Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

FIFA, deshton takimi Kosove-Serbi Takimi mes Federatave te Futbollit te Kosoves dhe Serbise, me ndermjetesimin e FIFA, dhe vete presidentin e saj, Sep Blater, tashme eshte i destinuar te deshtoje. Nje gje e tille eshte thuajse e sigurt se do te ndodhte. Serbet nuk do te paraqiten ne takimin e parashikuar per te sot (5 nentor) ne Zyrih te Zvicres.
Nje lajm i tille eshte bere i njohur pikerisht dje nepermjet nje komunikate te derguar ne qendren e qeverise boterore te futbollit nga ana e drejtuesve te larte te Federates Serbe.
Ne kete komunikate jane sqaruar arsyet e refuzimit te fteses se kreut te FIFA-s. FIFA hodhi idene e nje takimi te tille, por Federata e Futbollit te Serbise e refuzon kategorikisht, lexohet ne komunikaten publike te FSS-se.
Federata jone gezon edhe perkrahjen e UEFA-s, e cila kundershton organizimin e takimeve te tilla me perfaqesues jolegjitime te nje organizate inekzistente.
Ne baze te statutit te Federates se Futbollit te Serbise, i cili eshte mbeshtetur nga ana e FIFA-s dhe UEFA-s, Federata e Futbollit e Kosoves dhe Metohise eshte anetare e Federates se Futbollit te Serbise, nenvizohet me poshte.
Bashke me Federaten e Vojvodines, Federaten e rajonit te Serbise Lindore, ate te rajonit te Serbise Perendimore dhe me Federaten e Beogradit, Federata e Kosoves dhe Metohise perben themelin e Federates sone, si dhe te organizimit territorial te futbollit ne Serbi./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25718. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25718

Liria e medias, gazetarët protestë para Kryeministrisë Në mbrojtje të fjalës së lirë dhe si kundërpërgjigje e dhunës ndaj të vërtetës, personalitetet më të rëndësishme të shtypit të shkruar dhe medias elektronike së bashku me qytetarë të tjerë protestuan dje përpara godinës së Kryeministrisë. Gazetarë, analistë, drejtues të mediave dhe qytetarë ngritën zërin dje për ti thënë “stop” dhunës ndaj fjalës së lirë. Protesta është zhvilluar paralelisht me mbledhjen e qeverisë, e cila ishte duke u mbajtur me dyer të mbyllura. Shoqatat e gazetarëve e organizuan protestën për tu solidarizuar kundër dhunës së ushtruar ndaj kolegut Mero Baze. Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, tha se “jemi të shqetësuar për dhunën, për sjelljen informale që ushtrojnë pushtetet e tjera mbi pushtetin mediatik. Shprehim shqetësim mbi informalitetin në media”. Ai u shpreh i shqetësuar jo vetëm për rastin e fundit, por për dimensionin e frikshëm që ka dhuna mbi fjalën e lirë.
“Përderisa nuk kapet agresori, atëherë shteti është agresor ndaj gazetarit Mero Baze dhe jo vetëm, por edhe ndaj gjithë kolegëve të tij”, u shpreh botuesi Ylli Rakipi. Më tepër se dhunë ndaj një personi Shoqatat e Gazetarëve e cilësojnë atë si censurë mediatike ushtruar nga kreu i qeverisë. “Sot kemi vetëm një agresor, që është Kryeministri Berisha, i cili e ka treguar çdo gjë me fakte”, u shpreh Filip Çakuli, drejtues i “Fiks Fare” në “Top Channel”. “Aktet e dhunës janë banditeske. Pyetja që shtrohet pas kësaj dhune është sesa të sigurt duhet të ndihemi ne tani”, tha Rezart Xhaxhiu. Të pranishëm në këtë protestë emra nga më të njohur të gazetarisë në vend deklarojnë se nuk do të lejojnë askënd të cenojë fjalën e lirë, por ti japin asaj pushtetin që meriton. Protesta e shoqatave të gazetarëve u mbështet edhe nga qytetarë të thjeshtë, të cilët në fund të protestës lëshuan këpucë drejt selisë së Kryeministrisë, si simbol i përuljes së qeverisë para këmbëve të një biznesmeni, si Rezart Taçi. Analisti Andrea Stefani tha se po rritet fryma kundër gazetarëve. Sipas tij, Kryeministri Berisha njihet për dhunën ndaj fjalës së lirë.
“Por pa lirinë e medias nuk do të ketë demokraci. Pushteti i medias duhet të ketë të njëjtën fuqi që kanë pushtetet e tjera”, tha Stefani. Sulmi ndaj gazetarit Mero Baze nxori gazetarët në protestë përpara Kryeministrisë në momentin kur Berisha po zhvillonte mbledhjen e qeverisë. Gjatë kohës kur po zhvillohej protesta një pjesë e ministrave si ai i Drejtësisë dhe ai i Brendshëm dolën nga selia e Kryeministrisë me makinat e tyre. Pjesë e protestës ishin qytetarë të thjeshtë, por edhe lëvizja “Mjaft!” dhe G99. Në përfundim të saj, Kryeministria u godit me këpucë, duke risjellë në mendje veprimin e gazetarit irakian ndaj Presidentit Xhorxh Bush.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25719. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25719

Regjistrim të plotë pronave publike Qeveria vendos të regjistrojë nga e para të gjitha pronat publike. Ky proces mësohet se do të bëhet në mënyrë elektronike për të shmangur abuzimet me dokumentacionin që krijojnë pronarë të paligjshëm në toka publike. Për këtë arsye, në mbledhjen e djeshme, qeveria miratoi projektligjin për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore dhe atyre jobujqësore. Këshilli i Ministrave miratoi njëkohësisht vendimin për regjistrimin elektronik të të gjithë pronave në vend. Si një nga çështjet më problematike në vend, që përbëjnë gjithashtu një kusht për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, pronat rezultojnë me handikapin më të madh, mungesën e një harte të plotë të tyre dhe vendimi në fjalë synon pikërisht rregullimin e kësaj çështjeje. “Shqipëria do të ndërmarrë vitin që vjen dhe në vazhdim regjistrimin më të gjerë të qytetarëve, të pronave të tyre kudo që ata ndodhen dhe kjo do të krijojë fondin përfundimtar dixhital të pronësisë”, u shpreh Kryeministri Sali Berisha. Duke e vlerësuar këtë ndërmarrje, si një arritje të madhe, Kryeministri tha se në këtë mënyrë do të krijohet fondi përfundimtar dixhital i pronësisë. Kryeministri theksoi se do tu jepet fund abuzimeve me dokumentacionet, të cilat krijojnë pronarë të paligjshëm në toka publike. Regjistrimi i të gjitha trojeve publike në mënyrë dixhitale do të shmangë abuzimet dhe përplasjet si ai i fundit që ka ndodhur në qendër të Tiranës mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Kryeministri konstatoi se qeveria nuk do të mbledhë për buxhetin e vet as edhe një qindarkë të vetme, por të gjitha do ti vendosë në mënyrën më transparente dhe më të ndershme në funksion të fondit të kompensimit të pronarëve. “Ne do ti shesim ato me 2000 euro metrin katror, në përputhje me planin e qytetit që ndërtohet, por i gjithë ky fond gradualisht me kalimin e tij do të kalojë i tëri për kompensimin e pronarëve.
