Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Në mbrojtje të ideve të çuditshme A kanë gratë emocione të njëjta me burrat? A janë realitet, apo trillime ngjarjet e rrëfyera në Bibël? A është përmirësuar situata e mjedisit, 50 vitet e fundit? A është e vërtetë që pjesa më e madhe e personave të cilët abuzohen seksualisht nuk pësojnë dëme të pariparueshme? A kanë meshkujt një tendencë të lindur ndaj përdhunimit? A janë terroristët persona të shkolluar, të mençur dhe njerëz me bindje dhe ideale të larta? A është morali thjesht një produkt i evolucionit të trurit tonë pa asnjë bazë objektive? A do të ishte më e mirë shoqëria, nëse do të lejohej ligjërisht përdorimi i kokainës dhe heroinës? A është homoseksualizmi një sëmundje ngjitëse? A ndikojnë prindërit, në njëfarë mënyre në karakterin dhe inteligjencën e fëmijëve të tyre. A do të ishin më të vogla dëmet e provokuara nga terrorizmi, në rast se policisë do ti lihej dorë e lirë në torturimin e të dyshuarve? Fëmijët e jashtëligjshëm dhe të padëshiruar a do të jetonin më mirë, në rast se do të kishte një “treg” më të lirë për adoptimin e tyre?
Të mendojmë mirë.
Ndoshta jeni inatosur duke lexuar këto pyetje. Ndoshta ju duket absurde që dikush tjua bëjë, jo sepse mund të mos jenë të vërteta, por sepse druhemi që ato cenojnë rendin moral në të cilin jetojmë. Kur flitet për “ide të rrezikshme” nuk është fjala për teknologji të posaçme me të cilat mund të ndërtohen armët e dëmtimit në masë ose për ideologji perverse racizmi e fashizmi. Bëhet fjalë për disa pohime ose zgjedhje politike të mbështetura me prova e fakte nga shkencëtarë seriozë, të cilat duket se sfidojnë normat e një epoke.
Idetë e renditura më sipër dhe paniku moral që secila prej tyre ka ngjallur gjatë shekullit të kaluar e në vazhdim janë vetëm një pjesë e shembujve të tjerë të ngjashëm. Ata që i kanë propozuar janë denigruar, censuruar, përjashtuar, pushuar nga puna, kërcënuar dhe në disa raste edhe sulmuar fizikisht. Çdo epokë ka tabutë e saj. Përgjatë mijëvjeçarëve, fetë monoteiste kanë përndjekur herezitë dhe idetë shkencore të cilat nuk u kanë ardhur për shtat dogmave të tyre të tilla si: gjeocentrizmi, arkeologjia biblike apo teoria e evolucionit.
Sigurisht që mund ta quajmë fat faktin që sot mbështetësit e disa lloj ideve “ndryshe” nuk dënohen si shekuj më parë me djegie në turrën e druve, por për shembull me ndërprerje të financimeve për kërkimet e tyre shkencore. Problemi është që kufizimi që bëhet përmes shpatës ose penës vendos se cilat ide duhet të merren seriozisht në një epokë të caktuar. Historia na ofron shumë shembuj. Gjatë rrjedhës së shekujve qeniet njerëzore u kanë atribuuar zbulimeve të ndryshme ndërlikime etike që sot na duken qesharake. Frika që zbulimi i një strukture ndryshe të sistemit tonë diellor mund të kishte pasoja të rënda në moral është një shembull klasik i kësaj tendence. Mësimi i teorisë së të ashtuquajturit “plani superior” nga studentët e biologjisë, është një nga shembujt e sotëm. Kjo duhet të na shtyjë të mendojmë për faktin që mentaliteti i sotëm mund të përmbajë paragjykime morale të njëjta me ato të shekujve më parë. Po sikur sot të akuzonim për herezi persona të cilëve një ditë në të ardhmen historia do tu japë të drejtë?
Ka shumë mundësi që të përballemi gjithnjë e më tepër me ide të rrezikshme, por duhet të jemi të përgatitur për ti përballuar. Nëse zhvillohet në mënyrën e duhur, kërkimi shkencor (së bashku me aktivitete të tjera njerëzore të tilla si historia ose gazetaria), ai e përshkruan botën ashtu sikurse është pa pasur frikë se një zbulim ose një tjetër do të tronditë moralin e njerëzve. Jo rastësisht, pikërisht shkenca është akuzuar për herezi. Përparimet e mëdha shkencore të epokës sonë në fusha delikate si gjenetika, evolucioni ose studimet mbi ambientin, janë të destinuara për të na hapur perspektiva të reja. Sot, falë internetit dhe globalizmit, heretikët mund të vihen në kontakt me njëri-tjetrin duke injoruar mjetet e informimit publik ose edhe vetë publikimet të cilat mund tu ndalohen nga autoritetet të caktuara shkencore zyrtare. Studentët e sotëm, ndryshe nga gjithë paraardhësit e tyre, pa dallim race, seksi ose vendi qeshin kur u thuhet se disa opinione të caktuara kanë qenë imorale ose tepër delikate për prindërit e tyre.
Po çfarë e bën të “rrezikshme” një ide? Ndoshta fakti se po ta pranoje ajo do të sillte rezultate që konsiderohen të dëmshme nga të gjithë. Në shoqëritë fetare, për shmebull, druhen se mos njerëzit do të rreshtin së besuari në thëniet dhe të vërtetat e Biblës, madje edhe në autoritetin e saj moral. Me fjalë të tjera, nëse sot një pjesë e njerëzve nuk besojnë në faktin që Zoti krijoi Tokën në gjashtë ditë, në një të nesërme nuk do të besojë më as në vlefshmërinë e urdhëresës: mos vrit, që thuhet në Bibël. Në disa ambiente të tjera ekziston ideja që nëse do të pranonim dallimin mes racave, sekseve ose personave në njëfarë mënyre do të justifikohej diskriminimi dhe shtypja. Ide të tjera të rrezikshme shkaktojnë frikën që njerëzit mund të braktisin ose keqtrajtojnë fëmijët, të bëhen indiferentë ndaj problemeve të mjedisit, të pranojnë dhunën, të heqin dorë nga zgjidhja paqësore e problemeve sociale. Çështja është se në këto rezultate të dhimbshme nuk mbërrihet domosdoshmërisht nga idetë e konsideruara “të rrezikshme”. Për shembull edhe nëse do të demonstrohej në media se grupet e njerëzve janë të ndryshëm njëri me tjetrin, ngjashmëritë mes tyre janë kaq të shumta e kaq të dukshme saqë do të dukej e palogjikshme dhe e padrejtë që të diskriminosh njerëzit vetëm në bazë të faktit që ata janë të ndryshëm. Nëse njerëzit i perceptojnë disa ide si “të rrezikshme” kjo vjen edhe falë paragjykimeve që kanë grupe të caktuara ku ata
bëjnë pjesë. Qeniet njerëzore kanë zakonin e krijimit të grupimeve dhe të mbrojtjes së ideve të tyre, cilatdo qofshin ato, si provë e besnikërisë ndaj grupit duke i trajtuar kundërshtarët e një grupimi tjetër si intelektualisht më inferiorë dhe moralisht më të degraduar. Debatet mes anëtarëve të grupimeve të ndryshme shpesh përfundojnë me ofeza paragjykuese. Nga ky këndvështrim dy kategoritë e njerëzve që duhet të ishin më të interesuarat për të pranuar të vërtetën: studiuesit dhe politikanët, shpesh janë të verbuar nga ideologji moraliste. Mes tyre është teoria sipas së cilës qenia njerëzore është një///////////// tabula rasa dhe problemet sociale mund të zgjidhen vetëm përmes politikave të menduara në thelb për të dënuar pabesinë e meshkujve evropianë. Ideologjia e kundërt është ajo sipas së cilës morali i ka rrënjët te patriotizmi, te feja e krishterë dhe problemet sociale mund të zgjidhen vetëm me vendime politike që i dënojnë individët për mëkatet e tyre. Idetë e reja, më të artikuluara, më komplekse, ndonjëherë edhe të rrezikshme shpesh e kanë të vështirë të vihen kundër këtyre bindjeve që funksionojnë për të mbajtur grupet nën kontroll. Bindja që disa opinione të caktuara, sado të sinqerta qofshin janë njëherazi edhe të “rrezikshme” mund të lindë nga vetë natyra njerëzore. Sipas disa shkencëtarëve, disa raporte njerëzore bazohen mbi disa bindje të betonuara. Kështu, duam fëmijët tanë dhe prindërit, jemi besnikë ndaj bashkëshortit, ndihmojmë miqtë, bashkëpunojmë me komunitetin tonë, jemi të ndershëm ndaj grupimeve ku bëjmë pjesë, sepse e ndiejmë instinktivisht se kështu duhet të jetë pa e vlerësuar çdo herë një veprim të tillë. Ai që kalon shumë kohë duke pyetur nëse këto lidhje janë pasojë e logjikës ose e fakteve, konsiderohet “i pandjeshëm”. Personat për së mbari nuk rrinë të mendohen për avantazhet apo dizavantazhet që mund të kenë për shembull në rast se do të shisnin besimin e fëmijëve, prindërve, miqve të tyre. Ata e përjashtojnë menjëherë faktin e një veprimi kundër këtyre kategorive. Thjesht e përjashtojnë dhe pikë. Tabuja e të vënit në diskutim e vlerave të konsideruara “të shenjta” ka kuptim në sensin e marrëdhënieve personale
Më mirë ti diskutosh
Po a ka ide që duhet të konsiderohen “të rrezikshme”? Përjashtojmë menjëherë gënjeshtrat e që Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26007. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26007
Rrugë U linda në udhëkryq Në të majtë kam vendlindjen Në të djathtë atdheun Para dhe pas kam rrugë
U linda në udhëkryq Në të majtë kam vendlindjen Në të djathtë atdheun Lart dashurinë dhe diellin
Ref. 2x Rrugë, rrugë, rrugë Rrugë që më ftojnë diku Dhe më pyesin për ku, për ku
Vetja ime derdhet Humbet si pikë loti Të gjithë miqtë m’i morën Rrugët e kësaj bote
Kujtimet m’i sjell era Ditë të gjata, netë pafjetura Mbeti kënga jonë e heshtur Mbetën gjurmët tona në amshim
Vitet pas na lanë Buzëqeshje të venitura Atë që deshëm Asnjëherë nuk e thamë
Ref. 3x Rrugë, rrugë, rrugë Rrugë që më ftojnë diku Dhe më pyesin për ku, për ku
(2x) E ndjej si ngroh ky diell I kaltër është ky qiell Dashuria ime jeton vetëm këtu
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4944. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4944
Femër Dhimbja s’kishte ku të trokiste Atë natë kishte lindur një femër Nata kishte frikë që të fliste E bekoj me një lot për emër Të gënjyen vitet e jetës S’ta thanë as të vërtetën se je femër Ti ke lindur me lotë Do largohesh si nënë Po do të mbetesh femër
Ref. Femër, femër Vetëm ti ke zemër Femër, femër Dashuron e verbër Ti me fatin luan Për pak kohë të duan Dhe s’ta kthejnë më huanë Femër, femër Quhej dhe nëna ime Femër
Ti dëshirat s’i tregoje Vetës tënde gjithmonë Ja ke fshehur Ata që ti i fale jetën Të kanë lënë ty vetëm Me dhimbjen tënde dehur Fjalët që kurrë ti nuk i fole Ja the veç shiut dhe errësirës Vetëm u lodhe dhe kurrë s’dëgjove Fjalën më fal nga më të mirët
Ref. Femër, femër Vetëm ti ke zemër Femër, femër Dashuron e verbër Ti me fatin luan Për pak kohë të duan Dhe s’ta kthejnë më huanë Femër, femër, femër Quhej dhe nëna ime Femër quhej dhe nëna ime Femër quhej dhe nëna ime
Të gënjyen vitet e jetës Nuk ta thanë të vërtetën se je femër Ti ke lindur me lotë Do largohesh si nënë Po do të mbetesh femër
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4941. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4941

