Bill Klinton, hero në Prishtinë: Kosova duhet të jetë Zot i paqes së vet
Pas zbulimit të shtatores, Bill Clinton edhe njëherë ka falënderuar udhëheqësit e vendit dhe popullin e Kosovës, duke thënë se ai ndihet i privilegjuar që atij i është ndërtuar një shtatore sa ishte gjallë.

Ai po ashtu ka përsëritur se ka biseduar me gruan e tij, sekretaren e shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, e cila i ka thënë atij se ai duhet ta bëj një foto para statujës së tij.

“‘Duhet ta bëni një foto para saj’ më tha ajo”, tha Clinton.

“Unë dua të ju them juve disa gjëra në mënyrë serioze, së pari unë jam shumë i nderuar që isha këtu për të ndalur ato gjëra të tmerrshme që u ndodhnin juve dhe për të qenë pjesë e asaj që ndodhte këtu. Unë jam shumë i vetëdijshëm se ka pasur edhe shumë të tjerë që kanë ndihmuar për shpëtimin e shumë jetëve në Kosovë dhe që iu kanë ndihmuar juve për të ndërtuar demokracinë”, tha Clinton.

Për më tepër, Clinton ka siguruar popullin e Kosovës se do të kenë përherë mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

“Para dhjetë vjetëve ne kemi ndalur diçka të tmerrshme këtu, ndërsa sot pas dhjetë vjetëve ju jeni duke bërë një punë të mirë, jeni të lirë, jeni të pavarur dhe do të ecni përpara si vend shumetnik. Ne duhet të zgjidhim diçka shumë të thjeshtë, edhe nëse jemi në Kosovë, por edhe kudo që jemi në botë”, tha ish-presidenti Klinton.

Clinton ka rikujtuar edhe ata të cilët pas luftës së Kosovës kontribuan në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Ai ka falënderuar NATO-n, ish-sekretaren e shtetit Madeleine Albright, Wesley Clark, ish-presidentin George Bush dhe ish-sekretaren Condelize Rice për kontributin e dhënë.

“Dhe dua t’ju siguroj se edhe administrata e tanishme në krye me presidentin Obama dhe sekretaren Hillary Clinton do ju ndihmojnë për të ndërtuar të ardhmen”, tha ai.

Ndërsa kryeministri Thaçi ka premtuar se sheshin Bill Clinton do ta bëj një shesh madhështor për Kosovën.

“Shtatorja e juaj është shtatore që i përket të gjithë qytetarëve të Kosovës sepse ju jeni hero i popullit të vendit tim”, tha Thaçi.

Zbulohet shtatorja

Tashmë është bërë zbulimi i shtatores se Bill Clinton në sheshin që mban emrin e ish presidentit amerikan.

Para zbulimit Kryetari i Shoqatës, “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi ka thënë se kjo shtatore është nderimi që populli i Kosovës ia bën një heroi të gjallë të tij.

Skulptura është punuar nga skulptori Hezair Mustafa, ndërkaq në pritje të Clinton kanë dalë me mijëra njerëz për ta nderuar mikun e tyre!

Clinton: Kosova ka ndërtuar institucione demokratike

Ish-presidenti i SHBA’ve Bill Clinton në fjalimin që ka mbajtur para deputeteve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Kosova me punën e saj ka arritur që të krijoi institucione demokratike, shtyp të lirë dhe shoqëri të fortë civile.

Ai në fjalimin e tij, në fillim, ka përkujtuar edhe ish presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe një gurë të cilin ai ia kishte dhuruar.

“Ai gur kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin “Guri i Rugovës”, ka thënë Clinton.

Clinton, ka shtuar se ai është lindur në një vend që ka gjeologji të ngjashme me Kosovën, në Arkanzas. “Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”, ka thënë Clinton.

Clinton po ashtu ka treguar edhe vlerësimet dhe punën që është duke e bërë administrata e tanishme amerikane që Kosova të ec përpara. “Kur u nisa për në Kosovë bisedova në telefon me Hillary’in dhe edhe ajo ua dërgoi të fala nga ana e saj – përderisa është duke u përpjekur që të arrihet paqe në Lindje të Mesme. Zëvendëspresidenti Biden por edhe të tjerët kanë treguar përkushtimin e tyre që të ju ndihmojnë “, ka thënë Clinton.

Clinton ka treguar se në Botë sot nuk ka rëndësi sesa të mëdhenj janë popujt. Sipas tij të gjithë popujt kanë tregimet e veta- të mira dhe të këqija.

Ish-presidenti ka thënë se ai do të bëj gjithçka që është e mundur që t’i ndihmoj përsëri popullit të Kosovës por edhe Kosova nuk duhet të bëj dallime në mes të fqinjëve të saj. Ndërkaq, ai ka thënë se është krenar me Kosovën.

Sipas tij, Kosova ka përparuar, ajo është pranuar në FMN ndërkaq me hapa të sigurt është duke shkuar drejt anëtarësimit të saj në NATO dhe BE.

