, por kjo gjë mbetet ende një “mision i pamundur” për skuadrën e drejtuar nga Roland Luci. Lacianët, të pozicionuar në fund të renditjes para kësaj ndeshjeje, nuk kishin rrugë tjetër, vec fitores, nëse duan t’i japin vetes shanse mbijetese në superligë, sepse po nuk fitove në fushën tënde, nuk ke asgjë në vijë. Në Ersekë, Gramozi ka pritur Kastriotin e Krujës, në një sfidë debutuesish në superligë.
Vendasit kishin nevojë të madhe për pikë, sepse kanë “prekur” fundin, ndërkohë që krutanët nuk kishin në stolin drejtues trajnerin Ndreu, i cili u pezullua 10 javë, pas atij momenti të dhunshëm që shfaqi ndaj lojtarit të Skënderbeut, javën e kaluar. 90 minutat e lojës kanë rezervuar një barazim të bardhë, 0-0, i cili ka kënaqur krutanët, ndërsa kolonjarët nuk po e gjejnë dot fitoren, pas ardhjes së Agim Canajt në krye të tyre.
Të dielën, në Vlorë, Magani do të luajë kundër së shkuarës së tij, si lojtar dhe trajner. Sepse Flamurtari, të cilin drejton aktualisht, do të presë Shkumbinin e Peqinit. Kuqezinjtë e Vlorës s’e kanë kaluar akoma atë shok psikologjik, të rezultateve negative të fillimit të garës, edhe pse mundën Vllazninë para dy javësh, ndaj para tifozëve të tyre kanë rastin të tregojnë sa vlejnë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për peqinasit, që vijnë pas një humbjeje në Shkodër dhe kanë transfertën e dytë radhazi.
Dinamo e kreut, që ka dy pikë më shumë se verdhezinjtë, që e ndjekin, do të udhëtojë drejt Korçës, ditën e diel, me synimin për të dalë edhe nga stadiumi i qytetit juglindor me 3 pikë, si mundësi për ta ruajtur kryesimin. Por, në këtë objektiv, pengesë e madhe do të jetë skuadra vendase, e drejtuar nga Sajmir Haxhiu, që duhet të bëjë autokritikë para tifozëve të vet, për rezultatet zhgënjyese në dy javët e fundit. Në radhët e korçarëve ka disa mungesa, për shkak të kartonëve të marrë, megjithatë mobilizimi i Skënderbeut duket në shkallën sipërore. Në kahun tjetër, Dinamo është e plotë dhe vjen në këtë ndeshje me moral të lartë, jo vetëm sepse kryeson garën qysh në javën e parë, por sepse mundi në sfidën paraardhëse edhe Tiranën.
Blutë janë shquar në këtë fillimkampionati për marrjen e maksimumit të pikëve në transfertë, cka të bën të besosh se do të fitojnë edhe në Korçë. Padyshim, edhe barazimi do të ishte rezultat i pranueshëm për skuadrën e drejtuar nga Shkëlqim Muca, sepse, sido që të dalë Besa në Kavajë, me Apoloninë, nuk e humbet kreun.
Sikurse thamë, skuadra e vendit të dytë, Besa e Kavajës, do të presë në shtëpi, ditën e hënë, Apoloninë e Fierit. Të dyja këto skuadra kanë bërë një nisje mjaft pozitive të kampionatit, ndaj parashikohet një 90-minutësh interesant në përballjen e tyre.
Apolonia, që pozicionohet e treta në renditje, do të kërkojë të vijojë me fitore, si në katër javët e fundit, për të parakaluar Besën, ndoshta, por edhe verdhezinjtë, nga ana e tyre, nuk kanë ndërmend të lëshojnë pe. Jo vetëm se kanë ambicie serioze, për të fituar titullin, nisur edhe nga përbërja me lojtarë të spikatur, por para tifozëve të vet nuk mund të falin. Çdo rezultat tjetër, vec fitores, do ta thellonte diferencën me Dinamon, e cila duket e pandalshme.
Ndërkohë, të shtunën u luajtën edhe ndeshjet e javës së 8-të të kategorisë së parë, ku kryeson Elbasani, i ndjekur nga Bylisi.
Më poshtë, në mënyrë telegrafike, po japim pasqyrën e plotë të ndeshjeve të javës së 8-të, superliga dhe kategoria e parë.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 8
(24.10.2009)
LACI-VLLAZNIA 3-1
Shënues: Nora 50′, Veliaj 63′, Nimani 70′/ Kasapi 88′
Gjyqtar: L.Jemini
GRAMOZI-KASTRIOTI 0-0
Gjyqtar: B.Pashaj
TIRANA-TEUTA 2-0
Shënues: Muzaka 79′, Devolli 88′
Gjyqtar: A.Janku
(25.10.2009)
SKËNDERBEU-DINAMO FLAMURTARI-SHKUMBINI
(26.10.2009) BESA-APOLONIA
KATEGORIA E PARE
JAVA 8 (24.10.2009)
KAMZA-GRAMSHI 0-0
Gjyqtar: K.Cjapi
LUSHNJA-BURRELI 4-0
Gjyqtar: E.Peza
ELBASANI-MEMALIAJ 1-0
Gjyqtar: M.Dervishi
LUFTETARI-BYLIS 0-2
Gjyqtar: E.Jorgji
BESLIDHJA-B.SPORT 3-0
Gjyqtar: A.Beqiri
ADA-SKRAPARI 7-1
Gjyqtar: L.Mustafaraj
TURBINA-SOPOTI 3-1
Gjyqtar: M.Masha (Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24753. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24753

Një i arrestuar dhe disa të dyshuar për tragjedinë në Tisa Policia e Kosovës ka arrestuar në një fshat të Mitrovicës një person të dyshimtë për kontrabandë të njerëzve në Hungari, një ditë pas gjetjes së viktimës së tretë të mbytur në lumin Tisa në Hungari. Siç bën të ditur e përditshmja Koha Ditore, duke cituar burimet e veta, i arrestuari është Ismet R. nga fshati Zhabar i Mitrovicës, në shtëpinë e të cilit janë gjetur dokumente të falsifikuara dhe pasaporta.
Policia e Kosovës ndërkaq, nuk ka pranuar të komentojë rreth arrestimit të të dyshuarit Ismet R., por ka thënë se hetimet në lidhje me këtë rast në Kosovë do të udhëhiqen nga një prokuror i EULEX-it, dhe dy zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët do të nisen në Hungari.
Ndërkaq, e përditshmja Express, thekson se, Policia i ka identifikuar katër të dyshuar për organizimin e udhëtimit tragjik të shqiptarëve për në perëndim, të cilët kanë përfunduan në ujërat e lumit Tisa.
S. H. nga Podujeva – sipas kësaj gazete – është personi të cilin Policia e Kosovës, të enjten, ka shkuar dhe e ka kërkuar, në lidhje me përgjegjësinë e tij të mundshme për Tragjedinë e Tisas.
Vizita e policisë në shtëpinë e këtij personi është bërë menjëherë pasi Vesel Jahaj, babai i Elvira Jahajt, gruas që dyshohet se ka vdekur në këtë tragjedi, në kufirin serbo-hungarez, e ka denoncuar atë për trafikim ilegal me njerëz.
