Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
E ndezim pak (Albërie Hadergjonaj ft. Don Pizhi)
Don Pizhi: (Yeah, check this beat yo Wo Don Pi aha, Albi Check this sound wo wo wo Qysh t’shkon ky sen ë ë wo) Rrugës tem kur po kalon po ndriçon Shikon sikur sikur diçka po don N’club kur vallëzon djemtë me ka ni ton Rreth teje sillen sikur pllaka n’gramafon A unë, a ti hapin e parë kush e di Na bon krejt tim edhe kur pin edhe kur s’pin Veni plot gjin, tani bana ma trim Pe thamë ça kom hiq pa ngurim
Albërie: Nata po bie pak Gjithë po më pihet prap Ti po vonon për t’më marr Diçka nuk shkon me ty djalë Duhet të vie ku (ku) Humbet e nuk dihet ku (ku) Mbase ti je vërdallë Marr gocat, duhet të dal Një vend i qetë sonte nuk shkon Duhet në vend që të ketë djemë Ambient që më provokon Në vëmendje dua të jem Dikush më sheh, me sy më fton Dhe unë e ndjej dua t’kërcej Afrohesh, s’di çfarë kërkon Të lutem ma lër ta gjej
Ref. Digjesh kur dridhem Të duket lojë që zgjat veç një natë Për ty jo jo s’ka gjumë Mos u lodh, më vonë e ndezim pak Ti e ke një filling Ktu është vapë, duhet të heq diçka Shijoje natën e ëmbël dhe nxehtësinë e saj
Don Pizhi: (Yeah, yeah Check the *** yo ë ë) Me menu ti po m’bon Fantazitë mua m’i zgjon Me këtë beat menja ku s’shkon Dance baby, dance kshtu veç vazhdo wow
Albërie: Mbase është herët Për ty më shumë dua të di Harroj të tjerët Të gjithë janë prap, s’dëgjoj njëri Muzika është e lart Unë mezi pres, ti më fol Një hap më larg të ndan Unë t’bëj t’humbasësh kontroll Një vend i qetë sonte nuk shkon Duhet një vend pran të te kem Ambient që më provokon Unë ty dua të të kem Unë flas, ti flet, pse s’po më fton Një fjalë më the ti a e gjen Veç unë e di çfarë kërkon Afrohu pak të ta them
Ref. 2x Digjesh kur dridhem Të duket lojë që zgjat veç një natë Për ty jo jo s’ka gjumë Mos u lodh, më vonë e ndezim pak Ti e ke një filling Ktu është vapë, duhet të heq diçka Shijoje natën e ëmbël dhe nxehtësinë e saj
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4817. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4817
Do të kthehem nënë Ka kohë që më mundon vetmia o nënë E votër braktisa një ditë N’vendlindjen e di është vjeshtë vonë Të presin t’korrura e brenga
N’mendime m’ke tretur tani o nënë Për birin që të la n’vetmi Shikimi përhera kah dera t’përgjon Trokitje të lehta dëshiron
Ref. 2x Kthehu shpejtë m’ke pas thënë Se brengat më kanë molisur Të presin shokët një vorr nën bli Porositë e babait tënd
Kaluan pranvera e vjeshta o nënë Që kur ti e ndjell veç një kthim Nëse vetë nuk do të mundem Do i them birit tim Në vendlindje le t’shtrojë çdo gëzim
Të lutem jeto me shpresa o nënë Se dikush një ditë do t’trokojë N’atë vatër ku së pari zëri im jehoi Andej nipat le t’ngrejnë shtëpinë
Ref. 2x Kthehu shpejtë m’ke pas thënë Se brengat më kanë molisur Të presin shokët një vorr nën bli Porositë e babait tënd
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4811. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4811
E ndezim pak Don Pizhi: (Yeah, check this beat yo Wo Don Pi aha, Albi Check this sound wo wo wo Qysh t’shkon ky sen ë ë wo) Rrugës tem kur po kalon po ndriçon Shikon sikur sikur diçka po don N’club kur vallëzon djemtë me ka ni ton Rreth teje sillen sikur pllaka n’gramafon A unë, a ti hapin e parë kush e di Na bon krejt tim edhe kur pin edhe kur s’pin Veni plot gjin, tani bana ma trim Pe thamë ça kom hiq pa ngurim
Albërie: Nata po bie pak Gjithë po më pihet prap Ti po vonon për t’më marr Diçka nuk shkon me ty djalë Duhet të vie ku (ku) Humbet e nuk dihet ku (ku) Mbase ti je vërdallë Marr gocat, duhet të dal Një vend i qetë sonte nuk shkon Duhet në vend që të ketë djemë Ambient që më provokon Në vëmendje dua të jem Dikush më sheh, me sy më fton Dhe unë e ndjej dua t’kërcej Afrohesh, s’di çfarë kërkon Të lutem ma lër ta gjej
Ref. Digjesh kur dridhem Të duket lojë që zgjat veç një natë Për ty jo jo s’ka gjumë Mos u lodh, më vonë e ndezim pak Ti e ke një filling Ktu është vapë, duhet të heq diçka Shijoje natën e ëmbël dhe nxehtësinë e saj
Don Pizhi: (Yeah, yeah Check the *** yo ë ë) Me menu ti po m’bon Fantazitë mua m’i zgjon Me këtë beat menja ku s’shkon Dance baby, dance kshtu veç vazhdo wow
Albërie: Mbase është herët Për ty më shumë dua të di Harroj të tjerët Të gjithë janë prap, s’dëgjoj njëri Muzika është e lart Unë mezi pres, ti më fol Një hap më larg të ndan Unë t’bëj t’humbasësh kontroll Një vend i qetë sonte nuk shkon Duhet një vend pran të te kem Ambient që më provokon Unë ty dua të të kem Unë flas, ti flet, pse s’po më fton Një fjalë më the ti a e gjen Veç unë e di çfarë kërkon Afrohu pak të ta them
Ref. 2x Digjesh kur dridhem Të duket lojë që zgjat veç një natë Për ty jo jo s’ka gjumë Mos u lodh, më vonë e ndezim pak Ti e ke një filling Ktu është vapë, duhet të heq diçka Shijoje natën e ëmbël dhe nxehtësinë e saj
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4814. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4814

Vendet pro e kundër Shqipërisë në BE. Bildt: Vonesat janë teknike ‘Aplikimi i Shqipërisë u bë në një kohë që vendet anëtare ishin të ndara në opinionet e tyre lidhur me kohën e paraqitjes së tij. Në mbështetje të aktit të Shqipërisë kanë qenë vende si Greqia, Republika Çeki dhe Italia, ndërsa më hezitues kanë qenë Gjermania, Holanda, Britania e Madhe’
Eshte ministri i Jashtem suedez, Karl Bildt, i cili jep shenja riafrimi te Unionit kundrejt Tiranes zyrtare. Ne nje prononcim botuar ne BBC, duke folur pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, z.Bildt tha se procedurat e komplikuara të shqyrtimit të kërkesave të vendeve të ndryshme, sipas kushteve të Traktatit të Lisbonës, kanë bërë që aplikimi i Shqipërisë të mos jetë konsideruar ende nga BE-ja.
Sipas BBC-se, presidenca suedeze e Bashkimit Evropian thotë se vonesa në shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësi në BE nuk është për shkaqe politike, por vetëm teknike.
