Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Zbulohet skandali i qeverisë, Taçi-ARMO, dëmi 2.6 miliardë lekë TIRANË- Veprimet e qeverisë në shitjen e kompanisë ARMO tek Rezart Taçi mund të quhen një katastrofë e vërtetë ku abuzimet financiare arrijnë shifrën e 2.6 miliardë lekëve. I gjithë ky dëm i është shkaktuar buxhetit të shtetit shqiptar nga mos shlyerja e detyrimeve që kompania ARMO i ka shtetit. Skandali më i fundit i qeverisë me Rezart Taçin është zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas raportit të KLSH-së për periudhën janar-shtator 2009, përgjatë gjithë vitit 2008 kompania ARMO ka akumuluar ndaj kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol një borxh prej 2.6 miliardë lekësh. Ky borxh përbën një të tretën e të gjithë dëmit që i është shkaktuar buxhetit të shtetit. “Dëmi shkaktuar kompanisë Albpetrol sh.a ,është në vlerën 2 610 563 000 lekë, i cili përfaqëson moslikuidimin e faturave të shitjeve të produkteve nga ARMO sh.a. deri në fund të vitit 2008 dhe diferenca në çmim të këtyre shitjeve”,- citohet në raport. Kompania ARMO është përballur së fundmi edhe me sanksione të vendosura nga Drejtoria e Rajonale e Tatimpaguesve të Mëdhenj të Fierit me arsyetimin se nuk ka shlyer detyrimet ndaj shtetit. Odiseja e mos shlyerjes së detyrimeve që ARMO i ka Albpetrolit prej të cilit blen naftën bruto ka filluar prej kohësh. Që në momentin e privatizimi kjo kompani i ka pasur disa miliona dollarë borxh Albpetrolit. Madje drejtues të kompanisë kanë deklaruar se borxhi është shtuar edhe më shumë gjatë muajve të fundit duke u bërë shkak edhe për kriza financiare.
Policia: Rezart Taçi, në paraburgim. Avokati Haxhia: Do apelojmë
TIRANË (UPDATE) – Biznesmeni Rezart Taçi është vetëdorëzuar në polici pak orë pasi gjykata vendosi në mungesë masën e sigurisë ‘burg pa afat’ për të dhe dy truprojat. Ai akuzohet për rrahjen për shkak të detyrës të gazetarit Mero Baze, 4 netë më parë në Tiranë.
Taçi doli me një deklarate për mediat, para se ti dorëzohej policisë duke u shprehur se “jam i gatshëm të respektoj çdo instancë ligjore dhe në rastin konkret vendimin e Gjykatës së Rrethit Tiranë, por nuk mund të mos shpreh bindjen time të plotë se e gjitha kjo situatë është rezultat i një strategjie dhe lufte të filluar shumë kohë më parë ndaj personit tim dhe bizneseve që unë zotëroj”. Ai mohoi të ketë qëlluar mbi Bazen, duke u shprehur se “nuk është në edukatën dhe formimin tim personal përdorimi i dhunës ndaj askujt dhe për më tepër ndaj përfaqësuesve të mediave, prandaj hedh poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj personit tim”.
Ndërkohë, avokati i tij, Maks Haxhia është shprehur se do të apelojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. “Klienti im nuk është njohur ende me vendimin e gjykatës, por sapo ta kemi ne dore atë, do te apelojmë për ndryshimin e masës se sigurisë”, tha Haxhia.
Ndërkohe ka mbërritur edhe njoftimi i Drejtorisë se Policisë së Tiranës, që bën me dije se ne bazë te vendimit te gjykatës, Rezart Taçi po mbahet në paraburgim. “Sot në orën 16.00 u vetëdorëzua në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë shtetasi Rezart Mustafa Taçi, 38 vjeç, me detyrë President i Kompanisë ‘Taci Oil’. Për këtë shtetas u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet ne njoftimin e policisë.
Siç deklaroi edhe vete biznesmeni, ai u dorëzua pasi Gjykata e Tiranës vendosi në mesditë, ‘burg pa afat’. E njëjta masë sigurie u dha sot edhe për dy truprojat e tij, Bledar Lilo dhe Irgen Selfo, të cilët u ndaluan një ditë pas dhunës ndaj Bazes.
Organi i akuzës përfaqësohej nga prokurori Gjergji Tako ndërsa gjyqtarja që vendosi të lërë burg Tacin është Fahrie Budo. Ndaj tre të dyshuarve është ngritur akuza e “goditjes për shkak të detyrës” të parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal, që nëse rezultojnë fajtor të dyshuarit rrezikojnë të dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Sipas akuzës, katër ditë më parë, konkretisht mbrëmjen e së hënës në një nga lokalet e bllokut është rrahur dhe goditur me sende të forta gazetari Mero Baze. Sipas dëshmitarëve, gazetari Baze është qëlluar fillimisht nga presidenti Taçi dhe më pas nga shoqëruesit e tij Lilo dhe Selfo.

Dhuna ndaj Bazes, protestojnë gazetarët. Topi: Të ndryshojë ligji i mediave
Presidenti Bamir Topi ka kërkuar ndryshimin e legjislacionit për mediat duke e cilësuar të papranueshme dhunën ndaj gazetarëve, siç ishte rasti i Mero Bazes.
Kreu i vendit e bëri deklaratën sot pasdite në një takim për gazetarine në Europën Juglindore, duke folur drejtpërdrejt për incidentin me Bazes, ndërsa dje ishte shprehur vetëm përmes një njoftimi të shkruar.
Sipas Topit, liria e medias është diçka thelbësore në një shtet demokratik ndaj duhet reformë në legjislacionin për këtë sektor. “Ngjarja me gazetarin Mero Baze është e papranueshme. Nuk ka demokraci pa media te lira. Rruga ne vite nuk ka qene e lehte për median dhe reforma ne legjislacionin për to eshte e nevojshme”, ka deklaruar Topi.
Po kështu, ai ka tërhequr edhe vëmendjen e politikës që përzihet rëndom në punët e medias. Disa media janë të influencuara nga politika dhe kjo e fundit, duhet të heqë dorë nga diktati mbi gazetat dhe TV”, tha Topi.

Protestë kundër dhunës ndaj Mero Bazes: Të ndalohet autori i vërtetë
Shoqatat e gazetarëve dhe qytetarë u mblodhën në protestë para godinës së Kryeministrisë, në shenjë solidarizimi kundër dhunimit të Mero Bazes, drejtorit të gazetës “TemA” dhe drejtuesit të emisionit politiko-investigativ “Faktori +”.
Ylli Rakipi ka kërkuar nga qeveria të lirojë dy truprojat dhe të vërë para përgjegjësisë agresorin e vërtetë.
Të turpshëm e ka quajtur dhunimin e Mero Bazes edhe gazetari Andrea Stefani, i cili ka kërkuar që media duhet të mbrohet pavarësisht bindjeve.
Aleksandër Çipa në fjalën e tij deklaroi se protesta behet per te mbrojtur fjalen e lire dhe nuk ka ngjyrime politike.
Gazetari Filip Çakuli ka qenë gjithashtu i ashpër ne deklaratën e tij. Ai akuzoi direkt kryeministrin Sali Berisha për ngjarjen me Mero Bazen. “Vetëm një agresor është, dhe ai e ka emrin Sali Berisha. Me vjen keq që gazetarët nuk e thonë tamam emrin e agresorit të vetëm, i cili e ka treguar me fakte agresivitetin e tij jo vetëm ndaj gazetarëve”- tha ai.
Të mbështetur edhe nga qytetarë dhe deputetë të PS-së, ata kërkojnë vënien para përgjegjësisë së autorit të këtij akti shumë të rëndë, cenues ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së medias në Shqipëri.
Një ditë më parë, shoqatat e gazetarëve, duke dënuar ashpër dhunimin e Bazes, deklaruan se ofrojnë një shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo person që jep informacion mbi vendndodhjen e Rezart Taçit, i cili është shpallur nga policia si person në kërkim. “Shoqatat ndihmojnë kështu forcat e rendit, që ky kriminel të vihet sa më shpejt përpara drejtësisë, në një kohë kur Rezart Taçi shpërndan përmes zëdhënësit të tij deklarata false duke mohuar paturpësisht dhunimin e gazetarit Mero Baze”, thuhet në deklaratën e shoqatave të gazetarëve shqiptarë.

Baze: Taçi mbështetet nga kryeministri. Berisha për liri njeh vetëm të shoqen
INTERVISTE – Mero Baze shprehet mosbesues ndaj policisë, duke thënë se “policët janë të aftë por të diktuar”. Sipas tij në krye të Ministrisë së Brendshme është një ministër nën akuzë, tek i cili nuk beson se do të ndalojë agresorin Rezart Taçi.
Zoti Baze, një përshkrim të shkurtër të ngjarjes?
Dy kolegët e mi, Andi Bushati dhe Arban Hasani, më ftuan për një kafe pasi përfundoi emisioni “Zonë e Ndaluar”. Shkova rreth orës 23 tek lokali ku po më prisnin, diku afër bllokut. Ndërsa po bisedonim normalisht, në tavolinë shfaqet Rezart Taçi nga errësira e fundit të lokalit. U gjendëm shumë të papërgatitur dhe thjesht tentova të tërhiqem pas kur ai më qëlloi duke më sharë. Por befas pashë që tavolina ishte rrethuar nga bodyguard-ë të tij, të cilët nën shembullin e pronarit të vet nisën të gjuajnë. Nuk mbaj mend shumë detaje se humba vetëdijen për pak çaste, por me ç’pashë më vonë, pozicioni ku isha, më kishte mbrojtur nga ndonjë dëmtim fatal. Po ashtu kolegu im Bushati, që ishte para meje, ishte bërë në një farë mënyre barrikadë për të mos më qëlluar dot në pjesën përpara.
A dukej se sulmi ishte i menduar apo i çastit?