Vajza që ec vetëm mbrapshtë Një vajzë 25 vjeçare është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë distonia , e cila është një sëmundje e kontraktimeve  të muskujve pa dëshirën tonë.
Në këtë rast kjo vajzë mund të ec vetëm prapa. Ajo gjithashtu ka pengesa të mëdhaja gjatë të folurit,mirëpo kjo asaj i ndodh gjersa ec normalisht,apo rrin në një vend.
Në qoftëse ajo fillonm të ecë mbrapshtë,apo të vrapojë,çdo gjë rregullohet.

Vrapimi i saj bëhet më se normal si tek njerëzit e tjerë,gjithashtu edhe e folura e saj më nuk has në asnjë pengesë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=929. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=929

Rosalie Prudent
Guy de Maupassant
Perktheu nga italishtja: Arber Arapi!
Në atë mesele padyshim që diçka fshihej, që as gjykatësit dhe as vetë prokuratori i Republikës nuk dinin t’i jepnin shpjegim.
Vajza e quajtur Prudent (Rosalie), shërbyesja e bashkëshortëve Varambot, nga Nantes, kish mbetur shtatzënë pa dijeninë e padronëve dhe kishte lindur gjatë natës në dhomën e saj, sipër, në papafingo, e më pas kishte vrarë dhe varrosur të sapolindurin në oborr.
Pra, e njëjta histori si ajo e të gjithë fëmijë-vrasjeve prej shërbyesve. Por gjithsesi akoma një gjë mbetej e pashpjegueshme: nga kontrollimi i bërë në dhomën e Prudent ishin gjetur disa rroba për të sapolindur, të cilat i kishte bër vetë Rosalie me duart e saj; në tre muaj kish kaluar netë të tëra për t’i prerë e për t’i qepur. Kjo vërtetohej nga shitësi i dyqanit, nga i cili, për atë punë të gjatë ajo kishte blerë qirinjtë, që me mund i pat paguar me ato pak kursime që kish arritur të bënte. Fakti tjetër ishte se mamija e vendit, e informuar nga vetë ajo për gjendjen në të cilën ndodhej, i kishte dhënë të gjitha udhëzimet e të gjitha këshillat praktike në rast se lindja, për ndonjë arsye ose për ndonjë tjetër, do të kishte ndodhur në një çast ku çdo ndihmë do të ishte e kotë, e pamundur. Mamija kishte kërkuar gjithashtu për Prudent një vend në Poissy, e cila e merrte me mend që do pushohej nga puna, sepse siç dihej fare mirë në çështje morali bashkëshortët Varambot ishin shumë të prerë.

