Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Aspects required to be consider for the best web hosting Wpdesigner is an advanced blog and it is mainly paying attention on creating Word Press topics and humanizing your blogs presentation throughout code and design twists. The Wpdesigner.com introduced free word press on 2june06. And the most recent released theme is Gluttony. Few others like JWM, Peaceful Rush and Greed are their most famous themes.
They also describe information about web hosting. They provide a list of best web host along with their details. The details include information of each and every web host such as ranking, price, setup and domain registration charges, disk space, and up time. By the term uptime it means that for how much time duration a web page would be displayed on the sever. Knowledgeable web masters and clients correct the list of best web host. They offer contemptible specialized web hosting facilities at very nominal price like less than $12 a month and all web hosting procedures contain at least one free domain name registration and money back guarantee of a month. There are numerous web hosts firms available over the Internet who provides best web host information. They provide free storage space on sever for clients database. There are few best web host service providers who offer cheap web hosting. Wpdesigner is one among them and they are the singles of few finances web-hosting services which provide absolute quality with consistent server.
If you are wondering how to select the best web hosting service provider then you should prefer the famous and trustworthy Internet service provider as they dont give so much of troubles but if you prefer unknown ones then you may have problems. Few other points need to be considered are as follows:
* Web space provided: You should make sure that ISP provides enough space for your web site on their server. If your website consists of graphics or few video clips then there should be ample of space on server. * FTP access: It enables to upload the html pages. So it should have capability to expand afterward on if you expand you business. * Support: You should make sure that your web hosting service offers around the clock service to you. * Bandwidth: For data transfer you require enough of bandwidth. * Quantity of consistency, protection and speed of access: You should make clear in the beginning only that your service provider offers you speed, reliability and proper security measures. * Pricing plans: Before you select any service provider try to compare the price with other providers as well.
A trustworthy web hosting services provider must work hard to stay away from any break down.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albpixel.com/2009/11/aspects-required-to-be-consider-for-the-best-web-hosting/. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albpixel.com/2009/11/aspects-required-to-be-consider-for-the-best-web-hosting/
Absolute technique for advertising email marketing Email marketing is the easiest and efficient technique of advertising on the Internet. This term involves all the mails used for marketing communications. The all sorts of emails send to a client or public venue are very effective for the business. Generally emails are used for sending direct promotional emails to make an effort and obtain fresh customers or influence presented customers to purchase once more. The emails are also sending to support customer faithfulness and improve the customer correlation by many different organizations. The Email marketing has gained its popularity all across the world very rapidly as sending email is cheaper than rest ways of communication. The email allows you too deliver your message to the people with in few minutes. So its less time consuming. There are three common methods used for email marketing such as direct email, retention email and marketing in extra peoples emails. To make less effort the email marketing software is obtainable. It assists in sustaining a regular communication through your subscribers. The email marketing software product offers few tools like personalization, promotion tracking and auto responders. On the whole the email marketing software is a tool that supervises your online-based commerce. It helps to create HTML email promotions with out any practical information.
The email marketing software provides the following significant resources:
* Email merge: It permits you to send personalize group emails. In this you must personalize a newsletter or email communication. * Web supported vs. Computer supported: While using email marketing software you need to download software on that particular computer. So in case you wish to send a newsletter you need to use that same computer only. And if you use web-based software then you can work on any computer which has Internet enabled in it. You can upgrade software whenever its required. The space when you use web-based software will be virtually limitless. * Track false subscriber: It is used to track the zip code automatically. * Automatic subscribe and unsubscribe choice: With this facility you ask people to validate their subscription by email. * Automatic Responder: This is useful at the time if you wish to send a mail to several people like a thanks giving mail which can be send to many people at the same time.
The Email marketing software provides us the accessibility to simply and easily make, supervise and consider the email marketing campaigns.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albpixel.com/?p=356. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albpixel.com/?p=356
Një libërth i vogël, por me vlera të mëdha Ndoshta sot lexuesit mund ti duket çudi që për një libërth të tillë prej 8 faqesh të ketë pasur aq jehonë, të jenë shkruar artikuj të shkurtër dhe të gjatë, të jenë botuar edhe monografi dhe vazhdon të rikujtohet edhe pas një shekulli e gjysmë e më shumë. E ky është “Ëvetari” i Naum Veqilharxhit, i pari abetar i shqipes, shkruar me një alfabet të veçantë dhe qarkulluar në vitin 1844, 165 vjet më parë. Kush ishte Naum Veqilharxhi? Ishte një patriot nga Vithkuqi i Korçës, që qe një ndër qendrat ekonomiko-kulturore të mëdha të vendit tonë në shekullin XVII-XVIII, që më pas u shkatërrua, duke u kthyer në një fshat të zakonshëm. Në një zonë të tillë me tradita patriotike dhe arsimore lindi Naum Veqilharxhi, në fund të shekullit XVIII dhe vdiq, siç thuhet i helmuar nga patrikana greke, më 1846, duke u bërë kështu dëshmori i parë i Rilindjes sonë Kombëtare. Shumë i ri, së bashku me familjen emigroi në Galac të Moldavisë për të mos u kthyer më në atdhe. Më pas do të punojë si avokat në Braila të Rumanisë, e cila ishte një qendër e emigracionit në Ballkan, e kulturës iluministe dhe e lëvizjes çlirimtare. Naum Veqilharxhi qe atdhetari i parë shqiptar që formuloi kërkesat kulturore të lëvizjes sonë për çlirim kombëtar, duke u bërë kështu pararendësi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Në formimin e tij luajti një rol edhe mjedisi patriotik i kohës ku ai jetoi dhe pjesëmarrja në lëvizjen eteriste që luftoi në atë vend për të shporrur pushtuesin e huaj. Kështu me emrin e Veqilharxhit lidhet një veprimtari e gjerë patriotike që do ti shërbente zgjimit të ndërgjegjes kombëtare të popullit shqiptar dhe pati një ndikim të veçantë tek atdhetarët shqiptarë, të cilët në veprimtarinë e tyre ecën në gjurmët e Naum Veqilharxhit. “Ata, theksonte M. Islami, shihnin tek ai njeriun që kishte hapur një rrugë të re për çështjen kombëtare dhe për këtë arsye e nderonin dhe e ruanin të gjallë kujtimin e tij”. N. Veqilharxhi ishte iluminist dhe si i tillë u jepte përparësi lëvrimit, përhapjes dhe shkrimit të gjuhës amtare, kur dihej se shqiptarët, duke qenë të pushtuar, kishin pengesa në lëvrimin dhe pasurimin e saj, pasi politika e pushtuesit ishte e tillë që donte të përjetësonte prapambetjen shekullore. Prandaj mbështeste pikëpamjet iluministe se një popull mund të dalë nga padituria, vetëm duke shkruar e lëvruar gjuhën amtare e duke e konsideruar faktor të rëndësishëm edhe për zhvillimin mendor të fëmijëve dhe mjet të fuqishëm për përvetësimin e njohurive. E gjithë veprimtaria e tij politike e pedagogjike ka bërë që N. Veqilharxhi të zërë një vend të rëndësishëm në historinë e shkollës, të shkrimit shqip dhe të historisë së mendimit politik dhe pedagogjik. Rrethanat e kohës diktonin që të zhvillohej arsimi në gjuhën amtare, të arsimoheshin shqiptarët e kjo duhej realizuar në një kohë sa më të shkurtër. E bënte të domosdoshme një veprimtari të tillë, pasi mund të zhdukeshin edhe ato akte të trashëguara nga e kaluara. Veprimtaria e tij kulturore është përqendruar në hartimin e një alfabeti të veçantë për shqipen dhe botimi i dy abetareve. Ka edhe ndonjë informatë tjetër, se përveç abetareve deshti të botojë edhe një gramatikë, por vdekja ia ndërpreu planet e tij. M. Domi, disa vite më parë, pati deklaruar se N. Veqilharxhi kishte përgatitur lexime për moshën fëminore dhe të rriturit, ndërsa Dh. S. Shuteriqi pranonte se që më 1844 kishte gati një përkthim të “Një mijë e një netëve”. Të gjitha këto njoftime na bëjnë të mendojmë se N. Veqilharxhi duhet të ketë lënë në dorëshkrim edhe vepra të tjera të pabotuara.
