Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

How much spent on advertising?
Microsoft, Dell, Apple and RIM are leading manufacturers for amounts of money spent annually on advertising.
The websites of CNN, which published the amounts of major companies in the communications industry and information technology spending to reach the hearts (and wallets) of their buyers. Four leadership is Microsoft, Dell, Apple and RIM.
According to the data presented, Apple by the end of the year in advertising will spend half a billion dollars total. A year ago the cost for this purpose have been 486 million, and in 2007 they were 467 million dollars.
However, half-billion Apple seems not so much whether producers consider costs competitors. This year Microsoft for advertising expenses would have been $ 1.4 billion, while Dell will spend a total of 811 million. RIM is also high on the list with 337 million dollars.
In view of the percentage of overall profits of the company, Apple for the eighth year in a row which reduces the percentage of shares for ads. In 2001 the company nearly 5% share of total profit, the percentage today it is 1:37%. Of all the companies mentioned general RIM shares benefits the most, even 3.6%.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=1241. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=1241

Nothing from Google Phone The company Google has dismissed rumors that are preparing their mobile phone equipped with the operating system Android – Google Phone.
Andy Rubin, Google’s man who stands behind Androidit development, has dismissed rumors that the company is developing its own mobile phone.
Rumors were presented a few kohem the claims were driven by Google partners. Mobile, of course, should be equipped with Android, and supposed to be using the chip company Qualcomm.
According Rubinit, Google is a company which does not deal with the production of hardware, but enables others to develop it.
Also, such a move would require fundamental changes to the company’s business model, Google would become equal to its partners who use Androidin explained Rubin.
Share this on del.icio.usShare this on RedditDigg this!Stumble upon something good? Share it on StumbleUponBuzz up!Share this on TechnoratiTweet This!Share this on BlinklistShare this on FacebookPost this to MySpaceSubscribe to the comments for this post?Share this on LinkedinSeed this on NewsvineShare this on FriendFeedPost this on DiigoShare this on Mixx Ky artikull eshte marre nga: http://it-resources.org/?p=1238. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://it-resources.org/?p=1238

Lady Gaga harron te vishet Pop star Lady Gaga harron te veshe nje fustan per te qene dhe endet restoranteve te Londres me te brendshme dhe me nje fustan aq transparent, saqe me mire do te ishte te mos e vishte fare. 23-vjecarja me emrin skenik u perpoq te mbulonte fytyren e shqetesuar nga paparacet ndersa dilte nga nje restorant londinez.
Si ne pamje ballore dhe ate te prapme Lady Gaga u fotografua menjehere, ndersa nuk shfaqi asnje shqetesim per performancen e saj te cuditshme…fundja si gjithnje!(T.CH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25866. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25866

Jetojmë larg Pyetje:
Unë jam një emigrant jashtë Atdheut. Gruaja më ka ngelur në Shqipëri, për shkak të dokumentave. Jam në stres. Për sa kohë ajo mund të më presë? Do më tradhtojë apo jo? Unë e dua më shumë se veten. Faleminderit doktor.
Përgjigje:
E kuptoj shqetësimin që keni, por në pyetjen tuaj ka shumë pak informacion, që do të ishte i vlefshëm për të dhënë një përgjigje sa më të mirë. Do të ishte mirë të dinim: Sa vjeç jeni ju të dy? Sa vite keni jetuar së bashku? Sa vite keni që jetoni larg njëri-tjetri?A keni fëmijë? Çfarë arsimi keni dhe çfarë profesionesh ushtroni?
Ku jeton ti si emigrant dhe ku jeton gruaja jote në Shqipëri? E shumë të dhëna të tjera si këto. Në kushtet, që nuk i kam këto të dhëna, përgjigja do të jetë e përgjithshme. Një përgjithësim i gjithë atyre përgjigjeve, që u kam kthyer shokëve tuaj emigrantë.
Ata të gjithë e vuajnë këtë gjendje dhe përpiqen t’i ruajnë marrëdhëniet, që kanë në distancë të largët. A mund të funksionojë marrëdhënia e një çifti, që jeton i ndarë shumë larg prej njëri-tjetrit? Kjo është një pyetje shumë e vjetër në librin e dashurive. Padyshim, që ka sfida, kur dy njerëz që e duan njëri – tjetrin, jetojnë larg. Por, ndonjëherë, edhe sfidat kanë të mirat e tyre. Ju dhe gruaja juaj jeni duke përjetuar një situatë, që është e pazakontë për dy të rinj të martuar.
Pse është e pazakontë? Sepse ju jetoni diku jashtë shtetit si emigrant dhe jeta juaj atje ndryshon shumë nga jeta që ju bënit në shtëpinë tuaj në atdhe. Kudo ku ke jetuar, në mes të Tiranës, apo në ndonjë fshat të vogël të Shqipërisë. Atje ku jetoni tani, keni parë dhe vazhdoni të shihni gjëra të reja. Keni takuar njerëz interesantë, keni mësuar gjëra që nuk i dinit më parë dhe keni pasur shansin të njihni më mirë edhe veten tuaj. Ndërsa, gruaja juaj, është akoma në Atdhe.
Unë, nuk di me kë banon ajo? Me prindërit e saj, me prindërit e juaj, ose vetëm? Të gjitha këto kanë rëndësi. Është ndryshe, po të keni fëmijë dhe ndryshe pa fëmijë. Në çfarë moshe janë fëmijët tuaj ? Punon ose jo gruaja juaj?
Shkon në ndonjë shkollë ose jo? Si do që të jetë, një gjë mund të thuhet me siguri, ajo vazhdon jetën, afërsisht, po njësoj, si disa vite më parë. Mëson në të njëjtën shkollë, punon në të njëjtën punë, dëgjon të njëjtën muzikë, pi të njëjtat pije dhe ha njësoj si më parë. Krijohet përshtypja sikur, përkohësisht, ju nuk keni më asgjë të përbashkët dhe kjo të frikëson.
Mesa duket, ju e ndjeni këtë realitet dhe nuk i përgjigjeni dot pyetjes që po vetë e bëni: Sa mund të vazhdojmë kështu dhe kur do përfundojë marrëdhënia jonë? Sigurisht, kjo gjendje nuk mund të vazhdojë pafund. Ju të dy duhet të bëni zgjedhjen tuaj më të mirë. Kjo zgjedhje është që të bashkoheni pa u vonuar shumë, atje ku je ti, ose atje ku është ajo.
Bashkimi do të ishte gjëja më e mirë për marrëdhënien tuaj. Por edhe ndarja u jep mundësinë, që t’i shikoni gjërat ndryshe, nga ç’i shihnit kur ishit bashkë. Shfrytëzoni çdo mundësi që t’i bëni sa më të shpeshta vizitat në Atdhe. Kjo varet nga vendi ku jeni emigrant dhe çfarë statusi keni atje. Ju duhet të dini se telefonatat dhe e-meilet, janë gjërat që e ndihmojnë marrëdhënien.
Në shumë vende, mundet edhe atje ku jeni ju, e-meilet dërgohen papaguar, madje, shumë njerëz bisedojnë dhe e shohin njëri-tjetrin në ekran. Shfrytëzoni mundësitë që ju ofron interneti, siç është programi “scape”. Mos i harroni letrat e mënyrës së vjetër. Ato do t’ju ndihmojnë shumë, që të mbeteni sa më afër me njëri – tjetrin. Ato, përveç të tjerave, përmbajnë brenda tyre edhe pak atmosferë romantike.
Unë besoj, se ju dhe gruaja juaj, do t’i kapërceni me sukses vështirësitë e ndarjes provizore. Këtë besim e fitova nga mënyra e sinqertë se si ju e shprehët dashurinë për gruan tuaj. Bëni kujdes që t’ia përcillni njëri-tjetrit qartë, ato që ndjeni.
Kjo është një gjë me shumë rëndësi, që duhet të vazhdoni ta bëni. Kjo është mënyra më e mirë për ta bërë kohën që jeni larg njëri – tjetrit, në mos të kënaqshme, të menaxhueshme.
Pushimet është mirë të shkoni e t’i kaloni me gruan tuaj dhe fëmijët e juaj, natyrisht, në qofte se keni. Ju të dy duhet të dëgjoni me kujdes njëri-tjetrin dhe të njihni mirë shpresat dhe nevojat që ka shoku.
Është krejt normale që një i ri të dëshirojë të dijë hollësira për gruan, nga e cila jeton larg. Është krejt normale, gjithashtu, që ai të interesohet të dijë për punën, për aktivitetet dhe për miqtë e saj të rinj. Por, kjo gjë nuk është, gjithmonë, e lehtë për gruan.
Që ajo të tregojë për gjithçka që ju dëshironi të dini, më përpara ju duhet t’i keni dhënë asaj sigurinë se bën, akoma, shumë kujdes për të. Ajo dëshiron të bindet se ju i keni qëndruar besnik, ndaj dhe je i interesuar të dish se çfarë bën ajo. Këtë duhet ta bësh me shumë kujdes.
Mos të të shkojë as nëpër mëndje, se ajo është e detyruar ta bëjë këtë për ju, pavarësisht, sjelljeve të juaja në emigracion. Siç e shikoni, të gjitha këto janë eksperienca të reja, që nuk do t’i provonit po të mos ishit larg. Gjithmonë, kërkoni nga gruaja të sillet e të bëjë, ashtu siç silleni e bëni edhe ju.
E vlerësoj faktin që ju mendoni për fatin e marrëdhënies dhe që jeni i interesuar ta ruani këtë marrëdhënie në largësi. Siç kuptohet edhe nga shqetësimi juaj, këto marrëdhënie në distancë, janë vërtet të vështira dhe janë shumë stresante. Disa njerëz janë të aftë t’i menaxhojnë ato, ndërkohë, që të tjerë nuk e bëjnë dot këtë. Kjo varet nga gjendja e marrëdhënies dhe forca e saj përpara ndarjes.
Por, kjo varet dhe nga personaliteti që ju të dy keni. Unë e kam të vështirë të them se çfarë duhet të prisni nga kjo marrëdhënie. Mendohu mirë, por shpresa të mëdha mos mbani, po qe se largësia do të vazhdojë pafund. Shumë herë kam thënë se një marrëdhënie pa seks, është e vështirë të mbahet. Por kjo, nuk përjashton çdo mundësi që marrëdhënia juaj të vazhdojë dhe ta ruajë edhe romancën brenda saj.
Marrëdhëniet në largësi midis dy të rinjve të martuar, janë të vështira, por nuk janë të pamundura. Lidhuni me telefon para se të flini, shkruani letra për njëri-tjetrin, dërgoni e-meile ku të përshkruani aktivitetet e ditës, nuk është keq të mbani ditarë.
Shikoni fotografitë që keni dalë bashkë, lexoni letrat dhe e-meilet e vjetra, kjo do t’u mbajë afër emocionalisht edhe pse jeni larg fizikisht. Mbajini linjat e komunikimit të hapura, duke biseduar shpesh dhe gjithmonë në mënyrë të ndershme me njëri – tjetrin. Kjo do t’ju ndihmojë dhe do të lozë rol me rëndësi për të ndërtuar një urë që do t’ju bashkojë të dyve.
Duke qëndruar në kontakt, edhe pse në distancë nga njëri-tjetri, kjo vlen shumë për ju të dy. Përfitoni nga interneti. Sot me ndihmën e tij shumë njerëz bëjnë seks, kështu bëni edhe ju. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për ta ruajtur marrëdhënien.
Shfrytëzoni çdo mundësi, që të vizitoni gruan tuaj sa më shpesh. Vetëm në këtë mënyrë do të njihni miqtë që e rrethojnë atë. Kanë shumë rëndësi vitet që keni qëndruar bashkë.
Sa më shumë të keni qëndruar bashkë para ndarjes, aq më pak dyshime do të shfaqen gjatë marrëdhënies në distancë. Siç të thashë që në fillim, aspekti më i rëndësishëm në një marrëdhënie të mirë, është komunikimi i mirë, kjo bëhet,veçanërisht, e domosdoshme kur dy të martuar jetojnë larg njëri-tjetrit. Le ta dijë gruaja juaj atë që ju ndjeni për të dhe inkurajoje edhe atë që të t’i tregojë ndjenjat e saj për juve.
Por, më përpara sigurohu se do ta presësh mirë dhe pa zemërim, kur ajo do të tregojë se në Atdhe, pas largimit tënd, ka takuar njerëz të mrekullueshëm që e mbështetin. Çdo marrëdhënie ka veçoritë e saj, nuk janë të gjitha njësoj.
Por shumica e çifteve që jetojnë larg njëri-tjetrit, thonë se vështirësia më e madhe është në fillim dhe me kalimin e kohës ajo lehtësohet. Ngarkesa me punë të lodhshme, atje ku jeni si emigrant, e bën më të lehtë ndarjen.
Përfytyrojeni këtë periudhë të ndarjes, si një kohë që u duhej për të zbuluar gjëra të cilat nuk i njihnit para njohjes me njëri-tjetrin.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25860. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25860