Nuk di të them sa kohë më parë ka qenë i menduar, por natyrisht që ka qenë diçka që mund ta kenë menduar dhe kanë pritur të gjejnë rastin. Mënyra si u sollën me dy kolegët e mi, duke bërë kujdes të mos i preknin, do të thotë se nuk janë sjellë si vrasës të papërgjegjshëm, por si mafiozë të mirëinstruktuar. Dhe përpjekja për të qëlluar vetëm në pjesën e pasme të kokës, ku dhe mund të traumatizohesh përjetë, ishte kriminale. Mendoj se ata kanë vendosur të qëllojnë kur kanë parë që unë hyra në lokalin ku ata rrinin. Ndoshta pas 20 minutash ata vendosën të sulmojnë, dhe na rrethuan papritur duke më sulmuar.
Sa i vetëdijshëm keni qenë për rrezikun për shkak të profesionit?
Rreziku i shoqëron gazetarët si ndryshku hekurin. Sa herë që shoqëria degradon, sa herë për lirinë ka mjedis të papërshtatshëm, aq herë ky ndryshk priret të sulmojë që të brejë profesionin e gazetarit. Nuk është në dorën tonë shmangim rreziqet. Jemi të dënuar të bashkëjetojmë me to. Në dorën tonë është të bëjmë punën tonë. Rrezikun nga mjedisi ynë duhet ta zhdukë shteti ligjor dhe një qeverisje që jep shembull frymëzimi kundër krimit, kundër këtyre personave dhe pro standardeve të lirisë për median. Fatkeqësisht qeveria ime dhe e bashkëqytetarëve të mi është aleate e këtij banditi, frymëzuese e keqe kundër lirisë së medias dhe degraduese e standardeve të lirisë në këtë vend.
Kryeministri bëri një deklaratë ku dënoi aktin e dhunës?
E dëgjova dhe mu dhimbs sa i pafuqishëm është të përmendë emrin e Rezart Taçit. E di që emri i viktimës i krijon probleme, por së paku emrin e kriminelit duhet ta përmendte dhe ta dënonte. S’ka denjuar as vetë të bëjë deklaratë, por zyra e tij ka bërë një deklaratë të modës kineze të viteve ‘70 ku në vend që tu adresohet problemeve, flet për parime që i shkel nga mëngjesi në mbrëmje. Është e dhimbshme të shikosh kryeministrin e vendit tënd në atë pozicion, peng të një njeriu të përzgjedhur prej familjes së tij për tu bërë miliarder brenda natës.
Ç’mund të thoni për reagimin politik në përgjithësi?
Nuk pres të ngushëllohem nga reagimi politik, por nga shteti ligjor. Reagimi politik vlen vetëm për të kuptuar sa e inkriminuar është politika me krimin dhe sa fuqi ka të ndahet prej tij. Po të lexosh deklaratat e partisë së Berishës dhe partisë së Ilir Metës, e kupton sa të pafuqishëm janë të zënë në gojë emrin e kriminelit dhe t’i adresohen problemit me kurajë. Për kaq vlen reagimi politik. Vlen për të qenë shembull frymëzimi ose model i bashkëjetesës me krimin. Ajo ç’më kujton reagimi i partisë së Berishës dhe partisë së Ilir Metës është reagimi i njeriut në hall, kur djali i shtëpisë kapet në krim dhe përpiqesh të mos flasësh më për djalin, por për atë çfarë atij duhet t’i mësojnë në shkollë. Ato po sillen si njerëz në hall. Por shteti ligjor duhet të sillet më me dinjitet se pushteti politik.
Si ka qenë reagimi i forcave të rendit?
Nëse ka njerëz në hall pas gazetarëve në këtë vend, janë ata. Ekziston një polici që kërkon të bëjë detyrën e saj dhe një frymëzim politik kundër misionit të saj. Nuk mund të thuash asgjë të qortueshme për policët e Tiranës si profesionistë ose njerëz kurajozë. Ata janë shumë të mirë. Por ata nuk janë të lirë të jenë policë. Dhe ndryshe nga ne gazetarët që e kemi në dorë lirinë tonë, për ta mbrojtur apo dorëzuar, ata nuk e kanë dhe aq në dorë lirinë e tyre për të qenë profesionistë. Ata u sollën shumë korrekt me ngjarjen, erdhën në vendngjarje, më shoqëruan në spital dhe më dorëzuan tek mjekët. Morën provat dhe u larguan. Drejtori i policisë së Tiranës dhe Drejtori i Përgjithshëm më vizituan dhe në spital. Pastaj më tej ata s’kanë asgjë në dorë. Të vinte keq për ta. Rezart Taçin nuk kishin fuqi ta arrestonin. Ai i merrte në telefon dhe u tregonte se kur mund të kishte kohë të shkonte t’i takonte. Përfytyroni një shtet që nuk ndalon dot një miliarder, që i ka zyrat në mes të Tiranës dhe që nga mëngjesi në mbrëmje përmend vetëm emrin e kryeministrit. Si mund të afrohet polici tek një njeri që sapo i afrohesh, bën sikur flet në telefon me Sali Berishën.
Cilat mund të jenë shkaqet që Rezart Taçi nuk u ndalua qysh në fillim?
Ata duan të shkatërrojnë provat. Mos harroni që tani Ministër i Rendit është një person në kërkim, që i ka shpëtuar një dënimi me procedurë. Ata thjesht duan të shikojnë dëshmitë tona dhe pastaj të shpikin ose shkatërrojnë prova të reja për rrethana lehtësuese për të. Ky është regjimi që ka shpikur mosndëshkimin me ligj, por me vetëgjyqësi. Vetëm ky regjim ka mundur të mbyll çështje të mëdha, për të cilat bota mund të kishte bërë luftëra civile, me procedura afatesh apo imunitete ministrash. Vetëm ky regjim ka mundur të mbyllë me procedurë gjykimin për vrasje të 26 personave apo pastrime të pastra paresh përmes sekserëve të familjes në pushtet. Mosndëshkueshmëria e krimit është identiteti i këtij regjimi. Lexoni progres-raportin e Bashkimit Europian se sa qartë e ka theksuar me dëshpërim faktin që në Shqipëri po krijohet modeli i të pandëshkueshmëve. Rezart Taçi, nëse më lejohet në krahasim, në këtë rast, është “kriminel race”.
Si e gjykoni solidaritetin e medias?
As që kam dyshuar ndonjëherë tek solidariteti i kolegëve të mi. Nuk më ka munguar kurrë. Edhe kur regjimet në këtë vend janë përpjekur të izolojnë gazetarë të veçantë përmes trustit mediatik, gazetarët nuk e kanë braktisur njëri- tjetrin. Në këtë rast duhet që solidariteti të mos jetë një gjest në mbështetje time, por një instrument për të vrarë frikën dhe për tu shkuar deri në fund të vërtetave të hidhura të këtij regjim. Solidariteti më i madh për mua, është që të shikoj sa më pak lajme të gënjeshtra për Rezart Taçin, sa më pak gënjeshtra të paguara prej tij, sa më pak përpjekje për të penguar shtetin të hetojë evazionin e tij fiskal prej qindra miliona eurosh për shkak të lidhjeve me pushtetin. Solidaritet për mua është që kolegët e mi të kenë mundësinë të thonë të vërtetën për këtë njeri që ka blerë pushtetin politik dhe atë publik me para që ua merr nga xhepat taksapaguesve shqiptarë. Ky solidaritet më bën të ndjehem i dobishëm për kolegët e mi.

Rezart Taçi në TV: Nuk po fshihem. Policia: Është person në kërkim
Biznesmeni Rezart Taçi ka duke deklaruar ne linje telefonike per disa TV se “une nuk po fshihem dhe jam gati te perballem me drejtesine”.
Ndersa policia e Tiranes thote se e ka shpallur person ne kerkim, per rrahjen e gazetarit Mero Baze. Në pranga jane qe prej mengjesit dy nga agresorët e gazetarit Mero Baze Bledar Lilo dhe Jurgen Selfo . Sipas policisë dy personat qëlluan Bazen për shkak të detyrës. Policia e Tiranës ka bërë me dije se gazetari Mero Baze ka bërë kallëzim penal për ngjarjen.
Z.Taçi pretendoi se kanë qenë bodygard-et ata që kanë qëlluar, pas provokacioneve, sipas tij, të Bazes në lokalin ku kishin rastisur se bashku mbremjen e së hënës.
Ai mohon te kete qelluar vete mbi Bazen. “Hedh poshtë me indinjatë këtë akuzë të ulët në drejtimin tim dhe siguroj të gjithë opinionin publik se jo vetëm nuk është në karakterin tim të shmangem por jam i gatshëm të përballem me këto shpifje në çdo kohë përpara drejtësisë së vendit tim”, tha Rezart Taçi.
Më parë, policia e Tiranës, informoi se pas kallëzimit të bërë nga Mero Baze, policia ka ndaluar dy persona të akuzuar si agresorët e gazetarit dhe ka shpallur në kërkim policor Rezart Taçin.
Gjatë një konference për shtyp, zedhenesia e Policise, tha se “janë shoqëruar shtetasit Bledar Lilo dhe Jurgen Selfo, punonjës te kompanisë “Taçi Oil”, truproja te Taçit.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25800. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25800
Të drejtë vote për prindërit, nënshtetësi për fëmijët Ky artikull eshte marre nga: http://shqiperia.gr/?p=1434. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://shqiperia.gr/?p=1434
Kush përfiton nënshtetësi? Ky artikull eshte marre nga: http://shqiperia.gr/?p=1432. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://shqiperia.gr/?p=1432
Greqia hap kufijtë Ky artikull eshte marre nga: http://shqiperia.gr/?p=1430. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://shqiperia.gr/?p=1430

Diplomat e huaja, MASH shpall konvertimet për 204 studentë Ka përfunduar ankthi i pritjes për 204 të diplomuar në universitete të huaja, të cilët prej kohësh prisnin që studimet t’u njiheshin edhe në Shqipëri. Pas një kohe të gjatë procedurash Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri publikë dje listën e studentëve që u është njohur diploma.