Ai ka thënë se “Kosova duhet të jetë Zot i paqes së vet”.

Nga ana tjetër Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë në fillim se ishte pikërisht SHBA dhe miqtë e saj që ndërprenë një spastrim etnik dhe një katastrofë në Kosovë. “Kosova ka ndryshuar shumë dhe nuk i ngjanë më Kosovës së luftës më parë dhe është shndërruar në një vend multietnik pa dallime politike dhe fetare”.

Kurse Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se populli amerikan ka një meritë të veçantë për pavarësinë e Kosovës.

“Qytetarët e Kosovës të janë mirënjohës për vendimin dhe ndërhyrjen ushtarake dhe parandalimin e një gjenocidi të të paparë në Kosovë. Ju nuk lejuat që të flijohen mijëra viktima civile…”, tha Sejdiu.

Ndërkaq, kryeministri Thaçi tha se vizita e presidentit Clinton në Kosovë është një ditë e lumtur për të gjithë në shtetin e Kosovës, sepse kështu Kosova nderon mikun më të madh të Kosovës, ish presidentin e SHBA-ve, z. Bill Clinton..

“Ftesa e sotme është një simbol i dashurisë. Festa e sotme është një mirënjohje e thellë nga institucionet e reja të Republikës së Kosovës. Shtatorja që do ta zbulojmë sot është një shtatore për triumfin e paqes dhe të tolerancës në botë. Ju z. Clinton e bashkuat botën demokratike për të ndërhyrë dhe sjell paqe në Kosovë. Paqen, jetën e lirë, lirinë dhe lumturinë e Kosovës. Zoti i bekoftë SHBA, Kosovën, juve z. President, familjen tuaj”, tha Thaçi.

Momentalisht ish presidenti amerikane është duke u takuar me mijëra qytetar të cilët kanë sfiduar ngricat për ta pritur mikun e Kosovës, njeriun i cili parandaloj masakrat kundrejt popullsisë civile në Kosovë me intervenimet ushtarake të NATO-s në mars të vitit 1999.

Clinton arrin në Prishtinë

Ish-Presidenti Amerikan, Bill Clinton, ka mbërritur në Prishtinë.

Ai vjen për herë të tretë, në vendin tonë, por kësaj radhe në Republikën e Kosovës.

Njeriu që dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës, sërish do të ketë rastin të përjetojë dashurinë e kosovarëve për të.
Me ftesë të Kryeministrit Hashim Thaçi, miku amerikan, fillimisht do të ketë një takim me Presidentin Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Thaçi. Më pas, Clinton do të mbajë një fjalim në një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës. Në orën 13:20 është paraparë ceremonia e zbulimit të shtatores së tij në sheshin “Bill Clinton”.

Vizita e tij shihet si rikonfirmim i miqësisë ndërmjet popullit të Kosovës dhe atij amerikan. Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë mbledhjes së Qeverisë, të shtunën, ku edhe shpalosi agjendën e vizitës së ish-Presidentit Clinton.

Thaçi ka thënë se Qeveria dhe institucionet e Kosovës kanë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e ish presidentit të SHBA-së, Bill Clinton.
Ai tha se në shenjë mirënjohje dhe respekti për angazhimin e madh që ka dhënë ish-presidenti Clinton për lirinë dhe demokracinë e Kosovës, populli kosovar i ka ngritur një shtatore në qendër të kryeqytetit.

“Besoj që do të jetë një pritje e nivelit më të lartë dhe natyrisht i ftoj edhe gjithë qytetarët që të jenë në Sheshin ‘Bill Clinton’”, ka thënë Kryeministri Thaçi.
Edhe Presidenti Fatmir Sejdiu ka ftuar institucionet dhe qytetarët e vendit për t’i bërë një pritje madhështore mikut të madh të vendit tonë.

“Republikën e Kosovës e viziton Presidenti Bill Clinton, njeriu i cili i priu angazhimit më të madh humanitar të botës moderne për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga zhbërja fizike. Duke i pasur parasysh meritat e tij të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si president i vendit, ju ftoj që këtë të diel t’i bëjmë një pritje madhështore, ashtu siç na ka hije, Presidentit Clinton”, thuhet në mesazhin e Presidentit Sejdiu.

Ai ka ritheksuar mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Republika e Kosovës do t’u jetë përherë mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Clinton, i cili, në çastet në të rënda të historisë sonë, udhëhoqi aleancën e madhe të vendeve demokratike e liridashëse të botës për ta ndaluar makinerinë gjenocidiale të Millosheviçit, e cila po e dëbonte popullin e Kosovës nga vatrat e veta, si dhe po i shndërronte fshatrat e qytetet tona në tokë të djegur”, ka thënë Sejdiu.

Po ashtu, Presidenti Sejdiu ka theksuar se vizita e Presidentit Clinton në Kosovë, e para pas pavarësimit të vendit, është një inkurajim i madh për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, në udhën e pakthyeshme të integrimeve euroatlantike.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25267. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25267