Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Të shërohesh duke lexuar, ja librat e urgjencës Impotenca, varësitë nga droga apo dhimbjet e kokës, një manual me romanet që mund të na shërojnë. Çuditërisht edhe psikologët i këshillojnë, madje ka lindur edhe faqe interneti e posaçme për këtë.
Quhet biblioterapi dhe në shumë raste funksionon. Ajo që i beson është Stephanie Janicot e lindur në Renë në vitin 1967, romanciere dhe gazetare e famshme. Nuk është një terapeute, por një zonjë që e vlerëson shumë penën. Pikërisht Stephanie e ka përdorur leximin si kurë, madje ka shkruar edhe një manual kurioz: 100 romanet që mund të shërojnë çdo sëmundje. Je grua dhe injoron domethënien e fjalës orgazëm? Më mirë të kuptosh shkaqet se sa të helmohesh me ilaçe të llojeve të ndryshme, përfshi këtu edhe antidepresivët. Atëherë mund të fillosh të lexosh “Musica” të Yukio Mishima, që tregon historinë e një vajze bukuroshe 25-vjeçare, paciente e doktor Reikos, tërësisht e paaftë për të dëgjuar ndonjë pjesë të çfarëdollojshme muzikore. Pas disa seancash, psikiatri zbulon se në të vërtetë mungesa e veshit muzikor është një bllokim simbolik dhe e diagnostikon me sëmundjen ftohtësi seksuale. Tregimi zhvillohet përgjatë një rruge që të çon te zgjidhja. Sipas Janicot, të ndjekësh faqe pas faqe mendimet dhe emocionet e protagonistëve është një terapi shumë e mirë. E njëjta bisedë është edhe për impotencën: “Bileta e skaduar” e Roman Gary është më mirë se Viagra, sidomos nëse shoqërohet me “Festa” të Ernest Heminguejt. Nëse problemi qëndron tek alkoolizmi, droga, autorja franceze është krejtësisht kundër librave dhe studimeve shkencore, që me fjalë boshe mundohen të të nxjerrin nga kjo gjendje. Përkundrazi, Stephanie Janicot përmend “24 orë nga jeta e një gruaje” të Stefan Zvajg. Sipas saj, në pak fletë, me një përshkim të shkëlqyer e kë më të lehtë të krijosh një ide ndaj gjërave që të krijojnë varësi. Nëse edhe kjo nuk funksionon, pa problem mund të kalohet në “Kënaqësia dhe vesi i të tymosurit” të Italo Svevo, “Poshtë vullkanit” të Malcom Lowry (sidomos në mbrëmje), apo te “Romani me kokainë” i Mihail Ageev. Duke lënë mënjanë ironinë dhe dyshimet e atyre që nuk besojnë, të kurohesh duke lexuar, siç shpengojnë psikologët, i ndihmojë personat që vuajnë të reflektojnë mbi veten, të fuqizojnë kapacitetet konjektive dhe emotive, duke marrë më tepër njohuri dhe duke hartuar strategji të reja se si mund ti administrojnë më mirë problemet që kanë”. Në SHBA për përdorimin e librave, sidomos në kurimin e sëmundjeve të tilla si ankthi dhe depresioni, ka folur që në vitet 30 psikiatri William Menninger. Në Britaninë e Madhe biblioterapia e kalon shërbimin shëndetësor kombëtar. E meqë jemi në sezonin e sëmundjeve dhe problemeve respiratore mund të kërkojmë shpëtim në “Zonja e kamelieve” të Aleksandër Dumasë (i riu), “Mali i magjepsur” i Thomas Mann, apo “Krahët e pëllumbit” të Henry James. Sigurisht aty bëhej fjalë për tuberkulozin, por duke qenë se ekziston një lidhje mes tyre është më mirë të informohemi më parë për të shmangur rreziqet e mëvonshme. Ashtu si biblioterapia, një vend të veçantë sot zë edhe muzikoterapia. Është parë se ajo ngre humorin dhe dëshirën për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqendrim të veçantë. Veç të tjerash, nëse eksplorojmë në natyrë dhe etnologji raportin muzikë-mendim, do të zbulojmë lidhje të vjetra dhe shumë të thella. Në botën e kafshëve muzika mund të ketë funksion preciz komunikimi: të bërtitura alarmi, ndjenjë rreziku, gëzim fitoreje ose tërheqje seksuale. Duke parë me kujdes historinë, nuk ka dyshim se lidhja më e fortë mes muzikës dhe mendimit vjen nga feja, ku shtysa mistike i ka dhënë një impuls të mrekullueshëm kompozimit muzikor. Në fakt, për njeriun besimtar (edhe pse jo për të gjitha besimet), muzika lehtëson raportin me Zotin dhe është gjuha e privilegjuar e lutjes kolektive. Për shembull, muzika e Johan Sebastian Bahut është pazgjidhshmërisht e lidhur me tensionin e shpirtit njerëzor drejt transcendencës. Kalimi i muzikës nga shpirti te mendja është i shkurtër dhe na përfshin në një raport që ka lindur shumë më vonë mes muzikës e psikiatrisë dhe muzikës e mjekësisë. Sot, muzikoterapia është në vetvete një kapitull tjetër në shkencën biomjekësore dhe karakterizohet për linjat e kërkimit, publikimit, pritjet dhe rezultatet. Nuk e shoh muzikoterapinë si një opsion alternativ për mjekësinë e ashtuquajtur “tradicionale”. Megjithatë, ajo mund të bëjë mrekulli te një person i sëmurë, duke hyrë aty ku ilaçet apo teknologjia nuk munden. Për shembull, duket disi dyshuese që muzika mund të ketë një efekt pozitiv mbi dhimbjen psikologjike që shoqëron pa diskutim atë fizike, gjithashtu edhe mbi sensin e vetmisë dhe paaftësinë për të komunikuar, që shpeshherë zë personat e sëmurë rëndë, duke e bërë edhe më të vështirë situatën që vjen nga sëmundja e tyre. Muzika i ofron të sëmurit një mundësi ndryshe për të ndier veten dhe për të transmetuar ndjenjat e tij, duke përdorur një gjuhë ndryshe nga ajo e folur prej botës së të shëndetshmëve. Për këtë arsye, muzikoterapia i gjen aplikimet e para të saj te sëmundjet psikologjike, si sëmundjet mendore dhe depresioni. Edhe revista “Medical Journal” ka publikuar një artikull për muzikoterapinë, si një opsion për zvogëlimin e përdorimit (dhe mbi të gjitha të abuzimit) të qetësuesve, veçanërisht te të rinjtë. Pra, muzika po tregon se ka një rol shumë të rëndësishëm ndaj terapive të ndryshme. Disa studime kanë vërtetuar se dëgjimi i një pjese muzikore përpara një ndërhyrjeje kirurgjikale mund të ndihmojë në qetësimin e plotë të një personi.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25307. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25307

Psikiatrja e Fritzl: Rastet e mia të jashtëzakonshme Një psikiatre austriake ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës së saj duke u përpjekur që të studiojë dhe të shpjegojë arsyet që i nxisin disa prindër të abuzojnë me fëmijët e tyre, përfshi edhe rastin më ekstrem që tronditi Austrinë, atë të babait përd
Ju keni studiuar dhe shkruar për aktet e dhunës ekstreme ndaj të miturve. Kush mendoni se do tua lexojë ato që shkruani, duke qenë se janë vërtet të tmerrshme?
Këtë nuk e di, por unë përballem përditë me raste të tilla, me një realitet që shumëkush nuk e imagjinon se ekziston dhe kjo ndoshta më ka bërë që të jem më e fortë, mendoj se është “sëmundje profesionale”.
Libri juaj i fundit është i mbushur me rrëfime psikopatësh, sulmuesish të çmendur dhe maniakësh të tjerëâ¦
Unë thjesht përshkruaj vetëm rastet reale më të rënda të abuzimit prindëror, kryesisht nga ana e baballarëve.
Çfarë gjëje ju intereson në këto veprime të baballarëve?
Ajo çka më intereson është motivi i këtyre njerëzve. Bëhet fjalë për shkaqe, apo nxitje të tragjedive familjare, raste të tilla si ato kur një burrë vret gruan dhe fëmijët. Kur isha duke shkruar librin tim të fundit mbi këtë temë dhe isha duke bërë kërkime, gjeta vetëm 3 libra të tjerë të shkruar për këtë temë dhe njëri prej tyre ishte i një autori nga ishujt Fixhi.
Çfarë zbuluat?
Kur i pashë rastet nga afër, vërejta se burrat që kanë ushtruar dhunë në familjen e tyre kanë pasur vetë drama të tilla, si për shembull mund të jenë braktisur nga gruaja, mund të kenë braktisur vendin e punës, ose mund të kenë pësuar humbje të mëdha financiare.
Po, por e njëjta gjë mund ti ndodhë edhe një gruaje?