E thënë ndryshe të 204 aplikantët tashmë kanë mundësi të gjejnë një vend pune duke vënë në zbatim edhe njohuritë profesionale të përftuara në universitete të ndryshme evropiane apo edhe të vendeve të tjera.
Njohja e këtyre diplomave është bërë nga Sektori i Njohjes së Diplomave, pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit të dorëzuar nga të diplomuarit. Një proces ky që për shkak të hallkave të ndryshme burokratike mund t’u ketë marrë një kohë të gjatë si Ministrisë ashtu edhe aplikantëve. Duhet theksuar se kjo është hera e parë që MASH njeh një numër kaq të madh diplomash.
Gjatë viteve të kaluara numri i diplomave të njohura nuk ka qenë asnjë here një numër dyshifror, ndryshe nga këtë herë që shifrat tregojnë 204 të diplomuar. Në listën e publikuar nga MASH nuk rezultojnë vetëm studentë shqiptarë që kanë ndjekur universitete të huaja, por edhe të huaj që kanë kryer studimet në vendlindje dhe kanë gjetur një treg pune të përshtatshëm në Shqipëri.
Vlerësimi i nivelit dhe profilit të një diplome do të kryhet nga Komisioni i Njohjes në MASH.
ADMIR XHANI ADNAN DURA AFRIM SALIHU AGRON MIRI AIDA GJONI ALBA DEMNERI ALBIONA PULAJ ALEKSANDER MOISIU ALI KASA ALKETA REFATLLARI ALMA SPAHIU ALTIN SADIKU ALTIN SULEJMANI ANDI METAJ ANDIOLA BANO ANDUENA HOXHA ANIOLA LACKA ANJEZA DISHNICA ARBEN JORGAQI ARBER HAJDARAJ ARDIAN MUHAJ ARDIANA SULA ARIAN ÇOPANI ARLIND MEMA ARNOLDA MUSA ARTAN ALIAJ ARTAN ÇOPANI ARTAN HYSA ARTUR KOKONA AULONA DRIZA AUREL TOMA AURORA GOXHABELLI
BATU AYDINURAZ BESA PRELA BESA RESULAJ BLEDAR MAÇKA BLERTA PICARI BORA LOHJA BRUNILDA MARKU BULENT DAGLAR BULENT DURSAN DAGLAR
CHARLES LIDERMAM CHRISTOFOR EFTHYMIADIS CLAUDIO BARBERINI
DAFINA HAXHIU DAKLEA RAPO DARJEL SINA DEMIR KOJKU DENIS KALENJA DIELL GRIPSHI DONIKA QESJA DORIANA PODA DORINA GJIKA DORINA LUNDRA DORJANA AVRAMI DRITAN KARADAKU DRITAN TITINI
EDFANA TIRI EDISA DEÇE EDLIRA TITINI EDMOND ÇUKALLA EDONA KODRA ELTA RASPOPI ELVANA AGUSHI ENDRI XHAFERAJ ENDRIT ELBASANI ENGRID BAHOLLI ENKELA HAZIZI ENKES HYSENDHIMA ENVER LATIFI ERIDA HOXHA ERILDA AJAZ ERION LEZI ERION PICIRI ERISELDA MALAJ ERJOLA BABANI ERJON MARKU ERJON ÇEÇO ERJON ÇELEPIJA ERJONA LLUPI ERNEST ÇAÇI ERTON KARAGJOZI ERVIN CECA ERVIN RUCI ETLEVA BABAMETO ETLEVA LONDO ETLEVA PRIFTI ETRIT BEKTESHI EVA NASTAS EVIS FICO EVRIS BACU
FATION DRAGOS FATMIR TARAJ FIORALBA VELA FISNIK KRUJA FLAMUR BARUTI FLAMUR KUÇI FLONJA LIKO FLONJA ÇOLLAKU FOTJANA BACU
GENC ALIMEHMETI GENTIANA MILKANI GERTJAN VESHAJ GIOVANNI PALACKY GIUSEPPE AYROLDI GLORI HUSI GORIAN LLAZO GRANIK SHTRAZA
HAJRIE BREÇANI HARMON KALAJA HOLTA BOBA
ILIA BABAMETO INA KOSTURI INDRIT SHTUPI IRA MUSMUÇA IRENA BEQJA IRIS MERKURI IRIS TELA IRMA GJINAJ IVA JUKA
JOLA PETRO JONIDA GASHI JULIAN MALAJ JULIAN VECAJ JULIAN DORACI JULIAN VELESHNJA
KALTERINA SHULLA KEIDA QIRKO KETRIN BARÇI KLEDIA HAXHI KLEIDJA BROZHA KLODIAN NEBIAJ KLORINDA PRIFTI KOZETA MAKAJ KRESHNIK SHESHI KRESHNIK TANKU KRISTAQ PAPA KRISTAQ VANGJELOVSKI
LAVDIM ÇITAKU LEDIA HILA LEDINA GJIKNURI LEDIO DAKOLI LEONARD KAMBERI LEONORA ZOTO LIGORAQ TOSHI LINDITA GOSTURANI LORENC BARO LORENC XHAFERRAJ LUDMILLA CENGA
MAJLINDA SULSTAROVA MANJOLA MUMAJESI MANJOLA GUSHO MARINISA SHKURTI MATILDA KASEMI MIGENA DAKO MIRELA VERIGA MONIKA BIXHO MURAT BAGISGIL
NATALE CAPODICASA NAËAR NAFI NERITAN TOTOZANI NESHAT ZENELI NEST ZEFI
OLGERTA GAJDA OLTION TORO OLTION ÇAÇI ORGERT VLASHAJ ORIANA ARAPI ORIELA KODRA OZDEMIR NEZIH
PAOLO RUATTI
RAIF ÇAVOLLI RAIMONDA LAMI REDIA ALIKAJ REDINA NANUSHI RESMI HIBERAJ REZAR KUMBARO REZART BEJKAJ REZART MOLLA REZARTA GODO ROVENA BEQIRAJ ROVENA XHARO ROZAFA ALIBALI ROZART HASANAJ
SABINA YMERI SAIMIR MANSAKU SARA GURRAJ SENOL OZDEMIR SHKËLZEN KULA SIGITA STEFA SOFJOLA KOTELLI SOKOL DEDJA SONILA BAJRAMI SONILA LAMAJ SPIROS LAZAROU SUELA JAHAJ SUELA PIRUSHI SVJETLLANA TITINI
TARBUN YOSUNKAYA THOMA KOLO THOMA PAPADHIMITRI
VALBONA RAMÇI VALENTINA ZGURI VASILIKA GERO VILMA STANKOVIQ
XHULJETA LITO (Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25788. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25788

Sulm në kazermë, majori vret 12 ushtarë, plagos 31 të tjerë Një oficer i ushtrisë amerikane ka hapur zjarr mbi në një bazë ushtarake në Teksas, duke lënë 12 ushtarë të vrarë dhe rreth 31 të tjerë të plagosur.
Komandanti i bazës në Fort Wood, gjeneral lejtnant Bob Cone, tha se personi i dyshuar si autori i vrasjeve, majori Nidal Malik Hasan, ishte plagosur.
Ish-kolegë të intervistuar në stacionet televizive amerikane thanë se ai ishte i indinjuar nga përfshirja e ushtrisë amerikanë në Irak e Afganistan.
Incident ‘i tmerrshëm’ Gjen. lejt. Cone tha se motivi i vrasjeve nuk dihej. Një nga viktimat ishte polic, të tjerët ushtarë. Presidenti amerikan, Barack Obama e përshkroi incidentin ’si shpërthim të tmerrshëm dhune’. Në një konferencë shtypi në Uashington ai tha: “Është mjaft e vështirë kur humbasim ushtarë e ushtare trima jashtë, por është e tmerrshme që ata të sulmohen në një kazermë ushtarake në tokën amerikane”. Ai u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe shtoi: “Do të sigurohemi që të gjejmë përgjigjet për çdo pyetje në lidhje me këtë incident të tmerrshëm”.
‘Indinjatë’ Major Nidal Malik Hasan ishte punonjës i sektorit të shëndetit mendor të ushtrisë i dislokuar në Fort Hood. Më herët u duk se pas incidentit, ai u vra nga policia, por komandanti i bazës tani thotë se majori Hasan është gjallë. Ish-kolegë të tij, të intervistuar nga stacionet televizive amerikane thanë se majori ishte i palumtur me epitetet racore që pretendonte se i viheshin. Ata thonë se ai kërkonte të shmangte dhe dislokimin e shpejtë në Irak. Kolegët mendojnë se ai po bëhej gjithmonë e më i indinjuar nga përfshirja amerikane atje dhe në Afganistan.(bbc)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25791. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25791

Arti që tregon rënien dhe ndryshimin Refleksione të artistëve nga Evropa Lindore në Hotel Dajti. Fundi i Luftës së Ftohtë dhe rënia e regjimeve totalitare.
Artistët shqiptarë janë origjinalë dhe nuk përdorin subjekte klishe të komunizmit. Ja dhe ditari i Juli Ndocit për vitin 1989: “Më hoqën këngën nga festivali: Isha shumë e re të këndoja për dashurinë.”
Parrulla, letra karamelesh brenda në ” Enver Hoxha – Vepra”, të ruajtura për kujtim, valixhe, tinguj këngësh të viteve ‘90. Janë forma që artistët shqiptarë shprehin në “Feedback 1989″, ekspozitë e hapur deri më 15 Nëntor në Hotel “Dajti”, i cili këto dy muaj është bërë një qendër e madhe dhe shumë e vizitueshme e artit bashkëkohor.
Koncepti i Adela Demetjes dhe Julie August-it, bazohet në “ndryshimet politike dhe shoqërore pas Rënies së Murit të Berlinit”. Përveç shqiptarëve, në dhomat e Hotelit kanë paraqitur punët e tyre edhe artistë nga Kosova, Serbia, Rumania, Bullgaria dhe Gjermania. Ekspozita ndahet në tri pjesë.