Por meqë S. H. atë ditë nuk ka qenë në shtëpi, pesë policët, i kanë lënë atij porosinë që t’u lajmërohet menjëherë organeve të rendit në Podujevë. Megjithëkëtë, burime të kësaj gazete nga policia në Prishtinë sqarojnë se ky person, edhe pse kanë kaluar tre ditë nga momenti kur i është lënë thirrja për t’u paraqitur në stacion, ende nuk është lajmëruar. /Telegrafi/

‘Tisa’, EULEX hap hetime
Një prokuror i EULEX-it dhe dy policë hetues kosovarë do të udhëtojnë për në Hungari, për të hetuar rastin e mbytjes së tre shtetasve kosovarë në lumin Tisa. Hetimet do të bëhen në kuadër të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore
Një prokuror i EULEX-it dhe dy policë hetues kosovarë pritet të zhvillojnë hetime në lidhje me rastin e mbytjes së, të paktën, tre shtetasve të Kosovës në lumin Tisa, në kufirin Serbi – Hungari, i cilësuar tashmë nga autoritetet si rast i dyshuar për trafikim me qenie njerëzore.
Policia e Kosovës konfirmon se do të dërgojë shumë shpejt në Hungari dy policë hetues, kurse një prokuror rasti, i cili është caktuar nga EULEX-i, pritet të vë kontaktet me autoritetet policore të Serbisë dhe ato të Hungarisë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë se Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë marrë përgjigje pozitive nga autoritetet hungareze për dërgimin e një ekipi hetuesish nga Kosova.
“Fillimisht parashihet që të nisen dy zyrtarë policorë hetues nga shtylla e hetimeve të Policisë së Kosovës dhe një prokuror i rastit. Udhëtimi i tyre pritet të bëhet shumë shpejt, në një kohë sa më të shpejtë të mundshme”, thekson Kelani.
Në rastin e cilësuar si dyshim për trafikim me qenie njerëzore, tashmë është përfshirë edhe EULEX-i.
Një zëdhënësi i misionit për sundim të ligjit, Nikollas Hotën, konfirmon caktimin e prokurorit ndërkombëtar të EULEX-it për këtë rast.
“Prokurori i EULEX-it është zgjedhur të udhëheqë rastin. Ne ende nuk e dimë se kur do të udhëtojë ky prokuror për në Serbi, apo Hungari”, deklaron zëdhënësi Hotën.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë po ashtu se policia po zhvillon hetimin e rastit edhe brenda Kosovës, në përpjekje të kapjes së personave të dyshuar për këtë rast.
Hetimet do të zhvillohen në kuadër të zbardhjes së rastit dhe luftimit të trafikimit me qeniet njerëzore.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për operativa hetimore, për të bërë identifikimin e personave të dyshuar të mundshëm që mund të kenë qenë të lidhur apo të përfshirë në rast, për trafikim me qenie njerëzore”, thotë Kelani.
Tre persona, tashmë janë identifikuar të vdekur, kurse tre të tjerë kanë shpëtuar gjatë kalimit ilegal të kufirit përmes lumit Tisa në kufirin Serbi – Hungari.
Ekzistojnë dyshime se në barkë kishte edhe persona tjerë, por ende asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ngushëlloi familjet e viktimave në lumin Tisa, duke shprehur keqardhjen e tij të thellë për ngjarjen tragjike.
“Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet relevante, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes, me shpresë se personat e tjerë që udhëtonin me tri viktimat, tashmë të konfirmuara, të jenë gjallë”, thotë Sejdiu përmes një komunikate.
“Shpirtërisht dhe në lutje jemi me familjet e viktimave në këto çaste pikëllimi”, shprehet Sejdiu.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24750. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24750

Tragjedia në Tisë, Topi ngushëllon Sejdiun Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu për tragjedinë e ndodhur në lumin Tisë, ku humbën jetën 15 shtetas kosovarë.
“Me keqardhje dhe hidhërim të thellë mësova për ngjarjen tragjike në lumin Tisa ku humbën jetën pesëmbëdhjetë qytetarë kosovarë! Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, më lejoni t’Ju përcjell Ju si Kryetar i Shtetit të Kosovës dhe nëpërmjet jush familjarëve të të gjitha viktimave ngushëllimet më të thella e të sinqerta për këtë humbje të rëndë!”- thuhet në mesazhin e ngushëllimit.
Kreu i shtetit shqiptar, Topi ka shprehur më tej mbështetjen dhe solidaritetin e sinqertë e të palëkundur të mbarë popullit shqiptar në këto çaste të rënda të kësaj tragjedie njerëzore.

Gjenden tri kufoma në lumin Tisa
UPDATE:Policia e Hungarisë dhe ajo e Serbisë kanë gjetur kufomat e tre personave të mbytur në lumin Tisa, ndërkohë që po vazhdojnë kërkimet për të tjerët, kanë thënë zyrtarët e policisë.
Autoritetet në Kosovë thonë se nuk ka informata zyrtare nga shteti hungarez për viktima, apo përmbysjen eventuale të ndonjë barke në lumin Tisa në Hungari, ku supozohet të kenë qenë 19 persona.
Sipas tyre, rasti tani ka kaluar në çështje të kalimit ilegal të kufirit dhe trafikimin me qenie njerëzore, gjë që po hetohet nga policia hungareze dhe ajo e Kosovës.
Njoftimet rreth ngjarjes në lumin Tisa në Hungari, ku nga mesi i tetorit supozohet të jetë përmbysur një barkë me rreth 19 udhëtarë, edhe pse ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet e Hungarisë, kanë shtyrë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës të fillojë bashkëpunimin edhe me forcat e rendit në Kosovë.
Kështu bëri të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kosovare, Albana Beqiri, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ku u publikuan të rejat e fundit për përmbysjen eventuale të një barke në lumin në kufi të Serbisë me shtetin hungarez.
Ajo tha se rasti i dyshuar tashmë ka kaluar në një çështje që ka të bëjë me kalim ilegal të kufirit dhe trafikim të qenieve njerëzore.
“Për vetë ndjeshmërinë dhe natyrën që ka marrë ky rast, ju tashmë po e shihni që ka të bëjë me kalim ilegal të kufirit dhe trafikim të qenieve njerëzore, autoritetet e rendit tashmë e kanë marrë rastin në dorë”.
“Çdo informacion që do të vijë në zyrën konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, qoftë nga zoti Mirdita, qoftë nga zoti Kiçmari, do t’i dërgohet Ministrisë së Rendit dhe Policisë së Kosovës”, tha Beqiri.
Beqiri theksoi se të gjitha shifrat për të zhdukur janë të hamendësuara dhe të bazuara kryesisht në deklaratat e personit, që konsiderohet si një nga tre të mbijetuarit e kësaj tragjedie.
Pra, bëhet fjalë për Blerim Ramën, të cilin autoritetet hungareze e kanë gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore buzë lumit Tisa bashkë me fëmijët e tij.
E reja e fundit në gjithë këtë, sipas saj, ka të bëjë me informacionin e ambasadorit kosovar në Gjermani, Vilson Mirdita.
Bëhet e ditur se Mirditën e ka kontaktuar kosovari Zenun Koci, që ishte njoftuar më parë nga autoritetet hungareze në lidhje me identifikimin e një kufome të gjetur në Hungari, në rrobat e së cilës është gjetur një letërnjoftim me emrin Brahim Koci.