Kryeministri tha se do të bëhen të gjitha ndërhyrjet e nevojshme në ligje apo vendime të caktuara, për mbarëvajtjen e procesit të kompensimit. “Ka një problem, ka një ligj të vitit 1994, ku qeveria nuk lejohet të shesë tokën publike përveçse me vendim të Këshillit të Ministrave, për qëllime të caktuara”, tha Berisha. Sipas tij, ai vendim është shumë i dobishëm, sepse ka pasur si qëllim që të mbrojë dhe të mos e lejojë shitjen e pronave pa u kompensuar pronari. Shefi i qeverisë theksoi se “aty ne mund të ndërhyjmë dhe të fusim kompensimin e pronarëve dhe krijimin e fondeve për ta, sepse aty është e përcaktuar se kur Këshilli i Ministrave mund të marrë vendim për të shitur tokën publike”. Ndaj, vijoi ai, dhe do të bashkërendoni të gjithë veprimtarinë. “Do të përdoren në mënyrën më transparente, më të ndershme dhe çdo gjë në funksion të fondit të kompensimit të pronarëve”, u shpreh Berisha. Në kuadër të çështjes së pronave, qeveria ka miratuar vendimin që i hap rrugë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të shqyrtuar të gjitha ato dosje që janë dorëzuar përpara datës 30 qershor 2009. Pas shqyrtimit të 8 mijë dosjeve të fundit, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të shkojë drejt shkrirjes.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25726. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25726

BDI: Emri, duam zgjidhje brenda 7 dhjetorit Në Maqedoni faktori shqiptar ka shtuar aktivitetet rreth çështjes së emrit të Maqedonisë.Për këtë kanë diskutuar edhe liderët kryesorë të koaliconit qeverisës, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti.
Takimi është nxitur edhe nga një deklaratë e nënkryetarit të partisë së z. Ahmeti, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Rafiz Aliti, i cili tha se shqiptarët do të integrohen me ose pa maqedonasit.
Vëzhguesit thonë se këto veprime të partisë shqiptare në pushtet janë të pritshme.
“Ajo që ndodh është pjesë e presioni ndërkombëtar dhe atij të brendshëm për ta zgjidhur çështjen e emrit”, tha Muhamet Zeqiri, kryeredaktor i TV Alsat në Maqedoni.
‘Jo ultimatume’
Çështja e emrit u diskutua të martën pasdite nga kryeministri dhe partneri i tij shqiptar në koalicion.
Takimi u mbajt një ditë pasi nënkryetari i BDI-së Rafiz Aliti, u tha gazetarëve se çështja e emrit duhet të zgjidhet deri para 7 dhjetorit.
Në të kundërt, deklaroi ai, shqiptarët do të integrohen në BE dhe NATO me ose pa maqedonasit.
“Ne nuk mud të rrimë duarkryq vetëm se jemi në qeveri dhe kjo çështje të zvarritet”, tha z. Aliti për BBC-në.
VMRO-DPMNE e kryeministrit Gruevski u kundërpërgjigj duke thënë se ultimatumet për çështje të rëndësishme ishin të papranueshme.
‘Kompromis nga Shkupi’
Vëzhguesit thonë se tashmë nuk bëhet fjalë për një zgjidhje finale të dallimeve për emrin me Greqinë që vazhdojnë që prej 20 vjetësh, por për të dhënë sinjale konkrete dhe të besueshme se mosmarrëveshja mund të zgjidhet.
“Askush nuk do të na detyrojë që të bëhemi pjesë e NATO-s ose BE-së ose që të ndryshojmë emrin,” tha Atanas Kirovski.
Gazetari që e ndjek prej vitesh çështjen e mosmarrëveshjes për emrin mes Shkupit dhe Athinës tha se iniciativa për kompromis duhet të vinte nga Shkupi dhe shtoi se këtë qëllim kishte dhe ‘presioni’ i faktorit politik shqiptar.
Maqedonia është nën presion që të gjejë zgjidhje për dallimet për emrin, deri në fillim të dhjetorit.
Kjo është koha kur 27 vendet anëtare të BE do të duhet të vendosin nëse Maqedonia do të fillojë fazën e fundit para anëtarësimit me të drejta të plota në BE.
Zyrtarët evropianë duan që ta shmangin bllokimin e procesit që është paralajmëruar nga Greqia nëse çështja e emrit nuk zgjidhet deri atëherë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25712. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25712

Teksas, masaker ne bazen Fort Hood Te pakten shtate persona jane vrare dhe 12 te tjere jane plagosur ne nje shkembim zjarri ne bazen ushtarake Fort Hood ne Teksas te Shteteve te Bashkuara. Lajmin e bejne te ditur mediat amerikane, sipas te cilave lidhur me ngjarjen nje person eshte arrestuar ndersa nje tjeter eshte ne arrati.
Rrjeti informativ NBC News thote se dy te dyshuarit ishin me uniforme ushtarake dhe se njeri prej tyre dyshohet te kete pasur nje pushke snajper me precizion te larte.