Njëra i është rezervuar paraqitjes “Refleksione” në të cilën prezantohen libra shkollorë nga Gjermania, Bjellorusia, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Franca, Mali i Zi, Rumania, Polonia. Qëllimi është të tregohet se si është përshkruar viti 1989 në librat e ndryshëm në Evropën Lindore.
Në grupin e dytë bëjnë pjesë artistët: Stephan Balkenhol, Nikolin Bujari, Uros Djuric, Jakup Ferri, Driton Hajredini, Petrit Kumi, Istvan Laszlo, Peggy Meinfelder dhe Kamen Stoyanov, vepra e të cilëve bazohet tek tema e kujtesës.
Kurse pjesa e fundit, e “Artistëve Rezidentë”, i takon artistëve që jetojnë në Berlin dhe Tiranë: Roland Albrecht, Stephan Balkenhol, Julia Kissina, Ledia Kostandini, Jin Lie, Armando Lulaj, Anke Mila Mencks, Beatrice Minda, Juli Ndoci, Alketa Ramaj, Albrecht, Schäfer, Zuzanna Skiba dhe Gabriela Volanti. Përveç mediave të zakonshme tashmë të artit pamor, video, instalacion, pikturë, disa artistë kishin gjetur një formë ndryshe për të treguar ndryshimin. Fjala është për koleksionet. E njëjta ide e përdorur si tek krijuesit e huaj ashtu edhe tek ata shqiptarë.
Artistja gjermane Peggy Meinfelder në disa tryeza xhami prezantonte koleksionin me titull “100 marka perëndimore”, kasetofonash, veshjesh, disqesh muzikore të blera në kohën pas Rënies së Murit të Berlinit.
Kurse artistja shqiptare Alketa Ramaj, u prezantua me koleksionin e letrave të karameleve dhe çokollatave, një koleksion shumë “i vyer” në ato vite. Të tjerë artistë pjesëmarrës në “Feedback 1989″, të quajtur “artistë të kujtesës”, si një formë më realiste për të treguar.
Këtë tezë e mbështetëse artisti nga Bullgaria Kamen Stoyanov dhe ai shqiptar Petrit Kumi. Në serinë e fotografive “Hello Lenin” ai vetë ndodhet mbi një piedestal të zbrazët, aty ku më parë pat qëndruar statuja e Leninit. Petrit Kumi në serinë e fotografive “Retrospektivë”, fikson ngjarje nga jeta kulturore, si dhe ajo e përditshme.
Kur mbaron këtë itinerar përballë propozimeve dhe reflektimeve për Luftën e Ftohtë dhe rënien e regjimeve totalitare, vë re se artistët shqiptarë janë origjinalë, artin e tyre e kishin sjellë thjeshtë dhe ç’është më e rëndësishmja tregohen shumë të përkorë dhe të kujdesshëm për të mos përdorur subjekte klishe të komunizmit si statujat e diktatorit apo bunkerët.
“Hapni dritaren”, instalacioni i Juli Ndocit
Një sënduk i vjetër kujtimesh, fotografi, poezi, këngë festivalesh, fletë ditari që mbajnë datat “Janar ‘89″, “Pranverë ‘89″, “20 vjet më vonë”. Në fletën me datë dhjetor ‘89, Juli Ndoci shkruan: “Do merrja pjesë në koncertin e pranverës me këngën “Mall”, poezi nga Ismail Kadare, muzikë të Maksim Shehut dhe pavarësisht që isha 18 vjeç këngën ma hoqën me argumentin se “isha shumë e re të këndoja për dashurinë” dhe një vit më vonë, për Festivalin e 90-tës, ne kënduam këngën në Festival, por nuk u transmetua në televizion.
Frederiku kishte pantallona lëkure veshur, fundi i Morenës e ai i imi qenë mbi gju, flokët të lëshura e nganjëherë i jepja një valëvitje, pastaj teksti…” Kështu rrëfehet artistja në video-instalacionin e ekspozuar në katin e tretë të “Dajtit”.
Nikolin Bujari, “Sloganet” instilacion
Artisti Nikolin Bujari ka zgjedhur pushimet midis shkallëve për të ekspozuar dy slogane “Shqipëria shkëmb graniti” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, e para në grinë murale, kurse tjetra e ngjyrosur në blu.
Duke dalë nga Hotel “Dajti” dhe hedh vështrimin pas, të duket sikur ato thonë “Ne do jemi në çdo kohë, ndryshojmë vetëm formën e të shprehurit. Gjatë ditëve të ekspozitës, artisti do të prezantoj instalacione të tjera.
Jakup Ferri “Dy emrat”, video 15min, 2008
Një video tepër e natyrshme, ku është vetë protagonist. Gjatë 15 minutave ai bën klasifikime midis pirgjesh të ndryshme rrobash të shpërndara nëpër dhomë. Të vetmet fjalë që dëgjon janë “kanë hyp në aeroplan”, “jo i kam blerë këtu”. Gjatë gjithë kohës ai përpiqet të kujtojë nëpërmjet veshjeve se çfarë i përket së kaluarës dhe çfarë të sotmes.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25785. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25785

Tjeter balerin shqiptar shkelqen ne Itali Emri me i ri i listes se gjate te artiseve shqiptare qe po shkelin skenat me prestigjioze italiane, eshte ai i balerinit Eris Nezha. Nxenes ne Tirane i baletmaestrit Shpetim Dajçi e me pas student ne shkollen me te rendesishme italiane te Baletit, ajo e Teatrit ‘La Scala’ ne Milano, balerini 27-vjeçar ka spikatur qe gjate studimeve. Prandaj eshte mbajtur nga teatri ne trupen e vet te baletit.
Sipas disa koreografeve qe e kane drejtuar, Eris Nezha karakterizohet nga talenti dhe aftesia e madhe, por edhe nga nje prezence skenike qe e ben te pershtatshem per rolet e protagonistit. E ne fakt megjithe moshen e re ka patur rolet kryesore ne Liqenin e Mjelmave, Arrethyesin, Don Kishotin e gjate ketyre diteve ne Giselle ne Teatrin ‘La Scala’.
Me shume se nje shekull e gjysme nga premiera, kjo shfaqje vazhdon te terheqe publikun, i cili kete here duatrokiti nje princ shqiptar.(shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25781. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25781

Paneli i UG për Bazen, Withers përshëndet Berishën,kundërshtohet UPDATE – “E përshëndes reagimin e kryeministrit Berisha, ai ishte i menjëhershëm dhe i vendosur”- ka thënë ambasadori, duke hasur në kundërshtimin e panelit, pikërisht në këtë pikë.
* * * Pro qëndrimit të ambasadorit amerikan, Withers se nuk ka justifikim për dhunën ndaj medias, por kundër deklaratës përshëndetëse të tij për reagimin, sipas z.Withers “te menjehershem dhe të vendosur të kryeministrit” për rastin Baze.
Ky ka qenë reagimi i panelit të gazetarëve dhe opinionistëve të mbledhur sot bashkë në debatin “Midis lirisë së dhunuar dhe informalitetit”, organizuar nga Unioni i Gazetareve dhe Ambasada Amerikane ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Withers dhe kreu i OSBE-së, Robert Bosch.
Dy nga folesit e panelit, gazetaret Andi Bushati dhe Mustafa Nano, qe moren fjalen pas ambasadorit amerikan, kundershtuan deklaraten e tij sipas se ciles “reagimi i kryeministrit Berisha ka qene i menjehershem dhe i vendosur dhe une e pershendes ate per qendrimin ne rastin Baze”
Bushati tha se nuk ishte dakord me kete deklarim duke theksuar se shqiptaret e kuptuan mire kush eshte reagimi i kryeministrit “qe kur ai perdori fjalen “lendim i lehte” per ngjarjen dhe per kete nxori zedhenesen e tij. kryeministri ia dha mesazhin edhe drejtesise se si duhet trajtuar ky rast – tha Bushati.
Po kaq i drejtperdrejt ka qene edhe reagimi i Mustafa Nanos, nje tjeter foles i panelit. “Ne do ta pershendesnim kryeministrin tone vetem nese ai te mos kishte vite qe sillet si armik i medias dhe fjales se lire” – tha Nano, duke permendur edhe emisionet skandaloze qe ka nisur te transmetoje TVSH-ja per “liderin me te dashur ne histori per shqiptaret” dhe votimin e djeshem te Kuvendit qe vuri ne krye te KKRT nje keshilltare te kryeministrit.
Si ambasadori Withers ashtu edhe folesit e panelit i quajten skandaloze qendrimet e vena re ne emisionet e mbremshme te debatit televiziv ne TV Klan dhe Top Chanel ku anetare te komunitetit te gazetareve, e quajten te justifikuar dhunen, ne kushtet kur gazetari e tepron (!)
“Jam i skandalizuar nga qendrimi z.Frangaj dhe i disa kolegeve tuaj – tha z.Withers. Sipas ambasadorit nuk ka justifikim për dhunën ndaj medias dhe gazetarëve. “Ju kujtoj kane ndodhur edhe me pare incidente, – tha z.Withers, – nje prej te cileve, disa metra larg nga kjo salle, kur biznesmeni Tom doshi goditi nje gazetar ne barin e Rognerit. Reaguan te gjithe, por asgje nuk ndodhi. Eshte e pafalshme qe te mos ndodh asgje..” – tha ambasadori.
Nje nga organizatoret e takimit, kreu i Unionit te Gazetareve Aleksander Cipa tha se rastet e dhunes jane te shumta sidomos ne periferi dhe me mediat lokale.