Dhe ja ku paraqiteshin tashmë në Assise, ai e ajo, pronarë të vegjël province, në një gjendje dëshpërimi, kundër asaj të paturpshmes e cila kish njollosur vatrën e tyre. Dëshironin dhe mezi prisnin ta shihnin menjëherë në gijotinë, pa kurrfarë proçesi, dhe përpiqeshin si e si ta shtypnin me dëshmitë e tyre plot mllef, dëshmi të cilat thënë nga ata do të ishin një padi e paluajtshme.
Mbartësja e fajit, një perì vajzë nga Normandia e poshtme, me një shkollim të mjaftueshëm për pozicionin e saj, qante pa pushim dhe nuk kthente kurrfarë përgjigje. S’mbetej tjetër veçse të besoje se kishte kryer aktin barbar në një moment dëshpërimi dhe çmendurie, duke parë se nga faktet e dhëna ajo donte sigurisht të rriste fëmijën. Gjykatësi e nxiti dhe një herë të flasë, të zbrazej, ta pranonte fajin, dhe, pas shumë tentativave, i bëri të ditur që i tërë grupi gjykatës nuk dëshironte kurrsesi vdekjen e saj dhe në zemër të tyre, të tërë gjykatësit provonin një mëshirë therëse për të.
Dhe më në fund mori vendimin të flasë.
- Të shohim atëherë – filloi ta pyesë gjykatësi, -na thoni para së gjithash: kush është i jati i fëmijës?
Deri në ato momente ajo e kishte mbajtur të fshehur atësinë e fëmijës me ngulm. Po sa hap e mbyll sytë u pergjigj, duke i hedhur shikime mospërfilljeje padroneve, që deri pak çaste më parë e kishin akuzuar me një tërbim të papërmbajtshëm.
- Është djaloshi Zhozef, nipi i zotit Varambot.
Burrë e grua diç pëshpëritën mes tyre dhe thirrën njëzëri:
- Shpifje! gënjen! Kërkon te na çnderojë!
Gjykatësi ia bëri me shenjë të pushonin dhe vazhdoi:
- Vazhdoni zonjushë, ju lutem, e na thoni si ndodhi.
Atëherë, me një vrazhdësi që e kaplonte të tërën, ajo filloi të flasë, duke shkarkuar nga zemër e ndrydhur, nga zemër e vetmuar dhe e shkretë, nga ajo zemër e munduar dhe e copëtuar nga mijëra pjesë, të tërë afshin e vuajtjes që mbante përbrenda, përpara asaj parie burrash të egër që deri më atëherë i ishin dukur si armiq të përbetuar.
- Po, ishte djaloshi Zhozef Varambot, kur erdhi me leje, vitin e kaluar.
- Me ç’merret djaloshi Zhozef Varambot? – pyeti gjykatësi.
- Është nëntoger artiljerie, zoti gjykatës. Ai, kur erdhi, qëndroi në shtëpi për plot dy muaj, në muajt e verës. Unë as që e kisha çuar ndonjëherë ndërmend që të mendoja për të, po ja kur nisi e filloi të më hedhë shikime të ëmbla, e më pas filloi dhe me komplimente, e më pas akoma duke më bërë ledhe, në ato ditë vere që dukeshin të pambarimta. Unë i shkova pas, zotëri. Rrinte e rrinte dhe më thonte se isha një vajzë e bukur, që isha tërheqëse, që i pëlqeja tej mase… Të them të drejtën, edhe mua më pëlqente, natyrisht… E pse më shikoni ashtu? Janë këto, gjëra që një vajzë i dëgjon, kur është fillikat e vetme… krejtësisht e vetme… ashtu siç jam unë. Jam e vetme në këtë botë, zotëri… nuk kam askënd me kë të flas, askërkënd kujt t’i hapem, kujt t’i tregoj mërzitë e mia… nuk kam as nënë e as baba, dhe as motër e as vëlla, askënd! Dhe, kur ai filloi të më flasë, ishte për mua tamam si një vëlla që sapo ishte kthyer. Por një darkë, më propozoi të zbrisnim përgjatë bregut të lumit, pa bërë zhurmë, të shkëmbenim disa fjalë. Fillova t’i shkoj pas… dhe më vonë… më vonë… e ku di unë? Më vuri dorën rreth belit… ajri ish i ëmbël… nën dritën e hënës… nuk munda, jo… ju betohem…bëra gjithçka ishte në dëshirën e tij. E gjithë kjo aventurë zgjati përreth tre javë, deri sa u nis… Do doja t’i shkoja pas gjer në fund të botës… iku… E ku ta dija unë zeza që mbeta shtatzënë! E kuptova pas plot një muaji.
Me të thënë këto fjalë…e ja ku lotët rrëke, dënesat ja përfshinë fytyrën. Gjykatësit e lanë të zbrazej gjersa e mori disi veten.
Më pas gjykatësi filloi të flasë ashtu si prifti i flet një rrëfimtari:
- Vazhdoni, ju lutem.
Dhe me lot ndër sy, ia nisi: Kur e kuptova që isha shtatzënë, i thashë zonjës Boudin, mamijes, e cila ndodhet këtu mes nesh e mund të dëshmojë; i kërkova këshilla se ç’duhet të bëja nëse do më duhej të lindja në të tilla rrethana ku ajo s’do kish mundësi të më ndihte. Fillova të përgatis rrobat e bebushit, natë pas nate, herë pas here nga një orë në ditë; kërkova dhe një vend tjetër punësimi, sepse e dija si buka që ha se burrë e grua do më flakërinin jashtë; por me çdo kusht doja të rrija në këtë shtëpi, të kurseja lekët, duke e parë që jam trokë, por që do të më duheshin sigurisht edhe për bebin…
- Domethënë s’kishit ndërmend ta vrisnit?
- Oh! kurrsesi, zoti gjykatës.
- Po atëherë, pse e vratë?
- Ja se si rrodhën ngjarjet: gjithçka ndodhi tepër papritmas, ndodhesha në kuzhinë kur më zunë dhimbjet, ndërsa po mbaroja së lari pjatat. Zoti Varambot me të shoqen flinin; dhe atëherë unë mjera hipi me mund të madh duke u mbështetur në parmakët, dhe me frymë ndër dhëmbë shtrihem perdhé, për të mos njollosur krevatin. Mbase zgjati një orë, ndoshta dy, apo ndoshta tre: s’mund ta di, dhimbjet më kishin plandosur; dhe nis të shtyjë jashtë me gjithë forcat e mia, e ndieva qe po dilte, dhe e mbajta në duar.
“Oh! shenjtërorja ndienjë nëne, ç’lumturi ma përshkoi trupin! Bëra gjithçka më kishte porositur zonja Boudin, gjithçka, gjithçka! dhe më pas, atë, e vura në krevatin tim! Dhe ja ku dhimbjet më rikthehen përsëri, dhimbje vdekjeprurëse. Sikur veç pak të imagjinoni se ç’dhimbje ma përshkonin trupin, do të ma kishit qarë hallin! M’u desh të ulesha në gjunjë e të mbështetesha me shpinë, aty për tokë; dhe ja ku një tjetër krijesë më shfaqet para syve, një tjetër bebush… u bënë dy… po, dy…tamam kështu! E mora ashtu si dhe të parin dhe e vura në krevat… ashtu të dy, njëri pranë tjetrit. Do thoni ju: vërtetë dy fëmijë? Me njëzet franga në muaj! A s’më thoni, a është e mundur? Njëri po, është e mundur, duke rrudhur dorën e tharë buzën, por… dy, jo! Ndjeva kokën që më dhimbte. E ku di unë? Hë, më thoni, a kisha mundësi zgjidhjeje?
“E ku di unë? E ndieva veten të copëtuar! Kapa jastëkun, dhe ia mbulova trupat e njomë, fytyrën engjëllore, pa dijeni… Assesi nuk mund t’i mbaja dy… dhe më pas iu ula sipër. Dhe mbeta ashtu, duke qarë e u dënesur gjer në agim, ngjyrën e të cilit e pashë të hynte nga dritarja; në krevat ata, të dy të vdekur, nën jastëk. I mora atëherë nën sqetull, zbrita shkallët, dola në bahçe, mora belin e kopshtarit, i varrosa nën dhé, sa më thellë që munda, njërin këtu, njërin atje, jo bashkë, që gojë e tyre të mos flasë për nënën…, se vogëlushët nën dhé varrosur janë në gjendje të flasin…,  e ku di unë?
” Dhe pak çaste më vonë, ja ku ndodhem përsëri në krevat, isha aq keq dhe e sfinitur saqë
s’mundja as dhe të ngrihesha. Thirrën mjekun i cili menjëherë kuptoi gjithçka. Kjo është krejt e
vërteta, zoti gjykatës. Jeni të lirë të më bëni ç’të doni, jam gati”. Gjysma e gjykatësve filloi të psherëtijë thellë, një luftë për të ndaluar lotët. Nga publiku u dëgjuan dënesat e disa grave.
Gjykatësi vazhdoi pyetësorin:
- Ku e keni varrosur tjetrin?
Ajo pyeti:
- Cilin nga të dy keni gjetur?
- Atë… atë… atë që ishte në mes të shkurreve.
Ah, po! tjetri është varrosur mes luleshtrydheve, afër pusit.
Dhe ja shkrepi një det lotësh kaq të fortë, saqë rënkimet e saj të coptonin zemrën.
Vajza Rosalia Prudent u shpall e pafajshme..!
Posted in Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: Arber Arapi, frengjisht, Guy de Maupassant, Rosalie Prudent, tregim Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2684. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2684

