Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Trofeu Marie Kraja shkon për sopranon shqiptare Evis Mula Jo vetëm fituesja, por edhe sopranoja nga Kosova Besa Llugiqi, të cilesuara si zërat më premtues, janë ftuar zyrtarisht nga drejtori La Scala-s për një audicion në skenën e Teatrit italian. Soprano shqiptare Evis Mula, studente e vitit te katërt në Akademinë e Arteve, është fituesja e trofeut të edicionit të dhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik Marie Kraja. Juria ndërkombëtare e drejtuar nga Joan Matabosch dhe e përbërë nga drejtues të njohur të Teatrove Operistike, ndër të cilët drejtori artistik i Teatrit La Scala të Milanos, Luca Targetti, ka qenë unanime me këtë vlerësim. Luca Targetti Drejtor i Teatrit La Scala eshte shprehur: Ishte një nivel shumë i lartë. Kam mbetur shumë i kënaqur. Kishte elementë shumë interesantë dhe jam mbi të gjitha i lumtur që fitoi ajo, sepse ajo ishte e përzgjedhura ime dhe dua që të vijë për një audicion në akademinë tonë. E uroj të bëje një karrierë sa me të bukur.
Jo vetëm fituesja, Evis Mula, por edhe sopranoja nga Kosova Besa Llugiqi të cilesuara si zërat më premtues të këtij edicioni, janë ftuar zyrtarisht nga drejtori La Scala-s për një audicion në skenën e Teatrit italian, aq i lakmuar nga artistët e rinj. Çmimin e dytë të festivalit e ka fituar baritoni italian Francesco Landolfi, ndërsa të tretin sopranoja amerikane Michel Trovato. Në natën finale të Festivalit Marie Kraja interpretuan 10 finalistët, nga 20 konkurentë të ardhur nga të pesë kontinentet. Pas garës operistike një spektakël nën regjinë e Pali Kukes dhe skenografinë e Bashkim Zahaj ka argëtuar të pranishmit. Finalja e këtij jubileu pati edhe një homazh për yllin e skenës shqiptare Marie Kraja si dhe një rrugëtim retrospektive në edicionet e festivalit./klan/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26114. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26114

Baze: Argita foli si vajzë e babit. Ja mënyra si punon Studioja e saj UPDATE – Gazeta “TemA” boton ne numrin e sotem një dosje të zgjeruar se si e bija e kryeministrit, Sali Berisha, Argita Malltezi, negocion me një biznesmen të huaj nga Lindja e Mesme për t’i garantuar atij një koncesion.
“Letërkëmbimi mes studios ligjore të Malltezit dhe biznesmenit Zafar Ansar, i cili kërkon të ndërtojë një termocentral në Shqipëri, nxjerr në pah qartë se është Malltezi ajo që qëndron pas blerjes së tokave në Porto Romano, për t’i rishitur ato me çmime të kripura te biznesmenët e ndryshëm. Kjo tregon qartë se serbo-boshnjaku, Damir Fazlliç, është përdorur si sekser i familjes së kryeministrit, kur në të vërtetë pas blerjes së këtyre pronave është studio e Argita Malltezit. Ky skandal bëhet edhe më i rëndë, për shkak se letërkëmbimi tregon se studio ligjore e Argita Malltezit, e cila është regjistruar si një person fizik, d.m.th., si biznes i vogël, lëshon fatura shumë të majme, madje kërkon që të marrë tre për qind të vlerës së investimit si pagesë suksesi. Duke ditur se suksesi është i garantuar, me një përllogaritje të thjeshtë i bie që për koncesione të tilla prej qindra miliona eurosh studio e Malltezit të marrë disa milionë thjesht duke ndikuar me emrin e babait, – shkruan Tema e Mero Bazes.
Letërkëmbimi
Fillimisht, Zafar Ansar kërkon nga studio ligjore e Malltezit disa të dhëna të shpejta në lidhje me zonën ku do të ndërtohet TEC-i prej 120 MW. Në përgjigje, studio ligjore i deklaron atij se duhet të bëjë një pagesë prej 8150 eurosh, për 42.5 orë pune. Kështu, në formularin e pagesës, një avokat i studios së Malltezit paguhet 200 euro në muaj, ndërsa një ndihmës avokat me 130 euro (FAKSIMILE 1).
Më pas, në vijim të letërkëmbimit, ortakja e Malltezit i bën të ditur se pagesa që do bëhet në vijim të punës për marrjen e koncesionit do jetë 1 mijë euro në muaj si pagesë e detyrueshme, dhe më pas do paguhet çdo orë pune. Në rast se marrja e kontratës për ndërtimin e TEC-it do përfundojë me sukses, studio e së bijës së kryeministrit i kërkon një pagesë prej 3 për qind, (investimi do jetë të paktën 300 milionë euro).Studio e Malltezit është e regjistruar si person fizik dhe këtë e vërtetojnë dokumentet që boton gazeta “TemA”.
E thënë ndryshe, Argita në dokumentet e shtetit figuron si avokatja e vetme e kësaj zyre avokatie që ushtron veprimtarinë ekonomike me objekt: “Shërbime avokatie dhe konsulence”, ndërkohë që në të punojnë shumë të tjerë.
Regjistrimi i saj në gjykatë, por dhe në organet tatimore është si “person fizik”, pra si biznes i vogël që xhiron në një vit jo më shumë se 80 milionë lekë të vjetra. Në rast të kundërt, nëse kjo zyrë avokatie do të regjistrohej si biznes i madh, sikundër funksionon realisht, pasi në të punojnë më shumë se dy avokatë, kuptohet që detyrimet fiskale karshi shtetit do të ishin më të mëdha. Aktualisht xhiroja vjetore që Argita deklaron nga kjo veprimtari llogaritet në rreth 76 milionë lekë të vjetra, prej të cilave 4 milionë lekë të vjetra, sipas saj, janë fitimet e vetme.