Por, edhe ky informacion, sipas Beqirit, nuk është zyrtar. Ajo njoftoi se Zenun Koci ka shprehur gatishmërinë për të udhëtuar në Hungari dhe për ta identifikuar trupin e pajetë.
Policia e Hungarisë dhe ajo e Serbisë kanë gjetur kufomat e tre personave të mbytur në lumin Tisa, ndërkohë që po vazhdojnë kërkimet për të tjerët.
Policitë e dy vendeve nuk konfirmuan nëse bëhet fjalë për aksident të ndonjë mjeti lundrues dhe nuk thanë se sa njerëz të tjerë mund të konsiderohen të zhdukur.
“Është e mundur që këta njerëz të jenë përpjekur ta kalojnë kufirin me ndihmën e trafikantëve të qenieve njerëzore”, transmetohet t’u ketë thënë agjencive ndërkombëtare të lajmeve zëdhënësi i policisë në qarkun Congrad, Janosh Pal.
Këtë dyshim, tashmë po e heton edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë kosovare, Baki Kelani, sqaroi:
“Mund të konfirmojmë faktin se Zyra Ndërlidhëse e Interpolit në Prishtinë ka pranuar një kërkesë për bashkëpunim nga Zyra Kombëtare e Interpolit hungarez, e cila ka të bëjë me identifikimin e disa personave, që dyshohet se mund të jenë shtetas të Republikës së Kosovës të involvuar në atë rast”, u shpreh Kelani.
Ai shtoi se në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale janë ndërmarrë të gjitha masat operative hetimore për identifikimin e personave të dyshuar të mundshëm që mund të jenë të përfshirë në rastin e trafikimit me qenie njerëzore.
Kelani bëri të ditur se Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, atë të Brendshme dhe me autoritetet hungareze është duke bërë përpjekje për të dërguar zyrtarë të saj policorë në Hungari, si ndihmë për forcat hungareze të rendit.
Mësohet se në listën që ka arritur në Policinë e Kosovës figurojnë emrat e 6 personave të dyshuar për përfshirje të çfarëdoshme në këtë rast, qoftë në cilësinë e organizatorit të trafikimit, apo të pjesëmarrësit në të.(E.P.)(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24741. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24741

Pas SHBA-së, edhe Britania: Imuniteti, jo mburojë për individët Ndërkombëtarët insistojnë në kërkesën e tyre për heqjen e imunitetit dhe mospërdorimin e tij si strehë për të fshehur korrupsionin.
Pas deklaratës së ambasadorit amerikan John Ëhithers, të njëjtin mesazh ka dërguar për qeverinë shqiptare edhe ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona Mcilëham.
Gjatë fjalës së saj në konferencën për çështjet e transparencës në deklarimin e pasurive të zyrtarëve, ambasadorja britanike nënvizoi se imuniteti nuk duhet të mbrojë individët por institucionet.
“Imuniteti ekziston për të mbrojtur institucionet dhe vlerat që ato përfaqësojnë jo individët. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ata që nuk kanë se çfarë fshehin nuk duhet të kenë as frikë.”- theksoi ambasadorja britanike.
Imuniteti, Berisha i përgjigjet Uithers. PS: Dorëzo dy ministrat
UPDATE – Pas deklarimeve te ambasadorit amerikand he pergjigjeve te kryeministrit Berisha per imunitetin e deputeteve, – referuar vecanerisht dy ministrave nen akuze, Mediu e Basha, – ka reaguar edhe Partia Socialiste,
Ne nje deklarate te deputetit te saj te ri, Sajmir Tahiri, PS thote:
‘Sali Berisha është i paaftë për të luftuar korrupsionin. Sali Berisha nuk ka vullnet për të luftuar korrupsionin. Madje më keq se kaq, Sali Berisha duhet të dorëzojë 2 ministra para drejtësisë për të dëshmuar vullnetin e tij në luftën kundër korrupsionit. Raport progresi i Komisionit Evropian në tre vitet e fundit e konsideron korrupsionin një fenomen gjerësisht të përhapur dhe një problem veçanërisht serioz. Ndërkohë që shenja e vetme që ka lënë Sali Berisha në luftën e tij të shtirur ndaj këtij fenomeni, është numri i tij i celularit. Ne nuk kemi më asnjë dyshim se një i korruptuar nuk mund të luftojë korrupsionin – thote deklarata e opozites.

TIRANË – Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur sot shqetësimit të ambasadorit amerikan në Tiranë Xhon Uithers, për imunitetin e deputetëve.
Imuniteti s’është problem për mazhorancën, sipas Berishes, pasi Kuvendi, sic tha ai, do ti përgjigjet pozitivisht çdo kërkesë të prokurorisë për heqje imuniteti.
Berisha shfrytezoi rastin qe te fajesonte edhe per kete perplasje, – si ne rastin e ngecjes se proceseve integruese dhe liberalizimit te vizave, – bojkotin e opozites. “Në kushtet aktuale ne s’mund të ndryshojmë ligjin pasi duhen votat e opozitës që s’është në parlament”, shtoi Berisha.
Deklarata u bë sot, kur në mesditë kur Berisha po dilte nga mbledhja e Kryesisë së PD. I pyetur nga gazetarët ai tha se “ne do të mbajmë qëndrim të njëanshëm. Çdo kërkesë që do të vijë nga organet gjyqësore për heqje imuniteti do të jetë e pranueshme ”
“Ne nuk mund të ndryshojmë ligjin, por ama nëse organet e prokurorisë do të kërkojnë të kryejnë hetime për zyrtarët, atëherë nuk do të pengohen, heqja e imunitetit të tyre do të jetë automatike”, siguroi kryetari i PD.
Nderkohe, ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, John Withers ka deklaruar dje se imuniteti nuk duhet të jetë një strehë për të fshehur ata që përballen me masa ligjore, abuzojnë dhe të mbrojë ata që janë të paaftë.
Ai ka kujtuar deklaratën e bërë nga zv sekretari për çështjet europiane në Departamentin Amerikan, dhënë për qeverinë shqiptare disa ditë më parë para Komitetit të Helsinkit, ku inkurajohet prokuroria në vendimet për heqjen e imunitetit parlamentar për rastet përkatëse.
Diplomati amerikan e ka bërë deklaratën gjatë fjalës së tij në një konferencë për integritetin e drejtuesve që u mbajt sot në Tiranë. Sipas Withers liderët dhe zyrtarët shqiptarë duhet të veprojnë me integritet, në interes të publikut, pa u fshehur pas imunitetit apo masave të sigurisë që u cakton ligji.
“Personat që janë emëruar të drejtojnë, duhet të veprojnë me integritet, pasi vendimet e tyre qofshin të drejtpërdrejta apo jo, ndikojnë në jetën e qytetarëve”, tha Withers, duke shtuar se të veprosh me integritet do të thotë të pranosh me përgjegjësi veprimet e tyre dhe të ndihesh përgjegjës për to.
Withers mbështeti deklaratën e bërë pak kohë më parë nga kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili ka pohuar se ministrat e tij nuk kanë imunitet. Deklarata erdhi fill pas pushimit të çështjes në ngarkim të ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, (aktualisht ministër i Mjedisit) i akuzuar për tragjedinë e Gërdecit.
