Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Egjipt, beteja për shamitë e kokës Rokaya Mohamed është një mësuese e shkollës fillore dhe do të preferonte më mirë të vdiste, se sa të hiqte nga kryet shaminë, ose niqabin. Rasti i saj dhe i shumë të tjerave kanë ndezur së fundi në Egjipt një betejë të vërtetë. Establishmenti fetar në Egjipt kërkon që mësueset si Mohamed duhet të heqin vellon e tyre kur ndodhen para nxënëseve femra, por kjo kërkesë bie ndesh me ato të islamikëve konservatorë, të cilët ngulmojnë që gratë duhet ta mbajnë fytyrën të mbuluar në çdo rast, në përputhje me besimin islam. “Unë e kam veshur niqabin, sepse ai është pjesë e traditës së Profetit Muhammed. Është diçka që më bën të ndihem më pranë fesë sime dhe grave të Profetit që mbanin një vel të tillë mbi fytyrë gjatë gjithë kokës”, thotë mësuesja. “Unë e di se përse Zoti dhe Profeti i tij më duan dhe nuk do të ketë ligj në botë që do të më bëjë ta heq shaminë nga koka dhe fytyra. Më mirë do të preferoja të vdisja se sa të hiqja shaminë në klasë”, shton ajo. Egjipti, vendlindja e numrit 2 të Al-Kaedës, Ayman al-Awahri, që është përballur në vitet 90 me një kryengritje të vogël islamike dhe ka pasur që nga ajo kohë nga ajo kohë sulme sporadike të terroristëve kundër turistëve të huaj dhe në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2011 kërkon të shtypë opozitën islamike. Përhapja e shamive ose “niqabi” lidhet me interpretimet më strikte të islamit dhe i kujton qeverisë për rrezikun politik që mund të shkaktojë në vend çdo lloj kryengritje islamike. Kundërshtitë në lidhje me higjienën e shamisë dolën në pah muajin e kaluar, kur kreu i emëruar nga shteti i xhamisë Al-Azhar i kërkoi një studenteje të re të hiqte vellon në shkollë. Sipas tij, nuk kishte asnjë arsye që vajzat të qëndronin në shkollë me njëra-tjetrën dhe mësueset e tyre të mbuluara dhe se një gjë e tillë nuk binte në kundërshtim me ligjet e shenjta. Në mbështetje të kësaj tendence ka dalë edhe media shtetërore egjiptiane, e cila ka cituar madje edhe “efektin negativ” që ka mbajtja e fytyrës së mbuluar në shoqëri. Në Egjipt, shumica e grave dhe e vajzave e quajnë një detyrim fetar mbulimin e flokëve dhe qafës me shami, ndërkaq të paktë janë ata liderë fetarë që ende ngulmojnë se mbulimi i plotë i fytyrës është “i detyrueshëm”. Pavarësisht kësaj, në Egjipt po vihet re një fenomen shumë interesant, ai i shtimit të numrit të grave që preferojnë të mbulohen kokë e këmbë me shami. Sipas analistëve, kjo reflekton përhapjen e një ideologjie shumë strikte me bazë saudite: Wahhabi-në që është pro një shoqërie shumë konservatore dhe tërësisht të islamizuar. Kjo vjen si pasojë e rritjes së ndikimit nga vendet e Gjirit Persik dhe nuk ka të bëjë me traditën egjiptiane. Ekstremizmi ka ardhur duke u shtuar në Egjipt këto 30 vitet e fundit dhe si pasojë egjiptianët në vend që të jenë më të hapur, janë shndërruar më të mbyllur. Egjipti, ndryshe nga shumë shtete myslimane si Arabia Saudite, apo Irani nuk u kërkon grave të mbulojnë detyrimisht kryet me shalle, por miliona egjiptianët që jetojnë dhe punojnë në vendet e Gjirit po shndërrohen në përhapës të ideologjisë Wahhabi në vendin e tyre. 30 vjet më parë, femrat që frekuentonin studimet në Universitetin e famshëm të Kajros, shkonin në shkollë me minifunde e me bluza pa mëngë dhe atmosfera ishte shumë më tolerante nga sa është sot. Sipas analistëve, shalli i kryes apo hijabi, shihej si një pjesë e veshjes së grave që i përkisnin një shkalle të ulët sociale, ndërsa shamia që mbulonte tërësisht fytyrën dhe trupin e femrës as që mund të imagjinohej të përbënte një shumicë. Por ja që sot gjërat kanë ndryshuar. Gratë që mbulohen kokë e këmbë po shtohen gjithnjë e më tepër në numër. Ato janë bërë të zakonshme në dyqanet dhe rrugët e Egjiptit. Këto ndryshime, në veshje në fakt janë tregues i një ndryshimi shumë më të thelë në mentalitet, çka përbën një kthim pas për shoqërinë egjiptiane, të paktën për atë pjesë të shoqërisë që ka vendosur të përqafojë ligjet më ekstreme dhe konservatore të islamit. Për sa u përket qytetarëve të zakonshëm egjiptianë nëpër rrugët e Kajros, ata kanë ndjenja të ndryshme ndaj këtij fenomeni. Disa janë të mendimit që mbulimi kokë e këmbë i grave duhet të ndalohet me ligj edhe mbi shkaqe sigurie, pasi askush nuk e di se çfarë mund të fshihet brenda çarçafëve të mëdhenj e të zinj dhe se shumë mirë ato mund të shërbejnë edhe për të fshehur terroristë apo kamikazë. Të tjerë mendojnë se është e drejtë e çdo njeriu të përmbysë detyrimet e fesë që i përket, një prej të cilave është edhe veshja e shamive. Megjithatë, sipas një sondazhi të fundit, shtimi i numrit të grave të mbuluara ka shtuar në Kajro edhe numrin e ngacmimeve seksuale të femrave. Për momentin, qeveria nuk ka marrë masa konkrete për ndalimin në mjedise të caktuara të shamive, por shumëkush intuiton se kjo do të ndodhë se shpejti e pse jo mund të shoqërohet edhe me ndonjë fërkim të mundshëm mes kundërshtarëve.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25608. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25608

Turku i gjelbër i Berlinit Djali i dy emigrantëve turq, Cem Ozdemir, është lideri i Partisë Ekologjike, që kërkon të sfidojë Merkelin
Preferon që intervistën ta bëjmë në anglisht, gjermanisht apo turqisht? Nuk bëhet fjalë për ndonjë shaka, sepse për një njeri si Cem Ozdemir, që flet në mënyrë të shkëlqyer këto tri gjuhë (përfshi edhe pak spanjisht), është diçka e zakonshme. “Në fund të fundit jam një përzierje kulturash që nga Lindja”, thotë Cem i ulur në zyrën e tij në Berlin. I lindur 44 vjet më parë në Bad Urach, në jug të Gjermanisë, prindërit e tij u transferuan nga Turqia në Baden-Wuertemberg në vitet 1960, një prej rajoneve të njohura për prodhimin e “Mercedesave” dhe “Porche”. Edhe pse iu desh të priste 18 vjet për të marrë nënshtetësinë, Cem që prej 15 nëntorit të vitit 2008 u bë i pari qytetar i huaj lideri i të gjelbërve në Gjermani. Me zgjedhjen e tij, politika vendase bëri një kthesë të rëndësishme, pasi të gjelbrit u bënë partia e parë që drejtohen nga një përfaqësues i minorancës etnike. Deputet i Parlamentit Europian, i matur dhe nxënës i figurës historike të të gjelbërve të Joshka Fisherit, Ozdemir thotë se origjina e tij nuk duhet të luajë rol në angazhimin politik, sepse ato që kanë rëndësi vërtet janë programet. “Dua të luftoj me ju për një shoqëri ku të gjithë të jenë protagonistë”, thotë Ozdemir. “Pak rëndësi ka se cila është origjina. Nuk është fare primare nëse paraardhësit e tyre kanë ardhur nga Kazakistani, Anadolli, apo kanë luftuar kundër romakëve. Të gjithë kanë të njëjtën rëndësi për ne”. Cem thotë i vendosur se nuk i mohon kurrë rrënjët e tij. “Jam krenar për to. Nuk e mohoj kurrë se nga jam dhe nga kam ardhur”, thotë politikani me sytë e zinj, flokët e dendur dhe buzëqeshjen më të ëmbël në Gjermani.
