Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Femrat duan fëmijë, meshkujt jo Ke ëndërruar gjithnjë të kesh një fëmijë dhe tani ndihesh gati, por ka një problem, sepse partneri nuk ndan të njëjtin entuziazëm me ty dhe shtyn gjithçka për një afat të pacaktuar. Ndërkohë që ti vuan, ai vazhdon të reflektojë, ndërsa ora jote biologjike
Historia është gjithnjë e njëjta: femra kërkon të bëjë një fëmijë, ndërsa mashkulli heziton: “Jam 33 vjeçe, shkruan Karmen në një blog në internet, dhe dëshiroj që të bëhem nënë. E di që edhe të dashurit tim i pëlqen të bëhet baba, sepse ma ka thënë shumë herë. Por për fat të keq, sa herë që prek këtë temë, ai thotë që nuk është momenti i duhur dhe se duhet që të presim edhe ca”. Një histori të ngjashme tregon edhe Mary, një vajzë 29 vjeçe: “Unë dhe i dashuri im bashkëjetojmë prej 5 vjetësh dhe tani ka ardhur momenti të bëjmë një fëmijë. Sa herë që flas për dëshirën time, ai më dëgjon, por pa shumë interes. Unë i adhuroj fëmijët, pasi jam rritur në një familje me tre motra e vëllezër më të vegjël. E di mirë se si rritet një fëmijë dhe ideja për të pasur një me njeriun që dua, më bën të ndihem shumë e lumtur. Por kur shikoj reagimin e tij, më bën të kuptoj se mes nesh ka filluar të ndryshojë diçka”. Të njëjtin shqetësim ka edhe një tjetër vajzë: “Jam 33 vjeçe, e martuar prej më shumë se një viti, por bashkëjetojmë prej 9 vjetësh. Kemi karaktere të ndryshme, por kemi të njëjtat qëllime, kështu duket⦠ose më mirë kështu dukej. Them dukej sepse dialogu dështoi sërish, kur folëm për të njëjtin argument, që mesa duket nuk mund të preket më: të kemi një fëmijë. Besoj se e kam kuptuar përfundimisht, ose më mirë duhej ta kisha kuptuar më parë, që nuk është ende gati për tu bërë baba⦠nuk dëshiron të ketë një fëmijë. Të paktën për momentin jo. Po e përsëris, jam 33 vjeçe, nuk jam më një vajzë⦔ Të gjitha dëshmitë janë unanime: ëndrra e shumë femrave për të pasur një fëmijë shkatërrohet përballë mohimit të bashkëshortëve të tyre. Jetojmë në një botë ku gjithçka është e programuar, madje edhe të qenit nënë. Që kur kanë filluar të përdoren kontraceptivët, mëmësia është bërë një akt vullnetar. Edhe kur femra ndihet gati dhe i kanë të gjitha kushtet ekonomike për të rritur një fëmijë në mënyrën më të mirë të mundshme, mashkulli ngurron dhe shpik një mijë e një arsye që të bën kuptosh se nuk është moment i duhur për të pasur një fëmijë. Para se të analizojmë arsyet e vërteta të mungesës së entuziazmit të mashkullit, është e nevojshme të çrrënjosim nga koka këtë vizion ideal, por jo real që shumë çifte kanë: dëshira për të pasur një fëmijë nuk u vjen të gjithëve në të njëjtin moment. Persona të ndryshëm kanë dëshira dhe kohë të ndryshme për tu pjekur. Përgjithësisht shkaku i refuzimit të mashkullit përmblidhet me një fjalë të vetme: frikë. Te bashkëshorti yt, frika se mos humbasë lirinë e tij dhe paaftësia për të drejtuar jetën në çift, me të cilën është mësuar, është shumë e madhe. Në këtë rast, gjëja e parë që duhet të bëni është të flisni hapur dhe të diskutoni për të gjitha aspektet pozitive apo negative të kësaj situate të re, gjë e cila do të shmangte çdo pasiguri nga ana e partnerit. Me fjalë të tjera, komunikimi dhe dialogu bëjnë mrekulli, nëse dëshironi që të çdramatizoni një periudhë shumë të rëndësishme në historinë tuaj në një çift. Një mënyrë tjetër për ta bërë atë të kuptojë dhe pranojë me dëshirë idenë e të bërit baba, është ti ilustroni disa aspekte të jetës së re që e pret: gëzimi i të qenit baba, ditëlindjet, përfshirja në lojëra, të gjitha këto janë momente speciale, që babai i jeton me fëmijët dhe që e bëjnë këtë një eksperiencë të jashtëzakonshme. Por nëse tregimet e femrës nuk mjaftojnë për ti larguar frikën mashkullit, sugjerimi tjetër do të ishte që ai të flasë me miqtë e tij që e kanë kaluar këtë provë dhe janë bërë baballarë. Ndoshta duke dëgjuar meshkujt e tjerë që e kanë kaluar këtë eksperiencë, mund ta pranojë idenë e të bërit baba me më shumë gëzim dhe jo duke e parë atë si një ndëshkim. Duhet që femrat tu japin kohë partnerëve të tyre të reflektojnë, madje edhe të piqen. Shumë prej arsyeve të tyre nuk arrijnë ti rezistojnë një argumenti të vetëm. Edhe pse ultimatumi i vë me shpatulla pas murit, është mirë që për të dy partnerët kjo gjë të shmanget. Por njëkohësisht është shumë e rëndësishme të qartësohet edhe fakti se koha e reflektimit nuk është e pafundme. Kjo sepse edhe ora biologjike vazhdon të ecë para dhe periudha e reflektimit për meshkujt mund të jetë jashtëzakonisht e gjatë. Megjithatë, mund të ndodhë që pas entuziazmit të zbehtë të mashkullit mund të jetë edhe një refuzim i vërtetë. Këtu nuk flitet më për shpjegimin e zakonshëm që pjesa më e madhe e baballarëve të ardhshëm japin, por që më pak zhduken për tu lënë vend hapësirave dhe përfshirjeve gjithnjë edhe më të ngushta me projektet e familjes. Këtë herë kundërshtimi i tij është real, i ndërgjegjshëm dhe definitiv.
Që kur kanë filluar të përdoren kontraceptivët, mëmësia është bërë një akt vullnetar. Edhe kur femra ndihet gati dhe i kanë të gjitha kushtet ekonomike për të rritur një fëmijë në mënyrën më të mirë të mundshme, mashkulli ngurron dhe shpik një mijë e një arsye që të bën kuptosh se nuk është moment i duhur për të pasur një fëmijë
Përgjithësisht shkaku i refuzimit të mashkullit përmblidhet me një fjalë të vetme: frikë. Te bashkëshorti yt, frika se mos humbasë lirinë e tij dhe paaftësia për të drejtuar jetën në çift, me të cilën është mësuar, është shumë e madhe. Duhet të flisni hapur dhe të diskutoni për të gjitha aspektet pozitive dhe negative të situatës.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25078. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25078
Gafa me eshtrat e babait të kombit, reagimet në Vlorë dhe pak histori Situata jo vetëm komike e Ministrit të Kulturës me eshtrat e Ismail Qemalit, nuk ka kaluar aspak pa habi në vendin ku prehet babai i kombit. Albanologu Bardhosh Gaçe, pedagog në universitetin Ismail Qemali të Vlorës, sqaron pozicionin që vetë vlonjatët patën asokohe në mbartjen e eshtrave, të cilat prehen pranë monumentit të njohur me emrin “Varri i Ismail Qemalit”, monument ky i ndërtuar nga Odise Paskali dhe Petro Korçari. Z.Gaçe shpjegon se shqetësimi për një varr dinjitoz erdhi kur u emërua Ali Asllani në vitin 1931 si kryetar bashkie në Vlorë. Një grup vlonjatësh propozuan që varri i Ismail Qemalit (që deri në atë kohë varri ndodhej në Kaninë) të ishte në Vlorë, pikërisht në oborrin e shtëpisë ku u ngrit flamuri, shtëpi ku ai dhe kishte lindur. Me rastin e 20 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, atdhetarë vlonjatë propozuan që “Meka dhe Jeruzalemi i çështjes kombëtare (duke nënkuptuar me këtë rëndësinë e Ismail Qemalit për shqiptarët), të ketë varrin në Vlorë. Nga kjo mori fill emërtimi i lulishtes “Ismail Qemali”, si dhe u shpall edhe “Sheshi i Flamurit”. Vetë shtëpia ku ishte ngritur flamuri, ishte tronditur nga tërmeti i vitit 1927 dhe u prish në vitin 1931. Monumenti është gdhendur më pas nga Paskali dhe Korçari, me gurë të marrë nga mali i Shashicës. Fillimisht eshtrat janë prurë nga Peruxhia, (ku vdiq) në Kaninë në vitin 1919, prej fëmijëve të tij, djemve Et’hemit, Qazimit, Qamilit dhe vajzës Myrvete. (e kishte lënë amanet). Në 8 shkurt eshtrat e tij u sollën në Vlorë dhe në 9 shkurt u varros në Kaninë. Ndër vlonjatët që kanë mbajtur fjalim asokohe kanë qenë Jani Minga, Ibrahim Avdullahu dhe Qazim Kokoshi. Nuk ka patur asnjëherë tratativa me Italinë për këtë, pasi nuk ka patur motiv. Eshtrat prehen në qytetin e vet.
Familja e Ismail Qemalit
Eshte shkruar rralle per familjen e Ismail Qemalit. Ne nje deshmi te nje mbese te familjes, Darling Ismail Vlora, gjejmë këto të dhëna: “Më 1867, siç shkruan edhe vetë në «Kujtime», ndërsa ndodhej me punë në Rusçuk (Bullgari), atëhere pjesë e Perandorisë Osmane, Ismail Qemali u martua me Kleoniqi Surmeli, me të cilën, siç do shprehej edhe vetë, pati lumturinë të kishte 10 fëmijë, gjashtë djem: Mahmud bej (1871-1920), Tahir bej (1875-1932), Et”hem bej (1884-1937), Xhevdet bej (1888-1910), Qazim bej (1893-1953), Qamil bej (1895-1950) dhe katë vajza: Mevedet (1873-1954), Alije (xx-1955), Ylvije (xx-1934), një vajzë vdiq pak pas lindjes. Gjatë përpjekjeve të tij në dobi të çështjes shqiptare, Ismaili gjeti një mbështetje të madhe tek familja e tij, veçanërisht tek djemtë, dy prej të cilëve nuk ju ndanë, që nga viti 1900, kur ai u arratis nga Turqia dhe deri ditën që vdiq, më 24 janar 1919. Jo pak, por 19 vjet, ata e shoqëruan kudo. Më 1900 Ismail Qemali u arratis nga Turqia, duke marrë me vete vetëm tre nga djemtë e tij: Et’hem bej, Xhevdet bej dhe Qazim bej. Pjesa tjetër e familjes (dy djemtë e mëdhenj Mahmud bej dhe Tahir bej, punonin në administratën shtetërore turke dhe, më pas, Sulltani do t’i internonte; vajzat ishin të martuara; djali i vogël ishte 5-vjeçar dhe gruaja) do qëndronin në Stamboll. Të tre djemtë e tij, në atë kohë, ishin akoma të vegjël. Siç shkruan Anslemo Lorecchio, në gazetën e tij «La Nazione Albanese», kur Ismail Qemali arriti në Napoli, më 18 maj 1900, «shoqërohej nga tre djem të tij, Ibrahim Edhem beg, gjashtëmbëdhjet vjeç; Ahmed Djevdet beg, dymbëdhjet vjeç dhe Kiazim beg, shtatë vjeç» (Catanzaro, Itali, 30 qershor 1900, f.1). Gjatë periudhës së gjatë të viteve të emigrimit (8 vjet), ata do të rriteshin vetëm me të atin, duke krijuar kështu një lidhje të fortë, që do të vazhdonte përgjatë gjithë periudhës së Lëvizjes Kombëtare, ku Ismail Qemali luajti një rol kryesor. Xhevdet bej Vlora vdiq i ri, nga turbekulozi, aty nga viti 1910, ndërsa Et’hem beu dhe Qazim beu do t’i qëndronin përkrah deri më 24 janar 1919, kur ai do të mbyllte sytë në Peruxhia të Italisë, ndërsa përgatitej, me tërë energjitë e tij, për të marrë pjesë në Konferecën e Paqes, në Paris”.