“E vetmja vonesë këtu ka qenë për faktin se parlamenti gjerman nuk është mbledhur ende dhe sipas kushteteve të Traktatit të Lisbonës ne kemi procedura më të komplikuar – konsultimin e parlamentateve në disa vende, përfshirë edhe vendin tim (Suedia), megjithëse ne nuk kemi pasur zgjedhje kohët e fundit, por gjermanët kanë pasur zgjedhje kohët e fundit,” tha zoti Bildt.
“Pra, është thjesht çështje teknike dhe nuk është politike,” vuri në dukje ai.
BE-ja vendosi para disa muajsh t’i ofrojë Islandës një procedurë të përshpejtuar të anëtarësimit menjëherë sapo ky vend bëri aplikimin. Shqipëria e paraqiti aplikimin për të qenë vend kandidat i BE-së në prill të këtij viti, vetëm disa dite pasi hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asocimit. U deshën dy vite qe kjo marrëveshje të ratifikohej nga të 27 Parlamentet e vendeve anëtare të BE-së. Opozita në Shqipëri e konsideroi aplikimin e shpejtë si një veprim elektoral, sepse ai erdhi dy muaj para mbajtjes se zgjedhjeve politike.
Në rend të ditës të marrëdhënieve të Shqipërisë me BE-në është çështja e heqjes së vizave Shengen. Shqipëria po përpiqet që të përfitojë sa më shpejt nga ky proces në vijim të vendimit që Komisioni Evropian ka marrë tashmë për heqjen e vizave duke filluar nga fillimi i vitit 2010 për Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë – shkruan(BBC)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24940. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24940

Plani i Tiranës, Rama: Qeveria e mbajti peng për propagandë të ulët TIRANË- “Plani Rregullues i Tiranës u mbajt peng nga politika për propagandë të ulët”. Kështu është shprehur kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, një ditë pas miratimit të planit nga Këshilli Bashkiak dhe kalimit të tij për shqyrtim në KRRTRSH. Sipas Ramës për bllokimin e planit të hartuar me shumë punë është përgjegjëse qeveria.
“Pasi e mbajtën planin një vit në sirtar për të bërë propagandën e ulët se nuk ka plan dhe njëkohësisht për të kafshuar ato zona të planit që janë paraparë si pjesë e hapësirës metropolitane, dje e miratuan në Këshillin Bashkiak por të shikojmë se sa oreksi i familjes do të ndikojë në miratimin përfundimtar, aty ku drejton kryefamiljari në KRRTRSH” u shpreh Rama.
Deklarata është bërë sot gjatë inspektimit të punimeve në bllokun 51 në Tiranë, ku Bashkia e kryeqytetit me një fond prej afro 250 milion lekësh po ndërhyn për rehabilitimin e kësaj zone.

Plani Rregullues i Tiranës miratohet mes debatesh në Këshillin Bashkiak
TIRANË(UPDATE)- Pas një mbledhjeje të gjatë shoqëruar me debate të ashpra, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur që Planit Rregullues t’i bashkëngjitet një relacion me shpjegimin e gjithë pyetjeve rreth tij dhe më pas t’i kalohet për miratim KRRTRSH-së.
Ky relacion sqarues për Planin Rregullues të Tiranës do të merret në shqyrtim në Komisioni i Urbanistikës pranë bashkisë, e më tej në KRRTRSH.
Agolli-Bojaxhi Debate me tone të ashpra mes administratorit të bashkisë, Dritan Agolli dhe këshilltarit të PD-së Gjergj Bojaxhi për planin rregullues të Tiranës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Debati u ndez kur Agolli po i përgjigjej pyetjeve të shumta që u ngritën nga këshilltarët në lidhje me planin e prezantuar dhe ndërhyn këshilltari Bojaxhi, i cili i quajti të gënjeshtërta deklaratat e Agollit për konsultat qytetare.
“Plani u përkthye vetëm para 3 muajsh, konsultimet janë bërë shumë më parë, mashtroni për dëgjesat publike, jeni gënjeshtar. Ku i ke bërë konsultimet me qytetarët në anglisht apo shqip. Mos gënje”- iu drejtua Bojaxhi, Agollit.
Pas kësaj ka replikuar direkt Agolli, duke deklaruar se plani është për qytetarët. “Nuk lejoj ty dhe askënd tjetër të më fyejë mua me akuza të tilla. Po hedh baltë mbi punën e bërë dhe po më akuzon, nuk të lejoj”- tha ai. Pas kësaj, Sokol Dervishi kreu i këshillit bashkiak vendosur ndërprerjen e mbledhjes për 15 minuta për të vijuar me diskutime të tjera.
Diskutimet Këshilltari i PD-së, Besnik Aliaj në fjalën e tij ka kërkuar disa përgjigje për planin e prezantuar. Sipas Aliajt ëshë gjë shumë pozitive shtimi i hapësirave, por ku do të gjendet këto hapësira për pritjen e popullsisë që parashikohet në shtim.
“Si do të rregullohet formula e menaxhimit të tokës dhe interesave publike në plan, pasi nuk duhet të kemi përsëritje të situatave të planit në 2003, ku rezultoi se kishim probleme”- tha ai.
Më tej Aliaj ka kërkuar sqarime edhe qarkullimin urban se si është parashikuar të menaxhohet në këtë plan të ri. “Plani parashikon densifikim të zonave urbane të Tiranës, po në një situatë të tillë ku hapësira publike është kritike densifikimi mund të jetë problematik”- tha ai.
Agolli: Plani i përgjigjet zhvillimit Sipas Agollit, plani i ri është hartuar në mënyrë të tillë që t’i përgjigjet zhvillimit që ka marrë Tirana, pritjes së popullsisë së ardhshme dhe hapjes së vendeve të reja të punës.
Duke prezantuar planin Agolli ka dekaruar se me realizimin e planit, pritet që të sigurohet strehim për rreth 400 mijë banorë të rinj, duke dendësuar lagjet ekzistuese, në masën rreth 1800 ha, që janë territore në zhvillim. Ndërkaq, në këtë kuadër pritet transformimi i 14 qendrave dytësore dhe krijimi i pesë qendrave të reja dytësore.
Pikat kryesore të Planit Rregullues
Sa i përket sektorit ekonomik dhe zhvillimit, Bashkia e Tiranës premton krijimin e 200 mijë vendeve të reja të punës. Nga këto, është parashikuar që 132 mijë vende pune të hapen në privat dhe 68 mijë në sektorin publik. Gjithashtu, në kuadër të planit të ri rregullues pritet transformimi i ish-zonave industriale në zona shumë funksionale.
Ndërsa institucione dhe shërbime komunitare është kategoria e tretë, e paraqitur në hyrjen kryesore te pavijonit të ekspozimit të Planit të ri Rregullues për Tiranën. Kështu, pritet zgjerimi i katër zonave spitalore kryesore, ndërtimi i një poliklinike për çdo zonë, krijimi i kampusit të ri universitar si dhe ndërtimi i plot 17 zonave të reja. Bashkia e Tiranës ka parashikuar edhe aplikim bonusi “transferim i të drejtës së ndërtimit”, për shërbimet publike.
Hapësirat publike dhe të gjelbra janë një pikë tjetër e këtij plani, duke shpallur zona të mbrojtura Parkun e Liqenit, Parkun e Liqenit të Farkës, Parkun e Liqenit të Paskuqanit dhe parkun e Liqenit përgjatë lumit “Lana” dhe “Tirana”. Transporti dhe lëvizja, janë kategoria e fundit e ekspozuar në Pavijon.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24943. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24943

Mediat klienteliste dhe Rama, zhurmë për paktin Lulzim Basha mbron marrëveshjen për ndarjen e ujërave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë
Ish-ministri i jashtëm, Lulzim Basha, sulmoi ashpër mbrëmë opozitën dhe mediat që kanë kërkuar transparencë dhe shpjegime për marrëveshjen detare me Shqipërisë dhe greqisë.