Sigurisht, por në rastin e grave ato tentojnë të vrasin veten, ose edhe fëmijët bashkë me veten, ndërsa te rastet e burrave nuk kam parë që në themel të sjelljeve të tyre të jenë gjendjet depresive, por humbjet personale dhe në rastet e tyre çrregullimet narciziste janë më të shumta.
Në rastet kur një baba abuzon me fëmijët, a është e mundur që një nënë të mos vërë re asgjë në marrëdhëniet familjare që ta bëjë të dyshojë?
Zakonisht ato pretendojnë se nuk dinë dhe nuk kanë parë gjë, për shkak se mund të kenë qenë jashtë për punë, por unë do të thosha se ka shumë arsye që ato nuk flasin, si frika, mekanizmi vetëharrues e vetëfshirës që vihet në veprim në trurin e disa njerëzve kur ata përballen me një situatë jashtë normales dhe imagjinatës.
Ju shkruani për një traditë të disa baballarëve që i trajtojnë veçanërisht vajzat e tyre si ti kishin prona.
Po, e vërtetë. Jam hasur shpesh me raste të tilla dhe në të gjitha shtresat shoqërore. Në raste të tilla baballarët mendojnë dhe janë të bindur se bijat e tyre i kanë prona dhe se ai mund të bëjë me vajzën e tij çdo gjë. Dhe gjëja më e rëndë është kur nënat e mbulojnë një gjë të tillë. Kur një vajzë vjen dhe i thotë të ëmës se babai u ka bërë disa gjëra të çuditshme, ato u thonë që të mos shqetësohen, se edhe babai i tyre u ka bërë gjëra të tilla kur ato ishin të vogla. Ka raste kur vajzat abuzohen për vite të tëra dhe çka është më e çuditshme për këto familje, kjo është një gjë normale. Ata duken normalë në sytë e botës, sepse njerëzit bëjnë një jetë të dyfishtë. Fëmija që abuzohet nis ti fshehë dhe tia mohojë edhe vetes së tij gjërat e çuditshme që i ndodhin dhe kështu nis një histori e gjatë gënjeshtrash. Në fakt, raste të tilla janë raste abuzimesh brez pas brezi.
Po në rastet kur më në fund del një grua që vendos të ngrejë krye dhe të mbrojë vetveten?
Në raste të tilla shpesh familja e kundërshton dhe e mohon fëmijën që raporton prindërit në polici, por rastet e “kryengritjeve” janë më të shpeshta te femrat se te meshkujt.
Ju jeni bërë e njohur pas një rasti të rrallë dhe të ndërlikuar incesti si ai i Josef Fritzl, që burgosi të bijën 24 vjet në qilar dhe e mbarsi me 7 fëmijë. A mendoni se do të ishte me interes që të shkruanit një libër me këtë rast?
Ky rast është një barrë për mua, sepse shumë shpesh unë lidhem me atë rast për arsyen e vetme se e kam studiuar dhe ndjekur nga afër gjithë këtë kohë. Veç kësaj, a është vërtet e nevojshme që të thuhen të gjitha sa kanë ndodhur? Nuk mendoj se kjo do të na bëjë të ndihemi mirë.
Në rastin e Fritzl, kur e keni intervistuar e pyetur, a keni pasur ndonjëherë ndjesinë që ta kuptonit në ato që thoshte?
Po. Ai ishte i fiksuar pas së bijës dhe mbi të gjitha besonte se duhet të kishte një pushtet seksual të pakufizuar. Kështu ndiqte vajzat në party, ndërsa përdhunoi edhe një grua që i ngjante së bijës dhe nuk kishte brerje ndërgjegjeje.
A ekziston te një njeri si ai ndonjë ndjenjë faji?
Për një gjë jam e sigurt, se ai e dinte se ajo çka po bënte ishte e gabuar. Njëherë më tha se në fund të javës së parë pas futjes në qilar ishte gati duke e lënë të lirë nga ndjenja e pendesës, por nuk e bëri, sepse nuk do të dinte si tua shpjegonte të tjerëve situatën. Atëherë ai mendoi që të priste derisa e bija të ishte aq e shkatërruar mendërisht, saqë askush të mos ia merrte për bazë ato që thoshte. Po sa më shumë kohë kalonte, aq më i qartë i bëhej vendimi për ta mbajtur përgjithmonë të burgosur në bodrum.
Në disa media, Fritzl përshkruhet si një djalë shumë i zgjuar…
Oh, ju do të habiteni po të dinit se sa pak naivitet duhet që të bësh një gjë të përmasave të Fritzl. Ai ishte një teknik që i kryente veprimet e tij me kujdesin dhe saktësinë e një llogaritari. Ai ka një mendje shumë të thjeshtë dhe pa ndërlikime. A është rasti i Fritzl rasti juaj më i rëndë?
Dimensioni “kohë” sigurisht që e bën këtë një rast shumë të rrallë, por për sa u përket detajeve kam pasur edhe raste të tjera të tilla të rënda.
A mundohen këta njerëz që tju manipulojnë?
Po, vazhdimisht. Por me kalimin e viteve kam zhvilluar një shqisë të gjashtë, që rrallëherë më lë të gaboj. Jam me raste të tilla të vështira dhe gati çnjerëzore në një kontakt prej 12 deri 14 orësh në ditë dhe kam parë djallëzi dhe të keqe nga çdo cep. Ndërkaq, duke qenë se jam në një ekspozim të tillë ndaj së keqes, i kam premtuar vetes se nëse ndonjëherë do të filloja ta kuptoja se po ndryshoja, atëherë do të hiqja dorë nga puna.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25301. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25301
Viti 89, si e hapën rrugën e ndryshimit Polonia dhe Hungaria Të gjithë i kujtojmë pamjet mbresëlënëse dhe të shndërruara tashmë në ikonë të shkatërrimit të Murit të Berlinit më 9 nëntor të vitit 1989. E ndërsa të gjithëve u dukej se fatet e ardhmërisë së Europës Lindore vareshin pikërisht nga shembja e këtij muri,
Natën e 10 nëntorit të vitit 1989, Anatoly Sergeevich Chernyaev po shkruante në ditarin e tij personal, në të cilin që prej 20 vitesh hidhte shënimet dhe ngjarjet e përditshme. Këtë ritual e bënte pasditeve, sapo mbërrinte nga zyrat qendrore të partisë në Sheshin e Vjetër të Kremlinit në apartamentin e tij në Denezhny Pereulok. Fletët bosh mbusheshin me detaje të përvojës së përditshme. Veçanërisht në ditarë ai hidhte idetë dhe mendimet që nuk mund ti shprehte në punë, sepse aty ishte rrethuar nga njerëz të partisë, që ishin gjithmonë shumë vigjilentë. Chernyaev, një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit sovjetik, Gorbaçov, më 10 nëntor shkruante: “Muri i Berlinit ra. Një epokë në historinë e sistemit socialist mori fund. Në vijim të Polonisë dhe Hungarisë ra edhe Honecker. Ata që kanë mbetur ende në rrjetën e komunizmit janë Kastro, Çaushesku dhe Kim Il Sung i Koresë së Veriut”. Toni i të shkruarit të tij nuk ishte i hidhur, por sarkastik. Chernyaev kishte kohë që e kishte parashikuar një ditë të tillë. “Ky është fundi i trashëgimisë së Jaltës dhe vetë Stalinit”. Me këtë frazë ai e mbylli ditarin e tij për atë ditë. Motoja “Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni” ndodhej ende në ballë të faqes së parë të gazetës “Pravda”, gazeta e Partisë Komuniste sovjetike. Në titullin kryesor, një ditë pas Murit të Berlinit, në këtë gazetë shkruhej: “Sot është dita e policisë sovjetike”. Me këtë titull kjo gazetë dhe regjimi që e komandonte kishte vendosur të bënte indiferenten. Por në Europë situata ishte krejtësisht ndryshe. Njerëzit ishin të përfshirë nga ekstaza e ndryshimit të madh dhe festonin të mrekulluar nga imazhet e shembjes së murit dhe ribashkimi i gjermanëve. “Gjermanët po qajnë nga gëzimi dhe më në fund Berlini është sërish Berlin”, shkruante një gazetë kryesore gjermane. Lajmi se Berlini i ndarë për 28 vjet rresht më në fund ishte bashkuar, ishte një lajm që kishte arritur të depërtonte edhe në cepat më të humbur të botës. Regjisori i famshëm gjerman, Wim Wenders, që ndodhej për disa xhirime në Australi, kontaktoi me shumë njerëz me origjinë gjermane dhe baltike që bërtisnin nëpër rrugë: “Nuk ka më mur, nuk ka më mur. Poshtë muret që na ndajnë”. Viti 1989 kaloi në histori si viti i shembjes së Murit të Berlinit dhe i bashkimit të Gjermanive dhe i revolucionit paqësor në Gjermaninë Lindore. Të paktën kjo është konsiderata e gjermanëve për