TIRANE- Jo vetëm të pafalshme për mungesën e njohurive elementare, por edhe të pafalshme për gënjeshtrën e hapur për negociatat me Italinë për një marrëveshje që nuk mund të ekzistojë.
Kështu është shprehur sot PS-ja përmes zëdhënëses, për gafën e ministrit të Kulturës, Ferdinand Xhaferri i cili ka deklaruar se është duke negociuar personalisht për kthimin e eshtrave të Ismail Qemait në atdhe, kur ato kanë vite e vite që prehen në Vlorë.
“Është e pafalshme për një Ministër Kulture, të mos ketë njohuritë më elementare mbi vendndodhjen e eshtrave të njeriut që shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Është edhe më e pafalshme, që një Ministër i kësaj Qeverie të gënjejë hapur opinionin publik duke thënë se po negocion personalisht me palën Italiane një marrëveshje që nuk mund të negociohet, pasi nuk mund të ekzistojë”- tha zëdhënësja Imeraj përmes një komunikimi me mediat.
Sipas PS-së, deklarata e Ferdinand Xhaferrit është një tregues i qartë se drejtimi i Shqipërisë është në dorën e njerëzve plotësisht të paaftë për të drejtuar, por ekspertë për të mashtruar.
“Ky ministër, nuk mund të jetë kurrsesi Ministri i Kulturës i Republikës së Shqipërisë. Niveli kulturor i Z. Xhaferri tregon se ai nuk mund të drejtojë këtë institucion dhe nuk mund të përfaqësojë vlerat kulturore dhe historike të Shqipërisë”, – përfundon deklarata.
Gafa e Xhaferrit
Ministri i ri i Kulturës Ferdinand Xhaferri, ka bërë një gafë që ndoshta mund ti falej, dikujt tjeter, por jo nje ministri kulture.
Duke folur për deklarimet e kohëve të fundit mbi kthimin e eshtrave të Ahmet Zogut e Nënë Terezës në Shqipëri, në një emission televiziv në Ora News, ai u shpreh se ishte angazhuar personalisht që të rikthente në atdhe “eshtrat e shumë personaliteteve dhe shqiptarëve të mëdhenj, mes të cilëve edhe eshtrat e Ismail Qemalit” (!!)
Replikës së moderatorit të emisionit që thoshte “me sa di unë, eshtrat e Ismail Qemalit në Shqipëri janë…”, ministri i Kulturës i Republikës iu përgjigj më shumë se njëherë, duke këmbëngulur në të vetën, madje duke shtuar se ai ishte duke negociuar vetë për këtë problem me Italinë (!!).
Eshtrat e Ismail Qemalit prehen në Vlorë. Jane levizur ne vitin 1932 nga qeveria e Ahmet Zogut. Ismail Qemali lindur ne 1844 vdiq ne Itali ne 1919, dhe trupi i tij u sol ne Kanine te Vlores, ku u varros fillimisht.

Si u sollën eshtrat e Ismail Qemalit në Vlorë
Kastriot Dervishi
Megjithëse kishte vdekur qysh në vitin 1919, qe sjellë nga Italia dhe qe varrosur në Kaninë të Vlorës, varri i kryeministrit të parë shqiptar Ismail Qemali kishte mbetur i harruar dhe pa kujdes, aqsa revista “Minerva” e 8 janarit 1932 shkruan në faqe të parë të saj se ishte “zbuluar” varri i njeriut që zë fillin në krye të listës së kryeministrave të Shqipërisë.
Më mbledhjen e Parlamentit të datës 11 dhjetor 1931, deputeti Petro Poga thotë se ka vizituar së bashku me kolegun e tij Ibrahim Xhindi, varrin e Ismail Qemalit në Vlorë, dhe se është befasuar nga gjendje jo të mirë e varrit. Pasi u bisedua për rregullimin e varrit të Ismail Qemalit, sjelljen e eshtrave të tij në Vlorë si dhe ngritjen e një monumenti këtu, deputeti Abdurrahman Salihu ka thënë se për një qëllim të tillë, Mbreti Zog kishte paguar shumën e 1 mijë frangave ar.
Po në këtë seancë të Parlamentit, deputeti Fejzi Alizoti kishte kërkuar të zbardhej destinacioni i parave të grumbulluara më parë në fillim të viteve 20t, për qëllimin e sipërpërmendur, duke bërë përgjegjës për një shpërdorim të tillë Q.K dhe Z.P.
Disa dittë më vonë më 18 dhjetor 1931, në gazetën “Besa”, ish prefekti i Vlorës, Zenel Prodani i dërgon një letër të hapur deputetit Fejzi Alizo Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25081. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25081

