Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Një barazim dramatik e fundos Vllazninë Një barazim dramatik në minutat shtesë në Korçë e “gozhdon” Vllazninë të vetme në vendin e fundit të tabelës së renditjes pas 10 ndeshjeve të para të sezonin 2009-2010 të kampionatit shqiptar të futboll. Në përballjen në shtëpinë e Skënderbeut, një gol i talentit të Vllaznisë, Bala, shënuar në minutën e 49-të të lojës, u duk se do tu jepte fitoren e shumëpritur kuqebluve, që po përjetojnë një krizë të paparë në këtë kampionat. Gjithçka ka ndodhur në Korçë, në fushën e Skënderbeut, ku shkodranët kanë nisur të japin shenja “jete”, madje shenja “ringjalljeje”, jo vetëm se kanë qenë në epërsi deri në minutën e 91-të të ndeshjes, por sepse kanë krijuar lojë dhe kanë qenë të qartë në atë që kanë kërkuar. Me një Sinan mjaft kërkues, në krah të të cilit ka spikatur talenti Bala, Vllaznia për pak ka triumfuar ndaj kuqebardhëve të Korçës, por mbrojtësi vendas, Stavrion Lako, në kohën shtesë, ka shuar ëndrrën shkodrane për të dalë me 3 pikë nga kjo transfretë. Por një gjë e tillë nuk është përtypur lehtë nga shkodranët, të cilët kanë pretenduar gjatë për një pozicion jashtë loje. Megjithatë, gjyqtari nuk është ndikuar nga protestat e tyre dhe e ka quajtur atë të rregullt. Goli i Lakos shmangu një humbje në shtëpi të skuadrës korçare. Një pikë shprese kjo për shkodranët, të cilët, në nëntë javët e shkuara kishin zhgënjyer totalisht, me vetëm dy fitore, njëra në kohën shtesë ndaj Apolonisë, dhe tjetra ndaj Shkumbinit, në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë kanë shënuar 5 gola, ndërkohë që kanë pësuar 11 të tillë, në dhjetë javë kampionat, një golavarazh mjaft negativ. Skënderbeu u ngjit në kuotën e 11 pikëve, ndërsa që Vllaznia mbeti e fundit me 8 pikë. Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme u fol për një zëvendësim të trajnerit të Vllaznisë, Roland Luçi me Sulejman Starovën. Një gjë e tillë është mohuar në mënyrë kategorike nga klubi shkodran dhe nga presidenti i tij, Valter Fushaj, nëpërmjet një komunikatë zyrtare për shtyp. Në këtë komunikatë janë hedhur poshtë zërat për një marrëveshje të mundshme me Starovën dhe është rikonfirmuar në krye të pankinës trajneri aktual, Roland Luçi. Ky i fundit zuri vendin e lënë bosh nga ish-trajneri Hasan Lika, i cili u largua pas një marrëveshjeje me drejtuesit e lartë të klubit. Një tjetër përgënjeshtrimi i këtyre zërave ka ardhur edhe nga vetë ish-trajneri Sulejman Starova, i cili theksoi se nuk kishte pasur asnjë kontakt me drejtuesit e klubit shkodran dhe se nuk kishte asnjë marrëveshje për të marrë stolin e Vllaznisë. Sot luhet supersfida KS Besa – KS Dinamo, që mbyll edhe javën e 10-të. Të dyja këto skuadrat kanë rivaluar që në fillim të sezonit për kreun e tabelës dhe kjo mund të konsiderohet si përballja e parë mes rivaleve më të favorizuara në luftën për titull.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26046. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26046

Kur Lindja puthi Perëndimin⦠Që nga rënia e Murit të Berlinit, peizazhi i Gjermanisë ka ndryshuar në mënyrë të jashtëzakonshme e bashkë me të edhe njerëzit që kanë bërë paqe me veten dhe me fqinjët
Një shkrimtar francez dikur tha për Gjermaninë: “Gjermania? Ah po, më pëlqen aq shumë, sa jam i lumtur që ka 2 Gjermani”. Pas Luftës së Dytë Botërore, një luftë që u nis nga vetë Gjermania dhe e shndërroi kontinentin në një gërmadhë, një pjesë e madhe e njerëzve ishin të qetë, duke e ditur se Gjermania e madhe ishte një vend i ndarë. Por sigurisht kjo nuk ishte aspak ndjenja magjike e përjetuar në 9 nëntorin e mrekullueshëm të vitit 1989, kur më në fund Muri i Berlinit, muri i ndarjeve dhe padrejtësive, nisi të shkërmoqej tullë pas tulle. Në këtë natë, Gjermanitë nga dy u shndërruan në një. Me këtë akt jo vetëm harta e Europës u kthye në normalitet, por ndërkaq rilindi edhe një nga destinacionet turistike më tërheqëse të kontinentit. Gjermania është një vend i jashtëzakonshëm, plot me histori e ngjarje, madje rrallë ndonjë vend në botë mund të ketë të ngërthyer në kufijtë e tij një intensitet kaq të madh zhvillimesh që prej shekujsh. Veçanërisht Lindja e këtij vendi është një tokë e jashtëzakonshme. Këto 2 dhjetëvjeçarë të parë pas ribashkimit do të kujtohen nga të gjithë si fillimi i epokës së artë gjermane, nisja e mbarë e bashkimit të një vendi që më në fund po rigjente paqen me veten dhe fqinjët, një vendi të pasur, tashmë të relaksuar dhe mbi të gjitha një perle turistike. Po sa i ndryshëm ka qenë Berlini në vitet 80? Për të mos folur për qytetet e tjera. Për ata që ndodheshin në Perëndim, Lindja ishte një “mollë e ndaluar”, por edhe një vend misterioz, që shumëkush, pavarësisht shijes së keqe komuniste, donte ta zbulonte. Dihet që një frut i ndaluar është gjithmonë ndjellës. Akoma më ekzotike e bënte Lindjen vetë muri i fortifikuar, i padepërtueshëm, i rrethuar nga ushtarë dhe një hije e rëndë. Kur shihje këtë mur dhe kullat e shpeshta të vrojtimit që ishin shtrirë përgjatë tij, mendja të shkonte tek ata që jetonin përtej kësaj zone gri dhe përfytyroje qytete që gjallonin nën hijen e murit, gjithashtu gri, me njerëz të njëtrajtshëm. Për të kaluar këtë mur duheshin një sërë lejesh kontrollesh, hetimesh dhe më në fund nëse ua dilje mbanë që të vije këmbën në Lindje, të dukej sikur nëse do tu flisje banorëve të kësaj zone, mund të ishte e rrezikshme sa vetë plasja e një lufte të tretë botërore. Por në ato vite, edhe zona perëndimore, përveç Berlinit dhe ndonjë qyteti tjetër metropol, nuk kishte dukje më të mirë. Sidomos zonat rurale nuk të bënin ndonjë përshtypje të veçantë. Dukej sikur edhe Perëndimi vuante ndarjen me Lindjen dhe pavarësisht se jetonte lirinë, diçka shumë e rëndësishme i mungonte nga të qenit si gjithë vendet e tjera që e rrethonin. Në atë kohë, askush nuk mund ta përcillte këtë ndjesi e situatë më mirë se i vetmi tren që lidhte Lindjen me Perëndimin. Ishte në fakt një linjë metroje që transportonte zakonisht zyrtarë dhe ndonjë qytetar të rrallë. Për gjermano-lindorët, stacioni i trenit që nisej për në Perëndim ishte një vend lotësh, sepse