Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Marrëveshja me Greqinë edhe në Gjykatën Ndërkombëtare Analiza e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Raste të ngjashme janë zgjidhur nga arbitrazhi i huaj
Nocioni i mbrojtjes nga shteti është një argument i përhershëm për çdo program qeverie dhe ai buron nga atributet që i japin qytetarët e manifestuar në delegimin e forcës dhe resurseve të nevojshme për plotësimin e këtij misioni. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik i drejtohet ligjeve e institucioneve të tyre për të mbrojtur shoqërinë shqiptare nga kërcënimi i vetë qeverisë.
Edhe pse të gjithë pranojmë se shteti ndërtohet më shumë për të mbrojtur të drejtat tona sesa të abuzojë me to opininoni i përgjithshëm është se në balancë shteti nuk i mbron ato. Edhe pse e minuar në mënyrë të vazhdueshme nga një shtet koroziv që inkurajon ekzaktësisht atë sjellje të papërgjegjshme që në fakt duhet të luftojë, morali i shoqërisë shqiptare mbetet mbrojtësi më i mirë i interesave jetike të kombit tonë.
Debati i sotëm rreth projekt-marrëveshjes per delimitimin e kufirit detar me fqinjin tonë tregon në mënyrë të trishtueshme hendekun dhe mosbesueshmërinë reciproke shtet-shoqëri.
Ndërsa opinioni publik nëpërmjet zërit të përfaqësuesve të saj që janë media, studjuesit, shkencëtarët, historianët, artistët, e intelektualë të tjerë si dhe pjesëmarrjes masive të drejtpërdrejtë në forumet e rrjeteve elektronike të komunikimit kundërshtojnë pragmatizmin dhe papërgjegjshmërin e qeverisë në negociatat dhe konkluzionet e arrituara në një çështje kaq të rëndësishme, kjo e fundit vazhdon të konservojë apatinë dhe mungesën e profesionalizmit duke e distancuar veten edhe më shumë nga interesat e kombit.
Në trajtimin e një çështjeje kaq delikate, ku për hir të së vërtetës duhet pohuar edhe ngarkesa e saj emocionale që rrjedh nga faktorë të shumtë historikë, u kërkua me forcë transparenca e shtetit.
Por ta bësh atë transparente nuk do të thotë të ftosh Ramën në Ministrinë e Jashtme e t’i ofrosh atij mundsinë e revizionimit të marrëveshjes dhe detajeve të saj. Një ftesë e tillë mbart në vetvete cinizëm dhe politikë të tillë që synon kredibilitet me qeverinë e vendit fqinjë në kurriz të opozitës.
Ajo synon të prezantojë këtë të fundit si element të destruktivizmit në marrëdhëniet e vendit tonë me vendet fqinje. Së pari, drejtuesi i opozitës nuk është ekspert i fushave që mbulojnë marrëveshjen e delimitimit dhe së dyti, perpara se t’i dërgohet ftesa atij do të duhej që ftuesi t’i kërkonte falje publike për dizinformimin e publikut dhe elektoratit jo më larg se disa muaj më parë, ku marrëveshja në fjalë u anatemua prej partisë që ai drejtonte si anti-kombtare dhe që shiste interesat e Shqipërisë.
Kjo do të thotë që në mënyrë të ndershme të pranojë se atij, si gjithmonë, i flet goja përpara mendjes dhe aktivitetin e kësaj të fundit në mënyrë konstante e ka penguar shumë virusi i “gripit” të pushtetit.
Të bësh transparente marrëveshjen e shumëpërfolur nuk do të thotë të aktivizosh median pro-qeveritare e të mundohesh nëpërmjet trukeve televizive të rrëzosh personalitetin e një individi, ish-ushtarak i karierës, që larg çdo pasioni politik apo përfitimi personal, mundohet të sqarojë teknikisht faktorët që nuk janë konsideruar nga pala jonë në negociatat me palën tjetër e që për rrjedhojë na kanë çuar në pozita të disfavorshme, duke humbur pasuri të konsiderueshme në pozitat ekonomike dhe strategjike që na ka falur natyra.
Nuk është aspak e ndershme që në vend të bërjes publike të hartës zyrtare që është produkti final i marrëveshjes e ku secili me pak njohuri nga fusha e topografisë dhe hartografisë mund të lexojë parimet e ndjekura prezantohen copa letrash e skicash që s’bëjnë asgjë tjetër veçse e mjergullojnë edhe më shumë situatën e i lënë vend hamendjeve e dyshimeve që mesa duket po kthehen në të vërteta.
Prandaj publikimi i hartës zyrtare të marrëveshjes është mëse e domosdoshme për të krijuar të plotë e saktësisht si është bërë demarkacioni i hapësirës ujore midis dy vendeve. Nëse ajo nuk ekziston, apo institucionet përgjegjëse të shtetit për një arsye apo më shumë hezitojnë ta bëjnë publike atë kjo minimalisht do të thotë se është shteti shqiptar ai që hodhi një “gur” në pus e shoqëria që ai përfaqëson ndjehet e zhgënjyer.
Nëse i referohemi eksperiencës së shteteve të tjera do të shohim se vende me karakteristika të ngjashme gjeografike kanë doktrinë të posaçme për delimitimin e hapësirave ujore ndërsa ne, papërgjegjësinë më të vogël, nuk jemi serioz as dhe në elementët më formalë të një marrëveshjeje.
Mbi të gjitha, nëse shteti ndjen vërtet obligimin për të qenë transparent ndaj publikut do të duhej të falenderonte e të ishte mirënjohes ndaj një populli që ka ditur të ruajë ndjenjat kombëtare pavarësisht nga ngjyrimet politike që ka marrë pushteti në Shqipëri.
Të jesh transparent do të thotë të pranosh me kurajë se nëse ke hyrë në tratativa marrëveshjeje dhe nuk je udhëhequr nga parimi i fitimit (siç u deklarua nga negociatorët) ke dështuar që në embrion të hapave të ndërmarra.
Nuk ka marrëveshje, njëpalëshe apo shumëpalëshe, ekonomike, politike apo ushtarake qoftë kur nuk hyhet për të fituar. Ndryshe nuk do të kishte të tillë ose jepja palës tjetër ta formulojë atë dhe ti jepi validitetin me autoritetin që të kanë dhënë ata që të kanë besuar mbrojtjen e tyre. A ka ndodhur kështu në marrëveshjen në fjalë?
Të hysh për të fituar ndershmërisht nuk do të thotë aspak se kërkon të përfitosh diçka të padrejtë e që s’të takon.Historiani Xhufi saktësisht shprehej se hapësira e ujërave që diskutohet është aq e vogël si çdo humbje, qoftë edhe minimale, do të ishte katastrofike për ne.
Prandaj, kur kërkohet të hidhet dritë mbi metodat e përdorura në delimitimin e tyre mbi të gjitha kërkohet verifikimi se si është bërë demarkacioni i sipërfaqes së detit konvencional që ne ndajmë me fqinjin.
Më konkretisht, përpos të tjerave, publiku kërkon të verifikojë se si janë trajtuar karakteristikat gjeografike dhe topografike të bregut tonë e sidomos të gjireve. Për të gjithë është e qartë se përcaktimi i ujërave territorialë, zonës së vazhdimësisë, zonës eksluzive ekonomike dhe shtratit kontinental varen nga përcaktimi i vijës bazore nga ku matet dhe vazhdimi i detit.
Atëherë pyetja themelore që akoma s’po merr përgjigje nga ata që kanë vepruar në emër të shtetit është se si janë përfundimet nëse skicimi (delimitimi) i kësaj vije bëhet duke aplikuar metodën e thellësisë? Si metoda e baraslargësisë (equidistance method, e aplikuar në marrëveshjen në fjalë) po ashtu dhe metoda e barazisë (equitable solution, dukshmërisht e neglizhuar në negociatat) janë të akomoduara nga Ligji Ndërkombëtar.
Akoma deri më sot, nuk janë bërë të qarta për publikun analizat e faktorëve të rëndësishëm që janë konsideruar nga shteti ynë si të tillë ndërsa negocionte marrëveshjen e që kanë të bëjnë me trajtimin e konfiguracionit të bregdetit tonë, strukturat fizike dhe gjeologjike të shtratit kontinental, efektet e parimit të porpocionalitetit që trajton, raportet midis shtrirjes së shelfit kontinental dhe gjatësisë së bregdeteve të Shqipërisë dhe Greqisë si dhe delimitimi me Italinë që ndodhet pranë kësaj zone.
Eksperienca e shumë vendeve të huaja tregon se për shkak të implikimeve të mësipërme, delimitimi është vendosur në Gjykatën Ndërkombëtare dhe shpesh edhe kur është perdorur vija e baraslargësisë ajo është korigjuar (axhustuar) mbi bazën e parimit të barazisë.
Në arbitrazhin e vitit 1985, kur u shqyrtua delimitimi midis Guinea-Guinea Bissau Gjykata vendosi refuzimin e përdorimit të metodës së baraslargësisë sepse ajo çonte në pozita të pabarabarta të palëve në kontrollin e hapësirave ujore.
Po kështu, në rastin e delimitimi të kufirit midis Danimarkës dhe Norvegjisë, në zonën midis Greenland dhe Jan Mayen, Gjykata Ndërkombëtare, pasi vendosi vijën mesore të përkohshme, e korigjoi atë mbi bazën e parimeve të barazisë, duke konsideruar porpocionalitetin e bregdeteve si dhe rëndësinë ekonomike në peshkim.
Raste të tilla të ngjashme janë paraqitur shumë në oponencën e z. Pashaj dhe ato meritojnë vëmendje për të kuptuar rëndësinë e vështrimit dhe analizën e shumë faktorëve që ndikojnë në rastin tonë.
