Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Eminem Lose Yourself Click here to view the embedded video.
Ky artikull eshte marre nga: http://hiphopi.com/eminem-lose-yourself.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hiphopi.com/eminem-lose-yourself.html

Halloween: Amerikë dhe Shqipëri 31 Tetor 2009. Champaign-Urbana – Edhe në këtë qytet relativisht të vogël të një universiteti të madh në shtetin e Illinois-it, festohet sot Halloween.
Nga qytetet më të gjelbër në Amerikë, mbushur me ketra, lepuj, rosa të egra e sorkadhe që shpesh shkaktojnë aksidente në rrugë, me më shumë profesorë sesa shitës e burokratë, me një popullsi së cilës në tri stinë të vitit i shtohen 50 mijë studentë, ku shumë sekretare, infermiere dhe mësuese filloreje, kanë një master përveç universitetit, ku porta e jashtme e shtëpisë sime rrallë mbyllet me çelës gjatë ditës dhe po ashtu rri edhe makina gjatë natës… pra në një qytet të tillë, thuajse mes kopshtijeve të modernes surreale (sidomos po të mendosh se Chicago problematike, që thuhet se u eliminua lehtë si pritëse e lojërave të ardhshme olimpike për shkak të korrupsionit dhe kriminalitetit, nuk është shumë larg), sot festohet Halloween.
Nëpër kopshtet e zbukuruara me lule vjeshte dhe krizantemë shumëngjyrësh, ku gjethet e studiuara të pemëve të kuqe, të gjelbra e të verdha formojnë ylber të lagësht mbi tokën që ende s’do t’i jepet dimrit e ngricës dhe mbrohet nën to, duken kudo kunguj gjigantë të gdhendur si fytyra që u ngjajnë ose përbindëshve të frikshëm ose foshnjave të ëmbla, sipas shijes së fëmijës më të vogël të shtëpisë ku festohet Halloween.
Gratë fluturojnë të blenë sheqerka dhe ëmbëlsira që u duhen dhënë fëmijëve dhe të rinjve që vijnë në grupe natën e nën kostumet “e frikshme” trokasin nëpër dyer të panjohurish për tradicionalen “Trick-or-treat”, pra “më jep sheqerka, apo të të bëj një rreng?”…që më kujton një rutinë të ngjashme që mamaja ime thotë se dikur kryenin fëmijët në Kolonjë për Pashkë…
Natën kungujt do jenë të gjithë të ndezur e do duken shumë bukur nëpër shtëpitë pa mure ndarës. Fëmijët (por edhe të rriturit) mezi presin natën. Disa oborre ndihet që janë rregulluar që të duken si skena tragjike, ku do të harbohet natën që të ndjellin grupet e maskuara që enden rrugëve me shportat, në të cilat fusin sheqerkat e ofruara nëpër shtëpi të ndryshme.
Të gjithë presin pezull dramën “mortore” të natës që afron…Edhe me një ekonomi si kjo e tanishmja, ka familje që harxhojnë mijëra dollarë për të krijuar nëpër oborret pa mure rrethues, efekte speciale, zhurma, qenie që lëvizin e të hidhen në grykë kur hyn në rrugëzën përmes oborrit, eshtra që kërcejnë nga nëntoka e të kapin këmbën kur kalon në rrugën drejt shportës me sheqerka, e plot efekte akustike, zhurma e klithma befasuese, mjegull, tym, shpesh shumë komplekse e vërtet të frikshme. Unë për vete kërcej vazhdimisht përpjetë e tmerruar kur shoqëroj vajzat e mia për trick-or-treating. Po aty është gjithë qejfi…, thonë Ada dhe Lara.
Lidhja e varrezave me përbindëshit, shpirtrat e këqij, vampirët, fantazmat dhe zjarret brenda kungujve, siç mund të pritet, vijnë nga kohëra përtej “arsyes” moderne dhe historike, e sigurisht që janë parakristiane.
Origjina e festës zbret në paganizmin e bukur e të shfrenuar të festave druide të zjarrit, gëzuar e thurur aq bukur mes mbretërive të mbitokës e sidomos të nëntokës (pra atje ku ne ndihemi si në shtëpinë tonë të përhershme) mes keltëve në tokat e galëve, skocezëve dhe irlandezëve të hershëm.
Halloween, ose “Hallow E’en” më pas u modifikua, u kanalizua e u politizua nga feja kristiane që e lidhi me festat e “Tërë Shenjtëve” për katolikët, dhe me Pentecost-in për ortodoksët…(e pa dyshim, duke bërë kështu, gati i vrau shpirtin festës, siç i vret shpirtin martesa tradicionale një gruaje që e ka virgjërinë kategori trunore dhe jo të lidhur me hymen-in e saj)…
Por Halloween që u zhduk kudo, ia doli të jetojë në Amerikë…Mes fiksimeve fetare të përbindshme të kolonizuesve të parë, kokëfortësisë së ftohtë patologjike të puritanëve, dhe misticizmit të shfrenuar krijues të indianëve të vendit, Halloween u rrit e u gjallërua si festë që më të rinjtë e kësaj shoqërie sot e dashurojnë marrëzisht e mezi e presin dhe më të vjetrit e adhurojnë me mall rinie.
Duhet përmendur këtu konsumimin e shfrenuar amerikan që i ka dhënë hov dhe e ka ndotur me publicitet institucional këtë festë. Që në fund të shtatorit, plot shtëpi ishin zbukuruar, ndërkaq për Halloween, duke i shtuar dekorimet çdo javë.
Njerëzia s’i bën dot ballë reklamave që yshtin fëmijët e prindërit të blenë, të blenë, të blenë…totali i parave të shpenzuara për Halloween vitin e shkuar ishte 6 miliardë dollarë (66,5 dollarë për çdo konsumator të mesëm, 40% e së cilës shkon për kostume), thuajse shifër imorale po të mendosh se ka plot amerikanë pa sigurim shëndetësor. Dhe, pavarësisht nga kriza, shpenzimi mesatar për Halloween është rritur rregullisht çdo vit.
Por edhe në një qytet të qetë e paqësor si ky, një ditë e tillë nuk shkon pa disa tmerre herë të stisura e herë të vërteta që i shtojnë tensionin ardhjes së “natës së shpirtrave të këqij”… e të mirë.
Nuk flas për komentin cinik e qëllimisht të anshëm të Baudrillard-it për “festën sarkastike…kërkesë skëterrore e revanshit të fëmijëve ndaj të rriturve, …ku amerikanët fshihen që të mos bezdisen nga vizitorët…ku disa kallin gjilpëra e brisqe brenda ëmbëlsirave…”
Ai pozicionohet hidhshëm, me armën e karikaturës në dorë dhe me anshmëri të dukshme politike, i kompleksuar ndaj gjithçkaje që ndodh në Amerikë dhe bën mizën buall thuajse në gjithçka e jo pa dashje…
Por, ndoshta ai ka një lloj të drejte: diçka në shpirtin e Halloween-it, festës së shpirtrave të frikshëm të nëndheut, të përbindshave, vampirëve dhe shtrigave, është sugjestive për shpirtin e trazuar njerëzor; diçka në të zgjohet për keq, shqetësohet dhe çon njerëz me një mungesë paraprake ekuilibri, drejt veprimesh që në ditë më të qeta nuk do t’i kryenin.