Baza Fort Hood, e vendosur ne qytetin e Killinit, eshte mjaft e madhe dhe ne keto momente thuhet se hyrjet dhe daljet e saj jane bllokuar teresisht. Ende nuk dihet nese personat e vrare jane civile apo ushtarake./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25716. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25716

Raporti i fundit i El-Baradeit: Irani nuk ka program bërthamor Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike Muhamed El-Baradei dha raportin e tij të fundit mbi veprimtaritë bërthamore globale para se të dalë në pension në fund të këtij viti.
Gjatë komenteve të tij para Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë dje, zoti El-Baradei foli për pikat e nxehta bërthamore të botës. Në fillim, pyetjet që iu drejtuan kishin të bënin me Iranin dhe dyshimet perëndimore mbi aftësitë e tyre për të prodhuar armë bërthamore.
“Nuk kemi asnjë tregues, apo provë, që Irani ka një program armësh bërthamore. Programi i Iranit është përpjekje për të vënë në pah rolin si fuqi rajonale. Por sipas mendimit tim, programi bërthamor i Iranit është thjesht një mjet për të arritur një qëllim. Irani do që të njihet si fuqi rajonale. Ata mendojnë se njohuritë bërthamore sjellin prestigj dhe fuqi, dhe ata do të donin që Shtetet e Bashkuara t’i angazhonin.”
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike i pranoi shqetësimet izraelite për një Iran me armë bërthamore apo për çfarëdo vendi tjetër armiqësor. Por ai tha se ka gjithmonë dy anë të një historie.
“Nëse e shohim nga pikëpamja arabe, arabët janë po aq të shqetësuar, madje ndoshta edhe më shumë, për programet bërthamore që mendohet se ka Izraeli. Ne nuk mund të presim që pjesa tjetër e botës arabe të jetë e qetë duke lexuar çdo ditë që Izraeli ka 200 armë bërthamore.”
Mbi çështjen e Koresë së Veriut, ElBaradei tha se ka dy çështje kryesore:
“Një nga çështjet është mania e tyre për sigurinë dhe mundësinë e ndryshimit të regjimit nga Shtetet e Bashkuara, dhe kjo kërkon shumë garanci që ne nuk po përpiqemi të ndryshojmë regjimin, pa marrë parasysh natyrën e tij, sepse kjo është çështje tjetër. Problemi i dytë është se e vetmja letër që mund të luajnë ata është karburanti bërthamor dhe ata do të duan ta përdorin këtë sa më shumë për të rritur në maksimum ndihmën humanitare dhe ekonomike.”
Zoti El-Baradei thotë se ka shpresa, por vendet duhet të hyjnë në bisedime, pavarësisht nga rreziqet, nëse duan të arrijnë paqen. Ai tha se beson që bota ka tani një rast unik për t’i vënë këto çështje në tavolinë sa nuk është vonë. (Voa)

23 tetor Sekretarja Klinton: Duam një botë pa armë bërthamore
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thotë se eliminimi i ambicieve bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut është kritik në mbështetje të përpjekjeve për mospërhapjen e armëve bërthamore.
Në një fjalim në Uashington, ajo tha se një marrëveshje e re me Rusinë për pakësimin e armëve bërthamore do të demonstronte udhëheqjen amerikane për këtë çështje.
Klinton e shfrytëzoi fjalimin në Institutin amerikan të Paqes për të rikonfirmuar angazhimin e administratës ndaj synimit që deklaroi Presidenti Obama në prill në Pragë për një botë pa armë bërthamore.
Ajo tha se përpjekjet për të forcuar regjimin global të mospërhapjes së armëve bërthamore varen të paktën për të ardhmen e afërt tek zgjidhja e shqetësimeve lidhur me programet bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut.
Por ajo tha se kthimi i Koresë së Veriut tek negociatat që u bllokuan vitin që kaloi, nuk është absolutisht i vetmi hap që Pheniani duhet të ndërmarrë nëse do një marrëdhënie më normale me Uashingtonin.
“Sanksionet aktuale nuk do të zbuten derisa Pheniani të ndërmarrë hapa të verifikueshme, të pakthyeshme drejt çnuklearizimit. Udhëheqësit e tij nuk duhet të ushqejnë iluzione se Shtetet e Bashkuara do të kenë ndonjëherë marrëdhënie normale dhe pa sanksione me Korenë e Veriut nëse ajo ka armë bërthamore”.
Zonja Klinton tha se administrata është gjithashtu e gatshme të angazhohet me Iranin, nëse ky vend tregon seriozitet në marrjen e hapave praktike për t’iu përgjigjur shqetësimeve për programin bërthamor.
Por ajo tha se procesi nuk mund të lejohet që të zvarritet pa një fund të qartë.
“Dera është e hapur për një të ardhme më të mirë për Iranin. Por procesi i angazhimit nuk është me një fund të papërcaktuar. Ne nuk duam të diskutojmë pa hapa praktike”.
Zonja Klinton tha se nevojiten masa të menjëhershme, në veçanti për një plan për vende të tjera që të përpunojnë uranium me gradë të ulët pasurimi për një reaktor që prodhon izotope mjekësore.
Bisedimet mbi këtë temë që u mbajtën këtë javë në Vienë shihen si model i mundshëm për një marrëveshje sipas së cilës Irani mund të vazhdojë një program bërthamor civil ndërkohë që u jep zgjidhje shqetësimeve se përpjekja e tij aktuale ka lidhje me armët bërthamore.
Zonja Klinton bëri një vlerësim pozitiv të bisedimeve me Moskën që synojnë arritjen e një Traktati të Ri për Reduktimin e Armëve Bërthamore kur të skadojë marrëveshja aktuale në dhjetor.
Ajo tha se administrata beson se një traktat i ri do të konsolidojë sigurinë kombëtare në Shtetet e Bashkuara dhe të jetë shembull për pjesën tjetër të botës.
“Ne nuk kemi iluzione se ky traktat do të bindte Iranin dhe Korenë e Veriut që t’u japin fund aktiviteteve të tyre të paligjshme. Por do të demonstronte se Shtetet e Bashkuara i plotësojnë detyrimet e tyre drejt çarmatimit bërthamor”.