Po kështu, neglizhenca e treguar në trajtimin e gjirit të Sarandës nuk flet për seriozitet dhe këmbëngulje në mbrojtjen e interesave të shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Trajtimi ligjor i një gjiri është mjaft i komplikuar për vetë natyrën e lidhjeve gjeografike intime që krijojnë ujërat në të me tokën që e rrethon dhe që në përgjithësi është parë si faktor vendimtar në pohimin e sovranitetit territorial, duke diskurajuar kundërshtimet e të huajve.
Po t’i referohesh një enciklopedie në përshkrimin e saj dhe kjo të shërbejë si bazë për të dëmtuar interesat e tua në atë zonë është e pafalshme dhe amorale. Ndoshta jo shumë e përshtatshme për këtë diskutim, por e vlefshme për referencë, ka edhe enciklopedi të tilla që e fusin Shqipërinë si aleate në boshtin nazi-fashist të Luftës së Dytë Botërore.
A mund të pajtohemi ne me një deformim të tillë absurd të së vërtetës kur vendi ynë luftoi përkrah fuqive antifashiste e bëri sakrifica të jashtëzakonshme për t’u çliruar nga okupatoret?
Jemi ne ata që së pari bëjmë historinë e vendit tonë dhe ajo bëhet mbi bazën e të vërtetave të pakundërshtueshme. Në këtë kuptim, është po ashtu detyra e gjithsecilit prej nesh e sidomos e historianëve t’u tregojnë të huajve (fqinjët e njohin mirë) përdorimin historik të gjireve tona dhe pandashmërinë e tyre nga jeta e vetë kombit tonë.
Tashmë i takon Gjykatës Kushtetuese të bëjë interpretimin e marrëveshjes dhe besimi është i tillë që larg çdo motivimi politik por bazuar vetëm në të drejtat tona kombëtare t’i thotë jo asaj dhe t’i hapë rrugën diskutimeve serioze e mbi parimin e barazisë së plotë.
Çdo interpretim, bazuar në ngjyra politike apo interesa meskine dëmton interesat tona të përbashkëta dhe ashtu si në raste të tjera, ne duhet të ngrihemi mbi to kur çështja prek një komb të tërë. Të kundërshtosh një marrëveshje të tillë dhe të kërkosh rinegociata nuk mund të prishë marrëdhëniet me vendin fqinj gjë e cila nuk është e dëshirueshme nga askush.
Konventa e Ligjit të Detit, ku të dy vendet bëjnë pjesë, kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim reciprok për të siguruar barazi dhe përdorim eficient të resurseve detare, duke kontribuar për drejtësi, paqe dhe progres të përbashkët.
Edhe në rastin më të keq, nëse ka mosmarrëveshje teknike, nuk është aspak e jashtëzakonshme kërkesa për t’u dëgjuar në arbitrazh. Edhe vende me demokraci më solide se tonat kanë zgjidhur çështje të delimitimit të kufijve detare në Gjykatën Ndërkombëtare.
Të tilla janë rastet e arbitrazhit të vitit 1977 për vendosjen e kufirit detar midis Francës dhe Anglisë apo rasti i delimitimit të zonës ekskluzive të peshkimit dhe shtratit kontinental midis SHBA-së dhe Kanadasë në zonën Gulf of Maine në vitin 1984.
Që të behet kjo, duhet që shteti të marrë plotësisht rolin e mbrojtësit të interesave tona dhe servantet e tij të kuptojnë se janë atje jo për të abuzuar me to. Dhe çelësi i suksesit në mbrojtjen e të drejtave tona është jo “puthja” e pushtetarëve apo gjykatësve, por qëndresa ndaj pushtetit sa herë ai paraqitet i korruptuar.
Pavarësisht nga ngjyrat politike, qeveritë synojnë të zgjerojnë pushtetet e tyre në kurriz të të drejtave tona. Pushteti është veçanërisht i interesuar në apatinë e qytetarëve dhe besimi i tepërt ndaj tij çon në skllavërinë tonë.
Është shoqëria shqiptare, janë grupet e interesit, janë intelektualët ata që duhet të balancojnë forcën në rritje të pushtetit dhe të bëhen barrierë ndaj papërgjegjshmërisë dhe pragmatizmit të patolerueshëm.
Reagimi
“Duhet bërë thirrje që shteti të nxjerrë hartën”
Një nga oponentët kryesorë të Paktit Detar me Greqinë, koloneli në rezervë Myslim Pasha, në një deklarim dje për “Shekullin” në linjë telefonike, i pyetur lidhur me deklarimet e ministrave Meta dhe Basha i bëri sërish thirrje shtetit që të nxjerrë hartën: “Këto ditë duhet të bëhet thirrje për të tjera gjëra. Duhet bërë thirrje që shteti të nxjerrë hartën.
Thirrja duhet shkruar me gërma të mëdha bashkë me kërkesën tjetër të ligjshme: “Shteti të kryejë testin përfundimtar të përpjestueshmërisë, për opinionin shqiptar”. “Shteti të bëjë Testin e Përpjestueshmërisë” – 1 km bregdet shqiptar, fiton 10.2 km2 sipërfaqe detare. 1 km bregdet i Republikës së Greqisë, fiton 15.4 km2 sipërfaqe detare – tha z. Pasha.
Reagimi i Pashës erdhi dje pas daljes publike të ish-ministrit të Jashtëm Basha, i cili me patos mbrojti në një emision televiziv Paktin Detar me Greqinë.
Studimi i kolonelit Pasha
Pasha: Pse jemi të pabarabartë?
Gjatë gjithë kësaj kohe është hedhur argumenti i vijës mesore. Pra i baraslargësisë. Ky është një parim i rëndësishëm në proces të ndarjes së kufijve detarë, por që në fakt eklipsohet në rëndësi nga ndryshimet që iu bënë UNCLOS në vitin 1982.
Më lejoni të shpjegohem: Barazlargësia – Konventa e vitit 1958 e përcakton “equidistance line” (vijën e baraslarguar) si vijën, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta, nga të cilat matet gjerësia e detit shtetëror, ndërmjet dy shteteve”.
Por, roli i privilegjuar i kësaj metode u godit rëndë nga disa vendime të Gjykatës Ndërkombëtare, të cilat nuk e morën për bazë këtë metodë në gjykimin e tyre, pasi kjo metodë çonte në pabarazi.
Diskutime të shumta u bënë, por goditja e metodës së baraslargësisë shkoi aq larg, sa në Konventën e vitit 1982 ky nocion (pra baraslargësia) hiqet fare nga nenet 74 (që ka të bëjë Hapësirën e veçantë Ekonomike = Exlusiver Economic Zone) dhe neni 83 (Shtratdeti Kontinental= Continental Shelf) të Konventës dhe mbeten vetëm në nenin 15 (që ka të bëjë vetëm me detin Shtetëror).
Ja ç’thotë neni 74 i Konventës: Delimitimi i Hapësirës së Veçantë Ekonomike (Exlusive Economic Zone) ndërmjet shteteve me brigje përballë apo ngjitur, do të kryhet sipas marrëveshjes, bazuar në Ligjin Ndërkombëtar, siç referohet në nenin 38 të statutit të Gjykatës Ndërkombëtare, me qëllim që të arrijë në zgjidhje të BARABARTË (EQUITABLE SOLUTION). Po kështu edhe neni 83, paragrafi i parë përdor të njëjtën gjuhë.
Pse është futur ky nocion (Nocioni i BARAZISË). Ky nocion është futur pikërisht sepse mesorja, nëse merret verbërisht, çon në pabarazi. Vet koncepti i barazisë (Equity) bazohet në atë që është e drejtë, e ndershme, e barabartë. Ky është elementi final i çdo procesi ndarjeje detare.
Sidomos, kjo bëhet shumë e rëndësishme kur kemi pikërisht rastin e veçantë shqiptar, kur ka bashkësi ujëdhesash të vogla (shkëmbinj etj) që ndikojnë në ndarjen e kufirit.
Ky është pikërisht, rasti që mesorja mund të çojë shpesh në pabarazi. Si test për BARAZINË përdoret koncepti i PROPORCIONALITETIT = PËRPJESTUESHMËRISË. Ky është testi që shikon raportin e ujërave të përfituara nga delimitimi, krahasuar me raportin e vijës bregdetare relevante të të dy shteteve.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24975. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24975

Gafa e Ministrit të Kulturës: Po negocioj për eshtrat e Ismail Qemalit Ministri i ri i Kulturës Ferdinand Xhaferri, ka bërë një gafë që ndoshta mund ti falej, dikujt tjeter, por jo nje ministri kulture.
Duke folur për deklarimet e kohëve të fundit mbi kthimin e eshtrave të Ahmet Zogut e Nënë Terezës në Shqipëri, në një emission televiziv në Ora News, ai u shpreh se ishte angazhuar personalisht që të rikthente në atdhe “eshtrat e shumë personaliteteve dhe shqiptarëve të mëdhenj, mes të cilëve edhe eshtrat e Ismail Qemalit” (!!)
Replikës së moderatorit të emisionit që thoshte “me sa di unë, eshtrat e Ismail Qemalit në Shqipëri janë…”, ministri i Kulturës i Republikës iu përgjigj më shumë se njëherë, duke këmbëngulur në të vetën, madje duke shtuar se ai ishte duke negociuar vetë për këtë problem me Italinë (!!).
Eshtrat e Ismail Qemalit prehen në Vlorë. Jane levizur ne vitin 1932 nga qeveria e Ahmet Zogut. Ismail Qemali lindur ne 1844 vdiq ne Itali ne 1919, dhe trupi i tij u sol ne Kanine te Vlores, ku u varros fillimisht.

