Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Sternberg, një regjisor që të rrëmben Një bisedë për filmin “Djalli është grua” dhe stilistikën e regjisorit Josef Von Sternberg.
Thomas Logoreci po punon edhe për programin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë (TIFF), i cili hapet në fund të nëntorit. I ftuar special, regjisori amerikan Abel Ferrara
Prezantimin e filmit të së enjtes në “Marubi”, Logoreci e nisi me fjalinë “më i miri nga shtatë filmat që regjisori Josef Von Sterberg dhe aktorja Marlene Dietrich realizuan së bashku”. Dhe më pas “ai bëri shtatë filma për të, por Dietrich kurrë nuk ia kthehu dashurinë.
Një ftesë ngacmuese kjo për t’u përfshirë në filmin “Djalli është grua”, realizuar nga regjisori amerikan me origjinë austriake në vitin 1935. Sipas Thomas Logorecit, sekreti i filmit bardhezi i regjisorit Sternberg, i cili la pas shumë të tjerë në Hollivudin e viteve ‘30 ishte te “fotografia fantastike dhe te kompozimi shumë i mirë i tyre”. Këtë publiku e zbulon vetë, pa vështirësi në 80 minutat e filmit.
Edhe pse fillimisht, të tërheq loja dhe koketëria e Konça Perezit (Marlene Dietrich), naiviteti i Don Paskuales (Lionel Atwill) dhe joshja e të riut Antionio Galvani (Cesar Romero), ndjesia e së bukurës nuk ndalej vetëm aty.
Planet dhe lëvizjet e kamerës, të sjellin fare afër personazhin, tek i cili lexohen qartë njësitë. “Josef Von Sternberg është një nga regjisorët më stilistë. Si me kompozimin, ashtu edhe me ndriçimin, ndjej se çdo plan i tij është si një pikturë. Ai është një shkollë, një shkollë e mrekullueshme”,- tha Logoreci pas përfundimit të filmit. Ai theksoi faktin sesi ky regjisor e mbërthen spektatorin dhe përcjell një energji në sallë.
Thomasi Logoreci vazhdon programin me shfaqjen e filmave të tjerë në dy ambiente të hapura në Tiranë. Paralelisht po punon për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit (TIFF). Ai tregon cilët janë filmat e zgjedhur dhe për një nga të ftuarit specialë, regjisori amerikan Abel Ferrara.
Tomas, përse prezantove “Djalli është grua”?
Dëshira ime është që unë të sjell kryevepra këtu në Shqipëri dhe kjo është një nga ato që i kam shumë për zemër. Jo vetëm pse më pëlqejnë punët e këtij regjisori, por është vërtet produkt i mirë. Një nga gjërat më të rëndësishme është sesi spektatori lidhet me vetë filmin dhe energjia sonte në sallë ishte me të vërtetë e mrekullueshme, ashtu siç duhej të ishte.
Pa bërë shaka, kjo është hera e 25-të, ose e 30-të, që unë e shoh. Në çdo herë, gjej diçka të re dhe sidomos kur ka spektatorë në sallë unë lexoj dhe kuptoj më shumë nga ai.
Ai është si një shkollë, një shkollë e mrekullueshme. Çdo gjë është perfekte. Josef Von Sternberg është një nga regjisorët më stilistë dhe që e pëlqej shumë. Çdo herë që e shoh ka një lexim akoma më të mirë dhe akoma më të thellë. Edhe pse i xhiruar në atë periudhë (1934-ën), mënyra e ndërtimit të kompozimit qëndron në krye të herës së asaj forme, ku do të arrinin më pas regjisorë të tjerë. Si me kompozimin, ashtu edhe me ndriçimin, ndjej se çdo plan i tij është si një pikturë.
Pas von Sternbergut, cilin ke zgjedhur në vazhdim?
Gjatë kohës që do të jem këtu, për parapërgatitjen e TIFF-it (Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë), do të vazhdoj me shfaqjen e filmave, përveç, “Marubit” dhe në dy ambiente të ndryshme, gjatë kësaj jave, në mënyrë që kinemaja t’i flasë niveleve të ndryshme të spektatorit.
Të përqendrohemi pak te puna si skenarist dhe producent. Me cilët regjisorë ke bashkëpunuar?
Si kritik filmi, kam pasur mundësi të punoj dhe të kontaktoj me njerëz të famshëm. Dua të theksoj se punoj me heronjtë sekret të kinemasë së pavarur amerikane si Jay Rosenblatt, një nga emrat kryesorë të filmit eksperimental në Amerikë.
Ka mbi 20 vjet që punojmë bashkë. Ai arrin të punojë më copëza të filmave të regjisorëve të tjerë dhe i jep një kuptim të ri, atë që ai dëshiron. Është një lloj teknike e caktuar me materiale arkivore qoftë personale, qoftë kolektive.
Më konkretisht…
Po përmend filmin “I used to be a filmmaker” (Një herë e një kohë isha regjisor), ka qenë shumë pranë listës së të nominuarve për çmimin “Oscar”, edhe pse nuk arriti deri aty. Kam drejtuar xhirimet e këtij filmi.
Është një përvojë shumë e veçantë kjo e filmit eksperimental, në një botë ku njihet vetëm filmi narrativ. Një tjetër projekt shumë interesant që kam zhvilluar me të njëjtin regjisor në filmin “Beginning Filmmaking” (Të mësosh si të bësh filma). Ai flet për një vajzë 4 vjeçe, e cila do të bëhet regjisore.
Në çfarë faze është zgjedhja e filmave për TIFF-in?
E rëndësishme është që ne ia dolëm mbanë, gjë që vitin e shkuar nuk dukej ashtu. Këtë radhë, përveç filmit të shkurtër, filmit eksperimental edhe atij të animuar, kemi edhe filmin e gjatë narrativ. Si gjithmonë, kryesore është të sjellim filmat më të mirë të mundshëm për spektatorin shqiptar, falas.
Si edhe në edicionin e vjetshëm, ka të ftuar specialë të mrekullueshëm nga skena botërore e filmit. Edhe këtë vit do të bëjmë të njëjtën gjë. Po krijojmë mundësinë që njerëz të mëdhenj të vijnë të zbulojnë këtë vend të mrekullueshëm nëpërmjet një festivali filmi. Nuk ka gjë më të mirë se kjo.
Mund të zbulosh tituj dhe autorë të ftuar?
Filmi i hapjes ose ai i mbylljes, do të jetë një produksion grek i viteve të fundit. Historia e tij ka të bëjë me tre të rinj që i mësojnë qentë e tyre të lehin kur kalon një shqiptar. Gjatë filmit marrim vesh se njeri prej tyre është shqiptar dhe nuk e di. Ai titullohet “Plato’s Academy”. Mendoj se do të shkaktojë debat.
Kurse, përsa i përket të ftuarve, kemi në juri regjisorin amerikan, Joshua Marston, i cili është duke bërë një film në Shqipëri. Ai është regjisor i filmit “Maria Full of Grace” 2004. Po të flasim për heronjtë sekretë të kinemasë së vërtetë atëherë, ne këtë vit jemi duke i bërë nderimet tona një prej regjisorëve kryesorë amerikanë, Abel Ferrara-ës. Ai do të jetë në Tiranë.
Në vitin 2007 ai ka bërë filmin “Go Go Tales”, ku tre role sekondare janë shqiptarë. Në Bruklin, vendi ku ai jeton, ka një numër miqsh shqiptarë. Është i interesuar dhe me shumë dëshirë do të vijë në Shqipëri. Ai nuk di pak për Shqipërinë. Përveç filmave, dua të shtoj edhe diçka tjetër për Festivalin e këtij viti.
Jemi shumë të shqetësuar për ndotjen në qytetin e Tiranës. Edhe pse ky është një problem shqetësues në të gjithë botën, nga sa shoh, këtu po ndodh me hapa shumë më vigane. Për ndotjen e ajrit që do të shkaktohet gjatë ditëve të festivalit, për shkak të makinave që do të lëvizin nga njëra kinema në tjetrën kam menduar që një ditë pas përfundimit të festivalit të mbjellim 145 pemë në Tiranë. Jo për të dëshmuar ndonjë ide të madhe, ose origjinale. Thjesht, për t’u ndërgjegjësuar se të kesh ajër të pastër nuk është luks, por një e drejtë.
Përmbledhje
Filmi i hapjes ose ai i mbylljes, do të jetë një produksion grek, “Plato’s Academy”. Është historia e tre të rinjve që i mësojnë qentë të lehin kur kalon një shqiptar.
Në juri regjisorin amerikan, Joshua Marston, i cili është duke bërë një film në Shqipëri. Ai është regjisor i filmit “Maria Full of Grace” 2004.
Po të flasim për heronjtë sekretë të kinemasë së vërtetë, nderojmë këtë vit një prej regjisorëve kryesorë amerikanë, Abel Ferrara-ën.