Withers ka shtuar se do të mbështesë dhe inkurajojë qeverinë për të rritur mbështetjen ndaj institucioneve të pavarura dhe heqjen e imunitetit të parlamentarëve në rast korrupsioni.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24744. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24744

Jakaj: Gjykata më shpalli të pafajshëm. Ministria: Zgjedhja, e pavlefshme Nikolin Jakaj, i zgjedhur në krye të Dhomës së Tregtisë ka reaguar sot pas deklaratës së Ministrisë së Ekonomisë, e cila e quajti të pavlefshme zgjedhjen e tij.
“Kam dorëzuar pranë sekretariatit të Dhomës së Tregtisë vendimin e prerë të gjykatës së Apelit e cila më shpall të pafajshëm”- ka thënë ai gjatë një prononcimi televiziv.
Sipas tij, Ministria e Ekonomisë nuk ka marrë informacionin e duhur mbi procesin dhe se zgjedhja e tij në krye të Dhomës së Tregtisë është bërë në përputhje me gjithë rregullat.
Dje Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes permes nje njoftimi per shtyp e ka quajtur te pavlefshem zgjedhjen e Nikolin Jakes ne krye te Dhomes se Tregtise. Me poshte njoftimi zyrtar i Ministrise qe tashme drejtohet nga Dritan Prifti:
‘Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes eshte informuar permes Sekretarit te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane per zgjedhjen e rrufeshme te Kryetarit te ri te Dhomes se Tregtise, pas doreheqjes se z. Gjoke Uldedaj, i cili eshte zgjedhur deputet. Ne veshtrim te pare, pervec ngutjes dhe hapesirave te pakta per te bere fushate nga kandidatet rivale, duket qarte qe zgjedhja e Kryetarit te ri bie ndesh me statutin e insitucionit, neni nr.6, i cili thote se asnje anetar asambleje nuk mund te zgjidhet nese eshte i denuar me vendim gjykate te formes se prere per vepra penale. Z. Nikolin Jaka pretendon se ka fituar pafajesi nga gjykata ne lidhje me denimin dhe burgosjen e tij per veper penale, por nuk kishte paraqitur perpara asamblese se Dhomes se Tregtise Tirane asnje dokument qe verteton kete, kusht i domosdoshem sipas kerkesave te statutit. METE eshte informuar se Prokuroria vazhdon te ndjeke ceshtjen me Z. Jaka ne Gjykaten e Larte. Ky fakt tregon se pafajesia e Z. Nikolin Jaka nuk eshte nje proces i mbyllur nga gjyqesori. Zgjedhja e Z. Nikolin Jaka ne kete menyre eshte e pavlefshme sipas rregullave te vete Statutit te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane.

TIRANË – Prej sot në krye të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, do te jete ish- zv.ministri i Transporteve Nikolin Jaka. Ai u zhduk nga jeta politike, pas një viti burg për korrupsion në tenderat e rrugëve. Jaka më parë ka qenë edhe sekretar i Dhomës së Tregtisë.
Zgjedhjet për kreun e ri u zhvilluan pasi Gjok Uldedaj u bë deputet në zgjedhjet e qershorit.
Në garë për kryetar të ri të Dhomës së Tregtisë ishin edhe Edmond Rusmajli dhe Sami Celaj, por shumicën e votave i ka marrë ish-zëvendësministri i Transporteve.
Jaka, ish zv.ministër i Transporteve u arrestua nga një operacion i policisë i quajtur ‘Duart e pastra’.
Ai u vu në pranga bashkë me nëpunës të tjerë të ministrise se Transporteve, nën akuzë për korrupsion me tenderat e e rrugëve.
Gjykata e Tiranës e dënoi me 1 vit e 20 ditë burg, 800 mijë lekë gjobë si dhe i hoqi të drejtën e ushtrimit të profesionit për tre vjet, ndërsa Gjykata e Apelit, e rrezoi kete akuze.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24747. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24747

Zyrtarët që fshehin pasuritë, raporti: Paratë kalohen tek të afërm Raporti, “Watch dog” vlerëson se përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe drejtësisë janë më problematikët.Hartuesit kanë marrë në studim 119 zyrtarë të lartë, nga të cilët 24 deputetë dhe 30 gjykatës e prokurorë
Pavarësisht përpjekjeve të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, zyrtarët e lartë të institucioneve shqiptare që kanë detyrimin e bërjes së transparencës së të ardhurave dhe gjendjes së tyre ekonomike, nëpërmjet praktikave apo rrugëve të ndryshme vijojnë t’i fshihen të vërtetës. Është raporti i tretë “Ëatch dog” i Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë (QTIL) i financuar dhe i mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë ai që konstaton se ligjet që veprojnë në drejtim të transparencës dhe konfliktit të interesit në vendin tonë janë anashkaluar në një numër të konsiderueshëm rastesh nga zyrtarët e të gjitha niveleve, por ku bien më shumë në sy punonjësit e sistemit të drejtësisë dhe të zgjedhurit vendorë.
Raporti Raporti i përgaditur nga “Ëatch dog” në përbërje të Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë (QTIL) përfshin kontrollin e deklarimeve të pasurisë dhe konfliktit të interesit për zyrtarët e lartë, politikanët, drejtuesit kryesorë të pushtetit lokal, gjyqtarëve në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe prokurorëve. Ai është rezultat i investigimit mbi pasuritë e këtyre zyrtarëve dhe konfliktin e interesit si dhe i matjes së indikatorëve të tjerë jashtë deklaratës së pasurisë për të përshkruar perceptime shtesë lidhur me situatën ligjore të zyrtarëve të mësipërm.
Për hartimin e tij janë marrë në studim rreth 3 për qind të zyrtarëve apo politikanëve të cilët janë subjekt i ligjeve të mësipërme. Grupi “Ëatch dog” ka kontrolluar dhe verifikuar 119 deklarata të zyrtarëve nga rreth 4500 zyrtarë në të gjithë vendin që janë të detyruar me ligj të deklarojnë pasurinë e tyre dhe të kontrollohen lidhur me situatat e mundshme të konfliktit të interesit, ndermjet të cilëve 24 deputetë dhe ministra ose 17 për qind e tyre, 34 zyrtarë të lartë të administratës publike, kryesisht drejtues të rëndësishëm të institucioneve, ndër ta edhe doganierë, tatimorë, regjistrues pasurie etj, 31 zyrtarë të pushtetit lokal, kryesisht kryetarë bashkie të qyteteve të mëdha apo bregdetarë si dhe komunave bregdetare apo që rrethojnë qytetet e mëdha, si dhe 30 gjykatës dhe prokurorë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe akuzës ose 5 për qind e numrit total të gjykatësve dhe prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në të gjithë vendin.
Pavarësisht kësaj në raport nuk jepen emrat e asnjë zyrtari që është hetuar dhe që ka shkelur ligjet e mësipërme. Kontrolli është bërë mbi deklaratat progresive, pra për të gjitha deklaratat dhe ndryshimet e tyre përgjatë viteve 2003-2008.
Konstatimet Raporti i paraqitur dje në një tryezë ku ka marrë pjesë edhe ambasadorja britanike Fiona Meklluham, megjithëse ka konsideruar arritje në drejtim të vullnetit të zyrtarëve për të bërë deklarimin e pasurive të tyre, ai vëren se vazhdon mosdeklarimi i pasurive informale, i bilanceve për ata që kanë biznese private, ose kur këto të fundit deklarohen, referencat janë negative. Kështu konstatohet se me gjithë përmirësimet që i janë bërë formularit të deklarimit sërish janë vënë re raste jo të pakta të transferimit të pasurisë në emra të tjerë. Përsa i përket fenomenit të transferimit të pasurisë ai vihet re më shumë tek përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë dhe zyrtarët lokalë. Kështu, në total janë konstatuar 10 raste të fshehjes së pasurisë nëpërmjet transferimit nga gjyqtarët dhe prokurorët, 2 drejtues lokalë, 2 zyrtarë të lartë dhe 2 politikanë. Ndërsa sërish edhe në këtë raport është vënë re fenomeni i fshehjes së pasurisë.
