Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Lorik Cana, i shqetesuar Kapiteni Lorik Cana beson se Sanderlend duhet te mesoje ende dhe ti marre me qetesi ndeshjet. Pasi kane bere surprizen, duke marre 4 pike nga 6 te mundshmet ne dy ndeshjet kunder Mançester Junajtid dhe Luverpulit, Macet e Zeza nuk e mbajne dot ritmin e tyre, por dorezohen ndaj Birmingamit.
Skuadra e Stiv Brus mundet 2-1 ne stadiumin Endrjus, duke befasuar keshtu edhe vete kapitenin e tyre. Kjo nuk eshte hera e pare ne kete sezon qe deshtojne ne ndeshje kundrejt skuadrave modeste te Premier Leagues.
Pasi kishim fituar 4-1 ne shtepi ndaj Hull Sitit, ata u munden 3-1 nga Bernli ne Turf Moor dhe Cana e di mire se gjerat duhen permiresuar.
Eshte shume zhgenjyese per ne, por nuk eshte hera e pare ne kete sezon qe ne mundemi pas disa rezultatesh te mira, tha shqiptari. Ne veçanti pasi kemi fituar ne shtepi, ne nuk mundemi te mbajme te njejtin nivel loje dhe kthehemi te humbjet. Te gjithe e dine potencialin dhe kualitetin e skuadres sone. Por eshte nje kampionat i forte dhe duhet te jemi 100% te perqendruar gjithe kohes dhe ti fillojme mire ndeshjet. Duhet te mesojme nga kjo dhe te ndryshojme mentalitetin tone per te mbajtur te njejtin nivel per dy apo tre ndeshje. Kemi edhe shume pune per te bere. Nderkohe qe zerave per interesimin e Arsenalit per shqiptarin, trajneri Stiv Brus u pergjigjet: Loriku eshte kapiteni yne dhe do te jete me ne per nje kohe te gjate./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24885. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24885

Orinda Huta, vajza ekstravagante e skenes E kemi njohur gjithnje si vajzen ekstravagante te skenave shqiptare por perditshmeria e saj eshte krejt e ndryshme. Nje nder ditet e zakonshme per Orinda Huten nis duke shetitur me nipin 2 vjecar Virvin. Marredhenia e saj me te eshte krejt e vecante. Lidhja e tyre perfekte i jep fuqi Orindes per te vazhduar diten, por kjo eshte vetem nje pjese e dites se saj. Kohen e lire ajo e kalon ne barin e preferuar me vellain e saj Eltonin.
Ai rrefen se marredhenia mes tyre vazhdon te jete ajo e para shume viteve. Eltoni eshte udherrefyesi i saj per performancen skenike. Kur flet me Orinden dhe Eltonin, ata nuk harrojne te flasin edhe per historite pikante te femijerise. Eltoni ve ne dukje edhe disa nga pikat me te forta te motres se tij, por ndoshta edhe thembren e e Akilit.
Eshte e cilter, vetvetja, me pelqen qe eshte energjike. Asnjehere nuk eshte pesimiste por ndonjehere eshte shume moskokcarese. I ben gjerat me nje lloj vrulli dhe ndoshta ketu do me pelqente qe te ishte me e kujdesshme, thote vellai i kengetares se re. /tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24889. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24889

Tafaj: Arsimi i mesëm do të jetë i detyrueshëm Minsitri i Arsimit, Tafaj theksoi se brenda këtij mandati arsimi i mesëm do të bëhte i detyruehëm. Bashkëpunim me vendorët
Ndjekja e arsimit të mesëm do të jetë e detyrueshme me ligj. Ndërsa arsimi parauniversitar do të decentralizohet dhe do të rritet bashkëpunimi me pushtetin vendor. Ky është projekti i ministrit së Arsimit, Myqerem Tafaj, sipas së cilit me këtë projekt synon të rrisë nivelin e të arsimuareve në vend. Këtë e bëri të ditur në një takim që pati me drejtues të arsimit parauniversitar në Vlorë.
Arsimi
Brenda katër vjetësh arsimi i mesëm do të jetë i detyrueshëm dhe ky është një prioritet i Ministrisë së Arsimit. Sipas kreut të këtij dikasteri, Tafaj, vendimi do të merret nga qeveria, e cila edhe këtë mandat ka prioritet arsimin. Por, nga ana tjetër nuk dihet se sa i realizueshëm do të jetë ky ligj.
“Në bashkëpunim me pushtetin lokal ne do të arrijmë objektivin e braktisjes së arsimit bazë në masën 0%, dhe ndihma duhet të jetë edhe për thithjen e nxënësve, jo vetëm në arsimin 9 – vjeçar, por edhe në arsimin e mesëm, duke e kthyer atë në një arsim të detyrueshëm”, – theksoi Tafaj. Aktualisht, kur arsimi i detyruar është bërë 9 vjet, brakstisja është e lartë, ndërsa ligji për t’i kthyer në shkolla është i pazbatueshëm.
Gjatë takimit me arsimtarët e Vlorës, Tafaj u kërkoi atyre angazhim dhe cilësi të mësimdhënies në shkolla. Kundrejt kësaj kërkese ministri premtoi rritje të pagave të mësuesve deri në standardet e arsimtarëve evropianë.
