Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

OSSH: Rritje dritash 23%, +60 milionë euro në dorë Shqiptarët rrezikojnë ta pësojnë rëndë me rritjen e tarifave të energjisë elektrike. OSSH-ja jo vetëm që kërkon rritje të çmimit, por edhe para cash në këmbim të humbjeve nga shitja e energjisë nën kosto. Gazeta zbulon aplikimin zyrtar të CEZ-it te ERE, sipas së cilës kërkohet rritje e dritave në masën 44 për qind, por për të shmangur efektet sociale, çekët propozojnë nivelin 23 për qind, plus 60 milionë euro kompensim. Kështu, jo vetëm që do të përballemi me shtrenjtim të kostos së jetesës, por me paratë tona të derdhura për taksat, do të paguhen detyrimet që CEZ i pretendon të drejta. Më e keqja e gjithë këtij skandali është se pala shqiptare e ka pranuar këtë detyrim, pasi në naivitet të plotë ka firmosur Deklaratën Rregullatore.
Më 30 shtator, pronari i ri i OSSH-së aplikoi tek ERE për ndryshim të tarifave të energjisë elektrike. Në fillim u tha se CEZ-i kishte kërkuar rritje mesatare të çmimit me rreth 23 për qind, ndërsa më tej doli se ishte 32 për qind, por ERE i rrëzoi poshtë shifrat e publikuara në media. Në fakt, Enti Rregullator i Energjisë kishte të drejtë, pasi kërkesa zyrtare ishte për rritje mesatare prej 44 për qind.
Për vitin 2009, OSSH-ja parashikonte rreth 34 miliardë lekë të ardhura, duke menduar se qeveria shqiptare do të pranonte rritje të çmimit në mars, sikurse e parashikonte Deklarata Rregullatore. Rritja e tarifave nuk ndodhi dhe CEZ vlerëson një humbje në të ardhura me të paktën 7.2 miliardë lekë.
Tani i vjen radha vitit 2010, kur palët po negociojnë për tarifat e reja që do të aplikohen në janar. Këtu CEZ nis dhe bën llogaritje të tjera, që në rastin më të keq e nxjerr fituese shumëfish në raport me palën shqiptare.
Në mënyrë që të sigurojë nivel të ardhurash sipas planit për vitin 2010, meqë në 2009-n doli me humbje, OSSH-ja kërkon rritje të çmimit me 44 për qind.
Qeveria shqiptare dhe kompania CEZ kanë rënë dakord që të ardhurat e OSSH-së për vitin 2010 duhet të jenë 5.4 për qind më të larta se viti 2009. Këtë plan CEZ nuk mund ta arrijë, kur ka parasysh se vetëm gjysma e energjisë elektrike paguhet nga konsumatorët. Dhe zgjidhja është të kërkojë rritje të çmimit, duke përdorur nivel të lartë të humbjeve në rrjet.
“Do dëshironim të theksonim se rikuperimi i shumës së plotë të kompensimit prej 7961 milionë lekësh (specifikuar në seksionin 2.14) në vitin 2010 do të rezultonte në një rritje mesatare e tarifës së konsumatorëve fundore prej 44.2 për qind, megjithatë OSSH-ja e mirëkupton dhe merr në konsideratë se një rritje e tillë do të ndikonte negativisht në marrëdhënien e saj me klientët dhe prandaj i propozon ERE-s rritjen e vetëm 23.1 për qind të çmimit mesatar për të gjithë klientët për vitin 2010 dhe transferimin e mbetjes të të ardhurave në mekanizmin e kompensimit”, deklaron CEZ në dosjen e aplikimit. Pra, në rast se qeveria shqiptare nuk do të pranojë rritje dritash me mbi 44 për qind, atëherë të miratojë kërkesën për 23 për qind, plus 7.9 miliardë lekë (60 milionë euro), si kompensim për diferencën e krijuar.
Më e keqja është se pala shqiptare e ka pranuar detyrimin kur firmosi në shkurt 2009 Deklaratën Rregullatore, e cila trajton pjesën e “mekanizmit të kompensimit”. Pika 6 e deklaratës thotë se, “në rast se ERE nuk lejon në tarifë një pjesë të të ardhurave të kërkuara të njohura për DSO-në dhe FPP-në (OSSH-ja), të llogaritura sipas metodologjive përkatëse të miratuara nga bordi i komisionerëve të ERE-s me vendimet Nr. 79 dhe 80 të datës 26.06.2008, atëherë kjo pjesë e të ardhurave (që në rastin konkret është 7.9 miliardë lekë) do të jetë objekt i mekanizmit të kompensimit”. Këtë kusht qeveria shqiptare e ka pranuar dhe është e detyruar ta plotësojë, edhe nëse merret parasysh niveli i humbjeve të miratuara nga ERE në 32 për qind.
Të këqijat nuk përfundojnë këtu. Qeveria shqiptare ka depozituar pranë Bankës Botërore një shumë prej 60 milionë euro, si garanci për respektimin e kontratës me CEZ. Në rast se vendimi i ERE-s dëmton OSSH-në, duke mos marrë në konsideratë pikat e marrëveshjes, atëherë garancia që është te Banka Botërore kalon direkt te CEZ.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25827. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25827