Zonja që pastron qytetin nga parullat naziste Një grua berlineze ka nisur e vetme një fushatë personale për pastrimin e të gjitha shkrimeve dhe grafiteve me temë neonaziste, që janë përhapur shumë nëpër muret e kryeqytetit gjerman. Irmela Mensah-Schramm, 63 vjeçe, ka fshirë deri më tani dhjetëra kryq
Ndodhemi në një lagje periferike të Berlinit. Irmela Mensah-Schramm, 63 vjeçe, ecën e qetë me një çantë në krah nëpër rrugicat e lagjes së qetë. Ndërsa ecën, shumë banorë kthejnë kokën për ta parë, por kësaj gruaje nuk para i bën shumë përshtypje se çfarë bëjnë të tjerët. Ajo ecën e vetme rrugicë më rrugicë, “në gjuajtje” të një “armiku” të veçantë, që qëndron në mure dhe prej andej rrezaton negativitet e mesazhe urrejtjeje. Në qafë ka një aparat fotografik dhe në bluzën që ka veshur ka stampuar fjalitë: “Luftoni nazistët”. Ndërsa ecën, qëllon herë pas here që të ndalet kur has në ndonjë logo të Partisë Nacional Demokratike Gjermane (NPD), që është një parti e ekstremit të djathtë. Ia ngul sytë mesazhit dhe i thotë sikur të ishte njeri: “Vafshi në djall”. Më pas nxjerr nga çanta e shpinës një kruajtëse metalike, me të cilën nis të gërryejë murin dhe të zhdukë pak nga pak prej sipërfaqes së tij mesazhin e shkruar me ngjyra të forta. Zhurma e gërryerjes oshtin në rrugicën e qetë. Më pas fut të gjitha copëzat e suvasë në një qese plastike, të cilën e hedh në koshin e plehrave më të afërt. Aktivistja politike që banon në Berlin, ka plot 20 vjet që merret me fshirjen e parullave, mesazheve dhe logove që gdhendin e lenë nëpër mure ekstremistët e djathtë. Në Gjermani simbolet naziste, si kryqi i thyer, ndalohen me ligj. Zyrtarisht ato cilësohen “simbole antikushtetuese”. Por policia ndodh shumë rrallë që të marrë ndonjë masë ndaj atyre që shkelin Kushtetutën për të ngjitur në mure simbolet e ndaluara. Për zonjën 63-vjeçare kjo është një mënyrë sjelljeje e gabuar dhe në mungesë të dënimeve nga ana e policisë, ajo ka vendosur që të veprojë vetë, me iniciativën e saj dhe në vend që të merret me njerëzit, merret drejtpërsëdrejti me mesazhet e gdhendura nëpër mure. Misioni i saj nisi në verën e vitit 1986. Ajo ishte rrugës për në punë, kur në murin përballë shtëpisë pa këtë mesazh: “Liri për Rudolf Hess”. Ky qe një kriminel nazist që ishte dënuar me burgim të përjetshëm për krimet që kishte bërë kundër njerëzimit dhe që po e kalonte dënimin e tij në burgun “Spandau” të kryeqytetit. Një parullë e tillë ia solli gruas zorrët në gojë dhe vetiu iu bë që ta fshinte menjëherë, por ndërkohë autobusi po e priste në cepin e rrugës dhe asaj i duhej që të rendte. Megjithatë, gjatë gjithë ditës nuk mendoi veçse për atë episod të pakëndshëm. “Isha aq e inatosur me ata që e kishin shkruar një parullë të tillë, sa nuk më rrihej pa vepruar. Atë natë, me tu kthyer në shtëpi, e pa sërish në mur dhe ajo që nuk kuptoi ishte se si kishte mundësi që gjatë gjithë ditës njerëzit kishin kaluar indiferentë ndaj një thënieje të tillë ogurzezë dhe askush nuk e kishte marrë mundimin që ta fshinte. Në këto e sipër vendosa që kishte ardhur koha për veprim dhe se nëse të tjerët mund të ishin indiferentë, unë nuk mund tia lejoja vetes një qëndrim të tillë. Që nga ajo ditë, ajo u shndërrua në “zonjën e spastrimeve të kombit”, siç e quan veten. Tashmë ka dalë në pension dhe mund ti dedikohet punës së saj me kohë të plotë. Në çantën e shpinës ka një gërryese muresh metalike, një lëndë që fshin bojërat e murit, disa lecka dhe një aparat fotografik. Veprimtarinë e saj nuk e zhvillon vetëm në Berlin, por edhe në qytete të tjera, sipas një grafiku të përcaktuar. Me kalimin e viteve, për të kjo detyrë vullnetare është shndërruar në një fiksim të vërtetë. Ajo e nis punën e saj sapo syri i kap ndonjë parullë naziste, apo të ekstremit të djathtë. Nëse për ndonjë arsye është e vështirë që ta heqë parullën, atëherë zgjidhja është lyerja e saj me bojë të bardhë. Deri tani ajo thotë se ka hequr gjithsej 80000 parulla, postera gjatë 23 viteve të fundit, dhe se çdo ditë pune ajo llogarit të ketë hequr rreth 100 të tilla. Po ta shohësh ndërsa punon, vë re se çfarë shembulli jep ajo jo vetëm me heqjen e parullave, por mbi të gjitha me veprimin e saj, që bie ndesh me indiferencën e pjesës më të madhe të njerëzve. Ka njerëz që i thonë “Bravo” dhe e inkurajojnë për vendimin që ka marrë për të ndryshuar gjërat që nuk shkojnë përmes një veprimi konkret. Fjalët e mira dhe përkrahjet janë të mjaftueshme për tia rivënë në punë entuziazmin dhe besimin në vlerën e asaj që po bën. Ndërkaq tregon se përgjatë viteve që ka pasur këtë fiksim, ka humbur shumë shokë që e kanë quajtur “të fiksuar”. Sa për të shoqin, ai është shumë dakord me veprimtarinë e saj, por ka refuzuar që ta shoqërojë. Për punën e saj ajo ka fituar 2 çmime, Medaljen Federale të Meritave në vitin 1994 dhe çmimin “Erich Kastner” në vitin 2005. Kjo e ka bërë që, pavarësisht shumë problemeve që i janë hapur me pronarët e mureve, apo dritareve që ajo i spastron nga mesazhet, të vazhdojë e mbështetur në mënyrë të heshtur nga shteti. Ndërkaq ka hapur një ekspozitë ku rrëfen udhëtimin dhe punë e saj në vite, si dhe mban fjalime në organizata e shoqata të ndryshme.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25072. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25072