Dencentralizimi
“Decentralizimi dhe dekoncentrimi është një nga objektivat e kësaj qeverie, dhe kjo do të shtrihet në të gjithë sektorët. Modeli aktual është modern dhe po ecën në rrugën e arritjes së standardeve të vendeve homologe.
Por, ky model ka në filozofinë e tij bashkëpunimin e ngushtë dhe rritjen e rolit të pushtetit vendor,” – theksoi Z. Tafaj. Duke folur mbi bashkëpunimin e ngushtë të dy aktorëve, Ministri i Arsimit, cilësoi se zhvillimi i arsimit duhet të ecë njëherazi me zhvillimin rajonal.
“Arsimi profesional dhe bashkëpunimi i ngushtë i pushtetit vendor është i domosdoshëm për të thithur interesin e nxënësve dhe prindërve të të gjithë komunitetit për këtë arsim” – theksoi Tafaj. Ndërkohë, ai theksoi “Arsimi profesional dhe bashkëpunimi i ngushtë i pushtetit vendor është i domosdoshëm për të thithur interesin e nxënësve dhe prindërve të të gjithë komunitetit për këtë arsim”.
Në fund të analizës vjetore të Drejtorisë Arsimore të Qarkut të Vlorës, Ministri i Arsimit siguroi mësuesit dhe drejtuesit se reforma arsimore do të vijojë më tej, duke vazhduar revolucionin e nisur të teknologjisë dhe informacionit në sistemin arsimor, statusin e mësuesit dhe rritjen e vazhdueshme të pagave, si dhe reformë në përmbajtje në ndryshimin e kurrikulave.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24876. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24876

Dy fjalë për një mik Halil Jaçellari Vdes në Romë Halil Jaçellari, shkrimtar dhe njerëzor Të enjten e 29 tetorit trupi i pajetë i shkrimtarit Halil Jaçellari strehohet në banesën e përjetshme, në varrezën e qytetit të Lushnjës, ku ai kaloi, pothuajse tërë jetën. Ajo jetë që u ndërrua në orët e fundit të 23 tetorit, në një tokë të huaj, në Romë, ku vitet e fundit kalonte pjesën më të madhe të kohës, pranë djemve të tij.
Ai po i bindet një ligji të pashkruar, që kërkon nga brezi i parë i mërgimit, kthimin në tokën mëmë, n’ato vise ku rrodhën fëminia me lodrat e shkujdesjet, rinia me ëndërrat dhe entuziazmin, dashuritë e miqësitë, vitet e shkollës e të formimit, pjekuria me problemet e punës, të familjes, të detyrave qytetare.
Halil Jaçellari ishte një tregimtar origjinal që e zbuloi pak me vonesë talentin në këtë fushë, por arriti lartësi të tilla që e venë atë në radhët e shkrimtarëve shqiptarë bashkëkohës, ndër më të lexuarit e viteve ‘80-të.
Në bazën e këtij suksesi ishte aftësia për të rrëfyer përfundimet e vëzhgimeve, soditjeve, përsiatjeve të mjediseve, njerëzve, ndodhive të një vendi që i ngjante një anijeje ku futej uji nga të gjitha anët, si pasojë e plasaritjeve të shumta në trup. Po ishte edhe kultura e tij, leximet vetjake, interesi i admirueshëm për të njohur trashëgiminë kulturore të njerëzimit.
Jaçellari qe një prodhim disi i veçantë i mjedisit, në të cilin lindi e jetoi. Ai nuk u njësua me të, nuk u bë kurrë zëdhënës i tij, nuk mëtoi prej tij asnjë privilegj.
Thellë në vetvete ishte kritik, nuk pajtohej me shumë gjëra që binin ndesh me mësimet që merrte nga leximi i pishtarëve të njerëzimit, të cilët kultura zyrtare prirej t’i paraqiste në një dritë larg së vërtetës.
Për të hyrë n’atë botën e librave, n’atë pyll magjepsës drurësh të të gjitha përmasave, vuri në punë vullnetin për të mësuar gjuhë të huaja, italishten e frëngjishten. Shtegtimi në kulturën e përbotshme i dha mundësinë të zgjeronte horizontin e botkuptimit e të thellohej në dukuritë e jetës së vendit të tij, duke parë i interpretuar ato me metrin e mendjes dhe ndërgjegjes së tij.
Këtë pjekuri ai e përcjell në tregimet e tij të cilat, për kohën kur u shkruan, ishin një gjë e re, një formë neorealizmi që pasqyronte më me vërtetësi jetën, duke u shkëputur në një farë mënyre, nga fryma dogmatike e propagandistike e letërsisë zyrtare.
Halil Jaçellari nuk ishte një disident i hapur, por në vetëdijen e tij ishte një kundërshtar i sistemit, të cilin e konsideronte arbitrar, të dështuar, të prapambetur, lirivrasës e tepër të dëmshëm për Shqipërinë. Zgjidhjet që jepte regjimi ishin tepër larg mendimit të tij qytetar.
Kishte diçka të veçantë në jetën dhe personalitetin e tij: edhe pse ishte me përbërje “të mirë” politike, nuk pati mundësi të studjojë në universitet dhe as të kishte një punë intelektuale, megjithë ndërhyrjet e disa personaliteteve të letrave, ndërmjet të cilëve dhe I. Kadaresë, në mbështetje të tij.
