Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Tirana sistemon Luzin, Kamza lë jashtë Elbasanin KUPA E SHQIPËRISË/ Skuadrat e forta kalojnë, Partizani nuk luan pasi nuk gjen fushë
U luajtën ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, në kuadrin e turit të parë të saj. Kamza është surpriza e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, skuadër e cila ka eleminuar Elbasanin nga ky kompeticion.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy ekipeve ka përfunduar në barazim 0-0, duke i dhënë mundësinë Kamzës të kalojë në turin tjetër, kjo dhe falë fitores së tyre në ndeshjen e parë 2-1. Kanë kaluar pa probleme ekipet e tjera të mëdha. Tirana me 10 lojtarë ka mposhtur Luzin 3-0, Dinamo ka fituar me Mamurrasin 2-0, Besa ka mundur 1-0 Pogradecin.
Rezultati më i thellë i turit të parë është ai i Apolonisë, ku fierakët kanë shkatërruar 5-0 Bilishtin. Vllaznia e ka pasur të lehtë të fitojë 5-1 me Tomorrin. Skuadra e Luzit ka reaguar me 5 gola, edhe pse përballë ishte skuadra modeste e Tomorrit. Sidoqoftë një lloj reagimi, që i plotë pritet të jepet këtë fundjavë në Korçë, në një transmetim jo pak të lehtë.
Ndeshje të cilat dhuruan bollëk golash, ku rekordin e mban ajo e zhvilluar në Korçë, mes Skënderbeut dhe Skraparit, që përfundoi 9-5. Fitore jo pa shumë mund ka marrë Tirana, ndaj Luzit të Kavajës 3-0, ndërkohë që në ndeshjen e parë ishte mundur 3-1.
Surpriza “luzitane” e fqinjëve të Kavajës ka vazhduar vetëm një 90 minutë, pasi në kryeqytet Tirana nuk e ka zgjatur shumë por ka mbyllur lojën me një 3-0 të pastër, për të menduar më pas për sfidën e së shtunës në kampionat me Shkumbinin. Dinamo ka fituar në kompleksin e vet, 2-0 ndaj Mamurrasit, duke kaluar në turin tjetër. Edhe skuadrat e tjera, të superligës, që iu bashkuan këtij evenimenti kombëtar në futboll në turin e parë, e shohin veten të kualifikuara.
Të mërkurën nuk u zhvilluan vetëm dy ndeshje kthimi, konkretisht Laçi-Besëlidhja dhe Partizani-Ada, për arsye objektive. Pas zhvillimit të ndeshjes së parë mes Vlorës dhe Teutës, tashmë bëhet shkak infrastruktura për shtyrjen deri më 11 nëntor të dy ndeshjeve të kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Sikurse është bërë e ditur dje zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit, Partizani-Ada dhe Laçi-Besëlidhja nuk do të zhvillohen sot.
Sipas njoftimit të FSHF-së, të kuqtë, të cilët nuk munden të marrin më shumë se një barazim 0-0 në shtëpinë e Adës se Velipojës, nuk kanë fushë, kështu që janë të detyruar ta shtyjnë takimin për javën tjetër. Ndërkohë, i njëjti hall e ka zënë edhe Laçin, i cili ka probleme me fushën e tij.
Ndeshja Laçi-Besëlidhja ishte planifikuar të luhej në Lezhë, ku do të luhet kampionati i femrave, ndërsa në fushën e Laçit kanë hyrë makineritë e rënda për të rikonstruktuar tribunën e re të stadiumit.
Tashmë skuadrat elitare kanë kaluar turin e parë në të dyja grupet, teksa pas situatës në kampionat, duket se rrugën për në Evropë për edicionin e ardhshëm, Vllaznia, apo edhe ndonjë ekip tjetër e ka pikërisht te kupa.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25687. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25687

Kur thahet gjuha “Antigona kërkon të atin” i Mihal Luarasit tenton t’i flasë publikut në teatër për krimet e komunizmit. Teksti bie në retorikë dhe individët shpallin: E drejta është në anën tonë
Është prezantuar më shumë se një herë edhe në këto faqe të përditshme drama “Antigona kërkon të atin”, e shkruar nga Mihal Luarasi dhe vënë në skenë nga vetë ai në Teatrin Kombëtar, vjeshtë 2009.
Në shtatë vitet e fundit emri i Luarasit identifikohet me një dramaturgji shqipe, duke kuptuar me këtë jo thjesht që autorët e tekstit dhe të regjisë janë shqiptarë dhe as vetëm ndjeshmërinë dhe reagimin e drejtpërdrejtë ndaj ngjarjeve dhe fenomeneve në vend.
Luarasi, sot 80-vjeçar, e ka thënë se është regjisor i angazhuar, fjalë që nënkupton një regjim të përditësuar publik të intelektualit qytetar në opozitë me politikat e ditës.
Kurse dramaturgjia e tij, si kur është autor po edhe regjisor (Gomonet 2003, Streha e të harruarve, Korbi i bardhë 2007, Antigona kërkon të atin 2009), shfaq një prirje sociale, diku-diku me kundërvënie të përgjithshme politike. Po ashtu ai është regjisor i “teatrit të fjalës” dhe para së gjithash lëndë të parë ka tekstin, është gjuhë e tij.
Teksti “Antigona kërkon të atin” dhe kumtet që komunikon ai, janë një temë me interes për t’u ndalur te elementët e teatrit dhe tek qëllimet e tij.
E prezantuar nga autori si vepër me mision, apelin ndaj krimeve të komunizmit dhe vënien në vend të së drejtës njerëzore, drama ka një shmangie gjer në zgrip nga ai që mund të ishte tekst dramatik dhe jo retorikë e zbrazur, që ka sakrifikuar edhe çështjen etike të së drejtës humane.
