Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Sdua Ti më thua se t’pëlqej Mua s’ma merr mendja Fjalët që i ke sikur mjaltë Dua ta kuptoj a burojnë nga zemra
E di që deri tash je knaq Ke harruar edhe vetë sa i ke pas Të besoj e kam vështirë Se ç’kam qenë e di shumë mirë
(Ououo, ououo) Mos më thirr gati për çdo orë (Ououo, ououo) Ti e din se asgjë nuk shkon me zor
Ref. 2x S’dua, s’dua o shpirt Ti me m’dasht veç për një ditë S’dua, s’dua me zor me mu tek Trupin tim as në ëndërr s’guxon me prek
Ti më thua se t’pëlqej Mua s’ma merr mendja Fjalët që i ke sikur mjaltë Dua ta kuptoj a burojnë nga zemra
E di që deri tash je knaq Ke harruar edhe vetë sa i ke pas Të besoj e kam vështirë Se ç’kam qenë e di shumë mirë
(Ououo, ououo) Mos më thirr gati për çdo orë (Ououo, ououo) Ti e din se asgjë nuk shkon me zor
Ref. 4x S’dua, s’dua o shpirt Ti me m’dasht veç për një ditë S’dua, s’dua me zor me mu tek Trupin tim as në ëndërr s’guxon me prek
S’guxon me prek
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4910. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4910
Lufta e ftohtë e nënshtetësisë greke Ky artikull eshte marre nga: http://shqiperia.gr/?p=1427. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://shqiperia.gr/?p=1427
Si jepet nënshtetësia në vendet e tjerë të BE-së Ky artikull eshte marre nga: http://shqiperia.gr/?p=1425. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://shqiperia.gr/?p=1425
Lakis Lazopulos, nga Al Çadiri, te Fiks Fare! Ky artikull eshte marre nga: http://shqiperia.gr/lakis-lazopulos-nga-al-cadiri-te-fiks-fare.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://shqiperia.gr/lakis-lazopulos-nga-al-cadiri-te-fiks-fare.html
Emigrantë nga brezi i dytë në radhët e policisë Ky artikull eshte marre nga: http://shqiperia.gr/?p=1422. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://shqiperia.gr/?p=1422

U merrnin bagëtitë fshatarëve, siu jepnin paratë MASHTRUESIT/ Destan Dema ka përfunduar në pranga teksa akuzohet se ka fituar padrejtësisht 30 milionë lekë
GJIROKASTËR- Mashtronin blegtorët, duke arritur përfitime të konsiderueshme. Njëri prej mashtruesve arrestohet, pasi për të gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa tri të tjerë shpallen në kërkim nga policia e Gjirokastrës. Bëhet fjalë për një shumë prej 30 milionë lekësh të vjetër.
Kanë gjetur një skemë mjaft të frytshme për të nxjerrë përfitime në mënyrë të paligjshme. Bindnin blegtorët që t’u jepnin bagëtitë për t’i shitur duke iu premtuar se paratë do t’ua jepnin më pas, por në fakt ka ndodhur krejt e kundërta.
Asnjë lek nuk ka shkuar në xhepat e banorëve, ndërsa përfitimi i përftuar llogaritet në shumën e 3 milionë lekëve të rinj. Në muajt gusht e shtator 58-vjeçari Destan Dema nga Tirana, së bashku me tre shtetas të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për shkaqe hetimi, kanë shkuar në disa fshatra të rrethit Gjirokastër.
Aty kanë biseduar me disa banorë, të cilët i kanë bindur t’iu jepnin bagëtitë, ndërsa paratë do t’i merrnin më vonë. Pasi kanë pritur për disa kohë, tri prej blegtorëve janë drejtuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, ku kanë bërë denoncimet përkatëse në lidhje me rastet e mashtrimeve.
Pas marrjes së denoncimeve, specialistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit Ekonomiko në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës kanë bërë hetimet, prej nga ka rezultuar se deklarimet dhe pretendimet e tre banorëve kanë qenë të vërteta. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se hetimet kanë treguar se Destan Dema dhe tre shtetasit e tjerë, pasi i kanë shitur bagëtitë për llogari të tyre, nuk u kanë dhënë paratë banorëve të dëmtuar dhe se shuma e përftuar është 3 milionë lekë të rinj. Madje është bërë e mundur edhe zbardhja e skemës së ndarjes së parave të përfituara prej këtij mashtrimi, si dhe dëmi që u është shkaktuar banorëve.
“Shuma nga shitja e bagëtive të imëta kap vlerën rreth 3 milionë lekëve të rinj (një banori i kanë marrë rreth 1,1 milionë lekë, një tjetri 1,3 milionë dhe tjetrit 600 000 lekë)”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë.