* * * Punën e parë Naum Veqilharxhi e nisi me hartimin e një alfabeti të veçantë për shqipen për të qenë kështu nismëtar për një vepër të tillë, pasi ky alfabet do të ishte jashtë ndikimeve politike dhe fetare të kohës. Ai ishte i bindur se një punë e tillë mund ta bënin edhe vetë shqiptarët. Kujtojmë Çajupin, i cili gjysmë shekulli më vonë, deklaronte se alfabeti duhet të zgjidhet prej nesh. Naumit i kushtoi shumë kohë për të hartuar këtë sistem shkrimor, ku thuhet se punoi rreth 20 vjet, diçka e ekzagjeruar. Tek alfabeti i këtij punëtori atdhetar duhet të vlerësojmë ndjenjat patriotike të autorit, që kërkonte me insistim që të shkëputej nga çdo ndikim i huaj, duke dhënë një alfabet të veçantë, pasi populli shqiptar ishte një popull më vete, kishte historinë dhe gjuhën e tij, prandaj duhet të kishte edhe alfabetin e vet. Por ky sistem shkrimor nuk ishte praktik, si nga përdorimi, ashtu edhe se krijonte vështirësi financiare për të blerë shtypshkronja, pasi atyre ekzistueseve u mungonin të gjitha karakteret e veçanta. Burimi i këtij alfabeti ka ngjallur diskutime në qarqet shkencore të kohës dhe më vonë. Autorët e ndryshëm qofshin vendës apo të huaj kanë dhënë shpjegime të ndryshme. Ne kemi mendimin se Naum Veqiharxhi nuk është mbështetur në asnjë nga alfabetet ekzistuese. Ai krijoi një alfabet të veçantë, por nuk përjashtohet mundësia e ndikimit të ndonjë elementi nga alfabeti cirilik sllav dhe ciriliku sllav civil. Mithat Frashëri, një shekull më parë, theksonte se shkronjat e Naum Veqilharxhit janë të veçanta dhe së largu ngjajnë me armenishten. Një ide të tillë për një ndikim nga alfabeti armen e ka shprehur edhe ndonjë autor tjetër. Një shtjellim më të hollësishëm e ka bërë dr. Gjystina Shushka, e cila është marrë ekskluzivisht me veprën e Veqilharxhit, kryesisht, në rrafshin gjuhësor, që përveç të tjerave në vitin 1999 botoi në Prishtinë monografinë “Gjuha në veprën e Naum Veqilharxhit”. Mundësinë e ndikimit nga alfabeti armen ajo e shpjegon me kontaktet që ka pasur Naum Veqilharxhi me armenët në lagjen ku banonte në Braila gjatë viteve 1834-1839. * * * Duke qenë se e zgjidhi sipas pikëpamjes së tij çështjen e alfabetit, Naum Veqilharxhi u mor me hartimin e abetareve për gjuhën shqipe, kur në atë kohë nuk kishte një alfabet të vetëm të gjuhës sonë dhe nuk kishte shkolla në gjuhën amtare. Kjo ide nuk i lindi rastësisht. Ka pasur faktorë që e kanë nxitur për tu marrë me një nismë të tillë. Ai jetonte në një mjedis ballkanik, kur lëvizja për çlirim nga Turqia sa vinte e rritej dhe ndërgjegjja politike sa vinte e forcohej, kur popujt e Ballkanit një nga një kishin fituar pavarësinë. Edhe historiku i hartimit të abetareve në popujt e Ballkanit nuk ishte i hershëm. Brenda 2-3 dhjetëvjeçarëve të shekullit XIX të gjithë këta popuj hartuan abetaret e tyre. Prin fillimisht Greqia, duke hartuar abetaren e parë në Ballkan, për të vazhduar me atë të Rumanisë (1820), të Bullgarisë (1824) dhe të Serbisë (1827). Roli i këtyre abetareve ishte i madh, duke ditur se ai është libri i parë i nxënësit. Patjetër edhe ky faktor ka pasur ndikimin e vet te N. Veqilharxhi. Së pari hartoi një abetare prej 8 faqesh me titull “Fort i shkurtër e i përdorshim Ëvetar shqip për çdo si cillë që do të mpsonjë të kënduarit e të shkruarit bukur shqip”. Autori e shihte se pak faqe nuk ishin të mjaftueshme, por e ndiente të domosdoshme të bënte edhe ndonjë sqarim. Kështu në parathënien e botimit të dytë theksonte se “mos i vështroni të vogëlmit e ti, koha do ti dëftenjë të mathtë e të rendit” (=rëndësinë e tij). Një vit më vonë Veqilharxhi, më 1845 botoi abetarin e dytë prej 50 faqesh me titull “Fare i ri Ëvetar shqip për djelm nismëtorë, nxjerrë e dhënë mbë dritë tani herën e parë për djem të vegjël me një të zgjedhur nga disa gjë të mirash e të fitimëshme”. Ky abetar humbi nga qarkullimi gati një gjysmë shekulli dhe së fundi u gjet në Greqi në një bibliotekë të atjeshme. Menjëherë u transkriptua nga Ll. Nase, Tiranë, 1984 dhe më vonë nga Gj. Shushka, Prishtinë, 1994. Parathënia e botimit të dytë ka si titull “E parthënme për mbi djemt e rinj shqipëtarë”. Ishte një manifest i vërtetë i lëvizjes sonë kombëtare. Përveç të tjerave, kjo parathënie kishte vlera edhe për mendimet që jep për zhvillimin e gjuhës dhe të arsimit kombëtar. Në Ëvetar ka dhënë edhe këshilla për të rinj, shumë prej tyre me përmbajtje praktike dhe edukative, si: Secili ka për de Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25463. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25463

Kepucet,nje pasion femeror Dekoltetë, çizmet e gjata dhe të shkurtra, takat e larta: këto janë tendencat e sezonit të ri dimëror. Komode, të ngrohta, seksi, ekstravagante, klasike ose supermoderne: në sezonin vjeshtë-dimër 2010 femrat do të kenë më shumë mundësi zgjedhjeje
KËPUCËT ME TAKA TË LARTA
Këto janë të përzgjedhurat për sezonin vjeshtë-dimër 2010. Sipas stilistëve janë të përsosura si për ditën, edhe për natën, klasike dhe sportive. Kjo kategori këpucësh karakterizohet veçanërisht nga pjesa e sipërme, e cila qëndron e puthitur në këmbë, ndërkohë që lidhëset japin shumë finesë. Këpucët me taka të larta, natyrisht ato të koleksionit të ri, janë të thjeshta, por dhe shumë femërore. Në fakt ngjajnë pak me modelin prej lëkure të ofruar nga “Camper”: janë me taka dhe viza horizontale bardhezi. “Coccinelle”, një firmë tjetër këpucësh, propozon një model shumë të veçantë kamoshi ngjyrë kafe, me një dekorim tradicional dhe në qafën e mbushur me rrathë. Marka shumë e njohur “Geox” është fokusuar te takat shumë të larta dhe punimet me thurje, që i japin hijeshi këmbëve të femrës. Shumë “simpatike” janë modelet e ofruara nga “Janet & Janet”. Këpucët e kësaj firme kanë edhe një pamje krejtësisht të veçantë. “Nero Giardini” ka punuar më shumë me klasiken dhe elegancën, pra për një grup të caktuar njerëzish, të cilët preferojnë të veshin këpucët e tyre. Tepër i kohës është edhe modeli “Derby”, që diferencohet nga të tjerët nga pjesa e sipërme. Te ky model mbizotëron punimi i lëkurës.
ÇIZMET E SHKURTRA
Ky model përshtatet me lloje të ndryshme veshjesh. Ato mund të duken bukur si me fund ashtu edhe me xhinse. Mund të fshihen nën pantallona pa krijuar ndonjë problem, ndryshe nga çndodh kur veshim çizme të gjata. Michel Klein vlerëson shumë modelin “La Redoute”, që është shumë seksi. Ky model ka takë të lartë e të hollë dhe vjen duke u ngushtuar te kyçi i këmbës. Karakteristikë e “Camper” janë shiritat, tokëzat, mbërtheckat si dhe lëkura shumëngjyrëshe. “Silla” propozon një stil shumë më ekstravagant: thekë shumë të gjata dhe taka të larta të zbukuruara me gurë të çmuar. “San Frediano” dhe “Paciotti” kanë preferuar më shumë stilin klasik, duke i dhënë rëndësi formave të rrumbullakosura dhe takave sa më komode. “Tommy Hilfiger” ka zgjedhur modelin e çizmeve të ngrohta, me mbyllje me zinxhir në pjesën e përparme dhe pjesën e brendshme lëkurë.
TAKAT E LARTA DHE GOMA E TRASHË
Pasi i kanë çmendur femrat gjatë gjithë sezonit pranverë-verë, goma e trashë dhe e lartë nuk mund të mungonte edhe në modelet e dimrit. Ndoshta nuk jeni në gjendje të lëvizni mbi taka të larta ose i konsideroni jo shumë komode, veçanërisht nëse do tju duhet që ti mbani në këmbë nga mëngjesi deri në mbrëmje, por ka një mënyrë që të mos e refuzoni “lartësinë” dhe komoditetin. Lëkurë, gomë të lartë dhe ngjitura pas këmbës: “Camper” propozon një model komod dhe shumë modern.