Si u sollën eshtrat e Ismail Qemalit në Vlorë
Kastriot Dervishi
Megjithëse kishte vdekur qysh në vitin 1919, qe sjellë nga Italia dhe qe varrosur në Kaninë të Vlorës, varri i kryeministrit të parë shqiptar Ismail Qemali kishte mbetur i harruar dhe pa kujdes, aqsa revista “Minerva” e 8 janarit 1932 shkruan në faqe të parë të saj se ishte “zbuluar” varri i njeriut që zë fillin në krye të listës së kryeministrave të Shqipërisë.
Më mbledhjen e Parlamentit të datës 11 dhjetor 1931, deputeti Petro Poga thotë se ka vizituar së bashku me kolegun e tij Ibrahim Xhindi, varrin e Ismail Qemalit në Vlorë, dhe se është befasuar nga gjendje jo të mirë e varrit. Pasi u bisedua për rregullimin e varrit të Ismail Qemalit, sjelljen e eshtrave të tij në Vlorë si dhe ngritjen e një monumenti këtu, deputeti Abdurrahman Salihu ka thënë se për një qëllim të tillë, Mbreti Zog kishte paguar shumën e 1 mijë frangave ar.
Po në këtë seancë të Parlamentit, deputeti Fejzi Alizoti kishte kërkuar të zbardhej destinacioni i parave të grumbulluara më parë në fillim të viteve 20t, për qëllimin e sipërpërmendur, duke bërë përgjegjës për një shpërdorim të tillë Q.K dhe Z.P.
Disa dittë më vonë më 18 dhjetor 1931, në gazetën “Besa”, ish prefekti i Vlorës, Zenel Prodani i dërgon një letër të hapur deputetit Fejzi Alizoti, të titulluar “qeveria të hetojë”. Midis të tjerash në këtë letër ai thotë:
“Në një diskutim që mbajta me rastin e 28 nëntorit 1922, kur isha prefekt në Vlorë, propozova ngritjen e një monumenti plakut të kombit. Propozimi im u prit me duatrokitje të nxehta dhe pa humbur kohë u formua një komision prej patriotësh të vërtetë e të ndershëm për të përgatitur fushatën e ndihmave. Nga shumë vise të Shqipnis muarëm përgjigje përgëzimesh për iniciativën e marrë dhe s’mungonin të na siguronin se apelit tonë do t’i përgjigjeshin me gjithë shpirt. Megjithë që është kohë e gjatë prej 9 vjetësh dhe është e natyrshme që të mos mbaj mend mirë hollësitë e zhvillimit të çështjes, di me siguri se përveç 4 5 napolonash të dërguara nga n/prefektura e Leshit (Lezhës shënim) dhe diçka nga Vlora, nuk u mblodhnë gjë tjetër sa isha unë atje mbase më vonë u transferova në Berat”.
Parlamenti cakton përfaqësuesit e tij për ceremoninë e Vlorës
Më 22 nëntor 1932 nisi punimet Parlamenti shqiptar. Seanca e parë e tij u çel nga deputeti më i vjetër Petro Poga duke patur si sekretar, deputetin më të ri Zoi Xoxa. Në fillim të seancave të para të tij Parlamenti përpara se të zgjidhte kryesinë e tij (më 3 dhjetor), zgjodhi përfaqësuesit e tij në ceremonitë që do të zhvilloheshin në Vlorë për nder të kryeministrit të parë shqiptar Ismail Qemali, të cilët ishin Eshref Frashëri dhe Zoi Xoxa.
Përveç tyre në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësuesi i Mbretit Zog, gjenerali Leon Gilhardi, si dhe përfaqësuesit e qeverisë, Milto Tutulani dhe Hilë Mosi
Ceremonia e zhvilluar në Vlorë
Më 29 nëntor 1932, gazeta “Besa” përshkruan ceremonitë e zhvilluara një ditë më parë në Kaninë dhe Vlorës. Ndër të tjera gazeta shkruan:
“Një brohoritje e zjarrtë dhe e zgjatur që ushtoi tërë sheshin, i përshëndeti autoritetet kur erdhën dhe duartrokitjet vazhduan të paprera gjersa prefekti z.Abidin Nepravshta, u ngrit për të marrë fjalën e hapjes së kremtimit dhe për të përshëndetur përfaqësuesit që kishin ardhur të merrnin pjesë në gëzimin e popullit vlonjat”.
Kortezhi i formuar në sheshin e Vlorës ka vazhduar më pas rrugën drejt Kaninës, ku pas hapjes së varrit, trupi i Ismail Qemalit është gjetur pjesërisht i tretur. Pas fotografimit në shumë plane, trupi pa jetë i Qemalit është vendosur në një arkivol të posaçëm.
Me flamurin që është ngritur në Vlorë më 28 nëntor 1912, janë bërë fotografitë e rastit dhe flamuri, nga Et’hem Vlora i dorëzohet prefektit i cili ja jep ministrit të Arsimit Hilë Mosi, i cili do ta dorëzonte në Muzeun Kombëtar.
Ceremonia në Kaninë ia ka lënë radhën asaj të që do të zhvillohej në Vlorë. Nën tingujt e muzikës së përmotshme, trupi i Ismail Qemalit pritet në Vlorë nga formacione paraushtarakësh. Në sheshin qendror të qytetit, gjeneral Leon de Gilhardi, në emër të Mbretit Zog zbuloi pllakën e monumentit të punuar nga skulptori Odise Paskal dhe mbajti fjalën në emër të Mbretit.
Pas tij ministri i Arsimit, Hilë Mosi ka thënë midis të tjerash:
“…I dashtuni Mbreti ynë, Zog I, i frymëzuem nga ndjenja e nderimit për hartonjësin plak të indipendencës sonë, desh që eshtnat e këtij veterani të prehen në një varr madhështor në një shesh të dukshëm historik të qytetit të tij lindor, për t’i simbolizuar brezave të sotëm e të ardhshëm, bindjen e dashuninë që duhet të kenë rrënjosur ndër zemrat e tyne për atdhe e për flamur”.
Mesazhin telegrafik të Mbretit në këtë aktivitet e ka lexuar prefekti Nepravishta. Ai kishte këtë përmbajtje:
“Me kënaqësinë ma të madhe marr pjesë në gëzimin e popullit të Vlorës, në këtë ditëlindje për kombin tonë. Sakrificat që ka ba populli i Vlonës për pavarësinë dhe mbrojtjen e atdheut tonë janë fakte patriotizmi ta paharruem. Siguroni popullin kreshnik të Vlonës se bashkë me patriotin e madh të kombit tonë, Ismail Qemali, të gjithë dëshmorët janë gjallë në shpirtin tim”.
Aktivitetet e kësaj ditë në Vlorë janë mbylluar me shfaqjen e pjesës teatrore “Agimi i Lirisë” dhe të nesërmen me pjesën “Besa shqiptare”.
Kush ishte ISMAIL QEMALI (1844 – 1919)
Lindi më 24 janar 1844 në qytetin e Vlorës në një familje të pasur dhe me tradita. Më 1858 studioi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Në moshën 16 vjeçare ishte përkthyes në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane. Ndoqi studimet në jurisprudencë. Në vitin 1862 ishte zv/drejtor i çështjeve politike në Vilajetin e Janinës. Më 1868 ishte kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Perandorisë. Më 1870 ishte guvernator i Varnës dhe i Danubit të Poshtëm. Kalon më pas në detyra të tjera të rëndësishme në Perandorinë Osmane. Më 1990 u largua nga Stambolli për të qëndruar përkohësisht në Athinë. Më 1908 vjen në Vlorë dhe zgjidhet deputet i Beratit. Më 5 nëntor 1912 shkoi në Vienë ku bisedoi me përfaqësues të fuqive të mëdha. Inicoi një Kuvend Kombëtar i cili më 28 nëntor 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Me vendim të këtij Kuvendi u emërua kryeministri i parë i Shqipërisë, dhe ushtroi pushtet simbolik në një pjesë të vogël të vendit pasi pjesa më e madhe ishte pushtuar nga hordhitë serbomalazeze dhe greke. Dha dorëheqjen më 22 janar 1914 pas të ashtuquajturit komplot të Beqir Grebenesë dhe pushtetin ia dorëzoi Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Pas kësaj u largua nga Shqipëria për në Nicë të Francës, për t`u kthyer disa muaj më pas e për t’u larguar sërish në Itali. Vdes në rrethana të dyshimta në Peruxhia të Italisë më 24 janar 1919.
