Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Një biografi e paautorizuar fundos mitin e NewmanDashuritë skandaloze të Paul sykaltrit Gjithçka rrëfehet në një libër bombë, i sapopublikuar në Shtetet e Bashkuara, ku zbulohen të gjitha dashuritë e tij: nga shtrydhja për Marlon Brando, te pasioni për Steve McQueen
Në sytë e famshëm bojëqielli të Paul Newman, mitikë për tri breza femrash, nuk pasqyrohej vetëm universi femëror, por edhe ai mashkullor ia ngacmonte dëshirat. Aktori, për ta thënë ndryshe më brutalisht me fjalët e Darwin Porter, autor i biografisë që gjendet në të gjitha libraritë amerikane, deri në moshën 50-vjeçare ka qenë biseksual. “I pëlqenin si meshkujt ashtu edhe femrat”, i ka thënë Porterit aktori homoseksual i filmave pornove, Cal Culver, një prej dëshmitarëve të intervistuar. Më pas ai ka shtuar: “Unë kam qenë mashkulli i fundit me të cilin Paul kaloi një natë. Ka ndodhur në fund të viteve 70, kur ai i kishte kaluar të pesëdhjetat dhe ju siguroj se nuk lundronte si njëherë e një kohë”. Goditja, edhe duke i marrë për mirë rrëfimet e reja, nuk është e lehtë për tu kapërcyer. Në botë ka mijëra kinemadashës, si meshkuj ashtu edhe femra, për të cilët Newman ka qenë prototipi i “mashkullit të bindur”, të cilit i falej gjithçka. Mbi të gjitha për paraqitjen e tij të jashtëzakonshme, por edhe në emër të besnikërisë së treguar për më shumë se gjysmë shekulli ndaj gruas së tij të dytë, Joanne Woodward. Në Shtetet e Bashkuara ka shumë sajte, ku tregimet e Porter janë kontestuar ashpër. “E gjitha është një farsë”, lexohet ndër të tjera, “për të ulur imazhin e Newman dhe për të shitur një grusht letrash të mbushura me gënjeshtra”. Për shembull, kur aktori, që kishte pasur edhe më parë një eksperiencë homoseksuale, gjatë kohës që kryente shërbimin ushtarak, pati një vegim për Marlon Brando, të cilin e kishte parë në Brodway në filmin “Një tramvaj që quhet dëshirë”. “Ishte 3 dhjetori i vitit 1947″, tregon Porter në librin e tij që titullohet “Paul Newman, the man behind the baby blues”, “dhe pas prezantimit Paul e priti Marlon në hyrjen e teatrit. Edhe unë jam aktor, i tha, por nuk arrij ti shfaq ndjenjat e mia. Marlon e ftoi të hipte në motorin e tij, me të cilin udhëtonte në atë kohë. Mëngjesin tjetër, në Studion e aktorëve flitej vetëm për natën që dy aktorët kishin kaluar bashkë”. Edhe komenti i Brandon u bë i famshëm: “Newman? Çtë them, është shumë sentimental”. Për hir të së vërtetës, tetë vite më parë, pikërisht në vitin 2001, u publikua një biografi e paautorizuar nga Newman, ku Lawrence J. Quirk, një prej miqve të tij më të mirë, shkruante: “Paul e bën për vete botën duke luajtur rolin e engjëllit mbrojtës”. Shumë pak njerëz e kishin besuar këtë, por tani Porter thekson se Jacqueline Witte, bashkëshortja e parë ashtu dhe Joanne Woodward, dinin gjithçka dhe heshtnin. Respektimi i divit duhej shpëtuar me çdo kusht. Edhe pse ishte shtirur sikur nuk dinte asgjë për Sal Mineo, me të cilin Newman kishte pasur një marrëdhënie, e cila befas ishte ndërprerë, ai ishte hakmarrë në mënyrë mizore. Ishte periudha kur Scott Allan, djali i parë i tre fëmijëve që Paul kishte pasur me Witte, kishte “humbur” në tunelin e drogës. Porter pohon se një natë, në vitin 1978, Mineo i telefonoi Paul-it. “Jam me djalin tënd”, i tha, “dhe ai është shumë i dashur me mua”. Aktori mbeti pa fjalë. Në vazhdim pati përballje të tmerrshme mes tij dhe të birit, i cili vdiq duke vrarë veten po në të njëjtin vit, në 1978, në moshën 28-vjeçare. Atëherë Newman mendoi seriozisht ta ndiqte, por Steve McQueen arriti ta shkatërronte nga ana e tij. Mes dëshmive të shumta mbi të kaluarën e sykaltrit, janë edhe ato të Rod Steiger, Eartha Kitt, Geraldine Page dhe Shelly Winters. Kështu u zbulua që McQueen, i cili vdiq më 1980-n në moshën 50-vjeçare, kishte qenë pasioni më i madh i Paul Newman dhe se shumë kohë më parë, interpretuesi i filmit “Atje lart dikush më do”, kishte pasur të dashur James Dean, Montgomery Clift, Robert Wagner dhe John Derek. Për sa u përket femrave, Newman vdiste tu përkushtohej atyre që i quante “rose sfiorite⦔, ku bënin pjesë Joan Crawford, Lana Turner, Judy Garland, Rita Hayworth⦠dhe në veçanti për Grace Kelly-n. Pastaj, siç thuhet, aktori ndërroi faqe, aq sa Joanne Woodward arriti të thoshte: “Jeta jonë u bë e bukur si një ëndërr që ishte e destinuar të zgjaste deri më 2008-n, kur Paul në moshën 83-vjeçare u largua nga kjo botë”. Në fakt, deri në momentin e fundit, në netët pa gjumë, aktori ishte i fiksuar pas kujtimit që shumë miq ishin larguar nga kjo botë mjaft të rinj: Dean, Clift, Marilyn, McQueen⦠Por ajo që e lëndonte më shumë ishte fakti se nuk e kishte kuptuar në kohë dramën e të birit.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25010. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25010

Prifti, investitorëve: Ju garantojmë pronën Problemi kryesor për investitorët e huaj vazhdon të mbetet çështja e pronës. Pothuajse në të gjitha raportet ndërkombëtare, Shqipëria mbetet pas sa i takon mbrojtjes së investimeve të huaja, e ndikuar më së shumti nga konflikti që kanë individët me pronën. Për këtë shkak, ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë, Dritan Prifti, gjeti rastin tu përcillte investitorëve të huaj projektin e fundit të qeverisë, që lidhet me ligjin për titujt e pronësisë. “Dua tju jap një lajm të mirë. Shumë shpejt do të miratojmë një ligj që ju mbron nga konflikti me pronën. Ju siguroj se për çdo investim të bërë, qeveria do të jetë garant i pronës që keni blerë apo ndërtuar”, iu drejtua ministri Prifti anëtarëve të Shoqatës së Investitorëve të Huaj. Duke falënderuar investitorët e huaj për mbështetjen e dhënë, ministri i Ekonomisë tha se projektet në të ardhmen janë të mëdha. “Falë jush, rritja ekonomike në Shqipëri ishte ndër më të lartat në rajon”, u shpreh Prifti. Nga ana tjetër, kryetari i shoqatës, Patrik Paskal (investitor në hidrokarbure), kërkoi më shumë garanci sa i takon zbatimit të ligjit fiskal dhe mbrojtjes së biznesit të huaj. Projekti Duke folur për “Shqip”, ministri i Ekonomisë qartësoi se, “ligji i ri për titujt e pronësisë shmang konfliktin që investitori i huaj mund të ketë me pretendentin e tokës. Nëse investitori e ka blerë tokën me letra të rregullta, qeveria do të bëjë garantin për çdo parregullsi që mund të lindë më tej”. Në shumë raste, Hipoteka ka vërtetuar se për një pronë të caktuar kanë dalë njëherësh pretendentë disa pronarë, duke e kthyer në kaos zgjidhjen e problemit. Qëllimi është se, qeveria do të merret me zgjidhjen e konfliktit të pronës së blerë nga investitori i huaj, duke e lënë të qetë të merret me planin e zhvillimit. Sipas deklaratës së Kryeministrit, i bie që sot në mbledhjen e qeverisë të paraqitet projektligji që mbron tokën e investitorit. “Investitorët duan mbrojtje absolute, ai e merr pronën me dokumente të rregullta, atëherë është shteti shqiptar që i del zot atij. Nuk ka asnjë njeri që ta shqetësojë më. Midis shtetit, palëve në kundërshti me njëra-tjetrën vazhdon të zgjidhet çështja”, ka deklaruar Kryeministri një javë më parë. Në thelb, këtë mesazh përcolli dje ministri i Ekonomisë përpara investitorëve të huaj, të cilët dukeshin qartë se çështja e pronës vazhdon ti shqetësojë. Investimet e huaja Për pjesën e parë të vitit 2009, është raportuar për një nivel investimesh të huaja në rreth 436 milionë euro, me një rritje prej 59 përqindësh kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, që ishin 256 milionë euro. Shifra e paraqitur në shtator nga Ministria e Ekonomisë ishte marrë nga raporti i Bankës së Shqipërisë, por nuk jep detaje se ku janë investuar gjithë këto para. Shoqata e Investitorëve të Huaj ka rreth 80 anëtarë, biznese nga fusha të ndryshme të ekonomisë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24999. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24999

Berisha: Do vijojmë me rritjen e pagave Unë i kuptoj zotërinjtë e Financave, se tu përmendësh rritje rrogash dhe pensionesh në kohë kolere, jo për Shqipërinë, por për financat botërore që po kalonin recensionin, ia shton shumë barrën e përgjegjësisë, por ne nuk mund të tërhiqemi nga kjo.
