Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Bundestagu vendos: Angela Merkel sërish kancelare e Gjermanisë Angela Merkel u rizgjodh nga Bundestagu në postin e kancelares. Në mandatin e dytë ajo është në krye të koalicionit mes kristiandemokratëve/kristiansocialëve dhe liberalëve.
Si e nisi karrierën politike Angela Merkel?
Në CDU hyri rastësisht. Por shumë shpejt do të pushtonte majat: në fillim kreun e partisë, më pas postin më të rëndësishëm të vendit. Unioni Kristiandemokrat (CDU) i RDGJ-së ishte një vend ku mblidheshin të gjithë njerëzit me orientim të krishterë e që, në njërën anë nuk donin të hynin në partinë ateiste shtetërore Bashkimi Socialist i Gjermanisë (SED) dhe në anën tjetër, donin të angazhoheshin në kuadër të sistemit. Angela Merkel, e bija e një prifti, nuk ishte nga këta njerëz. Ajo zgjodhi rrugën e shkencës, doktoroi në fizikë dhe politikës kishte vendosur t’i qëndronte larg, deri në vjeshtën e vitit 1989, kur filluan transformimet politike.
Kthesa Demokratike” njëri nga grupimet e shumta opozitare të asaj kohe, që mbështeteshin nga kisha evangjeliste kishte marrë si dhuratë një kompjuter dhe kërkonte dikë që dinte ta përdorte. Merkel u tregua e gatshme të ndihmonte dhe pak kohë më vonë ajo do të bëhej zëdhënëse e grupit të vogël. Kur mbas zgjedhjeve të para të lira të RDGJ-së, në mars të vitit 1990, Kthesa Demokratike” do të bëhej pjesë e koalicionit qeveritar me në krye politikanin e CDU-së, Lothar de Maiziere, ajo u bë zëdhënësja e dytë e qeverisë. Pak më vonë Kthesa Demokratike” u bë pjesë e CDU-së lindore. Kështu edhe Angela Merkel përfundoi në CDU.
“Vajza” e Helmut Kohl-it
Në zgjedhjet e para për Parlamentin Federal (Bundestag) të Gjermanisë së bashkuar, më 2 dhjetor 1990, Merkel do ta fitonte me shumë lehtësi mandatin e drejtpërdrejtë si deputete e një zone elektorale në landin Mecklenburg Vorpommern, në verilindje të Gjermanisë. Kur kancelari i asaj kohe, Helmut Kohl, po kërkonte një politikane gjermano-lindore për ta bërë ministre të grave dhe të rinjve, de Maiziere dhe politikanë të tjerë e këshilluan të merrte Angela Merkel-in.
Mësimi që nxori Merkel nga kjo përvojë, me sa duket, ishte që të mos pozicionohet hapur. Gjatë periudhës së koalicionit të madh, e kushtëzuar edhe nga partia bashkë-qeverisëse, ajo vazhdimisht është përpjekur të mbajë distancë ndaj shoqatave ekonomike, por pa kaluar në anën tjetër. Problemet u mundua t’i zgjidhte me pragmatizëm, në varësi të rastit konkret. Meqenëse edhe në parketin ndërkombëtar ajo zuri vend më shumë se ç’kishte paramenduar shumëkush, Merkel arriti të fitonte shumë pikë dhe të bëhej një nga politikanet më të preferuara nëpër anketime.
Tani ajo fitoi votëbesimin e Bundestagut për të drejtuar qeverinë e re të koalicionit të përbërë nga kristiandemokratët/kristiansocialët dhe liberalët(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/rajoni-dhe-bota/bundestagu-vendos-angela-merkel-serish-kancelare-e-gjermanise.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/rajoni-dhe-bota/bundestagu-vendos-angela-merkel-serish-kancelare-e-gjermanise.html

Rama: Vendi në krizë, shteti ka dështuar me politikat sociale TIRANË- Shqipëria është në krizë të gjithanshme, ndërkohë që shteti ka dështuar me politikat sociale. Kështu është shprehur kreu i PS-së Edi Rama përmes një konference për shtyp, ku ka theksuar se përpos krizës financiare që prek gjithnjë e më shumë njerëzit, vendi përballet edhe me krizën morale të qeverisjes. “Shqiptarët po përballen me degradimin çdo ditë e më shumë, kriza financiare që i prek çdo ditë është dëshmi e këtij degradimi. Këto ditë opinioni është ballafaquar me ngjarje çnjerëzore, njerëzit trajtohen si në mesjetë për shkak të varfërisë. Pamjet shokuese në Dibër dhe Fier tregojnë jo vetëm shkallen e varfërisë por dështimin e plotë të strukturave të shtetit”-tha Rama. Sipas tij, rindarja në mënyrë abuzive e pronave për interes të familjes qeveritare dhe klientëve të saj, strehimi në qeveri i përgjegjësve për shpërthimin e Gërdecit, përplasja e dy policive në Fier, janë fakte absurde për një vend që po troket për të marrë statusin e kandidatit në BE, Më tej lideri socialist ka përsëritur bindjen opozitare për ta çuar deri në fund betejën për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Protesta e radhës sipas tij do të jetë në Lushnje.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25041. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25041