ata që iknin, nuk ktheheshin më. Vetëm kur Mikail Gorbaçov erdhi në pushtet në Moskë, të gjithëve pak nga pak iu ringjallën shpresat për një ndryshim të mundshëm, sado të vogël. Të gjithë e ndjenin brenda vetes se ajo ndarje e padrejtë nuk do të ishte e përjetshme, por nuk dihej se kur do ti vinte fundi. “Muri i Berlinit mund të zhduket kur të zhduken edhe kërcënimet për të cilat ai u ndërtua”, deklaroi njëherë Gorbaçov para disa gazetarëve perëndimorë. Ishte një deklaratë enigmatike, që mund ta merrje me shumë kuptime, një deklaratë që gjithsesi të ngjallte shpresën për një fund që do të vinte një ditë. Bëhet fjalë për një vizitë që Gorbaçovi e bëri në Bon në korrik të 1989-s. Askush nuk mund ta imagjinonte që vetëm 5 muaj pas kësaj deklarate, ëndrra do të bëhej realitet. Por shembja e murit ishte vetëm një fillim. Fizikisht, psikologjikisht dhe financiarisht Gjermania vazhdonte të ishte ende një tokë e ndarë. Do të duheshin vite që dhimbjet e ndarjes, por dhe ato të bashkimit, që nuk ishin më të vogla, të qetësoheshin e të shëroheshin. Ata që e kanë ndjekur situatën vit pas viti, e dinë se sa gradual është ky proces shërimi. Një nga treguesit e ndryshimit në fillim të viteve 90 është qyteti lindor i Weimarit, ku kanë ndodhur disa prej gjërave më të këqija dhe më të mira në historinë e Gjermanisë. Qyteti i Gëtes dhe Shilerit u kursye nga bombardimet e trupave aleate dhe është një qytet shumë autentik dhe i gëzueshëm edhe në dimër. Por vetëm 10 minuta larg tij janë kodrat e Etersburgut, ku ndodhej kampi i përqendrimit të Buhenvaldit, një kamp që të sjell ndër mend jo vetëm mizorinë naziste, por edhe refuzimin e Gjermanisë Lindore për të marrë qoftë edhe një pjesë të vogël të përgjegjësisë. Në fillim të viteve 90, Weimari ishte një kantier ndërtimi, si dhe një qytet me një trafik të tmerrshëm. Ndërkohë, në qytet kishte ende ndonjë ushtar të trupave ruse që qarkullonte nëpër rrugë. Ata e lanë përfundimisht Lindjen vetëm në vitin 1994. Në këtë qytet ndryshimi ndihej më shumë se kudo në Lindje. 5 vjet më vonë tashmë ai kishte ndryshuar plotësisht dhe kishte marrë formën dhe pamjen e një qyteti perëndimor. Weimari ishte avangarda e ndryshimit, një ndryshimi që në sipërfaqe ishte shumë i dukshëm, por që në thellësi të vendit, pra të Lindjes, ende nuk ishte shfaqur. Aty shtëpitë vazhdonin të ishin gri, në rrugë qarkullonin ende makina të vjetra të markave ruse dhe njerëzit lëviznin e ndiheshin në kaos. Edhe vetë Drezdeni ishte në përpjekje për të dalë nga e shkuara komuniste. Ai u shkatërrua tërësisht nga forcat aleate në fund të Luftës së Dytë, në shkurt të vitit 1945 dhe prej vitesh në të bëheshin ndërtime të reja. Pas ribashkimit ai rinisi ndërtimin, por tashmë në një tjetër mënyrë. Drezdeni përfaqësonte në fund të viteve 90 situatën e vërtetë të Lindjes, e cila ishte ende me një këmbë në të shkuarën dhe një tjetër në të ardhmen. Viti 2004 shënon edhe fazën e tretë të rimëkëmbjes dhe shërimit të plagëve të ndarjes. Në këtë vit, tashmë e shkuara kishte mbetur pas dhe përparimet ishin jo vetëm të dukshme, por edhe të mrekullueshme. Veçanërisht në Berlin. I famshmi “Pikëkalimi Çarli” e “Ground Zero” tashmë nuk njiheshin më. Ishin rrafshuar, për ti lënë vendin një zone krejtësisht moderne me ndërtesa të larta, ku janë përqendruar zyrat e shumë kompanive të rëndësishme botërore. Edhe nga Muri sot nuk të zë syri asnjë copë. Berlini ka rilindur dhe vazhdon të rritet e zbukurohet përditë në tokën dikur të nëmur nga ndarja me mure realë e perde ideologjike. Gjermanitë janë bashkuar që prej shumë vitesh e tashmë fizikisht përbëjnë një njësi të vetme, edhe pse ka ende çështje njerëzore, psikologjike, sociale e financiare që i ndajnë. Nëse do të hedhim vështrimin në të shkuarën dhe emrat e njerëzve që shquajnë në historinë e periudhës së ekzistencës së Murit, do të ndeshemi me njërin prej tyre, Willy Brandt, ish-kancelari gjerman, njeriu që nisi edhe shkrirjen e marrëdhënieve të Gjermanisë Federale me Lindjen. Në një letër që ai në pozicionin e kryebashkiakut të Berlinit i dërgoi Presidentit amerikan të asaj kohe, Kennedy, jepet edhe thelbi i vërtetë i tensioneve të atyre viteve të vështira e të rrezikshme mes vendeve që ndaheshin nga “Perdja e Hekurt”. Në këtë letër të shkruar në vitin 1961, pra vitin e fillimit të ndërtimit të Murit, ai i kërkon liderit “të botës së lirë” që të qëndronte në mbrojtje të Gjermanisë. Sot, rreth 5 dekada më pas, Gjermania është sërish e bashkuar, brenda kufijve natyralë, me njerëzit punëtorë e të mrekullueshëm që kanë bërë paqe me të shkuarën e me njëri-tjetrin.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26051. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26051
Në Dukagjin, me banorët e errësirës Jemi mësuar të dëgjojmë shpesh për Dukagjinin, këtë zonë të thellë malore të Qarkut Shkodër, për mungesë rrugësh, për varfërinë e tejskajshme, për mungesën e mjekëve dhe shërbimeve më elementare jetësore. Por këtë herë Dukagjini vjen me një lajm sa shqetësues aq dhe të çuditshëm: fshati Plan i Komunës Pult ka plot tre vite që nuk furnizohet me energji elektrike.
Në këtë fshat gjen nga ata banorë që ende nuk dinë se kush qeveris vendin e majta apo e djathta, pasi informacioni i tyre ka mbetur pa u përditësuar që prej tre vitesh, kohe kur u është shkëputur energjia elektrike.
Rruga për në fshatin Plan është një rrugë e gjatë dhe nuk është si rrugët e tjera malore të vendit, pasi nuk arrin të dallosh nëse gjendesh në një shteg bagëtish apo rrugë makine. Nisja nga Shkodra drejt Dukagjinit në fillim duket shumë komode teksa ecën në rrugë të asfaltuar, por sa po kalon fshatin Mes të Postribës nis rruga malore e paasfaltuar tepër e frikshme e Dukagjinit. Sa më shumë që ecën aq më lart ngjitemi, duket sikur malet nuk kanë të mbaruar. Në këtë prag dimri, natyra përgjatë rrugës së Dukagjinit ka një pamje aspak miqësore, retë e dendura që kanë zbritur poshtë që duket se po ecin edhe ato në rrugë i kanë dhënë një ngjyrë gri zonës. Në të majtën tonë gjatë gjithë kohës na shoqëron lumi Kir, zhurma e rrjedhës së tij ushton në humnerën e thellë që mezi arrijmë ti shohim fundin.