Duart e tij mbetën me kallo deri në rrëzimin e sistemit. Autori i vëllimeve “Nesër është e diel”, “Sezoni pa dasma”, “Mirëmëngjes njerëz”, “Tregime” etj. ishte një njeri me karakter të fortë dhe guxim të pashembullt, nuk bënte pazar me parimet vetjake, gjykonte me kokën e tij e nuk ndruhej të paguante pasojat, kur ishte rasti.
Kishte prirjen për të vlerësuar e kultivuar shoqërinë e miqësinë. Sa i ndjeshëm e i brishtë në botën e tij sentimentale, aq i fortë e i paepur në atë të mbrojtjes së parimeve e të vlerave, Halili ishte si një copë shkëmbi, në të cilin furtunat e kohës nuk shkaktonin plasaritje.
Pati një fëmijëri të vështirë me humbjen e parakohshme të nënës, me mungesa të theksuara ekonomike, por këto nuk ndikuan për keq në formimin e karakterit të tij jo të zakonshëm.
U mundua regjimi ta thyente që herët atë karakter, kur do të njihte birucat e mizorinë e Sigurimit të Shtetit, por nga ajo betejë personaliteti i tij u pasurua. Për ata që e kanë njohur, ai mbeti njeri i sakrificës, i guximshëm, altruist, shpirt i dëlirë.
Cilido që ka lexuar veprën e tij, ka gjetur në të idetë e guximshme për kohën e shumëkush sot, në këtë ditë të trishtuar, besoj se kujton letrën e hapur drejtuar Ramiz Alisë, kur regjimi ishte ende në këmbë e gjuha e opozitarëve ishte tepër e moderuar.
Në planin vetjak kujtimet që më lidhin me të ndjerin janë si një lumë me prurje të bollshme, që kalon në një shtrat kohor prej gjysmë shekulli, që nga bankat e shkollës e deri në takimet e fundit në Romë, kur ai luftonte i paepur me “sëmundjen e shekullit”, që e ndau nga ne.
Nuk mund të mos kujtoj në këto çaste bilanci vitet e gjata të “luftës së klasave”, kur ai kurrë nuk m’a mohoi miqësinë e tij, madje kyçi në sirtarin e ndërgjegjes së tij dhe ato çaste trishtimi e vështirësie shpirtërore që gjenin shprehje në bisedat tona apo në poezitë që i besoja. Faleminderit mik i vyer për gjithçka!
Por dua të kujtoj shokët e klasës që gjysmë shekulli më parë, së bashku me ty, “sekretarin rebel”, morën dëftesat e para të pjekurisë në qytetin e Lushnjës, të bëhem zëdhënës i dhimbjes së tyre.
Do të na mungosh në tryezën e festimit të 50-vjetorit të atyre dëftesave, ashtu siç na mungojnë Gjoni e Ahmeti që ikën para teje.
Por me gjithë thinjat, kohën e gjatë të kaluar, fëmijët e peripecitë e jetës, ka mbetur diçka që na mban të lidhur me njëri – tjetrin kudo e kurdoherë. Të qoftë i lehtë dheu i Lushnjës tënde, i vendit të ëndrrave të parealizuara!/shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24879. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24879

Meta dhe Rama, një shtrëngim duarsh, hera e parë pas zgjedhjeve TIRANE- Për herë të parë që pas zgjedhjeve të 28 qershorit kemi një shtrëngim duarsh, publik, mes zv.kryeministrit Ilir Meta dhe kreut te PS-së Edi Rama. Ka qene një konference për bashkëjetesën fetare, organizuar nga ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, që ka takuar dy kundërshtarët politike, Meta-Rama.
Në fokuset e aparateve të gazetarëve është fiksuar momenti kur Ilir Meta ka hyrë në salle, duke takuar fillimisht krerët e komuniteteve fetare, me pas i është drejtuar panelit te te ftuarve ku kishte mbërritur më parë Edi Rama, duke i shtrire dorën.
Ky i fundit pas një sekondi hezitim, i ka dhenë dorën ish-bashkëpunëtorit, Ilir Meta, i cili iu bashkua koalicionit qeverisës pas zgjedhjeve parlamentare. Të dy kane qëndruar në të njëjtin panel dhe nuk kane shkëmbyer asnjë fjale.
Në konference ka qenë i pranishmën edhe Presidenti Bamir Topi i cili ka vlerësuar përshëndetjen e Metes me Ramen por ka theksuar: “Eshtë një moment formal i domosdoshëm, por cështja eshte se gjithcka duhet të shkojë më tej”./shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24869. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24869

Histori çnjerëzore në Dibër, dy motra jetojnë të lidhura me zinxhirë DIBËR – Prej 22 vitesh dy motra në Maqellarë të Dibrës janë mbajtur të lidhura me zinxhirë jashtë vëmendjes së opinionit dhe të shoqërisë në një familje fshatare të kësaj zone në tejskamje. Për dy motrat Thëllënxa dhe Fidane Keshi është sinjalizuar media nga një banor i fshatit që e njihte gjendjen e që u nxit ta evdentonte pikërisht pas rastit të para pak ditësh në Levan të Fieri kur 26 vjecar jetonte prej tri vitesh i lidhur në një kolibe qeni i lidhur me zinxhirë nga familjarët si person që, sipas familjarëve nuk mund të mbahej ndryshe pasi përbënte rrezik për banorët e tjerë.