Pas mbledhjes së të gjitha fakteve dhe provave, çështja në ngarkim të 58-vjeçarit Destan Dema ka kaluar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër, e cila ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për konsumim të veprës penale “vjedhje me anë të mashtrimit”. Fill pas vendimit ka dalë urdhri i ekzekutimit nga organi i akuzës dhe më tej është kryer arrestimi i tij. Ndërkaq, tre bashkëpunëtorët e tij në këtë rast mashtrimi janë shpallur në kërkim.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25624. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25624

Orikum rikthehen protestat, banorët kërkojnë dokumentet Protestat në Orikum janë rikthyer sot në ambientet e bashkisë së kësaj qyteze. Në vijim të problemit të pronave, banorët sërish i janë bashkuar një tjetër proteste, këtë herë jo pranë zonës ku pak ditë më parë u konfliktuan me forcat e rendit, por pranë bashkisë. Nga ambientet e jashtme të saj, protestuesit kanë kujtuar edhe njëherë se nuk i ndahen kësaj forme të protestimit, derisa të marrin në dorë dokumentet përkatëse për tokat e tyre. Prononcimi i kryeministrit Berisha se do t’i jepte zgjidhje problemit të tyre ka qenë një inkurajim për banorët, të cilët tashmë duan që problemi i tyre të shohë udhë. Deklaratat “Pa marrë një zgjidhje konkrete, ne nuk i pushojmë aspak protestat. Kërkojmë nga kryetari i bashkisë që të na presë dhe të na dëgjojë. Po kështu ai duhet të vihet në korrent të të gjithë zhvillimeve për këtë problem dhe ta shikojë si partner shoqatën e fermerëve. E kemi ndjekur me vëmendje prononcimin e Kryeministrit, por duam zgjidhje konkrete, – u shprehën banorët. – I kërkojmë gjithashtu kryetarit të bashkisë së Orikumit, që deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi, të mos japë më leje ndërtimi. Ne duam atë çka na takon dhe nuk mund të lëmë që gjatë kësaj periudhe pritjeje, të ndodhin zhvillime të cilat na shkatërrojnë, – thanë protestuesit ndërsa qëndronin para godinës së bashkisë. Protesta e Orikumit, e cila ka qenë paqësore, rinis dy ditë pas deklaratës së kreut të qeverisë Berisha, i cili garantoi se banorët do t’i marrin pronat e tyre. Por gjithsesi banorët kanë kërkuar zgjidhje konkrete dhe në hapat e saj, partneritet me shoqatën e tyre të fermerëve. Dje nuk janë shënuar konflikte, ndërkohë që situata ka qenë shumë më ndryshe nga ajo e pak ditëve më pare, ku u shënuan përballje fizike mes banorëve dhe policisë. Për zonën e cila u bë burim konflikti, pezullimi i ndërtimit ka mbetur ende në fuqi, deri në një afat të papërcaktuar. Konflikti Gjithçka me banorët e Orikumit ka nisur në fillim të këtij viti. 400 familjet që dikur kanë punuar për Ndërmarrjen Bujqësore “Rinia” kanë përfituar në bazë të ligjit 7501 sipërfaqe toke, të cilat i kanë punuar dhe shumë prej tyre vazhdojnë t’i punojnë. Por në fillim të këtij viti në tokat të cilat ata i kanë me akt përdorimi kanë filluar ndërtimet nga ana e personave që kanë marrë letrat e pronësisë. Një gjë e tillë ka bërë që të gjithë banorët t’u druhen këtyre vendimeve, duke u mbledhur në protesta të shumta, por pa asnjë reagim. Megjithëse kryetari i bashkisë së Orikumit u ka dhënë të drejtë, asgjë nuk është bërë për zgjidhjen e këtij problemi. Disa ditë më pare, pati edhe një përplasje fizike mes policisë dhe banorëve për një ndërtim që po kryhej dhe i cili është pezulluar. Krerë të bashkisë kanë pohuar se në Orikum ka shumë toka që janë me 2 apo 3 pronarë e megjithatë presin që parlamenti t’i japë një zgjidhje situatës përmes ligjeve. Ndërkohë, vetë kreu i qeverisë premtoi dy ditë më parë zgjidhjen e problemet të tokave në Orikum.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25627. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25627

Filmi Gjallë merr çmim në festivalin e Francës Në mes të pesë çmimeve ndërkombëtar për filmin me metrazh të gjatë, filmi Gjallë ka fituar çmimin për mbështetjen teknike nga Eclair Laboratoires” Filmi Gjallë i regjisorit Artan Minarolli ka fituar çmim në Festivalin Ndërkombëtar në Montpellier. “Alive” është vlerësuar me çmim në Festivalin e 31 Ndërkombëtar të Filmit në Montpellier të Francës. Në mes të pesë çmimeve ndërkombëtar për filmin me metrazh të gjatë, filmi Gjallë ka fituar çmimin për mbështetjen teknike nga Eclair Laboratoires”. Ky çmim, që ka vlerën e 5.500 eurove është i dyti çmim i rëndësishëm për filmin Gjallë, pas atij special që mori në Festivalin Ndërkombëtar të Durrësit në muajin gusht. Ndërkohë që është përzgjedhur edhe si filmi që do të përfaqësojë Shqipërinë në seksionin e filmit të huaj, për Edicionin e 82 te çmimit Oscar për vitin 2010.
Pas premierës së tij, filmi Gjallë në pak më shumë se dy muaj është zgjedhur në programet zyrtare të disa festivaleve, si “Karlovy Vary” – Çeki, “Pusan” – Kore e Jugut, “Antalya” – Turqi, “Chennai” – Indi, “Bergen” Norvegji. Ballafaqimi më i afërt është në Festivalin e Filmit në Cotbus në Gjermani (10-15 nëntor, 2010) ku aktori kryesor, Nik Xhelilaj, nominohet midis 4 konkurrenteve për çmimin Aktori më i mirë. Gjithashtu, në shkurt 2010 filmi Gjalle do të marrë pjesë në garën zyrtare në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Beograd si dhe në “Festival International du Film d’Amour de Mons” në Belgjikë./alsat/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25630. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25630

Shulku: Arbitrimi, jo ndikues në rezultat Pas nëntë javësh kampionat shefi i kampionatit ndalet tek ecuria e deritanishme dhe gjykimi
Një kampionat që po kalon një fazë delikate të garës dhe që ka hyrë tërësisht në momentin e tij kulmor. Kanë kaluar tashmë nëntë javë në një kohë që Shulku mendon se skuadrat kanë hyrë në një garë mëse të fortë, përfshirë edhe dukuritë e sezonit. Për Shulkun edhe ecuria arbitrale është e pranueshme dhe jo në ndikim të rezultatit.
Shulku mendon se deri në këtë pikë të kampionatit arbitrat nuk kanë ndikuar në rezultat, por pranon që në ndeshje të veçanta janë evidentuar edhe gabime: “Nuk mund të them performancë e lartë, por nuk janë bërë arbitrat protagonistë të rezultatit të ndeshjeve.
Tashmë edhe me transmetimet televizive të ndeshjeve, përgjegjësia dhe monitorimi është edhe më i lartë, në një kohë që klasa arbitrale mendoj se ka ecur në linja, duke qëndruar sa më neutralë.
Nuk më rezulton ndonjë luhatje në këtë drejtim, por edhe gabimet janë evidente, sikundër jo vetëm në kampionatin tonë. Edhe për gabimet e secilit arbitër janë marrë masat e duhura, duke lënë të kuptohet që edhe për ta ka një çekan mbi kokë.