Një tjetër firmë e njohur është edhe “Ruco Line”, e cila ka disa modele: këpucë për fëmijë, për meshkuj, këpucë tenisi, çizme dhe artikuj të tjerë. Së bashku me ngjyrat e zakonshme spikatet edhe ajo “pink”, bluja marine, e kuqja, si dhe bluja e errët. Këto modele marrin pak ngjyrim romantik me ndonjë qëndisje, duke krijuar relieve të këndshme. Për të shmangur rrëshqitjen në kohët me shi është zgjedhur goma.
ÇIZMET E GJATA
Çdo femër ka të preferuarat e saj: nën ose mbi gjunjë, të sheshta ose me taka të larta, lëkurë ose kamoshi. Nuk mund të ketë dimër pa çizme. Pasarelat parisiane kanë risjellë modën e çizmeve të gjata mbi gjunjë, pothuajse deri në gjysmën e kofshës dhe njësh me këmbën, por që varen më shumë edhe nga gjatësia e trupit. “Coccinelle” i ka realizuar ato me kamosh dhe me damarë në pjesën e sipërme. Tommy Hilfiger ka kërkuar më shumë ekstravagancën, duke shtuar edhe disa zinxhirë mbi pjesën e kaviljes. “Malìparmi” ka zgjedhur modelet me thurje, por edhe lëkurën me shkëlqim. Michel Klein gjithashtu ka zgjedhur modelin klasik të tyre, krejtësisht të ngushta, pothuajse si geta.
Në këtë koleksion nuk mungojnë edhe modelet klasike që nuk u ikën asnjëherë koha, të ofruara si nga “Camper”, “Geox”, “Nannini”, “Nero Giardini” dhe “San Frediano”.
DEKOLTETË
Modelet me lëkurë të kuqe të ofruara nga “Tommy Hilfiger” janë jashtëzakonisht të bukura. Qëndismat mbi lëkurë krijojnë efektin e xhinsit. “Camper” krijon forma të reja dhe shumë origjinale, por mbi të gjitha edhe shik. “Janet & Janet” ka realizuar një model klasik të përpunuar me shumë thurje, ndërsa “Geox” ka preferuar format këndore. “Pura Lopez” ka ndryshuar fytyrë, duke kaluar nga këpucët e lëkurës te ato të kamoshit.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25468. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25468

Raketa dhe celularë në vendin e Kim Jong Il Marrëdhëniet e Koresë së Veriut me pjesën tjetër të botës janë bazuar kryesisht në bisedimet për çështjen bërthamore. Por në kryeqytetin Pyongyang ka nisur të shpërthejë tashmë një bum i vogël elektronik: TV, Ipod, frigoriferë e celularë…
Koreja e Veriut
Çdo natë, ose për të qenë më të saktë në mesnatë, në rrugët e Pyongyang-ut, për të vënë në gjumë popullin koeranoverior dëgjohet një ninullë e shkurtër. Kënga titullohet “Mos përfundo kurrë o natë e Pyongyang-ut” dhe është e lehtë si një çaj kamomil. E njëjta gjë përsëritet disa orë më vonë, pothuajse në të gdhirë, për të shoqëruar zgjimin e qytetarëve gati për të shkuar në punë. Melodi të njëjta për të gjithë, sipas thënieve marksiste leniniste të adaptuara nga Kim Il sung, Presidenti i përjetshëm që vdiq në vitin 1994, ideologjia e të cilit vazhdon të dominojë në Korenë e Veriut. Por, në vend ka edhe nga ata që nuk kanë nevojë për këtë zgjim popullor. Në vendin më komunist në botë, njerëzit më me fat mund të zgjohen nga gjumi nga tingujt e një radioje të prodhuar në Indonezi, apo nga muzika e ndonjë Ipodi “Made in China”. Janë përfaqësuesit e elitës, të lidhur me djalin e themeluesit, të jashtëzakonshmin Kim Jong Il, të cilit, përveç mjeteve teknologjike të brezit të ri, i detyrohen edhe shumë privilegje dhe komfort. Me paktin për të respektuar politikën e jashtme, nën kërcënimet e vazhdueshme nukleare dhe lëshimin e raketave balistike, para se të ulen në tavolinën e negociatave.
Raketa dhe telefona celularë
Edhe pse në provincat në kufi me Kinën, njerëzit thuhet se vdesin urie, në Pyongyang borgjezia mbush plot e përplot dyqanet dhe restorantet, si ai i hotelit “Morangong”, ku me muzikën e Vivaldit në sfond shërbehen aragosta dhe midhje, me një çmim më të ulët se dhjetë euro. Kjo lloj jetese, që e kanë zili të gjithë, i përket vetëm 0.1 për qind të popullsisë totale (rreth 22 milionë) por e mjaftueshme për të mbajtur gjallë kryeqytetin dhe rigjallëruar një ekonomi shumë më pak aziatike në krahasim me të kaluarën. Edhe pse të pakta, shenjat e ndryshimit janë të pranishme edhe këtu. Tabela të mëdha publicitare i ftojnë njerëzit të blejnë makina të firmave vendase. Trafiku që deri pak vite më parë ishte inekzistent, tani është i dendur dhe i rregulluar për bukuri në rrugët e gjera me trotuare. Zhurma e borive është e para gjë që të bën përshtypje. Nuk jemi në Pekin, e as në ndonjë metropol gjigant europian, por edhe në Pyongyang automobilat qarkullojnë dhe kujdestaret e mrekullueshme e të veshura me elegancë të trafikut, ia nisin punës. Në magazinat e mëdha, malli është i një cilësie të mirë. Në qendrën tregtare “Parajsa” me hyrje nga sheshi “Kim il Sung”, nuk gjenden vetëm mallra ushqimore, por edhe të mira të një konsumi të gjerë, si frigoriferë, televizorë apo celularë. Telefonat celularë janë moda e re në vend. Në rrugën qendrore “Kwangbok” nuk është e zakonshme të ndeshesh me njerëz që mbajnë në dorë apo flasin me telefona celularë, siç ndodh në çdo vend të botës. Mes reklamave në televizor shfaqet edhe ajo e kompanisë telefonike “Korylonk”. Megjithatë, është e pamundur që, përmes telefonave, të komunikosh me botën e jashtme, sepse funksioni i tyre kufizohet vetëm brenda për brenda vendit. Interneti dhe posta elektronike përbëjnë kufirin e ri. Në hotelet e mëdha si “Koryo”, “Yanggakdo” dhe “Potomgang” mund të dërgohen mesazhe me një çmim 2 euro secili. Operacioni i dërgimit bëhet manualisht nga të punësuar dhe të trajnuar posaçërisht, që kërkojnë adresën e personit për ta verifikuar një herë, para se të dërgojnë e-mailin. Në teori, gjithçka mund të lexohet, si ajo që dërgohet dhe ajo që vjen. Interneti është një evolucion e sipër. Për momentin, funksionon vetëm sistemi Intranet, d.m.th një internet me shpërnarje lokale. Sepse lajmet nuk ekzistojnë, ose janë të burgosura të sistemit mediatik, të udhëhequr nga Partia e Punëtorëve. Në Korenë e Veriut jetohet si i zhytur në një flluskë ajri, jashtë pjesës tjetër të botës. Megjithatë, shumë analistë mendojnë se herët ose vonë interneti do të arrijë të thyejë censurën dhe do të shpërndahet edhe në zonën më të humbur të vendit, ku informacionet janë shumë të rralla. Ka taksi, bare dhe restorante, të cilat qëndrojnë hapur deri në orët e vona të natës e që frekuentohen dendur edhe nga të mëdhenjtë e nomenklaturës. Mund të gjenden edhe palestra, sauna e kazino. Lidhjen fikse me internetin e kanë vetëm ambasadat dhe organizmat ndërkombëtarë që operojnë në vend, që duhet thënë se është shumë i ngadaltë. Për një panoramë mediatike nuk janë të mjaftueshme tetë faqet e së përjavshme “Pyongyang Times”, që mund të blihet në librari. Megjithatë, në hotelet ku dy vjet më parë të vetmet kanale që merrte televizori ishin dy stacione vendase me informacione të mërzitshme, tani lista është zgjeruar edhe me BBC, një TV japonez dhe një tjetër rus. Me pak fjalë, një hap përpara për një regjim që tradicionalisht ka qenë alergjik ndaj çdo kontakti me jashtë. Nëse nëpër rrugë dëgjohen zilet e celularëve, raketat e vjetra “Redong” dhe “Taepodong” nuk pushojnë se “shqetësuari” qiellin. Koreja e Veriut nuk heq dorë nga kërkimet dhe në mënyrë të rrezikshme do që të jetë avangardë në propozimet e saj luftarake. Lëshimi i raketës me rreze të shkurtër disa javë më parë dhe disa mekanizma bërthamorë e kanë bërë Kim Jong Il që