Personazhi i Antigonës i referohet antikitetit grek. Publiku a priori mban parasysh se çfarëdo që të ndodhë, kur përplasen e drejta kanunore dhe e drejta hyjnore, siç sugjeron tragjedia e Sofokliut, “E drejta është në anën e Antigonës”.
Tek Antigona e Sofokliut kjo nuk është luftë e thjeshtë. Palët që përfaqësojnë dy nivele të drejtash antagoniste, dalin të humbura. E drejta njerëzore për një varr, përballet me ligjin e pushtetit që ia refuzon varrin “tradhtarit të atdheut”.
Antigona e antikitetit tregon se një sakrificë, që të jetë e tillë kërkon një tjetër sakrificë. Për paradoks nga vepra të këtij lloji, vjen një dritë dhe fiton një çlirim kur sheh se çfarë disfate pësojnë dëshirat e njeriut për ta marrë në krah të drejtën, sado e shenjtë qoftë, si të ishte pronë.
Pse i mungon disfata Antigonës së Luarasit? Përse ajo duket një heroinë e ngritur nga kanone të përmbysur të realizmit socialist: flet në emër të grupit, nuk ka jetë personale, është autoritare dhe bën gjyqësi?
Vepra vuan nga skematizmi i ligjërimit të personazheve. Ata flasin si përfaqësues grupi, kolektivi, mase, çka përjashton komunikimin me ata qytetarë spektatorë, që s’janë as të grupit armik, as të grupit të të përndjekurve dhe të persekutuarve nga regjimi i Hoxhës.
Protagonistja, një e re që kërkon eshtrat e të atit, inxhinier i pushkatuar në vitet shtatëdhjetë në grupin armiqësor të naftës, flet me “NE”. Ajo thotë në krye se nuk do t’ju tregoj kaluarin, por do t’ju tregoj për varrin.
Antigona nuk tregon veten, historinë personale, që me siguri do të thoshte më tepër se kjo deklaratë nga skena e teatrit, por atë, që sipas autorit njerëzit presin të dëgjojnë. Duket se nuk është Antigona ajo që flet, por dikush jashtë saj. Është njëlloj si një shtatzëni surrogato që po përdorin nënat jobiologjike: ngjizin fëmijë në barkun e një tjetre.
Kështu që duke folur në emër të atij grupi “NE”, pretendimi se autori dhe personazh i tij kanë të drejtë, jepet i padiskutueshëm, kurse e drejta shihet si pronë. Në 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit dhe qasjes shumëplanëshe që i bëjnë studiuesit komunizmit, social-komunizmit apo diktaturave të ngritura mbi atë ideologji dhe pasojave të tyre, kjo gjuhë është aq depersonalizuese, sa edhe gjuha në emër të parimeve dhe idealit komunist për të cilat flasin “personazhet negativë” të Luarasit.
Këta janë drejtuesi i arkivës së dosjeve në Ministrinë e Brendshme, ai që ka dënuar të atin e Antigonës (në rol Ahmet Pasha) dhe babai i pushkatarit, një oficer i bindur dhe i verbër nga doktrina e Hoxhës për një popull ushtar.
Luarasi e fshin sferën private, intime. Marrëdhëniet babë e bir (aktorët Fatos Sela dhe Gjergji Mena), jepen me një tekst të tharë e monoton rreth të njëjtit problem. Është lloj i tekstit që përjashton fjalë, ide apo ndjesi që i përkasin natyrës njerëzore e veshur me uniformë oficeri apo xhuboks qoftë.
Është një gjuhë e riprodhuar, jo e krijuar, me fjalë klishe viktima, xhelatë, pushtet, internim, varr, pushkatim, që i ngjan gjuhës në media. Vepra e tërë jep ndjesinë e një leximi gazete e temës në fjalë.
Dialogët janë të zbrazur nga kuptimi. Për shembull dialogu i nënës (Edi Luarasi) me të bijën (Ina Gjonçi), për çka do të thotë dashuri, apo dialogët me të vdekurin për çka do të thotë mall. Dialogu i gruas që flet me burrin e ndjerë, zëri i tij dëgjohet nga skena, është zhveshur nga emocionet, apo nga ndjenja e misterit të takimit me një shpirt. Por nuk ka dyshim se ajo që e mban veprën në këmbë, veç retorikës “kurrë më, kurrë më”, është akademizmi dramaturgjik.
Luarasi është nga të paktët regjisorë shqiptarë të gjallë, me formim të mirëfilltë dramaturgjik që i lidh personazhet në një histori dhe i nxjerr pa frikë në fund të saj, edhe atëherë kur duhet të hyjnë e të dalin nga kujtesa, të shkojnë pas në kohë dhe të kthehen atje ku ishin.
Vizualisht, “Antigona kërkon të atin”, ofron pak gjë. Janë kusuret e teatrit të angazhuar? Skenografia është varfër. Qoftë shtëpia e pushkatarit, qoftë e Antigonës dhe nënës së saj duket si gjysma e jashtme e një bunkeri.
Ndërsa dora gjigante, është një figurë patetike dhe cilitdo figuracion ndjenjash që ka pasur për qëllim t’i afrohej, ajo është jo sugjestionuese dhe e stërpërdor si simbol i dorës së pushtetit. Kjo është skena ku Antigona me ndihmën e djalit që ka qenë në togën e ekzekutimit, gjen pas një pirgu dheu eshtrat e të atit dhe një palë pranga. Tani ajo mund ta dashurojë Artanin? Kjo është dilema që ngre në mbyllje Luarasi!