Koncesioni
Pasi biznesmeni nga Lindja e Mesme paguan shumën e majme për disa orë bisede, madje edhe për e-mail-in paguan 100 euro, në lojë hyn Argita. Letërkëmbimi fillimisht ishte mes biznesmenit dhe ortakes së Malltezit, Flutura Kola. Por më pas është momenti për Malltezin, e cila nga e-mail-et shpalos qartë aftësinë e saj për të negociuar me KESH për të përshpejtuar procedurat. Në e-mail-in e fundit bie qartë në sy se Malltezi ka një nxitim për të marrë një përgjigje nga biznesmeni, për shkak se ajo kërkon që të procedojë sa më shpejt me blerjen e tokave. Kjo është dhe shumë e rëndësishme, pasi, sipas Malltezit, agjentët e saj në terren duhet të vijojnë me marrjen e pronave. Malltezi i jep disa opsione biznesmenit nga Lindja e Mesme, dhe duket qartë se bëhet fjalë për zonën industriale në Porto Romano. Komunikimi i saj me biznesmenin nis edhe me disa urime me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit, një sinjal afrimi i saj, por dhe një sinjal se ajo është një njeri që ka të njëjta bindje fetare me njeriun që kërkon të marrë koncesionin.

Pergjigja e gazetes TEMA per deklaraten e Argita Malltezit mbi akuzat per lidhjet me Taçin:
Si “vajzë e babit”, jo si “vajzë e kryeministrit”
‘…. Vajza e kryeministrit, Sali Berisha, është përfshirë dje në fushatën kundër gazetarit dhe drejtorit të gazetës “TemA”, Mero Baze. Shfaqja e saj publike pasoi mediokritetin shokues dy avokatëve të tjerë të Rezart Taçit në një TV të Tiranës, të cilët kanë filluar të shpikin dhe skena të ngjarjes, me shpresë se mund t’i blejnë të vërtetën me pará.
Vajza e kryeministrit përpiqet të shfajësohet se nuk është avokate e Rezart Taçit.
Në të vërtetë ka shumë biznesmenë shqiptarë të mëdhenj që janë dhe nuk janë klientë të vajzës së kryeministrit. Ka biznesmenë që marrin fabrika çimentoje, fshatra turistikë, licenca hidrocentralesh apo tregtie nafte që nuk e deklarojnë që janë klientë të zonjës Malltezi dhe mbajnë avokatë të tjerë formalë, kurse atë e paguajnë me një taksë fikse në muaj që t’u zgjidhë problemet në rrugë ligjore. Rezart Taçi ishte një prej tyre. Nëse zonja Malltezi nuk e ka deklaruar në Tatime zotin Taçi, kjo është një çështje e evazionit të saj fiskal. Ajo nuk ka deklaruar atje as shërbimet që i ka bërë kompanisë që mori kaskadën e Devollit, as Bashkim Ulajt, që mori fabrikat e çimentos, as Samir Manes, që po merr fshatra turistikë në Lezhë, as këtij biznesmeni, që po i botojmë korrespodencën me Argita Berishën, të cilit i kërkon 30 milionë euro në një faturë.
Argita Berisha, për shqiptarët që nuk e njohin, është një avokate e thjeshtë, që punon e vetme, që e ndihmon i vëllai dhe që paguan taksa sa një person fizik. Ky është dhe një nga turpet e mëdha të qeverisjes së Sali Berishës. Avokatët që punojnë në dispozicion të saj janë dhe konsulentët kryesorë të qeverisë shqiptare nëpër borde ministrish dhe hartues ligjesh për koncesionet. Mënyra se si Argita Berisha përpiqet të fshehë aktivitetin e saj ekonomik është një problem i hetimeve që duhet të hapen në këtë vend kundër saj, natyrisht, sapo të vritet frika nga babai i saj.
Së dyti, Argita Berisha është një person që duhet të thirrej në pyetje në vend të Flutura Kolës, koleges së saj të zyrës, pasi ajo është përfaqësuesja ligjore e biznesit të Damir Fazlliçit, dhe ka tërhequr nga llogaritë e tij private pará të padeklaruara për nga burimi i fitimit. Ajo është de facto pronare e bizneseve të tij, dhe përmes pushtetit politik bllokoi hetimet duke djegur afatet.
Dhe së fundmi zonja Argita gënjen pa iu dridhur syri, kur thotë se zoti Mero Baze ka qenë klient i saj. Shpikjet e saj për përpjekje për të shitur dhe blerë gazetën pa lekë, janë qesharake dhe shumë të verifikueshme. Biznesi i gazetës “TemA” është shitur në vitin 2005 dhe kompania që e ka blerë, ka pezulluar aktivitetin në vitin 2007. Titulli Gazeta “TemA” është pronësi intelektuale e Mero Bazes dhe ky titull mund të botohet nga çdo kompani që ai dëshiron të bashkëpunojë.
Nëse zonja Argita do të shfajësohet dhe të thotë që nuk kam ndonjë dokument, se nuk e kam pasur të regjistruar si klient, atëherë ajo duhet të dënohet për fshehje të të ardhurave ose duhet të pranojë se dhe Rezart Taçin, dhe biznesmenët e tjerë, të cilëve u merr gjoba të rregullta mujore, nuk i deklaron.
Së fundmi na vjen mirë që vajza e kryeministrit e ka problem të jetë tanimë avokate e Rezart Taçit. Figura e tij si bandit natyrisht që i prish imazhin. Do t’i luteshim të këshillonte dhe nënën e saj, Liri Berisha, të kthente paratë që ka marrë nga persona në kërkim dhe njerëz të Rezart Taçit, që kanë marrë pjesë në aktin e shëmtuar, kur ka bërë mbrëmje bamirësie, me ardhjen e Milanit në Shqipëri. Do t’i luteshim po ashtu t’i thoshte dhe babait të saj ta mbronte deklaratën që ka bërë për këtë person si kontrabandisti më i madh i naftës në vend në vitin 2005, dhe të tërheqë deklaratën se nuk ka thënë për Taçin, por për Cacin.
Kështu Argita do të bëjë ndonjë punë të dobishme duke u përpjekur të ndreqë diçka si vajzë e kryeministrit. Por duke shpifur thjesht na kujton babanë e saj, dhe atë për fat të keq e kemi çdo ditë në televizor, s’ka nevojë të dalë dhe e bija..” – perfundon pergjigja e Bazes per deklaraten e Argita Berishes. /shekulli & tema/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26102. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26102

Deklarata e plotë e Argita Malltezit për mediat Deklarata e plotë e Argita Malltezit për mediat “Sot ne fletushken personale TEMA, pronari dhe gazetari i saj Mero Baze vijoi me shpifjen e rradhes sipas te cile Rezart Taci ka qene klient i studios sime ligjore. Sqaroj me pergjegjesi te plote se Rezart Taci ne asnje rast dhe ne asnje rrethane nuk ka qene klient i studios sime. Jam e hapur t’i pergjigjem cdokujt qe pretendon se ka prova per te kunderten. Ne fakt, e verteta eshte se Mero Baze ka qene klient i studios sime deri ne kohen kur studioja i refuzoi te perpilonte sipas kerkesave te tij nje praktike per rimarrjen pa shperblim te gazetes Tema te cilen ai me pare e kish shitur me nje cmim qindra milionesh. Kur ne i beme te qarte se nje praktike e tille binte erë pastrimi parash z.Baze vendosi te mos ishte me klient i studios sone dhe nisi serine e tij te shpifjeve.