këtë vit. Më 9 nëntor, kancelari i atëhershëm i Gjermanisë Perëndimore, Helmut Kohl, gjatë një vizite shtetërore që bëri në Poloni tha: “Ne po shkruajmë një kapitull të ri në histori dhe kjo për të disatën herë”. Po përse iu desh këtij muri një kohë kaq e gjatë për tu shembur dhe kush e shkatërroi atë realisht? A ishin vetë berlinezët ata që goditën kufirin e murtë në Bornholmer Strasse më 9 nëntor, që nxorën kazmat për të krijuar çarjet e para derisa nga vrima ato u bënë të çara të mëdha? Apo berlinezët krijuan kushtet për gjermanolindorët që të dilnin në protesta në Leipzig, Plauen e Drezden? A do të kishte rënë muri, sikur në prapaskenat e Moskës, Varshavës, apo Budapestit të mos kishte ndodhur e paimagjinueshmja? Cila ishte pika e kthesës, apo momenti kur tashmë çlirimi i Europës Lindore nuk mund të ndalej? Një kërkim i ndershëm për përgjigjen e këtyre pyetjeve mund të dilte në përfundimin se hapja e kufirit në Berlin është pa asnjë diskutim ngjarja më e rëndësishme e gjithë periudhës së rënies së komunizmit në Lindje. Por, në fakt, ajo nuk ishte pika e vërtetë e kthesës në historinë e vitit 1989. Për këtë na duhet të kuptojmë “se sa i kufizuar është imazhi heroik i vitit 1989 që kemi formuar në retrospektivë”, sipas fjalëve të një historiani të famshëm gjerman, Karl Schlogel. Dukej sikur natën e rënies së Murit të Berlinit vetëm sa u sanksionuan vendimet për ndryshim që ishin marrë diku gjetkë dhe pak kohë më parë. “Rënia e murit ishte padyshim një simbol ndryshimi, por ndërkohë ne polakëve na u desh që të negocionim transformimin tonë politik në një situatë aspak paqësore dhe të qetë”, deklaroi kohë më parë ish-presidenti i Polonisë, Kvaznjevski. Me fjalë të tjera ai u përpoq që të nënkuptonte se revolucioni gjerman nuk filloi pa mbaruar mirë ai polak. Në kohën e rrëzimit të murit, Polonia kishte tashmë në krye të saj një President që nuk ishte komunist. Në lidhje me Murin e Berlinit ka nga ata polakë që pretendojnë se ai nuk do të ishte shembur pa ndihmën e lëvizjeve antikomuniste në Poloni. Shumë gjermanë ka gjasa ta kenë harruar, apo të mos ta kenë kuptuar kurrë faktin se ngjarjet në Europën Lindore ishin edhe në funksion të ndryshimeve në Gjermaninë Lindore. Koncepti gjerman i bisedimeve në tryeza të rrumbullakëta, që e pati zanafillën në hotelin “Dietrich Bonhoeffer” në Berlin, ishte një koncept i importuar. Polakët ishin bërë bashkë në të njëjtën mënyrë me njëri-tjetrin 10 muaj më parë gjermanëve dhe nga këto tryeza u konceptuan planet për shembjen e qeverisë. Një kthim në kohë, një kredhje në dokumente të panjohura më parë, takime me faktorë kyç të atyre kohëve, të gjitha këto të çojnë në disa zbulime shumë interesante tani, 20 vjet nga ngjarja historike. Monopoli ndaj pushtetit i komunistëve hungarezë, për shembull, kishte marrë fund në janar. Në të njëjtën kohë lideri i Gjermanisë Lindore, Honecker, të paktën në dukje, ishte në kontroll të situatës në vendin e tij. Në Gjermaninë Lindore nuk kishte ende grupe reformatorësh brenda partisë dhe nuk ekzistonte asnjë lloj premise për ndonjë lëvizje tjetër. Po kaq interesant është fakti se sindikata polake “Solidariteti”, pavarësisht fitores së mrekullueshme në zgjedhjet e korrikut të vitit 1989, dështoi në përpjekjen e saj për të marrë në dorë fatet e popullit. Ndërkaq, Presidenti i Bashkimit Sovjetik, Gorbaçov, po përballej me probleme shumë të vështira në vendin e tij dhe ideja e një dërgimi të trupave të ushtrisë në vendet fqinje ishte i paimagjinueshëm. Në fillim të vitit 1989, vetëm dy vende të Europës Lindore ishin në kërkim të rrugëve të tyre të ndryshimit: Polonia dhe Hungaria. Në Budapest, ndryshimi nisi brenda Partisë Komuniste të Hungarisë. Në Varshavë, lëvizja “Solidariteti” kishte vënë në lëvizje të gjitha forcat reformatore. Por edhe në këto vende, askush nuk e kuptoi se si do të ishte rrjedhja e ngjarjeve në muajt e ardhshëm dhe mund të thuhet me bindje se askush nuk i parashikonte ndryshimet që ndodhën. “Ishte një revolucion pa revolucion”, thotë një ish-disident polak i atyre kohëve. “Askush nuk doli në rrugë dhe nuk pati as barrikada, as skuadra pushkatimi”. Viti 1989 ishte një vit mrekullish. Gjëra që dukeshin të pamundura në janar, befas realizoheshin në shkurt dhe në mars krijohej mundësia për ndryshime të tjera. Pakkush e kishte idenë se çfarë po ndodhte. Polonia Punëtorët në uzinën e Henrikovit kishin që nga nëntori i vitit 1988 që punonin jashtë orarit. Ata po nxitonin të përfundonin një porosi të veçantë që kishte ardhur nga Varshava: një tavolinë të madhe të rrumbullakët prej druri të rëndë. Punëtorët e konceptuan tryezën të përbërë nga 14 pjesë të ndara, që do të qëndronin mbi 28 këmbë druri. Produkti i përfunduar ishte me një diametër 8.8 metra. Ajo do të përdorej për një ngjarje, që më pas do të merrte emrin pikërisht prej saj. Pjesëmarrësit në takimin që do të zhvillohej rreth kësaj tryeze ishin përfaqësues të qeverisë, mes të cilëve edhe asistenin e ri të Kryeministrit, Aleksandër Kvazhnjevski (Presidenti i ardhshëm i vendit). Përballë njerëzve të qeverisë do të viheshin “sfidantët”, lideri i “Solidaritetit”, Lech Walesa, së bashku me disidentë të tjerë. Disa nga këta persona sapo ishin liruar nga burgu. Tryeza përfundoi së ndërtuari në fu Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25304. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25304

Përsëritet Zogu i Zi, qeveria dhe bashkia kacafyten për kompetencat Kalvari i problemeve të ngjashme me ato të “Zogut të Zi” katër vite më parë, duket se nuk ka përfunduar. “Kryqëzimi” i kompetencave të pushtetit vendor me ato të qeverisë ka krijuar përsëri konflikt mes palëve duke zhytur në sherre të ashpra përfaqësuesit e institucioneve kryesore në vend. Gjatë këtyre dy ditëve të fundit, qytetarët kanë dëgjuar deklarata pas deklaratash, akuza pas akuzash. Për më shumë se 48 orë me radhë, duke nisur nga mbrëmja e dy ditëve më parë, Ministria e Transporteve, Policia e Shtetit, Bashkia e Tiranës, Inspektorati i Ndërtimit janë përfshirë në një debat sa në distancë aq edhe në afërsi, për një truall i cili ndodhet në qendër të Tiranës, mes Rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës. “Mbrëmë, ekzaktësisht 4 vjet nga fillimi i goditjes mbi “Zogun e Zi”, pushteti qendror rifilloi goditjen mbi Bashkinë e Tiranës. Mbrëmë, pushteti në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjit dhe Kartës së Autonomisë Vendore, nisi me dhjetëra kamionë të ngarkuar me baltë, të shoqëruar me dhjetëra makina policie, drejt qendrës së Tiranës, për të mbuluar me baltë një pronë private dhe për të përbaltur Bashkinë e Tiranës, për dhënie leje ndërtimi klienteliste”, sqaroi administratori i Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli.
Konflikti
Mbrëmjen e së premtes policia e rendit dhe Inspektorati i Ndërtimit janë përfshirë në një diskutim për sa i takon truallit në qendër të Tiranës. Sipas Ministrisë së Transporteve, ky truall rezulton të jetë pronë shtetërore dhe duke qenë se për të nuk ka një marrëveshje zhvillimi është vendosur të kthehet në një lulishte, për tu krijuar hapësira të gjelbra banorëve të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës ka bërë publike një sërë dokumentesh, ku tregohet se kjo pronë është private dhe për të është dhënë një leje ndërtimi në vitin 2008.