Them se deri tani gjykimi nuk ka marrë spaletat e protagonizmit. Mendoj se secila skuadër ka marrë atë që i takon. Ne kemi qenë shumë të ndjeshëm karshi ecurisë së arbitrave, duke shtuar jo pak edhe fazat e këshillimit me ta, në nivel seminaresh dhe analizash.
Mund t’ju them që një impakt ka, pasi duke parë edhe rastet që kontestohen, vendimet e deritanishme nuk kanë ndikuar direkt në rezultatin e takimit dhe nuk kanë shërbyer për objekt kontestimi në fushë. Nuk më rezulton ndonjë klub që të jetë dëmtuar rëndë nga gjykimi, teksa gabime ka dhe ato janë parë me shumë kujdes “,- thekson shefi i garave Shulku, teksa tashmë kampionati ka evidentuar edhe skuadrat rivale, por pse jo edhe befasitë.
Edhe pse është në rolin e shefit, Shulku shikon se gara ka jo pak rivalë. Sipas tij, parashikimet kanë dalë të sakta, kryesisht për Dinamon e Besën: “Dinamo dhe Besa ishin ndërtuar për të qenë në nivele të larta dhe deri tani nuk kam gabuar, pasi klasifikimi flet vetë.
Nuk kam menduar asnjëherë që Tirana ka dalë nga lufta për titull, ndërkohë që shpresoj që për rënien nga kategoria të jetë një luftë po aq e ethshme sa dhe vitin e shkuar.
Është ende herët. Surprizë e kampionatit? Absolutisht Apolonia. Një ekip që ruan grupin e futbollistëve prej disa sezonesh dhe ku të huajt janë cilësorë dhe bëjnë diferencën me futbollistët shqiptarë. Nuk është aspak rastësi që ata janë aty në atë vend në renditje.
Nuk mund të them tani nëse do të jetë një nga skuadrat që do të dalin në Evropë, por po luajnë një futboll të mirë, me gola dhe ky konstatim nuk është vetëm i imi, por sikundër edhe mund të ndiqni edhe i shumë specialistëve dhe opinionistëve nëpër studiot televizive sportive”.
Më tej shefi i garave mendon se Vllaznia dhe Flamurtari janë skuadrat që për të kanë një dilemë të madhe përsa i përket ecurisë së deritanishme, kryesisht Vllaznia, e cila deri dje kaloi turne edhe në Evropë.
Megjithatë, ajo që shton shefi për gjithë garën në futbollin shqiptar, është evoluimi në lidhje me të fituarit e pikës në të gjitha fushat e Superiores, por edhe në Kategorinë e Parë: “Ka një element shumë interesant,- thekson më tej Shulku,- sot mund të fitosh kudo.
Mendoj se të paktën në Superiore ka më shumë emancipim, ka një hov në këtë drejtim. Fitohet në ato fusha që mbase në letër duken si të pamundura, dhe me ata rivalë që kanë diferencime. Dhe kjo mendoj se është një element që ka rritur ndjeshëm edhe potencialin e garës, në futbollin shqiptar”.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25632. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25632

11-vjecarja, nene ne diten e dasmes, burri rrezikon burg Kordeza ishte duke u martuar me te fejuarin e saj, 19-vjecarin Jeliazko Dimitrov, kur nuk eshte ndjere mire dhe u dergua ne spital, ku solli ne jete Violeten. Ne nje moshe vetem 11-vjecare eshte bere nene e nje femije, pikerisht ne diten e marteses. Kordeza, bullgarja qe jeton ne Sliven, 300 km larg Sofjes, ishte duke u martuar me te fejuarin e saj, 19-vjecarin Jeliazko Dimitrov, kur nuk eshte ndjere mire dhe u dergua ne spital, ku solli ne jete Violeten, femijen qe peshon 2 kg e gjysme. Festime te medha kane shoqeruar lindjen, ne nje zone ku eshte normalitet te shihen vajza 13-vjecare qe behen nena: vetem qyteti i Silven ka regjistruar vitin e kaluar plot 177 raste te ngjashme.
Kordeza eshte gjithsesi nena me e re, me 11 vjecet e saj, teksa Jeliazko rrezikon 6 vjet burg per shkak se ka kryer marredhenie seksuale me nje minorene. Historia e treguar nga revista britanike News of the World ka bere xhiron e botes. Kordeza e ka njohur Jeliazkon ne nje zone te Sliven, kur djaloshi e shpetoi nga nje grup djemsh qe e ngacmonin. Nga atehere lindi dashuria qe u finalizua me martese. Dua qe vajza ime te mesoje te lexoje dhe te shkruaje, sepse une nuk e kam pasur mundesine ka deklaruar nena e re -. Lindi e famshme dhe do te doja qe te mbetej e famshme edhe ne te ardhmen, pse jo, si nje mjeke qe shpeton shume jete./thesun/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25635. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25635

Shqiptarët e Maqedonisë: Emri, duam zgjidhje brenda 7 dhjetorit Në Maqedoni faktori shqiptar ka shtuar aktivitetet rreth çështjes së emrit të Maqedonisë.Për këtë kanë diskutuar edhe liderët kryesorë të koaliconit qeverisës, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti.
Takimi është nxitur edhe nga një deklaratë e nënkryetarit të partisë së z. Ahmeti, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Rafiz Aliti, i cili tha se shqiptarët do të integrohen me ose pa maqedonasit.
Vëzhguesit thonë se këto veprime të partisë shqiptare në pushtet janë të pritshme.
“Ajo që ndodh është pjesë e presioni ndërkombëtar dhe atij të brendshëm për ta zgjidhur çështjen e emrit”, tha Muhamet Zeqiri, kryeredaktor i TV Alsat në Maqedoni.
‘Jo ultimatume’
Çështja e emrit u diskutua të martën pasdite nga kryeministri dhe partneri i tij shqiptar në koalicion.
Takimi u mbajt një ditë pasi nënkryetari i BDI-së Rafiz Aliti, u tha gazetarëve se çështja e emrit duhet të zgjidhet deri para 7 dhjetorit.