Duke qene e detyruar te bej kete pergenjeshtrim gjej rastin te shpreh keqardhjen e thelle dhe t’i uroj sherim z. Baze si dhe te denoj ashper dhunen ndaj tij dhe cilitdo gazetari tjeter si nje akt absolutisht te papranueshem dhe qe lendon mbare shoqerinë”
Argita Malltezi
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26105. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26105

Copa predhash mes luleve për Ina Ramën. Stojani: Na duhet kohë për Mediun TIRANË (UPDATE) – Kreu i grupit hetimor për dosjen ‘Gërdeci’, prokurori Sokol Stojani ka pritur sot familjarët e viktimave të Gërdecit pas presionit që ata bënë në dyert e Prokurorisë së Përgjithshme, me lule e copa predhash. Ata kërkuan përgjigje për akt-padinë ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Prokurori Stojani tha se “kanë nisur veprimet për kallëzimin penal, por na duhet kohë për të bërë më të mirën”.
Deklarata e tij ka qenë më se e thjeshtë dhe me pak të dhëna, duke mos bërë të ditur nëse do të rihapet çështja e Mediut, ku si fillim Prokurorisë i duhet të rikërkojë në Kuvend imunitetin pasi Mediu është bërë sërish deputet dhe sërish ministër. Familjarët pritën me orë të tëra në dyer e prokurorisë dhe vetëm pas publikimit në media, është bërë e mundur që të paktën të priten nga Stojani.
Proteste me lule e copa predhash
Familjarët e viktimave të Gërdecit kanë protestuar sot para Prokurorisë së Përgjithshme për të çuar sërish para drejtësisë ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Nje nga familjaret, Zamira Durda, nena e Edison Durdes, femije 6 vjec ne listen e viktimave te Gerdecit, mbante ne duar nje buqete me lule dhe copa predhash (ne foton kryesore).
Ata thanë se prej një muaji kanë bërë një kallëzim penal kundër Mediut me të njëjtën akt-akuzë si herën e parë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Familjarët kërkuan sot të takojnë edhe Kryeprokuroren Ina Rana e cila refuzoi t’i presë.
Në sportelin e Prokurorisë së Përgjithshme iu kanë thënë se ‘kërkesa-padia juaj është marrë dhe është përcjellë për tek grupi hetimor’.
Znj.Durda, tha se “nuk kemi marrë asnjë përgjigje për kërkesën e bërë që më 8 tetor, ndaj kryeprokurorja duhet te mendoje për këtë çështje”. Kryeprokurorja duhet të guxojë për imunitetin e Mediut thanë familjarët të indinjuar.
Gjykata e Lartë mbylli në muajin shtator çështjen në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i cili ishte i akuzuar për tragjedinë e Gërdecit. Avokatët e tij argumentuan se Mediu është person me imunitet, i votuar më 28 qershor ndaj s’mund të procedohet. Me këtë argument çështja u mbyll pa u arritur në analizimin e fakteve që sillte prokuroria dhe që e fajësonin Mediun për shpërdorim detyre.
Nderkohe seancat gjyqesore per Gerdecin, vazhdojne te ‘deshtojne’ njera pas tjetres, per arsye te ndryshme./shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26099. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26099

Argita: Mero nisi të na sulmojë, kur e refuzova në rimarrjen e TemA-s Ne nje deklarim botuar sot ne nje gazete prane qeverise, vajza e kryeministrit Argita Malltezi, ka hedhur poshte akuzat e Mero Bazes per lidhjet e studios se saj ligjore me emrin e Rezart Tacit dhe ka nxjerre nje pjese te se vertetes, sipas saj, per prishjen mes Berishes dhe Bazes.
Znj.Malltezi, thone ne deklarimin e saj se sulmet e Bazes kane nisur kur ajo refuzoi te bashkepunonte me Bazen per nje çeshtje transaksioni.
‘Sulmet vijnë për shkak se refuzova të bashkëpunoj në transaksionet e shitblerjes së gazetes TemA, të cilat vinin erë pastrim parash[ – thote vajza e kryeministrit e njohur per fuqine e studios se saj ligjore sidomos ne marredheniet shtet-biznes, aq sa ne mjediset e biznesit ne Tirane ka nisur te perdoret shprehja: ‘vetem ajo e çan deri ne fund’, – duke iu referuar ‘mureve’ te burokracise se veshtire te Tiranes.
‘E vërteta është, se Mero Baze ka qenë klient i studios sime deri në kohën kur studioja i refuzoi të përpilonte sipas kërkesave të tij, një praktikë për rimarrjen pa shpërblim të gazetës Tema të cilën ai më parë e kishte shitur me një çmim qindra milionësh. Kur ne i bëmë të qartë se një praktikë e tillë binte erë pastrimi parash. Mero Baze vendosi të mos ishte më klient i studios sonë dhe nisi serinë e tij të shpifjeve”, u shpreh Malltezi, sipas gazetes 55.
Avokatja Malltezi ka hedhur poshte edhe nje deklarim te Bazes ne një shkrim ku thotë se ajo ka pasur klient të biznesit të saj këshillim ligjor, edhe biznesmenin e naftes Rezart Taçi.
‘Sqaroj me përgjegjësi të plotë, se Rezart Taçi, në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk ka qenë klient i studios sime. Jam e hapur t’i përgjigjem çdokujt që pretendon se ka prova për të kundërtën”, deklaron Malltezi.
‘Gjej rastin të shpreh keqardhjen e thellë dhe t’i urojë shërim Mero Bazes si dhe të dënojë ashpër dhunën ndaj tij dhe cilitdo gazetari tjetër si një akt absolutisht të papranueshëm dhe që lëndon mbarë shoqërinë, – perfundon deklarata e vajzes se kryeministrit (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26083. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26083

HSC Feat. Blero & Leonora Poloska Crazy 2009 (RMX) Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26069. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26069

Jetime me dashje Bruz-Mali eshte nje nga ato fshatra qe te ben te kuptosh se largesia nuk ka kuptim. Vetem 30 kilometra larg sheshit Skenderbej, duhen kater ore rruge me makine dhe me kembe per te arritur atje. Njerezit cuditen me emrin e fshatit, ndersa ne rastesisht, mesojme se aty jetohet. Pervec jeteses fale bujqesise, ky fshat mbart nje histori te dhimbshme qe ka nisur ne 21 prill te 2006-es.