I pyetur rreth takimit, drejtori i gazetes Shekulli Adrian Thano tha se “eshte per tu pershendetur inisiativa e U.G per kete takim, por eshte per te ardhur keq qe komuniteti i gazetareve eshte i percare edhe ne kete rast” “Ne vume re se ne kete panel te Unionit mungonin perfaqesues te shoqatave te tjera dhe te disa mediave – ashtu sic vume re me keardhje te marten ne mengjes se gazetat ishin perpjekur ta menjanonin lajmin e se henes mbrema per rrahjen e z.Baze dhe ai u botua vetem ne Shekulli dhe Tema – tha z.Thano. Shume nga gazetat reaguan vetem pasi u kuptua qe ngjarja nuk do kalonte lehte dhe reagimet erdhen nga te gjitha anet. Sipas tij, rasti Baze ishte edhe nje rrethane e duhur per te kuptuar secili vijen ndarese mes solidaritetit komunitar dhe interesave financiare apo konjukturave politike, duke qene se z.Taçi eshte jo vetem nje klient i pushtetit, por edhe nje nga reklamuesit me aktive ne media.
Takimi “Midis lirisë së dhunuar dhe informalitetit”, u zhvillua nga ora 10 deri ne mesdite ne hotel Sheraton ne Tirane
OSBE dhe SHBA dënojnë dhunën: Gazetarët, të lirë
TIRANE (UPDATE) – “Ne dënojmë të gjitha format e dhunës fizike, në veçanti atë drejtuar medias. Të gjithë gazetarët, pavarësisht nga ngjyrimi i tyre i perceptuar politik, duhet të lejohen që të kryejnë punën e përditshme pa pasur frikë nga hakmarrja fizike”. Keshtu ka deklaruar ambasadori i OSBE ne vendin tone Robert Bosch, pas dhunimit te gazetarit Mero Baze.
Sipas tij, liria e medias është një parim kyç i çdo shoqërie moderne, të lirë dhe demokratike.
Ambasadori Robert Bosch mbështeti reagimet e presidentit dhe kryeministrit shqiptar, ndërsa nxit fuqishëm autoritetet përkatëse të vendit që të vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e këtij akti të rëndë.
Ambasada e SHBA-së: Është cenuar rëndë liria e shtypit. Autorët para drejtësisë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar ndaj dhunimit të gazetarit Baze, duke e quajtur të papranueshëm ngjarjen e rëndë.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara u skandalizua nga sulmi ndaj gazetarit Mero Baze më 2 nëntor”, thuhet në njoftimin, përcjellë për mediat. “Sulmet fizike ndaj gazetarëve dhe forma të tjera të kanosjes së medias errësojnë lirinë e shtypit”, vijon më tej ambasada e SHBA-së.
Ambasada përkrah thirrjen e Kryeministrit që autoritetet përkatëse të kryejnë një hetim të plotë dhe të shpejtë të këtij incidenti dhe që ata që janë përgjegjës të japin llogari.
“Ambasada e SHBA-ve do të vazhdojë të mbështesë me forcë lirinë e shtypit në Shqipëri”, përfundon njoftimi..(shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25770. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25770

Armo, qeveria pastron Fierin Incidenti me Armo-n, gjate te cilit policia e rendit u perplas fizikisht me tatimet qe kerkonin pezullimin e aktivitetit te ndermarrjes per shkak te mos shlyerjes se detyrimeve, eshte shoqeruar me nje reaksion zinxhir levizjesh vetem per drejtuesit lokale te ketyre dy strukturave. Por ndersa drejtori i policise se qarkut Shemsi Prenci eshte rritur ne detyre, ai i tatimeve ne Fier, Halil Lamaj eshte larguar nga detyra edhe pse kishte vetem dy jave ne kete post, kohe gjate te ciles ndodhi edhe incidenti.
Te dyja keto levizje ndodhen ne nje hark kohor prej 24 oresh. Tatimori Lamaj ishte i komanduar ne Fier, keshtu e ka motivuar largimin e tij Drejtoria e Pergjithsme e Tatimeve.
Ndesra Shemsi Prenci, sipas Ministrise se Brendshme, emerohet ne krye te forcave speciale. Nderkohe Armo, burimi i incidentit te paprecedent ku dy sktruktura te shtetit u perplasen me njera-tjetren, prej mese nje jave ka rinisur aktivitetin.
Pas akuzave per evazion, burimet zyrtare thane se kompania ka paguar detyrimet pak dite pas incidentit dhe ka marre nje certifikate provizore te akcizes, e cila mungonte prej me shume se nje viti, qe pas privatzimit nga Taci Oil.(shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25755. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25755

10 mije kafshe ne arken e Noes Arka e Noes do ndertohet serish mijera vite me pas, por ne versionin modern. Ne te do zbarkojne qe nga krokodilet deri tek shqiponjat, por gjithe keto kafshe nuk do jene fizikisht ne anije. Nje grup prej 68 shkencetaresh kane nisur nje projekt per te krijuar nje varke me 10 mije kode gjenetike kafshesh. Projekti quhet “10k Genome Project” dhe do kushtoje plot 34 milione euro.
Prezantimi eshte bere ne Journal of Heredity. Kodet gjenetike te 10 mije ekzemplareve (nga nje per cdo familje) do ruhen ne nje laborator te vecante. Me katalogimin e sekuencave te ADN-se te cdo ekzemplari do mundesohet vendosja perballe e specieve per te pare evoluimin pergjate 600 milione vjeteve.
Ne nje te ardhme ky laborator mund te sherbeje per te ndertuar ne kushte laboratorike specie qe jane zhdukur. (shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25749. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25749

Botët e humbura Kafshë që nuk janë parë kurrë më parë dhe qytetërime të harruara: Toka nuk pushon së befasuari të gjithë ata që kanë kurajën të shkojnë më tej…
Jetuan për pesë javë në lagështi, mes milingonave, merimangave helmuese, shushunjave dhe bombave vullkanike. Në rrjetën e tyre përfunduan specie të papara më parë nga syri i njeriut. Megjithatë, sakrificat që bënë duke jetuar si “kafshë”, ia vlejtën. Gjatë një ekspedite të bërë në fillim të vitit 2009, në malin Bosavi, krateri vullkanik në Papua Guineja e Re, një ekip kërkuesish i Universitetit të Oksfordit në Britani dhe kameramanësh të BBC-së zbuluan një botë të re, të pa eksploruar më parë dhe specie të papara nga syri i njeriut: një mi të madh sa një mace, bretkosa me ngjyra të ndritshme dhe një peshk që hungërinte. Dukej si një skenë nga “Bota e humbur”, romani i Arthur Conan Doyle, ku protagonistët u gjendën në Amerikën e Jugut në një botë parahistorike me kafshë monstruoze. Nga ana tjetër, prej shekujsh zbulimi i botëve të reja ka ngjallur kuriozitet të jashtëzakonshëm. Precedentët nuk mungojnë, duke nisur që nga arkeologjia.
Zvicerani që u hoq si mysliman
I rëndësishëm ishte zbulimi në xhunglën kamboxhiane të tempujve të Angkorit, pothuajse të braktisur plotësisht që nga shekulli i 16-të. Kur i pa pas një udhëtimi aventurier në vitin 1860, francezi Henri Mouhot, e krahasoi madhështinë e tyre me tempullin e Solomonit. Gaboi vetëm për datën, kur tha se ishin ndërtuar në kohën e romakëve, por tregoi se ato ekzistonin diku në botë. Për të zbuluar një tjetër sit të mrekullueshëm arkeologjik, Petrën në Jordani, përveç kurajës, eksploruesi zviceran, Johann Ludwing Burckhardt, duhej të përdorte edhe mashtrimin. Duke studiuar arabisht mori informacion për një qytet antik të fshehur maleve, por i paprekshëm për një perëndimor “tradhtar”. Kështu, duke u shtirur si mysliman, i kërkoi një udhërrëfyesi që ta shoqëronte në kodrën Gebel Haroun, për të bërë një sakrificë për nder të një profeti. Përgjatë rrugës duhej të kalonin përmes Petrës, kryeqyteti antik i Nabatei (popullsi nomade) i themeluar në shekullin VI para Krishtit dhe i braktisur në shekullin VIII pas Krishtit. Pas një dite udhëtimi, mbërriti në hyrjen e një kanoni, i gjatë një kilometër e gjysmë, para se të shihte përpara vetes ndërtesat e mrekullueshme shkëmbore. Tregimi i udhëtimit të tij në vitin 1812, revolucionoi arkeologjinë.
Piramidat e varrosura në Iran
Ishte thuajse i rastësishëm, zbulimi i të famshmit Maçu Piçu në Peru, një qytet i rëndësishëm inkas i shekullit XV pas Krishtit. Në vitin 1911, antropologu amerikan, Hiram Bingham, kishte mësuar nga një indigjen për ekzistencën e një qyteze të vendosur mbi një mal përgjatë luginës së lumit Urubamaba. Nën shoqërinë e tij, gjeti disa familje që shfrytëzonin tarracat për të kultivuar tokën. Një fëmijë, Pablito Alvarez, 11 vjeç, në këmbim të ushqimit, i tregoi rrugën deri në këmbët e malit ku gjendej Maçu Piçu. Pavarësisht se bimësia kishte mbuluar pjesën më të madhe të qytezës, mbeti i habitur nga bukuria e atyre gërmadhave, që sot konsiderohen një ndër shtatë mrekullitë e botës. Por, zbulimet e mëdha arkeologjike nuk përfundojnë këtu: më revolucionari i takon pak viteve më parë, kur në shkretëtirën e vendosur mes rrafshnaltës iraniane, pjesë e Afganistanit dhe Turkmenistanit, kanë përfunduar luftëra shekullore. Historianët mendonin se ishte një zonë që nuk ishte banuar kurrë nga asnjë qytetërim. Por pas disa gërmimeve, bashkë me sende të vlefshme, doli edhe një e vërtetë tronditëse: “Qytetet e rajonit të Sistanit zhvillonin tregti me Indinë dhe Mesopotaminë që 3000 dhe 2000 vjet para Krishtit”, shpjegon Massimo Vidale, arkeolog i Universitetit të Bolonjës që punon për llogari të Iranit. Pak më në jug të Jirofit, në Iran, u zbulua një piramidë me shkallë gjigante që zinte një sipërfaqe prej 70 mijë metrash katrorë: ndërtesa më e madhe religjioze e së shkuarës pas piramidave egjiptiane.