Është botuar libri i tij me kujtime “Kujtime&#82 Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24969. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24969
Perm, nga gulag i frikshëm në mekë të artit e kulturës është Moska apo Shën Peterburgu kryeqyteti kulturor i Rusisë? Me sa duket as njëri as tjetri, të paktën tani që Perm ka shumë gjasa që ta mbajë atë titull. Ai është një qytet me 1 milion banorë, pranë maleve Urale, që në epokën sovjetike njihej për kampet
Qielli varet i zymtë dhe i vrenjtur mbi qytet. Diku në gjirin e tij ndodhet një godinë edhe më gri, që është unike në të gjithë Rusinë. Ai është i vetmi Muze i Gulagëve (kampeve të punës në epokën sovjetike) në tokën ruse. Kur e sheh, apo kur je brenda tij e ke të pamundur që të mos përndiqesh nga hijet dhe dhimbjet që janë konsumuar nëpër qelitë dhe muret e kampit. Brenda tyre duket sikur tmerri nuk ka mbaruar… Zëra të mistershëm fantazmash mund të dëgjohen ndërsa rënkojnë. Janë zëra që vijnë nga një tjetër botë, sikur të kishin dalë nga faqet e romanit të Dostojevskit “Shënime nga shtëpia e të vdekurve”. Kjo është vetëm një pjesë e mizerjes dhe vuajtjes së gjatë që kanë përjetuar rusët gjatë shekullit të kaluar. Por disa nga zërat nuk vijnë nga e kaluara, por nga e tashmja e një vendi që ndodhet pranë muzeut. Është një spital psikiatrik që ndodhet jo larg ish-gulagut. Kjo situatë gjysmë dramatike dhe gjysmë fantazmagorike zakonisht vazhdon gjatë gjithë natës, derisa drita e parë e ditës shfaqet në horizontin e qytetit të Permit. Pikërisht në këtë moment, kur nata ndahet nga dita, qyteti në Urale, qendra më e madhe ruse në kontinentin europian, që e ka marrë emrin nga një periudhë gjeologjike 251 milionë vjet më parë, nis të shndrisë e ti përkasë ditës. Që prej disa kohësh ky qytet po gatitet që të lërë pas njëherë e mirë kapitujt e errët të historisë së tij, të rizgjohet dhe të shndërrohet nga qytet i errësirës dhe vdekjes në një qytet të kulturës, madje asaj ndërkombëtare. Muzeu i Gulagut është vetëm një pikë e errët e qytetit, sepse ai ndërkohë është i pajisur edhe me galeri arti, ndërtesa të epokës së Stalinit, që janë shndërruar në muze dhe një teatër i famshëm baleti ndërtuar mbi gërmadhat e fabrikave të armëve. Perm është një qytet me një të kaluar famëkeqe dhe me një të ardhme, sipas të gjitha gjasave shumë më të mirë. Me historinë e tij lidhen tri emra: ai i një shkrimtari të madh rus, emri i carit të fundit dhe ai i një aktivisti hebre të të drejtave të njeriut. Për të tre burrat e sipërpërmendur, Perm ishte një ankth i tmerrshëm, sinonim i gjithçkaje të ligë në Bashkimin Sovjetik. Ata pësuan vuajtje fizike në këtë qytet, që ishte bastioni i fundit para Siberisë. Anton Chekhov shkoi aty në vitin 1890 dhe 10 vjet më vonë e përdori këtë aventurë të tij si frymëzim për të përshkruar qytetin e vogël e të errët në dramën e tij “Tri motrat”, një vend ku njerëzit janë të dëshpëruar për të ikur larg. Duka i Madh, Mikhail Aleksandroviç, anëtar i dinastisë Romanov dhe një trashëgimtar i mundshëm i fronit, ndryshe nga dramaturgu i famshëm nuk erdhi në këtë qytet në mënyrë të vullnetshme. Ai u dërgua në Perm pas Revolucionit Rus dhe u ekzekutua në vitin 1918 nga bolshevikët falë një “tentative arratisje”. Pas kësaj, partia urdhëroi edhe ekzekutimin e gjithë familjes së romanovëve. Në fillim të vitit 1980, Natan Sharansky, që më pas u bë zëvendëskryeministri i Izraelit, u mbajt në gulagun e qytetit për 6 vjet pas akuzës për spiunazh. Kampi ku ai qëndroi ishte i rrethuar me tela me gjemba, ndërkohë që ai qëndroi për më të shumtën e viteve në një qeli të izoluar nga pjesa tjetër e botës, në të cilën ai kishte në dorë vetëm një libër lutjesh. Perm ishte një qytet ku nuk lejoheshin vizitorët e huaj deri në fund të Luftës së Ftohtë. Askush nuk duhet të shihte as gulagët, as fabrikat në të cilat prodhoheshin armatime, tanke dhe raketa. Madje, edhe në vitin 1990, qyteti, që për njëfarë kohe u quajt Molotov, sipas emrit të ministrit të Jashtëm të Stalinit, nuk ishte i hapur krejtësisht për të huajt dhe për të tjerët ai vazhdoi të mbeste një qytet misterioz me një nam të keq. Po në këtë vend shkatërrimi dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik u pasqyrua përmes tmerrit më të madh. Sot, e gjithë ajo situatë ka ndryshuar, madje në mënyrë aq radikale saqë pa frikë mund të thuash se kemi të bëjmë me një revolucion. Revista ruse “Afisha” e shpalli Perm qytetin e vitit. Marat Gelman, 48 vjeç, i njohur për një galeri të famshme që ka në Moskë, thotë se Perm do të shndërrohet në “kryeqytetin e ri të kulturës së Rusisë”, madje kjo mund të jetë e vërtetë që sot. Ai ia ka kaluar Moskës dhe Shën Peterburgut. Ndërsa në një shkrim të tijin një kritik njujorkez e ka quajtur qytetin “shpërthim të ngjyrave dhe ideve”. Ata që ecin sot përmes qytetit buzë lumit Kamara mund të ndeshen me godina të zëna nga firma të rëndësishme e filiale të kompanisë kulturore me famë botërore që janë në kërkim të hapësirave për të ekspozuar, për të ngritur galeri arti, apo mund të ndeshen me zyra të mëdha arkitektësh që po ia ndryshojnë përditë fytyrën qytetit me projektet e tyre që vihen në jetë në një kohë rekord. Edhe artistët rusë po shkojnë gjithnjë e më shpesh për të ekspozuar veprat e tyre në qytetin e Uraleve, si të donin të gjenin një shkak për të kundërshtuar imazhin që i dha dikur qytetit Çehovi. Po përse vallë? Çfarë ka ndodhur befas me këtë ish-laraskë të shëmtuar, që befas është shndërruar në një mjellmë të bardhë e plot hir? Kush qëndron pas mrekullisë së Permit dhe çfarë mësimi i jep ky qytet qyteteve të tjera të zymta e industriale të kontinentit? Zyra e guvernatorit ndodhet në qendër të qytetit. Brenda saj vjen era dyllë. Ambientet janë të gjelbëruara dhe plot dritë. Edhe pse tek-tuk për kujtim janë lënë nëpër mure fotot të ish-Bashkimit Sovjetik, guvernatori që ndodhet në zyrën në katin më të lartë të godinës nuk i përket asaj periudhe të errët. Oleg Chikurnov është një njeri që i përket botës dhe ka parë shumë botë me sy. Për ndryshimin e qytetit ka thirrur urbanistët dhe arkitektët më të mirë francezë. Ai vetë ka studiuar ligje dhe ka një doktoraturë në ekonomi. Para se të merrte detyrën ka qenë përfaqësues i Rusisë në Zvicër, si dhe ka pasur një karrierë të suksesshme si biznesmen. Mënyra se si ai e menaxhon punën nuk është aspak e zakonshme. Ai u bë guvernator në vitin 2005 dhe kërkoi që ti bënin një raport shumë realist për anët pozitive dhe negative të Permit. Raporti kuptohet që nxori në pah një qytet me shumë probleme të mbarsura nga e kaluara, por edhe të kultivuara gjatë viteve të vështira të tranzicionit. Me pak fjalë, qyteti me mbi 1 milion banorë ndodhej në prag të shkatërrimit fizik dhe shpirtëror. Fabrikat e tij ishin shndërruar në grumbuj të mëdhenj skrapi, godinat e tjera të qytetit ishin rrjepur dhe në të nuk gjeje dot asnjë restorant, apo kafene të hairit. Imazhi i qytetit ishte ai i një ish-gulagu që zor se do të mund të bënte për vete ndonjë këmbë turisti. Ai ndodhet 2 zona ore larg Moskës. E vetmja gjë e mirë për qytetin është natyra e tij, me lumin me ujë të kthjellët e malet e bukur që e rrethojnë. Ajo që guvernatori kuptoi që në fillim ishte që në këtë qytet duheshin bërë disa ndryshime shumë radikale dhe se atij i duhej dhënë menjëherë një identitet postsovjetik. Aty duhet të krijoheshin atraksione të tilla që ta bënin unik në të gjithë Rusinë. Për këtë, guvernatori bëri një plan shumë ambicioz. “Planet tona ishin mjaft të shtrenjta dhe kërkonin shumë para dhe mbi të gjitha ishin afatgjata. Ne na duhej një plan më i shpejtë. Kështu vendosëm që këtë qytet që simbolizonte gjërat më të errëta të regjimit sovjetik ta shndërronim në një qytet avangardë të artit dhe kulturës në Rusi e më gjerë dhe e gjithë kjo me investime shumë të arsyeshme. Kështu, pak nga pak qyteti u shndërrua në një qendër që thithte mendjet më të ndritura të kulturës. Ky ishte vizioni ynë”. Guvernatori ua bëri interesante planet e tij disa njerëzve të pasur të qytetit, por edhe të mbarë vendit. Në këto projekte, që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, investohen shumë pak para publike. Sot, ky projekt është një sukses i vërtetë. Kështu, kompleksi më i bukur muzeor në qytet është ndërtuar mbi gërmadhat e një uzine të prodhimit të armatimeve. Ai kryesisht Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24963. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24963

Gratë, si jetojnë në vende të ndryshme të botës Sekretet, zakonet dhe mënyrat e jetesës së femrave në Danimarkë, Tokio, Turqi, Dubai apo Brazil
