Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Zgjedhjet në PD, shtyhen ndryshimet në Kryesi dhe sekretariat Partia Demokratike ndan ristrukturimin e organikës së selisë blu nga zgjedhjet për lidershipin e partisë. Pas 12 dhjetorit, demokratët do të bëjnë zgjedhje të reja për të riformatuar sekretarët e rinj të PD-së dhe emrat e 24 anëtarëve të rinj të Kryesisë. Më 12 dhjetor do të votohet vetëm për emrin e kryetarit të ri të PD-së, Këshillin Kombëtar dhe për statutin e partisë. Postet në sekretariate dhe në Kryesinë e demokratëve do të vendosen në një afat të dytë. Burime pranë selisë blu, të cilat merren me organizimin e 12 dhjetorit, konfirmojnë se më shumë sesa ditë zgjedhjesh, Pallati i Kongreseve në Tiranë do të përfshihet më shumë nga festa për 19-vjetorin e partisë. Kjo manovër do të shmangë edhe debatet brenda grupit të PD-së për ndarjen e posteve. Ndonëse ka më shumë sesa një javë që gara për kreun e PD-së është hapur në mënyrë zyrtare, mungon ende rivali i Sali Berishës. Debati ku është përqendruar selia e demokratëve është ndarja e posteve partiake nga ato qeveritare. Edhe pse modalitetet e garës janë duke u ndërtuar për ditën e madhe të 12 dhjetorit, asnjë nga ministrat aktualë që zotërojnë një post në sekretariatin e partisë nuk kanë deklaruar se janë dakord me këtë parim të ri të vendosur në gjirin e PD-së. Me zbatimin e këtij parimi, një shans të humbur për tu rizgjedhur në postin e sekretarit të përgjithshëm e ka njeriu që kontrollon financat e qeverisë, Ridvan Bode, por edhe ish-drejtori i kabinetit të Kryeministrit, aktualisht ministër i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili ka shfaqur hapur ambicien për të zëvendësuar Ridvan Boden. Sekretari i marrëdhënieve me publikun, Ferdinand Xhaferri, pritet të jetë një tjetër ministër që duhet të dorëzojë postin partiak tashmë që drejton Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Votimi për kreun e PD-së do të jetë i fshehtë. Një javë më parë, Kryesia e Partisë Demokratike në plotësim të detyrimeve statutore vendosi të ngrejë Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë nën drejtimin e nënkryetarit të PD-së, Astrit Patozi, si dhe të Komisionit për Rishikimin e Statutit, të kryesuar nga sekretari i përgjithshëm, Ridvan Bode.
Kuvendi kombëtar do të vendosë për programin e partisë dhe linjat kryesore të politikës së saj, të cilat janë bazë pune për të zgjedhurit e PDSH-së në nivel qendror e lokal, si dhe për pushtetin ekzekutiv të drejtuar prej saj. Ky Kuvend do të miratojë statutin e PD-së dhe ndryshimin e tij dhe do të zgjedhë me votim të fshehtë anëtarët e Këshillit Kombëtar nga një listë përfaqësuese. Gara e fundit për postin e PD-së ka qenë në 2005-ën, ku Sali Berisha mori rikonfirmimin si lidership i PD-së përballë Uran Butkës.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25352. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25352

Klinton: Kosova shumë shpejt në NATO dhe BE I pazakontë dhe me pjesëmarrje të disa mijra qytetarëve ka qenë tubimi I djeshëm në sheshin kryesor të Prishtinës, me rastin e vizitës së ish presidentit amerikan Bill Klinton, I cili iu përgjigj ftesës në ditën e përurimit të shtatores së tij të ngritur në shenjë mirënjohjeje prej qeverisë dhe popullit të Kosovës.
Ish presidenti amerikan, Bill Klinton, u shpreh se është i nderuar që gjendet në Kosovë dhe duke mbajtur një fjalim, aty ku kishte mbajtur edhe nënpresidenti aktual i Shteteve të Bashikuara, Xho Bajden, në Kuvendin e Kosovës, të cilin Klinton e quajti mik me të cilin ka punuar për vite të tëra. Në fjalën para deputetëve, ish presidenti klinton shtoi se:” Është një rrugë në të cilën duhet të shkojë bota në Shekullin 21. Mësimi është i njëjtë, fuqia e shembullit tuaj mbetet e njëjtë. Duhet të jeni shumë krenarë për atë që keni arritur dhe unë i thashë presidentit dhe kryeministrit se e keni bërë punën shumë më mirë se sa kanë menduar të tjerët. Keni konsoliduar instituconet demokratike, keni nxitur shtypin e lirë dhe shoqërinë civile. Edhe shumë vende të tjera do pasojnë pavarësinë tuaj, jeni pjesë e FMN-së dhe shumë shpejt do jeni edhe pjesë e NATO-s e BE-së. E keni kërkuar sigurinë tuaj, në vendin tuaj dhe keni ndërmarrë hapat e duhur”, nënvizoi Klinton. Në vijim të fjales, presidenti i 42-të i SHBA-ve vuri theksin në punën e mirë që është bërë me pakicat. “Mund tju siguroj të vazhdoni për të punuar që pakicat të integrohen plotësisht dhe ju do ta bëni këtë sepse jeni pjesë e botës së shek 21. Eshtë me rëndësi që njerëzit të jenë krenarë për atë se cfarë janë, përfshirë edhe rrënjët e tyre etnike”, shtoi Klinton. Ai kërkoi gjithashtu që kosovarët të mendojnë për të ardhmen dhe jo për të shkuarën Duke përmendur arritjet e deritanishme që prej përfundimit të luftës në Kosovë, presidenti i dikurshëm amerikan ftoi të gjithë në Kosovë të ndjehen krenarë me rrugëtimin e tyre të deritanishëm. “Megjithatë, tani duhet të mendojmë se çka do të bëni, dhe një prej gjërave që kam mësuar është fakti se është shumë më e lehtë për njerëzit të ndajnë të ardhmen nëse mendojnë më shumë për të dhe më pak për të kaluarën”, tha zoti Klinton, duke ftuar për integrim të mëtejshëm të serbëve dhe grupeve të tjera pakicë. “Ato me çka jeni përballur ju para një dekade dhe atë që jeni duke e ndërtuar prej atëherë, është një rrugë të cilën duhet të shkojë bota në shekullin 21″, tha Bill Klinton, për të shtuar se “është me rëndësi që njerëzit të jenë krenarë për atë se çka janë, përfshirë këtu rrënjet etnike dhe fetare”. Ai rikujtoi edhe vizitën e dikurshme me bashkëshorten e tij, Hillari Klinton, e cila sot është sekretare amerikane e shtetit, i kishin bërë në kampet e refugjatëve ku ishin zhvendosur shqiptarët e Kosovës. “Kurrë nuk do ti harroj fytyrat e njerëzve dhe rrëfimet e tyre”, tha Klinton. Pas adresimit në Kuvend, zoti Klinton u nis për në bulevardin që mban emrin e tij, për të përuruar shtatoren e njeriut që në Kosovë cilësohet si hero.Bulevardi që prej orëve të hershme të mëngjesit, ishte mbushur plot me qytetarë, të cilët mbanin në duar flamuj amerikanë dhe portrete të ish presidentit amerikan. Nga skena me mbishkrimin “Kosova nderon heroin”, ish presidenti amerikan, Bill Klinton, përshëndeti numrin e jashtëzakonshëm të qytetarëve që kishin dalë për të marrë pjesë në përurimin e shtatores së Klintonit, në sheshin “Bill Klinton”. Ai iu drejtua turmës me fjalët “Faleminderit që më mirëpritët!”. “Skam pritur se dikush do të bëjë një shtatore aq të madhe për mua”, duke shtuar se “ndihem jashtëzakonisht mirënjohës që kam pasur mundësinë për tua dhënë juve shansin të ndërtoni një të ardhme më të mirë”. Në turmë gjithandej valëviteshin flamuj amerikanë dhe kosovarë. Mesazhi kryesor nga organizatorët, “Miqtë e Amerikës – miqtë e Bill Klintonit”, ishte se “Kosova nuk ka harruar gjithë ato që presidenti Klinton ka bërë”. Ish presidenti falënderoi ushtarët amerikanë në Kosovë dhe ata të NATO-s, zonjën Medlin Albrajt, Riçard Holbruk, Ueslej Klark, gjithashtu edhe presidentin Xhorxh Bush dhe Kondoliza Rajs. “Dua tju siguroj se presidenti Obama, sekretarja Klinton dhe i gjithë populli amerikan është me ju sot dhe do të jenë në të ardhmen tuaj”, tha Klinton. “Ne ndajmë një planet të vogël midis nesh, të kërcënuar nga terrorizmi, sëmundjet, ngrohja globale dhe kriza financiare. Ndajmë edhe ëndërrat për fëmijët tanë. Duhet të vendosim mbi dicka shumë të thjeshtë, qoftë në Kosovë apo kudo tjetër në botë, nëse do të përqëndrohemi tek e nesërmja apo e djeshmja, tek ajo që na bashkon apo ajo që na ndan”, u tha qytetarëve të mbledhur ish presidenti amerikan. “Besoj se mund të gjeni prosperitet, paqe dhe shpresë, por vetëm nëse e gjeni bashkërisht”, tha në fund ish presidenti amerikan, duke i dhënë fund kështu edhe ceremonisë së përurimit të shtatores. Presidenti Klinton në Kosovë gëzon respekt të jashtëzakonshëm, për rolin që ka pasur në fushatën ajrore të aleancës veri-atlantike kundër forcave serbe të sigurimit më 1999. Pikërisht ky rol ka bërë që figura e ish presidentit amerikan në Kosovë të shihet si personalitet që çliroi Kosovën nga pushteti i dhunshëm i Serbisë së udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi. Vizita e presidentit Klinton në Kosovë, është e treta me radhë që prej përfundimit të luftës dhe e para që prej shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25355. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25355

Ministri Prifti: Jaka sështë kryetar, i pavlefshëm vendimi i Dhomës së Tregtisë TIRANË – Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifiti shpall të pavlefshëm vendimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë për zgjedhjen e Nikolin Jakës në kryer të kësaj dhome.
Në një letër drejtuar zyrtarëve të këtij institucioni, Prifti argumenton se “mbledhja e 24 tetorit është zhvilluar duke shkelur statusin dhe procedurat ligjore në fuqi për Dhomën e Tregtisë”. Sipas Priftit, tjetër shkelje është se Nikolin Jaka nuk ka qenë anëtar i Asamblesë së Dhomës së Tregtisë, pra nuk plotëson një prej kritereve bazë për tu zgjedhur kryetar.
Letra mbyllet me konstatimin se këto zgjedhje janë zhvilluar në kundërshtim të plotë me statusin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
Reagimi i ministrit Prifti vjen sot kur kryetari i i ri Jaka ka thirrur mbledhjen e pare te Dhomes se Tregtise se Industrise.

Jakaj: Gjykata më shpalli të pafajshëm
25 tetor
Nikolin Jakaj, i zgjedhur në krye të Dhomës së Tregtisë ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Ekonomisë, e cila e quajti të pavlefshme zgjedhjen e tij.
“Kam dorëzuar pranë sekretariatit të Dhomës së Tregtisë vendimin e prerë të gjykatës së Apelit e cila më shpall të pafajshëm”- ka thënë ai gjatë një prononcimi televiziv.
Sipas tij, Ministria e Ekonomisë nuk ka marrë informacionin e duhur mbi procesin dhe se zgjedhja e tij në krye të Dhomës së Tregtisë është bërë në përputhje me gjithë rregullat.
Nderkohe ky dikaster reagoi nje dite pas zgjedhjes se Jakes, permes nje njoftimi per shtyp. Me poshte njoftimi zyrtar i Ministrise qe tashme drejtohet nga Dritan Prifti:
‘Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes eshte informuar permes Sekretarit te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane per zgjedhjen e rrufeshme te Kryetarit te ri te Dhomes se Tregtise, pas doreheqjes se z. Gjoke Uldedaj, i cili eshte zgjedhur deputet. Ne veshtrim te pare, pervec ngutjes dhe hapesirave te pakta per te bere fushate nga kandidatet rivale, duket qarte qe zgjedhja e Kryetarit te ri bie ndesh me statutin e insitucionit, neni nr.6, i cili thote se asnje anetar asambleje nuk mund te zgjidhet nese eshte i denuar me vendim gjykate te formes se prere per vepra penale.
Z. Nikolin Jaka pretendon se ka fituar pafajesi nga gjykata ne lidhje me denimin dhe burgosjen e tij per veper penale, por nuk kishte paraqitur perpara asamblese se Dhomes se Tregtise Tirane asnje dokument qe verteton kete, kusht i domosdoshem sipas kerkesave te statutit. METE eshte informuar se Prokuroria vazhdon te ndjeke ceshtjen me Z. Jaka ne Gjykaten e Larte. Ky fakt tregon se pafajesia e Z. Nikolin Jaka nuk eshte nje proces i mbyllur nga gjyqesori. Zgjedhja e Z. Nikolin Jaka ne kete menyre eshte e pavlefshme sipas rregullave te vete Statutit te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25343. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25343