Ne ate fshat te pakte me njerez, jetojne 6 femije jetime.
Deri ne qender te fshatit shkojme me makine, me pas nisim marshimin ne kembe drejt tij. Shtepia eshte nje nga kater banesat qe kane mbetur ne kete lagje, qe konsiderohet si periferia e Bruz-Malit.
E ndertuar 120 vjet me pare, duket sikur guret e shtepise e kane perfunduar misionin e tyre te strehimit, ata duken te raskapitur nga erozioni i kohes. Ne ate hapesire tashme te pabanueshme, dikur kane jetuar Nailja, Aliu dhe gjashte femijet e tyre.
Por pas 21 prillit te 2006-es gjithcka u shemb: Nailja perdori sepaten kunder burrit te saj dhe per kete u denua me 12 vjet burg.
Femijet mbeten jetime dhe ne ate shtepi te erret, qe ndricohet vetem nga drita e diellit, ne gjetem pese prej tyre.
Shaqiri thote se, prej tre vjet e gjysme, eshte perpjekur hap pas hapi t`i jape zgjidhje jeteses se tyre te veshtire.
Kemi bere perpjekje duke u kerkuar ndihme ne komune dhe fjalet rane ne veshe te shurdhet, vajtem ne bashkine e Krujes dhe prefekturen e Durresit dhe nuk na eshte dhene asnje ndihme. Gjendja ketu eshte per te qare. Femijet jetojne ne shtepine e nje xhaxhai se shtepia e vete eshte shembur. Me shume fukarallek dhe shume veshtiresi, eshte shprehur Shaqiri.
Drita eshte me e madhja e shtepise. Kur nena e saj u denua, ajo ishte 19 vjec dhe prej asaj dite ajo ka marre persiper te luaje rolin e saj. Filimisht ajo na tregon me radhe emrat e motrave dhe vellait te saj.
Une jam Drita, motra e dyte eshte Nazmija, pastaj vjen Trendafilja, Sermaja, Ngushellimi dhe Zamira, thote ajo.
Nderkohe gruaja e xhaxhait, Vaja thekson se femijet i do shume, por nuk ka me mundesi qe ti mbajne per shkak te gjendjes ekonomike.
I duam shume, jemi perpjekur per ta, por tani nuk i mbajme dot. Nena e tyre kreu krimin, i la jetim. Ajo nuk therrte nje pule, por nuk e di cfare ndodhi, shprehet Vaja.
Nese femijet duan nenen e vete, ne nuk i perkrahim me. Ose te duan nenen ose xhaxhallaret, shton ajo.
Drita thote se dita e saj eshte e ngarkuar. Ajo punon ne are, gatuan buken apo sistemon shtepine. Ajo thote se kur Nailja u denua, vellai i saj, ngushellimi ishte dy vjec. Ndersa sot ai shkon ne shkolle.
Librat dhe fletoret mi kane falur shoket, thote i Ngushellimi. Nena sme hyn ne pune se me vrau babin, shton ai.
Drita thote me lot ne sy se ka vendosur te mos te martohet dhe se nenen e saj nuk ka per ta pranuar kurre.
Une do rri me femijet dhe as me ka shkuar mendja te martohem se kush do i mbaje ata, thote Drita. Edhe po doli nuk do ta takoj me. Ajo nuk behet me nena jone, shton ajo.
Kjo eshte nje nga historite e krimit ne familje qe prej vitesh trondit Shqiperine, ne analizat e fenomenit shpesh here themi se eshte fenomen i tranzicionit, ka raste kur fajtore bejme varferine. Por ky realitet i hidhur, ndonjehere nuk ka shpjegim, si rasti yne.
Nailja dhe Aliu u martuan me mbleseri, thane qe e donin njeri-tjetrin edhe pse jetonin ne maje te malit, te mbytur nga varferia. Dhe mesa duket, gjithe ky teater, nuk mjaftoi.(t.ch)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26050. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26050

Me pushime mes yjeve “Hoteli Galactic” do të hapë dyert në vitin 2012. Projekti i takon një arkitekti spanjoll. Një qëndrim prej tri ditësh do të kushtojë 3 milionë euro. Atyre që ua mban xhepi, nuk duhet ta humbin një rast të tillë
Në pamje të parë mund të flasësh për një konkurrencë tregu dhe çmime të arsyeshme. Kush ka prenotuar në “Hotel Galactic Suite”, hotelin e parë në hapësirë, ka ngelur i kënaqur, sepse e ka gjetur me një çmim më të mirë se pionieri i udhëtimeve turistike mes yjeve, multimiliarderi Denis Tito, që në vitin 2002 shpenzoi diçka më shumë se 20 milionë euro për të qëndruar për shtatë ditë në bordin e stacionit hapësinor ndërkombëtar. Përkundrazi, tani të kalosh tri ditë në hotelin në orbitë rreth Tokës do të kushtojë vetëm 3 milionë euro, një shifër kjo që ka bërë për vete që tani 38 persona, të cilët kanë nisur prenotimet për këtë rast që rrallë ofrohet në jetë. Le të jemi të qartë, hoteli nuk është ndërtuar ende dhe flitet për një projekt, por koordinatori i tij, arkitekti spanjoll Xavier Claramunt, është i sigurt se hoteli i parë me rreth 450 kilometra largësi nga planeti do të jetë në funksionim dhe i kompletuar duke nisur nga viti 2012. Prenotimet kanë nisur të vijnë që prej janarit të 2008-ës, në faqen e internetit të projektit dhe Claramunt, arkitekti që e ka lidhur emrin e tij me shumë ndërtesa përrallore dhe të habitshme në Spanjë dhe Kinë, ka treguar se mes klientëve të rinj të hotelit “Galactic Suite” janë shumë artistë dhe persona Vip që e adhurojnë hapësirën. Mes tyre vetëm katër spanjollë, pavarësisht se shoqëria “Galactic Suite” e ka selinë në Barcelonë, pastaj shumë amerikanë, kinezë, të pamungueshmit sheikë të Emirateve të Bashkuara Arabe apo oligarkë rusë. Të gjithë të gatshëm të