Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Nje histori mashtrim-dashurie Ngjarja nisi në një qendër superluksoze, Lanserhof health spa, në Insbruk, Austri. Ishte vera e vitit 2007 dhe një grua bionde tërheqëse, 45-vjeçare, ishte ulur e qetë duke shijuar diellin e korrikut dhe duke lexuar librin e famshëm të Paolo Coelho-s, Alkimisti. Ishte e vetme, por jo edhe për shumë kohë.
Gruaja ishte trashëgimtarja Susanne Klatten, një nga femrat më të pasura në botë dhe aksionerja më e madhe e kompanisë së makinave BMW, njëkohësisht një prej viktimave më spektakolare të mashtrimeve të kohëve moderne.
Teksa pushonte, Klatten-it i tërhoqi vëmendjen një burrë me syze, biond, i gjatë dhe shumë elegant.
Emri i tij ishte Helg Sgarbi, një vit më i vogël se ajo në moshë. Pasi i afrohet, Sgarbi i thotë: Libri im i preferuar. E ke lexuar?, i përgjigjet ajo. Pastaj ai nis të tregojë: E kam kaluar fëmijërinë time në Brazil, te vendi i këtij autori. Të lexoje ka qenë shumë e rëndësishme për mua. Historia ka qenë si një Bibël.
Ka një mesazh shpirtëror në të. Ju duhet të besoni tek ëndrrat, sepse pasi besoni, mund ti ndiqni dhe pastaj ti realizoni. Klatten, nënë e tre fëmijëve, në fillim ishte rezervuar shumë. Si një prej anëtareve të dinastive më të famshme gjermane, Quandts, ajo e kishte kaluar gjithë jetën e rrethuar nga truprojat dhe fshehtësia.
Por, shumë shpejt ajo do të binte në kurthin e djaloshit simpatik, Sgarbi. Që në momentin e parë që e dëgjoi të fliste, Susanne u ndje shumë mirë. E vetmja gjë që ajo nuk dinte ende ishte se kishte qenë gjahu i këtij burri të rafinuar zviceran, një njeri që e kishte fituar gjithë pasurinë e tij si një zhigolo profesionist dhe shantazhist nga lidhjet sentimentale me gratë e pasura e më të mëdha se ai në moshë. Zakonisht ai vërtitej nëpër hollet e hoteleve të mëdha, për të parë me kujdes gratë e reja të borgjezisë së lartë. Ulej në një qoshe modeste të hotelit, merrte në duar një shishe uiski dhe në fytyrë stamponte një pamje të trishtuar.
Më pas dhuronte një vështrim, sikur dëshironte ti thoshte botës femërore më ndihmoni, deri sa ndonjëra prej tyre të binte në kurth. Sgarbi donte të zbulonte gjithçka rreth gruas që kishte përballë në atë mëngjes të ngrohtë korriku. Ishte simpatik dhe shumë i kujdesshëm në ato çka bënte, por dukej vërtet i trishtuar, pati thënë Susann. Ai punonte në fshehtësi me një pronar italian hotelesh të quajtur Ernano Barretta, që kishte një organizatë të specializuar në zhvatjen dhe fundosjen e femrave të pasura, që sipas akuzave drejtohej nga italiani.
Mekanizmi i mashtrimit dhe i zhvatjes ishte i thjeshtë: Sgarbi joshte zonjat e pasura, duke krijuar me to lidhje sentimentale, ndërkohë që Barreta filmonte marrëdhëniet intime. Më pas videot përdoreshin për tu bërë shantazh viktimave dhe për tu marrë para. Edhe biseda e shkurtër e Klatten-it dhe Sgarbi-t rreth novelës Alikimisti ishte një nga joshjet më të jashtëzakonshme të kohërave tona. Vetëm brenda pak muajve, trashëgimtarja e pasur e BMW-së i dha Sgarbi-t 8 milionë euro para në dorë.
Lanserhof spa është vendi ideal për të bërë për vete dikë.
Ai është qëndrimi i preferuar për jahtet dhe njëherë miliarderi rus, Roman Abramovich, shpenzoi 700000 euro për dy javë pushime me familjen aty. Mëngjesin tjetër, Klatten ra dakord të bënte një shëtitje me Sgarbi-n, për të shijuar bukurinë përrallore që rrethonte këtë qendër. Ai i tregoi trashëgimtares së magjepsur tashmë se ishte nipi i një hebreu polak, por që shkoi me familjen në Rio de Zhaniero kur ishte pesë vjeç. Më pas u kthye në Europë kur ishte adoleshent, për të studiuar Drejtësi në Universitetin e Zyrihut.
Ai i rrëfeu se kishte punuar për Credit Suisse Bank dhe kishte ngritur një agjenci përkthimi për shkak se zotëronte në mënyrë të jashtëzakonshme gjashtë gjuhë të huaja. Sigurisht këto nuk ishin asgjë tjetër përveçse një mal me gënjeshtra që Sgarbi i kishte perfeksionuar gjatë zanatit të tij si zhigolo profesionist dhe mashtrues. Për më tepër ai i tregoi Susanne-s se kishte punuar si këshilltar në qeverinë zvicerane dhe që shpesh nisej për misione sekrete në llogari të saj. Gënjeshtra e radhës ishte ajo për martesën me një vajzë zvicerane një vit më parë, lidhje që kishte përfunduar dhe e kishte lënë me zemër të thyer.
Si një grua që e kishte kaluar gjithë jetën e saj e rrethuar nga fshehtësia, Klatten jo vetëm që nuk dyshoi, por i besoi të gjitha menjëherë. Ishte tërheqës, i matur dhe në të njëjtën kohë dukej një njeri i dëshpëruar. Kjo më bëri të besoja se kishim diçka të përbashkët, i tregoi ajo më vonë policisë. Kur biondja 45-vjeçare u largua nga qendra e pushimit për në shtëpi, ku e priste burri dhe tre fëmijët, ende nuk e kishte marrë veten. Pranoi të takohej sërish me Sgarbi-n, ti jepte atij numrin e celularit, por mbi të gjitha ti tregonte se kush ishte.
Pasi u surprizua pa masë kur mori vesh se kush ishte Susanne, një tjetër shtirje e tij, tri javë më vonë, sipas policisë, çifti bëri dashuri për herë të parë në një hotel në jug të Francës, jo shumë larg shtëpisë së pushimit të familjes së Susann. Lidhja po vazhdonte me ritme të shpejta. Kur ajo u kthye në Mynih, në gushtin e shkuar, Klatten nisi ta takojë Sgarbi-n në hotele brenda në qytet. Në fund të shtatorit, më pak se dy muaj që nga takimi i tyre i parë, ai i tregoi për problemin financiar që Susann-ës i kushtoi 8 milionë dollarë.
Duke i treguar se duhej të shkonte në SHBA me një mision sekret nga qeveria zvicerane, Sgarbi u zhduk nga qarkullimi dhe kur u kthye nuk solli aspak lajme të mira. Ai i tha Susanne-s se i nevojiteshin shtatë milionë euro, sepse kishte përfunduar në duart e mafies amerikane për një aksident automobilistik, ku kishte vrarë pa dashje një vajzë. Paratë i duheshin që tia jepte babait të vajzës për të shmangur pasoja më të rënda. Më siguronte gjithmonë se do të mi kthente, madje dyfishin, shton ajo, duke thënë se ishte e sigurt që ato euro ai nuk do tia kthente kurrë.
Dy muaj më vonë, më 2 nëntor, Susanne Klatten merr një telefonatë anonime, ku e kërcënojnë se do të publikojnë fotot vulgare të takimeve të saj me Helg Sgarbi-n. Duke qenë se nuk kishte zgjidhje tjetër, gruaja vendosi ti tregonte gjithçka bashkëshortit dhe familjes, më pas iu drejtua policisë. Më 12 dhjetor të 2007-ës ajo merr një pako anonime, brenda së cilës kishte një letër dhe një DVD. Sgarbi kërkonte 49 milionë, por iu dhanë vetëm 14 milionë euro.
Gjatë takimit ai u arrestua nga policia. Sipas gjykatës, videoja ishte realizuar nga italiani që bashkëpunonte me Sgarbi-n. Ai, kur çifti takohej në hotel, filmonte gjithçka nga një tjetër dhomë komunikuese. Susanne Klatten, bashkë me nënën Johanna dhe vëllain Stephan, gëzojnë 46 për qind të aksioneve të BMW-së. E gjithë pasuria e saj arrin në 13 miliardë dollarë. Sgarbi u dënua më 9 mars të këtij vitit me gashtë vjet burg dhe u paraqit në gjykatë i veshur me kostumin e tij gri të errët, që e bënte të dukej më shumë si një biznesmen.
Edhe pse gjashtë vitet në vazhdim do ti kalojë në burg, ai nuk dukej i mërzitur, madje herë-herë dhuronte edhe ndonjë buzëqeshje. Ndoshta sepse kur të dalë nga burgu do të ketë mundësi të shijojë frytet e punës së tij. Bëhet fjalë për një shumë mbi 12 milionë euro, të cilat i ka fituar duke u dhuruar dashuri grave pasanike të gjysmës së Europës, një thesar që nuk u gjend kurrë.
Por, mbi të gjitha, gjashtë vjet nuk janë shumë, sidomos nëse dikush mendon se ka ende miliona të fshehura për ti shfrytëzuar. Ndërkohë, në shtëpinë e saj në Mynih, Susanne Klatten merr frymë e lehtësuar, sepse bashkëshorti e ka falur dhe mbështetur. Si pasojë e kurajës së saj, zhigoloja zviceran nuk do të gjuajë më gra të pasura. Të paktën për momentin. /Gazeta Shqip/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=727. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=727

Ministri Prifti: Tregu i karburanteve, skandaloz Sulm kritikash ndaj Inspektoratit Qendror Teknik, sa i takon punës së bërë me tregun e karburanteve. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, i revoltuar, ka kritikuar drejtuesit e IQT-së, për neglizhencën e krijuar në vitet e fundit, duke i shkaktuar një dëm të madh, si tregut, ashtu dhe shëndetit të konsumatorit, për shkak të cilësisë së dobët të naftës. Gjatë takimit të zhvilluar dje me përfaqësues të IQT-së, ministri Prifti prezantoi drejtorin e ri, Virgjil Joti, i cili zëvendëson Ilir Kurtin, ndaj të cilit ranë disa kritika për punën jo të mirë në krye të Inspektoratit të Naftës dhe Gazit. “Gjendja është shumë shqetësuese. Cilësia e naftës që shitet në treg, jo vetëm që ndot ambientin, por shkatërron jetën e njerëzve dhe dëmton automjetet. Në tërësi them se situata e konstatuar është tepër skandaloze. Për këtë shkak bëra dhe shkarkimin”, tha ministri. Akuzat e Priftit shkuan më tej, kur tha se keqmenaxhimi dhe korrupsioni, penguan zhvillimin normal të IQT-së.
Reformë të thellë
Pas “Albpetrolit” dhe KESH-it, kreu i METE-s, ka paralajmëruar reformë të thellë për strukturat e Inspektoratit Qendror Teknik. “Kërkoj që gjendja aktuale me cilësinë e karburantit të ndryshojë brenda tre muajve. Do bëj kontrollet e duhura dhe nëse nuk gjej ndryshime, do të nis reformën”, iu drejtua ministri administratës së IQT-së. Më tej, Prifti tha se, kishte folur me importuesit e naftës, dhe problemi del me karburantin që shitet në pikat e pakicës. “Unë për vete kam blerë një makinë të re para dy vjetësh dhe e kam çuar për ta riparuar për shkak të cilësisë së karburantit. Për këtë shkak kam larguar dhe drejtorin”, theksoi ministri. Vlerësohet se përzierja me lëndë të ndryshme, ka dëmtuar standardet në treg dhe ka prishur konkurrencën. Nga të dhënat zyrtare mësohet se brenda vitit 2009, janë vendosur rreth 60 gjoba ndaj shkelësve të ligjit për naftën dhe gazin. “Edhe kjo është skandaloze. Me gjithë abuzimet që shikohen në treg, IQT-ja ka vendosur vetëm 60 gjoba. Dhe më e rënda është se nuk ka vlejtur gjoba. Kërkoj zbatimin me forcë të ligjit. Në rast se nuk paguhet gjoba dhe tregtari vijon me abuzimin, atëherë ti mbyllet menjëherë aktiviteti”, deklaroi kreu i METE-s. Tjetër problem që pengon funksionimin normal të inspektoratit është vjelja e gjobave të vendosura ndaj tregtarëve abuzues me cilësinë e naftës. Mësohet se janë rreth 27 milionë lekë gjoba të vendosura dhe të pavjela. Në këtë pikë, ministri akuzoi strukturat e IQT-së për korrupsion, dhe kërkoi marrjen e menjëhershme të masave. “Do të krijoj një strukturë të posaçme brenda Ministrisë së Ekonomisë për të kontrolluar punën tuaj. Brenda tre muajsh do ta kontrolloj vetë situatën dhe nëse do të shoh që sikur vetëm një karburant i vetëm nuk i zbaton rregullat sipas ligjit, problemin do ta kem me ju dhe inspektorët që merren me këtë lloj kontrolli”, paralajmëroi ministri.
Masat
Për ti bërë objektivat më të mundur, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të kërkojë më shumë fonde në projektbuxhetin e vitit 2010. Plani është për ngritjen e disa laboratorëve të rinj, përfshi edhe ato të lëvizshmet, në mënyrë që jo të gjitha analizat të bëhen në Tiranë. “Më sugjeroni se çfarë ndryshimesh kërkon ligji, në mënyrë që ta kthejmë më të fortë gjatë zbatimit të tij”, iu drejtua ministri punonjësve të Inspektoratit Qendror Teknik.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24799. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24799

