Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Shkoni në banje me fenere Kriza e energjise, ben qe Hugo Cavez te beje nje thirrje te vecante shtetasve te tij,shkoni ne banje me fenere dhe mos ndezin dritat.
Edhe pse Venezuela eshte nje nga eksportuesit me te medhenj te naftes ne bote, por pavaresisht kesaj, vendi eshte zhytur ne nje krize energjitike prej disa javesh.
Sipas Cavez objektivi i Venezueles eshte qe te kurseje 20 % te konsumit aktual te energjise per te dale nga erresira ku eshte futur vendi.
Ndoshta eshte nje batutat e radhes se liderit te majte.Ai shprehet se duhet te hyjme ne te gjitha ndermarrjet, shteterore apo private,i cili u ben thirrje edhe bizneseve qe te kursejne sa me shume energji.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=904. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=904

Prostitucioni në Kosovë, vajza edhe nga Shqipëria. Policia: Vijnë me dëshirë Gjuha e njëjtë, lehtësirat e kalimit në kufi, si dhe prania e madhe ndërkombëtare, kryesisht e meshkujve në Kosovë ka favorizuar zhvillimin e trafikut apo të ushtrimit të prostitucionit të vajzave e grave shqiptare në Kosovë. Sipas një raporti të policisë së Kosoves, Shqipëria renditet e treta për nga numri i femrave shqiptare që ushtrojnë prostitucion në Kosovë, por me një përqindje të vogël, krahasuar me dy vendet e para që i mbajnë Moldavia e Bullgaria, ku Shqipëria zë 5-10 % të numrit të grave e vajzave që ushtrojnë aktivitet prostitucioni në kete vend .
Nderkohë që drejtoria e policisë në Qarkun e Kukesit, pikërisht zyra e Trafiqeve në këtë drejtori, thotë se nuk janë regjistruar raste të shumta të trafikut të grave e vajzave nga Shqipëria në Kosovë. Dritan Musa, inspektor në sektorin e trafikut të qenieve njerëzore në sektorin e krimit të organizuar thotë se rasti i vetëm nga kjo drejtori është regjistruar vitin e kaluar në Tropojë, ku një femër që kishte ushtruar prostitucion në Kosovë denoncoi dy tutorët e saj që ishin nga Shkodra e Korça. ” Dy tutorët që kishin trafikuar vajzën nga Tropoja janë arrestuar dhe më pas janë liruar nga gjykata, por serish janë shpallur në kërkim”, thotë Musa.
Nderkohë që për numrin e femrave shqiptare që ushtrojnë aktivitet prostitucioni në Kosovë, Musa thotë se ky problem është i policisë së Kosovës. Shefi I sektorit të luftës kunder krimit të Organizuar në drejtorinë e Policisë së Qarkut të Kukesit Petrit Axhami pranon faktin se shumë femra nga Shqipëria ushtrojnë prostitucion nëpër klubet dhe motelet e Kosovës, nderkohë që policia është vënë në veshtirësi për venien e tyre para përgjegjësisë pasi ato kalojnë në Kosovë me dokumentacion të rregullt, nderkohë që personin apo personat që i shoqërojnë i prezantojnë si të afërmit e tyre, ku policia nuk ka asnjë mundesi për t’i ndaluar.
Por edhe policia e Kosovës ka hasur në veshtirësi për t’i kapur femrat nga Shqipëria që ushtrojnë prostitucion, pasi ato prezantohen si kameriere apo kengetare në motelet ku ato sherbejnë. Sipas shefit të sektorit të luftes kunder krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Kukesit, policia e Kosovës në operacionet e saj policiore disa herë ka arritur të identifikojë vajza nga Shqipëria dhe nga vendet e Evropes lindore që ushtrojnë prostitucion në Kosovë. Këtë ajo e ka arritur duke përdorë metoda moderne dhe punë të mirëfilltë operative në zbulimin e rasteve.
Psikologia e drejtorisë policisë qarkut të Kukesit Irena Laknori thotë se kontigjenti i vajzave dhe grave të dyshuara për ushtrim prostitucioni në Kosovë, kryesisht janë kontigjent i vajzave të ashtuquajtura rebele nga fshati, gra të divorcura, vajza që vijnë nga familje me probleme ekonomike e sociale. Por sipas Laknorit e veçanta e ketyre vajzave që dyshohen se ushtrojnë veprimtarinë e prostitucionit në Kosovë janë ato vajza apo gra që kanë qenë një herë apo më shumë në qendren e rehabilitimit të viktimave të trafikut në Tiranë.
Sipas psikologes Laknori, shumica e këtyre femrave që kanë kaluar pwrmes qendrws sw rehabilitmit, sapo kanë dalë që andej serish i janë kthyer zanatit të mëparshem, madje ato janë të vendosuara në “profesionin” e tyre. Femrat që kapen në Kosovë si të dyshuara për trafik prostitucioni, kryesisht deportohen në Shqipëri, përveç atyre rasteve kur ato kapen në flagrancë. Femrat e deportuara merren në pyetje nga policia në praninë e psikologes. Sipas psikoges, femrat e deportuara janë nga të gjitha kategoritë, si vajza adoleshente, vajza të rrituara, gra etj. Shumica e tyre e kanë zgjedhur këtë rrugë si mënyre jetese, nderkohë që ka prej tyre se shkojnë në Kosovë me shpresë për t’u martuar, apo për të krijuar familje.