Patozi: Postet në parti të mos përzihen me ato në ekzekutiv TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht kryetar i grupit parlamentar, Astrit Patozi, deklaron se zgjidhja e krizës politike në Shqipëri midis opozitës dhe mazhorancës mund të arrihet vetëm nëpërmjet një konsensusi mes palëve politike, por pa pranuar hapjen e kutive të votimit, pasi sipas tij mazhoranca nuk mund të dalë mbi vendimet e gjykatave.
Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Patozi thekson se mazhoranca e fton opozitën në Kuvend për të trajtuar çdo kërkesë të saj, me përjashtim të hapjes së kutive të votimit të 28 Qershorit.
Lidhur me zhvillimet brenda Partisë Demokratike, Patozi vuri në dukje se formula për zgjedhjen e lidershipit “Një anëtar një votë” nuk do të aplikohet në Kongresin, që do të mbahet më 12 Dhjetor. Ai shtoi gjithashtu se në selinë blu nuk ka grupe klanore.
Z. Patozi, si i komentoni zhvillimet politike në vend kur opozita vazhdon të protestojë dhe bojkotojë Parlamentin, pasi kërkon hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28
Qershorit, ndërsa mazhoranca nga ana tjetër kërkon praninë e opozitës në Kuvend, por pa pranuar hapjen e kutive?
Çështja e hapjes apo e mos-hapjes së kutive, nuk është një çështje mes mazhorancës dhe opozitës, por është një problem i stisur nga Partia Socialiste, për të gjetur një pseudo – argument, që të justifikojë qëndrimet e saj refraktare politike, që pas zgjedhjeve të 28 Qershorit.
Nuk ka një problem midis nesh, kutitë as i hap e as i mbyll Partia Demokratike dhe Sali Berisha, të cilat raportin me kutinë e kanë vetëm ditën e votimit kur votojnë si gjithë qytetarët e tjerë të këtij vendi. Kutitë hapen dhe mbyllen nga institucionet e këtij vendi, dhe institucionet e këtij vendi kanë folur.
Pra, nuk është dëshira apo mosdëshira e Partisë Demokratike nëse i hap apo i mbyll kutitë, por është ligji dhe Kushtetuta e vendit që e ndalon apo e lejon një gjë të tillë. Në këtë rast institucionet kanë folur. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka folur. Gjykata e Apelit sipas Kodit Elektoral ka folur.
Ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të respektojmë vendimet, nëse jemi për shtetin ligjor. Ne ndiejmë keqardhje që opozita nuk është në Parlament, por Partia Demokratike nuk mund të marrë rolin e institucioneve të tjera dhe nuk mund të shkelë ligjet dhe Kushtetutën këtij vendi.
Opozita pretendon se kërkesa e saj nuk shkel vendimet e Kolegjit Zgjedhor. Cila është arsyeja që ju pretendoni të kundërtën?
Vendimi i Gjykatës së Apelit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese që flasin për komisione hetimore dhe për drejtësinë e këtij vendi janë eksplicite, nuk kanë nevojë për interpretim. Pra, nuk është çështja e interpretimit, si e interpreton Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.
Ligji është i shkruar e zeza mbi të bardhë, që e pengon një gjë të tillë. Çështja e hapjes apo e mbylljes së kutisë është një problem personal i Edi Ramës, për të gjetur një mënyrë të paligjshme, për të gjetur një instrument të parealizueshëm, që të justifikojë vendimin e vet krejtësisht absurd për të bojkotuar Parlamentin.
Raporti i OSBE-ODIHR-it, thekson se në 1/3 e qendrave të numërimit, numërimi i votave është kryer keq ose shumë keq. Si e komentoni ju një konstatim të tillë dhe a e legjitimon kjo qëndrimin e mazhorancës për mos-hapjen e kutive dhe se zgjedhjet ishin transparente?
Ne respektojmë me shumë konsideratë realizmin e raportit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 28 Qershorit, i cili vlerëson që ishin absolutisht zgjedhjet më të mira, që janë zhvilluar në këtë vend.
Pavarësisht se nuk përdoret termi të lira dhe të ndershme, por ky term nuk përdoret as për vende të tjera, më të zhvilluara sesa Shqipëria. Pra, do të thotë që ne arritëm objektivin tonë, ne arritëm zgjedhje model më 28 Qershor.
Për pjesën e vërejtjeve, ne sigurisht jemi të hapur dhe për këtë, po e ftojmë opozitën që të vijë dhe të marrë rolin udhëheqës për të ndrequr ato vërejtje dhe sugjerime, që jep raporti i OSBE-ODHIR-it. Por, për këtë, ajo duhet të vijë në Parlament.
Opozita thekson se kriza politike mund të zgjidhet, nëse mazhoranca hap kutitë e votimit, si e shihni një ofertë të tillë, a mund të sjellë kjo një zgjidhje të situatës politike?
Unë besoj që në politikë ultimatumet nuk shërbejnë. Politika e ultimatumeve, besoj që është një politikë arkaike, së cilës i ka ikur koha në Shqipëri por edhe kudo gjetkë. Pra, nuk mund të ketë kompromis, nuk mund të ketë konsensus, në rast se ka ultimatume, aq më tepër kur këto ultimatume nuk mbështeten as në arsyetime dhe as në ligjshmëri.
Në këtë rast, unë pres që të shtohet presioni pozitiv mbi lidershipin e opozitës, në mënyrë që të dalë nga ky ngërç, sepse unë konsideroj se, kjo që po ndodh në Partinë Socialiste është pengmarrje, është pengmarrje për shkak të interesave personale të kryetarit të kësaj partie. Unë besoj që në atë parti nuk mungojnë zërat e arsyeshëm, të cilët mund të kërkojnë një rrugëdalje nga kjo krizë e pafund.
Komisioneri për Zgjerimin, Olli Rehn, ka deklaruar se qeveria duhet të zgjidhë krizën politike në vend. A e shikoni ju përgjegjëse qeverinë shqiptare për situatën politike të krijuar pas zgjedhjeve të 28 Qershorit? Cili duhet të jetë veprimi politik i aktorëve të pozitës dhe opozitës për të zgjidhur këtë krizë politike?
Sigurisht që është një përgjegjësi, që ne nuk e mohojmë. Por, duhet të kemi një gjë parasysh që përgjegjësi i kësaj krize është Edi Rama dhe partia e tij, që kanë krijuar këtë situatë absurde, kur partia kryesore e opozitës nuk futet në Parlament pa pasur asnjë argument, pa pasur asnjë evidencë, pa pasur asnjë raport komisionerësh. Kjo ka krijuar një situatë jo të këndshme.
Thirrja e zotit Rehn është që, qeveria në këtë situatë duhet të ndërmarrë të gjitha nismat e saj për zgjidhjen e kësaj krize dhe oferta jonë ka qenë shumë serioze; hajdeni në Parlament, diskutojmë bashkërisht, jo vetëm të bëjmë debatin normal politik në vend, diskutojmë bashkërisht për të gjitha sugjerimet dhe vërejtjet e raportit e OSBE – ODHIR-it dhe shqyrtojmë çdo kërkesë tjetër që mund të ketë opozita duke përfshirë edhe ngritjen e komisioneve parlamentare, por gjithmonë me një kusht të vetëm, që të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
A ka një qëndrim konkret të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për marrëveshjen e kufijve detarë me Greqinë dhe nëse jo kur pritet të ketë një vendim të tillë?
Ne kemi bindje se marrëveshja me kufijtë detarë me Greqinë është kryer sipas të gjithave konventave ndërkombëtare, Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, pa asnjë cenim të një apo më shumë centimetrash të ujërave tona territorialë.
Por, sigurisht për shkak se ka pasur një betejë agresive politike nga e opozitës, ne po presim me qetësi edhe vendimin e drejtësisë lidhur, me një padi të disa partive opozitare për këtë qëllim. Megjithëse gjykojmë se kërkesa e tyre nuk është kushtetuese. Absolutisht nuk është kushtetuese.
Ndërkohë, unë vërej me keqardhje një çështje, që Partia Socialiste po merret peng nga sharlatanë apo aventurierë politikë ose jo qofshin këta dhe po bën kauza të veta çështje që nuk i përkasin. Në këtë rast, kam vënë re që trillet apo haluçinacionet personale të një njeriu të dëshpëruar e kanë vënë gjithë opozitën në funksion të një qëllimi, i cili që mbi të gjitha nuk është politik dhe mbi të gjitha nuk i shërben interesave të vendit.
Këtu kam parasysh një person të liruar nga detyra me bindje dhe formim Bolsheviko- Enverist, i cili ka tërhequr zvarrë të gjithë makinën politike dhe të gjithë instrumentet, që ka në dispozicion opozita.
A ka një vendim të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për këtë çështje?
Grupi parlamentar nuk mund të ketë vendim, për sa kohë që nuk është shprehur Gjykata Kushtetuese, megjithëse kemi bindjen që kjo nuk është një çështje kushtetuese.
Lidhur me ecurinë e analizës që po bëhet në PD mbi zgjedhjet e 28 Qershorit, ka zëra që kryesia e vogël ka përgjegjësinë në humbjen e disa qarqeve kryesore, a është përgjegjëse kryesia e vogël dhe lidershipi i PD-së për rezultate të dobëta në zgjedhjet e Qershorit?
Partia Demokratike është duke bërë një analizë serioze të gjithë strukturave të saj, sidomos për mënyrën sesi kjo parti u soll dhe çfarë arriti në zgjedhjet e 28 Qershorit. Mos harrojmë një gjë, që Partia Demokratike është fituese e këtyre zgjedhjeve. Jo për shkak se fituesi nuk gjykohet, por sepse edhe përgjegjësia duhet kërkuar në raport me rezultatin.
Ne mund të themi që shkojmë drejt një kongresi festiv, për shkak se jemi partia e cila në një farë mënyre përsëriti mandatin e vet edhe për një katërvjeçar tjetër.
Në këtë kontekst, si përgjegjësitë ashtu edhe meritat duhet të konsiderohen njësoj. Pra, në rast se dikush ka përgjegjësi për një rezultat të caktuar, po kështu dikush tjetër mund të ketë një meritë për fitoren e përgjithshme të Partisë Demokratike.
Në rast se ju e ngushtoni fokusin e përgjegjësisë apo të meritës tek kryesia e vogël, sigurisht që në radhë të parë kryetari i partisë, në radhë të dytë kryesia e vogël kanë meritën për fitoren e Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë.
Megjithatë, përgjegjësia është vënë tek kryesia e vogël. Kongresi, a do të sjellë një ristrukturim të saj?
Ju po kërkoni gjëra, që janë atribute të Kongresit dhe Kongresi do edhe një muaj e gjysmë që të zhvillohet. Do të jetë Kongresi i Partisë Demokratike, ai që do të vendosë se do të ketë apo nuk do të ketë ndryshime në lidershipin e Partisë Demokratike dhe do të ketë apo nuk do të ketë ndryshime në statutin e Partisë Demokratike.
Këto janë atribute të Kongresit. Unë nuk pres ndryshime drastike apo ndryshime rrënjësore, me argumentin se ne jemi një parti fituese dhe zakonisht një ekip fitues e ka vështirë të ketë ndërrime të forta.
A ka një rival të mundshëm deri më tani përballë Berishës?
Unë nuk kam dëgjuar që të ketë ndonjë rival, por kjo nuk e bën aspak jo demokratike zgjedhjen e kryetarit edhe sikur ky rival të mos jetë deri më ditën e fundit, sepse kjo është një normë krejtësisht normale, e zakonshme edhe për parti simotra me histori shumë të vjetër politike dhe parlamentare në vendet më të zhvilluara të Evropës demokratike dhe më gjerë sesa kaq.
Pra, që kryetari mund të votohet pa rival. Do të ishte më e udhës që kryetari i partisë të mos kishte një rival sesa të shpikej një rival kukull, i cili në një farë mënyre do të fyente edhe delegatët, anëtarët e partisë por edhe publikun në përgjithësi, sepse unë besoj që ne nuk kemi nevojë të shpikim një “Lakror” në Partinë Demokratike.
A do të aplikohet formula “Një anëtar një votë” për zgjedhjen e lidershipit të PD-së nga Kongresi?
Kjo është një formulë që nuk do të aplikohet në këtë Kongres dhe arsyeja është shumë e thjeshtë që Partia Demokratike përshtati të gjitha elementët e zgjedhjeve brenda saj në raport me ndryshimet e reja Kushtetuese që sollën ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe sistemit zgjedhor në Shqipëri.
Në këtë Kongres nuk do të aplikohet ky parim, do të aplikohet parimi i delegatëve të Kongresit që do të zgjedhin Kryetarin dhe Këshillin e saj Kombëtar. Unë nuk mund të them sot se cila do të jetë mënyra sesi do të zhvillohen zgjedhjet në të gjithë Partinë Demokratike, por edhe për kryetarin e saj sepse do të jetë Kongresi që do të vendosë për statutin e ri dhe për ndryshimet e reja statuore të Partisë Demokratike.
A jeni ju për ndarjen e posteve ministrore nga ato partiake dhe si duhet të kryhet kjo ndarje?
Unë jam për harmonizimin e të gjitha posteve politike, por jo për një ndarje me thikë të këtyre posteve, sepse sa kohë që Kryetari i Partisë duhet të jetë patjetër Kryeministër, sigurisht që mund të ketë pozicione të tjera, që jo domosdoshmërisht duhet të jenë të ndara nga funksionet politike.
Pra, postet administrative nga postet politike. Por, gjykoj që ka disa pozicione, që do të ishte e udhës që të mos përziheshin me pozicione ekzekutive.
Këtu mund të jenë sekretarë organizativë dhe disa funksionarë të tjerë politikë të partisë e cila do të ishte e udhës që të qëndronin më afër strukturave dhe më afër jetës së brendshme të Partisë Demokratike dhe të mos kishin pengesa ekzekutive në ushtrimin e funksioneve të tyre.
A ekzistojnë grupe klanore në selinë blu?
Partia Demokratike është parti e hapur dhe si çdo derë e madhe ka shumë hyrje dhe dalje. E rëndësishme është që në Partinë Demokratike, nuk mungon debati, nuk mungon mendimi ndryshe, tek e fundit jemi një parti që respektojmë votën dhe institucionet e saj, që do të thotë pavarësisht debatit të brendshëm, Partia Demokratike mbetet një parti që ruan kohezionin, kjo është ëndërr e çdo partie moderne në botë.
Në vendimmarrje, ne funksionojmë me kohezion dhe me bashkëveprim. Në Partinë Demokratike nuk ka klane, mund të ketë individë që mendojnë ndryshe nga njëri- tjetri, mund të ketë flukse të ndryshme si në raport me historinë e kësaj po ashtu edhe me interesat e individëve që përfaqësohen prej tyre.
Por kjo nuk pengon atë që thashë, kohezionin dhe vendimmarrjen e përbashkët. Pra, kush shikon ëndrra me lojë luftërash në Partinë Demokratike, i duhet që të kalojë shumë për t’i parë ato ëndrra për t’i kthyer në realitet. Ne do të vazhdojmë ta ruajmë këtë frymë, debatin e brendshëm, por njëkohësisht kolegjialitetin dhe kohezionin në funksionimin e Partisë Demokratike.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25863. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25863