Bëhet fjalë për pasuri të patundshme si garazhe, troje, apartamente apo shtëpi. Por ka fshehje pasurie edhe nëpërmjet mosdeklarimit të fitimeve nga bizneset në pronësi, uljes në vlerë të shitjeve apo blerjeve të pasurive të patundshme, marrje kredie në shuma të mëdha, interesat e të cilave nuk justifikohen nga të ardhurat, marrje kredie pa justifikuar përdorimin e saj duke lënë hapësira dyshimi edhe për pastrim parash. Vendin e parë në fshehjen e pasurive e zënë drejtuesit lokalë me 6 raste, më pas vijnë zyrtarët e lartë dhe politikanët me nga 4 raste dhe në fund përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë me 3 raste.
Gjatë verifikimeve në terren të deklarimeve të zyrtarëve të lartë janë evidentuar edhe momente kur zyrtarët e lartë janë në konflikt të hapur interesi me aktivitete që sigurojnë të ardhura të konsiderueshme financiare. Ndër zyrtarët lokalë të investiguar ka tre raste të shfaqjes së konfliktit të interesit ose 10 për qind në formën e favorizimit të bizneseve private të vetë zyrtarëve ndërsa në zyrtarët e lartë të administratës qendrore kemi po ashtu tre raste në formën e papajtueshmërisë së postit me biznesin privat.
Ndër politikanët apo ministrat ka rezultuar vetëm një rast të këtij konflikti, një rast i kapur tri vjet më parë por ende i pakorrigjuar. Një indikator tjetër i cili është përdorur për të njohur situatën e bizneseve të zyrtarëve dhe lidhjet e mundshme me postet e tyre në administratën publike është edhe përfshirja e tyre në biznese. Këtu vendin e parë e zënë sërish drejtuesit vendorë me 11 raste, prokurorët dhe gjyqtarët me 6 raste, zyrtarët e lartë me 5 raste dhe politikanët me 3 raste.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24738. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24738
Porno Star L: Ajo po thotë po don me m’pas si porno star privat Po don me kon me mu e me bo me mu secilën natë Une i thom jo, se ty une nuk t’lo Veç mos u vono se s’e di une edhe sa kom kohë
Ty t’kom thanë unë në fillim E hala m’doket s’je ka e din Porno star jo s’e ki gabim Ama me kon me mu o si me lujt n’film Ha ha unë ty t’du Ha ha s’ki pse ma thu A t’kujtohet kur bonëm për herën e parë Ngjitëm n’dhomën e prindve tu Slow, kadale se garant se morrën vesh Une t’desha, ti më deshe Metëm t’desht, bonëm sex Playboy unë jom ama nuk e besoj Që unë nuk t’du me t’bo femën Ama zemrën tone, unë ty meniherë ta jap temen Voziti shpejt se jom shofer Ajo ma bon hajde më merr Se i di edhe venet e mshefta ku me shku me kerr Sa herë bohet terr Per ty e lo edhe repin Nëse don edhe shpin dytë e lojmë poker S’jom ma i miri për momentin Qata em vetin jom ma i miri najherë Ku me dit unë e sata je ti S’ma merr menja që t’kisha ndrru Gjithka t’marr une me veti T’ish kon shkolla city kurrë s’kisha mungu Hala une jetoj n’Prishtinë Femnat shkojnë, tjera emra vijnë Sonte kur t’kthehesh kqyr gabo shpinë E hajde n’temen
Ajo po thotë po don me m’pas si porno star privat Po don me kon me mu e me bo me mu secilën natë Une i thom jo, se ty une nuk t’lo Veç mos u vono se s’e di une edhe sa kom kohë No no no no tjerave iu thom veç për ty No no no no s’pres edhe shumë ti mu kthy S’e di ti ku ke met, s’e di a je en jetë Munesh me lyp po s’e besoj që si unë munesh me gjetë
V: Sa herë dal, stop ue T’nesërmen m’vet me kon jom kon dje Hala mu mir sem njeh Qata me tjetër kon jo jo asniherë sem sheh Vet je kon qaja që m’ka nxan E t’kom thanë, e ki tepru Se je ka bon ça nuk shkon E tash je bo edhe provokuse Seksi je, seksi ndreqesh Seksi dokesh, seksi veshesh Seksi dytë, e nëse mu m’pyt T’kallxoj drejt ma seksi deshesh Krejt ta bojn menën e madhe e ki Komplimente t’dhajnë, meniherë e di E kanë sa me t’nxan po nuk t’nxajnë M’thirr n’hotel, menihere vi T’deshi krejt, t’i lo veç shtikllat Meniherë shpejt t’i nalim dritat N’telefon ty t’thirrin tjert tipat E nalim telefonin, i ndrrojm pozitat Sekspert ti pe din Edhe n’krevet unë e ti Menxi s’pret me shku n’pushim Si me mu njejt, me tjert asniherë sun rrin Si ni pornostart privat Tjatra don me m’pas çdo natë Rri afër e mos rri larg Se shumë une nuk t’dha afat Munesh me lyp n’tona venet Po s’e di a ki me mujt naj herë me gjetë, gjetë Anyway Kur e merr vesh që si unë nuk ka Numri jem met i njëjtë, njëjtë
L: Ajo po thotë po don me m’pas si porno star privat Po don me kon me mu e me bo me mu secilën natë Une i thom jo, se ty une nuk t’lo Veç mos u vono se s’e di une edhe sa kom kohë No no no no tjerave iu thom veç për ty No no no no s’pres edhe shumë ti mu kthy S’e di ti ku ke met, s’e di a je en jetë Munesh me lyp po s’e besoj që si unë munesh me gjetë
V: (Privat, privat Sa kam kohë… për ty… mu kthy S’e di ti ku ke met, s’e di a je en jetë Munesh me lyp po s’e besoj që si unë munesh me gjetë)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4786. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4786

Cili është sporti i duhur për fëmijët? Pjesa më e madhe e prindërve janë të interesuar ti regjistrojnë fëmijët në kurse sportive. Mundësitë janë të shumta, nga noti te volejbolli. Por si ta zgjedhim disiplinën e duhur? Shpesh pediatrët dhe specialistët kanë pak njohuri për shkencat motore.