Nderkohë që në mesin e të dyshuarave për viktima të trafikut ka edhe vajza nga fshati që kanw qenë të mbyllura dhe një ditë janë “rebeluar” karshi izolimit të bërë nga ana e prinderve duke u larguar nga shtepia pa dijeninë e tyre. Madje sipas psikologes, policia e Kosoves ka deportuar edhe një çift minorenesh 13-14 vjeç nga Tirana që ishin larguar nga shtëpia pa dijeninë e prinderve dhe kishin shkuar në Kosovë dhe e kishin shpallur veten të martuar.
Megjithatë, sipas shefit të antitrafikut Dritan Musa, numri i të arrestuarve këto vitet e fundit për trafik prostitucioni është i vogël, pasi i vogël është edhe numri i denoncimeve. Ndryshe ka ndodhur gjatë viteve 2005-2007, ku numri i të arrestuarve si dhe numri i femrave që kanë denoncuar tutorët ka qenë i madh. Në prill të vitit 2005 një vajzë nga Vlora që ishte kapur duke ushtruar prostitucion nga policia e Kosovës në Strellc të Deçanit, kishte denonuar tutorin e saj një djalë nga Fieri i cili i kishte premtuar martesë, por më pas e kishte trafikuar në Kosovë, duke e shitur me një vlerë prej 2 mijë eurosh. Vajza vlonjate e trafikuar kishte punuar prej 7 muajsh si kamariere në një motel në Strellc të Deçanit, kundrejt një pagese prej 10 euro në ditë. Ndërkohë që pas orarit të punës kishte ushtruar edhe profesionin e prostitutës kundrejt një pagese prej 30 euro për një orë për partner.
Të njëjtin veprim ka bërë edhe një vajzë 17-vjeçare nga një fshat k Kukësit e cila ka denoncuar dy tutoret e saj, njeri prej të cilëve ishte djali i xhaxhait. Në maj të vitit 2005, policia kufitare në Morin ndaloi një 22 vjeçare nga Fushë-Kruja dhe dy tutorët e saj, njeri prej të cileve kishte një local me qera në qytetin e Prizrenit. Në gusht të vitit kaluar policia e Kosovës deportoi për në Shqipëri dy vajza 21 vjeçe V.Ç nga Burreli dhe E.N.LL nga Rresheni. Të dyja vajzat kanë qenë të denoncuara si të zhdukura nga familjarët, madje vajza nga Burreli ka qenë e deklaruar si e vrarë. Dhjetë ditë më parë policia kufitare në Morin ka ndaluar 29 vjeçaren Irma Haku nga qyteti I Durresit.Ajo ishte zhdukur para më shumë se një muaji dhe ishte denoncuar nga familjarët e saj në policinë e Durresit.Irma Haku, nënë e dy fëmijëve nga Durresi e divorcuar nga I shoqi bishte nisur për në Kosovë, ku policia dyshonte se qëllimi I udhetimit për në Kosovë ishte ushtrimi I prostitucionit në këtë vend.
Nderkohë në ndonjë rast vajzat që kanë ushtruar prostitucion kanë rezultuar te kenë qenë fatlume, duke përfunduar të martuara. I tillë është rasti i një vajze 19 vjeçare nga Laçi e cila është martuar me një nga pjestarët e orkestrës në motelin ku ajo ushtronte prostitucion. Por ka raste kur vajzat që kanë tentuar të dalin nga rrejti I prostitucionit e kanë pesuar edhe me jetën e tyre. I tillë është edhe rasti I 18 vjeçares Valentina Barameta nga fshati Shengjun I rrethit të Matit.Valentina Barameta është vrarë me 22 gusht të vitit 2006 në shtëpinë e saj në fshatin Shëngjun të Burrelit.Viktima ishte deportuar në Shqipëri nga policia e Kosoves Mungesa e dokumentacionit është paraqitur si arësye nga policia e Kosovës për të riatdhesuar 18 vjeçaren, megjithatë motivi ka qenë krejt tjetër, ai I ushtrimit të prostitucionit, por policia e Kosovës nuk ka hetuar në këtë drejtim, për vetë faktin e moshës minorene të viktimës. Një bashkëfshatare e Barametës M.R 30 vjeçe e martuar me një kosovar në qytetin e Gjilanit e kishte mashtruar vajzën 18 vjeçare duke I premtuar asaj martesë në Kosovë. Por edhe pas riatdhesimit, tutori I saj I ka kerkuar vajzës që të kthehej serish në Kosovë, por ajo ka refuzuar.
Por dy muaj pas riatdhesimit Valentina Barameta , nënë e nje fëmije 14 muajsh është ekzekutuar në sytë e prindërve të saj nga bashkëfshatari I saj Urim Jahja që ishte tutori I saj.Pas vrasjes autori është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe është gjendur I vrarë pas dy ditësh. Nderkohë që vajza nga Shqipëria që ushtrojnë prostitucion në Kosovë kanë rënë edhe viktimë e sulmeve me tritol në lokalet ku ato sherbejnë për efekt të konkurencës. Vitin e kaluar pas një sulmi me tritol të një lokali në Prizren u plagosen 13 persona, midis tyre një femër nga Shqipëria. Nga trembëdhjetë të plagosurit, gjashtë persona ishin meshkuj apo klientë të lokalit. Nderkaq policia e Kosovës ka identifikuar edhe raste të trafikimit të grave nga Shqipëria të cilat janë martuar me burra të moshuar në Kosovë.