Zonja Klinton bëri gjithashtu thirrje për forcimin e autoritetit dhe burimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Ajo tha se nëse kjo agjenci duhet të jetë një pjesë e rëndësishme e regjimit të mospërhapjes, duhet të ketë burimet e nevojshme për të bërë punën e vet.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25706. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25706

Sërish probleme me enciklopeditë: Aktorët shqiptarë bëhen serbë SHKUP- “Enciklopedia filmike” e botuar këto ditë nën sponsorizimin e Ministrisë së Kulturës injoron dhe falsifikon kinematografinë shqiptare, duke tjetërsuar edhe aktorët e famshëm shqiptarë, si aktorin Bekim Fehmiu, të cilin e quan aktor serb.
Në këtë botim nuk përmendet asnjë fjalë për filmin, kinematografinë shqiptare dhe aktorët shqiptarë, ndërsa aktori i vetëm shqiptar i përmendur në të është Bekim Fehmiu, për të cilin shkruhet se është aktor serb. “Enciklopedia Filmike” mban vulën e autorit maqedonas Georgi Vasilevski.
Sipas autorit bëhet fjalë për një enciklopedi që përfshinë ngjarje, personalitete e krijime nga bota e filmit. Siç njofton agjencia e lajmeve INA, ajo që të bie sakaq në sy është fakti irritues e që ka të bëjë me përfshirjen e shumë aktorëve e filmave maqedonas që janë ngritur në nivelin e aktorëve dhe filmave botërore. Në kuadër të filmave dhe aktorëve botërore vend të konsiderueshëm zënë edhe filmat dhe aktorët serbë, pastaj ata kroatë, boshnjakë, turq dhe, si shkarazi do t’i jepet një shtyllë hapësirë edhe aktorit me përmasa botërore, Bekim Fehmiut. Asgjë nga bota filmike shqiptare. Bekim Fehmiu emërtohet si aktor serb dhe tekstualisht thuhet se: “Bekim Fehmiu është aktor serb i filmit dhe i teatrit.
Autori i kësaj enciklopedie nuk nënvizon faktin që, më vitin 1987, në mënyrë demonstrative Bekim Fehmiu hoqi dorë nga shfaqja “Madame Kolontine” të autorit Anete Playel, edhe atë jo për shkaqe teknike por pikërisht për faktin se serbët e kishin mbushur kupën e propagandës antishqiptare. Në enciklopedinë e famshme maqedonas filmike nuk përmendet aktorët e mirënjohur shqiptarë nga Maqedonia, të cilët janë të shquar dhe të vlerësuar me çmime nga bota e filmit, duke përfshirë edhe filmat dokumentarë. Gjithashtu në nivelin e kinematografisë ndërkombëtare nuk janë përmendur aktorët e mëdhënj si: Xhejms dhe Xhon Belushi, Eliza Dushku, Luan Bexheti apo edhe emra të tjerë. Ministria e Kulturës sërish ka heshtur përballë këtij falsifikimi dhe injorimi të artit dhe kinematografisë shqiptare. Botimi i kësaj “Enciklopedie Filmike” vjen pas botimit të enciklopedisë së ‘famshme’ maqedonase nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase, e cila ishte kontradiktore dhe fyese për historinë dhe vlerat kombëtare shqiptare. (INA)

Debate në Akademi, Ristovski s’e jep Enciklopedinë
Debate të ashpra mes dy rrymave në Akademinë e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM); njëra që mbron këshillin redaktues aktual të “Enciklopedisë Maqedonase” të udhëhequr nga akademiku Bllazhe Ristovski, dhe tjetra e drejtuar nga kryetari i ASHAM, Georgi Stardelov.
Por, fundi i gjithë këtyre mosmarrëveshjeve do të ndodhë të enjten kur është caktuar vazhdimi i seancës ku do të vendoset lidhur me fatin e “Enciklopedisë”, të tërhiqet apo jo dhe a do të shkarkohet këshilli redaktues.
Por, lidhur me këtë, akademiku dhe kryeredaktori aktual, Bllazhe Ristovski ka kërcënuar se redaksia e re që mund të formohet nga ASHAM mund të bëjë vetëm “Enciklopedi” të re. Sipas tij, në asnjë rast, askush nuk guxon të shfrytëzojë materialet e “Enciklopedisë së tyre” që tashmë ka dalë në treg.
“Ata mund të formojnë redaksi të re dhe të bëjnë Enciklopedinë e tyre, por nuk mund të shfrytëzojnë materialet tona. Kjo Enciklopedi e jona është punë e kryer. Ju i dini ligjet si janë, këtu ka të drejta të mbrojtura të autorit”, ka theksuar akademiku Ristovski.
Kryesia e ASHAM dje ka shqyrtuar të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e njësive të akademisë, lidhur me vlerësimin e Enciklopedisë. Tre akademikët shqiptarë kanë kërkuar që të shkarkohet redaksia dhe të tërhiqet “Enciklopedia” aktuale. (INA)

8 tetor Akademia maqedonase: Redaksi e re për Enciklopedinë
Një redaksi e re për korrigjimin e Enciklopedisë Maqedonase, në të cilën do të marrin pjesë edhe përfaqësues të etnive dhe komuniteteve tjera jo maqedonase. Ky është vendimi që ka marrë sot Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.
Siç merret vesh nga konkluzionet e seancës së sotme, redaksia e re duhet në formohet në pajtim me Statusin dhe aktet tjera juridike të Akademisë, në afat prej një muaji. Me formimin e redaksisë së re formohen edhe ekipe të reja të redaksisë.
Anëtarët e rinj të redaksisë duhet t’i ndryshojnë me tekste të reja dispozitat të cilat janë të papranueshme nga aspekti shkencorë dhe më gjerë.
