Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Të humbasësh kilet e tepërta pa u sfilitur Nuk është e nevojshme të sfiliteni në palestër, të vraponi sikur po ju ndjek njeri këmba-këmbës, apo të vdisni urie me ndonjë dietë të fortë. Për të qenë në formë, ose për të ruajtur peshën që dëshironi mjafton vërtet shumë pak. Ndonjë shembull?
Të humbasësh kilet e tepërta pa u sfilitur
Ja disa mënyra të thjeshta për të ruajtur peshën ideale pa u lodhur shumë dhe pa mbajtur dieta
Shijojeni ushqimin
Ju duket e gabuar, por në fakt, nuk është. Ushqimi duhet shijuar jo të konsumohet shpejt e shpejt. Të shijosh ushqimin është çështje më vete. Mos hani kurrë në këmbë si një kalë, por uluni si njerëz në tavolinë: mëngjesi, dreka dhe darka janë momente pushimi. Nuk jeni në “pit stop”, që tju kronometrojnë orën. Hani ngadalë dhe përtypeni mirë ushqimin, sepse kjo do ti bëjë mirë edhe tretjes. Shpesh pesha në stomak dhe fryrja pas ngrënies së një vakti, i detyrohen pikërisht shpejtësisë me të cilën konsumohet ushqimi.
Ecni
Nuk është e nevojshme të vraponi në të ftohtë dhe në kohë me shi, apo të masakroni veten mbi një pistë vrapimi. Mjafton të ecni. Nëse shkoni në punë me autobus, zbrisni një stacion para dhe ecni në këmbë. Nëse jeni me makinë, mund ta parkoni larg punës. Edhe ashensorin përdoreni vetëm kur jeni të ngarkuar me ushqime, herët e tjera ngjituni me shkallë. Gjithashtu mund të blini edhe një numërues hapash që regjistron aktivitetin tuaj personal. Kjo gjë mund tiu motivojë të përmirësoni rekordin e ecjes së përditshme.
Mos blini rroba të reja
Vajza. Nëse shpresoni të dobësoheni duke blerë rroba shumë të ngushta, duke menduar që do tiu vijë dëshira të rrëzoni disa kile duke i veshur, të jeni të bindura se është një manovër e kotë. Nëse jeni shëndoshur, atëherë mos blini shumë rroba. Për të hequr fiksimin blini diçka të vogël. Mos e ndërroni gardërobën pa rënë njëherë nga pesha. Kështu rregulli është: asnjë blerje e re pa ardhur në formë!. Pasi tia keni arritur qëllimit, dhuroji vetes fustanin që ëndërronit, sepse e keni merituar dhe zhdukini menjëherë veshjet e mëdha nga gardëroba.
Kërceni
Kërcimi nuk është vetëm për tu dëfryer. Mund të praktikohet në çdo lloj moshe. Të ndihmon të largosh stresin, lufton osteoporozën, vë në lëvizje të gjithë muskujt dhe është shumë argëtues. Duke u regjistruar në një kurs kërcimi mund të njiheni me persona të rinj. Gjithashtu, mund ta praktikoni edhe në shtëpi: ndizni magnetofonin dhe lëreni trupin të lirë. Në fundjavë mund të frekuentoni edhe ndonjë disko: do të jetë argëtuese dhe kryesorja do të digjni shumë kalori.
Qeshni
E dinit që e qeshura djeg kalori? Një studim i bërë në Amerikë ka analizuar 90 persona të rritur dhe u dha atyre të shihnin një film komik: kur qeshnin, konsumi i tyre energjik rritej nga 10 në 20%. Duke qeshur nga 10 deri në 15 minuta në ditë do të digjni 40 kalori: pra në një vit do të jeni 2 kile më pak. Jo keq apo jo?
Shëtitni në park
Vraponi së bashku me fëmijët tuaj, luani me top me bashkëshortin ose shëtisni me qenin. Ka qindra mënyra për të lëvizur në ajër të pastër.
Dilni nga strofulla juaj
Dihet që dimri sjell me vete të ftohnin dhe shirat. Por ky nuk është një justifikim për të qëndruar mbyllur gjithë ditën në shtëpi. E dini që shpesh mërzia dhe vetmia thërrasin ushqimin? Lidhja divan-dvd-revistë kërkon biskota, çokollata, patatina. Mund të mos jetë problematike një herë, por nëse bëhet zakon atëherë nuk është aspak mirë. Për të shmangur këtë gjë, regjistrohuni në një kurs ose shkoni të luani “bowling”. Mjafton të dilni jashtë shtëpisë.
Pastrimi
Le të themi që të bësh punët e shtëpisë, nuk është maksimumi i jetës. Për disa shtëpiake nuk është aspak argëtuese, madje u duket prishje e qetësisë. Gjithsesi, ia vlen të dini se kjo sakrificë, përveçse e bën të pastër dhe të jetueshme shtëpinë tuaj, ju ndihmon edhe të ruani linjat. Kështu që vazhdoni të pastroni dritaret, të lani dyshemetë, të sistemoni raftet dhe të rregulloni garazhin.
Shkoni në pishinë
Mjaft shkuat një ose dy herë në javë. Mos nxirrni justifikimin e flokëve apo të klorit. Lëreni mënjanë dembelizmin: përgatisni çantën dhe dilni nga shtëpia. Pjesa më e madhe e gjërave janë bërë. Do të jetë më argëtuese të ishit nën shoqërinë e ndonjë shoqeje, por nuk ia vlen të kaloni gjithë kohën duke bërë muhabet. Noti është një sport shumë i kompletuar për gjymtyrët, zemrën dhe mushkëritë dhe të tonifikon.
Puthje dhe jo vetëm
E dinit që puthjet pasionante djegin kalori? Puthja, edhe ajo më e pafajshmja, është një antidepresiv i shkëlqyer. Është një demonstrim dashurie. Puthja erotike është magjike, e madje edhe analgjezike, sepse prodhon endorfinë, substancë me efekt qetësues. Për më tepër puthja vë në lëvizje 39 muskuj. Një puthje 15 minuta djeg 120 kalori. E pra çfarë prisni? Futuni menjëherë punës!(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24853. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24853

Profecia e NASA-s: Niveli i oqeaneve, më i lartë se 7 metra Ky është parashikimi i James Hansen, ekspert i ngrohjes globale. Duhet reduktuar në maksimum përdorimi i lëndëve djegëse, në mënyrë që të shpëtojmë Tokën brenda 20 vjetësh
James Hansen është një figurë historike e studimeve mbi ngrohjen globale që me angazhimin e tij të fortë shoqëror e ka çuar debatin mbi ndryshimin e klimës jashtë qarqeve të shkencëtarëve duke u mbështetur fort nga publiku dhe institucionet e tjera të larta. E thërrasin “babai i ngrohjes globale”. Në fakt, deri më tani James Hansen, 68 vjeç, 28 prej të cilave i ka shpenzuar për Institutin Hapësinor Goddard për Studimet e NASA-s, i ka gjetur të gjitha parashikimet. Në vitin 1981 shkroi se dekadën e ardhshme do të bënte më nxehtë dhe parashikimi i tij u vërtetua. Pastaj në fillim të viteve 90, tha që dhjetëvjeçari i parë i shekullit të ri do ta kalonte rekordin e mëparshëm. Edhe këtë herë faktet i dhanë të drejtë. Shpresojmë që tani të gabojë, sepse skenari për të cilin flet është i frikshëm: në fund të shekullit do të ketë një rritje të nivelit të deteve dhe oqeaneve deri në shtatë metra. Por a është e mundur? “Jo vetëm që është e mundur”, ka thënë Hansen, “por ka gjasa që të veprojmë siç kanë bërë njerëzit në një film të publikuar kohët e fundit The age of stupid. Historia është përshtatur në vitin 2055 kur ngrohja globale ka arritur kulmin dhe njerëzimi përgatitet për të ndaluar katastrofën, por tashmë është tepër vonë, sepse kur ishte koha për ta frenuar, askush nuk reagoi. Ne tani po e jetojmë atë moment dhe duhet të bëjmë një zgjedhje: të zgjedhim rrugën që na jep mundësinë të frenojmë ngrohjen globale, apo të zgjedhim rrugën tjetër që na çon në një botë të ngjashme me atë të pleistocenit, kur niveli i deteve ishte më i lartë se 25 metra”.
Ndërkohë, “Paneli Ndërkombëtar për Ndryshimet Klimatike”, ekipi i shkencëtarëve të OKB-së, flet për një rritje të nivelit të oqeaneve rreth gjysmë metri. Çmendim ka “babai i ngrohjes globale” për këtë?
Ata marrin në konsideratë, dhe e theksoj këtë, vetëm disa faktorë, si bymimin termik të ujit për rritjen e temperaturës. Elementi kryesor, shkrirja e akujve, nuk llogaritet për një arsye shumë të thjeshtë: modeli nuk arrin të llogaritet në mënyrë të besueshme, dhe në dyshim e sipër, e dhëna kapërcehet.
Ju e keni llogaritur?
Unë nuk u kam zënë besë kurrë modeleve matematikore, por i besoj analizës së asaj që ka ndodhur vërtet në të kaluarën, që përqendrimi i dyoksidit të karbonit në atmosferë është rritur ndjeshëm. Duke krahasuar të dhënat e sotme me ato të së kaluarës mund të matet shkalla e rrezikut.
Atëherë le ta matim…
Nëse nuk e ndërpresim në mënyrë drastike përdorimin e lëndëve djegëse, akullnajat e gadishullit Antarktik, që aktualisht humbasin 200 kilometër kub në vit, do të shkrijnë të gjitha brenda një shekulli. Kjo do të sillte një rritje të nivelit të deteve 6 deri në 7 metra, duke u shtruar edhe akujt në zona si Groenlanda.
Cilat janë alternativat?
Duhet të ndërpritet menjëherë përdorimi i lëndëve djegëse, duke filluar nga karboni. Nuk ekziston asnjë alternativë, sepse edhe dy gradë më shumë gjatë një shekulli janë tepër.
Është e vështirë të mbetemi te dy gradët apo jo?
Duhet të bëjmë më shumë. Deri më tani inercia e sistemit na ka ndihmuar, sepse masa e ujërave të oqeaneve e ka ngadalësuar ngrohjen globale. Por inercia nuk është një aleat për një periudhë të gjatë: sapo kjo tendencë të përmbytet, oqeanet do të fillojnë ta nxitojnë procesin e tyre.
Problemi vjen nga përqendrimi i gazit serrë në atmosferë. Çfarë duhet të bëjmë? Të ndalojmë rritjen e CO2-it?
Ajo që duhet të bëjmë është ti japim fund kësaj tendence. Duke eliminuar në maksimum përdorimin e karbonit, brenda 20 vjetësh mund të fillojë zbritja e temperaturave. Vetëm kjo gjë do ti japë siguri planetit.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24847. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24847