Edhe tabloja e riprodhuar “Pushkatimi i kryengritësve” e Goya-s, është aq statike në raport me figura të tjera, sikur të mos ekzistonte. Muzika po ashtu është si për “teatrin në mikrofon”. Në fund, duke riparë angazhimin e një artisti shqiptar, rezultati është: një teatër dhe dramaturgji lokale.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25690. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25690

Shkencëtarët zbulojnë kodin e SIDËS Virusit HIV që shkakton AIDS të njerëzit, sipas një studimi të publikuar të enjten. Ky zbulim i madh, do të ndihmojë në zhvillimin e strategjive për të luftuar virusin e ri me medikamente anti-virale, thanë studiuesit.
Ashtu si viruset që shkaktojnë grip dhe hepatitit C, HIV kryen informacionin gjenetik në rrugë të vetme RNA derisa të dyfishet ADN- të e gjetura në të gjitha organizmat e gjalla dhe disa viruse. Kjo e ka bërë më të vështirë për ta deshifruar, sepse, ndryshe nga DNA, RNA është në gjendje të shihet vetën në modele tre-dimensionale. Shkencëtarët më parë kane pasur sukses në studimin e pjesëve të vogla të genomeve HIV, i cili përbehet nga dy fillesa.
Secila përmban gati 10.000 qeliza molekulare themelore te ndërtimit të dy bloqëve të ADN-se dhe RNA. Duke përdorur një teknikë të re, Weeks dhe kolegët e tij kanë prodhuar imazhe të cilat, edhe pse me rezolucion të ulët, shtrihen në një zonë shumë të madhe. Studimi, i botuar ne gazetën britanikeNature, duhet të ndihmojnë shkencëtarët të zbulojnë mënyra në të cilat qelizat RNA përcakton rrethin e jetës së qeliza të infektuara me HIV./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25694. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25694

Urdhëri, dyfishohen tarifat e shërbimeve mjekësore Pacientët do të përballen me tarifa ekstreme në qendrat shëndetësore. Të pasiguruarit dhe ata që nuk zbatojnë referimin pagesë 100%
Pacientët tashmë janë të detyruar të përballen jo vetëm me krizën që ka pushtuar spitalet dhe qendrat shëndetësore, por edhe me tarifa pothuajse dyfish më të larta për vizitat dhe ekzaminimet.
Ministri i Shëndetësisë ka vendosur që me anë të një urdhëri të rrisë tarifat e shërbimeve në mënyrë ekstreme në qendrat shëndetësore. Të gjithë ata që nuk do të zbatojnë sistemin e referimit ose janë të pasiguruar do ti paguajnë këto tarifa në masën 100%.
Tarifat
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka miratuar së fundmi tarifat e reja për shërbimet shëndetësore në kujdesin shëndetësor parësor, të specializuar dhe spitalor, të cilat janë shpërndarë në të gjithë territorin e vendit. Tarifat, të cilët janë pothuajse dyfishi i atyre të mëparshme sipas specialistëve të shëndetësisë, janë reflektim i kostos, por është bërë dhe një krahasim me sektorin privat.
Kështu nëse pak ditë më parë një vizitë te mjeku specialist në poliklinikat e specialiteteve kushtonte vetëm 400 lekë tashmë kjo tarifë është trefishuar dhe kushton 1500 lekë për pacientët që nuk janë të siguruar ose nuk zbatojnë sistemin e referimit. Bazuar në tarifat e miratuara ditët e fundit, vizita tek mjeku i familjes kryhet kundrejt pagesës 1 mijë lekë.
Përsa i takon analizave, një analizë gjaku komplet tashmë bëhet për pacientët kundrejt pagesës 500 lekë, ndërsa më parë ka qenë rreth 200 lekë, ndërkohë specialistët këtë rritje tarifash e argumentojnë me kostot reale të shërbimeve.
Referimi
Të gjithë qytetarët që kërkojnë ndihmë mjekësore në sistemin shëndetësor, nëse nuk janë të siguruar, do të paguajnë tarifat përkatëse për çdo shërbim shëndetësor në tre nivelet; parësor, sekondar dhe primar. Kjo, përjashtuar rasteve të urgjencës, shërbim që ofrohet falas për çdo qytetar të vendit. Ndërkohë sipas specialistëve sistemi i referimit synon pikërisht disiplinimin e rrjedhjes së pacientit në sistemin shëndetësor.
“Ai nënkupton që personat e siguruar duhet të kalojnë në shërbimin parësor, tek mjeku i familjes dhe nëse problemi nuk zgjidhet atje, referohet në nivelin dytësor, që përbëhet nga poliklinika ose spitali rajonal dhe që aty mund të kalojë në nivelin terciar, që është spitali universitar si ai ‘Nënë Tereza’, apo maternitetet e Tiranës”,- pohojnë specialistët duke shtuar se personat që paguajnë siguracione shëndetësore mund të kalojnë nëpër këto hallka, sipas këtij rregulli dhe nuk paguajnë para. Ndërkohë, ka kategori të tjera që nuk paguajnë, pasi mbështeten nga shteti, fëmijët 0-1 vjeç, gratë shtatzëna, pensionistët, invalidët, etj.
Disa nga tarifat e reja
- Vizita te mjeku specialist ishte 400 lekë bëhet 1500 lekë - Analiza e gjakut komplet ishte 200 lekë bëhet 500 lekë - Një injeksion më parë ishte 100 lekë tani bëhet 150 lekë - Tarifat e reja variojnë nga më e ulëta 150 lekë (kryerja e injeksioneve) deri në 5 mijë lekë, që janë shërbimet në spital si kryerje cirkumcizio (shërbim i mikrokirurgjisë), shërbimi mjekësor i abortit, etj.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25693. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25693

Shqipëria kujton. 1944-1991 Del në qarkullim antologjia e prozës e përgatitur nga Ardian Klosi dhe Elsa Demo. Prezantohet sot në Bibliotekën e vjetër Kombëtare, Salla gjermane e leximit, në orën 18. Një libër që paraqet 28 autorë ndër më të njohurit, por edhe pak të njohur në letrat shqipe, rreth një boshti që mund të quhet: Etja për lirinë e munguar.