Ku kundërshtohet Ligji për Librin Komisioni i medias përballë institucioneve dhe palëve të interesit për librin. Plasari: Skandaloz funksioni që i atribuohet Bibliotekës Kombëtare. Kryetari i shoqatës së botuesve, Petrit Ymeri, ndër të tjera: Kërkojmë uljen e kopjes së detyruar, përndryshe kemi gati padinë
Ka dy ditë që Komisioni i ri për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, pa opozitë, diskuton ligjin “Për Librin në Republikën e Shqipërisë” të vitit 2006 i ndryshuar.
Komisioni me kryetar seance Mark Markun, në fakt zëvendëskryetar – Komisioni përbëhet nga Ismail Hoxha (sekretar) dhe anëtarët Mesila Doda, Adriana Gjonaj, Rajmonda Bulku, Kreshnik Çipi, Edi Paloka dhe Gjergji Papa, jo të gjithë pjesëmarrës – dhe palët përballë tij, janë njohur me ndryshimet dhe sugjerimet, ose më saktë me korrigjimet që erdhën nga Biblioteka Kombëtare, Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Përfaqësues kanë qenë autorë të hartimit të Ligjit të 2006-s nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Edhe kjo kishte përfaqësuesit e saj.
“Këtë draft që na keni sjellë e marr për herë të parë këtu nga ju dhe nga asnjë ministri tjetër e Shqipërisë apo e planetit”, tha drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari, duke mbajtur gjallë deri në fund të seancës diskutimin mbi çështje shqetësuese që reflekton ligji i “ndryshuar”.
Shqetësimi lidhet së pari me funksionet e reja që sipas këtij projektligji Biblioteka Kombëtare duhet të kryejë. Institucioni që ai përfaqëson nuk është vënë në dijeni dhe as i është marrë mendim për këtë, aq më tepër që “funksionet që po i jepen ajo nuk mund t’i kryejë”.
Cili është modeli konkret për hartimin e këtij projektligji? Cili është mendimi i Këshilli Kombëtar i Librit dhe i Nxitjes së Leximit? Përse për 17 vjet, prej vitit 1992 e në vijim, nuk janë zbatuar detyrimet ligjore nga ana e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ndaj subjekteve kundravajtëse? Autoritetet që kanë hartuar ndryshimet në këtë ligj, cilët janë?
Këto pyetje shtroi Plasari dhe kaloi te “funksionet e reja”. Ligji në fjalë ndalon djegien e librit në Republikën e Shqipërisë dhe njeh rastet e nxjerrjes jashtë përdorimit, asgjësimin me mjete dhe teknika riciklimi, duke përjashtuar kështu djegien, detyrë që ia ngarkon ta mbikëqyrë Biblioteka Kombëtare.
“Kjo është qesharake dhe absurde”,- tha drejtori i BK-së. “Nuk është e mundur, shtoi ai, që Bibliotekës t’i ngarkohet edhe detyra e kontrollit të shkeljeve të të drejtave të autorit. S’mund t’i atribuohen Bibliotekës Kombëtare funksione si kontrolli, gjobvënia apo vjelje e gjobave.
Këto funksione as në regjimin e Enver Hoxhës nuk kanë ekzistuar. Biblioteka Kombëtare s’mund të jetë e këtij modeli, me të cilin e identifikon ky ligj. Modeli i saj është modeli i Bibliotekës Kombëtare të Francës, atje ku ka lindur biblioteka kombëtare.” Ligji parashikon gjoba për kundërvajtjet administrative: Gjobiten 10.000 – 100.000 lekë subjektit që nuk dorëzon kopjet e detyruara. Dënohen me 100 – fishin e çmimit të librit djegia e librit.
Po ashtu, dënohet me gjobë nga 100 deri në 1000 – fishin e çmimit të librit hedhja në treg e librave që nuk i kanë të gjithë elementët e identifikimit etj. Sipas ligjit të ndryshuar, këtë detyrë të gjobëvënies e kryen Biblioteka Kombëtare, si institucioni i autorizuar nga Ministria e Kulturës.
“Kush merret me kundërvajtësit? Kush vjel gjobat? Organet tatimore.” Plasari shtoi se ndryshimet që i kanë vënë përpara nuk bëjnë pjesë në propozimet që ka dëgjuar në Këshillin Kombëtar të Librit dhe të Nxitjes së Leximit ku ai bën pjesë. Vendimi për korrigjimin e këtyre funksioneve që i janë veshur BK-së diskutohen në Komisionin e Medias javën e ardhshme.
Çështja e kopjeve të detyruara e mbajti më gjatë në diskutim kryetari i Shoqatës së Botuesve të Shqipërisë, Petrit Ymeri.
Ligji thotë që “të gjithë botuesit, entet botuese dhe mjetet e informimit publik, shtetërore ose private detyrohen të dorëzojnë pa shpërblim në Bibliotekën Kombëtare, në Bibliotekën e Kuvendit të Shqipërisë dhe në bibliotekat publike pranë njësive administrative vendore, ku ushtrojnë veprimtarinë, nga 5 kopje për çdo botim, duke paguar edhe tarifën e shërbimit postar, kur është i nevojshëm.” Për kopjet e detyruara ndaj Bibliotekës së Kuvendit ai është shprehur i kënaqur që është hequr, sepse “përfytyrojeni sikur të kërkonin prej nesh nga 5 kopje edhe bibliotekat e partive”.
Numri i detyruar i kopjeve është vendosur 5 për BK, siç tha drejtori Plasari sepse për një kohë institucioni nuk mund të blejë libra, fondet janë të pakta. Një kopje shkon për bibliografinë kombëtare, një për fondin e BK-së, 3 të tjerat janë në shërbim për lexuesit. Fare pak.
“Kërkojmë uljen e kopjes së detyruar”,- e mori fjalën Ymeri, “Ulje në 2 libra për BK dhe nga një kopje për bibliotekat e rretheve. Përndryshe, kemi gati padinë për në Gjykatën Kushtetuese. Nuk është normale që botuesit të paguajnë për hir të mungesës së fondeve shtetërore.”
Ai saktësoi se një në projektligj, kjo pikë pranon një ndryshim. Nuk ka përse botuesit të dorëzojnë 5 kopje për çdo rishtypje të librit. Ndryshon puna kur është ribotimin. Petrit Ymeri tha se Shoqata e ka kontestuar që në 2006-n ligjin “Për Librin” dhe ligjin “Për të drejtën e autorit” që edhe ai do të diskutohet së shpejti.
Ku bashkohen kundërshtitë për të dy ligjet? Te kontratat e botimit. “Nuk ka arsye që kontratat e botimit në mënyrë të detyrueshme të regjistrohen në Zyrën Shqiptare të së Drejtës së Autorit siç parashikohet dhe në ligjin “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”. Kontratat janë konfidenciale, janë pronë e botuesit dhe e autorit. Nëse kjo kontratë botimi bëhet shkak për një objekt gjykimi, atëherë i dorëzohet Gjykatës.”
Ai rikujtoi se Shoqata e Botuesve ka kërkuar heqjen e një prej pikave për identifikimin e librit, atë për tirazhin. Deklarimi i numrit të kopjeve në libër është, sipas Ymerit, fare i parëndësishëm.
Po ashtu, pretendoi rishikimin e një pike tjetër, aty ku Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i njihet nëpërmjet këtij ligji e drejta që të hartojë dhe të nënshkruajë marrëveshje mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me operatorët radiotelevizivë, publikë ose privatë, si dhe mediat e shkruara që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, për uljen e tarifave për reklamat, si dhe për krijimin e hapësirave për promovimin e botimeve. U tha se ka funksionuar me TVSH-në, por kur duhet të bëhen edhe televizionet private kombëtare.
Në ligjin e ndryshuar gjen megjithatë emra shoqatash që u njihet një rol mbi librin, si Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë, e cila nuk ekziston më. Ashtu sikurse është optimiste të lexosh që ky ligj e quan detyrë të këshillave bashkiakë ose komunalë planifikimin dhe përcaktimin në buxhetet vjetore respektive një zë të veçantë për blerjen e librave për bibliotekat publike të njësive të qeverisjes vendore.
Në përfundim Plasari tha se projektligji duhet të reflektojë edhe perspektivat e zhvillimit në fushë të librit, sepse do të vijë një ditë që këto zhvillime do të kërkojnë një kuadër ligjor, si për shembull çështja e pronësisë elektronike të librit. Diskutimet në Komisionin e Medias, do të reflektohen në draftin përfundimtar. Javës që vjen priten të reja.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25030. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25030

Presidenti Obama firmos 680 miliard dollarë për mbrojtjen Presidenti amerikan Barak Obama firmosi një projektligj prej 680 miliard dollarësh për mbrojtjen, për të cilin ai thotë se do të kursejë dhjetëra miliarda dollarë duke ndërprerë projekte të panevojshme. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Kent Klain nga Shtëpia e Bardhë, presidenti thotë se ai po e ndryshon mënyrën se si bëhet biznesi zakonisht në Uashington.
Presidenti Obama thotë se shkurtimet që po i bën ai buxhetit të mbrojtjes do ta bëjnë ushtrinë amerikane më efikase dhe do t’u kursejnë para taksapaguesve.
“Kemi miratuar një projektligj për mbrojtjen që eliminon disa nga shpenzimet e kota dhe joefikase në procesin e reformave të mbrojtjes dhe që do ta mbrojë më mirë vendin tonë, trupat ton dhe do t’u kursejë taksapaguesve dhjetëra miliarda dollarë.”
Së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes Robert Gejts, zoti Obama tha se projektligji eliminon disa nga programet e mbrojtjes që i kanë kushtuar qeverisë miliarda dollarë.
“Sot po i japim fund disa projekteve të kota që ligjvënësit janë përpjekur t’i përfundojnë prej vitesh. Po e bëjmë këtë sepse unë dhe sekretari Gejts e kuptojmë se nuk mund të ndërtojmë ushtrinë që na duhet për shekullin 21 nëse nuk reformojmë mënyrën se si bëhet biznesi i mbrojtjes.”
Mes projekteve të shkurtuara është edhe aeroplani luftarak F-22, për të cilin kritikët thonë se nuk është i përshtatshëm për luftrat në Irak dhe Afganistan.
Zoti Obama la jashtë gjithashtu një flotë helikopterësh presidencialë, të cilat do të kushtonin më shumë se 13 miliard dollarë dhe kishin mbetur vite pas në prodhim.
Presidenti thotë se projektligji nuk është i përsosur, dhe se ka ende programe të panevojshme që duhet të shkurtohen nga buxheti i Pentagonit.
Ai theksoi një raport qeveritar që thotë se gjatë vitit të kaluar, 96 projekte të mëdha të mbrojtjes arrijnë në thuajse 300 miliard dollarë mbi buxhetin.
“Këto shpenzime të panevojshme janë të papranueshme. E sidomos në një kohë kur ne po luftojmë dy luftra dhe po përballemi me një defiçit të paparë, ato janë të pafalshme. Kjo është fyese për popullin amerikan, trupat tona dhe duhet të marrë fund.”
I njëjti projektligj përfshin në listën e krimeve federale të urrejtjes sulmin ndaj personave për shkak të orientimit të tyre seksual.
Më herët, zoti Obama emëroi dy ish senatorë për të kryesuar një bord këshillues, roli i të cilit është t’i japë presidentit këshilla të besueshme mbi informacionet e zbulimit të vendit.
“Ne jemi të gjithë dakort se duhet të punojmë më tepër për të përmirësuar mbledhjet e informacioneve të zbulimit, për t’u siguruar që analizat të arrijnë tek vendimmarrësit më të lartë në kohë, dhe për të garantuar që veprimet tona në atë fushë të jenë në përputhje me vlerat tona demokratike dhe me ligjin.”
Presidenti thotë se republikani Çak Hegël dhe demokrati Dejvid Borën do të jenë burime të pavarura këshillimi mbi efikasitetin e komunitetit amerikan të zbulimit.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25035. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25035