Në të kundërt, deklaroi ai, shqiptarët do të integrohen në BE dhe NATO me ose pa maqedonasit.
“Ne nuk mud të rrimë duarkryq vetëm se jemi në qeveri dhe kjo çështje të zvarritet”, tha z. Aliti për BBC-në.
VMRO-DPMNE e kryeministrit Gruevski u kundërpërgjigj duke thënë se ultimatumet për çështje të rëndësishme ishin të papranueshme.
‘Kompromis nga Shkupi’
Vëzhguesit thonë se tashmë nuk bëhet fjalë për një zgjidhje finale të dallimeve për emrin me Greqinë që vazhdojnë që prej 20 vjetësh, por për të dhënë sinjale konkrete dhe të besueshme se mosmarrëveshja mund të zgjidhet.
“Askush nuk do të na detyrojë që të bëhemi pjesë e NATO-s ose BE-së ose që të ndryshojmë emrin,” tha Atanas Kirovski.
Gazetari që e ndjek prej vitesh çështjen e mosmarrëveshjes për emrin mes Shkupit dhe Athinës tha se iniciativa për kompromis duhet të vinte nga Shkupi dhe shtoi se këtë qëllim kishte dhe ‘presioni’ i faktorit politik shqiptar.
Maqedonia është nën presion që të gjejë zgjidhje për dallimet për emrin, deri në fillim të dhjetorit.
Kjo është koha kur 27 vendet anëtare të BE do të duhet të vendosin nëse Maqedonia do të fillojë fazën e fundit para anëtarësimit me të drejta të plota në BE.
Zyrtarët evropianë duan që ta shmangin bllokimin e procesit që është paralajmëruar nga Greqia nëse çështja e emrit nuk zgjidhet deri atëherë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25615. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25615

Lëvizje masive e krerëve të policisë, ndërrohen tetë drejtorë qarqesh TIRANË – I sapoemëruar në krye të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka ndërruar 8 drejtorë të përgjithshëm të policisë në qarqe. Thuajse të gjithë me përjashtim, të Tiranës, Shkodrës dhe Durrësit.
Kështu, Shemsi Premçi, drejtor i policisë së Fierit largohet nga detyra dhe në vend të tij shkon Mërgim Hoxha, i cili deri me tani ka qene drejtor i policisë së Lezhes.
Vehbi Bushati, drejtor i policisë së Vlorës largohet nga detyra dhe zevendësohet nga drejtori aktual i policisë se Elbasanit, Aleks Hajdari.
Emir Vata emërohet drejtor i policisë se Gjirokastrës. Deri me tani drejtonte qarkun e Korçës.
Saimir Muça është emri me i ri ne rrethin e drejtuesve te policisë; U emerua ne krye te qarkut te Elbasanit.
Siç shihet nje pjese e mirë e drejtuesve të policisë zëvendësohen, ndersa disa të tjerë largohen nga strukturat drejtuese.

Ikën kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi
28 tetor
Është larguar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prenci. Sot në mbledhjen e qeverisë është emëruar në këtë post, zëvendësi i Prencit, Hysni Burgaj, i cili mbante detyren e nendrejtorit.
Drejtori i Policisë së Shtetit dha dorëheqjen tek ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili po sot propozoi emrin e Burgajt për shef të policisë. Mësohet se ministri i Brendshëm ka deklaruar si motiv të dorëheqjes së Prencit problemet e tij shëndetësore. Ndërkaq pritet të ketë edhe një komunikim zyrtar për këtë largim.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25618. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25618

Përplaset me trajlerin, përmbyset autobusi i linjës Athinë Tiranë AKSIDENTI/ Dy vetë janë plagosur. Mendohet se shirat kanë shkaktuar rrëshqitjen e mjetit
FIER – Një autobus pasagjerësh i linjës Athinë -Tiranë ka dalë nga rruga në orët e para të mëngjesit të së martës. Ngjarja është shënuar rreth orës 06:30 minuta në vendin e quajtur Mbrostar. Autobusi me targa TR 7221 L që drejtohej nga Alban Taku, ishte nisur nga Athina rreth orës 20:00, teksa është rrëzuar në dalje të qytetit të Fierit.
Nga 25 pasagjerët që ndodheshin në të, ka mbetur i dëmtuar vetëm një 47-vjeçar si dhe vetë drejtuesi i automjetit. Udhëtarët u shprehën se kanë dëgjuar fillimisht një zhurmë si përplasje, një frenim të fuqishëm dhe më pas autobusi i tyre ka dalë nga rruga kryesore dhe ka përfunduar rreth 3 metra poshtë rrugës nacionale Fier- Lushnjë.
Të gjithë pasagjerët janë tronditur, shumë prej tyre të cilët kanë qenë të përgjumur, janë tmerruar kur kanë parë që autobusi ku udhëtonin, pasi ka frenuar zhurmshëm, ka dalë nga rruga dhe është batuar. “Isha disi i përgjumur kur ndjeva autobusin të frenonte fort. U përplasa me sediljen që ndodhej para meje, në krahun e djathtë të gjoksit”, shprehet Bib Filaj, 47 vjeç, nga Mirdita, banues në Durrës, pasagjer në këtë autobus. Ai është i vetmi pasagjer që ka shkuar në spitalin e Fierit me plagë të lehta. Një tjetër pasagjer rrëfen: “Përpara kisha një vajzë. Ishte nga Durrësi.
Ajo u tremb shumë dhe filloi të thërriste për të hapur derën. Dera kryesore si rezultat i batimit të mjetit në krahun e dyerve nuk hapej. U thye një xham dhe që të gjithë shkuam aty për të dalë jashtë. Paniku bëri që të gjithë të tentonim njëherësh për të dalë, por fatmirësisht jemi shëndoshë e mirë”, përfundoi ai. Mësohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë përplasja e një mjeti tip trajler me targa DR 5639 C me autobusin.