Ndërsa nga ana tjetër na shoqërojnë malet e larta e të zhveshura. Rruga bëhet ende më e vështirë dhe e frikshme kur në çdo 1 km të saj shikon pllaka me foto të njerëzve që kanë humbur jetën poshtë greminës që ndodhet në të majtën tonë. Në një pllakë lexon: këtu humbën jetën 18 persona. Në një pllakë tjetër lexon: këtu humbën jetën 11 persona, e kështu pllakat nuk kanë të mbaruar…
Rruga e ngushtë me gurët në madhësi shkëmbinjsh dhe lagështira e shiut na e bëjnë udhëtimin aventuresk. Pasi kemi ecur dy orë e gjysmë mes maleve dhe nuk kemi parë as një mjet në lëvizje dhe asnjeri në rrugë, mbërrijmë në fshatin Kir në qendër të Komunës Pult të Dukagjinit. Qendra e fshatit duket më shumë se e varfër. Shohim vetëm një grua që qëndron e ulur te një bordurë rrëzë kryqit. Ndodhet një supermarket edhe me “funksionin” e një lokali, një ndërtesë thuajse përdhese me çati të shembur. Në dritare është lidhur një mushkë, ndërsa pranë disa udhëtarë kanë ndaluar për të blerë.
Ky supermarket nuk ka ndryshuar as edhe një thërrime nga 30 vite më parë është “polivalent”, dikush këtu blen ushqime, dikush bën porosi për kafe e raki. Dikush tjetër kërkon një thes miell. Pasi lëmë fshatin Kir futemi në rrugën që të çon për në katundin Plan, rruga në këtë pjesë nuk ka asnjë ndryshim mes shtegut të bagëtive dhe rrugës për makina. Disa herë është dashur të zbresim nga makina për arsye sigurie, pasi në rrugë jo vetëm që ka shembje dhe shkëmbinj, po aty vetëm pak pëllëmbë të ndanin nga gremina që nuk i shihet as fundi. Natyra përgjatë rrugës është sa e bukur aq dhe e egër. Burime uji që dalin nga mali, pemë të larta që ende nuk u kanë rënë të gjitha gjethet, ujëvarat e shumta mes maleve dhe shtëpitë aty-këtu i japin zonës një peizazh mahnitës.
Por atëherë kur menduam se kaluam rrugën e vështirë vetëm 1 m larg makinës bie një trung peme i prerë. Druvari që punonte i qetë nuk e kishte dëgjuar makinën nga zhurma e motorsekës. Gjithë rrugës nuk mund të bënin tjetër, veçse të mendonim se e keqja mund të na vinte nga rruga, por në fakt shpëtuam paq nga pema…
Makina e ka të pamundur të vazhdojë rrugën dhe jemi të detyruar të ecim në këmbë.
Fshati
Pasi kemi ecur rreth 45 min në këmbë bëhemi mysafirë të fshatit Plan. Fshati ka 50 shtëpi me rreth 250 banorë. Të gjitha banesat janë të shpërndara në faqet e maleve. Sapo mësojnë se jemi gazetarë banorët nisin të rreshtojnë hallet nga më të ndryshmet si mungesa e rrugës, mungesa e mjekut, e ushqimeve e sinjalit të telefonit, por ajo më kryesorja për banorët ishte fakti i çuditshëm se prej tre vitesh ato nuk kishin energji elektrike. Por si përherë në fillim duhet të nisësh nga adetet.
Një nga banorët e zonës, Kolë Bungaja na fton te shtëpia tij.
Sa e madhe zemra e Kolë Bungajes, po aq të mëdha janë hallet e vuajtjet e kësaj familjeje.
Lufta për mbijetesë, vështirësitë ekonomike, mungesa e energjisë prej tre vitesh ka bërë që në familjen Bungaja të pllakosë mjerimi. Gjithçka që shohim na bën të mendojmë sikur jemi kthyer pas në kohë, në Mesjetë. Duke folur për gazetën Kola rrëfen: “Këtu nuk dimë cilit shtet i përkasim, nuk e dimë se ça bëhet me ne, sinqerisht duket se shteti nuk ka në evidencat e tij. Kemi tre vjet pa drita dhe nuk di njeri të tregojë se kur do zgjidhet halli ynë, mbase persekutohemi se kemi votuar të majtën, por nuk di të jap një përgjigje të saktë. Ne na intereson jeta jonë, kërkojmë të ndërhyjë shteti se ne jemi si në Mesjetë, pa rrugë, pa mjek, pa drita, pa ushqime, pa tokë, pa asgjë kemi vetëm shpirtin në trup dhe asgjë tjetër”.
“Jam detyruar të blej një gjenerator dhe këto lekë mi ka dërguar djali që sapo ka shkuar emigrant në Greqi, sepse ndryshe nuk mund ta kapërcenim situatën. Por 90% e fshatit nuk kanë me se të ndriçohen dhe janë në errësirë prej tre vjetësh”, thotë Kola.
Teksa qëndrojmë të ulur me burrat, në të ashtuquajturën qendër të fshatit në bordurën e një banese të braktisur dëgjohen disa biseda nga më naivet. Duket se provokohen nga mungesa e informacionit për shkak të mungesës së energjisë.
“Besa burrit për nji kshtu nuk votoj ma për Fatos Nanon se ka tre vjet që na i ka heq dritat, po të ishte Sala në pushtet, burri burrit po të them ne kishim me pas drita”, bisedojnë mes tyre burrat. “Këto as në NATO e as në BE nuk kanë për të hy kurrë si ja kanë nis”, flet njëri nga banorët.
Shumë shtëpi në fshat kanë nisur të braktisen jo nga dëshira për të lënë fshatin, por nga detyrimi dhe pamundësia për të jetuar në këtë fshat. Duke folur për gazetën, kryeplaku i fshatit Plan Gjon Bungu shprehet: “Kemi mbetur pa energji elektrike prej tre vitesh për shkak të djegies së transformatorit. Vetëm në kohë fushatash na sjellin drita tri-katër ditë dhe sërish transformatori digjet. Ku është përgjegjësia që ka shteti për shtetasit e tij. Si ka mundësi kur flitet për zhvillim ekonomik të vendit dhe hyrje në BE apo internet në shkolla dhe ka zonë në Shqipëri që ka tre vite pa drita”.
Sipas banorëve, shteti nuk duhet të harrojë se kështu në kushte Mesjete nuk është vetëm fshati Plan, por i gjithë Dukagjini, me 7 mijë banorë e si Dukagjini është 1/3 e popullsisë së Shqipërisë që jeton në zonat e thella malore. Nëse do vinin gazetarë këtu, askush nuk do e besonte që ne jemi prej tre vitesh pa drita dhe është e drejtë të mos besohet që në 2009 të ndodhet një fshat në një gjendje të tillë.
Ndërsa kryetari i Komunës Pult, Sokol Cubi, në lidhje me këtë situatë shprehet “Problemi është i tillë që këtu fiton Partia Socialiste prej një dekade dhe këta njerëz persekutohen. Si komunë nuk jepet asnjë fond për investim, i vetmi fond është ndihma ekonomike asgjë tjetër nuk mund të bëjë komuna jonë. Për problemin e dritave kemi ngritur zërin disa herë në institucionet më të larta, por asgjë nuk ka bërë ne, vazhdojmë të mbetemi në të njëjtën situatë”.
Pyetja e parë që të lind është “Si jetojnë këta njerëz” pa tokë, pa rrugë, pa ushqime, pa mjek, pa drita. Por e vetmja mënyrë jetese nga këta banorë nga sa konstatuam është mbledhja e gështenjave, pasi tërë faqet e maleve ishin të mbushura me gështenja. Kjo na e mbushi mendjen se vetëm natyra kujdesej dhe tregohej bujare për të ushqyer këta banorë të mjerë..Pasi mbledhin për javë të tëra gështenjat banorët dalin të shesin në rrugën që lidhet me Shkodrën, pasi ndonjë furgon mund të ndalet. Banorët shesin 40 lekë të vjetra një kg gështenja, ndërsa në qytet tregtohen 200 lekë.