Madhëria e tij, Nikolas Sarkozi Qeveris si mbret mes shpenzimeve të çmendura, nepotizmit, kontrollit të ekzekutivit dhe medias. Gjykatësit i ka bërë miq dhe në krah ka një parti besnike. Por, tani francezët kanë vendosur ti kthejnë shpinën
Shpesh thuhet të jetë mbreti. E në të vërtetë, kjo shprehje do ti shkonte shume për shtat Nikolas Sarkozisë. Sipas të dhënave mbi shpenzimet në Elize, panorama është kjo: për lulet në apartamentin presidencial prej 300 metrash katrorë, janë shpenzuar 280 mijë euro në vit; për shampanjë, verëra dhe të tjera të ngjashme, një milion euro; makina shërbimi në dispozicion, 61; avionë 8 (gjashtë “Falcon” dhe dy “Airbus”, më i fundit, që kushtoi plot 60 milionë euro, mori emrin e Karlës); të punësuar në shërbim të tij 957 veta (579 civilë dhe 378 ushtarakë), dyfishi i Buckingham Palace, mes të cilëve 44 shoferë dhe 87 kuzhinierë për një shërbim 24-orësh, nëse ndonjëherë të shkon mendja për të ngrënë ndonjë sanduiç në mes të natës. Totali i buxhetit të pallatit për vitin 2009, diçka më pak se 112 milionë euro. Me të njëjtën monedhë këto shpenzime ishin 2 milionë në kohën e De Golit, 3 në kohën e Miterranit dhe 30 në atë të Shirakut, edhe pse me thënë të drejtën, i pakrahasueshmi dhe i jashtëzakonshmi “Nikolasi I”, siç e thërrasin tashmë kundërshtarët, ka vendosur në peshoren e kostove të tij shpenzime që më parë rëndonin mbi ministri të tjera, si për shembull ajo e Mbrojtjes. Një mënyrë e mirë për të justifikuar një rritje kaq të madhe të shpenzimeve. Deputeti socialist, René Dosière, thotë se shuma reale e shërbimeve në pallatin mbretëror është trefishi i atij zyrtar. Për më tepër, ai thekson se në dy vjet është dyfishuar numri i bashkëpunëtorëve në listën e pagave, ndërsa Presidenti ka rritur rrogën me 172 për qind (fiton bruto 250302 euro në vit), pavarësisht se nuk ka shpenzime të veta. Kur udhëton privatisht, një avion shtetëror e ndjek nga pas në rast se i duhet të kthehet urgjent në Paris. Për më tepër, çdo pushim i tij kushton të paktën 50 mijë euro. Shumë kanë bërë llogaritë se sa ton Co2 përfundojnë në atmosferë nga mania e tij për të fluturuar, por duket se nuk ka aspak vend shprehja që populli dëgjon shpesh: se qeveria ka dëshirë të vendosë një taksë mbi emetimet që ndotin ambientin. Shumë prej francezëve janë plotësisht kundër salltaneteve dhe shpenzimeve kaq bombastike të Presidentit të tyre, që duket se po e ushtron pushtetin e tij në mënyrë absolute dhe përçmuese, që në sytë e botë duket si mbret. Franca është tokë monarkie dhe vrasje mbretërish, ndaj duhet të jesh i kujdesshëm të mos e kalosh kufirin. Sociologu Alain Touraine, 84 vjeç, një prej mendjeve më të ndritura të kombit, e përkufizon me fjalën “provokim” zgjedhjen për të vendosur djalin e tij, Jean Sarkozi, 23 vjeç, ende student i Jurisprudencës në Sorbonë, në krye të EPAD-it, entit publik që administron lagjen e bizneseve të “Defence”, më e rëndësishmja në Europë, me miliarda lekë xhiro dhe 150 mijë punëtorë. Një guxim i jashtëzakonshëm për një President që gjithmonë ka qenë në krah të atyre që ngrihen shpejt për të shkuar në punë dhe që i fitojnë gjërat me zotësi në jetë. Si një bashkëpunëtor i heshtur i pjesës më të madhe të mediave në vend, thuhet se Sarkozi emëron direkt drejtorët e televizioneve publike dhe indirekt ata të informacionit privat, falë bashkëpunimit me miqtë e tij botues pasanikë. Asgjë nuk do të ishte marrë vesh nëse nuk do të ekzistonte interneti. Pas indinjimit të nisur në ueb dhe të përhapur gjithandej, mbrojtja e aparatit shtetëror ishte e tillë, sa rezultonte e pakapërcyeshme. Ajo bazohej në parimin “princi Jean është një i zgjedhur, që i është nënshtruar vullnetit popullor”. Lëvizja e fundit e Presidentit francez për të caktuar të birin në një post ekonomik shumë të rëndësishëm konsiderohet si “seria” e fundit e sagës së familjes Sarkozi. Kritikët më të ashpër e quajtën atë një nepotizëm më të keq nga ata që ndodhnin në Perandorinë Romake ose një rikthim të monarkisë dhe dinastive. Në më pak se 2 vjet, 23-vjeçari ka pasur një ngjitje meteorike në pushtet, me lëvizjen e fundit në pozicionin e këshilltarit më të ri rajonal që ka parë ndonjëherë Franca. Për Jean nuk përbën asnjë problem fakti se i ati është në detyrën më të lartë shtetërore, as që lagjja në të cilën ai do të punojë është ajo që mbështeti ardhjen në pushtet të Nikolasit. Nga një sondazh i bërë, 64 për qind e të pyeturve e cilësojnë një “zgjedhje” të keqe nominimin e Jean Sarkozisë, kundrejt 19 për qind që e konsiderojnë të drejtë (mes zgjedhësve të djathtë përqindjet janë përkatësisht 51 dhe 32). Duket se do jetë më se i vlefshëm debati që vërtitet rreth pyetjes: “Ndodhemi në një republikë monarkike”? Tendenca e përgjithshme është për tu përgjigjur “Po”. Sarkozi nuk është vetëm Presidenti i fuqive të mëdha, ai dikton linjat në të cilat duhet të ecë qeveria e Kryeministrit “të zbehtë” François Fillon, ndërhyn në dosjet e çdo dikasteri dhe kontrollon me grusht të hekurt mazhorancën në të dy Dhomat e Parlamentit. Në ndarjen e pushteteve të çdo vendi demokratik, një vend të rëndësishëm zë edhe drejtësia, pikërisht ajo që dënoi me 18 vjet burg me kusht dhe 45 mijë euro gjobë ish-kryeministrin dhe rivalin e tij, Dominik de Villepen, që akuzohet për një çështje komplekse nën emrin “Clearstream”, marrë nga banka e Luksemburgut. Ai akuzohet se ka komplotuar për të diskretituar rivalin e tij të vjetër, ish-ministrin e Financave dhe aktualisht Presidentin e sotëm, Nikolas Sarkozi. Përpara gjykatësve ai u shpesh: “Jam këtu përpara jush vetëm sepse isha rivali i Sarkozisë”. Dominik de Villepen kërkon ta mënjanojë Sarkozinë nga kjo aferë, sepse siç thotë ai me ironi, “Presidenti gëzon të gjitha të drejtat, po nuk ka asnjë detyrim”. Jean, Dominik de Villepen, por edhe çështja e Frédéric Mitterrand, nip i François, monistër i Kulturës dhe autor i një biografie shumë të kritikuar, që flet për raportet e tij me djem të rinj nëpër bordellot tajlandeze, nuk u pëlqejnë aspak Francës dhe francezëve. Në mesin e rrugës së mandatit të tij, “mbreti” Nikolas ka pushtuar shtetin, por jo zemrat e atyre që e kishin zgjedhur për ti përfaqësuar. Nga sondazhet e fundit bërë nga “Sofres” këtë muaj, 57 për qind thonë se nuk kanë më besim tek ai, kundrejt 39 për qind që e përkrahin. Prej më shumë se një viti Nikolas nuk shkon më shumë se 50 për qind, shumë larg 65 për qindëshit të fillimit të aventurës në krye të vendit.
Carine Marcé, drejtoreshë e sondazheve “Sofres”, komenton: “Në rënien e popullaritetit ka ndikuar shumë kriza ekonomike. Ka pasur shumë rëndësi fakti që Sarkozi nuk mori asnjë vendim në favor të shpërndarjes së të ardhurave në një fazë kur njerëzit lodhen shumë që të mbyllin muajin”. Robert Badinter, 81 vjeç, ish-ministër i Drejtësisë dhe ikonë socialiste, thotë: “Duhet të mendojmë për zgjedhjet e vitit 2012. Nuk mund ta lëmë Francën edhe 5 vjet të tjera në dorë të një njeriu që e ka shndërruar atë në një monokraci. Sarkozi po e kthen vendin në mbretëri të trashëgueshme”. Tani është njëherazi mbret, popull dhe aristokraci.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24791. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24791

Takim me Heinrich, DJ i parë në botë Qyteti gjerman i Ahenit në Gjermani, me të drejtë mund të pretendojë se është vendi ku 50 vjet më parë lindi diskoteka e parë në botë. DJ i parë i planetit, Heinrich, rrëfen se si u bë pjesë e një historie unike, në të cilën hyri krejt në mënyrë aksidenta
Qyteti i qetë perëndimor i Ahenit, i cili njihet vetëm për faktin se 1200 vjet më parë aty jetoi Karli i Madh, ka dalë së fundmi me një pretendim të ligjshëm në lidhje me faktin se ai është “djepi” i diskotekës së parë në botë dhe dixhei i parë i saj ishte DJ Heinrich. Deri në fund të viteve 50 do të kërcenin vetëm nën tingujt e grupeve që luanin live. Muzika e regjistruar nuk preferohej dhe konsiderohej si “e vdekur”. Por në vitin 1959, biznesmeni austriak, Franzkarl Schwendinger, solli një risi. Ai çeli një restorant shumë ekskluziv, “Klubi i Skoçit” në Ahen, dhe punësoi dikë që të kujdesej për disqet, të cilat do të luheshin në këtë lokal si sfond muzikor. Biznesmeni e mori këtë ide nga një radio luksemburgase, që kishte marrë një famë të jashtëzakonshme atë vit, pasi kishte nisur të transmetonte muzikë pop. Një gjë e tillë ishte e padëgjuar dhe e pakonceptueshme nga bota konservatore gjermane e transmetimeve radiofonike në atë kohë. Heinrich, emri i vërtetë i së cilit ishte Klaus Quirini, ishte një reporter 19-vjeçar për gazetën lokale dhe ishte dërguar nga shefi i tij që të shkruante një artikull në lidhje me fenomenin e ri të çuditshëm të dëgjimit të muzikës së disqeve nëpër lokale. Djaloshi shkoi në lokalin ku aplikohej një risi e tillë dhe pa se në një qoshe të tij ndodhej një këngëtar opere, që i ndërronte disqet në mënyrë shumë të zhurmshme dhe shumë të pakëndshme për veshin e klientëve, të cilët shpesh mbeteshin të pakënaqur nga këto ndryshime. “Salla ishte plot me njerëz, por zbavitja e tyre përmes muzikës nuk po shkonte ashtu siç duhej dhe shumë prej tyre nisën që të ankoheshin. Unë kisha porositur një uiski, ishte hera e parë që po fusja në gojë një pije alkoolike dhe me sa duket më kishte rënë pak në kohë, sepse nisa të ankohem me zë të lartë për kakofoninë që krijohej nga ndërrimi i çrregullt i muzikës. Atëherë pashë menaxherin që mu afrua e më tha: Mjaft u ankove. Përse nuk provon vetë të vesh rregull?”, rrëfen DJ i parë në botë. Më pas ai zëvendësoi këngëtarin e operës dhe i furnizuar me kurajo për shkak të alkoolit, doli para njerëzve dhe u tha: “Zonja dhe zotërinj, bëhuni gati që të kërceni, sepse do të dëgjoni një muzikë që nuk e keni dëgjuar kurrë në jetën tuaj”. Disku i parë që djaloshi vuri ishte hiti i famshëm i momentit, “Një anije po vjen”, i këngëtares gjermane, Lale Andersen. Njerëzit nisën të duartrokasin, kryesisht nga mënyra me të cilën Heinrich arriti që të prezantohej dhe kënaqësia erdhi duke u rritur. Pikërisht ajo natë shënoi edhe lindjen e një tendence të re, që nga Aheni i vogël do të përhapej në të gjithë botën mbarë. Kështu do ti hapej rruga fenomenit të diskove të vitit 70 dhe teknoklubeve moderne me drita laser dhe kërcimtare që hidhen e përdridhen nga kafazet e tyre thuajse të zhveshura. Moda e diskotekave “pushtoi” Europën në vitet 60 dhe mbërriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuajse një dhjetëvjeçar më pas, pra në vitet 70. Sipas DJ të parë, Europa ishte 15 vjet para Amerikës për sa i përket kulturës dhe modës së diskove. “Fillimisht patëm shumë kundërshtarë dhe rivalë në biznes, që na bënin qesharakë dhe na përqeshnin vazhdimisht, por më pas u pa që ne ishim pionierët e një tendence të re, që po përqafohej gjithnjë e më shumë në të gjithë Europën nga të rinjtë dhe ata më pak të rinj”, thotë Heinrich, që tani është një 68-vjeçar simpatik. Për sa i përket pronarit të klubit, ai e pa që djaloshi 19-vjeçar, veç guximit, ishte i pajisur edhe me një talent të jashtëzakonshëm për të kombinuar disqet e ndryshme muzikore, dhe i ofroi atij një vend pune të përhershëm në lokal për 800 marka në muaj, një rrogë e majme për atë kohë. Por i ati i Heinrich, një njeri me influencë, nuk ishte dakord, ndaj i biri, para se ta pranonte punën, vendosi që të ndryshonte edhe emrin. “Fillimisht doja ta quaja veten Egon, sepse në atë kohë kishte një këngë dashurie që i kushtohej një djali me një emër të tillë, por më pas ndërrova mendje dhe zgjodha emrin që kam aktualisht. Që nga ajo kohë, të gjithë më njohin thjesht Heinrich”. DJ Heinrich punoi për klubin 8 vjet rresht, duke shtuar pak nga pak edhe rryma të reja në repertorin e tij, si pak rock and roll, pak Frank Sinatra apo Dean Martin. Më pas ai u zhvendos në Zvicër dhe ngriti në vendin alpin diskotekën e parë në këtë vend në vitin 1968. Ndërkohë punonte edhe në një radio pirate në Portin e Hamburgut. Fjala diskotekë është shpikur disa vjet pas daljes së Heinrich në skenë. Diku nga viti i katërt i punës, pronari i klubit vendosi që ta quante atë “Jockey Dance bar”. Prej andej doli fjala discjockey, ose DJ. Po cilat janë cilësitë e një DJ të mirë? “Duhet të jesh pak psikolog dhe të kesh me njerëzit që ndodhen në një sallë një marrëdhënie shpirtërore. Jo me secilin veç e veç, por me tërësinë e tyre, sepse ata në një diskotekë kanë të njëjtat përjetime dhe janë thuajse në një valë shpirtërore që kushtëzohet nga ritmi. Është diçka e lindur, që zor se mund ta kultivosh kur nuk e ke brenda vetes”. Ai kujton se në kohën kur ishte vetë DJ, përdorte shumë fraza personale që i lëshonte herë pas here për të entuziazmuar apo nxitur turmën e njerëzve. Si punoi për disa vjet në këtë profesion, Heinrich u shkëput prej tij disa dhjetëvjeçarë më parë, por vazhdoi që të ndiqte dhe të mësonte tendencat e reja. Kështu ai e di shumë mirë se si klubet u shndërruan në vitet 90 në tempuj gjigandë të muzikës techno dhe se si tendenca e momentit është rikthimi tek ambientet më të vogla e më intime. Në vitet 60, shumë të rinj donin që të bëheshin DJ, sepse ishte një punë që u dukej e lehtë, me të cilën mund të fitonin dhe bënin për vete vajzat. Heinrich luftoi që ky profesion të njihej si i tillë dhe për këtë themeloi edhe Organizatën Gjermane të DJ në vitin 1963. Për sa i përket fjalës “disko”, ajo ka dalë tashmë plotësisht nga moda dhe është një fjalë që karakterizon vitet 70-80. Megjithatë ka ende lokale nëpër Europë, ku vazhdon të gjallojë fryma e diskove dhe e DJ-ve, megjithëse për hir të së vërtetës piku i tyre ka kohë që ka përfunduar.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24794. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24794