Danimarka Të gjithë e dimë se Danimarka është konsideruar si vendi ku jetojnë njerëzit më të lumtur në botë. Prej më shumë se 30 vjetësh, studimet shkencore dhe rezultatet e ndryshme analitike kanë arritur të gjitha në përfundimin e njëjtë se danezët janë njerëzit më të lumtur se në pjesën tjetër të planetit tonë. Në hartën botërore të lumturisë, e krijuar nga një psikolog social anglez, Austria dhe Irlanda renditen menjëherë poshtë Danimarkës për sa i përket shkallës së lumturisë. Kanadaja rendit e dhjeta, ndërsa Amerika e 23-a. Po çfarë i bën danezët të jenë kaq të lumtur? Nanna Nourup, një banore në Kopenhagën, shpjegon disa nga ndryshimet mes Danimarkës dhe pjesës tjetër të botës. Për shembull, në Kopenhagën njerëzit janë shumë të përgjegjshëm për ambientin. Më shumë se një e treta e tyre përdor biçikletën për të lëvizur, për të bërë pazarin, shkuar në punë, apo për të nxjerrë shëtitje fëmijët. Papunësia, varfëria dhe të pastrehët janë fenomene shumë të rralla në këtë vend, me një popullsi prej 5.5 milionë banorësh. Nëse aty humbet punën, Nanna tregon se qeveria vazhdon të paguajë rreth 90 për qind të rrogës për 4 vjet. Mos u shqetësoni as për kujdesin shëndetësor, është falas dhe me një cilësi të jashtëzakonshme për këdo. Qeveria daneze tregon gjithashtu një interes të veçantë për nënat dhe fëmijët. Gratë zakonisht marrin 12 muaj leje lindje që u paguhet tërësisht. Aty dëgjon se qytetarët paguhen të shkojnë në universitet. “Kush shkon në universitet paguhet 400 ose 500 dollarë”, thotë Nanna. “Edukimi është falas, ndaj këtu jetojnë njerëzit më të shkolluar në botë”. Gratë në Danimarkë nuk e ndiejnë presionin për tu martuar. Nanna sapo ka mbushur 44 vjeçe dhe është beqare. Ajo thotë se nuk është rritur duke ëndërruar për fustane nusërie dhe dasma. “Kjo nuk ka qenë një ndër ëndrrat e mia. Nuk mendoj se edhe shoqet e mia kanë këtë ëndërr”, tregon. Stine, një nga mikeshat e Nanna-s, thotë se solli në jetë tre fëmijë para se të vendoste të martohej me partnerin. Po ashtu, një tjetër arsye për të qenë të lumtur në Kopenhagën është edhe buka e mrekullueshme e quajtur rugbrød, me të cilën vendasit krenohen kudo. Rio de Janeiro Është sinonim i rërës së bardhë dhe plazhit, trupave të nxehtë dhe karnavaleve. Po ashtu, në vitin 2016 ai do të jetë qyteti i parë në Amerikën e Jugut që do të zhvillojë Lojërat Olimpike. Aline, nënë e tre fëmijëve, tregon se Rio është një nga qytetet më të bukura në botë, falë plazheve dhe ndërgjegjësimit të njerëzve. “Gratë në Rio tregohen shumë të kujdesshme për paraqitjen fizike, sepse e kalojmë shumicën e kohës të veshura më pak se në çdo vend tjetër të globit”. Gjithashtu, brazilianet harxhojnë çdo vit miliona në kirurgjinë plastike. “Kirurgët tanë njihen si më të mirët në botë dhe çmimet janë të lira këtu”. Në qytetin me gjashtë milionë banorë, diferencat ekonomike mes njerëzve janë të mëdha. Një e pesta e popullsisë jeton nëpër baraka. “Rio është qyteti i kontrasteve ekonomike. Ne kemi të varfrit që jetojnë bashkë me të pasurit dhe shtresën e mesme”, thotë Aline. Shumë njerëz që blejnë shtëpi paguajnë për to me para në dorë. Aline ka një apartament në një ndërtesë shumëkatëshe. Fëmijët e saj kanë secili dhomën e tyre dhe një banjë të përbashkët. Aline ka në shtëpi një tualet gjigant të mbushur plot me produkte kozmetike. “Si çdo grua më pëlqen të kem shampo, kremra dhe parfume. Është e zakonshme për gratë të kenë shumë lloj produktesh kozmetike”, thotë ajo. Familja dhe besimi janë shumë të rëndësishme për brazilianët. Fëmijët zakonisht jetojnë në shtëpi me prindërit pasi mbarojnë kolegjin, sepse aty mendojnë se familja që lutet së bashku, duhet të qëndrojë së bashku. “Ne lutemi çdo ditë dhe i mësojmë fëmijët që ta bëjnë këtë gjë që të vegjël”. Aline thotë se i vetmi problem që kanë për tu zgjidhur është kriminaliteti dhe siguria në vend. Dubai Tridhjetë vjet më parë, Dubai, shteti më i populluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk ishte asgjë më shumë veçse një grumbull ndërtesash të shpërndara përgjatë shkretëtirës. Sot, është një nga qytetet më të bukura në botë, i quajtur ndryshe “perla e Gjirit Persik”. Ky qytet multikultural është shtëpia e xhamive të jashtëzakonshme, rrugëve prej guri, pazareve pa fund dhe ndërtesës më të lartë në botë. Falë rezervave shumë të mëdha të naftës, qeveria u siguron qytetarëve ujë, drita dhe shërbim shëndetësor falas. Gjëja më e mirë? Nuk ka taksa mbi të ardhurat. Doktoreshë Lamees Hamdan, nënë e katër fëmijëve nga Dubai, jeton në një shtëpi me 5 dhoma në rrugën ku ka shtëpinë edhe vjehrra e saj. “Është diçka tradicionale të jetosh afër me familjen e burrit. Më pëlqen kjo gjë. Mendoj se është diçka e mirë të shohësh një familje të madhe dhe të bashkuar çdo ditë”. Lamees thotë se shumë familje të pasura në Dubai kanë shërbëtore, shoferë dhe kuzhinierë personalë. “Nuk gatuaj shumë këtu. Ime vjehërr ka kuzhinier në shtëpi, por unë e kam gjetur zgjidhjen. Jam lidhur me një restorant që më dërgon në shtëpi tri vakte në ditë”. Por Lamees tregon se jo të gjithë në Dubai janë të pasur. “Ka të pasur, të varfër dhe nga ata që luftojnë çdo ditë për bukën e gojës”. Një tjetër ndryshim mes njerëzve në Dubai dhe pjesës tjetër të botës është mënyra e veshjes. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, një vend mysliman, Lamees thotë se pjesa më e madhe e grave mbi 60 vjeç veshin fustane që u mbulojnë trupin dhe burqa që u mbulon fytyrën. “Nuk preferova të vishja shailan dhe abaja-n, që të mbulojnë kokën dhe trupin, por motra ime i ka veshur. Është diçka më shumë se kulturore”. Burrat zakonisht veshin kostumin tradicional të quajtur kandura, një lloj smokingu me këmishë. Pavarësisht dallimeve, Lamees tregon se gratë në vendin e saj kanë shumë të përbashkëta me femrat dhe nënat në botë. “Jemi të gjitha nëna që punojmë, ne të gjitha kemi të njëjtat prioritete, të gjitha përballemi me të njëjtat sfida”. Stamboll Stambolli është qyteti i dy kontinenteve, Azisë dhe Europës. Nuvide, një banore e Stambollit, jeton në pjesën europiane, por mund të shohë edhe atë aziatike nga dritarja e shtëpisë së saj. Si një vend mysliman përparimtar, gratë janë të lira të veshin çtë duan dhe Nuvide tregon se femrat turke pëlqejnë shumë të bëjnë pazar. Edukimi në këtë vend është thelbësor për gruan, megjithatë familja vjen e para. “Ti mund të mbarosh dy universitete. Mund të bësh doktoraturën dhe masterin, por zakonisht në moshën 32-vjeçare një gruaje këtu i duhet të heqë dorë nga puna, sepse familja dhe fëmijët janë më të rëndësishëm”. Turqit, thotë ajo, kanë gjithashtu një mënyrë interesante të kursimit të parave. Njerëzit mbledhin monedhat e arta dhe i vendosin ato poshtë jastëkëve në vend që ti çojnë në bankë. Një mënyrë interesante kursimi. Tokio Në Tokio, Japoni, një tjetër prej metropoleve më të populluara në botë, njerëzit priren të punojmë me orë të tejzgjatura dhe jetojnë në shtëpi të vogla. Misako, një grua nënë e një vajze katër vjeçe, tregon se nga këto anë është zakon të heqësh këpucët kur hyn në shtëpinë e dikujt. Edhe pse vetë punon si përkthyese, Misako thotë se gratë japoneze zakonisht qëndrojnë në shtëpi me fëmijët. Shumë njerëz ndoshta nuk e dinë se gratë japoneze janë shumë të vetëpërgjegjshme. Për shembull, Misako tregon se mjaft tualete publike femrash kanë një pajisje të quajtur “tingulli i princeshës”, që bën zhurmë të mjaftueshme për të kamufluar funksionet fizike të organizmit.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/lifestyle-showbiz-kuriozitete/grate-si-jetojne-ne-vende-te-ndryshme-te-botes.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/lifestyle-showbiz-kuriozitete/grate-si-jetojne-ne-vende-te-ndryshme-te-botes.html

DISA VEÇORI Të DASMëS VLLAHE Ashtu si popullsitë e tjera të botës kanë ritet e tyre të dasmave, edhe ajo vllahe ka të sajat. Madje, si një nga popullsitë më të vjetra në Ballkan, ritet vllahe ngjasojnë apo kanë afri me ato iliro­shqiptare dhe helene­greke. Ceremoniali i dasmës vllahe nis dy javë para ditës së dasmës. Te familja e dhëndrit hidhej, pastrohej dhe rrihej gruri, që të ishte gati për tu zier dhe të gatuhej e hahej në ditën surselilit. Nga ky grurë i zier dhe i rregulluar në formën e ashures, hahej nga të gjithë, por më të privilegjuarit ishin fëmijët. Ditën kur rrihej gruri, këndohej:
Bambe­bumbe kopanëtë, Që të zbardhen rrobatë, Rrobatë nuk duan të zbardhen, Sepse duan krahë nuseje.
Duke u nisur nga vargu i fundit i kësaj kënge përfytyrojmë se si vinte vjasta (nusja) vllahe. Dasma vllahe fillonte një të diel para së dielës që do të merrej nusja. Këtë ditë te shtëpia e djalit­dhëndër merreshin surselili: gra, nuse dhe vajza shkonin në pyllin më të afërt dhe ngarkonin dru, që përdoreshin vetëm për të gatuar në dasmë. Para se të ngarkoheshin, merrnin tri herë vallen e kënduar:
Kush është ajo që heq vallen, Është e motra e dhëndrit, Kush është ajo që heq vallen, Është kunata e dhëndrit.