Bashkitë socialiste kërcënojnë me bojkot Cenimi i autonomisë lokale bën që bashkitë socialiste të hartojnë planin rezervë të reagimit. Përtej përpjekjeve për të sensibilizuar faktorin ndërkombëtar për cenimin e autonomisë vendore, krerët e bashkive dhe komunave që sot drejtohen nga opozita kanë menduar që të hedhin hapa të tjerë radikalë për të bërë që qeveria të tërhiqet nga arbitrariteti. Skema e parë e reagimit pritet të jetë pezullimi i shërbimeve që i takojnë pushtetit vendor për një afat të shkurtër. Nëse sërish nuk do të ketë një reflektim nga qeveria do të mund të kalohet në një tjetër masë që është radikalizimi i mëtejshëm. Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, konfirmoi dje në një prononcim për gazetën “Shqip” hapat e mëtejshëm të vendorëve socialistë. Duke vlerësuar se çdo veprim i kryer nga qeveria prek autoritetet vendore, Shalsi vuri në dukje se masat do të shkojnë në ekstrem. “Ky Kryeministër do të cenojë pushtetin vendor, atëherë krerët e bashkive do të shkojnë në masa ekstreme. Paralajmërojmë pezullimin për një kohë të shkurtër të shërbimeve. Por, nëse ai vazhdon me arbitraritet të mëtejshëm pa u konsultuar me vendorët atëherë do të reagojmë fort me masa e qëndrime mjaft radikale”, theksoi Shalsi. Në thelb ky konflikt midis pushtetit qendror dhe atij vendor është i vjetër. Duket se vendimet më të fundit të qeverisë kanë bindur vendorët socialistë që përpos sensibilizimit të faktorit europian dhe strukturave të posaçme që lidhen me autoritetet vendore, masat e reagimit të shkojnë më tej. Për shkak të këtij konflikti, qytetarët mund të përballen me mungesën e shërbimeve që i marrin nga bashkitë si shpërndarja e dokumenteve të identifikimit, pastrimi etj. Po ajo çfarë mund ta vështirësojë akoma më shumë situatën janë masat radikale që mund të përkthehen në një tërheqje apo bojkot të mundshëm të vendorëve socialistë nga funksionet që ata kryejnë. Nga ana tjetër një periudhë e vështirë e pret pushtetin vendor në muajt në vijim për shkak të paraqitjes në këshillat bashkiakë të buxheteve vjetore. Bashkëpunimi PD-LSI kanë sjellë mazhoranca të reja në parlamentet vendore, çka mund të krijojë situata si ajo e Tiranës dhe e Korçës në fillim të këtij viti. Veç të tjerash, deputeti socialist, Eduart Shalsi, një prej drejtuesve kryesorë të bashkisë së kryeqytetit për një kohë të gjatë, vë në dukje një tjetër problem, duke akuzuar qeverinë se nuk ka përmbushur asnjë prej detyrimeve që lidhen me demokracinë e autoriteteve vendore. Shalsi iu referua dokumentit të kongresit të autoriteteve rajonale e lokale, e cila në vitin 2006 i vuri një sërë detyrimesh Shqipërisë. Qeveria shqiptare duhet të kthente përgjigje që në dhjetor të vitit 2008, por sipas tij edhe gati një vit më vonë ky dokument nuk ka marrë ende përgjigje. Dokumenti i fundit që i është dorëzuar qeverisë shqiptare nga kongresi i autoriteteve rajonale e lokale shënon në vitin 2008 dhe qeveria shqiptare kishte detyrim të kthente përgjigjen për nivelin e demokracisë te pushteti vendor brenda vitit. “Rekomandimet e KE-së për pushtetin vendor flisnin për autonominë fiskale, administrimin vendor etj”, tha Shalsi.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25824. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25824

Evolucioni i Mp3 Player Hapesira ka gjithnje problemi per mp3 playerat duke filluar me 32-64 per 2-3 $ MB ne vitet 2000 deri ne 3500$ per 1GB hapesire.Ndersa sot problemi i hapesires eshte tejkaluar,madje kane integruar ekran HD,wireless dhe browser interneti.

Artikuj qe mund tju interesojne:
Evolucioni i Celularit ILuzione optike te pamundura Vdekja eshte shume afer… Pse Windows 7 ? XBOX 360 Extrem Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1474. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1474

Rama: Shteti ka dale nga binaret e Kushtetutes Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka bere thirrje per hapjen e kutive gjate protestes se radhes te opozites ne Elbasan. Ai ka denuar dhunen ndaj gazetarit Mero Baze duke e lidhur ate me interesat e kryeministrit Berisha. Nje gazetar i padeshirueshem per pushtetin e Berishes u gjakos nga nje biznesmen i familjes i cili nuk paguan taksat dhe i perze me policet e shtetit me policet e tatimeve, eshte shprehur Rama.
Shteti ka dale nga binaret e kushtetutes dhe ligjit. Pushteti i Sali Berishes eshte kthyer me gjithe arrogancen e vete. Ai nuk do te hapen kutite se aty gjendet fundit i pushtetit te familjes se tij, shtoi Rama.
Nderkohe kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela e ka konsideruar kreun e qeverise si nje te keqe te madhe te vendit.
Eshte nje e keqe e madhe e ketij vendi qe duhet zhdukur sa me pare. Ka futur duart ne vota dhe nuk i mjaftuan tokat, pronat dhe pasurite per te vjedhur. Mori incitiaven per te manipuluar per here te dyte zgjedhjet ne Shqiperi dhe do ta paguaje rende, eshte shprehur Ngjela.
Ai eshte pengesa kryesore qe na mban larg perendimit. 20 nentori do te na ndaje me te keqen. Ti dalim perpara me 20 nentor kesaj te keqeje dhe ti japim fund, tha Ngjela.
Rreh gazetaret dhe i ben me vete. Ai eshte nje mjeshter i madh dhe nje bandit i dhunes, perfundoi avokati.(T.CH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25820. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25820
Anomalitë e strukturës Ky artikull eshte marre nga: http://imjek.com/?p=708. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://imjek.com/?p=708