Vitin e kaluar policia e Kosovës ka arrestuar një 73 vjeçar nga Obiliqi nën dyshimin e kryerjes së vepres penale të trafikut të qenieve njerëzore, pikërisht të një 40 vjeçareje nga Durrësi që e kishte “martuar” pesë herë në persona të ndryshëm. Viktima A.I nga qyteti I Durrësit ishte shitur nga ana e Tefik D disa herë radhazi dhe atë tek disa persona të ndryshëm, të cilët gjoja ishin martuar me viktimën. Për martesën provizore, secili kishte paguar shuma të hollash për shkesin që në rastin konkret ishte 73 vjeçari nga Obiliqi I arrestuar nga policia.Në prill të këtij viti pas një operacioni të koduar “Rrufeja”, poliica e Kosovës ka kapur duke ushtruar prostitucion tre femra nga Shqipëria, pikërisht F. L, 20 vjeçe, Nj.H,43 vjeçe, dhe A.H , 18 vjeçe. vjeçe.
-Vajzat nga Shqipëria punonin si kamariere në një lokal dhe me pelqimin e pronarit pas punës ushtronin prostitucion në një motel të Prizrenit.Zyrtarë të policisë së Kukesit pohojnë se viktimat e trafikut të qenieve njerëzore që ushtrjnë aktivitet kryesisht në Kosovë janë nga qytetet e Laçit, Rreshenit, Lezhës, Shkodres, Pukes, por edhe nga Tirana e Durresi.
Ndërsa ato që ushtrojnë këtë lloj ” zanati” në Maqedoni janë kryesisht nga rajonet kufi me këtë shtet dhe pikërisht nga Peshkopia, Librazhdi, Elbasani, Pogradeci e Korça Ky lloj trafiku është një problem i madh për Kosovën e Maqedoninë ku ushtrojnë aktivitetin e tyre femrat e trafikuara, por edhe per Europën. Viktimat e këtij trafiku janë kryesisht nga vendet e Ballkanit, ku varfëria e këtyre vendeve u krijon kushte lehtësuese trafikantëve me veprimtarinë e tyre kriminale. /shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/aktualitet/prostitucioni-ne-kosove-vajza-edhe-nga-shqiperia-policia-vijne-me-deshire.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/aktualitet/prostitucioni-ne-kosove-vajza-edhe-nga-shqiperia-policia-vijne-me-deshire.html

Dritan Dajtin duan ta vrasin në burg Alarmi i Babait TIRANE- “Dritan Dajtin duan ta vrasin në burg”. Ky është alarmi i dhënë dje nga babai i tij, Hasan Dajti dhe bashkëshortja e tij Dorela, vetëm një ditë pas transferimit të tij nga spitali i burgut që ndodhet në ambientet e “Nënë Terezës”, në drejtim të burgut 302, ose i njohur tashmë “Mine Peza”. Sipas babait të tij, Hasanit dhe bashkëshortes Dorela, Dritani është dërguar në burgun 302, për t’u eleminuar nga segmente të caktuara që nuk e duan të gjallë atë.
“Transferimin ata e kanë argumentuar me faktin se Qendra Spitalorë e Burgjeve po rikonstruktohet dhe për këtë ata e kanë transferuar në burgun 302,- thanë të afërmit. Hasan Dajti, pohoi dje për “Shekullin”, se ai nuk ka qenë në dijeni të transferimit të të birit, por e ka mësuar këtë fakt vetëm kur ai ka qenë izoluar në burgun 302.
Sipas tij, i biri është sistemuar në katin e tretë të këtij paraburgimi, ku është ngjitur në krahë nga disa policë për shkak se ai vetë nuk mund të lëvizë nga shtrati, pasi vazhdon të jetë i izoluar.
Përveç këtij fakti, i akuzuari për vrasjen e katër policëve me 7 gusht të këtij viti në qytetin e Durrësit, nuk mund të kryejë as nevojat më elementare të tij për jetën, që nga ushqimi e nevoja të tjera personale. “Veprime të tilla kryhen qëllimisht nga segmente të caktuara shtetërore që duan të eleminojnë tim bir,- tha Hasan Dajti.
Ai nuk cilësoi njerëz të veçantë, por sipas tij i biri ka nevojë për përkujdesje shëndetësore që mund t’i ofrohet vetëm në Spitalin e Burgut. Pamundësia e Dritanit për të lëvizur, sipas Hasanit, i shton atij rrezikun e ndonjë sulmi apo rrezikun e eleminimit nga persona të caktuar të interesuar për një gjë të tillë tha ai, ndërsa shtoi se veç kësaj mungesa e përkujdesjes mjekësore është një nga veprimet që mund ta çojnë atë drejt vdekjes.
Dajti, që prej ditës së 7 gushtit kur u arrestua ka qëndruar i izoluar dhe i paralizuar në shtrat për shkak të plagëve të marrë në ngjarje.