Endrra e zemrës sime
poezi nga Paul Verlaine

Sa herë ëndërrova, një ëndërr për çudi, Një grua të panjohur që më do dhe e dua E që prorë më duket jo krejt si ajo grua Po jo dhe krejt si tjetër, e më do pa kufi.
Sepse më kupton e më njeh e më di, Misteri i zemrës sime veç prej saj u zbulua Veç ajo, duke derdhur çurkë lotësh mbi mua Ma freskon zjarr’ e ballit e më deh me magji.
S’e di është ezmere apo leshraartë Emri i saj? Më kujtohet, i ëmbël, tingull i qartë, Si i njerëzve tanë dikur të ikur në mërgim.
Sytë: vështrimin e ngulur të statujave i kanë Dhe zëri i vjen i largët, i qetë e gjithë trishtim Si një këngë prej zërash të dashur që më s’janë.
Posted in Ata që na kanë shpëtuar jetën, Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: paul verlaine, poezi Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2690. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2690

Good Night and Good Luck
për përkthimin falenderojmë Leiden
“Ajo që do të them mund të mos ju pëlqejë. Në fund të këtij debati disa njerëz mund të akuzojnë këtë gazetar se po pështyn në pjatën ku ha, dhe shoqata juaj mund të akuzohet se po u bën vend, në gjirin e saj, ideve eretike (madje të rrezikshme.) Por struktura e ngritur nga rrjetet televizive, agjencitë publicitare dhe sponsorët nuk ka për tu shembur, as cënuar. Eshtë dëshira ime, për të mos thënë detyrë, të përpiqem tju flas me ndershmëri, ju bashkëudhëtarëve të mi, mbi atë që po i ndodh radios dhe televizionit. E nëse ajo që them është me përgjegjësi, vetëm unë e mbaj përgjegjësinë e asaj që them.
Historia jonë do jetë ajo që ne duam të jetë. E nëse do të ketë historianë pas 50 apo 100 vitesh, e nëse do të ruheshin të gjithë filmimet e një jave të vetme të të tre kanaleve tona televizive, ata do të gjejnë të regjistruar aty, në bardh e zi apo me ngjyra, provat e dekadencës, vakuumit dhe izolimit të realitetit ku jetojmë. Në momentin që po flasim jemi të gjithë të shëndetshëm, jetojmë në mirëqënie, bollëk, të kënaqur e të kënaqshëm. Kemi një alergji ndaj lajmeve jo të këndshme apo shqetësuese, dhe mass media jonë e pasqyron këtë prirje. Por nëse nuk vendosim të shkundim pas krahëve bollëkun, dhe nëse nuk pranojmë që televizioni përdoret mbi të gjitha për të na shpërqëndruar, mashtruar, dëfryer dhe izoluar – atëherë kush e financion, kush e sheh dhe kush punon në të do të ndërgjegjësohet për këtë realitet kur të jetë tepër vonë për ta rregulluar…. Read more
Nisa këtë fjalim duke thënë se historia jonë është ajo që ne bëjmë. Por nëse do të vazhdojmë kështu, historia herët a vonë do të marrë hak, dhe haku nuk vonon shumë që të vijë. Le të vlerësojmë fort rëndësinë e ideve dhe të informimit, për një herë të paktën! Le të ëndërrojmë deri në atë pikë sa të themi se, do bëjë vaki një të diel mbrëma të bekuar, që hapësira e zënë zakonisht nga Ed Sullivan t’i kushtohet një sondazhi të vëmendshëm mbi gjendjen e arsimit në vend, apo që dy a tre javë më pas hapësira e mbushur normalisht nga Steve Allen ti kushtohet një studimi të thelluar të politikës amerikane në Lindjen e Mesme. A ndoshta imazhi i sponsorëve të këtyre dy programeve do të dëmtohej? A ndoshta aksionerët e tyre do të xhindoseshin e do të qaheshin? Çfarë mund të ndodhë, përveç faktit që disa miliona njerëz mund të ndriçohen pakëz mbi argumente që mund të përcaktojnë fare mirë të ardhmen e këtij vendi dhe, si pasojë, të ardhmen e vetë këtyre kompanive?
Për ata që thonë njerëzit as nuk kanë për të parë gjë, nuk do të ishin të interesuar, janë tepër të vetëkanëqur, indiferentë dhe të izoluar mund tu përgjigjem vetëm duke thënë se kundër kësaj teze ka prova të pakundërshtueshme të reporterit në fjalë. Por edhe nëse do të ishte e vërtetë, çfarë do të humbisnim? Sepse nëse do të ishte e vërtetë dhe ky mjet mos të shërbente për asgjë përveçse për argëtim, dëfrim dhe izolim, atëherë ekrani që tani po shuhet dhe shpejt do të shohim se e gjithë beteja është e humbur.
Ky mjet(televizioni) mund të edukojë, mund të ndriçojë dhe (po!) mund të jetë burim frymëzimi, por mund ta bëjë këtë VETEM dhe EKSLUZIVISHT nëse qenia njerëzore do vendosë ta përdorë për këto qëllime. Përndryshe nuk është veçse një masë fijesh elektrike dhe valvulash, brenda një kutie.
Natën e mirë e fat të mbarë”.

Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Posted in Kinema, Lart & Poshtë Tagged: Good Night and Good Luck Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2698. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2698

Abetari shqip
nga Faik Konica
Në pak fjalë, – me qëllim por pa shpresë që t`u mbushim kokën hamajve, zaptieve, të shtrembërve e t`egërve, – duam të shkoqitim çështjen e abetares gjer më sot. I pari libër në gjuhën tonë dolli në 1635, d.m.th. 256 vjet më përpara, në Romë, prej Frengut të Bardhë (Dictionarium Latino-Epiroticum). [Autori më vonë do zbulonte duke gërmuar në arkivat e bibliotekës kombëtare të Francës, veprën e Pjetër Budit "Speculum Confessionis" ose "Pasqyra e të rrëfyemit" të shkruar, me të njëtin alfabet, në vitin 1621, pra 14 vjet më parë]. Ky libër përdori një alfabet, i cili ka të ngjarë se përdorej edhe më parë, se, po ta kish bërë Frengu i Bardhë, do ta kish thënë në parathënie të librit të tij; pra duke heshtur, na rrëfeu se alfabeti i tij nuk qe i ri. Me atë alfabet duallën gjer më sot shumë libra, më të shumtët përmbi fe, një fjalor shqip e italisht disa mijëra shtyllash, e me atë mëson gjithë pjesa e Gegërisë katolike. Të metat e atij alfabeti janë kryesisht dy:

1) Ka disa gërma të veçanta që nuk gjenden në shtypshkronjat;
2) S`është i mjaftueshëm për toskërishten.
Që të mos e ngarkoj tepër artikullin, shkoj e vij te viti 1879. Në atë mot, Sulltani, për të ndezur në Shqipëri një zjarr kundër sllavizmit, cpoi disa “Meemure” shqiptare të mblidhen që të bëjnë një alfabet shqip. Këta, me leje të qeverisë (turke), u mbluadhnë. Në mes tyre, hyri si thonë e si do të mund të provojmë një ditë – një anëtar i Moskovit, i cpuar me udhë nga patriarku grek.
Kjo mbledhje kishte për detyrë: 1) O të merrte alfabetin e Frengut të Bardhë, si 300 e sa vjetësh më të vjetër; 2) O të bënte një të ri, duke treguar të metat e alfabetit të vjetër; 3) O të mos i përsëritte ato mangësi. Mjerisht, mbledhja turko-moskove: 1) Nuk e mori alfabetin e Bardhit. 2) Nuk tha pse s`e mori. 3) I përsëriti të keqiat e alfabetit të Bardhit. 4) Shtoi shumë gabime të reja.
Që të marrin vesh atdhetarët e kulluar se ç`është ai alfabet i Stambollit, le të venë re këto: Alfabeti i Stambollit ka 36 gërma. Ndër këto janë: 1) shtatë shkronja cirilike (sllave). 2) Pesë shkronja greke. 3) Një shkronje cirilike (sllave) kokë-tatëpjetë. 4) Një shkronjë latine e vërtitur. 5) Dy shkronja latine kokë-tatëpjetë. 6) Një shkronjë latine e tredhur. Të tjerat janë latine. Lexuesi që ka pakë mendje, i sheh vetë ndyrësinë e këtij alfabeti: 1) I bërë me spica të Moskovit, na vë në rend të popujve sllavë. 2) I përzier me shtatë mënyra shkronjash, është i ndyrë në të parë, e i jep gjuhës një hije të egër. 3) Nuk mund të botosh libra asgjëkundi në Evropë, veç po të blesh shkronjat përkatëse dhe të paguash shumë më shtrenjtë. Kur desha të filloj një të përkohshme shqipe gjashtë vjet më parë, dëshirova pikë-së-pari të përdor o alfabetin e vjetër të Shkodrës, o alfabetin e Stambollit – të cilat do t`i rrëfej ndoshta një ditë gjatë e gjerë, e atëherë le të gjykojnë shqiptarët ç`janë ata njerëz e ç`jam unë – nuk më tunden fare. Më 1899, disa atdhetarë të flaktë të Shkodrës u mblodhnë, për të themeluar një shoqëri të madhe për lëvrimin e gjuhës shqipe. Këta shqiptarë krijuan një alfabet, të cilin, edhe pse qe i arsyeshëm edhe nga dëshira e bashkimit, e muarëm edhe ne dhe po e përdorim që prej dy vjetësh tek revista “Albania”… Alfabeti i “Bashkimit” jo vetëm shtypet lehtazi kudo, po është edhe i arsyeshëm në shumë anë. Këto edhe njëqind të tjera tregojnë se me alfabet të “Bashkimit” mbahet mirë rrënja e fjalëve.
Tani cilat janë kundërshtimet e meemureve kundër këtij alfabeti. Janë pesë: 1) “Alfabeti i Stambollit është më i vjetër” -”Bashkt-ustuna,efendem!” Por alfabeti i Bardhit është 300 vjet më i vjetër. Pse nuk e mbajtët? Pra, edhe ju vetë rrëfyet se vjetërsia nuk është argument i mjaftueshëm për të mbajtur një gjë të ligë. 2) “Alfabeti i Stambollit është më i përhapur”. -Ato gënjeshtra t`ia shisni një tjatëri, por jo mua. A e mirrni vesh? Ndër 100, 90 ndër shqiptarët e jashtëm e përdorin këtë alfabet që përdorim ne, a me disa ndryshime. Atë të meemureve e përdorin 7 a 8 meemure, e nja 10 zaptienj këmbë-qelbur të Toskërisë. Po, si thotë Frengu, “qui n`entend qu`une cloche n`entend qu`un son”. “Kush dëgjon vetëm një këmbanë, dëgjon vetëm një zë”. E ju, duke folur gjithnjë me ata 10 a 15 meemure e zaptienj, “u-hazdis” e kujtoni se kini me vete gjithë Shqipërinë. 3) “Shkronjat e “Bashkimit” janë të shumta e nuk i mëson dot populli”. – Përgjigje: Alfabeti i “Bashkimit” ka 23 ose 24 shenja, kurse juaji ka 36, d.m.th. 12 më tepër. 4) “Populli s`merr vesh se si dy shenja bëjnë një tingull. I duket më lehtë një shenjë për çdo zë”. -Përgjigje: “Evet efendem, vallah bil`lah! Jini të mësuar me “xhin-cim-sin-shun”, o mor të zinj, e jo populli po juve vetë ju duket e vështirë të mblidhni dy shkronja për të treguar një tingull. Se arabishtja e turqishtja që ju kanë hyrë në palcë e në gjak, për çdo tingull kanë një shenjë. Fshataraku i Gjermanisë pse mëson, p.sh. katër shkronja -tsch- për të treguar tingullin ç? Fshataraku i Shqipërisë pse të mos mësojë dy shkronja? Fshatarët e Shqipërisë kanë mend, po Bashstenete s`mësoni dot ndoshta. 5) Më në fund Meemuret na pyetnë shumë herë: Pse “Albania” edhe “Bashkimi” nuk u muarnë vesh ta kenë alfabetin një e të përbashkët? -Me të vërtet, në nja dy a tre shkronja kemi ndryshim, por ai ndryshim nuk prish punë. Fundi alfabeti një është. Rumania ka një Akademi, e, megjithatë, bota është ndarë në dy pjesë për një ndryshim të dy a tri shkronjave. Më vonë edhe ky ndryshim do të pushojë. Alfabeti i “Bashkimit”, për lirinë që i dha shqipes të shtypet apo të botohet kudo, për hijen europiane që i dha shkrimit të gjuhës sonë, për shërbime të tjera që ka për të bërë në sy të botes, meriton me të vërtet emrin ALFABETI KOMBETAR I QYTETERUAR. Alfabeti i Moskoveve e i Turqeve, i Meemureve e i zaptieve, i harbuteve e i ulefexhijve, me hijen aziatike e të ndyrë që ka, me pengesë e botimit që u sjell librave shqipe, s`meriton tjatër emër përveç ALFABETI I EGER I HARBUTEVE. U bë nevojë t`u thyejmë hundën një herë harbutëve. Në kanë për të thënë gjë, të re, do t’u përgjigjemi. Po, në zënçin të këndojnë për të mijtën herë këngën e zaptieve, nuk kemi kohë për të humbur.

Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Posted in Ata që na kanë shpëtuar jetën, Letërsi, Në rrënjët e muzikës popullore Tagged: Abetari shqip, faik konica, Pjeter Budi Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/2009/11/07/abetari-shqip/. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/2009/11/07/abetari-shqip/

Teleburg
Posted in Lart & Poshtë Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2737. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2737

Mëngjes
E para gjë që pa, ishte ora: 8.45.

Mëngjes.
U rrotullua në krevat dhe një rreze drite i puthi ballin.
Oh, çmëngjes i bukur!
Pastaj dëgjoi parfumin e mëngjesit të hynte përmes derës gjysmë të hapur. Fërkoi sytë. Shtyu mbulesën.
Vetëm atëherë dëgjoi qetësinë.
Po fëmijët ku ishin? Të kishin ngrënë mëngjes e të kishin dalë?
Kontrolloi orën.
Jo, ishte e pamundur.
Atëherë vazhdonin të flinin.
Akoma edhe më pak e mundur. Të flinin kaq gjatë ditën e parë të pushimeve të tyre verore?
Po si shpjegohej atëherë gjithë ajo qetësi nëpër shtëpi?
As qeni nuk dëgjohej.
Endri mendoi se ishte momenti për ta zbuluar, kështu që u ngrit.

«Mirëmëngjes, shpirti!»
Eva ishte ulur në tavolinë me gazetën në dorë.
«Mirëmëngjes!» Endri pa rreth e rrotull. Pastaj: «Ku kanë shkuar fëmijët?» pyeti.
«Jashtë», u përgjigj Eva. «Janë duke përgatitur gjërat.»
«Cilat gjëra?»
Eva la gazetën. «E di? Marko i ka ftuar të shkojnë me të për peshk, sot. Janë në qiellin e shtatë, mezi po presin që ti çosh.
Endri u ul në tavolinë dhe mbushi filxhanin e tij me kafe të nxehtë. «E çfarë u thotë se do ti çoj?»
«Epo tani, janë me pushime, apo jo? Pastaj…» Eva iu afrua dhe i vuri njërën dorë rreth qafës «…mos më thuaj se të vjen keq, apo e kam gabim?»
«Mmm, kjo do të thotë se do të mbetemi pak vetëm, ëh?»
«Mmm…»
«Ika.»
Por në të vërtetë, Endri shkoi vetëm mbasi hëngri mëngjes e lexoi pak futboll. Marko banonte në anën tjetër të liqenit dhe në më pak se njëzet minuta, ai, ishte atje. U ndal vetëm pak, sa për të përshëndetur kunatin e tij dhe mbasi u këshilloi fëmijëve të silleshin mirë, u kthye tek gruaja.
E cila, natyrisht, e priste në dhomën e gjumit.
Dy orë më vonë, telefoni tringëlloi.
Dhe bota u shemb.
Thanë se kishte qenë një incident. Që me sa dukej fëmija kishte zënë një peshk shumë të madh dhe i ishte afruar ujit më shumë nga çduhej. Pastaj kishte rënë.
Por Endrit nuk i besohej.
Askujt nuk i besohej.
Eva vazhdonte të bërtiste e të shkulte flokët, por nuk i besohej.
E as Markos, meqë ra fjala.
Derisa zhytësit sollën në sipërfaqe trupin e Edit.
Kunati i tij u kthye mënjanë dhe volli.
Evës i ra të fikët.
Endri mbylli sytë dhe bërtiti.
Pastaj i hapi dhe u gjend në krevat.
Në krevatin e tij.
Në krevatin e tij të madh e të bukur.
E të ftohtë.
Eva ishte ngritur. Prej derës gjysmë të hapur të dhomës hynte aroma e mëngjesit të përgatitur prej saj.
Endri priti. Me frymën pezull priti të dëgjonte hapa në afrim. Por e vetmja gjë që arriti të dëgjonte ishte volumi i radios.
Atëherë filloi të qeshte.
Të qeshte me zë të ulët.
Makthi kishte mbaruar. E nuk kishte bërtitur.
Apo nuk do të kishte qenë për të qeshur!
Kështu që u ngrit, shkoi në banjë dhe pastaj në kuzhinë.
Vetëm atëherë vuri re qetësinë e ekzagjeruar.
«Mirëmëngjes, shpirt», e përshëndeti Eva përtej gazetës.
«Ku janë fëmijët?… flenë?»
«Posi ore, po tallesh? Pikërisht sot që është dita e parë e pushimeve?! Jo, janë jashtë bashkë me Xhesin. E di? Është që prej gjysmë ore që duan të të zgjojnë.»
«Vërtet?» Endri mbushi filxhanin me kafe. «E çne kështu?»
Eva la gazetën dhe iu afrua. «E di çfarë shpirt?… sot ka një surprizë të bukur», i tha pastaj duke i përkëdhelur flokët. «Sot do të jemi vetëm për pak kohë.»
Papritur, zemra e Endrit shtoi të rrahurat. Kërkoi të thoshte diçka, por gjuha iu ngjit mbas qiellzës.
«E di?», vazhdoi Eva. «Marko telefonoi dhe tha nëse fëmijët kanë dëshirë të shkojnë me të të peshkojnë. Pikërisht ditën e parë të pushimeve, e imagjinon dot? Janë shumë të lumtur e mezi po presin që ti ti… ej, Endri, çfarë ke mo?
(Çfarë kishte?)
«Endri, shpirt. Po dridhesh si…»
«Jo», ia priti Endri, dhe pika të kafesë së tij njomën dyshemenë.
«Por, i dashur…»
«Jo, thashë. Pikë. Nuk do ti çoj asgjëkund.»
«Por…»
«Nuk do venë.»
Endri tani bërtiste dhe Eva dukej disi e trembur. Por ai kishte pasur vizionin e tij dhe nuk kishte ndër mend të çonte fëmijët të peshkonin për të bërë që një prej tyre të vdiste. Mendoi ti tregonte gjithçka gruas së tij, por ishte i sigurt se ajo nuk do të kuptonte, kështu që u kap mbas prerogativës së tij për të vendosur më të mirën për fëmijët e tij dhe mbylli aty diskutimin.
Natyrisht fëmijët protestuan, përndryshe çfarë fëmijësh do të ishin? Por në fund u dorëzuan dhe dolën në kopsht, duke u mjaftuar së luajturi me Xhesin.