Vitin e shkuar, dy javë para festës policia e qytetit mori një letër, në të cilën qenia anonime shkruante se natën e Halloween-it do të vriste dikë në Green Street, në zonën e klubeve të natës të kampusit universitar, ku zakonisht studentët rrinë e argëtohen të dehur e të maskuar për Halloween deri herët në mëngjes.
Çfarë e bëri këtë kërcënim terrorist të besueshëm e të frikshëm, është se personi që e shkroi tregonte se ditën kur e kish shkruar, kish shtënë me armë në dy dritare të dy makinave të ndryshme në parkimin e kinemasë më të madhe në qytet. Po atë natë policia vërtet kish marrë dhe verifikuar dy raportime nga dy qytetarë që kishin gjetur makinat e tyre të dëmtuara kur dolën nga kinemaja. Pra terrordashësi u desh marrë seriozisht…
Policia e Universitetit dhe e qytetit bënë natën ditë ato dy javë. Padyshim studentët marrin mesazhe e-maili të përditshme nga Universiteti mbi mënyrën si të sillen e si të mbrohen nga të tjerët e nga vetja natën e Halloweenit.
Sidoqoftë, një ngjarje të së shkuarës disi më të largët, nuk e konsideroj shaka. Kur sapo arrita në këtë qytet për të nisur studimet pasuniversitare në 1995, mëngjesin pas Halloween-it, qyteti u zgjua i tmerruar nga tri ngjarje tronditëse.
Një student kinez që bënte doktoratën, natën më parë kish therur të shoqen në një moment të keq xhelozie, depresioni, mungesash dhe çmendurie dhe ishte mbyllur në apartamentin e vet me dy vajzat e vogla…dhe kjo nuk ishte larg apartamentit ku unë atëherë jetoja vetëm me vajzën time tetë vjeçe, në një lagje ndërtuar në një park për studentë pasuniversitarë me familje.
E dyta ngjarje edhe më e pazakontë, ishte se po atë natë, në ndërtesën ngjitur me atë ku ish zyra ime në kampusin universitar, u gjet pa jetë, i gjakosur, trupi i një profesoreshe italiane të bukur e të suksesshme.
Ngjarja e tretë ishte se herët në mëngjesin pas Halloween-it, mbi shinat e trenit u gjet trupi i pajetë i një studenti pasuniversitar që priti trenin e parë dhe iu hodh kur treni u afrua.
Dy ngjarjet e fundit ishin në fakt e njëjta ngjarje. Djaloshi student, i dashuruar keq me profesoreshën e vet (të martuar e me disa fëmijë), e vrau atë teksa dilte nga zyra atë natë dhe më pas edhe veten mbi shina.
Pabesueshmërisht edhe këtu, njëlloj si në fshatin tonë të madh passocialist, gojët e përbindshave të vërtetë (jo atyre të Halloween-it, por ato të pazhdukshmit e gjithkohës dhe gjithhapësirës), thoshin se ajo i mbante fundet shumë të shkurtra, bluzat shumë të hapura mbi gji dhe këpucët shumë të larta…
Perëndi! Më jep më mirë përjetësisht Halloween, të mos mundem t’i dëgjoj këto sirenat universal puritane e intolerante të vdekjes për së gjalli…të pranishme në Amerikë njëlloj si edhe në Mesdhe. Mbaj mend që prindërit e mi, kur u tregova mbi këto ngjarje, më thanë se nuk duhet të rrija më në një qytet “kaq të çmendur”…”pervers”, donin të thoshin, besoj.
Këto, nuk janë ngjarje të zakonshme, por nuk është rastësi që ndodhin në net Halloween-i në Amerikë… Vërtet besoj se kur shpirti njerëzor, për arsye të tjera ka humbur ekuilibrin shpirtëror e mendor, atmosfera e Halloween-it e sugjestionon të bëjë hapa drejt vdekjes, më thjeshtë e më lehtë se në ditë të tjera…
Por, kjo nuk është arsye t’u mohohet gëzimi miliona njerëzve e familjeve që ndërtojnë ditë e kujtime të bukura kësaj nate, që e kanë atë pjesë të së shkuarës, të formimit të vet social e shoqëror, të kulturës që përcjellin e krijojnë. Nuk do të ishte keq sikur njerëzit të mësonin t’i rezistonin komercializmit, sidoqoftë…
Sot studentët shpesh vijnë nëpër klasa me kostumet e Halloween-it dhe me makiazhe shumë komplekse. Këtë vit, si pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, shumë studentë venë maska karikaturore figurash politike, që nga dy kandidatët Obama dhe Mc Cain, të Palin, Biden, Bush, Hill e Bill Clinton, Nancy Pelosi, Dick Cheney etj.
Para pak vitesh pata një student që erdhi në mësim me një kostum të përsosur (kushedi sa kish paguar e mjera e ëma a i ati) të “Fantazmës së Operas”, dhe me grim po aq perfekt. Aktronte kur hyri dhe gjithë orën, madje edhe kur përgjigjej.
Kish ndryshuar sjelljen, zërin…Ishte disi e pabesueshme, sepse ishte nga studentët më introvertë, shumë i zgjuar dhe i ditur, por shumë i heshtur e i turpshëm. Në ditë si kjo e sotmja, mësimi vazhdon, sepse asnjë ditë mësimi nuk mund të humbasë kurrsesi…ndryshe, dikush humbet punën që mezi e ka…por fokusi i vërtetë i mësimit lëviz në perspektivën që do të sjellë nata e bukur e fundvjeshtës.
Para dy vjetësh Lara e festoi Halloween-in në Tiranë, sido që Tirana ende nuk e feston atë aq fort…por prapë e njeh disi festën. E festuan bashkë me Adrin, kushërirën e vet dy vjet më të madhe se Lara. Kostumet i kishim sjellë me vete nga Amerika: Lara ishte veshur si balerinë kabareje, ndërsa Adri si shtrigë e bukur. Fytyrat ua leva unë, sado e paaftë qofsha në grimin.
Me babin e vet, Lara gdhendi dy kunguj e jo një …ndoshta kungujt në Shqipëri ende janë pak më të lirë se në Amerikë. Pjesët që duheshin gdhendur i vizatuan, në njërin kungull Lara e në tjetrin Adri. I vunë poshtë pallatit, i ndezën dhe ishin aq krenare e të gëzuara. Njerëzit që kalonin, ndalonin e sodisnin të mrekulluar.
Vendosëm t’i linim të digjeshin tërë natën. Pastaj gjyshe Dhimitra i shoqëroi dy mbesat nëpër komshinj, portë më portë (ku gjyshi Beqo më parë kish propaganduar ardhjen e tyre si dhe blerjen e gjërave të ëmbla). Nga xhaxhi Xhemali, te xhaxhi Sufi, te teta Jeni e teta Leni…
Lara u gëzua shumë me ëmbëlsirat, se “në Shqipëri nuk të jepnin vetëm karamele, biskota, dhe rrush të thatë, por bakllava, kek dhe çokollata…madje edhe byrek diku”. Kur u zgjuam në mëngjes, Lara vrapoi e para poshtë të shihte si kishin gdhirë dy kungujt e lënë mbi shkallët hyrëse jashtë pallatit.
U kthye lart duke qarë: njërin kungull e kishin vjedhur. I thashë të mos mërzitej se ndoshta disa kalamaj të tjerë kanë luajtur me atë, duke qenë se ne kishim dy. Më mirë kështu… Lara më tha se nuk ishte mërzitur se e kishin marrë, por sepse kungulli që kishin marrë ishte ai që kish vizatuar Adri…, pra ai i Larës nuk u kish pëlqyer shumë “grabitësve”.
