Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Mero Baze në spital: Goditja, nga biznesmeni i Familjes Berisha INTERVISTE NE SPITALIN USHTARAK – ORA 01 – 49 :
‘Biznesmeni i Familjes Berisha, Rezart Taçi sulmoi mbrëmë vonë në një nga lokalet e Tiranës, drejtorin e gazetës Tema dhe drejtuesin e emisionit Faktori Plus, Mero Baze’ – Keshtu e hap kroniken e vet mbi ngjarjen Tema Online ne oret pas mesnate.
‘ Gazeta Tema ishte e para që nisi serinë e denoncimeve të forta ndaj biznesmenit Rezart Taçi. E vetme në betejën ndaj piramidës më të re që po ngrihej në Shqipëri nën ndikimin e Familjes Berisha, ajo denoncoi skandalin me tenderin për blerjen e kompanisë ARMO. Taçi arriti të marrë këtë kompani pa paguar asnjë lek, vetëm për shkak se pas tij qëndronte Argita Malltezi, që me studion e saj ligjore kishte përgatitur këtë vjedhje të hapur të shtetit ‘ – thuhet me pas.
Mero Baze, pas goditjes së bodigardëve të Rezart Taçit, është dërguar në spitalin ushtarak për të marë ndihmën e nevojshme mjekësore për shkak të plagëve. Baze ndodhej i shtrirë në një shtrat të sallës së urgjencës së spitalit.
Dhoma e urgjencës ku ishte akomoduar gazetari Mero Baze, shumë shpejt u popullua nga gazetarë dhe drejtues të mediave të ndryshme, në shenjë solidariteti ndaj tij dhe për të mësuar të vërtetën e ngjarjes së mbrëmjes së djeshme në rrugën “Brigada VIII”, në zemër të kryeqytetit. Sipas mjekëve dhe sipas vetë Bazes, ai ka marrë plagë dhe shembje në kokë në shpinë si dhe në fytyrë. Këmisha e tij ende është e gjakosur. Pavarësisht gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore dhe plagëve që ka në kokë, Baze mundohet t’iu përgjigjet telefonatave që i vijnë nga miq e dashamirës të ndryshëm që interesohen për gjendjen e tij.
Në këtë gjendje ai ka pranuar t’iu përgjigjet edhe dy pyetjeve të gazetës “Shekulli”, lidhur me ngjarjen. Ndërkaq vetë Taçi, pak minuta pas mbërritjes së Bazes në spital, ka pohuar nëpërmjet linjës telefonike se do të paraqitej vetë në polici dhe se nuk ishte e nevojshme që të dërgoheshin shërbime policore.
Z. Baze në ç’rrethana jeni goditur dhe nga kush ?
Më goditi Rezart Taçi, bashkë me bodigarët e tij.
Ai njihnit personat e tjerë që ju goditën ?
Po ju them se njoha Taçin, dhe njerëzit e tjerë që mban ai pas vetes, që më goditën. Më pas nuk mbaj mend më sepse rashë pa ndjenja. Pashë më vonë që kishte ardhur policia.
Çfarë plagësh keni marrë ?
Kam një plagë në fytyrë dhe një plagë në kokë. Kam shembje dhe në trup.
Jeni përmendur në spital apo në lokal
Fillimisht rashë pa ndjenja për shkak të goditjeve që mora nga bodigardët dhe Rezart Taçi. Më pas u përmenda aty dhe ndjeja që kisha dhimbje. Më pas erdha më sollën në spital për të marrë mjekimin.
A ju ka pyetur deri më tani policia ?
Jo unë, por gazetarin Andi Bushati që ishte me mua në momentin e ngjarjes e kanë marrë dhe po e pyesin në komisariatin e Policisë nr.2. Bashkë me të, policia di se po merr edhe dëshmitarë të tjerë

Pjesët nga emisioni Faktor Plus, transmetuar para incidentit të rëndë
Duket se incidenti i rëndë mes gazetarit Baze dhe biznesmenit Taçi ka ardhur pas emisionit Faktor Plus, transmetuar dje në mbrëmje. Më poshtë janë disa pjesë nga emisioni i Baze:
“… Policia e shtetit shqiptar po kthehet në një grup të gatshëm të njerëzve të lidhur me familjen e kryeministrit. Një javë më parë policë lokalë në Ballsh penguan policinë tatimore të ushtronte detyrën duke kontrolluar evazionin fiskal të Rezart Taçit, njeriut të lidhur me familjen e kryeministrit. Për shkak të kësaj lidhjeje, ai përdori policinë e rendit për të ripushtuar uzinën e bllokuar nga tatimorët dhe sot e kësaj dite vazhdon punën pa u kontrolluar prej tyre. Policia po ashtu u vu në lëvizje në Orikum, për shkak të interesit që ka familja e kryeministrit për pronën e Rahman Selmanllarit, krahut të djathtë të djalit të kryeministrit Sali Berisha. Dëshmitarët thanë se policia erdhi nga Tirana dhe se ishte tërësisht e instruktuar kundër banorëve. Rasti më i freskët dhe më flagrant po ashtu mbetet sheshi Skënderbej, ku policë të rendit rrethuan sheshin dhe arrestuan policë bashkiake vetëm pse këta të fundit mbronin pronën e qytetarëve në mes të Tiranës. Arsyeja ishte se kryeministri Sali Berisha kishte urdhëruar gojarisht t’i shkatërrohej prona një qytetari, i cili kishte lidhur marrëveshje partneriteti me dy biznesmenë, që Berisha i konsideron armiq të tij….”
“….Një shef police që përdoret, për të rrethuar pronat e Rrahmanit, apo për të mbrojtur paratë e Rezart Taçit, nesër mund të ripërdoret për vjedhje të votave apo për persekutim politik të çdo zëri kritik me qeverinë. Dhe po të mendosh që në krye të kësaj vale të re revanshi të keqpërdorimit politik, është Lulëzim Basha, një ministër që është peng te ligji dhe mosgjykimi i tij për një vepër penale, atëherë perspektiva duket dhe më dëshpëruese….”

Kryepolici Burgaj: kërkim Taçit, nëse nuk paraqitet
Drejtori i sapo emëruar i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, në një reagim të mbrëmshëm për gazetën “Shekulli”, pohoi se ngjarja ka ndodhur kur gazetari Baze dhe kolegu i tij, Andi Bushati, ndodheshin në ambientet e “CAPRICIO-s, pak kohë pas mbylljes së emisionit të këtij të fundit. “Baze dhe Bushati, kanë qenë në një cep ulur ndërkohë që në një tavolinë tjetër ka qenë ulur edhe Rezart Taçi. Ky i fundit dhe bodigardët e tij janë ngritur nga tavolina, kanë goditur gazetarin Baze me grushte dhe sende të forta”,- tha Burgaj. Më tej Drejtori i Përgjithshëm i Policisë pohoi se ata tashmë kishin nisur një hetim në lidhje me këtë çështje, ndërsa po merreshin dëshmitë e të gjithë pesonave që sipas tij kishin dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, si dëshmitarë okularë apo në rrethana të tjera. “Ne po kryejmë procedurat tona hetimore në lidhje me ngjarjen. Jemi duke marrë deklarimet e dëshmitarëve ndërsa po sqarojmë rrethanat e krimit”,- tha Burgaj. Ai pohoi se ata po mundoheshin të kontaktonin me njerëz të afërt të Taçit, me qëllim që ai të paraqitej vetë në polici për të dhënë deponimet e tij mbi ngjarjen, bashkë me shoqëruesit e tjerë. “Nëse ai nuk paraqitet vullnetarisht pranë organeve të Policisë së Shtetit, ne do të kryejmë të gjitha formalitetet e nevojshme për shpalljen e tij në kërkim”,- përfundoi kryepolici. Rezart Taçi dhe bodigardët e tij, pritet të akuzohen për fyerje dhe goditje për shkak të detyrës me sende të forta, e kryer në bashkëpunim si dhe për plagosje të lehtë e kryer në bashkëpunim.
* * * * * UPDATE 00.06 – Zbardhen rrethanat e ngjarjes se rende sot ne mbremje ne zonen e Bllokut ne Tirane. Andi Bushati, i cili ka qene ne shoqerine e Mero Bazes ne momentin e ngjarjes, tha per Shekullin se autor i dhunes eshte biznesmeni Rezart Taçi dhe tre badigarde te tij. Sipas z.Bushati, Rezart Taçi ka qene ne lokal ne te njejten kohe qe aty jane ulur edhe grupi i gazetareve (Mero Baze, Andi Bushati, Arban Hasani). ‘Me pas Taçi doli jashte dhe priti derisa dolem ne, – tregon z.Bushati, – Ai iu afrua Meros dhe e shau rende, me pas e qelloi .. Menjehere pas tij, tre personat qe e shoqeronin qe dukeshin si badigarde, nisen te qellonin mbi Meron si dhe sa mundnin.. E shtrine pertoke dhe kane vazhduar ta qellojne ne koke dhe ne trup per rreth 5 minuta..’

ORA 23.55: Sipas disa kolegeve te Mero Bazes qe kane qene me te ne momentin e incidentit, gazetari i njohur eshte qelluar nga nje biznesmen i njohur qe ka qene shpesh ne qender et kritikave te z.Baze. Pritet ende konfirmimi zyrtar per identifikimin e personave, nderkohe qe kolegu qe ka qene me z.Baze ne lokalin ku ka ndodhur ngjarja, thote se personat qe kane sulmuar Bazen kane qene gjithsej kater. Ne nje deklarim te pare per incidentin, drejtori i pergjithshem i policise Burgaj thote se z.Baze eshte goditur me mjete te forta ne koke dhe se aktualisht po merr mjekimin ne Spitalin Ushtarak.

ORA 23:45 – Eshte ushtruar dhune sot ne mbremje mbi gazetarin Mero Baze. Burime te Rajonit numer 2 ne policine e Tiranes sapo konfirmuan per Shekullin se kane marre nje denoncim, nderkohe qe vete gazetari eshte derguar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Nuk ka ende te dhena te qarta mbi rrethanat, por lajmi u konfirmua ne linje telefonike nga nje koleg i z.Baze qe ndodhej me te ne momentin e incidentit te rende. Ngjarja ka ndodhur ne nje lokal ne zonen e Bllokut ne kryeqytet. Priten hollesi te reja mbi ngjarjen/shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25393. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25393

Masakra në Itali, i ati i vajzave: Më ndihmoni të sjell trupat Ndërsa në shtëpinë Ndoi në Lezhë janë hapur dyert për mort, i ati i dy vajzave kërkon ndihmë për kthimin e trupave në Shqipëri.
“I bëj thirrje qeverisë shqiptare të më ndihmojë për sjelljen e trupave të dy vajzave dhe të mbesës sime që ndodhen në Itali dhe i kërkoj ambasadës të shpejtojë procedurat”- thotë Ndue Ndoi, duke pritur trupat pa jetë të Rina Melyshit, Ornela Ndoit dhe vogëlushes 3 vjeçare që u vranë në banesë nga xhaxhai i vogëlushes, Alfred Melyshi.
Ai tregon se nuk ka pasur kurrë më parë ndonjë informacion për konflikt mes tyre dhe autorit të masakrës. “Nuk mund të them dot asgjë, nuk e shpjegoj dot atë që ndodhi. Me autorin e krimit nuk kemi pasur asnjë konflikt, madje ai para masakrës ka dhënë shenjat më pozitive karshi vajzave të mia”- tregon ai.