Bankat: Do lehtësojmë kreditë për të papunët Sistemi bankar fillon riskedulimin e pagesave për klientët e prekur nga kriza financiare
Disa prej bankave që veprojnë në Shqipëri kanë kthyer në praktikë standarde rishqyrtimin e kushteve të kredive të dhëna për individët, kur vërehet se këto të fundit kanë rënë në vështirësi financiare, për shkak të krizës aktuale. Duke vërejtur se një numër i konsiderueshëm klientësh kanë humbur vendet e punës apo janë përballur me reduktime të pagave, një pjesë e bankave kanë rihapur negociatat me klientët e tyre, duke ulur këstet mujore të kredive për deri në një vit pa penalitete shoqëruese, në pritje të përmirësimit të klimës ekonomike.
“Kjo politikë do të lehtësojë mundësinë e pagesave për ata individë që kanë humbur punën e tyre”, reklamon njëra prej bankave.
Kreditë me probleme në sistemin bankar shqiptar mbërritën në 9.5 për qind të portofolit të kredive në muajin gusht, ndërkohë që një vit më parë qenë vetëm 4.1 për qind. Kreditë me probleme përfshijnë rastet kur kësti mujor nuk është shlyer për një periudhë të gjatë kohore, por nuk nënkupton se këto kredi janë të humbura. Përveç kredive me probleme, edhe një sasi tjetër kredimarrësish kanë hyrë në analizat e bankave, për shkak të vonesave të shfaqura. Kreditë e këqija kanë qenë shkaku kryesor i reduktimit të fitimeve të sistemit bankar nga 56 milionë euro që ishte në periudhën janar-gusht 2008 në më pak se 6 milionë euro për periudhën janar-gusht 2009.
Konsumatorët e kategorisë biznes janë përgjegjës për pjesën më të madhe të kredive të këqija të prodhuara gjatë këtij viti, për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm të situatës ekonomike në tregun e ndërtimit dhe të manifakturës për eksport. Por, edhe shumë klientë individë kanë shfaqur vonesa, gjë që i ka shtyrë bankat të mendojnë për pezullimin e përkohshme të pagesës së principalit. Zakonisht bankat u japin mundësi klientëve të shlyejnë vetëm interesat për kredinë e marrë. Në këtë rast, afati i kredisë zgjatet më shumë.
Sistemi bankar shqiptar është përballur me një situatë të ngjashme edhe në vitin 2002 gjatë krizës energjetike, por në atë kohë, problemi ishte me përmasa shumë më të vogla nga sot, për shkak të vetë shkallës së zhvillimit të tregut financuar. Edhe në atë kohë, disa biznese të vogla, të cilat ndërprenë përkohësisht punën për shkak të mungesës së energjisë elektrike, përfituan nga shtyrja e afateve në negociata me bankat.
Probleme me kolateralet
Perspektiva e konfiskimit dhe shitjes së kolateraleve të kredive po rezulton një problem i madh për bankat. Rreth 80 për qind e kolateralit të vendosur për të marrë kredi përbëhet nga pronat e patundshme dhe shitja e pronave po rezulton gjë e vështirë në Shqipëri. Rreth një e treta e kredive janë dhënë drejtpërsëdrejti për blerje pronash të patundshme dhe bankat nuk parapëlqejnë ti sekuestrojnë apartamentet e blera me kredi. Për këtë arsye, po ofrojnë fleksibilitet maksimal përballë klientëve në zgjatjen e afateve të shlyerjes së kredisë, gjë që sjell edhe zvogëlim të këstit të kredisë sa herë që klientët kanë shfaqur vështirësi në shlyerjen e kësteve. Rinegociime të tilla të kontratave të kredive janë të zakonshme dhe kanë qenë kryer edhe më parë. Por tani bankat po ofrojnë edhe skema të konceptuara posaçërisht për kredimarrësit që kanë humbur vendet e punës. Në këtë rast, kësti mujor reduktohet ndjeshëm për një periudhë disamujore deri në një vit, në pritje që kredimarrësi të gjejë një vend të ri pune.
Zyrtarisht në Shqipëri vetëm 1200 veta kanë humbur vendet e punës gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Por vetëm shoqata e bizneseve fasoniste reklamon se më shumë se 10 mijë vende pune janë mbyllur në këtë sektor.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25346. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25346

Raporti, zonat ku gjendet më shumë kanceri i gjirit Sipas Regjistrit Kombëtar të Kancerit, Shqipëria e Mesme dhe ajo Perëndimore janë më të prekura nga kanceri i gjirit se Veriu dhe Juglindja
Në Shqipëri kanceri i gjirit është kanceri që haset më shpesh dhe zë vendin e parë në shkaqet e vdekjeve tek femrat.
Në Shqipëri prej kancerit të gjirit preken rreth 350-400 gra çdo vit. Në Shqipëri kanceri i gjirit kapet në faza të avancuara, vetëm 5% e rasteve diagnostikohen në stadin e parë të sëmundjes.
Ferdinand Jorgoni specialist i Regjistrit Kombëtar për kancerin, në Shërbimin e Onkologjisë shpjegoi edhe zonat më të prekura nga kanceri i gjirit. Ndërkohë ai theksoi se shumica e grave paraqiten tek mjeku specialist për diagnostikim kur sëmundja ka avancuar shumë dhe shpesh është e pamundur për të bërë diçka.
Harta e të prekurve
Nuk jepen shpjegime specifike nga specialistët por kanceri i gjirit në disa zona është shumë i përhapur ndërsa në disa zona incidenca është më e vogël. “Gratë në rrethet e Shqipërisë së Mesme dhe asaj Perëndimore janë të prekura më tepër nga kanceri i gjirit se ato të Shqipërisë Veriore dhe Juglindore”,- pohon Ferdinad Jorgoni.
Sipas tij është bërë një hartë shpërndarjeje duke përcaktuar incidencën për 100 mijë banorë dhe rezulton se Tirana ka incidencën më të madhe me 31-35 raste për 100 mijë banorë e ndjekur nga Korça dhe Shkodra me 26-30 raste me kancer në gji për 100 mijë banor.
Listën e zezë të zonave me gra më shumë me kancer në gji e ndjek Vlora, Tepelena, Lushnja, Fieri, Durrësi, Kuçova me 12-25 raste me kancer në gji për 100 mijë banorë. Ndërsa, vend më pak të prekur nga kanceri i gjirit janë: Kukësi, Dibra, Mati Lezha, Devolli, Skrapari kanë incidencën më të vogël të grave me kancer gjiri përkatësisht me 5-10 raste për 100 mijë banorë.
Neglizhenca
Gratë me kancer të gjirit vazhdojnë të paraqiten në stade të avancuara të sëmundjes gjë që ul rezultatet e mjekimit dhe jetëgjatësinë e tyre (65.3% në stadin II dhe 20.6% në stadin III-IV).
Sipas specialistit Jorgoni grupmoshat më të prekura janë 45-64vjeçare. Ndërsa, përsa i takon popullatës urbane është prekur gati 4 herë më tepër se ajo rurale. “Kanceri i gjirit aktualisht mbetet dëmtuesi më i madh i shëndetit të grave në Shqipëri dhe me një kosto tepër të lartë të mjekimit. Për fat të keq kanceri i gjirit aktualisht është në rritje”,- pohon Jorgoni.
Zonat me incident më të lartë të kancerit të gjirit
Incidenca për 100 mijë banorë
31-35 raste për 100 mijë banorë në Trianë
20-30 raste për 100 mijë banorë në Shkodër dhe Korçë 21-25 raste për 100 mijë banorë në Vlorë, Tepelenë, Lushnje, Fier, Durrës dhe Kuçovë 16-20 raste për 100 mijë banorë në Gjirokastër, Sarandë, Berat, Gramsht, Librazhd dhe në Kavajë 5-10 raste për 100 mijë banorë në Kukës, Dibër, Mat, Lezhë, Devoll dhe në Skrapar
Si bëhet vetëkontrolli i gjirit?
Vetë kontrollin e gjinjve ju mund ta bëni kur jeni duke bërë dush, kur jeni duke ndenjur shtrirë apo duke qëndruar para pasqyrë:
Filloni që tani të ndiqni hapat e mëposhtme: 1.Qëndroni përpara pasqyrës. Vendosini duart në ije si në figurë. Vini re: Mos ka ndonjë ndryshim të pazakonshëm në ngjyrën,formën apo madhësinë e gjinjve?
2.Qëndroni përpara pasqyrës. Vendosini duart pas kokës. Vini re: Mos ka ndonjë ndryshim të pazakonshëm në ngjyrën, formën apo madhësinë e gjinjve?
3.Qëndroni përpara pasqyrës. Vendosini duart pas kokës. Kthejeni trupin majtas. Kthejeni trupin djathtas. Vini re: Mos ka ndonjë ndryshim të pazakonshëm në ngjyrën, formën ose në madhësinë e gjinjve?
4. Kontrolloni me majat e gishtrinjëve të dorës së djathtë gjirin e majtë dhe me majat e gishtërinjve gishtat e dorës së majtë gjirin e djathtë, duke shkuar deri tek sqetullat. Vini re: Mos ka ndonjë kokërr tek gjinjtë?
5. Kontrolloni me të prekur sqetullën e djathtë, pastaj dhe sqetullën e majtë. Vini re: Mos ka ndonjë kokërr tek gjinjtë?(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25337. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25337

Mbivendosja e pronave, protestë në Borsh, implikohet edhe këshilltari i Berishës SARANDË – Pronarët e rinj dhe të vjetër janë përleshur për pronat edhe në komunën bregdetare të Borshit. Mësohet se 15 familje, pronarë toke sipas ligjit 7501 kanë kërkuar që pronarët e vjetër të heqin rrethimin e 6 ha tokë në fshatin Qazim Pali (pjesa e poshtme e Borshit). Ata kanë akuzuar këshilltarin e kryeministrit, Glori Husi, i cili me i veshur me pushtet po iu grabit tokat. Pas përleshjeve të vazhdueshme në fshat, pronarët e rinj kanë dalë dje në protestë në qendër të Borshit për të sensibilizuar organet shtetërore.
Ky është konflikti i dytë i hapur brenda pak ditësh në vend për pronat, ku sërish del në skenë Kryeministri. Në Orikum banorët që protestonin thanë se ndërtimet mbi tokën e tyre po i kryen miku u familjes Berisha, Rrahman Selmanllari. Ndërsa sot banorët e Borshit thanë se tokat e tyre po i rrëmbehen Këshilltari i Kryeministrit Glori Husi.
Përsa i përket Borshit mësojmë se janë 15 familje të fshatit ‘Qazim Pali’ të Komunës së Borshit që janë konfliktuar me policët e Komisariatit të Sarandës. Policia u thirr nga pronaret e rinj, pas konfliktit me pronarët e vjetër. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 6 hektarësh, të cilën pjesëtarët e këtyre familjeve pretendojnë se e kanë përfituar që në vitin 1994, në bazë të ligjit 7501.
Sipas banorëve të fshatit ‘Qazim Pali’ në Komunën e Borshit, një nga personat që është i implikuar në tjetërsimin e pronave të tyre është këshilltari i Kryeministrit Berisha. Glori Husin, është borshiot dhe pretendon se një pjesë e tokës në fjalë është e familjes së tij. Personat që kanë marrë tokën po tentojnë që ta rrethojnë për të ngritur aty një kompleks. Pushteti lokal dhe as ai qendror nuk kanë reaguar ende për këtë vatër të re konflikti të pronësisë në bregdet.
Orikum, banorët përleshen me policinë për tokat
28 tetor
VLORË- Tensionohet situata në Orikum. Në ditën e dytë të protestës banorët janë përplasur me policinë, në tentativë për të hequr rrethimin e truallit ku po ndërtohet një kompleks pallatesh. Në mesditë mes të dy palëve ka pasur shkëmbim dhune. Protestat e përsëritura, ish punonjësit e ndërmarrjes bujqësore të Orikumit, i kanë shoqëruar edhe me bllokimin e punimeve të ndërtimeve që po kryhen në tokat që ata pretendojnë me ligjin 7501. Duke marrë shkas nga bllokimet e punimeve, forca policie kanë zbarkuar sot qytezën e vogël bregdetare. Forcat e policisë kanë larguar forcërisht banorët. Këta të fundit gjendeshin që prej disa ditësh aty duke mos lejuar vijimin e punimeve në një prej gropave të hapura. Duke parë këtë situatë janë mbledhur dhe njerëz të tjerë, të afërm dhe banorë të prekur nga çështja e pronësisë, gjë që ka rritur numrin e protestuesve, por edhe tensionin e krijuar mes tyre dhe forcave të rendit. Ka pasur protestues të cilët kanë pohuar se po keqtrajtoheshin edhe nga blutë e policisë, në një kohë që protestonin për të marrë atë që u takon. “Nuk po gjejmë dot forma e mënyra për të drejtën tonë, në një kohë kur ligji nuk funksionon”- thanë banorët. Ata kanë akuzuar për abuzime që po bëhen me pronat. Duke hasur në kundërshtimin e banorëve për të zhbllokuar punimet, disa prej tyre u shoqëruan në komisariatin e Vlorës, ndërsa shumë të tjerë u gjendën në dyert e policisë duke kërkuar që të liroheshin të afërmit e tyre.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25340. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25340