Bjordi, dhurata surprizë Mbrëm – ditëlindja! Adela e big brother -it feston 23 vjetorin
Ndoshta nuk e kishte menduar asnjëherë që ditlindjen e 23 të saj do ta festonte me këtë status, që i ka ardhur në harkun kohor të më pak se një viti. Adela Xhemani (e big brother -it) këto ditë ka mbushur 23 vjeçe. Të qenit e famshme dhe duke ndryshuar komplet rrjedhën e jetës ka bërë, që edhe kjo festë të jetë e veçantë.
Festimet e 22 viteve të mëparshme kanë qenë të njëjta, ky vit si me magji ka ndryshuar 36 gradë jetën e saj. Si asnjëherë tjetër dhuratat dhe mesazhet kanë qenë të shumta në numër aq sa Adela nuk mund të mbajë mend. Dhe, për më tepër që në këtë vit, ajo ka pasur pranë Bjordin, lidhja me të cilin bëri një bujë të madhe në familjen e saj dhe në shoqëri.
Çifti ndihet mirë me njëri- tjetrin dhe ditëlindja është festuar në harmoni të plotë. Për të mësuar diçka më shumë për këtë, ne kontaktuam në telefon me Bjordin, por ai refuzoi të na rrëfente detaje për festën, vendin e organizimit. Dhurata? Surprizë,- përgjigjet Bjordi. Numri 23 do të fiksohet gjatë në kujtesën e saj, do ti kujtojë momentet, ngjarjet dhe për më tepër një Adelë tjetër.
Festa ka qenë e organizuar më së mirë nga çifti i famshëm, duke mos i shpëtuar asnjë detaj dhe duke e mbajtur gjthçka sekret e pa bërë shumë bujë. Kurioz do të ishim se cila është dhurata më e shtrenjtë që mund të ketë marrë Adela në këtë përvjetor, por kjo mbetet për tu zbuluar. Sigurisht, që vajza nga Kavaja është ndjerë e lumtur që këtë vit i është “dhuruar’ një ditëlindje ndryshe në formë dhe në përmbajtje. Edhe ne i urojmë edhe 100 vite të lumtura Adelës!(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25857. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25857