Pastaj të ngarkuar këndonin këngën:
Loz vajza me mollë, Një e hedh e një e pret, Nën rrugë dhe mbi rrugë, U takuan të dy në rrugë, U takuan dhe u pëlqyen, U pëlqyen dhe të trashëgohen, Jetë të gjatë e të plaken.
Po këtë valle të kënduar e bënin edhe njëherë në mes të rrugës, po të ngarkuara me dru. Edhe tek oborri i dhëndrit prapë këndonin po këtë, pasi shkarkonin drutë. Kur niseshin për surseli, si dhe kur ktheheshin, po me valle merrnin këngën:
Që u nisën tri të bukura, Morën një rrugë monopatit, Mirë se erdhe, moj e bukur, Më trego ku ka gjelbërim, Të të jap bukëbardhë gruri, Nuk dua bukëbardhë gruri, Dua nga të tria më të bukurën.
Të hënën, ditën shkonin te furtatu (vëllami) për ti çuar kullakun (kulaçin) dhe me valle merrnin këngën:
Vëllam gëzimi mbi ty, Shiko miqtë që të vijnë, Vëllam, se mos u trembe Nga miqtë që do presësh. More nune gëzim për ty, Shiko parenë që të erdhi, More nune se mos u trembe Nga paraja që prite.
Miqtë në dasmë vinin që të shtunën, para surselilit dhe iknin të martën pas ditës së dasmës (ditës së diel). Të enjten gatuheshin bukët me simite nga qiqra. Prandaj, të mërkurën copëtohej qiqra, rrihej me çekiç mbi gurë, duke kënduar:
Gëzim i madh, gëzim, More xhaxha, edhe në shtëpinë tënde, Gëzim të trashëgohet, Jetë të gjatë dhe të plaken.
Bëheshin 25­30 buke me simite. Kur niseshin për të marrë nusen ditën e diel, këndohej:
Dil diell se lindi hëna, Që të ngrohet gjithë bota, Dil hënë, se lindi dielli, Që të ngrohen duart e këmbët. Moj lule përmbi ferrë, Unë te nëna dua të shkoj, Do të kapërcej në ato male, Tek ato male dhe ato kodra. Qani, moj motra të mia, Tek ato male aq të lartë Më kapërcyen ata vëllazën.
Kur merreshin surselili, përgatiteshin e mbaheshin me flamurë: të kuq, të bardhë dhe të verdhë. Kur merrej nusja, mbanin vetëm flamurin e kuq. Flamurët ishin qëndisur dhe u vareshin girgilisë (zbukurime me lodra zhurmuese). Kur merrej nusja, kryesorët ishin nuni, furtahu dhe dhëndri. Nusja hipej mbi kalë, mushkë ose pelë nga më të mirat. Nusja nuk kishte rëndësi. Kali i saj lidhej pas atij të nunit. Dhëndri dhe vëllami iknin përpara me flamurin e kuq në dorë. Shkonin në shtëpi, gjysmë ore para të tjerëve. Kur dilte nusja nga shtëpia e saj, derdhte ollën (brokën) me ujë. Po këtë gjë bënte edhe dhëndri, kur dilte nga shtëpia e tij për të marrë nusen. Kur futej nusja te dera e burrit, lyente derën me gjalpë. Kur zbriste nusja nga kali, këndohej:
Tir, moj vjehrrë, tir, Se të gjeti nusja pa tjerrë, Shkrih, more vjehërr, shkrif, Se të gjeti nusja pa shkrehur.
Kur shkohej për të marrë nusen, hidhej një kulaç me karamele e kush e kapte, e hante, duke u dhënë edhe të tjerëve. Por guximi i tij dallonte, se ai duhej të ruhej nga të lagurit me ujë nga ai që hidhte kulaçin. Kur vinte nusja dhe zbriste nga kali, i afronin tre fëmijë, të cilëve u jepte nga një mollë dhe i hipnin te kali i nuses. Kjo bëhej që nusja të kishte fatin për të lindur fëmijë. Kur shkonin krushqit për të marrë nusen, merrej këngë:
Krehe bukur, bukur, Për te nuni e vëllami, Për te nusja më e bukur. Pa më thuaj, moj nënë, kush është dhëndri? Ai më i bukuri, ai më i riu. Pa më thuaj, moj nënë, kush është nuni? Ai më i riu dhe ai më i miri. Pa më thuaj, moj nënë, kush është vëllami? Ai më i riu dhe ai më i bukuri.
Ndërsa në kohën kur nusja hynte në shtëpinë e djalit, këndohej:
Gëzim i madh, gëzim, Moj nëne, në shtëpinë tënde, Të më rroni si rruaza, Më mbushe shtëpinë me gëzim, Gëzim të trashëgohet, Jetë të gjatë e të plaken.
Po këto vargje këndohen edhe për babanë, vëllanë, motrën etj. Te shtëpia e djalit nuses i këndohej edhe kënga:
Tufë, moj tufë e bukur, Nga koka deri te këmbët, Dhëndrin e kemi si diell, Gëzim i madh për nënën që e ka.
Ndërsa te shtëpia e nuses këndohej: Çke që më rri kështu, Çke që rri e mërzitur, Nënë le, vjehërr gjete. Mos të vjen keq, Mos të vjen frikë? Babanë le, vjehërr gjete.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24960. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24960

Merlin, eshka për të vrarë Fidel Kastron Në vitin 1961, në Havanë, diva do të çonte në një lokal “liderin e fuqishëm”, ku më pas do të helmohej nga një mafioz i paguar prej CIA-s. Dokumentet e reja zbulojnë se plani dështoi nga tradhtia e një biznesmeni.
“Kanë tentuar ta vrasin 638 herë që nga viti 1959, kur ai fitoi pushtetin. Në shumë raste isha unë që i shpëtova jetën, në shumë të tjera e ndihmoi fati”. Viktima e munguar e kësaj serie të pabesueshme atentatesh është Fidel Kastro: “Engjëlli i tij mbrojtës” është gjenerali Fabian Eskalante, për shumë vjet truproja e tij dhe themelues i Shërbimeve Sekrete Kubane. Situatat për të “hequr qafe” liderin kuban kanë qenë të shumta dhe me shumë fantazi. Ato fillojnë nga kutia magjike prej druri, e cila iu dha Kastros në vitin 1961 dhe që kishte brenda purot e helmatisura, deri te guaskat me “perla” të mbushura me eksploziv, një ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1963 në një pjesë të detit të Havanës, ku Fideli gjuante peshk nën ujë: sikur vetëm ta kishin prekur ato molusqe, rreth tij do të mblidheshin dhjetëra alga helmuese. Nga të gjitha incidentet veçohet ai i urdhëruar në vitin 1961 nga ana e 3 gangsterëve që punonin ndërmjet Majamit dhe Kubës: Xhoni Rozelini, Sem “Momo” Xhiankana dhe krahu i tij i djathtë Santos Trafikante. Nga 1200 dokumentet e fshehta që u publikuan prej CIA-s në vitin 2007, disa prej tyre janë ende duke u analizuar, dallon një rrëfim: një natë, aktorja amerikane ishte përfshirë “në komplotin kundër Kastros, i cili ishte autorizuar nga autoritetet më të larta amerikane”. U zbulua edhe emri i aktores. Ishte Merlin Monro. Vetëm identiteti i “dërguesit” mbetet në dyshim: cili nga vëllezërit Kenedi donte të godiste Kastron, Presidenti Kenedi apo vëllai i tij, Robert, që në atë kohë ishte ministër i Drejtësisë? Tashmë është e qartë se gruaja bisedoi për planin e CIA-s me Bob Kenedin, i cili i rrëfeu më pas pse ishte shumë i hutuar”. Sipas disa burimeve, Merlin e shkroi të gjithë ngjarjen në një ditar të kuq, që u sekuestrua nga agjenti Lionel Grandison natën që ajo vdiq dhe nuk u gjet më kurrë. Historia filloi ndërmjet marsit dhe prillit të vitit 1961, kur, sipas asaj që shkruan Senati amerikan, njerëzit e CIA-s projektuan një “nga 8 komplotet për të vrarë Kastron, që më pas u provua se ishin vetëm manovra”. Në këto kushte ata vendosën tu drejtoheshin disa gangsterëve nga Majami, të cilët kishin kryer punë të mëdha në Kubë, ku kishin hapur restorante dhe salla lojërash, por që u kishin ngecur të gjitha në grykë, sepse Kastro ua kishte konfiskuar përfitimet. Një prej mafiozëve është Santos Trafikante i riu, mik i ngushtë i Sem Xhiankanas, një emër mjaft i njohur, i cili u afrua në klanin e Frank Sinatrës dhe mbështeste vëllezërit Kenedi. Ja ku shfaqet edhe Merlin: Xhiankana ia prezantoi bionden bukuroshe Xhon Kenedit, e cila në vazhdim do të kishte një lidhje me Presidentin dhe më pas me të vëllain e tij, Bobin. Plani parashikonte që Kastro të helmohej, por si? Deri në atë moment tentativat ishin të shumta e të shumëllojshme dhe gjenerali Eskalante i kishte neutralizuar të gjitha. Vetëm një muaj më parë zbuloi komplotin e famshëm të cigareve të helmatisura, pasi arriti të infiltronte një prej njerëzve të tij mes atyre të CIA-s. Në janar 1961, “engjëlli mbrojtës” i Fidelit kishte kapur rob Xhon Xhentilen, një amerikan, ekspert i helmeve, që kishte zbarkuar në mënyrë klandestine në Kubë për të helmuar Kastron, vëllain e tij Raulin dhe Çe Guevarën. Por në ishullin komunist jetonin 10 sozi të liderit kuban. Edhe Orlando Bosh, i njohur ndryshe si “terroristi më i rrezikshëm në hemisferën e veriut”, nuk arriti ta çonte në fund misionin e tij. Dështoi gjithashtu edhe Luis Posada Karriles, një tjetër person i frikshëm, që iu afrua Kastros duke iu prezantuar si piktor që dëshironte ti bënte një portret, por që iu desh të përballej tek për tek me Eskalanten. Pra, Kastro ishte gjithnjë në shënjestrën e specialistëve