Marrim rrugën për kthim, pasi siç na thonë banorët mund tu zërë dëbora e brenda dy orësh gjithçka bllokohet. Ndalemi rrugës në të dalë të Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26040. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26040

Qeveria, borxh katër milionë USD për policët Qeveria nuk po tregohet edhe aq pranë policisë, pavarësisht se ka bërë një sërë premtimesh se do të realizojë detyra të vonuara të shtetit shqiptar ndaj kësaj shtrese, që dita ditës rrezikon jetën për ruajtjen e qetësisë publike. Veç premtimeve të bëra, qeveria ende nuk ka realizuar detyrat për policinë, që vetë i ka miratuar me vendime të veçanta, jo më larg se një vit më parë. Një prej këtyre vendimeve është edhe ai i vaktit të ushqimit për gjithë punonjësit e policisë, që sipas të dhënave rezulton se shkon rreth 6 mijë lekë në muaj për çdo punonjës dhe shteti shqiptar ka detyrim ligjor ndaj tyre. Madje, që prej një viti, ky vendim ka hyrë në fuqi me gjithë urdhrat e nevojshëm, por deri sot nuk është bërë asgjë. Qeveria nxjerr pretendime se nuk ka para për këtë problem, pavarësisht se e ka miratuar vetë vendimin, pasi, sipas shifrave, i detyrohet policisë shqiptare ti japë rreth 400 milionë lekë (të reja) në vit vetëm për vaktin e ushqimit. Vendimi i qeverisë Këto nuk janë shifra të nxjerra rastësisht, por të bazuara në vendimet e mëparshme. Sipas të dhënave zyrtare, me vendimin nr. 494, datë 01.08.2007, Këshilli i Ministrave ka miratuar “Normat e trajtimit me ushqim të punonjësve të Policisë së Shtetit, të studentëve dhe kursantëve në shkollat e policisë dhe të shtetasve të ndaluar, deri në sqarimin e pozitës së tyre. Pikërisht në pikën 1 të këtij vendimi deklarohet se punonjësit e Policisë së Shtetit, studentët dhe kursantët në shkollat e policisë brenda vendit dhe kursantët që trajtohen në institucione të tjera policore të trajtohen me ushqim pa pagesë. Ndërsa në pikën 4 të të njëjtit vendim deklarohet se punonjësit e policisë që përfitojnë të drejtën e trajtimit me ushqim për një vakt “drekë”, në strukturat që nuk kanë infrastrukturën e duhur për ushqim të gatuar, të kompensohen për ditët efektive të punës në vlerë (lek), sipas vlerës së racionit bazë ushqimor për vaktin “drekë”, të miratuar nga ministri i Brendshëm. Urdhrat e ministrave Pavarësisht se ky vendim u miratua pikërisht dy muaj pas ligjit të ri të Policisë së Shtetit, ku shpresa ishte për ndryshimin e policisë dhe që nuk do kishte pengesa më për mbarëvajtjen e punës, urdhri për zbatimin e tij u miratua rreth një vit më vonë. Pikërisht në vitin 2008, ministri i Brendshëm, që në atë kohë ishte Bujar Nishani, urdhëroi të zbatohej vendimi i qeverisë. Urdhri në fjalë mban nr. 432 dhe ka dalë më datë 10 mars të vitit 2008. Në urdhër detajohen të gjitha trajtimet e policisë me ushqim. Veç këtij urdhri, një tjetër ishte edhe ai mes dy ministrave, të cilët nxorën tabelat ekuivalente për trajtimin me ushqim. Urdhri ishte firmosur mes ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, dhe ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka, ku ngarkohej Drejtoria e Përgjithshme e Policisë për zbatimin e tij. Dëmi i shkaktuar Madje, sipas përllogaritjeve, vlera e racionit bazë shkon 250-300 lekë sipas tabelës ekuivalente të dalë në urdhrin mes dy ministrave. Por, në urdhër detajohen edhe punonjësit e policisë, të cilët trajtohen me tri vakte. Megjithatë, sipas të dhënave, ky grup personash ka përfituar edhe për shkak të llojit të shërbimit që kryejnë. Megjithatë, nga përllogaritjet rezulton se nuk kanë përfituar të gjithë punonjësit e policisë që nuk trajtohen njësoj si ata me tri vakte ushqimi. Por, numri i tyre arrin në rreth 5 mijë veta. Të gjitha këta punonjës përfitojnë 22 vakte në muaj, sipas ditëve zyrtare të punës. Por, 22 vakte me nga 300 lekë, arrijnë një vlerë prej 6600 lekë për person. Ndërsa për pesëmijë punonjës policie, vlera totale në një muaj arrin 33 milionë lekë, ndërsa për një vit rreth 400 milionë lekë. E pikërisht kjo është vlera që qeveria shqiptare i ka borxh punonjësve të policisë për një vit, pikërisht që nga koha që vendimi në fjalë ka hyrë në fuqi me gjithë aktet dhe urdhrat e nevojshme. Kjo vlerë u është mohuar punonjësve të policisë nga viti 2008 deri në vitin 2009, duke u “vjedhur” atë që u takon. Ende nuk dihet nëse kjo vlerë do kompensohet ndonjëherë nga qeveria shqiptare për punonjësit e policisë, të cilëve u ka bërë premtime të shumta, por që nuk po u jepet asgjë, megjithëse është e sigurt se nga dita në ditë ky “mashtrim” rrit vlerën dhe dëmin ekonomik.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26033. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26033

Shiu nuk ndalet, shtohen pasojat Shembjet bllokojnë rrugën në Dukagjin, Shkumbini rrezikon të izolojë Peqinin
Shirat me intensitet të lartë që kanë vazhduar edhe gjatë 24 orëve të fundit, kanë përkeqësuar situatën në disa zona të vendit. Situata paraqitet më e rëndë në territoret e qarqeve Shkodër e Lezhë, ndërkohë që probleme të mëdha ka edhe në Durrës e Elbasan.
Bllokohet rruga në Dukagjin
Shkëputja e një masivi malor nga reshjet e shiut ka bllokuar pasditen e djeshme rrugën që lidh Komunën e Shalës në Dukagjin me Shkodrën. Pikërisht në kilometrin 57 të kësaj rruge, në fshatin Lotaj, ka rënë një masiv dheu prej 70 metrash kub, në një gjatësi rruge prej 50 metrash. Për pasojë, e gjithë Komuna e Shalës që është dhe komuna më e madhe e Dukagjinit me rreth 4 mijë banorë për momentin është e izoluar, duke mos mundur të lidhet me pjesën tjetër të vendit. Drejt vendit ku është bllokuar rruga janë nisur punëtorë të Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale me qëllim hapjen e rrugës. Prej disa kohësh, drejtuesit e Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale kishin dhënë alarmin për rrezikun e shkëputjes së këtij masivi dheu në rrugë.