Burime nga policia shprehen se shirat që kishin rënë gjatë natës dhe vazhdonin të binin edhe në mëngjes kanë bërë që gomat e trajlerit të rrëshqasnin dhe në mometin që ai kaloi autobusin, fundi i mjetit ka goditur krahun e shoferit të autobusit. Drejtuesi Albin Taku ka frenuar për të shmangur goditjen, por është rrëzuar poshtë rrugës nacionale rreth 3 metra. Kanë qenë disa pemë ato që kanë penguar që autobusi të bënte rrotullime të tjera.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25621. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25621

Dhuna ndaj Bazes, protestojnë gazetarët. Topi: Të ndryshojë ligji i mediave Presidenti Bamir Topi ka kërkuar ndryshimin e legjislacionit për mediat duke e cilësuar të papranueshme dhunën ndaj gazetarëve, siç ishte rasti i Mero Bazes.
Kreu i vendit e bëri deklaratën sot pasdite në një takim për gazetarine në Europën Juglindore, duke folur drejtpërdrejt për incidentin me Bazes, ndërsa dje ishte shprehur vetëm përmes një njoftimi të shkruar.
Sipas Topit, liria e medias është diçka thelbësore në një shtet demokratik ndaj duhet reformë në legjislacionin për këtë sektor. “Ngjarja me gazetarin Mero Baze është e papranueshme. Nuk ka demokraci pa media te lira. Rruga ne vite nuk ka qene e lehte për median dhe reforma ne legjislacionin për to eshte e nevojshme”, ka deklaruar Topi.
Po kështu, ai ka tërhequr edhe vëmendjen e politikës që përzihet rëndom në punët e medias. Disa media janë të influencuara nga politika dhe kjo e fundit, duhet të heqë dorë nga diktati mbi gazetat dhe TV”, tha Topi.
Protestë kundër dhunës ndaj Mero Bazes: Të ndalohet autori i vërtetë
Shoqatat e gazetarëve dhe qytetarë u mblodhën në protestë para godinës së Kryeministrisë, në shenjë solidarizimi kundër dhunimit të Mero Bazes, drejtorit të gazetës “TemA” dhe drejtuesit të emisionit politiko-investigativ “Faktori +”.
Ylli Rakipi ka kërkuar nga qeveria të lirojë dy truprojat dhe të vërë para përgjegjësisë agresorin e vërtetë.
Të turpshëm e ka quajtur dhunimin e Mero Bazes edhe gazetari Andrea Stefani, i cili ka kërkuar që media duhet të mbrohet pavarësisht bindjeve.
Aleksandër Çipa në fjalën e tij deklaroi se protesta behet per te mbrojtur fjalen e lire dhe nuk ka ngjyrime politike.
Gazetari Filip Çakuli ka qenë gjithashtu i ashpër ne deklaratën e tij. Ai akuzoi direkt kryeministrin Sali Berisha për ngjarjen me Mero Bazen. “Vetëm një agresor është, dhe ai e ka emrin Sali Berisha. Me vjen keq që gazetarët nuk e thonë tamam emrin e agresorit të vetëm, i cili e ka treguar me fakte agresivitetin e tij jo vetëm ndaj gazetarëve”- tha ai.
Të mbështetur edhe nga qytetarë dhe deputetë të PS-së, ata kërkojnë vënien para përgjegjësisë së autorit të këtij akti shumë të rëndë, cenues ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së medias në Shqipëri.
Një ditë më parë, shoqatat e gazetarëve, duke dënuar ashpër dhunimin e Bazes, deklaruan se ofrojnë një shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo person që jep informacion mbi vendndodhjen e Rezart Taçit, i cili është shpallur nga policia si person në kërkim. “Shoqatat ndihmojnë kështu forcat e rendit, që ky kriminel të vihet sa më shpejt përpara drejtësisë, në një kohë kur Rezart Taçi shpërndan përmes zëdhënësit të tij deklarata false duke mohuar paturpësisht dhunimin e gazetarit Mero Baze”, thuhet në deklaratën e shoqatave të gazetarëve shqiptarë.

Baze: Taçi mbështetet nga kryeministri. Berisha për liri njeh vetëm të shoqen
INTERVISTE – Mero Baze shprehet mosbesues ndaj policisë, duke thënë se “policët janë të aftë por të diktuar”. Sipas tij në krye të Ministrisë së Brendshme është një ministër nën akuzë, tek i cili nuk beson se do të ndalojë agresorin Rezart Taçi.
Zoti Baze, një përshkrim të shkurtër të ngjarjes?
Dy kolegët e mi, Andi Bushati dhe Arban Hasani, më ftuan për një kafe pasi përfundoi emisioni “Zonë e Ndaluar”. Shkova rreth orës 23 tek lokali ku po më prisnin, diku afër bllokut. Ndërsa po bisedonim normalisht, në tavolinë shfaqet Rezart Taçi nga errësira e fundit të lokalit. U gjendëm shumë të papërgatitur dhe thjesht tentova të tërhiqem pas kur ai më qëlloi duke më sharë. Por befas pashë që tavolina ishte rrethuar nga bodyguard-ë të tij, të cilët nën shembullin e pronarit të vet nisën të gjuajnë. Nuk mbaj mend shumë detaje se humba vetëdijen për pak çaste, por me ç’pashë më vonë, pozicioni ku isha, më kishte mbrojtur nga ndonjë dëmtim fatal. Po ashtu kolegu im Bushati, që ishte para meje, ishte bërë në një farë mënyre barrikadë për të mos më qëlluar dot në pjesën përpara.
A dukej se sulmi ishte i menduar apo i çastit?
Nuk di të them sa kohë më parë ka qenë i menduar, por natyrisht që ka qenë diçka që mund ta kenë menduar dhe kanë pritur të gjejnë rastin. Mënyra si u sollën me dy kolegët e mi, duke bërë kujdes të mos i preknin, do të thotë se nuk janë sjellë si vrasës të papërgjegjshëm, por si mafiozë të mirëinstruktuar. Dhe përpjekja për të qëlluar vetëm në pjesën e pasme të kokës, ku dhe mund të traumatizohesh përjetë, ishte kriminale. Mendoj se ata kanë vendosur të qëllojnë kur kanë parë që unë hyra në lokalin ku ata rrinin. Ndoshta pas 20 minutash ata vendosën të sulmojnë, dhe na rrethuan papritur duke më sulmuar.