Kësaj radhe nuk bëhet më fjalë për tri vite izolim skllavëror, por për mbi 20 vite në Maqellarë ku motrat Keshi mbaheshin në gjendje të lidhur më zinxhirë tek këmbët,duke ua kufizuar mundësin e lëvizjes më tej se një hapësirë e ngushtë tek një shtëpi e rrënuar ku ato jetonin. Zingjiri në këmbën e Thëllënxës është vënë kur ajo ishte 25 vjeç, sot është 47 vjec dhe e vogla Fidania kur ishte 16 vjec, sot është 38 vjec.
Babai, i saj i vetmuar pasi dhe e gruaja i ka vdekur para 10 vitesh ka rrëfyer për policinë, e cila ka shkuar në atë familje pas njoftimit mediatik, se ishte i detyruar ta bënte këtë gjë pasi vajzat ishin agresive dhe përbënin rrezik për banorët e tjerë. Dhe sidomos simptomat e egërsisë së tyre ishin shfaqur qëkur u kishte vdekur e ëma. Por gjithçka në këtë sens mbetet mister pasi një nga mësuesit e fshatit është shprehur të paktën për njërën nga motrat se ka qenë e zgjuar dhe ka pasur nota të mira. Ndërkohë që prej vitesh askush nuk dinte se si shkonte gjendja e tyre.
Baba i tyre ka qenë i dënuar dhe ka vuajtur 18 vite burg ndërsa kur është liruar nga burgu, i ka vdekur dhe gruaja dhe kjo ka sjellë një gjendje dëshpëruese për familjen Keshi, çka me sa duket ka ndikuar tek gjendja depresive e dy vajzave. Sipas rrëfimit të prindit në polici vajza e madhe në moshën 16 vjeçare kishte shfaqur shenja të sëmundjes mendore dhe për këto arsye qëndroi për 7 vjet e shtuar në spitalin e Vlorës, pas daljes nga spitali, babai u detyrua ta mbajë të lidhur. Vajza tjetër Fidania nuk është shtruar në spital, por që në adoleshencë u sëmur si e motra dhe babai zgjodhi ta lidhë dhe atë.
Babai 70 vjeçar ka rrëfyer se të gjitha shërbimet ua kryente ai, që me ushqyerjen, shërbimet e deri larjen e tyre, por kushtet në këtë shtëpi ishin skandaloze dhe ato flinin mbi një krevat me dërrasa të kalbura druri,me shtrojë bar dhe një batanije përsipër,një jetesë më e keqe se e një qeni.
Gjithashtu mësohet se familja mbahej me paratë e invaliditetit që jepeshin për dy vajzat në shumën 160 mijë lekë të vjetra dhe me kujdestar babanë e tyre. Por asnjëherë aty nuk është dukur as mjek, as polici dhe as punonjës social!…
Sot në mëngjes në Maqellarë tek banesa ku jetonin dy motrat Keshi ishte një ekip mjekësor dhe forca policore të cilat i kanë transportuar ato për në spitalin e Peshkopisë për të dhënë ndihmë mjeksore ndërsa më pas mendohet që ato të sistemohen në një qendër sociale./shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24872. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24872

Rrëfimi i Colit: 200 mijë euro Dritan Dajtit për të vrarë Lul Berishën I penduari i Bandës së Durrësit përfundoi dje dëshminë e tij te Krimet e Rënda, me faktin se Dritan Dajti, ishte kontaktuar nga Dokle për të vrarë Lul Berishën
TIRANË- “Endrit Dokle, nëpërmjet Aleksandër Kekës ka kontaktuar me Dritan Dajtin, me të cilin ka rënë dakord që kundrejt 200 mijë eurove të vrasin Lulëzim Berishën. Por, vrasja nuk u bë për shkak se paratë nuk mbërritën tek Dajti, pasi ne u arrestuam të gjithëve nga policia”. Kjo është “surpriza” e fundit e dalë nga goja e të penduarit të “bandës” së Durrësit, të pandehurit Adriatik Coli i cili në seancën e djeshme gjyqësore përfundoi deklarimin e tij të lirë dhe pyetjen e prokurorëve të çështjes.Ndërkohë, vazhdimi i seancës gjyqësore u shty për të vazhduar me datë 9 nëntor ora 9:00, për tu pyetur i penduari nga avokatët mbrojtës dhe vetë të pandehurit që ndodhen të arrestuar. Seanca e djeshme gjyqësore, e 90- a ndaj të pandehurve të kësaj “bande” vazhdoi me dëshminë e të penduarit, i cili tregoi ngjarjet që rrodhën pas vrasjes së Ilir Koldashit e kryer prej tij, takimi me Ervin Cukën (tashmë i vrarë), bisedat me Aleksandër Kekën që e kaloi në Itali kundrejt 2500 eurove dhe vendimin për t’iu dorëzuar drejtësisë shqiptare. Gjithashtu, avokatët mbrojtës përsëriten kërkesën e tyre për të disatën herë, drejtuar organit të akuzës, për tërheqjen e akteve hetimore dhe vazhdimin e hetimeve edhe ndaj personave të tjerë, emrat e të cilëve Coli i ka përmendur gjatë dëshmisë së tij. Këtë kërkesë prokurori, e cilësoi të pa nevojshme pasi të gjithë këta emra janë verifikuar dhe nuk janë gjetur elemente mbështetëse për përfshirjen e tyre në këto krime. Gjykata rezervoi të drejtën për t’u shprehur në lidhje me këtë kërkesë. Edhe gjatë ditës së djeshme, i penduari Coli ka përmendur emra të rinj të pa dëgjuar më parë në fazën hetimore.