Profecia e NASA-s: Niveli i oqeaneve, më i lartë se 7 metra Ky është parashikimi i James Hansen, ekspert i ngrohjes globale. Duhet reduktuar në maksimum përdorimi i lëndëve djegëse, në mënyrë që të shpëtojmë Tokën brenda 20 vjetësh
James Hansen është një figurë historike e studimeve mbi ngrohjen globale që me angazhimin e tij të fortë shoqëror e ka çuar debatin mbi ndryshimin e klimës jashtë qarqeve të shkencëtarëve duke u mbështetur fort nga publiku dhe institucionet e tjera të larta. E thërrasin “babai i ngrohjes globale”. Në fakt, deri më tani James Hansen, 68 vjeç, 28 prej të cilave i ka shpenzuar për Institutin Hapësinor Goddard për Studimet e NASA-s, i ka gjetur të gjitha parashikimet. Në vitin 1981 shkroi se dekadën e ardhshme do të bënte më nxehtë dhe parashikimi i tij u vërtetua. Pastaj në fillim të viteve 90, tha që dhjetëvjeçari i parë i shekullit të ri do ta kalonte rekordin e mëparshëm. Edhe këtë herë faktet i dhanë të drejtë. Shpresojmë që tani të gabojë, sepse skenari për të cilin flet është i frikshëm: në fund të shekullit do të ketë një rritje të nivelit të deteve dhe oqeaneve deri në shtatë metra. Por a është e mundur? “Jo vetëm që është e mundur”, ka thënë Hansen, “por ka gjasa që të veprojmë siç kanë bërë njerëzit në një film të publikuar kohët e fundit The age of stupid. Historia është përshtatur në vitin 2055 kur ngrohja globale ka arritur kulmin dhe njerëzimi përgatitet për të ndaluar katastrofën, por tashmë është tepër vonë, sepse kur ishte koha për ta frenuar, askush nuk reagoi. Ne tani po e jetojmë atë moment dhe duhet të bëjmë një zgjedhje: të zgjedhim rrugën që na jep mundësinë të frenojmë ngrohjen globale, apo të zgjedhim rrugën tjetër që na çon në një botë të ngjashme me atë të pleistocenit, kur niveli i deteve ishte më i lartë se 25 metra”.
Ndërkohë, “Paneli Ndërkombëtar për Ndryshimet Klimatike”, ekipi i shkencëtarëve të OKB-së, flet për një rritje të nivelit të oqeaneve rreth gjysmë metri. Çmendim ka “babai i ngrohjes globale” për këtë?
Ata marrin në konsideratë, dhe e theksoj këtë, vetëm disa faktorë, si bymimin termik të ujit për rritjen e temperaturës. Elementi kryesor, shkrirja e akujve, nuk llogaritet për një arsye shumë të thjeshtë: modeli nuk arrin të llogaritet në mënyrë të besueshme, dhe në dyshim e sipër, e dhëna kapërcehet.
Ju e keni llogaritur?
Unë nuk u kam zënë besë kurrë modeleve matematikore, por i besoj analizës së asaj që ka ndodhur vërtet në të kaluarën, që përqendrimi i dyoksidit të karbonit në atmosferë është rritur ndjeshëm. Duke krahasuar të dhënat e sotme me ato të së kaluarës mund të matet shkalla e rrezikut.
Atëherë le ta matim…
Nëse nuk e ndërpresim në mënyrë drastike përdorimin e lëndëve djegëse, akullnajat e gadishullit Antarktik, që aktualisht humbasin 200 kilometër kub në vit, do të shkrijnë të gjitha brenda një shekulli. Kjo do të sillte një rritje të nivelit të deteve 6 deri në 7 metra, duke u shtruar edhe akujt në zona si Groenlanda.
Cilat janë alternativat?
Duhet të ndërpritet menjëherë përdorimi i lëndëve djegëse, duke filluar nga karboni. Nuk ekziston asnjë alternativë, sepse edhe dy gradë më shumë gjatë një shekulli janë tepër.
Është e vështirë të mbetemi te dy gradët apo jo?
Duhet të bëjmë më shumë. Deri më tani inercia e sistemit na ka ndihmuar, sepse masa e ujërave të oqeaneve e ka ngadalësuar ngrohjen globale. Por inercia nuk është një aleat për një periudhë të gjatë: sapo kjo tendencë të përmbytet, oqeanet do të fillojnë ta nxitojnë procesin e tyre.
Problemi vjen nga përqendrimi i gazit serrë në atmosferë. Çfarë duhet të bëjmë? Të ndalojmë rritjen e CO2-it?
Ajo që duhet të bëjmë është ti japim fund kësaj tendence. Duke eliminuar në maksimum përdorimin e karbonit, brenda 20 vjetësh mund të fillojë zbritja e temperaturave. Vetëm kjo gjë do ti japë siguri planetit.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24847. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24847

Pacientët me sëmundje të vështira, si dërgohen jashtë Pacientët me probleme të veçanta, specifike apo që vuajnë nga sëmundje të vështira, të cilat nuk mund të trajtohen në Shqipëri, dërgohen në disa nga vendet me shëndetësi më të zhvilluar se tonën. Në bazë të marrëveshjeve të bashkëpunimit, nënshkrimit të memorandumeve, por nga ana tjetër edhe me anë të bisedimeve dhe negociatave në ndihmë të të sëmurëve që nuk mund të diagnostikohen dhe trajtohen në vend për shkak të mungesës së infrastrukturës, teknologjisë, apo edhe trajtimit me metoda bashkëkohore. “Puna që bëhet në drejtim të dërgimit të pacientëve jashtë është voluminoze, e shpejtë në kohë. Vlen të theksojmë këtu bashkëpunimin me Turqinë, Greqinë, Italinë dhe punën e qeverisë shqiptare në ndihmë të pacientëve shqiptarë”, theksoi Bardh Spahia, zv.ministri i Shëndetësisë, pak kohë më parë drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas tij, zyra e marrëdhënieve me jashtë kujdeset për dërgimin e dokumentacionit, mbajtjen e kontakteve me homologët jashtë vendit dhe ecurinë e procedurave nga aplikimi e deri në mbërritjen e pacientit për trajtimin në spitalet jashtë vendit. Por, veç marrëveshjeve dhe numrit të përcaktuar të pacientëve të cilët duhet të trajtohen brenda një viti në spitalet e huaja, falë bashkëpunimit dhe njohjeve edhe personale, Ministria e Shëndetësisë arrin të dërgojë shpeshherë edhe pacientë në bazë të miqësisë dhe raporteve mes mjekëve dhe spitaleve, edhe pa pasur marrëveshje.
Procedurat
Procedurat për dërgimin e pacientëve jashtë, në bazë të marrëveshjeve dhe bashkëpunimit, janë të njëjta dhe fikse. Që një i sëmurë të dërgohet jashtë, duhet të marrë epikrizën dhe miratimin e komisionit në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”. Më pas, këto dokumente të përkthyera kalojnë përmes zyrës së marrëdhënieve me jashtë, në një proces komunikimi, mes ambasadave, ministrive dhe drejtorive spitalore.
Ministria e Shëndetësisë ka marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Turqisë në fushën e Shëndetësisë, ku ndër të tjera parashikon edhe kurimin e 100 pacientëve shqiptarë falas nga spitalet turke. Në këtë kuadër të kësaj marrëveshjeje për vitin 2009 janë kuruar në spitalet turke 100 pacientë, të cilët nuk janë kuruar dot në vendin tonë. Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë në Greqi në fushën e shëndetësisë, ku ndër të tjera parashikohen edhe kurimi i pacientëve shqiptarë falas në spitalet greke.
“Në kuadër të kësaj marrëveshjeje për vitin 2009 i janë drejtuar ministrit grek 48 kërkesa. Janë kuruar tani rreth 20 raste dhe 28 të tjera janë në proces”, sqaroi Bardh Spahia.
Ministria e Shëndetësisë ka marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë edhe me spitalin pediatrik “Bambino Gesu”, në Romë ku në vit parashikohet kurimi i pesë pacientëve shqiptar në moshë të mitur. Rastet e trajtuara në këtë spital kanë qenë me leucemi akute, ndërkohë që spitali ka pritur këtë vit 10 raste nga Shqipëria.
Marrëveshjet
Në dy marrëveshjet e para, rastet që nuk janë marrë në konsideratë janë ato të leucemisë, transplantimit të veshkave transplantimit të mëlçisë, transplantimit të kornesë dhe ndonjë diagnozë tjetër që kërkon trajtim të zgjatur, rastet tjera janë trajtuar në kuadër të këtyre marrëveshjeve. Përfshirja në këto marrëveshje bëhet me anë të dokumentacionit: epikrizë nga QSUT, vendim i komisionit nga QSUT. Vetëm pas paraqitjes së këtyre dy dokomenteve që vërtetojnë që pacienti nuk kurohet në Shqipëri, atëherë bëhet përfshirja në këto marrëveshje bashkëpunimi. Sakaq, pavarësisht marrëveshjes, spitalet pasi kanë marrë dokumentacionin, mund të kthejnë përgjigje negative apo pozitive në varësi të mundësive që ofrohen. Përgjigjet për pacientët vonojnë nga dy deri në katër javë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24844. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24844

Tregu i mbytur me bono, kërkesa minimale Disa ditë pasi Parlamenti miratoi përdorimin e bonove të thesarit për të paguar një pjesë të çmimit të tokës për objektet e legalizuara, në tregun valutor të Tiranës vihet re vetëm shtim i numrit të njerëzve të gatshëm për ti shitur bonot, por asnjë shtim i kërkesës për to.
Gjatë javës së shkuar, bonot u blenë nga tregtarët me një çmim që varionte në 15-17,5 për qind të vlerës dhe janë shitur prej tyre me rreth nga 17-20 për qind. Tregtarët thonë se ka ofertë nga njerëzit për të shitur bono, por janë të pakët ata që kërkojnë të blejnë.
Përdorimi
Ligji i miratuar në Kuvend javën e kaluar ishte një premtim elektoral i Kryeministrit Sali Berisha. Ligji i jep të drejtë të gjitha familjeve që janë në proces legalizimi, të paguajnë 50 për qind të vlerës së tokës sipas tarifave të miratuara nga qeveria, ndërkohë që sanksionoi që edhe familjet që i kanë paguar tashmë paratë e tokës, të mund të tërheqin gjysmën e tyre në këmbim të bonove të thesarit. Sipas ligjit të legalizimeve, familjet duhet të paguajnë 100 deri në 400 mijë lekë për sipërfaqe toke jo më të mëdha se 500 metra. I gjithë procesi në fakt nuk ka ecur fort mirë. Zyrat e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale, shpesh nuk kanë pasur mundësi të shlyejnë pagat e punonjësve të vet si pasojë e pagesave të pakta nga familjet në proces legalizimi.
Tregu i përmbytur nga bonot
Në Shqipëri janë emetuar gjithsej 75 miliardë lekë bono privatizimi, (në vlerë nominale 550 milionë euro) dhe nga këto vlerësohet se janë ende në duart e qytetarëve rreth 40 miliardë lekë. Çdo familje shqiptare mund të zotërojë disa qindra mijëra lekë bono privatizimi, ndërkohë që familjeve në proces legalizimi i nevojiten 100 apo 200 mijë lekë secilës. Ish të burgosurve politikë u kanë mbetur në dorë vite dhe dekada punë e papaguar nëpër miniera në formën e bonove. Në këto kushte, ligji i ri për legalizimet, që lejoi përdorimin e bonove për të paguar 50 për qind të vlerës së tokës, që qeveria thotë se do tia transferojë përkundrejt çmimeve simbolike pronarëve të ndërtimeve të paligjshme, nuk mund të krijojë ndonjë treg të fuqishëm për përdorimin e bonove.
Bonot e privatizimit iu shpërndanë shqiptarëve në vitin 1996 si shpërblim për punën e tyre në kohën e komunizmit, viteve të gjata të burgimeve të padrejta apo në disa raste, si kompensim për pronat e humbura. Teorikisht, ndërmarrjet shtetërore që në atë kohë u kthyen në shoqëri aksionere, do të shiteshin në bursë. Shqiptarët do të mund të blinin aksione në këto ndërmarrje, duke përdorur bonot e privatizimit. Por qe e qartë që në fillim se punët nuk mund të ecnin si në ëndërr. Sapo u hodhën në treg, bonot e privatizimit filluan të këmbeheshin me para të vërteta në masën 70 për qind. Brenda pak muajsh, vlera e tyre ra në 40 për qind. Brenda një viti, ra në më pak se 10 për qind. Pas kësaj, për më shumë se një dekadë, nuk u këmbyen më. Një pjesë jo e vogël e bonove të grumbulluara nga biznesmenë të ndryshëm u përdorën për të paguar një pjesë të ndërmarrjeve shtetërore të mesme që u privatizuan në ato kohë. Pothuajse asnjë prej këtyre ndërmarrjeve nuk u kthye në histori suksesi.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24841. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24841