“Spekulimet kanë pushtuar përsëri në mënyrë të zhurmshme mediat me prirje klienteliste, ndërsa Z. Rama po dëshmon edhe më ketë ai është në gjendje të marrë vendime të papërgjegjshme, për opozitën dhe fqinjësinë në rajon” – u shpreh Basha gjatë një interviste për emisionin “Kontrast” në “Alsat” Tv.
Ndërsa prej majit 2009 mediat dhe shoqëria civile kanë hedhur dyshime për paktin detar, duke e akuzuar qeverinë e Berishës për shitjen e 354.4 km katrorë hapësirë detare, ish-titullari i ministrisë që drejtoi negociatat u shpreh se ata që kanë nisur debatin për këtë marrëveshje janë të painformuar dhe për fat të keq janë tregues të bagazhit historik të 50 viteve shtypjeje dhe deprivimi.
“Marrëveshja është negociuar për 1 vit mes ekspertëve. Në këtë grup janë përfshirë ekspertët me të mirë, të ministrive shqiptare, të koordinuara nga Ministria e Jashtme.
Pas përfundimit të negociatave dhe testimit të plotë është kaluar te nënshkrimi gjatë vizitës së nivelit të lartë, të kryeministrit Karamanlis dhe ministres Bakojanis” – tha ai.
Ndërsa opinioni publik dhe opozita kanë dënuar mungesën e transparencës nga ana e qeverisë, për këtë vendim kaq të rëndësishëm të qeverisë, Basha u justifikua se transparenca e paktit do të bëhej pasi marrëveshja t’i nënshtrohej ratifikimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.
Ish-koloneli në rezervë Myslim Pasha, që në oponencën e tij ka mbrojtur tezën se është shkelur Konventa e detit, është sulmuar gjithashtu, por pa u përmendur nga ish-ministri i Jashtëm. Sipas tij baza e marrëveshjes është Konventa e vitit 1982, ku Shqipëria është bërë palë në 2003.
“Qëllimi i konventës është ndarja e hapësirave detare, sipas barazlargësisë, që vija e mesit mes brigjeve ndan dy vendet dhe sheflin.
Do të ishte marrëzi përtej idiotësisë që negociatorët tanë të angazhoheshin te falja e qoftë edhe 1 metër e territorit të republikës”-e mbrojti ai ekipin negociator të udhëhequr nga ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë, Ferit Hoxha, aktualisht ambasador i Shqipërisë në OKB.
Sipas tij, Shqipëria nuk ka lëshuar asnjë centimetër katror dhe se kjo marrëveshje është në interesin e vendit, e cila me miratimin e Konventës në vitin 2003 kishte kufijtë e saj detarë dhe sot nuk është ndryshim kufiri, por përcaktimi i kufirit të vendosur, sipas parimit të barazlagësisë.
Sipas tij, nuk ishte vullneti i njëanshëm i shtetit fqinj për të vendosur kufirin, megjithëse ai deklaroi se pala greke prej disa vitesh ka qenë e interesuar për delimitimin e ujërave, por sipas tij, viti 2009, ishte dhe momenti i zgjedhur që përkonte me nevojën e dy shteteve për të përcaktua kufirin detar.
Ish-ministri i jashtëm hodhi poshtë ehe aludimet e shprehura se përcaktimi i kufijve detarë ka lidhje me rrjetet e reja të energjisë që do të furnizojnë Evropën nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.
“Nuk ka të bëjë me naftësjellësin apo gazsjellësin”- u shpreh i sigurtë Basha, që shtoi se me vendosjen e kufijve vendi nuk ka humbur, por Basha shprehu sigurinë se Gjykata Kushtetuese do të vendosë drejt dhe në favor të marrëveshjes, pas ankimit të opozitës pak ditë më parë.
“Gjykata Kushtetuese do ta vendosë me ligj nëse ankuesit kanë të drejtë dhe ajo që ne duhet të bëjmë është të presim me qetësi”. “Nëse Gjykata e rrëzon, nuk do të spekulojmë”- u shpreh ai.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24934. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24934

Italianët: Pakti Detar, Greqia edhe kundër Korridorit 8 Rrjeti italian i lajmeve për Ballkanin, analizë për pasojat e marrëveshjes detare
Pakt detar për të hedhur në erë projektin e Korridorit 8? Pyetjen e shtron në një artikull të djeshëm, “Rinascita Balcanica”, një rrjet italian me qendër në Romë dhe seli në vendet e Ballkanit, si në Bosnje – Hercegovinë, Shqipëri, Mal i Zi dhe Serbi.
Në shkrimin e djeshëm citohet ish-zëvendësministri i Energjetikës, Tregtisë dhe Ekonomisë, Pajtim Bello, që thotë se ndarja e detit, është pjesë e planit grek për të lënë pa përfunduar Korridorin 8, sepse Greqia ka ndërtuar ndërkohë segmentin e saj që nis nga Igumenica, duke devijuar gjithçka kishte nisur në fillim të viteve ‘90 me nismën e ish-presidentit amerikan, Bill Klinton, për Korridorin që do të niste nga Durrësi për të kaluar më pas në Maqedoni e Bullgari.
Më poshtë, është artikulli i rrjetit “Rinascita Balcanica” botuar dje: “Ajo që ishte përshkruar si një prej projekteve tregtare më të rëndësishme për Shqipërinë, segmenti i “Korridorit 8″, tani rrezikon të mbetet vetë në letër.
Ish-zëvendësministri i Energjetikës, Pajtim Bello, në intervistën dhënë televizionit shqiptar “Alsat”, ka deklaruar se pakti për kufirin e ri me Greqinë i dhuron vendit fqinj, përveçse një sipërfaqe të konsiderueshme detare edhe një pjesë të transportit dhe komunikacionit të Korridorit 8.
“Nëse ne vazhdojmë prej vitesh duke organizuar konferenca, seminare, studime dhe simpoziume, Greqia ka gërmuar, ka ndërtuar një rrugë, ka ndërtuar edhe një port, dhe po vazhdon edhe sot punën për ndërtimet, ndërsa ka kërkuar edhe delimitimin e kufirit detar, duke e vënë theksin final te zhvillimi i tregtisë, trasportit, dhe zhvillimet energjetike.
I ka dhënë portit të Igumenicës një rëndësi rajonale, duke ndikuar edhe në reduktimin e volumit të trafikut direkt në portet e Vlorës dhe të Durrësit”, – thotë ish-ministri i Energjetikës Bello.
Sipas mendimit të tij, kësisoj, Korridori 8 nuk do të ketë më investitorë për ta përfunduar. “I është dhënë një grusht i rëndë planeve shqiptare për korridorin europian, dhe ndoshta do të jetë e vështirë për të folur sërish më pas, kur të kenë kaluar vite.
Mund të flitet për to vetëm në stinë elektorale. Nga këndvështrimi praktik është e vështirë të mendosh se mund të ndërtohet Korridori 8, sepse nëse Greqia po bën gati segmentin e saj, nuk ka kuptim të bësh të dytin. Kush do të rrezikonte në këtë investim” – deklaroi në vazhdim Bello.
Kujtojmë se 19 tetorin e shkuar, Parlamenti Shqiptar vendosi të shtyjë ratifikimin e paktit detar me Greqinë. Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, ka shpjeguar se akti final i firmosjes u vendos të shtyhej, për ta bërë sa më transparente.