Rrezikohet ura e Peqinit
Reshjet e tri ditëve të fundit rrezikojnë shembjen e urës mbi lumin Shkumbin, në hyrje të qytetit të Peqinit. Është pikërisht ura që është ndërtuar nga firma turke “Behashe” në devijimin e unazës së madhe të qytetit, në kufirin ndërmjet fshatrave Grykësh dhe Gjocaj. Diga e madhe, ekuilibruese e ujërave në periudhën e dimrit, rezulton të jetë çarë natën duke gdhirë e diela në një nga pjesët anësore të saj, duke rrezikuar seriozisht këmbët e kësaj ure, ndër më të gjatat në vend. Aktualisht, prurjet e lumit Shkumbin janë tepër të mëdha, sidomos në rrjedhjen e mesme të tij, që përkon në gjatësinë e shtratit nga qendra e Komunës Papër deri në dalje të qytetit të Rrogozhinës. Mësohet se Drejtoria Rajonale e Ujërave ka nisur që të shtunën përpjekjet e para për të hedhur blloqe betoni në pjesën e digës së çarë.
Përmbyten shtëpitë në Lezhë
Situata kritike paraqitet edhe në Lezhë. Dhjetëra shtëpi në Barbullojë të Lezhës ndodhen pjesërisht nën ujë. Mësohet se shkaku kryesor ka qenë mosfunksionimi i hidrovoreve, në këtë mënyrë situata ka dalë jashtë kontrollit dhe shirat e rënë gjatë orëve të fundit po përmbytin tokat. Niveli i ujërave në tokë fushore arrin në 50 deri në 60 centimetra. Banorët kanë pësuar dëmtime të mëdha, sidomos te pajisjet elektroshtëpiake, ndërkohë që janë strehuar në katet e sipërme të banesave, ose te të afërmit. Zona e Barbullojës përveç situatës së rëndë nga përmbytja po përjeton edhe mungesën e energjisë elektrike. Zona ka tri ditë që nuk furnizohet me energji elektrike. Zyrtarë të pushtetit vendor kanë vizituar zonën, por ende nuk është marrë asnjë masë për të përmirësuar situatën.
Kurbin, 800 ha nën ujë
Mosfunksionimi i kanaleve kulluese në fshatrat Fushë-Kuqe, Adriatik, Gjormë dhe Fushë-Mamurras janë shkaku i përmbytjeve të mëdha në rreth 800 hektarë tokë bujqësore në rrethin e Kurbinit. Përmbytjet kanë përfshirë jo vetëm fushat, por edhe banesat e fshatarëve, të cilët drejtojnë gishtin mbi institucionet që duhet të pastrojnë kanalet dhe të vënë në punë hidrovoret. Në shumë raste banorët kanë vendosur bagëtitë e tyre në ballkonet e kateve të larta të banesave, pasi gjithçka është përmbytur. Hidrovoret nuk punojnë prej dy vjetësh, duke sjellë kështu situatë të ngjashme, sa herë që ka reshje shiu të vazhdueshme.
Rubik
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, natën e së shtunës u bllokua për disa orë aksi Milot-Kukës-Kosovë. Aksi u bllokua në zonën e Rubikut, për shkak të mosfunksionimit të kolektorëve
Durrës
Situata e krijuar të shtunën në qytet është normalizuar dje, por problematike paraqitet gjendja në zonën e Porto Romanos, ku uji ka përmbytur dhjetëra hektarë tokë dhe ka rrezikuar shtëpitë.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26036. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26036

Ndahet minoriteti, gati krijimi i OMONIA 2 Përçahet OMONIA. Një pjesë e anëtarëve të kësaj organizate kërkojnë ta “pagëzojnë” atë si parti, ndërsa pjesa tjetër kërkon krijimin e një OMONIA të dytë. Ofertës për bashkim, njeriu i Bollanos, kryetar i degës Sarandë, Leonidha Papa i përgjigjet me alternativën e krijimit të një OMONIA të dytë, ndërsa Kostandina Bezhani kërkon që OMONIA ekzistuese të bëhet parti politike me bazë etnike. Kryetari i OMONIA-s për Sarandën, Leonidha Papa, i konsideruar njeriu i Bollanos, ofertës për bashkim i është përgjigjur me alternativën e krijimit të një OMONIA të dytë. Ndërsa e vetmja femër minoritare, Kostandina Bezhani, njëherësh kryetare e Komitetit Kombëtar të Minoriteteve, ka qenë ajo që ka artikuluar idenë që OMONIA jo vetëm të mos ndahet më dysh, por duke u bërë e të gjithë minoritarëve, të shndërrohet në parti politike me bazë etnike. “Në mungesë të një partie të tillë, Ksera u detyrua të shkojë në PD, u shpreh Bezhani, dhe nëse do të krijohet ajo parti, ai do të jetë i pari që do të vijë në të”, ka siguruar ajo në mungesë të ministrit Ksera. Ndërsa pararendësi i tij, Kosta Barka, diskutimit për reformimin e OMONIA-s i ka shtuar edhe momentin e zgjedhjeve lokale, që janë duke u përgatitur, të cilat ai i ka barazuar me një test të standardeve të OMONIA-s. Aktivi i Sarandës u mbyll me votimin e një peticioni që i ka kërkuar Këshillit të Përgjithshëm të OMONIA-s të përshpejtojë procedurat e reformimit të saj në një forum të të gjithë grekëve të Shqipërisë, duke krijuar një komision statutor me bazë gjithëpërfshirëse dhe për të mbajtur një konferencë statutore, ku të përfaqësohen të gjitha palët. Nga aktivi iu bë thirrje kryesisë së OMONIA-s të pranojë dialogun dhe të ulet në tavolinë për zgjidhjen e problemeve madhore. Grupi nismëtar, në bërthamë të të cilit qëndrojnë pedagogu Roland Vasili, inxhinieri Kristaq Kiço dhe ish-deputeti Ziso Lluci e të tjerë, kanë treguar edhe një herë këmbënguljen e tyre për të arritur në vizionin që organizata politike OMONIA, me një jetë dhe eksperiencë gati 20-vjeçare, tu përkasë të gjithë minoritarëve me përkatësi greke në Shqipëri dhe të funksionojë siç e kërkojnë interesat e tyre dhe jo të një grushti njerëzish që u tha se kanë abuzuar e abuzojnë në emër të tyre. Edhe pse ideja e gjithëpërfshirjes është parë të përplaset prej muajsh me mentalitetin e monopolit në drejtimin e OMONIA-s, iniciuesit e bashkimit dhe të ristrukturimit të OMONIA-s kanë shtrirë dorën e paqes dhe afrimit. Ata thonë se u shënua një pjesëmarrje më e gjerë se çdo herë tjetër në aktiv dhe se është marrë si shenjë mirëkuptimi dhe afrimi fakti që të pranishëm në aktiv kanë qenë edhe kryetari i degës së OMONIA-s në Sarandë, Leonidha Papa, i emëruar së fundi nga Bollano në vend të të shkarkuarit Kristaq Kali, si edhe kryetari i Komunës së Mesopotamit, Themistokli Kaishi. Organizatorët thanë se nuk kanë harruar të ftojnë edhe Bollanon në aktiv, por edhe prania e mbështetësve të tij dhe e shumicës së këshillit të përgjithshëm, ka qenë sinjal i mjaftueshëm për mundësinë e afrimit. Ish-deputeti i OMONIA-s në Parlamentin e vitit 1991, Andrea Zarballa, që ka folur ndër të parët, i ka mëshuar faktorit kulturor në forcimin e identitetit të minoritarëve. Pandeli Kurameno nga Bularati ka mbështetur propozimin e votimit nga populli të drejtuesve të OMONIA-s. Nga ana e tij, Ziso Lluci, ish-deputet dhe aktualisht kryetar i Komunës së Finiqit, ka nënvizuar se OMONIA është ide dhe organizim. Ai ka bërë propozime konkrete për të ndryshuar strukturat dhe funksionimin e OMONIA-s, ndërkohë që ka theksuar nevojën e dialogut dhe të bashkimit, si mesazhe që kanë ardhur edhe nga njerëzit e thjeshtë, që përbëjnë themelin e organizatës së minoritetit etnik grek në Shqipëri. “E ardhmja e OMONIA-s është për çdo grek të Shqipërisë”, tha Lluci. Ai ka nënvizuar nevojën e zgjedhjeve të fshehta e të gjera, nga ku të dalin ata që do ta drejtojnë OMONIA-n këtej e tutje.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26030. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26030