Për ndotjen e ajrit që do të shkaktohet gjatë ditëve të festivalit, kam menduar që një ditë pas përfundimit të festivalit të mbjellim 145 pemë në Tiranë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25243. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25243

Afganistan, Abdullah tërhiqet nga raundi i dytë i zgjedhjeve Rivali kryesor i presidentit Hamid Karzai, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale afgane, njoftoi në Kabul se po tërhiqej.
“Unë nuk do të marr pjesë në zgjedhje,” u tha Dr Abdullah mbështetësve të tij.
Ai tha se kërkesat e tij për të siguruar zgjedhje pa mashtrime, nuk ishin realizuar.
Megjithatë zoti Abdullah nuk bëri thirrje për bojkot të zgjedhjeve që zhvillohen ditën e shtunë.
Zoti Karzai hodhi poshtë kërkesën e rivalit të tij për heqjen e zyrtarëve që drejtuan raundin e parë të zgjedhjeve.
Zëdhënësi i presidentit Karzai, Waheed Omar tha se tërheqja “ishte për të ardhur keq”, por zgjedhjet duhet të zhvilloheshin siç ishin planifikuar.
Situatë e nderë
vendimi i zotit Abdullah për t’u tërhequr nga gara për zgjedhjet presidenciale e ka çuar në kaos procesin.
Kushtetuta e Afganistanit nuk e mbulon një situatë të tillë ku ndodhet tani vendi, që po përgatit një raund të dytë zgjedhjesh me vetëm një kandidat në garë, presidentin Hamid Karzai.
Disa nga mbështetësit e tij kanë thënë ai do të marrë pjesë në zgjedhje, por vetë zoti Karzai nuk ka folur ende.
Në fakt vazhdojnë përpjekjet për të shmangur një raund të dytë që u nxit nga diplomatët e huaj.
Në shumë raste shumë nga të njëjtët diplomatë që e nxitën presidentin Karzai të pranonte raundin e dytë tani dëshirojnë t’i japin fund procesit.
Një opsion është që Gjykata e Lartë e Afganistanit mund të marrë një vendim, – në mungesë të udhëzimit nga kushtetuta për këto raste,- dhe ta shpallë fitues presidentin Karzai.
Ky do të jetë një fund shumë i pakënaqshëm për zgjedhjet e dyta presidenciale në vend që prej rënies së talebanëve.
Nga ana e komunitetit ndërkombëtar kundërshtohet ashpër që raundi i dytë i zgjedhjeve të zhvillohet fundjavën e ardhshme.
Kjo do të thotë që mijëra trupa britanike, amerikane dhe të vendeve të tjera të vënë përsëri jetën në rrezik bashkë me kolegët e tyre afganë dhe qindra punonjës të OKB-së.
Vetëm disa ditë më parë pesë punonjës të OKB-së u vranë gjatë një sulmi në Kabul.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25237. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25237

Të ndërgjegjësohet gjithë komuniteti për zhurmat Duhet të zbatohen ligjet që janë miratuar për mbrojtjen e mjedisit.Ndryshe nga vendet e tjera fqinje si Italia apo Greqia, vendi ynë akoma nuk e ka zgjidhur problemin e ndotjes së lartë akustike.
Vangjel Koka, prej disa kohësh ka jetuar në shtetin fqinj, në Greqi dhe në reagimin e tij për zhurmat shprehet se pasi ka ardhur në Tiranë, ka konstatuar një mjedis jo të këndshëm. Sipas tij që të shmanget ky fenomen duhet të ndërgjegjësohet gjithë komuniteti, por edhe të përmirësohen ligjet sipas nevojave dhe shqetësimeve që kanë banorët.
A shqetësoheni nga zhurmat në kryeqytet?
Unë rishtas kam ardhur në Tiranë, pasi isha për një kohë jashtë Shqipërisë dhe konstatoj që ka një ambient jo të këndshëm. Shqetësohen njerëzit dhe ata që i krijojnë zhurmat nuk iu bën përshtypje kjo gjë.
Ata që krijojnë zhurma të bezdisshme për banorët, nuk duan t’ia dinë për komunitetin, nëse njerëzit po pushojnë apo janë të sëmurë. Ka raste jashtë vendit, p.sh në Selanik të Greqisë, ku kam qëndruar, ku po të kalonte ora e caktuar për veprimtarinë e lokaleve, banorët lajmëronin policinë.
Madje edhe komshiu më i afërt do të lajmëronte policinë nëse dikush do të thyente rregullat e komunitetit. Nëse dikush do të bënte zhurmë me një trapan, fqinji i thoshte që ta ndalonte. Ne kërkojmë të hyjmë në Evropë dhe integrimi vjen duke zbatuar të gjitha rregullat, ligjet, normat e komunitetit, se për ndryshe nuk mund të shkohet drejt Evropës. Ne si vend jemi akoma larg rregullave që kërkon Evropa, për t’u bërë pjesë e saj.
Si duhet të zgjidhet problemi i zhurmave?
Mendoj se duhet të ndërgjegjësohet gjithë komuniteti, sepse zhurmat janë një e keqe e madhe dhe jo të përshtatshme për ambientin ku jetojmë. Po mbi të gjitha duhet të zbatohen ligjet që janë miratuar për mbrojtjen e mjedisit. Ligje ka, jo se jemi keq për to, por edhe duhen përmirësuar sipas nevojave që ka komuniteti.
Vetë banorët duhet t’u kërkojnë llogari institucioneve përgjegjëse për ruajtjen e qetësisë. Në vendet e tjera ekziston një ligj për marrëdhënien e njerëzve në komunitet dhe më gjerë, por këtu tek ne nuk e di pse nuk miratohet nga Parlamenti, pasi edhe aty mund të përcaktoheshin mënyrat se si mund të shmangeshin zhurmat e bezdisshme.
A jeni dakord që lokalet e natës të ndërtohen në një zonë të veçantë të periferi të qytetit? Në disa qytete kryesore të Greqisë si në Athinë, Selanik, Volos etj, janë jashtë qytetit dhe nuk ka zhurma që të shqetësojnë banorët. Buzukët janë të ndërtuara në periferi të qyteteve greke. Prandaj, edhe në Tiranë apo ndonjë qytet tjetër, ambientet e qejfit duhet të ndërtohen jashtë qytetit, që të mos shqetësojnë banorët.
Bashkim Peza
Zhvillimi i një qyteti, siç është Tirana, detyrimisht sjell dhe këto probleme që konstatohen sot “Zhurmat janë të pa shmangshme, nga zhvillimi i qytetit”
A ka zhurma shqetësuese në Tiranë?
Zhurma ka shumë dhe krijohen nga disa burime.
Si duhet të zgjidhet problemi i zhurmave?
Mendoj që është një problem që nuk zgjidhet, pasi Tirana është qytet në zhvillim. Nuk kemi çfarë të bëjmë se zhvillimi sjell dhe pasoja të tjera, kështu që duhet të mësohemi me këtë gjendje.
Duhet të sensibilizohen dhe banorët, pasi nëse një shofer e përdor borinë për qejf, atëherë është një problem, por nëse e përdor për të shmangur ndonjë rrezik, në një rast kur i del një këmbësor para makinës, nuk ka çfarë të bëjë.
Po e përsëris dhe një herë, përderisa Tirana është në zhvillim, zhurma do të ketë. Unë po bëj një muaj që jetoj këtu, pasi kam qenë në Izrael, por atje nuk të shqetësojnë lokalet e natës, por disa zhurma të tjera. Atje ku jetoj unë është luftë dhe po të krahasojmë vendet normalisht që atje ka më shumë zhurmë
Kudret Shkëmbi “Lokalet të punojnë pa dëmtuar shoqërinë”
“A ka zhurma në lagjen ku banoni?
Zhurma ka gjithandej në Tiranë. Më shumë lokalet në zonën e ish- Bllokut krijojnë zhurma, por ne nuk i frekuentojmë. Pjesërisht kemi disa zona ku bëhen punime poshtë pallateve, ku krijohen zhurma shqetësuese dhe krijojnë ndotje akustike. Zhurmat na bezdisin, por nuk kemi ku të ankohemi, që të kërkojmë të drejtat tona. Ne dëgjojmë dhe nga të afërmit tonë që shqetësohen nga zhurmat.
Në çfarë mënyre duhet të zgjidhet problemi i zhurmave?
Në radhë të parë, njerëzit duhet të ndërgjegjësohen vetë. Ligji sa do i ashpër të jetë, njerëzit duhet të sensibilizohen për problemet që sjellin zhurmat. Duhet të kuptojnë që kjo zhurmë nuk duhet bërë, pasi shqetësohemi vetë dhe të tjerët.
A jeni dakord që lokalet e natës të ndërtohen në periferi
? Po patjetër. Duhet të jenë në periferi, që zhurmat që ato bëjnë të mos kenë kontakt me banorët. Çdo njeri mundohet të jetoje dhe të ketë fitime, por kjo duhet bërë pa dëmtuar shoqërinë. E mira është që të ndërtohen jashtë qytetit.