Një nga pyetjet që shtro-jnë pjesa më e madhe e prindërve është: “Fëmija im duhet të ndjekë një lloj sporti, cili është i duhuri?”. Disa pëlqejnë gjim-nastikën artistike, të tjerë notin dhe volejbollin, disa golfin dhe karatenë. Zgjedhja bazohet pothuajse gjithmonë tek orari shkollor. Prindërit nuk pyesin kurrë nëse sporti është vërtet i përshtatshëm për fëmijën dhe trupin e tij. Por edhe nëse do ta merrnin në konsideratë këtë gjë, mungojnë personat që duhet ti orientojnë. “Bëni një provë dhe shihni se si do të shkojë”, kështu këshillojnë disa specialistë të sportit. “Problemi është se në Europën Perëndimore, ndryshe nga ajo që ndodh në Europën Lindore, nuk ka profesionistë që të kujdesen për sportet e fëmijëve”, thotë një psikolog. “Pediatrët dhe të diplomuarit në shkencat motore nuk kanë shumë informacione mbi aktiv-itetin fizik të fëmijëve”. Kështu shumë prindër, duke pranuar ofertat modeste të aktiviteteve shkollore, zgjedhin disiplinat që u pëlqejnë atyre, pa marrë parasysh dëshirat dhe aftësitë e fëmijëve. Këshilltarët e spe-cializuar nuk kanë as edhe një palestër. Shpesh prindërit janë të gatshëm të paguajnë instruktorët e vetëm dhe ti orientojnë fëmijët sipas kritereve më komerciale. “Le të nisemi nga fakti që fëmijët e Europës Perëndimore kryejnë më pak aktivitet fi zik në kontinentin e vjetër, e jo më kot përqindja e obezëve dhe mbipesha është ndër më të lartat. Fillimisht duhet të kryejnë lëvizje të strukturuar: të ecin, të vrapojnë, të ngjisin dhe të zbresin shkallët, të kapërcejnë një disnivel minimal. Faji është i prindërve që i parkojnë makinat brenda oborreve të shkollave, që përdorin ashensorët, edhe kur e kanë shtëpinë në katin e dytë dhe që bllokojnë çdo lloj lëvizje”, vazhdon më tej psikologu.Qasjet në sport gjithnjë janë të nxitura nga ofertat e pal-estrave private. “Rreziku i parë, është të takosh operatorë të pakualifikuar që nuk dinë ti njo-hin qëndrimet dhe problemet e fëmijëve. E dyta është prezantimi me rezultate të dobëta, me pro-pozimin për fi tnes të prindërve”. Një shembull janë palestrat, ku pranë biçikletave për të rritur qëndrojnë ato me ngjyra për fëmijët. Fëmijët duhen të përf-shihen duke i stimuluar: ky është çelësi për një qasje në sport me përfi time. “Ka nga ata fëmijë që shfaqin shpejt shenja precize, por në pjesën më të madhe të rasteve në fakt nuk është kështu”, thotë një pediatre. “Duhet një strategji për të shmangur frustimet që në vegjëli. Praktikisht një fëmijë i shkurtër nuk duhet të merret me basketboll, por mund të ndodhë vetëm nëse ai e pëlqen jashtëza-konisht. Një fëmijë obez duhet të shmangë ecjen në këmbë, pasi do të ndihej i frustuar, ashtu sikundër do të rrezikonte dëm-timin e tendinave dhe të kyçeve. Pasi të jetë formuar personaliteti i tyre dhe të kuptohet se cilat janë aftësitë specifi ke, e kanë më të lehtë të zgjedhin sportin që u pëlqen”.
Sigurisht që nuk ekzistojnë sporte që të bëjnë keq, por është e vërtetë që kërkimi i talen-tit te fëmijët e vegjël mund të sjellë rezultate negative. Ja një shembull: “Noti është një sport i kompletuar si pak të tjerë. Por në shumë struktura interpreto-het si një zvogëlim i garës, duke shkaktuar refuzimin pas një ose dy sezonesh, të ndërlidhura nga njëra vaskë në tjetrën”. Instruk-torët profesionistë e njohin rrezi-kun dhe për ta shmangur fusin elementë shpëtimi, që përveçse janë shumë formues, i zbavisin fëmijët.
Edhe theksimi specifik fizik i fëmijëve mund të jetë një problem. Është normale që një fëmijë shumë i gjatë të kërkohet nga zbuluesit e talenteve të bas-ketbollit, që një fëmijë robust përgatitet për flakjen e çekiçit apo diskut, pasi do të arrijë shumë shpejt rezultatet. Gjith-sesi prindërit duhet të konsul-tohen gjithmonë me fëmijët, se mos ndoshta duhet të ushtrohet edhe pak me gjimnastikën, apo të humbasë peshën me ndonjë sport tjetër më aerobik. Por si-pas ekspertes, prindërit duhet ta shohin me sy të mirë edhe futbollin: nëse fëmijët mësojnë mirë, është një sport i komple-tuar dhe shumë fitimprurës. Në Europë praktikohen edhe kurse të disiplinave të cirkut, që kanë një vlerë të shkëlqyer formuese. Problemi është se fëmija duhet ndjekur, dëgjuar dhe drejtuar. I duhet besuar instruktorëve të kualifikuar. Nëse nuk i lejojmë të shprehin aftësitë e tyre në fushën e sportit ose në palestër, nuk veprojmë në dobi të tyre. Sa orë duhet të ushtrohet një fëmijë? “Orët që qëndrojnë para televizorit do të ishin të mjaftueshme. Sporti duhet praktikuar të paktën tri herë në javë, për një orë e gjysmë. Prindërit duhet të kenë kujdes që nëse fëmija nuk mësohet të ecë, të vrapojë apo të hidhet brenda javës, nuk ka sport që mund ta ndihmojë”, përfundon pediatria.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24731. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24731

Frika e Europës: Do të tërhiqet Obama nga Afganistani? Shqetësimet e evropianëve lidhen me faktin se “a do të jetë Obama i fortë sa duhet, apo do t’i ikë misionit në Afganistan, ndaj të cilit jemi angazhuar të gjithë”, shkruan “Washington Post”.
Aleatët evropianë të Amerikës po ndjekin me një lloj ankthi debatet e brendshme të presidentit të SHBA-ve, për dërgimin apo jo të dhjetëra mijëra trupave shtesë në Afganistan.
Nëse procesi i dërgimit të trupave shtesë do të vazhdojë, atëherë aleatët e dinë se duhet të marrin vendime politike të vështira e me çmim relativisht të lartë, për të rritur kontributin në Afganistan.
Por, me gjithë vështirësitë e një kërkese të tillë, ata ndihen edhe më të shqetësuar nga ideja se presidenti amerikan mund të zgjedhë një strategji të dobët për një mision tepër të rëndësishëm.
Aleatët po ndihen të frustruar, pasi duhet të shohin e të presin derisa presidenti amerikan ta ndajë mendjen.
“Të gjithë po presim se çfarë do të vendoset në Zyrën Ovale, pa pasur mundësinë për të thënë mendimin tonë”, pohon një komandant i lartë ushtarak evropian.
Është e ndershme të thuhet se Obama është përpjekur më shumë se Bushi për t’i bashkërenduar politikat amerikane me ato të aleatëve. Diskutimet për Afganistanin dëshmojnë se disa gjëra themelore që lidhen me të qenit superfuqi, nuk ndryshojnë.
Evropianët po shprehin padurim dhe ankth lidhur me rishikimin e strategjisë nga Obama. Disa janë të shqetësuar për spektaklin që vjen nga një president i ri, lidhur me hezitimin që ai po tregon ndaj strategjisë, për të cilën vetë u angazhua pak muaj më parë.
Por, çuditërisht, një pjesë e shqetësimeve të evropianëve lidhet me faktin se a do të jetë Obama i fortë sa duhet apo, siç thotë një ambasador, “do t’i ikë misionit ndaj të cilit jemi angazhuar të gjithë”.