Prapavija e re e Kryeministrit Dyfishohet stafi i këshilltarëve të Kryeministrit Sali Berisha. Tetë gra dhe 12 burra do të jenë njerëzit që do të përbëjnë prapavijën e shefit të ekzekutivit. Ndryshe nga mandati i parë, Kryeministri ka vendosur të shtojë ekipin e këshilltarëve për vitet në vazhdim. Rinovimi i stafit të Kryeministrit ka ardhur si pasojë e “kapërcimit” të shumë prej ish-këshilltarëve drejt mandatit të deputetit. Në gjashtë emërimet e reja për këtë post, të bëra në muajin tetor të këtij viti, katër prej tyre janë zënë nga femra. “Gabimin” për mungesën e 30% të grave në qeveri, Kryeministri Berisha e ka korrigjuar te përzgjedhja e këshilltarëve. Shtimi i numrit të “zërave ndihmës” duket se ka qenë një taktikë e imituar nga Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, i cili ka në stafin e vet 25 këshilltarë, pjesa më e madhe e të cilëve kanë moshën 55-60 vjeç. Kryeministri përzgjedh të ketë 20 këshilltarë, mosha mesatare e të cilëve është 40 vjeç. Në karrierën politike 19-vjeçare, Kryeministri Berisha ka treguar se është ai njeriu që dominon edhe mbi sugjerimet dhe këshillat e këshilltarëve. Shumë herë në mbledhjen e qeverisë, jo vetëm ministrat kanë ngritur supet mbi deklaratat “surprizë” të Kryeministrit, por edhe këshilltarët shpeshherë informohen nga mediat mbi veprimet e fundit të shefit të tyre. Rasti më i veçantë për të ilustruar këtë shembull është nisma “Shqipëria, 1 euro”. Do të japin apo do të marrin këshilla nga Kryeministri, kjo ngelet për tu zbuluar me kalimin e kohës. Vlen të theksohet se nga ekipi prej 20 këshilltarësh, 16 prej tyre kanë mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, një në Universitetin e Elbasanit dhe 3 janë diplomuar jashtë vendit. Ndryshe nga viti 2005, ku Kryeministri Berisha veproi pa hezitim për të afruar pranë vetes personazhe të diplomuara në universitetet jashtë Shqipërisë, këtë herë faktet flasin për të kundërtën. Përpara zgjedhjeve të 28 qershorit, stafi i këshilltarëve të Kryeministrit Berisha ishte i përbërë nga 10 “besnikë”, ndërkohë që suksesi i zgjedhjeve të 28 qershorit i jep atij hapësirën për të dyfishuar ndihmësit. Në listën e këshilltarëve të rinj janë: Mirela Tabaku, e diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë; Juna Miluka, e diplomuar në Universitetin Amerikan të Uashingtonit; Ariana Çela e diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Tiranë; Bardhyl Musai, i diplomuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Elbasan dhe i pozicionuar si i vetmi këshilltar i jashtëm i Kryeministrit Berisha; Valbona Kuko, e diplomuar për Ekonomik, emërohet në postin që drejtonte Albana Vokshi në Kryeministri dhe Njazi Kosovrasti, i cili nga këshilltar i zv/kryeministrit me ndërtimin e qeverisë së re, bëhet pjesë e stafit të Kryeministrit. Shefi i kabinetit pranë Kryeministrit dhe drejtori i informacionit janë postet e vetme për të cilat Kryeministri ende nuk ka përzgjedhur emrat e besnikëve të tij.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26026. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26026

Tuneli, Rama: Hetim Berishes, Bashes e Olldashit Opozita leshon akuza te forta ndaj kryeministrit dhe qeverise lidhur me shembjen e tunelit te Thirres ne Kalimash, pjese e nje prej veprave me te kushtueshme per shqiptaret, asaj te rruges Durres-Kukes. (UPDATE) Kryetari i Partise Socialiste tha se qeveria ka bllokuar informacionin dhe nuk lejon as mediat te futen ne pjesen e bllokuar, ndersa kujtoi se kryeministri Berisha e ka inaguruar dy here tunelin Rreshen-Kalimash ne prag te zgjedhjeve duke e perdorur politikisht.
Qeveria heshti, Ministria e Punes Publike heshti, ashtu sikurse heshti edhe kryeministri, njeriu qe duhet te thirret i pari ne Prokurori per nxitimin e papegjegjshem te punimeve per inaugurime elektorale abuzive, u shpreh Rama.
Kryetari socialist thote se korrupsioni ne kete veper publike te ndertuar me taksat e shqiptareve, ka arritur permasa skandaloze dhe shenon rastin me te rende ne historine e 20 viteve te fundit
Shqiperise po i dalin ne siperfaqe kapjet me monstruoze te shtetit ne keto 20 vjet. I kerkojme prokurorise te hetoje ceshtjen e Kalimashit, si dhe heqjen e imunitetit te ministrit te vjeter te familjes dhe aktualit qe veproi ne gjurmet e parardhesit, u shpreh Rama.
PS ka ngritur tonet ndaj qeverise serish per rrugen Durres-Kukes, duke i shtuar akuzes se saj themelore per abuzime me fondet publike, ne kete veper edhe ate te papergjegjshmerise dhe cilesise se punimeve.(t.ch)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26010. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26010
Ylli i jetës sime Ylli i jetës sime Më nuk po shëndritë Zemra që më ndizte Natën m’bënte ditë Dielli perëndoj Ajo më mashtroj Kërkoj sytë e saj Por askund si gjejë
O pëllumb lajmëtar A më dëgjon ti Nga dritarja e saj Kur të fluturosh Thuaj se në fole Unë atë e pres Nisu pëllumb për të shkuar Me jep pakëz shpresë Thuaj se në fole Unë atë e pres Nisu pëllumb për të shkuar Me jep pakëz shpresë
Hapat s’ti dëgjoj Asniherë s’të shoh Buzëqeshjet e tua Janë tretur më Hapat s’ti dëgjoj Asniherë s’të shoh Buzëqeshjet e tua Janë tretur më
O pëllumb lajmëtar A më dëgjon ti Nga dritarja e saj Kur të fluturosh Thuaj se në fole Unë atë e pres Nisu pëllumb për të shkuar Me jep pakëz shpresë Thuaj se në fole Unë atë e pres Nisu pëllumb për të shkuar Me jep pakëz shpresë
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4960. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4960
Qaj kitarja ime (2x) Qaj kitarja ime Një këngë për dashuri Jo një këngë hareje Por një elegji Por një elegji
Qoje zërin tënd Kudo le t’jehon Ndoshta diku larg Ajo të dëgjon Ajo të dëgjon
Ref. 2x Mua më harroj Tjetrin përqafoj Bukurinë e saj Tjetri e shijoj