Bie Besa, thellohet diferenca me blutë Ngec Kavaja në Krujë, rezultat favorizues për Dinamon, por edhe për Tiranën.Besa e drejtuar nga Shpetim Duro ka pesuar humbjen e pare kete sezon, dhe e sheh veten 5 pike larg Dinamos kryesuese te Superliges.
Dje: KASTRIOTI-BESA 1-0 Shënues: Abazaj 92′ TEUTA-SKENDERBU 2-0 Shënues: Hodo 57, Hysa 68
Besa ka shtyre per me vone takimin me fitoren dhe pas barazimit nje jave me pare ne fushen e saj, eshte mundur 1-0 ne transferten krutane kunder vendasve te Kastriotit.
Nje hap fals per skuadren e Duros, e cila ka humbur atehere kur nuk duhej, pasi nje dite me pare kryesuesit e Dinamos kishin fituar ne kryeqytet dhe tani diferenca eshte thelluar ne pese pike. Ne Kruje vendos Abazaj me golin e tij ne limitet e kohes se rregullt qe i ka dhene tri pike shume te rendesishme Kastriotit.
Ndeshja ka nisur e shpejte dhe vendasit do te preknin shume shpejt rrjeten kundershtare me Abazaj, por kryesori Taullau do te anullonte golin i sinjalizuar nga asistenti i tij per nje nderhyrje te parregullt te sulmuesit ne dem te portierit Shehi.
Protestojne krutanet, por vendimi i arbitrit eshte i pakthyeshem. Besa pergjigjet menjehere me Xhafaj. Sulmuesi gjuan fort brenda zones, por gjen te pergatitur Mustafen qe e dergon topin ne goditje kendi.
Skuadra Duros rrezikon edhe pas rivenies se topit ne lojes. Mihani gjuan fort, por topi devijohet nga mbrotja per te shkuar jashte vijes fundore. Krutanet nuk shokohen dhe dalin perpara, por nuk arrijne te shfrytezojne edhe gabimet e kundershtarit, qe rrezikon shume ne mbrojtje. Gjithsesi rasti me i mire per te shenuar do te ishte ne porten tjeter.
I sherbyer sakte nga Mancaku, Dragusha i pashqetesuar gjuan pikerisht ne kembet e Shametit, qe thuajse mbi vijen fatale ka shpetuar porten e tij nga nje gol i sigurte. Minutat e mbetura te pjeses se pare luhen hapur, por ata qe rrezikojne me shume jane krutanet.
Ne fillim Abazaj nuk arrin te finalizoje sic duhet pas nje gabimi te mbrojtjes dhe daljes se gabuar te Shehit. Ndersa ne fund do te ishte pikerisht portieri i Beses ai qe do te ruante barazimin ne pjesen e pare, pasi do te grushtonte nje gjuatje te forte qendrore te Jusufit.
45 minutat e dyta nisin me nje Kastriot qe sheh menjehere nga porta kundershtare. Turdiu kercen brenda zones, por nuk arrin te devijoje drejt portes nje harkim nga e majta. Edhe Abazaj provon perseri me nje goditje ne hyrje te zones, por Shehi tregohet edhe nje here i gatshem per te mbrojtur porten e tij. Besa vuan presionin e vendasve dhe e ka te veshtire te dale perpara.
Nderkohe skuadra krutane vazhdon te shfaqet rrezikshem ne zonen e Shehit, por per merite te gabimeve te tyre dhe nderhyrjeve te sakta te Shehit rezultati do te mbetej i pandryshuar.
Sinjalin e pare te vertete per Besen ne pjesen e dyte do ta jape Xhafaj, por me pare sulmuesi eshte zene ne pozicion jashte loje. Nderkohe, vendasit nuk heqin dore nga loja e tyre sulmuese. Shameti provon me nje akrobaci brenda zones, por topi shkon mbi traun e portes.Krutanet shtyjne perpara, por ne te njejten kohe duhet t’i bejne llogarite me rrezikun numer nje te tyre me emrin Xhafaj.
Ne fillimsulmuesi provon me nje gjuatje brenda zones, qe devijohet nga mbrojtja, ndersa me pas sherben per Lecin, qe godet keq, duke sfumuar rastin e fundit per te shenuar ne kete ndeshje. Nuk bejne te njejten gje futbollistet e Kastriotit, qe ne limitet e kohes se rregullt do te gjenin golin e fitores. Kalari harkon brenda zones dhe prekja me koke e Abazaj mjafton per ta derguar topin ne rrjeten e shehit.
Ky gol i jep Kastriotit nje sukses shume te rendesishem, qe e ngjit ate ne vendin e gjashte ne kuoten e 12 pikeve. Nderkohe, kjo humbje ben qe Besa te shohe me nga larg kryesuesen e renditjes Dinamo, qe tani ka pese pike me shume.
Ndërkaq, po dje në ndeshjen tjetër të javës së 9-të të Kategorisë Superiore, Teuta fitoi 2-0 me Skënderbeun në ndeshjen përmbyllëse të javës së 9-të të Kategorisë Superiore. Dy golat për formacionin e Mirel Josës u shënuan në pjesën e dytë:
Bledar Hodo në minutën e 57-të pas një gjuatje të lirë të devijuar nga muri i Skënderbeut dhe Vilfor Hysa në të 68′ me një gol të bukur. Më këtë fitore të djeshme me korcarët Teuta u ngjit në kuotën e 15 pikëve, duke u renditur në vendin e katërt.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25330. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25330

Diana: Si shpëtova nga kthetrat e kancerit të gjirit Diana Myrto është një nga pacientet e diagnostikuara me kancerin e gjirit. Diagnostikohuni në kohë që të shpëtoheni
Nëse nuk do të kishte bërë një ekzaminim në kohë ndoshta sot nuk do të jetonte. Përgjigja që i dhanë mjekët për diagnozën që kishte para tre vjetësh e trembën atë por shumë shpejt me ndihmën e mjekëve do ta kuptonte se jeta vazhdon se dhe shumë shpejt do të shpëtonte nga sëmundja që kishte.
Diana Myrto 30 vjeçare tregon për gazetën “Shekulli” eksperiencën e saj që ka kaluar me kancerin e gjirit. Tashmë ajo jo vetëm që është një vajzë e shëndetshme por i ndihmon të gjitha femrat duke u bërë apel që të diagnostikohen në kohë dhe të mos e neglizhojnë atë.
Ju jeni një ndër pacientët që ka kaluar me sukses operacionin e kancerit të gjirit. Sa vjeç ishit kur u diagnostikuat?
Fatmirësisht unë e kam kapur në kohën e duhur sëmundjen, në moshën 27 vjeçare në kohën e duhur në trupin tim ende nuk ishte përhapur shumë sëmundja.
Jam vetekzaminuar dhe më pas kam bërë të gjitha procedurat mjekësore në spitalin onkologjik. Ishte një vetekzaminim i thjeshtë, e vura re në dush duke u larë dhe menjëherë vajta për kontroll në spital ku dhe u vendos diagnoza e saktë. Ishte frika ajo që më shtyu për të bërë kontroll te mjekët specialistë.
Si reaguat kur mësuat nga mjekët diagnozën e saktë?
Në momentin që mëson diagnozën ndjehesh e terrorizuar nuk di ku të fusësh kokën. Ndjehesh sikur bota është vetëm bardh e zi pa ngjyra.
Por nëse sëmundja kapet në kohë ndryshojnë gjërat. Por, momenti i parë është shkatërrues për çdo grua. Kjo është pika më kyçe që vështirë se gratë e përballojnë. Unë, personalisht kam gjetur ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të mjekëve.
Cilat janë disa nga mangësitë në sistemin tonë shëndetësor përsa i takon kancerit të gjirit?
Ajo që mungon është informacioni tek të gjitha gratë për këtë sëmundje, mësojnë për të vetëm kur shkojnë në faza të avancuara kur është tepër vonë për jetën e tyre. Kjo duhet rregulluar. Duhet t’i informojmë gratë në Shqipëri mbi sëmundjen në mënyrë që ato të shkojnë e të bëjnë diagnostikimin në kohën e duhur.
Kjo duhet bërë qoftë nga media apo shoqëria të gjithë duhet të flasin gjithandej. Unë u kam rekomanduar të gjitha vajzave, grave, që njoh të bëjnë mamografinë. Por ne të gjithë duhet të bëjmë punën tonë që të shkojnë në veshin e duhur. Duhet vijuar me takime në çdo fshat, zonë, sado e largët qoftë ajo pasi informacioni në kohë shpëton jetë njerëzish.
Specialistja e ISHP-së, Mërkuri shpjegon se cilat janë femrat më në rrezik, shenjat dhe si duhet të bëhet vekontrolli?
Specialisja: Shenjat e kancerit dhe grupet më të rrezikuara
Çdo femër që është më shumë se 25 vjeç mund të jetë e rrezikuar nga kanceri i gjirit. Por nëse diagnostikohet në kohë pacienti shërohet plotësisht ndërsa neglizhenca e dërgon atë drejt vdekjes së sigurtë.
Specialitja e Insitutit të Shëndetit Publik, Lumturi Mërkuri shpjegoi për gazetën kadegoritë e femrave që janë më të predispozuara për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Ndërkohë ajo shpjegoi edhe shenjat tipike të sëmundjes dhe se si duhet të vetekzaminohen femrat për të zbuluar nëse janë të prekura nga ky lloj kanceri.
Grupet e riskut
Nga kanceri i gjirit mund të preket çdo grua, por duhet të jeni edhe më të kujdesshme në kontrollin e gjirit nëse nëna, motra apo gjyshja juaj kanë pasur kancer të gjirit. Kështu u shpreh specialistja Mërkuri, e cila shpjegoi se më të rrezikuara janë edhe femrat mbi 40 vjeçare, sepse rreziku rritet bashkë me moshën.
“Nëse periodat ju kanë filluar para moshës 12 vjeçare apo periodat ju kanë ndaluar pas moshës 50 vjeçare” jeni më të rrezikuara,- pohon Mërkuri, duke shtuar se rreziku rritet dhe te femrat që nuk kanë lindur kurrë fëmijë, apo tek ato që kanë lindur fëmijën e parë mbi 30 vjeç. Gjithashtu, sipas specialistes të rrezikuara janë edhe femrat mbipeshë, ato që konsumojnë tepër duhan dhe alkool dhe femrat që kryejnë aktivitet të pakët fizik.
Shenjat
Specialistja e Shëndetit Publik shpjegoi ndryshimet në gji që duhet t’ju tërheqin vëmendjen dhe që më pas duhet të ekzaminohen tek mjeku specialist. “Duke kontrolluar gjinjtë tuaj rregullisht, ju do të mësoni se si është pamja normale e tyre. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të vini re menjëherë ndonjë ndryshim, që mund të ndodhë në gji dhe të shkoni sa më shpejt tek mjeku”,- pohon Mërkuri. Sipas saj zmadhimi apo forcimi i gjinjve që nuk ju duken normale janë shenjat e para.
Zakonisht, shumë gra para periodave kanë gjoks të fortë dhe të dhimbshëm, por kjo është një gjë normale. Ndërkohë, ajo pohoi se edhe gjëndra apo mahisje në gji janë shenja që duhet t’i shqetësojnë femrat si edhe rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit.
“Kur njëri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë apo kur ka tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre janë shenja që duhet ta shqetësojnë çdo femër e cila duhet t’i drejtohet mjekut specialist”,- pohon Mërkuri.
Diagnostikimi
Në ditët tona, kanceri i gjirit mund të kurohet në pjesën më të madhe të rasteve, mjafton të diagnostikohet në kohë. Kanceri i gjirit sipas specialistes Mërkuri mund të mjekohet me sukses nëse ju e zbuloni sa më shpejt atë.
“Nëse ndryshimet që ndodhin në gjinjtë tuaj kapen herët në kohë, ky është një shans shumë i mirë për ju, për një mjekim të suksesshëm”,- pohon ajo e cila shpjegoi se janë disa mënyra për të zbuluar kancerin të gjirit. Sipas saj një nga mënyrat për ta zbuluar sëmundjen është vetëkontrolli i gjirit ç’ka do të thotë se femra duhet t’i njohë gjinjtë e saj, duke i kontrolluar nëpërmjet masazhit me duar.
Ndërkohë, specialistja pohon se vetëkontrolli i gjirit duhet të bëhet duke filluar që nga mosha 20 vjeçare pavarësisht se gjinjtë mund të jenë normalë. “Kontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet çdo muaj, mbas kalimit të periodave, ose 3-4 ditë mbas tyre.
Kjo sepse gjatë periodave gjinjtë janë të dhimbshëm, të tendosur dhe mund t’ju ngatërrojnë. Në periudhën e menopauzës (lënies së periodave), vetëkontrolli i gjirit bëhet ditën e parë të çdo muaji”,- pohon Mërkuri.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25334. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25334