Tragjedia në Tisa, lumi nxjerr 5 trupa të pajetë Autoritetet serbe konfirmojnë se janë gjetur edhe dy trupa të tjerë në Serbi, që dyshohet se i përkasin tragjedisë së Tisës. Me këtë, numri i viktimave kosovare arrin në pesë. Të zhdukur ende konsiderohen 11 të tjerë.
Autoritetet serbe kanë konfirmuar gjetjen edhe të dy viktimave tjera, që dyshohet se kanë ndërlidhje me tragjedinë në lumin Tisa.
Ndërsa, në Prishtinë varroset viktima e parë e kësaj tragjedie, 23-vjeçarja Elvira Jaha, e cila, bashkë me një grup kosovarësh, u përpoq të kalonte ilegalisht kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, kur barka e tyre u përmbys në lumin Tisa.
Gjykatësi hetues i Serbisë, Erne Berenji, i tha Radios Evropa e Lirë se viktimat e reja janë gjetur në territorin serb.
“Dje kemi gjetur edhe dy të vdekur, një vajzë rreth 10 vjeçe, nuk kemi të dhëna për të, dhe një mashkull 25-30 vjeç. Deri më tani janë gjetur vetëm katër trupa nga ana e territorit tonë”.
“Diçka është gjetur edhe nga ana e Hungarisë, dikush thotë një, dikush thotë ndryshe, por ne mund të flasim vetëm për atë që është gjetur në territorin tonë”, tha Berenji.
Berenji nuk e bëri të ditur identitetin e viktimave të fundit. Ai tha se identifikimi i tyre po bëhet nga vetë familjarët.
“Të afërmit vijnë te ne dhe të afërmit i identifikojnë trupat”, tha Erne Berenji, duke shpjeguar se identifikimi bëhet më i vështirë për shkak të mungesës së dokumenteve identifikuese të viktimave.
Nga katër viktimat e gjetura në Serbi, sipas gjykatësit hetues, vetëm dy kishin me vete dokumente identifikuese.
Ndryshe, me këto viktima, numri i të vdekurve në tragjedinë në Tisë shkon në 5 persona, katër nga të cilët janë gjetur në Serbi dhe një në Hungari. Ndërsa, konsiderohen të zhdukur edhe 11 kosovarë të tjerë. Tre nga personat në barkë kanë shpëtuar.
Zëdhënësi i policisë hungareze në Segedin, Szenti Sabolç, tha se Hungaria po vazhdon hetimet, edhe pse tashmë i ka ndërprerë kërkimet për trupat në lumin Tisa.
“Hungaria po zhvillon hetime në këtë rast të dyshimit me trafikim të qenieve njerëzore. Deri tash nuk kemi ndonjë të dyshuar. Por, këto hetime ende po vazhdojnë me partnerët tanë serbë. Në Hungari, deri më tash, nuk është askush i arrestuar. Nuk kemi të dyshuar në lidhje me këtë rast”, tha Sabolç.
Ndërkohë, në Prishtinë, autoritetet e rendit thonë se janë duke vazhduar hetimet në disa drejtime për tragjedinë në lumin Tisa të Hungarisë.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, nuk konfirmoi numrin e viktimave.
“Ne ende nuk mund ta bëjmë të ditur një numër të saktë apo të konfirmojmë diçka, meqë nuk kemi dokumentacion zyrtar përfundimtar të autoriteteve përkatëse të Hungarisë apo të autoriteteve të Serbisë”, theksoi Kelani.
Përderisa me Hungarinë Kosova po bashkëpunon në rrugë direkte, me Serbinë, informacionet po shkëmbehen përmes EULEX-it.
Të hënën, EULEX-i ka konfirmuar se një person është dorëzuar vullnetarisht në Policinë e Kosovës, duke pranuar përfshirjen e tij në rastin e lumit Tisa. Ai i ka thënë policisë se u ka marrë familjeve që ishin kontrabanduar përtej kufijve nga 6 deri në 8 mijë euro. Ky person, sipas policisë, momentalisht gjendet në liri.

25 tetor Një i arrestuar dhe disa të dyshuar për tragjedinë në Tisa
Policia e Kosovës ka arrestuar në një fshat të Mitrovicës një person të dyshimtë për kontrabandë të njerëzve në Hungari, një ditë pas gjetjes së viktimës së tretë të mbytur në lumin tisa në Hungari. Siç bën të ditur e përditshmja Koha Ditore, duke cituar burimet e veta, i arrestuari është Ismet R. nga fshati Zhabar i Mitrovicës, në shtëpinë e të cilit janë gjetur dokumente të falsifikuara dhe pasaporta.
Policia e Kosovës ndërkaq, nuk ka pranuar të komentojë rreth arrestimit të të dyshuarit Ismet R., por ka thënë se hetimet në lidhje me këtë rast në Kosovë do të udhëhiqen nga një prokuror i EULEX-it, dhe dy zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët do të nisen në Hungari.
Ndërkaq, e përditshmja Express, thekson se, Policia i ka identifikuar katër të dyshuar për organizimin e udhëtimit tragjik të shqiptarëve për në perëndim, të cilët kanë përfunduan në ujërat e lumit Tisa.
S. H. nga Podujeva – sipas kësaj gazete – është personi të cilin Policia e Kosovës, të enjten, ka shkuar dhe e ka kërkuar, në lidhje me përgjegjësinë e tij të mundshme për Tragjedinë e Tisas.
Vizita e policisë në shtëpinë e këtij personi është bërë menjëherë pasi Vesel Jahaj, babai i Elvira Jahajt, gruas që dyshohet se ka vdekur në këtë tragjedi, në kufirin serbo-hungarez, e ka denoncuar atë për trafikim ilegal me njerëz.
Por meqë S. H. atë ditë nuk ka qenë në shtëpi, pesë policët, i kanë lënë atij porosinë që t’u lajmërohet menjëherë organeve të rendit në Podujevë. Megjithëkëtë, burime të kësaj gazete nga policia në Prishtinë sqarojnë se ky person, edhe pse kanë kaluar tre ditë nga momenti kur i është lënë thirrja për t’u paraqitur në stacion, ende nuk është lajmëruar. /Telegrafi/