Spiro Dhima Duhet të dëgjohen këshillat e Institutit të Shëndetit Publik.
“Zhurmat na dëmtojnë dëgjimin”
A ju shqetësojnë zhurmat urbane?
Po zhurma që na shqetësojnë ka në disa orë të ditës. Madje ato janë aq të dëmshme se mund të të dëmtojnë dëgjimin dhe të të humbasin durimin.
Çfarë lloje zhurmash ju shqetësojnë?
Më shumë shqetësohemi nga lëvizjet e makinave
Si duhet të zgjidhet problemi i zhurmave në kryeqytet?
Duhet të pyeten njerëzit kompetentë për këtë punë. Duhet të dëgjohen këshillat e Institutit të Shëndetit Publik dhe të tjerëve që merren me ruajtjen e qetësisë.
A jeni dakord që lokalet e natës të ndërtohen në periferi?
Po më mirë ashtu do të ishte, ku të kishte një zonë të caktuar për lokalet që duan të punojnë natën. Nëse kjo bëhet dhe qytetarët nuk shqetësohen në kohë e pa kohë. Dikush është i sëmurë, një tjetër mund të studiojë dhe një banor tjetër mund të ketë probleme shëndetësore.
Xhelal Hoti
“Policia të ndërhyjë në çdo moment”
Për të mos lejuar lokalet e natës që të shqetësojnë banorët duhet të ndërhyjë policia. Po jo vetëm në rastin e lokaleve, por edhe për makinat që janë kthyer në një shqetësim për banorët, përsëri policia duhet të ndërhyjë. Të rinjtë përdorin alkool dhe janë të pavetëdijshëm për veprimet që bëjnë pastaj, pasi bëjnë aksidente shpesh ato përdorin dhe boritë në vende që nuk lejohen.
Më mirë do të ishte që lokalet e natës të ndërtohen në periferi, që banorët e qytetit të jetojnë të qetë. Nëse dikush merr një patentë pa e merituar, kuptohet që më vonë ai shofer do të sjellë probleme për komunitetin.
“Loli Pop”, kthen zhurmat në ish- Bllok
Banorët e zonës së ish- Bllokut, vazhdojnë të shqetësohen përsëri nga muzika e lartë e lokaleve të natës. Edhe pse Bashkia e Tiranës, ka pezulluar lejet për ushtrimin e aktivitet për 24 orë, disa lokale vazhdojnë që me muzikën e lartë të bezdisin banorët. Lokali “Loli Pop” është ai që ka prishur qetësinë e banorëve me muzikën e lartë dhe zhurmat e klientëve. Moti i i përshtatshëm për veprimtarinë e lokaleve të natës, ka bërë, që edhe në vjeshte banorët e zonës së ish- Bllokut të mos e kalojnë natën të qetë. Muzika në këtë lokal, gjatë natës, është dëgjuar deri në atë nivel, saqë të jetë shqetësuese për banorët.
Disa ditë më parë, pas shumë ankesash të bëra nga banorët dhe pas sensibilizimit të bërë nga gazeta “Shekulli”, Policia Bashkiake në bashkëpunim me Agjencinë Rajonale të Mjedisit në Tiranë, gjobiti një numër të madh lokalesh që ishin kthyer në një burim zhurmash në Tiranë. Por edhe pas kësaj nisme të ndërmarrë nga institucionet përgjegjëse për uljen e nivelit të ndotjes akustike, “Loli Pop” ka vazhduar që të shqetësojë banorët.
Ndërkohë, lokalet e tjera të kryeqytetit kanë respektuar normat e muzikës duke mos u kthyer në problem për qytetarët. Lokalet e zonës së ish- Bllokut nuk kanë prodhuar ndotje akustike, kjo e ndikuar edhe nga fakti që policia bashkiake dhe ajo e rendit kanë patrulluar gjatë natës duke mos lejuar muzikën e lartë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25240. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25240

Kosovë, fushatë kozmetike Analistët në Prishtinë vlerësojnë se fushata për zgjedhjet lokale nuk ka sjellë shumë risi për kah ofertat dhe premtimet. Ato premtime që janë dëgjuar deri tash, sipas tyre, nuk janë të reja dhe nuk joshin aq shumë votuesit kosovarë.
Fushata zgjedhore në Kosovë nuk ka sjellë shumë risi për kah premtimet, por më shumë të reja ka sjellë forma që disa kandidatë kanë zgjedhur për realizimin e fushatës, thonë analistët.
Sipas tyre, shkeljet më të mëdha vërehen te premtimet e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, që i bën në emër të mjeteve të buxhetit të Kosovës.
Analisti Belul Beqaj, në përgjithësi, e vlerëson fushatën si normale. Por, njëherësh, ai i sheh edhe disa mangësi, që vijnë edhe si rrjedhojë e mungesës së një oferte konkrete.
“Mendoj se fushata është në një ekspansion propagandistik të partive kryesore, që po mundohen me një kozmetikë mujore të ngjyrosin realitetin e zi, me një ngjyrë që atyre po u konvenon”.
“Po ashtu, kundërthëniet e porosive në mes PDK-së dhe LDK-së, posaçërisht në Prishtinë, do të ngrenë tensione aq të mëdha, saqë në fund do të dramatizohet dhe bartet psikoza edhe në pjesët tjera të Kosovës dhe do ta dëmtojë seriozisht imazhin e përgjithshëm të zgjedhjeve”, thotë Beqaj.
Në anën tjetër, analisti Halil Matoshi i sheh si abuzime premtimet e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, njëherësh kryeministër i Kosovës, për ndarjen e miliona eurove për komunat e caktuara.
Po ashtu, Matoshi i potencon si joreale edhe premtimet që po u bëhen komunave për shndërrimin e tyre në qendra universitare.
“E para, komunave po u premtohen nga ana e kryeministrit qindra miliona. Ai realisht vetëm me pesë komuna e ka shpenzuar, kushtimisht thënë, ‘buxhetin e Kosovës’. Kurse, abuzimi i dytë konsiston me një sindromë, për mua shumë të habitshme në këto zgjedhje, ku secilit qytet apo qytezë të Kosovës po i premtohet se do të bëhet qendër universitare”.
“Kur dihet që papunësia është në 40 për qind, ti të bësh universitete në tërë Kosovën dhe të krijosh njerëz me diploma, por të papunë – ky është absurd i llojit të veçantë”, vlerëson Matoshi.
Matoshi thotë se nuk sheh diçka të re lidhur me premtimet e kësaj fushate. Duke e marrë si shembull Prishtinën, ku rivaliteti është më i madh, Matoshi beson se do të jenë militantët e partive ata që do të vendosin dhe jo joshja e votuesve përmes programeve dhe premtimeve që bëhen gjatë fushatës.
“Kryetarin e Prishtinës do ta vendosin militantët. Ose, ajo parti që do të arrijë t’i mobilizojë anëtarët e vet që të dalin në zgjedhje masovikisht më 15 nëntor, do të fitojë; ajo parti që nuk do të arrijë t’i mobilizojë militantët e vet, ajo do t’i humbë zgjedhjet”, thotë Matoshi.
Ndërsa nuk shihet se ka ndonjë risi në ofertat programore, analistët i shohin si risi format e fushatave që aplikojnë disa nga kandidatët. Si shembull merren ata kandidatë që kanë zgjedhur reklamën negative për kundër-kandidatin në garë, në vend se të promovojnë programet dhe idetë e tyre.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25228. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25228

Marrëveshja me Greqinë Kushtetuesja kthen kërkesën e opozitës Gjykata Kushtetuese ka kthyer në rrugë administrative kërkesën e 6 partive opozitare për plotësim dokumentacioni
Trupa gjykuese ka kërkuar që brenda datës 9 nëntor të vërtetojnë me statut legjitimitetin e tyre në këtë çështje
Fati i marrëveshjes për përcaktimin e kufirit ujor mes Shqipërisë dhe Greqisë do të mbetet pezull edhe për disa kohë. Kjo pasi Gjykata Kushtetuese, si organi më i lartë kompetent për gjykimin e përputhshmërisë së termave të kësaj marrëveshjeje me parimet dhe principet e ligjit themeltar të shtetit, Kushtetutën, ka kthyer në rrugë administrative për plotësim dokumentacioni kërkesën e gjashtë partive opozitare, për të vërtetuar legjitimitetin e tyre në një çështje të tillë.
Vendimi
Pas disa ditësh shqyrtimi në nivel kolegjesh, Gjykata Kushtetuese ka parë të arsyeshme që për të vendosur mbi të drejtën ligjore që kanë, PS-ja, PDS-ja, PSD-ja, PDK-ja, G99-a dhe PliDr-ja për të ankimuar marrëveshjen “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, ose siç njihet ndryshe marrëveshja që bën ndarjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, të kërkojë më parë prej tyre plotësimin kërkesës me një dokumentacion shtesë.