Ronn Moss: Rixhi ka thënë Po me të vërtetë Në serialin televiziv, “Beautif” është martuar njëmbëdhjetë herë. Tani Ronn Moss e ka pranuar vërtet për grua Devin DeVasquez. “Për ne kjo është një festë e mrekullueshme”, thotë aktori. “Përveçse jemi të bashkuar, kemi edhe një biznes të përbashkët”,
Martesat mes filmit dhe realitetit
“Yes I do. (Po dua)”. Këtë herë është një “Po” e vërtetë. Ronn Moss (Rixhi i “Beautiful”-it) është martuar me të vërtetë me aktoren amerikane Devin DeVasquez. Do të ishte e padrejtë që këtë herë të ngatërroje realitetin me filmin. Është e vërtetë se gjatë serialit “Beautiful” Ronn ka vajtur shumë herë në altar (gjashtë herë është martuar vetëm me Brukun) dhe e kemi parë dhëndër që prej vitit 1987, por në jetën e vërtetë ky çast është shumë herë më i bukur e më emocionues. Ronn dhe Devin janë një çift i përkryer, dy njerëz të pjekur që po jetojnë një dashuri të zjarrtë dhe plot projekte.
Një martesë përrallore, sipas traditës amerikane dhe një muaj mjalti në ishujt Havai, ku mesa duket çifti shumë simpatik ka vendosur të shkojë pranverën e ardhshme.
Këtë martesë e keni pritur për shumë kohë. Çfarë ndjeni tani?
Ronn: Jam vërtet i emocionuar. Jemi bashkë prej pesë vjet e gjysmë dhe tani hodhëm hapin e madh. Për ne është një ditë e shënuar.
Devin: Kemi ftuar familjarët dhe të gjithë miqtë më të ngushtë. Jam shumë e lumtur që e ndaj këtë moment me ta. Kjo është vërtet një fundjavë speciale për ne, sepse për herë të parë kemi mbledhur të gjithë njerëzit që duam.
Çfarë vlere ka për ju premtimi për një dashuri të përjetshme?
Ronn: Nuk e konsideroj veten një njeri besimtar, por brenda meje kam një forcë të madhe shpirtërore. Po, kjo lidhje ka vërtet një domethënie të madhe.
Devin: Sigurisht që harmonia jonë ka një natyrë magjike.
Duket që kuptoheni shumë mirë me njëri-tjetrin dhe keni shumë dëshirë të rrini bashkë. Çfarë ju lidh më shumë në marrëdhënien tuaj?
Devin: Thjesht na pëlqen të rrimë bashkë çdo ditë.
Ronn: Kur kthehem në shtëpi te Devin, më duket sikur jam me pushime.
Ronn, përveçse aktor, ju jeni edhe muzikant. Cila është kënga juaj?
Devin: Nuk kemi një këngë të veçantë, por ndoshta mund të jetë “Unfourgettable”, e njëjta e Rixhit dhe Brukut.
Devin, sipas traditës “Cajun”, cilat janë detyrat e një gruaje të mirë?
Devin: Ta mbështesësh gjithmonë në çdo aspekt të jetës, të krijosh në shtëpi një atmosferë harmonie dhe të gatuash mirë. Kur Ronn kthehet në shtëpi, unë e pres me një shishe vere në dorë, dhe nëse ndodh që ta harroj, ai më pyet: “Po shishja ime e verës ku është”?
Ronn: Në marrëdhënien tonë Devin u përmbahet parimeve të vjetra.
Në dasmë ishin të pranishëm Lorenzo Lames dhe Winsor Harmon, pjesëtarët e trupës së “Beautiful”. Ju organizuan ndonjë shaka tipike muzikore?
Ronn: Jo nuk kishin planifikuar shakara. Lorenzo është një mik shumë i mirë.
Në serialin e famshëm “Beautiful”, Ronn është martuar shumë herë, por që sigurisht bëhej fjalë për një martesë të rreme. Gjatë atyre momenteve në film, keni menduar se si mund të zhvillohej martesa juaj e vërtetë?
Ronn: Të them të drejtën nuk e kisha imagjinuar kurrë, derisa erdhi momenti dhe gjithçka më pas u bë reale. Më pëlqen të jetoj çdo ditë, pa imagjinuar shumë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Me pak fjalë, jetoj momentin.
A është shqetësuar Devin për përgatitjet e dasmës?
Devin: Unë kam menduar për gjithçka: nga lulet e deri te shoqërueset e nuses (dy vajzat e Ronn). I kushtova një rëndësi të veçantë menysë, ndërsa fustanin tim e ka stiluar Jane Brooke.
Tani që bëtë këtë hap, çfarë projektesh keni së bashku?
Devin: Kemi një biznes të përbashkët dhe faqja jonë zyrtare në internet është www.devronn.com. Prodhojmë erëza, produkte tipike të Luizianës, preparate me përbërës natyrorë. Pavarësisht krizës, mendoj se iniciativa jonë mund të ketë sukses. Erëzat u pëlqejnë të gjithëve. Për më tepër, me këtë aktivitet ndihmojmë zonat e goditura nga uragani Katrina. Duam ti komercializojmë produktet tona edhe në Europë, e ndoshta të ndihmojmë edhe iniciativa të tjera bamirësie.
Ronn, në botë keni shumë fansa, të cilët ndoshta janë zhgënjyer pak që jeni martuar vërtet…
Ronn: Më kanë parë në televizor që jam martuar 11 herë. Tashmë janë mësuar me këtë ide.
Devin: Ronn ka shumë fansa nëpër botë, sepse është një njeri i dashur. Unë nuk jam xheloze, por le të themi që më duhet ta ndaj pak me admirueset e tij.
Ku do të shkoni për muaj mjalti?
Ronn: Në ishujt Havai, por kemi vendosur të shkojmë pranverën e ardhshme.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25075. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25075

Jeta e re e këpucë-hedhësit të Bushit Flet Muntazar Al Zaidi, gazetari irakian që vitin e shkuar u bë protagonist i goditjes spektakolare me këpucë ndaj Presidentit amerikan, Bush, në vizitën e tij të fundit në këtë vend. Nga fondacioni për të drejtat njerëzore, akuzat e torturës e deri ofert
“Nuk do të nguroja të godisja dhe Obamën”
Kësaj here këpucët që mban veshur kanë ngjyrë të zezë. Janë nga ato të lehtat, me një gërshetim përpara, që edhe po të godasësh në kokë, nuk shkaktojnë ndonjë dëm të madh. Muntazar Al Zaidi është mësuar me faktin se njerëzit i fiksojnë mirë këpucët që ai vesh. “Made in Iraq”, thotë me një buzëqeshje, e cila i tregon hapur dhëmbin që i mungon në gojë, që ashtu siç tregon, e ka kujtim nga nëntë muajt e kaluar në një burg në Bagdad. Al Zaidi është njeriu që më 14 dhjetor të vitit 2008, gjatë një konference për shtyp, goditi me këpucë Presidentin amerikan të asaj kohe, George W. Bush, në vizitën e tij të fundit në Bagdad. Kanë kaluar dhjetë muaj që nga ajo ditë, nëntë nga të cilët Al Zaidi i ka kaluar në burg. Muntazari e fitoi lirinë vetëm në mes të shtatorit. Me një pritje prej heroi në vendin e tij, arriti të merrte dhjetëra propozime nga qindra gra, oferta pune dhe lekësh dhe të shihte mundësinë e një udhëtimi për në Gjenevë. Pikërisht nga ky qytet i qetë, që nuk ngjan asgjëkund me Bagdadin, ka rinisur jeta për Muntazarin. “Nuk mendoja se do të mbijetoja. Kisha idenë se do të më qëllonin menjëherë, që në sallë. Për këtë arsye i dhashë unazën time një prej kameramanëve, duke ju lutur që tia dorëzonte vëllait”, tregon ai. Ndryshe nga sa kishte menduar, atë unazë sot e mban në gisht. Nuk kuptohet pse e prek vazhdimisht, ndoshta për të kujtuar historinë e asaj ditë dhjetori, që sot i dha mundësinë të ishte në hollin e këtij hoteli të madh zviceran. E artë, me një gur të errët, unaza shkon në mënyrë perfekte me orën e madhe që ka në dorë dhe kostumin që mban veshur. Më shumë se një gazetar, Al Zaidi duket si një biznesmen i fuqishëm që ka ardhur me ndonjë mision të rëndësishëm. E ndoshta e vërteta nuk është edhe aq larg. “Po nis një jetë të re. Jam këtu për të filluar aktivitetet e fondacionit tim. Që tani e tutje do të kujdesem për vejushat, jetimët dhe handikapët irakianë. Dua tu krijoj vende pune dhe tu ofroj shërbim shëndetësor. Shpresoj që europianët të më mbështesin në këtë iniciativë që kam ndërmend të marr”, tregon. Muntazar nuk e thotë menjëherë, por ka ardhur në Zvicër edhe për një sërë vizitash mjekësore: “Kam nevojë për kontrolle të imtësishme. Në burg më kanë torturuar. Hundën e kam shumë të dëmtuar. Jam goditur vazhdimisht në kokë me një gur dhe më kanë thyer gishtat e këmbëve. Më kanë hedhur ujë në trup dhe torturuar me elektroshok”, shpjegon ai. “Për të mos folur për këto”, thotë duke treguar vrimat mes dhëmbëve të thyer. Një gjendje e rënduar fizike, por pavarësisht kësaj, gazetari guximtar nuk ndien fare keqardhje. “Në këto vite kam parë njerëz të vrarë, të pafajshëm, që janë arrestuar pa asnjë arsye, gra të poshtëruara dhe fëmijë të mbetur jetimë. Doja që bota ta merrte vesh që Iraku nuk i ishte mirënjohës Bushit, se nuk po e priste me lule në dorë. Ato këpucë ishin mesazhi im. Në fund të fundit, më mirë që nuk u godit. Mënyra se si u detyrua të përulej, vlen më shumë se ndonjë xhungë”. Muntazar flet pa reshtur, por nga goja e tij nuk del asnjë buzëqeshje: është inati dhe zemërimi i vërtetë që e mbajnë peng. Pikërisht ky zemërim e shtyn të thotë se, nëse do të mundej sot, do të gjuante me këpucë edhe ndaj Barak Obamës: “Të gjithë presidentët amerikanë janë njëlloj. Nuk do të trajtoja asnjë prej tyre në ndonjë mënyrë ndryshe. Kushdo që pushton vendin tim dhe vret njerëzit e tij, është një kriminel. Nuk ka rëndësi ngjyra apo politika e tij. Obama ende nuk ka tërhequr trupat amerikane nga vendi, nuk ka mbyllur akoma Guantanamon dhe nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për të ndihmuar irakianët që kanë nevojë. Nuk mjaftojnë vetëm fjalët”. Gazetari tregon sikur po përgatit ndonjë kronikë për ditën që i ndryshoi jetën në muajt që pasuan: arrestimi, izolimi, tortura dhe spektakli, për më tepër edhe abuzimet mbi të burgosurit e tjerë që ai i pa me sytë e tij. Pastaj një ditë të bukur portat e burgut janë hapur. “Kishte shumë presion. Për këtë arsye më lanë që të ikja. Por shokët e mi të qelisë janë ende aty. Sot unë flas edhe në emër të tyre”. Jashtë gjeti gjithë botën që e priste e që ishte në krah të tij. “Më pritën dhe trajtuan si hero. Unë nuk e quaj veten të tillë. Bëra atë që mijëra të tjerë mendonin. Nuk dua lavdi. Nuk i preka fare paratë që më kishin dërguar. Vendosa ti përdor për fondacionin tim. Të njëjtën gjë u thashë edhe atyre që donin të më ofronin një punë, apo grave që më propozuan për martesë. U kërkova të gjithëve të më ndihmonin në atë çka unë kam ndërmend të bëj. U thashë që unë jam i martuar me Irakun, me vendin tim”. Muntazar Al Zaidi ka projekte shumë të qarta në kokë. Por, nga gjithë kjo histori vetëm një gjë i ka mbetur peng: “Dua këpucët e mia. Ua kam kërkuar shumë herë, por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Jam i sigurt se i ka dikush në qeveri. Unë i dua për ti shitur. Më kanë kërkuar 12 milionë dollarë për to”. Pas goditjes së Bushit me këpucë, një ngjarje që mori përmasa të jashtëzakonshme, shumë vende të tjera si Turqia, Bangladeshi, Nepali, Jordania nisën të mburreshin se këpucët se ishin “pronë” e tyre. Por nga vinin vërtet ato këpucë? Muntazar buzëqesh dhe tregon: “I kam blerë në Irak. Ato përcollën një mesazh të njerëzve të Irakut për Bushin. Vetëm kjo ka rëndësi”. Nga Palestina në Marok, gazetari që në dhjetorin e shkuar goditi me këpucë Presidentin Bush, në konferencën e fundit në Irak është kthyer në një simbol në botën arabe dhe në “imazhin” e imperializmit. Në Turqi e kanë vendosur në lojërat për fëmijë, në Egjipt e kanë stampuar nëpër bluza. Drejtori i “Al Baghdadiya”, televizioni privat për të cilin Muntazar punonte si reporter që prej vitit 2005, tregoi: “Një irakian që jeton në Rabat ka marrë në telefon dhe është treguar i gatshëm për ti ofruar vajzën e tij për grua. Një saudit ishte gati të paguante 10 milionë dollarë për këpucët e tij. Një maroken i ka ofruar një kalë me shalë të artë. Nga Palestina kanë telefonuar shumë gra që donin të martoheshin me Muntazar”. Bush ka dalë nga skena dhe njeriu që e goditi me këpucë Presidentin ka dalë nga burgu e tani ka plot plane për jetën dhe vendin e tij.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25068. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25068