Edhe pas operacionit të tij në shpinë dhe në këmbë, të kryer në spitalin e burgut, ai ende nuk ka mundur të kryejë lëvizje ndonëse ka dalë nga rreziku për jetën. Ndërkaq, përveç këtij fakti, Dajti kurohet edhe nga diabeti prej vitesh.
“Nëse një gjë e tillë nuk ndryshon, ne do të shikojmë mundësinë e paditjes në prokurori për mosdhënien e ndihmës të sëmurit, që është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, pavarësisht se për çfarë krimi akuzohet ai”,- sqaroi Dajti, duke përfunduar se pret të takojë drejtuesit e burgjeve për t’iu kërkuar ndihmë për zgjidhjen e këtij problemi./shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25669. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25669

Kosove, kandidatet premtime me te medha se mundesite Premtimet elektorale te partive politike ne Kosove rezultojne mjaft te fryra ne shifra dhe pertej mundesive reale.
Ne Peje pershembull partite premtojne 300 milione investime ndersa ne nje vit realizohen vetem 15 milione euro.
Fushata zgjedhore eshte bazuar ne premtimet ekonomike, nderkohe qe Kosova eshte nje vend me nivel papunesie ne 40 perqind.
Analistet thone se premtimet kane kaluar 5 here me shume mundesite reale.
Shpend Ahmeti, analist ekonomik shprehet se po flitet per premtime dhe jo per zgjidhje reale te problemeve emergjente.
Drejtuesit e partive po shohin me shume fushatat, kengetaret se sa shtrimin dhe diskutimin e problemeve, thote Ahmeti. (shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25657. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25657

Vetedorezohet ne polici Rezart Taci Vetedorezohet ne polici, biznesmeni i akuzuar per dhune ndaj gazetarit Mero Baze, Rezart Taci.
Lajmi u dha nga Policia e Tiranes, sipas te ciles Taci eshte sistemuar ne ambientet e paraburgimit.
“E gjithe kjo situate lufte ka nisur shume me pare dhe synon qe te hedhe balte mbi punen time. Nuk eshte ne edukaten dhe formimin tim personal qe te ushtroj dhune ndaj askujt, e sidomos ndaj perfaqesuesve te medias. Hedh poshte te gjitha akuzat e ngritura ndaj meje”, u shpreh Taci.
Biznesmeni u shpreh i gatshem per t’u vene ne dispozicion te drejtesise.
“Sapo rashe ne dijeni te vendimit te gjykates, vihem ne dispocion te saj me besimin qe kjo ceshtje do te trajtohet sipas rregullave”, u shpreh Taci.
Me kerkese te prokurorise se Tiranes, gjykata firmosi sot urdher arrestin ne mungese per tregtarin e karburanteve ‘Taci Oil’, i akuzuar per goditje per shkak te detyres ne bashkepunim ndaj gazetarit Mero Baze. (t.ch)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25660. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25660

Kosove, kandidatet premtime me te medha se mundesite Premtimet elektorale te partive politike ne Kosove rezultojne mjaft te fryra ne shifra dhe pertej mundesive reale.
Ne Peje pershembull partite premtojne 300 milione investime ndersa ne nje vit realizohen vetem 15 milione euro.
Fushata zgjedhore eshte bazuar ne premtimet ekonomike, nderkohe qe Kosova eshte nje vend me nivel papunesie ne 40 perqind.
Analistet thone se premtimet kane kaluar 5 here me shume mundesite reale. (t.ch)
Shpend Ahmeti, analist ekonomik shprehet se po flitet per premtime dhe jo per zgjidhje reale te problemeve emergjente.
Drejtuesit e partive po shohin me shume fushatat, kengetaret se sa shtrimin dhe diskutimin e problemeve, thote Ahmeti.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25653. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25653

Kosove, kandidatet premtime me te medha se mundesite Premtimet elektorale te partive politike ne Kosove rezultojne mjaft te fryra ne shifra dhe pertej mundesive reale.
Ne Peje pershembull partite premtojne 300 milione investime ndersa ne nje vit realizohen vetem 15 milione euro.
Fushata zgjedhore eshte bazuar ne premtimet ekonomike, nderkohe qe Kosova eshte nje vend me nivel papunesie ne 40 perqind.
Analistet thone se premtimet kane kaluar 5 here me shume mundesite reale.
Shpend Ahmeti, analist ekonomik shprehet se po flitet per premtime dhe jo per zgjidhje reale te problemeve emergjente.
Drejtuesit e partive po shohin me shume fushatat, kengetaret se sa shtrimin dhe diskutimin e problemeve, thote Ahmeti.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25649. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25649

Karamanlis: Marrëveshja, shumë e rëndësishme për Greqinë Deklarata e ish-kryeministrit grek pas nënshkrimit të paktit
Sigurisht, që mund të arrihet më shumë në nivelin bilateral dhe në këtë frymë shumë konstruktive, e cila na lejon të përmbyllim dhe të firmosim këtu në Tiranë, një marrëveshje shumë të rëndësishme, përvijimin e vijës kontinentale dhe zonës detare midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Fatmirësisht, e njëjta frymë bashkëpunimi është vërejtur për marrëveshjen e nënshkruar disa muaj me parë, për varrezat e ushtarëve grekë, që kanë vdekur në Shqipëri gjatë Luftës së madhe Italiane në 1940 – 1941.