sakrifikojnë, para se të nisen për në hotelin në orbitë, të qëndrojnë për tre muaj në një ishull të Karaibeve, që të përgatiten për pushimin hapësinor. “Galactic Suite është konceptuar për të ofruar një eksperiencë emocionale dhe jashtëzakonisht të rrallë. Hapësira është me siguri misteri më i thellë dhe më tërheqës për qeniet njerëzore, sepse shpesh na bën të ngremë pyetje për origjinën dhe të ardhmen tonë. Për këtë arsye, turizmi hapësinor do të ketë një zhvillim të madh në vitet në vazhdim”, shpjegon Claramunt. Një udhëtim i largët, por edhe një rikthim në periudhën e ngjizjes, sepse Claramunt ka menduar ti ndërtojë dhomat duke u frymëzuar nga qëndrimi i fëmijës në barkun e nënës. Vetëm katër të ftuar përnjëherësh do të mund të gjejnë vend në suitën galaktike, të shoqëruar nga dy anëtarë të ekuipazhit. Hoteli në vetvete do të ndërtohet nga module dhe lëndë të përgatitura tërësisht në Tokë, që më pas do të çohen në hapësirë. Ai do të ketë një holl, një dhomë pune për ushtrimet fizike, por mbi të gjitha një zonë vëzhgimi dhe reflektimi për të përfituar pamjet më të bukura dhe më mahnitëse që syri i njeriut mund të ketë parë ndonjëherë. Nga dritarja e tyre e madhe e hotelit përrallor, “Galactic Suite”, të ftuarit do të kenë mundësi të shohin 15 lindje dielli dhe në çdo 80 minuta do tu duhet të kalojnë sipër një lartësie të caktuar, sepse kjo është koha e mjaftueshme që i duhet hotelit për të kryer një orbitë rreth planetit. Claramunt herë pas here i shton të tjera detaje projektit të tij: çmenduria më e fundit i takon projektimit të një vaske me hidromasazh. Gjatë trajnimit në Karaibe, turistët do të mësojnë si të sillen dhe lëvizin në mungesë të gravitetit. Për hotele në hapësirë ishte folur që herët, por asgjë nuk ishte konkrete. Deri tani janë bërë vetëm dy udhëtime turistike në hapësirë. Denis Tito, biznesmeni nga Kalifornia, që qëndroi 6 ditë në bordin e stacionit ndërkombëtar të hapësirës në vitin 2002, një privilegj për të cilin ai pagoi 20 milionë dollarë dhe milioneri afrikanojugor, Mark Shuttleworth, u bë turisti i dytë në hapësirë një vit më vonë. Udhëtimi i tyre turistik në hapësirë u bë i mundur me ndihmën ruse. Turizmi në hapësirë ka reklamuar udhëtime në hapësirë që nga vitet 80. Në atë kohë, njerëzit talleshin me idenë e turizmit në hapësirë, por tani gjithçka ka ndryshuar. Reklamuesit e këtyre udhëtimeve thonë se çmimet do të bien shumë shpejt. Ata parashikojnë ndërtimin e vendpushimeve hapësinore në Hënë e ndoshta edhe te planetët e tjerë me pamje të mahnitshme të Tokës. I njohur si turizmi përtej tokësor, mendohet se deri në vitin 2020 do të mund të japë miliarda dollarë të ardhura. Amatorët kozmikë kanë përshtypjen se të gjithë do të qëndrojnë në radhë për bileta. Shumica e 35 kozmodromeve që funksionojnë sot në botë janë shtetërore, në ndërtim e sipër. Gjithashtu janë edhe 8 porte private të shpërndara nga Singapori deri në Suedi. Vlerësohet se në vitin 2021 do të ketë rreth 15 mijë kandidatë në vit të gatshëm për të paguar në total 700 milionë dollarë për të përjetuar disa çaste mbresëlënëse. Amerikanët, duke analizuar vërshimin e kërkesave për fluturime të tilla, kanë vendosur të ndërtojnë kozmodrome komerciale në disa shtete si Kalifornia, Uinskonsi dhe Teksasi. Në 2006-ën u ra dakord që për nevoja të kozmodromeve të përshtatej ish-baza ushtarake amerikane e Oklahamës. Mendohej se pasagjerët e parë do të niseshin që këtu nga fundi i vitit 2008. Edhe shtetet e tjera shprehën po ashtu dëshirën e tyre për të ndërtuar si këto objekte kozmike. Kështu, ndërmarrjet e Singaporit, por edhe ato të Emirateve të Bashkuara Arabe, vendosën ndërtimin e kozmodromeve të nyjave ekzistuese të komunikacionit dhe tregtisë. Turizmi kozmik ka ngjallur shumë emocione dhe pritje. Në vitet 90 u nënshkrua ndërtimi i industrisë private, që kishte pasur synim vendosjen në orbitën rreth Tokës të satelitëve komercialë. Megjithatë, ky biznes dështoi, sepse projekti për kërkesat e parashikuara për raketat nuk u plotësua asnjëherë. Sa kohë që bileta për ekskursionin në kozmos do të kushtojë mijëra ose miliona dollarë, turizmi kozmik do të jetë një argëtim vetëm për superpasanikët. Por një gjë është për tu nënvizuar, dhe pikërisht nëse çdo gjë do të shkojë mirë, atëherë kjo degë e re e ekonomisë do të lulëzojë, e për rrjedhojë kozmosi do të jetë gjeneratori i “prodhimit” të miliarderëve.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26055. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26055

Jaruzelski: Shumë liderë të djeshëm gënjejnë për qëndrimet që mbajtën në 89-ën Ishte lideri i fundit i Polonisë komuniste, një nga liderët e fundit të ish-vendeve nën influencën e Bashkimit Sovjetik, që janë ende gjallë. Ka parë dhe ka bërë histori, është gjykuar e akuzuar dhe sot, tepër i moshuar dhe i sëmurë, tregon mbresat e ditë
Si i keni përjetuar orët e natës së 9 nëntorit të vitit 1989?