Sa i vetëdijshëm keni qenë për rrezikun për shkak të profesionit?
Rreziku i shoqëron gazetarët si ndryshku hekurin. Sa herë që shoqëria degradon, sa herë për lirinë ka mjedis të papërshtatshëm, aq herë ky ndryshk priret të sulmojë që të brejë profesionin e gazetarit. Nuk është në dorën tonë shmangim rreziqet. Jemi të dënuar të bashkëjetojmë me to. Në dorën tonë është të bëjmë punën tonë. Rrezikun nga mjedisi ynë duhet ta zhdukë shteti ligjor dhe një qeverisje që jep shembull frymëzimi kundër krimit, kundër këtyre personave dhe pro standardeve të lirisë për median. Fatkeqësisht qeveria ime dhe e bashkëqytetarëve të mi është aleate e këtij banditi, frymëzuese e keqe kundër lirisë së medias dhe degraduese e standardeve të lirisë në këtë vend.
Kryeministri bëri një deklaratë ku dënoi aktin e dhunës?
E dëgjova dhe mu dhimbs sa i pafuqishëm është të përmendë emrin e Rezart Taçit. E di që emri i viktimës i krijon probleme, por së paku emrin e kriminelit duhet ta përmendte dhe ta dënonte. S’ka denjuar as vetë të bëjë deklaratë, por zyra e tij ka bërë një deklaratë të modës kineze të viteve ‘70 ku në vend që tu adresohet problemeve, flet për parime që i shkel nga mëngjesi në mbrëmje. Është e dhimbshme të shikosh kryeministrin e vendit tënd në atë pozicion, peng të një njeriu të përzgjedhur prej familjes së tij për tu bërë miliarder brenda natës.
Ç’mund të thoni për reagimin politik në përgjithësi?
Nuk pres të ngushëllohem nga reagimi politik, por nga shteti ligjor. Reagimi politik vlen vetëm për të kuptuar sa e inkriminuar është politika me krimin dhe sa fuqi ka të ndahet prej tij. Po të lexosh deklaratat e partisë së Berishës dhe partisë së Ilir Metës, e kupton sa të pafuqishëm janë të zënë në gojë emrin e kriminelit dhe t’i adresohen problemit me kurajë. Për kaq vlen reagimi politik. Vlen për të qenë shembull frymëzimi ose model i bashkëjetesës me krimin. Ajo ç’më kujton reagimi i partisë së Berishës dhe partisë së Ilir Metës është reagimi i njeriut në hall, kur djali i shtëpisë kapet në krim dhe përpiqesh të mos flasësh më për djalin, por për atë çfarë atij duhet t’i mësojnë në shkollë. Ato po sillen si njerëz në hall. Por shteti ligjor duhet të sillet më me dinjitet se pushteti politik.
Si ka qenë reagimi i forcave të rendit?
Nëse ka njerëz në hall pas gazetarëve në këtë vend, janë ata. Ekziston një polici që kërkon të bëjë detyrën e saj dhe një frymëzim politik kundër misionit të saj. Nuk mund të thuash asgjë të qortueshme për policët e Tiranës si profesionistë ose njerëz kurajozë. Ata janë shumë të mirë. Por ata nuk janë të lirë të jenë policë. Dhe ndryshe nga ne gazetarët që e kemi në dorë lirinë tonë, për ta mbrojtur apo dorëzuar, ata nuk e kanë dhe aq në dorë lirinë e tyre për të qenë profesionistë. Ata u sollën shumë korrekt me ngjarjen, erdhën në vendngjarje, më shoqëruan në spital dhe më dorëzuan tek mjekët. Morën provat dhe u larguan. Drejtori i policisë së Tiranës dhe Drejtori i Përgjithshëm më vizituan dhe në spital. Pastaj më tej ata s’kanë asgjë në dorë. Të vinte keq për ta. Rezart Taçin nuk kishin fuqi ta arrestonin. Ai i merrte në telefon dhe u tregonte se kur mund të kishte kohë të shkonte t’i takonte. Përfytyroni një shtet që nuk ndalon dot një miliarder, që i ka zyrat në mes të Tiranës dhe që nga mëngjesi në mbrëmje përmend vetëm emrin e kryeministrit. Si mund të afrohet polici tek një njeri që sapo i afrohesh, bën sikur flet në telefon me Sali Berishën.
Cilat mund të jenë shkaqet që Rezart Taçi nuk u ndalua qysh në fillim?
Ata duan të shkatërrojnë provat. Mos harroni që tani Ministër i Rendit është një person në kërkim, që i ka shpëtuar një dënimi me procedurë. Ata thjesht duan të shikojnë dëshmitë tona dhe pastaj të shpikin ose shkatërrojnë prova të reja për rrethana lehtësuese për të. Ky është regjimi që ka shpikur mosndëshkimin me ligj, por me vetëgjyqësi. Vetëm ky regjim ka mundur të mbyll çështje të mëdha, për të cilat bota mund të kishte bërë luftëra civile, me procedura afatesh apo imunitete ministrash. Vetëm ky regjim ka mundur të mbyllë me procedurë gjykimin për vrasje të 26 personave apo pastrime të pastra paresh përmes sekserëve të familjes në pushtet. Mosndëshkueshmëria e krimit është identiteti i këtij regjimi. Lexoni progres-raportin e Bashkimit Europian se sa qartë e ka theksuar me dëshpërim faktin që në Shqipëri po krijohet modeli i të pandëshkueshmëve. Rezart Taçi, nëse më lejohet në krahasim, në këtë rast, është “kriminel race”.
Si e gjykoni solidaritetin e medias?