Burime pranë trupës së gjyqtarëve që janë marrë me shqyrtimin e kësaj çështjeje kanë konfirmuar dje se bëhet fjalë për statutet dhe programet e këtyre forcave, mbi të cilat ato normojnë jetën e tyre politike dhe përcaktojnë parimet kryesore për realizimin dhe mbrojtjen e të cilave ato ekzistojnë.
Sipas ligjit të këtij institucioni, subjektet që kanë paraqitur kërkesën duhet të argumentojnë para gjykatës se ato kanë lidhje me objektin që trajton kjo marrëveshje dhe se në dokumentet e tyre themeltare duhet të kenë të sanksionuara mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të vendit, një element ky për të cilin gjashtë partitë i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë në ankimimin e tyre. Për plotësimin e këtij dokumentacioni gjykata i ka lënë këtyre forcave afat deri më datë 9 nëntor.
Por megjithëse kërkesa e mësipërme u paraqit nga përfaqësuesi i PS-së Sajmir Tahiri, Gjykata shkresën e saj për plotësim dokumentacioni ia ka nisur të gjashtë subjekteve të mësipërme. Në këtë mënyrë këto forca do të duhet që brenda afatit të vënë në dispozicion nga Gjykata Kushtetuese subjektet paditëse të kësaj marrëveshje do të duhet që në mënyrë të veçuar të paraqesin zyrtare pranë saj statutet e tyre.
Por pavarësisht se ky përbën një moment procedurial, ajo që do të përcaktojë fatin e kësaj kërkesë-padie do të jetë natyrisht fakti nëse në të gjashta statutet e këtyre forcave është e sanksionuar ose jo mbrojtja e sovranitetit dhe territorit të vendit. Nuk dihet sesi do të veprojë Gjykata në rast se jo të gjitha partitë paditëse e kanë të sanksionuar një parim të tillë në dokumentet e tyre themeltare.
Mosvërtetimi i një fakti të tillë nga të gjashta partitë, do t’i linte dorë të lirë kësaj gjykate që të vendosë më pas për kalimin ose jo për shqyrtim të kësaj kërkese në seancë plenare nga nëntëshja e gjyqtarëve kushtetues.
Kërkesa
Në kërkesën e tyre subjektet paditëse duke parashtruar argumentet ligjorë, mbi të cilat mbështesin pretendimet e tyre, i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë edhe atyre që legjitimojnë të drejtën e tyre për të ankimuar një marrëveshje të tillë.
Sipas kërkesës, çdo parti politike në bazë të nenit 134 gërma “f” e Kushtetutës ka të drejtë që të padisë marrëveshjet, që nënshkruan shteti ynë me shtete të huaja, kur ato prekin interesat jo vetëm territoriale, por edhe ekonomike të qytetarëve shqiptarë. Kështu, duke e parashikuar një moment të tillë subjektet ankimuese kanë paraqitur në kërkesë paragrafë nga statuti dhe programi politik i PS-së ku ndërmjet të tjerave është sanksionuar mbrojtja e sovranitetit territorial të vendit.
“Legjitimimi ynë respekton edhe praktikën e Gjykatës Kushtetuese – vendimet 24/1996/, 13/1997, 25/2003/, 1/2005, 20/2006, etj, në të cilët Gjykata ka legjitimuar persona juridikë privatë, sikundër është edhe partia politike, t’i drejtohen asaj në lidhje me interesa të tyre, të shpalosura në statutin/programin e themelimit të personave juridikë në fjalë”,- thuhet në kërkesën e depozituar ditë më parë në Gjykatë.
Më tej, hartuesit e kësaj kërkese kanë përfshirë në të dhe disa pika të statutit dhe programit të PS-së, ku thuhet se “PSSH-ja vepron në respekt të Kushtetutës, të ligjeve të shtetit të së drejtës dhe të formës parlamentare të qeverisjes për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, rendit dhe drejtësisë. PSSH ndjek objektiva politikë në përputhje me Programin dhe Statutin e saj përmes së cilave synon mbrojtjen dhe promovimin e vlerave e të interesave kombëtare”.
Por, megjithatë Gjykata ka vlerësuar si të pamjaftueshëm argumentet e dhëna nga pala ankimuese në kërkesë dhe për këtë arsye ka kërkuar prej partive depozitimin e këtyre dokumenteve për t’i shqyrtuar në tërësi.
Pas kësaj vendimmarrjeje nuk dihet nëse Gjykata Kushtetuese është e detyruar të japë një vendimmarrje përfundimtare brenda datës 20 nëntor kur dhe mbaron afati ligjor brenda së cilit në bazë të ligjit të saj organik duhet të shprehet.
Pika të kërkesës së opozitës
Mungesa e plotë e transparencës që ka shoqëruar përgatitjen, negocimin dhe firmosjen e kësaj marrëveshjeje nga Këshilli i Ministrave;
Moskonsiderimi i fakteve historike lidhur me kufirin shqiptaro-grek.
Mungesa e hartës shoqëruese që përcakton qartë dhe dukshëm vijat e përcaktimit të kufirit dhe të ndarjes së hapësirës detare (delimitimit) ndërmjet palëve nënshkruese;
Mungesa e ushtrimit të kujdesit të domosdoshëm nga ana e autoriteteve shqiptare në përcaktimin e koordinatave të delimitimit të hapësirës detare, duke mos shfrytëzuar siç duhet parashikimet në Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Të Drejtën e Detit (UNCLOS);
Neglizhenca e qeverisë ndaj reagimit të opinionit publik, ekspertëve të fushave të ndryshme të cilët pretendojnë për mungesë konsultimi publik, si dhe refuzimin për të shfrytëzuar ekspertizën më të mirë të vendit në përcaktimin e kushteve të kësaj marrëveshje me interesa madhore, si dhe ngutja për negocim të kësaj marrëveshjeje, kur çështje të tilla marrin shumë vite kohë negocimesh mes palësh ;
Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë vjen në kundërshtim dhe në shkelje të hapur me kufirin detar ekzistues ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë siç është përcaktuar nga të gjitha hartat e kohës që nga viti 1925 deri në ditët e sotme.
Konventa e të Drejtës së Detit (Konventa e Montego Bay, UNCLOS 1982), nuk ka gjetur zbatimin e duhur, madje është zbatuar në dëm të interesave kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe tërësisë territoriale të vendit tonë.
Marrëveshja ka konsideruar tërësinë ishullore të Arkipelagut të Korfuzit dhe secilin prej ishujve si pika skajore për ndarjen dhe përcaktimin e kufijve detarë dhe Shtratdetit (Shelfit Kontinental). Ky fakt i ka shkaktuar dëm interesave kombëtare dhe tërësisë territoriale të vendit, veçanërisht përgjatë pikave 125 dhe 137 të marrëveshjes.
Në marrëveshje nuk janë marrë parasysh kushtet që parashikohen në UNCLOS për shtetet që ndodhen përkundruall. Në këtë rast, Ngushtica e Otrantos i përket vetëm dy shteteve, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë, fakt ky që nuk është mbajtur parasysh nga marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë.
Në vijën hyrëse detare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë dhe veçanërisht në ngushticën veriore të Korfuzit, nuk është mbajtur parasysh përcaktimi i Komisionit Ndërkombëtar të Përcaktimit të Kufijve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë (1913, Miratuar me Aktin Final të Parisit, 1926).
Duke u nisur nga përcaktimi i njohur ndërkombëtar, sipas së cilit “Vija ndarëse ujore detare në Kanalin e Korfuzit kalon mespërmes tij…”, shkëmbi “Barketa” ndodhet 60 metra në Lindje të vijës së mesme.
Sipas këtij përcaktimi ky shkëmb i takon Republikës së Shqipërisë. Në marrëveshjen e nënshkruar nga RSH dhe RG, “Shkëmbi Barketa” është konsideruar si pikë skajore e Arkipelagut të Korfuzit prej të cilës është matur vija e re e mesme. Kjo ka cenuar tërësinë territoriale të RSH me një dëm prej 1.5 kilometrash.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25231. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25231

Marrëveshja, interpretim të gabuar me Konventën Eksperti i problemeve juridike për transportin detar tregtar: Çfarë thotë e Drejta Ndërkombëtare
Duke qenë punonjës i Flotës Detare Tregtare prej mëse 30 vjetësh e kapiten i lundrimeve të largëta m’u krijua mundësia të lundroj pothuaj në të gjitha oqeanet, jam ndeshur me shumë probleme të lundrimit detar tregtar ndërkombëtar, për më tepër kam mbaruar Fakultetin Juridik në 1972 dhe jam specializuar për problemet juridike për transportin detar tregtar. Nisur nga kjo përvojë, po mundohem të jap opinionet e mia modeste lidhur me debatin për Marrëveshjen e Kufirit detar me Greqinë.