Ne besojmë, se zhvillime të tilla përbëjnë hapa cilësorë përpara në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe konfirmojmë vullnetin e fortë politik për forcimin e bashkëpunimit, në një nivel që kërkohet për aleatët brenda NATO-s dhe partnerëve të ardhshëm në familjen evropiane.
(Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit grek gjatë konferencës së përbashkët të shtypit me kryeministrin Berisha më 27 prill 2009 në Tiranë)
Ngazëllimi i ish-ministres së Jashtme të Greqisë
Bakojanis: Ishte një arritje strategjike, një sukses
“Marrëveshja që ne nënshkruam me Shqipërinë mbi delimitimin e Shelfit Kontinental dhe zonave të tjera detare mes dy vendeve tona, e bazuar në ligjin ndërkombëtar, është një zhvillim veçanërisht domethënës, që pasqyron progresin e bërë në marrëdhëniet tona dypalëshe.
Ajo është një dëshmi tjetër se aty ku ka vullnet politik, çështjet ekzistuese mes dy vendeve mund të zgjidhen. Kjo ishte një arritje strategjike, sukses të cilin ne duam ta arrijmë me të gjithë fqinjët tanë”.
(Reagim përpara vizitës së Karamanlis në Tiranë, në prill 2009)
Figurat politike shprehen për transparencë, konsulta me ekspertët dhe shtyrje të ratifikimit të marrëveshjes detare me shtetin fqinj
Pakti me Greqinë, politikanët që kundërshtuan marrëveshjen
Prej afro një muaji opinioni publik është informuar me të gjitha detajet e munguara në marrëveshjen e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke në prill 2009 për kufirin detar mes dy vendeve.
Kundër marrëveshjes dhe në krah të oponencës së kryer nga mjeshtri i kërkimeve, koloneli në rezervë Myslim Pasha kanë dalë figura publike dhe politike që kanë bërë thirrje për maturi nga ana e qeverisë shqiptare, shtyrje të ratifikimit të marrëveshjes deri në bërjen e plotë të transparencës dhe dhe informim të plotë të publikut për paktin mes dy qeverive.
Në dëgjesën e organizuar nga gazeta “Shekulli” tre javë më parë, politikanë dhe ekspertë i bënë thirrje qeverisë dhe deputetëve që të rishikojnë marrëveshjen.
Në studimin e tij po edhe në dëgjesën e organizuar nga “Shekulli”, prof. asoc. dr. Myslym Pasha shpjegoi studimin e tij shkencor, që dënon si shitje të vendit, marrëveshjen e nënshkruar mes qeverive në maj, e cila ka marrë miratimin në komisionin e ligjeve dhe pret ratifikimin në Parlament pas disa ditësh.
Sipas kolonelit Myslym Pashaj, marrëveshja ka shumë pika të errëta dhe të debatueshme, sidomos për Otranton, ku pika e mesit mes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë është vendosur në brendësi të detit territorial shqiptar. Sipas tij, kjo marrëveshje duhet të ishte paraprirë më parë nga një seri ligjesh, që duhet të ishin miratuar në Kuvend.
Më poshtë janë reagimet e javëve të shkuara të cilat risjellin edhe një herë në kujtesë apelin që u është bërë ligjvënësve shqiptarë dhe qeverisë që të mos kalojnë në kuvend një marrëveshje që prek integritetin territorial të Shqipërisë dhe dëmton interesat e sotme dhe të ardhme të vendit.
Bamir Topi
Presidenti i vendit, Bamir Topi, ka kërkuar që opinioni publik të ketë më shumë besim tek institucionet shtetërore, lidhur me paktin e kufijve ujorë me Greqinë. Sipas tij, në këtë proces që ende nuk është finalizuar duhet të ketë transparencë të plotë.
“Sot nuk jetojmë në kohën e marrëdhënieve të izoluara bilaterale. Ka një realitet të ri dhe Shqipëria, Greqia dhe Italia janë vende anëtare të NATO-s. Sot janë të përparuara teknologjitë për të përcaktuar me saktësi detajet.
Procesi do të jetë i monitoruar dhe dua të siguroj qytetarët se zgjidhjet institucionale do të jene korrekte”,- tha Topi. Deklaratën, kreu i shtetit e ka bërë dje gjatë një konference shtypi me homologun hungarez, pas interesimit të medias për këtë çështje shumë të debatuar, për të cilën është shprehur se e ka ndjekur me shumë interes.
Më 12 tetor në një takim të 51 shoqatave atdhetare iu kërkua presidentit Topi, që të mos miratohej marrëveshja pa u kryer më parë një transparencë e plotë me specialistët e të gjitha fushave, ndërsa iu kërkua Kuvendit të Shqipërisë, që të mos e miratonte marrëveshjen mes vendit tonë dhe Greqisë, për ndarjen e vijës kufitare detare, për shkak se cënon integritetin territorial të vendit.
Alfred Moisiu
Ish – presidenti, Alfred Moisiu ka kritikuar dhe bërë përgjegjës autoritetet dhe negociatorët se kanë trajtuar në mënyrë jokompetente këtë çështje delikate gjatë hartimit të marrëveshjes me palën greke.