Tiparet dhe barsetat e zeza tregojnë hapur për rrënjët turke të “Cempion”, emri i betejës që Ozdemir i vuri vetes pas zgjedhjeve federale të mbajtura më 27 shtator. “Luftuam si luanë kundër Merkelit. Për herë të parë në historinë tonë kaluam pragun e dhjetë përqindëshit”, thotë ai me gëzim. Rreth 3 për qind më shumë në krahasim me rezultatin e zgjedhjeve të 2005-s, që as mitiku Joshka Fisher nuk arriti ta bënte kurrë. Meritë e bukurisë së Cem, e kampionit gjermano-turko? “Le ti lëmë shakatë mënjanë. Ne fituam sepse ishte Merkeli ajo që humbi zgjedhjet”, thotë ai. Presidentit i pëlqen të thotë shumë fjalë dhe shprehje të rëndësishme, por mbi të gjitha të shkruajë libra: në moshën 30-vjeçare e kishte përfunduar autobiografinë e tij. Në Bundenstang ka hyrë që në vitin 1994. I krahasuar nga mbështetësit e tij me Barak Obamëm, Ozdemir ka qenë politikani i parë pjesëtar i një minorance që u bë deputet i Parlamentit gjerman në vitin 1994. Deri në vitin 2002, në katër vitet e para të qeverisjes së Shrëderit, ka qenë edhe përgjegjës i politikës së brendshme të të gjelbërve dhe një nga arkitektët e ligjit mbi shtetësinë e dyfishtë për të huajt. Pasi shkroi një tjetër shkrim të kripur të titulluar “Currywurst Doener”, në vitin 2003 i palodhshmi Cem mbante leksione në Universitetin e Madisonit në Wisconsin, ku u njoh dhe më pas u martua me gazetaren argjentinase Pia Kastro. Ai shpjegon se “Merkel arriti të merrte mandatin e dytë falë votave të liberalëve të udhëhequr nga Guido Westerwelle dhe të dy së bashku po e çojnë Gjermaninë në kohën e Kolit”. Pavarësisht se Kancelarja gjermane ka premtuar se do ti shkurtojë taksat për familjet, Cem tregohet mosbesues. Ai e sheh shumë larg ndihmën për të papunët dhe kujton se Anxhi dhe Guido do të lënë në funksionim 17 reaktorët bërthamorë për një kohë më të gjatë se sa ishte parashikuar. “Pas katastrofës së SPD-së në zgjedhje, kemi mbetur vetëm ne të gjelbrit që të pengojmë valën konservatore”, shpjegon Ozdemir. Ndërkaq, nuk janë të paktë analistët që shohin në Berlin shfaqjen e një çifti të ri, i cili mund të ketë një të ardhme të ndritur në politikë: është pikërisht dyshja e formuar nga Cem Ozdemir dhe Klaus Wowereit, i famshmi dhe shumë popullori kryetari i bashkisë me bindje socialdemokrate dhe përkatësi seksuale gej. Ndërkohë, Ozdemir nuk ngurron ta cilësojë Berlinin, ku jetojnë më shumë se 2 milionë e gjysmë turq, si “Stambolli mbi lumin Spree”. “Po, është e vërtetë se ekzistojnë ende paragjykimet në Gjermani që domosdoshmërisht duhen luftuar, ndaj duhet ti drejtojmë sytë nga kultura nëse duam të eliminojmë izolimin dhe gjërat e panevojshme”. Ai i njeh mirë paragjykimet kundër të huajve. Ditën që u emërua president i të gjelbërve, gazeta “Bild” e titulloi shkrimin: “Një mysliman në krye të të gjelbërve”. Sigurisht që Cem mbetet një nga të paktët turq që ka arritur të studiojë, të diplomohet në pedagogji dhe të bëjë karrierë. Pjesa më e madhe e tyre nuk janë integruar në Gjemani, pasi vendi ka rregulla shumë të ashpra për nënshtetësinë. Megjithatë, në fund siguron se “vendi është shumë herë më përpara politikanëve që e qeverisin në Berlin”. Cem Ozdemir ka qenë pjesë e Partisë Ekologjike që në moshën 15 vjeç dhe sot është presidenti i parë i një partie gjermane me një sfond që lidhet me emigracionin, gjë që ka bërë që shtypi gjerman ta konsiderojë si “Obama i gjelbër”. Të gjithë mbështetësit e tij kanë krijuar edhe një grup në “Facebook” nën titullin “Yes we Cem”. Cem tregon se ai vetë personalisht përpiqet që ti reduktojë sa më shumë emetimet e CO2 në hapësirë. Madje, këtë gjë e ka vënë re edhe te një pjesë e mirë e gjermanëve. “Ashtu si puna ime, shumë prej tyre preferojnë të shkojnë në punë apo takime të rëndësishme me biçikletë në vend të makinave personale”, thotë politikani 44-vjeçar. Politikanit të ri i vjen keq që në këtë krizë të gjelbrit nuk merren në konsideratë: “Kjo nuk është diçka e re për ne. Kur vitin e shkuar Merkel foli për mbrojtjen e klimës dhe u fotografua para akujve dhe arinjve polarë, dukej sikur donte të shpërndante mesazhin se ambientin e mbrojnë të gjithë. Atëherë lind pyetja se për çfarë duhet një Parti Ekologjike? Biseda të ngjashme bëhen edhe në vende të tjera të Europës. Mendoj se është e drejtë që ne të mbetemi besnikë dhe ambiciozë për temat tona dhe ti krahasojmë ato me shqetësimet e njerëzve. Nuk ka asnjë arsye të ndihemi të pavlerë dhe do të vazhdojmë të mendojmë se jemi njëlloj si partitë e tjera që, sipas asaj që thuhet, me recetat e tyre na kanë nxjerrë nga kriza dhe papunësia në këtë kohë të vështirë. Na u desh të prisnim tetë vjet që amerikanët të na mbështesin për Kyoto-n. Vendet e BE-së kanë rënë dakord për financat për klimën. Nuk mendoj se BE-ja do të lërë sërish pas dore mbrojtjen klimatike. Për këtë duhet një Parti Ekologjike gjithmonë e më e fortë. Kur e pyet për ngjashmërinë që shtypi i bën me Obamën, Ozdemir përgjigjet se i pëlqen dhe se adhuron projektin e shoqërisë së hapur dhe shumëraciale të Presidentit amerikan.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25599. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25599