Të rinjtë pinë për të mos u rritur “Të ardhmen e shohin si një kërcënim dhe te shishja gjejnë një zgjidhje provizore”, thotë një psikolog. “Të rinjtë nuk duhen lënë vetëm”, këshillon një psikoterapeute tjetër. Të dhënat tregojnë se adoleshentët pinë çdo ditë…
Pavarësisht rregullave shumë strikte, numri i të alkoolizuarve vazhdon të rritet
Dita e shënuar është e shtuna. Zakonisht rreth një tavoline mblidhen gjashtë, shtatë, ose tetë të rinj. E njëjta skenë përsëritet si në qytetet e mëdha, ashtu edhe në provinca. Në mes të tavolinës gjendet një shishe qelqi e madhe, brenda së cilës mund të ketë gjithçka: vodka, xhin, verë e bardhë ose e kuqe dhe kushedi se çfarë tjetër. Shishja mund të jetë e mbushur me një prej këtyre pijeve. Detyra e të rinjve është vetëm të pinë. Kush ka thënë se adoleshentët nën moshën 16-vjeçare konsumojnë më pak alkool? Kjo është krejtësisht e gabuar. Pjesa më e madhe e lokaleve i zbatojnë me rigorozitet rregullat për të mos u shërbyer alkool adoleshentëve. Ndërsa një pakicë e vogël lokalesh mbyllin njërin sy kur bëhet fjalë për tu shërbyer alkool të rinjve. Gjithsesi adoleshentët e kanë gjetur një zgjidhje nëse nëpër bare nuk u lejohet të konsumojnë alkool. Por a dëshironi të dini se cila është tendenca e fundit? Tani dalin nga shtëpia me disa shishe të vogla në formë provëzash, të cilat përdoren për të bërë analiza gjaku, të mbushura me vodka, xhin dhe rum. Porosisin kokteje me lëngje frutash dhe më pas i hedhin brenda pijen alkoolike që kanë me vete. Sipas një studimi të një Qendre Kombëtare Kërkimesh është vënë re se përqindja e studentëve që deklarojnë se janë dehur të paktën një herë në vit është 43 për qind; 35 për qind deklaron se është dehur muajin e fundit. Përmes të dhënave mësojmë se numri i adoleshentëve konsumatorë të rregullt të alkoolit vazhdon të rritet. Mosha që nisin pijen është 15 vjeç. “Duhet të shqetësohemi më shumë për këtë problem”, thekson një psikolog, i cili duket i shqetësuar për fenomenin që ka përfshirë të rinjtë. “Përveç kësaj tendence, është edhe një faktor tjetër relativisht i ri. Shumë adoleshentë nuk e frenojnë më veten nga e dehura e së shtunës mbrëma. Ndonjëherë pinë para se të shkojnë në shkollë, kur kthehen nga shkolla dhe gjatë pasdites. Më pas bien në gjumë të thellë. Në pjesën më të madhe të rasteve dalin pa u lagur nga kjo ngjarje, sepse prindërit nuk e kuptojnë”. “Gjithçka nisi te festat e vogla mes miqve, ku një Coca-Cola ose aranxhatë u zëvendësua me një birrë dhe gotë vere. Kur pija ndihesha më e çliruar, më pak e turpshme dhe më llafazane. Më pëlqente kjo gjendje. Pas njëfarë kohe fillova të pyesja veten: E pse të pres deri të shtunën mbrëma?”, tregon një 18-vjeçare. Kështu, dalëngadalë, birra filloi të mos e ngopte më. “Nisa të mbaja një shishe të vogël me uiski në xhepin e një xhupi, brenda dollapit të rrobave. Para se të shkoja në shkollë, ktheja një gllënjkë sa për të lagur fytin dhe për të marrë forca. Pastaj përtypja një çamçakëz për të larguar aromën e pakëndshme të alkoolit. Prindërit e mi nuk e kuptonin. Pija edhe gjatë pasdites kur dilja me miqtë, por edhe në mbrëmje kur kthehesha në shtëpi. Më pas bija menjëherë për të fjetur. Gjendja ime filloi të rëndohej. Mendoja se nuk do tia dilja kurrë mbanë, por pastaj vendosa ti drejtohesha një psikologeje dhe falë ndihmesës, hoqa dorë nga alkooli”. “Qendra jonë përpiqet të ndërgjegjësojë të rinjtë mbi pasojat që sjell konsumimi i alkoolit, drogës, mikroprostitucioni dhe depresioni akut. Sigurisht mes këtyre faktorëve, alkooli ka pjesën më të rëndësishme”, thotë Bernardi, drejtori i një qendre rehabilitimi. Nga 70 adoleshentët e kuruar në këtë qendër për probleme të cilat lidheshin me alkoolin, 43 janë vajza. “Herë vijnë të shoqëruara nga shoqet, e herë të tjera na telefonojnë nga urgjencat e spitaleve, ku paraqiten në gjendje të rëndë, pasi kanë konsumuar sasi të mëdha alkooli”. Po prindërit a janë në dijeni për veprimet e fëmijëve? “Ndodh shumë rrallë që të jenë vetë prindërit që i sjellin fëmijët te ne. Duket se ata nuk janë shumë të informuar mbi problemet që lidhen me alkoolin”. Zakonisht shumë prindër reagojnë duke e nënvlerësuar problemin: “Një e dehur? Çmendoni se është? Edhe unë kur isha në moshën e djalit/vajzës sime⦔. “Është e vërtetë që alkooli ka ekzistuar gjithmonë, por bota, zakonet dhe kultura kanë ndryshuar”, thotë një psikiatër dhe terapeut. “Në pjesën më të madhe të Europës mbizotëron moda dhe modeli tipik i vendeve anglosaksone, ose atyre të Lindjes. Të rinjtë dhe të rejat reagojnë ndaj alkoolit ndryshe nga çbëhej 30 vite më parë. Porosisin kokteje dhe pinë pa hesap derisa humbasin krejtësisht vetëdijen”. Adoleshentët që pinë janë quajtur “social drinker”: pinë nën shoqërinë e miqve dhe përziejnë gjithçka. Mbrëmja fillon herët me të ashtuquajturat “alcolpops”, pijet alkoolike me shije frutash. Më pas vazhdohet me koktejet nga “Sex on the beach”, te “Mojito”, “Caipirinha” dhe “Chupito”. “Është e kotë të fshihemi, faji është i yni dhe i të rriturve”, thotë një psikoterapeute. “Duhet bërë me këmbëngulje një fushatë e madhe kundër alkoolit, ashtu siç u bë edhe për duhanin. Sepse në vend që të ulet, numri adoleshentëve që konsumojnë alkool vazhdon të rritet. Duhen marrë masa të rrepta, si për shembull të ndalohet konsumimi i alkoolit nën moshën 16-vjeçare. Nuk e dimë se çrezultate konkrete ka sjellë kjo gjë, por të paktën ka shërbyer për ti vënë frerë problemit, si dhe është folur gjerësisht për të. Nga ana tjetër, një problem madhor është edhe ai që ne përballemi çdo ditë me reklama të pijeve të reja alkoolike. Mjafton të shohësh një garë me motorë, shumë e ndjekur nga të rinjtë, për të parë pankarta ose sponsorizime të të gjitha të pijeve alkoolike”. “Adoleshentët e shohin të ardhmen jo si premtim, por si një kërcënim. Bëjnë një jetë pa pasione. Të rinjtë përfaqësojnë forcën maksimale të një shoqërie, por çtë ardhme do të kishim nëse nuk mbrojmë forcën tonë?”, thotë psikologu dhe filozofi, Umberto Galimberti. “Një natë shkova të merrja djalin në një disko, pasi kishte festuar ditëlindjen me klasën. E gjeta pothuajse pa ndjenja, të shtrirë poshtë një tavoline. Kush i kishte dhënë alkool atij dhe shokëve të klasës? Disa prej tyre e kaluan me të vjella dhe dhembje koke, të tjerë mund të kenë pasur probleme më të rënda. Por sa fëmijë të vegjël kanë përfunduar në koma për shkak të alkoolit?”, tregon nëna e një 15-vjeçari.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25848. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25848

FP: Truproja e Taçit bleu bluzat e Milanit. 65 mijë euro fondacionit të Liri Berishës Ne emisionin Faktor Plus sot ne mbremje, jane publikuar disa fakte te panjohura me pare lidhur me ngjarjen brutale te dhunes fizike ndaj gazetarit Mero Baze.
“Edhe pse per agresoret e Mero Bazes, u tha qe ishin thjesht “bodigardw tw Rezart Taçit”, edhe kjo nuk rezulton kaq e thjeshte. Lidhjet mes mes biznesmenit e shoqeruesit te tij, Irgen Selfo, jane shume me te thella se marredheniet shef-vartes. Emri i 23 vjecarit Selfo, figuron edhe ne ankandin e zhvilluar ne maj te ketij viti, per blerjen e fanellave te lojtareve te Milanit, te sjelle me buje ne kryeqytet nga i kamuri ri, Rezart.
Njeriu me detyre funksionale: “bodigard”, Irgen Selfo, ka shpenzuar 7 mije euro per blerjen e bluzes se brazilianit Ronaldinjo dhe zvicerianit Filip Senderos, gjate ankandit te zhvilluar pas ndeshjes. Por kjo nuk eshte e gjitha. Te ardhurat e ankandit, (plot 65 mije euro), kane shkuar per llogari te fondacionit bamires “Femijet Shqiptarw”, fondacion i gruas se kryeministrit Berisha, – u tha gjate emisionit.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25851. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25851

Vizat, Serbia lobing kundër Shqipërisë. Jeremic se pranon BRUKSEL – Ambasada serbe në Bruksel ka lobuar që Parlamenti Europian të mos votojë draftin e liberalizimit te vizave për Shqiperinë njekohesisht me vendet e tjera te Ballkanit. Eurodeputetja Sarah Ludford tregoi kete levizje te nendheshme te diplomateve serbe dhe pyeti ministrin e Jashtem, Vuk Jeremic gjate mbledhjes se Komitetit te Jashtem Parlamentar.
“Ambasada juaj ketu, ne Bruksel, ka lobuar prane eurodeputeteve kunder qendrimit qe Parlamenti Europian po ndermerrte e qe ishte konfirmimi i menjehershem i perspektives se liberalizimit te vizave per 3 vende te Ballkanit perfshi Serbine, por me synimin per te perfshire dhe Shqiperine e Bosnjen ne te, duke nenvizuar permbushjen e kritereve. U zhgenjeva qe ambasada juaj qe po lobonte ndaj eurodeputeteve kunder ketij qendrimi”, i tha Ludford, kryediplomatit serb.
Jeremic ka reaguar menjehere duke e hedhur poshte kete akuze. “Me gjithe respektin e duhur, automatikisht refuzoj te gjitha akuzat ndaj zyrtareve serbe. Me fjale te tjera qe zyrtaret e ambasades serbe ne nje menyre apo tjeter kane punuar kunder liberalizimit te vizave ndaj Bosnje-Hercegovines. Nese doni qendrimin zyrtar te qeverise serbe, ne mendojme se duhet te kete regjim te lire vizash qe neser”, tha ai.
Sipas eurodeputetes Ludford, diplomati serb kishte derguar nje e-mail ndaj nje eurodeputeti holandez, te cilit i kerkonte ne konfidence qe Komiteti per Ceshtjet e Sigurise, Lirise dhe Drejtesise te mos mbeshteste raportin e Tanja Fajon per perfshirjen e Shqiperise dhe Bosnjes ne te njejtin propozim te Komisionit per liberalizimin e vizave, pasi nje gje e tille cenonte interesin e Serbise per levizje te lire te qytetareve te saj brenda afatit te premtuar janar 2010.

Greqia, Papandreu:Ballkani, integrim brenda 2014
BRUKSEL- Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu ka deklaruar se qeveria që ai drejton është pro zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit. Në tryezën e krerëve të shteteve dhe qeverive evropiane, gjatë një konference për shtyp kryeministri grek ka shprehur hapur prioritetin e qeverisë së tij.
Në këtë samit Greqia paraqiti si prioritet të qeverisë helene zgjerimin e BE-së me Ballkanin, madje duke synuar vitin 2014 për integrimin e vendeve të këtij rajoni.
“Pas axhendës së Selanikut në vitin 2003, kur u hodhën themelet e zgjerimit me Ballkanin, në këto vitet e fundit rajoni ka humbur orientimin dhe ne duam t’i japim një dinamikë të re, pa ulur standardet që duhen plotësuar, por duke reduktuar burokracitë, me qëllimin përfundimtar përfshirjen e Ballkanit në BE, 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore”, deklaroi Papandreu.