Të zhytur në një lavatriçe gjigante
Por përveç “Indiana Jons”-ve të arkeologjisë, të shumtë në numër dhe aktivë janë ata të zoologjisë, në gjurmët e Charles Darwin. Në vitin 1835, biologu i famshëm shkoi në Galapagos, një ambient që mbahej i izoluar nga kontinenti amerikan, ku ishin zhvilluar bimë dhe kafshë shumë të veçanta. Duke u mbështetur edhe te këto vëzhgime, formuloi më pas teorinë e evolucionit: d.m.th që përballë ndryshimeve të ambientit mbijetonin speciet që përshtateshin më mirë me të. Pikërisht specie të reja (një lakuriq, një shushunjë dhe një karkalec) u gjetën vitin e shkuar nga një ekspeditë e BBC në një nga vendet më të virgjëra të planetit: “White Water Cave” në Mageni në “East new britanin”, një ishull në Papua Guineja e Re. Një pus i thellë 80 metra, në fund plot me ujë, që dilte nga muret, formonte një shtjellë të frikshme shkume dhe rrëkesh që shërbenin si shtëpi për këto gjallesa. Por jo vetëm vende të tilla janë të mbushura me surpriza. Këtë vit, për herë të parë, u arrit të shkohej në malin Mabu në Mozambik. Zona u gjet me “Google earth” nga kërkues vendas në bashkëpunim me “Royal Botanic Gardens” në Britani. E rrethuar nga rrugë të shkatërruara nga lufta civile e viteve 80, maja e malit nuk ishte shkelur kurrë nga perëndimorët dhe shumë rrallë edhe nga mozambikasit. Rreth 70 vetë, mes të cilëve udhëheqës lokalë, drejtuan 28 shkencëtarë: emocioni ishte shumë i madh kur grupi arriti majën në një lartësi prej 1700 metrash, pikërisht në kohën kur mijëra flutura meshkuj kishin lënë “takim” atje lart me femrat për tu çiftëzuar.
Krokodilë në pritje
Eksplorimet e David Livingstone lejuan gjetjen e burimeve të lumit Nil dhe Rios së Amazonës. Në vitin 2007, tre eksplorues nga Zelanda e Re, pasi kaluan rreth 5 shtete afrikane, për 80 ditë përshkruan 6700 kilometrat e Nilit me gomone mes krokodilëve, sulmeve të rebelëve të armatosur dhe vdekjes së një anëtari të ekspeditës në një aksident. Burimet nuk gjendeshin, ashtu siç mendohej, në një zonë rreth liqenit Viktoria mes Kongos dhe Ruandës, por në thellësinë e pyllit ruandez të Nyungwe. Po ashtu burimi i lumit Rio i Amazonës, gjendej në Perunë Jugore dhe Veriore ashtu siç mendohej. Me një gjatësi prej 6800 kilometrash Rio i Amazonës është konsideruar si lumi më i gjatë në botë. E gjitha kjo është meritë e eksploratorit Jacek Palkiewicz i “Royal Geographical Society” të Londrës që e përshkroi lumin herë me anije dhe herë këmbë. Por, përveç sipërfaqeve tokësore, miniera e vërtetë e surprizave janë fundet e oqeaneve, shumë herë më pak të eksploruar në krahasim me Hënën.
Liqeni i izoluar mijëra vjet
Jeta në të vërtetë shpërthen edhe në ambientet më të ashpra: si për shembull nga fundi liqeneve dhe lumenjve të varrosur poshtë 3-4 mijë metrave akull në Antarktidë. Një shembull konkret është lumi Vostok, i zbuluar në vitin 1996 me radarë dhe ende i pa eksploruar për shkak të rrezikut të kontaminimit të një ambienti të izoluar prej një milion vjetësh. Edhe në këto zona ekstreme janë gjetur gjurmë jete: mikroorganizma, që shkencëtarët nuk përjashtojnë mundësinë ti gjejnë edhe në planetë të tjerë, në dukje jo mikpritës për gjallesat. Për më tepër, pavarësisht shpyllëzimit dhe zgjerimit të qyteteve, Toka është ende e pasur me vende të pazbuluara. Kështu sipas një kërkimi të BE dhe Bankës Botërore rreth 30 për qind e planetit është e paarritshme nga njerëzit dhe çdo vit zbulohen 18 mijë specie të reja.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25746. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25746

Lamtumira e Levi-Strauss, profetit të antropologjisë Nuk kam menduar kurrë se rezultatet që mendoj se kam arritur do të jenë të përjetshëm. Disiplinat sociale dhe njerëzore nuk bëjnë pjesë në shkencat e ashtuquajtura “të vështira”, ku hipotezat mund të refuzohen.
Pa humbur nëpër hullitë e një devocioni të verbër, mund të themi pa frikë që i madhi Levi-Strauss ishte një personalitet i respektuar nga të gjitha institucionet e Republikës Franceze dhe konsiderohej prej tyre një lloj “monumenti i gjallë”. Po përse vallë? Së pari, sepse Strauss ishte autor i një kryevepre letrare “Tropikë të Trishtë” (1955), që për pak sa nuk mori çmimin “Goncourt”. Magjia e gjuhës me të cilën u shkrua ishte aq e rrallë, saqë të bënte të mos mendoje se në fakt ky libër nuk ishte aspak një trillim, apo pjellë e fantazisë. Strauss ishte profesor në Kolegjin e Francës, pjesë e Akademisë, dhe kaloi një pjesë të mirë të ekzistencës së tij duke studiuar së afërmi zakonet e civilizimeve të ndryshme, që njëherë e një kohë ishin përcaktuar si “primitive”. Për të vlerësuar punën e Strauss, mjafton të sjellësh ndërmend librin: “Mendimi i egër” (1962). Ndërsa për shoqërinë intelektuale, Strauss është ai që gjeti te Montaigne, Rousseau, Bergson e Mauss të gjitha premisat e konceptimit të librit “Antropologjia strukturore” (1958). Koncept që ndoshta sot, për disa, mund të mos konsiderohet shumë funksional, por që në mënyrë të qartë dhe të pamohueshme ka rinovuar thellësisht gjithë antropologjinë franceze. Levi-Strauss është një mjeshtër të cilin askush nuk ka mundur ta zëvendësojë. Në tërësinë e situatave që ndryshojnë vazhdimisht, mendimi i tij mbetet një pikë referimi e përhershme. Ai arriti që të konceptualizojë dallimin, përballjen, gjenezën e Unit nga Tjetri. Sipas tij është plotësisht e mundur që të kuptosh Tjetrin. “E ndryshmja” nuk është e “huaj” në sensin absolut. Sipas tij, është gjithmonë e mundur gjetja e një “ndërgjegjeje strukturore” jo fort të ndryshme nga e jona. Mendimi rebel nuk është mendimi i rebelëve, por thjesht një mendim që nuk është “zbutur”. Strauss na ka lënë me ikjen e tij një traditë të tërë. Ai arriti që të zbërthejë mekanizmat e mendimit racional në mentalitetin e ish-primitivëve. Vepra e tij ishte një revolucion që nuk mund të mos kishte pasoja e ndikime të mëdha në historinë e ideve dhe në shkencën e zakoneve, sikundër edhe në mendimin politik. “Ajo çka ne quajmë Rilindje, në fakt ishte zanafilla e kolonializmit dhe antropologjisë. Mes njërës dhe tjetrës, rivale që nga gjeneza e tyre e përbashkët, është zhvilluar për katër shekuj me radhë një luftë ambigue”. Sipas Strauss, gjithçka nis me pyetjen: “Çfarë di unë?” të Montaigne dhe përfundon me atë të Rousseau: “Kush jam unë?”. Strauss i ka thurur gjithmonë lavde këtij të fundit ose ndryshe “themeluesit të shkencës njerëzore”. Strauss citonte shumë shpesh “Diskutimin mbi origjinën e themelet e pabarazisë mes njerëzve”. Në këtë vepër, Rousseau ndër të tjera shkruan: “Kam një kundërshti të thellë ndaj shteteve që sundojnë shtete të tjerë. I përçmoj fuqitë e mëdha. Në një shoqëri civile nuk mund të ketë kurrfarë justifikimi ndaj të vetmit krim njerëzor realisht të pafalshëm, që është të besuarit e përhershëm, apo të përkohshëm e të qenit superior dhe në trajtimin e njerëzve si të ishin objekte”. Pasuria e mendimit të Strauss i kalon shumë kufijtë e reflektimit vetëm mbi diferencën, pra të ndryshmet. Strauss tregoi një bonsens dhe pavarësi absolute shpirtërore edhe në rastin e domosdoshmërisë së shumëllojshmërisë së kulturave. Sipas tij, kur civilizimet, kulturat e të cilave janë përballur më herët se të tjerat me modernizmin, evoluojnë nga emancipimi në ekspansion, atëherë këto shoqëri mund të shndërrohen në shoqëri rrezikshmërisht raciste. Strauss ishte edhe një anëtar i tendencës së ashtuquajtur “strukturaliste”. Koncepti i tij bazë bazohej në intuitën, sipas së cilës, funksionimi i shoqërisë, e madje edhe i kulturave bazohet në struktura të pandërgjegjshme. “Çdo lloj kulture mund të konsiderohet si një tërësi sistemesh simbolikë, në nivelet parësore të të cilave ndodhet gjuha, shtresat martesore, marrëdhëniet ekonomike, arti, shkenca, feja”. Për Levi-Strauss-in mendimtar nuk ishte i rëndësishëm vetëm mendimi tij, por edhe ndjeshmëria shumë e lartë me të cilën ishte i pajisur. Pavarësisht se para cilës vepre arti ndodhej: pikturë, skulpturë, letërsi, muzikë, ai arrinte gjithmonë që të mrekullohej papërshkrueshmërisht. Ai ishte nga ata njerëz që dinë të jenë të rreptë deri në fund, por në mënyrë elegante, tepër i sjellshëm, me një retorikë të lartë, ironi therëse, erudicion gjithëpërfshirës. Me pak fjalë, një klasik kokë e këmbë në një epokë aspak klasike, madje klasik edhe në pamjen e jashtme. Në dukje ai ishte një person që mbante distancë, por nga ana tjetër ishte i gatshëm që të përfshihej në çdo lloj debati e dialogu me një pasion të pashtershëm, kur bëhej fjala për tema sociale e njerëzore. Ai ishte një njeri me një stil që i përkiste kohëve të tjera, por pikërisht për këtë stil ishte një njeri i mrekullueshëm për kë e dëgjonte. Forca e tij e mendimit, urgjenca me të cilën shtronte pyetjet filozofike bën që Strauss të kryente atë revolucion shkencor, por edhe ekzistencial që tashmë e ka renditur në Olimpin e mjeshtërve të mendimit të viteve 900. Ai ndryshoi njohjen që ekzistonte deri në atë moment për “Tjetrin”, studioi ndryshimet kulturore dhe nxori në dritë një mënyrë të re të të menduarit. Ai hodhi rrënjët e një kritike thelbësore ndaj Perëndimit dhe rrezikut të globalizmit. Të shumtë janë ata që e cilësojnë “Koperniku i shkencave njerëzore”, sepse njeriu që shpiku antropologjinë mishëroi plotësisht ankthin e brezave të pasluftës. Asnjë antropolog tjetër deri më tani nuk ka ushtruar ndikimin që ushtroi Strauss. Nga filozofia te historia, nga politika te kritika letrare, nga linguistika te sociologjia, nga poezia te psikanaliza, vepra e Levi-Strauss la gjurmë të pashlyeshme, duke i gjallëruar me një limfë të re. Kryeveprat e dala prej tij janë të pakrahasueshme, sepse janë fryt i një talenti që nuk njihte kufij, të një njeriu që mendonte në mënyrë madhështore, pa kufij, të një mendjeje të hapur. Ai mishëronte një alkimi patosi të papërsëritshme dhe mësimi i vërtetë që na la është pikërisht mjeshtëria e të bërit bashkë e fantazisë me disiplinën.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25737. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25737