Dëshmia
“Pas vrasjes së Ilir Koldashit, ikëm në Durrës e u kthyem sërish në Tiranë, në banesën tek “21 dhjetori”. Aty Dokle mësoi se policia i kishte kontrolluar banesën. Më pas mori në telefon Ervin Cukën nga Spitalla, që erdhi e qëndroi me ne atë natë. Të nesërmen Cuka (tashmë i vrarë) mori 70 mijë euro në shtëpinë e Dokles, bashkë me 10 mijë euro që ia kishte borxh Dokles dhe u largua. Pasi takova fëmijët dhe gruan, Dokle i telefonoi Aleksandër Kekës dhe i kërkoi të më nxjerrë jashtë Shqipërisë për 2500 euro. Shkova në Shkodër, e gjatë qëndrimit Keka më tha, (unë dija muhabetin), se Dokle nuk i kishte sjellë 200 mijë eurot që duheshin për Dritan Dajtin që të vriste Lulëzim Berishën. Keka ishte marrë vesh me Dajtin (në kërkim) për të vrarë Lulin për 200 mijë euro. Ne nuk arritëm t’i dërgonim paratë për shkak se u arrestuam nga Policia. Keka me porosi të Dokles foli me Dajtin dhe Emiljano Shullazin (i cili nuk ka pranuar) të vrasin Lul Berishën kundrejt 200 mijë eurove. Ndërkaq Keka më kaloi në Mal të Zi nga Hani i Hotit, e aty i kam dhënë lëkët,- ka pohuar në dëshminë e tij Adriatik Coli, ndërsa tashmë ka implikuar në këtë histori edhe Dritan Dajtin, i arrestuar nga policia prej një jave.
Rrëfimi
Në Mal të Zi më morën ca djem të tjerë e më dërguan në Bosnje, më pas në Kroaci, Slloveni, Austri dhe përfundimisht në Itali. Atje rrija mbyllur e nuk dilja. Atje mora vesh që Lul Berisha, Endrit Dokle dhe familjarët e Ilir Koldashit kishin sjellë njerëz për të më vrarë dhe më kërkonin. Pas kësaj vendosa të dorëzohem, duke kontaktuar me personelin e Ambasadës në Itali dhe vendosa të kthehem në Shqipëri. U nisa me makinë për në Austri dhe duke kaluar në Slloveni, më kapën policia kufitare dhe më kthyen në Austri. Policisë i thashë që jam nga Kosova dhe më quajnë Arben Krasniqi, ku më morën gjurmët e gishtave dhe deklaratën dhe më nisen për Prishtinë, atje mora aeroplanin dhe erdha në Tiranë ku u dorëzova në Komisariatin e Policisë në Rinas, ku edhe kërkova bashkëpunim”-tha Coli në fund të dëshmisë së tij.
AVOKATËT
Mbrojtja: Hetoni emrat e bashkëpunëtorëve të tjerë
TIRANË- “Mbrojtja e të pandehurit Sardjan Sulejmani, si dhe në emër të të gjithë avokatëve të pranishëm në sallë, kërkojmë sërish, meqenëse gjatë dëshmisë së të pandehurit të penduar Coli, ka nxjerrë emra të tjerë, bashkëpunëtorë në vrasje dhe bashkëpunëtorë në trafiqe të paligjshme, çka do të thotë se organi i akuzës, e ka pasur kohën e mjaftueshme për t’i marrë këto emra (persona) më përpara nga Coli. Që do të thotë që hetimi nga ana e prokurorisë, nuk ka qenë objektiv dhe se me dashje organi i akuzës ka sjellë për gjykim një kërkesë selektive. Në këto kushte i kërkoj organit të akuzës të vlerësojë me objektivitet dhe në përputhje me ligjin, kërkesën time me objekt tërheqje aktesh dhe të bëjë hetim objektiv dhe pastaj ta sjellë kërkesën për gjykim ndaj të pandehurve. Që do të thotë marrëveshja e bërë deri më tani me të penduarin Coli nuk ka asnjë vlerë ligjore, për derisa i penduari nuk është rrëfyer akoma”,-tha në fjalën e tij avokat Detar Hysi.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24866. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24866
Klaudia Shifer, mes Haidit malësore dhe sensuales Brixhit Bardo Në një epokë kur përpunimet kompjuterike janë pjesë e fotografive që shfaqen në revista të ndryshme të modës në të gjithë botën, duke tjetërsuar realitete dhe portretet njerëzore të vajzave të zakonshme e duke i shndërruar në portrete perëndeshash, nuk pretendohet më që modelet e famshme të jenë si fotot e tyre në revista. Por me njërën prej tyre duket sikur kompjuteri nuk ka pasur shumë punë. Ajo është Klaudia Shifer, që në realitet është po aq e gjatë, po aq bionde, lëkurëbardhë e mollëzkërcyer sa edhe në fotografi. Ajo ndodhet në Milano së bashku me dy ish-koleget e saj të pasarelave, edhe ato jashtëzakonisht të famshme si Naomi Kampell dhe Eva Herzigova. Në kryeqytetin botëror të modës janë mbledhur për të bërë reklamën e disa parfumeve të reja së bashku me 3 partnerë meshkuj, por ata janë shumë të rinj në krahasim me modelet e famshme e me përvojë. Bëhet fjalë për disa aroma unisex. Secili prej 6 personazheve do të promovojë një aromë të caktuar që ka edhe një emër të caktuar. Klaudia është “La Lune”, një aromë e freskët lulesh pranverore. “Është një aromë sensuale, e lehtë, misterioze e karizmatike në të njëjtën kohë dhe mbi të gjitha shumë qetësuese”, shpjegon Shifer. “Është një aromë që më përshtatet shumë, sepse unë jam një person shumë i balancuar. Jam e qetë në pjesën më të madhe të kohës”, thotë shifer. Në fakt, prania e saj rrezaton shumë qetësi, qetësinë e një 