Për ta bërë sa më të kuptueshme po sqaroj në imtësi disa institute juridike detare sipas të Drejtës Ndërkombëtare: Territori shtetëror është hapësira që gjendet nën sovranitetin e një shteti, që e përbëjnë sipërfaqja tokësore dhe ujore brenda kufijve, toka dhe ujërat nën këtë sipërfaqe dhe ajri mbi
Të, ku shteti ushtron sovranitetin territorial.
Territori ujor përbëhet nga ujërat që gjenden brenda territorit tokësor (ujërat kombëtare) dhe ujërat e një brezi detar (det territorial), për ato shtete që kanë dalje në det. Në ujërat kombëtare bëjnë pjesë ujërat e lumenjve kombëtarë, limanet, kanalet, portet detare, rada e jashtme, gjiret e detit, gjiret historike dhe detet e brendshme rreptësisht juridikisht, sikurse edhe hapësirat tokësore. Të gjithë ujërat detare, ndonëse paraqesin një tërësi fizike, kanë një status të ndryshëm juridik.
Ujërat territoriale janë brezi detar për sigurimin e shtetit bregdetar. Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit u adoptua në Montego Bay në Xhamaika më 10 dhjetor 1982 e hyri në fuqi më 16 nëntor 1994. Shqipëria ka aderuar në këtë Konventë me ligjin nr. 9055, datë 24.04.2003 e hyri në fuqi më 23 qershor 2003, pa bërë asnjë rezervë.
Sipas kësaj Konvente, Ujërat e brendshme detare përfshijnë ujërat e limaneve detare, gjiret detare, ngushticat, ujërat brenda arkipelagëve, detet e brendshëm, hapësirën ujore midis vijës së baticës më të lartë dhe zbaticës më të ulët dhe deltat e lumenjve. Në vështrim të nenit 8 të kësaj Konvente ujërat në anën e drejtimit të tokës të vijës bazë të detit territorial formojë ujërat e brendshëm të shtetit. Sqarime për statusin e gjirit detar dhe të ashtuquajturit gji historik: Në vështrim të nenit 10 të Konventës së re:
Gjiri detar e ka statusin e ujërave të brendshme, vetëm nëse brigjet e gjirit të një shteti dhe hyrja në gjirin detar nuk ka gjerësi më të madhe sesa dyfishi i gjerësisë së detit territorial.
Në vështrim të këtij kriteri asnjë gji në bregdetin shqiptar, jo vetëm që nuk e plotëson dhe as e kalon gjerësinë hyrëse 24 milje: gjiri i Drinit e ka afërsisht 15 milje, gjiri i Lalzit 11 milje, gjiri i Durrësit 16 milje, nga kepi i Selitës deri te derdhja e Semanit 14 milje, nga derdhja e Semanit te derdhja e Vjosës 14 milje, nga derdhja e Vjosës te bregu perëndimor i ishullit të Sazanit rreth 10 milje, nga bregu perëndimor i Sazanit deri te kepi i Gjuhës rreth 6 milje, nga kepi i Gjuhës deri te gjiri i Gramës (Arushës) afërsisht 8 milje, nga kepi i Gramës te rrugët e Bardha rreth 14 milje, nga Rrugët e Bardha deri te kepi i Palermos rreth 11 milje, nga kepi i Palermos deri te kepi i Qefalit rreth 10 milje, nga kepi i Qefalit deri te kepi i Butrintit, që ndodhet midis Manastirit të Shën Gjergjit në veri dhe Shën Stefani në jug, gjerësia është 7,4 milje e formon gjirin e Sarandës e pastaj vazhdon pjesa më e ngushtë e Kanalit (ngushticës) së Korfuzit duke u bazuar në parimin e mesores së barazlarguar nga të dy anët e ngushticës. Pra, pretendimi se gjiri i Sarandës fillon nga kepi Denta në jug dhe kepi Paladha në veriperëndim, nuk i përgjigjet realitetit.
Ai konfigurim është radë e portit-limani i Sarandës me radën dhe jo gjiri i Sarandës. Gjiri i Sarandës është prej vijës bazë të drejtë që fillon prej Kepit të Qefalit deri te Kepi i Butrintit,duke u konsideruar ujëra të brendshme ujërat përtej kësaj vije deri te vija e bregdetit tonë, ku shteti shqiptar ushtron sovranitet ekskluziv në këto ujëra.
Mirëpo e Drejta Ndërkombëtare si dhe në vështrim të nenit 10 të Konventës së re pranon që të trajtohen si ujëra të brendshme edhe ujërat e atyre gjireve detare, hyrja e të cilave është më e gjerë se sa dyfishi i ujërave territoriale, me kusht që shteti bregdetar të ketë ushtruar kontroll mbi këto ujëra gjatë një periudhë të konsiderueshme historike. Këto janë të ashtuquajtura gjire detare historikë dhe të tillë janë gjiri i Bristolit në Angli, hyrja 100 milje, gjiri i Hudsonit në Kanada, hyrja 50 milje etj.
Pra i ashtuquajturi gji historik ka të bëjë me të drejtën e shtetit bregdetar të ushtrojë sovranitet ekskluziv mbi ujërat e tij të brendshëm.
Kur hyrja e gjirit është më e madhe se dyfishi i ujërave territoriale. E në këto kushte gjiri i Sarandës e ka cilësimin si ujëra të brendëshme prej kepit të Qefalit deri te kepi i Butrintit, ku shteti shqiptar ushtron sovranitet ekskluziv mbi atë gji.
Kështu që nuk ka dhe nuk mund të ketë ndonjë dokument që nga viti 1912 e këtej, ku shteti shqiptar të shpallte gjirin e Sarandës si “gji historik”. I ashtuquajtur gji historik është i diskutueshëm për ato shtete që e kanë hyrjen mbi 24 milje. Mendoj se ka interpretim të gabuar për nenin 10 të Konventës.
Sipas konventës “Mbi të drejtën e Detit” rekomandohen dy mënyra për përcaktimin e vijës bazë nga ku do të përcaktohen deti territorial, zonë e puqur (e përngjitur), shtrati kontinental (shelfi) dhe Zona ekskluzive Ekonomike: vija bazë normale (neni 5) e vija bazë e drejtë (neni 7). (Vijon)
Jetëshkrim
Veron Sadiraj ka lindur ka lindur në qytetin e Vlorës më 25 mars 1942. Ai ka studiuar në Odesa të ish Bashkimit Sovjetik për kapiten anijesh për lundrime të largëta. Pas vitit 1961 ai këto studime i ka vazhduar në Kinë për kapiten anijesh lundrimesh të largëta deri në vitin 1964. Nga viti 1964 deri në vitin 1966 ka studiuar naviogacion në Shkollën e lartë Detare të Vlorës.
Prej shtatorit 1966 deri në janar 1989 ka punuar në Flotën Detare Tregtare Durrës me detyrë Navigator dhe më vonë Kapiten Anijeje. Më 1972 ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik të USHT Tiranë dhe në vitin 1972 ka marrë titullin Jurist. Në vitin 1988 ka mbaruar një studim shkencor, « Mbi Problemet e Lundrimit Detar Tregtar », material i cili është përdorur si material bazë për të drejtën detare të lundrimit në Akademinë Detare të Vlorës.
Nga 1 shkurti i vitit 1989 deri më 31 janar 1991 ka punuar si Shef i Sektorit Detar në Institutin e Transporteve të Ministrisë së Transporteve. Nga shtatori i vitit 1995 deri në dhjetor 1996 ka punuar si jurist në administratën e Flotës Detare në Durrës dhe gjatë kësaj periudhe e ka përfaqësuar Flotën tonë në gjyqet ndërkombëtare në shtete të ndryshme si Greqi, Turqi etj. Sot punon si avokat i lirë pranë Dhomes së Avokatëve në Durrës.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25234. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25234

Masakra në Itali, zbardhen motivet e krimit në familjen shqiptare “Ishte vullneti i Zotit”. Këto janë fjalët e vetme e emigrantit shqiptar Alfred Melyshi, njeriut që shuajti familjen e vëllait dje në Pavia të Italisë. Ai ka pranuar krimin e vrasjes së trefishtë por nuk ka dhënë shumë detaje, duke qenë edhe në kushte të rënduara psikike dhe shëndetësore.
Ndërkohë prokuroria e Milanos ka nisur hetimet. Nga të dhënat paraprake bëhet fjalë se një sherr i vazhdueshëm në familje është bërë shkak i tragjedisë. Mësohet se autori i krimit është grindur me të kunatën, duke i kërkuar asaj të zhvendoseshin me shtëpi në një qytet tjeter, pasi ishin në konflikt me një familje shqiptare në Pavia.
Sipas prokurorisë, shkaku që çoi autorin ti merrte jetën një fëmije 3 vjeç, nënës dhe tezes së saj janë mosmarrëveshjet që ai kishte ai kishte me të vëllanë dhe kunatën.
Prokurori tha se “Antoni akuzonte të vëllanë Alfred Melyshin si shkaktar të një konflikti të krijuar me një familje tjetër shqiptare dhe për këtë arsye i kishte kërkuar atij largimin nga shtëpia ku jetonin prej vitesh bashkë”.