Dinamo ndalet në barazim në Korçë Kryesuesit e Superligës nuk kanë shkuar më shumë se 1-1 me Skëndërbeun. 1-1 përfundoi edhe ndeshja tjetër Flamurtari-Shkumbini
Dinamo hodhi një gjysmë hapi fals në barazimin 1-1 me Skënderbeun në Korçë, në takimin e vlefshëm për javën e 8-të të Kategorisë Superiore. Blutë e Shkëlqim Muçës shënuan shumë shpejt me anë të argjentinasit Rafael Alfredo Soza në minutën e 4-t.
Korçarët e drejtuar nga Gerti Haxhiu, barazuan me anë të 21-vjeçarit Erlis Frashëri në minutën e 26-të. Ky ishte barazimi i dytë në transfertë i Dinamos, pas atij me Vllazninë (0-0). Dinamo u ngjit në kuotën e 20 pikëve. Për Skënderbeun ky ishte barazimi i parë. Skuadra korçare u ngjit në kuotën e 10 pikëve.
Flamurtari e Shkumbini ndanë nga një pikë në barazimin 1-1 në Vlorë, në takimin e vlefshëm për javën e 8-të të Kategorisë Superiore. Shkumbini i drejtuar nga Kristaq Mile kaloi në avantazh i pari me anë të kapitenit Roland Dervishi në minutën e 9-të. Për vlonjatët e Gugash Maganit barazoi me penallti Devis Mema në minutën e 28-të.
Kurioziteti i këtij takimi ka të bëjë me trajnerin peqinas Gugash Magani, i cili nuk e fitoi dot sfidën me skuadrën e qytetit të tij e që e drejtoi këtë sezon në dy javët e para. Flamurtari vazhdon të mbetet i fundit në renditje me 7 pikë në 8 ndeshje, po aq sa Vllaznia e Gramozi. Shkumbini nga ana e tij, u ngjit në kuotën e 8 pikëve, duke mbajtur vendin e 9-të.
Në ndeshjen tjetër të ditës së diel (ora 13:00), Skënderbeu e Dinamo u ndanë po në barazim 1-1. Blutë e Shkëlqim Muçës shënuan shumë shpejt me anë të argjentinasit Rafael Alfredo Soza në minutën e 4-t. Korçarët e drejtuar nga Gerti Haxhiu barazuan me anë të 21-vjeçarit Erlis Frashëri në minutën e 26-të. Sot do të luhet edhe ndeshja e fundit e javës së 8-të të Kategorisë Superiore, Besa-Apolonia.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24829. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24829

Statusi i Shqipërisë për vend kandidat, hyn në axhendën e ministrave të Jashtëm të BE-së BRUKSEL – Aplikimi i Shqipërisë për vend kandidat i BE-së, do të diskutohet nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian mbledhur sot në Bruksel për një takim treditor. Pas më se gjashtë muajsh pritjeje, kjo çështje pritet të jetë pjesë e diskutimeve në drekën e punës së krerëve të diplomacisë evropiane.
Gjatë ditës së martë, tema kryesore për Ballkanin Perëndimor është situata ne Bosnje Hercegovine, por një zyrtar i presidencës suedeze tha se çështja e Shqipërisë mund te diskutohet gjate drekës se punës.
Është iniciativa e ministrit të Jashtëm italian Franko Fratini për ta bërë aplikimin e Shqipërisë pjesë të diskutimeve. Vetë Frattini, u deklaruar për këtë, disa ditë më parë gjatë një takimi me ministrin tonë të Jashtëm, Ilir Meta në Romë.
Burime nga vendet anëtare, tregojnë se Frattini pritet që nesër të nxjerre argument kryesor perspektiven e qartë europiane të vendeve te rajonit, ndër to edhe të Shqipërisë.
Vendi ynë aplikoi për statusin ‘kandidat në Bashkimin Evropian’ në 28 prill te këtij viti. Autoritet evropiane nuk janë mbledhur asnjëherë për të shqyrtuar aplikimin e Shqipërisë, ndërkohë që nëpër konferenca shtypi, disa zyrtarë janë shprehur se pas zgjedhjeve, mund të diskutohet për këtë. Nga nisja e shqyrtimit të statusit e deri tek marrja e një vendimi nga BE-ja, duhet një vit.
Frattini: Në BE ka ngurim për Shqipërinë, keni mbështetjen tonë
22 tetor
ROMA – Italia ka ripohuar angazhimin e saj të plotë në mbështetje të perspektivës evropiane të Shqipërisë. Kështu është shprehur sot ministri i Jashtëm italian Franko Fratini, pas një takimi me zv.kryeministrin dhe ministrin tonë të Jashtëm, Ilir Meta sot në Romë.
“Gjatë takimit, kemi diskutuar mbi kërkesën për anëtarësim të Shqipërisë në BE”, tha Frattini, duke shtuar se “në mbledhjen e ardhshme të ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg (26 tetor) ne do kërkojmë transmetim e shpejtë të kërkesës pranë Komisionin Evropian për të filluar më pas procesin, që ne shpresojmë se do të çojë në njohjen e statusit të vendit kandidat”.
Në lidhje me këtë çështje, kreu i diplomacisë italiane sqaroi se “unë e di se ka një ngurrim nga ana e një numri të kufizuar të vendeve anëtare, por shpresoj që të gjejë konsensusin e shumicës së shteteve anëtare të BE”.
Ndërsa Meta garantoi se qeveria shqiptare do të përmbushë në kohë të gjitha standardet që kërkon ky proces. Në këtë kuadër u vlerësua edhe vizita e ministrit të Brendshëm italian në Tiranë, gjatë muajit nëntor.
Përsa i përket bashkëpunimit mes dy vendeve, dy ministrat ranë dakord për nënshkrimin së afërmi të dokumentit dypalësh për partneritet strategjik, i cili do të shoqërohet me samite periodike të nivelit më të lartë midis dy qeverive.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24826. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24826

Nexhmije Hoxha: Miqësia e Enverit me Eqerem Çabejn 16 tetori më nxiti t’i kthehem dy ngjarjeve të shënuara që vitit që shkoi 2008, ku u përkujtuan 100 vjetorët e lindjes së dy djemve vërsnikë të Gjirokastrës, Enver Hoxhës dhe Eqerem Çabejt.
Prof. Eqerem Çabej dhe Enver Hoxha, pa diskutim janë dy bijtë më të shquar që lindi Gjirokastra në fillimet e shekullit të 20-të dhe i ka vënë ata në panteonin e bijve të vet më të nderuar, që nga Rilindasit dhe deri te ata që luftuan për Pavarësinë e Shqipërisë nga zgjedha pesëshekullore otomane si dhe ata që luftuan për çlirimin e atdheut nga pushtuesit e rinj, nazifashistët italo-gjermanë.
Dy djemtë vërsnikë të Gjirokastrës, si atdhetarë të mëdhenj shqiptarë, njëri si politikan tjetri si dijetar, janë jo vetëm krenaria e popullit të kësaj ane, por edhe e gjithë Shqipërisë dhe e kombit shqiptar, për çka ata u dhanë këtyre. Shteti shqiptar heshti dhe i injoroi këto dy ngjarje të shënuara, këto dy personalitete të shquara në realitetin politik dhe kulturor të vendit, siç qenë Enver Hoxha dhe prof. Eqerem Çabej, por shokët, kolegët, miqtë e tyre, si në Gjirokastër, si në Tiranë, në Shqipëri, në Kosovë e kudo ku jetojnë shqiptarë, i përkujtuan dhe i nderuan denjësisht për luftën e punën gjysëm shekullore që bënë, njëri në rrugën e lirisë dhe të pavarësisë, tjetri në rrugën e dijes dhe të shkencës. Po kështu edhe nëpër botë, ku ka dashamirës të Shqipërisë dhe të Enverit, nga një anë, si dhe nga një palë tjetër, bashkëpunëtorë dhe admirues, albanologë të shkencëtarit tonë, prof. Eqerem Çabejt, u organizuan mbledhje e u shkruan artikuj. Në gjithë këto veprimtari një angazhim total pati secili nga ana e familjes së vet. Për familjen time ka qenë një kënaqësi e madhe që i përjetuam me shumë emocion festimet përkujtimore për njeriun tonë më të dashur. U jemi thellësisht mirënjohës gjithë shqiptarëve e miqve të huaj, si atyre brenda e jashtë vendit që na nderuan me pjesëmarrjen e mbështetjen dashamirëse të tyre.

Nga kujtimet që ka lënë Enveri nuk rezulton që në fëmijërinë e rininë e tyre në Gjirokastër të kenë qenë shokë, të kenë luajtur bashkë ose të kenë ndjekur të njëjtën shkollë. Është i njohur fakti që të dy ndoqën rrugë të ndryshme për arsimimin e tyre: Enveri shkoi në Korçë, në Liceun Francez më vonë në Francë, në Montpelie, kurse Eqerem Çabej shkoi në Austri, në Vjenë, ku ndoqi studimet e larta. Eqerem Çabej, i pajisur me një kulturë të gjerë në fushën e gjuhësisë, iu përkushtua totalisht e me pasion sqarimit të prejardhjes e problemeve të tjera të gjuhës shqipe, gjuhës që mbajti të gjallë popullin tonë në shekuj dhe arriti t’i japë asaj baza shkencore. Ky pasion në profesion, por njëkohësisht i bindur për shërbimin e tij atdhetar, bëri që prof. Eqerem Çabej të qëndrojë i mbyllur në punën e vet, i mënjanuar nga Lufta Nacionalçlirimtare, por asnjë çast kundër saj. Askush më mirë e më bukur sesa Enveri nuk e ka përcaktuar qëndrimin e këtij personaliteti të lartë të shkencës sonë, kur ai, në një mbledhje me intelektualë të kryeqytetit e trupën mësimore të Universitetit të ri tha: “Eqeremi mori një kulturë gjermane kur ishte i ri dhe mori rrugën e tij në jetë, ashtu si e gjykonte ai, rrugë e ndryshme nga ajo e jona. Është fakt se ai nuk ka qenë në një radhë me ne, por kur u çlirua atdheu nuk e mori baltën e atdheut në thundrën e këpucëve si disa” – tha Enveri shumë i emocionuar, duke vazhduar me vlerësime të larta si shkencëtar e me kulturë të gjerë e për ndihmën që po i jepte shkollës sonë me tekste të një niveli të lartë të gjuhës shqipe dhe me përgatitjen e kuadrove të reja në këtë fushë. Unë, nga ana ime do të shtoja këtu nga jeta ime ilegale gjatë luftës Nacionalçlirimtare, kur punoja në Tiranë dhe merreshim me afrimin e nacionalistëve, patriotëve dhe intelektualëve progresistë, kisha dëgjuar që disa nga këta kuadro, që quheshin “dojç kultur”, duke përjashtuar politikanët që u vunë në shërbim të pushtuesve, e kam fjalën për të tjerë, si mjekë e profesorë, mblidheshin çdo natë në lokale të caktuara ose në shtëpitë e tyre me oficerë të lartë gjermanë dhe luanin deri në agim me karta, poker a ku di unë. Për këto takime na informonin punëtorët e shërbimit, simpatizantë të Luftës Nacionalçlirimtare, madje, në ndonjë rast, edhe vetë zonja e shtëpisë, me të cilën kisha lidhje antifashiste, më pati thënë: “na kanë ardhë në majë të hundës, por s’kemi ç’të bëjmë, vijnë!”.
Kurse Eqerem Çabej qe një nga ata intelektualë dinjitozë që qëndroi larg këtyre presioneve e “miqësive” të imponuara”.

Që në vitet e para pas çlirimit, Enveri më radhën e shumë problemeve të atyre viteve të vështira, u angazhua t’i hapte rrugën e zhvillimit të kulturës. Është e njohur që ai, që në ditën e parë të hyrjes së qeverisë së re në Tiranë i premtoi popullit: “Më shumë bukë, më shumë kulturë!”. Dhe këtë premtim e mbajti: zhduku kandilët e analfabetizmin dhe e bëri Shqipërinë me universitet e Akademi të Shkencave e të Arteve. Të më falin lexuesit që fitore të tilla të shtetit socialist po ia atribuoj personalisht Enverit. Jo, unë më shumë se kushdo, mund të dëshmoj se, edhe në rrethana të jashtëzakonshme Enveri punonte dhe mendonte kolegjialisht, me forumet e zgjedhura nga partia. Unë e kam të qartë edhe konceptin mbi rolin e individit në shoqëri, që s’ka të bëjë fare me kultin e individit. Enveri është i pandarë nga Partia e Punës e Shqipërisë dhe shteti socialist i Republikës Popullore, por unë po përdor këtë gjuhë, emrin e përveçëm të Enverit, sepse këtë gjuhë po përdorin politikanët e sotëm shtetërorë dhe propaganda politike në përgjithësi: gjersa Enverit i ngarkohen gjithë të ligat e të këqijat që janë bërë në këtë vend gjatë gjysëm shekulli, atëherë le t’i njihen, le të flasim edhe për të mirat që i ka lënë Enver Hoxha këtij vendi, si politikan e si burrë shteti, me kulturë të gjerë e vision të qartë, për të ardhmen progresive, përparimtare të shoqërisë shqiptare. E them me plot gojën, që as në kaluarën, as edhe në ditët e sotme, unë nuk njoh një politikan të lartë shtetëror që të kenë qenë a të jetë afër intelektualëve, njeërëzve të kulturës e të shkencave, se sa Enver Hoxha, jo duke iu imponuar atyre, por duke i dëgjuar ata, duke peshuar vlerën e propozimeve, iniciativave të tyre dhe ai, nga pozitat e funksionit të tij, të lartë në parti e njëkohësisht në shtet t’u siguronte mundësitë ligjore, materiale, financiare e mbështetje politike për projektet e tyre.