39-vjeçareje që vazhdon të jetë shumë e bukur, por edhe shumë me këmbë në tokë. Ndërsa flet bën gjeste delikate dhe të natyrshme me duar. Qetësia jo rrallë merret për seriozitet. Shifer i ka të dyja dhe e di se në fakt këto cilësi kanë qenë bekimi i saj. Kur ajo nisi karrierën si modele në një botë shumë të rrezikshme për vajzat e reja dhe të bukura pikërisht serioziteti e ka shpëtuar nga shumë kurthe dhe situata që mund të kishin çuar pa frikë ose në botën e drogës, ose në atë të prostitucionit. Klaudia pati një karrierë shumë të suksesshme që në hapat e parë, ndoshta për shkak të pamjes së saj që kishte ngjashmëri me divën franceze, Brixhit Bardo. Një pamje e tillë mund ta kishte marrë në qafë gjermanen, por ajo përveçse si e bukur shquhet edhe si një ndër modelet e vetme që nuk u bë pjesë e botës së drogës, depresionit, shpërthimeve të agresivitetit, gjyqeve, apo lidhjeve dashurore të shumta. Këto janë karakteristika që kanë qenë dhe janë pjesë e botës së supermodeleve. Shifer nuk ka pasur ndonjë skandal të madh në lidhjet e saj, përveç lidhjes së gjatë dhe të rregullt me David Koperfild, iluzionistin dhe prestigjatorin e famshëm. Bëhet fjalë për një lidhje në vitet 90 që shumëkujt iu duk mjaft e çuditshme dhe kishte madje nga ata që pretendonin se modelja ishte pre e një magjie nga ana e Koperfild dhe jo e një dashurie të vërtetë. Klaudia është edhe kundër ilaçeve sikundër edhe bashkëshorti i saj londinez, që është edhe një producent i njohur filmash me të cilin u lidh përmes disa miqve të saj në vitin 2001. “Shumë njerëz thonë se jam më serioze se çduhet, por unë nuk mendoj se jam e tillë deri në tepri. Ata mendojnë edhe se jam një tip i rezervuar, ndoshta sepse ekziston paragjykimi që gjermanët janë të ftohtë, kur në të vërtetë ata nuk janë të tillë. Mënyra se si funksionojnë gjermanët është kjo që ata janë pak të ngadaltë në nxehje, por kur nxehen, pra kur të njohin mirë të bëhen shokë me kokë dhe të qëndrojnë besnikë gjatë tërë jetës”, thotë modelja.
Kur ajo filloi karrierën e modelingut, pasi u vu re në një klub nate në Dusendorf kur ishte vetëm 17 vjeçe ajo ishte një vajzë shumë e ndrojtur dhe do të skuqej qoftë edhe sikur dikush ta shihte drejt e në sy e ti thoshte se ishte shumë e bukur. “Dikur një gazetar në revistën “Vogue” më quajti “vajza me mbathje leshi”, që ishte si simbol i një vajze nga një qytet i vogël, pak a shumë një Haidi nga malet. Ky portretizim erdhi sepse unë isha e ndrojtur dhe nuk vija në punë e veshur seksi si modelet e tjera, por në një mënyrë shumë korrekte, që nuk kishte të bënte shumë me botën e modës. “Këto thënie dhe paragjykime që të tjerët kishin fillimisht ndaj meje nuk më mërzisnin e nuk më bënin aspak përshtypje, sepse mua më pëlqente që lija një mbresë të tillë te të tjerët. Më pëlqente më shumë thënia e gazetarit, sesa një tjetër e tipit “ajo është një kuçkë skandaloze”. Një pjesë e madhe e modeleve, që në moshë shumë të re për shkak të faktit se kanë të bëjnë vazhdimisht me publikun dhe pasarelat rrezatojnë një vetëbesim të tepruar, e kundërta ndodhte me Klaudian e ndrojtur. “Në fakt, ka diçka që vetëm pakkush e di. Unë jam e ndrojtur në jetë, por kur vinte puna te pasarelat apo te fotot isha tjetër njeri. Aty mundohesha të ndieja sipas porosisë së fotografit dhe shndërrohesha në një vajzë krejt tjetër. Unë hiqja veshjet me një sensualitet shumë të madh dhe pozat e mia seksi janë vërtet shumë joshëse e nuk janë aspak ato të një vajze të turpshme”. Sekreti i jetëgjatësisë së Klaudias është se ajo ka ditur gjithmonë të veçojë punën nga jeta private. Nuk i ka bërë kurrë këto të dyja bashkë dhe nuk i ka lejuar kurrë gazetarët që të fusnin hundët në të fshehtat e saj, në muret e shtëpisë apo në marrëdhëniet e saj intime. Kur ata e kalonin këtë cak nuk ua përtonte edhe ti hidhte në gjyq dhe të dilte fitimtare nga betejat gjyqësore dhe me një dorë të mirë parash. Pas tërheqjes nga jeta e modës, ajo i është kushtuar asaj private, pra familjes dhe nuk takohet shumë shpesh me shoqet apo personat me të cilët ka punuar dikur me disa përjashtime ndër të cilat bën pjesë edhe çekja Eva Herzigova, e cila gjithashtu jeton në Londër. Për sa i përket jetës profesionale në pikun e saj ajo ishte modelja më e paguar në botë dhe modelja fytyra e së cilës ka dalë më shumë nëpër kopertinat e revistave se çdo fytyrë tjetër. Fushatën e saj të parë të madhe ajo e nisin një vit pasi e kishin vënë re, pra vetëm 18 vjeçe dhe bëhet fjalë për xhinset e markës “Guess”. Karl Lagerfeld e bëri muzën e tij dhe e nxiti që të dilte edhe në sfilatën e “Chanel” në vitin 1990. Ndërsa 2 vjet më vonë ajo nënshkroi një kontratë 10 milionë dollarëshe me