Masakra në Itali, zbardhen motivet e krimit në familjen shqiptare
PAVIA (UPDATE) – “Ishte vullneti i Zotit”. Këto janë fjalët e vetme e emigrantit shqiptar Alfred Melyshi, njeriut që shuajti familjen e vëllait dje në Pavia të Italisë. Ai ka pranuar krimin e vrasjes së trefishtë por nuk ka dhënë shumë detaje, duke qenë edhe në kushte të rënduara psikike dhe shëndetësore.
Ndërkohë prokuroria e Milanos ka nisur hetimet. Nga të dhënat paraprake bëhet fjalë se një sherr i vazhdueshëm në familje është bërë shkak i tragjedisë. Mësohet se autori i krimit është grindur me të kunatën, duke i kërkuar asaj të zhvendoseshin me shtëpi në një qytet tjeter, pasi ishin në konflikt me një familje shqiptare në Pavia.
Sipas prokurorisë, shkaku që çoi autorin ti merrte jetën një fëmije 3 vjeç, nënës dhe tezes së saj janë mosmarrëveshjet që ai kishte ai kishte me të vëllanë dhe kunatën.
Prokurori tha se “Antoni akuzonte të vëllanë Alfred Melyshin si shkaktar të një konflikti të krijuar me një familje tjetër shqiptare dhe për këtë arsye i kishte kërkuar atij largimin nga shtëpia ku jetonin prej vitesh bashkë”.
Këto janë të dhënat e para të ngjarjes së rëndë që tronditi Shqipërinë dhe Italinë. Ngjarja pritet të zbardhet plotësisht kur të përmendet edhe vëllai i autorit i cili është në gjendje koma që nga momenti kur gjeti familjarët e tij të masakruar kur u kthye nga puna. Ndërkohë familjarët e viktimave kanë hapur dyert e mortit të Kurbin, ku edhe jeton familja Melyshi me origjinë nga Mirdita por e shpërngulur prej vitesh në Kurbin. Pritet që në vendlindje të sillen për tu varrosur edhe trupat e viktimave.

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali. Një vajzë 3-vjeçe, e ëma e saj dhe tezja janë vrarë me thikë. Sipas mediave italiane viktimat janë, Rina Melyshi, 24-vjeç, vajza e saj 3-vjeç dhe tezja( motra e 24-vjecares) Ornela Ndoj, 19-vjec. Autor i ngjarjes dyshohet se është xhaxhai i vajzës, Alfred Melyshi, 24-vjec,i cili pasi ka lënë të vdekura tre femrat e familjes ka tentuar të vrasë edhe veten me të njëjtën thikë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pavia të Italisë, në një apartament që mendohet se është banesa e viktimave. Ka qenë vetë burri, i cili ka pohuar krimin e rëndë para karabinierëve, teksa është transportuar për në spital. “I vrava unë”- citojnë mediat italiane të ketë thënë ai për policinë. Ende nuk bëhen të qarta motivet e masakrës brenda familjes shqiptare.
Sipas mediave italiane, referuar policisë fillimisht u dyshua për larje hesapesh nga një tjetër familje shqiptare, rivale me të parën. Kjo, pasi një natë më parë janë dëgjuar të shtëna pistolete në drjetim të apartamentit në fjalë dhe autorë u dyshuan dy shqiptarë rreth të 30-ave. Por hetimet, nxorrën në dritë tjetër pistë. Më pas u tha se autor ishte i ati, por u verifikua se i ati, Anton Melyshi, 30-vjec dhe me profesion murator ka qene jashte baneses ne kohen e masakres, me femijen tjeter. Aktualisht, citojne mediat italiane ai eshte ne efektin e qetesuesve pasi eshte i shokuar.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25379. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25379

Hagë, Prokurori: Karaxhiç orkestroi masakrën e Srebrenicës Prokurori i Tribunalit të Hagës e akuzoi sot ish liderin e serbëve të Bosnjes. Radovan Karaxhiç për orkestrimin e masakrës së 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë në korrik, 1995.
Duke folur në gjykimin e Karaxhiçit, prokurori Alen Tieger tha se Karaxhiçi e mohon përgjegjësinë për gjenocid “sepse ai e di se e vërteta e akuzon atë”.
Karaxhiç refuzoi të paraqitet në gjykatë, duke thënë se i duhen më shumë muaj që ta përgatitë mbrojtjen e tij. Por ai u zotua në një letër se do të marrë pjesë në seancën dëgjimore për mbrojtjen e tij të martën në 3 nëntor.
Kryesuesi i trupit gjykues O-Gon Kvon sot tërhoqi vërejtjen se bojkoti i Karaxhiçit përbën përpjekje për ta penguar gjykimin.
Hagë, vendoset nesër fati i procesit gjyqësor ndaj Karaxhiç
UPDATE – Avokatët për ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, thonë se ai do të paraqitet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës të martën. Shpresohet se paraqitja e tij do të qartësojë njëfarësoj mënyrën se si do të procedohet në procesin gjyqësor ndaj tij.
Z. Karaxhiç akuzohet nga gjykata për krime lufte dhe genocid gjatë luftës në Bosnjës në vitet 1992-1995.
Radovan Karaxhiç e bojkotoi nisjen e procesit gjyqësor javën e kaluar.
Ai thotë se i duhen disa muaj të tjerë për të përgatitur mbrojtjen.
Por drejtuesi i ekipit të avokatëve të tij thotë se z. Karaxhiç do të dalë para gjykatës nesër për t’u përpjekur që ta zgjidhë këtë problem.
Një prej sugjerimeve të prokurorëve ka qenë që të emërohet një avokat për ta përfaqësuar z. Karaxhiç në gjyq.
Por këshilltarët e tij thonë se një gjë e tillë nuk ka kuptim, pasi dhe atij do t’i duhet po aq kohë për t’u përgatitur për gjyqin.
Ndërkohë në mungesë të Radovan Karaxhiçit, prokurorët do të vazhdojë me paraqitjen e akuzës të hënën pasdite.
SKEDA E KARAXHIC
Emri i plote: Radovan Karaxhic
Ditelindja 19.6.1945
Vendlindja Mali i Zi
Kombesia Serbe
Profesioni Politikan
Diplomimi Psikiatri / Universiteti i Sarajeves

Dy ngjarje të fundit ngjallën reagime të ashpra të viktimave të luftës në Bosnjë- Hercegovinë: lojërat e këqia të Karaxhicit, i cili as ditën e dytë të procesit nuk u shfaq në sallën e gjyqit dhe lirimi i Plavshiçit.
Kada Hotic ka humbur në Srebrenicë të shoqin dhe djalin atëherë 29 vjeç si dhe dy vëllezër. Ata i vranë në korrik 1995 së bashku me rreth 8.300 djem dhe burra boshnjakë myslimanë ushtarët dhe trupat paraushtarake të serbëve të Bosnjës. Që udhëheqësi absolut i atëhershëm i serbëve të Bosnjës dhe komanduesi i këtyre trupave ka mundësi të luajë tani lojërat e tij taktike me Tribunalin e Hagës, për shumë boshnjake kjo nuk është gjë tjetër veçse një tallje tjetër e viktimave: “Edhe po të kishte qenë i sëmurë, duhet ta kishin sjellë në barrelë në sallën e gjyqit, për atë që ka bërë. Është e padëgjuar që Karaxhiçi ka mundësi ta ndikojë tani në këtë mënyrë gjyqin.”
Të afërmit e viktimave nuk janë të vetmit në Bosnjë-Hercegovinë, të cilët e konsiderojnë mënyrën e veprimit të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë të gabuar dhe me shumë lëshime. Eksperti boshnjak për të drejtën ndërkombëtare, Sakib Softic beson se ka zbuluar disa gabime në përgatitjet për procesin e Karaxhiçit. Sepse Tribunali i Hagës i ka përcaktuar vetë rregullat dhe janë ato që mundësojnë zvarritjen e vërejtur të procesit, thotë Sakib Softic: “Në mbrojtjen e tij, Karaxhiçi do të shfrytëzojë të gjithë hapësirën e tij të lirë juridike, që i ofron Tribunali i Hagës. Kam përshtypjen se Tribunali është përgatitur keq dhe se nuk dinë me të vërtetë si të vazhdojnë.”
Radovan Karaxhiçi duhet të ketë të drejtën për një proces gjyqësor korrekt dhe sipas rregullave të shtetit juridik, mendojnë vëzhgues të procesit në Bosnjë- Hercegovinë. Por shumë druhen se njësoj si Slobodan Miloshevici para tij, Karaxhici mund të shfrytëzojë dobësitë e drejtësisë ndërkombëtare për ta zvarritur procesin e tij, dhe para së gjithash për të luajtur herë pas here me dinjitetin e viktimave të luftës. Për këtë nuk kanë mirëkuptim nënat e Srebrenicës ose gratë e përdhunuara boshnjake. Shumë prej tyre vazhdojnë të kërkojnë eshtrat e bijve dhe të bashkëshortëve të tyre dhe shpresojnë çdo herë për ndonjë telefonatë çliruese, kur hapen varre të reja masive.
Edhe pamjet televizive të Biljana Plavshiçit janë për këto gra një shuplakë në fytyrë. Duke buzëqeshur e kënaqur me peliçen e saj pritet nacionalistja e flaktë dhe kriminelja e dënuar e luftës në Beograd, futet në banesën e saj të madhe dhe do të shkruajë në të ardhmen një libër. Që në burgun suedez ajo i ka tërhequr deklaratat e saj të pendimit, duke i quajtur nevoja taktike. Të dyja rastet e shtojnë zhgënjimin gjithsesi ekzistues dhe zemërimin e myslimanëve në Bosnjë- Hercegovinë dhe minojnë besimin e tyre te bashkësia ndërkombëtare.
Qytetarët e Sarajevës e mbajnë mend mirë terrorin e rrethuesve boshnjako-serbë të Beogradit dhe janë të zhgënjyer që Biljana Plavshiçin e liruan para kohe, pas një dënimi, për mendimin e tyre gjithsesi të butë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/rajoni-dhe-bota/hage-prokurori-karaxhic-orkestroi-masakren-e-srebrenices.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/rajoni-dhe-bota/hage-prokurori-karaxhic-orkestroi-masakren-e-srebrenices.html