Lara ime e vogël, tani 9 vjeçe, para se të nisej për në shkollë sot në mëngjes, nxori mbi verandën para shtëpisë kungujt e saj të gdhendur mbrëmë. Kur të kthehet nga shkolla do t’i ndezë. Më porositi se duhet të blija qirinj të gjatë për kunguj të mëdhenj dhe shumë karamele e çokollata të ndryshme për ata që mund të vijnë për “trick-or-treat”. Për Larën koha e princeshave ka ikur…
Tani që është “kaq e madhe” nuk mund të merret më me to. Këtë vit Lara do të jetë përsëri vampireshë, ndërsa qeni i saj Zeus do vishet si djall me brirë. Pret që Ada, motra e madhe, t’i bëjë grimin e fytyrës.
Veç një fustani të zi me fasha të kuqe rreth belit dhe me një jakë të bardhë që ngrihet gjigante mbi qafën e saj të hollë, ka blerë një paruke të zezë me fije flokësh gri vende-vende që të mbulojë flokët e bukur biond në rozë, një shishkë me ngjyrë gjaku që duhet t’i rrjedhë nga dy krahët e buzëve ku shfaqen dy dhëmbë vampiri, dhe një solucion që do t’ia bëjë thonjtë e duarve fosforeshentë natën.
Ada, vajza ime 22 vjeçe që, siç u takon të rriturve jeton më vete tani, nuk e di se çfarë ka vendosur të bëjë. (Por e di që kostumet janë blerë me mend në kokë, e stisur e kombinuar që të mos harxhohet shumë).
Pas tyre, vigjilent e i palodhur, do t’i ndjekë nga makina syri im që ruan se mos, bën vaki, ndonjë i çmendur gjen sot ditën…ose më mirë natën, të ekzibicionojë trazimin e vet. Më pas unë do të jem në një festë me maska, por shumë më të përmbajtur sesa ato të Venecias – “la serenissima”.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25204. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25204

Papandreu pro zgjerimit të BE-së: Ballkani, integrim brenda 2014 BRUKSEL- Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu ka deklaruar se qeveria që ai drejton është pro zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit. Në tryezën e krerëve të shteteve dhe qeverive evropiane, gjatë një konference për shtyp kryeministri grek ka shprehur hapur prioritetin e qeverisë së tij.
Në këtë samit Greqia paraqiti si prioritet të qeverisë helene zgjerimin e BE-së me Ballkanin, madje duke synuar vitin 2014 për integrimin e vendeve të këtij rajoni.
“Pas axhendës së Selanikut në vitin 2003, kur u hodhën themelet e zgjerimit me Ballkanin, në këto vitet e fundit rajoni ka humbur orientimin dhe ne duam t’i japim një dinamikë të re, pa ulur standardet që duhen plotësuar, por duke reduktuar burokracitë, me qëllimin përfundimtar përfshirjen e Ballkanit në BE, 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore”, deklaroi Papandreu.

Vizat, Berisha: Plotësojmë kushtet
TIRANË- Kryeministri i vendit, ka premtuar se reformat janë në plotësim e sipër dhe i ka bërë një tjetër ftesë opozitës për të hyrë në parlament.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha garantoi se liberalizimi i vizave do të bëhet sipas premtimeve, dhe se qeveria do të përparësojë të gjitha problemet e integrimit dhe të liberalizimit të vizave dhe problemet e luftës kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar në tërësi për problemet më madhore të vendit. “Unë mund t’ju them se nga të gjitha kërkesat specifike, që kanë lidhje me kalimin e kufirit, kontrollin e integruar të tyre, janë në plotësim e sipër përfundimtar brenda muajit nëntor, më së shumti”- tha ai.
Ai ka deklaruar se deri tani aplikimet për pasaporta biometrike janë 231 725, nga të cilat janë prodhuar dhe shpërndarë në rajonet e policisë 223 545 dhe janë tërhequr nga shtetasit rreth 180 000. Berisha ka sqaruar se është miratuar vendimi për kategorizimin, standardet dhe kriteret e kontrollit në pikat e kalimit të kufirit. Harta topografike është përgatitur dhe shpërndarë në të gjitha stacionet e pikë- kontrollit të kufirit; janë miratuar procedurat me standardet e fundit për policinë kufitare dhe migracionin. “Kanë mbetur gjithsej pesë pika, në të cilat do të instalohet gjatë këtyre ditëve, siç janë Shishtaveci, Orgjosti, Sopiku dhe Ribsi. Do të vendoset një sistem kamerash për të kontrolluar të gjitha pikat e kufirit”- tha ai.
***** 12 tetor
Vizat, PS: Qeveria të plotësojë standardet, jo të akuzojë opozitën
TIRANË- Nëse shqiptarët nuk përfituan liberalizim si fqinjët e tyre, përgjegjëse e vetme është qeveria, e cila nuk plotësoi standardet e kërkuara nga BE-ja. Kështu është shprehur sot në emër të PS, deputeti Ilir Gjoni gjatë një konference për shtyp. Sipas tij, është qeveria Berisha ajo që nuk ka bërë reformat e nevojshme, të cilat do i hapin rrugën e integrimit vendit.
“Qeveria duhet të plotësojë standardet për liberalizimin e vizave dhe jo të merret me akuza të pabaza ndaj opozitës. Sipas Planit të Veprimit të miratuar nga vetë qeveria nuk është amenduar ende ligji për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, si dhe plani antikorrupsion, kushte këto të vendosura nga BE-ja.”-tha Gjoni.
Sipas tij ende nuk janë përmirësuar masat për aksesin në informacion mbi kapjen e drogës dhe personave të përfshirë në Pikat e Kalimit Kufitar.
“Liberalizimi i vizave kërkon impenjim e përkushtim të tërë strukturave të shtetit për të forcuar administratën publike, duke pasur një gjyqësor të pavarur e të paanshëm dhe jo një retotikë boshe të qeverisë duke akuzuar opozitën për këtë proces”, tha Gjoni.
BE shtyn përsëri shqyrtimin e aplikimit të Shqiperisë UPDATE – Shtyhet serish shqyrtimi i kandidatures se Shqiperise nga diplomatet e Bashkimit Europian. Megjithese Presidenca Suedeze e kishte perfshire ne axhenden e diskutimeve te komitetit te perfaqesuesve te perhershem te vendeve antare, shqyrtimi i aplikimit eshte hequr nga axhenda per shkak se Gjermania ka kerkuar me shume kohe. Sipas burimeve konfidenciale, duke ju referuar nje ligji te ri te imponuar nga Gjykata Kushtetuese si kusht per ratifikimin e Traktatit te Lisbones, diplomatet gjermane kane shpjeguar ne takim se ende nuk jane te qarte nese duhet respektuar Bundestag perpara se te shprehet qendrimi per aplikimin e Shqiperise.
Ne nje rast te tille, shqyrtimi i kandidatures do te shtyhej per me shume se nje muaj, pasi mbledhja e pare e Dhomes se Ulet te parlamentit gjerman eshte ne fund te tetorit.
Shqiperia aplikoi per statusin kandidat 6 muaj me pare dhe komisioni pret driten e gjelber nga Keshilli i BE-se per te nisur perpilimin e opinionit mbi gadishmerine e vendit per te marre statusin kandidat.