“Bashkia e Tiranës, baltës që vazhdon të hidhet mbi të do ti përgjigjet me prova dhe fakte. Kjo pronë është private dhe ka marrë lejen e ndërtimit nga KRT. Arsyet e këtij kalvari do ti zbardhin organet e drejtësisë”, deklaroi dje administratori në bashki, Dritan Agolli, i cili u premtoi mbështetje pronarëve dhe bizneseve. Por Ministria e Transporteve pretendon se kjo pronë është shtetërore dhe për të Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi. “Jetojmë në një moment i cili tregon më së miri fytyrën e kësaj qeverie dhe fytyrën e një ministri, i cili pas buzëqeshjes po tregon se është në dhunim të plotë të kompetencave. Është e patolerueshme sjellja e policisë në të tilla raste”, është shprehur lidhur me këtë çështje deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi.
Transportet
Ministria e Transporteve nga ana e saj deklaron se kjo pronë është shtetërore dhe për të Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi. “Nuk kemi ndërhyrë në pronë private, por në shtetërore. Ne u kemi kthyer qytetarëve një hapësirë për lulishte dhe nuk e lamë zonën në një gropë plehrash, për sa kohë aty nuk ka një plan zhvillimi”, sqaroi dje lidhur me çështjen ministri i Transporteve, Sokol Olldashi. Në bazë të dokumentit të qeverisë, toka është futur në fondin e Agjencisë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave më datë 19 dhjetor të vitit 2007. Në bazë të dokumentit të Hipotekës, kjo tokë rezulton pronë e regjistruar me pronarë të ligjshëm më datë 15 janar të vitit 2008.
Një vit më vonë përmes një dokumenti që i përkon datës 14 tetor të këtij viti, tregohet se është shfuqizuar vendimi i Këshillit të Ministrave të datës 19.12.2007 përmes së cilit kjo pronë nuk kalon më në fondin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që ia kishte kthyer pronarëve, duke e kaluar tani në pronë shtetërore.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25298. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25298
Al Massiva feat. Outlawz Thug-Life Click here to view the embedded video.
Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/al-massiva-feat-outlawz-thug-life.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/al-massiva-feat-outlawz-thug-life.html

Mediat e rajonit: Plan SHBA-Greqi për integrimin e Ballkanit Gazeta “Danas”: Anëtarësimi, në 100-vjetorin e Luftës I Botërore
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgatitur një plan bashkë me Greqinë që të mundësojë hyrjen në Bashkimin Europian të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, më 28 qershor 2014. Datë që përkon me përvjetorin e 100-të të Luftës së I Botërore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në plan që ta mbyllin përfundimisht çështjen e Ballkanit dhe duket se po punojnë fuqimisht në këtë drejtim. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja serbe “Danas” që në fakt, citon burime nga qarqe ndërkombëtare dhe nga qeveria serbe. SHBA ka një plan të quajtur “Hartë Rruge”, që është paraqitur nga Athina, ku thuhet se gjithë Ballkani Perëndimor duhet të hyjë në Bashkimin Europian në vitin 2014 edhe pse kjo datë duket shumë e pamundur nga këndvështrimi i liderëve aktualë të 27 vendeve anëtare të BE. E përditshmja “Danas” thotë se SHBA ka gjetur një aleat të fortë Greqinë, për ta mbyllur kapitullin e dhunshëm të Ballkanit dhe për ta integruar përfundimisht. Në fakt, vitin 2014 e kanë përmendur edhe ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, në takimin me Kryeministrin grek, Jorgos Papandreu. Një datë e tillë është përmendur edhe nga ministri i Jashtëm, Ilir Meta, në Tiranë pak ditë më parë.
Arsyeja pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë në përgatitjen e një plani të tillë është se, Uashingtoni e sheh hyrjen e Ballkanit në BE, si zgjidhjen më të mirë për gjithë problemet rajonale. Sipas ish-ministres së Jashtme të Serbisë, Aleksandra Jaksimoviç, kjo ide fillimisht ka ardhur nga vendet e vogla të BE, ndaj shihet mundësia e një përplasjeje me vendet e mëdha të bashkimit për ta pranuar Ballkanin kaq shpejt.
Ka zëra në Bashkimin Europian se zgjerimi i afërt do të vazhdojë me Islandën dhe Kroacinë në 2012 dhe më pas të ngrijë për një farë kohe. Sidoqoftë, SHBA-ja do të ushtrojë presionin e vet që Ballkani Perëndimor përfshi Shqipërinë të hyjë si i tërë në BE në vitin 2014. Pak ditë më parë, Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu, deklaroi se qeveria që ai drejton është pro zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit. Në tryezën e krerëve të shteteve dhe qeverive europiane, gjatë një konference për shtyp Kryeministri grek ka shprehur hapur prioritetin e qeverisë së tij. Në këtë samit Greqia paraqiti si prioritet të qeverisë helene zgjerimin e BE-së me Ballkanin, madje duke synuar vitin 2014 për integrimin e vendeve të këtij rajoni. “Pas axhendës së Selanikut në vitin 2003, kur u hodhën themelet e zgjerimit me Ballkanin, në këto vitet e fundit rajoni ka humbur orientimin dhe ne duam ti japim një dinamikë të re, pa ulur standardet që duhen plotësuar, por duke reduktuar burokracitë, me qëllimin përfundimtar përfshirjen e Ballkanit në BE, 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore”, deklaroi Papandreu. Në shkurt të vitit 2009, Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, gjatë një vizite në Itali deklaroi se “Shqipëria brenda 2012 do të hyjë në Bashkimin Europian”. Kreu i shtetit theksoi se reformat janë në rrugë të mbarë dhe ky është çelësi që i jep siguri këtij procesi. “Pas një muaji, Shqipëria do të hyjë me të drejta të plota në NATO. Çka do të thotë se vendi ofron të gjitha mundësitë ekonomike, por edhe garanton dhe të drejta për të gjithë rajonin e Ballkanit”, u shpreh në atë kohë Presidenti Topi. Që nga ai moment, Topi teksa është pyetur nga mediat nuk ka preferuar të japë të dhëna të tjera apo të insistojë te kjo datë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25295. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25295

Abu Dhabi, Hemilton fluturon në pole “Kokëkuqja”, në krizë të plotë: Raikonen do të niset vetëm nga vendi i 11-të, ndërsa Fizikela është klasifikuar i fundit
Fetel e Veber kompletojnë vijën e parë, Ferrari zhgënjen totalisht
Luis Hemilton do të niset nga “pole position” në Çmimin e madh të Abu Dhabit. Piloti anglez i MekLarenit e ndaloi kronometrin në kohën 140″948 në cirkuitin e Jas Marinas, duke qenë rreth 7 të dhjetat më i shpejtë se Sebastian Fetel. Në vendin e tretë të provave zyrtare u rendit piloti tjetër i Red Bull, Mark Veber, ndërsa pas tij ndodhet Rubens Barrikelo me BraunGP. Vijën e tretë të nisjes e hap kampioni i ri i botës, Xhenson Baton, i cili ka përkrah Jarno Trulin me Tojota. Paraqitje shumë e dobët e Ferrarit: Raikonen do ta nisë garën nga vendi i 11-të, ndërsa Fizikela është i fundit (vendi i 20-të).
Rezultati në Abu Dhabi ka një kuptim mjaft të veçantë për Hemilton: është “pole” i parë në pistën e re, por edhe i fundit për Botërorin 2009 të Formula 1. Një vit “i çmendur”, ku të gjithë kanë qenë dëshmitarë të ngjarjeve të pazakonta. Ish-kampioni britanik, ishte protagonist i një paraqitjeje të jashtëzakonshme, duke u shkëputur plot 667 të mijtat nga vendi i dytë, me makinën MekLaren, që vetëm në garën finale duket se është rikthyer konkurruese. “Është makina më e mirë që kam pasur në dispozicion gjatë gjithë këtij viti, ndihesha shkëlqyeshëm në pistë. Është kënaqësi të garosh këtu, një pistë mjaft zbavitëse dhe xhiroja e fundit ishte vërtet fantastike. Dëshiroja që ajo xhiro të zgjaste më shumë, gjithsesi, duhet të them se nuk u tregova shumë agresiv. Gjatë provave u përmirësova në mënyrë progresive”, tha Hemilton. Një mënyrë e mirë për të hedhur pas shpine gjithçka që ndodhi gjatë këtij edicioni në F.1 dhe për të rikthyer besueshmërinë te ky sport: kjo do të jetë detyra e presidentit të ri të FIA-s, Zhan Todt, i cili ishte prezent në bokse dhe buzëqeshte. Vetëm zhgënjim për dy talentet e tjerë, Raikonen dhe Alonso, të cilët do ta nisin garën nga vendet 11-të dhe 16-të. Këta pilotë po paguajnë “faturën” për zhvillimin e munguar në makinat e tyre. Pas dështimit të makinës F60, Ferrari e ka përqendruar punën në sezonin e ri, ndërsa Reno ka qëndruar në vendnumëro për të kufizuar dëmet e skandalit “crash-gate” në Singapor, që solli përjashtimin e Briatores.