Në hartimin e teksteve të reja duhet të kyçen autorë kompetent, ekspertë për çështjet të cilat janë kontestuese dhe duhet të ndryshohen në enciklopedi. (INA)
dt 30 shtator Akademia maqedonase tërheq Enciklopedinë: Do korrigjohet
SHKUP- Në kulmin e debatit akademik, historik e ndërkombëtar dhe teksa rrugëve të Tetovës shqiptarët kanë shpërthyer në protesta Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) ka vendosur që të tërheq përkohësisht “Enciklopedinë Maqedonase” nga shitja dhe të bëjë korrigjimin e saj. Nga vendimet e ASHAM është obliguar që redaksia që përpiloi “Enciklopedinë Maqedonase” në afat sa më të shkurtër të bëjë përmirësimin e pjesëve për shqiptarët në Maqedoni, marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase, agresionin e shqiptarëve në Maqedoni, pjesët e shkruara ndaj SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe për trajnimin e UÇK-së, Nënë Terezën dhe pjesë të tjera kontestuese. Kryesia ka obliguar redaksinë që përmirësimet të bëhen së bashku me akademikë maqedonas dhe shkencëtarë të tjerë nga bashkësitë joshumicë. Vendimi vjen ndërkohë që në Tetova nxënësit kanë shpërthyer në protesta duke kërkuar tërheqjen e botimit nga shitja dhe jo vetëm korrigjimin e tij. Ndërkohë që ambasada e SHBA-së, në Shkup e ka thënë fjalën e tyre, si një publikim që i sjell dëme edhe vetë Maqedonisë.
Enciklopedia, reagon SHBA: Botimi po sjell probleme në Maqedoni
Debati për Enciklopedinë Maqedonase ka vijuar edhe sot me reagimin e ish presidentit, aktualisht kreu i opozitës, Branko Cervenkovski dhe me një tjetër deklaratë të Ambasadës së SHBA-së në Shkup.
SHBA: Enciklopedia, dëme edhe për Maqedoninë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, përmes një deklarate për shtyp sërish është prononcuar lidhur me enciklopedinë maqedonase, ndaj së cilës ditëve të fundit është hapur një debat i gjerë. “Fokusi i përpjekjeve Amerikane në Republikën e Maqedonisë është në inkurajimin dhe përkrahjen e zhvillimit të një anëtari të suksesshëm dhe në lulëzim të bashkësisë Euro-Atlantike. Publikimi i Enciklopedisë së ASHAM ka nxitur disa reagime, duke përshirë edhe reagimin tonë, ndaj shkrimeve të pasakta, fyese dhe problematike në kuptime të tjera. Maqedonia është një shtet multietnik dhe derisa qytetarët, politikanët dhe mediumet reagojnë ndaj kundërthënieve që burojnë nga mangësitë e këtij publikimi ne dëshirojmë që ata të fokusohen në mënyrë konstruktive në qëllimet afatgjata të Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup.
Cervenkovski: Të përgjigjen hartuesit “Enciklopedia nuk është një libër i thjeshtë, dhe akademia e Republikës së Maqedonisë nuk është një organizatë joqeveritare”. Kështu është shprehur kryetari i partisë opozitare më të madhe në Maqedoni, Branko Cërvenkovski.
Ish-presidenti i Maqedonisë kërkon përgjegjësi nga njerëzit e parë të Akademisë së Maqedonisë dhe Redaksisë. Sipas tij, disa pjesë në enciklopedi, nxisin ndarje dhe tensione brenda në shoqëri dhe na konfrontojnë me miqtë tanë të jashtëm.
“Vlerësoj se për një projekt i cili është botuar nga ana e Akademisë, pa dyshim përgjegjësi mbajnë bartësit kryesorë- njeriu i parë i Akademisë dhe bordi i redaktorëve”, deklaroi Branko Cërvenkovski.
Ai tha se projekti është financuar nga Qeveria e Maqedonisë dhe është promovuar nga kryeministri, Nikolla Gruevski dhe Presidenti, Gjorgje Ivanov, prandaj sipas tij, nuk lejohet që këta dy persona të mos kenë qëndrim lidhur me këtë çështje. Cërvenkovski theksoi se Qeveria të mos mendojë që forcat e errëta për të cilat ka folur, ti kërkojë tek opozita.
“Maqedonisë i duhet një presidenti dhe kryeministër me qëndrim dhe që i zgjidhin problemet, e jo që ikin nga problemet. LSDM edhe një herë e fton presidentit Ivanov dhe kryeministrin Gruevski të distancohen nga pjesët kontestuese në enciklopedi”, theksoi Cërvenkovski. Në të kundërtën sipas tij, del se kreu shtetërorë e miraton dhe pajtohet me përmbajtjen e kësaj enciklopedie. (INA)
Maqedoni, enciklopedia famëkeqe ‘lëkund’ koalicionin
Enciklopedia maqedonase e botuar javën e kaluar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) vazhdon të shkaktojë tensione dhe përkeqësime në raportet e koalicionit qeveritar mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Mësohet se në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën mbrëma ka mbretëruar atmosferë tejet e tensionuar mes kryeministrit Nikolla Gruevski nga njëra anë dhe ministrave të BDI-së nga ana tjetër, për shkak të enciklopedisë famëkeqe. Nuk dihet ende se çfarë është debatuar, por e sigurtë është që vetëm pak kohë pas nisjes së mbledhjes Gruevski ëhstë larguar duke e lënë atë që ta udhëheqë Zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski.
BDI-ja konteston 50 dispozita në këtë enciklopedi duke kërkuar njëherësh që akademiku Bllazhe Risteski të japë dorëheqje nga funksioni redaktor kryesor në Enciklopedinë maqedonase, pasi ai paralajmëroi se në botimin e korrigjuar nuk do të bëhen korrigjime të mëdha në dispozitat të cilët janë ofenduese për shqiptarët. Përveç reagimeve të ashpra ndaj ASHAM-it, BDI-ja edhe më tej insiston që edhe Qeveria të distancohet nga pjesët kontestuese në Enciklopedi me çka kanë filluar të përkeqësohen marrëdhëniet në koalicionin qeverisës me VMRO-DPMNE-në.
BDI-ja kërkon tërheqjen e tërësishme të enciklopedisë dhe formimin e një një këshilli të ri redaktues në të cilin akademikë dhe profesorë shqiptarë do të marrin pjesë në përgatitjen e dispozitave që kanë të bëjnë me shqiptarët.