Ne kete faze te procesit, dhenia e mandatit ndaj Komisionit nuk kerkon diskutime ne nivel te larte perfaqesimi te vendeve antare.
Me t’u miratuar ne Komitetin e perfaqesuesve te perhereshem, Keshilli i pare i ministrave europiane qe do te mbahet pas ketij takimi do te komunikoje dhenien e pelqimit mbi kandidaturen, pa diskutime te metejshme, ne menyre qe Komisioni te nis procesin teknik me dergimin e pyetsorit qindrafaqesh ndaj autoriteteve shqipetare.

TIRANË- Austria do mbështesë rrugën e Shqipërisë drejt Komuniteti Europian, por më parë vendi duhet të ece në rrugën e duhur për plotësimin e reformave. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm austriak, Michael Spindelegger, gjatë një konference për shtyp mbajtur së bashku me ministrin e Jashtëm, Ilir Meta. “Austria mbështet Shqipërinë në rrugën e saj integruese. Por Shqipëria duhet të bëjë një rrugë të mirë për të plotësuar reformat dhe procedurat për të arritur këtë objektiv”, tha Spindelegger. I pyetur për aplikimin e Shqipërisë në BE, ai deklaroi se procesi për vizat nuk është mbyllur dhe se Shqipëria do të respektohet si çdo vend tjetër, por për këtë nevojitet ende punë.
PE: Shqipëria ‘përfshihet në listë’, vizat ‘pas plotësimit të kushteve’
BRUKSEL – Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian votoi sot me shumicë votash projektligjin e KE për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e liberalizimit të vizave. Nga 51 deputetë, vetëm 8 votuan kundër këtij projektligji.
Komiteti votoi për të përfshirë brenda fushëveprimit të këtij ligji që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat kanë perspektivën e hyrjes në BE.
Mediat e huaja informojnë se nga marrëveshja e lehtësimit të lëvizjes së lire në vendet e Bashkimit Europian përpos tre shteteve që diheshin Maqedoni, Serbi, Mali i Zi janë përfshirë edhe Shqipëria e Bosnje-Hercegovina.
Por ndersa per tre te parat liberalizimi behet me 1 janar te vitit qe vjen, per dy te fundit, heqja e vizave do të bëhet në varësi të përmbushjes me integritetit të dokumentit të menaxhimit të kufijve dhe zbatimit të ligjit. Komiteti gjithashtu miratoi hapjen e një dialogu të vizave me Kosovën në mënyrë që të krijojnë një “hartë e liberalizimit të vizave të ngjashme me të tjerët.
Eurodeputetja Sarah Ludford u shpreh se “i kemi dërguar një sinjal shumë të fuqishëm Parlamentit Europain në mbështetje të udhëtimit të lirë për të gjithë njerëzit e Ballkanit Perëndimor me një riorganizim të formaliteteve ligjore.
Por duhet theksuar se heqja e vizave mund të ndodhë në praktikë vetëm kur këto vende të përmbushin standardet e nevojshme të sigurisë. “Iu bëj thirrje qeverive dhe qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnjes që të përmbushin me shpejtësi kushtet e BE-së”, shtoi ajo.
“Në Kosovë, unë shpresoj se ne mund të gjejmë një zgjidhje, e cila është pragmatike në avancimin e perspektivës që kosovarët gjithashtu të arrijnë lehtësimin e vizave dhe liberalizimin pastaj”, përfundoi Ludford.
Pati shumë debate, vecanerisht me zonjen Bildt, bashkeshorten e ministrit te Jashtem suedez Karl Bildt, e cila votoi kunder raportit por qe e argumentoi kete qendrim si sjellje dashamirese ndaj qytetareve te Bosnjes e Shqiperise.
“Diferenca mes nesh e raportueseve eshte se ne duam te jemi te sinqerte me keta njerez e jo t’i zhgenjejme ata”, nenvizon Bildt. Ne 19 tetor raporti per liberalizimin e vizave me Ballkanin do te votohet ne Komitetin e Ceshtjeve te Lirise, Drejtesise e Sigurise ne Parlamentin Europian.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25207. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25207

Përplasja e policive, akuza mes Transporteve dhe Bashkisë TIRANË- Përplasja e policisë së rendit me atë të policisë bashkiake të Tiranës për një truall në kryeqytet është thelluar sot me akzua të ndërsjellta mes Ministrisë së Transporteve dhe Bashkisë.
Sulm ndaj bashkisë dhe cenim të hapur të autonomisë vendore e ka quajtur sot Administratori i Bashkisë, Dritan Agolli ngjarjen e shëmtuar të një nate më parë në kryeqytet, kur policia bashkiake është penguar të bëjë detyrën e saj.
“Rikthehen sërish sulmet e qeverisë ndaj bashkisë. Trualli në qendër të Tiranës është pronë private me certifikatë”- ka thënë Agolli gjatë një komunikimi me mediat. Sipas tij, trualli për të cilin nisi konflikti është pronë e Komunitetit Mysliman dhe bashkia është e vendosur që të mbrojë pronarin e ligjshëm të tokës, sikundër është e do të jetë gjithnjë në krah të qytetarit dhe pronarit legjitim.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrisë së Transporteve, përmes kreut Sokol Olldashi. Sipas tij, ministria e Transporteve përmes një vendimi do të mbushë dhe shndërrojë në lulishte një gropë në qendër të Tiranës. Sipas tij, ky truall është pronë publike.
“Reagimi i bashkisë së Tiranës nuk është normal, pasi toka në qendër të Tiranës është shtetërore dhe nuk ka leje ndërtimi nga pushteti lokal. Ne kemi vendosur që në qendër të Tiranës të ndërtohet një lulishte”- tha Olldashi, i cili shtoi se policia e rendit është vënë në mbrojtje të tokës shtetërore.
Policia e rendit përplaset me atë bashkiake
TIRANË- Një truall është bërë shkak për një konflikt në qendër të Tiranës mes policisë së rendit dhe asaj bashkiake. Teksa policia bashkia po ndërhynte për të bllokuar një fadromë të Inspektoratit Ndërtimor që hyri në një sipërfaqe toke në vendin ku bashkohen rruga e Durrësit dhe ajo e Kavajës, dhjetëra forca të policisë së rendit janë kundërpërgjigjur. Nuk kanë munguar as momentet e konfrontimit mes tyre. Në vendngjarje kanë qenë mbi më shumë se 200 forca policore dhe krerët më të lartë të Policisë së Tiranës, të cilët kanë treguar forcën përballë policëve bashkiakë shumë më të pakët në numër. Pas konfrontimit, policia e rendit ka rrethuar truallin me shirita ndërkohë që fadroma ka vijuar punën për sheshimin e zonës. Bashkia kundërshton vendimin e Inspektoriatit Ndërtimor Kombëtar për të ndërhyrë në tjetërsimin e këtij trualli. Sipas saj, prej kohësh sipas planit të qendrës së Tiranës, në të njëjtin vend parashikohet ngritja e një godine shumëfunksionale. Sipas Bashkisë , ky është presion i hapur dhe cenim i drejtpërdrejtë i autonomisë. Aksioni për sheshimin e truallit nga ana e Inspektoriatit të Ndërtimit ka tre ditë që ka nisur dhe deri më sot asnjë përfaqësues i tij nuk ka sqaruar se çfarë do të bëhet me të.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25198. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25198

Tragjedia në Tisa, EULEX identifikon dy viktima të tjera Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se, mëngjesin e sotëm janë identifikuar dy viktima të tjera të rastit Tisa.