Colin Firth: Zotëria romantik Në Hollivud e kanë pagëzuar me emrin zotëria romantik për rolet në të cilat është specializuar. Por, edhe pse aktori anglez konsiderohet një ikonë seksi, ai e preku me vonesë majën e suksesit, ndaj edhe e konsideron vetën “personin më normal në botë”
Në Hollivud e kanë pagëzuar me emrin zotëria romantik, sepse mes aktorëve të brezit të tij, vetëm Colin Firth di të interpretojë me një mjeshtëri të jashtëzakonshme burrin që dashuron dhe dashurohet nga të tjerët. Ndonjëherë, kur personazhi i përket aristokracisë britanike, i shpreh të gjitha ndjenjat, sepse ashtu ia do puna, ose për edukatë. Por kjo gjë nuk ndodh vetëm me rolet e tij. Ai është gati të sakrifikojë gjithmonë edhe për të tjerët, siç ka bërë edhe te “Një burrë tepër” me aktoren Uma Thurman, apo “Pacienti anglez” dhe “Shekspiri i dashuruar”, filma në të cilët rivalët e tij janë përkatësisht Ralph dhe Joseph Fiennes.
Është shumë e vërtetë që në karrierën e tij ai u ka “vjedhur” lumenj lotësh adhuruesve të tij, veçanërisht femrave, por do të ishte e padrejtë që ta ngushtoje përcaktimin vetëm si një hero romantik. Colin Firth gjithashtu ka veshur me elegancë edhe kostumin e shekullit XVII të piktorit Vermeer në filmin “Vajza me vëthë perle”. “Mendoj se kam një fytyrë pak a shumë neutrale, e cila më ndihmon të luaj shumë role, që ndonjëherë është më mirë dhe ndonjëherë më keq nga ajo që jam realisht”, shprehet ai.
Karriera e tij nisi në vitin 1995. Aktori u shfaq në ekranet e BBC-së me këmishën e ngjitur pas trupit, e me një shikim prej mendjemadhi: është e sigurt se atë mbrëmje publikun e shumtë femëror britanik e ngacmoi pamja e tij. Colin nuk kishte qenë kurrë më parë kaq joshës dhe seksi. Ajo natë shënoi rrugëtimin e tij si aktor. Atë mbrëmje përpara televizorit ishte edhe shkrimtarja Helen Fielding, e cila nga përshkrimi i saj letrar mbi figurën e Firth u formua z. Darcy, shumë i ëndërruar nga Bridget Jones. Ishte pikërisht Helen që e kërkoi me çdo kusht versionet kinematografike të romaneve të saj: “Ditari i Bridget Jones” në vitin 2001 dhe “Çfarë rrëmuje!”, në vitin 2004.
“Nuk i preferoj shumë serialet televizive, por do të vendos pasi të kem lexuar skenarin. Do më pëlqente nëse do ishte një histori në të cilin të shfaqeshim të gjithë pak më të vjetër dhe të flisnim me gëzim për vuajtjet tona dhe historitë romantike të së shkuarës”, thotë aktori.
I lindur në Hampshire më 10 shtator 1960, Colin Firth ishte një ndër aktorët anglezë i aftë për të kaluar shumë natyrshëm nga Shekspiri në teatër. Pas personazhit të Darcy-s, karriera e tij kinematografike mori një drejtim tjetër.
Aktori kujton se kur i propozuan të merrte pjesë në një film televiziv të Jane Austen, ai nuk pranoi. “Nuk ndihesha aspak rehat me pjesën, sepse mendoja çlidhje kisha unë me një personazh i cili kishte ëndërruar shumë breza shkrimtarësh? Tani i jam mirënjohës, jam i lumtur që jam bërë pjesë e kulturës popullore, por gjithsesi më duket ende shumë e çuditshme”. Popullariteti nuk e shqetëson Colin Firth, sepse i erdhi vonë, në moshë të madhe, pas shumë vitesh studime dhe punë. “Nuk do të jem kurrë një yll, pasi jam shumë i vjetër”.
Gjithsesi Firth nuk i ka shpëtuar dot klasifikimin si një prej aktorëve më seksi dhe entuziast për publikun femëror. “Zonjat që vuajnë nga tensioni i lartë e kanë të ndaluar të mbajmë foton time. Për shembull nëse ndonjëra është 103 vjeçe, emocionet për të do të ishin fatale”, ironizon ai. Colin thotë se ndihet mjaft në siklet që britmat histerike të adhuruesve dhe turmat e adoleshentëve e ndjekin ngado me aparate fotografike dhe telefona për të “fiksuar” një kujtim me të. “Më duket e pabesueshme që më konsiderojnë seksi, pasi i kam kaluar të 40-at. Në fakt, objekti i admirimit është një personazh i ekranit, dikush që nuk jam unë”. Për të sfumuar imazhin seksi, përveç privilegjit që ka punuar me Meryl Streep, ka pranuar me shumë dëshirë rolin e bankierit në filmin “Mamma mia!”. Në këtë film Colin është një nga 3 meshkujt që shpresojnë ende në surprizat e jetës. “Jam vënë në lojë si asnjëherë tjetër. Në atë film unë këndoj dhe vallëzoj! Isha shumë i ngurtë dhe i frikësuar në të njëjtën kohë, por për fat edhe Pierce Brosnan e Stellan Starsgard kishin të njëjtën ndjesi. Bëmë më të mirën e mundshme”.