Nuk mund të quhet surprizë pozicionimi në vendet dy dhe tre të Red Bull, me Fetel dhe Veber. Jo rastësisht kjo makinë është forca e dytë e këtij kampionati. Madje, duke lënë pas BraunGP, kryesuesen e Botërorit për konstruktorë. Megjithatë, Baton nuk duhet nënvlerësuar. Pas kurorëzimit kampion, britaniku duket se nuk ka asnjë objektiv, por fakti që ende nuk ka një kontratë në “xhep” mund të bëjë që ai të garojë në mënyrë agresive, si ndodhi në Brazil. Kubika dhe Haidfilld nisen nga vendet shtatë dhe tetë, ndërsa dhjetëshja e parë plotësohet nga Rosberg e Buemi.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25289. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25289

Luhatjet dhe diferencat e Kampionatit Nga java në javë, kampionati shqiptar i futbollit po shfaq luhatjet dhe diferencat e tij. Ndeshjet e mira të duket se janë me pikatore dhe përgjithësisht niveli i shfaqur lë për të dëshiruar. Realisht është krijuar një diferencë mes grupit të skuadrave që mendojnë për titullin dhe atyre që kërkojnë mbijetesën në superligë, apo zonën e Europës. Tashmë Dinamo, Besa apo Apolonia, kanë krijuar polet e renditjes dhe të duket se të tjerat shohin me kokë lart ngjitjen drejt majës së dinamovitëve, kavajasve dhe fierakëve, të cilët kanë objektiv titullin kampion. Të tjerat nuk e dinë edhe vetë se ku janë, aq më tepër kur mendon që ekipe të tilla historike, si Vllaznia e Flamurtari, janë në fund të tabelës, ndoshta si rrallëherë në gjithë historinë e tyre. Vllaznia kishte 49 vjet, që nuk e kishte parë veten në shkallën e parafundit, me të njëjtën kuotë pikësh me vendin e fundit. Kur sheh lojërat, apo rezultatet që kanë marrë këto skuadra, vërtet që nuk e beson, nëse janë ato apo jo. Ky disnivel shfaqet befasisht nga një ekip futbolli që kaloi edhe një tur në Kupat e Europës, pra Vllaznia, ndërsa Flamurtari, që vetëm pak muaj më parë fitonte Kupën e Shqipërisë. Paradoksi i dyshes në fjalë vjen edhe për faktin që ekipe të tilla nuk vuajnë mungesën financiare, madje janë ndër skuadrat më të mirëpaguara, në shuma dhe në kohë reale. Në përgjithësi, tek skuadrat tona mungon impenjimi dhe përgatitja e duhur për ta përballuar një ndeshje, mungon virtuoziteti në lojë dhe fantazia për të shkuar te porta. Kur mendon që në javën e 8 të janë shënuar vetëm 10 gola, kupton që kjo shterpësi e ka një hall. Sipas një prej specialistëve të njohur në futbollin shqiptar, Perlat Musta, skuadrat dhe futbollistët tashmë nuk respektojnë të qenit profesionist dhe nuk stërviten dy herë në ditë. Madje ka prej atyre lojtarëve që nuk përballojnë edhe një seancë stërvitore në ditë. Pasoja është pastaj fragmentarizimi në lojë dhe luhatjet nga njëra ndeshje te tjetra. Bukuria e një ndeshjeje natyrisht që është goli, por edhe kur ai mungon, të paktën skemat dhe lufta për të shkuar drejt tij duhen demonstruar. Një 90-minutësh që nuk shkon as në shifrën e 5 rasteve për gol, kuptohet që është i bezdisshëm dhe kalon në një mërzitje, duke larguar edhe spektatorin nga shkallët e stadiumit. Sjellja e tifozëve fanatikë të Tiranës me skuadrën e tyre duhet të merret edhe si një model opozitar, për të kundërshtuar mosimpenjimin, apo mungesën e sedrës sportive. Ka mjaftuar një humbje e Tiranës së madhe, përballë Luzit të Vogël në Kupë, që ata të hakmerreshin, duke shfletuar faqet e gazetës në shkallët e stadiumit, kur ekipi i tyre luante përballë Teutës. Kësaj i thonë mospajtim me të keqen. Por një tjetër dukuri që shfaqet është edhe diferenca e skuadrave nga njëra-tjera. Kemi vetëm një bllok tresh, që lufton kreun, ndërsa të tjerat janë mjaft të shkëputura. Kemi një Dinamo që nuk njeh humbje, por edhe një Besë e Apoloni që kërkojnë të jenë në garë pranë saj. Po sipas Mustës, kjo vjen ngaqë lojtarët e mirë në Shqipëri janë të paktë dhe ata grumbullohen tek një, dy, apo tri skuadra. Të tjerat mbeten me gisht në gojë. Por kampionati nuk luhet me dy, apo tri ekipe. Partizani, Elbasani, apo ndonjë skuadër e nivelit iku që sezonin e kaluar. Tani në këtë udhë po ecin edhe Vllaznia e Flamurtari. Atëherë a mund të bëjmë fjalë për histori, apo traditë? Të vjen vërtet keq, kur sheh ndeshje të cilat transmetohen në ekranet e televizioneve. Më shumë kartonë sesa raste, apo gola. Luhatjeve dhe diferencave në futbollin shqiptar iu shtohet edhe kalendari tashmë i copëtuar i kampionatit, që nuk merret vesh, kur fillon e kur mbaron java. Madje kopjohen edhe modelet e kampionatit anglez, apo spanjoll, duke i luajtur ndeshjet edhe të hënën. Por ne mbetemi kopjacë të këqinj, sepse imitojmë vetëm ditët, apo oraret, por jemi shumë larg cilësisë dhe nivelit të tyre. Tashmë rubrikat sportive në ekranet televizive asnjëherë nuk do të kenë interesin e dikurshëm, përderisa rezultatet merren vesh, disa prej tyre të premten, të shtunën, apo do të merren vesh kur të luajnë të hënën.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25292. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25292

300 Mbreteresha per nenat ne nevoje Aktore si Nicole Kidman, princesha dhe industrialiste i janë bashkuar projektit të sovranes së Jordanisë, që dëshiron tu japë fund miliona vdekjeve në vendet e varfra brenda vitit 2015. Të vetmet që kanë munguar kanë qenë Michelle Obama dhe Carla Bruni
Rania dhe shumë femra të tjera të fuqishme të planetit, në ndihmë të “motrave” të tyre të botës së tretë
Të vdesësh nga lindja është një ngjarje që menjëherë të bën të mendosh për të kaluarën. Por, fatkeqësisht nuk është aspak kështu. Në fakt, ajo që për shumë familje quhet “ditë e bekuar”, për miliona të tjera mund të transformohet në një moment dhimbjeje dhe zie. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat që vijnë nga vendet më të varfra të rruzullit tokësor. Dhe kështu, sipas raportit të fundit të UNICEF-it, që ka monitoruar situatën që nga viti 1990, në 20 vitet e fundit kanë vdekur rreth 10 milionë femra gjatë lindjes. Fatmirësisht sot, 10 milionë nëna mbijetojnë gjatë lindjes, por më pas kanë shqetësime të mëdha dhe sëmundje të vazhdueshme. Mes shkaqeve të kësaj gjendjeje të paimagjinueshme dhe të pashpjegueshme për miliona persona që bëjnë një jetë të shëndetshme, janë mosushqyerja, kushtet e këqija higjienike dhe një mjekësi ende e pazhvilluar në krahasim me atë të vendeve të industrializuara. Në Nigeri, Sierra Leone dhe në përgjithësi në vendet afrikane, pjesa më e madhe e vdekjeve të femrave ndodh gjatë momenteve të tyre të lindjes. Si shumë të tjera, edhe kjo dramë nuk e ka lënë indiferente mbretëreshën Rania të Jordanisë, e cila si gjithmonë është e para që lufton për të drejtat e grave: më 23 shtator, gjatë udhëtimit në Shtetet e Bashkuara, organizoi një darkë në restorantin “Cipriani” në Nju Jork, për të diskutuar mbi çështjen në fjalë. Përkrah saj u vendosën 300 nga femrat më të fuqishme dhe karizmatike të planetit: si Wendy Murdoch, gruaja e tretë e manjatit Australian të medias dhe televizionit, diva e famshme e Hollivudit Nicole Kidman, administratorja e deleguar e “Pepsi”-t Indra Nooyi, Sarah Brown, bashkëshortja e Kryeministrit britanik, që ishte edhe moderatorja e këtij takimi kaq të rëndësishëm, e cila në fjalën e saj përshëndetëse tha: “Jemi mbledhur këtu për të diskutuar mbi dramën e femrave më të varfra dhe më fatzeza të planetit”. Qëllimi i femrave më të