Konfirmohet kufoma e nëntë në Tisa, sot ditë zie në Kosovë PRISHTINE – Policia e Kosovës, përmes EULEX-it, është njoftuar se autoritetet e Serbisë kanë gjetur në lumin Tisa trupin e një fëmije njëvjeçar dhe se identifikimi i tij është në proces, ndërsa deri më tani numri i konfirmuar i viktimave të rastit tragjik është nëntë persona.
Ndërsa, me qëllim që t’u gjendet në këto momente të vështira familjarëve të viktimave të tragjedisë së lumit Tisa, Zyra për media e Qeverisë së Kosovës bëri të ditur se kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim që të ndajë nga dhjetë mijë euro për secilën familje.
“Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar thellësisht që në bashkëpunim me institucionet përkatëse ndërkombëtare të marrë të gjitha masat e duhura që të gjenden shkaktarët e vërtetë të tragjedisë dhe ata të përgjigjen para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Po ashtu thuhet se Qeveria është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare për zbardhjen e fatit edhe të qytetarëve tjerë kosovarë, për të cilët ende nuk ka asnjë informacion.
Deri tani numri i konfirmuar i viktimave në rastin tragjik në Tisa është nëntë persona. Gjashtë janë gjetur nga autoritete e Serbisë dhe tre nga autoritetet e Hungarisë.
Dite zie ne Kosove Në përputhje me ligjin si dhe duke ndjerë thellë dhembjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës për tragjedinë që e kanë pësuar shtetasit e saj duke u përpjekur ta kapërcejnë lumin Tisa para disa ditësh, Presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu ka marrë vendim që data 2 nëntor 2009 (ditë e hënë), në shenjë nderimi për të gjitha viktimat e kësaj tragjedie, të shpallet Ditë zie shtetërore.
Me këtë vendim, udhëzohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës t’i përmbahen këtij vendimi duke respektuar dispozitat e ligjit.

31 TETOR
Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se, mëngjesin e sotëm janë identifikuar dy viktima të tjera të rastit Tisa.
Viktimat, një grua dhe një fëmijë, janë identifikuar nga departamenti i krimit të organizuar pranë Policisë së Kosovës, thuhet në komunikatë.
Tashmë të pesë kufomat e gjetura në lumin Tisa janë identifikuar, bëjnë të ditur të njëjtat burime.
EULEX-i – siç thuhet në komunikatë – ka vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin me prokurorinë e Serbisë lidhur me zbardhjen e rastit.

Tragjedia në Tisa, lumi nxjerr 5 trupa të pajetë
Autoritetet serbe konfirmojnë se janë gjetur edhe dy trupa të tjerë në Serbi, që dyshohet se i përkasin tragjedisë së Tisës. Me këtë, numri i viktimave kosovare arrin në pesë. Të zhdukur ende konsiderohen 11 të tjerë.
Autoritetet serbe kanë konfirmuar gjetjen edhe të dy viktimave tjera, që dyshohet se kanë ndërlidhje me tragjedinë në lumin Tisa.
Ndërsa, në Prishtinë varroset viktima e parë e kësaj tragjedie, 23-vjeçarja Elvira Jaha, e cila, bashkë me një grup kosovarësh, u përpoq të kalonte ilegalisht kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, kur barka e tyre u përmbys në lumin Tisa.
Gjykatësi hetues i Serbisë, Erne Berenji, i tha Radios Evropa e Lirë se viktimat e reja janë gjetur në territorin serb.
“Dje kemi gjetur edhe dy të vdekur, një vajzë rreth 10 vjeçe, nuk kemi të dhëna për të, dhe një mashkull 25-30 vjeç. Deri më tani janë gjetur vetëm katër trupa nga ana e territorit tonë”.
“Diçka është gjetur edhe nga ana e Hungarisë, dikush thotë një, dikush thotë ndryshe, por ne mund të flasim vetëm për atë që është gjetur në territorin tonë”, tha Berenji.
Berenji nuk e bëri të ditur identitetin e viktimave të fundit. Ai tha se identifikimi i tyre po bëhet nga vetë familjarët.
“Të afërmit vijnë te ne dhe të afërmit i identifikojnë trupat”, tha Erne Berenji, duke shpjeguar se identifikimi bëhet më i vështirë për shkak të mungesës së dokumenteve identifikuese të viktimave.
Nga katër viktimat e gjetura në Serbi, sipas gjykatësit hetues, vetëm dy kishin me vete dokumente identifikuese.
Ndryshe, me këto viktima, numri i të vdekurve në tragjedinë në Tisë shkon në 5 persona, katër nga të cilët janë gjetur në Serbi dhe një në Hungari. Ndërsa, konsiderohen të zhdukur edhe 11 kosovarë të tjerë. Tre nga personat në barkë kanë shpëtuar.
Zëdhënësi i policisë hungareze në Segedin, Szenti Sabolç, tha se Hungaria po vazhdon hetimet, edhe pse tashmë i ka ndërprerë kërkimet për trupat në lumin Tisa.
“Hungaria po zhvillon hetime në këtë rast të dyshimit me trafikim të qenieve njerëzore. Deri tash nuk kemi ndonjë të dyshuar. Por, këto hetime ende po vazhdojnë me partnerët tanë serbë. Në Hungari, deri më tash, nuk është askush i arrestuar. Nuk kemi të dyshuar në lidhje me këtë rast”, tha Sabolç.
Ndërkohë, në Prishtinë, autoritetet e rendit thonë se janë duke vazhduar hetimet në disa drejtime për tragjedinë në lumin Tisa të Hungarisë.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, nuk konfirmoi numrin e viktimave.
“Ne ende nuk mund ta bëjmë të ditur një numër të saktë apo të konfirmojmë diçka, meqë nuk kemi dokumentacion zyrtar përfundimtar të autoriteteve përkatëse të Hungarisë apo të autoriteteve të Serbisë”, theksoi Kelani.
Përderisa me Hungarinë Kosova po bashkëpunon në rrugë direkte, me Serbinë, informacionet po shkëmbehen përmes EULEX-it.
Të hënën, EULEX-i ka konfirmuar se një person është dorëzuar vullnetarisht në Policinë e Kosovës, duke pranuar përfshirjen e tij në rastin e lumit Tisa. Ai i ka thënë policisë se u ka marrë familjeve që ishin kontrabanduar përtej kufijve nga 6 deri në 8 mijë euro. Ky person, sipas policisë, momentalisht gjendet në liri.

25 tetor Një i arrestuar dhe disa të dyshuar për tragjedinë në Tisa
Policia e Kosovës ka arrestuar në një fshat të Mitrovicës një person të dyshimtë për kontrabandë të njerëzve në Hungari, një ditë pas gjetjes së viktimës së tretë të mbytur në lumin tisa në Hungari. Siç bën të ditur e përditshmja Koha Ditore, duke cituar burimet e veta, i arrestuari është Ismet R. nga fshati Zhabar i Mitrovicës, në shtëpinë e të cilit janë gjetur dokumente të falsifikuara dhe pasaporta.
Policia e Kosovës ndërkaq, nuk ka pranuar të komentojë rreth arrestimit të të dyshuarit Ismet R., por ka thënë se hetimet në lidhje me këtë rast në Kosovë do të udhëhiqen nga një prokuror i EULEX-it, dhe dy zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët do të nisen në Hungari.
Ndërkaq, e përditshmja Express, thekson se, Policia i ka identifikuar katër të dyshuar për organizimin e udhëtimit tragjik të shqiptarëve për në perëndim, të cilët kanë përfunduan në ujërat e lumit Tisa.
S. H. nga Podujeva – sipas kësaj gazete – është personi të cilin Policia e Kosovës, të enjten, ka shkuar dhe e ka kërkuar, në lidhje me përgjegjësinë e tij të mundshme për Tragjedinë e Tisas.
Vizita e policisë në shtëpinë e këtij personi është bërë menjëherë pasi Vesel Jahaj, babai i Elvira Jahajt, gruas që dyshohet se ka vdekur në këtë tragjedi, në kufirin serbo-hungarez, e ka denoncuar atë për trafikim ilegal me njerëz.
Por meqë S. H. atë ditë nuk ka qenë në shtëpi, pesë policët, i kanë lënë atij porosinë që t’u lajmërohet menjëherë organeve të rendit në Podujevë. Megjithëkëtë, burime të kësaj gazete nga policia në Prishtinë sqarojnë se ky person, edhe pse kanë kaluar tre ditë nga momenti kur i është lënë thirrja për t’u paraqitur në stacion, ende nuk është lajmëruar. /Telegrafi/