Kryeministri shpërfill FMN-në. “Lekun nuk e shpëton as Leka as Skënderbeu”
Kryeministri Berisha shpërfilli dje këshillat e Fondit Monetar Ndërkombëtar për realizëm dhe shpalli se ka në plan të rrisë pagat dhe pensionet edhe në vitin 2010, si dhe të vijojë me investimet publike në shkallë të gjerë. Duke folur në të ashtuquajturin “Komiteti i Planifikimit të Strategjive”, Kryeministri përsëriti edhe një herë se leku nuk është dobësuar, por është forcuar euro. Sipas një njoftimi të qeverisë, komiteti u mblodh për të diskutuar projektbuxhetin e vitit 2010. Afërsisht në të njëjtën kohë, po në të njëjtën godinë, por nga krahu tjetër, përfaqësuesi i FMN-së për Shqipërinë, Gerwin Bell, deklaroi se vendi gjendet në rrezik dhe se hartimi i buxhetit 2010 do të jetë vendimtar. FMN ftoi qeverinë të pranojë realitetin ekonomik të vendit dhe të mos programojë rritje të ardhurash e shpenzimesh me 15 për qind, në një kohë kur është shumë e qartë se diçka e tillë nuk mund të realizohet.
Berisha nuk foli për rritjen e deficitit buxhetor dhe tejkalimin e shpenzimeve dhe deklaroi se qeveria e tij ka kaluar nga një sukses në tjetrin.
“Duhet të theksoj se viti 2009 ishte një vit i vërtetë suksesi, ishte një vit arritjesh të mëdha në fushën buxhetore dhe ekonomike në tërësi. Në këtë vit financat e vendit dhe ekonomia në tërësi përballuan në mënyrën më të mirë, më mirë se të gjitha financat dhe ekonomitë e rajonit, krizën më të madhe që Europa dhe bota kanë njohur që nga vitet 30-të e deri në ditët e sotme. Ky vit jo vetëm që nuk u karakterizua nga rënia e të ardhurave duke u krahasuar me vitin 2009, jo vetëm që nuk imponoi zvogëlim të madh të rrogave dhe pensioneve, siç po ndodh dhe po vazhdon në vendet përreth në masën nga 8 deri në 20 për qind, por e kundërta është e vërtetë”, tha Berisha. Sipas tij, rritja e pagave do ti bëjë me dhimbje koke zotërinjtë e Financave, por kjo nuk është shumë problem.
“Ky vit shënoi rritjen më të madhe të pagave në historinë e vendit; shënoi rritjen e të ardhurave buxhetore me rreth 8 për qind krahasuar me vitin e kaluar; shënoi rritje të madhe të investimeve të huaja, sipas Bankës së Shqipërisë, 59 për qind; shënoi investimet më të mëdha në historinë e vendit në infrastrukturë dhe në të gjitha fushat e punëve publike. Pra, përveç fitores së zgjedhjeve, ne kemi një mijë e një arsye të falënderojmë vitin 2009-të për treguesit e tij ekonomik dhe financiarë, si dhe të falënderojmë administratën shqiptare, e cila me përgjegjësi dhe me kompetencë ia doli të menaxhojë në një mënyrë realisht të suksesshme buxhetin e vendit”, vijoi më tej Kryeministri. Berisha nuk i dha shpjegim dilemës së disa ekonomistëve, të cilët pyesin se ku i gjeti qeveria paratë të rrisë pagat e pensionet me 10 për qind, ndërkohë që të ardhurat iu rritën me vetëm 6 për qind. Një situatë e tillë është tipar i vendeve të pazhvilluara, ku qeveritë rrisin pagat në prag të zgjedhjeve më shumë nga sa munden dhe pastaj e rikuperojnë rritjen përmes zhvlerësimit të monedhës.
Ndryshe nga deklaratat e tjera për ecurinë e ekonomisë, kësaj here Kryeministri iu referua më me besnikëri institucioneve të ndryshme në shifrat që raportoi. “Në Shqipëri, rritja ekonomike në gjashtëmujorin e parë, sipas Institutit të Statistikave, është 5.3 për qind”, tha Berisha, i cili duket se u ngatërrua. INSTAT nuk raporton rritje ekonomike gjashtëmujore, por ecurinë tremujore.
Debat politik
Megjithëse mbledhja e Komitetit të Planifikimit të Strategjive qe mbledhur për të diskutuar buxhetin, Kryeministri u mor më shumë me shkëmbim batutash politike. “Ju rikujtoj thirrjet e shumëllojta dhe shumanshme që vinin për të mos rritur rrogat, por rrogat i rritëm dhe buxheti nuk pësoi as edhe një problem madhor nga këto vendime të domosdoshme të qeverisë”, tha Berisha, i cili sërish nuk iu përgjigj pyetjes se ku i gjen paratë qeveria në mungesë të rritjes së të ardhurave nga taksat.
Një thes me premtime
Sipas Berishës, investimet e buxhetit të shtetit do të vijojnë në vitin 2010, por ai premtoi gjithashtu se do të punojë për të mos rritur deficitin buxhetor.
“Buxheti i vitit 2010-të do të jetë një vazhdim i mëtejshëm i përpjekjeve tona për të konsoliduar stabilitetin makro-ekonomik të vendit. Ne nuk rrisim deficitin buxhetor, ndonëse kjo ndodhi me radhë në pothuajse të gjitha ekonomitë. Ne nuk rrisim borxhin, ndonëse efekti euro ka sjellë rritjen e tij me mbi 1 për qind në raport me Prodhimin e Brendshëm. Ne do të bëjmë çdo gjë që të ecim drejt parametrave më të mirë makroekonomikë gjatë vitit 2010″, tha Berisha
“Duke ruajtur dhe konsoliduar një nivel shumë të lartë investimesh, janë projekte të mëdha të cilat shqiptarët mezi presin ti shohin të zbatuar. Janë Rruga e Arbrit, ëndrra e qytetarëve të Elbasanit për tu lidhur me tunel me qytetin e Tiranës, Boshti i Jugut dhe një seri projektesh të mëdha. Në një mandat katërvjeçar ne do të asfaltojmë 7 mijë kilometra rrugë; autostrada, rrugë kombëtare, rrugë rurale, rrugë dytësore në fshatra dhe qytete. Projekti ynë për një Shqipëri tjetër do të vazhdojë me agresivitetin më të lartë”, tha ai.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/ekonomi/berisha-do-vijojme-me-rritjen-e-pagave.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/ekonomi/berisha-do-vijojme-me-rritjen-e-pagave.html

FMN: Politika fiskale po rrezikon ekonominë Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi sërish qeverinë shqiptare të jetë realiste në pritshmëritë për të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit të shtetit, por ministri i Financave, Ridvan Bode, dhe Kryeministri Sali Berisha edhe kësaj here bënë të qartë se do të vijojnë me axhendën e vet ekonomike. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, përfaqësuesi i FMN-së, Gerwin Bell, tha: Një pozicion i fortë fiskal dhe konsolidimi i borxhit publik do të ndihmojë ekonominë të përmirësojë besimin brenda dhe jashtë vendit. Kjo do ti lejojë sistemit bankar të kanalizojë fondet e veta drejt aktiviteteve më fitimprurëse të sektorit privat dhe jo në borxhin qeveritar. Por ajo çka është edhe më e rëndësishme, ulja e borxhit publik dhe një pozicion i fortë e i qëndrueshëm fiskal janë shumë kritikë në rast se dëshiron të marrësh kredi në tregun e huaj. Nëse këto do të bëhen, atëherë Shqipëria do të kthehet në ecurinë e kënaqshme ekonomike të viteve të fundit. Por nëse këto nuk bëhen, atëherëë ekonomia do të ketë rreziqe të mëdha.”
Ministri i Financave, Ridvan Bode, iu përgjigj shqetësimeve të FMN-së me ironi: “Edhe ne jemi konservatorë si FMN dhe Banka e Shqipërisë, por konservatorizmin e shprehim me fond të lartë rezervash buxhetore”, tha ai. Pothuajse në të njëjtën kohë, Kryeministri Sali Berisha deklaroi veçmas se ka në plan të vijojë politikën e rritjes së pagave buxhetore dhe të investimeve publike në vitin 2010.
Parashikim i pavend
Qeveria po diskuton aktualisht projektbuxhetin e vitit 2010 dhe ka parashikuar rritje të të ardhurave me 15 për qind. Parashikimi vlerësohet nga FMN si tepër optimist, por problemi nuk mbaron këtu. Duke parashikuar të ardhura të larta, qeveria i lejon vetes edhe parashikimin e shpenzimeve të larta.
“Është imperative të vendosen objektiva realiste te të ardhurat. Ne nuk mund të presim që të kemi sërish ritmet shumë të larta të rritjes të vërejtura në vitet 2007 dhe 2008. Nevojitet gjithashtu edhe një program realist i shpenzimeve”, tha Gerwin Bell.