Të hartosh një antologji të autorëve shqiptarë pas lufte është një punë e vështirë. Të tregosh Shqipërinë e viteve 1944-1991 nëpërmjet letërsisë është një punë edhe më e vështirë. Ndërsa të tregosh me forcën e fjalës atë që ndodhi në Shqipëri nga mbarimi i Luftës së dytë botërore e deri në përmbysjen e vitit 1991 është, sado e vështirë, punë e mundshme dhe e domosdoshme.
Këndej del edhe kuptimi i antologjisë Shqipëria kujton. 1944-1991″ që prezantohet sot, në 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Ajo nuk synon të japë ndonjë kanun autorësh; nga ana tjetër as nuk mëton të rrëfejë në mënyrë dokumentare atë që ndodhi në Shqipëri nën diktaturë në fundvitet ‘40 e pastaj përgjatë viteve ‘50-’80 e deri në ‘91. Jo, kjo është një grackë ku bien zakonisht botimet e ngutura letrare, në mënyrë të ngjashme si tekstet për historinë e kohëve të fundit, ku autorët shqiptarë po tregohen të pazot për të treguar historinë më të re të Shqi¬përi¬së.
Shqipëria kujton” është një reflektim për Shqipërinë nën diktaturë përmes fjalës së urtë e të vërtetë. Kjo është ndoshta karakteristika më e rënësishme që, shpresojmë, do t’ia ruajë vlerat ndër vite. Pjesa më e madhe e teksteve janë shkruar pas vitit 1990, pra kur pushoi së ekzistuari censura: kështu ndodh te 22 autorë nga 28 që ka gjithsej kjo antologji.
Sikur të ishte marrë kriter vetëm përfaqësimi i shkrimtarëve që treguan gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit zotësi të veçantë në prozën e shkurtër, atëherë do të kishim një antologji tregimi dhe jo më një rrëfim për atë që ndodhi në Shqipëri gjatë periudhës në fjalë, pra një kanun letrarësh të ngritur mbi kriterin estetik.
Në të kundërt, pasqyrimi dokumentar i Gulagut komunist shqiptar do të mblidhte së bashku një mori autorësh – sepse të shumtë ishin ata që vu¬aj¬tën në burgjet dhe fshatrat e internimit të diktaturës dhe një pjesë e mirë dinë të rrëfejnë, – dhe atëherë libri del praktikisht pa kufij, siç dhe ka ndodhur.
Pa mohuar vlerën e botimeve të tilla, theksojmë dhe një herë që kriter kryesor në hartimin e këtij libri kemi patur reflektimin për erën komuniste në Shqipëri, nga autorë që nuk kanë shkruar në mënyra të ndryshme në kohë të ndryshme, pra sot të kundërtën e asaj që thanë dje.
Kriter tjetër i rëndësishëm – forca e fjalës. Veç kësaj një pjesë e mirë e rrëfimeve ndodhin jo në mjedise që ishin të Gulagut komunist. Prandaj do të gjeni në libër edhe tregime për dashurinë e për vdekjen, për fëmininë e rininë e parë, në përgjithësi situata ekzistenciale të individit që reflekton.
Nëse ka një tematikë të përbashkët për gjithë tekstet e paraqitura këtu, ajo është: liria e munguar: qoftë kur dëgjon për torturat e tmerrshme nga kaluan Zef Pllumi, Petro Marko, Arshi Pipa, Simon Jubani, Maks Velo dhe gjithë bashkë¬vuajtësit e tyre, qoftë kur lexon meditimet e grave të mbër¬thyera mes sëmundjes dhe fakteqësisë së familjarëve të tyre, si te Bedi Pipa e Drita Çomo, qoftë kur futesh në metaforat filozofike të Kasëm Trebeshinës apo Astrit Delvinës, qoftë te të rinjtë bjerraditas të Teodor Kekos dhe figurat groteske të Ylljet Aliçkës a Ardian Vehbiut, etja për lirinë dhe për dinjitetin e mohuar është e pranishme kudo.
Kjo mund të sjellë në diskutime të llojit: po pse vetëm të shtypur ishim nën diktaturë, pse nuk patëm bukë, nuk krijuam familje, nuk shkuam në shkolla, nuk ndërtuam hidrocentrale, nuk patëm fundja edhe disa libra të mirë që na ushqyen shpirtin? etj. etj.
Të gjitha janë të vërteta ndaj dhe një pjesë e njerëzve shqiptarë, sidomos breza më të moshuar, jetojnë, në mes anarkisë së sotme të vlerave, korrupsionit ekonomik dhe moral, shkatërrimit të mjedisit etj., edhe sot e kësaj dite nostalgjinë e asaj kohe. Por Muri i Berlinit u rrëzua në nëntor 1989; edhe muri izolues i shqiptarëve ra në vitet 1990-1991. Ne kemi për detyrë të tregojmë se si e pse u rrëzua ky mur, nga optika e shkrimtarit.
Dhe shkaku kryesor që e rrëzoi, edhe tek ne, ishte liria e ndrydhur dhe dinjiteti i nëpërkëmbur njerëzor. Në qoftë se mungesën e bukës, të hidrocentraleve, të shumë librave mund ta durosh e ndoshta edhe të vdesësh i lumtur, mungesën e lirisë dhe poshtërimin nuk e duron dot. Kjo është në thelb dhe historia kryesore që tregon ky libër.