Vizat, Berisha: Plotësojmë kushtet
TIRANË- Kryeministri i vendit, ka premtuar se reformat janë në plotësim e sipër dhe i ka bërë një tjetër ftesë opozitës për të hyrë në parlament.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha garantoi se liberalizimi i vizave do të bëhet sipas premtimeve, dhe se qeveria do të përparësojë të gjitha problemet e integrimit dhe të liberalizimit të vizave dhe problemet e luftës kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar në tërësi për problemet më madhore të vendit. “Unë mund t’ju them se nga të gjitha kërkesat specifike, që kanë lidhje me kalimin e kufirit, kontrollin e integruar të tyre, janë në plotësim e sipër përfundimtar brenda muajit nëntor, më së shumti”- tha ai.
Ai ka deklaruar se deri tani aplikimet për pasaporta biometrike janë 231 725, nga të cilat janë prodhuar dhe shpërndarë në rajonet e policisë 223 545 dhe janë tërhequr nga shtetasit rreth 180 000. Berisha ka sqaruar se është miratuar vendimi për kategorizimin, standardet dhe kriteret e kontrollit në pikat e kalimit të kufirit. Harta topografike është përgatitur dhe shpërndarë në të gjitha stacionet e pikë- kontrollit të kufirit; janë miratuar procedurat me standardet e fundit për policinë kufitare dhe migracionin. “Kanë mbetur gjithsej pesë pika, në të cilat do të instalohet gjatë këtyre ditëve, siç janë Shishtaveci, Orgjosti, Sopiku dhe Ribsi. Do të vendoset një sistem kamerash për të kontrolluar të gjitha pikat e kufirit”- tha ai.
***** 12 tetor
Vizat, PS: Qeveria të plotësojë standardet, jo të akuzojë opozitën
TIRANË- Nëse shqiptarët nuk përfituan liberalizim si fqinjët e tyre, përgjegjëse e vetme është qeveria, e cila nuk plotësoi standardet e kërkuara nga BE-ja. Kështu është shprehur sot në emër të PS, deputeti Ilir Gjoni gjatë një konference për shtyp. Sipas tij, është qeveria Berisha ajo që nuk ka bërë reformat e nevojshme, të cilat do i hapin rrugën e integrimit vendit.
“Qeveria duhet të plotësojë standardet për liberalizimin e vizave dhe jo të merret me akuza të pabaza ndaj opozitës. Sipas Planit të Veprimit të miratuar nga vetë qeveria nuk është amenduar ende ligji për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, si dhe plani antikorrupsion, kushte këto të vendosura nga BE-ja.”-tha Gjoni.
Sipas tij ende nuk janë përmirësuar masat për aksesin në informacion mbi kapjen e drogës dhe personave të përfshirë në Pikat e Kalimit Kufitar.
“Liberalizimi i vizave kërkon impenjim e përkushtim të tërë strukturave të shtetit për të forcuar administratën publike, duke pasur një gjyqësor të pavarur e të paanshëm dhe jo një retotikë boshe të qeverisë duke akuzuar opozitën për këtë proces”, tha Gjoni.
BE shtyn përsëri shqyrtimin e aplikimit të Shqiperisë UPDATE – Shtyhet serish shqyrtimi i kandidatures se Shqiperise nga diplomatet e Bashkimit Europian. Megjithese Presidenca Suedeze e kishte perfshire ne axhenden e diskutimeve te komitetit te perfaqesuesve te perhershem te vendeve antare, shqyrtimi i aplikimit eshte hequr nga axhenda per shkak se Gjermania ka kerkuar me shume kohe. Sipas burimeve konfidenciale, duke ju referuar nje ligji te ri te imponuar nga Gjykata Kushtetuese si kusht per ratifikimin e Traktatit te Lisbones, diplomatet gjermane kane shpjeguar ne takim se ende nuk jane te qarte nese duhet respektuar Bundestag perpara se te shprehet qendrimi per aplikimin e Shqiperise.
Ne nje rast te tille, shqyrtimi i kandidatures do te shtyhej per me shume se nje muaj, pasi mbledhja e pare e Dhomes se Ulet te parlamentit gjerman eshte ne fund te tetorit.
Shqiperia aplikoi per statusin kandidat 6 muaj me pare dhe komisioni pret driten e gjelber nga Keshilli i BE-se per te nisur perpilimin e opinionit mbi gadishmerine e vendit per te marre statusin kandidat.
Ne kete faze te procesit, dhenia e mandatit ndaj Komisionit nuk kerkon diskutime ne nivel te larte perfaqesimi te vendeve antare.
Me t’u miratuar ne Komitetin e perfaqesuesve te perhereshem, Keshilli i pare i ministrave europiane qe do te mbahet pas ketij takimi do te komunikoje dhenien e pelqimit mbi kandidaturen, pa diskutime te metejshme, ne menyre qe Komisioni te nis procesin teknik me dergimin e pyetsorit qindrafaqesh ndaj autoriteteve shqipetare.

TIRANË- Austria do mbështesë rrugën e Shqipërisë drejt Komuniteti Europian, por më parë vendi duhet të ece në rrugën e duhur për plotësimin e reformave. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm austriak, Michael Spindelegger, gjatë një konference për shtyp mbajtur së bashku me ministrin e Jashtëm, Ilir Meta. “Austria mbështet Shqipërinë në rrugën e saj integruese. Por Shqipëria duhet të bëjë një rrugë të mirë për të plotësuar reformat dhe procedurat për të arritur këtë objektiv”, tha Spindelegger. I pyetur për aplikimin e Shqipërisë në BE, ai deklaroi se procesi për vizat nuk është mbyllur dhe se Shqipëria do të respektohet si çdo vend tjetër, por për këtë nevojitet ende punë.
PE: Shqipëria ‘përfshihet në listë’, vizat ‘pas plotësimit të kushteve’
BRUKSEL – Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian votoi sot me shumicë votash projektligjin e KE për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e liberalizimit të vizave. Nga 51 deputetë, vetëm 8 votuan kundër këtij projektligji.
Komiteti votoi për të përfshirë brenda fushëveprimit të këtij ligji që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat kanë perspektivën e hyrjes në BE.
Mediat e huaja informojnë se nga marrëveshja e lehtësimit të lëvizjes së lire në vendet e Bashkimit Europian përpos tre shteteve që diheshin Maqedoni, Serbi, Mali i Zi janë përfshirë edhe Shqipëria e Bosnje-Hercegovina.
Por ndersa per tre te parat liberalizimi behet me 1 janar te vitit qe vjen, per dy te fundit, heqja e vizave do të bëhet në varësi të përmbushjes me integritetit të dokumentit të menaxhimit të kufijve dhe zbatimit të ligjit. Komiteti gjithashtu miratoi hapjen e një dialogu të vizave me Kosovën në mënyrë që të krijojnë një “hartë e liberalizimit të vizave të ngjashme me të tjerët.
Eurodeputetja Sarah Ludford u shpreh se “i kemi dërguar një sinjal shumë të fuqishëm Parlamentit Europain në mbështetje të udhëtimit të lirë për të gjithë njerëzit e Ballkanit Perëndimor me një riorganizim të formaliteteve ligjore.
Por duhet theksuar se heqja e vizave mund të ndodhë në praktikë vetëm kur këto vende të përmbushin standardet e nevojshme të sigurisë. “Iu bëj thirrje qeverive dhe qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnjes që të përmbushin me shpejtësi kushtet e BE-së”, shtoi ajo.
“Në Kosovë, unë shpresoj se ne mund të gjejmë një zgjidhje, e cila është pragmatike në avancimin e perspektivës që kosovarët gjithashtu të arrijnë lehtësimin e vizave dhe liberalizimin pastaj”, përfundoi Ludford.
Pati shumë debate, vecanerisht me zonjen Bildt, bashkeshorten e ministrit te Jashtem suedez Karl Bildt, e cila votoi kunder raportit por qe e argumentoi kete qendrim si sjellje dashamirese ndaj qytetareve te Bosnjes e Shqiperise.
“Diferenca mes nesh e raportueseve eshte se ne duam te jemi te sinqerte me keta njerez e jo t’i zhgenjejme ata”, nenvizon Bildt. Ne 19 tetor raporti per liberalizimin e vizave me Ballkanin do te votohet ne Komitetin e Ceshtjeve te Lirise, Drejtesise e Sigurise ne Parlamentin Europian.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25854. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25854

FSHF, 2.5 milionë euro për ndriçimin në 6 stadiume Shitja e së drejtës televizive ishte vetëm hapi i parë drejt krijimit të një kampionati tërheqës, por që siguron edhe përfitime. Për ta bërë edhe më spektakolare Kategorinë Superiore, Federata Shqiptare e Futbollit ka mbajtur fjalën që të pajisë me projektorë edhe gjashtë stadiume në vend. Një investim në bashkëpunim me bashkitë e qyteteve përfitues dhe klubet, i cili kap vlerën e përgjithshme 2.5 milionë euro. Ndriçimi do të bëjë të mundur zhvillimin e ndeshjeve në orët e mbrëmjes edhe në disa qytete kryesore, me shpresën se kjo do të rikthejë tifozët në stadiume. Aktualisht, me drita luhet vetëm në “Qemal Stafa” në kryeqytet dhe “Loro Boriçi” në Shkodër. Vendimi është miratuar në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, të zhvilluar dje gjatë mesditës, ndërsa impiantet përfituese janë “Niko Dovana” në Durrës, “Ruzhdi Bizhuta” në Elbasan, “Besa” në Kavajë, “Loni Papuçiu” në Fier, “Flamurtari” në Vlorë dhe “Skënderbeu” në Korçë. “Prioriteti i vendosur nga Ekzekutivi është që brenda vitit 2009, ndeshjet me drita të mund të luhen në të paktën 3 prej këtyre stadiumeve”, pohuan burime zyrtare në institucionin që drejton futbollin shqiptar. Në këtë mënyrë, do të zgjerohet edhe shpërndarja e ndeshjeve, e praktikuar në këto nëntë javë të para.
Një tjetër vendim mjaft i rëndësishëm për elitaret është edhe shpërndarja e premiove për të gjitha skuadrat shqiptare që kualifikohen në turet e kupave të Europës. Nga një projekt në letër, kjo do të bëhet realitet në momentin e hartimit të projektbuxhetit të ri të Federatës. Synimi është që nëpërmjet përfitimeve financiare të nxitet cilësia e klubeve tona në Champions League dhe Europa League, si edhe për të hequr imazhin e keq dhe dyshimet që janë ngritur sistematikisht gjatë këtyre viteve të fundit.
Investime të konsiderueshme do të përfitojnë edhe disa skuadra të Kategorisë së Parë: në terrenet e nëntë stadiumeve do të investohen afro 600 mijë euro. Nga rikonstruksioni përfitojnë Lezha, Bilishti, Burreli, Gramshi, Velipoja, Librazhdi, Çorovoda, Cërriku dhe Memaliaj, ndërsa edhe në këtë rast projektet do të realizohen në bashkëpunim me klubet dhe bashkitë e qyteteve përkatëse. Nuk kishin si të mungonin edhe shpërblimet për fitueset e aktiviteteve kombëtare për sezonin 2009-2010. Fitueses së Superiores do ti akordohen 10 milionë lekë të rinj, fitueses së Kupës 5 milionë, fitueses së Kategorisë së Parë 4 milionë dhe fitueses së çmimit “fair-play” 1.5 milionë lekë të rinj. Ashtu si ka ndodhur edhe më parë, në bazë të kërkesave të klubeve shpërblimet mund të jepen në lekë, ose mund të konvertohen në projekte për rikonstruktim terrenesh dhe ambientesh sportive.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25836. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25836