“Mendoj se nuk është e vështirë të konkludohet se në këtë mes ke të bësh me një veprim që duket qartë, që është trajtuar me një mënyrë jokompetente, nga ata që ishin ngarkuar për të menaxhuar hartimin e saj”,- tha Moisiu. Ish presidenti i vendit vlerësoi rolin e medias, si një faktor pozitiv që realizoi transparencën e marrëveshjes.
“Fakti që një pjesë e mirë e medias së pavarur u angazhua me të drejtë dhe me forcë në bërjen sa më transparente të problemit, mendoj se ishte një faktor tepër ndihmues për të qartësuar se çfarë ishte e drejtë dhe çfarë jo.
Gjithashtu, fakti që miratimi i marrëveshjes u shty më tej, tregon se forca e opinionit publik dhe e medias, kur tregohet integritet në trajtimin e problemeve dhe mbahet qëndrim i tillë, jep rezultate pozitive”,- është shprehur ai.
Pandeli Majko
Pandeli Majko, ish- kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes, shprehet se marrëveshja nuk është shumë transparente dhe për këtë Presidenti i Republikës duhet të thërrasë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për ta marrë në analizë.
“Presidenti duhet të thërrasë Këshillin e Sigurimit, të kërkojë informacione, pasi kjo çështje nuk mund të qëndrojë vetëm në nivelin mediatik. Kufijtë nuk janë as të Partisë Socialiste dhe as të Partisë Demokratike”,- është shprehur Majko.
Sipas tij, edhe sikur 10 për qind e asaj që thuhet të jetë e vërtetë, atëherë ky është një problem që kap momentin e skandalit dhe që do të rëndojë në marrëdheniet dypalëshe.
“Është e pritshme që për këtë çështje Presidenti i Republikës të thërrasë Këshillin e Sigurimit, të kërkojë konsulta dhe informacione edhe të organeve të specializuara, pasi kjo nuk mund të jetë vetëm në nivelin mediatik, apo të trajtimit politik opozitë – mazhorancë, pasi në këtë pikë duhet të jemi shumë të qartë, se kufijtë nuk janë as të PD-së as të PS-së”. Z.
Majko sheh si përgjegjës kryesor qeverinë shqiptare: “Mendoj se edhe sikur 10 për qind e asaj që thuhet të jetë e vërtetë, kemi një problem shumë të madh, kemi një problem që po kap momentin e skandalit dhe që po rëndon marrëdhëniet dypalëshe. Por, e përsëris këtu nuk kemi pse të bëjmë me faj vendin fqinj, problemin e kemi brenda vetes.” Z.
Majko pohon se është e pafalshme që pala shqiptare ka qenë e papërgatitur për këtë marrëveshje, e cila nuk ka ekzistuar në tavolinën e qeverive të majta gjatë viteve 1998-2005. “Po të doni mendimin tim edhe një metër është gjithsesi një problem në këtë histori të komplikuar që ne kemi marrë nga e kaluara dhe që ekziston.
Mendoj se kjo është një çështje që duhet menaxhuar me shumë përgjegjësi dhe me shumë transparencë në mënyrë që të mos lërë gjurmë”. Për deputetin socialist, mungesa e transparencës është një tjetër tregues i kësaj marrëveshjeje, sipas të cilës Shqipëria humbet rreth 354 km2 hapësirë ujore në favor të shtetit grek.
Edi Rama
Për marrëveshjen e nënshkruar mes qeverive të Shqipërisë dhe të Greqisë, është shprehur edhe kryetari i PS-së, Edi Rama. Ai në deklarimin e tij, kërkoi që politika t’ua lërë vendin ekspertëve, të cilët duhet të sqarojnë gjithçka.
“Kjo është një nga ato çështje, për të cilat politika duhet të dëgjojë dhe pastaj të flasë. Ne i kemi dëgjuar me shumë vëmendje, unë i ka ndjekur me shumë vëmendje të gjitha shqetësimet e shprehura nga zëra të pavarur, zëra qytetarësh, ekspertësh të shoqërisë civile, që kanë qenë vërtet zëra të shqetësuar dhe kam kërkuar që një ekip i ngushtë ekspertësh të së drejtës kushtetuese dhe të së drejtës ndërkombëtare, të ndjekin me shumë vëmendje këtë çështje, e cila mesa duket ka në brendinë e saj një tjetër ngarkesë të rëndë për qeverinë shqiptare, një pushtet njerëzish që janë shumë të paaftë dhe njëkohësisht mjaftueshmërisht të papërgjegjshëm për të ndërmarrë hapa që bien ndesh me interesa shumë më të mëdha”.
Spartak Ngjela
Kyetari i Partisë “Ligj dhe Drejtësi” Spartak Ngjela, ka hedhur një sërë akuzash për qeverinë, në veçanti për çështjen e kufirit me Greqinë. Sipas Ngjelës, kryeministri Berisha vendosi të shesë bregdetin për të realizuar interesat e tij personale dhe familjare.
“Për një shtet që është rrjepur nga territori, është e papranueshme të vijë një kryeministër i papërgjegjshëm, që shet detin me para dhe thotë me paturpësi që ne zgjidhëm një konflikt. Ky është turp”,- ka pohuar Ngjela.
Sabit Brokaj
Ish-deputet dhe ish-ministër i Mbrojtjes gjatë qeverisë së parë pas kaosit të vitit 1997, prof. Sabit Brokaj është i prerë në qëndrimin e tij. “Kjo marrëveshje është një tradhëti ndaj shtetit shqiptar dhe është e papranueshme.