Viktimat, një grua dhe një fëmijë, janë identifikuar nga departamenti i krimit të organizuar pranë Policisë së Kosovës, thuhet në komunikatë.
Tashmë të pesë kufomat e gjetura në lumin Tisa janë identifikuar, bëjnë të ditur të njëjtat burime.
EULEX-i – siç thuhet në komunikatë – ka vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin me prokurorinë e Serbisë lidhur me zbardhjen e rastit.

Tragjedia në Tisa, lumi nxjerr 5 trupa të pajetë
Autoritetet serbe konfirmojnë se janë gjetur edhe dy trupa të tjerë në Serbi, që dyshohet se i përkasin tragjedisë së Tisës. Me këtë, numri i viktimave kosovare arrin në pesë. Të zhdukur ende konsiderohen 11 të tjerë.
Autoritetet serbe kanë konfirmuar gjetjen edhe të dy viktimave tjera, që dyshohet se kanë ndërlidhje me tragjedinë në lumin Tisa.
Ndërsa, në Prishtinë varroset viktima e parë e kësaj tragjedie, 23-vjeçarja Elvira Jaha, e cila, bashkë me një grup kosovarësh, u përpoq të kalonte ilegalisht kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, kur barka e tyre u përmbys në lumin Tisa.
Gjykatësi hetues i Serbisë, Erne Berenji, i tha Radios Evropa e Lirë se viktimat e reja janë gjetur në territorin serb.
“Dje kemi gjetur edhe dy të vdekur, një vajzë rreth 10 vjeçe, nuk kemi të dhëna për të, dhe një mashkull 25-30 vjeç. Deri më tani janë gjetur vetëm katër trupa nga ana e territorit tonë”.
“Diçka është gjetur edhe nga ana e Hungarisë, dikush thotë një, dikush thotë ndryshe, por ne mund të flasim vetëm për atë që është gjetur në territorin tonë”, tha Berenji.
Berenji nuk e bëri të ditur identitetin e viktimave të fundit. Ai tha se identifikimi i tyre po bëhet nga vetë familjarët.
“Të afërmit vijnë te ne dhe të afërmit i identifikojnë trupat”, tha Erne Berenji, duke shpjeguar se identifikimi bëhet më i vështirë për shkak të mungesës së dokumenteve identifikuese të viktimave.
Nga katër viktimat e gjetura në Serbi, sipas gjykatësit hetues, vetëm dy kishin me vete dokumente identifikuese.
Ndryshe, me këto viktima, numri i të vdekurve në tragjedinë në Tisë shkon në 5 persona, katër nga të cilët janë gjetur në Serbi dhe një në Hungari. Ndërsa, konsiderohen të zhdukur edhe 11 kosovarë të tjerë. Tre nga personat në barkë kanë shpëtuar.
Zëdhënësi i policisë hungareze në Segedin, Szenti Sabolç, tha se Hungaria po vazhdon hetimet, edhe pse tashmë i ka ndërprerë kërkimet për trupat në lumin Tisa.
“Hungaria po zhvillon hetime në këtë rast të dyshimit me trafikim të qenieve njerëzore. Deri tash nuk kemi ndonjë të dyshuar. Por, këto hetime ende po vazhdojnë me partnerët tanë serbë. Në Hungari, deri më tash, nuk është askush i arrestuar. Nuk kemi të dyshuar në lidhje me këtë rast”, tha Sabolç.
Ndërkohë, në Prishtinë, autoritetet e rendit thonë se janë duke vazhduar hetimet në disa drejtime për tragjedinë në lumin Tisa të Hungarisë.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, nuk konfirmoi numrin e viktimave.
“Ne ende nuk mund ta bëjmë të ditur një numër të saktë apo të konfirmojmë diçka, meqë nuk kemi dokumentacion zyrtar përfundimtar të autoriteteve përkatëse të Hungarisë apo të autoriteteve të Serbisë”, theksoi Kelani.
Përderisa me Hungarinë Kosova po bashkëpunon në rrugë direkte, me Serbinë, informacionet po shkëmbehen përmes EULEX-it.
Të hënën, EULEX-i ka konfirmuar se një person është dorëzuar vullnetarisht në Policinë e Kosovës, duke pranuar përfshirjen e tij në rastin e lumit Tisa. Ai i ka thënë policisë se u ka marrë familjeve që ishin kontrabanduar përtej kufijve nga 6 deri në 8 mijë euro. Ky person, sipas policisë, momentalisht gjendet në liri.

25 tetor Një i arrestuar dhe disa të dyshuar për tragjedinë në Tisa
Policia e Kosovës ka arrestuar në një fshat të Mitrovicës një person të dyshimtë për kontrabandë të njerëzve në Hungari, një ditë pas gjetjes së viktimës së tretë të mbytur në lumin tisa në Hungari. Siç bën të ditur e përditshmja Koha Ditore, duke cituar burimet e veta, i arrestuari është Ismet R. nga fshati Zhabar i Mitrovicës, në shtëpinë e të cilit janë gjetur dokumente të falsifikuara dhe pasaporta.
Policia e Kosovës ndërkaq, nuk ka pranuar të komentojë rreth arrestimit të të dyshuarit Ismet R., por ka thënë se hetimet në lidhje me këtë rast në Kosovë do të udhëhiqen nga një prokuror i EULEX-it, dhe dy zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët do të nisen në Hungari.
Ndërkaq, e përditshmja Express, thekson se, Policia i ka identifikuar katër të dyshuar për organizimin e udhëtimit tragjik të shqiptarëve për në perëndim, të cilët kanë përfunduan në ujërat e lumit Tisa.
S. H. nga Podujeva – sipas kësaj gazete – është personi të cilin Policia e Kosovës, të enjten, ka shkuar dhe e ka kërkuar, në lidhje me përgjegjësinë e tij të mundshme për Tragjedinë e Tisas.
Vizita e policisë në shtëpinë e këtij personi është bërë menjëherë pasi Vesel Jahaj, babai i Elvira Jahajt, gruas që dyshohet se ka vdekur në këtë tragjedi, në kufirin serbo-hungarez, e ka denoncuar atë për trafikim ilegal me njerëz.
Por meqë S. H. atë ditë nuk ka qenë në shtëpi, pesë policët, i kanë lënë atij porosinë që t’u lajmërohet menjëherë organeve të rendit në Podujevë. Megjithëkëtë, burime të kësaj gazete nga policia në Prishtinë sqarojnë se ky person, edhe pse kanë kaluar tre ditë nga momenti kur i është lënë thirrja për t’u paraqitur në stacion, ende nuk është lajmëruar. /Telegrafi/

‘Tisa’, EULEX hap hetime
Një prokuror i EULEX-it dhe dy policë hetues kosovarë do të udhëtojnë për në Hungari, për të hetuar rastin e mbytjes së tre shtetasve kosovarë në lumin Tisa. Hetimet do të bëhen në kuadër të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore
Një prokuror i EULEX-it dhe dy policë hetues kosovarë pritet të zhvillojnë hetime në lidhje me rastin e mbytjes së, të paktën, tre shtetasve të Kosovës në lumin Tisa, në kufirin Serbi – Hungari, i cilësuar tashmë nga autoritetet si rast i dyshuar për trafikim me qenie njerëzore.