të mos trembet para asgjëje, për të arritur ambiciet e tij. Pekini është fuqia e vetme në gjendje ta bëjë Pyongyang-un të arsyetojë, duke arritur të mbajë rrugën e hapur për negociatat me pesë fuqitë e tjera të mëdha: SHBA-të, Rusia, Kina, Japonia, Koreja e Jugut dhe vetë Koreja e Veriut, të braktisura pak kohë më parë nga lideri i çuditshëm koreanoverior. Edhe marrëdhëniet me SHBA-të pas largimit të Bushit dhe ardhjes së Obamës duket se po karakterizohen nga një frymë më shumë pozitive. Teksa lexon “Pyongyang Times”, vihet re edhe njëfarë nostalgjie në kujtim të vizitës historike të bërë këtu nga Madlen Ollbrajt në vitin 2000, në atë kohë sekretare amerikane e Shtetit nën Presidencën e Bill Klintonit. Thuhet se në atë kohë, Kim Jong Il i kërkoi asaj adresën e postës elektronike për të komunikuar më mirë. Nuk dihet ende nëse shkëmbimi i e-maileve u bë. Por është i sigurt fakti se vetë Kim është shumë i dhënë pas teknologjisë, madje ka edhe një adresë elektronike shumë sekrete që funksionon me qark të mbyllur, në një rrjet të administruar nga ushtria, në duart e së cilës Koreja e Veriut duket se po i beson gjithmonë e më shumë. Nëpër rrugët e kryeqytetit korean, pankartat e parullat e zakonshme nënvizojnë rezistencën dhe forcën e pathyeshme të ushtrisë. Të tjera kanë në qendër heroizmin e masave, të cilat me drapër, çekan e penel kanë mbrojtur, ushqyer dhe edukuar kombin.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25460. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25460

Bursat, kriteret dhe kategoritë që përfitojnë Brenda dhjetë ditëve pritet të zbardhet relacioni për akordimin e pagesave për studentët e vitit 2009-1010
Brenda dhjetë ditëve, në universitetet e vendit do të mbërrijë numri i saktë i bursave, nga të cilat do të përfitojnë studentët. Kategoritë që përfitojnë bursat e sistemit universitar janë ata që kanë kryesisht vështirësi ekonomike, studentët në nevojë, ose studentët më të mirë. Kjo jepet si stimul për ata që zotërojnë rezultate të shkëlqyera dhe janë sistematikë.
Nga ana tjetër, bursat jepen edhe për studentët që marrin leksione në degët më pak të kërkuara, si në rastin e Fakultetit të Shkencave Natyrore, tek i cili përfitojnë të gjithë ata që kanë mesatare mbi 8. “Listat me kuotat e bursave për këtë vit të ri akademik nuk kanë ardhur ende, por presim të vijnë brenda dhjetë ditëve”, pohoi punonjësja e financës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Sipas saj, menjëherë pas vendimit të Këshillit të Ministrave do të mbërrijë edhe relacioni me të dhënat përkatëse. Studentët që janë në gjendje të vështirë ekonomike, si dhe ata me mesatare 10, do të jenë të parët që do të përfitojnë nga kjo ndihmë që ofron shteti për ta.
Bursat, sipas pikës 1 të nenit 57, përballohen nga buxheti i shtetit dhe nga donacione të ligjshme. Kriteret shtetërore dhe procedurat për përfitimin e këtyre ndihmave ekonomike përcaktohen çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave.
Renditja e kritereve afishohet pranë sekretarive të fakulteteve. Dokumentet që dorëzohen nga studentë në nevojë duhet të vërtetojnë situatën ekonomike familjare, duke përfshirë këtu të gjitha të ardhurat mujore. Ndërsa për ata me mesatare 10 duhet një vërtetim që tregon rezultatet maksimale. Në dosjen e dokumentacionit duhet të jetë po ashtu një vërtetim nga zyra që jep ndihmën sociale, vërtetim që është banor i qytetit të studentit, vërtetim që nuk ka prona, pasuri të patundshme apo fitime të tjera. Deri një vit më parë, përfitimi i bursës ka qenë në masën 8500 lekë të reja. Çdo vit kjo shumë ka ardhur duke u rritur nga buxheti i shtetit. Pagesa bëhet një herë në tre muaj, dhe “kësti” i parë zakonisht merret në dhjetor. Në pagesë përfshihen të ardhurat për çdo muaj, të cilat mblidhen dhe jepen një herë në 90 ditë. Ky është një nga modelet e bursave të nivelit universitar, që ndryshe quhen bursa të pjesshme. Modeli i dytë i bursave ka të bëjë me bursat e ngjashme me ato që ofrohen nga organizatat shtetërore. Ato janë më të pakta në numër, po rekordin në Shqipëri e ka mbajtur fondacioni “SOROS” për bursat që ka dhënë kryesisht në mbështetje të studentëve që vazhdojnë studimet në Universitetin Amerikan në Bullgari.
Këtë vit, fondacioni “SOROS” ka ndërmarrë një tjetër iniciativë të rëndësishme, që do ta fusë Shqipërinë në skemën e bursave për studime universitare dhe pasuniversitare për studentët romë. Aplikantët duhet të jenë romë dhe të jenë duke ndjekur studimet universitare ose pasuniversitare në një universitet në Shqipëri. Këto bursa do të mbulojnë një sërë shpenzimesh, duke përfshirë këtu shpenzimet mbi librat, provimet dhe shpenzime të vogla jetese. Përveç kësaj kategorie burse, përzgjedhëse për të cilën janë intervistat dhe rezultatet, jepen edhe bursa private.
Kryesisht ato akordohen nga fondacione fetare.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25451. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25451

Kuzhe: Entuziast pas rikonfirmimit Trajneri Josip Kuzhe është shprehur mjaft i kënaqur pas konfirmimit të tij në krye të Kombëtares kuqezi nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Vetëm pak ditë më parë, kreu i sportit më popullor në vend shprehu besim te puna e 56-vjeçarit, duke theksuar se kroatit do ti ofrohej rinovimi i kontratës edhe për eliminatoret e Euro 2012. Kuzhe u emërua në stolin e përfaqësueses sonë pas shkarkimit nga detyra të holandezit Ari Han dhe drejtoi skuadrën në tri takimet e fundit të Grupit 1 në Botërorin 2010. Përballë Portugalisë, Danimarkës dhe Suedisë ai siguroi vetëm një pikë, por loja që ka paraqitur Shqipëria dhe lëvizjet taktike të trajnerit (përpara dhe gjatë ndeshjeve) kanë marrë vlerësimet maksimale. “Më vjen mirë që drejtuesit e federatës kanë shprehur vlerësim për punën time në përfaqësuese dhe janë të gatshëm të më besojnë ekipin edhe për edicionin e ardhshëm eliminator”, deklaroi ish-tekniku i Dinamos së Zagrebit. “Jam i entuziazmuar dhe po pres me padurim që të fillojnë eliminatoret e Kampionatit Europian”.
Kuzhe nuk e ka humbur asnjëherë rastin që të shfaqet optimist për rezultate të mira në ndeshjet kualifikuese të aktivitetit që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. Madje, ai ka folur edhe për kualifikim, duke synuar që ta mbajë lart moralin e futbollistëve. Gjithsesi, faktet janë që Shqipëria do të përballet sërish me kundërshtarë mjaft të fortë. Humbja 4-1 në Suedi i zbriti kuqezinjtë në vazon 5 të shortit që do të hidhet më 7 shkurt 2010 në Varshavë. Barazimet me Portugalinë (në Braga) dhe Suedinë e Danimarkën (në Tiranë) u zbehën disi nga klasifikimi përfundimtar në grup, ku Kombëtarja u rendit e parafundit (e pesta mes gjashtë skuadrave), duke lënë poshtë saj vetëm Maltën. 7 pikë të grumbulluara në dhjetë ndeshje ishin shumë pak për tiu afruar ambicieve të fillimit të eliminatoreve, por Duka pohoi: “Asnjëherë më parë në histori nuk kishim luajtur në një grup kaq të vështirë. Në anën tjetër mund të them se jemi të kënaqur me punën e bërë nga trajneri Kuzhe për aq kohë sa ai kishte nën drejtim ekipin dhe kemi vendosur tia besojmë Kombëtaren edhe gjatë edicionit të ardhshëm, ku do të luajmë në eliminatoret e Europianit 2012″.