iPhone Killer ? Suksesi i iPhone sigurisht qe i ka tejkaluar gjithe parashikimet ne shitje dhe fitime te Apple,nderkohe qe Nokia deklaron ulje te fitimeve pasi dhe konkurenca eshte rritur mjaft dhe nga Blackberry.Keshtu dhe Motorola hidhet ne lufte kunder iPhonit duke nxjerr modelin e saj me pretendimin se mund te konkuroj iPhone.
Disa karakteristika te pergjithshme jane :
DVD quality video Speech recognition Augmented reality Multitasking Physical AND software keyboards 3.7 inch display (854×480 WVGA) 5MP camera with flash Intelligent dock Android 2.0 (open development, baby) Multitouch Replaceable battery Facebook integration Per me shume rreth tij mund te shikoni nje video :

Artikuj qe mund tju interesojne:
Lamborghini Gallardo [pa Photoshop] Çmenduria quhet “Apple” Robotat qe puthen “pa pike turpi” Nokia N97 Mini Makinat e Ronaldos Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1418. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1418

iPhone Killer ? Suksesi i iPhone sigurisht qe i ka tejkaluar gjithe parashikimet ne shitje dhe fitime te Apple,nderkohe qe Nokia deklaron ulje te fitimeve pasi dhe konkurenca eshte rritur mjaft dhe nga Blackberry.Keshtu dhe Motorola hidhet ne lufte kunder iPhonit duke nxjerr modelin e saj me pretendimin se mund te konkuroj iPhone.
Disa karakteristika te pergjithshme jane :
DVD quality video Speech recognition Augmented reality Multitasking Physical AND software keyboards 3.7 inch display (854×480 WVGA) 5MP camera with flash Intelligent dock Android 2.0 (open development, baby) Multitouch Replaceable battery Facebook integration Per me shume rreth tij mund te shikoni nje video :

Artikuj qe mund tju interesojne:
Lamborghini Gallardo [pa Photoshop] Çmenduria quhet “Apple” Robotat qe puthen “pa pike turpi” Nokia N97 Mini Makinat e Ronaldos Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1409. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1409

Tjetër skandal, 22 vjecarja nën zinxhirë prej 16 vjetësh Kësaj here bëhet fjalë për një vajzë 22 vjecare, e cila sipas të atit ka lindur me probleme mendore, ndërkohë që mbahet e lidhur me zinxhir që në moshën 6 vjecare. Tjetër rast shokues i shkeljes së të drejtave të njeriut në Shqipëri. Vetëm pak kilometra larg kryeqytetit një tjetër person me probleme mendore mbahet i lidhur me zinxhir në shtëpi.
Kësaj here bëhet fjalë për një vajzë 22 vjecare, e cila sipas të atit ka lindur me probleme mendore, ndërkohë që mbahet e lidhur me zinxhir që në moshën 6 vjecare.
Babai Spiro Tani flet për televizionin News24, ku tregon se vajza është agresive dhe e rrezikshme për komunitetin, ndërkohë që sipas tij ai është detyruar ta lidhë për të shmangur problemet.
Vetëm pak ditë më parë, në media u publikuan pamjet shokuese të trajtimit të 2 motrave në Maqellarë të Dibrës, të cilat mbaheshin të lidhura me zinxhirë prej rreth 22 vitesh. Edhe në Fier u zbulua një djalë i komunitetit rom i cili ishte i detyruar të jetonte i lidhur në një kolibe.
Menjëherë pas publikmimit në media, këta persona janë dërguar në spitalet e specializuara për trajtimin e sëmundjeve mendore./new24/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25065. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25065