Qeveria pati një debat të ngjashëm me FMN-në në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, kur u pa se plani i të ardhurave buxhetore qe shumë larg realitetit ekonomik të vendit. Edhe në atë rast, qeveria u justifikua me një fond rezervë të madh, por në fund, kjo politikë shkaktoi rritjen e borxhit publik të vendit me më shumë se gjysmë miliardi euro brenda vetëm një viti.
“Nëse bëhet ashtu siç duhet, atëherë ekonomia shqiptare ka shanse shumë të mira ta kalojë këtë krizë. Javët e ardhshme do të jenë kritike për të ecur në drejtimin e duhur sa i takon përgatitjes së buxhetit 2010″, tha Bell.
Fund stimulit
Bell i bëri thirrje qeverisë që ti japë fund stimulit fiskal në ekonomi, sepse sipas mendimit të FMN-së, një politikë e tillë nuk mund të vijojë përgjithmonë. “Stimujt për vitin 2010 duhet të ndërpriten. Ekonomia nuk mund të mbahet me stimuj”, tha Bell.
FMN thotë se rritja ekonomike e Shqipërisë për këtë vit pritet të jetë rreth 2 për qind, disi më e lartë sesa parashikimi i disa muajve më parë për rritje ekonomike 0.4 për qind. Por kjo rritje ekonomike ka qenë pothuajse tërësisht pasojë e shpenzimeve të larta qeveritare. Për nëntë muajt e parë të vitit, shpenzimet e qeverisë janë rritur me 24 për qind, ndërkohë që të ardhurat janë rritur me më pak se 6 për qind. Natyrisht që shpenzimet e qeverisë nuk mund të rriten kaq shumë për shkakun e thjeshtë se krijojnë inflacion. Por qeveria nuk është shumë e bindur në këtë pikë. Po dje, Kryeministri Berisha deklaroi se ka ndër mend të vijojë me investime gjatë vitit të ardhshëm.
Investime pa eficencë dhe pasiguri
FMN shpjegon se borxhi i lartë publik nënkupton investime joefikase nga qeveria dhe rritje t[ pasigurisë për investitorët. Këtë vit, qeveria ka pranuar të paguajë interesa shumë të larta për borxhin publik duke konkurruar biznesin dhe qytetarët në tregun e huamarrjes. Kështu, në maj qeveria pranoi të marrë një kredi prej rreth 200 milionë eurosh me interes 11-12 për qind, ndërkohë që kredia në euro në tregun shqiptar kuotohej me 7 për qind. Të gjitha këto para shkuan për rrugën Rrëshen-Kalimash. Shpenzimet e larta nga ana e qeverisë, jo vetëm që rrisin interesat e borxhit publik, por shkaktojnë edhe pasiguri te kursi i këmbimit valutor dhe i pengojnë shqiptarët të marrin vendime afatgjata, si p.sh, blerja e një shtëpie.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25004. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25004
Barak Obama: Nga ëndrrat te zhgënjimet e para Më 4 nëntor të 2008-s, Amerika zgjodhi në mënyrë triumfuese Presidentin e parë me ngjyrë në historinë e saj. 12 muaj më pas, ja se çfarë ka ndryshuar…
Kishte premtuar ndryshimin dhe një fillim të ri. SHBA-ja, e trembur nga luftërat e Bushit dhe frika e recesionit ekonomik, e kurorëzoi si Presidentin e parë me ngjyrë në historinë e saj. Por, edhe për Barak Obamën ka ardhur koha të përballet me realitetin, me vështirësitë e administratës, me zhgënjimin e atyre që dëshironin të ishte më radikal apo më i moderuar. Ja se çfarë është bërë dhe çfarë duhet bërë akoma në Amerikë, por mbi të gjitha ja se çfarë mbetet nga ëndrra që një vit më parë përfshiu gjithë botën. I takon organizatës “Move.on” manifestimi më i fundit në Uashington nën moton: “We are the people: rapresent us”. Duket sikur ka diçka familjare në këtë thirrje. Jemi ne baza jote, jo bankierët e Wall Street, jo senatorët e moderuar që marrin financime nga lobet e shoqërimeve private të sigurimit. Përse nuk na dëgjon më? Njëvjetori i fitores përkon me një periudhë jo shumë të lavdishme për Presidentin amerikan. Një shenjë jo e mirë është edhe vizita e Obamës katër ditë më parë në Nju Xhersi për të ndihmuar rizgjedhjen e guvernatorit demokrat Jon Corzine, që rrezikon postin e 3 nëntorit. Për Presidentin amerikan, humbja në Nju Xhersi do të ishte një goditje e rëndë, që demokratët do ta interpretonin si nisja e një rënie të shpejtë të demokratëve. Por Obamës i duhej të përballej edhe me zemërimin e asaj pjese të demokratëve të zhgënjyer nga njeriu i “Wall Street”-it, sepse Jon Corzine, para se të hynte në politikë, ishte shefi ekzekutiv i “Goldman Sachs”. Një simbol i kontradiktave që prekën stafin e Obamës. Një vit më parë, shpresa që kishte lindur mund të përkthehej në fjalën rindërtim, që historianët përdorin për të përcaktuar ngjarjet që ndodhin një ose dy herë brenda shekullit dhe ndryshojnë rregullat e politikës amerikane. Ndodhi me Franklin Ruzvelt, i aftë ta shpëtonte Amerikën nga Depresioni i Madh dhe gjithë botën nga nazifashizmi, duke konsoliduar hegjemoninë demokratike të bazuar mbi idetë progresiste të “New deal” apo me Ronald Reganin që fitoi Luftën e Ftohtë dhe ringjalli ekonominë amerikane, duke u dhënë republikanëve një dominim të madh. Më 4 nëntor të 2008-s, ndjekësit më radikalë të Obamës menduan se kishte ardhur koha e ndryshimeve të tjera të mëdha, si përgjigje ndaj recesionit. Kërkonin mënyra të reja në bërjen e politikës, ndërhyrjen e shtetit, limitet dhe kontrollet mbi kapitalizmin financiar dhe ndërtimin e një pakti social, i aftë të bashkonte klasat punëtore dhe shtresën e mesme, duke thyer hegjemoninë kulturore të neoliberalizmit. Një vit më vonë, shenjat e moskënaqësisë nga ajo çka kishin kërkuar dhe menduar duken gjithandej. Obama ka humbur dhjetë pikë në sondazhe që prej prillit dhe 51 për qind e amerikanëve janë kundër politikave të tij. Partia Demokratike po mbledh më pak donacione se ajo republikane. Shumë e ndiejnë veten të tradhtuar teksa shohin rikthimin e superpagesave për menaxherët e “Goldman Sachs”. Ku është “New deal”? Arsyet se përse Obama nuk mund të jetë Ruzvelti janë shumë. “FDR” (Franklin Delano Roosevelt), presidenti i “New deal” ishte një nga pinjollët e familjeve të mëdha amerikane. Me pemën e tij gjenealogjike mund të sulmonte fuqinë e madhe të kapitalizmit, përgjegjëse për krizën e 1929-s dhe të përballonte me kokën lart akuzat e “socializmit”. Tani, për një pjesë të Amerikës, Obama nuk është “falur” akoma për lëkurën e tij të zezë, të atin nga Kenia, emrin mysliman dhe fëmijërinë e kaluar nën hijen e minareve në Indonezi. Gjithë karriera e tij politike në Çikago u ndërtua mbi konsensusin dhe ndërhyrjen. Një tjetër diferencë me Ruzveltin është se “New deal” është vështirë të përsëritet. Nga ai stacion i jashtëzakonshëm reformash, 70 vjet më vonë mbetën vetëm fosilet, që shumica e amerikanëve as i duan dhe as i vlerësojnë. “New deal”, me Ruzveltin ndodhi në një shoqëri shumë herë më të thjeshtë, ku kufiri mes të varfërve dhe të pasurve ishte i qartë.
Nga kriza, në Afganistan, sfidat e Amerikës së re
Ekonomia
Samuelson: Falë tij u shmang një 1929 e re
Obamës i takon një meritë historike: evitoi që kriza të gjeneronte në një “depresion” të modelit të 1929-s. Vetëm ai me dhuntitë që ka, arriti të bindte një njeri aq të ashpër dhe të ngurtë si Bernanke ti mbante taksat kaq të ulëta dhe ndërkohë që ndërhyrjet publike tia kalonte FED-it”. Paul Samuelson, ekonomisti i madh nga Bostoni, nuk i kursen elozhet për Presidentin, por nuk kursen njëkohësisht as kritikat: “Për luftërat nuk më pëlqen mënyra se si po vepron”. Megjithatë mori çmimin “Nobel” për paqe?
Eehh… ndonjë zonjë norvegjeze do të jetë marrosur pas tij.
Le të kthehemi tek ekonomia. Do të arrijë të “prezantojë”
reformën e tij financiare?
Është një paketë ambicioze që kërkon shumë ligje. Në një demokraci është e drejtë që të jetë kështu. Le të themi se gjysmën do të arrijë ta kalojë. Por, mbi të gjitha, merita e tij qëndron në vendosjen e një parimi: politika e laissez-fairee e
destinuar të provokojë ndryshime në ekonomi.