32 vjecarja me trurin e nje femije Ka mbi supe me shume se 30 vjet jete por ende mendon si nje femije i sapolindur.
Prinderit e nje 32 vjecareje kane vendosur ta rrefejne historine e vajzes se tyre ne internet pasi deshirojne qe gjithe bota te njihet me kete deformim shokues. 32 vjecarja Anne Lamic jeton me prinderit e saj ne Tallard te Frances dhe vuan nga nje semundje qe nuk i lejon zhvillimin e trurit.
E ema dhe i ati, Chantal e Didier shprehen se ajo sillet sikur te ishte 1 muajshe pasi nuk flet, nuk ecen nuk ushqehet vete dhe e kalon gjithe diten ne shtrat.
Anne tashme ka nje faqe te sajen ne internet (http:www.doudouworld.com) qe u krijua per te sensibilizuar francezet per problemin qe ajo ka.
Duam qe vajza jone te kete nje bote te sajen dhe nje dinjitet te sajin, shtojne prinderit, te cilet kerkojne raste te tjera te ketij lloji per te mos e ndier veten te vetem ne kete tragjedi qe ka pllakosur ne shtepine e tyre. /tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=915. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=915
Sot festoj vetëm Me vujtje në zemër Dhe me plagë në shpirt Nisem për tek vendi ynë i vjetër
(2x) Atje ku ne rrinim Asgjë s’kishte mbetur Veç lotë të syve tu Ma kujtonin detin
Sa shumë të kam pritur Sa shumë të kam besuar Për gjithë këto vite Nga vetja st’kam larguar
(2x) Sot do t’festoj vetëm Tek i njëjti vend Dy gota i kam në duar Dhe e di që nuk vjen
Mos më merrni për të marrë As e dehur unë nuk jam Kam humb një pjesë t’vetës Erdha ktu ta marr
(2x) Mos më thuaj se s’më njeh Mos më thuaj se s’më ndje Mos më thuaj e ke harruar Shpirtin tim si dhe
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4918. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4918

Bebet qajne me aksentin e prinderve Nese jeni prinder te ardhshem dhe nuk besoni se bebja degjon ne barkun e nenes, ka ardhur koha te ndryshoni mendim.
Sipas nje studimi te kerkuesve te Universitetit te Würzburg, publikuar ne revisten Current Biology, e qara e te sapolindurve ka aksentin e nenes dhe babait. Foshnja kupton luhatjen e intonacionit te zerave qe degjon ndersa eshte ne bark te nenes, ne tremujorin e trete te shtatzanise.
Duke studiuar 60 te sapolindur, gjysma e tyre nga familje franceze e gjysma nga familje gjermane, u kuptua se e qara e bebeve ka marre karakteristika intonative te te folurit te prinderve. (T.CH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25812. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25812

Mariah, sa eshte shendoshur! Cfare i ka ndodhur Mariah Carey? Ne disa foto te fundit te publikuar se fundmi e veshur si engjell per festen e Halloween, Mariah duket teper e shendoshe.
Dekolte e ekzagjeruar, forma teper te rrumbullakosura dhe kofshe te fryra. Megjithate ne fytyre ajo duket shume e lumtur.
Pavaresisht se ka fituar shume kilograme, kengetarja sensuale nuk heziton te mbaje veshje te shkurtra qe ia nxjerrin me ne pah format. (t.ch)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25816. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25816

Bolivi, hotel prej kripe me 7 yje Bolivia mund te jete vertete nje vend i varfer por inisiativat e vecanta, madje edhe te kushtueshme nuk mungojne. Ne qender te vendit eshte ngritur nje hotel jo si gjithe te tjeret pasi pjesa me e madhe e struktures eshte ndertuar me kripe. Nje resort i vertete me shtate yje ku vizitoret mund te shijojne bukurine qe pasqyron kripa ne muret e hotelit por edhe ne orendite e dhomave.
Playa Blanca quhet ky hotel i vecante qe eshte ndertuar ne zonen e Ujunit ku ndodhet edhe fabrika me lartesine me te madhe ne bote nga niveli i detit. Per nje dhome teke cmimi eshte 50 dollare, ndersa ata qe mendojne te shkojne cift duhet te shtojne edhe 10 dollare me shume ne fature.(T.CH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25808. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25808

Bolivi, hotel prej kripe me 7 yje Bolivia mund te jete vertete nje vend i varfer por inisiativat e vecanta, madje edhe te kushtueshme nuk mungojne. Ne qender te vendit eshte ngritur nje hotel jo si gjithe te tjeret pasi pjesa me e madhe e struktures eshte ndertuar me kripe. Nje resort i vertete me shtate yje ku vizitoret mund te shijojne bukurine qe pasqyron kripa ne muret e hotelit por edhe ne orendite e dhomave.
Playa Blanca quhet ky hotel i vecante qe eshte ndertuar ne zonen e Ujunit ku ndodhet edhe fabrika me lartesine me te madhe ne bote nga niveli i detit. Per nje dhome teke cmimi eshte 50 dollare, ndersa ata qe mendojne te shkojne cift duhet te shtojne edhe 10 dollare me shume ne fature.(T.CH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25803. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25803