Le të ndalemi te shkenca e gjuhësisë e studiuesit tonë në këtë fushë. Mund të them se Enveri ndiqte drejtpërdrejt e me interesim të veçantë hapat që bëheshin në drejtim të sqarimit të problemeve të gjuhës shqipe, që nga përkatësia e saj e deri në arritjen e problemit madhor të njehtësimit të gjuhës letrare. Ai ishte i vetëdijshëm se për arritjen në këtë majë të gjuhësisë kombëtare shqiptare, duhej – siç thoshte – “ecur shkallë-shkallë” se kjo punë nuk bëhet me “dekret”. Enveri kishte bindjen se kjo punë do të bëhej nga gjuhëtarët shqiptarë, te të cilët ai kishte besim, si te Eqerem Çabej, Mahir Domi, Shaban Demiraj dhe bashkëpunëtorë të tyre, se ai njihte formimin e lartë kulturor dhe shkencor të tyre, përkushtimin lidhur me studimet për gjuhën shqipe, punën kolosale që bënë për tekstet e shkollave që u shtrinë edhe në skajet më të thella të vendit dhe po pregatisnin pranë tyre një plejadë kuadrosh të rinj në fushën e gjuhësisë në përgjithësi e të gjuhës shqipe në veçanti, duke u treguar nxënës e vazhdues të denjë të albanologëve nëpër botë e duke transferuar qendrën e tyre nga kryeqytetet e Evropës në Tiranë, me mbështetjen e plotë të shtetit, po edhe në Prishtinë me iniciativat dhe përkushtimin e intelektualëve kosovarë për zhvillimin e shkencave, lidhur me gjuhën shqipe dhe kulturën e përbashkët të kombit shqiptar.
Kur që në kongreset e para të Partisë në pushtet, Enver Hoxha, në raportin e tij në detyrat për të ardhmen, në radhën e tyre vinte edhe hartimin e tre veprave themelore që do të ndihmonin sistemin e normëzimit të gjuhës letrare, siç ishin: “gramatika e gjuhës së sotme shqipe”, “Fjalori shpjegues normativ” dhe “Ortografia e re”, kjo nuk do të thoshte se për këto u vendos në aparatin e Komitetit Qendror, apo nga vetë Enver Hoxha. Do të ishte absurde të mendohej kështu, por “lidershipi” – siç përdoret sot – i partisë në pushtet, dëgjonte e merrte mendimin e specialistëve të fushës dhe nga pozita e funksionit politik dhe shtetëror, ai përkrah hekurudhës së parë, hidrocentralit a objekteve të para industriale e në bujqësi, përfshinte në programin e Partisë e në planet shtetërore edhe vepra të tilla, si ato që u përmendën më lart. Po kështu, veprohej për objektivat që duheshin arritur brenda planeve pesëvjeçare ose edhe atyre perspektive dhjetë e pesëmbëdhjetë vjeçare për arsimin, shëndetësinë, kinematografinë, sportin etj. Me këtë bashkëveprim në mes politikës dhe shkencës u arrit brenda një dhjetëvjeçari të hartohen “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe” që u botuan si “projekt”, i cili qe një kod drejtshkrimor për një gjuhë kombëtare të njehësuar. Ky “projekt” u bë i detyrueshëm për organet shtetërore, për shtypin etj. Por Enveri mendonte se kjo çështje “nuk mund të zgjidhet thjesht në rrugë administrative, por duhet të pranohet nga e gjithë shoqëria si një zgjidhje themelore”. Prandaj, sipas porosive të Enverit, “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe” u diskutuan gjatë pesë viteve në të gjitha rrethet me pjesëmarrjen aktive të organizatave të Partisë, atyre shoqërore, të institucioneve ekzekutive shtetërore, me pjesëmarrjen e gjerë, sidomos të arsimtarëve, krijuesve të letërsisë, punonjësve të shtypit, qytetarë dashamirës për gjuhën letrare shqipe etj.
Zbatimi i këtyre rregullave të drejtshkrimit u vendos edhe në Kosovë e në vise të tjera të banuara nga shqiptarë, të pranuara nga Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (prill 1968). Duke u nisur nga parimi “Një komb – një gjuhë letrare”, kjo konsultë vendosi “si gjuhë letrare e shqiptarëve në Jugosllavi të njihej “njëzëri” gjuha letrare e vendit amë”. Ky qe një hap me rëndësi historike epokale.

Kur, në vazhdim të këtij bashkëpunimi pozitiv, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë dërgoi në Komitetin Qendror të Partisë propozimin për organizimin e një mbledhjeje të përqendruar shkencore, ku të merrnin pjesë njëzet gjuhëtarë dhe arsimtarë me përvojë, disa nga shkrimtarët dhe gazetarët më të njohur si dhe redaktorë të shtëpive botuese. Gjithashtu, propozohej që në këtë mbledhje të ftoheshin edhe studiues të shqipes nga Kosova dhe arbëreshët e Italisë. Kur u njoh Enveri me këtë propozim modest për një çështje të madhe, me rëndësi mbarëkombëtare e historike, shprehu mendimin të bëhej jo një mbledhje e ngushtë, por një Kongres Shkencor Kombëtar, të cilin ai e përfytyronte si një Kongres i Dytë, në vazhdim të Kongresit të Manastirit (1908). “të dy këta kongrese – tha ai – do të lidhnin dy epoka të mëdha historike -Kongresi i Manastirit vendosi njehsimin e alfabetit, kurse ky “Kongres” i dytë pas 60 vjetësh, do të vendosë për njësimin e drejtshkrimit të gjuhës sonë letrare”.
Ky sugjerim u prit me mjaft entusiazëm nga shkencëtarët e gjuhësisë, të cilët iu vunë punës seriozisht, që nga kryearkitekti i “projektit” shkencor për të ardhmen e gjuhës shqipe, prof. Eqerem Çabej me bashkëpunëtorët e tij të vjetër e deri te gjuhëtari më i ri dinamik, Androkli Kostallari.
Kështu u konceptua dhe u arrit të organizohej Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i cili i zhvilloi punimet në Tiranë, nga data 20 deri në 25 nëntor 1972, në sallën e Kuvendit. Në Kongres morën pjesë 87 delegatë dhe mbi 300 të ftuar nga të gjitha rrethet e vendit, nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e të Malit të Zi dhe nga arbëreshët e Italisë. Ishin ftuar edhe albanologë të huaj.
Enveri asistoi në Kongres në ditën e hapjes dhe në seancën e mbylljes. Ndoqi me shumë interesim dhe vëmendje referatin dhe diskutimet e shkencëtarëve gjuhëtarë dhe kur nga presidiumi ku isha unë, hidhja sytë nga llozha ku ishte Enveri, pashë që ishte shumë i emocionuar saqë, fshehurazi, fuste në gjuhë ndonjë trinitinë, që i mbante në xhepin e jelekut. Kur u kthyem në shtëpi, ende i prekur, më shprehu përshtypjet e tij për referatin dhe diskutimet, vlerësoi lart kumtesën e Çabejt, duke e cilësuar si “dijetar i shquar i gjuhës sonë dhe me horizont të gjerë mbi trashëgiminë kulturore të vendit”. Ndër të tjerë ai veçoi profesorin kosovar Idriz Ajetin, për të cilin tha (dhe që i ka të shkruara në ditarin e tij): “foli shumë mirë” dhe e cilëson si “luftëtar i shquar i mbrojtjes e i përhapjes dhe më në fund i vendosjes së gjuhës letrare shqipe edhe në Kosovë”. Në pushimin mes seancave të mbylljes së Kongresit atij i thanë se Komisioni Organizues i Kongresit mendonte që “Rezoluta”, përpara se të nënshkruhej, t’i nënshtrohej miratimit të të gjithë pjesëmarrësve. Enveri, pasi vlerësoi me fjalë sipërore “Rezolutën” e këtij Kongresi u tha: “Është mirë që atë ta shtypni disa herë, si kopje të parë dhe jo me riprodhim, që çdonjëra të jetë si dokument original, me qëllim që këtë dokument ta ruajmë në institucionet tona, por ashtu si ne, në original ta kenë edhe vëllezërit tanë në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të Zi. Pa dyshim, edhe ata do ta ruajnë si ne. Njësimi i gjuhës letrare është një fitore e përbashkët e të gjithë pjesëtarëve të kombit tonë”. Është për të ardhur keq, që ende në ditët e sotme vazhdohet të mohohet e të anatemohet çdo arritje pozitive dhe fitore në të kaluarën, gjatë regjimit të pushtetit popullor socialist, në emër të luftës kundër komunizmit, sipas devizës famëkeqe “deri në kuotën zero”.
Janë krejt artificiale dhe me prapamendime të liga, që i bëhen Enver Hoxhës, sikur vendimet që mori Kongresi i Drejtëshkrimit ishin të imponuara nga ideologjia e tij komuniste si dhe si jugor ishte ai që në bazën e gjuhës letrare vuri toskërishten. Për të gjithë është e njohur që as profesori i nderuar, iniciatori i hershëm për lëvrimin shkencor të gjuhës shqipe, as edhe ata rilindës e luftëtarë, shkronjat e alfabetin shqip para atij, as profesori i shquar, Eqerem Çabej e shumë nga bashkëpunëtorët e tij, që e ngritën gjuhën shqipe në shkencë, nuk ishin komunistë, por ishin patriotë e njerëz me kulturë, që dashuria për gjuhën shqipe i bëri t’i përkushtohen me passion shkencës së gjuhësisë. Arritjet shkencore në gjuhën shqipe janë meritë e padiskutueshme e gjuhëtarëve tanë, të atyre në Shqipëri e në Kosovë. Pas këtyre zërave kritikë për mendimet e Kongresit të Drejtëshkrimit, që çuditërisht po vijnë nga Kosova e porsaçliruar dhe e shpallur si shtet më vete, fshihen disa forca që kanë qëllime të errëta, që synojnë kthimin prapa, që kërkojnë prapë ndarjen e gjuhës shqipe në të folmen toskërishte dhe gegërishte, ndarje pas së cilës fshihen qëllime të tjera edhe më të dyshimta, siç është ajo që po dëgjojmë: “copëzimi” i kombit shqiptar, i idealit dhe ëndërrës shekullore të shqiptarëve për bashkimin e kombit, i paska ikur koha, shfaqjet patriotike në erën mondialiste, globaliste , euroatlantike quhen anakronike, teza e prirje këto jo më pak të rrezikshme nga ato që na serviren nga Serbia. Gjuha letrare e përbashkët, unike e shqipes, është aliazhi magjik, i madhërishëm i bashkimit të kombit shqiptar në një shtet të vetëm i respektuar e si i barabartë në Ballkan dhe anëtar i denjë në Bashkimin Evropian.