Për mua ishte një gjysmë e papritur. Ndërsa për Khol që ndodhej në Varshavë, në një vizitë zyrtare, dukej se ishte një lajm i papritur. Ai e la përgjysmë vizitën dhe u kthye menjëherë në atdhe. Atë natë mu kujtuan orët e mbrëmjes së një muaji më parë, 9 tetorit të vitit 1989. Isha në Berlinin Lindor, që festonte 40-vjetorin e krijimit të Gjermanisë Demokratike. Unë dhe Gorbaçovi dëgjonim Honeckerin që jepte vlerësime për veten e tij. Vetëm pak orë më vonë dëgjuam thirrjet e njerëzve nëpër rrugë. Ata e dinin që Gorbaçovi ishte në Berlin dhe thërrisnin: “Gorbi, Gorbi na ndihmo”! Në tribunën e festimeve ndodheshin thuajse të gjithë liderët e vendeve të Lindjes dhe të gjithë e ndjenim në heshtje që ndodheshim në prag të ndryshimeve të mëdha. Në fakt, ndryshimet kishin nisur që me “Perestrojkën” e Gorbaçovit dhe me krijimin e të ashtuquajturës “Tryeza e Rrumbullakët” në Poloni. Honecker ishte shumë armiqësor ndaj Gorbaçovit dhe vazhdonte ende të mbante me dhunë e nën fre një komb të lodhur e të varfëruar.
A ju ka shqetësuar Berlini Lindor?
Vetëm Gorbaçov dhe hungarezët na kuptonin dhe na mbështesnin. Honecker, Praga, Sofja ishin armiqësorë, për të mos folur për Rumaninë e Çausheskut. Në verë, kur u zgjodh Mazojevski si Kryeministër i vendit, shkova në Berlinin Lindor dhe në Pragë për të qetësuar situatën dhe liderët. Në ato muaj pati edhe disa tensione të papritura mes Polonisë dhe Gjermanisë Lindore. Arritëm që të ulnim tensionin, por jo armiqësinë.
Po me Gorbaçovin çfarë marrëdhëniesh kishit?
Gorbaçov i mbështeste ndryshimet në Poloni, kishte besim tek unë dhe tek lideri i organizatës “Solidariteti”. Armiqësia e Honeckerit, Husakut, Zhivkovit, Çausheskut ia vështirësonte lojën brenda vendit, veçanërisht me konservatorët dhe përfaqësuesit e forcave të armatosura. Kemi pasur disa herë konsultime të fshehta me njëri-tjetrin. Unë isha i vetmi ushtarak në krye të një shteti të bllokut komunist. Unë e qetësoja, ndërsa Honecker bënte të kundërtën dhe kështu humbi edhe pushtetin në vendin e tij. Trashëgimtari i tij, Krenz, më thoshte se vendimi tij kishte ndryshuar dhe se shumë shpejt priteshin ndryshime të mëdha. Çfarë mbani mend nga takimet me liderin e atëhershëm të Gjermanisë Federale, Khol?
Ishin takime të gjata e të vështira, veçanërisht kur bëhej fjalë për kufirin gjermano-polak. Unë dhe Mazojevski nuk mund të pranonim në atë kohë shumë nga propozimet e Kholit. Në lidhje me garancinë e sigurimit të kufijve, i thashë njëherë Kholit se nëse një nga ministrat e mi do të vinte ndonjëherë në dyshim linjën e kufirit, do ta mbyllja menjëherë në një çmendinë. Ndërkohë, Muri ishte në prag të shembjes dhe nxitja vendimtare erdhi nga vetë Gorbaçovi. Polonia ishte një lëndë plasëse, por pa “butonin” rus të Perestrojkës, gjërat nuk do të kishin funksionuar. Megjithatë mendonim se rënia e Murit nuk do të nënkuptonte domosdoshmërish ribashkimin e Gjermanive.
Çfarë ndodhte në dhomat e pushtetit të vendeve të Lindjes?
Më 4 dhjetor të 89-ës u organizua një takim në Moskë. Gorbaçov, hungarezët dhe unë ishim të vetmit që mbanim një qëndrim pro zhvillimeve që kishin ndodhur atë vit. Në atë takim u fol për një federalizim apo bashkim monetar mes dy Gjermanive. Në korrik të vitit 1990 u ftuam në Paris në konferencën “4 plus 2″ për të ardhmen. Janë të shumtë sot liderët që gënjejnë në lidhje me pozicionimin që mbajtën në atë konferencë e madje edhe gjatë atyre kohëve para ribashkimit të Gjermanive. Kështu, ish-kryeministrja britanike, Thaçer, në një takim të rezervuar kërkoi me ngulm që të ndaloja ribashkimin e Gjermanive me “çdo kusht”. Edhe nga ana e Mitterand dëgjohej e njëjta muzikë. Frika që ata kishin dhe ankthi që përçonin ishin të kota. Gjermania e sotme përçon siguri e paqe. Është ekonomia kyçe e Europës dhe një nga më të fuqishmet në botë, e mbi të gjitha një demokraci e stabilizuar. Kur filluat që të bëheshit optimist? Mua mu duk ribashkimi një zgjidhje realiste, pozitive për Europën. Kisha pasur të drejtë. Me ribashkimin, Boni pranoi kufirin polak. Për Poloninë time u hapën shanse të reja bashkëpunimi me një demokraci të fortë e të begatë. Me Khol, Bradt e Schmit premtuam të gjithë së bashku që të nxirrnim mësime nga e shkuara. Problemet polake kanë rrënjë të thella dhe unë personalisht kam vuajtur nga rusët. Familja ime fisnike u internua në Siberi dhe atje vdiq. Unë vetë luftova në batalionet polake të Ushtrisë së Kuqe dhe e kam parë me sytë e mi vuajtjen e berlinezëve civilë. Ju ndiheni i fituar apo i mundur në gjithë këtë histori? Ndihem i mundur kur mendoj disa nga zgjedhjet e së shkuarës, por fitimtar sepse vendosa variantin e dialogut në vend të skenarëve të përgjakshëm për ndryshimin e sistemit. Ndjenjat personale janë të parëndësishme dhe ndihem fitimtar sepse Polonia e sotme është shumë më e mirë se Polonia e djeshme. Si e gjykoni fatin e liderëve të tjerë të Lindjes? Honecker pati një rol shumë negativ. Çaushesku ishte krejtësisht i mbrapshtë, ishte një tiran, por nuk mendoj se pushkatimi i tij së bashku me të shoqen ishte një akt i denjë për një vend civil. Kadar, Husak e Zhivkov nuk iu nënshtruan ndonjë procesi gjyqësor, edhe pse nuk luajtën një rol pozitiv.