Ndryshe, deri më tani kryeministri Gruevski dhe institucionet shtetërore nuk janë distancuar nga Enciklopedia e cila shtrembëron historinë e shqiptarëve dhe ofendon popullin shqiptar me gjuhën e urrejtjes.
Edhe përskaj reagimeve të ashpra nga faktori politik shqiptar, intelektual dhe ai civil në Maqedoni, si dhe nga SHBA-të, Britania e Madhe dhe nga vendet fqinje si Shqipëria, Kosova dhe Bullgaria akademikët maqedonas mbeten edhe më tej në qëndrimin se në enciklopedinë maqedonase duhet bërë vetëm disa korrigjime por assesi tërheqje të saj, gjë me të cilën nuk pajtohen shqiptarët. (INA)
************************************* DICITURAT NE GALERI – FOTO
Bekim Fehmiu Xhejms Belushi Eliza Dushku Luan Bexheti (Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25709. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25709

Pakti detar, ushtarakët që janë kundër marrëveshjes Emra të njohur të Forcave të Armatosura në krah të oponencës së kolonelit në rezervë, për shkeljen e sovranitetit kombëtar
Studimi shumëfaqësh i mjeshtrit të kërkimeve, Prof.Asoc.Dr.Myslim Pasha u mundua të hidhte dritë sadopak mbi marrëveshjen e mbajtur fshehur nga qeveria shqiptare, për ndarjen e re të kufijve detarë me Greqinë.
Oponenca e Pashës, tregoi atë që nuk pati kurajë dhe aftësi ta tregojë ekipi negociator i Shqipërisë, i cili i ka dhënë Greqisë rezultatin e ndarjes së kufijve në tavolinë, duke penalizuar një pjesë të tërësisë territoriale të vendit.
Ekspertiza e kolonelit në rezervë, është refuzuar dhe injoruar nga qeveria si trillim dhe dëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendin fqinj, por ajo ka gjetur mbështetjen e ish-zyrtarëve të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilët janë ballafaquar me problemet e kufijve dhe të mbrojtjes së integritetit territorial të vendit.
Në analizën më të fundit Prof.Asoc.Dr.Myslim Pasha sjell argumente të reja që përforcojnë konkluzionin se marrëveshja shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar cënon rëndë sovranitetin tonë territorial.
Argumenti ku Pashaj kapet fort për të përforcuar konkluzionin në fjalë, është pikërisht koncepti i proporcionalitetit që përdoret si test për barazinë e brigjeve të dy shteteve nga vija kufitare. Ky test trajton, raportin e ujërave të përfituara nga përcaktimi i kufijve të shtrat-detit kontinental (sipërfaqes ujore detare), krahasuar me raportin e vijës bregdetare relevante të të dy shteteve.
Duke e aplikuar këtë test, në rastin e marrëveshjes shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar, Pashaj arrin në konkluzionin se Shqipëria për 1 km bregdet përfiton 10.2 km2 shtrat-det dhe ujëra detarë, ndërkohë që Greqia për 1 km bregdet përfiton 17.9 km2 shtrat-det dhe ujëra detarë.
Pra, sikundër shihet nga kjo marrëveshje, Shqipëria del e humbur. Në hapje të analizës së tij, Prof.Asc.Dr.Myslim Pashaj i referohet një sërë rastesh të praktikës botërore në procesin e ndarjes së kufirit detar mes shteteve të ndryshme, të cilat përdorin testin e barazisë, për të verifikuar nëse nga përcaktimi i vijës ndarëse në det, raporti i ujërave të përfituara nga përcaktimi i kufijve të shtrat-detit kontinental krahasuar me raportin e vijës bregdetare relevante të të dy shteteve, është apo jo i barabartë.
Prej disa javësh ata janë shprehur edhe në gazetën “Shekulli”, duke sjellë argumentet kundër ratifikimit të marrëveshjes.
Armand Vinçani
Armand Vinçani, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë thotë se raste të ngjashme si ai mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku kanë shumë për të kundërshtuar në ndarjen e kufijve ujorë janë zgjidhur nga arbitrazhi i huaj.
Në një analizë posaçërisht për gazetën “Shekulli” ai thotë se,- akoma deri më sot, nuk janë bërë të qarta për publikun analizat e faktorëve të rëndësishëm, që janë konsideruar nga shteti ynë si të tillë, ndërsa negocionte marrëveshjen e që kanë të bëjnë me trajtimin e konfiguracionit të bregdetit tonë, strukturat fizike dhe gjeologjike të shtratit kontinental, efektet e parimit të porpocionalitetit që trajton, raportet midis shtrirjes së shelfit kontinental dhe gjatësisë së bregdeteve të Shqipërisë dhe Greqisë si dhe delimitimi me Italinë që ndodhet pranë kësaj zone.
“Eksperienca e shumë vendeve të huaja tregon se për shkak të implikimeve të mësipërme, delimitimi është vendosur në Gjykatën Ndërkombëtare dhe shpesh edhe kur është përdorur vija e baraslargësisë ajo është korrigjuar (axhustuar), mbi bazën e parimit të barazisë.
Në arbitrazhin e vitit 1985, kur u shqyrtua delimitimi midis Guinea-Guinea Bissau Gjykata vendosi refuzimin e përdorimit të metodës së baraslargësisë, sepse ajo çonte në pozita të pabarabarta të palëve në kontrollin e hapësirave ujore.
Po kështu, në rastin e delimitimit të kufirit midis Danimarkës dhe Norvegjisë, në zonën midis Greenland -it dhe Jan Mayen -it, Gjykata Ndërkombëtare, pasi vendosi vijën mesore të përkohshme, e korrigjoi atë mbi bazën e parimeve të barazisë, duke konsideruar porpocionalitetin e bregdeteve si dhe rëndësinë ekonomike në peshkim. Raste të tilla të ngjashme janë paraqitur shumë në oponencën e z. Pashaj dhe ato meritojnë vëmendje për të kuptuar rëndësinë e vështrimit dhe analizën e shumë faktorëve, që ndikojnë në rastin tonë”.