Gabimet e pafalshme të negociatorëve shqiptarë Reagimet e ish-ushtarakëve, historianëve dhe zyrtarëve: Sa do t’i kushtojë vendit marrëveshja?
Veron Sadiraj, ekspert i problemeve juridike për transportin detar – tregtar, në një analizë për gazetën “Shekulli”, të pak ditëve më parë u shpreh se Marrëveshja për delimitimin e ujërave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë ka bërë një interpretim të gabuar me Konventën e Detit të vitit 1982.
Ish-punonjës i Flotës Detare Tregtare prej mëse 30 vjetësh e kapiten i lundrimeve të largëta, Sadiraj thotë, duke komentuar rastin e Gjirit të Sarandës se pretendimi që gjiri i Sarandës fillon nga kepi Denta në jug dhe kepi Paladha në veriperëndim, nuk i përgjigjet realitetit. “Ai konfigurim është radë e portit-limani i Sarandës me radën dhe jo gjiri i Sarandës.
Gjiri i Sarandës është prej vijës bazë të drejtë që fillon prej Kepit të Qefalit deri te Kepi i Butrintit, duke u konsideruar ujëra të brendshme, ujërat përtej kësaj vije deri te vija e bregdetit tonë, ku shteti shqiptar ushtron sovranitet ekskluziv në këto ujëra.
Mirëpo e Drejta Ndërkombëtare si dhe në vështrim të nenit 10 të Konventës së re, pranon që të trajtohen si ujëra të brendshme edhe ujërat e atyre gjireve detare, hyrja e të cilave është më e gjerë se sa dyfishi i ujërave territoriale, me kusht që shteti bregdetar të ketë ushtruar kontroll mbi këto ujëra gjatë një periudhë të konsiderueshme historike”,- shprehet ai duke marrë edhe shembuj të huaj.
Sipas tij devijimi nga vija ndarëse reale e kufirit ujor të Shqipërisë në pjesën veriore të Ngushticës së Korfuzit e kryesisht në Gjirin e Sarandës dhe në pjesën më të ngushtë të saj dallohet qartë kur krahason ndarjen e re sipas koordinatave gjeografike të marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë me hartën e lundrimit, botim anglez të përdorur nga luftanijet britanike në 22 Tetor 1946, duke lundruar nëpër ngushticën e Korfuzit, me kurs për në veri afër bregdetit shqiptar, në vijë të Sarandës, ku është tërhequr kufiri detar me vijë të ndërprerë, duke filluar nga ishulli Togo, në drejtim të piramidës 79, duke vazhduar në ngushticë në distancë të baraslarguar nga dy brigjet, pastaj kthehet në kurs travers kepit Barbaro të Korfuzit, duke iu afruar fenerit Peristeri, duke lënë paksa në lindje shkëmbin Barketa (Psillos).
“Kjo vijë duhet të ndiqte mesin e ngushticës duke qenë në çdo pikë të vet e baraslarguar nga brigjet ballë për ballë. Mbi këtë bazë qoftë Shqipëria e Greqia, përcaktuan në mënyrë të pavarur vijën e kufirit ujor, vijë që në thelb ishte e njëjtë dhe u njoh e u respektua nga të dy palët deri në ditët tona. Sqaroj, se shkëmbi Barketa nuk u llogarit asnjëherë si element ndikues në heqjen e vijës ndarëse.
U zgjata pak me këto përcaktime, sepse shpesh në media krijohej mendimi se: “Nuk kemi pasur kufi detar mes Shqipërisë dhe Greqisë”. Pra kufiri detar ka qenë prej vitesh dhe është respektuar nga palët, kurse marrëveshja për kufirin do të ligjëronte praktikën e njohjes së vijës së kufirit në ngushticën e Korfuzit.
Pse ka qenë kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë? Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vendimin e saj dt. 15.12.1949 për incidentin e Korfuzit ka pranuar se Britania e Madhe me anijet e saj me dt. 12-13 nëntor 1946 ka dhunuar sovranitetin e RPSH. Kjo Gjykatë administroi si prova hartat e lundrimit me ditarët e lundrimit”,- thotë avokati Sadiraj.
Arben Puto
Historiani i mirënjohur shqiptar, Arben Puto, i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të mos e ratifikojë marrëveshjen Shqipëri-Greqi për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve. “Kjo është shkelje e hapur e sovranitetit territorial të Shqipërisë”,- është shprehur profesor Puto, duke përsëritur qëndrimin e tij kundër marrëveshjes.
Ai bëri thirrje që studimi të shihet edhe një herë me shumë seriozitet, sepse ka probleme të shumta: “Aprovimi nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve i kësaj marrëveshjeje, është shumë i nxituar dhe mendimet e specialistëve e bëjnë të domosdoshëm rishikimin e saj, sepse ajo është në dëm të sovranitetit territorial të Republikës së Shqipërisë dhe nuk duhet të ratifikohet nga Parlamenti.
Këtu preken edhe interesat e Italisë, sepse hyn midis këtij shteti dhe Shqipërisë dhe kjo ka të bëjë direkt me sigurinë e dy shteteve”. Puto u bën thirrje institucioneve shqiptare dhe deputetëve të të gjithë krahëve që të mos e ratifikojnë marrëveshjen me Greqinë.
Pajtim Bello
“Kjo zonë e territorit detar që diskutohet në media dhe përfshihet në marrëveshje është një zonë strategjike përsa i përket pikëpamjeve dhe zhvillimeve energjetike në Ballkan dhe Evropë”. Ish-zëvendësministri i Energjetikës, Pajtim Bello, ka sqaruar atë çka do të fitonte fqinji ynë jugor dhe do të humbiste Shqipëria, nëse marrëveshja për kufijtë detarë do të ratifikohej në Parlament.
Ai u kthehet bisedimeve të viteve më parë, të cilat mbetën pasi palët nuk ranë dakord, sepse Shqipëria do të humbiste shumë shumë, aq sa do të humbiste nëse marrëveshja ratifikohet.
Sipas tij kjo zonë e territorit detar që diskutohet në media dhe përfshihet në marrëveshje është një zonë strategjike përsa i përket pikëpamjeve dhe zhvillimeve energjetike në Ballkan dhe Evropë.
“Në këndvështrimin e politikave energjetike shohim se të gjitha projektet që lidhen me transportimin e gazit natyror nga Lindja në Perëndim, e konkretisht nga vendet e Kaukazit drejt Italisë dhe Evropës Perëndimore, tentojnë kalimin nëpërmjet vijës bregdetare shqiptare dhe kanalit të Otrantos.
Në këtë kuadër është edhe një projekt që zhvillohet nga tre shtete: Turqi-Greqi-Itali. Në këtë projekt të mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian, para vitit 2005, qeveria jonë e atëhershme ka kërkuar që Shqipëria të bëhet pjesë e transportimit të gazit natyror prej Turqisë drejt Italisë”.
Sipas tij, “Thembra e Akilit”, e këtij projekti ka qenë kalimi i tubacionit në cektinën detare të po asaj zone, që po diskutohet sot se i është kaluar shtetit grek para disa muajve, me anë të një marrëveshje mes ekzekutivëve të dy vendeve. Pikërisht, për kalimin mbi këtë vijë janë zhvilluar debate mes palës sonë dhe asaj greke në atë periudhë. Kjo pasi kemi kërkuar që gazësjellësi të kalojë në luginën e Vjosës, duke shkurtuar gjatësinë e linjës tokë-ajër”,- u shpreh ai.
Sipas z. Bello nëse tubacionet e transportimit të gazit apo linjat e transmisionit të energjive të tjera nuk kalojnë në vendin tonë, atëherë humbasim të ardhura vjetore nga tranziti. “Nëse tubacioni transportues i gazit do të kalonte në vendin tonë, Shqipëria mund të furnizohej me një sasi të qëndrueshme vjetore.
Kështu që mund të kishte gaz të mjaftueshëm edhe për të prodhuar energji apo për ta shfrytëzuar në fushën e industrisë. Tjetër përfitim madhor që humbet vendi ynë është ajo se ne nuk do të jemi më anëtarë në vendimmarrjet e politikave energjetike. Si pasojë, do të jemi të detyruar të blejmë gazin apo energjinë, gjithmonë nga vendet e tjera dhe në sasi të limituara”.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25794. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25794