Veç kësaj historie, antologjia Shqipëria kujton” tregon edhe një histori letrare, edhe pse letërsia fiksionale dhe kanuni i prozatorëve ishte në plan të dytë. Në të vërtetë pjesa më e madhe e teksteve janë prozë dokumentare, më pak se gjysma e autorëve përfaqësohen me një histori të shpikur” (Trebeshina, Camaj, Delvina, Gina, Aliçka etj.). Por ndeshim një larmi autorësh dhe stilesh që na ka befasuar edhe ne vetë si përzgjedhës të teksteve.
Do të gjeni në këtë libër prozën që heq kufijtë kohorë, si te Trebeshina, rrëfimin e drejtëpërdrejtë, objektivizues e rrëqethës të një Fatos Lubonje, kronikat po aq tronditëse të Arshi Pipës e Petro Markos, përroin e ndërgjegjes dhe tensionin e brendshëm psikologjik te Delvina e Gina, lirizmin e Camajt, Brahushës, Laperit, ironinë e hidhur të Maks Velos dhe Lekë Tasit etj. etj. Edhe nga një botim i tillë në themel tematik, kupton se letërsia shqiptare e pasluftës rishkruhet e ka për t’u rishkruar sërish.
Shumë herë është hapur debati i disidencës te ne: ka patur apo s’ka patur disidentë Shqipëria. Sikur të marrësh si etalon të disidentit shkrimtarin që merrte çmimin Nobel ose Pulitzer në Perëndim, në kohën që rrinte në vendin e vet të kampit lindor duke kritikuar qeverinë e duke dhënë inte¬r¬vista për Le Monde, ky etalon në Shqipëri vërtet nuk ka ekzistuar.
Shkrimtari disident te ne ose është vrarë a burgosur qysh në të ri, ose është detyruar ta lërë përgjithmonë atë profesion të rrezikshëm. Kur lexon në këtë libër shumicën e autorëve të viteve ‘40, ‘50, ‘60, kupton se sa i kotë dhe hipokrit është debati ynë për disidencën.
Natyrisht që qe e pamundur në Shqipërinë e rrethuar me tela me gjemba dhe të ruajtur në çdo pëllëmbë nga sigurimsat, që të shpërndaje samizdat, të thërrisje gazetarë perëndimorë e t’i nxirrje në Perëndim dorëshkrimet kundra.
Ajo që duhet diskutuar vërtet është: Kush foli e kush nuk foli dot me publikun e vet? Cilët ishin ata djem e vajza të talentuara që do ta kishin lulëzuar letërsinë shqipe të pasluftës sikur të kishin botuar të lirë? Përgjigjen do ta gjeni në këtë libër.
Aty do të habiteni që nuk e njihnit as Bedi Pipën e as Astrit Delvinën, as Drita Çomon e as Shpëtim Ginën. Shpëtim Gina e humbi jetën, ndoshta i vrarë pre Sigurimit, 23-vjeçar. Tregimi i botuar këtu për herë të parë është një nga prozat e shumta që i la dorëshkrim, për mos folur për dramat e tij filozofike, shpesh të pazbërthyeshme.
Po të kujtojmë që qysh prej vitit 1945 më rëndë nga të gjithë u godit elita intelektuale dhe fetare e vendit, e kupton se gjithë pasqyra e mëvonshme e hierarkive letrare është një deformim i vlerave të mirëfillta shpirtërore që prodhoheshin në këtë vend, të cilat nuk arritën të komunikojnë me lexuesin.
Pak fjalë për brezin më të ri të shkrimtarëve që përfaqësohen në këtë libër. Zgjedhja ishte e vështirë dhe e pranojmë që patjetër do na kenë shpëtuar nga vëmendja tekste të mira për vitet 80, në përgjithësi zhbirime të asaj që ndodhi me Shqipërinë në epokën komuniste.
Megjithatë mendojmë se tekstet e pjesës së fundit pasqyrojnë mirë përmbylljen e pashmangshme të asaj që mësojmë nga tekstet e para të kësaj antologjie: në krye ishte tragjedia, siç e gjej¬më në rrëfimet e Petro Markos apo Arshi Pipës, në fund do të vinte doemos karikatura tragjikomike.
Ndonjë emër shumë i njohur i letrave shqipe nuk është përfaqësuar në këtë libër, pa Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25681. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25681

Mos na dënoni, jemi të varfër TIRANË- “Mos na dënoni shumë sepse jemi shtet i varfër dhe nuk kemi para të paguajmë”. Kjo është mënyra që ka zgjedhur shteti shqiptar për tu mbrojtur në Gjykatën e Strasburgut në gjyqet e pronave. Shteti shqiptar i kërkon “mëshirë” gjykatës së Strasburgut në rastet kur shpallet fajtor për çështje pronash
Ndryshe nga praktika e përgjithshme kur shtetet e mbrojnë veten ndaj çështjeve të hapura kundër tyre duke paraqitur prova të cilat kundërshtojnë pretendimet e paditësve, të paktën në një rast qeveria shqiptare ka kërkuar “mëshirë” nga Gjykata e Strasburgut në vendimin që kjo e fundit pritet të japë për një nga dhjetëra çështjet që janë depozituar në të nga pronarët shqiptarë.
“Shekulli” ka siguruar kopjen e plotë të korrespondencës së qeverisë shqiptare me këtë gjykatë, ku ndër të tjera kësaj të fundit i kërkohet që nëse vendoset në favor të paditësit, dëmshpërblimi që do të jepet të jetë sa më i vogël duke marrë në konsideratë se kemi të bëjmë me një shtet të varfër si Shqipëria.