Këto janë të dhënat e para të ngjarjes së rëndë që tronditi Shqipërinë dhe Italinë. Ngjarja pritet të zbardhet plotësisht kur të përmendet edhe vëllai i autorit i cili është në gjendje koma që nga momenti kur gjeti familjarët e tij të masakruar kur u kthye nga puna. Ndërkohë familjarët e viktimave kanë hapur dyert e mortit të Kurbin, ku edhe jeton familja Melyshi me origjinë nga Mirdita por e shpërngulur prej vitesh në Kurbin. Pritet që në vendlindje të sillen për tu varrosur edhe trupat e viktimave.

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali. Një vajzë 3-vjeçe, e ëma e saj dhe tezja janë vrarë me thikë. Sipas mediave italiane viktimat janë, Rina Melyshi, 24-vjeç, vajza e saj 3-vjeç dhe tezja( motra e 24-vjecares) Ornela Ndoj, 19-vjec. Autor i ngjarjes dyshohet se është xhaxhai i vajzës, Alfred Melyshi, 24-vjec,i cili pasi ka lënë të vdekura tre femrat e familjes ka tentuar të vrasë edhe veten me të njëjtën thikë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pavia të Italisë, në një apartament që mendohet se është banesa e viktimave. Ka qenë vetë burri, i cili ka pohuar krimin e rëndë para karabinierëve, teksa është transportuar për në spital. “I vrava unë”- citojnë mediat italiane të ketë thënë ai për policinë. Ende nuk bëhen të qarta motivet e masakrës brenda familjes shqiptare.
Sipas mediave italiane, referuar policisë fillimisht u dyshua për larje hesapesh nga një tjetër familje shqiptare, rivale me të parën. Kjo, pasi një natë më parë janë dëgjuar të shtëna pistolete në drjetim të apartamentit në fjalë dhe autorë u dyshuan dy shqiptarë rreth të 30-ave. Por hetimet, nxorrën në dritë tjetër pistë. Më pas u tha se autor ishte i ati, por u verifikua se i ati, Anton Melyshi, 30-vjec dhe me profesion murator ka qene jashte baneses ne kohen e masakres, me femijen tjeter. Aktualisht, citojne mediat italiane ai eshte ne efektin e qetesuesve pasi eshte i shokuar.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25221. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25221

A është në metro Zhaku? Intervista/ Inida Gjata (Zhaku), rrëfen projektin e saj në Teatrin e Kukullave. Nostalgjia për të gjithë ata gjyshër që dikur kanë qenë fëmijë …. dhe pak histori.
Zhaku; na ishte një herë!
“Vajza me pata”, “Lejleku dhe dhelpra”…. ju kujtohen? Janë emra filmash për fëmijë që Zhaku ka menduar t’i rishfaqë për nostalgjikët e tyre. Një ide e veçantë ka nisur t’i japë jetë Tetarit të Kukullave në Tiranë. Inida Gjata (Zhaku) ka marrë përsipër të realizojë një ekspozitë dje dhe sot (31 dhe 1 Tetor). Një ekspozitë jo si gjithë të tjerat.
Ambientit të Tetarit të Fëmijëve i janë rishfaqur imazhet kur ai është projektuar, kur ka nisur të ndërtohet me fonde publike dhe shërbimi i parë i saj si godinë Parlamenti. Po ashtu, do të shfaqen dhe 30 filma të prodhuara ndër vite dhe që janë nxjerrë nga arkiva posaçërisht për ditën e edukimit të brezave (31 tetori).
Zhaku ishte nisur me një ide tjetër kur shkeli në atë teatër edhe pse kishte vite që nuk shkonte; të bënte një halloween party, por ja që sa po hyri aty shumë gjra kishin ndryshuar dhe ajo godinë nuk ishte më ajo që Zhaku mbante mend kur ishte fëmijë.
Me pak punë dhe ndihmën e njerëzve dashamirës, ajo arriti ta rikonstruktojë dhe ta vërë sot në dispozicion të të gjithë njerëzve me një ekspozitë krejt të veçantë. Ka për mision të tregojë momentet e para kur janë hedhur themelet e kësaj ndërtese, si është kthyer në teatër dhe punën e shumë mjeshtërve që sot janë të harruar.
Dokumente të nxjerra nga Arkivi i Shtetit, imazhe të kukullave që çdokush mund ta kujtojë fëmijërinë dhe foto të rralla. Aty do të gjeni, Qerosin dhe Katallanin, Mirukun, Bletën e vogël….dhe festën e Halloween-it. Zhaku na ka rrëfyer jo vetëm për këtë projekt, por dhe për himnin e saj të fundit; A je në metro ti?
Ke marrë përsipër të realizosh diçka të veçantë në Teatrin e Kukullave në Tiranë, na tregoni me çfarë ka të bëjë?
Kisha menduar ndryshe, por gjatë rrugës më ndryshoi forma e mendimit. Kisha një ide që nëpërmjet shoqërisë sime të realizoj një Halloween show. Duke e menduar që Halloween nuk është pjesë e kulturës sonë nuk ka fare kuptim këtu, mendova të realizoja një festë në një vend nostalgjik, ku të riktheheshin ato legjendat e dikurshme.
Shkova te Teatri i Kukullave se m’u duk vendi më i përshtatshëm. Kur kam qenë fëmijë, më ishin fiksuar pllakat e atij teatri, janë shumë të bukura dhe janë të viteve 1900. Është histori ajo. Kush nuk ka shkelur aty sepse ka qenë Parlament.
Ndërkohë, aty ishte shtruar një moket që para 15 vjetësh dhe nuk ishte hequr më. Muret ishin amortizuar, çatia po ashtu. Kur fola me drejtuesit e teatrit ishin shumë të gatshëm që unë të bëja çfarëdo aktiviteti që kisha në mendje.
Më pas më shkoi mendja te diçka tjetër dhe i propozova atyre që; po sikur unë të bëj diçka dhe të gjej sponsorë për të realizuar një rikonstruktim të asaj godine dhe ata ta hiqnin atë moketin e ndotur që të më dilnin ato pllakat. Dhe kështu u bë.
Si arritët ta kthenit në gjendje komode këtë teatër?
Fola me njerëzit e duhur që ishin të gatshëm menjëherë të më ndihmonin. Ngritën skelat dhe u bë një restaurim i mirë i teatrit, aq sa mund të na lejohej të ndërhynim.
U nis që u nis kjo puna, thashë, le të bëhet tamam, fillova shkrova projektin dhe të takoja njerëz që mund të më jepnin krah dhe të më mbështesnin. Jam konsultuar më njohës të mirë të historisë që mund të merrja edhe ndonjë këshillë. Mendova të realizoja një ekspozitë, më dokumente të godinës, projektin e saj, kohën kur ishte ndërtuar.
Gjithashtu, do të paraqes dhe historinë e saj të mëvonshme, realizimet e sa e sa teatrove të kukullave dhe filmave, të gjitha këto mendova t’i përmblidhja në një ekspozitë që do të zgjasë 28 orë. Personave më të cilët u konsultova iu duk iniciativë interesante. Shkova në Arkivin e Shtetit, fola me drejtuesen, tani kam marrë një flet hyrje dhe shkoj e shoh dokumentet që më duhen. Pastaj u interesova te Arkivi i Shtetit e i Filmit. I kërkova të transmetojë filmat vizatimorë, më pas shkova në Televizionin publik, e kështu.
Sa e pasur është arkiva e Teatrit të Kukullave, që kur kanë filluar xhirimet e këtyre shfaqjeve?
Për t’u xhiruar janë xhiruar të gjitha shfaqet e teatrit. Në vitin 1950 kjo godinë u shndërrua në teatër kukullash nga partia komuniste. U kthye në një vend për të përqeshur sistemin e mëparshëm dhe për këtë arsye u kthye edhe në një vend për të qeshur.
Do jenë të paktën 30 filma që do të shfaqen gjatë kohës që do të jetë hapur kjo ekspozitë. Të gjithë ata që mund t’i kenë parë këto para 20 apo 30 vjetësh do kenë mundësi t’i rikthehen fëmijërisë së tyre nëpërmjet filmave dhe imazheve.
Pse ke zgjedhur pikërisht 31 tetorin dhe 1 nëntorin për të realizuar këtë ekspozitë?
Një nga arsyet është se 31 tetori është dita e edukimit të brezave. Ekspozita do të zgjasë 28 orë, fillon në 10 paradite dhe vazhdon pa mbarim deri pasditen e ditës tjetër.
Në mbrëmjen e 31 tetorit kemi Halloween party brenda, ku hyrja është lirë. Ndërsa gjatë ditës do të paguhet një biletë modeste. Do të këtë dj jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova. Është e mundur që njerëzit të hyjnë dhe të dalin nga ambientet e teatrit kur dhe si të duan.