Qaj kitarja ime Sonte mos pusho Për mu s’ka më jetë Vetëm di t’vajtoj Vetëm di t’vajtoj
Ref. 2x Mua më harroj Tjetrin përqafoj Bukurinë e saj Tjetri e shijoj
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4958. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4958
Qdo moment prezent (Etna Ft. Da Killa)
Da Killa: Ref 2x Me ta dhanë një lule, ti lule je vet Me të thënë të dua askush s’më mbështet Unë e di që ti më don edhe pse ti je larg meje Çdo moment prezent zemër unë jam afer teje
Qyre ça po t’thom unë ty se tepër je ka um pëlqen Pse nuk je ti afër meje, unë e di që ti um ndjen Po largsia nuk prish punë, pse nuk jam unë afër teje N’kom let qohen, ça do t’thojnë sun prishun punë mes teje meje Nuk prish punë largsia jo jo, unë kam me t’prit shpirt Dit për dit je ka mendon, je ka i numëron ditë Me ardh me m’përqafu, e di unë t’kom mungu A thu sa t’mungova une ty edhe ti qaq mu Kshtu që ngat teje unë jom e di që me ty jom Nëse une i mbyll sytë t’kujtoj une ty pranë Edhe veç ni moment sepse unë jom prezent E ti në çdo moment, na dy në çdo moment prezent
Da Killa: Ref 2x Me ta dhanë një lule, ti lule je vet Me të thënë të dua askush s’më mbështet Unë e di që ti më don edhe pse ti je larg meje Çdo moment prezent zemër unë jam afer teje
Edhe unë ni sen po du me ta thon se shumë je ka m’pëlqen Krejt i boj për ty se tjetra vendin kurr sun ta nxen E di ki mu kon me mue, zemër k’ta e parandjejë Jetën që kom nis me ty, me ty du me qu dej n’skej Po largësia e bon t’veten, unë ktu e ti atje Ren i kqyr fotografit, zemra t’djeget ty kur um she A e man n’men para pasqyres njoni tjetrin përqafojshim Asnji fjalë na nuk e ndrrum edhe emocionet tona folshin
Fjalët që ti m’i the une hala i kujtoj More rrugën jasht Kosoves m’the që une nuk t’harroj M’the që une n’zemër t’kom, nonstop për ty mendoj M’the që jetën ty ta fali, përgjithmonë ty të dashuroj
Da Killa: Ref 2x Me ta dhanë një lule, ti lule je vet Me të thënë të dua askush s’më mbështet Unë e di që ti më don edhe pse ti je larg meje Çdo moment prezent zemër unë jam afer teje
Eja zemër prap te unë se pa ty unë nuk kom jetë Ti e din boll mirë zemër n’zemren teme ti je mbet E largësia e bon t’veten hiq te une nuk pengon E veçant je për mua, eja shpirt ti më mungon Më mungon të them të drejten, eja syn une të dua Eja ti prap tek unë të pushoj në krahët tua Ti e din boll mirë zemër se çka boj une për ty Eja prap në gjyksin tim e ti fshij lotët në sy Ti me ngreh si me magnet kur une prezent të kom Më mungon në jetën tem, pa ty une jetë nuk kom Hija jote pranë meje për çdo nat e për çdo dit Mos i mbyll sytë zemër, sikur engjull mu me m’prit
Da Killa: Ref 2x Me ta dhanë një lule, ti lule je vet Me të thënë të dua askush s’më mbështet Unë e di që ti më don edhe pse ti je larg meje Çdo moment prezent zemër unë jam afer teje
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4955. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4955
Qdo moment prezent (Ft. Da Killa)
Da Killa: Ref 2x Me ta dhanë një lule, ti lule je vet Me të thënë të dua askush s’më mbështet Unë e di që ti më don edhe pse ti je larg meje Çdo moment prezent zemër unë jam afer teje
Qyre ça po t’thom unë ty se tepër je ka um pëlqen Pse nuk je ti afër meje, unë e di që ti um ndjen Po largsia nuk prish punë, pse nuk jam unë afër teje N’kom let qohen, ça do t’thojnë sun prishun punë mes teje meje Nuk prish punë largsia jo jo, unë kam me t’prit shpirt Dit për dit je ka mendon, je ka i numëron ditë Me ardh me m’përqafu, e di unë t’kom mungu A thu sa t’mungova une ty edhe ti qaq mu Kshtu që ngat teje unë jom e di që me ty jom Nëse une i mbyll sytë t’kujtoj une ty pranë Edhe veç ni moment sepse unë jom prezent E ti në çdo moment, na dy në çdo moment prezent
Da Killa: Ref 2x Me ta dhanë një lule, ti lule je vet Me të thënë të dua askush s’më mbështet Unë e di që ti më don edhe pse ti je larg meje Çdo moment prezent zemër unë jam afer teje
Edhe unë ni sen po du me ta thon se shumë je ka m’pëlqen Krejt i boj për ty se tjetra vendin kurr sun ta nxen E di ki mu kon me mue, zemër k’ta e parandjejë Jetën që kom nis me ty, me ty du me qu dej n’skej Po largësia e bon t’veten, unë ktu e ti atje Ren i kqyr fotografit, zemra t’djeget ty kur um she A e man n’men para pasqyres njoni tjetrin përqafojshim Asnji fjalë na nuk e ndrrum edhe emocionet tona folshin
Fjalët që ti m’i the une hala i kujtoj More rrugën jasht Kosoves m’the që une nuk t’harroj M’the që une n’zemër t’kom, nonstop për ty mendoj M’the që jetën ty ta fali, përgjithmonë ty të dashuroj
Da Killa: Ref 2x Me ta dhanë një lule, ti lule je vet Me të thënë të dua askush s’më mbështet Unë e di që ti më don edhe pse ti je larg meje Çdo moment prezent zemër unë jam afer teje
Eja zemër prap te unë se pa ty unë nuk kom jetë Ti e din boll mirë zemër n’zemren teme ti je mbet E largësia e bon t’veten hiq te une nuk pengon E veçant je për mua, eja shpirt ti më mungon Më mungon të them të drejten, eja syn une të dua Eja ti prap tek unë të pushoj në krahët tua Ti e din boll mirë zemër se çka boj une për ty Eja prap në gjyksin tim e ti fshij lotët në sy Ti me ngreh si me magnet kur une prezent të kom Më mungon në jetën tem, pa ty une jetë nuk kom Hija jote pranë meje për çdo nat e për çdo dit Mos i mbyll sytë zemër, sikur engjull mu me m’prit
Da Killa: Ref 2x Me ta dhanë një lule, ti lule je vet Me të thënë të dua askush s’më mbështet Unë e di që ti më don edhe pse ti je larg meje Çdo moment prezent zemër unë jam afer teje
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4953. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4953
Mos shaj mas shpine Unikkatil: Mos em shti me nxerr këtë pistolet Se unë e kam gjakun e nxeht I sho 1 milion imitus po vetëm njo osht i vërtetë Osht ai Viktori drejt nga qafa Që then kafka për ni fjalë A guxon përpara ti me m’dal Ta qi atë nanë mor djal A t’kujtohet ai mangupi i trent n’tru N’Sami Frashëri që ka shku Tri herë prej shkollës jam përjashtu Vete kan dush ata kan me t’kallxu Nana jote man zi unë jom belagji Unë t’hi n’shpi e t’vraj me kallash Menon që jam dreq veç nuk kam bri Kurgjo s’jam konen ça jom tash Jam sikur Azem Bejta i dytë Krejt armiqt dost kam m’i myt Jom mafi shqipe n’Amerikë Sëm han kari për kërkon edhe pikë N’qofse çka t’thash t’ofendoj Atëherë po t’nxitoj, t’sfidoj Sikur Balli Kombtar une luftoj Kush nuk um besoj unë e vërtetoj Krejt armiqt emrin ma thërrasin Kta repera tjerë prej inati plasin Veç badihava po repovasin S’ka bir nane që ma ndal hasin Kejt gjys kom me t’thy Kom me t’pshty n’sy Ti me mu nëse don mu shty 9 milimetra t’boj bir n’kry Jep respekt se tash jam kthy