“Nobel”
Ekonomisti Paul Samuelson, fituesi i çmimit “Nobel” në vitin 1970
Bota
Naim: Ka përmirësuar imazhin e vendit
Falë Obamës, imazhi i SHBA-së në botë ka pësuar një përmirësim spektakolar. Teoricienët që mendonin për rënien e mitit amerikan kanë ngelur shumë të zhgënjyer. Kjo është teza e hedhur nga Moises Naim, drejtor i “Foreign Policy”, një prej ekspertëve më të mëdhenj të gjeopolitikës në Uashington.
Është i matshëm efekti “Obama” në pjesën tjetër të botës?
Sigurisht. Në studimin më të rëndësishëm për perceptimin ndërkombëtar të vendeve të mëdha, të zhvilluar nga Anholt GFK Roper, SHBA-ja renditej e teta. Një vit më vonë, i njëjti studim e nxori amerikën në vend të parë. Një ndryshim i tillë kaq i madh nuk ndodh shpesh.
Është pikërisht për meritë të Obamës?
Imazhi i Amerikës duhej të përkeqësohej duke qenë se që aty nisi kriza, që më pas përfshiu shumë vende të tjera. Por, falë tij, ndodhi e kundërta.
Ky përmirësim nuk rrezikon të jetë i përkohshëm? Ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në rolin ndërkombëtar të SHBA-së?
Një vit më parë, opinioni që mbizotëronte mes ekspertëve ishte se recesioni global kishte përshpejtuar fundin e lidershipit amerikan. Por, Amerika po e merr veten më shpejt dhe më mirë se Europa. Deri kur pushteti të jetë një koncept relativ jo absolut, hegjemonia amerikane nuk do të dobësohet. Amerika e Obamës ka shumë dobësi, por të tjerët janë akoma më keq.
Politolog
Mosises Naim, drejtor i revistës “Foreign Policy”
Politika e jashtme
Traub: Kthesa e vërtetë është mbi çarmatosjen bërthamore
“Afganistani ka qenë telashi më i madh i këtij viti të parë të Obamës në krye të Presidencës amerikane, por pika më e vështirë dhe më e fortë në raportet ndërkombëtare të presidencës së tij do të shihet në fushën e çarmatimit bërthamor”. Ky është opinioni i James Traub, analist i politikës së jashtme për “New York Times” dhe autor i dy librave, një për Kofi Ananin dhe tjetri mbi demokracinë në vitet e Xhorxh Bushit.
Cila ka qenë nyja e problemit afgan?
Obama erdhi në Shtëpinë e Bardhë i bindur se ishte një plan i saktë për të përballuar sfidën e Al-Kaedës dhe talebanëve. Por, strategji të tilla nuk ekzistonin. Kështu që përveshi mëngët dhe hartoi një plan të ri, ndërkaq realiteti në terren ishte përkeqësuar shumë. Mësimi? Në politikën e jashtme duhet të përshtatesh më shpejt me situatat që ndryshojnë.
Edhe për çështjen bërthamore nuk janë hedhur hapa shumë të mëdhenj?
Është e vërtetë, por kanë kaluar vetëm pak muaj dhe gjatë kësaj periudhe Obama ka arritur ti bëjë të tjerët të kuptojnë Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24993. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24993

Këshilltarët bashkiakë, relacion për dokumentin e Tiranës Plani rregullues i kryeqytetit u prezantua, shqyrtua dhe u diskutua nga një pjesë e mirë e anëtarëve të Këshillit Bashkiak.
Vërejtjet, sugjerimet, ankesat e anëtarëve do të depozitohen këto ditë pranë sekretarisë së institucionit
Prezantimi u bë në mungesë të kryetarit të bashkisë, nga administratori i institucionit, Dritan Agolli. Për rreth 60 minuta, Agolli prezantoi planin dhe për më shumë se tre orë anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë dhënë vërejtjet, kanë kërkuar shpjegimet e madje kanë debatuar edhe me tone të ashpra lidhur me dokumentin më të rëndësishëm për qytetin e Tiranës.
Pas mbylljes së mbledhjes dhe pas diskutimeve të gjera, është gjetur gjuha e përbashkët mes “kolegëve” për të mirën e qytetarëve të Tiranës, në dobi të përmirësimit dhe zhvillimit të kryeqytetit, të cilësuar tashmë si “metropolitan” dhe avangardë.
Konkretisht, rreth orës 11:00 të mbrëmjes së të hënës, është rënë dakord që veç vërejtjeve dhe sugjerimeve të dhëna publikisht, anëtarët e Këshillit Bashkiak të përgatisin një relacion për të gjitha sugjerimet, ankesat, anekset që i duhen bashkangjitur dokumentit të Planit Rregullues të kryeqytetit si dhe shtojcat e nevojshme. Relacionet personale do të depozitohen pranë sekretarisë së Këshillit Bashkiak e më pas, do të përgatitet një relacion i gjerë, që do ti bashkëngjitet Planit Rregullues të kryeqytetit.
Kërkesat
Shpjegimet dhe kërkesat prioritare për këshilltarët bashkiakë, në cilësinë e të zgjedhurve nga banorët e Tiranës, ishin kryesisht lidhur me zhvillimin e qytetit. Popullsia e madhe që pritet të pushtojë kryeqytetin deri në vitin 2020, duhet strehuar, i duhen krijuar kushtet për të jetuar me lehtësira, arsim, punësim, shërbim shëndetësor e mbi të gjitha pa prishur rregullin e duke ofruar sipërfaqe të gjelbra, zhvillim por edhe argëtim. Sipas Agollit, mendohet që numri i popullsisë së kryeqytetit në vitin 2020, të jetë mbi 1 milionë e 40 mijë banorë dhe në këtë kuadër është menduar që pjesë kryesore e Planit Rregullues të jetë zgjidhja që do ti jepet sektorit të arsimit, punësimit, strehimit. Në këtë koncept, plani rregullues është konceptuar policentrit, i zgjeruar nga Paskuqani deri në Farkë. Sipas Agollit, kjo nuk do të thotë se vendimmarrja për ndërtimet në komuna do të jetë e Bashkisë së Tiranës, ajo do të vazhdojë të jetë nën “diktatin” e komunarëve. Por ky dokument është orientues dhe rregullator lidhur me zhvillimin e qytetit nga qendra në periferi.
Vërejtjet
Dokumenti i Planit Rregullues të qytetit është parë në sipërfaqe nga anëtarët e Këshillit Bashkiak. Për këtë atyre u është dashur një kohë më e gjatë për të reflektuar dhe për tu konsultuar edhe me specialistë arkitektë, apo të urbanistikës. Gjithsesi, me njohuritë e përgjithshme që zotëron çdo anëtar i Këshillit Bashkiak, disa nga vërejtjet e tyre kryesore kanë qenë lidhur me përcaktimin e ruajtjes së traditës së qytetit, duke nisur nga ndërtesat e ulëta, përcaktimi i zonave që do të mbeten të paprekura dhe sqarimi i interesave të pronarëve ndërtues lidhur me moscenimin e hapësirave për qytetarët, mjediset, këndet e lojërave për fëmijët apo sipërfaqet e gjelbra.