Revlon. Në të njëjtin vit doli në kopertinën e “Vogue” së bashku me shumë supermodele të tjera, por ato ishin në sfond, ndërsa ajo në qendër. Epoka e supermodeleve ishte në shpërthim të plotë dhe ato konsideroheshin si yje të muzikës rok. “Vitet 90 kanë qenë vite të çmendura. Mbaj mend që sapo mbarova një sfilatë të “Chanel” dhe nuk mundesha as të ndërrohesha nga turma e madhe e njerëzve që kishin ardhur pas skene për të folur, për të më parë, për të më prekur dhe për të marrë nga unë ndonjë autograf. Fansat dhe shtypi ishin të tërbuar, madje shpesh edhe të frikshëm. Nuk mund të largohesha nga sfilatat pa pasur me vete truprojat që të më mbronin. Sot situata është shumë më e qetë, është normale”, rrëfen Klaudia. Por ndryshe nga shumë të tjera, vajza e një avokati që do të kishte vazhduar rrugën e të atit dhe krejt rastësisht i hyri rrugës së modës, pati një kohë më të qetë dhe më normale se shumë shoqe të saj të botës së modelingut. “Pikërisht ndrojtja ime më ka mbrojtur shumë në një kohë kur mund të kisha përfunduar shumë keq, kjo është arsyeja që përvoja ime në botën e modës është një përvojë pozitive, sepse asnjëherë nuk e lejova veten që të isha në radhën e atyre vajzave që u ofroheshin dhe pranonin të drogoheshin, apo të shkonin në festa pasanikësh që përfundonin nëpër orgji”. Pasi la intensivitetin e botës së pasarelave, Shifer aktualisht merret vetëm me reklamat publicitare. Që prej disa kohësh është “muza” e Lagerfeldit dhe ka marrë pjesë edhe në një fushatë të Ferragamos. Një sezon më parë ishte fytyra zyrtare e YSL dhe ka marrë përsipër edhe reklamimin e parfumit të fundit të Alberta Ferretit. Ndërkaq, u martua me Matthew Vaugn në vitin 2002 dhe bëri një dasmë shumë të madhe e luksoze. Tani çifti ka dy fëmijë një djalë dhe një vajzë. Shifer ka punuar për 20 vjet si supermodele dhe thotë se aktualisht për një vajzë është shumë e vështirë që të bë Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24856. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24856

John, 78-vjecari thyen rekord pasi ka 241 pirsing ne trup Nofka e Lynch, “Prince Albert”, vjen pikerisht nga nje pirsing qe ka pensionisti: ‘Prince Albert’ eshte pirsingu qe mban ne penis. Plot 241 pirsing ne te gjithe trupin, perfshi 150 ne koke e qafe. John Lynch, i mbiquajtur Prince Albert, eshte nje 78-vjecar ish-menaxher i Barclays Bank per 30 vjet, i cili pas pensionit ka pasur si aspirate te madhe qe te behet mbajtesi i rekordit per numrin me te madh te prisingjeve ne trup. Pergjegjesit e Guinness e kane vizituar per te numeruar pirsinget e tij dhe per ti dhene nderimin. Keshtu qe emri i tij do te shfaqet ne edicionin 2010 te librit te famshem. Nofka e Lynch, “Prince Albert”, vjen pikerisht nga nje pirsing qe ka pensionisti: ‘Prince Albert’ eshte pirsingu qe mban ne penis. Aty posht, Lynch ka gjithcka: pervcse pirsingut, 78-vjecari ka edhe shume tatuazhe, nder te tjera edhe portretin e Marilyn Monro ne pjesen e bustit. Derisa punoja ne banke nuk mund te beja tatuzhe, as pirsinge ka deklaruar britaniku -. Vetem pasi dola ne pension u ndjeva i lire per te bere ate qe doja. Disa kohe me pare nuk do ta kisha menduar kurre se mund te thyeja rekordin. Mund te them se ishte nje gje qe erdhi vete./telegraf/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24859. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24859

Analiza e New York Times: Shqiperia, ideale per investim Nje artikull i botuar ne “International Herald Tribune” dhe “New York Times” i ben nje analize te gjate ekonomise shqiptare. Shqiperia eshte nje vend potencial per investime, pavaresisht te kaluares se turbullt dhe infrastruktures ende te pafavorshme. Nje artikull i botuar ne “International Herald Tribune” dhe “New York Times” i ben nje analize te gjate ekonomise shqiptare dhe perpjekjeve te pronareve te rinj per te arritur sukses. Nje nga keta pronare te suksesshem eshte Donika Mici aktualisht pronare e nje fabrike kepucesh Made in Albania, te cilat prodhohen vetem per eksport ne tregjet evropiane. Fabrika e saj Doniana u krijua ne vitin 1992, por sot pronarja e saj Donika Mici nuk druhet te vendose marken e vertete te prodhimit te ketyre kepuceve, duke konkurruar denjesisht ne dyqanet e mira te kepuceve, ne Itali, Britani, Gjermani dhe France. Kjo kompani puneson sot 1400 punetore dhe shitjet kapen 14 milion euro ne 6 muajt e pare te ketij viti. Sipas saj duhen vetem 30 dite qe nje pale kepuce te dalin nga fabrika per te shkuar tek porositesit ne Londer apo Paris. Ajo shprehet se Shqiperia ka potencial te behet nje burim alternativ si Kina dhe India pasi dhe ne vendin tone fuqia punetore eshte shume e lire.