Colin Firth kërkon ta përcaktojë veten si personin më normal në botë dhe te normaliteti hyn edhe martesa e tij e lumtur me producenten italiane Livia Giuggioli, butësia e raportit me fëmijët e tyre, përkatësisht 8 dhe 6 vjeç. Pavarësisht intensitetit të lartë në punën e tij, prej 10 vjetësh Colin Firth arrin të gjejë kohë për tju dedikuar edhe bamirësisë. “I urrej divat që angazhohen në jetën sociale, por shpesh ndeshesh me episode ndaj të cilave nuk mund të qëndrosh indiferent. Të gjithë jemi përgjegjës, por më shumë janë qeveritë e shteteve më të fuqishme të botës”, thotw ai menjëherë sa preket ky argument. Pasioni sfumohet përpara keqardhjes që ai kujton nga udhëtimet e tij. “Në Etiopi kam parë fëmijë që vdisnin në duart e prindërve, pasi nuk arrinin të pinin ujë. Në një rast ishte një fëmijë që kishte moshën e djalit tim. Në atë moment i mbajta lotët, por qava më pas kur isha në Kanë, pasi pashë kontrastin e madh mes botëve. Ndoshta fakti që jam baba më ka bërë më të ndjeshëm. Ndërsa i shoh të vegjlit e mi të rriten, mendoj për të ardhmen e tyre dhe ndihem fajtor. Më vjen turp për botën e korruptuar, në të cilën do ti lëmë bijtë tanë”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25602. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25602

Djegia e mandateve, rritet presioni brenda Partisë Socialiste Kandidati Manjani: Nëse KQZ bën zëvendësimin unë shkoj në Kuvend. Milo: Nuk kam menduar për këto dilema
Vendimi për bojkotin e Parlamentit rrit presionin brenda Partisë Socialiste. Interpretimet e konstitucionalistëve të ndryshëm se ka një afat të mbarimit të mandatit të 64 deputetëve socialistë kanë sjellë të tjera dilema dhe pikëpyetje çka mund të ndryshojë edhe rrjedhën e vendimeve të deritanishme të PS. Një prej interpretimeve më të zakonshme është ai i zëvendësimit të 64 deputetëve aktualë me 64 të tjerë nga lista e koalicionit “Bashkimi për Ndryshim”. Mes tyre ka që deklarojnë se nëse bëhet zëvendësimi, atëherë do të respektojnë Kushtetutën dhe do të shkojnë në Parlament. E kundërta ndodh me mbështetësit e bojkotit, të cilët nuk pranojnë interpretime të tilla dhe deklarojnë se nuk mund të mbarojë një gjë që nuk ka nisur, ndaj edhe pse bojkoti mund të vazhdojë pafundësisht, mandati mbetet i 64 deputetëve aktualë. Ylli Manjani, një ndër kandidatët për deputetë në Qarkun e Dibrës, i treti në listë deklaroi dje se do të zbatojë Kushtetutën duke shkuar në Parlament në rastin kur mandatet e dy kolegëve të tij do të cilësohen si të pavlefshme për shkak të bojkotit. Manjani mbështeti interpretimin që juristët i bëjnë Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës duke i cilësuar si të pavlefshme mandatet e deputetëve të grupit parlamentar socialist. Ai tha se ditën që KQZ do ta njoftojë se ka marrë vendim për ti dhënë mandatin si kandidat të radhës në listën e PS, ai do të jetë prezent në Parlament për të përfaqësuar votuesit dibranë. “Mandati është i pavlefshëm kur sbën betimin. Kjo që po bëjnë ata që i binden Ramës është shkelje e rëndë e Kushtetutës. Ata që shprehen pro bojkotit janë persona të pavotuar. Jam për hapjen e kutive, por kur presioni e kalon cakun ligjor ai është i papranueshëm. Ne kemi përgjegjësi politike të shkojmë në Parlament”, tha ai. Me vendimin për të shkuar në Parlament nëse bëhet zëvendësimi i dy deputetëve të tjerë, Manjani ka marrë parasysh edhe pasojat. “Unë aktualisht jam i përjashtuar nga PS, Rama smë thërret në asnjë takim partiak. Është absurd të përdoren metodat enveriste si kërcënimi me përjashtim. Do të shkoj në Parlament, nëse do të shkojë deri këtu çështja. Dy të parët në listën e Dibrës nuk janë votuar realisht nga elektorati, unë jam më i votuari”, vijoi Manjani. Ndërsa kryetari i Partisë Demokracia Socialiste, Paskal Milo, i cili përfiton mandat në rastin se KQZ shpall të pavlefshme mandatet aktuale, është kundër hipotezave të tilla, duke pranuar se nuk ka menduar për dilema përderisa ato nuk ndodhin. Ai është kundër interpretimeve të ekspertëve për mandatin e deputetëve, duke shtuar se mandati quhet i marrë në momentin kur bëhet betimi në Parlament. “Në këtë rast nuk ka asnjë betim të deputetëve. Këto janë interpretime të vëna qëllimisht për të provokuar njerëzit pranë Partisë Socialiste. Mandati i deputetëve nuk ka filluar të zbatohet përderisa ata nuk kanë bërë betimin. Vetëm kur bëhet betimi fillon numërimi mbrapsht”, tha ai.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25590. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25590

Stringa: Ndarja e posteve në PD, të prekë edhe Berishën Anëtari i Kryesisë së demokratëve, Omer Stringa, analizon në një intervistë për “Shqip” zgjedhjet brenda Partisë Demokratike më 12 dhjetor. Sipas tij, statuti i PD-së i jep të drejtë kryetarit Sali Berisha të hyjë në garë i vetëm pa asnjë rival në këto zgjedhje për shkak se demokratët fituan zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Anëtari i kupolës blu, Stringa, flet për garën brenda PD-së mes të rinjve dhe të vjetërve dhe largimin e “veteranëve” si Aleksandër Meksi dhe Eduard Selami nga partia. Stringa thotë se, nëse do të vendoset për ndarje postesh partiake nga ato qeveritare, kjo duhet të bëhet në të gjitha nivelet, që nga kryetari e poshtë. Në analizën e tij, drejtuesi demokrat thotë se në këtë parti nuk funksionojnë strukturat, por vetëm institucioni i kryetarit.
Zoti Stringa, Partia Demokratike është duke u përgatitur për zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe ajo që vihet re është se ende nuk është bërë publik emri i rivalit të Sali Berishës. Do të ketë apo jo një garë në PD dhe si e gjykoni këtë proces?
Kongresi i partisë mbahet pas zgjedhjeve të 28 qershorit, ku koalicioni i djathtë dhe Partia Demokratike doli i pari dhe unë e konsideroj se fituam. Pa përmendur pastaj që nuk siguruam shumicën për të qeverisur pa ndihmën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Data e zgjedhur, 12 dhjetori, për të zhvilluar kongresin e radhës së partisë, duhet të bëhej para katër muajve, por ashtu rrodhën zgjedhjet dhe nuk është bërë ndonjë gabim. Është një kohë e duhur për të zhvilluar zgjedhjet, ku anëtarët e PD-së duhet të bëjnë një analizë për fushatën që kanë kaluar. PD ka kaluar dy fushata, lokalet e 2007-ës dhe parlamentaret e 2009-ës dhe duhen rizgjedhur strukturat kryesore. Kongresi zgjedh sipas statutit kryetarin e partisë, zgjedh Këshillin Kombëtar dhe atë që ne e quajmë gjykata e partisë, ndërsa të gjitha strukturat e tjera janë produkt i Këshillit Kombëtar. Ju pyetët për kryetarin e partisë dhe mesa di edhe unë, Berisha është kryetar i PD-së, nuk di ndonjë kandidat tjetër. Por edhe statuti nuk e ka të detyruar që të dalin dy kandidatë. Mbas fitores, unë e kuptoj që është e padiskutueshme që të mos ketë kandidat alternativ për zotin Berisha. Dhe mua më duket e pamundur që të ketë, sepse rezultati i fitores janë zgjedhjet e 2009-ës.