Ndonëse Enveri dhe Cabej nuk shiheshin shpesh, seicili i dhënë pas punës, disa herë iu drejtuan njëri-tjetrit dhe komunikuan vazhdimisht si miq. Kur filloi puna për botimin e veprave të Enverit, redaksia ra në hall, pasi, për shembull, në shkrimet e dy vëllimeve të para, që i përkisnin periudhës së luftës, Enveri ka përzier dy dialektet, duke e bërë këtë me vetëdije, me qëllim që të theksonte se shkrimi, trakti, thirrja për luftë e liri i drejtohej gjithë popullit në Jug e në Veri. Kur ia thamë këtë preokupim Enverit, si autor që ishte, ai nuk u nxitua të përgjigjej, por iu drejtua Cabejt, të cilit ia pozoi problemin dhe e pyeste: “Si thua duhet t’i unifikojmë?”. “Jo iu përgjigj shkencëtari, shkrimet të ruajnë origjinalitetin e kohës kur janë krijuar…”. Më pas erdhi radha e veprave të mëvonshme, sidomos e kujtimeve, ku Enveri nuk ndalej në të shkruar dhe, ndërsa nxitonte për t’i hedhur në letër, nuk kursehej por përdorte shumë fjalë dhe shprehje nga gjiha frënge. I sugjeruam Enverit t’i përkthenim disa prej tyre në shqip. Përsëri na tha: “Do të marr mendimin e Cabejt…!”. Dhe gjuhëtari i shquar i gjuhës shqipe i tha Enverit: “Jo, nuk është nevoja, është më mirë që të ruhet koloriti i gjuhës suaj në të folur dhe në të shkruar, aq më shumë kur është fjala për shkrime të karakterit personal, si kujtimet, ditaret etj”. Kështu, kur vinte puna për të bërë ndonjë redaktim në këtë drejtim dhe nuk bindej për nevojën e tyre, Enveri na thoshte: “Unë kam leje nga Eqerem Cabej…”. Dhe me këtë na e mbyllte gojën. Kjo tregon besimin që ai kishte te miku i tij shkencëtar dhe sa e vlerësonte atë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24817. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24817

Hagë, nis gjyqi ndaj Karaxhiq, i akuzuari mungon Procesi gjyqësor ndaj ish udhëheqësit serbë të Bosnjës, Radovan Karaxhiq ka filluar në Gjykatën e krimeve të Luftës në Hagë
Vetë Karaxhiq nuk është paraqitur. Më herët, ai kishte bërë të ditur se do të bojkonte hapjen e procesit pasi atij nuk i ishte dhënë kohë e mjaftueshme për t’u përgatitur për mbrojtje.
Ai ka thënë se ka nevojë për 10 muaj të tjerë që të përgatisë mbrojtjen ndaj 11 akuzave ndaj tij.
Karaxhiq akuzohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë dhe pjesëmarrje në vdekjet e 8 mijë myslimanëve të Bosnjës në 1995 në Sreberenicë. Ai nuk pranon asnjë nga akuzat.
Roli i Karaxhiçit gjatë Luftës në Bosnjë
Kur Bosnja u shkëput nga Jugosllavia në vitin 1992, Radovan Karaxhiq, nga pozitat e partisë më të madhe të serbëve të Bosnjës, SDS, shpalli krijimin e Republikës së pavarur Serbe të Bosnjë-Hercegovinës.
Më vonë, emri ndryshoi në Republika Srpska, apo Republika Serbe, me Karaxhiqin si president, titull që e bënte atë edhe Komandant Suprem të Forcave të Armatosura.
Prokuroria thotë se gjatë luftës së Bosnjës për pavarësi, Karaxhiqi kishte bashkëpunuar me të tjerët për t’i dëbuar përgjithmonë myslimanët dhe kroatët nga territoret e pretenduara prej serbëve.
Thuhet se ai kishte planifikuar, nxitur, urdhëruar apo ndihmuar dhe mbështetur shumë nga zhvillimet vendimtare të luftës.
Rrethimi 44 mujor i Sarajevës, gjatë të cilit mendohet të jenë vrarë mbi 10 mijë vetë, burgosja në kampe ndalimi të banorëve jo-serbë dhe ajo që aktpadia e cilëson si vrasje të më shumë se 7,000 myslimanëve në enklavën lindore të Srebrenicës.
Gjatë luftimeve, Karaxhiq është parë shpesh duke vëzhguar fushëbetejat bashkë me komandantin e vet ushtarak, Ratko Mladiq.
Por ai ishte edhe negociatori kryesor ne bisedimet me komunitetin ndërkombëtar.
E megjithatë, Karaxhiqi ishte ai që kundërshtoi përpjekjen e parë madhore për paqe, planin Vence-Owen të vitit 1993 që çoi në prishjen e gjatë të marrëdhënieve me presidentin e atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq.
Padia e fundit ndaj Karaxhiqit përmban 11 akuza, përfshirë pesë për krime kundër njerëzimit, katër për shkelje të ligjeve apo rregullave të luftës dhe dy akuza për gjenocid.
Ekipi i mbrojtjes e ka mohuar gjithmonë përgjegjësinë e Karaxhiqit në ndonjë krim dhe i është përmbajtur tezës se, si lider politik i serbëve të Bosnjës, ai nuk bërë gjë tjetër veçse është përpjekur të sjellë paqe dhe të mbrojë popullin e vet.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24820. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24820

Shoqëria e Spektaklit “Shoqëria e spektaklit” i Guy Débord-it, shkruar më 1967, në agun e erës televizive ka rrokur me kthjelltësi të jashtëzakonshme se bota reale do të transformohej në imazhe, se spektakli do të bëhej “prodhimi kryesor i shoqërisë aktuale”.
Komunizmi (i pronarëve të proletariatit) dhe kapitalizmi (i pronarëve të kapitalit), për Débord-in, ishin veç dy forma regjimi politik. Vjen në shqip nga Astrit Cani, Botimet Gaid Margot.
Ka shkruar: “Në kthimin nga një sipërmarrje, të ngelet më pak zemër se në nisje”. Kështu Guy Ernest Débord – pak foto, asnjë intervistë, miq të rrallë, vetëm një dashuri, dy libra diturie zemërake – pasi ka zbuluar jetët tona të reja të gëlltitura nga spektakli, ka fshirë të vetën.
E ka bërë një natë nëntori të 1994-s, në moshën gjashtëdhjetë e dy vjeçare, me një të shtënë pushke që ka shkrepur në shtëpinë e tij në Champot, fshat i Loira-s së Epërme, në periferinë e të gjitha llafeve dhe të gjitha shpërfilljeve pariziene.
Iku pa lënë lamtumira. Lakonik si në këto rreshta të debutimit. “Kam lindur në 1931 në Paris. Të mirat e familjes sime u minuan nga pasojat e krizës ekonomike botërore. Prandaj kam lindur virtualisht i rrënuar.”
Jetim nga i ati në moshën katër vjeç. Shkollat në Kanë. Adoleshenca “pa asnjë sens karriere”. I nismuar “me ngadalësi, por pashmangshëm drejt një jete aventure me sy hapur”.
Prapë në Paris një tetëmbëdhjetë vjeçar. Zbulimi i surrealizmit. Takimi me poetin Isidore Isou dhe miqtë e tij të letërsisë Zjarret e avangardave të fundit: ai shpërfillës ndaj çdo paqeje, skizmatik i përhershëm, pasionant, para së gjithash, për artin, arkitekturën, poezinë, kinemanë. Përçmon surrealizmin. Do t’i neverisë letristët. Do të ratifikojë vdekjen e cilësdo avangarde.
Do të shkruajë dhe do të drejtojë filma, duke u nisur nga “Hurlements en faveur de Sade” që një mbrëmje të 1952-shit, në Paris, do të prezantojë kështu: “Nuk ka më filma. Kinemaja ka vdekur. Po të doni, kalojmë direkt te debati.”
Udhëtues i madh en place. “Kam jetuar kudo përpos që mes intelektualëve të kësaj epoke” – është Parisi që i rrotullohet së paku për tre dhjetëvjeçarë të plotë – De Gaulle-i triumfues dhe borgjezia e vogël e Francës së Madhe – kur mbërrin në libraritë e lagjes latine numri i parë i IS, Internacionales Situacioniste (”Situacionist”, ka shkruar, “është një fjalë pa kuptim”), semestrale e bërë me fjalë e shenja të buta si brisk. Me ironi përbuzëse.
Dhe marketing i hareshëm rekrutimi. “Të rinj, të reja, çfarëdo prirjeje, për kotninë dhe lojën. Pa dije të veçanta. Nëse jeni inteligjentë dhe të bukur, ju mund të hyni brenda kuptimit të Historisë.
Me situacionistët. Telefononi menjëherë. Paraqituni.” Internacionalja Situacioniste ka lindur një vit përpara, në qershorin 1957, në Corsio d’Arroscia, fshat i thellë i Ligurias, të pranishëm Guy Débord, Gianfranco Sanguinetti, Melanotte, piktori Pinot-Gallizio, artistë të grupit Cobra (Kopenhaghen, Bruksel, Amsterdam), të Lëvizjes për një Bauhaus Imagjiniste, të Komitetit Psiko-gjeografik të Londrës.
Qysh atëherë: një dashuri e përhershme e Débord-it për Italinë, që e vizitoi shpesh, sidomos në vitet e nxehta të terrorizmit (që e kundërshtoi me forcë) deri në përjashtimin e dekretuar në 1977 (qeveria Andreotti, ministër i brendshëm Cossiga), i akuzuar se nxit klimën kryengritëse në vend.
Shkroi: “Italia përmbledh kushtet sociale të tërë botës, dhe orvatet, në mënyrën që dihet, të amalgamojë në një vend të vetëm Aleancën e Shenjtë represive të pushtetit të klasës borgjeze dhe burokratiko-totalitare.”
Fotot e atëhershme, jo më shumë se tri ose katër të botuara, e portretizojnë pranë Alisias (dhe ajo do jetë deri në fund).
Ai në pulovër, xhup lëkure, syze. Ajo në pulovër, xhup lëkure, një buzëqeshje të vogël. Po ajo fytyrë vezake. Ai sheh atë. Në mes kanë një tavolinë bistroje, taketuken, gotat dhe verën.
Do të tregojë piktori Merri Jolivet: “U frekuentuam për një vit. Ndërronim vazhdimisht kafe, sipas cilësisë së ndryshme të verës. Vërdallë pinim verëra modeste fshati, pa pretendime.
Por në shtëpinë e tij, ai hapte vetëm shishe me cilësi të shkëlqyer. Dhe i kontrollonte për mrekulli efektet e verës.” Guy Débord: “Ajo që di të bëj më mirë, është të pi.” Kështu tridhjetë vjeç e kështu vitet më pas.
“Do më dukej po aq vulgare të bëhesha një autoritet në kontestimin e shoqërisë sakur të bëhesha në po këtë shoqëri vetë”. I vetmuar. narcizist deri sa kënaqet për padukshmërinë e tij maniakale që i vlejti titullin e “mendimtarit më të mistershëm të epokës”.
Kurrë s’ka pasur televizor, kurrë s’ka pasur telefon. Miqve të pakët u shkruante, duke përdorur ndonjë copë letër çfarëdo. Asnjë rit boje. Shëtitje të gjata nokturne. Asnjë mondanitet. Asnjë kongres, debat, prezantim libri. Polemika gjithmonë, por vetëm me shkrim, kundër trashjes së Partisë Komuniste Franceze, kundër Lucien Goldmann, Henri Lefebvre, Edgar Morin.
Kundër Sartrit, “të pacilësueshmit”, Martin Heideggerit, “nazistit të gjorë”, François Lyotard-it “mbledhës dromcash me rimorkio”.
Për veten: “Doktor në asgjë”. Por edhe: “Mik i Arthur Cravan-it dhe i Lautréamont-it”. Në bibliotekën e tij: Tuqiditi, Sun Cu, Omar Kajam, Makiaveli, Hegel, Tokvil, Marks, Karl Kraus, Lukaç, von Klauzevic, Xh. Oruell, Baltazar Gracian.
Dhe natyrisht, dy tekstet e tjerë themelorë të situacionizmit: Për mjerimin e mjedisit studentor të Mustafa Kajatit (Manifesti i Famshëm i Universitetit të Strasburgut) dhe Manuali i dijes për të jetuar në përdorim të brezave të rij të Raoul Vaneigem. Të dy të botuar në 1967, viti kur del “Shoqëria e Spektaklit”.
Libër më fort i cituar se i lexuar, i përfunduar mbi muret e Majit Francez, së bashku me fragmentet të filmave të tij dhe të artikujve të tij. Citime të inkurajuara nga vetë Débord-i që ka refuzuar gjithmonë të drejtat dhe copyright-in e çdo vepre: “Idetë përmirësohen. Kuptimi i fjalëve merr pjesë te kjo. Plagjiatura është e domosdoshme.
Progresi e implikon. Ai shtrëngon nga afër frazën e një autori, përdor shprehjet e tij, përball një ideje të rreme, e zëvendëson me idenë e drejtë.” Shumë i ngadaltë në krijim, Débord do e mbyllë rrethin e analizës së vet njëzet e një vjet më vonë me “Komentaret, tridhjetë e tri theza mbi «spektakolaren e integruar», modalitet i ri i pushtetit që realizon falsifikimin perfekt dhe përfundimtar të botës.
Aristokrat në stil dhe maniera e ka mbajtur gjithmonë të lehtë dritën mbi jetën e vet, i gatshëm amà, me një flakërimë, të rivendikojë për vete ndriçimin teorik të analizave të tij subversive: “Unë nuk kam ndryshuar, si gjithë të tjerët, ide një apo shumë herë me kalimin e kohës.
Janë më fort kohët që kanë ndryshuar sipas ideve të mia”. Ka shkruar: “E vetmja sipërmarrje interesante është çlirimi i jetës së përditshme.” “Janë interpretuar mjaftueshëm pasionet. Duhen gjetur të reja.”
“Formulën për të përmbysur botën nuk e kemi gjetur në libra, por duke u endur.” Botën e tij, Guy Débord, ka për ta humbur në vetminë e mbrame. Ikën nga Parisi në 1991.
Do kujtojë Jolivet: “Mora vesh për nisjen e tij kur mu kthye ftesa për një ekspozitë që i kisha dërguar. Zarfi thoshte: “Është nisur pa lënë adresë”. Adresa e Débord-it është në librat e tij.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24823. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24823