‘Tisa’, EULEX hap hetime
Një prokuror i EULEX-it dhe dy policë hetues kosovarë do të udhëtojnë për në Hungari, për të hetuar rastin e mbytjes së tre shtetasve kosovarë në lumin Tisa. Hetimet do të bëhen në kuadër të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore
Një prokuror i EULEX-it dhe dy policë hetues kosovarë pritet të zhvillojnë hetime në lidhje me rastin e mbytjes së, të paktën, tre shtetasve të Kosovës në lumin Tisa, në kufirin Serbi – Hungari, i cilësuar tashmë nga autoritetet si rast i dyshuar për trafikim me qenie njerëzore.
Policia e Kosovës konfirmon se do të dërgojë shumë shpejt në Hungari dy policë hetues, kurse një prokuror rasti, i cili është caktuar nga EULEX-i, pritet të vë kontaktet me autoritetet policore të Serbisë dhe ato të Hungarisë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë se Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë marrë përgjigje pozitive nga autoritetet hungareze për dërgimin e një ekipi hetuesish nga Kosova.
“Fillimisht parashihet që të nisen dy zyrtarë policorë hetues nga shtylla e hetimeve të Policisë së Kosovës dhe një prokuror i rastit. Udhëtimi i tyre pritet të bëhet shumë shpejt, në një kohë sa më të shpejtë të mundshme”, thekson Kelani.
Në rastin e cilësuar si dyshim për trafikim me qenie njerëzore, tashmë është përfshirë edhe EULEX-i.
Një zëdhënësi i misionit për sundim të ligjit, Nikollas Hotën, konfirmon caktimin e prokurorit ndërkombëtar të EULEX-it për këtë rast.
“Prokurori i EULEX-it është zgjedhur të udhëheqë rastin. Ne ende nuk e dimë se kur do të udhëtojë ky prokuror për në Serbi, apo Hungari”, deklaron zëdhënësi Hotën.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë po ashtu se policia po zhvillon hetimin e rastit edhe brenda Kosovës, në përpjekje të kapjes së personave të dyshuar për këtë rast.
Hetimet do të zhvillohen në kuadër të zbardhjes së rastit dhe luftimit të trafikimit me qeniet njerëzore.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për operativa hetimore, për të bërë identifikimin e personave të dyshuar të mundshëm që mund të kenë qenë të lidhur apo të përfshirë në rast, për trafikim me qenie njerëzore”, thotë Kelani.
Tre persona, tashmë janë identifikuar të vdekur, kurse tre të tjerë kanë shpëtuar gjatë kalimit ilegal të kufirit përmes lumit Tisa në kufirin Serbi – Hungari.
Ekzistojnë dyshime se në barkë kishte edhe persona tjerë, por ende asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ngushëlloi familjet e viktimave në lumin Tisa, duke shprehur keqardhjen e tij të thellë për ngjarjen tragjike.
“Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet relevante, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes, me shpresë se personat e tjerë që udhëtonin me tri viktimat, tashmë të konfirmuara, të jenë gjallë”, thotë Sejdiu përmes një komunikate.
“Shpirtërisht dhe në lutje jemi me familjet e viktimave në këto çaste pikëllimi”, shprehet Sejdiu.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25384. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25384
Berisha: Orikumi do marrë tokën. Unë mbaj çdo premtim Kryeministri Sali Berisha reagoi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD -së për skandalin e tokave në Orikum, ku është implikuar edhe miku i familjes së tij, Rrahman Selmanllari. Pa përmendur Selmanllarin, Berisha ka pohuar se pronën që kanë marrë tokën në bazë të ligjit 7501, do ta kenë edhe në pronësi. “Rama u tha qytetarëve të Orikumit se Berisha nuk ka mbajtur premtimin. E garantoi zotin Rama se Berisha do të mbajë çdo premtim. Kjo nuk ka diskutim. Atë premtim që kam bërë për tokat e fermave, atë e kam dekretuar dhe në radhë të parë, i dal zot vetes time. Unë si President i Republikës bëra dekretin, e kam bërë me vetëdijen më të plotë, bëra dhe ligjin. Ndodhi një manovër parlamentare e zakonshme që ma dështoi, por kjo shumicë do ta kalonte atë ligj”, – tha dje Berisha. Sipas tij, ky premtim nuk është bërë vetëm për Orikumin, por edhe për shumë zona të tjera. Kreu i ekzekutivit u shpreh gjithashtu, se mënyra e sjelljes së Edi Ramës duke nxjerrë njerëzit jashtë nga salla në Orikum nuk është një sjellje produktive. Berisha shtoi se, kryetari socialist nga njëra anë u thotë banorëve të Orikumit se Berisha nuk ka mbajtur premtimet dhe nga ana tjetër i nxjerr jashtë nga salla. “Ai premtim nuk është bërë vetëm në Orikum, është bërë në Ksamil dhe në shumë vende të tjera dhe do të mbahet. Ai nga njëra anë u kujton premtimin tim dhe nga ana tjetër i nxjerr jashtë. T ë mos nxjerrë njerëz nga salla. Ato çfarë kam premtuar, unë do t’i zbatoj,”- u shpreh dje Berisha. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të partisë që ai drejton, Berisha bëri të ditur edhe piketat kryesore të buxhetit të vitit 2010, sipas të cilit pushteti vendor do të marrë gjithë fondet e nevojshme për zhvillimin e bashkive dhe komunave.

Pas Selmanllarit, nje tjeter email ka mberritur ne redaksite e mediave pasdite vone. Emaili (i cili drejtohet tek i njejti grup-emailesh si emaili i Selmanllarit) eshte nenshkruar nga nje perfaqesues i familjes Sinanaliaj, emrat e te cileve figurojne ne dokumentacionin e prezantuar sot ne disa media, bashke me emrin e mikut te ngushte te djalit te kryeministrit. Ne Emailin e z.Sinanaliaj thuhet:
‘…Pronesia e familjes Sinanaliaj, (objekt i sotem mediatik) rrjedh prej trashegimlenesit Sadik Sinani, i cili me dokumenta arkivore qe te vitit 1910 (defter Daimi) nr.13, ka pase ne zoterim e pronesi nje prone te ndodhur ne vendin “Paska”, Orikum, Dukat me siperfaqe 185 vreten aproksimativisht 23 ha e 800m2 (sot e tjetersuar ne. truall). Gjithashtu prona vazhdon te ligjerohet edhe ne vitin 1933 permes rregjistrit kadastral nr.21. Fillimisht subjekti Sinanaliaj ka aplikuar per kerkirn pronesie ne vitin 1994, ne baze te ligjit 7698. Pretendimi eshte ngritur ne mbeshtetje te plote me dokumentin arkivor burim pronesie dhe vendimin e gjykates, permes te ciles eshte fiksuar ligjerisht edhe njehere pronesia ne emer te subjektit Sinanaliaj, sipas edhe planvendosjes bashkelidhur ketij vendimi. KKKP ne vitin 1994 I ka njohur 13 ha e 800 m2 dhe I ka kthyer 10.000 m2 ne emer te familjes Sinanaliaj dhe Shabanaj (pasardhes te Rodakut) dhe ne vitin 1995 me vendimin e gjykates nr.782 I bazuar ky vendim edhe ne dokumentat arkivor te kohes, eshte bere njohja e se drejtes se pronesise duke e shtuar masen e njohjes se pronesise nga 13 ha ne 23 ha e 880 m2. Ish komisioni gjate shqyrtimit te pretendimit konstatoi fillimisht se subjekti Sinanaliaj dhe Shabanaj kishte nje konflikt gjyqesor per nje pjese te siperfaqes me subjektin Skender Muco, dhe per kete vendosi nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit. Ky konflikt u mbyll deri ne gjykate te Apelit ne favor te subjektit Sinanaliaj dhe Shabanaj. Mbi bazen e ketyre njohjeve subjekti Sinanaliaj dhe Shabanaj ne vitin 2006, ne referim edhe te kritereve te reja te ligjit 9235 i drejtohet ZRKKP V1ore, duke kerkuar kthimin e pjeses se pakthyer me pare (per shkak te kondicioneve te ligjit te kohes), Konkretisht kthimin ne natyre te sip 10 ha dhe diferencen e pakthyer nga njohja e meparshme e 13 ha e 880 m2. ZRKKP pas hetimit administrative e ne perputhje me Iigjin dhe konkretisht nenin 22 e legjitimoi pronesine e tyre duke qene se kishin vendim gjykate te formes se prere dhe dokumenta arkivore si edhe vendim njohje dhe pjeserisht kthim ne natyre per kete prone. M.gj.th ZRKKP Qarku Vlore veproi jo per te gjithe siperfaqen e njohur . Per piesen nen rruge e cila ishte e lire fizikisht dhe pa pretendime ZRKKP Oarku Vlore veproi perseri pieserisht duke kthyer nie siperfage me te vogel nga sa u qe niohur subiekteve te siperpermendur Sade Shabanai dhe Nabile Sinanaliai, duke kthyer ne teren vetem siperfagen e lire ( bosh) pa ndertime dhe pretendime nga te tjere. P.S: Siperfaqja ne konflikt eshte ndare fillimisht si toke buke ne perdorim per punetoret e NB Rinia Orikum. Keto siperfaqe nuk u kaluan asnjehere ne pronesi pasi: Eshte pjese e zones turistike Perfituesit nga N.B nuk aplikuan per rregjistrim sipas kritereve te dekretit nr. 1254 date 19.10.1995 Dekreti ne vitin 2004 u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese Dhe ajo qe perben edhe nje argument te forte ligjor eshte fakti se ne vitin 2006 kur subjektet riaplikuan per kthimin e prones, siperfaqa ishte kthyer ne toke truall me vendim te KRRTRSH. (ndaj kur u konfirmua gjendja juridike e kesaj siperfaqe ne ZRPP dhe ne Kadaster, rezultoi te ishte me gjendje juridke pasuri shtet. Si e tille automatikisht i kthehet pronarit.) Asnje prej ish anetareve te NB sot nuk eshte se, nuk i njeh pronen Sinanaliajve por, pretendojne se ende ekzistojne variantet e rregjistrimit ne hipoteke te titujve te perdorimit te disa siperfaqeve(!!) Me besimin se gjithcka do ta paraqisni me vertetesi Me respect, Gentian Sinanaliaj

Rahman Selmanllari, emri i të cilit figuron në listën e personave të përfshirë në incidentet e ditëve të fundit në Orikum, ka reaguar sot me anë të një emaili dërguar në adresat e drejtuesve të disa mediave të shkruara dhe televizive në Tiranë.
Teksti i emailit te z.Selmanllari, eshte si me poshte:
‘….Sot ne disa te perditshme te kontrolluara dhe financuara nga opozita u publikuan disa shpifje sipas te cilave Rahman Selmanllari ka vjedhur, zaptuar apo zbuar njerez nga tokat e tyre. Pa dashur te polemizoj me mediat ne fjale dua te sqaroj publikun se une njelloj si pronaret e mediave qe me sulmojne kam blere toke te certifikuar si te lire e te rregullt ne hipoteke, e per te cilen brenda ligjit kam paguar parate si dhe kam leshuar apartamente ne Tirane ne perfitim te pronareve te tokes. Toka qe une kam blere brenda te gjitha rregullave eshte e ndare dhe e percaktuar me kufinj te qarte nga pronat e pronareve te tjere ne zone. Ndryshe nga sa pretendohet une nuk kam ndertuar asnje meter katror ne Orikum por njelloj si shume pronare te tjere ja kam dhene pronen e blere, me perqindje nje kompanie te njohur ndertimi. Qe nga momenti qe une e kam blere pronen ne fjale e deri tani ku aty ka perfunduar ndertimi (I referohem prones time) askush nuk me ka kontaktuar apo ngritur pretendimin as ne rruge ligjore e as ne forma te tjera qofte dhe per nje meter katror te prones qe une zoteroj. Nese ju si media gjeni qofte dhe nje person qe pretendon se ka qofte dhe nje centimeter toke ne perdorim brenda prones time une jam 1 gatshem te ballafaqohem me te me letra dhe dokumenta. Qellimi dhe deshira per te perfshire emrin dhe pronen time ne nje histori konflikti nderkohe qe ajo zhvillohet jashte tokes dhe interesave te mia jane d Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25387. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25387