Pra, më 12 dhjetor, më shumë do të festohet sesa votohet?
Jo. Është tjetër çështje ajo se çfarë shkruhet në statut dhe tjetër ajo që bëhet në realitet. Statuti i partisë ka dy organe të rëndësishme siç është Kongresi, të cilin ne nuk e kemi në kulturë që ta mbledhim brenda kësaj periudhe katërvjeçare dhe organi tjetër i rëndësishëm është Këshilli Kombëtar që merr vendimmarrje politike. Të mos harrojmë se përmbajta e Këshillit Kombëtar të PD-së është një element kryesor. Pra përveç gjykatës së partisë, zgjidhen tre institucione të rëndësishme, pavarësisht sesi ato punojnë, se është për tu thënë se në Partinë Demokratike, institucioni që punon më mirë është institucioni i kryetarit. Sipas statutit, Këshilli Kombëtar është një institucion i rëndësishëm dhe është një tjetër çështje sesi punon dhe si është vendosur në punë. Pas kongresit të ardhshëm, Këshilli Kombëtar duhet të dijë të jetë në rolin e vet. Është për tu theksuar që Këshilli Kombëtar brenda kësaj periudhe katërvjeçare nuk është mbledhur asnjëherë dhe kjo lë për të dyshuar.
Në fakt, Partia Demokratike vjen në këto zgjedhje si fituese. Konkretisht çfarë analize të veçantë duhet të bëjë kjo parti dhe sektorët ku duhet të përqendrohet?
Unë kam konceptet e mia për partinë në opozitë dhe partinë në pushtet. E di që ne si parti demokratike kemi ditur për ta bërë rolin mirë kur kemi qenë në opozitë, për këtë jam i bindur. Ndërsa në pushtet, gjatë katër viteve, mund të them se kam përshtypjen se kjo ka ardhur nga mosfunksionimi i mirë i partisë. Si e kuptoj unë rolin e partisë në pushtet, sepse ka një dualizëm problemesh? Në radhë të parë, partia është arena e parë ose vendi i parë që është opozita e vërtetë e programit qeverisës. Pra presupozoj që vetë Partia Demokratike duhet të jetë oponenca kryesore e qeverisjes, ky është thelbi i numërimit. E dyta, Partia Demokratike duhet të jetë brumi ku do të diskutohen institucionet qeverisëse që rrjedhin nga pushteti. E treta, që është edhe më e rëndësishmja, duhet të jetë organi që duhet ti bëjë marketingun punës së qeverisë dhe së katërti duhet të mbajë gjallë strukturat dhe organizimin për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Në këto drejtime, partia nuk ka funksionuar, shpeshherë fryma e kritikës dhe emërimet nuk kanë funksionuar në rregull. Nëse do të shikojmë këto, në të ardhmen do të jemi më mirë.
Çfarë qëndrimi do të mbani lidhur me debatin për ndarjen e posteve partiake nga ato qeveritare?
Ky problem ka kohë që është hapur. Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem në të njëjtin pozicion, duke thënë se ndarja ka të mirat dhe të këqijat e saj. Ky problem hapet për interesa personale dhe të vogla, sepse unë nuk kam parë ndonjë analizë serioze që të thotë se cilat janë të mirat dhe të këqijat e ndarjes apo mosndarjes. Nëse do ta kemi partinë oponencë kryesore të qeverisë, mendoj se është e rëndësishme të jetë, gjykoj se duhet të bëhet ndarja. Por nëse do ta kemi partinë bazën ku do të dalin kuadrot me të cilat do të qeverisim dhe do të koordinohet puna dhe merita për të qenë në qeverisje, ndarja do ti bënte mirë. Nëse do të gjykojmë nga ana tjetër që qeveria duhet të shkrijë frymën e partisë për të bërë qeverisjen, atëherë ato mund të mos ndahen. Unë jam në pikëpyetje. Por një gjë them, nëse ato duhet të ndahen, atëherë ato duhet të ndahen në të gjitha postet, duke filluar që nga kryetari. Nëse një person i mban të dyja punët, ato të partisë sipas statutit të partisë dhe punët e qeverisë, sipas ligjeve të qeverisë, unë nuk kam asgjë kundër. Unë abstenoj për këtë çështje.
Është parë brenda Partisë Demokratike një fenomen xhelozie midis të rinjve dhe të vjetërve, në fakt është një luftë për të rënë në sy apo një garë për lidershipin e ardhshëm të PD-së?
Ju e thoni, se lufta është midis të rinjve dhe të vjetërve, por një gjë duhet të ketë parasysh. Në Partinë Demokratike nuk ka të rinj dhe të vjetër, të gjithë ata që janë pjesëtarë të PD-së janë të barabartë. Në gjykimin tim, mund të jesh i ri dhe të kesh mendime zero dhe mund të jesh i vjetër dhe mund të kesh shumë vlera. Në Partinë Demokratike duhet të ketë debate mes njerëzve që kanë vlera dhe atyre që nuk kanë vlera, midis njerëzve që kanë vlera të djathta dhe njerëzve që nuk kanë vlera të djathta. Unë them se me të rinjtë që kanë hyrë në parti pa ndjekur institucionet e partisë në shumicën e rasteve kemi gabuar. Ata kanë dalë pa vlera. Ka edhe pa vlera që kanë përfituar. Nëse do të ndiqeshin të gjitha rregullat e partisë, atëherë partia do të kishte debat brenda saj. E theksoj, se personat që ngrihen në katapultë në PD pa treguar asnjë vlerë në jetë dhe pa treguar asgjë në parti në shumicën e rasteve, kanë treguar se janë pa vlerë në postet që i kanë besuar individë të caktuar të partisë. Ka shumë shembuj të tillë dhe mund ti hamendësoni vetë.
12 dhjetori, përkon edhe me 19-vjetorin e PD-së. Kemi shumë personazhe të vjetra të larguara tashmë nga Partia Demokratike, si Eduard Selami, Aleksandër Meksi etj. A duhet të rikonfirmohen këto personazhe në strukturën e partisë?