Mafia italiane: Lëndë radioaktive në detin Jon. Greqia nis hetimet ATHINË- Pas alarmit të dhënë nga mafia italiane në Kalabri, se në detin Jon janë derdhur lëndë radioaktive, shteti grek ka nisur hetimet.
Lajmin për ndotjen e detit, që lag edhe vendin tonë e ka dhënë vetë njëri prej personave, njohur si anëtar i mafias kalabreze, Francesko Fonti. Ai u ka thënë autoriteteve italiane se është përfshirë vetë në mbytjen e anijeve me materiale radioaktive në Jon, si pasojë e një operacioni për t’iu shmangur ligjit vendas.
Vetë mediat greke, të disa ditëve më parë si ‘Kathimerini’, citojnë alarmin në fjalë, duke theksuar se “30 mjete lundruese mund të jenë zhytur në këtë mënyrë në 20 vitet e fundit, 7 nga të cilat janë fundosur afër ishujve joniane Paksoi, Cefalonia dhe Zakinthos”.
Sipas Fontit, anijet mbartnin mbeturina toksike nga kompanitë farmaceutike, të cilat e kishin paguar mafian me një shifër prej 1.5- 15 milionë dollarë për çdo anije që fundosej larg tyre.
Nga ana tjetër drejtuesi i komitetit të energjisë atomike në Greqi, Kristos Kousidias ka thënë për gazetën “Kathimerini” se nevojitet një kërkim i organizuar për materialin radioaktiv në det, ndërkohë që thotë se pala greke duhej të informohet për vendet e sakta se ku janë fundosur anijet, që të dihet se çfarë veprimi të merret.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/rajoni-dhe-bota/mafia-italiane-lende-radioaktive-ne-detin-jon-greqia-nis-hetimet.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/rajoni-dhe-bota/mafia-italiane-lende-radioaktive-ne-detin-jon-greqia-nis-hetimet.html
Shpirtrat e dëshpëruar të France Telecom Fani ishte dendur me ilaçe. Joel ndihej i përndjekur, Jean Paul u hodh nga ura. Më pas vjen Alain nga Bretanja, Guy poet, apo Lionel që donte të priste damarët para kolegëve. 25 vetëvrasje brenda pak muajsh vetëm në “France Telecom”.
“Unë jam Fani, ajo që ishte në kërkim të një fustani për ta veshur para se të vdiste”. Fani është ajo 32-vjeçarja që ndërroi veshjen tri herë para se të vendoste të hidhej nga dritarja e zyrës së saj, e cila ndodhej në katin e katërt në rrugën “Mederis”. “E shihja që po provonte disa veshje dhe asnjëra nuk i pëlqente. Nuk më tha përse donte që të vishej mirë, deri në momentin kur e pashë të fluturonte nga dritarja”, rrëfen Carol, një kolege e Fanit, e cila e pa me sytë e saj teksa hidhej poshtë pas vendimit për ti dhënë fund jetës. Carol është një vajzë me sytë me rrathë të zinj, që ndërsa flet, ha vazhdimisht thonjtë. Që nga ngjarja tragjike, ajo nuk ka më gjumë. Fani ishte shëndoshur 25 kilogramë muajt e fundit, ndoshta sepse përpinte me grushte anti-depresivët. Kjo gjendje e keqe i kishte nisur pas vdekjes së të ëmës, por gjithçka kishte arritur kulmin kur në zyrë i kishin njoftuar se do ta transferonin diku gjetkë. Ajo punonte në “France Telecom” dhe shefat nuk e dinin se ku ta çonin. Pak para se të merrte vendimin e gjëmshëm, i kishte shkruar të atit: “Më mirë do të doja të vdisja, se sa të nisja një punë tjetër nga e para”. Pallati në rrugën “Medric” nuk është nga ato pallate prej qelqi dhe çeliku, por prej tullash të murrme dhe ndodhet në një zonë elegante të qytetit. Brenda tij duket sikur nuk ka më jetë, duket sikur je në një muze hiri. Diku mes atij mjedisi të hirtë ulej Fani, me këmbët e kryqëzuara dhe vështrimin tretur tutje në copëzën e qiellit që pasqyrohej nga dritarja. 100 metra më tutje është një katedrale dhe një park i mrekullueshëm. Nga dritarja duket një cep i këtij kopshti. Kur vendosi të ikte nga kjo jetë përmes dritares së hapur, Fani kishte ndjerë të ftohtë dhe kishte marrë me vete një triko. Në çastet e fundit donte të mbulonte fytyrën, kushedi për çfarë arsyeje. Vdiq në spital dhe la pas një mace me të cilën jetonte dhe një lepur me emrin Zebulon. Së fundmi Franca përjetoi një fenomen makabër në një nga ndërmarrjet e saj më të mëdha, “France Telecom”. Aty, 25 veta vranë veten dhe 15 të tjerë tentuan vetëvrasjen, pa sukses. Tentativa më brutale dhe më spektakolare ishte ajo e Lyonel Dervin. Ai ndodhej me kolegët dhe shefin e tij në një mbledhje pune dhe kur i erdhi radha për të raportuar për punën, u ngrit dhe në vend të çështjeve të ditës foli me shumë kurajo për problemet e mëdha dhe stresin e jashtëzakonshëm që po përjetonin ai dhe nëpunës të tjerë në këtë situatë krize. Ndërsa fliste me shumë qartësi dhe krejt i kthjellët e pa asnjë ndjenjë faji, nxori thikën dhe tentoi që të priste damarët. Kolegët arritën që ta shpëtojnë dhe më pas ai u shndërrua në një personazh për median. Kështu të paktën ndodh në Francë. Fenomeni i vetëvrasjeve mbahet nën kontroll, siç mbahet nën kontroll një tenxhere që është në vlim e sipër. Tjetër rast i dëshpëruar është ai i një punonjësi të “France Telecom”, Joelit 44-vjeçar, i cili kishte kohë që kishte hequr dorë nga ëndrra për tu bërë kërcimtar, edhe pse askush nuk e besonte se ai fshehurazi në kohën e lirë vazhdonte të ndiqte leksione kërcimi. Ai ishte me origjinë algjeriane dhe thoshte se ndihej i persekutuar nga racistët. Kishte 15 vjet që ndihej keq me veten dhe në sytë e tij lexohej qartë thirrja për ndihmë, por njerëzit rrotull ose nuk e lexonin këtë mesazh, ose ishin shumë të zënë me hallet e tyre. Ai jetonte në katin e gjashtë të një godine në periferi dhe në e-mail-in e tij u gjet “testamenti” që ishte i mbushur me fjalë urrejtjeje për “France Telecom”. Duket se pasi ka shkruar materialin, ai është hedhur nga dritarja e shtëpisë, duke i dhënë fund një jete me shumë trazira shpirtërore. Pas shndërrimit të vetëvrasjeve në një fenomen fatkeqësish të zakonshme në këtë kompani, gazetat vërshuan me tituj nga më të ndryshmit si, “Të punosh për tu vetëvrarë”, “Punë dhe vetëvrasje, çfarë të bësh?”, “Depresioni i të shtypurve”. Por në këta artikuj bëheshin vetëm konstatime dhe pyetje. Në ta nuk jepeshin zgjidhje dhe përgjigje. Në ta nuk mund ti jepej përgjigje as pyetjes: “Përse Jean Paul, para se të vriste veten, kishte blerë një biletë kinemaje”? Jean e kishte ndalur makinën e tij në autostradën A4 dhe pas kësaj u hodh pa mëdyshje nga ura. Ishte vetëm 51 vjeç dhe kishte mbi supe një grua dhe 2 fëmijë. Në makinën e tij u gjet një letër, në të cilën ai akuzonte “France Telecom”. “Ata më kanë vrarë, duke ma bërë jetën të pamundur”. Në funeralin e tij, familja nuk i lejoi të merrnin pjesë drejtuesit e kompanisë, madje as gazetarët. E veja e të ndjerit tha se i shoqi ishte i stresuar, sepse e dinte që do ta humbiste shumë shpejt vendin e punës. Jean Paul ishte i vetëvrari numër 25 i kompanisë. Në xhep iu gjet një biletë kinemaje, në të cilën ai kishte shkruar: “Zot, unë jam Jean Paul, ai që donte të shihte në kinema filmin e Tarantinos”. Sipas disa sociologëve francezë dhe jo vetëm, që morën në shqyrtim këtë fenomen të rëndë, ndoshta këto vetëvrasje masive mund të jenë një formë ekstreme e luftës mes klasave, si një sfidë e hapur ndaj rendit të gjërave, si një akt kundër metafizikës, si një shpallje lufte ndaj Zotit dhe ndaj natyrës, një kryengritje e një individi ndaj asaj që mund të duket si norma absolute. Ndoshta nëpër këtë rrugë ka shkuar edhe Nikolasi 28-vjeçar, para se të merrte vendimin e ikjes nga kjo jetë në garazhin e shtëpisë së tij. Para këtij akti kishte tentuar që ti telefononte të dashurës së tij. Me të nuk kishte qenë i lumtur, por inatin më të madh e kishte me vendin e punës, me Telekomin dhe me faktin se kolegët dhe shefat nuk i përgjigjeshin kurrë kur ai kishte nevojë për ndihmë. Ndoshta nuk kishte më forcë që të vazhdonte të qeshte me veten dhe të klikonte nëpër sajtet e internetit, që bëjnë të lumtur djemtë e vetmuar. Janë sajte që po tërheqin një numër gjithnjë e më të madh të rinjsh vetmitarë, ku ata kanë mundësi që të lidhen me njëri-tjetrin dhe të shajnë këtë botë, punën, shefat, njerëzit e afërt që nuk kujdesen më për ta, indiferencën e një bote të pamëshirshme. Franca është një vend me një numër rekord vetëvrasjesh. Sipas statistikave, çdo vit ndërrojnë jetë mbi 10 mijë persona, ose 24 vetë për 100 mijë banorë. Për sa i përket Nikolasit, edhe ai ishte futur në këtë sajt për të hedhur aty “helmin” e ekzistencës së tij prej “dështaku”. Humori që qarkullon në sajte të tilla është gjithmonë humor i zi dhe barsoletat që tregonte Nikolas ishin të tipit: “Pashë një mikun tim në rrugë, por ai nuk më pa. Atëherë vendosa që ti bëja një telefonatë dhe e pashë që mori celularin, pa numrin tim, rrudhi buzët dhe e futi në xhep”. Ndërsa për Alenin, miqtë e tij thonë se ai kishte dukjen e një njeriu që nuk do ta arrinte kurrë pleqërinë. Ai e kishte zakon që të vizatonte gjithmonë peizazhe të Bretanjës së tij. Ishte 48 vjeç dhe kishte 3 fëmijë. Kishte buzëqeshjen e këndshme dhe krenare të bretanëve, donte shumë varkat dhe detin, por që kur i kishin thënë se mund ta hiqnin nga puna, ishte fare përtokë shpirtërisht. Që nga qershori ishte i sëmurë dhe nuk shkonte më në punë. Një ditë, në fillim të verës, kur në shtëpi nuk ndodhej askush, kishte vendosur ti jepte fund jetës, duke u varur. Miqtë e tij i dedikuan lot, dashuri, madje edhe poezi. Për ta, Alen ishte “piktori” i dashuruar me brigjet blu… Një tjetër punonjësi të “France Telecom” i pëlqenin poezitë. Edhe ai ishte artist në zemër e në shpirt. Ai ishte një teknik. Si lamtumirë u kishte dërguar familjarëve, miqve dhe kolegëve, një poezi me titull “Fundi im”. Sot ai prehet në një kodër, përjetësisht. Pastaj vjen edhe Jean Michel, 53 vjeç, që e përdorte shumë telefonin, madje edhe kur lahej në dush, edhe ku Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24785. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24785
Një histori mashtrim-dashurie Si mundi gruaja më e pasur në botë ta tradhtonte bashkëshortin për një zhigolo mashtrues zviceran, i cili arriti ti zhvaste miliona dollarë përmes shantazheve
Susanne Klatten dhe Heig Sgarbi
Ngjarja nisi në një qendër superluksoze, “Lanserhof health spa”, në Insbruk, Austri. Ishte vera e vitit 2007 dhe një grua bionde tërheqëse, 45-vjeçare, ishte ulur e qetë duke shijuar diellin e korrikut dhe duke lexuar librin e famshëm të Paolo Coelho-s, “Alkimisti”. Ishte e vetme, por jo edhe për shumë kohë. Gruaja ishte trashëgimtarja Susanne Klatten, një nga femrat më të pasura në botë dhe aksionerja më e madhe e kompanisë së makinave “BMW”, njëkohësisht një prej viktimave më spektakolare të mashtrimeve të kohëve moderne. Teksa pushonte, Klatten-it i tërhoqi vëmendjen një burrë me syze, biond, i gjatë dhe shumë elegant. Emri i tij ishte Helg Sgarbi, një vit më i vogël se ajo në moshë. Pasi i afrohet, Sgarbi i thotë: “Libri im i preferuar”. “E ke lexuar?”, i përgjigjet ajo. Pastaj ai nis të tregojë: “E kam kaluar fëmijërinë time në Brazil, te vendi i këtij autori. Të lexoje ka qenë shumë e rëndësishme për mua. Historia ka qenë si një Bibël. Ka një mesazh shpirtëror në të. Ju duhet të besoni tek ëndrrat, sepse pasi besoni, mund ti ndiqni dhe pastaj ti realizoni”. Klatten, nënë e tre fëmijëve, në fillim ishte rezervuar shumë. Si një prej anëtareve të dinastive më të famshme gjermane, Quandts, ajo e kishte kaluar gjithë jetën e rrethuar nga truprojat dhe fshehtësia. Por, shumë shpejt ajo do të binte në kurthin e djaloshit simpatik, Sgarbi. Që në momentin e parë që e dëgjoi të fliste, Susanne u ndje shumë mirë. E vetmja gjë që ajo nuk dinte ende ishte se kishte qenë gjahu i këtij burri të rafinuar zviceran, një njeri që e kishte fituar gjithë pasurinë e tij si një zhigolo profesionist dhe shantazhist nga lidhjet sentimentale me gratë e pasura e më të mëdha se ai në moshë. Zakonisht ai vërtitej nëpër hollet e hoteleve të mëdha, për të parë me kujdes gratë e reja të borgjezisë së lartë. Ulej në një qoshe modeste të hotelit, merrte në duar një shishe uiski dhe në fytyrë stamponte një pamje të trishtuar. Më pas dhuronte një vështrim, sikur dëshironte ti thoshte botës femërore “më ndihmoni”, deri sa ndonjëra prej tyre të binte në kurth. Sgarbi donte të zbulonte gjithçka rreth gruas që kishte përballë në atë mëngjes të ngrohtë korriku. “Ishte simpatik dhe shumë i kujdesshëm në ato çka bënte, por dukej vërtet i trishtuar”, pati thënë Susann. Ai punonte në fshehtësi me një pronar italian hotelesh të quajtur Ernano Barretta, që kishte një organizatë të specializuar në zhvatjen dhe fundosjen e femrave të pasura, që sipas akuzave drejtohej nga italiani. Mekanizmi i mashtrimit dhe i zhvatjes ishte i thjeshtë: Sgarbi joshte zonjat e pasura, duke krijuar me to lidhje sentimentale, ndërkohë që Barreta filmonte marrëdhëniet intime. Më pas videot përdoreshin për tu bërë shantazh viktimave dhe për tu marrë para. Edhe biseda e shkurtër e Klatten-it dhe Sgarbi-t rreth novelës “Alikimisti” ishte një nga joshjet më të jashtëzakonshme të kohërave tona. Vetëm brenda pak muajve, trashëgimtarja e pasur e “BMW”-së i dha Sgarbi-t 8 milionë euro para në dorë.
“Lanserhof spa” është vendi ideal për të bërë për vete dikë.
Ai është qëndrimi i preferuar për jahtet dhe njëherë miliarderi rus, Roman Abramovich, shpenzoi 700000 euro për dy javë pushime me familjen aty. Mëngjesin tjetër, Klatten ra dakord të bënte një shëtitje me Sgarbi-n, për të shijuar bukurinë përrallore që rrethonte këtë qendër. Ai i tregoi trashëgimtares së magjepsur tashmë se ishte nipi i një hebreu polak, por që shkoi me familjen në Rio de Zhaniero kur ishte pesë vjeç. Më pas u kthye në Europë kur ishte adoleshent, për të studiuar Drejtësi në Universitetin e Zyrihut. Ai i rrëfeu se kishte punuar për “Credit Suisse Bank” dhe kishte ngritur një agjenci përkthimi për shkak se zotëronte në mënyrë të jashtëzakonshme gjashtë gjuhë të huaja. Sigurisht këto nuk ishin asgjë tjetër përveçse një mal me gënjeshtra që Sgarbi i kishte perfeksionuar gjatë zanatit të tij si zhigolo profesionist dhe mashtrues. Për më tepër ai i tregoi Susanne-s se kishte punuar si këshilltar në qeverinë zvicerane dhe që shpesh nisej për misione sekrete në llogari të saj. Gënjeshtra e radhës ishte ajo për martesën me një vajzë zvicerane një vit më parë, lidhje që kishte përfunduar dhe e kishte lënë me zemër të thyer. Si një grua që e kishte kaluar gjithë jetën e saj e rrethuar nga fshehtësia, Klatten jo vetëm që nuk dyshoi, por i besoi të gjitha menjëherë. “Ishte tërheqës, i matur dhe në të njëjtën kohë dukej një njeri i dëshpëruar. Kjo më bëri të besoja se kishim diçka të përbashkët”, i tregoi ajo më vonë policisë. Kur biondja 45-vjeçare u largua nga qendra e pushimit për në shtëpi, ku e priste burri dhe tre fëmijët, ende nuk e kishte marrë veten. Pranoi të takohej sërish me Sgarbi-n, ti jepte atij numrin e celularit, por mbi të gjitha ti tregonte se kush ishte. Pasi u surprizua pa masë kur mori vesh se kush ishte Susanne, një tjetër shtirje e tij, tri javë më vonë, sipas policisë, çifti bëri dashuri për herë të parë në një hotel në jug të Francës, jo shumë larg shtëpisë së pushimit të familjes së Susann. Lidhja po vazhdonte me ritme të shpejta. Kur ajo u kthye në Mynih, në gushtin e shkuar, Klatten nisi ta takojë Sgarbi-n në hotele brenda në qytet. Në fund të shtatorit, më pak se dy muaj që nga takimi i tyre i parë, ai i tregoi për problemin financiar që Susann-ës i kushtoi 8 milionë dollarë. Duke i treguar se duhej të shkonte në SHBA me një “mision sekret” nga qeveria zvicerane, Sgarbi u zhduk nga qarkullimi dhe kur u kthye nuk solli aspak lajme të mira. Ai i tha Susanne-s se i nevojiteshin shtatë milionë euro, sepse kishte përfunduar në duart e mafies amerikane për një aksident automobilistik, ku kishte vrarë pa dashje një vajzë. Paratë i duheshin që tia jepte babait të vajzës “për të shmangur pasoja më të rënda”. Më siguronte gjithmonë se do të mi kthente, madje dyfishin”, shton ajo, duke thënë se ishte e sigurt që ato euro ai nuk do tia kthente kurrë. Dy muaj më vonë, më 2 nëntor, Susanne Klatten merr një telefonatë anonime, ku e kërcënojnë se do të publikojnë fotot vulgare të takimeve të saj me Helg Sgarbi-n. Duke qenë se nuk kishte zgjidhje tjetër, gruaja vendosi ti tregonte gjithçka bashkëshortit dhe familjes, më pas iu drejtua policisë. Më 12 dhjetor të 2007-ës ajo merr një pako anonime, brenda së cilës kishte një letër dhe një DVD. Sgarbi kërkonte 49 milionë, por iu dhanë vetëm 14 milionë euro. Gjatë takimit ai u arrestua nga policia. Sipas gjykatës, videoja ishte realizuar nga italiani që bashkëpunonte me Sgarbi-n. Ai, kur çifti takohej në hotel, filmonte gjithçka nga një tjetër dhomë komunikuese. Susanne Klatten, bashkë me nënën Johanna dhe vëllain Stephan, gëzojnë 46 për qind të aksioneve të “BMW”-së. E gjithë pasuria e saj arrin në 13 miliardë dollarë. Sgarbi u dënua më 9 mars të këtij vitit me gashtë vjet burg dhe u paraqit në gjykatë i veshur me kostumin e tij gri të errët, që e bënte të dukej më shumë si një biznesmen. Edhe pse gjashtë vitet në vazhdim do ti kalojë në burg, ai nuk dukej i mërzitur, madje herë-herë dhuronte edhe ndonjë buzëqeshje. Ndoshta sepse kur të dalë nga burgu do të ketë mundësi të shijojë “frytet” e punës së tij. Bëhet fjalë për një shumë mbi 12 milionë euro, të cilat i ka fituar duke u dhuruar dashuri grave pasanike të gjysmës së Europës, një thesar që nuk u gjend kurrë. Por, mbi të gjitha, gjashtë vjet nuk janë shumë, sidomos nëse dikush mendon se ka ende miliona të fshehura për ti shfrytëzuar. Ndërkohë, në shtëpinë e saj në Mynih, Susanne Klatten merr frymë e lehtësuar, sepse bashkëshorti e ka falur dhe mbështetur. Si pasojë e kurajës së saj, zhigoloja zviceran nuk “do të gjuajë” më gra të pasura. Të paktën për momentin.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24788. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24788