Dade: Lëvizja për Mendim Ndryshe të zbatojë vendimet e PS Znj. Dade qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë greke për ndarjen e kufirit detar mes dy vendeve, ndërkohë, që partitë opozitare kanë hedhur dyshime se ajo është e disfavorshme për vendin tonë.
Realisht çfarë fiton dhe çfarë humbet Shqipëria në rast se kjo marrëveshje do të ratifikohej nga Kuvendi?
Komisioni i Jashtëm i parlamentit në të cilin unë kam qenë nënkryetare në kohën kur është nënshkruar marrëveshja ka kërkuar shpjegime dhe ka kërkuar marrëveshjen e cila nuk i është vënë asnjëherë në dispozicion. Kështu që paraprakisht nuk jam në gjendje, duke mos qenë as specialiste, që të konstatoj se çfarë ka humbur dhe çfarë ka fituar Shqipëria.
Kam ndjekur me shumë vëmendje shqetësimet e aktorëve kryesorë e specialistëve, dhe mendoj që në analizën, që ata bëjnë, ndoshta duhet të ishte nevoja për reflektim nga ana e parlamentit, sepse kuptohet se kur një marrëveshje ndërqeveritare nënshkruhet, nuk ka më kthim më prapa dhe, është vetëm parlamenti ai që vendos për të ratifikuar ose jo. Në këtë rast, ndoshta krijohet mundësia, që marrëveshja të rinegociohet.
Mua më bën përshtypje fakti i kohës me ngut në të cilën u nënshkrua kjo marrëveshje, pra vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme, ashtu sikurse Sali Berisha dhe qeveria e tij bën një sërë gjerash në ngutje të pamenduara mirë jo vetëm në lëmin politik, por edhe në atë ekonomik.
Dihet që është boshatisur buxheti i shtetit, dihet që në një numër investimesh kanë pasur probleme etj. Në këtë kuadër ngrihet një pikëpyetje lidhur me momentin në të cilën është nënshkruar marrëveshja.
Edhe si ish-ministre e jashtme më bën përshtypje fakti, që në asnjë rast, në të gjitha bisedimet, që ne kemi pasur me palën greke, nuk ka qenë pjesë e bisedimeve, madje nuk është shtruar asnjëherë nevoja për të negociuar apo biseduar lidhur me një marrëveshje për përcaktimin e kufijve detar midis Shqipërisë dhe Greqisë
Pra kjo marrëveshje është shtruar si çështje për herë të parë në vitin 2006 dhe është nënshkruar në më pak se tre vjet, kur dihet që shtete të tjera të tilla bisedime i shtrijnë nder vite duke marrë mendimin jo vetëm të specialistëve, por edhe të mjaft aktorëve të tjerë politikë, ose jo politikë në vend, dhe për arsyen e thjeshtë se, kur gjërat bëhen të pjekura edhe në rast se do ketë gabime, faji nuk i mbetet qeverisë.
Fakti që PS-ja e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese ka qenë një hap i menduar mirë, ka qenë një rrugë e pjekur për t’i dhënë një përgjigje edhe mëdyshjeve, që janë ngritur edhe nga specialistë të fushës dhe sigurisht kjo nuk duhet të cenojë marrëdhëniet e shkëlqyera, që ne kemi me Republikën e Greqisë si një vend që është i përcaktuar edhe në programet qeverisëse të të gjitha forcave politike si partner strategjik dhe Greqia do të mbetet e tillë. Unë besoj se është momenti që ne të shprehim vlerësimin tonë për ndihmesën, që shteti grek i ka dhënë Shqipërisë, në të gjitha proceset integruese.
Pra, nëse do të ishte vepruar më mirë nga ana e qeverisë shqiptare për tu konsultuar me të gjithë aktorët, unë jam e bindur se nuk do të kishte asnjë pikëpyetje lidhur me këtë marrëveshje.
Në rast se, këtu përfshihen edhe elementë ekonomik sikurse kam dëgjuar të flitet edhe nga një ish-zëvendësministër i Energjitikës, atëherë çështja ndërlikohet më shumë.
PS-ja dhe pesë forca të tjera opozitare e kanë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, megjithatë një moment që mund të bëjë që kjo kërkesë të bjerë, është pikërisht legjitimi i këtyre forcave për të ankimuar një çështje të tillë.
Pra, a nuk do të ishte më mirë që jo vetëm për të legjitimuar këtë ankimim, por edhe për të kundërshtuar këtë marrëveshje, ju të ishit në parlament në këto momente?
Kjo është një kërkesë që ka ardhur jo vetëm nga PS-ja por edhe nga i gjithë koalicioni opozitar dhe për këtë arsye mendoj se ka qenë një hap i matur për të përfshirë edhe aktorë të tjerë siç është edhe rasti i z.Ngjela, që është edhe specialist në fushën juridike.
Por, unë mendoj se shpesh shteti shqiptar e humbet momentin dhe shpesh duket se nuk mendon më shumë për interesat e vendit të vet, kur është rasti për marrëveshje të tilla. Kujtoj këtu rastin e nënshkrimit të traktatit të fqinjësisë së mirë me shtetin grek nga ana e Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë dhe ka një paradoks shumë të pakuptimtë se edhe pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, nuk kemi të abroguar ligjin e luftës.
Pra unë mendoj se shteti shqiptar duhet të jetë më i përgatitur, si dhe të ketë një vizion më të qartë në rastet kur nënshkruhen marrëveshje të tilla, sepse në fund të fundit politika e jashtme e një shteti i shërben interesave madhore të kombit dhe vendit dhe jo individëve të caktuar.
A duhej shfrytëzuar ky rast që Shqipëria të kërkonte të zgjidhte dhe problemin e Ligjit të Luftës që Greqia mban ende të pa abroguar?
Nisur sa më sipër, doja të thosha se kur kemi nënshkruar Traktatin e Fqinjësisë së Mirë nuk kemi arritur atë që duhet të arrinim dhe të kërkonim nga pala greke abrogimin e ligjit të luftës, i cili sipas Greqisë është i pavlefshëm në këto kohë, por që praktikisht nuk kemi një akt të parlamentit grek për abrogimin e këtij ligji.
Është absurd, që një shtet me një shtet tjetër nënshkruajnë traktatin e fqinjësisë së mirë dhe pastaj në mënyrë të njëanshme njëri prej këtyre dy shteteve mban ende të pa abroguar ligjin e luftës.
Ndërkohë mazhoranca dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, ka akuzuar PS-në se me qëndrimin që po mban ndaj kësaj çështje, po nxit konfliktin mes dy vendeve…. Unë shpreh keqardhjen e thellë që kjo çështje politizohet.
Eshtë normale që të ketë diskutime, të ketë debate aq më tepër, që ministri ynë i Jashtëm përfaqëson një forcë politike, që në prill u ka bërë thirrje të gjitha forcave të tjera politike, që ta denoncojnë këtë marrëveshje, madje mua më janë dukur si komunikatat e Luftës së Dytë Botërore.
Ju si PS a jeni konsultuar me partinë tuaj aleate greke, PASOK, para se të pozicionoheshit në këtë qëndrim, kur dihet që tani kjo forcë politike është në qeveri dhe a rrezikoni të prishni marrëdhëniet me socialistët grekë?
Nuk ka pse të kemi droje nga ky qëndrim për arsyen e thjeshtë se çdo shtet politikën e tij të jashtme e ka ngushtësisht të lidhur me interesat kombëtare dhe mbi të gjitha ne nuk kemi konstatuar se janë shkelur interesat kombëtare, prandaj dhe i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që të shprehet ky institucion, që e ka në autoritetin e vet dhënien e mendimit për marrëveshjet e lidhura mes dy vendeve.
Si ish-Ministre e Jashtme si do ta vlerësonit politikën e jashtme, që po ndjek qeveria shqiptare?
Kuptohet që në atë ç’ka miratohet në parlament lidhur me programet qeverisëse dhe kapitullin për politikën e jashtme, për të gjitha partitë politike, përparësitë janë integrimi euroatlantik dhe sigurisht disa parime bazë siç janë politikat e fqinjësisë së mirë dhe përcaktimi i partnerëve strategjikë. Pra, në letër nuk ka dallime midis partive lidhur me përcaktimin e këtyre përparësive.
Problemi është mënyra dhe mekanizmat se si zbatohet ajo. Gjykoj se politika e jashtme e shtetit shqiptar është pa bosht të qartë orientimi dhe është një politikë e momentit e vënë në shërbim të një individi, pra të kryeministrit Berisha dhe aspak në shërbim të interesave të vendit.
Përveç shkeljes së ligjit për politikën e jashtme, për të cilën jam shprehur vazhdimisht, dhe në mënyrë të veçantë të shërbimit të jashtëm në nivel të emërimit të ambasadorëve, ka pasur debate për mënyrën sesi është politizuar dhe partizuar diplomacia.
Një diplomaci jo efektive, jo profesionale dhe e pabazuar në kriteret e karrierës, pa dyshim që sjell mangësi në zbatimin e politikës së jashtme dhe veçanërisht në orientimin e saj drejt interesave madhore të vendit.
Fakti që ne jemi shumë të vonuar për të përfituar nga liberalizimi i vizave nga Komisioni Europian dhe sëbashku me Bosnjën kemi ngelur vendet e fundit në rajon, tregon se politika e jashtme, nuk i ka shërbyer interesave madhore të vendit.
Lidhur me spekulimet për anëtarësimin në NATO të cilin Berisha është rrekur t’ia njohë këtë meritë vetëm vetes së tij dhe partisë së tij, dua të them se ka qenë një angazhim afatgjatë i të gjitha qeverive dhe në këtë aspekt nuk ka shumë rëndësi momenti në të cilin ai kryhet.
Prandaj unë nuk mund t’ia njohë meritën e anëtarësimit në NATO z.Berisha, përkundrazi ka qenë një angazhim shumë afatgjatë i PS-së dhe aleatëve të saj në qeverisje e cila dorë pas dore ka përmbushur atë cikël të planit për veprim, e cila ka sjellë edhe anëtarësimin e plotë të vendit tonë në NATO.
Gjithashtu edhe në përmbylljen e negociatave të procesit të stabilizim-asociimit, opozita ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm duke dhënë konsensusin për shumë reforma në vendin tonë. Sigurisht politika e jashtme është e lidhur edhe me politikën e brendshme.
Dhe vet fakti, që ne nuk kemi përfituar nga liberalizimi i vizave për shkak të mungesës së plotësimit të standardeve të kërkuara tregon që politikat e dështuara të brendshme kanë krijuar probleme edhe në politikën e jashtme.
Znj. Dade procesi zgjedhor i 28 qershorit ka sjellë në vend një situatë krize politike, ku PS-ja kërkon me këmbëngulje bërjen e transparencës së zgjedhjeve duke hapur kutitë e votimit, ndërsa mazhoranca vijon të bëjë indiferenten. Si mendoni se do të zgjidhet kjo situatë?
Unë dua ti bëj jehonë mesazheve të qarta dhe të prera të komisionerit të zgjerimit të BE-së Oli Rehn i cili i bëri thirrje qeverisë shqiptare, që të zgjidhë krizën politike, pra duke kërkuar që të përmbushen kriteret politike. Pra, vet kriza politike e krijuar pas zgjedhjeve të 28 qershorit nuk krijon premisat për plotësimin e kritereve politike në kuadër të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Sa i përket krijimit të kësaj situate, unë dua të ripërsëris edhe një herë qëndrimin e njohur të PS-së se, përgjegjësi kryesor për këtë, është Sali Berisha i cili në mënyrë të pakuptimtë dhe të paargumentuar këmbëngul që të mos bëhet transparenca e atyre kutive të votimit, por edhe e materialeve zgjedhore, të cilat janë edhe më të rëndësishme se edhe vet rinumërimi i votave.
Kërkesa e PS-së është e bazuar në ligj dhe ne duhet të lexojmë akoma më mirë Kodin Zgjedhor i cili në një nen të fundit të tij i referohet edhe Kodit Civil.
Nuk ka asgjë të vërtetë kur Sali Berisha thotë që vendimi i PS-së ngrihet mbi gjykatën zgjedhore, për arsyen e thjeshtë se në rastet kur do të rishikohen materialet zgjedhore dhe listat, padyshim aty do të përbëhet një element tjetër juridik, për t’ju referuar Kodit Civil.
Praktikisht ne nuk kërkojmë një rishpërndarje të mandateve, në momentin kur është shprehur Kolegji Zgjedhor, por ne kërkojmë transparencën e asaj që ka ndodhur në tre qarqe dhe, nuk e kemi shtrirë kërkesën tonë në 1/3 e qendrave të numërimit sikurse thuhet në raportin e OSBE/ODIHR-it në të cilat numërimi është bërë keq ose shumë keq, por ne kërkojmë që të bëhet rinumërimi vetëm në zonat e Beratit, Shkodrës dhe Tiranës. Kjo është një kërkesë ligjore dhe e argumentuar.
Kjo kërkesë rrëzon edhe të gjitha argumentet, që jep PD-ja dhe Sali Berisha që gjoja PS-ja ka pasur përfaqësuesit e vet në komisione, pasi ne kërkojmë që edhe përfaqësuesit tanë, që kanë shkelur Kodin Zgjedhor të jenë përgjegjës para ligjit, i cili parasheh edhe penalitetet konkrete.
Në rast se kjo nuk bëhet, atëherë odiseja e zgjedhjeve në Shqipëri do të vazhdojë dhe do të kemi vazhdimisht zgjedhje të manipuluara sa kohë komisionerët, që shkelin ligjin ndihen të qetë se krimi që ata kanë konsumuar nuk do të zbulohet për arsyen e thjeshtë se nuk hapen kutitë. Ne do t’i qëndrojmë kësaj kërkese.
Në takimet që ne kemi pasur me partnerët tanë ndërkombëtar, unë kam konstatuar se ata nuk kanë asnjë kundërshtim lidhur me kërkesat e PS-së, por se sugjerimet e tyre janë për mënyrën sesi ne kërkojmë të arrijmë përmbushjen e kushteve tona.
Prandaj ne do të vazhdojmë dhe nuk do të reshtim së binduri se edhe marrëdhënia e kushtëzuar që PS-ja ka vendosur me Kuvendin e Shqipërisë është një marrëdhënie e bazuar pikërisht mbi këto kërkesa, për të cilat nuk shoh asnjë pengesë ligjore se pse nuk duhet të përmbushen.
Dua të evidentoj faktin këtu se Berisha jo vetëm që s’ka pranuar të hapë kutitë, por nuk ka denjuar të përmbushë asnjë nga kushtet e tjera, që ne i kemi vënë, siç është ai i kthimit të të larguarve nga puna për shkak të mbështetjes, që i dhanë opozitës apo edhe kërkesave të tjera të njohura që ne kemi bërë.
Pra unë besoj se vendimi i PS-së duhet marrë seriozisht nga qeveria dhe përshëndes kujtesën, që Oli Rehn i ka bërë qeverisë shqiptare për të zgjidhur krizën. Ky është një hap përpara dhe ndaj Sali Berisha duhet të lexojë me vëmendje shumë të madhe mesazhin, që ka ardhur kësaj radhe nga Oli Rehn.
Ne do të vazhdojmë të bëjmë të gjitha përpjekjet në linjën tonë të praktikave demokratike, duke ju bërë kërkesë madje edhe të gjithë familjarëve të cilët e kanë të qartë dhe e dinë shumë mirë që njerëzit e tyre në emigracion nuk kanë ardhur për të votuar dhe në kutitë e materialeve zgjedhore dhe kutitë e votimeve, ata rezultojnë që kanë marrë pjesë në votime.
Dhe këtë ne do të fillojmë ta bëjmë në linjat tona partiake dhe besoj se kjo është shumë e lehtë për tu verifikuar pasi në rast se ata kanë ardhur për të votuar, duhet të kenë në pasaportat e tyre edhe vulën e kalimit të kufirit.
Prandaj ne kërkojmë që të shihen edhe kutitë e materialeve zgjedhore për të parë edhe listat e zgjedhësve të cilat janë ndryshuar dhe janë shpërndarë vetëm një ditë para zgjedhjeve, pra më datë 27 qershor. Këtë unë e kam konstatuar edhe në zonën ku unë kam qenë ditën e zgjedhjeve në Përmet.
Ju përmendët pak më lart takimet që keni bërë me diplomatët e huaj në Shqipëri lidhur me negociimin e një zgjidhje të kësaj situate. Ndërkohë që edhe vet Lohan në ditën e prezantimit të progres- raportit i pranoi këto negociata, por pa bërë të ditura detajet dhe rezultatet e tyre.
Mund të na thoni se çfarë kanë sugjeruar ambasadorët e huaj në këto takime që keni bërë?
Sigurisht që aktorët e Bashkimit Europian kërkojnë që ne të kthehemi në parlament dhe ata e konsiderojnë kthimin në parlament si një mekanizëm për të zgjidhur dhe për të arritur edhe përmbushjen e kërkesave tona. Megjithatë ne gjykojmë se kjo marrëdhënie e kushtëzuar është e diktuar nga kokëfortësia e Sali Berishës për të mos bërë transparencën e procesit zgjedhor.
Më vjen mirë që z.Lohan, Ministri i Jashtëm i Austrisë që vizitoi vendin tonë së fundmi, por edhe komisioneri Oli Rehn ia kanë bërë të qartë qeverisë shqiptare se, pa angazhimin dhe konsensusin e opozitës nuk mund të ketë avancim të proceseve integruese për Shqipërinë.
Në rast se Sali Berisha është realisht i interesuar për avancimin e procesit të integrimit, ai duhet të zhbllokojë situatën dhe nuk mund të mashtrojë opinionin publik, për gjera që edhe ai vet nuk i beson.
Këtu kemi të bëjmë me një vullnet politik për të bërë transparencën e procesit zgjedhor, transparencë që është bërë në Itali, në Greqi, dhe së fundmi është bërë edhe në Afganistan. Prandaj nuk ka pse në Shqipëri të mos bëhet një transparencë e tillë për një proces të dyshimtë elektoral.
Sali Berishës nuk besoj se i shkon nëpër mend se do t’i shpëtojë transparencës së procesit zgjedhor. Ne jemi të vendosur në këtë hap që kemi hedhur dhe kemi mbështetjen e të gjithë atyre që kanë votuar PS-në dhe opozitën.
Gjithashtu për shkak të këtij procesi zgjedhor dhe rezultateve që pasuan, në PS është hapur një debat ku duket se janë krijuar dy grupe të cilat kanë shkuar shumë larg në qëndrimet e tyre.
Sa rrezikon që ky debat të kthehet në një rrezik për një çarje të re të PS-së?
Unë nuk do t’i quaja dy grupe. Janë një numër kolegësh të cilët janë ngutur të artikulojnë kritikat e tyre, fillimisht për kryetarin e PS-së ende pa mbaruar procesi zgjedhor.
Sigurisht që e kam konsideruar si një nxitim për të dhënë konkluzione. Unë nuk besoj se kolegët tanë të nderuar do të shkelin vendimet politike, që janë marrë në mazhorancë edhe nga strukturat vendimmarrëse.
PS-ja ka qenë gjithmonë një parti e demokratizuar në thelbin e saj dhe ne vazhdimisht kemi pasur një debat të brendshëm, por unë do të uroja që debati të ishte për çështje parimore, për çështje që realisht ndihmojnë në zgjidhjen e problematikës.
Në këtë sens, do të thosha se është e drejta e tyre të mendojnë që ne duhet të kthehemi në parlament dhe ta thonë këtë mendim që kanë, por sikurse në çdo demokraci vendimet merren me shumë votash dhe neve kjo nuk na ka munguar.
Lidhur me shkëputjen, unë nuk besoj se këta kolegë të nderuar me pjekurinë politike që kanë, do ta ndërmarrin atë hap edhe për faktin që ne tashmë kemi aplikuar një sistem zgjedhor dhe elektorati ka votuar PS-në dhe jo emra të veçantë të listave të kandidatëve, për deputetë.
Të gjithë jemi të detyruar të zbatojmë vendimet politike, që merr partia dhe askush nuk mund të ketë të drejtën e vet për të dalë jashtë kornizës së vendimeve politike që merren.
Në rast se kjo ndodh, pra ata vendosin të shkelin bojkotin sikurse edhe kanë paralajmëruar a do të zbatohen masat që parashikon statuti?
Secili është përgjegjës për atë çka bën në politikë dhe sigurisht politikanët janë të gjykuar nga publiku, që i voton dhe në cikle kohore të caktuara, ne vlerësohemi nga anëtarësia e partisë dhe elektorati.
Ndërkohë pavarësisht këtyre debateve politike brenda dhe jashtë strukturave të partisë, PS-ja ka hyrë dhe në një proces për rifreskimin e programit të saj politik.
Çfarë mendoni se do të ndryshojë në këtë dokument dhe a pritet që të ketë një ndryshim të vijës ideologjike të kësaj force për tu pozicionuar më qartë majtas apo drejt qendrës?
Një parti politike serioze e përditëson programin dhe dokumentet e saj themelore.
Programi ynë është i njëjtë me programet e të gjitha partive socialiste dhe socialdemokrate të Europës, por edhe të internacionales socialiste në linjat e përgjithshme, pra të politikave sociale apo të zgjidhjes së një sërë politikash ekonomike. Kjo që ne po bëjmë tani, për të përditësuar programin e PS-së nuk është një risi, sepse PS-ja që nga fillimi e ka bërë këtë në çdo kongres, ku ne kemi reformuar edhe programin.
Por unë besoj se mjaft elementë të programit elektoral që ne shpalosëm në këtë fushatë do të mbeten të tillë sepse kur ne themi se është manipuluar apo është deformuar vullneti i zgjedhësve këtu ne nuk kemi pse të lodhemi që të gjejmë arsyet pse elektorati nuk ka votuar programin tonë.
Madje mua më është dukur pak e çuditshme kur disa nga ne kanë thënë që duhet ta sjellim programin më pranë elektoratit, pasi unë besoj se kjo ka qenë një risi e programit elektoral të PS-së, që ai u shkrua duke u nisur nga vet tryezat, që ne bëmë me bazën e partisë dhe me gjithë specialistët përtej partive politike për t’iu përgjigjur më mirë realitetit ku ne jetojmë. Dialogu me Shqipërinë që zhvilloi PS-ja i ka shërbyer hartimit të programit, që ne kemi bërë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24814. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24814