‘Tisa’, EULEX hap hetime
Një prokuror i EULEX-it dhe dy policë hetues kosovarë do të udhëtojnë për në Hungari, për të hetuar rastin e mbytjes së tre shtetasve kosovarë në lumin Tisa. Hetimet do të bëhen në kuadër të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore
Një prokuror i EULEX-it dhe dy policë hetues kosovarë pritet të zhvillojnë hetime në lidhje me rastin e mbytjes së, të paktën, tre shtetasve të Kosovës në lumin Tisa, në kufirin Serbi – Hungari, i cilësuar tashmë nga autoritetet si rast i dyshuar për trafikim me qenie njerëzore.
Policia e Kosovës konfirmon se do të dërgojë shumë shpejt në Hungari dy policë hetues, kurse një prokuror rasti, i cili është caktuar nga EULEX-i, pritet të vë kontaktet me autoritetet policore të Serbisë dhe ato të Hungarisë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë se Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë marrë përgjigje pozitive nga autoritetet hungareze për dërgimin e një ekipi hetuesish nga Kosova.
“Fillimisht parashihet që të nisen dy zyrtarë policorë hetues nga shtylla e hetimeve të Policisë së Kosovës dhe një prokuror i rastit. Udhëtimi i tyre pritet të bëhet shumë shpejt, në një kohë sa më të shpejtë të mundshme”, thekson Kelani.
Në rastin e cilësuar si dyshim për trafikim me qenie njerëzore, tashmë është përfshirë edhe EULEX-i.
Një zëdhënësi i misionit për sundim të ligjit, Nikollas Hotën, konfirmon caktimin e prokurorit ndërkombëtar të EULEX-it për këtë rast.
“Prokurori i EULEX-it është zgjedhur të udhëheqë rastin. Ne ende nuk e dimë se kur do të udhëtojë ky prokuror për në Serbi, apo Hungari”, deklaron zëdhënësi Hotën.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë po ashtu se policia po zhvillon hetimin e rastit edhe brenda Kosovës, në përpjekje të kapjes së personave të dyshuar për këtë rast.
Hetimet do të zhvillohen në kuadër të zbardhjes së rastit dhe luftimit të trafikimit me qeniet njerëzore.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për operativa hetimore, për të bërë identifikimin e personave të dyshuar të mundshëm që mund të kenë qenë të lidhur apo të përfshirë në rast, për trafikim me qenie njerëzore”, thotë Kelani.
Tre persona, tashmë janë identifikuar të vdekur, kurse tre të tjerë kanë shpëtuar gjatë kalimit ilegal të kufirit përmes lumit Tisa në kufirin Serbi – Hungari.
Ekzistojnë dyshime se në barkë kishte edhe persona tjerë, por ende asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ngushëlloi familjet e viktimave në lumin Tisa, duke shprehur keqardhjen e tij të thellë për ngjarjen tragjike.
“Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet relevante, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes, me shpresë se personat e tjerë që udhëtonin me tri viktimat, tashmë të konfirmuara, të jenë gjallë”, thotë Sejdiu përmes një komunikate.
“Shpirtërisht dhe në lutje jemi me familjet e viktimave në këto çaste pikëllimi”, shprehet Sejdiu.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25024. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25024

Ndarja e Adelës nga Top-i: E padurueshme për stafin Ndarja e Adelës nga Televizioni që e “krijoi” me sa duket, tashmë është thuajse përfundimtare. A do t’ia dalë vajza guximtare të mbijetojë pa Top Chanell-in? Apo do arrijë Topi të injektojë në publik “Adelën” e rradhës në Big Brotherin e ardhshëm që nuk është dhe aq larg, duke i bërë shikuesit të harrojnë heronjtë e vjetër ? Kjo mbetet të shihet, por vajza nga Kavaja duket se është “kockë e fortë”. Gjithsesi, do jetë një luftë me kohën. Deri në Big Brotherin e ardhshëm, janë edhe 3 muaj nga nisja e përgatitjeve. Ligjësia e këtyre emisioneve është pak a shumë e njëjtë: Yje që ndriçojnë fort për një vit, por që shuhen sapo nis edicioni tjetër. A do ndodhë kështu dhe me Adelën? A është ajo një përjashtim? Do ta tregojë koha.
Ndërkohë, nuk kanë fund fjalët që thuhen për Adelën dhe Bjordin. Deri tani kanë arritur të jenë çifti më i përfolur në kryeqytet, por dhe në Shqipëri. Adela dukej e destinuar të ishte subject debati që në fillim të edicionit. Kjo për shkak të problemeve që pati Adela që me hyrjen në shtëpi, e cila i solli dhe ndarjen nga i fejuari i saj, mërzitjen e familjarëve, sidomos babait, i cili nuk pranoi asnjëherë të shkonte në shtudion e “Big Brother” dhe pse ftesat kanë qenë të shumta, e problemet nuk mbaruan këtu.
Pas afrimit me Bjordin, fillimisht zonja Antoneta, nëna e Bjordit, deklaroi që nuk e kishte shumë përzemër Adelën dhe pse më vonë ndërroi mendim. Dhe pas gjithë këtyre problemeve, afrimimi në Top Channel dhe oferta që iu bë Adelës nga Adi Krasta, sezonin e kaluar, për të qenë bashkëprezantuese, u dukën sikur i vunë kapakun gjithë problemeve, por ja që nuk ndodhi kështu.
Zëra nga Top Channel tregojnë se televizioni, i cili në fakt krijoi figurën e Bjordit dhe Adelës, nuk dëshironte kurrsesi që Adela të largohej, por “tekat” e saj u bënë të padurueshme dhe ka qenë pikërisht kjo arsyeja që kanë plasur polemikat.
Kontradiktat mes Adelës dhe stafit në Top-Channel kanë qenë aq të forta, sa në një moment ajo ka “kërcënuar” se do të ikte në një tjetër televizion, për të punuar atje, konkretisht ne TV Klan.
Ndërkohë producentët e Big Brother i kanë kujtuar Adelës që ajo ka nënshkruar një kontratë dhe nëse largohej për të shkuar në televizionin tjetër, prej të cilit ajo thoshte se kishte marë një ofertë, do t’i duhej të përballej me procedura ligjore, për shkelje të kontratës.
Kontradiktat kanë qenë aq të forta sa nuk kane mundur të qëndrojnë “nën ujë”. Një prej tyre e ka parë edhe vetë publiku i programit të së dielës, pasi Adela nuk e ka përmbajtur veten dhe ka dalë dhe nga natyra e skenarit, duke lënë pa fjalë prezantuesit dhe producentët. Përfundimisht ajo, së bashku me Bjordin është drejt mbylljes së marrëdhënies me televizionin që e krijoi.
Nëse Adela do të marrë përsipër riskun për të thyer kontratën dhe të përballet me ligjin, duke shkuar në një televizion tjetër, kjo nuk dihet. Çifti është parë në lokalet përreth Ambasadës Amerikane, pasi aty është vendi ku Bjordi dhe Adela po jetojnë në një banesë me qira. Shpeshherë janë parë të ulur vetë në kafe, siç duket u duhet kohë të bisedojnë gjërë e gjatë dhe të “shoshitin” situatën në të cilën ndodhen.
Bjordit dhe Adelës, u takonin 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra, duke qenë pjesë e programit të së dielës në Top Channel. Tani u duhet të zgjedhin diçka tjetër, mbase kjo do ta shtyjë Adelën të pranojë ofertën e Sinan Hoxhës, për të qenë prezantuese e koncertit të tij në diasporë, dhe pse Sinani si këngëtar nuk hynte në shijet e Adelës, siç mësohet të jetë shprehur vajza guximtare e Kavajës. Një mënyrë jetese duhet ta gjejnë, se duke ndenjtur kafeve, nuk është e lehtë të jetosh në metropol