Qeveritë evropiane e pranuan planin ambicioz të Obamës, në marsin e kaluar, për të qetësuar Afganistanin. Ashtu si presidenti amerikan, ata nuk e menduan dy herë angazhimin.
Në pjesën më të madhe, ata ranë dakord me rekomandimet e hartuara nga komandanti Mekristël, i emëruar nga Obama. Sipas Mekristëlit, nëse humbasim momentin në luftën kundër talibanëve, lufta mund të humbet.
Është e vështirë për evropianët të kërkojnë nga SHBA-të dërgimin e 40 mijë trupave shtesë në Afganistan, derisa vetë nuk do të mund ta rrisin këtë numër me më shumë se 3 mijë ushtarë.
Në këto kushte, ata fokusohen te pjesa e dytë e ekuacionit. Përse Perëndimi nuk mund të heqë dorë nga përpjekjet për të stabilizuar Afganistanin, nëse atje vendoset një qeveri e besueshme?
“Kemi nevojë të krijojmë një qeveri të qëndrueshme në Afganistan, me të cilën mund të punojmë. Në të kundërtën, do të përballemi me paqëndrueshmëri të përhershme në Afganistan dhe në rajon”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen.
Rasmusen dhe udhëheqës të tjerë evropianë janë të kënaqur të flasin hapur edhe kundër strategjisë, që shpeshherë i atribuohet nënpresidentit Bajden.
Sipas kësaj strategjie, Shtetet e Bashkuara do të fokusohen në operacione kundër terrorizmit, që kanë si cak Al Kaidën. Por, sipas shefit të diplomacisë suedeze, vendi i të cilit ka kryesinë e Bashkimit Evropian, kjo nuk është e mundur, pasi, sipas tij, “krerët e Al Kaidës dhe talibanëve fshihen në zonat urbane”.
Në kuadër të këtij debati, Britania bëri të ditur dërgimin e 500 trupave shtesë në Afganistan. Angazhimi më i fundit britanik besohet se nuk do të ishte bërë nëse Londra nuk ishte e bindur se Uashingtoni do të marrë vendimin për shtimin e trupave.
Në fakt, zyrtarët e administratës thonë se presidenti ende nuk ka marrë ndonjë vendim. Për momentin duket se do të dërgohen trajnues për trupat afgane, por jo ushtarët për betejë, siç ka kërkuar gjenerali Mekristël.
Nëse ky do të jetë vendimi përfundimtar, atëherë Obama ka shumë punë për të bërë me aleatët. (I.B)(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24734. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24734
Sara Jay Interview 2009 Click here to view the embedded video.
Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/sara-jay-interview-2009.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/sara-jay-interview-2009.html

Bon, humbësi i madh i bashkimit të Gjermanive Transferimi i zyrave më të rëndësishme të shtetit nga Boni në Berlin në një Gjermani tashmë të bashkuar përfundoi në vitin 1999. Edhe pse banorët e Bonit u përpoqën të ruanin edhe në vazhdim statusin e të jetuarit në një qytet të rëndësishëm.
John le Carre e quante Bonin “një qytet të vogël gjerman” kur botoi librin me të njëjtin titull, vetëm 7 vjet pas ngritjes së Murit të Berlinit. Dy dhjetëvjeçarë nga shembja e tij mund të thuash me plot gojën se qyteti për të cilin ka shkruar shkrimtari i famshëm është bërë edhe më i vogël. Buldozerët kanë pushuari së shemburi ndërtesat e vjetra që u zëvendësuan me të reja 20 vjet më parë. Në vend të tyre tani ka blloqe zyrash e qendrash biznesi. Ky ndryshim ndërtimesh reflekton më së miri atë që i ka ndodhur në fakt vetë këtij qyteti që ndodhet buzë lumit Rin, që nga periudha kur iu desh të përballej me faktin se me bashkimin e 2 Berlinave nuk mund ta kishte më statusin e një kryeqyteti të një vendi të madh europian. Transferimi i zyrave më të rëndësishme të shtetit nga Boni në Berlin në një Gjermani tashmë të bashkuar përfundoi në vitin 1999. Edhe pse banorët e Bonit u përpoqën të ruanin edhe në vazhdim statusin e të jetuarit në një qytet të rëndësishëm, tashmë qendra e gravitetit kishte kaluar tjetër kund. Boni i viteve 80 ishte qendra e vendimmarrjeve më të mëdha të vendit dhe kishte një rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e Gjermanisë. Ai ishte qyteti ku u ravijëzuan planet e bashkimit të Gjermanive dhe ku u organizuan protestat masive antibërthamore prej nga lindi edhe Partia e Gjelbër, një lëvizje e iniciuar në Gjermaninë Lindore që ndihmoi në rrëzimin e komunizmit. Boni ishte një qytet i debatit politik, i intrigave dhe spiunazhit. Në vitet 90 ishte qyteti ku u farkëtuan ligje drakoniane për të luftuar dhe shkatërruar fraksionin e Ushtrisë së Kuqe, një grup i famshëm terrorist. “Këto ditë Boni e ka humbur plotësisht rëndësinë e madhe politike që kishte dikur. Por, ndoshta pesha që kishte për vite me radhë ky qytet i vogël ishte e madhe për supet e tij të brishta. Tani gjithçka është zhvendosur në Berlinin e madh, siç ka qenë gjithmonë”, thotë një qytetar nga Boni. Me ikjen e organizmave të pushtetit u zhvendos edhe vëmendja e mediave të vendit nga Boni. Kur në të ndodhej ende selia e qeverisë, aty ishin të atashuar edhe mediat më të mëdha të botës, gazetarë nga i gjithë planeti. Vetëm një dhjetëvjeçar më parë, Boni ishte një qytet në të cilin mund të shëtisje e të gjeje një pafundësi lokalesh e klubesh interesante, ku mund të takoje pa frikë politikanët më të njohur të të gjithë vendit. Sot, vizitorët e këtyre klubeve dhe të qytetit vetë janë më shumë punonjës të shtetit, apo kompanive të ndryshme që janë vendosur në këtë qytet. Një numër i madh njerëzish janë punësuar në “Deutsche Telecom”. Rreth 8000 të tjerë punojnë në “Deutsche Post” dhe te DHL. Një nga vendet më të njohura të qytetit është “Tall Eugen”, i famshëm për “strehimin” e anëtarëve të Parlamentit. Aktualisht në të ndodhen 750 zyrtarë të Kombeve të Bashkuara që punojnë në 19 shoqatat dhe organizatat e ndryshme që ndodhen në Gjermani, përfshi edhe njësinë e OKB-së për klimën. Miksi burokratik kompletohet nga 6 ministritë qeveritare, përfshi Ministrinë e Mbrojtjes, që ende kanë mbetur në Bon dhe në të cilat punësohen 17 mijë veta. Gjatë 10 viteve të fundit janë hapur dhe vendosur në këtë qytet rreth 80 biznese të reja dhe organizata kërkimore. Ato përfshijnë Qendrën Kërkimore për Studime të Avancuara Europiane (Caesar), që është e specializuar në nanoteknologji, një qendër e re konferencash, zyrat qendrore të “Deutsche Welle”, si edhe agjenci të tjera të dorës së dytë. Ajo çka është e rëndësishme, është se në këtë qytet ka zyrtarë të shkallës së mesme, që e kalojnë pjesën më të madhe të ditës së punës pas kompjuterëve dhe në punë kryesisht administrative. Por, zhvendosja e pushtetit nga Boni në Berlin u kompensua nga qeveria që i dha qytetit një ndihmë pre 1 miliard dollarësh për të marrë veten nga ikja e beftë e rëndësisë strategjike dhe e një pjese të mirë të fitimeve që vinin thjesht nga fakti i të qenit “truri” i Gjermanisë Federale.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24725. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24725

I preferuari i Obamave Ka shpikur muzikën “rokxhaz” dhe performon në mënyrë dramatike dhe spektakolare
Prej vitesh dëgjojmë “Nirvana”-t, kërcejmë me “The Knife”, i japim zë zemërimit me “The Killers” dhe adhurojmë “Rolling Stones”, por asnjëherë nuk kemi dëgjuar që muzikat e tyre të luhen në piano nga një njeri i vetëm. Eric Lewis, afro-amerikani 36-vjeçar, mban mbi shpinë një përvojë të gjatë muzikore dhe gjatë gjithë jetës e ka shoqëruar pasionin për muzikën klasike dhe xhaz. Para disa muajsh, Eric performoi me pianon e tij në Shtëpinë e Bardhë për çiftin presidencial Obama. Zonja e Parë i dha shenjë të fi llonte, duke i thënë: “Kill it!”.