Marrëveshja për ujërat me Shqipërinë, karta greke kundër Turqisë Përplasjet e Greqisë me Turqinë për Paktin detar. Në marrëveshjen me Italinë u shfuqizua efekti i ishujve; 12 miljet, pika nevralgjike mes dy vendeve në detin Egje, shqetësim për qeverinë e Ankarasë
Me një gur të vrasësh dy zogj. Mund të thuhet kështu pa frikë, sepse marrëveshja që Shqipëria nuk ngurroi të nënshkruante me Greqinë në prill 2009, i ka dhënë zemër dhe alibi Athinës zyrtare të justifikojë demarshet diplomatike ndaj Turqisë, vendit me të cilin ka aq shumë probleme të pazgjidhura ende për sovranitetin e ishujve në detin Egje. Mediat greke nuk kanë ngurruar ta cilësojnë marrëveshjen e sigluar në Tiranë nga ish-ministrat e jashtëm Dora Bakojanis dhe Lulzim Basha si një “pedanë” për të kërcyer në drejtim të problemit të vjetër greko-turk për ishujt në Egje.
Agjencia greke e lajmeve “North Epirus News Agency”, shkruante më 5 tetor artikullin “Lojëra të çuditshme me shelfin kontinental”. Artikulli shkruante se më 17 mars, u njoftua nënshkrimi i marrëveshjes «Mbi përcaktimin e shelfit kontinental ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë», se Parlamenti Shqiptar ishte bërë gati ta ratifikonte marrëveshjen më 19 tetor, se në mediat shqiptare kishte thirrje kundër marrëveshjes dhe se përfaqësues të ushtrisë dhe të politikës kishin nisur fushatën për ta rrëzuar atë si një marrëveshje që shkelte integritetin territorial të Shqipërisë.
Agjencia greke e lajmeve shkruante: “Ligjërisht, marrëveshja midis Greqisë dhe Shqipërisë i bindet Konventës mbi Ligjin e Detit e 1982. Kufiri përcaktohet në bazë të metodës së vijës së mesit / vijës e distancës të barabartë midis brigjeve të Greqisë dhe Shqipërisë”, duke e vënë theksin te fjalia: “Ishujt e rajonit kanë ndikim të plotë mbi përkufizimin”.
Sipas saj me këtë marrëveshje që Greqia kishte arritur ta nënshkruante pa sforco të madhe, do të merrej parasysh zgjerimi i ardhshëm i ujërave territoriale greke me 12 milje. “Për ata që nuk kanë kuptuar, kushtet e mësipërme janë pikërisht të njëjtat si ato që pretendojmë në detin Egje nga Turqia. Është e qartë se disa interesa fshihen pas zhurmës që është krijuar” – shkruante në artikull agjencia greke “North Epirus News Agency”.