Gruaja e hekurt e Lituanisë Ekonomiste, rripi i zi në karate, që prej korrikut të këtij viti Dalia Grybauskaite është Presidente e Lituanisë. Tani, detyra e saj është të ngrejë në këmbë një vend të gjunjëzuar nga kriza ekonomike
Jo të gjithë kanë dëgjuar për Dalia Grybauskaite, Presidenten 53- vjeçare të Lituanisë, e vetmja kryetare shteti në botë, që mban rripin e zi në karate. E veshur me fund dhe xhaketë me lule, flokët biondë të krehur bukur, Dalia nuk nguron të flasë për artet marciale, një nga pasionet e saj. Ajo tregon se ka marrë rripin e zi në karate dhjetë vjet më parë, kur ishte funksionare diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, sot, i ngelet shumë pak kohë për tu stërvitur. “Të gjitha artet marciale kanë si qëllim të shmangin kontaktin fizik. Ato konsiderohen thjesht vetëm ushtrime fizike. Por angazhimi mendor është më i rëndësishëm. Me sjelljen tonë, gjithmonë duhet të përpiqemi të eliminojmë një sulm të mundshëm. Ky quhet parandalim i sulmit”, shpjegon Presidentja bukuroshe me sytë bojëqielli. Por Grybauskaite nuk është e vetmja lidere në politikë e interesuar për artet marciale në botë. Vladimir Putin, Kryeministri rus, është rripi i zi në xhudo. “Është tipike e Forcave të Armatosura të Rusisë, xhudo ishte i vetmi art i lejueshëm në sistemin sovjetik”, tregon Presidentja, besnike ndaj karatesë.
Takimi me Putin
Lituania u nda nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, kur vendi mori pavarësinë që kishte humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Raportet me Rusinë janë ende shumë komplekse. Kur e pyet se mund ti zgjidhin çështjet e lëna pezull me Rusinë, duke organizuar një ndeshje në artet marciale me Kryeministrin Putin, Dalia bën sikur nuk e dëgjon pyetjen dhe përgjigjet shkurt. “Nuk jemi takuar kurrë”. Megjithatë, në çdo rast nënvizon se “për të karateja është një filozofi jete, një sjellje kundrejt punës, një lloj disipline”. Situata e vështirë e Lituanisë kërkon me siguri gjithë energjinë mendore të Grybauskaites. E zgjedhur në maj të vitit 2009, me 68 për qind të votave, Dalia e mori detyrën si Presidente e vendit më 12 korrik. U rikthye në Vilnius pas 5 vjetësh detyrë si komisare europiane në Bruksel dhe gjeti një vend të zhytur thellë në krizë. Në tremujorin e dytë të vitit 2009, ekonomia e Lituanisë ka pësuar një ulje me 22 për qind. Të ardhurat fiskale po shkurtohen në mënyrë drastike dhe kasat e shtetit janë pothuajse bosh. Këto ditë, Dalia sapo ka firmosur një ligj që shkurtonte rrogat e sektorit publik me 10-20 për qind. Në javët e fundit, ekonomia duket sikur është stabilizuar paksa dhe tregu aksioner ka filluar të përmirësohet. Por, gjendja e financave publike dhe të dhënat mbi rritjen ekonomike janë shqetësuese. E lindur në Vilnius, në vitin 1956, Dalia ka studiuar ekonomi politike në Universitetin e Leningradit, Shën Peterburgu i sotëm. U rrit në një familje me origjinë modeste, ku ditën punonte në një fabrikë peliçesh, që të kishte mundësi të paguante shkollën. Megjithatë, Dalia e kujton me nostalgji atë periudhë. Pavarësisht se i ka kryer studimet në kohën sovjetike, e mohon idenë se ka pësuar ndonjë influencë ideologjike. “Leningradi kishte një bibliotekë shumë të bukur dhe për tre vjet rresht kam studiuar historinë e mendimit ekonomik nga Aristoteli te Marksi, nga Smith te Keynes”. Anglishtja është gjuha e saj e tretë ose e katërt (pas lituanishtes, rusishtes dhe asaj polake). E flet në mënyrë të matur, ashtu si personaliteti i saj. Ndonjëherë shton edhe ndonjë fjalë në frëngjisht, në kujtim të kohëve të Brukselit. Ky kombinim mes personalitetit të fortë, preferencave për teoritë që mbështesin tregun e lirë dhe flokët biondë, ka çuar në krahasimin e pashmangshëm me Margaret Theçerin. Edhe Grybauskaite është cilësuar si gruaja e hekurt e Lituanisë. Por, në ndryshim nga Theçeri, nuk ka në shtëpi një burrë që e pret, me një gotë uiski, pas një dite të lodhshme pune. Statusi i saj si grua beqare ka përhapur shumë thashetheme për jetën private. Gjatë fushatës elektorale e mohoi kategorikisht se ishte lezbike. Nuk ka të afërm të ngushtë. Prindërit i kanë vdekur herët dhe është vajzë e vetme. Fakti i të qenit Presidente e ka përkeqësuar izolimin e saj. Me një zë melankolik shton se në Bruksel ishte shumë më e bukur, ndihej rehat dhe mund të dilte shëtitje e veshur me xhinse. Tani, liria e saj është reduktuar ndjeshëm. Por ky është çmimi që duhet të paguajë. Aktualisht, ditët e saj janë vetëm “punë, punë, punë”. Presidentja dallohet për kurajën dhe sinqeritetin që e karakterizon, përveçse është shumë simpatike. Dalia thotë se Lituania i ka ndjerë shumë pasojat e krizës ekonomike, duke shtuar se Vilniusi mund të kërkojë hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, nëse nuk do të arrijë të mbledhë fondet e nevojshme për tregun financiar. Lituania është republikë parlamentare dhe teorikisht, pushteti i Dalias është shumë i kufizuar. Por, Presidentja e re u paraqit në zgjedhje si kandidate e pavarur dhe mori një mandat që kërkon ta çojë deri në fund. Nuk nguron të bëjë dallimin mes fuqive të kufizuara që ka dhe gjendjes aktuale: “Qytetarët pretendojnë shumë nga unë, sidomos në këtë kohë krize dhe ndihem përgjegjëse për gjithçka ndaj popullit tim. Jo vetëm për ekonominë, por edhe klimën morale dhe kulturore”. Një çështje morale dhe kulturore që ka trashëguar nga paraardhësi i saj është edhe ligji i ri mbi “mbrojtjen e të miturve kundër efekteve të dëmshme të informacionit publik”, që ndalon shpërndarjen në shkolla, në vende publike dhe në mjetet e informacionit të materialeve që promovojnë lidhjet homoseksuale, biseksuale dhe poligame”. Ky veprim u dënua nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si “Amnesty International”. Ish-presidenti, Valdas Adamkus, kishte vendosur veton, por Parlamenti lituanez e hodhi poshtë dhe Grybauskaite u detyrua të firmoste ligjin. Megjithatë ka ngritur një komision për ta analizuar këtë çështje, duke theksuar se vetë është plotësisht kundër. “Homofobia është në rritje të vazhdueshme”, thekson ajo. Komuniteti hebraik që përbënte 40 për qind të popullsisë lituaneze para Holokaustit, tani është reduktuar shumë. Por suksesi i Grybauskaites do të varet nga zgjedhjet e saj në fushën e ekonomisë. Lituanezët mendonin se do ta përjetonin krizën më pak se Letonia, që kërkoi një hua nga FMN-ja. Por të dhënat për GDP-në janë tronditëse: numri i të papunëve është shumë i lartë, rrogat po ulen dhe rrezikohet një zhvlerësim i monedhës vendase. Para recesionit, fakti se ishte një vend i vogël dhe në gjendje të vendoste vetë për politikat fiskale, ishte avantazh për Lituaninë. Tani Presidentja është e bindur se nuk ka ardhur ende momenti për të nxjerrë përfundime mbi zgjedhjet më të mira për të dalë nga kriza. Vetëm pas tre vjetësh mund të zbulojmë nëse është e këshillueshme të “vendosemi në dietë apo të organizojmë një festë”, përfundon ajo.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25740. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25740
Shqipëria dhe Rusia 85 vjet diplomaci Shqipëria dhe Rusia janë në prag të 85-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis tyre. Me këtë rast, ambasadori rus në Tiranë, z. Alexander Prishchepov, shpjegon kurbën e marrëdhënieve dypalëshe. Kjo ngjarje e shënuar për dy vendet tona përkon edhe me emërimin së fundmi të ambasadorit të ri shqiptar në Rusi, z. Sokol Gjoka. Pasi hedh dritë mbi ngjarjet që shoqëruan vendosjen e këtyre marrëdhënieve që nga qeveria e Fan Nolit në vitin 1924, si dhe detajet e bisedës në takimin e fundit me ministrin e Jashtëm shqiptar të sapoemëruar, z. Ilir Meta, ambasadori rus vë re se dy vendet kanë dëshirë për ti zhvilluar më tej marrëdhëniet midis tyre. “Ne mbajmë dialog të përhershëm dhe e zhvillojmë atë në sensin e respektit të dyanshëm dhe përpiqemi të mbajmë një qëndrim korrekt ndaj problemeve që shqetësojnë dy palët. E pëlqejmë shumë rolin që Shqipëria përpiqet të luajë në ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe mendojmë se nuk duhet të ketë shenja fodullëku apo mendjemadhësie ndaj njëri-tjetrit”, thotë diplomati. Sipas tij, Komisioni Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Tregtar, Ekonomik, Kulturor dhe Shkencor që do të mblidhet në dhjetor në Rusi, pritet të japë shumë në këtë drejtim.