pasura, më të fuqishme dhe më të famshme të planetit (mes tyre edhe Jessica Alba, Sarah Ferguson, Naomi Campbell dhe gazetarja Tina Brown) është të ulin deri në 75 për qind vdekjet gjatë lindjes, por me një qëllim që ky objektiv të arrihet brenda gjashtë vjetëve. “Femrat shkollohen, kulturohen dhe mund ti ndryshojnë vërtet gjërat e tyre”, ka thënë më tej Sarah Brown. Nuk është për tu çuditur që për të marrë pjesë në këtë eveniment, shumë zonja nga një shtresë e lartë shoqërore kanë vendosur të braktisin kështjellat dhe punët e tyre, për të qenë personalisht në fushën e betejës. Sipas një raporti të bërë kohët e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetit, çdo 1 minutë vdes një grua gjatë lindjes apo shtatzënisë në botë. Nga kjo e dhënë e frikshme, mungesa e beftë e Michelle Obama dhe Carla Bruni-t i ka habitur pothuajse të gjithë. Sipas një investimi të bërë nga mediat britanike, më saktësisht nga “Daily Mail”, hipotizohet se Michelle mund të jetë “penduar” që e humbi një rast të tillë, për të ngritur pak lart moralin “pasi ishte fokusuar me atë shikim në zbrazëti gjatë fjalimit të bashkëshortit të saj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”. Po kështu edhe Bruni ka ndihmuar disi. “Kur ai mori mikrofonin – vijon kritika nga Daily Mail – Carla dukej sikur ishte mërzitur për vdekje”. Por, ndërsa Michelle kishte motiv për ta evituar këtë takim, lady Brown dhe të gjitha zonjat e tjera të rëndësishme e kaluan pa shumë kortezi mungesën e tyre. “Ish-top modelja është duke përdorur prezencën e saj në takimin e ONU në Nju Jork për të organizuar takime sekrete me disa prej njerëzve më të pasur të botës, për të mbledhur fonde bamirësie për fondacionin e saj”, vijohet më tej në kolonat kritike të përdorura nga mediat britanike për Carla Bruni-n. Në fakt, nga ana e saj, Bruni arriti të mblidhte në takimin e saj sekret në Central Park njerëzit më të fuqishëm të biznesit njujorkez. Nuk mungonte në takimin me dyer të mbyllura edhe George Soros, të cilin ish-modelja e kishte “rrëmbyer” për ti marrë një “dhurim” zemërgjerë për planet e saj të bamirësisë. Shumë prej mediave britanike e akuzojnë Carla Bruni-n se është duke shfrytëzuar pozicionin e saj të privilegjuar si bashkëshortja e një kreu shteti për të çuar më përpara axhendën e saj personale.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25283. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25283

Joshja e formave te kolme Një studim amerikan zbulon se meshkujt nuk i preferojnë më femrat me linja të holla. Atëherë ka ardhur momenti që të mos fshiheni pas veshjeve tuaja, por të tregoni vlerat dhe feminilitetin
Beyonce apo Naomi? Duket se shijet kanë ndryshuar, ndërsa është duke kaluar dekada e parë e mijëvjeçarit të ri. Dikur “pantera” e pasarelave të modës, mesa duket sot ka perënduar dhe nuk është më joshësja në korridorin e ndriçuar nga projektorët shumëngjyrësh, e bashkë me të edhe linjat e kolme nuk janë më ato që joshin meshkujt e epshur pas gjinisë femërore. Pra, me kalimin e viteve edhe meshkujt nuk i pëlqejnë më linjat e holla, por femrat e kolme. Sipas një studimi amerikan, bëhet e ditur se më shumë se 85% e meshkujve singëll në Shtetet e Bashkuara të Amerikës preferojnë të dalin me femrat që janë disi më të kolme nga paraqitja fizike, në krahasim me femrat që kanë linja të holla, përafërsisht me ato të modeleve të pasarelave. Dhe në mënyrë paradoksale i njëjti studim zbulon se 90% e femrave që kanë disa kilogramë më shumë në trupin e tyre, mendojnë se meshkujt nuk janë shumë të tërhequr nga femrat që natyra u ka falur forma perfekte, por tashmë kanë ndryshuar preferencat. Dhe në këto kushte duhet të fillojmë të ndryshojmë edhe sjelljet. Pra, duhet të ngulim mirë në mendje që ajo që godet më shumë në lidhje me seksin tjetër nuk janë më përmasat dhe pesha e trupit tuaj, por fakti i të ndierit mirë pikërisht me trupin. Dhe një femër që ndihet e ndërgjegjshme për atë që është dhe atë që dëshiron, është vërtet një femër shumë tërheqëse. Për ta kuptuar më së miri këtë situatë të re të krijuar duhet të vëzhgojmë me kujdes përreth. Shihni miket tuaja që janë shumë më të holla se ju në linja, të cilat jo për këtë shkak kanë gjetur shpirtin e tyre binjak. Dhe nëse kjo nuk ju mjafton, atëherë mund të dilni nëpër dyqane për të blerë e për tu kënaqur dhe hidhini një sy përreth: si ju duken çiftet që shihni? Ngjajnë si yje kinemaje? Protagonistë të ndonjë reklame ku mbizotëron truku dhe punimet me kompjuter? Në fakt janë vetëm njerëz normalë, që gjithsesi ndihen shumë të kënaqur. Kontrolloni mirë dhe vlerësoni, nuk keni për të dëgjuar për asgjë tjetër. Në shumë raste është krijuar një tendencë që i dhurojmë më shumë kredite të tjerëve se sa vetes dhe kjo lloj loje shumë shpesh na çon në shaka pa kripë. Ashtu si në përballjen mes dashurisë dhe mirënjohjes: “Shiko sa simpatik, sigurisht që ai është i interesuar për një si unë⦔. Është e tepërt që të këmbëngulim mbi këtë argument. Dhe është më mirë që të mos mendoni shumë për kofshët tuaj, që nuk janë si të një gazele. Nuk janë ato që duhet tju frenojnë në artin e joshjes, por në mënyrën se si ju vetë ndiheni dhe e përjetoni momentin. Ky të jetë edhe mesazhi që duhet ti jepni atij që ju vjen rrotull. Mundohuni të shprehni feminilitetin tuaj në mënyrën më natyrale të mundshme. Dhe është pikërisht karikimi energjik që tregoni ai që ju bën shumë më tërheqës në sytë e meshkujve që ju rrethojnë. Dhe nuk duhet të harrojmë një fakt mjaft të rëndësishëm, por që pak herë vihet në dukje, një avantazh që femrat e kolme e kanë kundrejt atyre me linja më të holla: bukuria e lëkurës, shikimi më i plotë dhe linjat trupore, që janë shumë më të “rrezikshme”. Dhe në këto kushte, femrat e kolme flasin me siguri: pikat tona më të forta është mirë që ti vëmë më shumë në dukje. Të pëlqen pamja jote? Një truk i bërë me kujdes apo një modelim sa më origjinal arrijnë të specifikojnë pikën tënde më të fortë. Vishni ato që ju pëlqejnë më shumë dhe zhvilloni potencialin tuaj të joshjes, jo për të tjerët, por pikërisht për veten tuaj. Do ndiheni shumë më mirë e të lirshme dhe të gjithë ata që janë rrotull nuk do të humbasin atë akt të qetësisë së brendshme që arrin të përçohet jashtë trupit tuaj. Dhe në këto kushte veshjet tregojnë vetëm fshehtësinë. Përse? Kjo është shumë e thjeshtë: “sepse unë vlej!”(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25286. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25286

91 vjeçarja fituese e festivalit Skulptura pranë detit Flamuj, sy të pikturuar në një shkëmb, kube gjigante dominoje dhe gra lakuriqe janë vetëm disa nga skulpturat që shikojnë drejt oqeanit gjatë Festivalit, “Skulptura pranë detit në Sidnej.
Organizatorët e kësaj ngjarjeje ndërhynë tek një pjesë e veprave artistike, për shembull si skulptura e djaloshit të veshur me brekë për ta mbuluar trupin lakuriq.
Vendin e parë në këtë garë artistike e zuri artistja 91 vjeçare nga Australia, me skulpturën e saj nga guri. Sipas jurisë skulptura fituese është sofistikuar dhe me tone qetësuese. Unë thjesht e admirojë gurin.
Më pëlqen graniti dhe më vjen mirë se punoj, pasi më ofron një kënaqësi të madhe “, deklaroi Maj Beri, artiste nga Australia. Kjo australiane i punon skulpturat më shumë se 60 vjet.