Po ashtu, transporti alternativ, tramvaj, burimet alternative të energjisë që do të përdoren në qytetin e së ardhmes, si dhe ambientet argëtuese, si stadiumi, kanë qenë disa nga temat për të cilat nevojiten përgjigje të avancuara dhe më të thelluara. Ashtu siç u shpreh dhe një prej anëtarëve, Njazi Kosovrasti: “Hapësirat e pasqaruara bëhen shkak për abuzime në të ardhmen”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24996. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24996

Orkez Prushi, kampioni i dyfishtë bodybuilding Orkez Prushi është kampioni i dyfishtë në “Bodybuilding 2009″, i shpallur në edicionin e sivjetshëm, që zhvillua në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë, ku merrnin pjesë 20 sportistë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Ai i rrëmben të dy titujt, atë të kampionit kombëtar dhe të kampionit absolut mbarëkombëtar. Kjo ishe hera e parë që Shqipëria i bënte të vetët të dy trofetë, pasi ky sport deri tani dominohej nga billderat kosovarë. Që në moshë të vogël, përkrah të qenit një nxënës shembullor në shkollë, tek ai kishte spikatur dashuria e madhe për sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti. Por mundësia për ta ushtruar atë në një mënyrë më profesionale iu dha në moshën 17-vjeçare, kur emigroi në Gjermani, ku do të kalonte 16 vitet e ardhshme të jetës së tij. Pikërisht këtu ai do të shkollohej dhe më pas diplomohej për Antropologji-Psikologji, po paralelisht do të niste të luante edhe futboll. Një ekip i të rriturve në vendin ku banonte e zbuloi si një sulmues me të dhëna të mira, por mosha e tij e vogël e detyroi të kalonte tek ekipi i të rinjve. Dashuria për bodybuilding do të lindte krejt rastësisht. Në një stacion treni, një femër e njohur në Gjermani si kampionia e saposhpallur e bodybuilding, Venera Sherner, u shfaq në dritaren nga ku pa një djalë të veshur në kanotiere, që të lejonte lehtësisht të dalloje një trup të bukur. “Më thirri nga dritarja dhe më ftoi të stërvitesha në palestrën ku ajo ushtrohej”, kujton Prushi. Pas disa muajsh stërvitje, ky sport i hyri në gjak. “Është sporti i shkarkimit të energjive më të mëdha të të rinjve”, thekson kampioni. Në Gjermani e përdori më shumë si një hobi, por si profesionist ai e ushtroi vetëm kur u kthye në Shqipëri në 2006-ën. Këtu mori pjesë për herë të parë në një kampionat bodybuilding, që ishte më shumë një provë për të testuar potencialin e tij. Pas kësaj ai e kuptoi më së miri thelbin e fjalës “bodybuilding”, ndaj që atëherë vendosi ti përkushtohej seriozisht. “Fillova eksplorimin e kësaj shkence, si shkenca më komplekse e të qenit arkitekt i vetvetes, rrëfen ai me pasion. Duhet ta ndërtosh, të hedhësh skicat e vizionit, të kujdesesh për detajet, të jesh sportisti me vullnet të hekurt, të jesh dietologu i vetvetes”. Ushqimi është arsenali kryesor i një billderi si ai. “Duhet të jesh kritiku i vetvetes, sqaron Prushi më tej, sepse je nën vëzhgimin e pasqyrës, me syrin tënd kritik sheh ecurinë e këtij procesi, duke qenë gjithmonë realist. Një billder nuk duhet të jetë kurrë i kënaqur me veten. Vjen një moment kur kupton kufirin e forcës së imagjinatës dhe syri kërkon në thellësi të dimensionit të të paarritshmes”. Dhe sigurisht më kryesorja është se duhet të jesh artist, sepse ky sport prezanton edhe një art. “Sado në paraqitje ky fizik duket agresiv, ai duhet të shkrihet në harmoninë e linjave simetrike, që artisti duhet të prezantojë gjatë pozimit të tij në skenë”, shpjegon kampioni 36-vjeçar. Falë përkushtimit maksimal, në kampionatin e 2007-ës ai u shpall kampion i Shqipërisë dhe nënkampion mbarëkombëtar. Kjo ishte hera e parë që Shqipëria zinte vendin e dytë. Në kampionatin e 2008-ës, për shkak të një defekti teknik zuri vendin e dytë në kampionatin kombëtar dhe mbarëkombëtar. Në 2009 vjen edhe suksesi i madh si kampion i dyfishtë. Ndërsa tani Prushi po përgatitet që në muajin prill të marrë pjesë në kampionatin Ballkanik të Bodybuilding.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24990. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24990

Kabul, vriten punonjësit e OKB. Sulm edhe në Pakistan PESHAVAR (Pakistan) – Talebanet intensifikojne sumet vdekjeprurëse, pas Afganistanit, një shpërthim me autobombë ka ndodhur në Peshavar të Pakistanin ku 80 persona mbeten të vdekur.
Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e sotëm tregun në qytetin Peshavar ku 80 persona kane humbur jetën dhe 150 të tjerë janë plagosur. Sipas mjekeve te spitalit, pjesa me e madhe e viktimave janë gra dhe fëmijë.
Sulmi përkon me vizitën në Islamabad të Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton dhe kjo lë të supozohet se zgjedhja e data nuk është e rastësishme, por një mesazh për SHBA-në dhe Qeverinë e Pakistanit që ka marrëdhënie me SHBA dhe kjo gjë nuk iu pëlqen talibanëve fundamentalist.
“Shperthimi i fuqishem qe u shkaktua nga një makinë bombë u dëgjua në gjithë qytetin, ndërsa flakët vazhdojnë ende. Peshavari është një prej qyteteve me te shenjestruar nga talebanet, pasi vetem në muajin e fundit ka pasur 5 atentate.

KABUL (Afganistan) – Gjashtë punonjësve të huaj të OKB-së janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në një sulm vdekjeprurës, mbrëmë vonë në Kabul.
Persona të armatosur kanë sulmuar një ndërtesë ku banojnë punonjës të Kombeve të Bashkuara duke vrarë të paktën gjashtë vetë dhe plagosur disa të tjerë. Ende nuk janë bërë të njohura shtetësitë e viktimave. Dy afgane, punonjës të sigurisë dhe një civil u vranë, gjithashtu. Autoritetet afgane thonë se janë vrarë edhe tre talibanët që kryen sulmin kamikaz. Pasi u dëgjuan të shtënat, forcat afgane të sigurimit rrethuan ndërtesën ndërsa vazhdoi shkëmbimi i zjarrit.
Talibanët ka marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin duke e lidhur atë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të debatueshme të cilat zhvillohen javën e ardhshme. Zëdhënësi taliban Zabiullah Muxhahid mori përgjegjësinë për sulmin në një lidhje telefonike për Associated Press. Ai tha se tre militantë taliban, kamikaze me granata dhe armë zjarri kanë qëlluar në hotel. Ndërsa zëdhënësi i OKB-Aleem Siddique tha se ndodhi një shpërthim jashtë ndërtesës dhe u dëgjuan të shtëna armësh.
Serena, ku thuhet se qëndrojnë shumë diplomatë dhe gazetarë të huaj por nuk ka të dhëna rreth viktimave. OKB-së është duke luajtur një rol kryesor në organizimin e balotazhin e zgjedhjeve në Afganistan.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24984. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24984

Pronarët kundër Qeverisë, Toro: Toka në bregdet është e jona TIRANË- Pronarët kundërshtojnë draftin e diskutuar në Komisionin e Ligjeve për trojet në zonat turistike, i cili i njeh të drejtën poseduesve të objekteve të blejnë edhe truallin mbi të cilin është ngritur ai. Shoqata Pronësi me Drejtësi e konsideron të padrejtë cilësimin e këtyre trojeve si pronë të shtetit ndërkohë që sipas tyre ato u përkasin pronarëve. Krahas kësaj, kjo shoqatë kundërshton edhe mënyrën se si do të bëhet pagesa.
Për sa i përket pronarit të vërtetë të këtyre sipërfaqeve që shteti me anë të një ligji në vitin 1993 i ofroi ndaj individëve të ndryshëm me destinacion zhvillimin e turizmit, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës, Agim Toro, thekson se nuk është e vërtetë që këto troje janë në pronësi të shtetit pasi nëse do të ishte kështu, për miratimin e këtij ligji qeveria nuk kishte pse të propozonte shfuqizimin e disa dispozitave të ligjit “Për kthimin e kompensimin e pronave”.
“Nëse këto prona nuk janë të pronarëve por të shtetit atëherë cila është arsyeja që shfuqizohet pika 1/ç e nenit 6 te ligjit për kthimin e kompensimit të pronave. Në këtë pikë thuhet saktësisht kështu: Në rastet kur në pronën e marrë me qira është ndryshuar destinacioni i objekteve të ndërtuara për të cilën është rënë dakord që të përdoren për veprimtari të stimuluara, toka quhet e pazënë dhe i kthehet subjektit të shpronësuar. Pra nëse subjekt i këtij ligji nuk janë pronarët pse duhej që të shfuqizohej kjo pikë. Pra vetëm kjo gjë shpreh qartë që kemi të bëjmë me troje ku pronar nuk është shteti por ne”, – shprehet Toro duke shtuar se mbi bazën e këtij ligji Komisioni i Pronave ka vepruar dhe ka kthyer prona tek pronarët, kurse tashmë kjo pikë shfuqizohet ndërkohë që ka edhe pronarë të tjerë të cilët gëzojnë të drejta të njëjta dhe gjithashtu duhet të përfitojnë nga i njëjti ligj.
Shqetësim tjetër që ngre Shoqata Pronësi me Drejtësi ka të bëjë me hapësirën e truallit për të cilën personat që janë pronarë të ndërtesës do të paguajnë. Sipas Toros, në projektligj parashikohet që paguhet vetëm për pjesën mbi të cilën është ndërtuar objekti dhe jo për të gjithë sipërfaqen në funksion të ndërtesës. “Fshati turistik përbëhet edhe nga sipërfaqe të tjera në funksion të tij përveç truallit të ndërtesave, siç janë lulishtet, rrugicat, ambientet sportive, etj., nëse pronarët e ndërtesave paguajnë vetëm për truallin ku është ngritur, po unë që jam pronar i këtij trualli më çfarë parash do të kompensohem. Kush do t’i paguajë këtë sipërfaqe toke. Nëse mendohet që këto para do të kalojnë në fondin për kompensimin financiar të pronarëve atëherë duhet paguar e gjithë sipërfaqja që është në funksion të fshatit dhe jo vetëm trualli i ndërtesës”, – thekson ai.
Edhe pse është bërë ky ligj, për pronarët e objekteve ekziston mundësia që edhe të mos e shlyejnë vlerën e truallit pasi në të nuk parashikohen as afate dhe as penalitete nëse këto afate shkelën. “Është parashikuar që afatet të përcaktohen nga Këshilli i Ministrave, që nuk dihet kur do bëhet, ndërkohë që po nuk pat afate nuk ka as penalitete për ata që i shkelin ato. Pra pronarët e ndërtesave mund edhe të mos i paguajnë këto para dhe nuk përballen me asnjë penalitet duke bërë që të rikthehemi në gjendjen e mëparshme”, – tha Toro. Dy ditë më parë, Komisioni i Ligjeve diskutoi mbi draftin e propozuar nga qeveria ku pronarëve të objekteve në zonën e fshatrave turistikë të blejnë edhe truallin mbi të cilin është ngritur ai me qëllim rregullimin e deformimeve të ndodhura gjatë viteve të kaluara. Në mënyrë të plotë ky projektligj pritet të miratohet nesër ku të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të pronarëve.