Pavarësisht se nuk kishte marrë ratifikimin në Parlamentin e Shqipërisë, por vetëm firmën e qeverisë shqiptare, vetëm një muaj më vonë, marrëveshja ishte bërë një kartë e fortë në duart e qeverisë greke të ish-kryeministrit Kostas Karamanlis për të zgjidhur kundërshtitë e vjetra për ujërat territoriale përreth ishujve grekë në detin Egje, shumë afër kufijve perëndimorë të Turqisë. Më 2 maj 2009, gazeta më me autoritet e Athinës “Kathimerini”, shkruan një artikullin me titull “Ministria e Jashtme njofton turqit mbi shkeljet”, se diplomatët grekë po diskutonin për gjendjen e marrëdhënieve greko-turke, pasi ministrja e Jashtme, Dora Bakojanis, i kishte telefonuar homologut turk, Ali Babaxhan, për shpjegime rreth rritjes së dhunimit të hapësirës ajrore greke në detin Egje.
“Pas një rritjeje të fortë të fluturimeve të avionëve turq, që shkonin rreth 30 në 3 ditët e kaluara, Bakojanis vendosi t’i telefonojë Babaxhanit dhe t’i shprehë atij drejtpërdrejt shqetësimin grek. Kjo lëvizje pasoi notën e protestës që ambasada greke bëri në Ankara. Sipas burimeve, Babaxhani i tha Bakojanit se vërejtjet e saj do t’u përcilleshin autoriteteve ushtarake turke, të cilat do të vendosin nëse ka ndonjë problem. Diplomatët në Athinë thanë se lëvizja greke ishte përgjigje ndaj Ankarasë për dhunimet e hapësirës ajrore në Egje” – thotë gazeta greke “Kathimerini”, duke dalë edhe te “pista shqiptare”. Sipas gazetës që citonte burime pranë Ministrisë së Jashtme Greke, lëvizjet e Ankarasë ishin shprehje e reagimit ndaj Greqisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Shqipërinë për delimitimin e shelfit kontinental në detin Jon dhe vizitës së ministrit të Mbrojtjes, Evangelos Meimarakis, në SHBA.

Përplasjet greko – turke janë të shumta dhe lidhen me ishujt skajorë të Greqisë, por veçanërisht në ishujt që janë përballë birgjeve perëndimore të Turqisë (Lesbos, Chios, Samos, dhe ishujve Dodecanese), të cilat janë shumë afër birgjeve turke.
Sipas një perceptimi popullor në përplasjet mes dy vendeve, Turqia është e shqetësuar se Greqia kërkon ta zgjerojë zonën e saj të influencës, duke e bërë Egjeun një “liqen grek”. Nga ana tjetër Greqia është e shqetësuar se Turqia po kërkon të “pushtojë gjysmën e Egjeut” të vendosë zonën e influencës në mes të detit, duke i rrethuar ishujt grekë me ujëra turke dhe duke i shkëputur ato nga Greqia. Në detin Egje, ujërat territoriale që pretendohen nga të dyjave vendet janë ende 6 milje detare. Shtrirja e mundshme në 12 milje detare, ka ushqyer shqetësimet turke për një rritje të ndarjes së padrejtë të hapsësirës ajrore të kontrolluar nga Greqia. Turqia ka refuzuar të nënshkruajë Konventën e Detit të vitit 1982 (Montego Bay). Greqia, e cila e ka nënshkruar Konventën, ka thënë se i lejon vetes të drejtën për ta zbatuar ligjin dhe të zgjerojë ujërat e saj territorialë me 12 milje detare në të ardhmen, jo vetëm për të zbatuar Konventën, por edhe si një konsensus që është pranuar nga mbarë bota. Turqia ka aplikuar nga ana e saj 12 miljet në brigjet e saj jashtë detit Egje.
Tensionet rreth çështjes së 12 miljeve u rritën ndjeshëm në fillim të viteve ‘90, kur Konventa e Detit hyri në zbatim. Më 9 qershor 1995, Parlamenti Turk deklaroi zyrtarisht se vendimet e njëanshme të marra nga ana e Greqisë, mund të jenë një mundësi për “casus belli” (arsye për të nisur luftë).
Kjo deklaratë u dënua nga Greqia si dhunim i Kartës së Kombeve të Bashkuara, e cila ndalon “kërcënimet ose përdorimin e forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të ndonjë shteti”.
Pakti Detar, Moisiu: Negociatorët tanë, jo kompetentë
Ish – presidenti, Alfred Moisiu, reagon për herë të parë publikisht për skandalin e marrëveshjes së kufijve detare me Greqinë. I pranishëm në një konferencë mbi integritetin e drejtuesve, ish-kreu i shtetit kritikoi dhe bëri përgjegjës autoritetet dhe negociatorët se kanë trajtuar në mënyrë jokompetente këtë çështje delikate gjatë hartimit të marrëveshjes me palën greke.
“Mendoj se nuk është e vështirë të konkludohet se në këtë mes ke të bësh me një veprim që duket qartë, që është trajtuar me një mënyrë jokompetente, nga ata që ishin ngarkuar për të menaxhuar hartimin e saj.”- tha Moisiu. Ish presidenti i vendit vlerësoi rolin e medias, si një faktor pozitiv që realizoi transparencën e marrëveshjes.
“Fakti që një pjesë e mirë e medias së pavarur u angazhua me të drejtë dhe me forcë në bërjen sa më transparente të problemit, mendoj se ishte një faktor tepër ndihmues për të qartësuar se çfarë ishte e drejtë dhe çfarë jo.
Gjithashtu, fakti që miratimi i marrëveshjes u shty më tej, tregon se forca e opinionit publik dhe e medias, kur tregohet integritet në trajtimin e problemeve dhe mbahet qëndrim i tillë, jep rezultate pozitive. “- tha Moisiu.
Dy javë më parë ish-presidenti e akuzoi kryeministrin Berisha për servilizëm ndaj Greqisë. Duke u shprehur gjatë promovimit të librit “Midis Nanos dhe Berishës”, ish-kryetari i shtetit apeloi institucionet shtetërore që të rishikonin marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë. “Më duket një servilizëm i qeverisë sonë ndaj qeverisë greke.
Fakti që ka një reagim në lidhje me këtë çështje, tregon se diçka aty duhet parë” – deklaronte ai. Marrëveshja për kufijtë detarë është firmosur në prill të 2009 dhe mediat shqiptare denoncuan, se me këtë marrëveshje vendi ynë i falte Greqisë 354 km katror sipërfaqe ujore në detin Jon.