“Nëse eventualisht Gjykata Europiane vendos për dhënien e një dëmshpërblimi, ftojmë Gjykatën në fjalë që të akordojë një shpërblim sa më të drejtë e të arsyeshëm duke marrë në konsideratë rrethanat e faktit”, – citohet ndër të tjera në letër-përgjigjen që zyra e Avokatisë së Shtetit i ka kthyer gjykatës. Materiali mban datën 02. Tetor 2009.
Duke mos dashur të ndikojë në proces “Shekulli” nuk bën publike emrin e paditësit për shkak se çështja është në gjykim prej të cilit së shpejti pritet të merret edhe një vendim. Bëhet fjalë për një familje tiranase pronare e një shtëpie në të cilën pas viteve 90-të nga shteti ka strehuar disa familje të tjera me statusin e të pastrehut.
Në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme shtëpia “de jure” rezulton në emër të familjes tiranase ndërsa ende ajo nuk ka arritur ta gëzojë atë “de facto”.
Për këtë shkak, familja ka hapur një proces gjyqësor duke kërkuar nga shteti pagesën e gjithë shumës së parave sikur shtëpia të ishte dhënë me qira me arsyetimin se ishte ky i fundit që strehoi banorë të tjerë aty duke i dëmtuar ekonomikisht ata. Në dosje rezulton edhe sasia e dëmshpërblimit që familja tiranase kërkon nga shteti shqiptar.
Pas përllogaritjeve të bëra me anë të ekspertëve imobiliarë duke marrë parasysh edhe që banesa ndodhet në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, bëhet fjalë për një shpërblim i cili bashkë me shpenzime e gjyqeve vërtitet në rreth 700 mijë eurove.
Në lidhje me këtë pretendim pala paditëse i ishte drejtuar të gjitha shkallëve të gjyqësorit në Shqipëri nga i cili ka marrë përgjigje se banorët që ndodhen në shtëpi nuk mund të nxirren me dhunë jashtë. Nisur nga kjo, familja i është drejtuar Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut për rishqyrtimin e çështjes.
Çështjet me të paditur shtetin shqiptar dhe me subjekt pronën që janë dërguar nga individë të ndryshëm drejt gjykatës së Strasburgut janë me dhjetëra. Kujtojmë këtu, çështjet, “Nuri kundër Shqipërisë”, “Dauti kundër Shqipërisë”, “Balliu kundër Shqipërisë”, “Beshiri dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, etj., ku për një pjesë të tyre është dhënë një vendim ndërsa shumë të tjera janë në shqyrtim e sipër.
Çështja më e afërt në kohë është ajo “Vrioni dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, për të cilët Gjykata vendosi të dënojë shtetin shqiptar me 3 milionë lekë si shpërblim ndaj tyre. Bëhej fjalë për 1.637 metër katror truall i cili ndodhet brenda rrethimit ku sot ndodhet Ambasada Italiane.
“Përsa i përket kërkesës në lidhje me dëmin pasuror aplikantët kanë paraqitur një aktvlerësimi të pronës ku vlera e saj është llogaritur në 2.184.000 euro, ndërsa fitimet e munguara midis 1996 deri më 2006 në 535.500 euro” – , citohej në vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut./shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25684. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25684

Alergji nga boja e flokëve, shpërfytyrohet 22-vjeçarja Ka pësuar djegie të thella në fytyrë, sikur të ishte viktimë e një aksidenti. Dhe në fakt Zoe Vernon, 22 vjeçe nga Didsbury pranë Manchester -it, donte vetëm ti ndryshonte ngjyrën e flokëve të saj pa shkuar te parukieri. Pasi ka ndjekur të gjitha këshillat që i jepeshin nga udhëzuesi, ka pasur një reaksion alergjik të përkeqësuar dhe për këtë është trasportuar me urgjencë në spital. Mjekët që e vizituan, thanë se nuk kishin parë kurrë një djegie kaq të rëndë të shkaktuar nga një reaksion alergjik të këtij tipi. Pas tre ditësh në spital, Zoe tashmë e ka rimarë veten, por ka akoma probleme me shikimin me një sy dhe plagët ka të ngjarë të jenë të përhershme, duke e bërë atë praktikisht të shëmtuar. Nuk ishte hera e parë që vajza përdorte atë llojë ngjyre, por, Zoe u zgjua më fytyrën dhe sytë e skuqur dhe të ënjtur. Gjendja u përkeqësua më shumë në dy ditët e ardhshme. Kur i dashuri i saj 27-vjeçar Oliver Beddard e pa, është trëmbur dhe ka lajmëruar ambulancën. “Ishte e tmerrshme, u trëmba sepse ishte shumë keq dhe më dhimbte”,- ka thënë 22-vjeçarja për “Daily Mail”. ” Nuk doja të dilja sepse kisha frikë mos më shikonte dikush në atë gjendje. Mendoja se duke ndenjur në shtëpi me kalimin e kohës do isha shëruar, por në fakt djegia përkeqësohej me kalimin e orëve”. Vajza tashmë nuk do të përdorë më ngjyra për flokët e saj. Një zëdhënës i kompanisë ka pohuar se është hapur një hetim i brendshëm për të gjetur se cila ngjyrë mund të ketë shkaktuar këtë reagim alergjik me shpresën se nuk do i ndodh dikujt tjetër./shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25678. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25678

Shtyhet gjyqi ndaj Karaxhiç, Haga: Të mbrohet me avokat Gjykata i heq të drejtën e vetëmbrojtjes në gjykatë, Radovan Karaxhiq. Sot është vendosur që të caktohet një avokat mbrojtës i cili do të ketë tre muaj kohë për tu përgatitur. Seanca e radhës është vendosur të mbahet më 1 mars 2010.