Duke ftuar të gjitha partitë politike në një përballje shumëpalëshe, Meta garantoi sërish se pakti me Greqinë nuk ka dhuruar as edhe një milimetër të hapësirës, përveç faktit se ishte i domosdoshëm përcaktimi i kufirit dhe sigurisht në interes të Shqipërisë dhe kështu edhe të Greqisë, në barazim të plotë.
Mbi çështjen në fjalë është prononcuar edhe konsulli italian në Vlorë, Sergio Strozzi. Ai ka sugjeruar që pakti të lexohet me shumë vëmendje, sepse është një çështje dypalëshe e ndjeshme për raportet në rajonin e Adriatikut.
“Pakti mbi ndarjen e kufirit detar është një çështje dyplaëshe. Në këtë fazë të këtij pakti është e parakohshme nga ana e shtetit italian të formulojë vëzhgime mbi këtë argument kaq delikat, që duhet mbështetur, vlerësuar e verifikuar në momentin e duhur” – është shprehur Strozzi”.
Meta dje: Marrëveshja me Greqinë, e ligjshme
I pyetur nga mediat për caktimin e kufijve detarë me Greqinë, ku dyshohet se Shqipëria ka humbur mbi 300 km det, Ministri i Jashtem, Ilir Meta, deklaroi dje gjatë konferencës për shtyp, ku prezantoi prioritetet e Ministrisë së Jashtme se, marrëveshja e kufijve ujore Shqipëri – Greqi është tërësisht e ligjshme. Sipas Metës, pakti me fqinjin tonë jugor është në perputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian.
Flasin qytetarët
Bajram Maloku: “Qeveria të ketë kujdes për çështje të rëndësisë kombëtare”
Si e gjykoni marrëveshjen që ka bërë Shqipëria me Greqinë për caktimin e kufirit detar midis dy vendeve?
Ne qytetarët nuk është se i njohim mirë këto gjëra, vetëm informohemi nga media. Mirë është që ato që e kanë marrë për sipër ta çojnë deri në fund këtë marrëveshje, të kërkojnë ndihmën e historianëve. Nuk duhet të harrojnë që për kufirin janë vrarë edhe njerëz. Qeveria jonë duhet të ketë kujdes, kur bëhet fjalë për çështje të rëndësisë kombëtare.
A duhet të kishte pasur një konsensus më të gjerë për marrëveshjen?
Patjetër! Duhet të ishin marrë persona që janë kompetentë për këtë problem. Specialistë të ndryshëm do të jenë në gjendje të shikojnë se çfarë përmban marrëveshja.
A duhet ta pezullojë Gjykata Kushtetuese, miratimin e marrëveshjes në Kuvend, deri sa të gjithë pikat e marrëveshjes të jenë të qarta?
Menjëherë duhet të bëhet pezullimi në Gjykatë. Po të jetë e nevojshme duhet të bëhet edhe referendum,se bëhet fjalë për kufirin dhe është një çështje që prek të gjithë qytetarët. Për kufijtë e Shqipërisë janë vrarë njerëzit.
A duhet të ketë një ekspertizë ndërkombëtare për marrëveshjen?
Ne si qytetarë nuk mund ta gjykojmë këtë, por le ta vendosë Qeveria jonë nëse duhet të ketë një ekspertizë nga specialistë ndërkombëtarë.
Qazim Lilaj, ish – ushtarak
“Gjërat të ishin zgjidhur me një rreth më të gjerë specialistësh”
Si e shikoni marrëveshjen që ka nënshkruar qeveria shqiptare më qeverinë greke për përcaktimin e kufijve detarë?
Unë ushtarak kam qenë. Më duket se ka mungesë profesionalizmi. Së pari për transparencën që duhet të ishte bërë që në fillim të hartimit të marrëveshjes.
Para nënshkrimit marrëveshja duhet të ishte bërë transparente nga Qeveria me qëllim që të eliminoheshin të gjitha debatet që kanë lindur. Po të ishte bërë një gjë e tillë ndoshta do të ishte mbyllur në një kohë më të shkurtër, si dhe opinioni nuk çoroditej sa andej këndej, pas opinionit politik.
A duhet të kishte pasur një konsensus më të gjerë, pasi edhe specialistët janë vënë në dy pozicione të kundërta?
Pyetja është shumë e drejtë. Mendoj se konsensusi zgjidh gjithmonë problemet në të mirë të asaj që bëhet, të çështjes që diskutohet. Meqë ky problem është kombëtar, duhet të kishte pasur një konsensus. Duhet që gjërat të ishin zgjidhur me një rreth më të gjerë specialistësh.
A duhet ta pezullojë Gjykata Kushtetuese marrëveshjen?
Këtë mendim duhet ta japë një specialist, por personalisht mendoj se edhe mund ta pezullojë, me qëllim që ato probleme që janë konstatuar të diskutohen dhe një herë.
A duhet të merret mendimi i specialistëve ndërkombëtare për marrëveshjen?
Që në fillim duhet të kishin marrë pjesë, si p.sh. dy – tre specialistë edhe nga NATO.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24937. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24937

Hagë, prokuroria: Karaxhici, komandanti i spastrimeve etnike Radovan Karaxhici ka qenë “komandanti suprem” i spastrimeve etnike gjatë luftës së viteve 1992-’95 në Bosnjë. Kështu e ka cilësuar sot Prokuroria Radovan Karaxhicin, i akuzuar për gjenocid gjatë luftës së viteve ‘90-të në Bosnjë.
“Ky rast ka të bëjë me komandantin suprem, njeriu që ka nxitur forcat nacionaliste, urrejtjen dhe frikën për të zbatuar vizionin e tij të një Bosnje etnikisht të ndarë. Ky është Radovan Karaxhic”, tha prokurori Alain Tieger.
Deklarata e Tiegerit u bë gjatë fjalës së prokurorisë, në ditën e dytë të gjyqit të ish-udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhic.
Karaxhici, ashtu si edhe dje, nuk ka marrë pjesë në seancë. Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës deklaroi, ditë më parë, se nuk do të marrë pjesë në gjykim, pasi nuk ka pasur kohën e nevojshme për t’u përgatitur për mbrojtjen. Karaxhici, mbi të cilin rëndojnë 11 akuza, mes të cilave dhe ajo për gjenocid, do të vetëmbrohet.
Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari O-Gon Kuon, tha se Karaxhici ka zgjedhur të mos e ushtrojë të drejtën për të qenë i pranishëm në seancë dhe si rezultat “duhet t’i pranojë pasojat”.
O-Gon Kuon ka shtuar se “seanca dëgjimore e prokurorisë mund të vazhdojë dhe në mungesë të të akuzuarit”.
Karaxhic nuk ka pranuar te marre avokat duke thene qe do mbrohet vete, njesoj si Miloshevici.
Ai ka pretenduar edhe se ka imunitet ndaj hetimit gjyqesor, per shkak te nje premtimi qe i eshte bere nga negociatore amerikane gjate bisedimeve te paqes.
Procesi do të rifillojë nesër në orën 14:15 me paraqitjen nga prokurori Alan Tieger të akuzave të ngritura kundër të akuzuarit. “I kërkojmë Karaxhiqit të jetë i pranishëm që të mos bllokohet procesi i tij”, shtoi gjykatësi.
Karaxhiq nuk është paraqitur në seancë. Më herët, ai kishte bërë të ditur se do të bojkonte hapjen e procesit pasi atij nuk i ishte dhënë kohë e mjaftueshme për t’u përgatitur për mbrojtje.