Pse e ke marrë këtë iniciativë, mos po e përdorini si një mënyrë fitimi për veten tuaj? Jo absolutisht, unë kam mënyra të tjera për të fituar, gjithë këtë e bëj për respekt të atij brezi që ka punuar në kushte të vështira dhe me shumë pasion. Për t’u kujtuar të gjithëve se çfarë është bërë në këtë teatër, si ka qenë dhe si është kjo godinë. Kjo është e gjithë filozofia ime.
E para, duhet të kuptojmë vlerën e vendit tonë dhe të jemi të informuar se çfarë ka prodhuar e kaluara. Duhet të kuptojmë nga vijmë. Unë duke parë këta filma vizatimorë kam kuptuar se çfarë artistësh fantastikë janë këta që i kanë bërë.
Aty ka gjetje dhe koncepte pa fund. Në vitin 1978 Bujar Kapexhiu ka bërë një film me foto shop, me efekte speciale që nuk kishin mundësi të bëheshin pa teknologji të zhvilluar. Ata kanë gjetur mënyrën për të bërë. Janë njerëz që kanë punuar më shumë pasion dhe duhen vlerësuar, t’u rithuhet emri, t’u rishfaqen filmat dhe puna e tyre, vetëm kaq.
Nuk është qëllimi im të bëj lekë. Nuk kam punuar ndonjëherë për lek. Nuk jam misionare paqeje, pasi nuk bëj dot pa punuar. Në llojin e punës që bëj unë, ka dy alternativa, mund të bëhem miliarder, por mund të bëj edhe shumë vepra. Unë nuk e shndërroj punën time në mjet fitimi. Kjo më shërben sa për të vënë motorin në punë. Nuk kam për qëllim as të përfitojë dhe as të fshihen pas faturave false.
Cila është marrëdhënia juaj me kukullat apo edhe me teatrin?
Shumë normale. Me teatrin kam pasur më shumë marrëdhënie sesa me kukullat, pasi unë jam rritur në këto ambiente dhe sot më duket vetja sikur kam lindur aty. Kam ardhur shpesh, kam qenë dhe tip i pavarur, kur thosha do të shkoj, dhe shkoja, vetëm apo me shoqet. Ne na kanë pasur organizuar shumë.
Ke pasur ndonjë film apo kukull të preferuar?
Jo, nuk është se impresionohesha kollaj. Mbaj mënd shumë pak, disa skenarë të shfaqjeve të teatrove që jepeshin në televizorë të dielave dhe filmat vizatimorë shumë pak më kujtohen. Më kujtohet, “Vajza me pata”, “Lejleku dhe dhelpra”, “Kau me ujkun”. Filmi që më impresiononte shumë ka qenë; “Bletë e vogël ku je”?.
Si e kujton vetën fëmijë?
Unë e kujtojë veten fëmijë gjithmonë shumë të pavarur dhe në fakt ashtu ka qenë, pasi ashtu jam rritur. Kur shkoja në kopsht, zgjohesha në mëngjes vetë, bëja bukën vetë, sepse prindërit i kisha në punë dhe nuk kisha as motër e as vëlla. Nuk jam rritur me gjyshe e gjyshër. Prindërit më kanë rritur me shumë dashuri dhe jeta ime ka qenë shumë interesante. Krijoja rroba dhe vishesha sipas mendjes sime.
Mirëpo ajo që nuk do ta harroja kurrë, është se; kur shkoja te gjyshja nga mami dhe bëja rrugën Elbasan – Tiranë apo anasjelltas, hipja te motori i autobusit dhe filloja të këndoja. Gjithë rruga ishte koncert nga unë. Pavarësisht të qenit ndryshe nga të tjerët kjo gjë nuk më ka penguar. Unë gjithmonë ia dal dhe i bëj gjerat që kam në mendje.
Thatë se gjatë kësaj kohe keni kaluar kohë në arkiv duke shfletuar dokumente të godinës së Teatrit të Kukullave dhe historisë së tij. A ka pasur ndonjë gjë që të ka impresionuar?
Nuk jam habitur nga asgjë, sepse në realitetin në të cilin jetojmë nuk habitesh kollaj. Sensi i të habiturit ka fituar imunitet dhe duhet të ndodhin gjëra shumë më befasuese që të na impresionojnë.
Tani që po shoh e po lexoj nga arkiva, po kuptojë se si ka funksionuar shteti, kreditë e shtetit, në çdo epokë, ne kemi marrë lekë nga të huajt gjatë gjithë kohës. Dashuria e madhe e shtetarëve dhe pushtetarëve për të ndërtuar godina shtetërore. Pasioni për të ndërtuar rrugë.
Po të shikosh materialet nuk ndryshon farë nga realiteti i tanishëm. Çfarë shikon në lajme sot mund ta kishe parë edhe në 1925-ën. Të njëjtat problematika. Unë tani sa të lirohem, do të rri në arkiv të shpenzoj pak më shumë kohë, e të lexojë ka gjera shumë interesante.
Keni hequr dorë nga televizioni?
Jo, kam një projekt që pres ta filloj së shpejti. Tani jam producente në kompaninë time që kam ngritur që prej dy vjetësh. Projektin tim e kam shitur te sponsorët dhe blej hapësirën televizive.
Gjithashtu një këngë me një tekst të veçantë e të çuditshëm ka dal së fundi, e kënduar nga ju?
Ajo është himn i një momenti të caktuar. Nuk e kam trajtuar si këngë.
Kujt i drejtohesh me atë thirrje; A je në metro ti ?
Nuk i drejtohem njerëzve, me këtë besojë duhet të fillojë një analizë e përgjithshme kolektive. Dhe njerëzit nuk duhet të pyesin, a je në metro? po, A jam në metro?. Konkluzioni duhet të jetë, po unë jam në metro.
Po Zhaku vetë është në metro?
Patjetër që po. po mos të isha në metro nuk do ta bëja atë këngë. Unë jam e ndërgjegjshme për të gjitha gjerat që bëj, ndaj jam kjo që jam.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25224. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25224

Clinton flet në Parlamentin e Kosovës: Krenarë, për shtetin tuaj PRISHTINE – Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka mbërritur sot në Kosovë për të marre pjesë në ceremonine e perurirmit te shtatores se tij ne qender te kryeqytetit, Prishtines.
Ai ka mbajtur nje fjalim te gjate ne parlamnetin e Kosoves, duke u shprehur se kosovaret duhet te jene krenare per ate qe kane aritur ne kete dekade. “”Eshte nje rruge ne te cilën duhet te shkoje bota ne shekullin XXI. Mësimi eshte i njejte, fuqia e shembullit tuaj mbetet e njëjte. Duhet te jeni shume krenare për atë qe keni arritur dhe unë i thashë presidentit dhe kryeministrit se e keni bere punën shume me mire se sa kane menduar te tjerët. Keni konsoliduar institucionet demokratike, keni nxitur shtypin e lire dhe shoqërine civile. Edhe shume vende te tjera do pasojnë pavarësinë tuaj, jeni pjese e FMN-se dhe shume shpejt do jeni edhe pjese e NATO-s e BE-se. E keni kërkuar sigurinë tuaj ne vendin tuaj dhe keni ndërmarre hapat e duhur”, nënvizoi Klinton.
Ne vijim te fjales, Presidenti i 42-te i SHBA-se vuri theksin ne punen e mire qe eshte bere me pakicat. “Mund t’ju inkurajoj të vazhdoni për të punuar që pakicat te integrohen plotësisht dhe ju do ta bëni kete sepse jeni pjese e botës së shek XXI. Eshtë me rendësi që njerezit te jene krenare per ate se ccfare jane, perfshire edhe rrenjet e tyre etnike”, shtoi Klinton.
Me pas, qindra qytetare te Kosoves kane shoqeruar Clinton ne ceremonine per nder te tij. Ai u shpreh i emocionuar para statujës se: “Jam i nderuar qe kam qene ketu per ta ndalur ate gje te tmerrshme qe ju ndodhi juve. Jam shume i vetedijshem qe ka pasur edhe shume e tjere qe kane ndihmuar te shpetojne dhe shume te tjera. “Dua te falenderoj trupat amerikane dhe ato te NATO-s, ish sekretaren e Shtetit, Ollbrajt dhe gjeneralin Klark. Prsidenti Obama dhe populli amerikan do jene ketu me ju per te ardhmen tuaj”, tha Clinton.
Shtatorja e derdhur në bronz, vepër e skulptorit Izeir Mustafa, është tre metra e lartë dhe peshon rreth 900 kilogram. Shtatorja e cila është vendosur javë më parë, nuk ishte përuruar, në pritje të vizitës së ish presidentit Clinton, i cili në Kosovë çmohet si njeriu më meritor për lirinë e vendit.
Ndersa rrugët e Kosovës, e në veçanti ato të Prishtinës sot janë stolisur me bilborde dhe fotografi të ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Klinton, të cilat kanë mbishkrimin “Mirëserdhe Bill Clinton “.