Japonia dhe gjenerata e burrave-barngrënës Sociologët janë të shqetësuar për ndikimin që këta meshkuj të pa interesuar te femrat kanë dhe do të kenë në të ardhmen në pakësimin e popullsisë. Kjo kategori meshkujsh, në fakt, është shndërruar në një burim kurioziteti dhe studimi për gazetarët…
Në moshën 18-vjeçare, Mitsuhiro Matsushita i ka të qarta idetë në lidhje me idealin e së ardhmes së tij. Pasi të diplomohet në universitet dhe pasi të ketë punuar disa vjet, do të vendosë që të martohet dhe këtë martesë do ta bënte me një vajzë që gjithashtu punon dhe e fiton vetë bukën e gojës. Kur të vendosnin që të bëheshin me fëmijë, ai do të qëndronte në shtëpi, që të kujdesej për rritjen dhe mbarëvajtjen e tyre, do të gatuante dhe do të bënte pazarin, ndërkohë që e shoqja do të vazhdojë punën. Me pak fjalë, ideali i së ardhmes së tij është që të qëndrojë në shtëpi e të rrisë fëmijët. Dhe ky nuk është një ideal i një djali të vetëm, që përbën një përjashtim, por i një brezi të tërë meshkujsh të rinj. Për më tepër, sot, ai është një i ri shumë modern me interesa të gjera për jetën, që e kalon kohën para librave, kompjuterit e shoqërisë me bashkëmoshatarët që mendojnë gjithnjë e më tepër si ai. Bëhet fjalë për një mendësi që po karakterizon një grup gjithnjë e më të madh djemsh të rinj, që për shkak të “ëndrrave” të ndryshme që kanë për të ardhmen, po tërheqin vëmendjen e medias dhe të vetë studiuesve të sociologjisë. Për të përshkruar këtë kategori ekzistojnë dy fraza në japonisht “soshokukei danshi: që do të thotë “burra barngrënës, ose “Ojo-man” që do të thotë burra-vajzërorë. Përcaktimet janë të ndryshme, por realiteti është i njëjtë. Në fakt nuk bëhet fjalë për homoseksualë, sepse pjesa më e madhe e tyre janë heteroseksualë, por që kanë të përbashkët me homoseksualët përçmimin ndaj detyrave dhe karakteristikave të mashkullit tradicional japonez, si dhe shijen për sende që zakonisht tërheqin vëmendjen vetëm të femrave. Kështu burrat-vajzërorë nuk janë aspak të interesuar për makinat e shpejta, karrierën e suksesshme, veshjet firmato, apo femrat e bukura. Në të kundërt, ata kërkojnë që të kenë punë modeste, me femrat që kultivojnë marrëdhënie shumë shoqërore e miqësore, që në më të shumtën e rasteve mbeten të tilla pa u shtrirë në sferën seksuale. Kohën e lirë e kalojnë nëpër butikë të vegjël, duke bërë pazar veshje me ngjyra të ndezura e madje edhe me ngjyra e shkëlqim. Për tu çlodhur, nuk preferojnë të marrin kafe, apo birrë, por të hanë kek dhe të pinë lëngje frutash. Sociologët janë të shqetësuar për ndikimin që këta meshkuj të pa interesuar te femrat kanë dhe do të kenë në të ardhmen në pakësimin e popullsisë. Kjo kategori meshkujsh, në fakt, është shndërruar në një burim kurioziteti dhe studimi për gazetarët, shkencëtarët, demografët dhe ekonomistët, sepse ndikimi që ata kanë është shumëplanësh. Të gjithë tentojnë që të shpjegojnë këtë fenomen, shkaqet e tij, pasojat dhe sigurisht edhe shtrirjen. Sipas studimit të një sociologu që është botuar së fundi në Japoni vlerësohet se në Japoni, thuajse dy të tretat e meshkujve nga mosha 20 deri në moshën 34-vjeçare kanë tendenca për tu shndërruar në meshkuj-barngrënës. Bëhet fjalë për një brez që është krejtësisht ndryshe nga ai i mëparshmi për sa i përket shijeve dhe kërkesave, i mësuar me një shoqëri tejet konsumatore. “Në vitet e bumit ekonomik, njerëzit ishin shumë të dhënë edhe pas blerjes së gjërave të shtrenjta, makinave të shpejta, ndërsa djemtë e kësaj gjenerate nuk janë aspak të interesuar në to. Atyre u intereson një makinë që është praktike dhe që, në radhë të parë, u kryen punë. Vitet e fundit kanë dalë në treg një sërë produktesh që u përshtaten shijeve të këtyre djemve. Kështu, nëpër lokale, tani, përveç pijeve alkoolike të forta dhe lëngjeve të frutave, kanë filluar të tregtohen edhe disa lloje birrash më të buta dhe më të ëmbla se zakonisht. Një tjetër kompani veshjesh ka nisur që të shesë gjoksmbajtëse për meshkuj, që sigurisht ndryshojnë nga ato të femrave, por kanë pothuajse atë formë dhe janë më të thjeshta. “Në vitet 80-90 njerëzit e dinin mirë se një burrë duhet të jetë burrë dhe një grua duhet të jetë grua. Kjo qartësi e ndarjes së gjinive bënte që të ekzistonte ndarje edhe në mjetet e konsumit të tyre, si makinat e posaçme për meshkuj dhe ato për femra, veshjet sigurisht, por edhe celularët e parfumet. Por sot, njerëzit kanë ndryshuar dhe jetojnë si u pëlqen. Këtë javë, madje në ditët e modës japoneze në Tokio, sfiluan për herë të parë meshkuj të veshur me funde. Ishin funde të shkurtër, ngjyrë rozë, me një prerje disi ndryshe nga fundet tradicionale të femrave. Sipas disa profesorëve të sociologjisë, krijimi i kësaj kategorie meshkujsh femërorë është pasojë e rrënimit ekonomik, e krizës që ka prekur edhe vetë sjelljet dhe drejtimet e njerëzve. Nëse meshkujt preferonin makina të shpejta, femra të bukura që i takonin nëpër restorante të shtrenjta, kjo vjen sepse ata kishin mundësi për ti paguar të gjitha këto qejfe, ndërsa tani, me krizën ekonomike, janë të paktë ata që mund ti lejojnë vetes një mënyrë të tillë jetese. Gratë japoneze, ndërkohë, nuk i kanë ndryshuar preferencat. Ato nuk duan që burri të rrijë në shtëpi me fëmijët dhe ato të punojnë, por si zakonisht vazhdojnë që të kërkojnë të martohen me meshkuj të pasur dhe të fuqishëm. Por të tillë kanë mbetur pak në Japoni e si pasojë edhe numri i martesave pritet që të bjerë. Për sa i përket meshkujve nga 20 deri në 34 vjeç ata janë përgjithësisht beqarë dhe vetëm 20% e tyre kanë të dashura. Por një përqindje jo e vogël janë të virgjër deri në një moshë të madhe. Për një vend si Japonia që po përballet me një shkallë të ulët të lindjeve, një situatë e tillë është me të vërtetë shkatërrimtare.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25839. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25839