Objektivat e edicionit të ri ende nuk janë përcaktuar, edhe sepse më parë preferohet të njihen emrat e skuadrave me të cilat do të luajë Shqipëria. Për momentin mund të mbështetemi vetëm te statistikat e njeriut që erdhi në krye të stolit pas rekomandimit të Oto Bariç. Me Kuzhe në krye, kuqezinjtë kanë gjetur vazhdimësi në fazën ofensive, duke shënuar në të gjitha ndeshjet. Gjatë kësaj kohe, Kombëtarja ka regjistruar edhe fitoren më të thellë në histori: 6-1 në miqësoren me Qipron, skuadrën që na “rrëmbeu” vendin në vazon 4. Por, nëse sulmi ka rigjetur besimin, mesfusha jep siguri dhe porta pret rikthimin e Arjan Beqajt përkrah Ujkanit dhe Hidit, mbrojtja mbetet reparti problematik, ku ende ekzistojnë shumë enigma për tu zgjidhur.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25454. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25454

Gorbaçov: Tani është Perëndimi ai që ka nevojë për Perestrojkën Megjithatë, për miliona njerëz, bota nuk është shndërruar aspak në një vend më të sigurt dhe më të paqtë. Përkundrazi dhjetëra konflikte lokale, etnike dhe fetare kanë plasur dhe janë zhvilluar duke u shndërruar në një mallkim në hartën e re të politikës
Për pak ditë mbushen 20 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, një prej simboleve më të turpshëm të Luftës së Ftohtë dhe një prej ndarjeve më të rrezikshme që pësoi Europa në shekullin e kaluar. Sot mund të kujtojmë ngjarjet e atyre kohëve dhe ti gjykojmë me një qëndrim më pak emocional e më shumë realist. Vëzhgimi i parë optimist që mund të bëjmë është se i shumëparalajmëruari “fundi i historisë” nuk ndodhi, edhe pse të shumtë janë ata që mendojnë të kundërtën. Por ndërkohë nuk erdhi as ajo botë në të cilën politikanë të brezit tim besuan me sinqeritet: një botë në të cilën me përfundimin e Luftës së Ftohtë, njerëzimi do të mundej, më në fund, të harronte e linte mënjanë absurditetin e garës së armatimeve, konfliktet e rrezikshme rajonale apo zënkat sterile ideologjike e do të hynte në shekullin e artë të sigurisë kolektive, përdorimit racional të burimeve materiale, të fundit të varfërisë dhe pabarazisë, duke vendosur njëherazi edhe harmoninë me natyrën. Një tjetër pasojë e rëndësishme e fundit të Luftës së Ftohtë është kuptimi i njërit prej postulateve kryesore të “Mendimit të Ri”: pavarësia e elementëve jashtëzakonisht të rëndësishëm që ndodhen në thelbin ekzistencës dhe zhvillimit njerëzor. Kjo përfshin jo vetëm procese dhe ngjarje që ndodhin në kontinente të ndryshme, por edhe lidhjen organike mes ndryshimeve në ekonomi, teknologji, demografi, shoqëri që përcaktojnë ekzistencën e përditshme të miliarda njerëzve në planet. Zhdukja e perdes së hekurt dhe ajo e kufijve dhe pengesave bëri lidhjen mes vendeve që deri pak kohë më parë kishin qenë të ndarë jo vetëm nga kufijtë, por edhe nga sistemet politike të ndryshme. Sigurisht, ne politikanët e shekullit të kaluar mund të jemi krenarë për faktin se arritëm që të shmangim rrezikun e një lufte termobërthamore. Megjithatë, për miliona njerëz, bota nuk është shndërruar aspak në një vend më të sigurt dhe më të paqtë. Përkundrazi dhjetëra konflikte lokale, etnike dhe fetare kanë plasur dhe janë zhvilluar duke u shndërruar në një mallkim në hartën e re të politikës botërore e mbi të gjitha duke shkaktuar një numër të madh viktimash. Një provë e qartë e sjelljes irracionale dhe e papërgjegjshmërisë të brezit të ri të politikanëve është fakti se shpenzimet për mbrojtjen në shumë vende të botës, të vogla apo të mëdha qofshin, janë më të mëdha se ato të Luftës së Ftohtë dhe se konfrontimi i armatosur është sërish standardi me të cilin përballohen të gjitha konfliktet dhe fatkeqësisht ky standard është një tipar i përbashkët i marrëdhënieve ndërkombëtare. Mjerisht gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, bota nuk është shndërruar aspak në një vend më të drejtë: pabarazia mes të pasurve dhe të varfërve ose ka mbetur e njëjtë me më parë, ose përkundrazi është rritur dhe jo vetëm mes veriut dhe jugut, por edhe në vetë vendet e pasura brenda shtresave të shoqërisë. Problemet sociale në Rusi, si dhe në vendet e tjera postkomuniste, janë provë e faktit se thjesht braktisja e modelit të dështuar të ekonomisë së centralizuar dhe planifikimit burokratik nuk mjafton dhe nuk garanton as konkurrueshmërinë globale të një vendi, as respektin për parimet e drejtësisë sociale dhe, mbi të gjitha, as një standard dinjitoz jetese për njerëzit. Sfida të reja iu shtuan atyre të së shkuarës. Një prej tyre është terrorizmi. Në një kontekst në të cilin lufta botërore nuk është më një instrument konflikti mes vendeve më të fuqishme të botës, terrorizmi është shndërruar në “bombën atomike të të varfërve” dhe jo në mënyrë figurative, por në kuptimin e parë të kësaj shprehjeje. Mungesa e kontrollit ndaj armëve të dëmtimit në masë, konkurrenca mes kundërshtarëve të superarmatosur për arritjen e niveleve të larta të teknologjive në prodhimin e armëve dhe prania e pretenduesve të rinj për role me influencë në një botë shumëpolare, të gjitha së bashku rrisin ndjesinë e një kaosi në politikën globale. Kriza e ideologjive rrezikon që të shndërrohet në një krizë idealesh, vlerash dhe morale dhe rrit atmosferën e pesimizmit dhe nihilizmit politik. Arritja e vërtetë të cilën mund ta festojmë në këtë përvjetor është se shekulli i kaluar shënoi fundin e ideologjive totalitare, në veçanti të atyre që bazoheshin në besime utopike. Megjithatë ideologji të reja zëvendësuan me shumë shpejtësi ato të vjetrat si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim. Shumëkush harron tashmë se rrëzimi i Murit të Berlinit nuk ishte pasojë e ndryshimeve globale, por në pjesën më të madhe erdhi nga një lëvizje reformiste që nisi në Lindje dhe veçanërisht në Bashkimin Sovjetik. Pas dhjetëvjeçarësh të një eksperimenti bolshevik dhe të kuptuarit se ky eksperiment e kishte çuar gjithë shoqërinë sovjetike në një rrugë qorre. Një impuls i fuqishëm për demokraci doli së brendshmi në formën e Perestrojkës sovjetike dhe u shtri edhe në vendet e Europës Lindore. Por shumë shpejt u bë e qartë që kapitalizmi perëndimor, i mbetur tashmë pa kundërshtarin tradicional dhe duke e quajtur veten fitues të padiskutueshëm dhe mishërues të progresit botëror, po rrezikon që ta çojë shoqërinë perëndimore dhe mbarë botën në një tjetër rrugë qorre. Kriza ekonomike botërore që po përjetojmë ishte e domosdoshme për të kuptuar defektet organike të modelit aktual perëndimor. Kjo krizë nxori në pah faktin se jo vetëm socializmi burokratik, por edhe liberalizmi ultra-liberal kanë nevojë për një reformë demokratike të thellë, ose një lloj “perestrojke”. Sot, ndërsa qëndrojmë mbi gërmadhat e rendit të vjetër, mund ta konsiderojmë veten si pjesëmarrës aktivë në procesin e krijimit të një bote të re. Shumë të vërteta dhe postulate, që dikur konsideroheshin të padiskutueshme , si në Lindje, ashtu dhe në Perëndim, nuk janë më të tilla, përfshi besimin e verbër në të “plotfuqishmen” ekonomi të tregut dhe mbi të gjitha në natyrën e tij demokratike. Ka ekzistuar besimi që modeli i demokracisë perëndimore mund të përhapej mekanikisht edhe në shoqëri të tjera me përvoja të ndryshme historike dhe kulturore. Në situatën aktuale, edhe një koncept si progresi social, me të cilin të gjithë duket se janë dakord, duhet që të ripërcaktohet dhe shqyrtohet në mënyrë të hollësishme.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25457. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25457