Policia e Kosovës konfirmon se do të dërgojë shumë shpejt në Hungari dy policë hetues, kurse një prokuror rasti, i cili është caktuar nga EULEX-i, pritet të vë kontaktet me autoritetet policore të Serbisë dhe ato të Hungarisë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë se Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë marrë përgjigje pozitive nga autoritetet hungareze për dërgimin e një ekipi hetuesish nga Kosova.
“Fillimisht parashihet që të nisen dy zyrtarë policorë hetues nga shtylla e hetimeve të Policisë së Kosovës dhe një prokuror i rastit. Udhëtimi i tyre pritet të bëhet shumë shpejt, në një kohë sa më të shpejtë të mundshme”, thekson Kelani.
Në rastin e cilësuar si dyshim për trafikim me qenie njerëzore, tashmë është përfshirë edhe EULEX-i.
Një zëdhënësi i misionit për sundim të ligjit, Nikollas Hotën, konfirmon caktimin e prokurorit ndërkombëtar të EULEX-it për këtë rast.
“Prokurori i EULEX-it është zgjedhur të udhëheqë rastin. Ne ende nuk e dimë se kur do të udhëtojë ky prokuror për në Serbi, apo Hungari”, deklaron zëdhënësi Hotën.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë po ashtu se policia po zhvillon hetimin e rastit edhe brenda Kosovës, në përpjekje të kapjes së personave të dyshuar për këtë rast.
Hetimet do të zhvillohen në kuadër të zbardhjes së rastit dhe luftimit të trafikimit me qeniet njerëzore.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për operativa hetimore, për të bërë identifikimin e personave të dyshuar të mundshëm që mund të kenë qenë të lidhur apo të përfshirë në rast, për trafikim me qenie njerëzore”, thotë Kelani.
Tre persona, tashmë janë identifikuar të vdekur, kurse tre të tjerë kanë shpëtuar gjatë kalimit ilegal të kufirit përmes lumit Tisa në kufirin Serbi – Hungari.
Ekzistojnë dyshime se në barkë kishte edhe persona tjerë, por ende asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ngushëlloi familjet e viktimave në lumin Tisa, duke shprehur keqardhjen e tij të thellë për ngjarjen tragjike.
“Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet relevante, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes, me shpresë se personat e tjerë që udhëtonin me tri viktimat, tashmë të konfirmuara, të jenë gjallë”, thotë Sejdiu përmes një komunikate.
“Shpirtërisht dhe në lutje jemi me familjet e viktimave në këto çaste pikëllimi”, shprehet Sejdiu.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25201. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25201

Të gjitha taksat, përmes internetit Nëse sot deklarimi online i detyrimeve tatimore i është lënë në dorë të lirë biznesit, tashmë nga 1 janari do të jetë i detyruar me ligj tia paraqesë elektronikisht tatimeve. Projekti është iniciuar dhe përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe i është paraqitur për miratim Ministrisë së Financave. Nëse aprovohet, kalon në qeveri dhe më tej për miratim në Kuvend, me qëllimin për ta vënë në zbatim nga muaji janar i vitit të ardhshëm. Aktualisht bizneset i shkarkojnë deklaratat tatimore përmes faqes së internetit të Tatimeve, i plotësojnë dhe ia paraqesin dorazi drejtorisë. Kjo formë do të ndryshojë, si fillim për biznesin me TVSH, i cili duhet të përgatisë deklaratën tatimore elektronikisht dhe tia përcjellë tatimeve përmes internetit. Si fillim Tatimet panë mundësinë e pagesës së taksës online, përmes shërbimit e-banking (bankingu në internet), por nuk u arrit për shkak të kushteve të pamjaftueshme. Këtë detyrim me ligj do ta kenë vetëm bizneset VIP, të cilët i kanë kapacitet e mjaftueshme.
Propozimi
Me ligj nuk do të lejohet që asnjë tatimpagues me TVSH tia dorëzojë tatimeve dorazi deklaratën tatimore, por vetëm përmes internetit. Projekti ka të bëjë me plotësimin e formularit nga faqja e internetit të Tatimeve dhe po aty, tia nisë drejtorisë. Sipas drejtorit të Tatimeve, Artur Papajani, procedura nuk ka vështirësi për tu zbatuar, pasi i gjithë veprimi ndodh brenda një faqeje interneti. “Çdo biznes do të gjejë formularin në internet dhe pasi të ketë hedhur të gjitha detyrimet tatimore, po aty ia përcjell drejtorisë. Procedura e shkurton kohën dhe shmang veprimet me letër dorazi”, tha për “Shqip”, kreu i Tatimeve. Përveç kësaj, projekti synon edhe pagesat e taksave përmes sistemit online vetëm për biznesin VIP.
Situata
Aktualisht vetëm 33 për qind e bizneseve i bëjnë deklarimet tatimore përmes sistemit online. Drejtoria e Tatimeve pranon se ekziston ende te biznesi mentaliteti i dorëzimit të deklaratës në formë dorazi. E gjitha lidhet me çështjen e besimit, por edhe të mungesës së kushteve teknike. Deri pak kohë më parë, katër drejtori rajonale nuk ishin ende të lidhura online me qendrën në Tiranë, duke shërbyer si pengesë për zgjerimin e pagesës në formë elektronike. Drafti i përgatitur nga Tatimet ka shkuar për miratim te Ministria e Financave dhe pritet të vihet në zbatim nga 1 janari 2010. Nuk jepen ende detaje rreth sanksioneve që do të aplikojë organi tatimor ndaj rasteve të mosdërgimit të deklaratës përmes internetit, por propozimi është për zbatimin e detyrueshëm me ligj. Gjatë hartimit të ligjit të ri, administrata tatimore ka marrë parasysh edhe rastet që ndjekin vendet e rajonit apo ato të Bashkimit Europian. Sa i takon bizneseve, ato shpeshherë janë ankuar për sistemin e dobët online të tatimeve, ku në shumë raste përballen me bllokimin e faqes së internetit. Tjetër shqetësim lidhet me manipulimin e të dhënave, për aq kohë sa paraqitja e tyre do të jetë përmes kompjuterit.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25192. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25192

Të gjitha taksat, përmes internetit Nëse sot deklarimi online i detyrimeve tatimore i është lënë në dorë të lirë biznesit, tashmë nga 1 janari do të jetë i detyruar me ligj tia paraqesë elektronikisht tatimeve. Projekti është iniciuar dhe përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe i është paraqitur për miratim Ministrisë së Financave. Nëse aprovohet, kalon në qeveri dhe më tej për miratim në Kuvend, me qëllimin për ta vënë në zbatim nga muaji janar i vitit të ardhshëm. Aktualisht bizneset i shkarkojnë deklaratat tatimore përmes faqes së internetit të Tatimeve, i plotësojnë dhe ia paraqesin dorazi drejtorisë. Kjo formë do të ndryshojë, si fillim për biznesin me TVSH, i cili duhet të përgatisë deklaratën tatimore elektronikisht dhe tia përcjellë tatimeve përmes internetit. Si fillim Tatimet panë mundësinë e pagesës së taksës online, përmes shërbimit e-banking (bankingu në internet), por nuk u arrit për shkak të kushteve të pamjaftueshme. Këtë detyrim me ligj do ta kenë vetëm bizneset VIP, të cilët i kanë kapacitet e mjaftueshme.