Hapja e kutive, zbardhet projektligji i opozitës Partia Socialiste ka gati projektligjin që do tia paraqesë Kuvendit të Shqipërisë me qëllim hapjen e kutive të votimit dhe hetimin parlamentar të zgjedhjeve. Burimet nga selia rozë thonë se deri më tani është punuar për mbledhjen e firmave nga qytetarët shqiptarë që mbështesin kërkesën për zbardhjen e zgjedhjeve të 28 qershorit. Po sipas burimeve mësohet se nisma legjislative ka për qëllim hetimin e shkeljeve të ligjit dhe pretendimeve publike për shkelje, nga ana e institucioneve shtetërore apo personave të përfshirë zyrtarisht në administratën zgjedhore, si dhe krijimin e institucioneve të përkohshme që ngarkohen për drejtimin dhe administrimin e këtij procesi. Burimet nga PS thanë për “Shqip” se drafti i hartuar nga ekspertët e Partisë Socialiste përmban në total shtatë nene. Në nenin që flet për objektin e hetimit thuhet se synohet hetimi i çdo shkeljeje që lidhet me procesin zgjedhor në tërësi. Konkretisht, socialistët duan të hetojnë akuzat për presione për largim ose ulje në detyrë për shkaqe që lidhen me fushatën zgjedhore, të punonjësve të administratës qendrore, lokale apo të çdo enti publik. Një tjetër objekt ka të bëjë me hetimin e pretendimeve dhe akuzave për proces të parregullt votimi në disa qendra konkrete votimi, pjesë të disa Zonave të Administrimit Zgjedhor. Nisma e opozitës që pritet të paraqitet në Kuvend synon edhe hetimin e akuzave dhe pretendimeve publike të ngritura nga partitë politike dhe vëzhguesit ndërkombëtarë për moszbatim të legjislacionit në lidhje me procesin e numërimit të votave dhe vlerësimin e tyre. Kjo kërkesë detajohet me një numër të caktuar të vendeve të numërimit të votave që përkojnë me ato çka janë konstatuar në raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit. Një tjetër objekt hetimi janë akuzat publike për përdorim të aseteve dhe administratës publike qendrore dhe lokale në favor të fushatës së forcave të caktuara politike. PS kërkon të hetojë edhe rastet e dhënies së lejeve të përkohshme për persona që janë të dënuar apo vuajnë masën e sigurisë arrest me burg. Objekt hetimor mësohet se do të jetë edhe hetimi i administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me dështimin dhe mangësitë në përdorimin e teknologjisë së monitorimit të procesit të numërimit të votave. Drafti i PS thotë se hetimi i shkeljeve, objekt i këtij ligji, është i pakufizuar në natyrën e materialeve, dokumenteve apo provave që kërkohen të administrohen nga organet e ngarkuara në këtë ligj. Bëjnë përjashtim rastet kur administrimi i tyre, pengon punën e organeve gjyqësore apo atyre të ndjekjes penale. PS thotë se për zbatimin e këtij ligji dhe drejtimin e hetimit ngrihet një komision i posaçëm hetimor i përbërë në shumicën e tij nga deputetë të opozitës parlamentare. Numri i anëtarëve të këtij komisioni është tek dhe përcaktohet me vendim të veçantë të Kuvendit. Në vendimin e Kuvendit për ngritjen e komisionit hetimor përcaktohet edhe afati i punës së tij, që në çdo rast nuk mund të jetë më pak se 3 muaj.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25050. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25050

Pronat, AKKP do të shqyrtojë 8 mijë ankesa Qeveria “djeg” ish-pronarët që nuk dorëzuan dokumentacionet brenda afatit dhe ndez dritën jeshile për ata që plotësuan kriteret, por nuk kanë marrë ende një përgjigje nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Të gjithë ish-pronarët që kanë plotësuar dosjet brenda datës 30 qershor 2009 pranë AKKP-së do të përfitojnë kthimin apo kompensimin e truallit të tyre. Sipas projektligjit të ri për AKKP-në të miratuar në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, nuk do të ketë shtyrje të afatit dhe ata persona që nuk kanë plotësuar dosjen për kthimin ose kompensimin e pronës së tyre nuk do tu njihet prona e tyre. Drita jeshile do të jetë vetëm për 8 mijë dosjet, të cilat megjithëse janë dorëzuar në AKKP brenda datës 30 qershor të këtij viti nuk kanë marrë ende një përgjigje nga kjo agjenci. Kryeministri Sali Berisha tha dje se qeveria do të autorizojë me ligj agjencinë që ankesat e ardhura para datës 30 qershor dhe që kanë mbetur pa u shqyrtuar të marrin përgjigje. Pas këtij misioni, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të shkojë drejt shkrirjes së saj. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Kryeministri bëri me dije se “agjencia, pas kësaj do të shkojë drejt shuarjes së saj natyrale, përmbushjes së detyrimit dhe ndërprerjes së aktivitetit të saj”. Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime në ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, sipas të cilave, autorizohet Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të marrë në shqyrtim të gjitha ankesat e paraqitura para datës 30 qershor. Duke sqaruar ndryshimin që i bëhet ligjit, Kryeministri Berisha tha se “nuk do të ketë më zgjatje afati për paraqitjen e kërkesave pranë Agjencive të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, por ligjvënësi duhet të autorizojë agjencinë që të shqyrtojë të gjitha ankesat e paraqitura para datës 30 qershor, të cilat janë 8 mijë dhe nuk u shqyrtuan dot në afat”. Duke premtuar shqyrtimin e ankesave të ish-pronarëve për çështjen e pronave, shefi i qeverisë theksoi se ligji i veçantë do tu japë mundësi shqyrtimi 8 mijë ankesave që janë dorëzuar në AKKP brenda afatit të caktuar. Këto dosje me ankesa pritet të marrin përgjigje brenda gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm. Çështja e pazgjidhur e pronave është vënë shpesh në qendër të kritikave të ndërkombëtarëve për sa i përket plotësimit të standardeve kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane. Me mbylljen e këtij misioni merr fund të paktën ligjërisht procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës. Pas kësaj, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të ndërpresë dhënien e vendimeve me qëllim njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25053. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25053

Motrat nën zinxhirë, Topi: Kemi faj të gjithë Kreu i shtetit reagon pas publikimit të historisë së dy motrave të sëmura mendore “Dimensionet e emancipimit, jo vetëm në qendër të Tiranës”
Faktet skandaloze të trajtimit të grave dhe fëmijëve në zonat e varfra të vendit tërheqin vëmendjen e kreut të shtetit, Bamir Topi. I pranishëm në një konferencë për fuqizimin e rolit të gruas, Presidenti kërkoi dje një vëmendje më të madhe për femrat në zonat rurale. Topi u shpreh i indinjuar për rastin e Maqellarës së Dibrës, ku dy motra të sëmura mendore mbaheshin të lidhura me zinxhir. Numri një i shtetit bëri përgjegjës për këtë ngjarje të gjitha strukturat shtetërore. “Askush nuk mund të justifikohet, duke filluar nga pushteti qendror, nga Presidenti, nga ekzekutivi, nga pushteti lokal. Është e papranueshme dhe e papëlqyeshme”, tha Presidenti. Sipas Topit, dimensionet e emancipimit nuk duhen parë thjesht në qendër të Tiranës, jo thjesht te ndërtesa e Parlamentit, po në gjithë territorin shqiptar. Fenomeni rrënqethës i Maqellarës në Dibër vjen pas atij në Levan të Fierit ku një fëmijë mbahej i lidhur me zinxhirë në vend që të dërgohej në një spital për të sëmurët mendorë. Nëse raste të tilla do të përsëriten në vendin tonë, atëherë Shqipëria pa frikë do të shndërrohet në një vend të lakmueshëm nga reporterët e huaj për të treguar se në këtë vend nuk respektohen të drejtat e njeriut dhe personat me aftësi të kufizuara lidhen me zinxhirë. Presidenti Bamir Topi bëri dje përgjegjës të gjitha strukturat e shtetit, duke e drejtuar gishtin e fajtorit nga pushteti qendror dhe ai lokal. Në këtë takim ishin të pranishme dhe zëvendësministrja e Integrimit, Jorida Tabaku, drejtoresha e Misionit të USAID-it në Shqipëri, Roberta Mahoni, deputetja dhe përfaqësuesja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, si dhe deputete të Kuvendit të Shqipërisë. Presidenti nënvizoi se ndonëse roli i grave është deri diku i fshehur, është e pamundur që të gjitha zhvillimet që janë realizuar në Shqipëri të kenë ardhur thjesht nga një kategori mbisunduese në institucione, që është kategoria e meshkujve. “Çështja e pjesëmarrjes së grave kudo, në çdo veprimtari të jetës nga vetë natyrat, kompozicioni shpirtëror, është shumëdimensional. Kemi dimensionin shoqëror, por para se të thosha shoqëror, do të thosha kemi dimensionin familjar, dimensionin edukativ për të kaluar në shoqëri, pastaj për të kaluar në politikë”, tha Topi. Gjatë fjalës së tij, Presidenti i kushtoi një vëmendje të veçantë edhe pjesëmarrjes së gruas në postet drejtuese. Ai shtoi se femrat drejtuese në institucionet shqiptare janë pa mbështetje nga politika. “Gratë që janë përfaqësuese të institucioneve në sistemin e drejtësisë, kanë vështirësitë e veta, sikurse ka në çdo institucion tjetër, po kanë nevojë dhe për suport shoqëror, sepse problemet në Shqipëri janë edhe pak delikate në sensin e debatit politik dhe paragjykimit”, tha Presidenti Topi. Lidhur me çështjen e rritjes së pjesëmarrjes së gruas në politikë dhe në institucione, kreu i shtetit u shpreh se “e kam thënë me zë të lartë dhe në mënyrë të hapur, do ta them edhe sot, në momentin që vendos një shifër, tregon që nuk je angazhuar për të shkuar pikërisht tek ai që quhet barazia gjinore. Kam qenë gjithmonë kundër vendosjes së shifrave në kodet elektorale, të cilat, në fazën përgatitore janë respektuar me fjalë, ndërsa në fazën finale, kuptohet që ato shifra nuk janë të realizuara”. Kjo, sipas Topit, do të thotë që të gjithë, pa përjashtim, në këtë strategji gjithëpërfshirëse për zhvillim duhet ta trajtojmë rastin e barazisë gjinore si një element substancial të zhvillimeve politike dhe institucionale të Shqipërisë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25056. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25056