Shembet tuneli i Thirrës në 100 metra gjatësi, shpëtojnë punëtorët KUKËS – Një masiv dheu ka rënë mesnatën e së mërkurës në mes të tunelit të Kalimashit, dhe ka rrezikuar seriozisht jetën e punëtorëve. Lajmin për shembjen e tunelit firma ndërtuese e ka mbajtur të fshehë, por kanë qenë vetë punëtorët ata që kanë treguar në koefidencë ngjarjen e rëndë në rrugën Durës-Kukës.
Sipas tyre kanë qenë duke punuar në brendësi të tunelit kur një masiv është shkëputur në pjesën veriore të tunelit. Është rreth 100 metra lineare gjatësia e pjesës së shembur.
Kjo është hera e dytë që ka shembje në tunel. Një vit më parë (ende pa u përuruar) dy punëtorë, një shqiptar dhe një turk u plagosën rëndë gjatë punës për hajen e tunelit.
Tuneli i Kalimashit, nyja kryesore e rrugës Durrës-Kukës, i gjatë 5.6 km u konsiderua i përfunduar në Maj të këtij viti, kur Kryeministri Sali Berisha i preu shiritin. Mijëra makina udhëtuan në rrugën e re, duke shprehur entuziazëm për distancën e shkurtër të udhëtimit nga Kosova dhe anasjelltas. Ky entuziazëm zgjati vetëm 5 muaj, më pas u njoftua mbyllja e tunelit. Sipas ministrit Olldashi mbyllja bëhet pa afat për shkak të punimeve përforcuese në të.

Tetor, Olldashi pranon dështimin
Qeveria Shqiptarë pranon zyrtarisht mospërfundimin e punimeve në tunelin e Kalimashit duke ndërprerë punimet për një kohë të pacaktuar deri në përmbylljen e tyre. Nderkohë, qarkullimi i automjeteve do të behet përmes rrugës së vjetër.
Ministri i Punëvë Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, doli dje në një konferencë për shtyp ku theksoi se mbyllja do të fillojë nga ora 19.00 e ditës së Diel me një afat ende të papërcaktuar.
Sipas Olldashit, ndalimi i qarkullimit në të dy tubat e tunelit të Kalimashit bëhet me qëllim lejimin e kompanisë ndërtuesë të instalojë pajisjet elektromekanike dhe rregullimin e një pjese të tij, cila është dëmtuar nga presioni i dherave. “Duke filluar nga ora 19.00 e ditës së diel, datë 11 Tetor 2009, tuneli i Thirrës, në segmentin Rrëshen – Kalimash, do të mbyllet.

Shtator, problemet që çuan në mbylljen e tunelit
Tuneli i Kalimashit, nyja kryesore e rrugës Durrës-Kukës do të mbyllet pa afat. Specialistët thonë se në tunel kanë dalë probleme serioze që firma nuk i kishte parashikuar, ndaj është rekomanduar që të mos përdoret. Mësohet se do të hapet një rrugë e re që do të rrotullohet rreth malit të Thirrës, duke ndryshuar totalisht projektin e autostradës qindramilionëshe.
Burime konfidenciale thotë se para pak ditës është zhvilluar një mbledhje mes përfaqësuesve të firmës zbatuese, supervizorit dhe Ministrisë së Transporteve, ku janë parashtruar gjithë rreziqet që sjell ky tunel dhe janë shtruar alternativat për bërjen të kalueshme të rrugës së re.
Duke qenë se tuneli ka pasur shembje të vazhdueshme që nga dita kur është hapur e deri më sot, është menduar që ai të mbyllet për një kohë të pacaktuar dhe rrugës Rrëshen-Kalimash-Morinë ti modifikohet një aks i ri, plot me kthesa që do ti bjerë rrotull malit të Thirrës, me skemën e rrugës së vjetër.
Tuneli u përurua me urgjencë gjatë fushatës elektorale. Që nga 31 maji kur është përuruar, Bechktel-Enka ka mbyllur disa herë këtë tunel me 3 apo 7 ditë për të kryer punime shtesë.
Punimet për hapjen e këtij tuneli nisën dy vjet më parë nga kompania amerikane dhe kompania nënkontraktuese turke.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25797. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25797