Kina përuron tunelin më të gjatë në botë Kina ka përuruar tunelin më të gjatë në botë, i cili kalon nën lumin Jangze duke lidhur Shangain me ishullin Çongming.
Radioja Ndërkombëtare e Kinës në edicionin informativ të saj raporton se kanë përfunduar të gjitha punimet në tunelin e gjatë 25,5 kilometra brenda 5 vjetësh.
Thellësia më e madhe e tunelit arrin 55 metra nën lumë, duke kaluar edhe tunelin japonez në gjirin e Tokios, i cili është 50 metra i thellë.
Ndërkohë, agjencia Shinhua njofton se kanë filluar punimet për një urë dhe një tunel tjetër që do të lidhë ishullin e Çongmingut me pjesën veriore të Ciangsus
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=841. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=841

Zgjedhjet, Ban Ki-Moon vizitë të papritur në Kabul KABUL – Shefi i OKB-së Ban Ki-Moon u nis për një vizitë të pa paralajmëruar sot në Afganistan, ndërsa presioni i zgjedhjeve rritet pas tërheqjes nga gara të rivalit të vetëm te Presidentit Hamid Karzai.
Tërheqja e ish-ministri i jashtëm Abdullah ka hedhur dyshime mbi legjitimitetin e qeverisë së ardhshme, e cila me siguri do të udhëhiqet nga Karzai.
Ban Ki-Moon do të takohen me dy politikanët Karzai dhe Abdullahu, për të diskutuar zhvillimin e punes, thuhet sot në një deklaratë të OKB.
Sipas njoftimit, Sekretari i Përgjithshëm do të takohet me Abdullah dhe presidentin Karzai për t’i siguruar ata dhe popullin afgan për mbështetjen e vazhdueshme të Kombeve të Bashkuara në drejtim të zhvillimit të vendit dhe vazhdimin e ndihmave humanitare të OKB-së.
Zyrtarët perëndimorë në Kabul nuk pranojnë të konfirmojë nëse dorëheqja e Abdullah ishte pjesë e diskutimeve private me Karzain, por hedhin dyshime të forta mbi besueshmërinë e qeverisë së Karzait.

Afganistan, Abdullah tërhiqet nga raundi i dytë i zgjedhjeve
Rivali kryesor i presidentit Hamid Karzai, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale afgane, njoftoi në Kabul se po tërhiqej.
“Unë nuk do të marr pjesë në zgjedhje,” u tha Dr Abdullah mbështetësve të tij.
Ai tha se kërkesat e tij për të siguruar zgjedhje pa mashtrime, nuk ishin realizuar.
Megjithatë zoti Abdullah nuk bëri thirrje për bojkot të zgjedhjeve që zhvillohen ditën e shtunë.
Zoti Karzai hodhi poshtë kërkesën e rivalit të tij për heqjen e zyrtarëve që drejtuan raundin e parë të zgjedhjeve.
Zëdhënësi i presidentit Karzai, Waheed Omar tha se tërheqja “ishte për të ardhur keq”, por zgjedhjet duhet të zhvilloheshin siç ishin planifikuar.
Situatë e nderë
vendimi i zotit Abdullah për t’u tërhequr nga gara për zgjedhjet presidenciale e ka çuar në kaos procesin.
Kushtetuta e Afganistanit nuk e mbulon një situatë të tillë ku ndodhet tani vendi, që po përgatit një raund të dytë zgjedhjesh me vetëm një kandidat në garë, presidentin Hamid Karzai.
Disa nga mbështetësit e tij kanë thënë ai do të marrë pjesë në zgjedhje, por vetë zoti Karzai nuk ka folur ende.
Në fakt vazhdojnë përpjekjet për të shmangur një raund të dytë që u nxit nga diplomatët e huaj.
Në shumë raste shumë nga të njëjtët diplomatë që e nxitën presidentin Karzai të pranonte raundin e dytë tani dëshirojnë t’i japin fund procesit.
Një opsion është që Gjykata e Lartë e Afganistanit mund të marrë një vendim, – në mungesë të udhëzimit nga kushtetuta për këto raste,- dhe ta shpallë fitues presidentin Karzai.
Ky do të jetë një fund shumë i pakënaqshëm për zgjedhjet e dyta presidenciale në vend që prej rënies së talebanëve.
Nga ana e komunitetit ndërkombëtar kundërshtohet ashpër që raundi i dytë i zgjedhjeve të zhvillohet fundjavën e ardhshme.
Kjo do të thotë që mijëra trupa britanike, amerikane dhe të vendeve të tjera të vënë përsëri jetën në rrezik bashkë me kolegët e tyre afganë dhe qindra punonjës të OKB-së.
Vetëm disa ditë më parë pesë punonjës të OKB-së u vranë gjatë një sulmi në Kabul.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25323. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25323
Hija e Peter Schlemhil në letërsinë gjermane dhe botërore Historia e njeriut që shiti hijen e vet, do të kthehej në një nga sukseset më të mëdha letrare të shekullit 19 në Gjermani dhe jashtë saj. Humbja e hijes si paralajmërim për humbjen e shpirtit.
Kjo është eseja që Jonila Godole, përkthyesja e Historia e çuditshme e Peter Schlemihl”, ka shkruar për veprën e Adelbert von Chamissos
Dhjetë vjet më parë, gjatë përkthimit të tragjikomedisë Procesi për Hijen e Gomarit” nga Friedrich Dürrenmatt, u pushtova kaq fort nga motivi i hijes, sa nisa të kërkoja për autorë dhe vepra të ngjashme që kishin në qendër këtë subjekt pa kohë dhe hapësirë.
Dürrenmatt vetë shënonte në krye të veprës se ishte frymëzuar nga Christoph Martin Wieland (1733-1813), edhe pse me subjekt të tjetërsuar. Hijen, ose thënë ndryshe: Tjetrin, të ngjashmin, sozinë tonë do ta hasja shpesh, sidomos te romantikët gjermanë, Chamisso, E.T.A.
Hoffmann, apo te Hans Christian Andersen, te Hermann Hesse, Hugo von Hoffmannsthal dhe deri te Dostojewskij. Por Historia e çuditshme e Peter Schlemihl” e Adelbert von Chamisso, shkruar në gusht/shtator 1813 dhe botuar më 1814 është vepra e parë në letërsinë botërore që e përdorur Hijen dhe mungesën e Hijes si motivin e saj qendror.
Dy tregimet e mëvonshme të shkrimtarit tjetër gjerman fantastik E.T.A. Hoffmann, “Aventura e natës së Vitit të Ri” (Die Abenteuer der Silvesternacht) dhe Historia e shëmbëlltyrës së humbur” (Die Geschichte vom verlorenen Spiegelbilde) nuk ishin veçse replika ndaj Schlemihlit. Njësoj si rrëfimi Hija” (Der Schatten) i Andersenit.
Ndërsa studiues dhe kritikë letrarë përqendrohen te interpretimi i Hijes si çelës kuptimor i veprës, vetë Chamisso e thjeshton mitin e ngritur rreth historisë: Gjatë një udhëtimi kisha humbur kapelën, trastën e bukës, dorezat dhe valixhet. Miku im Fouques më ngacmon duke më thënë: ‘Mos ke humbur gjë edhe Hijen?’
Dhe vramë mendjen për këtë fatkeqësi.” Pra, indikatori i parë i motivit ishte fatkeqësia si burim i humbjes së Hijes. Në një letër që Fouque (Friedrich de la Motte Fouque – botuesi i veprës) i drejton mikut të tyre të përbashkët Hitzig në tetor 1839 shënohet një version i dytë: “E kam si sot para syve.
Dielli i drekës në Nennhausen na i lëshonte hijet poshtë këmbëve, ne ecnim të dy duke biseduar siç bënim zakonisht. Kur Adelberti qëndroi dhe tha: Sikur njëri prej nesh të humbte beft Hijen, apo sekush të vetën? Të dy u çmeritëm.”
Në një variant të tretë një mik tjetër i të dyve, Wilhelm Rauschenbusch, jepet sërish shëtitja e mësipërme: “Dielli lëshonte hije të gjata, aq sa Hija e Fouque-së shkurtabiq dukej po aq e bëshme sa ajo e Chamissos trupgjatë. ‘Si thua, Fouque’ i kthehet Chamisso, ‘nëse unë ta palos hijen tënde dhe ti ecën përkrah meje pa Hije?’ Kjo pyetje e tmerroi dhe pështirosi mikun njëherazi dhe ai e shtyu Chamisson të vazhdonte akoma me shtjellimin e historisë.”
Emri i personazhit, Schlemihl, është frymëzuar nga Talmudi. Sipas traditës hebraike me këtë emër thërriteshin njerëzit fatkeqë dhe të pazotë që nuk arrijnë të bëjnë asgjë të hajrit.
Në një letër drejtuar të vëllait, Chamisso shkruan për personazhin e tij: Një Schlemihl mund ta thyejë gishtin duke e mbajtur në xhep; mund të rrëzohet mbi shpinë dhe të thyejë hundën; ndodhet gjithmonë në kohën dhe vendin e gabuar.” Një njeri pa fat, me pak fjalë, që për hir të mendjelehtësisë mund të humbasë gjithçka, edhe pse Peter Schlemihl nuk është kryekëput i pafat gjatë rrëfimit.
Chamisso që kishte botuar edhe vepra të tjera letrare, më së shumti poezi, por pa pasur ndonjë sukses të madh, nuk se kishte ndonjë pritje të madhe për Historinë e çuditshme…”
Historia u shkrua për të zbavitur fëmijët dhe të shoqen e mikut të tij Hitzig, i cili e kishte ftuar të bujtte tek ata në fshat, pas tërheqjes nga lufta e Prusisë kundër Bonapartit, ku Chamisso ndodhej mes dy zjarreve, pasi i duhej të luftonte për atdheun e tij të ri, kundër dheut mëmë, Francës.
Askush e aq më pak Chamisso, do ta kishte besuar atëherë se historia e njeriut që shiti hijen e vet, do të kthehej në një nga sukseset më të mëdha letrare të shekullit 19 në Gjermani dhe jashtë saj.
Pjesa më e madhe e studiuesve që janë marrë me Hijen e Schlemihlit janë mbështetur kryesisht te biografia e autorit, duke e reduktuar veprën në përputhjen e Chamissos me figurën e Peter Schlemihlit: Humbja e Hijes sipas tyre i përafrohej jetës së autorit, si një person pa atdhe, pa rrënjë, nëse Hija do të merrej në një kontekst më të gjerë, ajo mund të ishte një shenjë e jashtme për përkatësinë fetare, pronën dhe statusin shoqëror.
Sidoqoftë reduktimi i simbolit të Hijes në një grusht të dhënash biografike të autorit, – përshkrimi i Peter Schlemihlit është shumë i ngjashëm me atë të Chamissos vetë, qoftë nga ana fizike, qoftë nga veprimtaria natyraliste-shkencore në fund të rrëfimit, – mbetet i njëanshëm, pse dihet që në letërsi përvojat vetjake të autorëve gjithmonë përthyhen në simbole të caktuara.
Chamisso u përball me problematikën e interpretimit të Hijes qysh në të gjallë. Në parathënien e përkthimit francez të librit Historia e çuditshme e Peter Schlemihl”, Adelbert von Chamisso shkruan mbi orvatjet interpretuese: “Historia ka rënë në duart e njerëzve që duke qenë mësuar të lexojnë për t’u mençuruar, kanë vrarë mendjen të rrokin nënkuptimin.
Shumë prej tyre kanë ngritur hipoteza interesante për Hijen; të tjerët, duke e respektuar personin tim si më të ditur, nga sa jam vërtet, m’u drejtuan për të mësuar zgjidhjen e dyshimeve të tyre. Pyetja, me të cilën m’u hodhën përsipër më bëri të skuqem për padijen time.”
Pse ndryshe nga sa mund të mendonte sekush, për Chamisson përgjigjja ishte e thjeshtë: Schlemihlit ia mori mendjen paraja, vlerën e të cilës e njihte, dhe nuk mendoi për gjënë më solide: Hijen. Kështu që fusha e interpretimit për më tej mbetet e hapur për këdo: pa Hijen, Schlemihl nuk ka më një jetë të zakonshme, humbet dashurinë e tij për hir të Rascalit, shërbëtorit që është pasuruar në kurriz të atij vetë.
Chamisso nuk i shpjegon asgjë lexuesit për konfigurimet e çuditshme që mbruhen në veprën e tij. Sikurse tregon edhe historia e krijimit të fabulës, Chamisso nuk se ka pasur ndër mend ndonjë ide filozofike të qenësishme, siç thoshte edhe vetë: “Me poezinë rrallë kërkoj të arrij diçka; kur një anekdotë, një fjalë, një figurë më trondit, mendoj, se edhe të tjerëve duhet t’u ndodhë njësoj, kështu që punoj me gjuhën, derisa ta arrij atë vizion.” Kështu pra edhe historia e Hijes u krijua më tepër si një nevojshmëri e brendshme, mbrujtur prej vetvetes.
Këtë siç duket kishte parasysh edhe Thomas Mann, kur ndërsa shkruan për historinë e Peter Schlemihl nënvizon se, ideja e një krijimi mund të jetë krejt e rëndomtë dhe e rastësishme, por duart e shkrimtarit të duhur e bëjnë atë të pavdekshme dhe e kthejnë në xhevahir të letërsisë botërore.
Padyshim që në suksesin e veprës së Chamissos një rol të padiskutueshëm ka luajtur edhe periudha historike në të cilën u shkrua vepra: shkatërrimi i feudalizmit, shoqëruar nga rrënimi i vlerave njerëzore dhe shoqërore të kohës, dhe lindja e kapitalizmit, ku paraja, siç del qartë në novelën e Chamissos, luan një rol të rëndësishëm në shoqëri. (Tema e shndërrimit të karakterit njerëzor përmes parasë do të trajtohet shpesh në letërsinë romantike: tregimet e E.T.A. Hoffmann Klein Zaches genannt Zinnober”, të Balzac La peau de chagrin”, ose të Gogol Portreti”).
Vërtet historia e çuditshme të krijon përshtypjen sikur Peter Schlemihl është i vetmi person që humbet hijen e tij kundrejt parave, por kjo nuk i nënkupton detyrimisht të gjithë. Personazhi që shfaqet fillimisht si modeli i Peter Schlemihlit, Zoti John, është një qytetar në dukje i respektuar, edhe pse deri diku i humbur, pse i blerë më përpara nga burri i përhimë.
Ndërsa Chamisso e shihte veprën e ti Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25327. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25327