Sipas tij të kundërshtosh një marrëveshje të tillë dhe të kërkosh rinegociata, nuk mund të prishë marrëdhëniet me vendin fqinj, gjë e cila nuk është e dëshirueshme nga askush. Konventa e Ligjit të Detit, ku të dy vendet bëjnë pjesë, kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim reciprok për të siguruar barazi dhe përdorim eficient të resurseve detare, duke kontribuar për drejtësi, paqe dhe progres të përbashkët. Edhe në rastin më të keq, nëse ka mosmarrëveshje teknike, nuk është aspak e jashtëzakonshme kërkesa për t’u dëgjuar në arbitrazh.
Edhe në vende me demokraci më solide se tonat kanë zgjidhur çështje të delimitimit të kufijve detare në Gjykatën Ndërkombëtare. Të tilla janë rastet e arbitrazhit të vitit 1977 për vendosjen e kufirit detar midis Francës dhe Anglisë apo rasti i delimitimit të zonës ekskluzive të peshkimit dhe shtratit kontinental midis SHBA-së dhe Kanadasë në zonën e Gulf of Maine -s në vitin 1984.
Që të behet kjo, duhet që shteti të marrë plotësisht rolin e mbrojtësit të interesave tona dhe servantët e tij të kuptojnë se janë atje jo për të abuzuar me to.
Dhe çelësi i suksesit në mbrojtjen e të drejtave tona është jo “puthja” e pushtetarëve apo gjykatësve, por qëndresa ndaj pushtetit sa herë ai paraqitet i korruptuar. Pavarësisht nga ngjyrat politike, qeveritë synojnë të zgjerojnë pushtetet e tyre në kurriz të të drejtave tona. Pushteti është veçanërisht i interesuar në apatinë e qytetarëve dhe besimi i tepërt ndaj tij çon në skllavërinë tonë.
Është shoqëria shqiptare, janë Grupet e interesit, janë Intelektualët, ata që duhet të balancojnë forcën në rritje të pushtetit dhe të bëhen barrierë ndaj papërgjegjshmërisë dhe pragmatizmit të patolerueshëm.
Vladimir Beja
Ish-komandanti i forcave ushtarako-detare të Republikës së Shqipërisë në një prononcim për gazetën “Shekulli”, pak kohë më parë i bëri thirrje parlamentit të mos e ratifikonte marrëveshjen dhe të pritej edhe hyrja e opozitës.
“Presidenti, si garant i Kushtetutës, duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të marrë në analizë marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë dhe të shqyrtojë ligjshmërinë e saj, si dhe të verifikojë nëse është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë”. Sipas tij, pika më e dobët dhe që lë vend për dyshime është ngutja dhe mungesa e transparencës.
“Kjo marrëveshje kaq e rëndësishme për vendin, duhej të shqyrtohej në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, ku të raportohej me hollësi nga Komisioni i Ekspertëve, për metodologjinë e zgjedhur, hartat dhe teknologjinë e përdorur, për matjet e kryera si dhe elemente të tjerë të eksperiencës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare. Pakti me Greqinë për ujërat territoriale, nuk duhet që të miratohet në asnjë mënyrë nga Kuvendi, pasi ai vë në pikëpyetje integritetin territorial të vendit tonë.
Parlamenti nuk ka asnjë arsye të ngutet dhe ta ratifikojë këtë marrëveshje ndërqeveritare dhe aq më tepër pa prezencën e opozitës, e cila përbën gati 47 për qind të Kuvendit”. Z. Beja ishte pjesë e grupit negociator në bisedimet e 17 viteve më parë për një marrëveshje të tillë me Italinë dhe e njeh problematikën e një pakti të tillë.
“Për të firmosur marrëveshjen me Italinë kanë qenë përpjekjet tre vjeçare, ku komisionet tona për një fjalë goje i riktheheshin bisedimeve dhe këto bisedime zgjasnin me muaj të tërë, vetëm për të përcaktuar metodologjinë.
Në këtë proces nuk janë zbatuar as procedurat minimale për hartimin e kësaj marrëveshjeje dhe me të drejtë flitet se ka mungesë transparence”,- është shprehur ish-komandanti i forcave ushtarako-detare të Republikës së Shqipërisë, Vladimir Beja.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25699. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25699

Pse të shohin me kureshtje kur je single dhe mbi 30 vjeç Nëse do t’iu pyesnin kush është biseda më e bezdisshme, për beqarët do të ishte pikërisht tema rreth martesës dhe të qenit vetëm. Nëse ju i keni kaluar të tridhjetat dhe jeni ende beqarë, prindërit, miqtë dhe të gjithë të afërmit tuaj do të fillojnë t’i analizojnë dhe kërkojnë arsyet se pse ju jeni ende pa një partnere.
Do fillojnë t’iu thonë se “Ju nuk keni vend në jetën tuaj për një grua”, “Ju jeni shumë kërkues” ose “Ju nuk jeni aq kërkues sa duhet”. Nganjëherë për disa beqarë, sidomos për ata që i kanë kaluar të tridhjetat, termi “single” tingëllon si një “sëmundje” për vetë faktin se njerëzit për rreth përpiqen të gjejnë tek ky person një problem qoftë edhe psikologjik.
Prandaj të jesh një beqar i tillë, gjithë kohën nën ndikimin e atyre që nuk duan të na shohin më kështu, duket sikur beqaria është një karakteristikë e caktuar qartë jo nga mosha, por nga rrethi shoqëror dhe familjar përreth.
Çdo të thotë të jesh beqar
Nuk ka asgjë të keqe apo të gabuar në faktin që dikush është beqar, në çfarëdo moshe qoftë ai. Por komentet rreth kësaj teme, përsëriten dhe shtohen pak e nga pak me kalimin e muajve dhe viteve, aq sa shpesh herë të shtyjnë të dyshosh tek vetja. Fillon të mendosh se në diçka ti ke gabuar, apo diçka nuk shkon më ty, ose t’i ke atë sindromën e “sëmundjes” së beqarëve. Aq më tepër njerëzit përreth asnjëherë nuk iu japin një arsye qetësuese për t’iu shpjeguar se pse ju jeni ende beqar, apo t’iu shpjegojnë se në gjithë këtë nuk ka asgjë të gabuar. Asnjëherë nuk ju thonë “Ti je shumë i pashëm” ose “ti ke gjithmonë mundësi të mira”, por është gjithmonë diçka negative “Ti as vetë nuk e di çfarë kërkon te një femër” ose “Ti po kërkon një femër që nuk ekziston”. Dhe nëse për një farë kohë të gjithë ata që të rrethojnë do të përdorin këto shprehje rreth jush, ju do të filloni të mendoni se mbase ata kanë të drejtë.