REAGIMI
Balla: Ligji i pronave po bëhet për “familjen”
TIRANË- Partia Socialiste akuzon qeverinë se ligji “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin” nuk ka për qëllim përmirësimin e situatës në këtë sektor por është bërë për interesa të ngushta të familjes në pushtet të cilët më anë të tij bëhen pronarë edhe të trojeve në bregdet. Deputeti Taulant Balla deklaroi dje gjatë një konference për shtyp se Kryeministri i Sali Berisha duhet të japë sqarime para shqiptarëve se cilët janë përfituesit e vërtetë të këtij projektligji.
Më tej ai theksoi se qeveria ka afat deri sot për të publikuar listën e përfituesve të vërtetë pasi në të kundërt do të jetë PS-ja ajo që do t’i deklarojë. “Partia Socialiste i kërkon sot Sali Berishës të zbardhë publikisht autorësinë, kush janë përfituesit apo kush favorizohen nga ky ligj. Në rast se Sali Berisha nuk do të sqarojë për qytetarët shqiptarë se kush janë përfituesit familjarë dhe qeveritarë të këtij ligji, atëherë nesër ne do të zbardhim para qytetarëve shqiptarë kush janë interesat që qëndrojnë pas këtij projektligji”, – tha ai. Sipas Ballës, Kryeministri Berisha duhet të sqarojë para qytetarëve shqiptarë se përse në muajin korrik menjëherë pas zgjedhjeve miratoi në KRRTRSH studime pjesore për ndërtime në Gjirin e Lalzit, ndërsa tashmë po miraton një ligj që këto toka t’iu shiten atyre që po ndërtojnë apo kanë ndërtuar mbi to.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24987. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24987

Vllaznia -Tirana, 90 minutat e presionit të madh Java e 9-të e Kategorisë Superiore vjen shpejt të premten me sfidën e madhe në “Loro Boriçi”
Vllaznia. Ekipi që për momentin askush nuk po gjen motivin se pse është mbërthyer në një ngërç i tillë. Skuadra i rikthehet sërish humbjeve dhe çka është me e keqja sërish fundit të tabelës së renditjes. Mesa duket, as ardhja e trajnerit të ri Roland Luçi duket se nuk do të mjaftojë për ta nxjerrë skuadrën nga kriza aktuale.
Ajo që bën jo pak përshtypje është menyra se si reagon skuadra në fushën e lojës. Lojtarët duket se luajnë pa shpirt dhe mbi të gjitha nuk ka harmoni mes njëri-tjetrit. E vetmja gjë që mban erën e ndryshimit nën drejtimin e Luçit është shënimi i golave. U duk një moment sikur skuadra shkodrane u kthye te fitoret pasi kaloi Shkumbinin, por sërish në Laç u panë jo pak vështirësi.
Afron Tirana. Të premten nën prozhektorët e dritave, tjetër sprovë e vështirë e skuadrës së Roland Luçit, në një kohë që edhe vetë futbollistët e kampit bardheblu e cilësojnë si ndeshjen që do të vendosë ecurinë e sezonit.
Për përballjen me Tiranën, mbrojtësi shkodran dhe i ekipit kombëtar, Elvin Beqiri, mendon suksesin maksimal, pasi sipas tij, kjo klimë mbizotëron në skuadër: “Ajo Vllazni që luajti në pjesën e parë, ajo është Vllaznia e vertetë që do të jetë edhe për periudhën në vazhdim.
Me Tiranën në këtë fundjavë jam i bindur se do të arrijmë të fitojmë, jo sepse kjo është një dëshirë e imja dhe e shokëve të tjerë të skuadrës, por se në përgjithësi ekziston një klimë e përshtatshme në gjirin e skuadrës për të marrë një fitore trepikëshe në këtë ndeshje.
E ritheksoj se, jam i bindur se skuadra e jonë do të japë maksimumin e saj në fushën e lojës për ta fituar këtë ndeshje”, ka përfunduar Beqiri në lidhje me situatën më të fundit te skuadra shkodrane”. Në krahun tjetër, edhe futbollistët e Tiranës kanë kuptuar tashmë që vetëm një fitore në Shkodër mund t’i mbajë sërish ritmin me kreun për objektivin titull.
Gjergj Muzaka, pas shënimit të një goli model me Teutën beson se skuadra do të reagojë si një grup kampionësh në Shkodër: “Do të udhëtojmë drejt Shkodrës për të fituar. Nuk do të jetë e thjeshtë edhe pse Vllaznia po kalon një moment jo të mirë.
Me rikthimin e disa lojtarëve që kanë munguar besoj që do të arrijmë të marrim një rezultat pozitiv edhe pse e mendoj si të vështirë këtë ndeshje. Rëndësi ka që u rikthyem te fitorja dhe objektivi i vetëm i Tiranës është fitimi i titullit kampion.
Për ne nuk vlen vendi i dytë apo fitimi i Kupës në rast se nuk fitojmë kampionatin. Për Tiranën, mentaliteti dhe opinioni i të gjithëve që rrethon kampin bardheblu nuk pranon rezultate të tjera veç fitoreve dhe titujve”.
Të premten do të përballen dy skuadra me jo pak probleme pas këtyre 8 javësh kampionat në një kohë që për askënd nuk do të mbajë më një humbje e radhës. Kaq kanë dhënë deri në këtë pikë të kampionatit në një kohë që të premten fusha do t’i vërë përballë. Edhe pika nuk do t’i bënte punë asnjërës, fitorja po.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24978. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24978

Greqi, qëllohet me armë zjarri një rajon policie Persona të armatatosur qëlluan me automatikë një rajon policie në dalje të Athinës në orët e vona të mbremjes së ditës së martë duke plagosur gjashtë policë, dy prej të cilëve në gjendje të rendë. Deshmitarët thanë se dy njerëz hapën zjarr me armë automatike dhe me pas u larguan. Policia thotë se ka patur më shumë se 50 të shtena nga incidenti. Ministri i qeverisë që mbulon policinë dhe mbrojtjen e qytetarëve e quajti incidentit sipas tij, një akt vrasës terrorist. Ai tha se autorët e sulmit nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë. Askush nuk e ka marrë persipër sulmin. Incidenti ndodhi vetëm disa orë pasi qeveria e re socialiste premtoi të vepronte kundër anarkistëve. Eksremistët e majtë kanë shtuar sulmet ndaj policisë dhe objekteve të tjera shtetërore që nga vrasja fatale dhjetorin e shkuar nga ana e policisë të një djaloshi adoleshent.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24972. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24972

Greqi, qëllohet me armë zjarri një rajon policie Persona të armatatosur qëlluan me automatikë një rajon policie në dalje të Athinës në orët e vona të mbremjes së ditës së martë duke plagosur gjashtë policë, dy prej të cilëve në gjendje të rendë. Deshmitarët thanë se dy njerëz hapën zjarr me armë automatike dhe me pas u larguan. Policia thotë se ka patur më shumë se 50 të shtena nga incidenti. Ministri i qeverisë që mbulon policinë dhe mbrojtjen e qytetarëve e quajti incidentit sipas tij, një akt vrasës terrorist. Ai tha se autorët e sulmit nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë. Askush nuk e ka marrë persipër sulmin. Incidenti ndodhi vetëm disa orë pasi qeveria e re socialiste premtoi të vepronte kundër anarkistëve. Eksremistët e majtë kanë shtuar sulmet ndaj policisë dhe objekteve të tjera shtetërore që nga vrasja fatale dhjetorin e shkuar nga ana e policisë të një djaloshi adoleshent.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24972. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24972

Greqi, qëllohet me armë zjarri një rajon policie Persona të armatatosur qëlluan me automatikë një rajon policie në dalje të Athinës në orët e vona të mbremjes së ditës së martë duke plagosur gjashtë policë, dy prej të cilëve në gjendje të rendë. Deshmitarët thanë se dy njerëz hapën zjarr me armë automatike dhe me pas u larguan. Policia thotë se ka patur më shumë se 50 të shtena nga incidenti. Ministri i qeverisë që mbulon policinë dhe mbrojtjen e qytetarëve e quajti incidentit sipas tij, një akt vrasës terrorist. Ai tha se autorët e sulmit nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë. Askush nuk e ka marrë persipër sulmin. Incidenti ndodhi vetëm disa orë pasi qeveria e re socialiste premtoi të vepronte kundër anarkistëve. Eksremistët e majtë kanë shtuar sulmet ndaj policisë dhe objekteve të tjera shtetërore që nga vrasja fatale dhjetorin e shkuar nga ana e policisë të një djaloshi adoleshent.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24972. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24972

Greqi, qëllohet me armë zjarri një rajon policie Persona të armatatosur qëlluan me automatikë një rajon policie në dalje të Athinës në orët e vona të mbremjes së ditës së martë duke plagosur gjashtë policë, dy prej të cilëve në gjendje të rendë. Deshmitarët thanë se dy njerëz hapën zjarr me armë automatike dhe me pas u larguan. Policia thotë se ka patur më shumë se 50 të shtena nga incidenti. Ministri i qeverisë që mbulon policinë dhe mbrojtjen e qytetarëve e quajti incidentit sipas tij, një akt vrasës terrorist. Ai tha se autorët e sulmit nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë. Askush nuk e ka marrë persipër sulmin. Incidenti ndodhi vetëm disa orë pasi qeveria e re socialiste premtoi të vepronte kundër anarkistëve. Eksremistët e majtë kanë shtuar sulmet ndaj policisë dhe objekteve të tjera shtetërore që nga vrasja fatale dhjetorin e shkuar nga ana e policisë të një djaloshi adoleshent.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24972. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24972

Marrëveshja me Greqinë edhe në Gjykatën Ndërkombëtare Analiza e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Raste të ngjashme janë zgjidhur nga arbitrazhi i huaj
Nocioni i mbrojtjes nga shteti është një argument i përhershëm për çdo program qeverie dhe ai buron nga atributet që i japin qytetarët e manifestuar në delegimin e forcës dhe resurseve të nevojshme për plotësimin e këtij misioni. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik i drejtohet ligjeve e institucioneve të tyre për të mbrojtur shoqërinë shqiptare nga kërcënimi i vetë qeverisë.