Prokuroria: Shpërthimi në Gërdec, jo sabotazh, por një gabim njerëzor Pas dhjetëra seancash të dështuara, prokurorët më në fund kanë lexuar kërkesën për gjykim, duke njohur 29 të pandehurit për tragjedinë e Gërdecit me akuzat që rëndojnë. Ndryshe nga pretendimet publike të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, se tragjedia e Gërdecit ishte një sabotazh, prokuroria ka deklaruar se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një gabimi njerëzor. Në kërkesën për gjykim prej 140 faqesh thuhet se shpërthimi ndodhi si pasojë e kontaktit të shkëndijës nga saldimi i karrocës me barutin. Në fillim të seancës gjyqësore, trupi gjykues ka hedhur poshtë 14 kërkesa të avokatëve mbrojtës, ndër to edhe kërkesën e ish-drejtorit të MEICO-s, Ylli Pinari, për zhvillim të gjyqit me dyer të mbyllura. Ndërsa ka rezervuar të shprehet për kërkesat e dy të pandehurve, Spahiu dhe Mullai, për pavlefshmëri të deklarimeve të tyre dhe kërkesën e Zija Bahës për pavlefshmëri absolute të aktvendimit tekniko-ushtarak.
Kërkesa për gjykim Tërheqja e fashikujve të hetimit që bënin fjalë për abuzimet e ish-ministrit ka sjellë si pasojë ndryshimin e kërkesës për gjykim. Prej disa seancash pritej që katër prokurorët e dosjes të lexonin variantin tjetër të kërkesës për gjykim nga ajo që ishte dërguar në Gjykatën e Lartë. Një gjë e tillë u realizua, pasi Gjykata e Lartë pushoi çështjen e ish-ministrit, ndërsa të pandehurit që nuk gëzojnë asnjë status do tu duhet të përballen me Gjykatën e Tiranës për të gjitha faktet. Në këtë rast, prokuroria do të jetë e kushtëzuar me provat, ndërsa do ti paraqesë gjykatës vetëm dokumente ku janë të përfshirë në afera vetëm 29 të pandehurit aktualë. Një tjetër problem për trupën e prokurorëve është akuza e bashkëpunimit. Fillimisht Mediu u akuza për shpërdorim të detyrës dhe favorizimit të shoqërive të caktuara, në bashkëpunim me ish-stafin e tij në Ministrinë e Mbrojtjes. Por problem i vërtetë për akuzën do të jetë faktimi i akuzave ndaj personave që kanë punuar në ministri, pasi të gjithë të pandehurit kishin bashkëpunuar me Mediun. Akuza duhet të bëjë një selektim të dokumenteve, nga ku mund të përfitojnë pikërisht bashkëpunëtorët e Mediut. Në rastin e katër personave që ndodhen nën masën e arrestit me burg, prokuroria e ka të lehtë faktimin e akuzave, pasi ata akuzohen për vrasje masive dhe mosrespektim të rregullave mbrojtëse për demontimin e municioneve. Duket se në Gjykatën e Tiranës do të ketë një betejë të fortë ligjore midis prokurorisë dhe 29 të pandehurve, të cilët do të kundërshtojnë çdo përpjekje të akuzës për të faktuar ngjarjen e 15 marsit 2005. Procesi kundër personave, që sipas prokurorisë kanë shkaktuar tragjedinë e Gërdecit, ka hyrë në një fazë procedurale. Avokatët e 29 të pandehurve përdorën të gjitha mjetet ligjore për të anashkaluar leximin e kërkesës për gjykim, çka do të thoshte hapjen e procesit gjyqësor.
Ushtarakët Fillimisht, avokatët kërkuan që çështja të ndahet. Ish-ushtarakët e marrë të pandehur kërkuan që të mos gjykohen në një sallë gjyqi me katër personat që ndodhen në burg, pasi nuk kanë kurrfarë lidhjeje me ta. Por prokuroria i kundërshtoi dhe në fund gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë që gjykimi të mos ndahet. Më pas disa avokatë kërkuan që gjyqi të zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi kishin sekrete, ndërsa të tjerë po mundohen që të lidhin çështjen e Gërdecit me një tjetër superdosje, atë të Durrës-Kukës. Të tjerët këmbëngulën se procesi është i parregullt ligjërisht, pasi janë njohur me aktet hetimore vetëm me DVD. Avokati i Ylli Pinarit këmbënguli se prokuroria nuk ka verifikuar një informacion, sipas të cilit, persona të veçantë kishin vënë mina me sahat në fabrikën e demontimit në Gërdec, ndërsa shtoi se akuza nuk ka verifikuar materialin që është servirur nga drejtori i Policisë së Shtetit. Duket se të gjitha manovrat kishin një qëllim: shtyrjen sa më shumë të procesit. Tragjedia e rëndë e 15 marsit 2008 shkaktoi 26 viktima dhe mbi 300 të plagosur. Mes të pandehurve janë dhe Mihal Delijorgji, administratori i fabrikës së demontimit të municioneve që shpërtheu, Ylli Pinari, Dritan Minxolli, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, dhe ish-funksionarë të tjerë të lartë të ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25059. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25059

Somalezi 112-vjeçar, martohet me vajzën 17-vjeçare Me qindra njerëz kanë marrë pjesë në një ceremoni martesore, në Somalinë qendrore, ku një 112-vjeçar është martuar me një vajzë 17-vjeçe.
Ahmed Muhamed Dore, somalez që ka 18 fëmijë dhe 5 gra, ka thënë se, do të kishte dëshirë të ketë fëmijë edhe me gruan e tij të re, Sagi Abdulleh, që ka vetëm 17 pranvera.
Sot më ka ndihmuar Zoti ta realizoj ëndrrën time, ka thënë Dore pas ceremonisë martesore.
“Nuk e kam detyruar, mirëpo e kam shfrytëzuar përvojën që kisha, për ta bindur në dashurinë time, prandaj, edhe u martuam, ka thënë Dore.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25062. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25062