Ai ka thënë se ka nevojë për 10 muaj të tjerë që të përgatisë mbrojtjen ndaj 11 akuzave ndaj tij.
Karaxhiq akuzohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë dhe pjesëmarrje në vdekjet e 8 mijë myslimanëve të Bosnjës në 1995 në Sreberenicë. Ai nuk pranon asnjë nga akuzat.
Roli i Karaxhiçit gjatë Luftës në Bosnjë
Kur Bosnja u shkëput nga Jugosllavia në vitin 1992, Radovan Karaxhiq, nga pozitat e partisë më të madhe të serbëve të Bosnjës, SDS, shpalli krijimin e Republikës së pavarur Serbe të Bosnjë-Hercegovinës.
Më vonë, emri ndryshoi në Republika Srpska, apo Republika Serbe, me Karaxhiqin si president, titull që e bënte atë edhe Komandant Suprem të Forcave të Armatosura.
Prokuroria thotë se gjatë luftës së Bosnjës për pavarësi, Karaxhiqi kishte bashkëpunuar me të tjerët për t’i dëbuar përgjithmonë myslimanët dhe kroatët nga territoret e pretenduara prej serbëve.
Thuhet se ai kishte planifikuar, nxitur, urdhëruar apo ndihmuar dhe mbështetur shumë nga zhvillimet vendimtare të luftës.
Rrethimi 44 mujor i Sarajevës, gjatë të cilit mendohet të jenë vrarë mbi 10 mijë vetë, burgosja në kampe ndalimi të banorëve jo-serbë dhe ajo që aktpadia e cilëson si vrasje të më shumë se 7,000 myslimanëve në enklavën lindore të Srebrenicës.
Gjatë luftimeve, Karaxhiq është parë shpesh duke vëzhguar fushëbetejat bashkë me komandantin e vet ushtarak, Ratko Mladiq.
Por ai ishte edhe negociatori kryesor ne bisedimet me komunitetin ndërkombëtar.
E megjithatë, Karaxhiqi ishte ai që kundërshtoi përpjekjen e parë madhore për paqe, planin Vence-Owen të vitit 1993 që çoi në prishjen e gjatë të marrëdhënieve me presidentin e atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq.
Padia e fundit ndaj Karaxhiqit përmban 11 akuza, përfshirë pesë për krime kundër njerëzimit, katër për shkelje të ligjeve apo rregullave të luftës dhe dy akuza për gjenocid.
Ekipi i mbrojtjes e ka mohuar gjithmonë përgjegjësinë e Karaxhiqit në ndonjë krim dhe i është përmbajtur tezës se, si lider politik i serbëve të Bosnjës, ai nuk bërë gjë tjetër veçse është përpjekur të sjellë paqe dhe të mbrojë popullin e vet.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24928. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24928

Orges Shehi shpëton Besën nga humbja Kategoria Superiore/ Kavajasit nuk përfitojnë nga hapi fals i Dinamos në Korçë. Frenohen vetë
Besa dhe Apolonia ndanë nga një pikë në barazimin 0-0, në ndeshjen mbyllëse të javës së 8-të të Kategorisë Superiore.
Skuadra kavajase nuk e shfrytëzoi dot faktorin fushë për të arritur me pikë Dinamon, që nga ana e saj barazoi të dielën 1-1 me Skënderbeun në Korçë. Formacioni verdh e zi i Shpëtim Duros nuk arriti t’i dhurojë tri pikë të arta presidentit të klubit, Nexhat Bizhdilit, pikërisht në ditën e 46-vjetorit të tij.
Një pikë që do të thotë fitore për skuadrën e Karishikut që vijon me rezultate pozitive dhe kështu konfirmon sigurinë e tij, në një kohë që mbase një trysni e tillë ka rezultuar efikase në drejtim të skuadrës që tashmë ka 16 pikë dhe gjendet në vendin e tretë, në zonën evropiane.
Hapi fals i Dinamos, një ditë më parë, në stadiumin e Korçës, teksa barazoi 1-1 me Skënderbeun vendas, nuk është shfrytëzuar dot nga ndjekësja e saj më e afërt, Besa e Kavajës. Meritë për këtë ka pa diskutim Apolonia e Fierit, e cila i ka frenuar verdhezinjtë të Shpëtim Duros, brenda në shtëpinë e tyre, me një barazim të bardhë 0-0.
Në këtë mënyrë, kreu nuk ka ndryshuar asgjë, sepse renditja e tre vendeve të para është ruajtur si javën e shkuar; Dinamo e para, Besa e dyta dhe Apolonia e treta. Falë barazimeve të arritura në javën e 8-të të kampionatit, të tria këto skuadra kanë shtuar edhe nga një pikë në kuotën e tyre të përgjithshme.
Po si u zhvillua ndeshja e Kavajës, ku vendasit kërkuan patjetër fitoren? Kësaj të fundit ia bënë hyzmetin edhe miqtë nga Fieri. Në një terren shumë të keq, si pasojë e fushës që lë shumë për të dëshiruar në stadiumin “Besa”, të dyja skuadrat ishin të vendosura mirë dhe nuk lëshonin pe.
Më kërkuese në aksionet sulmuese ishte Besa, por që nuk kishte shkëlqimin e duhur në vijën e parë, ku Daniel Xhafa ishte larg rrezikshmërisë së kërkuar. Nga ana e saj, Apolonia mbështetet te kundërsulmi, me anë të Haxhibulic dhe Bërkicit. Në prapavijë, fierakët udhëhiqen mjaft mirë nga Shoshi, duke i mbajtur larg portës së Haxhos lojtarët kundërshtarë.
Pjesa e parë mbaron në barazim 0-0, gjë e cila të bën të mendosh se në 45 minutat e dyta loja do të ishte më e hapur dhe me më shumë përpjekje për të gjetur rrugën e rrjetës. Veçanërisht nga vendasit, sepse miqtë dukeshin se kishin ardhur në Kavajë edhe për një pikë.
Në këtë logjikë, Besa i intensifikon sulmet drejt portës fierake, por vazhdon të vuajë në finalizim. Daniel Xhafa vazhdon të jetë në një ditë të errët, kështu që trajnieri Duro bën lëvizjen e detyrueshme, duke hedhur në fushë edhe një tjetër sulmues, talentin Cikalleshi.
Ky i fundit krijon më shumë rrezik në portën fierake, por jo të shkojë deri aty, sa të kalojë Besën e tij në epërsi. Në një situatë të tillë, kur verdhezinjtë hidhen me forca të shumta drejt portës së Haxhos, Apolonia del në lojën e saj, duke kundërsulmuar rrezikshëm. Madje, në fundin e ndeshjes, sulmuesi shkodran Kaçi, i futur në pjesën e dytë në lojë, me anë të një gjuajtjeje të fuqishme, për pak sa nuk e ndëshkon Besën.
U desh një pritje e shkëlqyer e Shehit, që porta e tij të mbetej e paprekur dhe Besa të mjaftohej me një pikë.
Pikë e cila ka kënaqur më shumë fierakët, që vijojnë të demonstrojnë një formë të kënaqshme sportive dhe rezultative, ndërsa Besa nuk ishte në gjendje të shfrytëzonte momentin që iu paraqit, të barazonte me pikë Dinamon kryesuese, e cila një ditë më parë ishte ndalur në Korçë nga Skënderbeu.
Përfundimisht një barazim i artë për skuadrën fierake dhe një shans i humbur nga vendasit që duhet t’i falen portierit dhe eksperiencës së tij, që shpëtoi ekipin nga humbja e sigurt. Tashmë kampionati ka marrë një formë tërësisht interesante, teksa edhe ky barazim, sikundër ai i Dinamos në Korçë, të dielën janë deri diku në favor të Tiranës që ka vetëm 11 pikë.