Berisha: E konsiderojmë veten pa imunitet Kryeministri Sali Berisha e përforcon edhe më shumë qëndrimin e tij për të “zhveshur” nga petku i imunitetit ministrat, deputetët dhe zyrtarët e lartë. Një ditë pas deklaratës së kryediplomatit amerikan në Tiranë, John Withers, Kryeministri Berisha u tregua i gatshëm për të risjellë në Kuvend nismën e heqjes së imunitetit, por shfrytëzoi edhe rastin për të fajësuar në këtë pikë socialistët për bllokimin e këtij ligji. “Jam kundër çdo imuniteti. Kemi dërguar ligjin në Parlament, opozita nuk e miratoi”, tha Berisha. Sipas Kryeministrit, opozita ka qenë ajo e cila ka bllokuar këtë nismë në Kuvend.
Pasi ka fajësuar socialistët për bllokimin e ligjit për imunitetin, Kryeministri Berisha ka zbuluar planin rezervë, i cili do të shkojë në zbatim të kërkesës së ndërkombëtarëve. Zgjidhja e vetme, që Partia Demokratike mundet të ofrojë në mungesë të numrave të duhur në Kuvend, është qëndrimi i njëanshëm. Cilado kërkesë e prokurorisë apo e organeve të drejtësisë për dorëzimin e imunitetit të ministrave dhe deputetëve do të pranohet në mënyrë automatike nga shumica parlamentare.
“Atëherë do të praktikoj qëndrimin e njëanshëm. Që do të thotë, çdo kërkesë nga organi i prokurorisë apo gjyqësore për heqjen e imunitetit do të jetë automatikisht e pranueshme. Mazhoranca ka të drejtë të mos i njohë vetes imunitet. Siç kemi praktikuar. Nuk ndryshojmë dot ligjin, por qëndrim të njëanshëm mund të mbajmë”, tha Berisha. Pas mosbindjes së partisë më të madhe opozitare për tu kthyer në Parlament, Kryeministri ka nxjerrë në publik planin rezervë, sipas së cilës cilido ministër apo deputet do të dorëzojë imunitetin në momentin që organet kompetente ua kërkojnë një gjë të tillë. Duke fajësuar opozitën dhe duke e akuzuar atë si përgjegjësen kryesore të mos miratimit të ligjit që heq imunitetin e deputetëve, Kryeministri Berisha bëri me dije se asnjë nga përfaqësuesit e së djathtës nuk i njeh vetes imunitet. Qëndrimi i njëanshëm i PD-së do të vijë si pasojë e mungesës së opozitës në Parlament.
Kryeministri Berisha sqaroi dje se do të aplikohet heqje automatike e imunitetit të deputetëve, nëse kërkesat vijnë nga autoritetet kompetente të drejtësisë. “Ne do të mbajmë qëndrim të njëanshëm. Çdo kërkesë nga organet gjyqësore për heqje imuniteti do jetë e pranueshme”, përsëriti ai. Berisha theksoi faktin se nga mungesa e opozitës në Parlament nuk është bërë i mundur ndryshimi i ligjit për imunitetin ndaj dhe mazhoranca ka vendosur që të mbajë një qëndrim të vetin. “Ne nuk mund të ndryshojmë ligjin, por ama nëse organet e prokurorisë do të kërkojnë të kryejnë hetime për zyrtarët, atëherë nuk do të pengohen”, përfundoi kryetari i shumicës. Kryeministri i bëri këto deklarata pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike dhe një ditë pas thirrjes së ambasadorit të SHBA-së, John Withers, i cili ftoi mazhorancën ta votojë në Parlament heqjen e imunitetit për deputetët, si shenjë e mbajtjes së premtimit të mëparshëm.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24802. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24802