Ka dy çështje. I larguar “de juro” dhe i larguar “de facto”. “De juro”, Aleksandër Meksi dhe Eduard Selami janë anëtarë të Këshillit Kombëtar. Në statutin e PD-së, Kryeministri dhe kryetarët janë anëtarë të Këshillit Kombëtar. “De facto” pastaj, vetë zoti Meksi, për të cilin kam respekt është pjesë e një partie të re me zotin Shehi. Unë do të gjykoja se debatin ia vlen ta bësh brenda Partisë Demokratike. Kur largohesh, më shumë largohesh për veten tënde dhe nuk bën punë. Ndoshta edhe ata kanë arsyet e veta pse largohen, sepse shpeshherë kur nuk të dëgjojnë ndoshta, është më mirë që të ikësh.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25593. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25593

Antimafia, prokuroria: Jemi kundër projektligjit, sjemi organ tatimesh “Prokuroria nuk është organ tatimor, por institucion që në bazë të ligjit dhe kodeve penalë, të sekuestrojë pronat apo pasuritë e vëna nga individë apo grupe me aktivitet kriminal”. Ky është reagimi zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme pas kalimit të projektligjit “Antimafia” nga Komisioni i Ligjeve në Parlament. Njerëzit e akuzës këmbëngulin se rekomandimet e tyre nuk janë marrë parasysh dhe në ligj shkelen të drejtat e njeriut. Megjithëse është hequr një nga pikat e debatuara, si mosjustifikimi i të ardhurave nga individët, ende projekti ka probleme të shumta, të cilat duhet të diskutohen me grupet e interesit, siç janë prokurorët e Krimeve të Rënda, që pas vitit 2004 janë ndeshur me sekuestrimin e aseteve dhe pronave të grupeve kriminale, që akuzoheshin në ligjin “Antimafia”. Burimet nga akuza qendrore thanë se krahas grupeve të interesit, gjykata dhe prokuroria, duhet një reagim i fortë edhe nga shoqëria civile, pasi ligji ka shumë mangësi.
Problemet Njerëzit e akuzës në Shqipëri deklarojnë se, nëse miratohet ky variant i ligjit, atëherë do të kemi mjaft arbitraritet nga punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët mund të hetonin dhe kontrollonin çdo shtetas shqiptar, pa regjistruar më parë një procedim penal. Sipas prokurorisë, Ministria e Drejtësisë duhet që vetëm të rregullonte ligjin e mëparshëm “Antimafia”, i cili u shfuqizua pjesërisht nga Gjykata e Lartë dhe ti jepte atij ligji fuqi prapavepruese. Pra mund të rregullohej vetëm me një frazë. Sipas akuzës, drafti i ri ka kaluar çdo parashikim. Në të i jepet e drejta Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda, të verifikojnë, hetojnë, sekuestrojnë e kontrollojnë pasurinë e çdo qytetari në këtë vend, me argumentin e vetëm se ka një standard jetese tej mundësive të tij. Jo vetëm kaq, por ky ligj aplikohet edhe për persona që dyshohet se mund të jenë pjesë e krimit të organizuar, por ndaj të cilëve nuk ka asnjë hetim të nisur. Sipas akuzës, këtu qëndron dhe problematika kryesore. “Në asnjë vend të botës nuk ka një organ shtetëror që heton këdo në shtetin e tij. Është e drejtë dhe ligjore që kjo të ndodhë në kuadrin e një hetimi mbi krimin e organizuar, i cili kërkon mjete për tu luftuar”, thanë burimet zyrtare nga akuza qendrore. Sipas akuzës, është rasti unik në botë kur ngarkohet prokuroria të hetojë pasuritë e qytetarëve, rregullim ky që bie ndesh me Kushtetutën, pasi është jashtë detyrave që ajo i ngarkon prokurorisë, e cila angazhohet vetëm në rastet e një ndjekjeje penale.
Ligji Probleme të tjera ligjore, sipas akuzës, ka për sa i përket kompetencës që i jepet Gjykatës së Krimeve të Rënda të sekuestrojë dhe konfiskojë pasuri në rastet e hetimeve për korrupsion apo vepra të kësaj natyre. “Nuk kuptohet se çlidhje ka kjo gjykatë me këto vepra dhe si mund ti jepen këto kompetenca me një ligj të thjeshtë, ndërkohë që kompetencat janë të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale dhe në ligjin organik që kërkon miratim me 3/5″, thuhet në reagimin e prokurorisë, e cila shtron pyetjen se çlidhje ka ligji për goditjen dhe parandalimin e krimit të organizuar me korrupsionin apo vepra të kësaj natyre. Si sugjerim apo rekomandim, prokuroria thotë se “ose duhet ndryshuar titulli dhe objekti i ligjit, ose duhen hequr këto vepra, të cilat shteti nuk mund ti luftojë me mjete kaq të ashpra, pikërisht për shkak të argumentit se dërgimet nga parimet dhe rregullimet e procedurës penale mund të bëhen vetëm në raste ekstreme për vepra që lidhen me krimin e organizuar, argument ky i pranuar dhe nga Gjykata e Lartë Italiane”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25596. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25596

Qeveria paqe me kryeprokuroren Ilir Meta zgjedh të shndërrohet në një urë lidhëse midis Kryeministrit Sali Berisha dhe kryeprokurores Ina Rama. Duke tejkaluar momentet e vështira në marrëdhëniet midis shumicës parlamentare dhe organit qendror të akuzës, zëvendëskryeministri zhvilloi dje një takim kokë më kokë me Ina Ramën. Sinjalet e para të përmirësimit të marrëdhënieve vijnë pak ditë pasi një pjesë e qeverisë shqiptare bojkotoi Ina Ramën në një prej aktiviteteve të këtij institucioni dhe sipas deklarimit të zv/kryeministrit duket se ky lloj bashkëpunimi do të vijojë edhe më tej. Pas takimit, Meta konfirmoi se ka qenë një bisedë pune në kuadër të koordinimit me gjithë institucionet e pavarura për të përmbushur të gjitha detyrimet që kanë të bëjnë me udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, dhe në përgjithësi për procesin e integrimit europian. Madje, numri dy i qeverisë shqiptare u deklarua i kënaqur, duke e cilësuar takim shumë të frytshëm dhe bashkëpunues. I pyetur nga mediat nëse mund të konsiderohet ky takim një ngrohje e marrëdhënieve mes ekzekutivit dhe Prokurorisë së Përgjithshme, Meta e pa të rastit të fliste me terma të përgjithshëm, por duke lënë të nënkuptuar për një marrëdhënie të re me institucionin e akuzës. “Ne do të bashkëpunojmë shumë ngushtë me prokurorinë dhe me të gjitha institucionet e tjera të pavarura, pasi shteti është një, pavarësisht nga funksionet e ndryshme. Ne të gjithë duhet të bashkërendojmë punën për të zbatuar ligjin me forcë, me qëllim forcimin e shtetit ligjor dhe arritjen e standardeve europiane”, tha zv/kryeministri. Duke folur për reformat në drejtësi e veçanërisht për një prej çështjeve më delikate të politikës shqiptare, heqjen e imunitetit për zyrtarët e mbrojtur, numri dy i qeverisë ftoi opozitën që të vijë në Kuvend dhe të miratohet ligji, ndërsa nga ana tjetër garantoi kryeprokuroren se nuk do të ketë asnjë pengesë nga mazhoranca nëse kërkohet imuniteti i ndonjë deputeti. “Për sa i përket çështjes së imuniteteve, mendoj se përgjigjja është dhënë me kohë. Sa herë që prokuroria të kërkojë heqjen e imunitetit për cilindo deputet do të ketë votën time dhe besoj se do të ketë votën e të gjithëve në Parlament. Dhe së dyti, për të zgjidhur njëherë e mirë çështjen e imuniteteve, ne ftojmë opozitën të hyjë në Parlament dhe të votojë për kufizimin e imuniteteve”, tha Meta. Prej më shumë se një viti, kryeprokurorja Ina Rama ka qenë në qendër të akuzave të mazhorancës, kreut të qeverisë, Sali Berisha, dhe Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Edhe pse një emër i përzgjedhur dhe i miratuar nga mazhoranca për të drejtuar organin e akuzës, Ina Rama shumë shpejt u bë objekt sulmesh nga shumica qeverisëse, në legjislaturën e shkuar. Duke nisur me kërkesën për heqjen e imunitetit të ministrit Basha, më pas Mediut, hetimi i ngjarjes së Gërdecit dhe hetimi për çështjen “Fazlliç”, marrëdhëniet mes palëve u ashpërsuan mjaft. Nga ana e saj Prokurorja e Përgjithshme nuk u përgjigj me akuza të ndërsjella po procedoi me hetimet e çështjeve.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25587. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25587

Evolucioni i Celularit Shpikja e Celularit ka pase nje ndikim te madh ne jeten tone,ne biznes,ekonomi dhe kudo pasi thjeshtoi mjaft menyren tone te komunikimit pavarsisht pozicionit gjeografik.