Zbulohet skandali i qeverisë, Taçi-ARMO, dëmi 2.6 miliardë lekë TIRANË- Veprimet e qeverisë në shitjen e kompanisë ARMO tek Rezart Taçi mund të quhen një katastrofë e vërtetë ku abuzimet financiare arrijnë shifrën e 2.6 miliardë lekëve. I gjithë ky dëm i është shkaktuar buxhetit të shtetit shqiptar nga mos shlyerja e detyrimeve që kompania ARMO i ka shtetit. Skandali më i fundit i qeverisë me Rezart Taçin është zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas raportit të KLSH-së për periudhën janar-shtator 2009, përgjatë gjithë vitit 2008 kompania ARMO ka akumuluar ndaj kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol një borxh prej 2.6 miliardë lekësh. Ky borxh përbën një të tretën e të gjithë dëmit që i është shkaktuar buxhetit të shtetit. “Dëmi shkaktuar kompanisë Albpetrol sh.a ,është në vlerën 2 610 563 000 lekë, i cili përfaqëson moslikuidimin e faturave të shitjeve të produkteve nga ARMO sh.a. deri në fund të vitit 2008 dhe diferenca në çmim të këtyre shitjeve”,- citohet në raport. Kompania ARMO është përballur së fundmi edhe me sanksione të vendosura nga Drejtoria e Rajonale e Tatimpaguesve të Mëdhenj të Fierit me arsyetimin se nuk ka shlyer detyrimet ndaj shtetit. Odiseja e mos shlyerjes së detyrimeve që ARMO i ka Albpetrolit prej të cilit blen naftën bruto ka filluar prej kohësh. Që në momentin e privatizimi kjo kompani i ka pasur disa miliona dollarë borxh Albpetrolit. Madje drejtues të kompanisë kanë deklaruar se borxhi është shtuar edhe më shumë gjatë muajve të fundit duke u bërë shkak edhe për kriza financiare.
Policia: Rezart Taçi, në paraburgim. Avokati Haxhia: Do apelojmë
TIRANË (UPDATE) – Biznesmeni Rezart Taçi është vetëdorëzuar në polici pak orë pasi gjykata vendosi në mungesë masën e sigurisë ‘burg pa afat’ për të dhe dy truprojat. Ai akuzohet për rrahjen për shkak të detyrës të gazetarit Mero Baze, 4 netë më parë në Tiranë.
Taçi doli me një deklarate për mediat, para se ti dorëzohej policisë duke u shprehur se “jam i gatshëm të respektoj çdo instancë ligjore dhe në rastin konkret vendimin e Gjykatës së Rrethit Tiranë, por nuk mund të mos shpreh bindjen time të plotë se e gjitha kjo situatë është rezultat i një strategjie dhe lufte të filluar shumë kohë më parë ndaj personit tim dhe bizneseve që unë zotëroj”. Ai mohoi të ketë qëlluar mbi Bazen, duke u shprehur se “nuk është në edukatën dhe formimin tim personal përdorimi i dhunës ndaj askujt dhe për më tepër ndaj përfaqësuesve të mediave, prandaj hedh poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj personit tim”.
Ndërkohë, avokati i tij, Maks Haxhia është shprehur se do të apelojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. “Klienti im nuk është njohur ende me vendimin e gjykatës, por sapo ta kemi ne dore atë, do te apelojmë për ndryshimin e masës se sigurisë”, tha Haxhia.
Ndërkohe ka mbërritur edhe njoftimi i Drejtorisë se Policisë së Tiranës, që bën me dije se ne bazë te vendimit te gjykatës, Rezart Taçi po mbahet në paraburgim. “Sot në orën 16.00 u vetëdorëzua në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë shtetasi Rezart Mustafa Taçi, 38 vjeç, me detyrë President i Kompanisë ‘Taci Oil’. Për këtë shtetas u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet ne njoftimin e policisë.
Siç deklaroi edhe vete biznesmeni, ai u dorëzua pasi Gjykata e Tiranës vendosi në mesditë, ‘burg pa afat’. E njëjta masë sigurie u dha sot edhe për dy truprojat e tij, Bledar Lilo dhe Irgen Selfo, të cilët u ndaluan një ditë pas dhunës ndaj Bazes.
Organi i akuzës përfaqësohej nga prokurori Gjergji Tako ndërsa gjyqtarja që vendosi të lërë burg Tacin është Fahrie Budo. Ndaj tre të dyshuarve është ngritur akuza e “goditjes për shkak të detyrës” të parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal, që nëse rezultojnë fajtor të dyshuarit rrezikojnë të dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Sipas akuzës, katër ditë më parë, konkretisht mbrëmjen e së hënës në një nga lokalet e bllokut është rrahur dhe goditur me sende të forta gazetari Mero Baze. Sipas dëshmitarëve, gazetari Baze është qëlluar fillimisht nga presidenti Taçi dhe më pas nga shoqëruesit e tij Lilo dhe Selfo.

Dhuna ndaj Bazes, protestojnë gazetarët. Topi: Të ndryshojë ligji i mediave
Presidenti Bamir Topi ka kërkuar ndryshimin e legjislacionit për mediat duke e cilësuar të papranueshme dhunën ndaj gazetarëve, siç ishte rasti i Mero Bazes.
Kreu i vendit e bëri deklaratën sot pasdite në një takim për gazetarine në Europën Juglindore, duke folur drejtpërdrejt për incidentin me Bazes, ndërsa dje ishte shprehur vetëm përmes një njoftimi të shkruar.
Sipas Topit, liria e medias është diçka thelbësore në një shtet demokratik ndaj duhet reformë në legjislacionin për këtë sektor. “Ngjarja me gazetarin Mero Baze është e papranueshme. Nuk ka demokraci pa media te lira. Rruga ne vite nuk ka qene e lehte për median dhe reforma ne legjislacionin për to eshte e nevojshme”, ka deklaruar Topi.
Po kështu, ai ka tërhequr edhe vëmendjen e politikës që përzihet rëndom në punët e medias. Disa media janë të influencuara nga politika dhe kjo e fundit, duhet të heqë dorë nga diktati mbi gazetat dhe TV”, tha Topi.

Protestë kundër dhunës ndaj Mero Bazes: Të ndalohet autori i vërtetë
Shoqatat e gazetarëve dhe qytetarë u mblodhën në protestë para godinës së Kryeministrisë, në shenjë solidarizimi kundër dhunimit të Mero Bazes, drejtorit të gazetës “TemA” dhe drejtuesit të emisionit politiko-investigativ “Faktori +”.
Ylli Rakipi ka kërkuar nga qeveria të lirojë dy truprojat dhe të vërë para përgjegjësisë agresorin e vërtetë.
Të turpshëm e ka quajtur dhunimin e Mero Bazes edhe gazetari Andrea Stefani, i cili ka kërkuar që media duhet të mbrohet pavarësisht bindjeve.
Aleksandër Çipa në fjalën e tij deklaroi se protesta behet per te mbrojtur fjalen e lire dhe nuk ka ngjyrime politike.
Gazetari Filip Çakuli ka qenë gjithashtu i ashpër ne deklaratën e tij. Ai akuzoi direkt kryeministrin Sali Berisha për ngjarjen me Mero Bazen. “Vetëm një agresor është, dhe ai e ka emrin Sali Berisha. Me vjen keq që gazetarët nuk e thonë tamam emrin e agresorit të vetëm, i cili e ka treguar me fakte agresivitetin e tij jo vetëm ndaj gazetarëve”- tha ai.
Të mbështetur edhe nga qytetarë dhe deputetë të PS-së, ata kërkojnë vënien para përgjegjësisë së autorit të këtij akti shumë të rëndë, cenues ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së medias në Shqipëri.
Një ditë më parë, shoqatat e gazetarëve, duke dënuar ashpër dhunimin e Bazes, deklaruan se ofrojnë një shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo person që jep informacion mbi vendndodhjen e Rezart Taçit, i cili është shpallur nga policia si person në kërkim. “Shoqatat ndihmojnë kështu forcat e rendit, që ky kriminel të vihet sa më shpejt përpara drejtësisë, në një kohë kur Rezart Taçi shpërndan përmes zëdhënësit të tij deklarata false duke mohuar paturpësisht dhunimin e gazetarit Mero Baze”, thuhet në deklaratën e shoqatave të gazetarëve shqiptarë.