Debate në Akademinë Maqedonase, Ristovski nuk e jep Enciklopedinë Debate të ashpra mes dy rrymave në Akademinë e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM); njëra që mbron këshillin redaktues aktual të “Enciklopedisë Maqedonase” të udhëhequr nga akademiku Bllazhe Ristovski, dhe tjetra e drejtuar nga kryetari i ASHAM, Georgi Stardelov.
Por, fundi i gjithë këtyre mosmarrëveshjeve do të ndodhë të enjten kur është caktuar vazhdimi i seancës ku do të vendoset lidhur me fatin e “Enciklopedisë”, të tërhiqet apo jo dhe a do të shkarkohet këshilli redaktues.
Por, lidhur me këtë, akademiku dhe kryeredaktori aktual, Bllazhe Ristovski ka kërcënuar se redaksia e re që mund të formohet nga ASHAM mund të bëjë vetëm “Enciklopedi” të re. Sipas tij, në asnjë rast, askush nuk guxon të shfrytëzojë materialet e “Enciklopedisë së tyre” që tashmë ka dalë në treg.
“Ata mund të formojnë redaksi të re dhe të bëjnë Enciklopedinë e tyre, por nuk mund të shfrytëzojnë materialet tona. Kjo Enciklopedi e jona është punë e kryer. Ju i dini ligjet si janë, këtu ka të drejta të mbrojtura të autorit”, ka theksuar akademiku Ristovski.
Kryesia e ASHAM dje ka shqyrtuar të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e njësive të akademisë, lidhur me vlerësimin e Enciklopedisë. Tre akademikët shqiptarë kanë kërkuar që të shkarkohet redaksia dhe të tërhiqet “Enciklopedia” aktuale. (INA)

8 tetor Akademia maqedonase: Redaksi e re për Enciklopedinë
Një redaksi e re për korrigjimin e Enciklopedisë Maqedonase, në të cilën do të marrin pjesë edhe përfaqësues të etnive dhe komuniteteve tjera jo maqedonase. Ky është vendimi që ka marrë sot Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.
Siç merret vesh nga konkluzionet e seancës së sotme, redaksia e re duhet në formohet në pajtim me Statusin dhe aktet tjera juridike të Akademisë, në afat prej një muaji. Me formimin e redaksisë së re formohen edhe ekipe të reja të redaksisë.
Anëtarët e rinj të redaksisë duhet t’i ndryshojnë me tekste të reja dispozitat të cilat janë të papranueshme nga aspekti shkencorë dhe më gjerë.
Në hartimin e teksteve të reja duhet të kyçen autorë kompetent, ekspertë për çështjet të cilat janë kontestuese dhe duhet të ndryshohen në enciklopedi. (INA)
dt 30 shtator Akademia maqedonase tërheq Enciklopedinë: Do korrigjohet
SHKUP- Në kulmin e debatit akademik, historik e ndërkombëtar dhe teksa rrugëve të Tetovës shqiptarët kanë shpërthyer në protesta Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) ka vendosur që të tërheq përkohësisht “Enciklopedinë Maqedonase” nga shitja dhe të bëjë korrigjimin e saj. Nga vendimet e ASHAM është obliguar që redaksia që përpiloi “Enciklopedinë Maqedonase” në afat sa më të shkurtër të bëjë përmirësimin e pjesëve për shqiptarët në Maqedoni, marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase, agresionin e shqiptarëve në Maqedoni, pjesët e shkruara ndaj SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe për trajnimin e UÇK-së, Nënë Terezën dhe pjesë të tjera kontestuese. Kryesia ka obliguar redaksinë që përmirësimet të bëhen së bashku me akademikë maqedonas dhe shkencëtarë të tjerë nga bashkësitë joshumicë. Vendimi vjen ndërkohë që në Tetova nxënësit kanë shpërthyer në protesta duke kërkuar tërheqjen e botimit nga shitja dhe jo vetëm korrigjimin e tij. Ndërkohë që ambasada e SHBA-së, në Shkup e ka thënë fjalën e tyre, si një publikim që i sjell dëme edhe vetë Maqedonisë.
Enciklopedia, reagon SHBA: Botimi po sjell probleme në Maqedoni
Debati për Enciklopedinë Maqedonase ka vijuar edhe sot me reagimin e ish presidentit, aktualisht kreu i opozitës, Branko Cervenkovski dhe me një tjetër deklaratë të Ambasadës së SHBA-së në Shkup.
SHBA: Enciklopedia, dëme edhe për Maqedoninë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, përmes një deklarate për shtyp sërish është prononcuar lidhur me enciklopedinë maqedonase, ndaj së cilës ditëve të fundit është hapur një debat i gjerë. “Fokusi i përpjekjeve Amerikane në Republikën e Maqedonisë është në inkurajimin dhe përkrahjen e zhvillimit të një anëtari të suksesshëm dhe në lulëzim të bashkësisë Euro-Atlantike. Publikimi i Enciklopedisë së ASHAM ka nxitur disa reagime, duke përshirë edhe reagimin tonë, ndaj shkrimeve të pasakta, fyese dhe problematike në kuptime të tjera. Maqedonia është një shtet multietnik dhe derisa qytetarët, politikanët dhe mediumet reagojnë ndaj kundërthënieve që burojnë nga mangësitë e këtij publikimi ne dëshirojmë që ata të fokusohen në mënyrë konstruktive në qëllimet afatgjata të Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup.
Cervenkovski: Të përgjigjen hartuesit “Enciklopedia nuk është një libër i thjeshtë, dhe akademia e Republikës së Maqedonisë nuk është një organizatë joqeveritare”. Kështu është shprehur kryetari i partisë opozitare më të madhe në Maqedoni, Branko Cërvenkovski.
Ish-presidenti i Maqedonisë kërkon përgjegjësi nga njerëzit e parë të Akademisë së Maqedonisë dhe Redaksisë. Sipas tij, disa pjesë në enciklopedi, nxisin ndarje dhe tensione brenda në shoqëri dhe na konfrontojnë me miqtë tanë të jashtëm.
“Vlerësoj se për një projekt i cili është botuar nga ana e Akademisë, pa dyshim përgjegjësi mbajnë bartësit kryesorë- njeriu i parë i Akademisë dhe bordi i redaktorëve”, deklaroi Branko Cërvenkovski.
Ai tha se projekti është financuar nga Qeveria e Maqedonisë dhe është promovuar nga kryeministri, Nikolla Gruevski dhe Presidenti, Gjorgje Ivanov, prandaj sipas tij, nuk lejohet që këta dy persona të mos kenë qëndrim lidhur me këtë çështje. Cërvenkovski theksoi se Qeveria të mos mendojë që forcat e errëta për të cilat ka folur, ti kërkojë tek opozita.
“Maqedonisë i duhet një presidenti dhe kryeministër me qëndrim dhe që i zgjidhin problemet, e jo që ikin nga problemet. LSDM edhe një herë e fton presidentit Ivanov dhe kryeministrin Gruevski të distancohen nga pjesët kontestuese në enciklopedi”, theksoi Cërvenkovski. Në të kundërtën sipas tij, del se kreu shtetërorë e miraton dhe pajtohet me përmbajtjen e kësaj enciklopedie. (INA)
Maqedoni, enciklopedia famëkeqe ‘lëkund’ koalicionin
Enciklopedia maqedonase e botuar javën e kaluar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) vazhdon të shkaktojë tensione dhe përkeqësime në raportet e koalicionit qeveritar mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Mësohet se në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën mbrëma ka mbretëruar atmosferë tejet e tensionuar mes kryeministrit Nikolla Gruevski nga njëra anë dhe ministrave të BDI-së nga ana tjetër, për shkak të enciklopedisë famëkeqe. Nuk dihet ende se çfarë është debatuar, por e sigurtë është që vetëm pak kohë pas nisjes së mbledhjes Gruevski ëhstë larguar duke e lënë atë që ta udhëheqë Zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski.
BDI-ja konteston 50 dispozita në këtë enciklopedi duke kërkuar njëherësh që akademiku Bllazhe Risteski të japë dorëheqje nga funksioni redaktor kryesor në Enciklopedinë maqedonase, pasi ai paralajmëroi se në botimin e korrigjuar nuk do të bëhen korrigjime të mëdha në dispozitat të cilët janë ofenduese për shqiptarët. Përveç reagimeve të ashpra ndaj ASHAM-it, BDI-ja edhe më tej insiston që edhe Qeveria të distancohet nga pjesët kontestuese në Enciklopedi me çka kanë filluar të përkeqësohen marrëdhëniet në koalicionin qeverisës me VMRO-DPMNE-në.
BDI-ja kërkon tërheqjen e tërësishme të enciklopedisë dhe formimin e një një këshilli të ri redaktues në të cilin akademikë dhe profesorë shqiptarë do të marrin pjesë në përgatitjen e dispozitave që kanë të bëjnë me shqiptarët.
Ndryshe, deri më tani kryeministri Gruevski dhe institucionet shtetërore nuk janë distancuar nga Enciklopedia e cila shtrembëron historinë e shqiptarëve dhe ofendon popullin shqiptar me gjuhën e urrejtjes.
Edhe përskaj reagimeve të ashpra nga faktori politik shqiptar, intelektual dhe ai civil në Maqedoni, si dhe nga SHBA-të, Britania e Madhe dhe nga vendet fqinje si Shqipëria, Kosova dhe Bullgaria akademikët maqedonas mbeten edhe më tej në qëndrimin se në enciklopedinë maqedonase duhet bërë vetëm disa korrigjime por assesi tërheqje të saj, gjë me të cilën nuk pajtohen shqiptarët. (INA)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25373. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25373

KLD i heq imunitetin gjyqtarit të Elbasanit Pas kërkesës së Prokurorisë Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka hequr imunitetin gjyqtarit të Elbasanit. Kërkesa e bërë për heqjen e imunitetit u shqyrtuar gjatë mbledhjes së sotme dhe miratimi i saj i hap rrugën për të hetuar mbi dyshimet për afera korruptive nga ana e gjyqtarit të Elbasanit.
Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme bënë të ditur se, ndaj gjyqtarit Hasa, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
Sipas burimeve, Prokuroria mbi bazën e materialit kallëzues të një shtetasi, kreu të gjitha veprimet e mundshme hetimore në drejtim të fakteve të prezantuara si dhe identifikimit të personave të përfshirë në të.
Hetimet e deritanishme të kryera nga njësia Task- Forcë pranë Prokurorisë së Tiranës nxorën në dritë mbi një veprim korruptiv (marrje e një shume parash) të gjyqtarit Hasa nga familjari i një të pandehuri të arrestuar në këmbim të një dënimi më të butë, në raport me kërkesën e prokurorit të çështjes.
Ndërkohë, veç kësaj KLD bëri procedim disiplinor për dy gjyqtare të tjere, Rasim Doda si dhe Anila Capo. Pas mbledhjes me zyrtare te Prokurorise, Këshilli i Lartë i Drejtësisë tha se do të hetojë mbi të gjitha vendimet e dhëna në gjykata për një periudhë një vjeçare.
Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu bëri të ditur se “tashmë do të bëhet “skaner” për të gjitha çështjet penale, për të cilat kanë marrë vendim gjyqtarët”. Sipas tij, do të bëhet inspektim për çdo vrasje duke filluar nga viti 2007 dhe vitin 2008 që është gjykuar nga gjyqtarët. Për këtë arsye, kontrolli do të bëhet edhe për çështjet që janë marrë me korrupsionin.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25376. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25376