PS këmbëngul: Do vijojmë protestat Partia Socialiste do të vijojë me protestat deri në respektimin e Kushtetutës nga ana e qeverisë. Kreu i selisë rozë, Edi Rama, sqaroi dje se kjo parti nuk do të tërhiqet nga vendimet e saj deri në plotësimin e kërkesave të saj, përfshi këtu edhe kërkesën që qeveria të heqë dorë nga shkelja dhe presionet mbi autonominë vendore. Pavarësisht kritikave dhe thirrjeve për tu kthyer në Parlament, kryesocialisti Edi Rama duket mjaft i vendosur për të vijuar bojkotin dhe protestat deri në momentin kur qeveria të garantojë transparencën e procesit zgjedhor të 28 qershorit. Deklarata e Ramës u bë pas takimit që ai dhe kryebashkiakët e tjerë socialistë patën me presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE-së, Ian Micallef, që mbërriti dje në Tiranë. Rama i ka paraqitur zyrtarit të KiE-së shqetësimin e tij për një sërë shkeljesh që qeveria po i bën kartës së autonomisë vendore. Vizita e Ian Micallef vjen menjëherë pas një sërë problemesh të krijuara së fundi mes qeverisë dhe pushtetit lokal, të lindura këto që me ndryshimet në sistemin e taksave dhe të kundërshtuara fort nga Partia Socialiste si shkelje e rëndë e pavarësisë së pushtetit vendor. “I shpreha Presidentit të Kongresit të Autoriteteve Lokale, të gjitha shqetësimet tona, i bëra me dije së bashku me kolegët e tjerë, kryetarë bashkish të opozitës, gjendjen alarmante të autonomisë vendore dhe presionin skandaloz të kësaj qeverie ndaj bashkive e komunave të opozitës, në mënyrë të veçantë, por njëkohësisht edhe sjelljen tërësisht abuzive në tërësi ndaj pushtetit vendor”, u shpreh Rama. Ai tha se njoftoi zyrtarin e KiE-së për masat që po merren në drejtim të një proteste të fortë dhe një proteste të gjatë, deri kur qeveria të kthehet në rrugën e respektimit të autonomisë vendore, të Kartës Europiane të Autonomisë, Kushtetutës dhe ligjit. “Deri kur të heqë dorë nga keqtrajtimi i njësive vendore të opozitës, si edhe nga rruga pa krye që bie në kundërshtim me procesin e decentralizimit të shëndetshëm, për të gjitha njësitë vendore të vendit dhe për vendin në tërësi”, nënvizoi Rama pas takimit. Misioni i zyrtarit të KiE-së i paraprin njëherazi edhe ardhjes në Tiranë të dy bashkëraportuesve për Shqipërinë në Komisionin e Monitorimit të KiE-së, në një tjetër mision faktmbledhës për të parë nga afër respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve nga ana e Shqipërisë sipas detyrimeve të Këshillit të Europës. Pas vizitës ata do të finalizojnë një raport, i cili do të debatohet në seancë plenare në muajin janar. Vizita e zyrtarëve të lartë të KiE-së vjen pak kohë pasi krerët lokalë të PS-së u ankuan pranë OSBE-së për mosrespektim të autonomisë vendore nga ana e pushtetit qendror. Dy ditë më parë, LSI-ja reagoi për protestat dhe bojkotin e PS-së, duke bërë të ditur se ky qëndrim ecën në të kundërt të rrugës që duhet të marrë Shqipëria, liberalizimi i vizave dhe integrimi në BE. Megjithëse socialistët janë të vendosur të vijojnë edhe më tej. Deputeti socialist, Ilir Beqja, u shpreh se opozita është e vendosur të vazhdojë të insistojë për atë që e kërkon tashmë prej disa javësh shumica e zgjedhësve shqiptarë: hetimin e plotë e pa kushte të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25442. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25442

Buxhetet vendore, nis beteja e re PD-PS Beteja politike midis pozitës dhe opozitës pritet të shtrihet edhe në pushtetin lokal. Hartimi i buxheteve vendore mund të ndezë luftën në këshillat bashkiake, ku shumicën që prej 28 qershorit e ka aleanca PD-LSI. Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar paralajmëroi vendorët që të negociojnë për gjetjen e konsensusit mes palëve. Sakaq, përfaqësuesit e opozitës reaguan menjëherë, duke konstatuar se Kryeministri po dhunon hapur decentralizimin e pushtetit vendor.
Këshilltari i Kryeministrit Berisha për pushtetin vendor, Ylli Asllani, për këtë çështje thotë se “për miratimin e buxhetit ka një strategji të zhvillimit, e cila do të diskutohet me grupet e biznesit dhe shoqërinë civile dhe nuk është aspak çështje shifrash, sepse do të votohet për të mirën e një komuniteti”. Duke dhënë qëndrimin e tij për këtë çështje, Kryeministri Berisha theksoi se mazhoranca e re PD-LSI nuk do të përdoret për bllokimin e pushtetit vendor. “Kryetarët e bashkive dhe të komunave që kanë rënë në minorancë, duhet të kuptojnë se buxheti duhet të vendoset mbi bazën e një dialogu dhe kompromisi, mbi bazën e qeverisjes vendore, sepse ky është një rregull i demokracisë botërore”, tha Berisha. Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Sokol Dervishaj, thotë për “Shqip” se negociatat ekzistojnë, pasi buxheti vjen, diskutohet dhe shqyrtohet. “Pozicioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të jetë përherë në funksion të shërbimit ndaj qytetarëve. Buxheti vjen në këshill, shkon në komisione, diskutohet, por kjo nuk do të thotë që pala propozuese ka gjithmonë të drejtë. Ndaj e shoh të natyrshme negocimin”, tha Dervishaj. Nga ana tjetër, kampi socialist nëpërmjet deputetit Eduard Shalsi, thotë se “ky Kryeministër ka provuar se nuk është në gjendje të respektojë decentralizimin e pushtetit vendor. Madje ai e dhunon atë, sepse nuk njeh pushtet tjetër veç vetes. Angazhimet për decentralizimin e pushtetit vendor nuk janë realizuar, në të kundërt ato kanë shënuar regres”. Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, kreu i qeverisë kërkoi që palët të ulen dhe të negociojë për buxhetin që do të kalojë në Parlamentet vendore për të gjetur kompromiset e duhura.
“Është Parlamenti i vendit dhe parlamentet vendore që kanë të drejtë të rihartojnë sipas vullnetit të tyre. Unë kam besim të plotë se këshillat e parlamenteve vendore, shumicat aktuale të krijuara në bashki dhe komuna të ndryshme, do ta përdorin pushtetin në shkallën më të lartë të përgjigjeve dhe në sensin e kompromisit”, tha Berisha. Ai shtoi se ka besim që kryetarët e bashkive dhe të komunave do të dëshmojnë të njëjtin vullnet, në mënyrë që viti që vjen të jetë viti më i suksesshëm i buxhetit në të gjitha nivelet, pavarësisht nga ndryshimet e rëndësishme.
Qeveritë vendore e përgatisin buxhetin e tyre duke u bazuar në të ardhurat që realizojnë dhe në grantet që do të marrin. Kryeministri Berisha bëri me dije se për herë të parë krijohen fonde të zhvillimit rajonal, të cilat do të rrisin në mënyrë shumë të ndjeshme financimet për komunat, bashkitë dhe qarqet. Sipas tij, qëllimi i tyre është zhvillimi i balancuar i qarqeve të vendit. Për hartimin e buxhetit të ri, shefi i qeverisë thumboi edhe liderin e PS-së, Edi Rama, në pikën ku përmendi reformën në shëndetësi. “Mamografia, pap testi, por, për ti bërë qejfin edhe liderit të opozitës, edhe ekografia e nënave shtatzëna, do të jenë falas. Këtë ai e premtoi në program, por nuk vjen të bëjë betejë në Parlament”, tha Berisha. Kryeministri komentoi edhe takimin e kryetarit të opozitës dy ditë më parë, duke thënë se “me nervozizëm ai nxori njerëz jashtë nga salla”. Mesazhi i Berishës për Ramën ishte se “kur e përdor dhunshëm pushtetin, je ti që del nga salla, prandaj rri i qetë. U tha qytetarëve të Orikumit se Berisha nuk ka mbajtur premtimin. E garantoj zotin Rama se Berisha do të mbajë çdo premtim”, tha Berisha.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25445. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25445

Prokuroria: Katër gjyqtarë të tjerë nën hetim Katër gjyqtarë të tjerë, krahas gjyqtarit të Elbasanit, Qani Hasa, janë nën hetim nga Prokuroria e Përgjithshme, nën akuzën e korrupsionit pasiv dhe marrjes së ryshfetit. Burime konfidenciale nga akuza qendrore thanë se në ditët në vijim do ti drejtohen Këshillit të Lartë të Drejtësisë për heqjen e imunitetit dhe do të kërkojnë fillimin e procedimit penal ndaj tyre. “Rasti i Qani Hasës, për të cilin prokuroria kërkoi fillimin e procedimit penal, nuk është i vetmi. Katër gjyqtarë, në katër rrethe të ndryshme, akuzohen për të njëjtat vepra penale. Në ditët pasardhëse do të dërgojmë kërkesat në KLD, me gjithë dokumentacionin përkatës”, thanë burimet nga prokuroria. Sipas tyre, në të katër rastet që janë hetuar në katër rrethe të ndryshme, ekzistojnë të gjitha provat se gjyqtarët në fjalë kanë marrë ryshfet nga sekserë dhe individë të ndryshëm. Provat janë filmimet dhe përgjimet e vetë individëve që kanë denoncuar, por nuk kanë munguar as verifikimet e prokurorëve.