21 tetor Bjordi e Adela, me një Peugeot sportiv në rrugët e Tiranës
Koha e lirë, tani që nuk janë më të angazhuar në TV duket se u ka bërë shumë mirë Bjordit dhe Adelës. Ata tani kanë mundësinë dhe të bëjnë ndonjë udhëtim të shkurtër, apo ndonjë xhiro nëpër Tiranë. Dje pasdite ne të “SH2″ kemi parë Bjordin dhe Adelën në makinë. Radhët e trafikut ndonjëherë këtu në Tiranë bëhen të gjata dhe ndërsa je ndaluar në trafik ke mundësinë të shohësh makinat në krah. Në fillim nuk e dinim fare që ishin Adela dhe Bjordi, por na bëri përshtypje mënyra se si “djali” ngiste makinën. Pas një vëzhgimi më të hollësiëshëm kuptuam se ishte Bjordi, i cili brenda në makinë, dhe në rolin e shoferit, kësaj here nuk ta jepte fare përshtypjen e një çunaku dhe nuk dukej fare fëminor (ashtu siç duket shpeshherë në ekran). Vendosëm t’i shkonim nga pas makinës, (e cila ishte një Peugeot blu sportive me targa italiane). Çifti i njohur i të rinjve, pasi përshkroi qendrën e Tiranës, mori rrugën e Kavajës, vazhdoi drejt, jashtë Tiranës. Bjordit, dhe pse është rritur në Itali, do t’i duhet të mësohet pak me këto “huqet” e shqiptarëve dhe të jesh “dhëndër” i ri… ke disa detyrime, duhet t’i bësh pak qefin nuses… Qëndrimi i Adelës dhe Bjordit gjatë gjithë rrugës ishte goxha i heshtur. Nga Brryli e deri në dalje të Tiranës, në rrugën që të çon drejt Kombinatit, Bjordi ishte i përqëndruar totalisht te timoni i Peugeot-it sportiv, ndërsa Adela krejt indiferente, e zhytur në kolltukun e pasagjerit përpara, shihte rrugën. Kjo gjendje ndryshoi si me magji, vetëm në një moment. Gjatë ndalimit në trafik, pasi kaluan semaforin përbri Xhamisë së rrugës së “Kavajës”, papritur Adela zgjati kokën drejt Bjordit dhe më në fund u puthën. Sepse, Adela, kur duhet, di të jetë dhe shumë e dashur. Por na bëri përshtypje monmenti që ajo zgjodhi. Ndërsa kishin qenë gjithë rrugën të heshtur, Adela u “ndez” vetëm në momentin kur Bjordi frenoi për t’u lënë rrugën të lirë dy kalimtareve (vajza të reja) Pikërisht aty, Adela u zgjat dhe të dy shkëmbyen një puthje në buzë. Të ishte kaq e rastësishme kjo puthje ??? Hmm..(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25027. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25027

Pakti Detar, profesor Shehu: Nuk ka ndarje kufijsh pa hartë INTERVISTE / Hartografi i shquar shqiptar, Prof. Dr. Agim Shehu thote se Kuvendi duhet të rishtyjë ratifikimin, pas mbledhjes së grupit studimor
“Hartografi është si një sy për atë që kryen një vepër studimore, që firmon një ligj, që hap një udhë, që vëzhgon një hapësirë detare. Kështu që dua t’ju flas”. Prof. dr. Agim Shehu, njëri prej hartografëve më të shquar të Shqipërisë, në një intervistë për gazetën “Shekulli” përsërit apelin e bërë nga oponenca për marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, se nuk mund të ketë ndarje të sipërfaqeve detare, pa pasur më parë hartën përkatëse
Prof. Shehu, cili është opinioni juaj për marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke pasur parasysh se ekipi ynë negociator ende nuk ka një hartë?
Hartografi është si një sy për atë që kryen një vepër studimore, që firmon një ligj, që hap një udhë, që vëzhgon një hapësirë detare. Kështu që dua t’ju flas. Që ditën e parë që lexova mbi Marrëveshjen Detare dhe dyshimet për një skandal të madh, të ndarjes së atij kufiri, kam qenë i shqetësuar. Dhe vijoj të jem. Gjithnjë si një hartograf. Sepse ato vija që hiqen në harta, ato koordinata që projektohen, janë pjesë e shpirtit dhe trupit të kombit. Prandaj, dua të prononcohem, jo thjesht për të vlerësuar, studimin e Prof. Pashës, por për të mbështetur idenë, se kjo marrëveshje në pikëpamje ligjore dhe hartografike, të trondit, prej fakteve që po publikohen nga gazetat. Ne duhet t’i bëjmë apel Kuvendit të Shqipërisë, se nuk është fjala për t’i krijuar shqetësime mbarëvajtjes së punëve që bëhen në klimën e marrëdhënieve të mira me shtetin fqinj Greqinë, por jemi për drejtësinë dhe barazinë në këtë përcaktim kufijsh historikë, për shqyrtimin shkencor, bindjen e përbashkët para se ta çojmë në ratifikim. E ndjej si një obligim kombëtar, shqetësimin e ngritur, prandaj, sa më shpejt të gjendet një instrument, ritrajtimi të argumenteve që jepen, nëpërmjet një grupi pune, i cili duhet të bëjë një punë të pavarur, të hedhë dritë dhe të saktësojë këto argumente.
Pse duhet të nxitohemi?
I kemi të gjitha mundësitë shkencore për të dritësuar në mënyrë hartografike këtë marrëveshje, sepse vetëm në mënyrë vizuale nga hartat që janë publikuar, të lindin dyshime të mëdha. Dëshmia që na u soll këto ditë se mungon harta e marrëveshjes është një nga faktet më të dyshimtë, pasi për mua Fjala kthehet në shenjë, simbol, hartë, mandej duhet t’u jepet, ligjvënësve për ta njohur dhe miratuar. Marrëveshja është kryer nga të dy palët dhe ne s’kemi hartë. Të vjen çudi sesi mund të pranohet argumenti “se duhet të miratohet marrëveshja pastaj të bëhet harta, kur në të vërtetë është e kundërta…”. Unë, si hartograf, nuk mund të pranoj vendosjen me koordinata të një pike me numrin 150 vetëm nga dy shtete, pa praninë e Italisë, ku të jetë një hartë e përbashkët, e së njëtës saktësi dhe në Sistemin Ndërkombëtar. Nuk dua të vijoj me argumente të tjerë, sepse nuk është vendi, por t’i përcjell znj. Jozefina Topalli, respektin tim të thellë dhe i lutem që me maturinë e saj, të gjejë mënyrën më të mirë që të shtyjë deri në një kohë të përshtatshme ratifikimin e kësaj marrëveshjeje dhe të ngrejë një grup studimor të posaçëm me juristë të së drejtës ndërkombëtare, ushtarakë, diplomatë, historianë dhe gjeografë, gjeodetë dhe hartografë për t’i parë në hollësi argumentet e sjellë nga Prof. Pasha.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25020. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25020

Ikën kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi. Basha: Eshtë i sëmurë TIRANË – Është larguar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prenci. Sot në mbledhjen e qeverisë është emëruar në këtë post, zëvendësi i Prencit, Hysni Burgaj, i cili mbante detyren e nendrejtorit.
Drejtori i Policisë së Shtetit dha dorëheqjen tek ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili po sot propozoi emrin e Burgajt për shef të policisë. Mësohet se ministri i Brendshëm ka deklaruar si motiv të dorëheqjes së Prencit problemet e tij shëndetësore. Ndërkaq pritet të ketë edhe një komunikim zyrtar për këtë largim.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25013. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25013

Hapen 6 njësi të reja hetimore, Rama: Përqendrim tek lufta kundër korrupsionit TIRANË – Gjashtë njësi të reja hetimi Task-Force do të hapen në Tiranë dhe rrethe që do të merren me luftën kundër korrupsionit dhe krimit financiar. Kryeprokurorja Ina Rama duke prezantuar drejtuesit e rinj tha se lufta ndaj krimit ekonomik është rruga për të qenë më pranë Bashkimit Europian.
“Këto njësi hapen në një kohë ku progres raporti vlerëson arritjen e njësisë të ngjashme në Tiranë dhe shpreh që ky ritëm pune të japë efekt edhe në njësitë e tjera ku do punohet”, tha Kryeprokurorja. Sipas saj, për të hyrë në BE lufta kundër krimit financiar dhe korrupsionit duhet të japë më shumë rezultat.
Më tej, Rama kërkoi bashkëpunimin e tatimorëve për të hetuar këto kategori të krimit. “Kjo punë është një sfidë, ndaj duhet punë, përkushtim dhe bashkëpunim”, u shpreh ajo, duke argumentuar se “kemi të bëjmë me një natyre veprash që nuk kryhen nuk kryhen nga një individ, por kemi të bëjmë me një krim edhe më të sofistikuar. Dhe pikërisht për këtë arsye duhet shumë më tepër integritet, profesionalizëm dhe shumë kurajo për ta fituar këtë luftë”.
Sipas kryeprokurores, përzgjedhja e prokurorëve të rinj u bë me shumë kujdes, duke iu nënshtruar pastërtisë së figurës.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25017. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25017