Si ti mbijetosh sindromës premenstruale Dhimbje koke, barku dhe gjoksi, acarim, lodhje, kriza të qarash. Këto janë disa nga simptomat e ciklit menstrual, të cilat edhe mund të kurohen. Më poshtë do të lexoni këshillat e një gjinekologu…
Dihet që gruaja është qenia më e durueshme në botë. Në këtë rast nuk e kemi fjalën për dëshirat e shumta nga të cilat duhet të heqë dorë për shkak të punës dhe familjes, por për dhimbjet e padurueshme të menstruacioneve që duhet të durojë çdo muaj. Dhimbje të cilat janë të shpeshta dhe të bezdisshme, si gjatë ditëve të ciklit ashtu edhe para ardhjes së menstruacioneve. Shpesh kemi dëgjuar të flitet për sindromën premenstruale, e cila sjell një sërë shqetësimesh fizike dhe psikike që zakonisht zhduken me ardhjen e ciklit menstrual. Simptomat shfaqen me ndryshime të humorit, depresion, acarim, kriza të qarash dhe dhimbje nga më të ndryshmet. Gjithsesi, femrat që vuajnë nga këto simptoma mund të rrezikojnë seriozisht jetën shoqërore, atë në çift dhe shkollë. Një gjinekolog shpjegon se nga varen të gjitha këto shqetësime dhe cilat janë kurat efikase për të gjetur pak qetësi. Ja çfarë tregon ai.
Doktor, cilat janë simptomat më të rënda?
Në fakt, janë të ndryshme. Këtë e them duke pasur parasysh faktin që 20 vjetët e fundit sindroma premenstruale është bërë një kategori e veçantë diagnostikimi. Mund të themi që është një patologji mes kufirit të gjinekologjisë dhe psikiatrisë, vetëm se dhimbjet janë më të ndryshme: depresion, gjendje ankthi, vështirësi për tu përqendruar, acarim, dhimbje koke dhe barku, pagjumësi, ndryshime të masës trupore, dhimbje gjoksi, prerje e oreksit. Në këtë gjendje të shpeshta janë edhe çrregullimet në sjellje, ku parësor është agresiviteti.
Kur këto simptoma janë të rënda a ndikojnë që të kesh një aktivitet normal të përditshëm?
Sigurisht. Për shembull legjislacioni britanik i merr parasysh rrethanat në rast se gruaja kryen një krim, ndërkohë që rezulton të jetë e prekur nga sindroma premenstruale.
A mund të konsiderohet kjo një sëmundje?
Më shumë se një sëmundje është një sindormë. Kjo do të thotë shumë për llojin e ndërhyrjeve terapeutike që do të merren. Ka mbi 40 vjet që përpiqemi ta kurojmë këtë “sëmundje”, por nuk kemi gjetur barnat e duhura. Kura që duhet ndjekur varet nga shqetësimet që ka një grua. Zakonisht përdorim kura farmakologjike, të cilat nuk funksionojnë, por që ndryshojnë të ushqyerin dhe stilin e jetës.
A mund të lehtësohen simptomat e sindromës premenstruale në tavolinë?
Po. Këshilla ime gjatë atyre ditëve kritike do të ishte shmangia e ushqimeve të kripura, të konservuara, pijeve alkoolike, substancave ngacmuese, dhe të përdorni sa më shumë fruta, zarzavate, ushqimet me bazë bulmetin dhe peshk. Gjithashtu, duhet të keni kujdes me zilen e mëngjesit, pasi gjatë periudhës premenstruale është shumë acaruese. Një faktor tjetër që nuk duhet harruar është gjumi. Gjatë ciklit, femrat duhet të flenë 7 deri në 8 orë gjumë në ditë.
Po nëse simptomatologjia nuk korrigjohet duke kontrolluar dietën dhe gjumin?
Në këtë rast duhen përdorur terapitë farmakologjike e ndonjëherë edhe ilaçet që jep psikologu.
A ndihmon aktiviteti fizik që të ndihesh më mirë gjatë atyre ditëve?
Ka nga ata që sugjerojnë të bësh joga, pasi të ndihmon të ulësh tensionet fizike.
Me kalimin e viteve sindroma premenstruale përmirësohet apo përkeqësohet?
Sigurisht që me menopauzën këto shqetësime fillojnë të zhduken, për shkak të rolit shumë të rëndësishëm që kanë hormonet femërore. Gjithsesi, në disa raste marrja e pilulave mund të ketë efekte pozitive deri në lehtësim, por edhe mund ta përkeqësojë situatën.
Cilat janë kurat farmakologjike më efikase?
Natyrisht anti-inflamatorët, që lehtësojnë dhimbjet. Në disa raste mund të ketë efekte të dobishme edhe marrja e magnezit. Te disa persona ky element është me pakicë dhe mund të ndihmojë në pakësimin e dhimbjeve. Në 10 për qind të rasteve jep efekt.
Shpesh femrat vrapojnë te barnat nën dorë për të lehtësuar këto lloj dhimbjesh. Cila është këshilla juaj?
Nga pikëpamja mjekësore, është e udhës të flisni me një doktor dhe më pas ai tju këshillojë një kurë.
A i ndihmon femrat fakti që të mbajnë një ditar ku mund të shkruajnë simptomat çdo muaj?
Po. Kjo gjë sugjerohet shpesh edhe nga mjekët për të krijuar një ide më të detajuar mbi situatën në fjalë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25367. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25367

14 vjecarit i digjen organet gjenitale Terror ne Guajane ku nje femije i jane djegur organet gjenitale. Sipas informacioneve, jane arrestuar dy zyrtare, te cilet akuzohen per veprimin qe meriton nje vend ne filmat horror.
Sipas familjes se 14 vjecarit, ai u arrestua ne fshatin Leonora pasi po hetohej per nje vrasje. Organet gjenitale te djalit jane djegur pasi u lagen me nje lende djegese, deklaron Shoqata per te drejtat e njeriut ne Guajane. Gjithashtu, mesohet se ne nje pjese te gojes se tij jane shuar cigare, ndersa ne trup ka plage te renda.
Nje grup avokatesh ka kerkuar nisjen e menjehershme te hetimeve duke e cilesuar ngjarjen, dritheruese dhe shokuese.
Ky rast vjen pas nje skandali ne muajin mars ku forcat e sigurise futen nje te dyshuar per trafik droge ne nje grope milingonash, per ta detyruar te fliste.Forcat e sigurise te presidentit Bharrat Jagdeo jane akuzuar shpesh here per episode te renda dhune dhe torture ne vitin 2007 dhe 2008. /tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=850. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=850

Galactic Suite, 3 mln dollare pushime në hapesirë Nje shoqeri spanjolle ka planifikuar hapjen shume shpejt te nje hoteli ne hapesire, duke nisur prenotimet qe tani.
“Galactic Suite Space Resort” do te quhet kompleksi ku pamja do jete spektakolare. Ne cmimin e kripur prej 3 milione eurosh, bashke me dhomen jepet gratis edhe nje kurs stervitor 8 javor ne nje ishull tropikal.
Gjate qendrimit ne hapesire, turistet do kene mundesi te shikojne lindjen e diellit plot 15 here, pasi nje rrotullim rreth Tokes do ta kryejne per 80 minuta.
Administratori i shoqerise, Xavier Claramunt, ka theksuar se ky eshte projekti i se ardhmes. Eshte normale te mendojme se femijet tane mund te kalojne nje fundjave ne hapesire, shprehet ai.
Galactic Suite e themeluar ne vitin 2007 synon te nise nje projekt me leshimin e nje kapsule ne hapesire me shpejtesi 30 mije km/h, e afte te mbaje 4 kliente dhe 2 astronaute. Per te harritur hotelin do te duhet nje dite e gjysme. Sipas shoqerise spanjolle, deri tani kane shprehur interes 200 persona, 43 prej te cileve kane prenotuar. /tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=847. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=847

Bore false në Kinë Bore false në Kinë. Nuk e kishit degjuar me pare? Eshte plotesisht e vertete sepse qytetaret e kryeqytetit kinez nuk e prisnin qe dimri te vinte kaq shpejt, ose me sakte, qe tua sillnin kaq shpejt.
Pekini eshte zgjuar nen bardhesine e bores dhe te gjithe kane menduar se ky do te jete nje dimer i ashper, por nuk eshte keshtu pasi kinezet kane futur hundet edhe ne punet e natyres.
Ashtu sic premtuan se do shperndanin rete gjate olimpiades, shkencetaret kineze kane hedhur nje kimikat te vecante ne re, duke bere qe nga qielli te bjere bore e vertete.
Kjo prove rezultoi me sukses pasi synonte qe qyteti ta kalonte periudhen e gjate te thatesires qe ka kaluar muajt e fundit.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=844. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=844