Autoritetet e Prishtinës, vizitën në Kosovë të Presidentit amerikan e kanë cilësuar vizitë historike, ndërsa qytetarët e Kosovës, e kujtojnë zotin Clinton si personalitet që çliroi Kosovën nga pushteti i dhunshëm dhe diktatorial i Sllobodan Millosheviqit.
Vizita e Clinton në Kosovë është e treta me radhë që prej përfundimit të luftës dhe e para që prej shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25217. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25217

Masakër në Itali, shqiptari vret mbesën, kunatën e motrën e saj PAVIA- Tragjedi në një familje shqiptare në Itali. Një vajzë 3-vjeçe, e ëma e saj dhe tezja janë vrarë me thikë. Sipas mediave italiane viktimat janë, Rina Melyshi, 24-vjeç, vajza e saj 3-vjeç dhe tezja( motra e 24-vjecares) Ornela Ndoj, 19-vjec. Autor i ngjarjes dyshohet se është xhaxhai i vajzës, Alfred Melyshi, 24-vjec,i cili pasi ka lënë të vdekura tre femrat e familjes ka tentuar të vrasë edhe veten me të njëjtën thikë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pavia të Italisë, në një apartament që mendohet se është banesa e viktimave. Ka qenë vetë burri, i cili ka pohuar krimin e rëndë para karabinierëve, teksa është transportuar për në spital. “I vrava unë”- citojnë mediat italiane të ketë thënë ai për policinë. Ende nuk bëhen të qarta motivet e masakrës brenda familjes shqiptare.
Sipas mediave italiane, referuar policisë fillimisht u dyshua për larje hesapesh nga një tjetër familje shqiptare, rivale me të parën. Kjo, pasi një natë më parë janë dëgjuar të shtëna pistolete në drjetim të apartamentit në fjalë dhe autorë u dyshuan dy shqiptarë rreth të 30-ave. Por hetimet, nxorrën në dritë tjetër pistë. Më pas u tha se autor ishte i ati, por u verifikua se i ati, Anton Melyshi, 30-vjec dhe me profesion murator ka qene jashte baneses ne kohen e masakres, me femijen tjeter. Aktualisht, citojne mediat italiane ai eshte ne efektin e qetesuesve pasi eshte i shokuar.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25210. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25210

Zjarr në kompleksin e hoteleve në Shëngjin, hetohet për shkaqet SHENGJIN- Një kompleks hotelesh në Shëngjin u përfshi mbrëmë vonë nga flakët, të cilat shkrumbuan tërësish një hotel dhe shkaktuan dëme të shumta materiale, por për fat pa viktima në njerëz. Policia është duke hetuar për shkaqet e zjarrit shkatërrues, por ende nuk ka mbërritur në një konkluzion të saktë. Dyshimet kryesore janë për një shkëndijë elektrike, pasi vetë pronari ka pohuar se gjatë asaj periudhe ka pasur shumë luhatje tensioni, por nuk përjashtohet edhe ndonjë zjarr i qëllimshëm. Ngjarja ndodhi në kompleksin “Inxheritor” në Shëngjin, ku pronarët kanë thënë se dëmi ka qenë mbi 2 milionë dollarë. Zjarrfikëset mbërritën me urgjencë, por flakët kanë qenë të mëdha dhe era ka favorizuar përhapjen e tyre. Sipas forcave zjarrfikëse në kompleks ka pasur 2 bombola me nga 1 mijë litra gaz, të cilat shpërthyen me shumë forcë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25213. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25213
Vetbesim E di që dojn me t’majt posht, andrrat me ti thy Dojn me t’bo blozhd, met qit lot n’sy Mos prit sen prej dostav, s’ka shok t’vërtetë Se po hin n’lloq t’keq, ki me vet ku kan met Kejt t’harojn, kejt t’thojn lshoma atë dorë Mos prit sen pi kërkuj, bonu vet i fort Experienca nga ekzistenca që e bona Kejt kto sene i msova kur ke tu mu qi nona Badihava nuk e kom emnin Viktor Qëllimi o fitimi dej sa m’qelet ai vorr Unë qëndroj, vazhdoj, vetes i besoj Mendimet e budallve une i ingnoroj Se a din sa herë m’kan thon s’kom me bo kurgjo Mendimet i kan ndrru, tash po thojn jom numër njo E a din pse nuk jom ndal, sum ka lon guximshmërija Sepse i kom dit mirë afsit e mija E ty une po t’sho ki ra n’depresion Allahile vllau jem kallzom pse s’përballon Ki durim e di që n’zemër thell je trim Edhe qiellin mund me prek kur ki vetbesim E bonu i fort
Ref. 2x Ke vetëm pak vetbesim Do prekesh qiellin me guxim
Me pa kon Naimi katil kish shkru sikur unë Fjalt e qirit tem ja kan nis mu djeg shkrum Po apet me lezet s’po dorzona, po ma kona Qendrushëm u bona, prej dashnisë që m’dha nona I sho ni milion persona që pe dojn vendin tem Po m’vjen keq shoki jem, e di që ty po t’dhem S’kom qa t’boj, ti je konkurence edhe kto jon gara Prej dites që u ktheva, dola 1000 hapa para Une jom qaj UniKKati vet i 97 Isha kon n’burg mos me kon avokati Edhe prap pa n’dal me bindje n’tru S’ka njeri t’gjall që mun me ma kalu Thu i kom ga gjyshit tem, që s’ka dit çka osht disfata Kurr nuk e kom pa, po gjith n’shpirt e pata E n’ondrra ky po m’thot, e m’bërtet qëndrim Nipi im ki guxim, bonu trim, me shumë vetbesim
Yeah Unikkatil the motherfucker Rebel
Ref. 2x Ke vetëm pak vetbesim Do prekesh qiellin me guxim
Outro: Yeah, kush o mbreti i repit Po une se kush, Unikkatil the mothafucka Rebel The Bloody Alboz to the fullest
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4893. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4893
Pse ty të doja Unë munda të jem gjithkund Për ty bëra gjithçka Në ty veten e humba Të doja si i marrë Kurrë se kuptova Pse ty të doja Por ende nuk e di Pse u humba në ty
Ref. 2x Çdo gjë aty le të mbetë Gjitha koha le t’i tretë Edhe kjo lojë le të mbarojë Unë e kam një fat në atë besoj
Besoj, besoj, besoj
Unë munda të jem gjithkund Për ty bëra gjithçka Në ty veten e humba Të doja si i marrë Kurrë se kuptova Pse ty të doja Por ende nuk e di Pse u humba në ty
Ref. 2x Çdo gjë aty le të mbetë Gjitha koha le t’i tretë Edhe kjo lojë le të mbarojë Unë e kam një fat në atë besoj
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4889. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4889
Njeriu i humbur Flas me veten por se kuptoj Mos jam çmendur fare Mos jam çmendur
Në mes të rrugës nuk di ka t’shkoj Mos jam çmendur fare Mos jam çmendur
Natën rri zgjuar, ditën mendoj Mos jam çmendur fare Mos jam çmendur
Prandaj ju që më kuptoni Ju lutem më ndihmoni Nuk di çka bëj Nuk di ka t’shkoj
Kam mbetur në errësirë Në mes të rrugës i shtrirë Ma zgjatni dorën Të më ndihmoni
(2x) Nuk di çka bëj Nuk di çka mendoj Nuk di ka t’shkoj Çka veproj Më ndihmoni
Nga ky ferr më çlironi
Flas me veten por se kuptoj Mos jam çmendur fare Mos jam çmendur
Në mes të rrugës nuk di ka t’shkoj Mos jam çmendur fare Mos jam çmendur
Natën rri zgjuar, ditën mendoj Mos jam çmendur fare Mos jam çmendur
Prandaj ju që më kuptoni Ju lutem më ndihmoni Nuk di çka bëj Nuk di ka t’shkoj
Kam mbetur në errësirë Në mes të rrugës i shtrirë Ma zgjatni dorën Të më ndihmoni
(2x) Nuk di çka bëj Nuk di çka mendoj Nuk di ka t’shkoj Çka veproj Më ndihmoni
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4887. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4887
Largohu prej meje Kurrë më parë s’kam has Në tregim të tillë si ky Për një kohë të shkurtër Të ndahemi, t’bëhemi dy
Ty t’pëlqen kjo lojë Që unë aspak se dua Më ndihmo të lutem Mos më lër të vuaj
Ref. Largohu prej meje Fare s’të kuptoj Largohu prej meje Se të dashuroj Ik nga ky qytet Por t’lutem pa kujtime Dua të harroj ty Ta gjej botën time
Kot të dashurova Kot për ty ëndërrova Krejt rinia ime Më shkoi në mjerime
Ty t’pëlqen kjo lojë Që unë aspak se dua Më ndihmo të lutem Mos më lër të vuaj
Ref. 2x Largohu prej meje Fare s’të kuptoj Largohu prej meje Se të dashuroj Ik nga ky qytet Por t’lutem pa kujtime Dua të harroj ty Ta gjej botën time
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4885. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4885
Top