Filozofia që na duhet sot
Ismet TOTO, botuar më 1934
“Am Anfang Watr die Tat” (Në krye qe veprimi) GOETHE Spencer-i thoshte se filosofia është shkenca e shkencave. Dhe meqënëse qëllimi i shkencës është lumturia, edhe lumturia s’mund të ketë tjetër qëllim, veçse lumturinë dhe sigurimin e saj. Ç’do të thotë lumtëri? Cilat janë elementet e saj? Ja disa: Punë, shëndet, mirërrojtje vetjake dhe e përgjithshme, liri veprimi, mendimi, ndërgjegjeje etj. Njohja që na udhëheq për në fitimin e këtyre të mirave dhe shkenca që me siguri dhe pandërprerje na ndrit udhët e një përmirësimi të tërësisë kombëtare – ja, me pak fjalë, tërë shkenca dhe tërë filozofia që na duhet sot. Çapi i parë, për sigurimin e një jete të lumtur, është dashuria e jetës. Po, që ta duam jetën, s’arrin vetëm ta nderojmë, po edhe ta çmojmë. Duhet ta mbajmë lart. Jeta është kaq e shenjtë, saqë për të ruajtur shenjtërinë e saj, sakrifikon akoma dhe veten në altarin e saj. Jeta, që lihet të bjerë, të çnderohet, të tradhtohet, është jetë errësire, jetë skllavërie, jetë shtaze, jetë verbërie. Jeta që nuk është gati të sakrifikohet tek duhet dhe kur duhet; nuk është jetë; është jetë rrezile, e poshtër, e ndyrë, e përgërtë! Shokë miq! Mbajeni lart jetën! Shumë lart! Vetëm ahere do ta ndaloni rënien e saj dhe do të ndjeni turp, hidhërim, tmerr për çdo gjë që përpiqet ta çnderojë. Që të mbahet lart jeta, duhet të ndalohet rrëzimi i saj. Kant, Comte, Bergson, Freud etj,… oh! Këto filozofira s’janë filozofia që duhet në çastet tragjike. Mendimi i thellë, kompleks, i futur në rrënjët, në shkaqet e jetës, më të paduruar, më të errët. Drita e madhe e ditës së re. Drita që shkëlqen në errësirën e piksur, të trashë, të paçarë të shekujve. Drita që zbulon agimin e një epoke tjetër të panjohur, të ndershme, të lumtur. Lëvizje! Në qoftë se do të ulim kokën vetëm mbi faqet e pasosura të teorive, lumi që na mori! Mbi ne, mbi ëndrrat tona, mbi lumturinë tonë, do të shkojne vite, epoka, shekuj sa të ndezim një kandile të varfër në kalivet e mizerjes sonë mendore! Me pak mendim, me pak truajtje, më tepër lëvizje, më tepër kurajo! Udha e jonë s’duhet të shkojë nga fushat. S’kemi kohë për një udhë të tillë. Për të arritur qëllimin tonë, nuk do të shkojmë nga udhërat dhe monopatet e fushavet e të malevet, po do të fluturojmë nga bregu në breg, si zogj me krahë hapur.

“Ne krye qe veprimi!” Vepra! Fakti! Lëvizja! Puno për lumturinë e njeriut dhe për shpëtimin e shoqërisë, pa u çlodhur, pa u tallandisur as një çast. Një e rreme zotëron rreth e rrotull. Mos shiko as prapa, as djathtas, as mengjazi; shiko drejt përpara. Puno me ballë lart, me sytë përpara dhe kënaqësinë tënde, ëndrrën tënde, gjeje në kornizën e një pune të tillë. Në çdo punë ka, pak a shumë, një krijim. Krijimi është kënaqësia më e madhe. Eshtë vjersha e jetës. Artisti, poeti, s’kane nevojë për duartrokitje, s’kanë nevojë për shpërblime. U arrit vepra. Kur kjo filozofi do të zaptojë shpirtrat tanë, janë të tepërta të gjitha ato porosira që quhen morale, të gjithë titujt. “Elemëntet e lumturisë së jetës gjenden brenda në jetë” thoshte Guyuai, menduesi frëng më i madh e me i freshkët i shekullit të shkuar. Dhe u bërtiste të rinjve: “Mos u mundoni kot të mbushni kokat me njohje, që s’do t’ju duhen. Në kokat tuaja mos të hyjë asnjë njohje që nuk bën ndonjë shërbim, që nuk bie nonjë dobi në jetë e në lumturi. Gjërat e kota të mos e zënë vendin e gjërave të dobishme”.

Jeta është e shenjtë, po shenjtëria dhe pastërtia e jetës janë më të shenjta. Mendo lirisht. Mos prit gjë as nga qielli, as nga dheu, as nga shteti, as nga shoqëria. Qëndro në këmbët e tua dhe mbështetu vetëm mbi vetëhe tënde. Mos ec as djathtazi, as mëngjazi. Ti je qendra. Ti je e ardhmja. Mos le të të çfrutojë njeri dhe tjetri. Këta i ndan vetëm mëria dhe zihen vetëm me jorganin, i cili u gris dhe u bë për të frëngëlluar. Mbaji të lira e të pastra duart e tua për këtë punë! Kërko dritë dhe shpërndaj dritë. Rri i pastër dhe mos u tremb! Do të bëhesh i fortë dhe do të japësh fuqi. Po të qëndrosh në vend, je një burim energjie të pasur. Po të shkasësh herë djathtazi, e herë mëngjazi, bie viktimë e mirësisë tënde. Të marrin me të mirë, kur u hyn në punë. Çfrutojnë ndjenjat e tua fisnike që të realizojnë qëllimet e tyre të errta dhe pasionet e tyre të ndyta. Dhe njëri dhe tjetri! Hiq udhën tënde dhe lëri mënjanë. Ti shiko punën tënde. Le që fryma krijonjëse e përpjekjes tënde të shpërndahet në të gjitha drejtimet, që të mundë një ditë të fryjë era jote në Atdheun e ëndëruar. Mos le të ta vjedhin të tjerët pasurinë tënde morale. Shpërndaje vetë ti. Do të shohësh, se si do të përhapet shpejt – shpejt, edhe sa më shpejt që të përhapet, kaq më shumë do të shtohet pasuria morale e shpirtit tënd të nxehtë e të ndritur. Dëgjo se ç’thotë Carlyle-i: Po të gjesh përpara një të rreme që të mundon, hidhju përsipër dhe përmbyse. Të rremat dalin përpara që të përmbysen”. Karakter! Karakter! Duke dëgjuar këtë fjalë, tani mos sill ndër mend kuptimet aristoteliane ose teofrastiane ose labyeriane. Dhe që të shpjegohemi mirë-mirë, mos bjer ndër mend as edhe përcaktimet më filozofike, më të rënda e më të thella të mësuesit gjenial të Koenigsbergut. Sot për sot mendo e fol vetëm për karaktere morale. Kjo arrin. Kjo njohje e karakterit moral arrin boll-boll që të zotërojë ideja se njeriu ndjen nevojën të gjejë përsëri pikat e mbështetjes së tij vetëm në veten e tij, kjo ide e autonomisë njerëzore zotëron gjithnjë. Dhe atje ku zotëron, ka bërë triumfe e mrekullira. Atje ku janë zhvilluar dhe imponuar karakteret morale, interesi shoqëror dhe ideali shoqëror kanë dhënë luftën e fundit dhe kanë fituar. Ndjenja e sakrificës, guximit, autonomisë, lirisë së mendimit dhe përgjegjësisë, u forcuan, burokratia u dobësua, frika e abuzimit të lirisë u paksua, gjurmimet dhe provat u shtuan, u shumuan të gjitha mundësitë e zhvillimit të fuqive natyrale njerëzore dhe të virtyteve shoqërore. Jeta fitoi burrime të reja dhe njeriu i së ardhmes hyri në udhën e lindjes së tij… Ta them edhe një herë, o shok: çdo gjë që të bësh, ta bësh vetë. Çdo gjë që të kërkosh, ta gjesh vetë brenda në veten tënde. Mos humbit, mos u shpërndaj. Bashko të gjitha fuqitë e tua, dëndëro rradhët e tua, nderju dorën shokëve të tu, qëndro nën flamurin e brezit tënd. Kij mendjen të mos e pësosh si e ke pësuar dikur!
Posted in Lart & Poshtë, Letërsi, Në rrënjët penës shqiptare Tagged: artikuj shqip, ismet toto Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2676. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2676