Omani, ylli i Lindjes Tërheq më shumë se një milion vizitorë në vit, që mrekullohen nga panorama e virgjër, ekzotizmi dhe magjia e Muskatit
Sapo ka rënë agimi dhe trafiku nuk është dendur ende. Ndërtesat e rreshtuara bukur dhe hotelet magjepsës e bëjnë të duket këtë cep të Lindjes së Mesme si ndonjë qytet zviceran. Muskati, kryeqyteti i Omanit, është qyteti i gadishullit arabik që kujdeset më shumë se çduhet për dekorin urban, duke arritur të harmonizojë modernitetin me ndikimin anglez. Pastërtia dhe rregullat, të mbrojtura me fanatizëm, e bëjnë këtë vend thuajse “steril”. Është dinamik, por i rezervuar. Jo i vrullshëm dhe fals si Doha, jo transgresiv dhe i tepruar si Dubai. Omani është i padepërtueshëm ndaj rregullave të Islamit sunit integralist, që e bëjnë më të vështirë jetën në vendin fqinj, Arabinë Saudite. Gratë mbajnë shami, por nuk janë të detyruara. Drejtojnë makina pa problem, mund të udhëtojnë të vetme dhe nuk hasin vështirësi të mëdha për të gjetur punë. Edhe në sektorin publik numërohet një numër i konsiderueshëm femrash në poste drejtuese. Një emancipim ky i favorizuar nga hegjemonia e doktrinës ibadite, të adaptuar në shekullin VII nga Abdullah Ibn Ibadhal Maquiss, dijetar nga Bassora. Burimi i së drejtës mbetet Sharia, por në një version më tolerant, që përjashton hakmarrjen dhe favorizon bashkëjetesën paqësore me besime të tjera dhe zakone të ndryshme. Në Muskat, në hotelet e mëdhenj, lejohet edhe konsumi i alkoolit. Diskotekat hapin dyert në fundjavë, edhe pse dominohen kryesisht nga një publik krejtësisht perëndimor. Ajo e Omanit është një shoqëri shumë ndryshe, që në një zonë kaq të trazuar të botës përpiqet të mbajë raporte të mira me të gjithë: që nga iranianët e deri tek arabët. Nuk janë të këqija edhe marrëdhëniet me izraelitët që dikur, para rebelimit palestinez, kishin hapur një qendër tregtare në Muskat. Një gatishmëri, e promovuar mbi të gjitha nga aftësitë e bashkëpunimit të Qabus bin Said, që prej më shumë se 40 vjetësh qeveris vendin me më pak se tre milionë banorë, me një autoritarizëm të moderuar, që karakterizohet nga mirëkuptimi dhe dëshira për dialog. Sulltani erdhi në krye të vendit në vitet 70, me një grusht shteti që rrëzoi nga froni të atin, Said bin Taimur, pasardhës i klanit që dominon Omanin prej tre shekujsh. Qabus bin Said kishte studiuar në kolegjin ushtarak britanik të Sundhurst, ku ishte njohur me kulturën perëndimore dhe ishte bërë një fans i “Beatles”. Me tu rikthyer në Muskat, nuk arriti të bindte të atin të hiqte dorë nga zakonet dhe ritet mesjetare që dominonin në vend. Nuk kishte elektricitet, as ujë të rrjedhshëm, as sistem kanalizimesh. As radio, televizione dhe gazeta. Ishin të ndaluara edhe syzet e diellit, që “errësonin shpirtin”. Në të gjithë Omanin kishte vetëm pesë spitale, tre shkolla, katër kilometër asfalt. Për të lëvizur nga një vend në tjetrin, sulltani preferonte gamilen në vend të makinës. Në perëndim, mbylleshin portat e rënda të qytetit të vjetër dhe ndalohej hyrja në portin e mbyllur me zinxhirë. Shumë shpejt mes djalit dhe të atit nisën kontradiktat e para. Djaloshi, që kishte studiuar jashtë dhe që kishte sjellë i pari në Oman një magnetofon të fshehur në baulen e rrobave, për idetë e tij revolucionare u dënua me arrest shtëpiak. Por, me ndihmën e disa miqve të tij ushtarakë britanikë, përgatiti grushtin e shtetit, pa gjakderdhje. Sulltani i vjetër hipi në një avion dhe i kaloi vitet e fundit të jetës në një hotel londinez. Qabus bin Said, sot 68 vjeç, i divorcuar dhe me një fëmijë, menjëherë nisi planet për modernizimin e vendit, duke nisur nga infrastruktura. Ai shfrytëzoi burimet e naftës e gazit dhe i kushtoi rëndësi të veçantë turizmit, duke u bazuar te ndërtesat antike, plazhet dhe burimet e tjera të mrekullueshme, që deri në atë kohë nuk njiheshin fare. Një program modernizimi u zhvillua me ritme të shpejta, duke sjellë te qytetarët konfort dhe mirëqenie të munguar. Sulltani gëzon popullaritet të lartë në vend, kjo sepse nuk qëndron gjithë ditën i mbyllur në pallatet e tij. Çdo vit kalon me këshilltarët, tre ose katër muaj në rajonet e largëta dhe ndjek zakonet beduine, duke lëvizur me gamile dhe fjetur nën çadër. Sheh nga afër problemet e komuniteteve të izoluara, flet me krerët e fiseve dhe ndan me ta vështirësitë dhe problemet që kanë. Largohet nga vendi vetëm në verë kur klima në Muskat bëhet e padurueshme. Atëherë nuk i mjaftojnë më hobet e përditshme (muzika klasike, koleksioni i armëve, tenisi, kuajt). Me ndonjë jaht madhështor drejtohet drejt Mesdheut. Popullariteti i tij nuk u prek as nga kriza globale që po shkurton treguesit e rritjes ekonomike në vend dhe ka bllokuar ndërtimin e një qendre të re rezidenciale në Muskat. Gjëja për të cilën Qabus bin Said kujdeset më shumë është turizmi. Më tepër se një milion turistë vizitojnë çdo vit Omanin, pjesa më e madhe e të cilëve janë skandinavë, anglezë, gjermanë, austriakë, francezë që habiten më shumë nga qetësia që karakterizon këtë zonë. Qytetet më të mëdha në vend ofrojë një panoramë të mrekullueshme me resurse dhe qendra antike dhe moderne. Edhe resortet në shkretëtirë zhyten në skenarë magjikë, mes agimeve dhe perëndimeve që të lënë pa fjalë. Mrekullitë e parqeve natyrale ofrojnë një tjetër oaz qetësie mes breshkave gjigante dhe llojeve të rralla të bimëve. Për të rritur fluksin e turistëve sulltani ka urdhëruar ndërtimin e një aeroporti të ri në Muskat dhe zgjerimin e atij të Salahahit. Po ashtu është aprovuar ndërtimi i tre aeroporteve të reja të shpërndara mes zonave me zhvillimin më të madh industrial. Katër janë lidhjet direkte me Europën: Londra, Parisi, Mynihu dhe Frankfurti. Për të tërhequr kapitale nga shtetet e tjera vendosën të akordonin rezidencën e përhershme të të huajve që blejnë shtëpi dhe terrene. “Njerëzit, për shkak të krizës, udhëtojnë më pak”, thotë Mohgammed Ali Said, këshilltar i ministrit të Turizmit, “por shumë shpejt kjo tendencë do të përhapet. Omani në krahasim me pjesën tjetër të botës ka dy gjëra që e favorizojnë: stabilitetin politik dhe mentalitetin e hapur”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25842. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25842

Misteri i cmendurise se Van Gogh Kanë dalë shumë dyshime për vdekjen e tij. Provat janë 800 letra të ekspozuara në Amsterdam, që piktori ia ka nisur të vëllait, në të cilat janë edhe skicat e veprave të tij të mëdha. “Një njeri i sëmurë? Nuk ka mundësi, ai është shumë alegro dhe i gjallë”, deklaronte kunata e tij Një mister trondit botën e artit. Për këtë kanë mjaftuar rreth 800 letra që Vincent van Gogh i ka dërguar të vëllait, Theo, dhe tani janë ekspozuar në muzeun “Van Gogh” në Amsterdam, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 3 janar 2010. Për herë të parë janë shfaqur kopjet origjinale të letrave, disa prej të cilave janë vepra të vërteta arti. Në fakt, ato janë të shoqëruara nga skica, me anën e të cilave ai “bindi” të vëllanë, që ishte edhe i pari person që besoi, por njëkohësisht edhe “tutori” i tij përgjatë gjithë jetës. Ato piktura, që në atë kohë nuk i blinte askush, por që më vonë u bënë fati i gjeneratave të tregtarëve dinakë të veprave të artit. Korrespodenca e parë që shfaqet e ekspozuar në Amsterdam është kjo: deri në çpikë vuante Van Gogh nga shqetësimet psikike? Tradita në të shkuarën e ka njohur si një të çmendur dhe kritika e nëntëqindës ia ka atribuuar nervave shifrën gjeniale të pikturave të realizuara me një gjysmë peneli. U shkruan libra të tërë për përplasjen e tij në vitin 1888 me Paul Gauguin, i rikthyer krejt rastësisht nga detet e jugut dhe i ftuar i tij në Arles. Mes të dyve (kjo është thënë gjithnjë) filloi një zënkë për shkak të divergjencave artistike dhe Van Gogh tentoi ta godiste kolegun me një brisk. Ai u largua si i tërbuar dhe në zemërim e sipër, Vincent preu një copë nga veshi i tij i majtë, e mblodhi me një copë gazetë dhe ia dërgoi një mikes së tij prostitutë. Tashmë zbulohet se e vërteta e asaj që ka ndodhur siç ne e dimë, ka lindur nga dëshmia e Gauguin, i cili ka lënë gjithashtu edhe këtë deklaratë: “Ndonjëherë shikoj atë që mendoj dhe për mua është realiteti”. Për sa i përket copës së veshit, është e qartë që Van Gogh e ka prerë, pasi i mungon që nga viti 1888 në të gjitha autoportretet e tij. Ndërkohë se kush ishte prostitutë dhe përse ai e bëri këtë zgjedhje, nuk u mor vesh asnjëherë. Në fakt për Van Gogh gjithnjë është folur se ka qenë një i sëmurë mendor, në limitet e vetëvrasjes (prej së cilës në fakt vdiq edhe në moshën 37 vjeç, saktësisht më 29 korrik 1890), por tashmë janë zbuluar fakte dhe dëshmi që ngrenë hije për jetën e tij. Deklarime krejt të papritura janë ato të thëna nga Hohanna, gruaja e të vëllait, që u pa me Vincent për herë të parë në Paris, pas një viti martesë dhe me një fëmijë, në prillin e vitit 1890. Pas gjithë atyre që ishin thënë për të, Johanna, ishte krejtësisht e bindur se Vincent ishte një i sëmurë i gjorë, të cilit i kishte mbetur shumë pak jetë, por mbi të gjitha, me të cilin ishte shumë e vështirë që të flisje. Lexoni se çfarë shkruhet në introduktën e një letre që vëllezërit këmbenin: “Prisja të shihja një burrë të zvenitur krejtësisht nga energjitë, por përballë mu shfaq një burrë robust, me shpatulla të gjera, me pamje të gjallë, shprehje të qeshura të fytyrës”. Edhe një mjek, doktor Paul Gachet, të cilit Theo i prezantoi të vëllain, krijoi një përshtypje të mirë. Vincent i besoi thuajse i lumturuar: “Gjeta tek ai – shkruan në një nga letrat e tij Vincent – një mik të vërtetë, pothuaj një tjetër vëlla. Jemi kuptuar në një mënyrë shumë të mirë, saqë unë kaloja çdo javë një ose dy ditë tek ai, për të punuar në kopshtin e tij, ku kam bërë dy studime, një me bimë nga Jugu, si shpatore, qiparis e selvi dhe një tjetër me trëndafila të bardhë dhe tulipanë. Janë pikërisht këto hapat e parë të Van Gogh, për disa prej kryeveprave të tij, por që në të vërtetë, këtu nis edhe dyshimi që është ngritur në Amsterdam, se pse askush nuk i blen ato. Shumë e rëndë: Theo kishte një galeri arti të tijën në Paris, ku ekspozoheshin piktorë si Monet, Sisley, Pissarro, Degas, Seurat, impresionistët më të mirë, vlerat e të cilëve rriteshin çdo ditë. Edhe Vincent kishte një galeri arti të tijën: e kishte hapur me Toulouse-Lautrec, një prej të mëdhenjve që është lënë jashtë ekspozimit artistiko-ekonomik në Paris. Por çfarë ndodhte? Ndodhte ajo që të gjithë kritikët e njihnin Van Gogh, por askush nuk i jepte vlerat e tij. Gjithsesi në disa raste (për saktësi kanë qenë vetëm tre), Vincent iu krijua mundësia për të prezantuar disa punë në sallonin e artistëve të pavarur. Por nuk u ble asnjëra prej tyre. Pra kur vdiq, Van Gogh ishte krejtësisht i panjohur: por vetëm dy muaj pas zhdukjes së tij, iu dedikua një ekspozitë, ku të gjitha punët e prezantuara u shitën. Për të kaluar te një e pathënë fantastike, që një vit pas vdekjes së tij, punimet e prezantuara në Sallonin e Artistëve të Pavarur u kuotuan me vlera të jashtëzakonshme. Pasi kanë dalë në dritë këto fakte, të gjithë janë të bindur se vëllai i tij, Theo, ka spekuluar në mënyrë të tmerrshme. “Nuk ka asgjë për tu habitur”, shkruhet në vëzhgim “pasi kishte bërë tutorin për shumë vjet me të vëllanë, tani vendosi të fitonte pak nga paratë e tij”. Në fakt, nëse pranohet kjo hipotezë, nuk mungon mbështetja. I lindur në vitin 1857, katër vjet pas Vincent, Theo nuk ishte as 18 vjeç kur i dërgoi 20 frangat e para të vëllait, që në atë periudhë kishte filluar të pikturonte, por që si punë kryesore kishte atë të predikuesit, si zëvendës i një prifti protestant. Pra pa ndihmë, Vincent nuk do ti ishte përkushtuar pikturës; por nga këtu më pak se sa mendime bujare, Theo kërkon përjetësinë. Pasi ai shkreti vdiq, pak nga sëmundja dhe shumë nga dhimbja, vetëm gjashtë muaj pas vetëvrasjes së Van Gogh (ky është një tjetër komponent i padiskutueshëm misterioz). Ngjarjet kanë rrjedhur kështu: më 27 korrik 1890, Vincent u kthye nga Parisi në Auvers-sur-Oise, ku ishte stabilizuar prej kohësh, thonë në rrëfimin e tyre një çift miqsh, zotërinjtë Revaux, dhe aty më pas qëlloi veten me revolver. Ata nuk i besojnë, pasi thanë se “camminava speditamente e non era nemmeno pallido”. Ndërkohë natën e 29 korrikut Van Gogh vdiq pasi kishte kaluar tërë ditën mbi krevat, duke pirë duhan. Për ta plotësuar të tërë këtë ngjarje, mungon autopsia, që nuk iu bë kurrë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25845. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25845