Bota resht së sjelli në jetë fëmijë Ulja e numrit të lindjeve nuk shqetëson më vetëm Perëndimin e pasur, por edhe shumë vende në zhvillim. Si pasojë ka filluar të venitet edhe makthi i mbipopullimit të botës. Sipas revistës angleze “Economist” ky fenomen është një prej mirësive të globalizi
Dikur në kohën e Perandorisë Romake ishim 50 milionë banorë. Në vitet 1800 numri i popullsisë arriti në një miliard, më 1950-n ishim dy miliardë e gjysmë, sot jemi rreth 7 miliardë dhe në vitin 2050 parashikohet që numri i popullsisë së tokës të arrijë në 9 miliardë. Megjithatë, kësaj rruge për mbijetesë, që zgjati 20 vjet, duket se po i vjen fundi. Përqindja demografike e popullsisë është në rënie konstante. Pas vendeve të industrializuara, numri i lindjeve është ulur edhe në vendet në zhvillim, që së fundmi kanë filluar të shijojnë pak mirëqenie falë ndryshimeve ekonomike që erdhën prej globalizimit. Përqindja e lindjeve në të gjithë globin, që në vitet 50 ishte 5-6 fëmijë për çift, është ulur në 2 ose 1 fëmijë për familje.
Specialistët e lindjeve kanë parashikuar që mes viteve 2020-2050, përqindja e lindjeve në botë, duke e ndërprerë shtimin e popullsisë së tokës, e cila është parashikuar të arrijë deri në 9 miliardë persona, do të fillojë të pakësohet. Bota që sipas skenarëve më të trishtë rrezikonte të shpërthente nga përqindja e lartë demografike, do të shpëtojë vetë.
Ajo që ka fotografuar këtë fenomen, që së fundmi është marrë në konsideratë seriozisht nga studiuesit, është revista britanike “Economist”. Një fëmijë i qeshur në kopertinën e revistës, nën titullin “Falling Fertility” simbolizon revolucionin e lindjeve.
I pari që e uli përqindjen demografike ishte Perëndimi i pasur dhe shumë i zhvilluar. Tani ky fenomen është i pranishëm edhe në vendet e tjera të botës si Brazili, Indonezia, disa pjesë të Indisë dhe natyrisht në Kinë, ku një çift nuk lejohet të ketë më shumë se një fëmijë. Nëse në Britaninë e Madhe, që ka qenë edhe djepi i revolucionit industrial, u deshën 130 vjet për uljen e numri të fëmijëve nga 5 në 2 ose asnjë, në Korenë e Jugut mjaftuan vetëm 20 vjet, nga 1965-1985-n. Nëse në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara mesatarja ishte dy fëmijë për familje, sot gratë e botës së tretë mund të sjellin në jetë tre fëmijë, ndërkohë që nënat e tyre kishin gjashtë fëmijë. Në disa vende të tjera të botës përqindja e lindjeve është reduktuar edhe më shumë: kështu nëse në vitin 1984 në Iran mesatarja ishte shtatë fëmijë për familje, më 2006-n u reduktua në 1 ose 2 fëmijë për familje.
Sipas revistës “Economist”, arsyeja për të cilën është zvogëluar përqindja demografike është një e vetme: “Kur njerëzit pasurohen, familjet zvogëlohen”. Bujqësia që ishte shumë e rëndësishme për jetesën dhe burimi kryesor i të ardhurave të popullsisë së Afrikës dhe pjesës tjetër të botës, kishte nevojë për familje me më shumë pjesëtarë të zhvillohej: dikur gjashtë fëmijë në familje nevojiteshin për të ndihmuar prindërit në mbjelljen e tokave. Ndryshe nga e kaluara, sot për shumë familje të reja të shtresës së mesme të Brazilit, Kinës, Indisë një fëmijë mund të jetë gëzim, shqetësim, ose detyrim, por jo një siguri për jetën, apo ndihmë për të mbijetuar. Analistët e makroekonomisë, zbuluan momentin kur situata filloi të ndryshonte: numri i lindjeve u zvogëlua, kur të ardhurat vjetore u ulën nga qindra dollarë në 1000 ose 2000 dollarë për familje. Më 1970-n përqindja e lindjeve ishte 2,1% në 24 shtete të botës, ndërsa sot ajo është përhapur në 70 shtete të tjera. Gjithsesi, ajo që të habit vërtet është se një gjë e tillë vërehet edhe në kontinentin e Afrikës.
Numri i ulët i fëmijëve për një familje tregon kalimin nga varfëria te shtresa e mesme, nga një shoqëri bujqësore, tek ajo moderne dhe më e ndërlikuar. Këtë tranzicion e kanë shoqëruar shumë faktorë: shkollimi i tepërt, përdorimi i kontraceptivëve dhe prosperiteti i madh (një studim ka llogaritur se në vitet 90 një e katërta e lindjeve në vendet në zhvillim ishin shtatzëni të padëshiruara).
Artikulli kryesor i revistës “Economist” titullohet: “Ja si do të vetëzgjidhet problemi i mbipopullimit”. Madje ky artikull shoqërohet edhe me një njoftim paraprak: nuk do të mjaftojë vetëm ulja e numrit të lindjeve për ta kuruar planetin nga problemet e tjera, siç është ngrohja globale dhe nevoja e burimeve të nevojshme për njeriun. Duhet që vendet e varfra, të cilat janë drejt rrugës së mirëqenies dhe uljes së numrit të lindjeve, të mos imitojnë vendet e pasura të Perëndimit në rritjen e tyre ekonomike. Sot afrikanët më të varfër prodhojnë 0,1 ton CO2 për kokë në vit, krahasuar me 20 tonë për kokë për çdo amerikan. Pra nëse kopjojnë konsumin dhe ndotjen e botës së industrializuar, pasojat do të jenë shkatërruese për planetin. Nëse është e vërtetë që bota po e shpëton veten me një ulje të rritjes demografike, duhet që njerëzit ta ndihmojnë me marrëveshjet e qeverive, teknologjitë e zhvilluara, si dhe ngadalësimin e efektit serrë. Duke qenë se jemi shtuar mjaftueshëm, ka ardhur momenti që ti japim fund këtij fenomeni.
Pas vendeve të industrializuara, numri i lindjeve është ulur edhe në vendet në zhvillim, që së fundmi kanë filluar të shijojnë pak mirëqenie falë ndryshimeve ekonomike që erdhën prej globalizimit
Ekonomistët zbuluan momentin kur situata filloi të ndryshonte: numri i lindjeve u zvogëlua, kur të ardhurat vjetore u ulën nga qindra dollarë, në 1000 ose 2000 dollarë për familje.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25361. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25361
Muri i Berlinit, ndikimi i Hungarisë dhe Polonisë Në këtë takimin e parë të të gjithë liderëve të vendeve të bllokut komunist në vitin 1989 tashmë rruga e së ardhmes ishte e qartë: fundi i perandorisë së madhe të Bashkimit Sovjetik dhe fillimi i një epoke të re.
Por edhe para nisjes së dramës në Pallatin e Namiestnikovskit në Varshavë, e paimagjinueshmja kishte ndodhur tashmë në një tjetër kryeqytet të Europës Qendrore: Budapest. Mëngjesin e 28 janarit të vitit 1989, Karoly Grosz, kryetari i Parisë Socialiste të Punës u nis për në Davos të Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Ndërkaq, Kryeministri Miklos Nemeth, ndodhej në shtëpinë e tij, duke bluar në kokën e tij çështjen e përballimit me një situatë të rëndë ekonomike që karakterizohej nga një borxh miliardash dhe një hiperinflacion. Në orën 4 të pasdites një program i radios i quajtur “169 Orë” filloi transmetimin si zakonisht. Nemeth po e dëgjonte dhe ajo që dëgjoi tronditi njëherë e përgjithmonë themelet e komunizmit. Në Hungari, një person i intervistuar në emision tha: “Ajo që ka ndodhur në vitin 1956, sipas kërkimeve të fundit ka qenë një kryengritje popullore kundër një regjimi qeverisës oligarkik që po poshtëronte kombin tonë”. Kurrë më parë pushteti sovjetik nuk ishte sulmuar në mënyrë aq të drejtpërdrejtë dhe aq të rëndë nga një prej vendeve të kampit komunist. Fraza “nga një regjim që po poshtëronte kombin” ishte një referencë e drejtpërdrejtë ndaj Moskës që kishte shkelur me dhunë të drejtat e shumë vendeve të Europës Lindore. Që nga ndërhyrja e përgjakshme dhe e dhunshme e trupave sovjetike në vjeshtë të vitit 1956, qeveria hungareze, besnike e parimeve të partisë, e kishte cilësuar “kryengritjen popullore” një “kundërrevolucion” që duhej shtypur me çdo kusht. Por ajo çka ishte më interesante ishte se njeriu që dha intervistën ishte një figurë e rëndësishme. Për 55 vjet ai kishte qenë një anëtar i Byrosë Politike dhe ministër Shteti, si dhe një person që kishte dalë disa herë kundër partisë. Emri i tij ishte Imre Pozsgay. Ai deklaroi se partia e tij kishte legjitimizuar rolin qeverisës në Hungari përmes mashtrimeve. Dhe ky njeri zgjodhi pikërisht largimin e shefit të partisë jashtë vendit për të hedhur “bombën” e tij. Ndërsa intervista vazhdonte, shefi i Partisë i bëri menjëherë telefon Kryeministrit. Frika e tyre e madhe ishte se mos Moska në kundërpërgjigje të një deklarate të tillë do të aktivizonte të 200 mijë ushtarët sovjetikë që ndodheshin ende në Hungari e madje edhe kokat bërthamore të vendosura në liqenin Balaton. Por çudia e madhe ishte se nuk kishte asnjë reagim nga Moska. Kryeministri kishte dëgjuar se Honecker i Gjermanisë Lindore dhe Çaushesku i Rumanisë po përpiqeshin që të nxisnin Gorbaçovin që të ndërhynte ushtarakisht te vendet që kishin guxuar të shfaqnin një linjë ndryshe nga ajo e Moskës. Nemeth, që sapo kishte ardhur në krye të qeverisë konsiderohej një njeri i Perëndimit dhe së fundi ishte ftuar nga shumë krerë shtetesh perëndimore. Në vitin 1987, ai negocioi veçanërisht me guvernatorin e Bavarisë, Franz Josef Strauss, kredinë e parë të mundshme për Hungarinë, që ndodhej në vështirësi të mëdha ekonomike. Nemeth ishte një reformator në një vend që kishte bërë përpara më shumë se çdo vend tjetër për thyerjen e tabuve sovjetike. Përgatitjet për futjen e sistemit shumëpartiak ishin thuajse në përfundim dhe heqja e masave mbrojtëse të kufijve ishte në diskutim e sipër. Çudia ishte se gjithçka po ndodhte pa kundërshtimin më të vogël nga ana e Moskës, që me sa duket kishte vendosur të bënte indiferenten. Megjithatë, Nemeth e dinte se asnjëherë nuk mund të ishte 100% i sigurt për rusët. Sikur hungarezët ta dinin atë që po ndodhte në Kremlin që nga fillimi i vitit, do të kishin fjetur më të qetë. Më 15 janar, të dielën në darkë, lideri sovjetik, Gorbaçov, takoi tre nga këshilltarët e tij për të diskutuar në lidhje me axhendën e javës së ardhshme. Por para kësaj, ai u lexoi atyre një telegram të koduar, të cilin sapo e kishte marrë nga shefi i KGB-së së Pragës. Agjenti i kishte shkruar se lidershipi i Partisë Komuniste Çekosllovake ishte kundër politikës së tij të Perestrojkës, apo të ashtuquajturit “rindërtim politik”. Perestrojka e Gorbaçovit ishte një tentativë për të futur në vendet e Lindjes një politikë më transparente dhe elementët e parë të ekonomisë së tregut, por duket se kishte hasur në kundërshtitë e liderëve konservatorë të vendeve të Lindjes, të cilët parashikonin fundin e Perandorisë Sovjetike. Në atë dimër të ftohtë Bashkimi Sovjetik ndodhej në prag të katastrofës. Rezervat e gazit ishin në të mbaruar dhe dimri ishte ende përpara. Çaji dhe pasta e dhëmbëve ishin zhdukur nga dyqanet dhe bashkë me këto produkte kryesore e të përditshme edhe shumë produkte të tjera mes të cilave edhe gjalpi dhe sheqeri. Shoqëria ruse kishte pushuar së punuari. Kjo situatë ishte në favor të forcave përparimtare në Hungari dhe Poloni dhe më pas edhe në Gjermani. Në dimrin e vitit 89 shqetësimi më i madh për rusët ishte frika nga izolimi. Gorbaçov kishte caktuar një vizitë në Kubë për të takuar Fidel Kastron, por me gjithë sapo ndodhte në vendin e tij, lideri i partisë nuk ishte i sigurt nëse duhet ta bënte më një udhëtim të tillë të largët. Kastro ishte edhe ai i mendimit se Perestrojka e Gorbaçovit ishte një akt tradhtie për më tepër që Bashkimi Sovjetik në situatën ekonomike në të cilën ndodhej po e vinte në dyshim vazhdimin e ndihmës ekonomike ndaj ishullit komunist. Pasi e mori në shqyrtim situatën, Gorbaçovi vendosi që ta kryente udhëtimin e tij në Kubë, pasi nuk donte që të hapte edhe një front tjetër kontradikte, pas Çekosllovakisë, Rumanisë, Koresë së Veriut dhe Gjermanisë Lindore. Ndërkaq, i duhej që të merrej edhe me Afganistanin. Tërheqja e trupave sovjetike nga ky vend ishte në rrugë e sipër dhe sipas parashikimeve ushtari i fundit do ta linte vendin më 15 shkurt. Pas 9 vitesh lufte që kishte marrë 14450 jetë njerëzish, Kremlini ishte duke i dhënë fund aventurës së tij në rajon. Për ditë me radhë Moska kishte marrë telegrame nga Kabuli në të cilat i kërkohej ndihmë dhe rimendim të faktit të tërheqjes. Presidenti Mohammed Najibullah i kërkoi Gorbaçovit një brigadë me 5000 ushtarë për të thyer bllokadën e Kandaharit. Kjo kërkesë ndezi edhe debatin e fundit për Afganistanin mes grupeve të ndryshme në Kremlin. Shefi i KGB-së dhe ministri i Jashtëm, që sapo ishin kthyer nga Kabuli ishin për qëndrimin e trupave në Afganistan. Ndërsa anëtarët e grupit reformist ishin për tërheqjen e tyre. Sipas reformistëve Shevernaze kishte rënë në kurthin e Presidentit afgan, i cili i donte rusët me çdo kusht në vend. Por reformatorët nuk donin më derdhje gjaku rus në fushat e Afganistanit. Për sa i përket Gorbaçovit, ai kishte qëndruar i qetë deri në atë moment, por më në fund shpërtheu. Ai deklaroi se ishte kategorikisht kundër një fushate të re ushtarake në Afganistan. “Për sa kohë unë do të jem gjeneral nuk do të ketë kthim pas në politikën e kthimit të trupave në shtëpi”, tha ai në takim. Pas atij momenti, Gorbaçovi u kërkoi ekspertëve të tij që ti sillnin një studim në lidhje me tërheqjen e trupave ruse nga Hungaria, Praga, Angola, Vietnami. Debati i mësipërm i hapi rrugë edhe përfundimit të “politikës ekspansioniste” të Bashkimit Sovjetik. Pas këtyre tërheqjeve, Moska nuk do të ndërhynte më në punët e brendshme të aleatëve të saj. Takimi i mësipërm ishte një ngjarje kyç në vitin 1989 që ndihmoi shumë edhe në ngjarjet që pasuan në Europën Lindore. Tashmë “Doktrina e Brezhnjevit” kishte vdekur. Për sa i përket tryezës së rrumbullakët polake ajo nisi më 6 shkurt. Ishte një ngjarje interesante, sepse opozita polake ishte krejtësisht e papërgatitur për fitoren dhe kur befas u ndodh përballë saj nuk dinte çtë bënte. Ministri i Brendshëm, Czeslaw Kiszczak, qëndronte në derën e sallës së konferencës për të pritur opozitarët. Si për ironi ai kishte qenë një nga nismëtarët dhe mbështetësit më të zellshëm të ligjit të luftës që u vu në vend në vitin 1981 dhe tani në vitin 1989 ai ishte një nga Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25364. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25364