Rastet e ndeshjes 13′ – Dhëmbi jep shkëndijën e parë, por gjuajtja përfundon jashtë. 18′ – Xhafaj merr një shans ideal nga Mancaku, por nuk përfiton dot, del portieri Haxho. 21′ – Sead Haxhibuliç provon nga distanca, por gabon shenjestrën. 25′ – Leci gjuan në hyrje të zonës, topi prek një mbrojtës dhe devijohet në goditje këndi. 28′ – Provon edhe Dhëmbi, por përsëri gjuan keq. 30′ – Xhafaj godet nga distanca mjaft keq. 45′ – Aksion model i miqve, ku Bërkiç godet në hyrje të zonës, por topi prek Fagun dhe devijohet në këndore. 55′ – Shehi zhytet përpara këmbëve të Bërkiçit, duke evituar një rast të rrezikshëm. 56′ – Është kapiteni Haxhibuliç që lëshon një “predhë” të vërtetë dhe vetëm një mjeshtër si Shehi arrin të grushtojë, topi kthehet në lojë. 75′ – Leci me kokë brenda zonës, por topi nuk shkon drejt portës, sepse një mbrojtës devijon në goditje këndi. 77′ – Vrapi prirtazi me portën gjuan, por largon me kokë Shoshi. 79′ – Cikalleshi jep një asist ideal nga rreth 30 metra për Lecin, që i vetëm brenda zonës ngatërrohet dhe largojnë mbrojtësit. 82′ – Sead Haxhibuliç përsëri godet fort, topi devijohet nga një mbrojtës, por edhe Shehi ndodhet në vend. 88′ – Kaçi, i futur në fund, ka rastin ideal, kur i vetëm përballë Shehit godet fort, por portieri pret, duke treguar se mbetet numri një i Superligës në portë.
Thanë pas ndeshjes
Shpëtim Duro, trajnier i Besës: “Zhvilluam një lojë mjaft të mirë, por nëse mbrojtja i kreu më së miri detyrat, sulmi nuk ishte aq efikas sa duhej. Duhet të kishim treguar më tepër luftë e grintë. Pavarësisht kësaj, nuk është çudi ky barazim. Ashtu siç gaboi Dinamo, gabuam edhe ne.”
Esad Karishik, trajner i Apolonisë: “Së pari, uroj presidentin Bizhdili për ditëlindjen dhe kushtet ideale në të cilat zhvilluam takimin. Erdhëm të luanim me një ekip mik dhe jam i kënaqur nga loja e futbollistëve të mi. Besa në pjesën e dytë na bëri disa fauj, por kjo nuk i heq takimit vlerësimin si takim korrekt.
Një pikë s’na kënaq, as ne, as Besën, por ky ishte verdikti më real dhe i drejtë për atë çfarë dhamë në fushën e lojës. Më kënaq fakti se Apolonia luan futboll të hapur dhe vetëm finalizimi na mungoi sot.”(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24931. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24931

Tragjedi në emigrim, shqiptari vret gruan, më pas i ve flakën vetes ITALI- Ka ndërruar jetë në spitalin Maggiore, Hajdin Ajeti 48-vjeç, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Shpresës 45-vjeçare. Tragjedia ndodhi pasditen e djeshme në një apartament në rrugën Cavalieri në Fiorenzuola. Banesa u përfshi nga flakët dhe policia e zjarrfikësit gjetën brenda trupin pa jetë të 45- vjeçare, ndërkohë që bashkëshorti i saj i kishte vënë flakën vetës. Ai u dërgua në gjendje shumë të rëndë në spital shoqëruar nga një ambulancë, por si pasojë e plagëve të djegies ndërroi jetë gjatë natës. Fqinjët kanë deklaruar në polici se kishin dëgjuar ulërima dhe më pas kishin parë tymin e flakët të dilnin nga dritarja dhe njoftuan menjëherë ndihmën e shpejtë. Sipas mediave italiane, burri vuante prej kohësh nga kriza depresioni. Policia ka dyshime të forta se ai më parë ka vrarë gruan dhe më pas edhe veten. Çifti kishte një vajzë 17-vjeçe, që kishte mbetur në Shqipëri pasi prindërit nuk kishin mundur dot ta tërhiqnin me vete.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24919. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24919
Balina, bankieria e Show TV Është gjatë gjithë kohës e zënë, aq sa na u desh ta takonim në parukeri, ndërkohë që po bënte provën e flokëve të kësaj të diele. E kemi fjalën për Balina Bodinakun. Shumëkush mund ta kujtojë si vajzën e makinave në Vizion plus, ndërsa prej pak javësh e kemi parë në krahët e Ardit Gjebreas. Sapo ka përfunduar orarin e punës në bankë. Duke i dhënë gaz makinës, ora tre e pasdites e gjen te estetistja. Po, po, në Bankë. Jemi mësuar që ta shohim në ekranin e televizionit por, Balina nuk bën vetëm këtë punë… Prej më shumë se dy vjetësh ajo është pjesë e rëndësishme e stafit të një prej bankave më me influencë në Shqipëri. Është nga ato punë që e “joshi” të shkëputej për pak kohë nga media, por nuk ia doli dot deri në fund. Tashmë, është përsëri pjesë e tij. Tani me “Të dielën shqiptare” dhe në krah të Gjebreas, Bodinaku po provon një eksperiencë tërësisht të re. Në një intervistë për “Sh2″-shin, ajo pranon të na rrëfejë gjithçka. Për veten, punën në bankë dhe atë në televizion. Duke mos dashur t’i tradhtojë ajo po jeton mes dy dashurish.
Çfarë ishit duke bërë para kësaj interviste?
Isha në palestër.
Sa orë në ditë je e zënë me punë dhe e kalon jashtë shtëpisë?
Pothuajse gjithë ditën jam në lëvizje. Vetëm darka më mbledh në shtëpi.
Të qenit prezantuese në një emision televiziv është një punë që kërkon përgatitje dhe angazhim, apo në rastin tuaj nuk është nevoja?
Është punë, e si e tillë meriton gjithë vëmendjen e nevojshme. Sigurisht, që i kërkon të dyja, si përgatitjen ashtu dhe angazhimin maksimal. Bëj pjesë tek ata persona që besojnë fort se asnjë rezultat nuk është rastësor. Sigurisht, që rastësia mund të t’i bëjë gjerat më të thjeshta, ose më të vështira, por vetëm puna është në gjendje të të japë sigurinë se në çdo rast, rezultati nuk do të mungojë.
Ndryshe nga më parë, ju këtë herë jeni në një format krejt tjetër, çfarë ndryshimi ka mes tyre?
Në “Moto Plus” isha thuajse gjithë kohën mbi katër rrota, tek “E Diela Shqiptare” mbi taka . Ndryshimi mes të dyjave është kaq i dukshëm. Por për mua ka të bëjë kryesisht me mënyrën e impenjimit tim. “Moto Plus” ishte një emision që ndërtova dhe për të cilin kujdesesha vetë në çdo detaj, ishte një emision sportiv në natyrë dhe që kërkonte shumë punë në terren. “E diela Shqiptare” ka përmasa krejt të tjera. Është një show televiziv që kërkon rregullisht punën dhe impenjimin e një ekipi shumë të madh profesionistësh.
Si u gjende në “Të dielën shqiptare”, e kërkove ti të ishe prezantuese apo të kërkuan?