Propozimi
Me ligj nuk do të lejohet që asnjë tatimpagues me TVSH tia dorëzojë tatimeve dorazi deklaratën tatimore, por vetëm përmes internetit. Projekti ka të bëjë me plotësimin e formularit nga faqja e internetit të Tatimeve dhe po aty, tia nisë drejtorisë. Sipas drejtorit të Tatimeve, Artur Papajani, procedura nuk ka vështirësi për tu zbatuar, pasi i gjithë veprimi ndodh brenda një faqeje interneti. “Çdo biznes do të gjejë formularin në internet dhe pasi të ketë hedhur të gjitha detyrimet tatimore, po aty ia përcjell drejtorisë. Procedura e shkurton kohën dhe shmang veprimet me letër dorazi”, tha për “Shqip”, kreu i Tatimeve. Përveç kësaj, projekti synon edhe pagesat e taksave përmes sistemit online vetëm për biznesin VIP.
Situata
Aktualisht vetëm 33 për qind e bizneseve i bëjnë deklarimet tatimore përmes sistemit online. Drejtoria e Tatimeve pranon se ekziston ende te biznesi mentaliteti i dorëzimit të deklaratës në formë dorazi. E gjitha lidhet me çështjen e besimit, por edhe të mungesës së kushteve teknike. Deri pak kohë më parë, katër drejtori rajonale nuk ishin ende të lidhura online me qendrën në Tiranë, duke shërbyer si pengesë për zgjerimin e pagesës në formë elektronike. Drafti i përgatitur nga Tatimet ka shkuar për miratim te Ministria e Financave dhe pritet të vihet në zbatim nga 1 janari 2010. Nuk jepen ende detaje rreth sanksioneve që do të aplikojë organi tatimor ndaj rasteve të mosdërgimit të deklaratës përmes internetit, por propozimi është për zbatimin e detyrueshëm me ligj. Gjatë hartimit të ligjit të ri, administrata tatimore ka marrë parasysh edhe rastet që ndjekin vendet e rajonit apo ato të Bashkimit Europian. Sa i takon bizneseve, ato shpeshherë janë ankuar për sistemin e dobët online të tatimeve, ku në shumë raste përballen me bllokimin e faqes së internetit. Tjetër shqetësim lidhet me manipulimin e të dhënave, për aq kohë sa paraqitja e tyre do të jetë përmes kompjuterit.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25192. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25192

Izraelitët do të rindërtojnë Korçën Një studio izraelite dhe një firmë greke fitojnë të drejtën e hartimit të planit rregullues të qytetit të Korçës. Një ekip ekspertësh nga studioja izraelite e projektimit “Lerman Architects & Toën Planners” janë njohur dje me planin ekzistues dhe të dhënat mbi mundësitë e zhvillimit të një plani të ri rregullues, për ti dhënë një tjetër vizion qytetit juglindor. Ekipi i përbërë nga 16 ekspertë është njohur në detaje me sistemin e lagjeve dhe të zonave historike, karakteristikat e ndërtimeve, hapësirat e gjelbra dhe pronësitë. Pjesë e informacionit të servirur ka qenë dhe rrjeti rrugor dhe infrastruktura ekzistuese që nga ujësjellësit dhe kanalizimet, ndërtimet e vjetra dhe të reja, bulevardet dhe zonat ku mund të krijohen hapësira për këmbësorët, etj. Ekspertët kanë kërkuar konsultime dhe njohuri mbi zonën për të hartuar më tej një plan të ri rregullues, ku do të kombinohet tradita me modernen. Po synohet ndërthurja e trashëgimisë dhe zonave me lagje të vjetra, me krijimin e hapësirave për lagje të reja me ndërtime moderne. Sipas kryetarit të bashkisë, Niko Peleshi, Korça ka nevojë për një plan të ri rregullues që do ti japë zgjidhje një sërë problemesh, që nga transporti urban, raporti mes zonës historike dhe ndërtimit të lagjeve të reja e objekteve me karakter modern. Njëkohësisht, sipas kreut të bashkisë një rëndësi të veçantë merr modaliteti i shfrytëzimit të hapësirave të gjelbra, pasi plani ekzistues është i vjetër dhe daton nga vitet 80. Kreu i bashkisë bëri të ditur se: “Me një plan të ri rregullues mund të krijohen mundësitë për sistemin e lagjeve dhe kombinimin mes atyre karakteristike dhe moderne, ku nuk përjashtohet as mundësia e ndërtesave të larta që mund ti shtohen natyrës urbane dhe ti përshtaten kërkesave të kohës për një vizion të ri për qytetin”. Studioja izraelite, që ka fituar të drejtën e hartimit të planit rregullues, ka nisur tashmë konsultimet me ekspertët dhe verifikimet në terren, për të nisur më pas nga puna konkrete. Ndërkohë mësohet se veç izraelitëve për planin rregullues do të punojë dhe firma nënkontraktuese greke Thymjo Papayanis & Associates”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25195. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25195

Izraelitët do të rindërtojnë Korçën Një studio izraelite dhe një firmë greke fitojnë të drejtën e hartimit të planit rregullues të qytetit të Korçës. Një ekip ekspertësh nga studioja izraelite e projektimit “Lerman Architects & Toën Planners” janë njohur dje me planin ekzistues dhe të dhënat mbi mundësitë e zhvillimit të një plani të ri rregullues, për ti dhënë një tjetër vizion qytetit juglindor. Ekipi i përbërë nga 16 ekspertë është njohur në detaje me sistemin e lagjeve dhe të zonave historike, karakteristikat e ndërtimeve, hapësirat e gjelbra dhe pronësitë. Pjesë e informacionit të servirur ka qenë dhe rrjeti rrugor dhe infrastruktura ekzistuese që nga ujësjellësit dhe kanalizimet, ndërtimet e vjetra dhe të reja, bulevardet dhe zonat ku mund të krijohen hapësira për këmbësorët, etj. Ekspertët kanë kërkuar konsultime dhe njohuri mbi zonën për të hartuar më tej një plan të ri rregullues, ku do të kombinohet tradita me modernen. Po synohet ndërthurja e trashëgimisë dhe zonave me lagje të vjetra, me krijimin e hapësirave për lagje të reja me ndërtime moderne. Sipas kryetarit të bashkisë, Niko Peleshi, Korça ka nevojë për një plan të ri rregullues që do ti japë zgjidhje një sërë problemesh, që nga transporti urban, raporti mes zonës historike dhe ndërtimit të lagjeve të reja e objekteve me karakter modern. Njëkohësisht, sipas kreut të bashkisë një rëndësi të veçantë merr modaliteti i shfrytëzimit të hapësirave të gjelbra, pasi plani ekzistues është i vjetër dhe daton nga vitet 80. Kreu i bashkisë bëri të ditur se: “Me një plan të ri rregullues mund të krijohen mundësitë për sistemin e lagjeve dhe kombinimin mes atyre karakteristike dhe moderne, ku nuk përjashtohet as mundësia e ndërtesave të larta që mund ti shtohen natyrës urbane dhe ti përshtaten kërkesave të kohës për një vizion të ri për qytetin”. Studioja izraelite, që ka fituar të drejtën e hartimit të planit rregullues, ka nisur tashmë konsultimet me ekspertët dhe verifikimet në terren, për të nisur më pas nga puna konkrete. Ndërkohë mësohet se veç izraelitëve për planin rregullues do të punojë dhe firma nënkontraktuese greke Thymjo Papayanis & Associates”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25195. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25195

MasterKing ft. Inwhite and Thug-G Hands Up ( DJ SUAT BEAT ) Tre djelmoshat e ri dhe tepër të talentuar vin nga Kumanova për të inçizuar këngë në DS Records. Kënga e tyre më e  re titullohet ”Hands Up” me beat nga Dj Suat dhe tekst të shkruar nga vet ata.Klikoni linkun në vazhdim për ta shkarkuar këngën.