Media kombetare greke ka qene pergjithesisht e heshtur lidhur me paktin detar me Shqiperine. Sipas korrespodenteve te mediave shqiptare ne Athine, kjo ndodh ne ato raste kur informacioni konsiderohet sekret ushtarak.
Kesisoj eshte e veshtire te gjesh pasqyrim te plote te situates, por megjithate, ka agjensi qe e “kane thyer” disi heshtjen mbi marreveshjen.
Ne agjensine e lajmeve NENA, gjejme nje lajm telegrafik interesant, ku flitet per zhurmen e krijuar ne Shqiperi mbi marreveshjen detare dhe ku permenden dy episode qe vlejne te diskutohen.
E para eshte pohimi qe eshte respektuar vertet parimi i baraz-largesise por, sic thekson asgjensia NENA, ishujt greke duhen marre patjeter si pika skajore per Greqine.
E dyta, lajmi thote se eshte perdorur e njejta logjike dhe i njejti kut ‘mates’ si ne rastin me Turqine. Kujtojme se perpjekja e Greqise per ti vendosur kufijte detare me Turqinë disa vite me pare, – duke marre per baze disa territore shkembore ne det qe Athina i klasifikonte si ishuj, – shkaktoi nje reagim te ashper nga ana e Ankarase, e cila shpalli ‘casus belli’ dhe vuri ne gadishmeri floten ajrore dhe detare.
Prej asokohe, ky argument mes Ankarase dhe Athines, nuk u rihap.
Me poshte mund te lexohen pjese nga lajmi i perkthyer i agjensise greke te lajmeve NENA: (http://www.nenanews.eu/politics/143-2009-10-05-19-47-24.html)
‘…Në 17 mars, u njoftua nënshkrimi i marrëveshjes mbi përcaktimin e shelfit kontinental ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë. Ndërsa parlamentit shqiptar i bëhet thirrje për të përkrahur marrëveshjen pas pak ditësh (19 tetor), në mediat shqiptare ështe krijuar zhurme kundra marrëveshjes… Ligjërisht, marrëveshja midis Greqisë dhe Shqipërisë i bindet Konventës mbi Ligjin e Detit e 1982. Kufiri përcaktohet në bazë te metodës së vijës së mesit / vijes së distancës së barabartë midis brigjeve të Greqisë dhe Shqipërisë. Por ishujt e rajonit kanë ndikim të plotë mbi përkufizimin. Merret gjithashtu parasysh zgjerim i ardhshëm të ujërave territoriale greke me 12 milje… Kufiri përcakton jo vetëm shelfin kontinental por dhe zona të tjera detare, si Zonën Ekskluzive Ekonomike. Për ata që nuk kanë kuptuar, kushtet e mësiperme janë pikërisht të njëjtat si ato që pretendojmë në detin Egje nga Turqia…”(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24780. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24780
Dan Braun dhe kodi i suksesit të tij Ka sfiduar me librat e tij Kishën Katolike dhe masonët, e ndërsa gëzon frytet e famës dhe ato financiare të punës së deritanishme, bën plane për të ardhmen dhe temat që synon të rrahë
Kishte kohë që njihej nga lexuesi, por famën e vërtetë botërore e mori me botimin e “Kodi da Vinçi”. Së fundi ka nxjerrë edhe “Simboli i humbur”, që është pritur me shumë kuriozitet nga miliona lexues. Dan Braun është i qetë, që ka mundur të hedhë në treg edhe një tjetër libër dhe i ka lejuar vetes një pushim të shkurtër. Nga pamja e jashtme, ai vazhdon të jetë i njëjti si edhe vite më parë, madje edhe për sa i përket veshjes, xhaketës bojëkafe, këmishës së hapur ngjyrë deti dhe pantallonave kaki. Mbase është rastësi, por kjo është pak a shumë edhe veshja e preferuar e personazhit të tij tashmë të famshëm, të disa librave, Robert Langdon, simbologjistit që ka marrë përsipër të nxjerrë në dritë shumë të vërteta të mbajtura të fshehura nga forcat e pushtetit tokësor. “Langdon është njeriu që kam dashur gjithmonë të jem. Kur e krijova si hero të romaneve të mia, nisa të përjetoja një jetë paralele dhe arrita të lidhem e ta dua aq shumë sa nuk e ndava nga shkrimet e mia për gjashtë vjet me radhë”, thotë Braun në një intervistë dhënë një të përditshmeje italiane. E besoni me të vërtetë personazhin tuaj? Absolutisht. Plotësisht. Fillimisht kam qenë shumë skeptik ndaj tij, por më pas bëra kërkime të ndryshme dhe gjërat ndryshuan. Mund të duket si çmenduri, por është e vërtetë. Edhe këtë libër e kam shkruar bazuar në bindjen time. Në roman citoj një eksperiment të bërë në Princton. Sipas këtij eksperimenti, nëse në një gotë në të cilën uji është duke u shndërruar në akull ti përqendrohesh dhe mendon gjëra të bukura, atëherë kristalet që po forcohen bëhen të bukur në formë, ndërsa nëse përqendrohesh në gotë duke menduar apo sjellë ndërmend gjëra të këqija, humbjen apo situata krizash, atëherë kristalet që formohen janë vërtet të shëmtuara. Sigurisht që nuk pretendoj që një fakt i tillë të pranohet menjëherë dhe me normalitetin më të madh, por gjatë historisë ka pasur gjithmonë momente kur shkenca mbështet të vërteta që deri dje mund të jenë dukur të pamundura. Këtë e thotë edhe një nga personazhet, Kathrine,motra shkencëtare e Peter Solomon, masoni që ruan simbolin e humbur. Ndoshta pas 50 vitesh, njerëzit do të thonë: A ju kujtohet koha kur pushteti dhe fuqia e mendjes konsiderohej një kotësi dhe madje më kaq, qesharake? Unë i shkruaj këto libra jo për të dhënë përgjigje, por për ti bërë njerëzit që të bëjnë pyetje. Në kohët kur shkruanit dhe botuat romanin e parë “Crypto” ju hidhnit hipotezën e një sulmi terrorist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte viti 1998. Çfarë keni menduar më 11 shtator të vitit 2001? Ishte një gjë e tmerrshme, por që për hir të së vërtetës nuk më befasoi. Malhak, engjëlli-djall që do të ketë me çdo kusht “simbolin e humbur” të masonëve, duket sikur bën të njëjtat veprime me të terroristëve. A keni pasur parasysh Bin Ladenin për një gjë të tillë? Jo këtë herë. Bin Laden ishte frymëzim i imi në librin “E vërteta e akullit”. Edhe aty bëhet fjalë për vitin 2001 dhe unë flisja për terroristët në Afganistan. A jam profet? Mendoj që është vetëm fat, në fakt një fat i keq, duke qenë se bëhet fjalë vetëm për fatkeqësi dhe luftë. Duke filluar nga “Kodi da Vinçi” e në vazhdim zgjodhët tema që, për hir të së vërtetës kanë bërë shumë bujë. Sfida ndaj Opus Dei⦠Unë nuk e vras mendjen për këtë. Edhe ata duhet ta kenë kuptuar tashmë se bëhet fjalë për një roman. Unë nuk kërkoj polemizime, por teatralitetin. Më pëlqen që të rrëmoj në materien gri që ekziston mes së drejtës dhe së padrejtës. Në “Simboli i humbur” mbështes faktin se etërit themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin masonë e deistë. Nuk është e vërtetë që Amerika u themelua si një vend i krishterë. Politikanët që mbështesin një teori të tillë në televizion, nuk thonë të vërtetën. A është e vërtetë që keni kërkuar të takoni Papën? Fjala “kërkoj” më duket pak si e paedukatë. Prisni që tju ftojë ai? Ah po të ndodhte kjo, do të hidhesha menjëherë në një avion për ta takuar. Sigurisht që nuk do të isha dakord për shumë gjëra, por kjo nuk ka rëndësi për mua. Mamaja juaj drejtonte korin e Kishës Episkolape. Ju shkoni më në kishë? Vetëm në raste funeralesh dhe martesash, por kam qenë gjithmonë në të ri fetar. Kam qenë i dhënë pas studimeve të feve të ndryshme. Në kapelën e shkollës ku kam studiuar, gjeje studentë të të gjitha feve dhe kështu u rrita mes një diversiteti të madh fetar. Në librin tuaj të fundit është një fjalë që të godet: “Shpresë”. Është kjo vetëm një koincidencë me parullën e Obamës? Këtë pyetje ma ka bërë edhe një senator i rëndësishëm. Në fakt, nuk e kam ndjekur fushatën e Obamës. Isha shumë i zënë me shkrimin e librit dhe për disa muaj i kisha humbur të gjitha lidhjet me botën. Po më falni për pyetjen, ju për kë votuat? Unë votoj si i pavarur dhe herë votoj njërin krah, e herë tjetrin. Po Obama a ju pëlqen? Ai më duket një tip inteligjent, me një mision të pamundur. Pra qenka vetëm një koincidencë që një nga masonët në libër është zezak? Presidenti aktual nuk është i vetmi afro-amerikan i pushtetshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë doja të tregoja vetëm se masonët janë një grupim i hapur për të gjithë. Në libër ju shfaqni simpati për masonerinë. Ky është një fakt që të bie në sy menjëherë. Po për sa i përket episodeve të errët? Ju citoni vetë Lozhen P2, por pa kujtuar vrasjen e Roberto Calvit… “…ura e fretërve të zinj, rasti Ambroziano”. E di e di. E njoh mirë këtë histori tërheqëse. Për ca kohë mendoja që të shkruaja një roman që lidhej me të. Por nuk është kjo tema e librit. Nëse ke një rrëfim të jashtëzakonshëm si historia e P2, por nuk përputhet mirë me disa nga idetë e tua, atëherë duhet ta lësh mënjanë, sepse ndoshta rrëfimit të kësaj historie nuk i ka ardhur koha. Pushteti. Feja. Shërbimet e fshehta. Masoneria. Gratë. Siç e dini në Itali mund të keni një personazh shumë interesant për librin tuaj të ardhshëm, Kryeministrin e vendit, Berluskoni. “Oh. Kodi Berluskoni. Më pëlqen”. Ju intereson ky argument? Nuk di shumë në lidhje me telashet tuaja, por mendoj se ndaj njerëzve që qeverisin një vend duhet të ekzistojë “luksi” i “dyshimit”, sepse puna e tyre është jashtëzakonisht e vështirë dhe bëhet në një botë të vështirë. Nga P2 te skandalet financiare dhe mafia, emri i Berluskonit ndodhet në të gjitha çështjet më të rëndësishme. Po atëherë, si ka mundësi që sillet ende vërdallë? Po, po duhet të jetë interesant. Do ta vë në dosjet e mia. Kritikët thonë se në librat tuaj ka shumë reklama duke filluar nga “Twitter” deri tek “iPhone”. Kritikët e kanë zakon të thonë shumë gjëra Si i bëni kërkimet tuaja në lidhje me argumente të ndryshme që ju interesojnë për librat që shkruani? Tashmë nuk mund të lëviz pa më njohur njeri. Për shembull për të konsultuar disa materiale në Arkivin Qendror më është dashur të vë një palë syze të errëta për të mos u njohur. Për fat kam edhe gruan që më ndihmon. Për ju thonë se jeni shumë i rezervuar si njeri dhe keni pak miq shkrimtarë. Po, është e vërtetë. Kam mik John Grisham, që është një njeri i këndshëm. Më ka mbështetur në momentet e mia të vështira, duke më inkurajuar e më dhënë zemër. Ju keni studiuar shkrim krijues me David Foster Wallace. Ishit miq? Jo, por ka qenë shumë kohë më parë. Vetëvrasja e tij ishte shumë e trishtë. E kuptoj shumë mirë kur një shkrimtar nis të ndihet vetëm. Janë momente me të vërtetë të errëta. Thonë për ju se i dedikoni një pjesë të madhe të suksesit shkrimtarit italian, Umberto Eko. Duhet të them se nuk e kam lexuar Ekon. Kam parë filmin “Emri i trëndafilit”. Di edhe at Ky artikull eshte marre nga: http://abcshqip.com/?p=344. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://abcshqip.com/?p=344

Pakti me Italinë, Greqia kërkoi matjet nga çdo ishull Marrëveshja e vitit 1977, përplasjet dhe kompromiset në Kanalin e Ortantos
Ato që po diskutohen prej muajsh në Shqipëri, nga një pjesë e teknicienëve dhe e shoqërisë civile, mbi paktin detar me Greqinë, nuk janë vetëm zhvillime “shqiptare”. As Greqia nuk e ka bërë këtë vetëm me Shqipërinë. Marrëveshjet për ndarjen e kufijve detarë edhe me vendet e tjera fqinje, janë shoqëruar me debate, moslëshime dhe kompromise, por në fund të fundit, secila palë ka lëshuar diku dhe ka marrë diku tjetër. Ashtu si dhe në debatin për marrëveshjen me Shqipërinë, ndarja e kufijve detarë me Greqinë, rreth 32 vite më parë ngecte në kërkesën e Greqisë për t’u dhënë fuqi të plotë për të nisur matjet aty, te ishujt e vegjël. Për analogji me shkëmbin Barketa, nga i cili kanë nisur matjet për palën greke, por që sipas oponencës të kolonelit në rezervë, Myslim Pasha, është marrje e detit shqiptar.
Në vijim është një pjesë e kronologjisë së bisedimeve të 32 viteve më parë mes Greqisë dhe Italisë për të ndarë ujërat detarë mes tyre, ku ishin dy shtete, i pari një vend me shumë ishuj dhe tjetri një vend gadishull dhe me një ishull të madh, si Siçilia.
Sipas raportit numër 8-4, marrëveshja për ndarjen e ujërave detarë mes dy vendeve u nënshkrua më 24 maj 1977 dhe hyri në fuqi më 12 nëntor 1980. Vija ndarëse e gjatë 268 milje detare, u bë sipas metodës së barazlargësisë “me rregullime të vogla”. Bisedimet u influencuan nga prezenca e disa ishujve në anën greke. Përveç vendeve në marrëveshje kishte edhe tre vende të tjera në rajon, Shqipëria në verilindje, Malta në jugperëndim dhe Libia në jug. Pika përfundimtare 1 ishte 28 milje detare nga Shqipëria, 22 milje nga Italia dhe dhe 20.1 milje nga Greqia. Vija ndarëse ndalon në 7 milje detare përpara se të arrijë pikë treshe të barazlargësisë Shqipëri-Greqi-Itali. Në raport thuhej se nuk kishte marrëveshje për ndarjen e kufirit Shqipëri-Greqi, Shqipëri-Itali, Itali-Maltë, Itali-Libi dhe Greqi-Libi.
Vija e delimitimit vjen nga veriu në jug, përmes birgjeve që janë të krahasueshëm në madhësi dhe drejtim.
Ndërsa pikat e tokës italiane janë marrë nga gadishulli ose nga ishulli i madh i Sicilisë, ana greke ishte e gjitha me ishuj të quajtur Fanos (ose Othonoi), Platia (afër Samothrake), Korfuzi, Kefallinia, Agios Ioannis (afër Zakynthos) dhe Stamphani (njëri prej ishujve Strofades). Italia ishte gati t’i jepte efekt të plotë ishullit të Korfuzit (641 km katror), Kefallinia (935 km katror) dhe Zakynthos (406 km katror), të cilat janë në madhësi të konsiderueshme dhe afër bregut. U propozua gjithashtu që të mos u jepet efekt ishujve të Kanalit të Otrantos (Fanos dhe Samothrake) që ishin të vegjël si dhe Stamfani në jug të zonës që duhej delimituar, që ishte i vogël dhe shumë larg nga toka greke. Greqia ishte në fillim, në favor të efektit të plotë për çdo ishull.
Palët, përfundimisht, arritën t’u japin një efekt me ¾ për ishujt në kanalin e Otrantos, duke i dhënë Greqisë 75 për qind të hapësirës së pretenduar. Koncesioni për italianët, lidhur me vijën e barazlargësisë, megjithatë u kompensua në favor të Greqisë me një koncesion të barabartë në pjesën qendrore të zonës së delimitimit. Sa i takon ishujve të Sofrades, aty iu dha një gjysëm efekti, duke i dhënë secilës palë nga 50 për qind të pjesës së pretenduar.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24771. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24771

Rossi i kurorezuar kampion bote Valentino Rossi siguroi titullin e shtate boteror te MotoGP, si doli i treti ne garen e sotme, te vonuar nga shiu, ne Sepang te Malajzise. Tridhjetevjeçarit i mjaftonte te dilte nder kater te paret, perbri shokut te skuadres Yamaha Jorge Lorenzo, i vetmi garues qe krahasohet me standartet e tij.
Australiani Casey Stoner fitori garen me Ducati-n e tij duke lene ne vend te dyte spanjollin Dani Pedrosa (Honda), dhe Lorenzon ne vendin e katert. Gara permbyllese e kampionatit zhvillohet pas dy javesh ne Valencia. Rossi, me 286 pike i renditur mbi Lorenzon (245) dhe Stoner (220), u shpreh: “Ka qene nje vit i veshtire. Kjo gare reflektoi si shkoi ne teresi sezoni – mjaft i ashper, me gabime, dhe disa perfundime zhgenjyese.Por kam fitura gjashte gara, kam qene sistematike dhe… ja ku eshte nje tjeter kampionat boteror. Falenderoj te gjithe skuadren dhe gjithkend me ka ndihmuar.”
Italiani Lorenzo e la pas Rossin me 38 pike ne garen e parafundit por u penalizua pas nuk u nis ne kohe nga pozicioni i tij fillestar. Eshte titulli i katert qe Rossi merr per Yamaha-n dhe i shtati gjithsej ne karrieren e tij. Amerikani Nicky Hayden barazoi barazoi rezultatin e tij te dyte me te mire te sezonit duke u pozicionuar i pesti te Diele, perpara Chris Vermeulen, Toni Elías, Marco Melandri dhe Loris Capirossi.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24774. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24774