Tragjedia në Tisa, sot ditë zie në Kosovë PRISHTINE – Në përputhje me ligjin si dhe duke ndjerë thellë dhembjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës për tragjedinë që e kanë pësuar shtetasit e saj duke u përpjekur ta kapërcejnë lumin Tisa para disa ditësh, Presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu ka marrë vendim që data 2 nëntor 2009 (ditë e hënë), në shenjë nderimi për të gjitha viktimat e kësaj tragjedie, të shpallet Ditë zie shtetërore.
Me këtë vendim, udhëzohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës t’i përmbahen këtij vendimi duke respektuar dispozitat e ligjit.

31 TETOR
Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se, mëngjesin e sotëm janë identifikuar dy viktima të tjera të rastit Tisa.
Viktimat, një grua dhe një fëmijë, janë identifikuar nga departamenti i krimit të organizuar pranë Policisë së Kosovës, thuhet në komunikatë.
Tashmë të pesë kufomat e gjetura në lumin Tisa janë identifikuar, bëjnë të ditur të njëjtat burime.
EULEX-i – siç thuhet në komunikatë – ka vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin me prokurorinë e Serbisë lidhur me zbardhjen e rastit.

Tragjedia në Tisa, lumi nxjerr 5 trupa të pajetë
Autoritetet serbe konfirmojnë se janë gjetur edhe dy trupa të tjerë në Serbi, që dyshohet se i përkasin tragjedisë së Tisës. Me këtë, numri i viktimave kosovare arrin në pesë. Të zhdukur ende konsiderohen 11 të tjerë.
Autoritetet serbe kanë konfirmuar gjetjen edhe të dy viktimave tjera, që dyshohet se kanë ndërlidhje me tragjedinë në lumin Tisa.
Ndërsa, në Prishtinë varroset viktima e parë e kësaj tragjedie, 23-vjeçarja Elvira Jaha, e cila, bashkë me një grup kosovarësh, u përpoq të kalonte ilegalisht kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, kur barka e tyre u përmbys në lumin Tisa.
Gjykatësi hetues i Serbisë, Erne Berenji, i tha Radios Evropa e Lirë se viktimat e reja janë gjetur në territorin serb.
“Dje kemi gjetur edhe dy të vdekur, një vajzë rreth 10 vjeçe, nuk kemi të dhëna për të, dhe një mashkull 25-30 vjeç. Deri më tani janë gjetur vetëm katër trupa nga ana e territorit tonë”.
“Diçka është gjetur edhe nga ana e Hungarisë, dikush thotë një, dikush thotë ndryshe, por ne mund të flasim vetëm për atë që është gjetur në territorin tonë”, tha Berenji.
Berenji nuk e bëri të ditur identitetin e viktimave të fundit. Ai tha se identifikimi i tyre po bëhet nga vetë familjarët.
“Të afërmit vijnë te ne dhe të afërmit i identifikojnë trupat”, tha Erne Berenji, duke shpjeguar se identifikimi bëhet më i vështirë për shkak të mungesës së dokumenteve identifikuese të viktimave.
Nga katër viktimat e gjetura në Serbi, sipas gjykatësit hetues, vetëm dy kishin me vete dokumente identifikuese.
Ndryshe, me këto viktima, numri i të vdekurve në tragjedinë në Tisë shkon në 5 persona, katër nga të cilët janë gjetur në Serbi dhe një në Hungari. Ndërsa, konsiderohen të zhdukur edhe 11 kosovarë të tjerë. Tre nga personat në barkë kanë shpëtuar.
Zëdhënësi i policisë hungareze në Segedin, Szenti Sabolç, tha se Hungaria po vazhdon hetimet, edhe pse tashmë i ka ndërprerë kërkimet për trupat në lumin Tisa.
“Hungaria po zhvillon hetime në këtë rast të dyshimit me trafikim të qenieve njerëzore. Deri tash nuk kemi ndonjë të dyshuar. Por, këto hetime ende po vazhdojnë me partnerët tanë serbë. Në Hungari, deri më tash, nuk është askush i arrestuar. Nuk kemi të dyshuar në lidhje me këtë rast”, tha Sabolç.
Ndërkohë, në Prishtinë, autoritetet e rendit thonë se janë duke vazhduar hetimet në disa drejtime për tragjedinë në lumin Tisa të Hungarisë.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, nuk konfirmoi numrin e viktimave.
“Ne ende nuk mund ta bëjmë të ditur një numër të saktë apo të konfirmojmë diçka, meqë nuk kemi dokumentacion zyrtar përfundimtar të autoriteteve përkatëse të Hungarisë apo të autoriteteve të Serbisë”, theksoi Kelani.
Përderisa me Hungarinë Kosova po bashkëpunon në rrugë direkte, me Serbinë, informacionet po shkëmbehen përmes EULEX-it.
Të hënën, EULEX-i ka konfirmuar se një person është dorëzuar vullnetarisht në Policinë e Kosovës, duke pranuar përfshirjen e tij në rastin e lumit Tisa. Ai i ka thënë policisë se u ka marrë familjeve që ishin kontrabanduar përtej kufijve nga 6 deri në 8 mijë euro. Ky person, sipas policisë, momentalisht gjendet në liri.

25 tetor Një i arrestuar dhe disa të dyshuar për tragjedinë në Tisa
Policia e Kosovës ka arrestuar në një fshat të Mitrovicës një person të dyshimtë për kontrabandë të njerëzve në Hungari, një ditë pas gjetjes së viktimës së tretë të mbytur në lumin tisa në Hungari. Siç bën të ditur e përditshmja Koha Ditore, duke cituar burimet e veta, i arrestuari është Ismet R. nga fshati Zhabar i Mitrovicës, në shtëpinë e të cilit janë gjetur dokumente të falsifikuara dhe pasaporta.
Policia e Kosovës ndërkaq, nuk ka pranuar të komentojë rreth arrestimit të të dyshuarit Ismet R., por ka thënë se hetimet në lidhje me këtë rast në Kosovë do të udhëhiqen nga një prokuror i EULEX-it, dhe dy zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët do të nisen në Hungari.
Ndërkaq, e përditshmja Express, thekson se, Policia i ka identifikuar katër të dyshuar për organizimin e udhëtimit tragjik të shqiptarëve për në perëndim, të cilët kanë përfunduan në ujërat e lumit Tisa.
S. H. nga Podujeva – sipas kësaj gazete – është personi të cilin Policia e Kosovës, të enjten, ka shkuar dhe e ka kërkuar, në lidhje me përgjegjësinë e tij të mundshme për Tragjedinë e Tisas.
Vizita e policisë në shtëpinë e këtij personi është bërë menjëherë pasi Vesel Jahaj, babai i Elvira Jahajt, gruas që dyshohet se ka vdekur në këtë tragjedi, në kufirin serbo-hungarez, e ka denoncuar atë për trafikim ilegal me njerëz.
Por meqë S. H. atë ditë nuk ka qenë në shtëpi, pesë policët, i kanë lënë atij porosinë që t’u lajmërohet menjëherë organeve të rendit në Podujevë. Megjithëkëtë, burime të kësaj gazete nga policia në Prishtinë sqarojnë se ky person, edhe pse kanë kaluar tre ditë nga momenti kur i është lënë thirrja për t’u paraqitur në stacion, ende nuk është lajmëruar. /Telegrafi/

‘Tisa’, EULEX hap hetime
Një prokuror i EULEX-it dhe dy policë hetues kosovarë do të udhëtojnë për në Hungari, për të hetuar rastin e mbytjes së tre shtetasve kosovarë në lumin Tisa. Hetimet do të bëhen në kuadër të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore
Një prokuror i EULEX-it dhe dy policë hetues kosovarë pritet të zhvillojnë hetime në lidhje me rastin e mbytjes së, të paktën, tre shtetasve të Kosovës në lumin Tisa, në kufirin Serbi – Hungari, i cilësuar tashmë nga autoritetet si rast i dyshuar për trafikim me qenie njerëzore.
Policia e Kosovës konfirmon se do të dërgojë shumë shpejt në Hungari dy policë hetues, kurse një prokuror rasti, i cili është caktuar nga EULEX-i, pritet të vë kontaktet me autoritetet policore të Serbisë dhe ato të Hungarisë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë se Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë marrë përgjigje pozitive nga autoritetet hungareze për dërgimin e një ekipi hetuesish nga Kosova.
“Fillimisht parashihet që të nisen dy zyrtarë policorë hetues nga shtylla e hetimeve të Policisë së Kosovës dhe një prokuror i rastit. Udhëtimi i tyre pritet të bëhet shumë shpejt, në një kohë sa më të shpejtë të mundshme”, thekson Kelani.
Në rastin e cilësuar si dyshim për trafikim me qenie njerëzore, tashmë është përfshirë edhe EULEX-i.
Një zëdhënësi i misionit për sundim të ligjit, Nikollas Hotën, konfirmon caktimin e prokurorit ndërkombëtar të EULEX-it për këtë rast.
“Prokurori i EULEX-it është zgjedhur të udhëheqë rastin. Ne ende nuk e dimë se kur do të udhëtojë ky prokuror për në Serbi, apo Hungari”, deklaron zëdhënësi Hotën.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë po ashtu se policia po zhvillon hetimin e rastit edhe brenda Kosovës, në përpjekje të kapjes së personave të dyshuar për këtë rast.
Hetimet do të zhvillohen në kuadër të zbardhjes së rastit dhe luftimit të trafikimit me qeniet njerëzore.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për operativa hetimore, për të bërë identifikimin e personave të dyshuar të mundshëm që mund të kenë qenë të lidhur apo të përfshirë në rast, për trafikim me qenie njerëzore”, thotë Kelani.
Tre persona, tashmë janë identifikuar të vdekur, kurse tre të tjerë kanë shpëtuar gjatë kalimit ilegal të kufirit përmes lumit Tisa në kufirin Serbi – Hungari.
Ekzistojnë dyshime se në barkë kishte edhe persona tjerë, por ende asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ngushëlloi familjet e viktimave në lumin Tisa, duke shprehur keqardhjen e tij të thellë për ngjarjen tragjike.
“Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet relevante, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes, me shpresë se personat e tjerë që udhëtonin me tri viktimat, tashmë të konfirmuara, të jenë gjallë”, thotë Sejdiu përmes një komunikate.
“Shpirtërisht dhe në lutje jemi me familjet e viktimave në këto çaste pikëllimi”, shprehet Sejdiu.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25317. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25317