As që kam dyshuar ndonjëherë tek solidariteti i kolegëve të mi. Nuk më ka munguar kurrë. Edhe kur regjimet në këtë vend janë përpjekur të izolojnë gazetarë të veçantë përmes trustit mediatik, gazetarët nuk e kanë braktisur njëri- tjetrin. Në këtë rast duhet që solidariteti të mos jetë një gjest në mbështetje time, por një instrument për të vrarë frikën dhe për tu shkuar deri në fund të vërtetave të hidhura të këtij regjim. Solidariteti më i madh për mua, është që të shikoj sa më pak lajme të gënjeshtra për Rezart Taçin, sa më pak gënjeshtra të paguara prej tij, sa më pak përpjekje për të penguar shtetin të hetojë evazionin e tij fiskal prej qindra miliona eurosh për shkak të lidhjeve me pushtetin. Solidaritet për mua është që kolegët e mi të kenë mundësinë të thonë të vërtetën për këtë njeri që ka blerë pushtetin politik dhe atë publik me para që ua merr nga xhepat taksapaguesve shqiptarë. Ky solidaritet më bën të ndjehem i dobishëm për kolegët e mi.

Rezart Taçi në TV: Nuk po fshihem. Policia: Është person në kërkim
Biznesmeni Rezart Taçi ka duke deklaruar ne linje telefonike per disa TV se “une nuk po fshihem dhe jam gati te perballem me drejtesine”.
Ndersa policia e Tiranes thote se e ka shpallur person ne kerkim, per rrahjen e gazetarit Mero Baze. Në pranga jane qe prej mengjesit dy nga agresorët e gazetarit Mero Baze Bledar Lilo dhe Jurgen Selfo . Sipas policisë dy personat qëlluan Bazen për shkak të detyrës. Policia e Tiranës ka bërë me dije se gazetari Mero Baze ka bërë kallëzim penal për ngjarjen.
Z.Taçi pretendoi se kanë qenë bodygard-et ata që kanë qëlluar, pas provokacioneve, sipas tij, të Bazes në lokalin ku kishin rastisur se bashku mbremjen e së hënës.
Ai mohon te kete qelluar vete mbi Bazen. “Hedh poshtë me indinjatë këtë akuzë të ulët në drejtimin tim dhe siguroj të gjithë opinionin publik se jo vetëm nuk është në karakterin tim të shmangem por jam i gatshëm të përballem me këto shpifje në çdo kohë përpara drejtësisë së vendit tim”, tha Rezart Taçi.
Më parë, policia e Tiranës, informoi se pas kallëzimit të bërë nga Mero Baze, policia ka ndaluar dy persona të akuzuar si agresorët e gazetarit dhe ka shpallur në kërkim policor Rezart Taçin.
Gjatë një konference për shtyp, zedhenesia e Policise, tha se “janë shoqëruar shtetasit Bledar Lilo dhe Jurgen Selfo, punonjës te kompanisë “Taçi Oil”, truproja te Taçit.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25611. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25611
James Murdoch, pinjolli i përfolur i News Corporation “News Corporation” i Rupert Murdoch nuk është vetëm një nga perandoritë më të mëdha mediatike në botë, por edhe një nga më kontradiktoret. I biri i Murdoch, James, është një nga figurat kryesore të kompanisë dhe në një intervistë të fundit, ka shprehur mendimet e tij në lidhje me imazhin e biznesit që drejton, spekulimin se është duke u përgatitur të trashëgojë pushtetin dhe postin e të atit, si edhe ardhmërinë e lajmeve online.
Z. Murdoch, sa kohë ka që e shihni me frikë të ardhmen e biznesit tuaj?
Më çudit fakti që ju kam lënë këtë përshtypje. “News Corporation” është një ndërmarrje që ka një uri të madhe për ndryshim.
Në vitin 2000 ju keni thënë: “Nëse do të më duhet të lexoj budallallëqe në lidhje me mbijetesën e shtypit të shkruar më mirë tia fus vetes”. Ndërkohë, sot ju mbani fjalime në lidhje me vështirësitë me të cilat po përballet gazetaria e shtypit të shkruar në moshën e internetit. A kemi apo jo të bëjmë me frikë këtu?
Frika nga interneti është një frikë që na ndjek që nga vitet 90 dhe kjo shprehet në të gjitha konferencat që organizojmë në lidhje me të ardhmen e shtypit të shkruar. Por transformimi dixhital nuk është më e ardhmja, porse e tashmja dhe “News Corporation” nuk ka absolutisht asnjë lloj frike ndaj ndryshimeve. Me futjen e internetit në masë kanë rënë të gjitha barrierat. Nuk ka më një treg televiziv, nuk ka më një treg të shtypit të shkruar dhe nuk ka më një treg online. Ka vetëm një treg gjithëpërfshirës, në të cilin operojmë.
Megjithatë, jemi mësuar të dëgjojmë fjali më mbështetëse në lidhje me shtypin e shkruar nga ana e “News Corporation”.
Ajo që më shqetëson me të vërtetë është pamundësia e një debati të arsyeshëm në lidhje me këtë çështje, pasi aparati i shërbimit publik konsiderohet thuajse i shenjtë dhe si i tillë edhe i paprekshëm. E kam fjalën për televizione të tipit BBC. Këto media kanë një pushtet shumë të madh dhe gjithmonë arrijnë të mundin mediat private, duke mbajtur me zor pushtetin në tregun mediatik.
Megjithatë, imazhi i “News Corporation” ka qenë deri më tani ai i një korporate monopol opinionesh shpesh të pamëshirshme. Ju keni si kompani 200 gazeta, përfshi edhe gazeta shumë të fuqishme, tabloide si “Sun” në Britaninë e Madhe, apo “Wall Street Journal” në Shtetet e Bashkuara, si edhe stacionet televizive “Sky” e “Fox”. Kudo ku shfaqet Murdoch ka debate, kontradikta e kritika. A ju lodh një imazh i tillë?
Nuk shqetësohemi për ato që shkruhen vazhdimisht në lidhje me imazhin tonë. Ajo çka vlen për ne është se çfarë mendon lexuesi dhe shikuesi. Në Itali kemi bërë për vete rreth 5 milionë klientë brenda një periudhe 5-vjeçare, në Britaninë e Madhe kemi 10 milionë klientë dhe të gjithë ata vijnë vullnetarisht te ne. Ne vetëm themi: kjo është oferta jonë dhe me një çmim të ndershëm. Blijeni ose lëreni.