Gjyqi ndaj Radovan Karaxhiq filloi më 26 tetor 2009, por ish-udhëheqësi serb i Bosnjes nuk u paraqit për fillimin e gjyqit duke pretenduar se nuk ishte gati, pavarësisht se Dhoma Gjyqësore deklaroi se kishte pasur kohën e mjaftueshme.

‘Normaliteti’ i një përbindëshi
Karaxhiq synonte t’i frikësojë njerëzit deri në vdekje, për të lejuar ushtrinë të hyjë në qytet. Serbët do të ishin në njërën anë, myslimanët në tjetrën. Sa për kroatët, ata do të ktheheshin në Kroaci. Ai madje kishte ofruar autobusë, si “akt zemërgjerësie”.
Plumbat e parë që janë shkrepur, shkatërruan dritaret e dhomës sime të lajmeve në të përditshmen “Oslobogjenje”. Ishte Sarajeva në prillin e vitit 1992. As Radovan Karaxhiq, lideri i serbëve të Bosnjës, dhe as komandantët e tij ushtarakë nuk patën dhënë asnjë paralajmërim për këtë pushtim.
Nga Zvorniku, një qytet ky në lindje të Bosnjës, kishte ardhur lajmi se forcat serbe kishin vrarë korrespondentin tonë, Kjasif Smajloviq. Trupi i tij është gjetur pas luftës, në një varrezë masive.
Ndërtesa ku ne punonim, zhdukej gradualisht dhe futej nën rrënoja, si rezultat i bombardimeve nga forcat e Karaxhiqit. Po atë verë, kolegu im, Salko Hondo, qe vrarë. Isha personi i fundit të ketë folur me të, para se të nisej drejt vdekjes. E përballur me humbjen e një miku, u ndjeva e mposhtur. Të gjitha përpjekjet tona s’kishin më kuptim. Asnjë artikull nuk ia vlente jetën.
Mesazhi i thjeshtë
Brenda një qasjeje për masakrim të përgjithshëm të civilëve, nuk mund të ketë asnjë logjikë tjetër përveç faktit për të na sjellë të gjithëve në gjunjë.
Karaxhiq dhe përkrahësit e tij synonin të na frikësonin deri në vdekje, për të lejuar ushtrinë të hyjë në qytet. Serbët do të ishin në njërën anë, myslimanët në tjetrën. Sa për kroatët, ata do të ktheheshin në Kroaci. Ai madje kishte ofruar autobusë, si “akt zemërgjerësie”.
Mesazhi i tij ishte i thjeshtë dhe ishte përsëritur qindra herë para luftës: njerëz të përkatësive të ndryshme etnike nuk mund të jetonin së bashku. Çfarëdo pyetjeje që i bëhej, përgjigjja e tij ishte e njëjtë, konstante: “Përderisa Jugosllavia po zhbëhet, Bosnja s’mund të ekzistojë si një vend shumetnik”.
Pavarësisht fuqisë ushtarake që kishte dhe terrorit që kishte ushtruar, personalisht, vendosa të mos lejoj të keqtrajtohem nga Karaxhiqi dhe planet e tij për të ndërtuar një Serbi të madhe në kurriz të Bosnjës.
Kjo ishte arsyeja pse shkova të bisedoj me ish-kolegun e tij nga periudha sa ishte psikiatër – Ismet Ceriq, shefin e departamentit psikiatrik në spitalin Koshevo të Sarajevës.
“Mos u shqetëso”, më tha. “Nëse Radovani është duke komanduar armatën, ata do ta humbin luftën. Vazhdimisht e shoh në televizion duke parë harta topografike dhe unë e di se ai s’di t’i lexojë ato. Nuk ka pasur asnjë ditë të vetme të trajnimit ushtarak”.
Një njeri i rëndomtë
Isha e befasuar me qetësinë e Ceriqit, posaçërisht për faktin se ishte mysliman. Ai e përshkroi Karaxhiqin si një mjek dhe njeri të rëndomtë. Nuk ishte ajo çfarë shpresoja – diçka që do të më ndihmonte të shpjegoj evoluimin e tij në një vrasës masiv.
Vetëm kur lexova filozofen hebreito-gjermane, Hana Arent, mbi pikëpamjet që kishte për arkitektin e Holokaustit, Adolf Eihman, fillova të kuptoj për çfarë fliste Ceriq.
“Problemi me Eihmanin qëndronte pikërisht te fakti se kishte aq shumë njerëz si ai dhe asnjëri prej tyre nuk ishte sadist; përkundrazi, ishin tmerrësisht dhe në mënyrë të frikshme njerëz normalë”, shkruan Arent në librin e saj “Eihman në Jerusalem”, në të cilin ajo doli edhe me termin historik “banaliteti i së keqes”.
“Nga pikëpamja e institucioneve tona të ligjshme dhe standardeve tona morale të gjykimit, ky normalitet ishte shumë më i frikshëm se të gjitha krimet që janë bërë deri më tash”.
Arent shkruante se e gjithë bota dëshironte ta shihte si përbindësh personin përgjegjës për vdekjen e miliona hebreitëve dhe në vend të kësaj, gjykatësit, në gjykimin e tij në Izrael, përballeshin me një “lloj të ri të kriminelit”, i cili madje në çaste të caktuara dukej si palaço.
Sikurse Eihmani, ashtu edhe Karaxhiqi është skajshmërisht i paaftë për të pranuar përgjegjësinë e tij personale kundrejt viktimave. Në ndjesinë e tij të realitetit të luftës, ai ishte thjesht duke krijuar një hapësirë të përshtatshme jetese për serbët.