Biznesmeni që propozoi Rozana Radin në publik Ngjarja e pazakontë! Unaza që ka mbetur “pezull”. Të zgjedh biznesmenin apo njeriun që kam në zemër!?
Një histori gati-gati si nëpër filma ka ndodhur këto ditë në Tiranë, e cila si objekt ka një personazh të njohur të botës së artit në vendin tonë. E ftuar në një nga lokalet e natës në kryeqytet për të kënduar, asaj i ka ndodhur diçka e pazakontë, por që e ka vlerësuar si një gjest fisnik. E kemi fjalën për aktoren dhe këngëtaren e njohur Rozana Radi. Në një moment kur të gjithë po argëtoheshin në atë ambient dhe Rozi ishte në kulmin e performancës së saj, dikush arrin të mendojë ndryshe, në mënyrë serioze. Burime konfidenciale për “Sh2″-shin na kanë rrëfyer gjithçka, çfarë ka ndodhur disa net më parë. Pasi e kishte dëgjuar për minuta të tëra këngëtaren, ai ka gjetur momentin e përshtatshëm për t’i bërë surprizën vajzës çapkëne. Djali, për të cilin më pas mësuam se ishte një person i njohur në botën e biznesit, në mesin e këngës, nëpërmjet kamerierit të klubit i ka dërguar Rozit një…. unazë fejese. Po, po, unazë! Sekondat e para ajo ka ngelur e shtangur, por menjëherë e ka marrë situatën në dorë. Duke shtrënguar fort një kuti të kuqe bizhush nga e cila rrezëlliste një unazë e gdhendur me mjeshtëri dhe e denjë për një propozim fejese. Ajo ka nisur të buzëqeshë, ashtu siç di Rozi. Aty e ndërpret menjëherë këngën dhe thotë këto fjalë….”Një person që momentalisht gjendet mes jush në këto çaste më ka dhuruar këtë unazë në këmbimi të një përgjigjeje pozitive nga ana ime. E falënderoj shumë këtë person për gjestin e tij kaq fisnik, si dhe për mendimin dhe tentativën e tij kaq serioze. Ai është një djalë që nuk e njoh nga afër, por di që ndjen diçka për mua. Unë po e marr këtë unazë me vete dhe po i kërkoj atij pak kohë për të vendosur. Tani në duar kam këtë unazë të bukur që më surprizoi dhe njëkohësisht më lumturoi, por… në zemër dhe në mendje them se kam dikë tjetër….” Është ndjerë që e gjithë kjo situatë ka emocionuar jo vetëm Rozanën por edhe të pranishmit në atë vend. Ne kemi kontaktuar vetë me Rozanën, e cila na e ka konfirmuar këtë fakt, duke na rrëfyer se ende nuk ka vendosur asgjë. “Unë, – thotë ajo – mendoj se dua dikë tjetër, ndaj dhe jam në mëdyshje me idetë e mia. Të jem e sinqertë ajo surprizë e asaj nate m’i ka turbulluar pak ujërat”. Duke qeshur ajo na shton: “Në fakt unë ujërat e turbulluara i kam pasur gjithmonë dhe tani pres që dikush të m’i qetësojë, por nuk e di se kush prej djemve do jetë më i zoti për ta bërë këtë gjë. Ende nuk e kam gjetur se kush do jetë ai, i denji që të m’i qetësojë mua “ujërat” e jetës dhe të karakterit tim, djali që më surprizoi me një unazë fejese, apo ai që ka disa kohë që fle në heshtje në zemrën time”. Po kush ishte djali në fjalë, të cilit Rozana i ka lënë një unazë “pezull”? Ajo pohon se di vetëm që është një person, i cili ka tentuar shpesh dhe në mënyrë të kulturuar të komunikojë me të. Gjithashtu, di që është një biznesmen, por nuk pranon të na e zbulojë emrin e tij, gjë për të cilin thotë se nuk ka kuptim, përderisa unë nuk kam vendosur ende asgjë. Gjithashtu, Radi pohon se momentalisht nuk është e “lidhur” me dikë, por është në dilemë të zgjedhë unazën e bisnezmenit apo personin që ka në zemër, i cili ndoshta ka të njëjtën dilemë si puna e Rozit. Megjithëse është e lumtur për faktin se është e rrethuar nga dashuria, i kërkon atij dhe vetes pak kohë për të kuptuar dhe vendosur çfarë do realisht Rozana Radi. Deri në atë kohë edhe ne jemi në pritje të vendimit të saj, megjithëse ende nuk dihet se sa kohë do t’i duhet asaj të kthejë një përgjigje. Radi është një vajzë, e cila ka spikatur mes vorbullës së këngëtarëve që kanë lindur vitet e fundit, për interpretimet e saj të veçanta, mënyrën direkte të të komunikuarit dhe të qenit një aktore e talentuar. Të gjitha këto nuk gjenden rastësisht tek ajo, por që i ka të trashëguara nga familja dhe mbi të gjitha nga babai i saj, Ferdinand Radi, aktor dhe regjisor shumë i njohur. Ajo nuk ta përton shumë kur është fjala për të thënë një të vërtetë. Batuta dhe karizma, nuk i shterojnë, aq sa asnjëherë nuk mund të mbetet pa fjalë.
“Kur jam e mërzitur, flas me veten time” Ndodh edhe kështu. Gjatë bisedës që realizuam me Rozana Radin, ajo nuk nguron të na tregojë edhe ndodhira nga jeta e saj e përditshme, bëmat e së cilës janë pa fund. Rrjeti momental më i famshëm në fecabook, ka shkaktuar probleme, të cilat shpesh ia vlen t’i marrësh me sportivitet, ashtu si ka bërë edhe Rozi. Më emrin tim thotë ajo, janë disa në fb, madje edhe me foton time. I kam bërë miq dhe kur nuk kam se çfarë të bëj unë, Rozana Radi e vërtetë, flas një Rozanë tjetër e cila pretendon se jam unë. I them se, unë (e vërteta) jam një fanse juaj (Rozanës) dhe bëj gallatë me pak fjalë, shprehet ajo. Nga ana tjetër pohon Radi, (Rozana e rreme) thotë, po, po, unë jam Rozi… historia facebook-u me pak fjalë.
Radi: Historitë e mia të dashurisë, në tekste këngësh. Të gjithë e kemi vënë re se Rozana është një shkruese shumë e mirë e teksteve të këngëve. Shumë prej hiteve më të suksesshme të viteve të fundit janë shkruar nga dora e saj. Sekreti? Janë histori reale, të përjetuara nga vetë unë, tregon ajo. Janë të ndjera, të jetuara dhe më pas të hedhura në fletë pentagrami. Ndoshta, kjo është një mënyrë e mirë për t’i kujtuar e për t’i mbajtur mend….(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24777. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24777

Marrëveshja me Shqipërinë, karta greke kundër Turqisë 12 miljet, pika nevralgjike mes dy vendeve në detin Egje, shqetësim për qeverinë e Ankarasë
Me një gur të vrasësh dy zogj. Mund të thuhet kështu pa frikë, sepse marrëveshja që Shqipëria nuk ngurroi të nënshkruante me Greqinë në prill 2009, i ka dhënë zemër dhe alibi Athinës zyrtare të justifikojë demarshet diplomatike ndaj Turqisë, vendit me të cilin ka aq shumë probleme të pazgjidhura ende për sovranitetin e ishujve në detin Egje. Mediat greke nuk kanë ngurruar ta cilësojnë marrëveshjen e sigluar në Tiranë nga ish-ministrat e jashtëm Dora Bakojanis dhe Lulzim Basha si një “pedanë” për të kërcyer në drejtim të problemit të vjetër greko-turk për ishujt në Egje.
Agjencia greke e lajmeve “North Epirus News Agency”, shkruante më 5 tetor artikullin “Lojëra të çuditshme me shelfin kontinental”. Artikulli shkruante se më 17 mars, u njoftua nënshkrimi i marrëveshjes «Mbi përcaktimin e shelfit kontinental ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë», se Parlamenti Shqiptar ishte bërë gati ta ratifikonte marrëveshjen më 19 tetor, se në mediat shqiptare kishte thirrje kundër marrëveshjes dhe se përfaqësues të ushtrisë dhe të politikës kishin nisur fushatën për ta rrëzuar atë si një marrëveshje që shkelte integritetin territorial të Shqipërisë.
Agjencia greke e lajmeve shkruante: “Ligjërisht, marrëveshja midis Greqisë dhe Shqipërisë i bindet Konventës mbi Ligjin e Detit e 1982. Kufiri përcaktohet në bazë të metodës së vijës së mesit / vijës e distancës të barabartë midis brigjeve të Greqisë dhe Shqipërisë”, duke e vënë theksin te fjalia: “Ishujt e rajonit kanë ndikim të plotë mbi përkufizimin”.
Sipas saj me këtë marrëveshje që Greqia kishte arritur ta nënshkruante pa sforco të madhe, do të merrej parasysh zgjerimi i ardhshëm i ujërave territoriale greke me 12 milje. “Për ata që nuk kanë kuptuar, kushtet e mësipërme janë pikërisht të njëjtat si ato që pretendojmë në detin Egje nga Turqia. Është e qartë se disa interesa fshihen pas zhurmës që është krijuar” – shkruante në artikull agjencia greke “North Epirus News Agency”.

Pavarësisht se nuk kishte marrë ratifikimin në Parlamentin e Shqipërisë, por vetëm firmën e qeverisë shqiptare, vetëm një muaj më vonë, marrëveshja ishte bërë një kartë e fortë në duart e qeverisë greke të ish-kryeministrit Kostas Karamanlis për të zgjidhur kundërshtitë e vjetra për ujërat territoriale përreth ishujve grekë në detin Egje, shumë afër kufijve perëndimorë të Turqisë. Më 2 maj 2009, gazeta më me autoritet e Athinës “Kathimerini”, shkruan një artikullin me titull “Ministria e Jashtme njofton turqit mbi shkeljet”, se diplomatët grekë po diskutonin për gjendjen e marrëdhënieve greko-turke, pasi ministrja e Jashtme, Dora Bakojanis, i kishte telefonuar homologut turk, Ali Babaxhan, për shpjegime rreth rritjes së dhunimit të hapësirës ajrore greke në detin Egje.
“Pas një rritjeje të fortë të fluturimeve të avionëve turq, që shkonin rreth 30 në 3 ditët e kaluara, Bakojanis vendosi t’i telefonojë Babaxhanit dhe t’i shprehë atij drejtpërdrejt shqetësimin grek. Kjo lëvizje pasoi notën e protestës që ambasada greke bëri në Ankara. Sipas burimeve, Babaxhani i tha Bakojanit se vërejtjet e saj do t’u përcilleshin autoriteteve ushtarake turke, të cilat do të vendosin nëse ka ndonjë problem. Diplomatët në Athinë thanë se lëvizja greke ishte përgjigje ndaj Ankarasë për dhunimet e hapësirës ajrore në Egje” – thotë gazeta greke “Kathimerini”, duke dalë edhe te “pista shqiptare”. Sipas gazetës që citonte burime pranë Ministrisë së Jashtme Greke, lëvizjet e Ankarasë ishin shprehje e reagimit ndaj Greqisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Shqipërinë për delimitimin e shelfit kontinental në detin Jon dhe vizitës së ministrit të Mbrojtjes, Evangelos Meimarakis, në SHBA.

Përplasjet greko – turke janë të shumta dhe lidhen me ishujt skajorë të Greqisë, por veçanërisht në ishujt që janë përballë birgjeve perëndimore të Turqisë (Lesbos, Chios, Samos, dhe ishujve Dodecanese), të cilat janë shumë afër birgjeve turke.
Sipas një perceptimi popullor në përplasjet mes dy vendeve, Turqia është e shqetësuar se Greqia kërkon ta zgjerojë zonën e saj të influencës, duke e bërë Egjeun një “liqen grek”. Nga ana tjetër Greqia është e shqetësuar se Turqia po kërkon të “pushtojë gjysmën e Egjeut” të vendosë zonën e influencës në mes të detit, duke i rrethuar ishujt grekë me ujëra turke dhe duke i shkëputur ato nga Greqia. Në detin Egje, ujërat territoriale që pretendohen nga të dyjave vendet janë ende 6 milje detare. Shtrirja e mundshme në 12 milje detare, ka ushqyer shqetësimet turke për një rritje të ndarjes së padrejtë të hapsësirës ajrore të kontrolluar nga Greqia. Turqia ka refuzuar të nënshkruajë Konventën e Detit të vitit 1982 (Montego Bay). Greqia, e cila e ka nënshkruar Konventën, ka thënë se i lejon vetes të drejtën për ta zbatuar ligjin dhe të zgjerojë ujërat e saj territorialë me 12 milje detare në të ardhmen, jo vetëm për të zbatuar Konventën, por edhe si një konsensus që është pranuar nga mbarë bota. Turqia ka aplikuar nga ana e saj 12 miljet në brigjet e saj jashtë detit Egje.
Tensionet rreth çështjes së 12 miljeve u rritën ndjeshëm në fillim të viteve ‘90, kur Konventa e Detit hyri në zbatim. Më 9 qershor 1995, Parlamenti Turk deklaroi zyrtarisht se vendimet e njëanshme të marra nga ana e Greqisë, mund të jenë një mundësi për “casus belli” (arsye për të nisur luftë).
Kjo deklaratë u dënua nga Greqia si dhunim i Kartës së Kombeve të Bashkuara, e cila ndalon “kërcënimet ose përdorimin e forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të ndonjë shteti”.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24762. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24762