të helmeve. Ora X duhej të ishte pikërisht të dielën e fundit të prillit të 1961-shit, në një restorant luksoz në det, që Fideli e frekuentonte shpesh. Prej pak muajsh në atë lokal punonte një kamerier i ri, që sipas pronarit ishte shumë i mirë. Në fakt, ai ishte një i dërguari i Trafikantes, që e kishte furnizuar me kapsula me përmbajtje helmi shumë të fuqishëm. Mjaftonte të hidhje në pjatë ose gotë një prej këtyre kapsulave, për ta çuar në fund misionin. E rëndësishme ishte që Kastro të shkonte atje dhe një gjë e tillë, sipas CIA-s, do të ishte e mundur nëse në lokal do të performonte aktorja bukuroshe Monro. Kastro tërhiqej shumë nga gratë e spektaklit. Ishin hapur fjalë se në Havanë do të vinte diva bukuroshe që kishte interpretuar në filmin “Kur gruaja shkon me pushime”. Monro do të performonte në lokal në prani të Kastros, shenjë kjo e një marrëdhënieje të qetë mes Kubës dhe SHBA-së. Çdo lëvizje e natës së helmit ishte studiuar me shumë kujdes, por CIA nuk kishte parashikuar që Trafikante, njeriu më i rëndësishëm i misionit, së bashku me kamerierin e rremë do të bënin lojë të dyfishtë. Që në fillim ai i tregoi të vërtetën Kastros: “Pas pak do të shpërndahen gota me shampanjë për të uruar mirëseardhjen e yllit amerikan. Unë kam detyrën që tiu helmoj ju”. Në një raport të zyrës amerikane për lëndët narkotike që daton më 21 korrik të vitit 1961, shkruhet: “Mes kubanëve që jetojnë në Majami qarkullojnë zëra se kur Kastro bllokoi lokalet e lojërave dhe restorantet e gangsterëve amerikanë, kishte vënë në hekura edhe Santos Trafikanten, për një arsye të veçantë. Në një intervistë ai kishte thënë se e konsideronte shumë të rrezikshëm, por në të vërtetë e përdori për të kundërtën. Gjithashtu Kastro ka pranuar se i shpëtoi jetën: i zbuloi sekretin”. Në dokumentet e CIA-s nuk është specifikuar nëse Merlin Monro vuri këmbë në Kubë. Një pjesë e mirë e studiuesve mendojnë se aktorja ka qenë dhe është e lidhur me ngjarjet e tjera, prandaj kjo është edhe arsyeja “që duhej” të vdiste. Sigurisht që deri në momentin kur lidhja e saj me Bob Kenedin vazhdonte, shërbimet sekrete hezitonin ta ndiqnin çështjen. Hetuesit ndryshuan mendje pas prishjes së marrëdhënies me Bobin, sidomos pas telefonatës kërcënuese, ku i thoshte vëllait të Presidentit që do të tregonte të gjitha ato që ai dinte. Ky ishte edhe fundi. Plani për vrasjen e Kastros me ndihmën e Monrosë i përket mars-prillit të vitit 1961. 16 muaj më vonë, në mbrëmjen e 4 gushtit 1962, në restorantin La Scala u takuan Merlin, Bob Kenedi, Piter Louford dhe sekretaria e tij. Pak orë më vonë ndodhi tragjedia dhe bashkë me të u zhduk edhe ditari i kuq i aktores. Kështu morën fund të gjitha provat e komplotit të dështuar kundër Kastros.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24956. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24956

Britania: Do hyni në BE, kur të jeni gati Në një fjalim të mbajtur dje në Londër në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS) mbi prioritetet europiane dhe britanike, sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband, theksoi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për të ardhmen e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të BE-së. Ai tha: “…gjeografikisht, përgjegjësia jonë kryesore është ndaj Ballkanit Perëndimor. Anëtarësimi europian është i vetmi çmim i madh për të siguruar kompromis dhe reforma ndaj rivalëve historikë me interesa personale dhe pikëpamje të pandryshueshme”. Më tutje Miliband shton se, “padyshim ne i pamë në 1990-ën rreziqet e neglizhimit. Hapja sot e gjyqit të Karaxhiç në Hagë na e kujton këtë. Të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së e kanë bërë të qartë se anëtarësimi në BE është e ardhmja për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, kur ata të jenë gati”.
Sakaq, kandidatura e Shqipërisë pritet të diskutohet në drekën e sotme të ministrave të Jashtëm europianë. Këshilli i radhës do të mbahet në Luksemburg dhe tema kryesore për sa i takon Ballkanit Perëndimor është situata politike në Bosnjë-Hercegovinë. Një zyrtar i Presidencës Suedeze tregoi se megjithëse nuk do të ketë vendim për aplikimin e Shqipërisë javën e ardhshme, kjo temë mund të bisedohet gjatë drekës së punës. Nisma është marrë përsipër nga ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, i cili kërkon që në fazën aktuale kjo çështje të shqyrtohet si një procedurë teknike dhe jo politike siç do të jetë në fazën e dytë të vendimmarrjes pas përgatitjes së opinionit nga komisioni. Burime nga vendet anëtare tregojnë se në qëndrimin e tij, shefi i diplomacisë italiane pritet të nxjerrë si argument kryesor mbrojtës perspektivën europiane të vendeve të rajonit. Tentativat e mëparshme të Presidencës Suedeze për përfshirjen në axhendë të shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit kanë dështuar. Në fillim, për shkak të procesit të zgjatur elektoral në vend dhe më pas prej zgjedhjeve në Gjermani dhe ndjeshmërisë së elektoratit atje për çështjet e zgjerimit. Së fundi, shtyrja e shqyrtimit përpara raportit të progresit për Shqipërinë erdhi sërish nga Gjermania me argumentin e paqartësisë nëse kërkesa e Shqipërisë duhet të kalonte për shqyrtim në Bundestag apo jo. Shqipëria aplikoi për statusin e kandidatit më 28 prill 2009. Procesi përgatitor i opinionit nga ana e komisionit pritet të zgjasë së paku një vit nga momenti kur vendet anëtare do të japin dritën e gjelbër. Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, në një takim me homologun shqiptar, Ilir Meta, tha se në mbledhjen e ministrave të Jashtëm në Luksemburg do të diskutojë përsëri transmetimin e shpejtë të aplikimit Departamentit përgjegjës të Komisionit Europian, për të filluar procedurat të cilat shpresojmë të çojnë në njohjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. “E di shumë mirë se ka pak skepticizëm të një numri të kufizuar të vendeve anëtare për arsye të tranzicioneve politike të brendshme, në mënyrë të veçantë Gjermania, e cila po kërkon pak më shumë kohë deri sa të krijohet qeveria e saj”, u shpreh Fratini. Por, vijoi ai, jam i bindur se vendimi për ti transmetuar dosjen Komisionit Europian nuk është një vendim politik. “Ky vendim duhet të merret tani në nivel teknik dhe të zbatohet nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së. Unë e kam ngritur zërin me Presidencën dhe shpresoj shumë që mendimi im të ndiqet nga shumica e vendeve anëtare të BE-së”, theksoi kryediplomati italian, Fratini.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24950. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24950

Ndoka u shkruan ambasadorëve: Procesi i 28 qershorit u deformua Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, intensifikon përpjekjet e tij për zbardhjen e asaj çka e cilëson “vjedhje të zgjedhjeve”. Ai u ka adresuar një letër ambasadorëve të OSBE-së, SHBA-ve, atij gjerman, ambasadores së Britanisë së Madhe, ambasadorit të Suedisë, ambasadorit italian dhe atij të Bashkimit Europian. Objekt i letrës është vënia në dijeni për të gjitha shkeljet që pretendohet të jenë kryer në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. “Të gjithë vëzhguesit tanë të jashtëm, stafet e kandidatëve dhe aktivistëve tanë në rrethe flasin për deformim thelbësor të vullnetit të popullit dhe konkretisht, me vjedhje dhe deformim masiv të votave dhe rezultateve elektorale të Partisë Demokristiane dhe aleancës Poli i Lirisë, drejtuar prej saj”, shkruan Ndoka. Më tej përmenden përpjekjet e PDK-së për të gjetur provat që tregonin shkeljet e rënda të ligjit. “Stafi im teknik u angazhua për më se dy muaj në përpjekje për të bërë verifikimin midis votave të vërtetuara në pamjet filmike dhe atyre të shënuara në procesverbalet zyrtare. Përfundimi është dramatik. Kemi të bëjmë me një deformim të plotë të rezultateve të procesit, të zgjedhjeve dhe të vetë parimeve kushtetuese për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri”, vëren kreu i PDK.