⢠Cili është niveli aktual i marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Rusisë? ⢠Mendoj se marrëdhëniet Shqipëri-Rusi zhvillohen jo keq. Më 12 tetor, Presidenti rus, z. Dimitri Medvedev, priti për dorëzimin e letrave kredenciale ambasadorin e ri të Shqipërisë në Rusi, z. Sokol Gjoka. Me lejoni të citoj fjalët e Presidentit me këtë rast: “Ne jemi për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Shqipërinë, duke pasur parasysh interesat tona respektive, si dhe qëndrimet tona pragmatike. Ne e shohim dialogun Shqipëri-Rusi si një faktor të rëndësishëm të stabilitetit në Ballkan”. Rusia, si një vend me burime të konsiderueshme, tradita të mëdha të historisë, kulturës dhe artit, ka interesa të gjëra. Nisur nga fakti se Rusia ka interesa globale, ajo është e interesuar të ketë marrëdhënie me të gjitha vendet. Interesat tona janë të hapura dhe të thjeshta. Ne duam të jetojmë në siguri, në stabilitet me fqinjë të mirë, duam të zëmë vendin që meritojmë në ekonominë dhe financat globale. Për këtë, na duhet një situatë e qetë dhe të zvogëlojmë rreziqet aktuale në botë. Ne i mbrojmë këto interesa fort dhe në mënyrë të vazhdueshme, pa konfrontime dhe me qëllimin për partneritet. Mbi këtë bazë i ndërtojmë edhe marrëdhëniet tona me Shqipërinë. Në nëntor të këtij viti, mbushen plot 85 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Rusisë. Ato kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre. Në korrik të vitit 1924, qeveria e Fan Nolit doli me nismën për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Rusinë Sovjetike. Më 4 korrik të po atij viti, ministri i Jashtëm shqiptar, z. Delvina, ia dërgoi notën në emër të homologut rus Cicerinit dhe ai në emrin e qeverisë ruse ra dakord me propozimin shqiptar. Pak më vonë, përfaqësuesi rus në Itali shprehu pëlqimin për këtë kërkesë të qeverisë shqiptare. Ai propozoi fillimin e bisedimeve për procedurat e vendosjes së këtyre marrëdhënieve. Mirëpo për shkak të situatës së vështirë në Shqipëri, kjo nuk u arrit lehtë. Vetëm në nëntor të po atij viti, Fan Noli, i cili gjendej në Itali, në një takim me përfaqësuesin rus në këtë vend, vendosi për vendosjen e marrëdhënieve me Rusinë Sovjetike. Por për shkak të gjendjes së vështirë në Shqipëri, një gjë e tillë nuk u arrit të realizohej. Ky problem u rishfaq në kohën e Mbretit Zog në shtator të 34. Edhe atëherë marrëveshja u arrit, por nuk u vu në zbatim. Marrëdhëniet e plota dhe të vërteta midis dy vendeve tona u arritën në nëntor të 45. Siç e shihni, dëshira e dy vendeve tona për të qenë pranë njëri-tjetrit ka qenë e hershme. Ndërhyrja e forcave të brendshme ose të jashtme midis nesh gjithmonë na ka penguar të arrijmë atë që kemi dëshiruar. Duke iu rikthyer marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve tona aktualisht, mund të them se ato janë të mira si në fushën politike, ekonomike dhe humanitare. Ne mbajmë dialog të përhershëm dhe e zhvillojmë atë në sensin e respektit të dyanshëm dhe përpiqemi të mbajmë një qëndrim korrekt ndaj problemeve që shqetësojnë dy palët. Ne e pëlqejmë shumë rolin që Shqipëria përpiqet të luajë në ruajtjen e stabilitetit në rajon e mendojmë se nuk duhet të ketë shenja fodullëku apo mendjemadhësie ndaj njëri-tjetrit. Ne shikojmë mendime të njëjta për probleme që shqetësojnë botën. Në marrëdhëniet ekonomiko-tregtare nuk kemi vënë re ndonjë arritje të madhe. Madje vëllimi i shkëmbimeve tregtare është ulur këtë vit, çka shpjegohet mendoj, kryesisht, me krizën globale. Ne synojmë zhvillimin e këtyre marrëdhënieve me projekte konkrete. Mendojmë se një rol në këtë aspekt duhet të luajë Komisioni Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Tregtar, Ekonomik, Kulturor dhe Shkencor. Unë mendoj se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të ecin edhe më para, duke marrë parasysh dëshirën e dy vendeve. ⢠Ju patët së fundmi një takim me ministrin e Jashtëm të sapoemëruar, z. Ilir Meta. Çfarë diskutuat në këtë takim? ⢠Ne patëm një takim me përmbajtje shumë pozitive me z. Meta. Unë i shpreha qëndrimet tona pozitive në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. Z. Meta u shpreh gjithashtu për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat. Prekëm disa probleme konkrete të lidhura me tregtinë dhe ekonominë, turizmin, çështjet humanitare dhe ramë në marrëveshje të bashkëpunojmë më fort për ti prurë më para arritjet e deritanishme. Ramë dakord që zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve tona ti përgjigjet interesave dhe dëshirave të popujve tanë. ⢠Një nga fushat ku Rusia ka shprehur gatishmërinë e saj për të konsoliduar marrëdhëniet dypalëshe është edhe ekonomia dhe turizmi. Ndonjë e re nga këto dy fusha? ⢠Në fushën e turizmit u shënua një ngjarje këtë vit. Qeveria shqiptare vendosi të heqë regjimin e vizave për periudhën e verës, me qëllim dhënien e një shtyse turizmit rus në Shqipëri. Ne e vlerësuam këtë mjaft. Mendojmë se kjo do të shërbejë për zhvillimin e turizmit rus në Shqipëri dhe në rritjen e kontakteve humanitare midis dy vendeve tona. Më kryesorja: do të ndikojë në afrimin e dy vendeve tona. Por ky vendim fatkeqësisht u mor pak vonë në aspektin e zbatimit të këtij vendimi dhe operatorët turistikë rusë nuk u përgatitën për ta shfrytëzuar këtë rast. Lidhur me këtë masë kaq pozitive, unë i shpreha vlerësimet e mia z. Meta në takimin që pata me të. Lidhur me aspektin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh, kriza globale padyshim do të ketë ndikimin e saj. Kompanitë ruse kudo në botë i kanë kufizuar investimet e tyre. Gjithsesi ne shpresojmë në ardhjen e një kompanie të fuqishme ruse në fushën energjetike. ⢠Çfarë mund të na thoni për takimin e radhës së Komisionit Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Tregtar, Ekonomik, Kulturor dhe Shkencor? ⢠Ky Komision luan padyshim rol tepër të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve tona dypalëshe. Ai mblidhet rregullisht herë në Shqipëri dhe herë në Moskë dhe diskuton për çështje konkrete të bashkëpunimit ekonomik dypalësh. Mbledhja e radhës e këtij Komisioni ishte planifikuar në shtator në Rusi. Por ai u shty në dhjetor. Në të do të diskutohen probleme të tregtisë dypalëshe, masat për zgjerimin e tregtisë, rritjen e mundësive të eksportit dhe tërheqjen e investimeve, si dhe probleme në fushën e energjisë, industria, transporti, krijimi i klimës për investime, bashkëveprim doganor, bashkëpunim në fushën e bujqësisë dhe turizmit. Ne kemi përgatitur disa marrëveshje ndërqeveritare që do të diskutohen gjatë këtij takimi. Jam i bindur se ky takim do ti japë shtysë marrëdhënieve tona në këtë fushë. ⢠Këtë vit, Rusia rriti numrin e bursave të studimit për studentët shqiptarë në Rusi. Si ka ndikuar ky fakt në rritjen e bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit? ⢠Mendoj se marrëdhëniet tona në fushën e arsimit janë më të zhvilluara se në fushat e tjera. Si vjet, qeveria jonë vendosi të rriste numrin e bursave për studentët shqiptarë që studiojnë në Rusi nga 20 në 25. Ata studio Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25743. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25743
Top