Pakti, si u devijuan kufijtë ujorë të Shqipërisë Argumentet historikë dhe shkencorë për të rrëzuar alibinë e qeverisë se nuk ka pasur kufi me Greqinë dhe incidenti i Korfuzit, kur Britania e Madhe në nëntor 1946 dhunoi sovranitetin e RPSH
Vijon nga numri i kaluar
Në pjesën e dytë të analizës, juristi Veron Sadiraj i kthehet incidentit të kanalit të Korfuzit në vitin 1946, kur Shqipëria u penalizua. Argumentat e avokatit Sadiraj bëhen për të rrëzuar atë përcaktim që ka mbrojtur pala shqiptare në bisedime për ndarjen e kufirit detar se: “Nuk kemi patur kufi detar mes Shqipërisë dhe Greqisë”.
Sipas tij kufiri detar ka qenë prej vitesh dhe është respektuar nga palët, kurse marrëveshja për kufirin do të ligjëronte praktikën e njohjes së vijës së kufirit në ngushticën e Korfuzit.
“Pse ka qenë kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, prandaj Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vendimin e saj dt.15.12.1949 për incidentin e Korfuzit duke pranuar se Britania e Madhe me anijet e saj me dt. 12-13 nëntor 1946 ka dhunuar sovranitetin e RPSH”,- argumenton juristi i detit.
Për rastin e bregdetit tonë si bregdet i futur në thellësi dhe në vijë të thyer, ose nëse ekziston një varg ishujsh gjatë bregdetit ose shumë afër tij si Kroacia, ose Greqia me Korfuzin etj, mund të përdoret metoda e vijave bazë të drejta që lidhin pika të parshtatshme për të shënuar vijën bazë, nga e cila do të matet gjerësia e ujërave territoriale. Mirëpo heqja e vijave bazë të drejta nuk duhet të ndryshojë shumë nga drejtimi i përgjithshëm i bregut.
Ujërat që gjenden përkëtej vijës bazë të detit territorial bëjnë pjesë në ujërat e brendshme të shtetit. Vija bazë e drejtë e përdorur nga shteti shqiptar qysh para 30 vjetësh parashikohet në nenin 5 të Konventës së re të Montego Bay dhe mendoj se nuk ka të bëjë me mendësinë e kohës kur u vendos dhe kur Shqipëria pretendonte se luftonte në “rrethim”, duke deklaruar disa pika të bregdetit tonë.
Vija e jashtme e detit territorial është paralele me vijën bazë në largësi 12 milje. Gjerësinë e ujërave territoriale e përcaktojnë vetë shtetet duke u mbështetur në faktorë gjeografikë dhe në interesa ekonomikë dhe strategjikë. Shteti shqiptar ka vendosur regjimin e vet për ujërat territoriale me Dekretin numër 4650, dt. 9.3.1970 të ndryshuar me dekretet nr. 5384, dt. 23.2.1976 e nr. 6181 dt. 26.4.1980 për gjerësinë 15 milje.
Më vonë pasi u miratua Konventa e Montego Bay, në muajin mars 1990, vendi ynë e pakësoi gjerësinë e detit të vet territorial në 12 milje. Vija e jashtme e ujërave territoriale shkon paralel me bregun ose me vijën e jashtme të ujërave të brendshme dhe përfaqësojnë kufirin shtetëror në det.
“Sovraniteti i Republikës së Shqipërisë shtrihet edhe në hapësirën ajrore mbi ujërat territoriale si dhe në shtratin dhe nëntokën e këtyre ujërave si dhe në rrafshnaltën (shelfin) kontinental për qëllimi kërkimi dhe shfrytëzimi të burimeve të saj natyrore, parashikuar në ligjin nr. 8771, dt. 19.4.2001, hyrë në fuqi në 19.4.2001 “Për kufirin shtetëror të republikës së Shqipërisë”, ligj i cili shfuqëzoi dekretin nr. 4650, dt.
9.3.1970 “Për kufirin e RPSSH”, me dekretet pasuese ndryshuese. Krahas këtij ligji të ri për kufirin shtetëror u miratua edhe ligji nr. 8772 dt. 19.4.2001 “Për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë”.
Mirëpo habia ndodhi me miratimin e ligjit nr. 9861, dt. 24.1.2008 “Për kontrollin dhe mbikqyerjen e kufirit shtetëror” kur në kreun IX Dispozita kalimtare neni 53 shfuqizimet: “Ligjet nr. 8771, dt. 19.4.2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë” nr. 8772, dt. 19.4.2001 “Për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror të republikës së Shqipërisë” dhe çdo dispozitë tjetër që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen”, që ka hyrë në fuqi në 1.3.2008.
Nga një lexim i kujdesshëm i dy ligjeve të shfuqizuara si edhe ligjit që i shfuqizoi konstatohet se nëse shfuqizimi i ligjit nr. 8772 dt. 19.4.2001 dhe zëvendësimi i tij me ligjin nr. 9861, dt. 24.1.2008 është i justifikuar dhe i domosdoshëm, ndërsa për mendimin tim shfuqizimi i ligjit nr. 8771 dt. 19.4.2001 “Për kufirin shtetëror të republikës së Shqipërisë” përderisa në ligjin e ri nr. 9861 dt. 24.1.2008 nuk u përfshinë dispozitat për kufirin shtetëror (neni 1), për tregimin e kufirit shtetëror (neni 2), për ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme (neni 3), për ushtrimin e sovranitetit (neni 4) dhe paprekshmëria e kufirit shtetëror (neni 1) nuk duhej të bëhej dhe është e domosdoshme që të rishikohet.
Mendoj se ky detaj mund të çorientojë ose mund të ketë çorientuar ekipin negociatorë, pasi kam mendimin se vija e drejtë bazë e përdorur nga shteti shqiptar në përcaktimin e kufirit detar është e bazuar edhe në nenin 7 të Konventës së re për të Drejtën e Detit dhe kësaj vije duhej t’i përmbahej grupi negociatorë.
Devijimi nga vija ndarëse reale e kufirit ujor të Shqipërisë në pjesën veriore të Ngushticës së Korfuzit e kryesisht në Gjirin e Sarandës dhe në pjesën më të ngushtë të saj dallohet qartë kur krahason ndarjen e re sipas koordinatave gjeografike të marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë (megjithëse një hartë e tillë nuk është bërë publike akoma) me hartën e lundrimit, botim anglez të përdorur nga luftanijet britanike në 22 tetor 1946, duke lundruar nëpër ngushticën e Korfuzit me kurs për në veri afër bregdetit shqiptar, në vijë të Sarandës, ku është tërhequr kufiri detar me vijë të ndërprerë, duke filluar nga ishulli Togo, në drejtim të piramidës 79, duke vazhduar në ngushticë në distancë të baraslarguar nga dy brigjet pastaj kthehet në kurs travers kepit Barbaro të Korfuzit, duke iu afruar fenerit Peristeri, duke lënë paska në lindje shkëmbin Barketa (Psillos).
Në janar 1979 kam kaluar ngushticën me anijen “Arbëria” dhe në prill 1985 me anijen “Vlora” duke e lënë Shkëmbin Barketa gjithnjë në perëndim për të qenë një lundrim më i sigurt.
Siç dihet vendimi i konferencës së ambasadorëve në 1913, i rikonfirmuar nga Protokolli I Firences ku jepej një indikacion të karakterit parimor mbi drejtimin që do të ndiqte vija kufitare, që do të ndante ujërat shqiptare nga ato greke në kanalin e ngushtë të Korfuzit. Kjo vijë duhet të ndiqte mesin e ngushticës duke qenë në çdo pikë të vet e baraslarguar nga brigjet ballë për ballë.
Mbi këtë bazë qoftë Shqipëria e Greqia, përcaktuan në mënyrë të pavarur vijën e kufirit ujor, vijë që në thelb ishte e njëjtë dhe u njoh e u respektua nga të dy palët deri në ditët tona. Sqaroj se shkëmbi Barketa nuk u llogarit asnjëherë si element ndikues në heqjen e vijës ndarëse.
U zgjata pak me këto përcaktime sepse shpesh në media krijohej mendimi se: “Nuk kemi pasur kufi detar mes Shqipërisë dhe Greqisë”. Pra kufiri detar ka qenë prej vitesh dhe është respektuar nga palët, kurse marrëveshja për kufirin do të ligjëronte praktikën e njohjes së vijës së kufirit në ngushticën e Korfuzit.
Pse ka qenë kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, prandaj Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vendimin e saj dt. 15.12.1949 për incidentin e Korfuzit duke pranuar se Britania e Madhe me anijet e saj me dt. 12-13 nëntor 1946 ka dhunuar sovranitetin e RPSH. Kjo Gjykatë administroi si prova hartat e lundrimit me ditaret e lundrimit.
Përcaktimi i ujërave territoriale mbështetet në kriterin e distancës dhe për këtë arsye nuk paraqet vështirësi si në zonat oqeanike ose detare me shtrirje të gjerë. Por vështirësitë lindin kur kemi të bëjmë me përcaktimin e tyre midis shteteve me bregdet të përputhur ose përballë njëri-tjetrit, si në rastin me Greqinë.
Në këtë rast si rregull shtetet merren vesh mes tyre. Kur ato nuk bien dakortë, atëherë për bazë merret vija e mesme, të gjitha pikat e të cilës janë të baraslarguara nga pikat më të afërta të vijave bazë, të cilave u është matur gjerësia e detit territorial të sejcilit prej dy shteteve.Meqenëse marrëveshja shqiptaro-greke përfshin delitimin e shelfit kontinental le ti referohemi edhe akteve juridike shqiptare.
Shelfi continental si institut juridik ka hyrë në të drejtën detare në vitin 1945, ndërsa nocioni gjeologjiko-gjeografik i tij është shumë më i vjetër. Në konferencën e Tretë të të Drejtës së Detit iu kushtua një rëndësi e veçantë përcaktimit të kritereve bazë të përkufizimit të shelfit. Shtrati kontinental përfaqëson fundin e detit dhe nëntokën e detit të hapur, e cila vazhdohet jashtë detit territorial deri në një thellësi të caktuar.
Kjo tokë është vazhdim i pjesës kontinentale në det dhe është e pasur me naftë dhe gaz, por edhe me pasuri të tjera. Konventa e re në nenin 16 parashikon se “shtrati kontinental i shtetit bregdetar përfshin fundin e detit dhe nëndetin e hapësirave detare, që shtrihen jashtë detit të tij territorial përgjatë tërë vazhdimit të tij tokësor deri te buza e jashtme e skajet kontinentale ose deri në largësi prej 200 milje, duke llogaritur prej vijave bazë fillestare prej të cilave matet gjerësia e detit territorial.
Delimitimi (ndarja) e shtratit kontinental paraqet probleme sidomos në ato raste kur shtetet qëndrojnë ballë për ballë dhe kur deti është relativisht i cekët, që e lejon ndarjen e tërë shtratit kontinental dhe kjo sidomos edhe për pjesën më të madhe të detit Adriatik. Delimitimi i shtratit kontinental paraqet kufizime edhe për shtetet fqinje, parashikuar edhe nga neni 83 i Konventës së re.
Ky nen përmban rregulla kompromisi, duke vënë theksin në bisedimet dypalëshe për arritjen e një zgjidhjeje të drejtë, megjithëse në praktikën e shteteve zbatohen të dy parimet: të baraslargësisë dhe të drejtësisë.
Midis shteteve me brigje të përputhura ose që ndodhen përballë mund të vendosin një regjim të veçante duke krijuar një zonë të përbashkët të pasurive. Mbi shelfin kontinental shteti ushtron të drejtën e sovranitetit vetëm përsa i përket kërkimit dhe shfrytëzimit të pasurive natyrore.
Nga kjo del se shtetet e tjera nuk kanë të drejtë të ndërmarrin masa ose të bëjnë çfarëdo, pa pajtim paraprak të shtetit bregdetar.Republika e Shqipërisë ka aderuar në Konventën e parë të detit 1958 mbi shelfin kontinental në maj të vitit 1964 dhe është palë në të.
Duke pasur parasysh se shelfi kontinental nuk ka thellësi të njëjtë në të gjithë shtrirjen e bregdetit tonë, veçanërisht në pjesën jugore të tij, atëherë është e nevojshme të përmirësohen dispozitat ligjore të shtetit tonë për shelfin kontinental.
Kjo kërkon të merren në konsideratë rregullat e nenit 76 të Konventës së vitit 1982 dhe praktika më e re e shteteve të tjera në këtë fushë. Megjithatë përsa i përket delitimit të shelfit, në kushtet e detit Adriatik, si det gjysëm i mbyllur, kriteri i vendosur në nenin 83 të Konventës së re të Detit të bëhet në bazë të drejtës ndërkombëtare në përputhje me nenin 38 të statusit të gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës mbetet një metodë reference që të arrihet një “zgjidhje e drejtë”.
Mendoj se marrëveshja shqiptaro-greke për “Delitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental” duhet të pasqyrojë dispozitat e Konventës së sipërcituar, si dhe kërkesat e dispozitave të Kodit Detar të republikës së Shqipërisë. Në nenin 12 të Kodit Detar parashikohet se: “Hapësira detare shqiptare përbëhet nga:
a) ujërat e brendshme detare; b) zona fqinje (në vazhdim); c) zonë ekskluzive ekonomike; d) shelfi kontinental
Neni 14 i Kodit Detar parashikon se: “Shërbimi hidrografik shqiptar është institucion tekniko-shkencor në përbërje të forcave detare të Republikës së Shqipërisë, që drejton, organizon dhe përpunon botimin e hartave detare…”.
Në ligjin numër 8875, dt.4.4.2002 “Për rojen bregdetare të Shqipërisë” në nenin 1 përcaktohet qëllimi i saj: Krijimi i rojës bregdetare për zbatimin e ligjshmërisë në det”. Në nenin 2 sqarohen dhe jepen përkufizimet e ujërave të brendëshme, vijave bazë, detit territorial, zonë fqinje, zonë ekonomike ekskluzive, ndjekje e nxehtë, manual i rojës bregdetare.
Në nenin 5 përcaktohen detyrat e Rojes Bregdetare që të zbatojë legjislacionin shqiptar dhe aktet e normat e të drejtës ndërkombëtare të pranuara nga Republika e Shqipërisë në hapësirën detare shqiptare të detit territorial, në zonën fqinje dhe në zonën ekskluzive ekonomike. Në ujërat e brendshme Roja Bregdetare ofron ndihmë e bashkëpunim me Policinë Kufitare me kapiteneritë e porteve e me institucione të tjera shtetërore.
Për sa më sipër dhe në bazë të legjislacionit shqiptar konstatohet se grupi negociator për marrëveshjen shqiptaro-greke duhej të kish në përbërje të saj përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të jashtme dhe përfaqësues të Forcave detare të republikës së Shqipërisë me profesion juristë dhe navigatorë, edhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe shtatë ministrive të tjera, sipas Kodit Detar për të arritur në “një zgjidhje të drejtë” për delimitimin e shelfit kontinental dhe për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Me ligjin nr.9055 dt.24.4.2003 Republika e Shqipërisë ka aderuar në “Konventën mbi të drejtën e detit” dhe më vonë me ligjin nr.9251 dt.8.7.2004 është miratuar Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë. Në nenin 12 të Kodit Detar parashikohet se hapësira detare e Shqipërisë përbëhet edhe nga pjesë zona fqinje (në vazhdim) dhe zona ekskluzive ekonomike.
Mirëpo ndonëse shteti shqiptar miratoi Kodin Detar pas aderimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për tëe drejtën e detit, duhet të kishte adaptuar ligje për shpalljen e zonës së përputhur dhe zonën ekskluzive ekonomike përderisa në Kodin Detar shteti shqiptar i përfshin në hapësirën detare shqiptare. Ndërkohë duhet menduar për bisedimet me Italinë, Greqinë dhe Malin e Zi për shpalljen e Zonës Ekskluzive ekonomike.
Për Shqipërinë gjerësia e zonës së puqur mund të jetë deri në 12 milje nga vija e jashtme e detit territorial. Për ndryshim nga ujërat territoriale mbi të cilat shtrihet sovraniteti i shteteve bregdetare zone e përputhur fizikisht dhe juridikisht është pjesë e detit të hapur dhe mbi të shtetet kanë disa të drejta të kufizuara, të cilat i jep e Drejta Ndërkombëtare.
Këto të drejta kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave doganore, fiskale, sanitare, imigracione, vetëmbrojtje ndaj rrezikut eminent, pengimit të ndotjes në det, sidomos me naftë, rezervimit të të drejtës së peshkimit, për mbrojtjen e objekteve arkeologjike dhe të objekteve me origjinë historike të zbuluara në det nga grabitja e ose tregtimi i paligjshëm i tyre.
Konventa i lejon shtetit bregdetar të ushtrojë kontroll të domosdoshëm mbi këtë zonë për të evituar cënimin e ligjeve shtetërore në territorin e tyre ose në ujërat territoriale.
Në shelfin kontinental shteti bregdetar ushtron të drejta ekskluzive mbi pasuritë minerare të fundit të detit e të nëntokës së tij. Rregjimi i Zonës Ekskluzive Ekonomike nuk është i njëjtë ose i ngjashëm me ujërat territoriale.
Këtu shteti bregdetar ushtron të drejta sovrane në burimet e gjalla dhe jo të gjalla, por kalimi i anijeve të huaja, civile dhe ushtarake është i lirë, kurse në ujërat territoriale shteti ushtron sovranitet të plotë.
Meqenëse shteti ynë laget nga ujërat e detit Adriatik dhe detit Jon dhe në një kuptim më të gjerë të detit Mesdhe, që janë të tre dete gjysëm të mbyllur, ai ka të drejtë të shpallë zonën e tij ekonomike.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25320. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25320