Baze: Taçi mbështetet nga kryeministri. Berisha për liri njeh vetëm të shoqen
INTERVISTE – Mero Baze shprehet mosbesues ndaj policisë, duke thënë se “policët janë të aftë por të diktuar”. Sipas tij në krye të Ministrisë së Brendshme është një ministër nën akuzë, tek i cili nuk beson se do të ndalojë agresorin Rezart Taçi.
Zoti Baze, një përshkrim të shkurtër të ngjarjes?
Dy kolegët e mi, Andi Bushati dhe Arban Hasani, më ftuan për një kafe pasi përfundoi emisioni “Zonë e Ndaluar”. Shkova rreth orës 23 tek lokali ku po më prisnin, diku afër bllokut. Ndërsa po bisedonim normalisht, në tavolinë shfaqet Rezart Taçi nga errësira e fundit të lokalit. U gjendëm shumë të papërgatitur dhe thjesht tentova të tërhiqem pas kur ai më qëlloi duke më sharë. Por befas pashë që tavolina ishte rrethuar nga bodyguard-ë të tij, të cilët nën shembullin e pronarit të vet nisën të gjuajnë. Nuk mbaj mend shumë detaje se humba vetëdijen për pak çaste, por me ç’pashë më vonë, pozicioni ku isha, më kishte mbrojtur nga ndonjë dëmtim fatal. Po ashtu kolegu im Bushati, që ishte para meje, ishte bërë në një farë mënyre barrikadë për të mos më qëlluar dot në pjesën përpara.
A dukej se sulmi ishte i menduar apo i çastit?
Nuk di të them sa kohë më parë ka qenë i menduar, por natyrisht që ka qenë diçka që mund ta kenë menduar dhe kanë pritur të gjejnë rastin. Mënyra si u sollën me dy kolegët e mi, duke bërë kujdes të mos i preknin, do të thotë se nuk janë sjellë si vrasës të papërgjegjshëm, por si mafiozë të mirëinstruktuar. Dhe përpjekja për të qëlluar vetëm në pjesën e pasme të kokës, ku dhe mund të traumatizohesh përjetë, ishte kriminale. Mendoj se ata kanë vendosur të qëllojnë kur kanë parë që unë hyra në lokalin ku ata rrinin. Ndoshta pas 20 minutash ata vendosën të sulmojnë, dhe na rrethuan papritur duke më sulmuar.
Sa i vetëdijshëm keni qenë për rrezikun për shkak të profesionit?
Rreziku i shoqëron gazetarët si ndryshku hekurin. Sa herë që shoqëria degradon, sa herë për lirinë ka mjedis të papërshtatshëm, aq herë ky ndryshk priret të sulmojë që të brejë profesionin e gazetarit. Nuk është në dorën tonë shmangim rreziqet. Jemi të dënuar të bashkëjetojmë me to. Në dorën tonë është të bëjmë punën tonë. Rrezikun nga mjedisi ynë duhet ta zhdukë shteti ligjor dhe një qeverisje që jep shembull frymëzimi kundër krimit, kundër këtyre personave dhe pro standardeve të lirisë për median. Fatkeqësisht qeveria ime dhe e bashkëqytetarëve të mi është aleate e këtij banditi, frymëzuese e keqe kundër lirisë së medias dhe degraduese e standardeve të lirisë në këtë vend.
Kryeministri bëri një deklaratë ku dënoi aktin e dhunës?
E dëgjova dhe mu dhimbs sa i pafuqishëm është të përmendë emrin e Rezart Taçit. E di që emri i viktimës i krijon probleme, por së paku emrin e kriminelit duhet ta përmendte dhe ta dënonte. S’ka denjuar as vetë të bëjë deklaratë, por zyra e tij ka bërë një deklaratë të modës kineze të viteve ‘70 ku në vend që tu adresohet problemeve, flet për parime që i shkel nga mëngjesi në mbrëmje. Është e dhimbshme të shikosh kryeministrin e vendit tënd në atë pozicion, peng të një njeriu të përzgjedhur prej familjes së tij për tu bërë miliarder brenda natës.
Ç’mund të thoni për reagimin politik në përgjithësi?
Nuk pres të ngushëllohem nga reagimi politik, por nga shteti ligjor. Reagimi politik vlen vetëm për të kuptuar sa e inkriminuar është politika me krimin dhe sa fuqi ka të ndahet prej tij. Po të lexosh deklaratat e partisë së Berishës dhe partisë së Ilir Metës, e kupton sa të pafuqishëm janë të zënë në gojë emrin e kriminelit dhe t’i adresohen problemit me kurajë. Për kaq vlen reagimi politik. Vlen për të qenë shembull frymëzimi ose model i bashkëjetesës me krimin. Ajo ç’më kujton reagimi i partisë së Berishës dhe partisë së Ilir Metës është reagimi i njeriut në hall, kur djali i shtëpisë kapet në krim dhe përpiqesh të mos flasësh më për djalin, por për atë çfarë atij duhet t’i mësojnë në shkollë. Ato po sillen si njerëz në hall. Por shteti ligjor duhet të sillet më me dinjitet se pushteti politik.
Si ka qenë reagimi i forcave të rendit?
Nëse ka njerëz në hall pas gazetarëve në këtë vend, janë ata. Ekziston një polici që kërkon të bëjë detyrën e saj dhe një frymëzim politik kundër misionit të saj. Nuk mund të thuash asgjë të qortueshme për policët e Tiranës si profesionistë ose njerëz kurajozë. Ata janë shumë të mirë. Por ata nuk janë të lirë të jenë policë. Dhe ndryshe nga ne gazetarët që e kemi në dorë lirinë tonë, për ta mbrojtur apo dorëzuar, ata nuk e kanë dhe aq në dorë lirinë e tyre për të qenë profesionistë. Ata u sollën shumë korrekt me ngjarjen, erdhën në vendngjarje, më shoqëruan në spital dhe më dorëzuan tek mjekët. Morën provat dhe u larguan. Drejtori i policisë së Tiranës dhe Drejtori i Përgjithshëm më vizituan dhe në spital. Pastaj më tej ata s’kanë asgjë në dorë. Të vinte keq për ta. Rezart Taçin nuk kishin fuqi ta arrestonin. Ai i merrte në telefon dhe u tregonte se kur mund të kishte kohë të shkonte t’i takonte. Përfytyroni një shtet që nuk ndalon dot një miliarder, që i ka zyrat në mes të Tiranës dhe që nga mëngjesi në mbrëmje përmend vetëm emrin e kryeministrit. Si mund të afrohet polici tek një njeri që sapo i afrohesh, bën sikur flet në telefon me Sali Berishën.
Cilat mund të jenë shkaqet që Rezart Taçi nuk u ndalua qysh në fillim?
Ata duan të shkatërrojnë provat. Mos harroni që tani Ministër i Rendit është një person në kërkim, që i ka shpëtuar një dënimi me procedurë. Ata thjesht duan të shikojnë dëshmitë tona dhe pastaj të shpikin ose shkatërrojnë prova të reja për rrethana lehtësuese për të. Ky është regjimi që ka shpikur mosndëshkimin me ligj, por me vetëgjyqësi. Vetëm ky regjim ka mundur të mbyll çështje të mëdha, për të cilat bota mund të kishte bërë luftëra civile, me procedura afatesh apo imunitete ministrash. Vetëm ky regjim ka mundur të mbyllë me procedurë gjykimin për vrasje të 26 personave apo pastrime të pastra paresh përmes sekserëve të familjes në pushtet. Mosndëshkueshmëria e krimit është identiteti i këtij regjimi. Lexoni progres-raportin e Bashkimit Europian se sa qartë e ka theksuar me dëshpërim faktin që në Shqipëri po krijohet modeli i të pandëshkueshmëve. Rezart Taçi, nëse më lejohet në krahasim, në këtë rast, është “kriminel race”.
Si e gjykoni solidaritetin e medias?
As që kam dyshuar ndonjëherë tek solidariteti i kolegëve të mi. Nuk më ka munguar kurrë. Edhe kur regjimet në këtë vend janë përpjekur të izolojnë gazetarë të veçantë përmes trustit mediatik, gazetarët nuk e kanë braktisur njëri- tjetrin. Në këtë rast duhet që solidariteti të mos jetë një gjest në mbështetje time, por një instrument për të vrarë frikën dhe për tu shkuar deri në fund të vërtetave të hidhura të këtij regjim. Solidariteti më i madh për mua, është që të shikoj sa më pak lajme të gënjeshtra për Rezart Taçin, sa më pak gënjeshtra të paguara prej tij, sa më pak përpjekje për të penguar shtetin të hetojë evazionin e tij fiskal prej qindra miliona eurosh për shkak të lidhjeve me pushtetin. Solidaritet për mua është që kolegët e mi të kenë mundësinë të thonë të vërtetën për këtë njeri që ka blerë pushtetin politik dhe atë publik me para që ua merr nga xhepat taksapaguesve shqiptarë. Ky solidaritet më bën të ndjehem i dobishëm për kolegët e mi.