Ndoka përmend disa qendra votimi, ku procesverbalet tregojnë se PDK ka marrë zero vota. “Vetëm në katër qendra votimi në Bashkinë Shkodër rezulton që Partia Demokratike të ketë marrë 161 vota në QV 0083, 180 vota në QV 0101, 327 vota në QV 0255 dhe 246 vota në QV 0294, ndërsa PDK të ketë marrë zero vota në QV 0083, zero vota në QV 0101. Nga verifikimet e kryera në dokumentacionin zyrtar, si dhe rinumërimi i votave, ka rezultuar që shifrat e deklaruara në procesverbal janë të rreme. Konkretisht janë shkruar 138 vota më tepër për Partinë Demokratike dhe 22 vota më pak për PDK”, shkruan ai. Më tej, kreu i demokristianëve në letrën e tij u bën me dije ambasadorëve të huaj se shifra të tilla skandaloze janë regjistruar edhe në qendrat e tjera të votimit të këtij qarku, si dhe në disa qarqe të tjera të vendit. Letra vijon me kërkesën e Ndokës drejtuar përfaqësuesve ndërkombëtarë që të përdorin autoritetin e tyre politik e diplomatik për të ndihmuar në rivendosjen e drejtësisë, kushtetutshmërisë dhe sovranitetit real të popullit në vendin tonë, shprehur përmes votës së fshehtë më 28 qershor 2009. “Prova jonë e re dhe e dokumentuar në kuptimin politik, por edhe ligjor, mund të jetë edhe rruga më e mirë ligjore për ti dhënë përgjigje krizës politike ku po përfshihet vendi ynë, ku nga njëra anë kemi një mazhorancë që refuzon drejtësinë dhe numërimin e votave dhe nga ana tjetër kemi një opozitë që kërkon mbrojtjen e votës së lirë”, deklaron Ndoka.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24953. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24953

Kriza politike, tre skenarët e zgjidhjes Opsionet, që nga tërheqja e opozitës, deri te zgjedhjet e parakohshme në vend
Sot shënohen 51 ditë qëkurse opozita deklaroi bojkotin zyrtar të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë. Asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk ka bërë ende betimin dhe Parlamenti funksionon vetëm me 74/75 mandate të mazhorancës. Në një kohë kur asnjë prej ligjeve kryesore që bëjnë pjesë në ato kategori, që cilësohen reforma të domosdoshme integruese, nuk kalon pa shumicë të cilësuar votash, situata bëhet edhe më e papritur. Ajo çka duket qartazi është kriza politike që kërkon një zgjidhje. Në korridoret politike kanë filluar të qarkullojnë skenarët e mundshëm të zhvillimit të situatës.
Skenari 1
Ky opsion parashikon vazhdimin e palëkundur të bojkotit të Partisë Socialiste. Deputetët nuk do të shkojnë në seanca duke i mëshuar idesë së hapjes së kutive të votimit. Sipas këtij skenari, ka gjasa që një numër deputetësh të partisë kryesore opozitare të thyejnë bojkotin e deklaruar. Grupi më i prirur për të ndërmarrë një veprim të tillë është ai i pesë deputetëve të grupuar në atë çka cilësohet “Lëvizje e Mendimit Ndryshe” brenda Partisë Socialiste. Ben Blushi, Arben Malaj, Kastriot Islami, Andis Harasani dhe Marko Bello kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë djegien e mandatit të tyre. E përkthyer në terma kohore, kjo deklaratë do të thotë se nëse Partia Socialiste vazhdon të bojkotojë Kuvendin edhe në muajin e gjashtë, deputetët do të futen në seancë. Një opsion i tillë do të përforconte pozitat e mazhorancës dhe do krijonte premisa për thyerje të tjera të bojkotit nga deputetët socialistë. Veprim që do të çonte në çorientim të selisë rozë dhe arritje të shumicës së detyrueshme për miratimin e ligjeve, pjesë të paketës së reformave.
Skenari 2
Ditët e fundit ka filluar të qarkullojë edhe një skenar i cili nuk do të kënaqte plotësisht as kërkesat e opozitës dhe as ato të mazhorancës. Një zgjidhje e tillë do të duhej të kishte me patjetër edhe një presion të madh ndërkombëtar. Partia Socialiste ka bërë gati projektligjin që parashikon mbledhjen e firmave ndër qytetarë që kërkojnë hapjen e kutive të votimit. Depozitimi i kësaj nisme në Kuvend do të rriste ndjeshëm presionin politik dhe shoqëror ndaj mazhorancës në pushtet. E ndodhur në një situatë të tillë dhe përballë një hapjeje të kutive të votimit, mazhoranca mund të preferojë më shumë kalimin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Një pakt i tillë mund të çojë në një terren të përshtatshëm për përgatitjen e reformës zgjedhore dhe organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme. Moshapja e kutive do tu ruante partive aksionet e larta në bursën politike duke evituar ndëshkimin publik për ata që kanë futur duart në vota. Veprim që sipas të gjitha gjasave e kanë kryer të gjitha forcat politike që kanë pasur mundësinë e përfaqësimit në komisione. Duke preferuar një zgjidhje politike, do mund të anashkalohej hapja e kutive dhe palët do angazhoheshin për rregullat e lojës elektorale e më pas rezultatin. Në një skenar të tillë, zgjedhjet lokale të vitit 2011 mund të bashkoheshin me zgjedhjet parlamentare.
Skenari 3
Nisur nga pozicionimi i deritanishëm i dy aktorëve kryesorë, Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës, Edi Rama, ky mund të cilësohet skenari më i vështirë për tu arritur. Një zgjidhje e tillë do të parashikonte detyrimin e mazhorancës për të pranuar hapjen e kutive të votimit. Një hapje qoftë e pjesshme apo e plotë duket se do të shfrytëzohej më së miri nga Partia Socialiste. Ajo çka duket se i intereson selisë rozë është hapja e kutive të votimit, të paktën në Qarkun e Tiranës. Partia më e madhe e opozitës pretendon se mandati i marrë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në këtë qark nuk bazohet në vota reale por të deformuara. Rrjedhimisht nëse do të arrihej të faktohej se mandati i Ilir Metës nuk është i rregullt, Partia Socialiste do të garantonte provat maksimale për të kontestuar legjitimitetin e qeverisë. Pavarësisht se PS në qëndrimet publike ka insistuar se nuk synon ndryshim të pushtetit në tavolinë, diçka e tillë duket se do të ishte pasojë e një reaksioni zinxhir. Edhe kjo skemë do të çonte në krijimin e një qeverie teknike për përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24947. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24947

Anija gjigante niset drejt SHBA Anija  gjigante Oasis of the Seas, me e madhja ne bote, niset nga porti i Turkut  per te londruar  ne brigjet perendimore te Shteteve te Bashkuara, ku me 5 nentor do te ngarkohet me pasagjere per udhetimin e pare drejt Haitit.
Oasis of the Seas, emer i zgjedhur prej lexuesve te se perditshmes “Usa Today” permes nje konkursi, ka kushtuar 900 milione euro.
Ka 16 ura, 2.706 dhoma, mund te prese 6.360 pasagjere dhe 2.000 anetare ekuipazhi.
Anija eshte e gjate 360 metra dhe peshon mbi 70 mije tone. Per te bere nje krahasim te vogel, gjiganti i shekullit te kaluar Titanic, ishte 46.328 tone.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=783. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=783

Fisi indigjen kundershton hidrocentralin Njeriu nuk njeh kufij. Kete e e ka vertetuar me kalimin e viteve kur kolonizoi pjese te banuara vetem nga indianet, te cilet perhere e me shume jane mbyllur ne zonat e tyre te ngushta amazonike.
Por popullsia perfaqesuese e botes se vjeter vazhdon te vuaje per shkak te industrializimit te planetit. Zona me e madhe e pyllezuar ne bote, rreth dy here me e madhe se siperfaqja e Europes, Amazona, strehon shume fise indiane, por historia e fisit.
Kyapo eshte ajo qe ka terhequr me shume vemendje, pasi ne afersi te zones se tyre eshte planifikuar ndertimi i nje hidrocentrali gjigand ne lumim e Amazones.
Duke filluar qe nga data 28 e ketij muaji ky komunitet do protestoje kunder ndertimit te diges. Shoqata Survival International qe punon me popujt indigjene i ka derguar nje note proteste qeverise braziliane.
Edhe ne vitin 1989 fisi Kayapo organizoi nje proteste per ndertimin e disa digave ne lumin Xingu qe lidhet me Amazonen, duke arritur me sukses anulimin e projekteve te Bankes Boterore. /tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=772. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=772

Dashuria triumfon Nje ngjarje e cuditshme Diane e Rodney, 50 vjet pas takimit te tyre te fundit jane rigjetur, jane puthur me pasion dhe me pas jane martuar.
Ishin ndare prej kohes se shkolles per shkak te nje genjeshtre te nenes se saj. Nje aksident u ndodhi asokohe dhe dy perfunduan ne spital me fraktura.
Nena e Dianes, i tha Rodney se e bija nuk donte me ta shihte duke e genjyer dhe duke prishur dashurine e te rinjve….keshtu kaloi nje jete e tere, dy martesa te deshtuara per Diane, nje lidhje 45-vjecare per Rodney qe perfundoi me vdekjen e gruas se tij.
Te dashuruar serish, ne moshen 70-vjecare u rigjeten me ane te nje e-maili.
Rodney mesa duket nuk kishte pushuar kurre se menduari per Dianen dhe sot ata jane serish bashke, lumturisht te martuar.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=776. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=776

Leter higjienike jurise, denohet me 31 vjet burg Gjesti ekstrem ne sallen e gjykates i ka kushtuar shtrenjte nje shtetasi amerikan qe duhet te vuaje 31 vjet heqje lirie edhe pse akuzohej vetem per vjedhje.
Gjate sesances ne Gjykaten e Santa Monica-s ne Kaliforni ku po gjykohej per vjedhje, 31 vjecari ka nxjerre nje tufe me letra higjienike duke i hedhur ne drejtim te avokateve te tij dhe jurise. Por kete gjest ai do ta paguaje shtrenjte, sepse do kaloje me shume se cerek shekulli prapa hekurave.
Ngjarja ndodhi gjate muajit janar por denimi per te eshte dhene vetem ditet e fundit. Gjykatesi Frank Brown denoi shtetasin Weusi McGowan per vjedhjen dhe hedhjen e letrave higjienike ndaj pjesetareve ne gjyq.
Avokatet kane reaguar menjehere duke thene se klienti i tyre vuan nga crregullime psikike, por tashme nje fakt i tille mund tu hyje ne pune vetem gjate apelimit te ceshtjes. /tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=779. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=779
Top