Foshnja e parë që ka lindur në autobusë pagëzohet me emrin e prodhuesit Një foshnje i cili është lindur në një autobus të Londrës, është pagëzuar me emrin e prodhuesit të autobusëve, që quhet Dennis.
Deri me tani mendohet se djali Olatidebe Dennis Agboola, është foshnja e parë i cili ka lindur në ndonjë prej autobusëve të Londrës. Dennis ka lindur në pjesën e prapme të autobusit, me numër 394.
Rrëmuja ishte krijuar kur e ëma e tij kishte ndjerë dhimbje të mëdha, ndërsa vozitsja e autobusit, Pauline Jacobs, në këto çaste ishte treguar heroinë e vërtetë. Ajo shumë shpejt kishte thirrur ndihmën e shpejtë, për të larguar më pas autobusin nga komunikacioni dhe i ka ndihmuar nënës Fatima Lawal që gjëmonte nga dhimbjet qe e kishin kapluar.
Përkundër situatës stresuese, 37-vjeçarja Fatima nuk ishte kapluar nga paniku, pasi që ajo veçmë kishte lindur tre fëmijë.
E ëma e djaloshit vendosi të pagëzonte atë me emrin e prodhuesit të autobusëve, Dennis Brothers Ltd.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=797. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=797

Ofron seks në këmbim të dy biletave Nje ngjarje e cuditeshme ka ndodhur ne Susan Finkelstein nje tifoze ofron seks per dy bileta per te pare ndeshjen e bejsbollit te Filadelfias. Vajza ka perfunduar ne pranga me akuzen e prostitucionit pasi ka ofruar seks ne kembim te dy biletave te World Series.
Ajo eshte shprehur se nuk ka gjetur biletat per te pare skuadren e saj te zemres, Philadelphia Phillies, te cilet luanin ne finalen e boterorit te bejsbollit kunder New York Yankees, 43 vjecarja ka vendosur nje lajmerim me drita te kuqe ne internet.
Policia ka rene ne gjurmet e lajmerimit dhe i ka ngritur vajzes 43 vjece nje kurth duke e vene ne pranga.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=794. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=794

Fytyra mister i një virus te çuditshem Ai ka një fytyre, madje shume te qarte, e cila eshte e pranishme ne endrrat e mijera personave qe prej tre vjetesh.
Njerezit e shikojne ne enderr por nuk e njohin dhe kjo po kthehet ne nje sundrome shqetesuese per psikologet qe nuk gjejne asnje rruge per ta shpjeguar.
Lajmi eshte perhapur ne internet, ku personat qe e kane kaluar kete eksperience, kane hapur nje faqe te perbashket per te zbuluar nese fenomeni eshte real apo behet fjale per nje forme histerie ne shkalle planetare.
Sipas gazetes Bild, ne vitin 2006 nje grua ne New York i rrefeu psikologut se fytyra e nje njeriu te panjohur e shoqeronte pothuajse cdo nate ne endrra duke i dhene keshilla.
Ajo skicoi fytyren e personit. Ditet e ardhshme, pacientet e tjere te psikologut pasi kane pare skicen ne tavoline, e kane njohur menjehere, duke thene se edhe ata e kane kaluar nje eksperience te tille.
Fytyra eshte e njejte ne cdo rast, por ata qe e shohin e pershkruajne perhere ne pozicione te ndryshme. Fytyra ka nxitur kuriozitetin e mijera vizitoreve te faqes thisman.org ku vizitoret tentojne te japin nje shpjegim.
Sipas dikujt, fytyra e panjohur ben pjese ne subkoshiencen kolektive ku eshte varrosur kujtesa e te gjitha qenieve njerezore. Te tjere mendojne se njeriu eshte skllav i endrrave. Por gjithesesi ky fenomen vazhdon te shqetesoje psikologet, te cilet nuk mund te bejne gje tjeter, vecse tu urojne gjume te embel pacienteve te tyre. /tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=790. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=790