Rezart Taçi në TV: Nuk po fshihem. Policia: Është person në kërkim
Biznesmeni Rezart Taçi ka duke deklaruar ne linje telefonike per disa TV se “une nuk po fshihem dhe jam gati te perballem me drejtesine”.
Ndersa policia e Tiranes thote se e ka shpallur person ne kerkim, per rrahjen e gazetarit Mero Baze. Në pranga jane qe prej mengjesit dy nga agresorët e gazetarit Mero Baze Bledar Lilo dhe Jurgen Selfo . Sipas policisë dy personat qëlluan Bazen për shkak të detyrës. Policia e Tiranës ka bërë me dije se gazetari Mero Baze ka bërë kallëzim penal për ngjarjen.
Z.Taçi pretendoi se kanë qenë bodygard-et ata që kanë qëlluar, pas provokacioneve, sipas tij, të Bazes në lokalin ku kishin rastisur se bashku mbremjen e së hënës.
Ai mohon te kete qelluar vete mbi Bazen. “Hedh poshtë me indinjatë këtë akuzë të ulët në drejtimin tim dhe siguroj të gjithë opinionin publik se jo vetëm nuk është në karakterin tim të shmangem por jam i gatshëm të përballem me këto shpifje në çdo kohë përpara drejtësisë së vendit tim”, tha Rezart Taçi.
Më parë, policia e Tiranës, informoi se pas kallëzimit të bërë nga Mero Baze, policia ka ndaluar dy persona të akuzuar si agresorët e gazetarit dhe ka shpallur në kërkim policor Rezart Taçin.
Gjatë një konference për shtyp, zedhenesia e Policise, tha se “janë shoqëruar shtetasit Bledar Lilo dhe Jurgen Selfo, punonjës te kompanisë “Taçi Oil”, truproja te Taçit.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25800. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25800
Të drejtë vote për prindërit, nënshtetësi për fëmijët Ky artikull eshte marre nga: http://shqiperia.gr/?p=1434. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://shqiperia.gr/?p=1434
Top