Isha sikurse sot, në palestër, kur mora një telefonatë nga Ardit Gjebrea. Propozimin ma bëri që atë pasdite në telefon, por sigurisht që pas kësaj u takuam dhe biseduam më gjatë.
Pranove menjëherë, apo t’u desh të mendoheshe apo të konsultoheshe…?
Ishte diçka që nuk e prisja dhe m’u deshën pak ditë për të riorganizuar planet e mia për këtë sezon. Sidoqoftë, u ndjeva e vlerësuar dhe pavarësisht kohës, dëshira ishte e madhe që në fillim.
Si është të prezantosh përkrah Ardit Gjebreas?
Ashtu siç duket në ekran. Aq mirë, aq qetë, aq lirshëm. Arditi është shumë i kujdesshëm dhe di t’i kurojë marrëdhëniet me bashkëpunëtorët e tij. Aq i kujdesshëm sa është në ekran, po aq tregohet dhe jashtë tij. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse në këtë mënyrë çdo gjë vjen më natyrshëm në transmetim.
Sa herë e ka ngritur zërin me ty?
Një herë. Po flisnim në telefon dhe sinjali u dobësua ngaqë hyra në ashensor (shaka).
Pas javëve të tua të para në skenën e “Së dielës”, normalisht ke marrë reagime, cili ishte komplimenti më i bukur dhe një vërejtje e veçantë që ju është bërë?
Komplimente kam marrë shumë, në të vërtetë. Më bëhet qejfi, po mbetem në pritje, derisa të marr telefonatën e radhës nga prindërit, sidomos babi. Kaloj provën e tij, pastaj qetësohem. Vërejtje? Miqtë me thonë që duhet të qetësoj gjestikulacionin, po unë e tillë jam, kështu flas kudo dhe kurdo dhe nuk është diçka që më ndodh vetëm në ekran.
Çfarë simbolizon “E diela” për ty, tani edhe më parë?
“E diela”? Ummm, nuk mund të them se ka qenë ndonjëherë dita ime e preferuar e javës. Është dita e fundit, dita që nuk harron asnjëherë të të kujtojë se fundjava mbaroi dhe se të nesërmen fillon sërish puna. Nëse fundjavën e kisha kaluar në udhëtim, e diela ishte dita kur duhej të kthehesha në Tiranë. Nëse të shtunën, apo të premten i lejon vetes të dëfrehesh edhe në ndonjë orë të vonë, të dielën duhet të flesh shpejt që të ngrihesh herët të nesërmen. E diela shkon më shumë në funksion të së hënës, e për këtë arsye nuk kisha krijuar ndonjëherë ndonjë lidhje të veçantë me të dielën…Të paktën deri 5 javë më parë. Që nga ai moment e deri tani që flasim, e diela është një ditë që me ka dhënë shumë kënaqësi.
Cila është e diela më e bukur që ke kaluar ndonjëherë?
Do të gënjeja po të të thoja një në veçanti, besoj se kam kaluar shumë të diela të bukura, po në këtë moment nuk di të ndaj njërën.
Për një periudhë u shkëpute nga ekrani, cilat ishin angazhimet e tua gjatë kësaj kohe?
Prej dy vjetësh punoj në një bankë shumë të njohur dhe popullore në vendin tonë. Një punë të cilës iu përkushtova, duke menduar seriozisht të heq dorë edhe nga ekrani. Momentalisht, kam gjetur një formulë që lejon që të dyja këto dashuri të miat të bashkëjetojnë dhe jam shumë e kënaqur për këtë. Ndërkohë, kam pasur dhe impenjime të tjera të natyrës personale.
Të pëlqen televizioni, çfarë të shtyn të merresh me të?
Më pëlqen, e dua shumë dhe ndjehem shumë mirë në të. Më mungoi gjatë kohës që vendosa t’i largohesha dhe ndoshta, ky ishte dhe momenti kur kuptova se nuk do të ishte aq e lehtë për mua të hiqja dorë.
Karakterizohesh nga një thjeshtësi në ekran, kështu je dhe në jetën e përditshme?
Përpiqem të mos i shtoj shumë vetes për hir të të shfaqurit në ekran. Megjithatë, disa gjëra si grimi, apo takat e larta janë të domosdoshme. Gjithsesi, nëse të dukem e thjeshtë në ekran, me siguri e tillë jam dhe ne jetën e përditshme.
Po me makinat, ç’po bëhet e mbylle përfundimisht atë emision?
Po bëhen dy vjet që kur vendosa ta mbyll dhe për momentin nuk kam plane për ta rihapur. Po ndoshta, një ditë edhe mundet… ku i dihet?
Balina, u bënë vite që jeni pjesë e medias, jeni e kënaqur nga kjo punë, çfarë të ka dhënë, çfarë i ke dhënë ti dhe çfarë ke humbur nga ky profesion?
Me punën në media jemi në gjendje barazimi: kam dhënë dhe kam marrë. Natyrisht, përtej kënaqësisë që marr duke bërë një punë që më pëlqen, si çdo punë tjetër, ka vështirësitë e veta, por për sa kohë që është një punë që e dua, mendoj se nuk ka vend të ankohem për vështirësitë.
Për të bërë diçka shumë mirë, normalisht duhet pasion dhe ta duash shumë atë gjë që bën, sa e dashuruar është Balina nga ky aspekt?
Shumë. Besoj se nga gjithë ç’kemi folur me sipër, kjo gjë duket qartë.
Po nga ana tjetër, për dashurinë midis një femre dhe një mashkulli, ka Balina dike pranë në këto momente (të dashur)?
Jo, po mos i trego njeriu, se për momentin jam shumë qetë kështu .
Pas përfundimit të spektaklit të së dielës, si e mbyll ditën më pas?
Si gjithmonë. Shkoj në shtëpi dhe pres të hënën.
Me kë jeton Balina?
Bëj një jetë të pavarur, prej shtatë vjetësh jetoj në një shtëpi tërësisht timen.
PYETSORI I PRUSTIT
Çfarë është lumturia absolute për ju?
Ekziston lumturia absolute?
Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
Alarmi në orën 7:00
Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
Para pak minutash.
Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Besoj.
Defekti juaj kryesor?
Mungesa e durimit.
Ndaj cilave gabime jeni më tolerantë?
(Ndaj gabimeve ortografike. Përgjithësisht jam tolerante, ose më saktë, i fal lehtë.
Hera e fundit që u përlotët?
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24922. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24922

Pas Metës, edhe Basha pro Paktit Detar. Kolonel Pasha: Bëni Testin e Përpjestueshmërisë dhe nxirrni Hartën Pas ministrit të jashtem Meta, edhe ish-ministri Basha, ka mbrojtur me pathos ne nje emision televiziv Paktin Detar me Greqine.
“Spekulimet kanë pushtuar përsëri në mënyrë të zhurmshme mediat me prirje klienteliste, ndërsa Z. Rama po dëshmon edhe më ketë ai është në gjendje të marrë vendime të papërgjegjshme, për opozitën dhe fqinjësinë në rajon” – u shpreh Basha gjatë një interviste për emisionin “Kontrast” në “Alsat” Tv.
Nderkohe, nje nga oponentet kryesore te Paktit, kolonel Myslym Pasha, ne nje deklarim sot per Shekulli Online ne linje telefonike, i pyetur lidhur me deklarimet e dy ministrave tha:
‘Këto ditë duhet të bëhet thirrje per te tjera gjera. Duhet bere thirrje që shteti të nxjerë Hartën. thirrja duhet shkruar me germa te medha bashke me kerkesen tjeter te ligjshme: ‘Shteti të kryejë testin përfundimtar të përpjestueshmërisë, për opinionin shqiptar’.