Edhe pse të gjithë pranojmë se shteti ndërtohet më shumë për të mbrojtur të drejtat tona sesa të abuzojë me to opininoni i përgjithshëm është se në balancë shteti nuk i mbron ato. Edhe pse e minuar në mënyrë të vazhdueshme nga një shtet koroziv që inkurajon ekzaktësisht atë sjellje të papërgjegjshme që në fakt duhet të luftojë, morali i shoqërisë shqiptare mbetet mbrojtësi më i mirë i interesave jetike të kombit tonë.
Debati i sotëm rreth projekt-marrëveshjes per delimitimin e kufirit detar me fqinjin tonë tregon në mënyrë të trishtueshme hendekun dhe mosbesueshmërinë reciproke shtet-shoqëri.
Ndërsa opinioni publik nëpërmjet zërit të përfaqësuesve të saj që janë media, studjuesit, shkencëtarët, historianët, artistët, e intelektualë të tjerë si dhe pjesëmarrjes masive të drejtpërdrejtë në forumet e rrjeteve elektronike të komunikimit kundërshtojnë pragmatizmin dhe papërgjegjshmërin e qeverisë në negociatat dhe konkluzionet e arrituara në një çështje kaq të rëndësishme, kjo e fundit vazhdon të konservojë apatinë dhe mungesën e profesionalizmit duke e distancuar veten edhe më shumë nga interesat e kombit.
Në trajtimin e një çështjeje kaq delikate, ku për hir të së vërtetës duhet pohuar edhe ngarkesa e saj emocionale që rrjedh nga faktorë të shumtë historikë, u kërkua me forcë transparenca e shtetit.
Por ta bësh atë transparente nuk do të thotë të ftosh Ramën në Ministrinë e Jashtme e t’i ofrosh atij mundsinë e revizionimit të marrëveshjes dhe detajeve të saj. Një ftesë e tillë mbart në vetvete cinizëm dhe politikë të tillë që synon kredibilitet me qeverinë e vendit fqinjë në kurriz të opozitës.
Ajo synon të prezantojë këtë të fundit si element të destruktivizmit në marrëdhëniet e vendit tonë me vendet fqinje. Së pari, drejtuesi i opozitës nuk është ekspert i fushave që mbulojnë marrëveshjen e delimitimit dhe së dyti, perpara se t’i dërgohet ftesa atij do të duhej që ftuesi t’i kërkonte falje publike për dizinformimin e publikut dhe elektoratit jo më larg se disa muaj më parë, ku marrëveshja në fjalë u anatemua prej partisë që ai drejtonte si anti-kombtare dhe që shiste interesat e Shqipërisë.
Kjo do të thotë që në mënyrë të ndershme të pranojë se atij, si gjithmonë, i flet goja përpara mendjes dhe aktivitetin e kësaj të fundit në mënyrë konstante e ka penguar shumë virusi i “gripit” të pushtetit.
Të bësh transparente marrëveshjen e shumëpërfolur nuk do të thotë të aktivizosh median pro-qeveritare e të mundohesh nëpërmjet trukeve televizive të rrëzosh personalitetin e një individi, ish-ushtarak i karierës, që larg çdo pasioni politik apo përfitimi personal, mundohet të sqarojë teknikisht faktorët që nuk janë konsideruar nga pala jonë në negociatat me palën tjetër e që për rrjedhojë na kanë çuar në pozita të disfavorshme, duke humbur pasuri të konsiderueshme në pozitat ekonomike dhe strategjike që na ka falur natyra.
Nuk është aspak e ndershme që në vend të bërjes publike të hartës zyrtare që është produkti final i marrëveshjes e ku secili me pak njohuri nga fusha e topografisë dhe hartografisë mund të lexojë parimet e ndjekura prezantohen copa letrash e skicash që s’bëjnë asgjë tjetër veçse e mjergullojnë edhe më shumë situatën e i lënë vend hamendjeve e dyshimeve që mesa duket po kthehen në të vërteta.
Prandaj publikimi i hartës zyrtare të marrëveshjes është mëse e domosdoshme për të krijuar të plotë e saktësisht si është bërë demarkacioni i hapësirës ujore midis dy vendeve. Nëse ajo nuk ekziston, apo institucionet përgjegjëse të shtetit për një arsye apo më shumë hezitojnë ta bëjnë publike atë kjo minimalisht do të thotë se është shteti shqiptar ai që hodhi një “gur” në pus e shoqëria që ai përfaqëson ndjehet e zhgënjyer.
Nëse i referohemi eksperiencës së shteteve të tjera do të shohim se vende me karakteristika të ngjashme gjeografike kanë doktrinë të posaçme për delimitimin e hapësirave ujore ndërsa ne, papërgjegjësinë më të vogël, nuk jemi serioz as dhe në elementët më formalë të një marrëveshjeje.
Mbi të gjitha, nëse shteti ndjen vërtet obligimin për të qenë transparent ndaj publikut do të duhej të falenderonte e të ishte mirënjohes ndaj një populli që ka ditur të ruajë ndjenjat kombëtare pavarësisht nga ngjyrimet politike që ka marrë pushteti në Shqipëri.
Të jesh transparent do të thotë të pranosh me kurajë se nëse ke hyrë në tratativa marrëveshjeje dhe nuk je udhëhequr nga parimi i fitimit (siç u deklarua nga negociatorët) ke dështuar që në embrion të hapave të ndërmarra.
Nuk ka marrëveshje, njëpalëshe apo shumëpalëshe, ekonomike, politike apo ushtarake qoftë kur nuk hyhet për të fituar. Ndryshe nuk do të kishte të tillë ose jepja palës tjetër ta formulojë atë dhe ti jepi validitetin me autoritetin që të kanë dhënë ata që të kanë besuar mbrojtjen e tyre. A ka ndodhur kështu në marrëveshjen në fjalë?
Të hysh për të fituar ndershmërisht nuk do të thotë aspak se kërkon të përfitosh diçka të padrejtë e që s’të takon.Historiani Xhufi saktësisht shprehej se hapësira e ujërave që diskutohet është aq e vogël si çdo humbje, qoftë edhe minimale, do të ishte katastrofike për ne.
Prandaj, kur kërkohet të hidhet dritë mbi metodat e përdorura në delimitimin e tyre mbi të gjitha kërkohet verifikimi se si është bërë demarkacioni i sipërfaqes së detit konvencional që ne ndajmë me fqinjin.
Më konkretisht, përpos të tjerave, publiku kërkon të verifikojë se si janë trajtuar karakteristikat gjeografike dhe topografike të bregut tonë e sidomos të gjireve. Për të gjithë është e qartë se përcaktimi i ujërave territorialë, zonës së vazhdimësisë, zonës eksluzive ekonomike dhe shtratit kontinental varen nga përcaktimi i vijës bazore nga ku matet dhe vazhdimi i detit.
Atëherë pyetja themelore që akoma s’po merr përgjigje nga ata që kanë vepruar në emër të shtetit është se si janë përfundimet nëse skicimi (delimitimi) i kësaj vije bëhet duke aplikuar metodën e thellësisë? Si metoda e baraslargësisë (equidistance method, e aplikuar në marrëveshjen në fjalë) po ashtu dhe metoda e barazisë (equitable solution, dukshmërisht e neglizhuar në negociatat) janë të akomoduara nga Ligji Ndërkombëtar.
Akoma deri më sot, nuk janë bërë të qarta për publikun analizat e faktorëve të rëndësishëm që janë konsideruar nga shteti ynë si të tillë ndërsa negocionte marrëveshjen e që kanë të bëjnë me trajtimin e konfiguracionit të bregdetit tonë, strukturat fizike dhe gjeologjike të shtratit kontinental, efektet e parimit të porpocionalitetit që trajton, raportet midis shtrirjes së shelfit kontinental dhe gjatësisë së bregdeteve të Shqipërisë dhe Greqisë si dhe delimitimi me Italinë që ndodhet pranë kësaj zone.
Eksperienca e shumë vendeve të huaja tregon se për shkak të implikimeve të mësipërme, delimitimi është vendosur në Gjykatën Ndërkombëtare dhe shpesh edhe kur është perdorur vija e baraslargësisë ajo është korigjuar (axhustuar) mbi bazën e parimit të barazisë.