Autokritika e Ferrarës: Gabova unë Do të duhet një psikolog te Juventusi për të kuptuar se si një skuadër mund të kalojë në harkun e tri ditëve nga shou ndaj Sampdorias në vetëvrasjen kundër Napolit. Dhe mbi të gjitha nga 2-0 në minutën e 12 të pjesës së dytë në 2-3 në fund, me tre gola të pësuar në 23 minuta. “Më shqetëson kur humbet në këtë mënyrë, edhe sepse kjo humbje është e pashpjegueshme. Është një grusht në fytyrë, që dhemb, dhemb shumë”. Çiro Ferrara është i zhgënjyeri i parë i një Juventusi, që duhet të jepte përgjigje për vazhdimësinë, por që rikthehet te veset e vjetra dhe të rrezikshme. “Nuk prisja të përsërisnim ndeshjen me Sampdorian, reflekton trajneri bardhezi, por nuk e prisja edhe këtë. Nuk besoj se kjo ulje-ngritje paraqitjesh të jetë për shkak të një problemi psikologjik, por tani është e vështirë të gjesh shpjegime”. Të fortë kundër të mëdhenjve dhe të hutuar me të vegjlit: kështu u humb titulli sezonin e kaluar dhe jo rastësisht humbja e parë në shtëpi e Ferrarës është e njëjtë me atë të Juventusit të fundit në Olimpiko. 2-3 ndaj Kaliarit më 31 janar 2009. Juve e gjen veten edhe një herë plot dyshime. “Është e vështirë të gjesh një shpjegim, thotë Çiro, edhe pse kur ishim 2-0 nuk pati më intensitet dhe ne nuk duhet të lëshonim pe: kjo do të na bëjë të reflektojmë”. Dje në mëngjes, gjatë stërvitjes, trajneri është përballur me skuadrën (”Duhet të flasim për të harruar këtë humbje”, thotë Trezege) edhe sepse të martën, në Izrael, është testi që nuk duhet dështuar. “Me Napolin ndeshja ishte e mbyllur, shpreh keqardhjen Ferrara dhe këtë gabim nuk duhet ta përsërisim më. Dëshironim të fitonim, por në fakt humbëm, ishim në avantazh dhe nuk e administruam”. Ferrara vuan, edhe sepse në derbin e zemrës dhimbja është e madhe. “Napolitanët kanë vuajtur shumë, shpjegon ai, dhe këtë e thotë barazimi me Milanin. Bënë një paraqitje të mirë në pjesën e dytë dhe ndoshta pas hyrjes së Datolos, nuk bënë zgjedhjen e duhur taktike”. Mungonte ekuilibri në fushë, shihet gjithçka edhe nga menaxhimi i rezultatit. “Kemi kaluar nga një shpërthim atomik në një tjetër dhe tani duhet të fillojmë të menaxhojmë më mirë emocionet: duhet të bëhemi arkitektë të vetvetes”. Shpikësi i “Juves atomike” mjaftohet me një buzëqeshje për batutën e Ferrarës. “Ishte më shumë se një shpërthim, korrigjon Bufon. Kjo humbje duhet të na shërbejë si leksion dhe tani duhet të përgjigjemi si skuadër: menjëherë, që nga ndeshja e Champions League ndaj Makabit. Nëse jemi të aftë, do ta demonstrojnë në fushë”. Portieri bardhezi, italiani i vetëm në listën e Fifa World Player, dëshironte tia dedikonte një sukses të mundshëm bashkëshortes së tij, Alena, dhe fëmijës së dytë, që lindi të shtunën.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25358. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25358

Trualli në qendër, forcohet gërnja PS-qeveri Trualli në qendër të kryeqytetit, mes Rrugës së Durrësit dhe Kavajës, dita-ditës vazhdon të jetë pjesa e dytë e “telenovelës” së Zogut të Zi. Për tri ditë me radhë, akuzat dhe deklaratat lidhur me këtë truall kanë ardhur duke u ashpërsuar.
Për këtë mjedis, pak metra larg sheshit “Skënderbej”, ekzistojnë dy versione zhvillimi: njëri, sipas bashkisë, që është pronë private, për të cilën Këshilli Rregullues i kryeqytetit ka dhënë një sërë vendimesh edhe të drejtën për pajisje me leje ndërtimi, ndërsa versioni i dytë i qeverisë sqaron se ky shesh është pronë shtetërore dhe për këtë është menduar që të kthehet në një shesh pushimi, lulishte me hapësirë të gjelbër.
Sakaq, dje, pas një serie deklaratash të dy ditëve më parë, ka reaguar deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, i cili, në një deklaratë zyrtare, ka folur me tone tejet të ashpra.
Sakaq, sipas administratorit të Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli, prona për të cilën bëhet fjalë është në pronësi private të Komunitetit Mysliman dhe bashkëpronarëve të familjes Kika, e vërtetuar me certifikatë pronësie. Kjo pronë ka një histori 14- vjeçare miratimi lejesh, ku gjejmë emrat e të gjithë kryetarëve të bashkive dhe kryeministrave të mëparshëm.
Reagimi
“Pas këtij demonstrimi të paligjshëm force, fshihet pushteti i paligjshëm i Sali Berishës, që u është turrur pronave publike dhe private, me një babëzi e verbëri të paparë. Kjo dhunë bëhet për ti detyruar pronarët e ligjshëm që të lidhin kontrata me sekserët e Sali Berishës, të cilët janë lëshuar si hiena kudo”, sqaroi Eduard Shalsi. Sipas tij, dhuna tregon fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, këtij punisti që tashmë kërkon të kthehet në latifondist, duke vjedhur pronat e popullit, duke vjedhur votën e tjetrit, biznesin e tjetrit, pronën e tjetrit. “Është e patolerueshme, e papranueshme, që këto gjëra të ndodhin në mes të ditës, në mes të Tiranës. Për këtë shesh këtu është organizuar një konkurs ndërkombëtar dhe i është dhënë leje nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës, ku kanë votuar pro si përfaqësuesit e PS-së ashtu edhe përfaqësuesit e PD-së”, ka theksuar Shalsi. Deputeti i Partisë Socialiste e ka mbyllur fjalën e tij duke u shprehur: “Kjo, me sa duket, nuk i mjafton të bijës dhe të birit të Sali Berishës, të cilët kërkojnë nga baca e tyre Sali, nga një pronë përditë. Por ta harroj baca Sali, se mund ti bëjë pronat e popullit dhuratë për fëmijët e vet. Këtu do të jemi”.
Përplasja
Bashkia e Tiranës ka paditur dy ditë më parë në prokurori Policinë e Shtetit. Padia, sipas përfaqësuesve të bashkisë, është ngritur për shkak se policia ka arrestuar inspektorin Genti Lala, pas përplasjes mes dy policive. Në veprimet e tyre, ata kanë shoqëruar për shkak të cilësive të veçanta, inspektorin e lartë, përgjegjës të zonës, për disa orë në Komisariatin e Tiranës. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës ka bërë një kallëzim penal për drejtuesit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit të Qarkut të Tiranës, gjithashtu, për përfaqësuesin e Inspektoratit Urbanistik Kombëtar, dega Tiranë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25349. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25349
Top