Juristët: Haga, gabime në procesin ndaj Radovan Karaxhicit Dy ngjarje të fundit ngjallën reagime të ashpra të viktimave të luftës në Bosnjë- Hercegovinë: lojërat e këqia të Karaxhicit, i cili as ditën e dytë të procesit nuk u shfaq në sallën e gjyqit dhe lirimi i Plavshiçit.
Kada Hotic ka humbur në Srebrenicë të shoqin dhe djalin atëherë 29 vjeç si dhe dy vëllezër. Ata i vranë në korrik 1995 së bashku me rreth 8.300 djem dhe burra boshnjakë myslimanë ushtarët dhe trupat paraushtarake të serbëve të Bosnjës. Që udhëheqësi absolut i atëhershëm i serbëve të Bosnjës dhe komanduesi i këtyre trupave ka mundësi të luajë tani lojërat e tij taktike me Tribunalin e Hagës, për shumë boshnjake kjo nuk është gjë tjetër veçse një tallje tjetër e viktimave: “Edhe po të kishte qenë i sëmurë, duhet ta kishin sjellë në barrelë në sallën e gjyqit, për atë që ka bërë. Është e padëgjuar që Karaxhiçi ka mundësi ta ndikojë tani në këtë mënyrë gjyqin.”
Të afërmit e viktimave nuk janë të vetmit në Bosnjë-Hercegovinë, të cilët e konsiderojnë mënyrën e veprimit të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë të gabuar dhe me shumë lëshime. Eksperti boshnjak për të drejtën ndërkombëtare, Sakib Softic beson se ka zbuluar disa gabime në përgatitjet për procesin e Karaxhiçit. Sepse Tribunali i Hagës i ka përcaktuar vetë rregullat dhe janë ato që mundësojnë zvarritjen e vërejtur të procesit, thotë Sakib Softic: “Në mbrojtjen e tij, Karaxhiçi do të shfrytëzojë të gjithë hapësirën e tij të lirë juridike, që i ofron Tribunali i Hagës. Kam përshtypjen se Tribunali është përgatitur keq dhe se nuk dinë me të vërtetë si të vazhdojnë.”
Radovan Karaxhiçi duhet të ketë të drejtën për një proces gjyqësor korrekt dhe sipas rregullave të shtetit juridik, mendojnë vëzhgues të procesit në Bosnjë- Hercegovinë. Por shumë druhen se njësoj si Slobodan Miloshevici para tij, Karaxhici mund të shfrytëzojë dobësitë e drejtësisë ndërkombëtare për ta zvarritur procesin e tij, dhe para së gjithash për të luajtur herë pas here me dinjitetin e viktimave të luftës. Për këtë nuk kanë mirëkuptim nënat e Srebrenicës ose gratë e përdhunuara boshnjake. Shumë prej tyre vazhdojnë të kërkojnë eshtrat e bijve dhe të bashkëshortëve të tyre dhe shpresojnë çdo herë për ndonjë telefonatë çliruese, kur hapen varre të reja masive.
Edhe pamjet televizive të Biljana Plavshiçit janë për këto gra një shuplakë në fytyrë. Duke buzëqeshur e kënaqur me peliçen e saj pritet nacionalistja e flaktë dhe kriminelja e dënuar e luftës në Beograd, futet në banesën e saj të madhe dhe do të shkruajë në të ardhmen një libër. Që në burgun suedez ajo i ka tërhequr deklaratat e saj të pendimit, duke i quajtur nevoja taktike. Të dyja rastet e shtojnë zhgënjimin gjithsesi ekzistues dhe zemërimin e myslimanëve në Bosnjë- Hercegovinë dhe minojnë besimin e tyre te bashkësia ndërkombëtare.
Qytetarët e Sarajevës e mbajnë mend mirë terrorin e rrethuesve boshnjako-serbë të Beogradit dhe janë të zhgënjyer që Biljana Plavshiçin e liruan para kohe, pas një dënimi, për mendimin e tyre gjithsesi të butë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25314. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25314