Por gjithsesi transformimi i Shqiperise nuk eshte i lehte, kryebashkiaku i Tiranes, nje ish artist karizmatik ka lyer me ngjyra te shndritshme fasadat e Tiranes, ka hequr 90 ton plehra, dhe ka investuar shume ne arsim dhe shendetesi. E megjithate Shqiperia renditet ne vendet e botes se trete, ekonomia eshte aq pak e zhvilluar sa qe ende Shqiperia importon te mirat baze, si sheqer dhe qumesht. “Trasparency International” e rendit Shqiperine si nje nder 10 vendet me te korruptuara ne bote, ndersa sipas Amnisty International 18 per qind e popullsise jeton nen minimumim e varferise qe eshte 2 dollare ne dite. Kryeministri shqiptar Sali Berisha kembengul se vendi eshte ne rrugen e duhur, madje shton se nuk ka krize ekonomike, por Guvernatori i Bankes Qendrore paralajmeroi ne gusht se shpenzimet e medha qeveritare po kercenojne stabilitetin makroekonomik te vendit.
Investitoret dhe financimet per te ardhmen
Investitoret e huaj ngrene nje tjeter problem per Shqiperine. Nje prej tyre eshte Francesko Becheti, nje nder investitoret e pare te huaj qe mberriti ne Shqiperi ne 1997-en ne kohen kur te gjithe iknin. Ai thote se problemi me shqetesues eshte infrastruktura. Kompania e tij investon 1.5 miliarde ne projekte energjie perfshire dhe nje hidrocentral mbi lumin Vjosa ne Kalivac. Ai thote se Shqiperia eshte e bekuar me burime ujore dhe mund te behet nje burim i rendesishem per energjine rajonale por shton se u desh te financonte vete rrugen 10 km per te transportuar materialet e hidrocentralit deri ne Kalivac. Pavaresisht investimeve disa pronare ankohen se fuqia blerese ne kete shoqeri ku te ardhurat mujore jane mesatarisht 300 euro, eshte ende e ulet. Qemal Hoxha eshte pronari i nje restoranti ne Durres qe dikur ishte nje bunker i ngritur nga vete ai si ushtarak. Ai i mban cmimet e uleta per te pasur kliente. Ai eshte shprehur per gazeten se nese do te kishim ndertuar rruge ne vend te 700 mije bunkereve, Shqiperia do te ishte sot Zvicra e Ballkanit./KohaJone/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24862. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24862

4US, së shpejti me video klip Po i publikojm disa fotografi të bëra gjat gjirimeve të video klipit të parë të hiphop grupit të ri nga Shkupi 4US. Gjirimet e para jan bër dje (26.10.2009) në disa lokacione atraktive në qytetin e Shkupit. Kënga e video klipit titullohet ”Sonte” me text nga A.Z dhe beat nga Dj Suat. Projekti për kët video klip ësht përkrahur fuqimisht nga studio DS Records ku edhe ësht bër inçizimi i këngës sidhe nga vet producenti i këngës Dj SuaT. Mbrenda një ose dy javësh pritet të publikohet verzioni final i klipit andaj mos hezitoni të na vizitoni sa më shpesh.
Disa fotografi ekskluzive nga gjirimet e klipit ”Sonte”.
Ky artikull eshte marre nga: http://dsbeats.com/?p=408. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://dsbeats.com/?p=408

Night Stars Jena tshpejt ( DJSUAT BEAT ) Night Stars vin edhe me një suprizë të re për ndëgjuesit. Kënga më e re e tyre titullohet ”Jena T’shpejt ” me beat nga Dj Suat dhe text nga vet ata. Klikoni linkun në vazhdim për ta shkarkuar këngën.
Download Link :

Ky artikull eshte marre nga: http://dsbeats.com/?p=401. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://dsbeats.com/?p=401
Top