Unikkatil: Ref. 2x N’kofsh pidh none po m’vjen mirë Hajt pra tash shajem drejt e n’ftyrë Se përnime po du me kqyr A je i shtir a veq kelbsirë Djali i babes mos harro Mos ha mut mas shpine mo Kurva e keqe kishe po shaj Ta qi atë nanë, n’pidh unë t’vraj
Jeton: A po na man n’men neve, n’Prishtinë krejtve N’mahallë n’qerdhe tu pi raki Tu i mshtjell njo mas njo fort tu i thith Gjithë ditën rrugve posht e nalt Gjithë tu kesh, gjon jem vesh Mangupat e mdhej fort i kem ngjesh Kto jon t’vërteta s’ka rren ktu Se na i kem jetu e përjetu Qysh o me qu ferka n’ferk me kon Qysh o me njek tipin thiken me ia lon Tash jom n’New York e Jeton m’thojn Po ju ni juve për gangsta tu fol S’din ça o gangsta mshele atë gojë Haveri jem ndrro atë profesion E tash garant unë nuk t’pëlqej Se t’vërtetën n’tavolinë e qes Pidha t’nons ka po shkojmë Bloody Alboz kejt po thojn N’ta mart menja n’sy mos fol Si kurban n’tokë kom me t’lon Mos u habit ti gjall nuk pshton Jom numër njo e gjithë kom me kon Kurr mos u habit me këtë sen dost Une jom si Ibra se lshoj këtë post Dil prej dhome kallxo ku je Unë vi aty e gjak t’boj krejt S’po beson testom haver Ti mangup, une menxi spres *** tash çka po t’thom S’ka ktu rrena drejt kallxoj S’po m’ha kari ça menon A po merr vesh a jo bre dost
Unikkatil: Ref. 2x N’kofsh pidh none po m’vjen mirë Hajt pra tash shajem drejt e n’ftyrë Se përnime po du me kqyr A je i shtir a veq kelbsirë Djali i babes mos harro Mos ha mut mas shpine mo Kurva e keqe kishe po shaj Ta qi atë nanë, n’pidh unë t’vraj
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4949. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4949
Mos shaj mas shpine (Feat. Jeton)
Unikkatil: Mos em shti me nxerr këtë pistolet Se unë e kam gjakun e nxeht I sho 1 milion imitus po vetëm njo osht i vërtetë Osht ai Viktori drejt nga qafa Që then kafka për ni fjalë A guxon përpara ti me m’dal Ta qi atë nanë mor djal A t’kujtohet ai mangupi i trent n’tru N’Sami Frashëri që ka shku Tri herë prej shkollës jam përjashtu Vete kan dush ata kan me t’kallxu Nana jote man zi unë jom belagji Unë t’hi n’shpi e t’vraj me kallash Menon që jam dreq veç nuk kam bri Kurgjo s’jam konen ça jom tash Jam sikur Azem Bejta i dytë Krejt armiqt dost kam m’i myt Jom mafi shqipe n’Amerikë Sëm han kari për kërkon edhe pikë N’qofse çka t’thash t’ofendoj Atëherë po t’nxitoj, t’sfidoj Sikur Balli Kombtar une luftoj Kush nuk um besoj unë e vërtetoj Krejt armiqt emrin ma thërrasin Kta repera tjerë prej inati plasin Veç badihava po repovasin S’ka bir nane që ma ndal hasin Kejt gjys kom me t’thy Kom me t’pshty n’sy Ti me mu nëse don mu shty 9 milimetra t’boj bir n’kry Jep respekt se tash jam kthy
Unikkatil: Ref. 2x N’kofsh pidh none po m’vjen mirë Hajt pra tash shajem drejt e n’ftyrë Se përnime po du me kqyr A je i shtir a veq kelbsirë Djali i babes mos harro Mos ha mut mas shpine mo Kurva e keqe kishe po shaj Ta qi atë nanë, n’pidh unë t’vraj
Jeton: A po na man n’men neve, n’Prishtinë krejtve N’mahallë n’qerdhe tu pi raki Tu i mshtjell njo mas njo fort tu i thith Gjithë ditën rrugve posht e nalt Gjithë tu kesh, gjon jem vesh Mangupat e mdhej fort i kem ngjesh Kto jon t’vërteta s’ka rren ktu Se na i kem jetu e përjetu Qysh o me qu ferka n’ferk me kon Qysh o me njek tipin thiken me ia lon Tash jom n’New York e Jeton m’thojn Po ju ni juve për gangsta tu fol S’din ça o gangsta mshele atë gojë Haveri jem ndrro atë profesion E tash garant unë nuk t’pëlqej Se t’vërtetën n’tavolinë e qes Pidha t’nons ka po shkojmë Bloody Alboz kejt po thojn N’ta mart menja n’sy mos fol Si kurban n’tokë kom me t’lon Mos u habit ti gjall nuk pshton Jom numër njo e gjithë kom me kon Kurr mos u habit me këtë sen dost Une jom si Ibra se lshoj këtë post Dil prej dhome kallxo ku je Unë vi aty e gjak t’boj krejt S’po beson testom haver Ti mangup, une menxi spres *** tash çka po t’thom S’ka ktu rrena drejt kallxoj S’po m’ha kari ça menon A po merr vesh a jo bre dost
Unikkatil: Ref. 2x N’kofsh pidh none po m’vjen mirë Hajt pra tash shajem drejt e n’ftyrë Se përnime po du me kqyr A je i shtir a veq kelbsirë Djali i babes mos harro Mos ha mut mas shpine mo Kurva e keqe kishe po shaj Ta qi atë nanë, n’pidh unë t’vraj
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4947. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4947

Rama qetëson deputetët e PS: Sju digjet mandati Per here te pare kryesocialisti pranoi se mandatet e deputeteve te zgjedhur nuk digjen, ndersa pak dite me pare kryeparlamentarja Topalli tha se gjashte muaj pas bojkotit do t’i drejohet KQZ-se. Kryetari socialist Edi Rama qetesoi deputetet e zgjedhur te socialisteve ne debatin per djegien e mandateve te tyre per shkak te bojkotit ne protesten ne Elbasan. Per here te pare kryesocialisti pranoi se mandatet e deputeteve te zgjedhur nuk do te digjen, ndersa pak dite me pare kryeparlamentarja Jozefina Topalli tha se gjashte muaj pas bojkotit do t’i drejohet KQZ-se, per nje qendrim. “Ne nuk hyjme dhe nuk do te hyjme ne Kuvend per t’u bere bashkefajtore ne mbylljen e syve para te vertetes dramatike te 28 qershorit, por nga ana tjeter, mandatet e PS nuk digjen dhe nuk do te digjen, sepse deputetet e PS i kane ato mandate per te mbrojtur interesat tuaja, i kane ato mandate per te luftuar per te drejtat e lirite tuaja, i kane ato mandate per t’i dhene fund zgjedhjes se interesave te pushtetit familjar te Sali Berishes”, tha Rama. Rama akuzoi kryeministrin Berisha per rrahjen e gazetarit Mero Baze ne hapje te fjales se tij duke e cilesuar ngjarjen nje reflektim te daljes se shtetit nga binaret e ligjit. “Nje gazetar i padeshirueshem per pushtetin e familjes se Sali Berishes, u gjakos nga nje biznesmen i familjes, i cili fale mbrojtjes se paligjshme te Sali Berishes nuk paguan taksat dhe i perze me polic shteti punonjesit e tatimeve qe trokasin ne dyert e biznesit te tij, sepse ne Shqiperi nuk ka shtet ligjor, po pushtet fisnor. Shteti i shqiptareve ka dale nga binaret e Kushtetutes dhe ligjit”, vijoi ai./alsat/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26004. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26004
Top