Imuniteti i gjyqtarëve Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, në një dalje publike të disa ditëve më parë, tha se imuniteti i gjyqtarëve po pengon hetimin ndaj tyre për akuzat ndaj korrupsionit. Duke qenë në një tryezë debati mbi reformën në drejtësi, pohoi se prokuroria vihet përballë vështirësish në hetimin e gjyqtarëve, ndërkohë që prokurorët mund ti hetojë pa pengesa. “Është problematike, sepse ndërkohë që mund ti hetojmë prokurorët, nuk kemi mundësi të hetojmë gjyqtarët, sepse kanë imunitet të dhënë nga Kushtetuta. Nëse zyra e Prokurorit të Përgjithshëm kërkon autorizim për procedim penal ndaj një gjyqtari për vepra korruptive, hetimi është bërë publik dhe është e pamundur të vazhdohet. Nuk është e mundur të hetosh një gjyqtar për korrupsion, kur ai e di se po hetohet”, tha Kryeprokurorja. Ajo kërkoi mbështetjen e gjykatave në luftën e prokurorisë kundër korrupsionit. Ina Rama solli në fjalën e saj dy raste kur prokuroria ka arrestuar prokurorët e akuzuar për korrupsion, por gjykatat i kanë lënë ata të lirë pak kohë më pas. Duke vënë në dukje vlerësimet e raport-progresit të KE-së për luftën kundër korrupsionit nga zyra Task-Force në Prokurorinë e Tiranës, Ina Rama tha se këto rezultate janë arritur në bashkëpunim me policinë, SHISH-in, tatimet e doganat.
Korrupsioni në gjykata Ina Rama tha disa ditë më parë se i njëjti bashkëpunim dhe e njëjta mbështetje në hetimet kundër korrupsionit nevojiten edhe nga gjykatat. Ajo shtoi se organi i akuzës po zbaton një sistem tërësisht të ri të vlerësimit të prokurorëve në karrierë, në bashkëpunim me homologët spanjollë. Ndërkohë, KLD-ja, me një dekret të Presidentit të Republikës, për numrin e përgjithshëm të gjyqtarëve në vend, ka nisur një reformë në sistemin gjyqësor. Riorganizimi i sistemit do të fillojë nga “pleqtë” e secilës gjykatë në Shqipëri. Reforma ka filluar dhe po studiohet me hollësi nga organika e çdo gjykate, ku më të predispozuarit për të lëvizur janë individët që kanë mbi shtatë vjet në atë institucion drejtësie. Një gjë e tillë, sipas këshillit, realizohet për të ndërprerë lidhjet e ndryshme që mund të kenë me gjyqtarët e tjerë prokurorët, avokatët, të cilët mund të influencojnë në një vendim gjyqësor. Riorganizimi pritet që të ndryshojë të gjitha vendimmarrjet në rang republike dhe pritet që pas muajit tetor të ketë një shpejtësi në dhënien e vendimeve. Sipas burimeve nga KLD-ja, lëvizjet e para në gjykata do të fillojnë këto ditë dhe pritet që të lëvizin mbi 100 gjyqtarë, çka do të thotë një e treta e të gjithë gjyqtarëve në Shqipëri. Një risi në këtë reformë do të jenë transferimet pa pëlqimin e gjyqtarit, ndërsa pritet që të ketë reagime të forta.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25448. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25448

XBOX 360 Extrem Keta jane disa XBOX 360 me kase te modifikuar dhe mjaft te vecante.Per me shume shikoni fotot me poshte :
Artikuj qe mund tju interesojne:
iPhone Killer ? Lamborghini Gallardo [pa Photoshop] AlbPC NoteBook Concept Çmenduria quhet “Apple” Robotat qe puthen “pa pike turpi” Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1428. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1428

Harta satelitore, shton detin që humbi Shqipëria Ekspertët e hartave llogaritin sërish të dhënat e gjatësisë së bregoreve mes dy vendeve. “Zhvlerësohen” matjet e kolonelit Pasha
Shqipëria ka humbur më tepër se 354.4 km katrorë det nga kufijtë e vendosur sipas marrëveshjes për mënjanimin e ujërave detarë dhe ndarjen e shelfit kontinental.
Një grup ekspertësh hartografë, kanë arritur me anë të formatit satelitor (numerik) të nxjerrin të dhënat për gjatësinë e vijave bregore të Shqipërisë dhe Greqisë si dhe të sipërfaqeve ujore që kanë përfituar sipas marrëveshjes së prillit 2009.
Grupi i ekspertëve hartografë, e ka bërë matjen pak ditë më parë dhe në mënyrë të pavarur nga qeveria, e cila nuk ka pranuar deri më sot asnjë oponencë për marrëveshjen detare me Greqinë, e cila pritet të ratifikohet në Parlament për të hyrë në fuqi.
Matjet u llogaritën me një hartë në formatin satelitor (numerik) në shkallën 1: 100 000, ku u hodh vija e marrëveshjes, e prej saj morën të dhënat për gjatësitë e vijave bregore të dy shteteve si dhe të sipërfqeve ujore që janë përfituar.
Sipas matjeve 1km vijë bregore shqiptare përfiton 10.2 km2 ujëra detarë dhe shtratdet Kontinental, ndërsa 1km vijë bregore e Republikës së Greqisë përfiton 17.2 km2 ujëra detarë dhe shtratdet Kontinental. Studimi me metodën satelitore ka “zhvlerësuar” edhe një pjesë të studimit të Prof. Asoc. Dr. Myslim Pasha, të kryer pak kohë më parë.
Sipas mjeshtrit të kërkimeve duke përdorur testi ndërkombëtar të përpjestueshmërisë, dilte rezultati që 1km gjatësi bregore shqiptare përfitonte 10.2 km2 ujëra detare, ndërsa 1 km gjatësi bregore e Republikës së Greqisë përfitonte 15.8 km2. “Rrëzimi” i matjeve të bëra nga Pasha, nga ana e hartografëve të pavarur, me anë të hartës satelitore ka shtuar dukshëm sipërfaqen e detit që humbi Shqipëria, nëse lihen kufijtë e fiksuar në marrëveshjen e nënshkruar 7 muaj më parë.
Sipas studimit më të ri, diferenca e krijuar, nuk e rrëzon studimin dhe oponencën e kolonelit në rezervë Pasha, ajo vetëm sa thellon skandalin. Hartografë që bënë matjet e reja thonë se Konventa e vitit 1958 e përcakton “equidistance line” (vijën e baraslarguar) si vijën çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta nga të cilat matet gjerësia e detit Shtetëror ndërmjet dy shteteve “.
Por, roli i privilegjuar i kësaj metode u godit rëndë nga disa vendime të Gjykatës Ndërkombëtare të cilat nuk e morën për bazë këtë metodë në gjykimin e tyre, pasi ajo çonte në pabarazi.
Diskutime të shumta u bënë por goditja e metodës së baraslargësisë shkoi aq larg, sa në Konventën e 1982, ky nocion (pra baraslargësia) hiqet fare nga nenet 74 (që ka të bëjë me Hapësirën e veçantë Ekonomike = Exlusive Economic Zone) dhe 83 (Shtratdeti Kontinental= Continental Shelf) të Konventës, dhe mbeten vetëm në nenin 15 (që ka të bëjë vetëm me detin Shtetëror). Sipas nenit 74 të UNCLOS.
“Mënjanimi i Hapësirës së Veçantë Ekonomike (Exlusive Economic Zone) ndërmjet shteteve me brigje kundruall, apo ngjitur do të kryhet sipas marrëveshjes bazuar në ligjin ndërkombëtar siç referohet në nenin 38 të statutit të Gjykatës Ndërkombëtare, me qëllim që të arrijë në zgjidhje të BARABARTË (EQUITABLE SOLUTION).” Po kështu edhe neni 83 paragrafi i parë përdor të njëjtën gjuhë.