Merkel firmos marrëveshjen e koalicionit pas 4 javë negociatash Kancelarja gjermane Angela Merkel nënshkroi marrëveshjen për një qeveri të re të koalicionit të qendrës së djathtë pas disa javë negociatash. Konservatorët kristian-demokratë të kancelares Merkel dhe demokratët e lirë pro-biznesit ranë dakord për një program që do të përfshijë shkurtimin e taksave prej rreth 36 miliardë dollarësh. Programi është hartuar të nxisë rritjen ekonomike për ta nxjerrë vendin nga recesioni.
Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi qeverinë e re të koalicionit të qendrës së djathtë me demokratët e lirë. Partneri i ri i koalicionit Guido Westerwelle do të jetë ministër i jashtëm.
Zonja Merkel tha se marrëveshja do të zgjidhë me trimëri problemet e vendit.
“Mund t’u them se mirëpres bashkëpunimin në koalicionin e re. Negociatat nuk kanë qenë gjithmonë të lehta, por ato e bënë të qartë seriozitetin e punës sonë dhe se do të fillojmë punën me guxim dhe kënaqësi. Besoj se do të jemi një grup i mirë në qeveri”. Kristian-demokratët e zonjës Merkel, partia bashkimi social kristian dhe demokratët e lirë u bashkuan në koalicion pas gati katër javë negociatash, që pasuan zgjedhjet e 27 shtatorit.
Guido Westerwelle, udhëheqësi i demokratëve të lirë tha në konferencën e përbashkët për shtyp me zonjën Merkel se marrëveshja për koalicionin e ri ishte një arritje për vendin.
Ai është emëruar si ministër i jashtëm dhe menjëherë shfaqi synimin që të gjitha armët bërthamore të hiqen nga toka gjermane.
“Politika e jashtme nuk është thjesht rreth vazhdimësisë. Është edhe për fillime të reja. Jam i kënaqur që koalicioni është dakord për fillimin e bisedimeve me aleatët tanë sapo të marr detyrën, në mënyrë që Gjermania të jetë një vend pa armë bërthamore”.
Disa qindra protestues u mblodhën sot në Berlin dhe qytetet të tjera gjermane për të protestuar kundër shkurtimeve sociale të qeverisë së re. Protestuesit u mblodhën pasi kancelarja Mercel dha hollësi për platformën e qeverise së re përfshi sistemin e shërbimit shëndetësor, rritjen e subvencioneve për fëmijët dhe shkurtimin e taksave.

28 shtator Gjermani, mediat opozitare: Fillimi i fundit për Angela Merkel
Shtypi gjerman dhe mediat e tjera komentojnë përfundimin e zgjedhjeve parlamentare në Gjermani.
Radio Deutche Welle thote:
Fitorja nuk duhet të mashtrojë askënd: Është ky fillimi i fundit të Angela Merkelit në postin e kancelares. Partia e saj (CDU) nuk do t’ia falë për një kohë të gjatë një prej rezultateve më të dobëta që prej themelimit të Republikës Federale të Gjermanisë. Kancelarja do të qeverisë ndoshta edhe dy apo tre vjet, pastaj duhet ta lirojë këtë vend.
Jo vetëm për faktin që krahu i ekonomistëve dhe i konservatorëve mund ta nuhasë pas heshtjeve të deritanishme në luftën e brendëshme për pushtet se çka sjell e nesërmja. Zonja Merkel i ka krijuar vetë komplikimet e ardhshme. Ajo, si një ndër politikanët më socialdemokratë të Unionit, u përcaktua para zgjedhjeve për një koalicion me liberalët. Tani nuk do të mund t’i largojë shpirtërat që i ka thirrur vetë.
Liberalët arritën një rezultat sensacional – më të mirin e tyre në historinë e zgjedhjeve parlamentare gjermane. Tani ata do të kërkojnë që ky rezultat të paguhet mirë dhe nuk do të kënaqen vetëm me rolin e një partie që siguron shumicën në parlament. FDP-ja do të insistojë që të realizohet premtimi i saj për uljen e tatimeve.
Se si mund të arrihet kjo, FDP-ja nuk ishte në gjendje t’ua shpjegojë vetë votuesve as para zgjedhjeve. Dhe shpresat se do të mund t’ua shpjegojë këtë gjë pas zgjedhjeve janë të vogla. Megjithatë suksesi i liberalëve nuk është i befasueshëm: me formulën e thjeshtë për “zbritjen e tatimeve”, për dallim prej kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve, liberalët kanë prekur një prej temave që u intereson njerëzve dhe ka ofruar një zgjidhje – apo edhe jo.
“Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan:
“Qeverisë Merkel 2 do t’i kundërvihet një falangë e majtë që nuk është parë në këtë vend deri më sot. A do t’ia dalë kjo forcë që problemet që zunë kore përgjatë koalicionit me bazë të gjerë të shtjellohen nga Unioni Kristian Demokrat (CDU) dhe të nxjerrin në pah thelbin e vërtetë të Angela Merkelit? Paria Liberale FDP sidoqoftë nuk do ta pengojë një kancelare reformatore. Më në fund kryetarja e CDU-së ka mundësinë të jetë ajo kancelare që synonte dikur si kandidate. Pra pyetja më interesante është se cila Angela Merkel do të qeverisë vendin në vitet në vazhdim.”
“Heilbroner Stimme” vëren:
“Faktin që pas 15 vjetësh shumica mjafton për një aleancë të kristiandemokratëve CDU dhe liberalëve FDP, Angela Merkel ia dedikon partnerit të saj të ardhshëm dhe jo situatës së favorshme për unionin. Për Angela Merkelin rezultati është gjithçka tjetër, por jo një fitore triumfuese. Ndonëse me mazhorancën për koalicion CDU-FDP u arrit objektivi elektoral, një parti popullore nuk mund të mjaftohet me rezultatin e dytë më të dobët në historinë e saj. Partia socialdemokrate SPD si humbësja mëse e qartë nga koalicioni me bazë të gjerë ndodhet pas kësaj rënieje katastrofale përpara nevojës për t’ u rieorientuar. Kursi i liberalit Westerwelle që e refuzonte qartë një koalicionin tresh me socialdemokratët u konfirmua dhe ai është fituesi i vërtetë i zgjedhjeve 2009.”
Nga “Augsburger Allgemeine” citojmë:
“Partitë e vogla po marrin atë që humbasin partitë klasike popullore. Ky është një zhvillim shoqëror. Ky zhvillim do të thotë copëzim. E kjo është një tragjedi për Partinë Socialdemokrate, parti kjo me përvojë të pasur tradicionale 150-vjeçare. Ajo ndodhet në një gjendje për të të ardhur keq dhe gjithnjë e më shumë po rrezikon të kapet nga fusha e të vegjëlve. E kush e kishte menduar, që partia e Willy Brandt-it do të arrinte deri në këtë pikë.”
Gazeta bulevardeske “Bild Zeitung” shkruan:
“Atë që politikanët nuk e arritën në një luftë elektorale të turbullt – e arritën zgjedhësit duke krijuar: qartësi! Kjo është gjë e mirë për demokracinë. Kjo është gjë e mirë për Gjermaninë. Koalicionit me bazë të gjerë nuk iu dha vota. Kjo jo sepse ky koalicion ka bërë punë të keqe, por sepse zgjedhësit nuk deshën një raund të dytë plot kompromise të këqia. Me një shumicë të qartë mes kristiandemokratëve dhe liberalëve zgjedhësit dëshmuan më shumë guxim, nga sa prisnin politikanët prej tyre. Ky është një mandat i qartë për Angela Merkel dhe Guido Westerwelle. Një mandat për një qeverisje me vendosmëri. Qeveria e re duhet të verë nën kontroll borxhet e shtetit. Taksat duhet të ulen, për ata që mbajnë peshën kryesore të ekonomisë: shtresën e mesme të shoqërisë, specialistët, ata që kanë vullnetin të japin rendimente. Kjo qeveri duhet të gjejë edhe fjalë të qartë për luftën në Afganistan. Zgjedhësit i kanë dhënë besimin e tyre unionit dhe FDP-së. Tani Merkel dhe Westerwelle duhet ta mbajnë fjalën.”(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24765. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24765

Tirana rigjen fitoren ndaj Teutës Falë dy golave në pesëmbëdhjetë minutat e fundit të ndeshjes, Tirana ia doli të koleksionojë tri pikë të çmuara në fitoren 2-0 kundër Teutës, në ndeshjen e javës së 8-të të Kategorisë Superiore, duke bërë autokritikën më të mirë pas humbjes 2-1 në derbi me Dinamon një javë më parë. “Për ne ishte një rezultat shumë i rëndësishëm, pasi na jep garanci për vazhdimësinë. Tani të mendojmë për të ardhmen.” – tha i kënaqur trajneri i Tiranës, Alban Tafaj, në ndeshjen e tij të dytë sezonale në bankinën e 24-herë kampioneve, një fitore e shijuar në tribunën “Vip” të stadiumit kmbëtar “Qemal Stafa” edhe nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Ndeshja nisi me një minutë heshtje në shenjë respekti në kujtim të Enver Shehut, ish-trajnerit të famshëm të Tiranës, të ndarë nga jeta të enjten e kaluar.
Me kapitenin Devi Muka e mbrojtësin e kombëtares, Andi Lila në lojë, Tirana u shfaq agresive qysh në minutat e para, duke synuar ta zhbllokojë rezultatin shumë shpejt. Pa kaluar ende 100 sekonda lojë, Lila kombinoi me Jetmir Sefën, por gjuajtja e mesfushorit të kombëtares u devijua në goditje këndi nga portieri i Teutës, Bledi Vashaku. Në pjesën e dytë ishte Bici, që ngacmon portën durrsake me një gjuajtje me kokë pas goditjes së këndit, të ekzekutuar nga Muka. Në minutën e 76-të erdhi edhe goli i parë i shumëpritur i Tiranës, me anë të një kryevepre të 25-vjeçarit Gjergji Muzaka. Në minutën e 85-të Teuta mbeti me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Akil Jakupit, çka solli edhe protestën e stafit teknik të durrsakëve. Në minutën e 90-të erdhi edhe goli i dytë i Tiranës, i realizuar me kokë nga mesfushori 31-vjeçar gjirokastrit, Bledar Devolli. Gjergji Muzaka kroson nga këndi dhe Devolli i pambuluar brenda zonës godet me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë, në trekëndëshin e djathtë të portës së Vashakut, duke firmosur edhe fitoren e 3-të sezonale të bardhebluve, duke e ngjitur skuadrën në kuotën e 11 pikëve. Për Teutën kjo ishte humbja e katërt në tetë javët e para, teksa skuadra durrsake ende nuk e njeh barazimin, pasi në katër të tjerat ka dalë fituese. Pas përfundimit të ndeshjes edhe vetë trajneri i Teutës e pranoi këtë humbje.
“Luajtëm mirë, por Tirana këmbënguli më fort se ne deri në fund. Në fillim u ndjemë në vështirësi, sidomos nga Muzaka në krahun e djathtë. Nëse do të kishte shënuar Mile në rastin e pastër që pati, do të flisnim ndryshe. Megjithatë, Tirana këmbënguli më shumë se ne, pra e kërkoi dhe e mori fitoren”. Ndërsa Laçi regjistroi një fitore madhështore 3-1 ndaj një Vllaznie tërësisht në krizë identiteti në javën e 8-të të Kategorisë Superiore, në një takim të ndjekur edhe nga trajnerët e Kombëtares A, Josip Kuzhe dhe ai i Kombëtares U-21, Artan Bushati. Pas një pjese të parë të bardhë, fraksioni i dytë foli plotësisht për ngjyrat “bardhë e zi” të Laçit të Stavri Nicës. Golat për laçianët u shënuan nga Arlind Nora (50′), Emiljano Veliaj (63′) dhe Valdano Nimani (70′). Golin e nderit për Vllazninë e shënoi mesfushori kosovar Fetim Kasapi (82′). Kjo ishte edhe humbja e pestë në transfertë e Vllaznisë në po aq takime, duke dhënë një sinjal të qartë se 9-herë kampionia e Shqipërisë ka shumë probleme brenda saj, të cilat nuk mund të korrigjohen me ndërrimet e trajnerëve. Trajneri i Laçit, Stavri Nica, menjëherë pas fitores së bujshme, tha: “E merituam fitoren.
Pjesa e parë ishte e barabartë. Vllaznia na vuri në vështirësi. Reaguam në pjesën e dytë dhe e kërkuam fort fitoren”. Laçi u ngjit në kuotën e tetë pikëve, ndërkohë që Vllaznia në atë të 7 pikëve. Gramozi e Kastrioti ndanë nga një pikë në barazimin e bardhë Ersekë, por me krutanët e kënaqur nga transferua e vështirë kolonjare, për më tepër që në bankinë drejtoheshin në zëvendës trajneri Shaban Dollaku, teksa trajneri i parë, i pezulluari Ramazan Ndreu, e ndoqi ndeshjen nga tribuna. Edhe pse djemtë e Agim Canajt zhvilluan volum të madh loje, nuk arritën të shënonin në portën e Kastriotit, një skuadër që ashtu si Gramozi ka ardhur këtë sezon nga Kategoria e Parë. Trajneri Agim Canaj, pranoi pas ndeshjes se te lojtarët e tij mbizotëron tensioni e skuadra ende nuk e ka gjetur liderin e saj.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24768. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24768
Top