Sot, është e vështirë të merret me mend se Karaxhiq është një person i zakonshëm dhe i thjeshtë, i cili po bën çmos për të shmangur drejtësinë. “Normaliteti” i dukshëm i Karaxhiqit është absolutisht jashtë binarëve në raport me shkallën e krimeve që ka bërë./shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25675. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25675

Buxheti 2010, rritje rrogash dhe pensionesh Do të rritet kryesisht niveli i pagave të ulta dhe atyre mesatare, ndërsa për pensionet, qeveria duket e vendosur ti shkojë deri në fund angazhimit për barazi. Qeveria miratoni projekbuxhetin për vitin 2010. Kryeministri Berisha e cilësoi atë dokumentin më abicioz të hartuar në një periudhë stuhie botërore, por që garanton siç tha, realizimin e projekteve të mëdha. Edhe ky buxhet parashikon rritje të mëtejshme të pagave dhe pensioneve. Do të rritet kryesisht niveli i pagave të ulta dhe atyre mesatare, ndërsa për pensionet, qeveria duket e vendosur ti shkojë deri në fund angazhimit, për barazim të pensioneve të fshatit me ato të qytetit. Kryeministri foli për kritere të reja në skemën e shpërndarjes së ndihmës ekonomike. Synimi është eleminimi i varfërisë së skajshme. Ky buxhet parashikon realizimin e projekteve të mëdha në infrastrukturë. Do ecet me shpejtësi në realizmin e Boshtit rrugor të Jugut, lidhjes së re rrugorë Tiranë-Elbasan, por dhe Rruga e Arbrit shënon zhvillime të reja.
Në buxhetin e ri me përparësi mjedisi. Kryeministri i cilësoi të justifikuara shqetësimet e qytetarëve për nivelin e lartë të ndotjes në kryeqytet. Zgjidhja e kësaj problematike do të shënonte sipas tij, zhvillime pozitive në parametrat mjedisore. Buxheti i ri garanton mbështje të fuqishme për fshatin dhe bujqësinë. Shëndetësia do të ketë përparësinë kryesore, përfshirë dixhitalizimin e sistemit shëndetësor. Në fushën e arsimit, kryeministri përmendi objektivin që brenda 2013 të mbërrihet drejt vendimit për arsimim të mesëm të detyrueshëm. Berisha nuk përjashtoi mundësinë e debatit mbi këtë çështje, por tha se kjo është reformë e domosdoshme. Buxheti mbështet fuqishëm projektin Shqipëria dixhitale, viti që vjen tha Berisha do të shënojë revolucion në licensat për frekuencat dhe tregun e telekomunikacioneve.
Lufta ndaj kriminalitetit do të marrë përgjigje serioze, për këtë kryeministri kërkoi anagazhimin e posaçëm të ministrit Basha. Mbështje e fortë finanaciare garantohet për Ministrinë e mbrotjes me 2 % të GDP-së, Ministria e Integrimit për të gjitha hapat që garatojnë përafrimin me BE, Ministria e Jashtme për hapjen e Ambasadave të reja dhe modernizimin e sistemit të vizave, Ministria e Ekonomisë për reformën rregullatore, projekte të energjisë apo fushën minerare./klan/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25672. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25672

Daisuke Nakanishi: Rreth botes me biciklete per 11 vjet I jane dashur 11 vjet per ti rene botes perreth me biciklete. Heroi eshte nje shtetas japonez qe ka udhetuar 150 mije kilometra duke kaluar ne 130 shtete te ndryshme. Daisuke Nakanishi ishte nisur me korrik te 1998-es nga Alaska kur ishte vetem 28 vjec.
Gjate udhetimit, Nakashini ka kaluar me bicikleten e tij ne SHBA, Meksike, ka vazhduar per ne Ameriken Qendrore dhe ka shkuar ne Panama nente muaj me vone, ne prill te 1999-es.
Nga aty ka shkuar ne Peru, ka marre nje avion nga Lima per ne Stokholm dhe ka pershkuar Europen Veriore deri ne gusht te 2000-shit kur ka marre nje tjeter avion per ne Afrike, ku ka pedaluar per me shume se nje vit ne bregun lindor.
Destinacionet e tjera ishin Australia, Zelanda e Re dhe Argjentina ku ka mberritur ne qershor te 2003-shit.
Finishin e 100 mije kilometrave e ka prekur ne Lituani, nga ku ka shkuar ne Rusi, Gjeorgji, Evropen Jugore, perseri ne Afrike dhe Afriken e Jugut dhe me ne fund ne Azi, ne qytetin japonez te Osakas.
Gjate udhetimit ai ka ndryshuar 82 rrota, 15 zinxhire, pese pedale dhe e ka shpuar rreth 300 here rrotat. /tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=910. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=910

Hotel prej kripe me 7 yje Bolivia mund te jete vertete nje vend i varfer por inisiativat e vecanta, madje edhe te kushtueshme nuk mungojne.
Ne qender te vendit eshte ngritur nje hotel jo si gjithe te tjeret pasi pjesa me e madhe e struktures eshte ndertuar me kripe.
Nje resort i vertete me shtate yje ku vizitoret mund te shijojne bukurine qe pasqyron kripa ne muret e hotelit por edhe ne orendite e dhomave.
Playa Blanca quhet ky hotel i vecante qe eshte ndertuar ne zonen e Ujunit ku ndodhet edhe fabrika me lartesine me te madhe ne bote nga niveli i detit.
Per nje dhome teke cmimi eshte 50 dollare, ndersa ata qe mendojne te shkojne cift duhet te shtojne edhe 10 dollare me shume ne fature. /tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=907. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=907
Top