Borrielo, i uritur: Dua të sfidoj Realin
Pas dygolëshit ndaj Parmës qendërsulmuesi i Milanit ndihet i rilindur: Jam mirë, por jo në maksimum

Femrat thonë që i bukuri i futbollit është ai, Marko Borrielo. Meshkujt thonë që i bukuri i futbollit është një qendërsulmues që shënon. Pastaj nëse golat janë të mirë, edhe më mirë. Pas golit të dytë ndaj Parmës me një gjysmëroveshatë, Borrielo mori dhe çmimin e protagonistit të ndeshjes, në një mbrëmje plot flash, foto e duartrokitje. Buzëqeshja e tij në fund të ndeshjes është një nga sekretet e ringjalljes dhe e ndihmon të plotësojë riaftësimin nga problemet muskulare për të pasur më shumë besim.

Në ditët e verës, ndërsa shokët e tij shijonin ndonjë orë pushim në det, Borrielo përkushtohej i vetëm në një palestër të një hoteli të madh milanez. Donte ta niste mirë sezonin, sepse në mendje ka vetëm një mision: të tregojë se është për Milanin dhe të meritojë grumbullimin për Botërorin e ardhshëm.

Në të vërtet Markoja u kthye që në Madrid për të bashkëpunuar në përmbysjen historike, goditi një traversë në Veronë, mori pjesë në finalen kaotike të Napolit dhe të shtunën si titullar shënoi një dygolësh ndaj Parmës: Jemi në rrugën e duhur, edhe pse më mungon edhe pak forma, – thotë Borrielo. – Pas pushimit për kombëtaret do të jem në formë të shkëlqyer. Gjërat po ecin mirë për mua dhe për skuadrën dhe kjo fitore është shumë e rëndësishme. Periudha e keqe kaloi, unë dua të falënderoj MilanLab-in, që i zgjidhi problemet e mia muskulare.

Nga 31 maji me fanellën numër 22 të Milanit nuk shënonte një gol. Atë ditë dhe në gjashtë vitet e fundit ishte në shpinën e Kakàsë. Në verë Borrielo donte 22, sepse 11 nuk po i sillte më fat dhe sepse ndoshta, shpresonte të ndiqtë gjurmët e Rikit. Dhe me Kakànë tani takimi është shumë pranë: Mezi pres që të vijë e marta (nesër), – pohon Borrielo, – sepse dua që të luaj ndaj Real Madridit. Ndihem mirë, pastaj pa dyshim që vendos trajneri.

Borrielo dhe Inzagi, kjo është dilema.

Trajneri kuqezi

Leonardo: Tani dimë edhe të vuajmë

Sigurisht që do të vuajmë dhe të shtunën kjo skuadër diti edhe të vuajë. Leonardo zbulon një aftësi të re të Milanit, që falë fitores 2-0 ndaj Parmës, po u jep vazhdimësi rezultateve. Nuk ishim të vdekur, – vazhdon braziliani, duke kujtuar kritikat e ditëve të fundit, – gjithçka ka një zhvillim dhe një arsye. Ka një moment për të shijuar, për të drejtuar dhe vuajtur. Dhe tani po ëndërrojmë, edhe pse duhet të përmirësohemi. Unë jam shumë i kënaqur që arritëm të shënojmë gol shpejt dhe ta mbyllnim ndeshjen.

Në shtëpi, nëse shënon pas 12 minutash është më e lehtë. Kjo skuadër nuk duhet të jetë shumë e kujdesshme, duhet vetëm të luajë. Në pjesën e parë ndoshta ishim pak në vështirësi. Por mënyra jonë e lojës ndryshon pak në krahasim me vendosjen e skuadrës kundërshtare. Është e pshmangshme të bëhen konsiderata mbi protagonistët e mëdhenj të mbrëmjes së San Siros, Borrielo dhe Ronaldinjo: Dinjo i hodhi hapat e para dhe duhet të këmbëngulë, ndërsa Borrielo u kthye dhe jemi të lumtur. Shënoi dy gola, njëri prej të cilëve shumë i bukur. Do të na ndihmojë shumë.(SportiShqiptar)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25430. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25430