Gjinjtë e mëdhenj shokojnë Kinën Prindërit dhe arsimtarët në Kinë janë duke protestuar pasi që një skulpturë që paraqet një vajzë të hollë me gjinj të mëdhenj është vendosur në një park qyteti.
News Express njofton se prindërit kanë protestuar kundër vendosjes së kësaj skulpture në qytetin Foshan të provincës Guangdong, pasi që ata e konsiderojnë këtë vepër si mjaft të turpshme.
Parku ka qenë një vend i shkëlqyer për familjet, ndërsa tani ajo që tërheq më së shumti djalin tim janë gjinjtë e mëdhenj.
Po mundohem ta edukoj atë me njohuri shkencore, mirëpo krejt çfarë mendon ai kur e sheh këtë statujë janë disa mendime të ndotura, ka thënë një nënë.
Ndërsa një arsimtar në kopshtin e fëmijëve, thotë se kur e kishte dërguar klasën e tij në park, fëmijët ishin shokuar.
Vajzat e vogla ishin të frikësuara dhe qanin me zë, dhe më pyesnin nëse edhe atyre do tu rriten këto gjëra kaq të mëdha, ndërsa djemtë qeshnin si të çmendur, tha arsimtari. /Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=787. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=787
Kanceri i gjirit, si ta shmangim? Kanceri i gjirit është sëmundja që gratë i druhen më shumë dhe zbulimet e fundit në lidhje me predispozitat gjenetike të shfaqjes së sëmundjes e bëjnë atë edhe më problematike. Megjithatë, ekzistojnë masat parandaluese që mund ta lehtësonin shumë situatën
Frika e kancerit të gjirit është burim ankthi për shumë gra. Shpesh ato kanë ndjenja fataliste në lidhje me rrugën që mund të marrë një sëmundje e tillë, që në rastin më të mirë mund të përfundojë me një operacion radikal për heqjen e gjirit. Këto ndjenja ankthi i bëjnë që të mos kenë shpresë te marrja e masave parandaluese, që në fakt janë shumë të domosdoshme për reduktimin e rrezikut. Sipas një studimi të fundit, sapo është zbuluar një gjen i ri në kromozomin 8 i quajtur NRG1. Është një gjen që e kemi të gjithë dhe që në raste të caktuara luan një rol shumë të rëndësishëm në ndalimin e përhapjes së gjëndrave tumorale. Ai ka fuqi frenuese ndaj qelizave kanceroze. Një në dy gra që janë diagnostikuar me kancer gjiri kanë një version të dëmtuar të gjenit mbrojtës NRG1, çka do të thotë se janë të pambrojtura ndaj zhvillimit galopant të sëmundjes. Shkencëtarët thonë se ky zbulim mund të çojë në kërkimin e mënyrave të reja të mjekimit të kancerit. Megjithatë, në mentalitetin e grave ekziston frika se faktori gjenetik është shumë i rëndësishëm dhe kjo krijon shpesh një ndjesi pesimiste dhe fataliste. Por, në fakt, gjenet janë vetëm një pjesë e problemit. Shumë e rëndësishme në këtë rast, si në çdo sëmundje tjetër, është edhe mënyra se si ne e trajtojmë veten që nga fëmijëria e në vazhdim e mbi të gjitha nëse vazhdojmë të jemi optimistë. Pesimizmi dhe gjendja e trishtuar ndikojnë shumë më tepër për keq në shëndetin tonë nga sa mund ta imagjinojmë. Ja disa mënyra për të parandaluar zhvillimin e kancerit të gjirit, ose të paktën disa mënyra për kapjen në kohën e duhur të sëmundjes, pra në momentin më të hershëm të mundshëm.
Ushqimi i foshnjës me qumësht gjiri mund të jetë shpëtimtar
Për shumë vite rresht ka ekzistuar një teori, sipas së cilës nëse një femër shndërrohej në mëmë në moshë të hershme ajo kishte më shumë shanse që në moshë më të mëvonshme ti shmangej kërcënimit të kancerit të gjirit. Pra, me pak fjalë, mëmësia ishte pro shëndetit të mirë. Në këtë logjikë mendohet se shtimi i numrit të të diagnostikuarave me kancer gjiri në vendet në zhvillim si Indi dhe Kinë ka të bëjë pikërisht me faktin se në këto vende është rritur shumë edhe mosha e vajzave që sjellin në jetë fëmijët e parë. Pra, tendenca gjithnjë e në rritje është ajo e fëmijëve në një moshë më të vonë. Për sa i përket ndikimit pozitiv që ka në shëndetin e nënës të ushqyerit e fëmijës me gji, së fundi kanë dalë në mbështetje të këtij fakti të reja shumë interesante. Në shtator shkencëtarët raportuan zbulimin e fundit, sipas së cilit ushqimi i fëmijës me gji, të paktën për tre muaj, redukton ndjeshëm rrezikun e kancerit të gjirit, madje në masën 25%. Ky zbulim ka qenë rezultat i një studimi që ka zgjatur plot 8 vjet dhe një monitorim i kryer ndaj 60 mijë grash. Grupi i studimit zbuloi se ushqimi me qumësht gjiri i jep gruas mbrojtjen më të madhe të mundshme nga kanceri i gjirit, madje edhe atyre grave që kanë prirje gjenetike për një gjë të tillë.
Shmangni yndyrat dhe mos e bëni vetëm për vete, por edhe për vajzën tuaj Gratë që përdorin një dietë me kalori të pakta kanë një sasi më të vogël hormonesh femërore në gjak dhe kjo redukton rrezikun e kancerit të gjirit, veçanërisht në vitet pas menopauzës, kur dhjami i trupit është burimi më i madh i estrogjenit. Ka fakte që mbështesin idenë se sa më herët të nisë dieta e yndyrave të pakta, aq më e efektshme është në organizëm. Nëse një dietë e tillë nis në adoleshencë, atëherë aq më mirë, sepse në këtë periudhë të jetës reduktimi i hormoneve femërore në gjak luan një rol shumë të rëndësishëm në mbarëvajtjen e mëtejshme të shëndetit dhe redukton mundësinë e sëmundjes. Mënyra se si ushqehemi në fëmijëri është shumë e rëndësishme për sëmundjet që na shfaqen kur jemi të rritur.
Nxihuni në diell, por me masa mbrojtëse
Është fakt tashmë se kanceri i gjirit te femrat është më i përhapur në zonat që janë më pak të ekspozuara ndaj diellit. Arsyeja është lidhja që ekziston mes kancerit të gjirit dhe niveleve të ulëta të vitaminës D. Trupi ynë e prodhon një vitaminë të tillë në kundërpërgjigje të rrezeve ultravjollcë B që i marrim nga dielli. Sipas një studimi, gratë që kanë një nivel të ulët të vitaminës D janë më të prirura të kenë kancer të gjirit. Kjo do të thotë se vitamina D është parandaluese ndaj kancerit të gjirit. Sipas mjekëve, ata që vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine duhet që ta marrin atë përmes tabletave dhe tipi D3 është më i tretshmi për organizmin e njeriut. Është e vështirë të marrësh sasinë e duhur në vitaminë D nga dieta e përditshme dhe burimet më të mira janë qumështi dhe drithërat, vezët, salmoni, toni dhe sardelet. Megjithatë, një këshillë për sa i përket ekspozimit të diellit është ajo e marrjes së masave mbrojtëse, sepse ato janë të domosdoshme në ruajtjen e trupit nga rrezet e dëmshme.
Bëni rregullisht ushtrime fizike
Të gjithë pa përjashtim kemi nevojë për tu ushtruar fizikisht, pavarësisht moshës, apo gjinisë, por kjo është veçanërisht e rëndësishme për ato gra që janë më në rrezik për kancerin e gjirit. Kërkimet e fundit flasin për një reduktim të rrezikut të kancerit në periudhën para menopauzës tek ato gra që të paktën 3 orë në javë ia kushtojnë stërvitjes trupore dhe që këtë zakon e kanë pasur që në adoleshencë. Dhe me të kaluar menopauzën, rëndësia e ushtrimit fizik bëhet edhe më e madhe. Gratë që kalojnë menopauzën janë zakonisht mbi peshë dhe duhet patjetër që tu dedikojnë ushtrimeve fizike një pjesë të mirë të kohës së tyre.
Këshillohuni vazhdimisht me mjekun Parandalimi është më i mirë se kurimi dhe një nga fazat e parandalimit është edhe diagnostikimi i hershëm i sëmundjes, duke kontaktuar mjekun dhe bërë kontrollet e nevojshme. Nëse kanceri i gjirit do të kapej në kohën e duhur, atëherë thuajse gjysma e të diagnostikuarave që humbasin jetën mund të kishin shpëtuar.
Njih historinë e familjes tënde
Një sëmundje mund të jetë shpesh fatale, për shkak të gjenetikës së saj. Për të mësuar në lidhje me këtë predispozitë duhet që të kryhen disa teste, të cilat në shumë vende perëndimore janë lehtësisht të mundshme. Përmes tyre mund të zbulohen një numër gjenesh që kanë predispozitë për të mbrojtur organizmin, pra që kanë një impakt sado modest në shëndetin tonë. Është mirë që gratë ta fillojnë kryerjen e këtyre testeve me të kaluar të 25-at. Kjo do të thotë se ato që kanë më shumë mundësi gjenetike për të zhvilluar një kancer do të kenë mundësi të kenë një kontroll të vazhdueshëm, i cili do të çojë në një diagnostikim të hershëm të problemeve.
Shmangni përdorimin e tepruar të alkoolit
Të konsumuarit e shumtë të alkoolit rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit, por sigurisht bëhet fjalë në rastet kur konsumohen sasi shumë më të mëdha alkooli nga sa janë të dobishme për shëndetin. Në një studim të fundit, thuhet se pak alkool është i dobishëm, por në sasinë e një gote vere në ditë, ndërsa nëse kalohet kjo masë, situata mund të jetë e rrezikshme dhe kjo jo vetëm për sa i përket kancerit të gjirit.
Mamografia duhet të jetë e rregullt dhe e vazhdueshme
Ka ekspertë të fushës që pretendojnë se nëse do ti nënshtrohesh mamografisë vazhdimisht kjo mund të jetë në vetvete e rrezikshme, duke qenë se mund të arrihet në një situatë të tepruar diagnostikimi, pasuar me marrjen e medikamenteve parandaluese, që në vend që të të ndihmojnë, të krijojnë probleme. Por, të tjerë pretendojnë se mamografia është shumë e rëndësishme dhe kjo për arsyen e vetme se parandalon një rast serioz. Po të marrim rastin e një vendi të vetëm, Britaninë së Madhe, mamografia ka shpëtuar 117 000 raste që mund të ishin shndërruar në vdekjeprurëse dhe ndërkohë ka shpëtuar 1200 jetë. Për shkak të mamografisë, vdekshmëria nga kanceri i gjirit është ulur me 30%.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25007. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25007
Top