Celulari i pare : Motorola DynaTAC 8000X (1983)
Celulari i pare per makine : Nokia Mobira Senator (1982)
Nokia Mobira Cityman 900 (1987)
Celulari i pare GSM : Nokia 101 (1992)
IBM Simon Personal Communicator (1993)
Motorola StarTAC (1996)
Nokia 9000 Communicator (1996)
Nokia 5110 (1998)
Celulari i pare me kamer : Sharp J-SH04 (2000)
Celulari i pare me email suport : RIM BlackBerry 5810 (2002)
Celulari i pare me PDA : Palm Treo 600 (2003) Celulari i pare dedikuar lojrave : Nokia N-Gage (2003)
O2 XDA IIs (2004)
Motorola RAZR V3 (2004)
Motorola ROKR E1 (2005) – integrimi me iTunes
Celulari me i lire 60$ : Motorola MOTOFONE F3 (2007)
Revolucioni i konceptit te Celularit,thjesht preke : Apple iPhone (2007)
Optical Zoom me 5mpixel kamer : Samsung G800 (2008)
Celulari i pare me Android : Google Mobile: HTC Dream (2009)
Palm Pre 2009
Artikuj qe mund tju interesojne:
ILuzione optike te pamundura Vdekja eshte shume afer… Pse Windows 7 ? XBOX 360 Extrem iPhone Killer ? Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1495. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1495

Policia e Shtetit, Burgaj leviz 8 drejtore Drejtori i pergjithshem i sapoemeruar Hysni Burgaj ka nderruar tete drejtore te policive ne qarqe te ndryshme te vendit. Te pandryshuar kane mbetur vetem kreret e drejtorive ne Tirane, Shkoder dhe Durres. Burimet zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Policise thane se, vendin e lene bosh nga Burgaj, ate te nendrejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit e merr Hamdi Fjore, i cili me pare ka qene drejtor i forcave speciale.
Shemsi Prenci, drejtor i policise se Fierit eshte larguar nga kjo detyre dhe ne te vendoset Megrim Hoxha, i cili deri me tani ka qene drejtor i policise se Lezhes. Shemsi Prenci eshte emeruar drejtor i forcave speciale.
Vehbi Bushati, drejtor i policise se Vlores largohet nga detyra dhe zevendesohet nga drejtori aktual i policise se Elbasanit, Aleks Hajdari.
Emri Vata emerohet drejtori i policise se Gjirokaster, duke lene ate te kreut te policise ne Korce. Saimir Muca eshte emri me i ri ne rrethin e drejtuesve te policive ne qarqe. Ai eshte emeruar ne krye te policise se Elbasanit. (shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25575. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25575

Albani dhe Miriami, dashuria qe lindi nga muzika Nje dashuri qe lindi me muziken, nje karriere artistike qe lidhet po me muziken. Alban Skenderaj, dikur nje djale pasionant qe jetonte ne Itali me endrren per t`u bere kengetar. Gjashte vjet me pare, ai u shfaq shume modest ne skenen e festivalit te pare te muzikes alternative Top Fest, por me pas kenga e tij Vetem ty u be hit, ndersa ai: idhulli i vajzave.
Kenge dhe videoklipe, turne brenda dhe jashte Shqiperise, imazh televiziv ne reklama, plotesojne ne nje fare menyre profilin artistik te tij.
Pasioni per kengen, vec fames, i solli edhe dashurine. Mesojme se nga nje takim i rastesishem, ne stacionin qendror te trenit ne Zyrih, 27 vjecari takoi shpirtin binjak ose gjysmen tjeter te zemres, kengetaren e njohur Mirjam Camin.
Me Mirjamin jam njohur ne mars te 2007-es, ka qene tek stacioni i trenit ne Zyrih te Zvicres. Qe aty filluam te njiheshim dhe pas kontakteve te ndryshme filluam te pelqeheshim, shprehet Albani.
Nje dashuri qe lindi nga muzika dhe perfundon me zgjedhjen e te rinjve per te ndenjur bashke.
Prej 2 vjet e gjysme, ata ndajne, ne nje shtepi te vogel ne Mynih te Gjermanise, te perditshmen e tyre ate artistike dhe ate qe i paraprin jetes familjare.
Per nje qe merret me muzike nuk ka nje te perditshme standarde. Miriami vazhdon punet e veta per sa i perket puneve qe ka ne Gjermani, merret me emisionet e saj. Zakonisht kur jam ne shtepi shkruaj kenge. Mundohemi te jemi te balancuar qe te gjejme kohen e duhur per te ndenjur bashke, thote Albani Jeta prej artistesh, e ka ndihmuar ciftin simpatik, te pershtatet mjaf mire me jeten ne vend te huaj. Duke degjuar te pathenat e tyre na bejne te kuptojme se, ata jane kopja e njeri-tjetrit, deri ne kufijte e perfeksionit.