Prandaj në disa raste një person i ndodhur në kushte të tilla e lë fatin e vet “në duart e të tjerëve”, pra pret ndihmën e miqve apo familjarëve për ta njohur me dikë. Por fati yt asnjëherë nuk mund të vendoset nga të tjerët. Askush nuk mund të njohë botën tënde më mirë se ti. Të jesh “single” nuk do të thotë se kë probleme. Nëse ti nuk je i bindur për veprimet që duhet të marrësh për t’i dhënë fund beqarisë, nuk duhet t’i shtohesh rreth 50 për qind të martesave që shkojnë drejt divorcit.
Çfarë duhet të ketë parasysh një beqar
Një gjë është e vërtetë pas gjithë kësaj. Secili nga në ndjek rrugën e jetës së tij dhe çdo veprim realizohet në kohën e vet. Asgjë nuk mund të bëhet jashtë rrjedhës që ajo ka marrë. Shumë persona e kanë gjetur dashurinë e tyre të vërtetë në një moshë të thyer, por rëndësi ka që ata janë ndjerë mirë dhe të plotësuar edhe në këtë moshë. Kjo nuk është çmenduri, as diçka e kaluar për moshën e një personi, e bukura qëndron në atë çka të rezervon jeta në çdo moment. Rëndësi që çdo gjë ta jetosh në momentin e vet.
Gjithmonë, në jetën e gjithsecilit është dikush që pret dhe që jeton posaçërisht për ty dhe jeta në rrjedhën e saj ka caktuar një takim të mrekullueshëm. Askush nuk duhet të mendojë se kur koha kalon largon edhe mundësinë për të gjetur dashurinë e vërtetë. Shumë njerëz thonë “Nuk besoj se do ta gjej ndonjëherë dashurinë e vërtetë”. Por kjo është thellësisht e gabuar, të gjithë do e takojnë dashurinë e tyre. Dhe deri në momentin që do të gjeni shpirtin tuaj binjak do të jeni ju interesi i jetës suaj.
Beqaria, zgjedhja për të mos u martuar
Tradicionalisht fjala beqari i është referuar zgjedhjes për të mos u martuar. Sot shumë njerëz e përdorin me kuptimin që nuk bëjnë seks për një periudhë kohore të caktuar. Kjo mund të thotë të mos bësh seks me dikë, por edhe të mos masturbohesh. Ndonjëherë ne zgjedhim beqarinë si kundërveprim ndaj theksit të tepruar që shoqëria jonë ka vënë mbi seksin, si shkëputje nga ndjenja se ne duhet të jemi të lidhur seksualisht me dikë gjatë gjithë kohës. U lodha së qeni i detyruar të them po ose jo gjithë kohës, sështë detyrim që të jesh në çift, dikush mund ta gjejë vetveten dhe qetësinë edhe në të qenit vetëm. Por beqaria mund të jetë një aventurë personale. Por nevojat për të pasur dikë në krah, zilia ndaj një shoku apo miku që ndjehet i plotësuar në jetën në çift, kalimi i viteve, e shtyjnë këdo rreth një lidhje të re. Dhe kështu vjen një moment kur çdo beqar vendos që ti japë fund vetmisë dhe të fillojë një jetë tjetër.
Ku fillojnë problemet e para në çift
Në shumicën e marrëdhënieve dashuria dhe pranimi vazhdojnë për aq kohë sa personi tjetër po plotëson një nivel të caktuar pritjeje. Nëse ndjenjat janë të ngrohta, burri dhe gruaja mund ta shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit, i shpërfillin karakteristikat e mërzitshme të partnerit, komunikojnë siç duhet dhe akoma shprehin afeksion. Por kur ndjenjat ftohen, njëri ose të dy së bashku mësojnë se nuk kanë asnjë rezervë apo aftësi për të dashur një person me sa duket të papërsosur.
Tashmë nevojat nuk plotësohen, gjë që shkakton lëndim, nxit vetëmbrojtje, dobëson komunikimin e mirë, shton keqkuptimet, provokon konflikt, dhe që i hedh zjarr zemërimit dhe trishtimit. Nëse falja dhe pajtimi nuk e ndalin këtë spirale në rënie, aftësia për ta dashur njëri-tjetrin paralizohet. Ky model në pothuajse të gjitha marrëdhëniet mund të shmanget për aq kohë sa çështjet e nxehta që provokojnë egoizmin nuk ekzistojnë apo janë hijezuar.
Të jesh i gatshëm për marrëdhënie serioze
Disa persona vendosin të fillojnë aktivitetin intim për arsye të ndryshme: nga kurioziteti, nga të qenit nën presionin e partnerit të tyre, sepse duan të kënaqin partnerin tjetër, ose sepse shokët apo shoqet e tyre e bëjnë një gjë të tillë. Disa të tjerë vendosin që të presin derisa të martohen ose ta njohin mirë partnerin.
Nganjëherë ky është një vendim që njeriu e merr nga nxitja e momentit, por, gjithsesi, nuk është gjithmonë një vendim i lehtë për tu marrë. Mund të jetë një mrekulli, por ju mund të ndjeheni fajtorë dhe të zhgënjyer më pas, nëse mendoni se nuk morët vendimin e duhur dhe nëse nuk ndjeheshit të gatshëm për të hyrë në marrëdhënie të tilla. Por mos harroni se mund të thoni edhe jo. Dhe, pavarësisht nëse thoni po ose jo, mendoni si për pasojat e mundshme, ashtu edhe për kënaqësinë. Vendimi për të pasur marrëdhënie seksuale është një vendim i madh dhe është e rëndësishme të kuptohen pasojat e një vendimi të tillë./cdodite/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25703. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25703

Top