Askush që e pranon se është shqiptar dhe që e do sadopak vendin e tij nuk mund të pranojë këtë shitje të vendit”. Brokaj ishte ministër i Mbrojtjes, pas trazirave 1997, kur ushtria shqiptare nuk ekzistonte dhe kur pati shumë akuza për implikime të shteteve të huaja, në dëm të sovranitetit dhe të sigurisë së vendit.
I pyetur nëse ka pasur gjatë kësaj kohe, kur ai drejtonte mbrojtjen, tentativa nga pala greke për të imponuar një marrëveshje të tillë, Brokaj u përgjigj, se kjo nuk ndodhi dhe nuk do të kishte ndodhur, sepse ajo nuk do të pranohej.
Pëllumb Xhufi
Historiani Pëllumb Xhufi ka kërkuar të mos miratohet marrëveshja për ndarjen e kufirit, që ai e cilëson vijën e turpit. “Kjo marrëveshje nuk ka qenë fare në axhendë, sepse pala greke nuk guxonte të kërkonte zbatimin e marrëveshjes, sepse e kishte ndërgjegjen e papastër për kufirin tokësor”,- tha Xhufi, duke deklaruar se gjithë sa ka ndodhur është e turpshme. Sipas Xhufit, historia me Greqinë nuk është e re.
Ai shprehet se kjo marrëveshje të sjell në kujtesë shitjen e Shën Naumit, ndërsa shton se me Greqinë ka ende probleme te tjera shumë të rëndësishme, si problemi çam. Për historianin Pëllumb Xhufi, shitja e ujërave detare është përsëritje historike e asaj që ndodhi me copat e Shqipërisë në vitet ‘20 të shekullit të kaluar.
“Na kujton historinë e shitjes së Shën Naumit nga mbreti Zog. Dihet Shën Naumin na e dha Perëndia, na e dha ligji, na e dha Lidhja e Kombeve, na e dha edhe Gjykata Ndërkombëtare, kurse Zogu ia fali Jugosllavisë. Xhufi kujton një sërë çështjesh, të cilat Greqia ka refuzuar t’u japë një zgjidhje.
“Me Greqinë kemi problemin e ligjit të Luftës, që iu ngrinë pasuritë qytetarëve shqiptarë në bazë të këtij ligji, problemin e madh çam, 200 – 250 mijë çamë që u dëbuan. Kemi problemin e kufijve tokësorë. Greqia nuk njeh kufirin tonë tokësor, sepse Greqia që nga koha kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike, madje që në kohën e Zogut nuk ka pranuar t’i njohë këta kufij.”(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25637. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25637

Arrin kulmi! Kandili fundos peshkarexhen Keshtu ka ndodhur ne Japoni kur mjeti lundrues eshte mbytur nga pesha e kandilave te Nomuras, specie ekzemplare qe mund te peshojne deri ne 200 kilograme me nje diameter dy metra. Kulmi eshte te fundoset peshkarexha per shkak te kandileve.
Sic raporton e perditshmja britanike “Daily Telegraph”, incidenti ndodhi kur ekuipazhi kerkoi te terhiqte ne bord rrjeten plot me kandila. Nga pesha, peshkarexha u menjanua dhe peshkataret perfunduan ne det duke shpetuar vetem fale nderhyrjes se rojeve bregdetare. /klan/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25641. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25641

Korcë, prindërit kërkojnë zhvarrosjen e të birit Ngjarja e shkurtit 2008 rikthehet në vëmendjen e opinionit publik, pasi prindërit kanë vendosur të flasin duke mos pranuar versionin e vetvrasjej, teksa kërkojne zhvarrosjen e 17-vjecarit. Kërkojnë rihapjen e cështjes në gjykatë, pasi 17 vjecari Mikel Ajce nuk u vetevra, por vrasja e tij u sajua e tillë nga drejtuesit e shkollës. Kjo është deklarata e fundit e prindërve të adoleshentit që u gjet i varur në një pemë në Devoll të Korcës. Ngjarja e rëndë e shkrutit 2008 rikthehet në vëmendjen e opinionit publik, pasi prindërit kanë vendosur të flasin duke kërkuar madje zhvarrosjen e 17-vjecarit. Sipas tyre, i riu është varrosur me shenja dhune në trup, në pjesën e poshtme të tij, deri në heqjen e organeve gjenitale.
I thashë doktorit në morg që djali nuk ka shenja të litarit në qafë, ai nuk mu përgjigj. E pyeti dikush tjetër pse kishte një goditje në fund të barkut, në anën e djathtë dhe doktori tha se i kishte zorrët e prishura. Duam vetëm të vërtetën thonë prindërit.
Vjollca dhe Halim Ajce, prindërit e Mikelit deklarojnë se ai u vra në mënyrë makabre pas dhunës së ushtruar ndaj tij dhe më pas drejtori i shkollës bashkë me persona të tjerë sajuan vetëvrasjen, duke bërë gati dhe një letër lamtumire, e cila nuk mbërriti kurrë në duart e tyre. Kërkoj zhvarrosjen e djalit për të parë se goditjen në fund të barkut dhe ti bëhet ekspertiza. Vdekja e djalit ka ardhur nga goditjet. Djali në varrezë është pa organe gjenitale, tregon e ëma e Mikelit.