‘Shteti te beje Testin e Perpjestueshmerise’ – 1 km bregdet shqiptar, fiton 10.2 km2 siperfaqe detare. 1 km bregdet i Republikes se Greqise, fiton 15.4 km 2 siperfaqe detare – tha z.Pasha.
Shteti duhet te nxjerre Harten e Marreveshjes
Neni 16 Harta dhe listat e koordinatave gjeografike. 1.”Vija bazë për matjen e gjerësisë së Detit Shtetëror e përcaktuar mbi bazën e neneve 7, 9 dhe 10 ose kufijtë që rrjedhin nga kjo, si dhe vijat e kufirit të hequra në përputhje me nenin 12 dhe 15 duhet të tregohen në harta me shkallë të përshtatshme për të përcaktuar pozicionin e tyre. Respektivisht, mund të zëvendësohet dhe lista e pikave të koordinatave gjeografike me specifikimet e të dhënave gjeodezike.” 2.”Shtetet bregdetare do të bëjnë publikimin e duhur të hartave ose listave të tilla të koordinatave gjeografike dhe do t’i depozitojnë një kopje të secilës prej hartave ose listave të tilla tek Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara”

TIRANË – Marrëveshje tërësisht të ligjshme dhe në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian e ka cilësuar paktin detar me Greqinë ministri i jashtëm, njëherësh zëvendëskryeministri Ilir Meta.
I pyetur nga mediat gjatë një konference për shtyp ku shpalosi prioritete e dikasterit që drejton, Meta deklaroi prerë se marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë e Greqisë për kufijtë ujorë nuk ka asgjë të paligjshme.
Sa i përket prioriteteve të politikës së jashtme të vendit, Meta ka deklaruar se do të synohet ndërtimi i një klime konstruktive në rajon. “Thellimi i bashkëpunimit me Serbinë është me rëndësi të veçantë”, tha ai, duke shtuar më tej se Shqipëria do të lobojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“I bëj thirrje Kosovës që të zhvillojë institucionet”- ka thënë të tej ai, ndersa per Serbine u shpreh se “ne do të punojmë në mënyrë konstruktive me qeverinë e Serbisë për të avancuar dhe thelluar dialogun politik dhe bashkëpunimin për çështjet me interes reciprok dhe rajonal”.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24925. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24925
Një rus vjedh këpucen për një këmbë Nje  emigrant rus ne Belgjike eshte kapur nga policia dhe tashme rrezikon te dale para gjyqit per vjedhje ne nje dyqan.
Shkak per kete eshte bere fakti se ne nje dyqan kepucesh ai ka vjedhur vetem nje kepuce dhe jo te dyja.Kjo ka rezultuar fatale per njeriun e pafat, i cili nuk ka menduar te demtoje sa me pak pronarin e dyqanit, por ne pune i hynte vetem nje e tille.
Menjehere shitesi ka pasur dyshime per njeriun me nje kembe dhe ka thirrur policine, e cila pas nje hetimi te shkurter ka arritur te arrestoje hajdutin dhe ta riktheje kepucen prane shoqes.
Gabim i pafalshem per hajdutin pa shume mend, i cili tashme rrezikon edhe qendrimin ne Belgjike ku ka kerkuar azil politik.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=768. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=768
Ave Maria Po ndëgjoni tregimin tim të dashtun Ni dy zemra t’bashkueme në nji Me shpresa t’dhimbshme për një dashuni Kur lshohet nata, fluturojnë mendimet N’largësi t’larta, qiellit t’kaltër n’përqafim Derisa zemra më ulet n’lotë
Shumë kohë u deshtëm dhe t’lumtun ishim Por erdh një ditë, një ditë e tmerrshme M’i mbledhë tregimet M’i shëndrroi n’andërr t’natës dimnore O këngë e dashtun më kthe t’kaluarën Dhe fjaltë e bukura Ave Maria Eja me dritën e agimeve të bardha M’i kthe kujtimet
Ave Maria, Ave Maria
Të lutem sonte, po t’lutem kthehu Zemra vetëm ty t’kërkon Ave Maria
Ave Maria, Ave Maria
Të lutem sonte, po t’lutem kthehu Zemra vetëm ty t’kërkon Ave Maria
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4809. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4809
Ku po tdhem Q q q qoni durt nalt krejt për mu, t’boj be se repin shumë e du A a a jom nalt, ia keni nis me dyshu Nalu n’rrugë edhe vet për mu, jom kan edhe jom do të mbes I vërtet deri sa t’vdes e n’çdo përvojë kom sukses Ma keni inati kujdes, sun um shtini mu kurrë në stres Besniku hin edhe del e shkon edhe vjen i rrethum me njerz Se unë e dho jetën për ta, ata e dhojn jetën për mu Nalu n’rrugë edhe vet për mu, garant shumë sende keni m’i msu Qysh dridhet bina kur vina, hina na M’shitesh boss po t’boksirati, t’bouncirati dej n’sabah Durt nalt krejt për mu, t’boj be se repin shumë e du A kom, a s’kom cash, ia keni nis me dyshu Nalu n’rrugë edhe vet për mu, çfarë veni jetoj a thu Çfarë kerri vozis a thu, bitch unë kom lek sa t’du Reperave t’ri sukses, veç nëse je i ri t’mbështes E nëse je frazzle sikur shumica krejtve iu shti me ni thes
Ref. Se unë t’boj muzikë qysh e nij mrena n’zemrën tem Ty ku po t’dhem (ku po t’dhem) kur pe nin emnin tem Ku po t’dhem (ku po t’dhem) kur pe ngon hitin tem (Ku po t’dhem, ku po t’dhem) kur pe sheh suksesin tem Unë ia kom nis me zero e tash e kom trash xhepin tem Ku po t’dhem (ku po t’dhem) kur pe nin emnin tem Ty ku po t’dhem (ku po t’dhem) kur pe sheh suksesin tem Kallxo ku po t’dhem (ku po t’dhem)
Pe vrej se prezenca jem po t’dëmton T’boj be se edhe repi mu o ka m’don Qaq shumë sa unë repin e du, del n’rrugë edhe vet për mu Cili reper o pa tabu (u u u u uuuu) Une knoj për Prishtinën (ej) se prishtinali jom Nalu n’rrugë edhe veti te ton, unë t’vrazhdë imazhin e kom Kur m’njeh mendimin e ndrron se nuk m’kërset për kërkon (O o oooo) seni jem bon boom se Le ta marrin vesh krejt pse Dridhet veni kur e ngon, seni jem qysh eksplodon Dj nëse nuk e lshon, dije se tripi mirë nuk shkon ej Reperi i mamit, temin n’rrugë mos e përdor N’Shqiptari osht veç ni boss pa sponzor Qoni durt nalt krejt për mu, t’boj be se repin shumë e du A jom, a s’jom boss, nalu n’rrugë edhe vet për mu
Ref. Se unë t’boj muzikë qysh e nij mrena n’zemrën tem Ty ku po t’dhem (ku po t’dhem) kur pe nin emnin tem Ku po t’dhem (ku po t’dhem) kur pe ngon hitin tem (Ku po t’dhem, ku po t’dhem) kur pe sheh suksesin tem Unë ia kom nis me zero e tash e kom trash xhepin tem Ku po t’dhem (ku po t’dhem) kur pe nin emnin tem Ty ku po t’dhem (ku po t’dhem) kur pe sheh suksesin tem Kallxo ku po t’dhem (ku po t’dhem)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4806. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4806
Top