Në internet ju zakonisht deri më tani i jepni pa pagesë përmbajtjet e gazetave dhe revistave tuaja. Babai juaj, së fundmi njoftoi se “News Corporation” shumë shpejt do të kërkojë para nga klientët në këmbim të lajmit për sa u përket sajteve të gazetave. Përse mendoni se do tia dilni mbanë të “edukoni” lexuesit të paguajnë, pas gjithë këtyre viteve kur informacioni është dhënë falas?
Askush nuk pretendon se kjo do të jetë e lehtë, por ne kemi shanse të mira për të pasur sukses, sepse ne besojmë se përmbajtja e mediave tona të shkruara është shumë e ndryshme dhe mjaft cilësore nga mediat e tjera në treg. Megjithatë, gazetaria e dixhitalizuar është shumë më tepër se thjesht uebsajt. Tashmë ka edhe mjete të leximit dixhital dhe në përgjithësi teknologjia po ecën me hapa jashtëzakonisht të shpejtë.
Ju vetë keni thënë njëherë se nuk shihni ndonjë ndryshim mes blogeristëve dhe gazetarëve. Në atë rast, përse duhen paguar gazetarët profesionistë?
Nuk është detyra ime të bëj dallimin mes profesionistëve të gazetarisë dhe dikujt që shkruan nga shtëpia. Janë klientët ata që vendosin se kë duan të lexojnë. Në pozicionin e drejtuesit dhe të investitorit unë synoj të kem përmbajtjen më të mirë në median time dhe cilësia është e kushtueshme. Megjithatë nuk do të më vinte mirë nëse gazetaria do tu lihej në dorë njerëzve që shkruajnë për hobi. Demokratizimi i gazetarisë përmes internetit është shumë i mirë, por nuk duhet të çojë në situata të tilla kur njerëzit nuk paguhen për krijimtarinë e tyre, pavarësisht nëse janë blogerista apo gazetarë profesionistë.
Sa kupton ende nga biznesi i gazetarisë babai juaj? Biografi i tij, Majkëll Vulf, shkruan se Murdoch nuk pëlqen që të lexojë e-maile dhe se ai me zor e përdor edhe vetë kompjuterin dhe telefonin celular. Një njeri i tillë nuk mund të konsiderohet një pionier interneti, apo jo? Unë vetëm mund do tju këshilloja të përdornit fjalën “biograf” me kujdes. Ky njeri që ka shkruar këtë libër po përpiqet të bëjë një karrierë për veten e tij përmes shkrimit për një kompani të cilën as që e njeh nga afër. Ideja që ka dhënë lidhur me shefin e “News Corporation” dhe marrëdhënien e tij me teknologjitë moderne është e gabuar dhe e padrejtë. Në fund të fundit, ishte im atë njeriu që pati vizionin e një televizioni dixhital dhe përmes këtij vizioni ai krijoi “Sky”.
Në rininë tuaj ju keni qenë “fëmija i tmerrshëm” i familjes. Ju i braktisët studimet tuaja në Harvard, lyet flokët me të verdhë për tu shndërruar në biond dhe themeluat një grup muzike rok. Çfarë ka mbetur nga ai djali rebel i dikurshëm?
Më lejoni tju përgjigjem në këtë mënyrë. Ne të gjithë na ka takuar në momente të ndryshme të jetës të jemi rebelë. Si kompani, “News Corporation” ka qenë që në fillim një kompani ndryshe nga të tjerat. Për shembull, kur zhvendosëm gazetat tonë në një godinë të re, ajo nuk ishte në qendër të qytetit, por në periferi. Edhe zyrat tona qendrore i kemi në periferi. Ne jemi gjithnjë ndryshe dhe sfidantë të realiteteve dhe përpiqemi që të jemi më eficentë si lojtarë në lojën e madhe të mediave. Ajo që dua të them është se: rebeli në familjen tonë është vetëm shefi i madh dhe ai ka qenë i tillë që në fillim të jetës.
Ju i shihni gjërat disi më ndryshe nga sa i keni parë kur keni qenë rreth të njëzetave. Në atë periudhë nuk kishit një interes për të punuar në këtë kompani.
E braktisa universitetin në atë kohë, sepse doja të bëja diçka ndryshe me moshën dhe pasionet e mia të asaj kohe. Ishte diçka shumë e rëndësishme që ta provoja veten dhe më besoni se kam mësuar shumë nga ajo eksperiencë.
Dhe, dy vjet më pas, babai juaj ju bleu një firmë publikimi disqesh dhe më pas ju nisët të punonit në kompaninë që drejtoni sot..
Isha me fat që pata shanset të isha pjesë e një kompanie të tillë. Ishte fillimi i viteve 90 i epokës së internetit dhe situata ishte me të vërtetë mjaft sfiduese dhe e jashtëzakonshme. Kemi bërë edhe gabime në rrugën tonë…
Në atë kohë, mamaja juaj, në një intervistë që ka dhënë për një revistë të famshme, është ankuar për ju duke thënë se e përdornit shumë shpesh fjalën “fuck”. Gazeta dhe revista të tjera, së fundi, kanë shkruar për ju se ju flisni aq shpejt dhe aq pa pushim sa ndonjëherë dukeni se keni gëlltitur një pllakë gramafoni. Çfarë ka ndodhur me jetën tuaj gjatë viteve nëpërmjet këtyre artikujve?
Më dukeni shumë zhgënjyes që keni gërmuar për mua në një mënyrë të tillë, nëpër thënie të ndryshme të gazetave dhe revistave të shumë viteve më parë, për më tepër një thënie të mamasë sime. Përpiqem shumë që të mos përdor shprehje të pahijshme, por jo gjithmonë ia kam arritur këtij qëllimi, sikundër ndodh me të gjithë ne. Do tju këshilloja që opinionin për mua ta krijonit nga biseda që po bëjmë bashkë jo nga thëniet e të tjerëve për mua. Gjithsesi, secili mban përgjegjësi për veprimet e veta dhe unë, si të gjithë, mbaj përgjegjësitë e mia për sjelljet jo të mira që mund të kem bërë në jetë.
Ndryshe nga vëllai juaj, Lanchlan, dhe motra Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25605. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25605
Top