Ai i bie pianos, si të ishte një kitare. Ka shpikur një lloj muzike që quhet “rokx-haz”, por ka diçka që Presidenti Obama dhe të tjerët, të cilët ndodheshin atë natë në “East Room”, nuk e vunë re, ndërsa ne po. E pamë të performonte në këmbë, pa u ulur, me këmbën e djathtë të përthyer përpara dhe shpinën e shtrirë nga pas, si të ishte goditur nga një shigjetë. Për një orë, në studion e regjistrimit “Euphoria Productions” në Nju Jork, iu nënshtrua një sforcoje fizike të dhimbshme dhe dramatike, ndërkohë që fytyra e tij shfor-mohej, djersiste dhe gishtat lëviznin aq shpejt, sa që syri i njeriut nuk mund ti ndiqte. Pianisti nuk është as një gjeni, e as një i çmendur, as Mozarti i ri, e as John Coltrane apo Mick Jagger. Është Eric Lewis, madje Elew. Ka vendosur që do të performojë gjithmonë kështu, pa u ulur dhe me shpinën e kthyer nga pas, sepse asnjë pianist tjetër në botë nuk e bën: “E gjitha është çështje marketingu”. Në fund të nëntorit do të publikohet albumi i parë, me titull “Ninjazz”. “Kam bërë si reperi Jay-Z, i cili ka krijuar rrymën e tij muzikore”.
Jay-Z është në vendin e parë në kla-sifi kimin e “Forbes 2009″ mes reperve më të pasur të botës. Edhe Eric Lewis është gjithashtu një djalë shumë ambicioz, por që nuk beson te talenti: “Ekziston vetëm pronësia e instrumentit dhe kuraja: të tregosh veten, të shprehesh, të rrezikosh të të kritikojnë, por edhe të kesh guxim ti japësh të drejtë autoritetit”.
Që kur ishte fëmijë, Eric jetonte vetëm për xhazin. U rrit në “kryeqytetin e krimit”, Kadem, Nju Xhersi, në një familje katër breza muzikantë, në një shtëpi me katër piano. Pas koncerteve e ëma e çonte gjithmonë pas kuintave që të familjarizohej me “botën” që kishte zgjedhur për të, xhazin: “Ajo e dinte se një zezak, si muzikant klasik, nuk do të bënte kurrë përpara”. Në moshën 17-vjeçare Eric fitoi një bursë studimi në shkollën prestigjioze të muzikës në Manhatan. Sapo u diplomua, në vitin 1996, u thirr nga Wynton Marsalis, muzikanti i xhazit më i famshëm në botë, për tu bërë pjesëtar i grupit të tij dhe i Orkestrës së Qendrës Linkoln të Nju Jorkut, për dhjetë vjet. Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm. Edhe pse kishte shumë vite përvojë, nuk po arrinte të firmoste një kontratë disk-ografike, madje as atëherë kur fitoi konkursin ndërkombëtar të xhazit. Si artist ka marrë edhe shumë kritika: “Më kanë quajtur të çmendur”. Gjithashtu Eric u është nënshtruar shumë kontrol-leve mjekësore sepse ndihej i depre-sionuar dhe kishte kriza paniku. “Kisha besim tek ata”. Nuk e dimë me saktësi se kujt i referohet konkretisht kur thotë “ata”: për Marsalis, kritikët, prindërit apo muzikantët e xhazit. Të sheh në sy dhe i shqipton ngadalë fjalët: “Kisha besim tek ata”.
Mund të duket qesharake, por në vitin 2005 Eric u nda nga Marsalis dhe zbuloi për herë të parë në moshën 30-vjeçare ikonat e muzikës si Cobain, “Rolling Stones” dhe muzikën rok. “Zbulova këngë që flasin për dëshirën për tu lidhur me të tjerët dhe duke i dëgjuar me vëmendje kuptoj se çfarë ka dashur të thotë Deepak Chopra, autori i bestsellerit “Creating afflu-ence”, “Bibla” tjetër e Amerikës, kur shpjegon një prej shtatë rregullave të suksesit, që është ai i “të dhënit”. Paratë janë vërtet simbol i energjisë jetësore, ajo energji të cilën e përdorim si rezultat i një shërbimi që kryejmë në univers”. Shërbimi që kryen Elew është jashtëzakonisht bujar. Jep të gjithë veten dhe përdor gjuhën tonë, shfleton faqet e “Diary of Jane”, luan në piano këngët e “Nirvana”-ve “Smells like Teen Spirit”, “Mr. Brightside” të “The Killers”, “Heartbeats” të “The Knife” dhe “Paint it black” të Rolling Stones. Duke përdorur këngë të cilat i njohim përmendësh na bën ta dashurojmë pianon dhe të hyjmë në botën tjetër, në atë botë ku “Zot” është vetëm ai.
Kur e pyesin se a ka ende vlerë opin-ioni që Marsalis kishte dhënë për të, kur e kishte dëgjuar për herë të parë në moshën 13-vjeçare të luante në piano, ai përgjigjet: “Është qesharak dhe serioz në të njëjtën kohë”. Pastaj përgjigjet me një pyetje: “50 Cent a është kështu?”. Pastaj shton: “E vetmja gjë për të cilën ia vlen të pyesësh është: a pëlqehet muzika ime?”. Eric pyet sikur të ishte duke i kërkuar mendim ndonjë reperi të “hip hop”-it. Është vërtet një artist i veçantë, por nuk ka një CD të tijën, nuk ka vënë kurrë në shitje një këngë në “Itunes”, performon nëpër klubet e Manhatanit dhe “Club HR-57″ në Uashington. Fatmirësisht ka arritur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë dhe të bëjë për vete Hollivudin, mbretëreshën e mediave amerikane Oprah Winfrey dhe stilisten Donna Karan; ka performuar në “Grammy Awards” dhe në evenimentin prestigjioz amerikan T.E.D. (Technology, Entertainment, Design). Nuk ka rëndësi nëse Elew do të shesë ose jo mijëra disqe. Qëllimi i tij është të arrijë të pëlqehet nga të rinjtë, ashtu siç është 50 Cent.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24728. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24728
Top