Biberaj: PD, e pushtuar nga klanet. Duhet demokraci, jo pushtet tek 3-4 njerëz Z. Biberaj, një javë më parë u mblodh Kryesia e Partisë Demokratike, që vendosi për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 12 dhjetor. Çfarë pritet nga ky kongres?
Jemi në fillimin e fushatës për organizimin e Kongresit të Partisë Demokratike, që do të mbahet më 12 dhjetor.
Mendoj që Kuvendi merr një rëndësi të veçantë, pasi Partia Demokratike është në fillim të mandatit të dytë, kështu që çështja e parë dhe më e rëndësishme, është bërja e analizave sesi ka funksionuar Partia Demokratike gjatë këtyre katër viteve, që nga Kuvendi i fundit kombëtar, analiza e zgjedhjeve të vitit 2007 dhe e zgjedhjeve të vitit 2009 dhe natyrisht hartimi i një statuti të ri sipas standardeve të Partive Popullore Evropiane.
Do të dëshiroja që analizat të jenë të vërteta, të jenë realiste, në mënyrë që të merret vesh se çfarë ka ndodhur në Partinë Demokratike, që nga viti 2005. Të analizohen edhe rezultatet e dobëta të zgjedhjeve, si të vitit 2007 ashtu edhe ato të vitit 2009 dhe natyrisht besoj se këto rezultate do të kenë edhe personat përgjegjës, në mënyrë që ne të jemi të përgatitur për të fituar zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme kurdo që të jenë ato.
Një element i rëndësishëm është edhe ristrukturimi i lidershipit të Partisë Demokratike. Duke pasur parasysh edhe funksionimin katër vjeçar, unë mendoj se ka vend për ristrukturimin e liderishipit të Partisë Demokratike.
Pra, ideja është që të kemi një rotacion elitash në Partinë Demokratike në mënyrë që të mos kemi liderë që rrinë me dekada në drejtim të sektorëve të ndryshëm të Partisë Demokratike, por të kemi një rotacion normal elitash të bazuara në vlera, të bazuara në kontribute politike, bazuar edhe në performancën qeverisëse në qoftë se këta persona kanë qenë qeveritarë, dhe e gjitha kjo e bazuar në votën e lirë, të ndershme dhe transparente, që do të realizohet gjatë kësaj kohe.
Përveç ristrukturimit të lidershipit të Partisë Demokratike, çfarë duhet të bëjë tjetër Partia Demokratike, për të rritur demokracinë e brendshme të saj?
Unë mendoj që në Partinë Demokratike, në radhë të parë, duhet të ketë një funksionim të strukturave, pra që nga seksioni, grupseksioni, nëndega, dega, Këshilli Kombëtar dhe Kryesia duhet të funksionojnë normalisht dhe jo siç ka ndodhur gjatë këtyre katër viteve që forumet e partisë nuk kanë funksionuar.
Kemi pasur një përqendrim të pushtetit në duart e kryesisë së vogël, kryesi e cila nuk njihet nga statuti.
Pra, kemi pasur një përqendrim të pushtetit në mënyrë informale në shumë pak duar dhe normalisht në qoftë se janë të njëjta duar si në parti, si në Parlament, si në qeverisje, kuptohet që nuk ka kush të korrigjojë gabimet e qeverisjes.
Dihet që në çdo vend demokratik, problemi është qeverisja dhe normalisht ka një opozitë që bën opozitën e qeverisjes, por është mirë që edhe brenda forcës politike të ketë një oponencë të brendshme, në mënyrë që gabimet të mos thellohen.
Por, kjo oponencë e brendshme kërkon një ambient politik, brenda partisë, kërkon ekzistencën e një mentaliteti dhe psikologjie demokratike. Kështu që, unë kam qenë gjithmonë kundër përqendrimit të pushtetit në shumë pak duar. Jam më shumë për një frymë decentralizimi dhe bashkëpunimi në grup.
Ju kërkoni shmangien e frymës klienteliste në politikën shqiptare, a ekziston kjo frymë në Partinë Demokratike?
Po patjetër që ekziston. Ekziston fatkeqësisht në të gjitha partitë politike shqiptare. Ekziston edhe në Partinë Demokratike. Kjo frymë ekziston sepse nuk ka demokraci të brendshme, nuk ka transparencë në vendimmarrje.
Pra, në qoftë se vendimmarrja përqendrohet në lidershipin e çdo partie, absolutisht mund të ketë klientelizëm, mund të ketë frymë klani dhe nepotizëm, sepse në qoftë se vendimmarrja përqendrohet në 3 -4 vetë, secili prej tyre do të mbështesë klanin e vet ose grupin e vet, gjë që nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë.
Kjo është një sëmundje e politikës shqiptare, mesa duket është sëmundje e trashëguar. Por unë mendoj se në një kohë, kur ka kaluar 20 vjet nga rrëzimi i Murit të Berlinit, është koha për të rrëzuar disa mentalitete dhe psikologji të cilave realisht u ka ikur koha.
Si mund të zgjidhet kjo situatë?
Çelësi është gjithmonë demokratizimi i brendshëm. Pra, në demokracinë e brendshme të kemi elementë funksionalë, të kemi një debat konstruktiv, të kemi analiza të hapura, dhe duke pasur parasysh që në parti që kemi edhe flukse të ndryshme, është mirë që këto flukse të bashkëpunojnë me njëra- tjetrën, dhe jo këto flukse të shndërrohen në klane dhe pastaj të luftojnë në mënyrë të paprinciptë dhe në mënyrë të pamoralshme njëri- tjetrin. Pra, implementimi i frymës së klanit, ose siç e kam quajtur i sektit gjithmonë krijon probleme në funksionimin e çdo force politike.
Sa ka mundësi PD-ja, të dalë nga kjo gjendje?
Mundësi ka, varet vullneti i lidershipit. Nëse ka vullnet, dilet nga kjo gjendje. Por, unë mendoj që Partia Demokratike ndodhet vërtet në një moment kritik, në një pikë kritike dhe duhet të bëjë një reformim të thellë, një demokratizim të thellë të saj.
A duhet të ndahen postet partiake nga ato ministrore?
Kam qenë gjithmonë dhe jam kundër përqendrimit të pushtetit në shumë pak duar. Për hir të së vërtetës përqendrimi i pushtetit në shumë pak duar është një metodë e vjetër e regjimeve të vjetra.
Po të kujtojmë edhe historinë e ish-vendeve komuniste, kur drejtuesit e kryesorë të partisë ishin drejtues edhe në ekzekutiv, drejtonin të gjithë jetën politike, ekonomike e shoqërore të vendit duke pasur një numër të pafund funksionesh.
Unë mendoj që demokracia është një sistem, që secili duhet të zërë vendin e vet, por bazuar në konkurrencë. Lidhur me ndarjen e mandateve, unë e kam ngritur si problem, që në mbledhjen e parë të grupit parlamentar, në shtator të vitit 2005, dhe kam menduar që ndarja e mandateve do t’i shërbejë përmirësimit të punës dhe natyrisht motivimit të personaliteteve që Partia Demokratike i ka në radhët e saj.
Pra, nëse kemi një person i cili është në qeverisje, ai duhet t’i përkushtohet qeverisjes dhe vendin e tij, që ka në parti t’ia lërë dikujt tjetër në mënyrë që personi tjetër t’i përkushtohet jetës në parti.
Sot jemi pas katër vitesh dhe shohim që partia nuk ka funksionuar dhe një ndër shkaqet e mosfunksionimit të partisë është sepse kemi pasur këtë përqendrim të mandateve. Kjo gjë ka ndodhur jo vetëm në nivel qendror, por ka ndodhur edhe në nivel lokal dhe, dyert e Partisë Demokratike gjatë katër viteve si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal në një farë mënyre kanë qenë të mbyllura.
Jo vetëm për këtë shkak por edhe për shkaqe të tjera Partia Demokratike nuk pati rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e vitit 2007, kur unë kam kërkuar në atë kohë analiza të cilat nuk u bënë asnjëherë sepse ne humbën qytetet kryesore. Nuk u analizua 2007-ta dhe erdhëm në vitin 2009.
U premtua për një rezultat më të mirë sesa e 22 marsit të vitit 1992. Realisht patëm një rezultat, që nuk arritëm që të krijojmë qeverinë. Pra, e gjithë e djathta fitoi 70 mandate baras me të gjithë të majtën, që fitoi 70 mandate.
Pra, ne nuk ishim në gjendje që ne të krijonim një qeveri vetëm me aleatët tonë tradicionalë ose natyralë. Kështu që u detyruam të bënim një koalicion, jo të natyrshëm me LSI-në, e cila është një forcë e majtë politike dhe, po vihet re që pushteti gradualisht po kalon nga e djathta tek e majta sepse LSI-ja ka marrë më shumë pushtet sesa ka vota në nivel republike dhe sesa ka mandate deputetësh.
Kështu që janë një sërë shkaqesh që kanë sjellë në këto rezultate dhe unë mendoj që është momenti për të analizuar të gjitha këto shkaqe, në mënyrë që të bëjmë përmirësimet e mundshme në rifreskimin e lidershipit të Partisë Demokratike sepse kemi anëtarë të kryesisë së vogël të cilët kanë humbur në qarqet e tyre ose në atë pjesë ku kanë zhvilluar fushatë, kanë bërë premtime të tjera, kanë pasur rezultate më të dobëta, kanë krijuar probleme edhe me zgjedhjet. Kështu që, unë mendoj së një pjesë të përgjegjësisë e ka kryesia e vogël e cila nuk ka arritur të ketë rezultate, të cilat vetë i kanë paraqitur.
Çfarë problemesh ka pasur në Partinë Demokratike gjatë fushatës elektorale, që nuk arriti të krijojë e vetme qeverinë, por u detyrua të bëjë koalicion me LSI-në?
Natyrisht do të ketë kohë për të analizuar situatën deri në Kongres. Po mendoj se ka pjesë të qeverisjes që nuk kanë funksionuar gjatë këtyre katër viteve. Kemi pasur edhe një politikë përjashtimesh brenda Partisë Demokratike, sot fatkeqësisht në grupin parlamentar, nuk janë personalitete të kësaj partie, themelues të Partisë Demokratike me kontribute 20 vjeçare që janë përjashtuar për arsye të një vendimmarrjeje klienteliste, klanore dhe bazuar në një mentalitet të vjetër të përjashtimit të atyre që mendojnë ndryshe.
Edhe fushata mendoj nuk është zhvilluar në nivelin që duhet. Unë mund të kujtoj që në Tiranë, Partia Demokratike pothuajse nuk ka zhvilluar fushatë fare, flas për strukturat lokale. Në Tiranë nuk kemi pasur rezultatin që kemi pritur, po ashtu edhe në qarqe të tjera.
Gjithësesi unë mendoj që do të jetë koha për të analizuar rast pas rasti, në mënyrë që ne të shkojmë në Kongres me një analizë reale. Unë jam ithtar i bërjes publike të problemeve për të bërë korrigjime dhe jo i mbylljes së problemeve sepse në qoftë se problemi mbyllet gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur.
Si duhet bërë ndarja e posteve ministrore nga ato partiake, a nevojitet një lloj balancimi apo ndarja duhet të bëhet në mënyrë kategorike?
Unë jam për ndarjen kategorike të posteve, normalisht me përjashtim të kryetarit të partisë i cili mund të jetë edhe Kryeministër. Askush tjetër nuk mund të ketë dy poste ose dy mandate dhe kjo vlen si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal.
Sepse nëse kemi të njëjtët persona si në grupin parlamentar, si në qeverisje, ashtu edhe në parti, kush do të bëjë oponencën brenda partisë dhe pushteti përqendrohet në 3- 4 duar dhe ne e pamë rezultatet e këtij përqendrimi gjatë katër viteve, që sapo kanë kaluar. Pra, unë jam për një ndarje kategorike me përjashtim të kryetarit të partisë i cili është edhe Kryeministër.
Kështu e kanë edhe Partitë Popullore Evropiane, që kryetari i partisë kur fiton bëhet Kryeministër ose President, varet nga sistemi politik. Asnjë post tjetër nuk mund të jetë i dubluar. Unë jam për funksionimin e partisë, për funksionimin e qeverisë dhe të grupit parlamentar.
Janë tre institucione, që kanë lidhje shumë të ngushtë me njëra- tjetrën, por unë do të dëshiroja që të mos ishin e njëjta gjë. Një element i rëndësishëm i kontrollit të qeverisjes është grupi parlamentar.
Por në qoftë se janë të njëjtët persona si në parti, në qeveri dhe në grupin parlamentar atëherë kush do ta kontrollojë qeverisjen. Unë mendoj që është momenti për të reflektuar. Kemi kërkuar konkurrencë brenda partisë. Sot nuk ekziston konkurrenca brenda partisë.
Dihet sesi zhvillohet konkurrenca, më shumë ka emërime sesa zgjedhje. Unë jam për konkurrencë brenda partisë që kandidatët që dëshirojnë për poste të ndryshme të kenë platformat e tyre, të kenë mundësinë për të bërë fushatë elektorale dhe në fund të fitojë kandidati më i mirë.
Unë mendoj se nuk ka gjë më të rëndësishme për anëtarët e Partisë Demokratike sesa të votojnë për lidershipin dhe në këtë 19 vjetor të themelimit të PD-së dhe në 20 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit të është momenti më i mirë që ne të reflektojmë dhe t’u rikthejmë anëtarëve të Partisë Demokratike atë që ua kemi mohuar gjatë këtyre viteve.
Pra, anëtarët e Partisë Demokratike të kenë të drejtën në zgjedhjen e lidershipit të tyre.
Ju jeni për zgjedhjen e lidershipit nëpërmjet formulës “një anëtar një votë”. Pse mendoni se duhet zbatuar kjo formulë?
Mendoj se është formula më demokratike, demokratizon parti, nxit konkurrencën e lirë dhe transparente brenda partisë, motivon anëtarësinë e partisë dhe është formulë që përdoret në SHBA dhe në Partitë Popullore Evropiane.
Ne realisht e kemi pasur të implementuar në statut, por nuk është zbatuar. Pa analizuar se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre katër viteve, mendoj se është momenti që ne ta implementojmë në statut dhe të fillojmë direkt zbatimin që më 12 dhjetor.
Cila ka qenë arsyeja që nuk është aplikuar kjo formulë deri më tani ?
Natyrisht, në qoftë së shmang rregullat e demokracisë, shmangen parimet e demokracisë, krijohen kushte për të mbështetur klane për një frymë klienteliste, për një frymë nepotike, që ka ekzistuar vazhdimisht në politikën shqiptare.
A mendoni se kjo formulë do të sjellë mosrikonfirmimin të lidershipit aktual në krye të PD-së?
Unë jam që ne të vendosim rregullat e lojës. T’i vendosim parimet dhe pastaj të futen në garë, kush mendon se e meriton.
Mendoj se statuti nuk bëhet për persona dhe nuk duhet bërë për persona, sikurse një ligj që nuk bëhet për persona dhe nuk duhet bërë për persona, sepse kam parë që gjatë këtyre 10 viteve shpeshherë statuti por edhe ligji bëhen për persona të caktuar. Nuk jam për këtë ide. Ligji është tjetër gjë. Statuti është tjetër gjë, personat janë tjetër gjë.
Analiza
Do të dëshiroja që analizat të jenë të vërteta, të jenë realiste, në mënyrë të merret vesh se çfarë ka ndodhur në Partinë Demokratike që nga viti 2005. Të analizohen edhe rezultatet e dobëta të zgjedhjeve, si të vitit 2007 ashtu edhe ato të vitit 2009 dhe natyrisht besoj se këto rezultate do të kenë edhe personat përgjegjës, në mënyrë që ne të jemi të përgatitur për të fituar zgjedhjet e lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme kurdo që të jenë ato.
Funksionimi i partisë
Kemi pasur një përqendrim të pushtetit në duart e kryesisë së vogël, kryesi e cila nuk njihet nga statuti. Pra, kemi pasur një përqendrim të pushtetit në mënyrë informale në shumë pak duar dhe normalisht në qoftë se janë të njëjta duar si në parti, si në Parlament, si në qeverisje, kuptohet që nuk ka kush të korrigjojë gabimet e qeverisjes. Dihet që në çdo vend demokratik, problemi është qeverisja dhe normalisht ka një opozitë që bën opozitën e qeverisjes, por është mirë që edhe brenda forcës politike të ketë një oponencë të brendshme
Gabimet në PD
Sot jemi pas katër vitesh dhe shohim që partia nuk ka funksionuar dhe një ndër shkaqet e mosfunksionimit të partisë është sepse kemi pasur këtë përqendrim të mandateve. Kjo gjë ka ndodhur jo vetëm në nivel qendror, por ka ndodhur edhe në nivel lokal dhe, dyert e Partisë Demokratike gjatë katër viteve si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal në një farë mënyre kanë qenë të mbyllura
Kryesia e vogël
Kemi anëtarë të kryesisë së vogël të cilët kanë humbur në qarqet e tyre ose në atë pjesë ku kanë zhvilluar fushatë, kanë bërë premtime të tjera, kanë pasur rezultate më të dobëta, kanë krijuar probleme edhe me zgjedhjet. Kështu që, unë mendoj së një pjesë të përgjegjësisë e ka kryesia e vogël e cila nuk ka arritur të ketë rezultate, të cilat vetë i kanë paraqitur.
Konkurrenca në PD
Kemi kërkuar konkurrencë brenda partisë. Sot nuk ekziston konkurrenca brenda partisë. Dihet sesi zhvillohet konkurrenca, më shumë ka emërime sesa zgjedhje.
Unë jam për konkurrencë brenda partisë që kandidatët që dëshirojnë për poste të ndryshme të kenë platformat e tyre, të kenë mundësinë për të bërë fushatë elektorale dhe në fund të fitojë kandidati më i mirë.
Unë mendoj se nuk ka gjë më të rëndësishme për anëtarët e Partisë Demokratike sesa të votojnë për lidershipin dhe në këtë 19 vjetor të themelimit të PD-së.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25311. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25311
Top