Rrëfimi i Agasit: Kam marrë drogë Eshtë një nga lojtarët më të jashtëzakonshëm që kanë parë ndonjëherë fushat e tenisit dhe një model i njeriut të pastër. Në një autobiografi që pritet të dalë në treg, ish-lojtari amerikan rrëfen për drogën, mashtrimet dhe mendimet e tij më të fshehta
Është një ndër lojtarët më të famshëm të tenisit të të gjitha kohërave, dhe emri i tij i ka bërë nder kësaj loje, e jo vetëm lojës, por të paktën deri më tani edhe institucionit të ndershmërisë në lojë. Themi deri më tani, sepse së fundmi ai ka rrëfyer një të fshehtë “përvëluese”. Në një autobiografi që do të dalë këto ditë në treg, tenisti amerikan, Agasi, ka rrëfyer se ai ka përdorur drogë në vitin 1997 dhe i ka mashtruar autoritetet sportive në lidhje me këtë. Sipas kësaj autobiografie, lojtari 8 herë kampion i botës, thotë se i vinte keq që jo vetëm kishte pirë drogë, por edhe që kishte gjetur një justifikim të rremë për të mbuluar rezultatet e testit antidoping, që nuk ishin në favor të tij. Për të, kjo është historia më e turpshme në një karrierë që përfundoi në vitin 2006 me vendimin për tu tërhequr. “Nuk mund të flas për varësinë ndaj drogës, por jam i bindur se shumë njerëz do të thoshin që nëse je duke përdorur diçka për ti ikur realitetit, atëherë është e sigurt që ke një problem dhe për këtë nuk të duhet drogë, por zgjidhje”, thotë tenisti në autobiografinë e tij. Droga që ai përdori për shumë kohë, për ti dhënë fuqi në aktivitetin sportiv, ishte një drogë sintetike, e shtrenjtë, që përdoret zakonisht nga sportistët. “Mbaj mend herën e parë kur ma prezantuan drogën. Ishim në një kafene unë dhe drogaxhiu, i cili më hodhi një tabletë në filxhanin e kafesë. Unë e piva fillimisht me frikë dhe më pas ndjeva një efekt rigjenerues të menjëhershëm. Por para se të ndjeja forcën e rreme të më ngrinte moralin, pata në çast një keqardhje të madhe për atë që po bëja e që mund të ishte fillimi i një rruge që do të më shkatërronte karrierën në rastin më të mirë dhe vetë ekzistencën në rastin më të keq. Por nuk pata kohë shumë ta tjerr këtë ndjesi, sepse një eufori e jashtëzakonshme më përfshiu të tërin. Kjo ndjenjë fshiu si me magji të gjitha ndjesitë negative që kisha provuar deri atëherë, duke mi zëvendësuar me ndjesi besimi dhe force. Nuk isha ndjerë kurrë aq me shpresë, aq i gjallë dhe aq entuziast për të realizuar të gjitha ëndrrat dhe objektivat e mia”, rrëfen Agasi në librin e tij. Në kulmin e aktivitetit sportiv, ai u bë i famshëm jo vetëm si një lojtar i jashtëzakonshëm tenisi, por edhe si një njeri me një luk të veçantë, pasi mbante flokë të gjatë e të kuq, si dhe për marrëdhëniet e lidhjet e ngushta shpirtërore që pati me shumë vajza e gra të famshme të kohës, mes tyre edhe me aktoren Bruk Shild, me të cilën pati një martesë të dështuar. Suksesi i tij i parë i madh ishte ai i arritur në Wimbledon, në vitin 1992, më pas fitoi një medalje ari në Olimpiadën e Atlantës në vitin 1996, por në fund të vitit 1997 punët po i çalonin dhe në këtë periudhë u rendit raketa e 141-të në botë. Për të ky u konsiderua si fundi i një karriere të shkëlqyer, por dukej se karriera nuk ishte mbyllur ende. Në vitin 1998 ai “u ringjall” duke kaluar nga fundi i klasifikimit në raketën numër 10 në renditjen botërore dhe në këtë rast shënoi edhe një rekord të ri, pasi asnjëherë më parë nuk ishte bërë një kërcim kaq i madh nga një vend në fund, në një vend që i përkiste kreut të listës. Të gjithë u çuditën nga ky hov e rikthim i papritur i kampionit të madh. Në fund të vitit ai madje arriti që të fitonte turneun “French Open” e pas këtij, duket me atë vrull që e kishte nisur, fitoi edhe U.S Open. I pyetur në lidhje me librin e tij të fundit dhe të papriturat që lexuesit mund të gjejnë në të, Agasi thotë: “Është një libër interesant, sepse flet për jetën e një njeriu, për ulje-ngritjet e saj dhe do të rekomandoja që njerëzit të mos fokusoheshin te gjykimi ndaj meje, por të reflektonin më tepër për veten e tyre. Ndërsa e kam shkruar këtë libër, kam bërë edhe një shpëlarje të ndërgjegjes sime dhe në fund mund të them me saktësi vetëm një gjë: shpesh qëllon që na zhgënjejnë të tjerët dhe ne të mërzitemi, por më besoni, nuk ka dhimbje më të madhe se sa kur përjeton një zhgënjim nga vetja. Mund të ndodhë që këtë mos ta kuptosh menjëherë, por me kalimin e kohës, mirëpo shija e përjetimit është shumë e hidhur”. Për sa i përket faktit që fansat dhe adhuruesit e tij të dikurshëm mund ta keqgjykojnë për atë që ka bërë, ai thotë: “Kjo nuk më shqetëson shumë, sepse e di që pas një zhgënjimi futet në funksionim gjithmonë mekanizmi i të kuptuarit dhe ndoshta më pas edhe i të falurit. E rëndësishme është që unë për vete e kam falur veten time për sa kam bërë dhe tani jam i qetë. Shpresoj që herët a vonë do ta bëjnë edhe ata që më kanë dashur dhe adhuruar si sportist dhe si njeri”. Në librin e tij, Agasi bën edhe shumë rrëfime të tjera, që kanë të bëjnë me botën e tij të brendshme, me përjetime të fshehta, që deri më sot nuk ia ka besuar njeriu dhe vendosi që ta bënte vetëm me librin, pra me lexuesin. Kështu ai tregon se ndërsa luante dhe ishte shndërruar në një idhull në botën e tenisit, fshehtas ai e urrente këtë lojë dhe jetonte i terrorizuar nga ndonjë shpërthim i mundshëm i anëve të këqija të karakterit të tij, si dhe nga kujtimi aspak i këndshëm i një babai të dhunshëm. Andre Agasi është një nga 2 lojtarët të cilët kanë arritur fitoren e “Golden Slam”, që u jepet vetëm atyre që kanë fituar të paktën një herë të vetme të gjitha turnetë më të rëndësishëm dhe përveç kësaj kanë fituar edhe një medalje olimpike. Lojtari i dytë në botë që e ka fituar këtë nder, është bashkëshortja e tij aktuale, tenistja e famshme gjermane, Stefi Graf.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25047. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25047

Lonçareviç, rob i basteve te Tirana Rreth një muaj pas largimit të Ilija Lonçareviç nga Tirana, nga Kroacia vijnë akuza të rënda për klubin 24 herë kampion të Shqipërisë. Sipas “Jutarnji List”, një prej gazetave më të mëdha të shtetit ballkanas (me tirazh afro 115 mijë kopje), në klubin bardheblu, trajneri 65-vjeçar ishte rob i basteve dhe kur e kuptoi këtë gjë, ai vendosi të jepte dorëheqjen. Aventura e tij në Kategorinë Superiore zgjati vetëm tre muaj. Pasi humbi “garën” me Josip Kuzhe për stolin e Kombëtares (ku ishte njëri prej tri alternativave për stolin kuqezi), Lonçareviç u emërua te Tirana në 10-ditëshin e fundit të qershorit 2009. Me afrimin e tij, objektivat ishin mjaft ambiciozë: skuadra duhej të fitonte lavdi në kupat e Europës, ndërsa mbrojtja e titullit kampion në Shqipëri shihej si një detyrim. Por, rezultatet nuk ishin ato që të gjithë prisnin. Kryeqytetasit u eliminuan që prej turit të dytë në Ligën e Kampioneve nga norvegjezët e Stabaek, ndërsa në gjashtë javë të kampionatit, skuadra kishte grumbulluar vetëm 8 pikë (sa gjysma e Dinamos në ato momente). Pas barazimit 1-1 me Kastriotin në “Selman Stërmasi”, tekniku i mirënjohur dha dorëheqjen e parevokueshme, duke i liruar postin dyshes Tafaj-Dede. Tashmë, kur kanë kaluar diçka më shumë se tri javë nga largimi i Lonçareviç, kroatët hedhin dyshime për vendimin e trajnerit, duke akuzuar Tiranën. “Aventura e Ilija Lonçareviç te Tirana, zgjati vetëm tre muaj. Edhe pse është klubi më i rëndësishëm në Shqipëri, nga ana organizative, në krahasim me Dinamon e Zagrebit bardheblutë janë ende në epokën e gurit”, citonte e përditshmja “Jutarnji List”. “Trajneri nuk e ka thënë një gjë të tillë, por burimet tona në Tiranë na kanë konfirmuar se futbolli shqiptar është në dyert e mafies. Kur Lonçareviç e kuptoi se ishte rob i basteve, ai u largua, pavarësisht popullaritetit të madh që gëzonte”.
Në deklaratat për gazetën, trajneri pohoi se te bardheblutë humbi kohë, duke punuar në një klub jo profesionist. Ai ka vlerësuar edhe punën e Kuzhe në krye të Shqipërisë. “Të gjithë ishin në krahun tim dhe më kërkonin të qëndroja. Megjithatë, e pashë që nuk kishte më kuptim të vazhdoja punën dhe dhashë dorëheqjen. Për fat të keq humba shumë kohë, pasi mund të kisha gjetur punë në një klub serioz”, tha Lonçareviç. “Pozitat e Kuzhe në Kombëtaren shqiptare? Barazimi me Danimarkën ishte i jashtëzakonshëm, por pas humbjes me Suedinë nuk munguan ata që e kritikonin se nuk e ka rinovuar ekipin. Njerëzit atje janë euforikë dhe reagojnë në bazë të rezultateve pozitive dhe negative. Gjithsesi, askush nuk dyshon te perspektiva e Kuzhesë: Shqipëria ka shumë lojtarë të rinj cilësorë dhe mund të ndërtojë një skuadër të fortë. Për më tepër, edhe Oto Bariç ka lënë një kujtim të mirë në këtë vend”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25044. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25044
Top