Rusheku: KMSH, burim tensionesh, nuk po i shërben jetës fetare Përçarja e tri ditëve të fundit në Komunitetin Mysliman është thelluar sot, pas kundërdeklarimeve të nënkryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Saimir Rusheku. Debati lindi tri ditë më parë pas botimit në “Shekulli” të një interviste të z.Rusheku, ku ai akuzonte lidershipin e Komunitetit Mysliman. Përgjigja e kreut të Komunitetit ndaj akuzave u shpërnda menjëherë pas botimit të intervistës. Në reagim thuhej:
“…Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ndjen të nevojshme të reagojë ndaj akuzave që z. Saimir Rusheku (ish nënkryetar i KMSH) bëri në intervistën dhënë gazetës Shekulli datë 24 Tetor 2009, duke theksuar se këto akuza nuk janë aspak të vërteta. Në lidhje më këtë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë sqaron si më poshtë vijon: Z. Saimir Rusheku është njoftuar për mbledhjen e rradhës si verbalisht dhe me anë të një sms-je. Ai nuk është përgjigjur urdhërit për paraqitje në mbledhje duke arsyetuar me një justifikim familjar. Disa ditë më vonë ai vetë pohoi, në prani të të gjithë stafit, se për këtë mbledhje ishte i informuar verbalisht dhe me sms por nuk kishte marrë pjesë për arsye personale. Neni i 25 i Statutit të KMSH paragrafi 6 thotë qartazi që kompetencat e Kryetarit dhe Kryesisë së KMSH lejojnë emërimin dhe shkarkimin e nënkryetarit e të tjerëve, si dhe bën lëvizjen dhe uljen në detyrë të tyre, duke ia kaluar për miratim më pas Këshillit të Përgjithshëm. Ka qenë i njëjti Kryetar i KMSH-së, që e ka emëruar personin në fjalë, sipas të njëjtës procedurë, dhe z. Rusheku atëkohë nuk ka ngritur asnjë pretendim. Kryesia e KMSH në mbledhjen e rradhës me datë 9 Tetor 2009, mes vendimeve të tjera për qarkullim kuadri, ka vendosur që edhe z. Rusheku të qarkullojë me motivime të justifikueshme brenda normave të statutit të KMSH. Ai jo vetëm që ka neglizhuar në dëm të institucionit duke mos kryer detyrimet fetare që statuti i ngarkon, por është bërë edhe pengesë në zhvillimin e Komunitetit Mysliman, shoqërisë dhe kombit duke mos ndjekur linjën zyrtare dhe tradicionale të KMSH…”
Pas kesaj deklarate, sot është sërish z.Rusheku që kundëreagon. Më poshtë ka pjesë nga deklarata e tij:
“Jam këtu përpara jush, për të denoncuar aktin më të fundit të ndërmarrë nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Selim Muca, i cili lidhet me shkarkimin tim nga posti i Nënkryetarit të këtij institucioni, si dhe me shkarkimin e Kryemyftiut të Shqipërisë Hafiz Shaban Salihin. Reagimi im vjen jo thjesht për shkak të shkarkimit tim personal, por për shkak të mënyrës se si z. Muca po sillet me institucionin më të madh fetar në vend, duke e shndërruar atë në një feud personal, pa kurrfarë lidhje me misionin fetar. Duke nisur që nga motivimi i paraqitur prej tij për shkarkimin tim, e duke vazhduar me mënyrat krejtësisht antistatutore, jomorale dhe joinstitucionale të marrjes së vendimit, janë dëshmi se ky institucion po shndërrohet në një ngrehinë të kalbëzuar, e cila, jo vetëm nuk po e kryen dot misionin e vet, por për më tepër, po bëhet cdo ditë e më shumë burim problemesh, përplasjesh, tensionesh si dhe pengesash të cilat nuk i shërbejnë aspak jetës fetare në vend. Më duhet të shpjegoj se Selim Muca arrin të motivojë në mënyrë krejt qesharake dhe të pabesueshme shkarkimin e dy prej drejtuesve më të lartë të institucionit që drejton, me motivimin e thjeshte “lëvizje kuadri”, motivacion që nuk mund të jetë i pranueshëm as për shkarkimin e rojes së ndërtesës së këtij institucioni. Kjo sjellje arrogante e kryetarit Muca, është dëshmia më banale e mentalitetit klanor me të cilën ai përpiqet të sundojë një institucion të tillë, i cili në të kundërt me atë cka ndodh realisht, është ngritur për ti shërbyer nevojave më fisnike dhe më sublime të individit dhe shoqërisë, nevojave shpirtërore…”(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/aktualitet/rusheku-kmsh-burim-tensionesh-nuk-po-i-sherben-jetes-fetare.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/aktualitet/rusheku-kmsh-burim-tensionesh-nuk-po-i-sherben-jetes-fetare.html

Britania: Imuniteti për institucionet, jo individët Diplomatët e akredituar në Tiranë shtojnë presionin ndaj klasës politike dhe qeverisë për miratimin e ligjit që heq imunitetin e zyrtarëve të lartë. Pas ambasadorit amerikan John Withers, një mesazh për heqjen e imunitetit vjen edhe nga ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona Mcilwham. Sipas saj, imunitet duhet të kenë institucionet dhe jo personat e emëruar brenda tyre. “Imuniteti ekziston për të mbrojtur institucionet dhe vlerat që ato përfaqësojnë dhe jo individët brenda tyre. Asnjë nuk duhet të jetë mbi ligjin, aq më tepër nëse nuk ke asgjë për të fshehur nuk ke as frikë. Duhet të punojmë të gjithë për të rritur përgjegjësinë në institucionet publike”, tha Mcilwham. Mesazhi i ambasadores britanike në Tiranë, është shumë i qartë dhe i faturohet si përgjegjësi parësore qeverisë dhe klasës politike.
Ambasadorja Fiona Mcilwham bëri apel për heqje të imunitetit për individë të caktuar, pa përmendur emra në veçanti, duke marrë shkas nga një studim i pasurive të zyrtarëve. Duke mëshuar fort tezës se imuniteti duhet të mbrojë institucionet dhe jo individët, ambasadorja Mcilwham tha se “ata që nuk kanë se çfarë fshehin nuk duhet të kenë as frikë nga kjo nismë”. Ambasadorja anglezë iu referua edhe progres-raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke risjellë në vëmendje detyrat e shtëpisë që qeveria, politika dhe institucionet kanë për të bërë për të përfituar liberalizimin e vizave dhe statusin e vendit kandidat në BE. “Progres-raporti e tha shumë qartë, se korrupsioni mbetet një problem serioz dhe i përhapur për Shqipërinë. Raporti komentoi edhe kapacitetin e administratës dhe në organet e tjera të auditivit, të cilët kanë nevojë për të forcuar në mënyrë të veçantë, sidomos luftën kundër konfliktit të interesit”, tha ajo. Ambasadorja Mcilwham tha se Britania do të vazhdojë ta ndihmojë Shqipërinë në përshpejtimin e këtij procesi. “Qeveria dhe institucionet duhet të punojnë fort për të rifituar besimin e opinionit publik në luftën kundër korrupsionit”, u shpreh ambasadorja. Mcilwham theksoi se “korrupsioni vazhdon të jetë një problem shqetësues në Shqipëri”. Ambasadorja kërkoi që hetimet për korrupsionin duhet të shtrihen edhe mbi vetë sistemin e drejtësisë. Sipas ambasadoren, progres-raporti i Bashkimit Europian ishte i qartë, duke theksuar se korrupsioni është pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE. “Progres-raporti i Komisionit Europian për vitin 2009 përmend disa punë të mira të bëra për luftën kundër korrupsionit nga disa institucione, por veç të tjerash raporti flet edhe për kulturën e pandëshkueshmërisë që dëmton të ardhmen e Shqipërisë dhe aspiratat e saj. Në një takim për gjyqësorin këtë javë, zyrtarë të lartë, përfshi edhe Presidentin, vunë në dukje edhe nevojën për të ndërmarrë reformën në gjyqësor e në veçanti korrupsionin në gjykata”, tha Mcilwham. Duke iu referuar deklaratave të kryeprokurores Ina Rama, sipas së cilës gjykatësit në Shqipëri nuk mund të hetohen, pasi kanë imunitet, ambasadorja tha se askush smund të vihet mbi ligjin. “Ne duhet të punojmë për të forcuar llogaridhënien e zyrtarëve publikë këtu në Shqipëri”, u shpreh Mcilwham. Ambasadorja i bëri këto deklarata gjatë publikimit të një raporti mbi deklarimin e pasurive të zyrtarëve, nga Qendra për Transparencën dhe Informimin e Lirë. Gjatë këtij takimi, ambasadorja britanike komentoi edhe rastin kur deputetët anglezë abuzuan me shpenzimet. Ajo theksoi se media dhe institucionet duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar këtë fenomen dhe kërkoi nga qeveria, institucionet dhe media shqiptare të jenë më vigjilente për luftimin e fenomeneve të tilla.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24808. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24808

Harry Potterin i vërtetë Jeta e një 20-vjeçari britanik është shndërruar në tmerr të vërtetë, që kur është botuar libri i parë për magjistarin e vogël Harry Potter. Ky djalosh nuk ka të bëjë asgjë me magji, por i gjori shkakton të qeshura sa herë i prezantohet dikujt me emrin e tij real, Harry Potter.
Harry vërtetë ka telashe, sepse, sa herë prezantohet me emrin e tij real – Harry Potter njerëzit e marrin prezantimin e tij si shaka.
Madje kështu i ka ndodhur edhe kur është njoftuar me të dashurën e tij, të cilën e kishte bindur vetëm atëherë kur e kishte dëshmuar emrin duke e treguar kartën e tij të identitetit.
Kur linda, e pagëzova të birin me emrin e princit Harry. Në vitin 1989 nuk ka ekzistuar libri i JK Rowlingut për magjistarin Harry Potter, dhe as që kam mundur të ëndërroja se ky emër të bëhej me famë botërore, ka thënë e ëma e Harryt real, Tracey Shaw.
Edhe pse në fillim, djaloshit Harry i është dukur gjë argëtuese të kishte emrin e njëjtë me personazhin e famshëm botëror, shumë shpejt ky emër i është shndërruar në ankth.
Harry Potter ka thënë për Daily Mail se njerëzit kanë filluar të tallen me të, disa edhe të bëhen agresivë duke menduar se ky bën shaka në llogari të tyre, e madje as policia nuk i kishte besuar se ky është emri i tij i vërtetë.
Problemet i janë shfaqur po ashtu edhe kur kishte konkurruar për punë. Kur konkurrova për punë në bankë, ata nuk më besuan se unë quhesha ashtu. Tash jam i punësuar aty, mirëpo jam i punësuari i vetëm që nuk prezantohem me emër e mbiemër para klientëve, ka thënë Potter. /Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=730. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=730
Top