Download Link : http://uploaded.to/file/86xydw
Ky artikull eshte marre nga: http://dsbeats.com/?p=413. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://dsbeats.com/?p=413
Ndiq rrugën e zemrës (Dhe Rosela Gjylbegu)
Rosela: Sa herë e thyer, sa herë e lodhur Sa herë me frikën se ku po gabon Tek vetja jote je gjithçka që kërkon
Eliza: As kokë ulur, as e përbuzur Kurr mos qëndro e as kurr mos lejo Tek vetja jote je gjithçka që kërkon
Rosela & Eliza: Ref. Ti beso në fuqinë e zemrës tënde Dhe mos harro se për vete ti vendos Drejt vazhdo dhe atëherë kur ti rrëzohesh Mos ndalo asnjëherë as kur jeta të dëshpëron
Rosela: Një rrugë e humbur në e pamundur Kurr mos mendo se është jeta për ty Mos u dorëzo ti në vete mos dysho
Eliza: Një rrugë e humbur, një e pamundur Mos thuaj kurr se është jeta për ty Mos u dorëzo ti në vete mos dysho
Rosela & Eliza: Ref. Ti beso në fuqinë e zemrës tënde Dhe mos harro se për vete ti vendos Drejt vazhdo dhe atëherë kur ti rrëzohesh Mos ndalo asnjëherë as kur jeta të dëshpëron
Eliza: Mos u tremb nga asgjë që ty jeta të sfidon
Rosela: Në zemrën tënde ti beso, ajo s’të mashtron
Rosela & Eliza: Dielli dhe për ty rrezon Kudo që je, kudo që shkon Diellli dhe për ty rrezon Dhe rrugën tënde ta ndriçon
Eliza: Rrugën e zemrës tënde asnjëherë mos e ndalo (Mos e ndalo, mos e ndalo)
Rosela Rrugën e zemrës tënde asnjëherë mos e ndalo Asnjëherë mos e lësho
Rosela & Eliza: Ref. Ti beso në fuqinë e zemrës tënde Dhe mos harro se për vete ti vendos Drejt vazhdo dhe atëherë kur ti rrëzohesh Mos ndalo asnjëherë as kur jeta të dëshpëron
Rosela: Ti beso në fuqinë e zemrës tënde
Eliza: Mos harro se për vete ti vendos
Rosela & Eliza: Drejt vazhdo dhe atëherë kur ti rrëzohesh Mos ndalo asnjëherë as kur jeta të dëshpëron
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4857. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4857
Ndiq rrugën e zemrës (Dhe Eliza Hoxha)
Rosela: Sa herë e thyer, sa herë e lodhur Sa herë me frikën se ku po gabon Tek vetja jote je gjithçka që kërkon
Eliza: As kokë ulur, as e përbuzur Kurr mos qëndro e as kurr mos lejo Tek vetja jote je gjithçka që kërkon
Rosela & Eliza: Ref. Ti beso në fuqinë e zemrës tënde Dhe mos harro se për vete ti vendos Drejt vazhdo dhe atëherë kur ti rrëzohesh Mos ndalo asnjëherë as kur jeta të dëshpëron
Rosela: Një rrugë e humbur në e pamundur Kurr mos mendo se është jeta për ty Mos u dorëzo ti në vete mos dysho
Eliza: Një rrugë e humbur, një e pamundur Mos thuaj kurr se është jeta për ty Mos u dorëzo ti në vete mos dysho
Rosela & Eliza: Ref. Ti beso në fuqinë e zemrës tënde Dhe mos harro se për vete ti vendos Drejt vazhdo dhe atëherë kur ti rrëzohesh Mos ndalo asnjëherë as kur jeta të dëshpëron
Eliza: Mos u tremb nga asgjë që ty jeta të sfidon
Rosela: Në zemrën tënde ti beso, ajo s’të mashtron
Rosela & Eliza: Dielli dhe për ty rrezon Kudo që je, kudo që shkon Diellli dhe për ty rrezon Dhe rrugën tënde ta ndriçon
Eliza: Rrugën e zemrës tënde asnjëherë mos e ndalo (Mos e ndalo, mos e ndalo)
Rosela Rrugën e zemrës tënde asnjëherë mos e ndalo Asnjëherë mos e lësho
Rosela & Eliza: Ref. Ti beso në fuqinë e zemrës tënde Dhe mos harro se për vete ti vendos Drejt vazhdo dhe atëherë kur ti rrëzohesh Mos ndalo asnjëherë as kur jeta të dëshpëron
Rosela: Ti beso në fuqinë e zemrës tënde
Eliza: Mos harro se për vete ti vendos
Rosela & Eliza: Drejt vazhdo dhe atëherë kur ti rrëzohesh Mos ndalo asnjëherë as kur jeta të dëshpëron
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4855. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4855
Dashuria një herë falet (2x) Dashuria një herë falet Shpresa e fundit vdes Edhe pse ti u largove Unë gjithmonë do të pres
Hej, unë gjithmonë do të pres
Ref. 2x Mos mendo se t’kam harru Mos më thuaj nuk më do Vetëm zëri yt i ëmbël Zemrën mua peshë ma ço
(2x) Ditët që i kaluam bashkë Aspak si kujton Ike pa thënë as një fjalë As sa më mungon
Hej, as sa më mungon
Ref. 4x Mos mendo se t’kam harru Mos më thuaj nuk më do Vetëm zëri yt i ëmbël Zemrën mua peshë ma ço
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4853. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4853
Të dua vërtetë Zemër s’kam frikë Ty të të them Lexoj në sy ti më gënjen Duhet të jesh unë Të dish se çfarë ndjej Kur duhet të kem pak forcë Dhe nuk e gjej
Ref. 3x Të dua, të dua vërtetë Shtatë jetë t’i kem Për ty do jem Jetë të tetë
Zemër s’kam frikë Ty të të them Lexoj në sy ti më gënjen Duhet të jesh unë Të dish se çfarë ndjej Kur duhet të kem pak forcë Dhe nuk e gjej Une nuk e gjej
Ref. 2x Të dua, të dua vërtetë Shtatë jetë t’i kem Për ty do jem Jetë të tetë
Të dua, të dua, të dua
Ref. Të dua, të dua vërtetë Shtatë jetë t’i kem Për ty do jem Jetë të tetë
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4851. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4851
Plagët tona loti lan S’ishim ne veç dy të ri N’zemër kishim dashuri Pse pyes pse na ndan e sha’ Plagët tona loti lan Vuaj njejt siç vuan dhe ti Kush na i vrau këtë dashuri
Ref. Ç’deshi djalli që s’na la të qetë Si t’ja bëjë e dashur jam i shkretë Qani re e qiell bashkë me mu Unë i mjeri ty, ty të du
Mall e zjarr kam unë për ty Jam i gjall por n’dhe tuj hy Ku, ku t’gjej moj bukuri Më ndihmo moj perëndi Prap pyes pse na ndan e sha’ Plagët tona loti lan
Ref. 2x Ç’deshi djalli që s’na la të qetë Si t’ja bëjë e dashur jam i shkretë Qani re e qiell bashkë me mu Unë i mjeri ty, ty të du
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4849. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4849
Top