Ndërkohë gjykata e ka mbylur cështjen për mungesë provash duke ruajtur versionin e vetvrasjes, e cila hidhet poshtë nga prindërit e Mikelit. Vjollca dhe Halim Ajce kërkojnë rihapjen e cështjes në gjykatë duke kërkuar me forcë zbardhjen e vdekjes së 17 vjecarit./news24/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25645. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25645

Një 59-vjecar kthëhet i gjallë një ditë pas funeralit Nje 59-vjecar brazilian ka shokuar te afermit e tij teksa eshte shfaqur i gjalle ne shtepi, nje dite pas funeralit.
Ademir Jorge Goncalves ishte identifikuar si i vdekur ne nje aksident rrugor nga familjaret, por ne te vertete trupi i varrosur i perkiste nje tjeter personi.
Trupi ishte shume i deformuar, por ishin veshjet e njejta qe bene ngaterresen, eshte shprehur zedhenesi i policise se Santo Antonio da Platina, fshat ne jug te Brazilit.
Viktima ishte shtypur nga nje makine teksa ecte rruges, nderkohe qe 59-vjecari kishte kaluar naten duke konsumuar alkool me miqte e tij.
Pas zbulimit te se vertetes eshte bere edhe identifikimi i sakte i viktimes qe per ironi te fatit, ishte nje i aferm i kesaj familjeje. /tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=901. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=901

Një familje me fëmijen 14 muajsh edhe 21 zvarranik Në apartamentin e banuar nga nje familje me femijen 14 muajsh kishte jo vetem dy qene dhe nje mace, por edhe 21 zvarranike te gjate deri ne 2 metra e gjysme, mes te cileve disa boa, pitone, iguana dhe nje dragua.
Kafshet jane gjetur nga forcat e rendit pas nje hetimi investigativ per tregtimin e kafsheve te ndaluara me ligj.
Autoritetet kane ngritur padi edhe per shkeljen e kushteve higjienike ku ne te njejtin ambient mbahej se bashku me femijen edhe zvarraniket e rrezikshem.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=898. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=898

Taksi vetëm për gratë Qyteti Puebla në Meksikë ka një armatë të re taksish që drejtohen nga gratë dhe janë vetëm në shërbim të grave, pra nuk ndalojnë për burrat.
35 taksitë me ngjyrë rozë janë të pajisura gjithashtu me pasqyra dhe makijazh, sistem GPS dhe buton alarmi.
Taksitë iu shërbejnë veçanërisht grave që janë të lodhura nga ngacmimet e shoferëve të taksive.
Aktivistet e të drejtave të grave janë megjithatë skeptike për këtë iniciativë dhe thonë se shërbimi nuk adreson problemin.
Taksitë e reja megjithatë padyshim hapin një front të ri punësimin e grave meksikane në një treg që ka qenë i dominuar nga meshkujt.
Biznesi i ri i taksive vetëm për gratë duket se është përqafuar në shumë qytete duke filluar nga Moska e deri në Dubai.
Në Puebla kompania Taksitë Rozë investoi rreth 450 mijë dollarë për të filluar shërbimin ndërkohë që qeveria dha fonde për licencimin dhe trajnimin e grave.
Nëse programi do të jetë i suksesshëm, zyrtarët kanë në plan ta zgjerojnë atë edhe në qytete të tjera. /VoA/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=895. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=895
Stë kam harruar Bukuria jote Më rëndon në duar Vallë kujt ia more Të lutem më thuaj Bukuria jote Më qëndron në duar Vallë kujt ia more Të lutem më thuaj
Më thuaj të lutem, Mos më mbaj sekretë Se nga mendtë po luaj Po luaj vërtetë Më thuaj të lutem Mos më mbaj sekretë Se nga mendtë po luaj
(2x) Veç nga bukuria kam mbet pa martuar Kam mbetur për ty jo, jo s’të kam harruar
(2x) Qielli lart mbi mua Ç’bën ca mirësira Sot e paska gjetur Për të bërë çudira
(English)
(2x) S’di se kush me penë Ta ka shkruar synë Ta ka patur ngenë Të të skalitë mirë
Me qeshjen e buzës Detin hedh matanë Atë det të bukur Unë e paça pranë
(English)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4914. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4914
2 shokë (2x) Një lutje kam për ty Askujt mos me i tregu Për ndarje në dashuri As shokët mos me kuptu
Ref. Dy shokë të mbesim unë e ti Një ndarje e fshehur për të dy As bota mos ta di Këtë ndarje n’dashuri Të mbesim unë e ti Një ndarje e fshehur për të dy As bota mos ta di Këtë ndarje n’dashuri
(2x) Unë dhimbjen do ta fsheh Herët a vonë ke me u martu S’do nxjerri pikë loti nga sytë Do t’vi me ta uru
Ref. Dy shokë të mbesim unë e ti Një ndarje e fshehur për të dy As bota mos ta di Këtë ndarje n’dashuri Të mbesim unë e ti Një ndarje e fshehur për të dy As bota mos ta di Këtë ndarje n’dashuri
Të mbesim unë e ti Një ndarje e fshehur për të dy As bota mos ta di Këtë ndarje n’dashuri
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4912. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4912
Top