Kemi pasur shume fat qe kemi gjetur njeri-tjetrin dhe ndajme te njejtin pasion ne te gjitha aspektet si ne pune dhe ne jeten private. Persa i perket jetes ne shtepi tashme jemi marre vesh pas shume kohe bashke, shprehet Mirjami.
Kane ardhur ne Shqiperi blic, ne nje inkursion shume te shpejte, per te hedhur themelet e nje projekti te ri.
Do te jene perseri ata te dy dhe skena, e ndare midis dy vendeve, e ndare midis dy zemrave. (shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25569. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25569

SHBA-OSBE: Jemi të skandalizuar nga dhuna e ushtruar ndaj medias Dhunimi i gazetarit Mero Baze mbrëmjen e 2 nëntorit ka shkaktuar reagimin e fortë të faktorit ndërkombëtar të akredituar në Tiranë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësia e OSBE-së kanë shprehur shqetësim për dhunën e ushtruar nga biznesmeni Rezart Taçi dhe shoqëruesit e tij ndaj gazetarit. Përmes një njoftimi për shtyp, ambasada e Shteteve të Bashkuara deklaroi se “u skandalizua nga sulmi ndaj gazetarit Mero Baze më 2 nëntor”. Në vlerësimin e diplomatëve amerikanë, sulmet fizike ndaj gazetarëve dhe forma të tjera të kanosjes së medias errësojnë lirinë e shtypit. “Të gjitha format e presionit dhe kanosjes ndaj medias janë të papranueshme”, thuhet në deklaratën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo e fundit mbështet dënimin nga ana e qeverisë së Shqipërisë të këtij akti dhe përkrah thirrjen e Kryeministrit që autoritetet përkatëse të kryejnë një hetim të plotë dhe të shpejtë të këtij incidenti dhe që ata që janë përgjegjës të japin llogari. Ambasada thotë se do të vazhdojë të mbështesë me forcë lirinë e shtypit në Shqipëri. Qëndrimin e tij për ngjarjen e ka shprehur dje po, përmes një deklarate për median, edhe kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Robert Bosch. “Mero Baze u rrah dje në Tiranë dhe u dërgua në spital për mjekim, pas një sulmi që, sipas njoftimeve të medias, lidhet me artikujt dhe kronikat televizive të Bazes. Policia po heton ngjarjen dhe ka arrestuar dy të dyshuar deri më tani”, vijon njoftimi për shtyp i OSBE-së. Ambasadori Bosch dënon të gjitha format e dhunës fizike, në veçanti atë drejtuar medias.
Të gjithë gazetarët, sipas tij, pavarësisht nga ngjyrimi i tyre i perceptuar politik, duhet të lejohen që të kryejnë punën e tyre të përditshme pa pasur frikë nga hakmarrja fizike. “Liria e medias është një parim kyç i çdo shoqërie moderne, të lirë dhe demokratike”, insistoi ambasadori Bosch. Ai gjeti rastin të mbështesë reagimet e Presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, dhe Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.
Bosch nxit fuqishëm autoritetet përkatëse të vendit që të vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e këtij akti të rëndë. Sot pritet që të ketë edhe reagime të tjera nga organizatat e gazetarëve në botë që do të solidarizohen me gazetarët shqiptarë. Paralelisht mund të ketë edhe një deklarim zyrtar nga Komisioni Europian. (shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25561. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25561

MeTTy feat.Sabo & Spidi Fshijma Lotin Tim ( DJSUAT BEAT ) Dy antarët e grupit ” Shkupi Family ”  Sabo dhe Spidi vin kësaj rradhe me një këng të re në bashkpunim me reperin MeTTy. Kënga titullohet ” Fshijma Lotin Tim ” me tekst nga MeTTy dhe beat nga Dj Suat. Klikoni linkun në vazhdim për ta shkarkuar këngën.
Download Link : http://uploaded.to/file/bhxx8o
Ky artikull eshte marre nga: http://dsbeats.com/?p=422. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://dsbeats.com/?p=422
Playback (Heej) Hej zemër deri vonë në telefon Gati me dal n’club shoqet i fton Ma ke dërgu një mesazh një ditë, ditë Ma kishe shkrujt se e do një hit, hit Uu ta boj unë ty një beat e një hit A don me ta fal apo don me ta shit Hiq mos u meno, a ke a nuk ke zo Veç bëj kujdes, live ti mos kno
Ref. 2x (Heej) E ke ti një talent (Heej) Dhe pse unë nuk po ta them (Heej) Mos bëj si e vështirë (Heej) Se më kupton ti shumë mirë
(Heej) Hej zemër deri dje flisje për ne Në çdo artikull fjaltë e mira si kursen U bone yll dhe nuk don me dit, dit Dhe ke harru se kishe meet, meet Ee ti vazhdon me bo beat por jo hit Ke 5 vjet që knon t’njëjtën kangë për çdo vit Mos artistë të mirë, e ke t’vështirë Me knu ti live, ta këndon playback-i mirë
Ref. 2x (Heej) E ke ti një talent (Heej) Dhe pse unë nuk po ta them (Heej) Mos bëj si e vështirë (Heej) Se më kupton ti shumë mirë
Mbylle gojën
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4907. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4907

Vlore, digjet plotesisht banesa Nje banese eshte shkrumbuar plotesisht paraditen e sotme ne lagjen “29 Nentori” ne qytetin e Vlores.
Kane qene fqinjet e familjes se demtuar qe kane lajmeruar me urgjence repartin zjarrfikes sapo kane pare tymin dhe flaket qe dilnin nga dritaret e baneses prane tyre.
Pas mberritjes se zjarrfikesve pak ka mbetur per te shpetuar ne kete banese, e cila eshte shkrumbuar e gjitha. Banoret e saj nuk kane qene brenda ne momentin e shperthimit te flakeve.
Ndersa demet materiale jane shume te medha shkak eshte bere nje kalorifer i lene ndezur.(TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25557. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25557
Çështë dashuria S’kam ndal me të qarë Por me të kënduar Zemrën ma ke djegur moj Ma ke përvëluar
Nga sevdaja jote Mbeta pa martuar Zemrën ma ke djegur moj Ma ke përvëluar
Ref. 2x E ç’tju them or shokë Ç’është dashuria Ajo është mjaltë moj Vetë perëndia
O ylli i mëngjesit Kush të ka bekuar Zemrën ma ke djegur moj Ma ke përvëluar
Ditë e natë për ty moj Unë po rri zgjuar Zemrën ma ke djegur moj Ma ke përvëluar
Ref. 2x E ç’tju them or shokë Ç’është dashuria Ajo është mjaltë moj Vetë perëndia
Fajin e ka zemra Që të ka kërkuar Zemrën ma ke djegur moj Ma ke përvëluar
Si qepab kafeje Më ke rrotulluar Zemrën ma ke djegur moj Ma ke përvëluar
Ref. 4x E ç’tju them or shokë Ç’është dashuria Ajo është mjaltë moj Vetë perëndia
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4905. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4905
Top