Vepra e saj u zgjodh nga gjithsej 113 vepra artistike që morën pjesë në këtë garë. Berri nga ky festival do të largohet me 60 mijë dollarë australian. Vizitorët në Sidnej do të kenë mundësi ti shikojnë veprat duke shëtitur përgjatë plazhit të gjatë dy kilometra. Ndërkaq, Festivali i skulpturave në Sidnej u mbajt për të 13-ën herë me radhë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=838. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=838

Dashnori fshihet nudo ne ballkon Nje skene te tille e kemi pare shpesh neper komedi sexy te viteve me pare.
Bashkeshorti xheloz kthehet papritur ne shtepi per te kontrolluar nese e shoqja e tradheton. Nga ana tjeter dashnori nudo gjen vend ku te fshihet per te shpetuar.
Nje prej skenave me klasike te kinemase erotike ka ndodhur realisht ne nje province, ne jugperendim te Kines.
25-vjecari Sun Meng, nje Don Zhuan i koheve moderne, mendoi ‘te fshihej’ nudo ne ballkonin e shtepise se dashnores…u ngjit mbi kondicioner dhe qendroi aty ndersa bashkeshorti i nxehur kontrollonte shtepine.
Po sa keq qe bashkeshorti xheloz e gjeti shpejt dashnorin e gruas se vet.
Nderkohe nje fqinj mistrec filmoi sa ndodhi dhe me pas publikoi imazhet ne web.
Indinjim
I gjithe komuniteti mori vesh se c’kishte ndodhur dhe u indinjua per marredhenien e Meng me nje grua te martuar.
Nuk dihet nese rivalet ne dashuri kane bere paqe, por tashme eshte e sigurt se njerezit kane reaguar ashper ndaj 25-vjecarit.
“Familja ime ndihet e turperuar dhe asnje prej fqinjeve nuk do te flase me mua. E di se kam gabuar, po kisha frike se mos vritesha”, thote Meng.
Ironia
Ceshtja eshte bere edhe me groteske pas komenteve ne web per 25-vjecarin, ku thuhet se nga pamja ai nuk duket aspak si ‘hamshor’.
Meng ka kerkuar qe fotoja te hiqet nga web. “Njerezit qeshin kur me shohin pa rroba. Megjithate me duhet t’ju kujtoj se ajo ishte nje dite shume e ftohte…!” /tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=835. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=835

Kurajo e Serena Uilliams Tenistja ka rrëfyer dramën që pësoi pas vrasjes së të motrës në Los Anxhelos nga një përplasje mes bandave. Depresioni, mungesa e dëshirës për tenisin dhe kapitullimi. Më pas udhëtimi në Afrikë dhe ringjallja
“Si arrita të kthehem sërish në majë”
Është simpatike dhe flet hapur. Faqja e saj e internetit në “Twitter” është spektakolare, e mbushur plot me postime dhe shkrime të bukura me fantazi. Serena Uilliams nuk njihet vetëm si më e vogla e motrave më të famshme të tenisit. Është elegante dhe kujdeset shumë për pamjen e jashtme. Është aq e dashuruar pas modës sa me zgjedhjen e veshjeve bëri për vete edhe Barak Obamën, i cili u habit nga këpucët që ajo mbante veshur kur shkoi për vizitë në Shtëpinë e Bardhë për të festuar triumfin e fundit në Uimbëlldon. Por Serena Uilliams ka edhe anë të tjera që ne nuk i njohim: ajo është një vajzë e re e prekur thellë në zemër nga një vdekje e dhunshme dhe e papritur që e shtyu drejt depresionit dhe e largoi nga tenisi. Gjithçka ndodhi pak vite më parë. Ajo, mbretëresha e tenist me 22 Slame të fituar dhe numri një i padiskutuar, u gjend në një pikë kur duhet të pyesësh veten: Përse? Megjithatë, nuk arriti të gjejë përgjigje për tmerrin e një krimi që i mori motrën e saj të dashur, Yetunde. Kështu, në mendjen e kësaj kampione filloi të zhvillohej një e keqe e padukshme, por vrasëse, depresioni. Dëshira për të luajtur tenis i iku fare dhe gjithmonë e më shumë po e ndiente veten larg këtij sporti. Në renditjen e përgjithshme zuri vendin e 140, pastaj pas një dëmtimi u largua fare nga skena. Në javën që tronditi botën e tenisit botëror, “Times” ka nxjerrë dy skupe të lidhura me sekretet e mëdha në botën e raketave. I pari ishte rrëfimi rrëqethës i Andre Agasit, ku pranoi se kishte përdorur metamfetaminë, në momentin kur kishte arritur të urrente sportin, i cili i dha gjithçka: famë, miliarda, suksese. Ndoshta për faj të një babai që e detyronte të bënte stërvitje dhe të merrte përsipër sfida të forta për një djalosh në moshën e tij. Tjetri ka lidhje me problemin njerëzor dhe sportiv të Serena Uilliamsit, që tregon se si doli nga getoja dhe nga vështirësitë, por mbi të gjitha nga dhimbja qe i kishte pushtuar zemrën pas vrasjes së të motrës, Yetunde. Dy tregime për jetën që paraqesin të njëjtin terren, dhimbjen dhe sportin profesionist, por edhe sjelljet e ndryshme për të përballuar vështirësitë e ekzistencës. Jeta e Serenës pësoi një ndalesë dramatike më 14 shtator të vitit 2003. Ajo ndodhej në Toronto bashkë me të motrën Lyn dhe pikërisht atë ditë kishte folur në telefon me Yetunde, siç bënte zakonisht, meqë kishte një raport të fortë dhe shumë të konsoliduar me të. Pak orë më vonë në Compton, një nga lagjet më të dhunshme të Los Anxhelosit, me përqindje të lartë kriminaliteti dhe banda rivale që i kalojnë ditët duke gjuajtur me armë për asnjë arsye të veçantë, Yetunde u vra teksa dilte nga lokali me të dashurin e saj. Ishte 31 vjeçe. Ai djalosh kishte lidhje me bandat kriminale, kështu që ishte një arsye më shumë për tu vënë në shënjestër. Por, fatkeqësisht plumbat prekën motrën e Serenës, duke mos i lënë asnjë rrugë shpëtimi. Ky është tregimi prekës i kampiones që do ta mbyllë këtë sezon të lumtur si numri një në botë: “Akoma e kam shumë të vështirë ta përshkruaj se çfarë i ndodhi Yetunde. Ishte nëntë vjet më e madhe se unë, ndaj e konsideroja si një mama të dytë. E doja shumë dhe isha tepër e lidhur me të. Para se të ndodhte tragjedia sapo kisha pasur një bisedë telefonike me të. Nuk kam për ta harruar kurrë timbrin e zërit të saj. Në atë moment isha vërtet e lumtur se si po na ecnin gjërat të gjithëve. Kur e mora vesh nuk mund ta duroja dot vdekjen e saj. Ishte një barrë shumë e rëndë për mua”. Mendimi i parë ishte rikthimi në fushë pas një pushimi të shkurtër. Si të gjithë që mendojmë se përditshmëria e punës mund të na shërojë frakturat e mendjes. Po jo gjithmonë ndodh kështu. Për Serenën nuk funksionoi. Dy vjet pas atij krimi të tmerrshëm, dhimbja që nuk ishte larguar kurrë u rishfaq po aq e fortë sa në ditën e parë. “Në atë moment vendosa të thosha mjaft, edhe për shkak të një dëmtimi që kisha pësuar, por mbi të gjitha sepse kisha shumë dhimbje brenda vetes. Vendosa të shkoja të flisja me një psikoterapiste, sepse kisha nevojën të nxirrja jashtë atë që kishte ndodhur”. Situata nisi të përmirësohej: “Pas disa kohësh, falë ndihmës së Zotit, kuptova se energjitë e mia po riktheheshin”. Besimi për Serenën luajti një rol të rëndësishëm në “ringjalljen” e saj, por rëndësi të madhe pati edhe një udhëtim në Afrikë. Serena vizitoi Senegalin dhe Ganën, vendet e saj të origjinës dhe pa se si shumë prej tyre që jetonin aty dërgoheshin në Amerikë si “skllevër”. “Aty kuptova shumë gjëra. Nëse paraardhësit e mi kanë qenë në gjendje të durojnë vuajtje të këtij lloji, edhe unë mund tia dilja mbanë dhe të duroja gjithçka”. Serena nuk ngurron të tregojë se është një besimtare e thekur: “Si dëshmitare e Jehovait është shumë e rëndësishme të shpërndash fjalën e Zotit. “Nëse jam ulur në avion apo ndonjë vend tjetër publik shpesh u flas njerëzve që kam ngjitur rreth besimit tim dhe u shpërndaj atyre edhe fletushka. Gjithmonë mbaj disa të tilla në çantën time dhe ua shpërndaj atyre që kam pranë. Në jetët tona besimi në Zot ka qenë primar, madje edhe më i rëndësishëm se vetë tenisi. Edhe mamaja ime është dëshmitare e Jehovait. Im atë, pavarësisht se nuk e praktikon, kujdeset që ne të shkojnë në “Kingdom Hall” çdo të enjte, të premte dhe të diel. Ne ulemi gjithmonë në rreshtin e tretë dhe asnjëherë nuk mungojmë në shërbesë. Edhe sot, besimi është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër në jetën time. Ai më jep qetësi dhe perspektivë”. Të gjitha këto bënë që Serena të rikthehej, madje më e fortë se më parë. Me shumë fitore dhe pak humbje. Por asgjë nuk mund të krahasohet me humbjen e një motre. Këtë vit Uilliamsi ka ngritur trofe dhe ka buzëqeshur. Janë buzëqeshjet e numrit 1 në tenis për femra, janë buzëqeshjet e një kampioneje.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25277. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25277