E kështu, me tragjedinë e evituar, Endri, mund tu kthehej qetësisht punëve të tij. Prej disa kohësh kishte pasur ndër mend të sistemonte pak bodrumin ku ishin grumbulluar jo pak mbeturina.
Por, pikërisht në momentin që ai do të merrte shkallët për në bodrum, u dëgjuan frenat e një makine që çanë ajrin porsi ulërima e një kafshe të egër kur hidhet në sulm e, menjëherë mbas saj, diçka që përplaset me diçka e pastaj zhurma e dërrasës teksa copëtohet në qindra cifla të vogla.
Ulërima.
Dy.
Njëra e ndryshme prej tjetrës.
Që të dyja dalë prej gojësh të vogla.
E një qen nisi të lehte.
Pastaj, një ulërimë brenda shtëpisë.
Eva.
Endri u lëshua mbas gjurmës së gruas.
Jashtë,
(si në ëndërr)
ishte fundi i botës.
Përsëri.
Një makinë. Një makinë blu. Ndoshta një Ford. Motori akoma ndezur. Një kokë e  mbështetur në mes të timonit. Flokë të zinj.
Të zinj, porsi vdekja.
Pak më tutje, Xhesi lehte me të madhe. Pranë qenit: Edi. Duart e mbledhura grusht përpara gjoksit. Sytë e zmadhuar prej tmerrit. Goja i hapej e pastaj i mbyllej si një peshk në akuarium. Shikonte përpara tij.
Makinën.
Trupin e vogël të Denisit.
Eva gërthiti diçka që duhej të ishte emri i djalit të shtrirë përdhè.
Endri, thjesht humbi ndjenjat.
Dhe u zgjua.
Në krevatin e tij.
Në krevatin e tij të bukur e të madh.
Në një moment të parë kujtoi se mos ishte ende duke fjetur dhe vazhdonte të ëndërronte. Pa nga e majta e tij, orën: 8.33. Dera e dhomës ishte e mbyllur.
Mbajti vesh.
Zërat e fëmijëve ishin plotësisht të deshifrueshëm: Denisi që donte brioshin e tij me krem dhe Edi që i kishte ngrënë të gjithë ata më krem; pastaj Eva që mundohej ti heshtte sepse babushi flinte dhe Xhesi që lehte mbas çdo fjale të Evës, si për të treguar se cilën anë mbante.
Eh, po. Ishte zgjuar.
Nuk kishte më as të voglin dyshim.

«Ja, shikoni?… e zgjuat.» U tha Eva fëmijëve, porsa Endri kaloi pragun e derës.
«Mirëmëngjes të gjithëve.»
«O ba, o ba, tani që mbaroi shkolla, do të ma blesh biçikletën? Ma ke premtuar.»
«E pabesueshme», ia priti Edi të vëllait, ndërsa Endri zinte vendin e tij në tavolinë. «Nuk ka mundësi që edhe ta ndërrosh ndonjëherë përshëndetjen e mëngjesit?» Pastaj u kthye nga Endri. «Mirëmëngjes, babush. Hë, si fjete? Mos të zgjuam gjë? Nëse po, mua personalisht më vjen shumë keq.»
Oh, po. Ishte zgjuar me të vërtetë. Endri pa Evën që pranë lavamanit qeshte me fjalët e Edit.
«Hë, Edi, nxirre.» Tha Endri. «Çfarë do sot?»
Pa u menduar gjatë, Edi i tha: «A mund të shkoj në kinema sot pasdite me Kleidin? Të lutem, të lutem…»
«Të thashë njëherë që jo», e ndërpreu Eva. Pastaj iu kthye Endrit. «Me Kleidin, për të parë ato idiotësitë e horrorit. Vetëm 13 vjeç, këta!»
«Por, sot do japin Zëmra në Atlantidë të Stephen King», u qa Edi. «Dhe nuk është horror. Është me një çun të vogël… Të lutem, o ba.»
«Mi Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2705. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2705

Tirane, Vjedhja e automjeteve, kërkohet specialisti Tiranë- Një ditë pas arrestimit dhe publikimit të lajmit të goditjes së një grupi prej 10 vetësh të përfshirë në vjedhjet e automjeteve në kryeqytet, blutë kanë shpallur në kërkim edhe një person tjetër i dyshuar si pjesëtar i grupit, i cilësuar nga policia si një ndër “specialistët” e grupit. Hetuesit e kryeqytetit kanë identifikuar edhe një person tjetër të dyshuar si të përfshirë në grupin e vjedhjes së veturave.Blutë kanë mundur të gjejnë pesë makina të ndryshme, që dyshohet se janë vjedhur nga grupi Në lidhje me këtë operacion, policia ka gjetur së paku pesë automjete të vjedhura të cilat iu janë kapur personave të ndryshëm apo janë gjetur të braktisura, pas vjedhjes së tyre. Lajmi bëhet i ditur nga burime të drejtorisë së Policisë së Tiranës, sipas të cilëve Elvis C, 21 vjeç, banues në afërsi të zonës së spitaleve, është shpallur në kërkim, si i dyshuar i përfshirë në disa raste vjedhjesh të automjeteve të ndryshme në kryeqytet.
Nga hetimet e kryera, janë ngritur dyshime konkrete edhe për një person tjetër i njohur si shok dhe lidhje e ngushtë e të arrestuave. Në total, policia ka identifikuar së paku dhjetë persona të dyshuar si të përfshirë në këtë rrjet të vjedhjes së automjeteve ndërsa të arrestuar tashmë janë gjashtë persona. Por pavarësisht këtyre të dhënave, verifikimi i informacioneve për të nuk e ka implikuar në vjedhje të automjeteve të ndryshme duke bërë që policia të mos ngrejë akuzë për të. Gjithsesi, sipas tyre, ky person pritet të mbahet në vëzhgim me qëllim verifikimin e lidhjeve të tjera apo zbulimin e provave që e implikojnë atë në ndonjë rast të mundshëm të vjedhjes së automjeteve. Ndërkaq sa i përket të shpallurit në kërkim, hetuesi të bluve të kryeqytetit, kanë konfirmuar se ai është identifikuar prej tyre në disa raste të vjedhjes së automjeve, ku agjentët kishin ngritur kurthe, apo ku kryenin vëzhgime. Adoleshenti i shpallur në kërkim edhe më parë ka qenë i skeduar nga uniformat blu për krime të ndryshme, ndërsa dyshohet se në bashkëpunim me pjesëtarët e grupit, në dy raste ka kryer vjedhjen e automjeteve.
Këto të fundit janë gjetur të braktisura nga policia në qytetin e Laçit, apo pranë tij pas ndjekjes së kryer nga uniformat blu. Sa i përket mjeteve të vjedhura, policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë në total pesë të tilla, të vjedhura nga ky grup. Në dy raste ato janë braktisur nga vetë autorët e dyshuar, ndërsa në raste të tjera ato janë gjetur nga hetuesit e policisë. Policia arrestoi gjysmën e pjesëtarëve të këtij grupi, dy ditë më parë, ndërsa në të njëjtën kohë, ishte goditur edhe një grup i vjedhjes së bizneseve që kishin shtrirë aktivitetin e tyre në Tiranë dhe Durrës. /shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25992. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25992