Marrëveshja me Greqinë sipas hartografëve nënkupton se për përcaktimin e vijës bazë mund të jenë përdorur kritere që lidhen me konceptin e arkipelagut (Neni 47 i Konventës), çka i mundëson palës greke përdorimin “edhe të një shkëmbi mbi sipërfaqen e ujit …si pikë referimi për ndarjen e sipërfaqes ujore”, siç është përdorur shkëmbi Barketa.
Kjo duket tek përmbajtja e Nenit 1 të Marrëveshjes, ku në tekstin e paqartë shqip, në kllapa, përmendet termi “Vijë bazë ishullore”. Kjo ka sjellë një vijë bazë kryekëput në favor të palës greke dhe rrjedhimisht cënon në thelb parimin e baraslargësisë dhe dëmtimin e interesave të palës shqiptare.
Rastet, si ka ndodhur me shtetet e tjera
Rasti i parë ka qenë rasti i Libisë me Maltën ku Gjykata vendosi mënjanimin e kufirit ne favor të Libisë. Por raste të tjera, ku ky test është përdorur janë pa fund në negociata dhe në Gjykatë. I tillë ka qenë rasti i Ukrainës me Rumaninë.
Ky test është përdorur gjerësisht si argument nga Turqia, për çështjen e Detit Egje me Greqinë ku edhe ata përballen me arkipelagun e ujdhesave Egjeane ( të Greqisë). Në arbitrazhin e vitit 1985, kur u shqyrtua largësia midis Guinea-Guinea Bissau, Gjykata vendosi refuzimin e përdorimit të metodës së baraslargësisë sepse ajo çonte në pozita të pabarabarta të palëve në kontrollin e hapësirave ujore.
Po kështu, në rastin e mënjanimit të kufirit midis Danimarkës dhe Norvegjisë, në zonën midis Greenland dhe Jan Mayen, Gjykata Ndërkombëtare, pasi vendosi vijën mesore të përkohshme, e korrigjoi atë mbi bazën e parimeve të barazisë, duke konsideruar ndarjen e bregdeteve si dhe rëndësinë ekonomike në peshkim. Të tilla janë rastet e arbitrazhit të vitit 1977 për vendosjen e kufirit detar midis Francës dhe Anglisë etj.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25436. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25436

Pëllumbi, kundër Topallit: Nuk luhet me mandatet Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, deklarohet kundër qëndrimeve të Kryeparlamentares Jozefina Topalli. Në një prononcim për “Shqip”, Pëllumbi komenton paralajmërimin e Kuvendit për të zëvendësuar deputetët socialistë. “Ajo çka mund të them unë është se me mandatin e deputetit nuk mund të luhet”, thotë Pëllumbi. Sipas tij, ky mandat nuk mundet kurrsesi të hiqet pa pëlqimin e të interesuarit, që në rastin konkret është deputeti. “Pavarësisht nga bojkoti politik i Kuvendit, nuk mund të merret një vendim, pasi do të ishte vetëm një presion i paefektshëm”, u shpreh Pëllumbi. Pak ditë më parë, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli deklaroi se kur të përfundojnë të gjitha afatet kushtetuese, ajo do ti drejtohet KQZ-së për të zëvendësuar deputetët, të cilëve u digjet mandati për shkak të mosparaqitjes në Kuvend. Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi statusin e deputetëve socialistë, të cilët po respektojnë vendimin e kryesocialistit për të bojkotuar Kuvendin, Topalli sqaroi se do të respektohet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Një ditë më vonë, në një prononcim publik, edhe kreu i KQZ-së, Arben Ristani, deklaroi se do zbatohet ajo që parashikon ligji. Ai sugjeroi referim te neni 164 i Kodit Zgjedhor për të kuptuar se kush do të jetë vendimi i KQZ-së, kur ti bëhet kërkesa nga Këshilli i Legjislacionit të Kuvendit. Neni 164 i ligjit elektoral, edhe pse nuk ka parashikuar një rast si ai i bojkotit të gjithë grupit parlamentar socialist, shpjegon rastet kur ndërpritet mandati i deputetit. Duke iu referuar Kushtetutës dhe pikërisht nenit 71 të saj, thuhet se mandati i deputetit përfundon apo është i pavlefshëm kur ai nuk bën betimin apo heq dorë nga mandati. Në këtë rast, Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25439. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25439

Liga e Kampioneve: Milan-Real Madrid, çfarë përplasjeje titanësh! Rikthehet derbi i madh i Europës, që do të luhet në San Siro të Milanos, ditën e martë, 3 nëntor 2009, mes Milanit dhe Real Madridit. Dy skuadra me më shumë trofe të fituar nga ky kompeticion, dy pretendentë potencialë për tia rrëmbyer kurorën Barcelonës, që edicionin e shkuar rregjistroi një sukses të trefishtë historik (fitoi titullin spanjoll, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampioneve). Nëse asokohe, deri në fund të majit të këtij viti, e tërë bota futbollistike ishte e mahnitur nga ajo që po demonstronin katalanasit në fushat e blerta, më pas fokusi kaloi tek Reali i Madidit. Nga fillimi i qershorit, të gjithë nisën të flisnin rreth Real Madridit, Florentino Perezit, neo-galactico-ve Kristiano Ronaldon, Kaka, Xabi Alonso, për komercizlizëm, shpenzime të mëdha të parave dhenjë sukses i garantuar në të gjitha drejtimet. Por, sikurse tregoi koha, por edhe sfida e Bernabeut, mes Real Madridit dhe Milanit, e fituar 3-2 nga italianët, optimizmi apo vlerësimi i sakjshëm për galaktikët nuk është përkthyer akoma në veprim. Me një fjalë, yjet e blerë me miliona të pafundme nga Perezi nuk ngjasojnë ende me galaktikën e Lionel Mesit, Xavit, Andres Iniestas etj. Madje, ndeshja e së martës, që do të luhet në San Siro, është përcaktuese për skuadrën e drejtuar nga kilieni Manuel Pelegrini. Të paktën në kompeticionin më të lakmuar në futbollin europian, Ligën e Kampioneve. Eshtë momenti për të treguar kujdes. Këtë ka paralajmëruar edhe Perezi, sepse sfida me Milanin duket se vlen një sezon të tërë. Perezi dëshiron që Reali i tij të jetë në qendër të universit, sepse ka lojtarë hyjnorë, ndaj edhe e drejta hyjnore për të triumfuar kudo skuadra madrilène i takon atij. Neo-galacticos e tij kushtojnë 250 milionë euro, por këta përbindësha të futbollit të sotëm u sfumuan skajshëmrisht të mërkurën e kaluar, teksa u mundën në Kupën e Spanjës nga një skuadër e divizionit Segunda B. Duke perifrazuar këtë turpërim të madrilenëve, një gazetar, me plot sarkazëm, vërejti: Sa turp për Realin! I mundi një skuadër, buxheti vjetor i së cilës nuk mund të mbulojë dot as pagat e Kristiano Ronaldos për dy muaj .
Në anën tjetër qëndron Milani. Një skuadër shumë e suksesshme në Ligën e Kampioneve, edhe kur lë shumë për të dëshiruar në Seria A. Sikurse ka ndodhur këtë sezon, në fakt. Fitorja në Bernabeu, 3-2 ndaj Kakasë me shokë, e tregon më së miri këtë gjë. Pas kësaj fitoreje rrëzëllitëse, skuadra e drejtuar nga Leonardo vijoi me disa ndeshje pozitive edhe në Seria A. Tashmë i duhet të rikthehet sërish në origjinë, pikërisht aty ku edhe mori xhirot e duhura motorri kuqezi. Përballë Realit të Madridit, kundër Kakasë dhe Kristiano Ronaldos me shokë, për ti sfiduar sërish galacticos-it e Florentino Perezit, kësaj here në San Siro. Ronaldinjo ka paralajmëruar bashkombasin e tij madrilèn tashmë, Kakanë, se kuqezinjtë e së martës mbrëma do të mbahen mend si personazhë historikë, nisur nga ajo që do të shfaqin në fushën e lojës. Dhe provat i kanë dhënë., në ndeshjen e parë në Bernabeu. Ndaj ankthi sa vjen e shtohet, teksa afrohet ora e kësaj përballjeje titanësh, jo vetëm në Itali dhe Spanjë, pasaportat e këtyre dy skuadrave, por në të gjithë botën futbollistike, sepse bëhet fjalë për derbin e madh të Europës, më së paku, në Ligën e Kampioneve.
Më poshtë, sikurse e tregon edhe skema përkatëse grafike, ja si mund të luajnë dy skuadrat në këtë ndeshje:(SportiShqiptar)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25427. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25427
Top