Fuqizim femëror: si po ia ndryshojnë gratë fytyrën politikës japoneze Aktualisht gratë në politikën e Japonisë kanë kapur nivelin më të lartë të përfaqësimit në të gjithë historinë e vendit dhe ndërkohë po sfidojnë me shumë guxim ambientin e dominuar deri më tani nga meshkujt
Pesë vite të shkuara, Eriko Fukuda mund të thoshte me plot gojën se kishte pasur një jetë jo fort të mirë. Dy vite më parë kishte braktisur shkollën kur kishte zbuluar se ishte infektuar me hepatitin C që në fëmijëri përmes një transfuzioni gjaku. Kur mori vesh një lajm të tillë iu nënshtrua një mjekimi tepër të rëndë, që e shndërroi në një qenie pa fuqi dhe shumë të dobët fizikisht. Për 18 muaj asaj i duhej të përballej me një mijë e një vështirësi e mbi të gjitha me faktin që ndoshta mjekimi mund të mos funksiononte dhe në atë rast në fund të tunelit e priste vdekja. Kur Parlamenti japonez u mblodh 3 ditë më parë, 18-vjeçarja, tashmë me shëndet të plotë dhe më në fund e fortë fizikisht, ishte ndër fytyrat më interesante jo vetëm të Partisë Demokratike të Japonisë, që i mori pushtetin Partisë Liberal Demokrate pas 54 vjetësh në fund të zgjedhjeve të shtatorit, por e gjithë Parlamentit. Ajo është një nga 26 parlamentaret gra të partisë së saj, të cilat u zgjodhën personalisht nga kryetari i partisë, me qëllimin e vetëm të “shkatërronin” deputetët meshkuj të partisë që kishte dhjetëra vite në pushtet. Gratë dolën kundër shkollës së politikës së vjetër bazuar në kompromise e burokraci mashkullore dhe futën, të paktën deri më tani, një frymë krejt të re bashkëpunimi e ndërveprimi në politikën japoneze. Në fakt, për kreun e Partisë Demokratike bëhej fjalë për një eksperiment që mund të kishte dështuar, por që në fakt tregoi se intuita e liderit ishte e drejtë. “Vajzat e Ozawas”, siç i ka cilësuar media deputetet, e ka rritur ndjeshëm përfaqësimin e grave në Parlamentin japonez dhe aktualisht zonjat përbëjnë 10% të parlamentarëve. Për sa i përket Eriko Fukuda, kur asaj iu bë oferta e parë, ajo u mendua për 6 muaj dhe pavarësisht ngulmimit të së ëmës që të mos përfshihej në një jetë me strese dhe tension, vendosi ta pranonte sfidën. “Mendoja se tashmë kishte ardhur koha që së bashku me gratë e tjera të sillnim në politikën japoneze ndryshimet që kishim kohë që i ëndërronim dhe të gjitha së bashku brenda një partie mund tia arrinim”, deklaron ajo. Kundërshtari i saj politik i Partisë Liberale ishte një njeri shumë i fuqishëm. Ai ishte Fuimo Kyuma, një veteran i politikës dhe ish-ministër, njeri me lidhje shumë të fuqishme, që përfaqësonte zonën e tij elektorale në Nagasaki që prej 30 vitesh. Megjithatë, ajo që fitoi nga ky duel ishte 28-vjeçarja dhe ish-ministri me lidhje të fuqishme e me shumë para. Ishte ajo që doli fitimtare natën e votimeve, një natë që nuk do të harrohet, jo vetëm për ndërrimin e pushteteve pas një kohe të gjatë, por mbi të gjitha për futjen e një numri shumë të madh femrash në Parlamentin dhe politikën vendase. Aktualisht në Parlamentin me 480 vende, 56 janë femra. Kjo është një shifër e lartë, por relativisht e ulët krahasuar me Britaninë e Madhe dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fitorja e Partisë Demokratike dhe e grave që u ndodhën përpallë politikanëve të sprovuar në vend ishte një kombinim i zhgënjimit që njerëzit kishin prej vitesh me forcën politike në pushtet dhe i besimit se forca e re dhe veçanërisht gratë mund të ndryshonin mënyrën e vjetër të funksionimit të politikës. “Votuesit më zgjodhën mua, sepse unë pikërisht përfaqësoja kombinimin e këtyre dy tendencave, pra pakënaqësinë nga e vjetra dhe shpresën për të renë. Unë e vlerësoj shumë kurajën e tyre që më dhanë shpresën dhe besimin, sepse e di që ky nuk ishte një vendim i lehtë për tu marrë.” Edhe pse në krahasim me kundërshtarin e saj, Eriko Fukuda të jepte përshtypjen e një kandidateje “të brishtë” dhe të papërvojë, ajo u shndërrua në një person të dashur për zgjedhësit që nga momenti që pranoi të kandidonte. Një vit më parë, drejtoi me shumë sukses fushatën për të detyruar qeverinë të pranonte përgjegjësinë për lejen që u kishte dhënë disa kompanive në shpërndarjen e disa produkteve të skaduara dhe të helmuara në treg, si pasojë e të cilave shumë njerëz ishin infektuar me hepatitin C. Bëhet fjalë, në fakt, për një periudhë mjaft të gjatë kohe, nga viti 1970 deri në vitin 1990. Por, sigurisht që rruga e saj drejt fitores nuk ishte e lehtë e mbi të gjitha puna e vërtetë tani sapo ka filluar. Kundërshtarët e saj i përmendën vazhdimisht çështjen e sëmundjes dhe i vunë në dyshim shëndetin. Të tjerë gërmuan në të shkuarën e saj, duke i nxjerrë në media të gjithë të dashurit, apo lidhjet që kishte pasur. Por Fukuda e di mirë se rruga e re çahet me shumë vështirësi dhe se mbi të gjitha ajo do veç guximit edhe shumë këmbëngulje.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25280. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25280

Gjobitet për mospagesën e tatimit Zyrtarët polakë të tatimit nuk falin shmangien nga tatimi as kur bëhet fjalë për imtësira si 0,004 euro, kështu që një pensioniste nga qyteti Lodja duhet që me vendim të gjyqit të paguaj mbi 70 euro për dënim dhe shpenzime gjyqësore pasi që ka bërë një fotokopje të një letërnjoftimi pa lëshuar faturë për të.
Dëmin ndaj shtetit prej 0,004 eurosh, me kamatë dënuese prej 0,014 euro, pensionistja ia ka bërë në dhjetor të vitit të kaluar në një kioskë në të cilën punon kohë pas kohe ia ka fotokopjuar letërnjoftimin një studenti dhe ia ka paguar 0.1 euro, por nuk i ka lëshuar faturë, e as nuk e ka evidentuar atë në arkën fiskale.
Pensionistja e ka pas fatin e keq që studenti në fakt ka qenë një inspektor i maskuar i tatimeve e para gjykatës nuk i ka bërë punë mbrojtja që arka është e re dhe se shefi i saj, pronari i kioskës, nuk i ka dhënë kodin për ta përdorë atë.
“Po mos ta dënonim, kjo do të nxiste polakët tjerë të shkelin ligjet tatimore. E këtë gjë nuk guxojmë ta lejojmë. E dënuara ka pension prej 400 euro, vozitet me Toyota dhe ka para të paguaj dënimin dhe shpenzimet gjyqësore”, ka deklaruar gjykatësja e cila nuk lëshon pe edhe kur bëhet fjalë për shuma të parëndësishme si këto.
Pensionistja, megjithatë, nuk dorëzohet lehtë dhe pasi që Gjykata e Qarkut e ka vërtetuar dënimin e shkallës së parë, ajo është e gatshme të ankohet në instanca më të larta të shtetit.
“Për këtë shmangie veçmë është dënuar shefi im, unë vetëm i kam zbatuar urdhrat e tij. Nëse ai veçmë e ka paguar këtë dënim, pse do të duhej që unë ta paguaj sërish, ka thënë ajo për mediet lokale.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=831. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=831
Top