Në arbitrazhin e vitit 1985, kur u shqyrtua delimitimi midis Guinea-Guinea Bissau Gjykata vendosi refuzimin e përdorimit të metodës së baraslargësisë sepse ajo çonte në pozita të pabarabarta të palëve në kontrollin e hapësirave ujore.
Po kështu, në rastin e delimitimi të kufirit midis Danimarkës dhe Norvegjisë, në zonën midis Greenland dhe Jan Mayen, Gjykata Ndërkombëtare, pasi vendosi vijën mesore të përkohshme, e korigjoi atë mbi bazën e parimeve të barazisë, duke konsideruar porpocionalitetin e bregdeteve si dhe rëndësinë ekonomike në peshkim.
Raste të tilla të ngjashme janë paraqitur shumë në oponencën e z. Pashaj dhe ato meritojnë vëmendje për të kuptuar rëndësinë e vështrimit dhe analizën e shumë faktorëve që ndikojnë në rastin tonë.
Po kështu, neglizhenca e treguar në trajtimin e gjirit të Sarandës nuk flet për seriozitet dhe këmbëngulje në mbrojtjen e interesave të shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Trajtimi ligjor i një gjiri është mjaft i komplikuar për vetë natyrën e lidhjeve gjeografike intime që krijojnë ujërat në të me tokën që e rrethon dhe që në përgjithësi është parë si faktor vendimtar në pohimin e sovranitetit territorial, duke diskurajuar kundërshtimet e të huajve.
Po t’i referohesh një enciklopedie në përshkrimin e saj dhe kjo të shërbejë si bazë për të dëmtuar interesat e tua në atë zonë është e pafalshme dhe amorale. Ndoshta jo shumë e përshtatshme për këtë diskutim, por e vlefshme për referencë, ka edhe enciklopedi të tilla që e fusin Shqipërinë si aleate në boshtin nazi-fashist të Luftës së Dytë Botërore.
A mund të pajtohemi ne me një deformim të tillë absurd të së vërtetës kur vendi ynë luftoi përkrah fuqive antifashiste e bëri sakrifica të jashtëzakonshme për t’u çliruar nga okupatoret?
Jemi ne ata që së pari bëjmë historinë e vendit tonë dhe ajo bëhet mbi bazën e të vërtetave të pakundërshtueshme. Në këtë kuptim, është po ashtu detyra e gjithsecilit prej nesh e sidomos e historianëve t’u tregojnë të huajve (fqinjët e njohin mirë) përdorimin historik të gjireve tona dhe pandashmërinë e tyre nga jeta e vetë kombit tonë.
Tashmë i takon Gjykatës Kushtetuese të bëjë interpretimin e marrëveshjes dhe besimi është i tillë që larg çdo motivimi politik por bazuar vetëm në të drejtat tona kombëtare t’i thotë jo asaj dhe t’i hapë rrugën diskutimeve serioze e mbi parimin e barazisë së plotë.
Çdo interpretim, bazuar në ngjyra politike apo interesa meskine dëmton interesat tona të përbashkëta dhe ashtu si në raste të tjera, ne duhet të ngrihemi mbi to kur çështja prek një komb të tërë. Të kundërshtosh një marrëveshje të tillë dhe të kërkosh rinegociata nuk mund të prishë marrëdhëniet me vendin fqinj gjë e cila nuk është e dëshirueshme nga askush.
Konventa e Ligjit të Detit, ku të dy vendet bëjnë pjesë, kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim reciprok për të siguruar barazi dhe përdorim eficient të resurseve detare, duke kontribuar për drejtësi, paqe dhe progres të përbashkët.
Edhe në rastin më të keq, nëse ka mosmarrëveshje teknike, nuk është aspak e jashtëzakonshme kërkesa për t’u dëgjuar në arbitrazh. Edhe vende me demokraci më solide se tonat kanë zgjidhur çështje të delimitimit të kufijve detare në Gjykatën Ndërkombëtare.
Të tilla janë rastet e arbitrazhit të vitit 1977 për vendosjen e kufirit detar midis Francës dhe Anglisë apo rasti i delimitimit të zonës ekskluzive të peshkimit dhe shtratit kontinental midis SHBA-së dhe Kanadasë në zonën Gulf of Maine në vitin 1984.
Që të behet kjo, duhet që shteti të marrë plotësisht rolin e mbrojtësit të interesave tona dhe servantet e tij të kuptojnë se janë atje jo për të abuzuar me to. Dhe çelësi i suksesit në mbrojtjen e të drejtave tona është jo “puthja” e pushtetarëve apo gjykatësve, por qëndresa ndaj pushtetit sa herë ai paraqitet i korruptuar.
Pavarësisht nga ngjyrat politike, qeveritë synojnë të zgjerojnë pushtetet e tyre në kurriz të të drejtave tona. Pushteti është veçanërisht i interesuar në apatinë e qytetarëve dhe besimi i tepërt ndaj tij çon në skllavërinë tonë.
Është shoqëria shqiptare, janë grupet e interesit, janë intelektualët ata që duhet të balancojnë forcën në rritje të pushtetit dhe të bëhen barrierë ndaj papërgjegjshmërisë dhe pragmatizmit të patolerueshëm.
Reagimi
“Duhet bërë thirrje që shteti të nxjerrë hartën”
Një nga oponentët kryesorë të Paktit Detar me Greqinë, koloneli në rezervë Myslim Pasha, në një deklarim dje për “Shekullin” në linjë telefonike, i pyetur lidhur me deklarimet e ministrave Meta dhe Basha i bëri sërish thirrje shtetit që të nxjerrë hartën: “Këto ditë duhet të bëhet thirrje për të tjera gjëra. Duhet bërë thirrje që shteti të nxjerrë hartën.
Thirrja duhet shkruar me gërma të mëdha bashkë me kërkesën tjetër të ligjshme: “Shteti të kryejë testin përfundimtar të përpjestueshmërisë, për opinionin shqiptar”. “Shteti të bëjë Testin e Përpjestueshmërisë” – 1 km bregdet shqiptar, fiton 10.2 km2 sipërfaqe detare. 1 km bregdet i Republikës së Greqisë, fiton 15.4 km2 sipërfaqe detare – tha z. Pasha.
Reagimi i Pashës erdhi dje pas daljes publike të ish-ministrit të Jashtëm Basha, i cili me patos mbrojti në një emision televiziv Paktin Detar me Greqinë.
Studimi i kolonelit Pasha
Pasha: Pse jemi të pabarabartë?
Gjatë gjithë kësaj kohe është hedhur argumenti i vijës mesore. Pra i baraslargësisë. Ky është një parim i rëndësishëm në proces të ndarjes së kufijve detarë, por që në fakt eklipsohet në rëndësi nga ndryshimet që iu bënë UNCLOS në vitin 1982.
Më lejoni të shpjegohem: Barazlargësia – Konventa e vitit 1958 e përcakton “equidistance line” (vijën e baraslarguar) si vijën, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta, nga të cilat matet gjerësia e detit shtetëror, ndërmjet dy shteteve”.
Por, roli i privilegjuar i kësaj metode u godit rëndë nga disa vendime të Gjykatës Ndërkombëtare, të cilat nuk e morën për bazë këtë metodë në gjykimin e tyre, pasi kjo metodë çonte në pabarazi.
Diskutime të shumta u bënë, por goditja e metodës së baraslargësisë shkoi aq larg, sa në Konventën e vitit 1982 ky nocion (pra baraslargësia) hiqet fare nga nenet 74 (që ka të bëjë Hapësirën e veçantë Ekonomike = Exlusiver Economic Zone) dhe neni 83 (Shtratdeti Kontinental= Continental Shelf) të Konventës dhe mbeten vetëm në nenin 15 (që ka të bëjë vetëm me detin Shtetëror).
Ja ç’thotë neni 74 i Konventës: Delimitimi i Hapësirës së Veçantë Ekonomike (Exlusive Economic Zone) ndërmjet shteteve me brigje përballë apo ngjitur, do të kryhet sipas marrëveshjes, bazuar në Ligjin Ndërkombëtar, siç referohet në nenin 38 të statutit të Gjykatës Ndërkombëtare, me qëllim që të arrijë në zgjidhje të BARABARTË (EQUITABLE SOLUTION). Po kështu edhe neni 83, paragrafi i parë përdor të njëjtën gjuhë.
Pse është futur ky nocion (Nocioni i BARAZISË). Ky nocion është futur pikërisht sepse mesorja, nëse merret verbërisht, çon në pabarazi. Vet koncepti i barazisë (Equity) bazohet në atë që është e drejtë, e ndershme, e barabartë. Ky është elementi final i çdo procesi ndarjeje detare.
Sidomos, kjo bëhet shumë e rëndësishme kur kemi pikërisht rastin e veçantë shqiptar, kur ka bashkësi ujëdhesash të vogla (shkëmbinj etj) që ndikojnë në ndarjen e kufirit.
Ky është pikërisht, rasti që mesorja mund të çojë shpesh në pabarazi. Si test për BARAZINË përdoret koncepti i PROPORCIONALITETIT = PËRPJESTUESHMËRISË. Ky është testi që shikon raportin e ujërave të përfituara nga delimitimi, krahasuar me raportin e vijës bregdetare relevante të të dy shteteve.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24975. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24975
Top