Arrestohen mjekët ne Meksike, shisnin bebe të sapolindura Të gjithë të arrestuarit përballen me akuzat për krim të organizuar, rrëmbim dhe abuzim me të mitur. Autoritetet në Meksikë kanë arrestuar 3 mjekë, 1 infermiere dhe një recepsionist të cilët dyshohet se vidhnin dhe shisnin foshnje të sapolindura. Në pranga kanë përfunduar edhe një çift bashkëshortësh dhe një grua, të cilët kishin blerë fëmijë për 1120 $. Të gjithë të arrestuarit përballen me akuzat për krim të organizuar, rrëmbim dhe abuzim me të mitur. Gjithçka nisi me historinë e Vanesa Kastijo, e cila nisi hetimet vetme, pasi mjekët kishin refuzuar ti jepnin certifikatën e vdekjes së vajzës së saj. Në mungesë të ndihmës së policisë, Vanesa kishte marrë në pyetje stafin e spitalit dhe gra të tjera që kishin lindur fëmijë të tyre derisa arriti të zbardhë të vërtetën. Ajo mundi të takohej me vajzën e saj të vogël, Diana pasi kishte marrë një e-mail nga djali i mjekut që kishte rrëmbyer vajzën, në të cilën thuhej se fëmija ishte shëndoshë e mirë. Kjo provë u vu në dispozicion të policisë, të cilët pas gjetjes së vajzës së vogël, kanë nisur hetimet për zbulimin e rasteve të tjera të shitjes së fëmijëve./reuters/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25995. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25995

Medvedev: Rënia e Murit të Berlinit nuk plotësoi të gjitha shpresat Presidenti rus Dmitri Medvedev thotë se rënia e Murit të Berlinit ishte një ngjarje pozitive pasi bashkoi Gjermaninë dhe së fundi edhe të gjithë Evropën, por ai tha se jo të gjitha shpresat që lindën me atë rast janë realizuar.
Zoti Medvedev i tha revistës gjermane Der Spiegel se disa nga shpresat e tij dhe të njerëzve në Rusi që kishin atëherë u realizuan dhe disa nuk u realizuan. Ai shprehu keqardhje që marrëdhëniet mes Rusisë dhe Evropës nuk kanë qenë gjithmonë të përkyera.
Presidenti rus i bëri komentet e tij gjatë një interviste në prag të 10 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Bashkë me udhëheqësit e tjerë botërorë, ai për të marrë pjesë në festimet zyrtare me rastin e përvjetorin në Gjermani.
Muri i Berlinit u ndërtua në 1961 dhe sherbeu si një simbol i ndarjes mes Evropës Perëndimore dhe bllokut komunist të Evropës Lindore. Ai u rrëzua më 9 nëntor të vitit 1989./virgilio/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25998. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25998

Përfaqësimi i grave në politikë, nuk zbatohet ligji Drejtoresha e politikave te shanseve te barabarta Ana Xheka thote se pavarësisht se numri i femrave ne parlament eshte dyfishuar kuota e 30% nuk eshte plotesuar. Partite politike nuk e kane zbatuar ligjin per barazine gjinore. Kuota e 30% te perfshirjes se grave ne politikat vendimmarrese e ne veçanti ne parlament nuk eshte zbatuar si duhet nga vete subjektet politike. Kjo ka qene deklarata e drejtoreshes se politikave te shanseve te barabarta Ana Xheka, e cila tha se pavarësisht se numri i femrave ne parlament eshte dyfishuar kuota e 30% nuk eshte plotesuar. Kuota e 30% nuk është arritur dhe ky është një fakt publik. Duke marrë në analizë situatën duhet marrë parasysh situatën nga moment që ligji u vendos deri në momentin e pragzgjedhjeve elektorale 2009. jashtë kontekstit politik, secila nga partitë politike ka pasur mundësinë që përpos deklaratave opozitare apo pozitare në listat respektive zgjedhore të vendoste sa më shumë gra në pozicionin që duhej dhe do ta kishte arritur tha Xheka. Ligji per barazine gjinore ka sjelle nje efekt pozitiv ne rastet e denocimit te dhunes ndaj femrave. Krahasur me vitin 2008, numri i denocimeve eshte rritur ndjeshem, nderkohe qe strukturat perkatese kane rregjistruar dhe raste te denocimit te dhunes te ushtruar edhe ndaj meshkujve. Vetëm në 9-mujorin e parë të këtij viti kemi 904 raste të dhunës në familje pranë dyerve të policisë. Kjo shifër ka qenë shifra totale e vitit 2008. Në 9-mujorin e parë të këtij viti janë 19 raste meshkujsh që kanë denoncuar forma të ndryshme të dhunës në familje tha Xheka. Ligji per barazine gjinore qe po implementohet prej dy vjtesh ne vendin tone, eshte kritikuar here pas here nga subjektet politike, por edhe nga kreu i shtetit Bamir Topi i cili vetem disa dite me pare i ka bere apel politikes te zbatoje kete ligj./alsat/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26001. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26001

Katër dëshmitar zbardhen ngjarjen e rrahjes së Bazes TIRANË- Rrahja e gazetarit Mero Baze nga shtetasi Rezart Taçi dhe dy shoqëruesit e tij Bledar Lilo dhe Irgen Selfo ka qenë për shkak të detyrës së tij si gazetar. Në këtë përfundim kanë arritur zyrtarët e lartë të Prokurorisë së kryeqytetit, të cilëve i janë mjaftuar gjashtë ditë kohë për të zbardhur të gjithë ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës në një lokal në ish-zonën e bllokut. Sipas prokurorisë, për të vërtetuar akuzat ndaj Taçit, Selfos dhe Lilos, organi i akuzës përveç provave materiale ka siguruar edhe katër dëshmitar kryesor të kësaj çështje.
“Organi i akuzës, me të marr në dorëzim dosjen penale të referuar nga organet e policisë, ka filluar veprimet hetimore duke marr në pyetje personat e pranishëm në lokal natën e ngjarjes. Mes dëshmitarëve të pyetur, organi i akuzës i vlerëson si kryesorët dy gazetarët Andi Bushati e Arban Hasani, të ndjekur më pas nga dy kamerierët e lokalit ku u qëllua gazetari Baze. Nga hetimet e kryera, rezulton se dy gazetarët Bushati e Hasani kishin qenë në lokalin e bllokut, ku i kanë telefonuar kolegut të tyre Baze që të vinte aty për të pirë ndonjë gotë pas emisionit “Zonë e Ndaluar”.
Aty rreth orës 23:10 minuta, në kohën që Baze kishte vetëm 15 minuta që kishte ardhur dhe po priste ushqimin e porositur, ndaj tij kanë ardhur një sërë sharjesh dhe ofendime nga biznesmeni Rezart Taçi. I cili ishte drejtuar për në tavolinën e gazetarëve Bushati, Hasani dhe Baze, për të sqaruar ofendimet e ndërsjella mes tyre. Ndërkohë ndaj gazetarit Baze janë vërsulur me gjithë forcën e tyre dy shoqëruesit e biznesmenit Taçi duke e qëlluar me grushte”-thuhet nga prokuroria.
E gjithë skena ka zgjatur rreth 30 sekonda, ku dyshohet se edhe biznesmeni Taçi e ka qëlluar gazetarin Baze në kokë, me celularin që ai mbante në dorë. Ky version i prokurorisë po hetohet, pasi edhe në vendin e krimit janë sekuestruar disa copa të një celulari të thyer. /shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25986. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25986
Top