“Në një takim personal që pata me ish-kryeministren britanike, ajo më tha që ta ndaloja ribashkimin e Gjermanive me çdo çmim”(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26061. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26061
Muret e botës Deri para 20 vitesh, një botë e tërë ndahej nga një mur betoni, i gjatë, i rrethuar me tela me gjemba, që kishte shkaktuar përveçse shumë ndarje, edhe shumë dhimbje, drama e tragjedi kombëtare e familjare. Ishte famëkeqi Muri i Berlinit, që u rrëzua pikërisht si sot 20 vjet më parë, më 9 nëntor të vitit 1989. Me gjithë rrëzimin e kësaj barriere ndjellakeqe, muret ndarës në historinë njerëzore kanë qenë të shumtë dhe vazhdojnë të ekzistojnë edhe në këtë shekull që duhet të ishte një shekull i paqes e realizimit të idealeve më të larta njerëzore. Edhe sot muret i shërbejnë të njëjtit qëllim të cilit i kanë shërbyer gjithmonë: izolimit të popullsive të caktuara nga një pjesë, apo e gjithë bota. Historia e mureve është një histori 11000-vjeçare, një histori ndarjesh, turpi, dhimbjesh, primitivizmi. Ja disa prej mureve ndarës të së shkuarës dhe së tashmes.
Xheriko
Sikundër thuhet edhe në vargjet e Dhiatës së Vjetër, “Joshua shkoi në betejën e Xherikos dhe muret u gremisën për poshtë. Në këtë foto tregohet Joshua, që arriti të shembë muret vetëm përmes tingullit të fortë të lëshuar nga trumbeta e tij. Bëhet fjalë për një prej mureve të shumtë që mbronin qytetin e Xherikos në Bregun Perëndimor buzë lumit Jordan. Muri i parë është ndërtuar në mijëvjeçarin e 9-të para Krishtit dhe është muri më i vjetër i zbuluar deri më tani në planet. Fitorja e Joshuas ishte e përkohshme, sepse pas shembjes së një pjese të murit, të tjerë u ndërtuan shekull pas shekulli në atë zonë të trazuar.
Troja
Muret e Trojës kanë qenë gjithmonë një simbol i lavdisë dhe i suksesit, siç përshkruhet edhe në “Iliadën” e Homerit dhe “Eneidën” e Virgjilit. Gjatë luftës së Trojës, qyteti u rrethua nga një mur, kullat e së cilit ishin shumë të larta, por të gjitha u shkatërruan e u bënë shkrumb e hi pas hyrjes në qytet të Kalit të Trojës, dërguar nga grekët në shenjë paqeje. Pas shekujsh kërkimesh e përpjekjesh për të gjetur Trojën e Homerit, shkencëtarët sot janë në një mendje në lidhje me një pjesë të një murit që i përket shekullit të 13-të para Krishtit. Ata mendojnë se ai është pjesë e murit rrethues të Trojës. Zbulimi i kësaj pjese shumë të rëndësishme historike i përket të madhit Heinrih Shliman. Sot, e gjithë zona është shpallur pasuri botërore nga UNESCO.
Muri i Madh Kinez
Është muri më i famshëm në botë. Ndërtimi i tij nisi në vitin 220 para Krishtit dhe ka vazhduar gjatë shekull pas shekulli. Qëllimi i këtij muri ishte mbrojtja e kufijve të dinastive kineze, duke filluar me dinastinë Ming. Disa pjesë të murit janë në formë të mirë edhe sot e kësaj dite, por pjesa më e madhe e kësaj strukture gjigande është në prishje e sipër. Sipas një besimi popullor, muri është e vetmja strukturë e bërë nga dora e njeriut që dallohet edhe në hapësirë. Ky pretendim në fakt është vërtetuar pjesërisht edhe nga NASA (agjencia amerikane e hapësirës).
Muri i Hadrianit
Ndërtimi i tij nisi në vitin 122 para Krishtit. Ai u ndërtua nga romakët në vendin ku sot ndodhet kufiri mes Skocisë dhe Anglisë, për të mbrojtur Britaninë Romake nga hordhitë e veriut. Ai ka një shtrirje prej 117 kilometrash nga Deti i Veriut në Detin e Irlandës dhe ishte kufiri verior i kontrollit të romakëve. Ai ruhej nga 9000 ushtarë. Edhe pse pjesë të murit me kalimin e kohës janë shkatërruar, ai ka qëndruar shumë më mirë në krahasim me murin e Antoninës, një “kordon” i ndërtuar më vonë më në veri në vendit, pas shtrirjes së mëtejshme të Perandorisë Romake.
Muret e qytetit të Avilës
Është shumë i famshëm për shkak se brenda këtyre mureve ishte rezidenca e murgeshës mistike, Shën Tereza e Avilës, dhe vendlindja e Xhorxh Santajanës. Qyteti spanjoll i Avilës ka edhe një nga muret mesjetarë më të mirëmbajtur në të gjithë botën. Ndërtimi i këtyre mureve nisi nga sundimtarët kristianë në vitin 1090, kur qyteti ishte në afërsi të kufirit të territorit të marrë nga sundimtarët myslimanë dhe në këtë mur bënin pjesë edhe 82 kulla dhe 9 dyer. Katedralja e madhe prej guri e qytetit ishte gjithashtu brenda mureve mbrojtës.
Jerusalemi
Njerëzit kanë jetuar në Jerusalem që nga shekulli 11 para Krishtit, por muret që aktualisht rrethojnë qytetin e vjetër janë ndërtuar në vitin 1538 nga Sulltani Otoman Sulejman i Mrekullueshmi, pjesërisht për të mbrojtur qytetin në rast se do të rinisnin kryqëzatat nga ana e Perëndimit, edhe pse nuk pati kurrë një sulm të tillë. Muret janë shumë të trashë dhe të lartë, me 43 kulla vëzhguese dhe 11 dyer. Ato rrethonin gjithë qytetin, deri në momentin kur ai nisi që të zgjerohej përtej këtyre mureve në vitin 1860.
Muri i Berlinit
Është muri i dytë “më i famshëm” në botë pas Murit Kinez, edhe pse barriera ngjyrë gri për fat pati një jetë shumë më të shkurtër se ai kinez. U ndërtua në vitin 1961 dhe u shkatërrua në vitin 1989, dhe pse sot këtij shkatërrimi i kanë mbijetuar disa segmente. Ai u ndërtua nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore nën komandën e Moskës, për të parandaluar kalimin e mundshëm të emigrantëve nga blloku lindor në Perëndim. Ishte i gjatë 156 kilometra dhe përshkonte gjithë Berlinin Perëndimor. Në të bënin pjesë dhjetëra kulla vrojtimi dhe dyer kalimi, përfshi edhe të famshmen “Pikëkalimi Çarli”. Më 9 nëntor të 20 viteve më parë, qeveria gjermano-lindore njoftoi se më në fund gjermano-lindorët lejoheshin që ta kalonin murin dhe turmat entuziaste të njerëzve nisën shembjen e tij.