Kriza politike, Parlamenti Europian i ndarë për Shqipërinë Bojkoti dhe hapja e kutive përplasin europarlamentarët e majtë dhe të djathtë
Zhvillimet politike në Shqipëri, pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, kanë shkaktuar debate të ashpra në Parlamentin Europian. Përfaqësuesit e së majtës dhe të djathtës, megjithëse me argumente të kundërta, siç raporton “Top Channel”, vlerësojnë njësoj se kriza politike në Shqipëri duhet të përfshihet në rezolutën e Parlamentit mbi strategjinë e zgjerimit. Dokumenti i komisionit vlerësonte për Shqipërinë se shumica e standardeve ndërkombëtare u arritën në zgjedhjet parlamentare, por pati parregullsi. Forcimi i sundimit të ligjit, garantimi i funksionimit të duhur të institucioneve shtetërore dhe pavarësia e gjyqësorit mbeten sfidat kyçe për vendin. Komisioni rikujton se është gati për të përgatitur opinionin, nëse Këshilli pranon kandidaturën e Shqipërisë. Por, si strategjia e përpiluar nga Komisioni, ashtu edhe propozimi i kryetarit të Komitetit të Jashtëm, Gabriele Albertini, nuk e përmendin situatën politike të krijuar në vend pas zgjedhjeve të qershorit. “Nuk përmendet fare që opozita ka bojkotuar Parlamentin. Në amendament do të kërkoj që ti bëhet thirrje opozitës të mos rrijë rrugëve, duhet tu themi e të pozicionohemi qartë që opozita duhet ti kthehet Parlamentit në Shqipëri”, theksoi eurodeputetja e Partive Popullore Europiane, Doris Pack. Sakaq, Kristian Vigenin, një eurodeputet i së majtës, vlerësoi se “sigurisht ne mund tu bëjmë apel, por duhet të marrim në konsideratë faktin se nëse ata janë jashtë, mbase kanë arsyet e tyre. Ndoshta situata nuk është kaq e thjeshtë, ndaj duhet ta përmendim këtë e të shohim më nga afër situatën atje. Nuk mendoj se opozita e një vendi që dëshiron anëtarësimin në BE duhet të qëndrojë jashtë Parlamentit, por në anën tjetër ne nuk duhet ti mbyllim sytë që të mos shohim se ka vërtet një problem atje”. Ndërsa për vendet e tjera të rajonit janë përgatitur projektrezoluta të veçanta, raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Nicolaos Chountis, nuk ishte i pranishëm në këtë debat për arsye shëndetësore. Debati i zhvilluar në Parlamentin europian vjen pas acarimit të situatës politike në Shqipëri. Që prej 7 shtatorit kur ka filluar punën Parlamenti, opozita nuk frekuenton asnjë prej seancave. Kryetari i opozitës, Edi Rama, dhe partia e tij kanë marrë një vendim politik për të bojkotuar Kuvendit me kërkesën e hapjes së kutive të votimit. Kryeministri Sali Berisha ka rënë dakord që të ketë hetim parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit, por nuk pranon kurrsesi hapjen e kutive të votimit. Kjo pikë e kërkuar me insistim nga socialistët duket se ka krijuar ngërçin e madh politik në vend. Faktori ndërkombëtar ka insistuar në kthimin e opozitës në Parlament, si shans për vazhdimin e reformave integruese.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25830. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25830

Lufta e pedagogëve, çështjen e ekskluzivitetit e bëjnë pagesat Shprehen universitetet private: Reforma në arsim duhet të sqarojë edhe pjesën e kapaciteteve njerëzore
Rrokaj: Nuk ka asnjë frymë antiprivat, profesorët janë të mbingarkuar me punë
Pedagogët e dypunësuar, apo ata të cilët përveçse japin mësim në universitetet shtetërore janë të angazhuar edhe në disa nga fakultetet private, ndodhen në dilemë.
Pagesat në shtet pothuajse po barazohen, për të mos thënë po konkurrojnë denjësisht pagat që ofrojnë universitetet private në vend. Urdhri i rektorit të Tiranës i firmosur në datën 4 nëntor nuk është pritur keq nga universitetet me numër të vogël studentësh, por u ka ardhur pak “thartë” atyre që në stafet e akademike shumicën e pedagogëve e kanë “huajtur” nga fakultetet shtetërore.
Thuhet se punonjësit e shtetit nuk kanë asnjë frymë antiprivate, ndërkohë që përfaqësuesit e universiteteve private thonë që pedagogët janë të lirë të zgjedhin vetë se ku angazhohen pas orëve zyrtare në fakultete. Për më shumë reforma në arsim ka ende shumë rrugë për të bërë, por një nga hapat e parë është edhe shqyrtimi me seriozitet i çështjes së kapaciteteve, burimeve njerëzore.
Deklaratat
Sipas administratorit të Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili, ka sqaruar se çështjet e ekskluzivitetit bëhen nëpërmjet pagesave, ndërkohë që profesorët kanë të drejtën e tyre të zgjedhin angazhimet në të cilat do të përfshihen pas punës në auditorët shtetërorë. “Pjesë e reformës së arsimit janë edhe kapacitetet, burimet njerëzore. Konflikti i krijuar është një tregues për defektet që ka sot sistemi aktual dhe ///që hapësirat që ka nevojë për përmirësim”, sqaroi Çili.
Ndërkohë që lidhur me vendimin e rektoratit të Universitetit të Tiranës, rektori i Universitetit Polis ka sqaruar se sistemi privat dhe ai shtetëror janë komplementar të njëri-tjetrit. Sipas tij, rëndësi ka produkti final, që është studenti, ///oferat për studentët shqiptarë në këtë rast janë për kultivimin dhe formimin e tyre. Por kushtet që ofrohen janë të ndryshme. “Sistemi arsimor privat dhe sistemi publik janë komplementare dhe plotësojnë njëra-tjetrën. Në universitetin tonë ne kemi si pedagogë shqiptarë ashtu edhe të huaj. Produkti për të cilin ne kujdesemi dhe qendra është përgatitja e studentit”, sqaroi Besnik Aliaj.
Vendimi
Sakaq, dekani i Universitetit të Histori-Filologjisë ka sqaruar se vendimi i marrë nga rektorati ka ardhur në një kohë kur sistemi i Bolonjës ka nisur të zbatohet në tërësi. Në një kohë kur profesorët u duhet të japin leksione edhe për sistemin e parë të studimit, edhe për sistemet e tjera dhe madje të qëndrojnë në punë edhe ditën e diel, lindi e arsyeshme nxjerrja e një udhëzimi, i cili të vendoste kufizimin për përfshirjen në dy sisteme. “Pedagogu është një vlerë dhe si i tillë, duke pasur parasysh këtë, u lejua që profesorët të japin mësim për nivelin e parë, ndërkohë që janë përjashtuar për të dhënë mësim në dy nivelet e tjera, kjo jo sepse ka një frymë antiprivate, por ngarkesa është tepër e madhe”, sqaroi dekani Rrokaj. Sipas tij, /////////procedi i akreditimit renditja e universiteteve, merr parasysh edhe stafet akademike.
Henri Çili, Universiteti Europian i Tiranës
Çështja e ekskluzivitetit bëhet nëpërmjet pagesave. Pjesë e reformës së arsimit janë edhe kapacitetet, burimet njerëzore. Konflikti i krijuar është një tregues për defektet që ka sot sistemi aktual dhe ////që hapësirat që ka nevojë për përmirësim.
Është zgjedhje e pedagogëve që pas orarit zyrtar të jenë të angazhuar me punën.
Besnik Aliaj, Universiteti Polis
Sistemi arsimor privat dhe sistemi publik janë komplementare dhe plotësojnë njëra-tjetrën. Në universitetin tonë ne kemi si pedagogë shqiptarë ashtu edhe të huaj. Produkti për të cilin ne kujdesemi dhe qendra është përgatitja e studentit. Sistemi publik dhe ai shtetëror janë plotësues të njëra-tjetrës. Secili ofron për studentin dije, ajo që ndryshon janë kushtet.
Shezai Rrokaj, dekani i Histori-Filologjisë
Kam qenë pjesë e vendimit, nuk mund të thuhet se ka një frymë antiprivat. Arsyet pse është marrë vendimi është duke pasur parasysh futjen e sistemit të Bolonjës, aplikimin e programeve të reja të studimit të cilat bëjnë që profesorët të jenë në auditorë edhe ditën e diel paradite. Stafi është më i impenjuar, pedagogu është vlerë dhe për këtë udhëzimi pengon profesorët që të mos japin mësim për nivelin e dytë të studimit. Akreditimi do të bëjë edhe renditjen e universiteteve dhe në këtë kuadër llogariten edhe burimet njerëzore. Nuk ka një frymë antiprivat, por mbingarkesa e pedagogëve në këtë kohë është shumë e madhe. Për këtë është marrë edhe vendimi i pagesës së tyre për mbingarkesën dhe orët suplementare në masën 100%.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25833. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25833
Top