Barriera e Bregut Perëndimor
Pas dekadash debatesh e diskutimesh, qeveria izraelite nisi ndërtimin e një muri ndarës mes territoreve palestineze dhe atyre izraelite në vitin 2002 gjatë intifadës së dytë. Është një mur, ndërtimi i së cilit vazhdon edhe sot dhe linja e tij ndjek pak a shumë linjën e armëpushimit të vitit 1949, që lejon Izraelin të pretendojë se muri është thjesht mbrojtës nga sulmet e mundshme të palestinezëve me raketa. Por nga ana tjetër, brenda tij janë futur edhe territore që nuk i përkasin Izraelit, veçanërisht në Bregun Perëndimor. Kritikët e shumtë të këtij muri e dënojnë ashpër ngritjen e tij dhe e cilësojnë atë si një mjet për të grabitur tokë nga palestinezët.
Kryqëzimi i Rafahut
Është më pak i njohur se barriera e Bregut Perëndimor dhe është ndërtuar nga Egjipti dhe Izraeli në vijim të paqes së vendosur mes të dyja vendeve në vitin 1979. Kur u çel për herë të parë, nëpër të lejohej kalimi i mallrave në Rripin e Gazës nga ana e jugut, por shpesh kjo pikëkalimi mbyllet nga të dyja vendet për të ndaluar kalimin e mundshëm të armëve nga ana e palestinezëve. Kritikët e Egjiptit e kundërshtojnë qeverinë që bën shumë pak për të ndihmuar palestinezët.
Kufiri SHBA-Meksikë
Kongresi amerikan autorizoi ndërtimin e një muri përgjatë kufirit mes të dyja vendeve në vitin 2006. Qëllimi zyrtar i ndërtimit të këtij muri ishte përmirësimi i sigurisë kombëtare përmes reduktimit të emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të drogës nga Meksika në SHBA. Kur përfundoi ndërtimin, ai u pajis edhe me kamera kontrolli. Sipas statistikave thuhet se muri e ka ulur numrin e emigrantëve, por ka të tjerë që thonë se ai thjesht sa ua ka vështirësuar atyre hyrjen për në SHBA, sepse një emigrant që e ka ndarë mendjen të ikë, është i gatshëm që të përballet edhe me vdekjen.
Muri i Marokut (Saharaja Perëndimore)
Njihet me emrin Berm dhe ndan zonat më të populluara të Saharasë Perëndimore, zona të kontrolluara nga rebelët nacionalistë që janë kundër aneksimit nga ana e Marokut të territoreve në anën e bregdetit atlantik.
Linja e Paqes
Pavarësisht një marrëveshjeje të paqes së arritur një dhjetëvjeçar më parë, në lagje të ndryshme protestante dhe katolike janë ndërtuar disa mure ndarës. Këto barriera nisën në vitet 60-70 dhe shpesh janë barriera shumë të larta. Disa zona të tyre janë të pikturuara. Edhe pse funksionimi i tyre fillimisht ishte i përkohshëm, janë të pakta gjasat që muret të shemben së afërmi.
Muri i Bagdadit
Gjatë valës së shpërthimeve të përditshme të autobombave në Bagdad, në vitin Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26064. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26064

Korçë, dy persona grabisin me armë një kazino Policia ka ngritur dy pista hetimi. Dyshime edhe mbi dy punonjësit e lojërave të fatit
Dy persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur një kazino në qendër të qytetit të Korçës. Ngjarja ndodhi në orët e drekës së ditës së djeshme, kur dy persona ende të panjohur kanë hyrë në ambientet e brendshme të një kazinoje, që ndodhet përgjatë bulevardit “Republika”, në ndërtesën e Shtëpisë së Ushtarakëve në Korçë dhe pasi u kanë drejtuar armët punonjësve të kazinosë, kërkuan të gjitha paratë e xhiros. Administratori i kazinosë ka lajmëruar menjëherë policinë, sapo grabitësit u larguan bashkë me paratë e xhiros. Policia bëri të ditur se ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje dhe po heton në dy pista. Një prej tyre është ajo që dyshohet se dy grabitësit kanë mbajtur nën vëzhgim kazinonë për shumë orë dhe pasi janë siguruar se të gjithë klientët janë larguar, ata ndërhynë për të vënë në zbatim planin e grabitjes. Ky dyshim ka lindur, pasi ata në momentin që kanë hyrë në ambientet e lokalit të lojërave të fatit ndodhej vetëm administratori dhe roja i sigurisë, ndërsa gjithë të tjerët ishin larguar. Nga ana tjetër, policia dyshon se vjedhja e kazinosë mund të jetë realizuar edhe nga vetë punonjësit. Sipas policisë, dëshmitë e punonjësve kanë qenë kontradiktore dhe jo sqaruese dhe kjo ka sjellë dyshimet mbi ta. Mësohet se dy autorët kanë marrë një shumë prej 2.7 milionë lekësh të vjetra dhe më pas u larguan, duke u shpëtuar prangave të policisë. (shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/aktualitet/korce-dy-persona-grabisin-me-arme-nje-kazino.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/aktualitet/korce-dy-persona-grabisin-me-arme-nje-kazino.html
Fotografia I vetëm në dhomë i mërzitur fort Lexoj Rilindjen “Rubrika Sport” Por edhe ajo s’a asgjë të re Në faqen sportive komentet nga dje
Nga monotonia në këtë natë të vonë Vetëm se gjumi më shpëton Para fletjës bëra zemrën gur Shikova fytyrën e qeshur në mur
Ref. 2x Fotografia e saj e dëlirë Qëndron në dhomë mu në mes Të fundit asaj i them “Naten e mirë” Të pares “Mirëmengjes”
Mirëmengjes e dashur ku je ti? Cili është ai njeri me fat Duke u endur dita shpejt më kalon Por nata pa ty është e gjatë
A të bjen ndërmend ndonjë herë Se unë mendoj, jetoj për ty Apo ndoshta nga ti do kem Vetëm një fotografi
Ref. 2x Fotografia e saj e dëlirë Qëndron në dhomë mu në mes Të fundit asaj i them “Naten e mirë” Të pares “Mirëmengjes”
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4963. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4963
Top