Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Mero Baze e Ylli Rakipi: Sali Berisha, si e kemi njohur ne! Ylli Rakipi e Mero Baze, botues dhe analistë flasin për të sotmen politike të vendit, krizën e thellë në të cilin ai është zhytur mbas zgjedhjeve të diskutuara të 28 Qershorit dhe demokracia në rrezik. Dy ish – miqtë e ish -Presidentit Berisha hedhin sfidën: Doktor, ne të njohim mirë!
Gazetari Mero Baze, kërkon sërish ndjesë në telefon. “Ju lutem, shikoni mos ka shpëtuar ndonjë gabim drejtshkrimor. Nuk pata kohë ta rishoh intervistën për ta korrigjuar. Më merren mendtë”.
Të enjten pasdite, pak ditë mbas agresionit që pësoi nga biznesmeni i karburanteve Rezart Taçi, Baze ndjehet ende i dobët fizikisht, por vazhdon të jetë po aq i hidhur në të shkruar. Ylli Rakipi, botues dhe analist është gjithashtu mjaft i hidhur në mënyrën e tij të të shprehurit. Të mërkurën ai hapi protestën e gazetarëve dhe qytetarëve të Tiranës përpara ndërtesës së Këshillit të Ministrave, një protestë e mbajtur në shenjë solidariteti të fjalës së lirë dhe dhunimit të saj nga qeveria. “Sa kohë nuk kapet agresori, agresori është qeveria”,- tha Rakipi në fillim të protestës. I agresuari ishte Mero Baze.
Një ditë më pas, në një intervistë të përbashkët, Rakipi e Baze, së bashku flasin për politikën e ditës, parashikimet për të ardhmen, por dhe për detaje të së shkuarës. Në të vërtetë, dy oponentët seriozë të zotit Berisha, dikur konsideroheshin si njerëzit e tij më të afërt dhe janë njerëzit që njohin më mirë se kushdo tjetër të shkuarën jo fort të largët të Kryeministrit të sotëm. “Sali Berisha, është shembulli i transformimit të madh nga një njeri i pagdhendur, në një kukull në dorë të mafias”,- thotë Baze duke kujtuar spiralet e pabesueshme të karrierës politike të njeriut, që sot qeveris vendin, që në fillim të viteve ‘90, konsiderohej shpresë, por shpejt mbyti çdo shpresë, që ra në humnerë i shtyrë edhe nga kondakë kallashnikovësh dhe u rikthye në pushtet më i fortë se kurrë më parë me vota dhe me dredhitë e tradhtitë tipike ballkanase.
Rakipi është jo më pak i drejtpërdrejtë, por në kontrast me Bazen e gjykon Berishën nën një dritë tjetër: “Në këtë botë ndryshon gjithkush dhe gjithçka. I vetmi që nuk ka lidhje me një gjë të tillë është Sali Berisha. Ai është sot, njëlloj siç ka qenë dhe dje”,- thotë Rakipi. Dhe me siguri, ky individ që i dha portretin e tij gjithë këtyre 20 vjetëve post – pluralizëm, portretin e tij të nesërm historik, me dashje apo pa dashje, do ta kalojë dhe nëpërmjet gjykimit, kujtimeve dhe arsyetimeve të dy ish – miqve të tij të mëdhenj, tani kundërshtarë të tij. Dhe po me siguri, nuk do ta ketë të thjeshtë të gjejë në gjuhën e tyre penela të imët; dy kolegët Baze e Rakipi, janë mjeshtër të dritëhijeve, aq më tepër për një subjekt që ata e kanë për zemër, që e kanë parë nën drita e hije të forta, aty ku shumëkush tjetër e kishte të ndaluar dikur të hynte.
Në një intervistë të përbashkët, dy gazetarët Rakipi e Baze anashkalojnë me elegancë detajin e të hënës në mbrëmje, vetë Baze, ra viktimë e profesionit të tij, i sulmuar nga biznesmeni Taçi, që ata vetë e kanë konsideruar një zgjatim të pushtetit. Ata nuk përmendin pasojën, por ndalen gjatë tek shkaqet e ndodhisë tragjike të së hënës në mes të Tiranës. Për ta vendi është në krizë të thellë politike. Rakipi insiston se duhen hapur kutitë e mbyllura të votimit, kurse Baze sheh të gjitha shenjat e një shteti paralel në funksion të “Familjes”.
Ylli Rakipi
Deri më sot, nuk kam parë llogari politike më të gabuar se kjo. Në 97′, Berishën nuk e rrëzuan socialistët. Ata asnjëherë nuk e kanë rrëzuar atë. Dhe pikërisht këtë detaj nuk e kanë kuptuar kurrë. Pikërisht ky është fataliteti i socialistëve.
‘97, Berisha pranonte të vdiste dhe nuk ikte
Zgjedhjet e 28 Qershorit nuk kanë më enigma, por mbartin një rezultat që opozita e konsideron të trukuar, ndërsa standardet nuk janë plotësuara në tërësinë e tyre. Si do t´i komentonit ato?
Po mbushen njëzet vjet që shqiptarët, janë ende i vetmi popull në Evropë që nuk arrin të numërojnë votën. E dhimbshme apo jo, sistemi ku ne duam të shkojmë është fare “i thjeshtë”. Ai mbështetet së pari tek numërimi i votës. Klasa jonë politike për njëzet vjet rresht nuk ka dashur ta bëjë këtë gjë. Për të thënë vetëm një pjesë të së vërtetës, kjo është papërgjegjshmëri e jashtëzakonshme. Mjafton dhe vetëm ky shkak që misionin e kësaj klase politike ta konsiderojmë të mbyllur.
Politika shqiptare duket se ka hyrë përfundimisht në krizë, opozita vazhdon të bojkotojë Kuvendin dhe të protestojë në rrugë. A mendoni se mund të vazhdojë pafundësisht një situatë si kjo?
Politika shqiptare është në krizë që nga viti 1990. Bashkëpunimi i kësaj politike, bashkëpunimi i pozitës me opozitën në këto njëzet vjet është bërë, ose kur na ka detyruar Komuniteti Ndërkombëtar, ose kur politika e ka çuar vendin buzë greminës. Ajo që ndodh sot është e njëjtë me atë që ka ndodhur njëzet vite rresht, sa herë ka pasur zgjedhje: opozita nuk i njeh zgjedhjet. Maxhoranca bërtet që këto janë zgjedhjet më të mira që ka zhvilluar Shqipëria. Nëse ato janë vërtet të tilla, vërtet të mira, pse të mos i hapim njëzet kuti që t´i mbyllet goja edhe opozitës? Nëse brenda atyre kutive nuk fshihet ajo që thotë opozita, vota e trukuar e shqiptarëve, le t´i hapim ato kuti. Ju pyesni a mund të vazhdojë pambarimisht një situatë si kjo? Unë mendoj që me çdo mënyrë duhet zgjidhur sa më parë problemi i numërimit të votës. Ndarja e pushtetit njeh vetëm dy mënyra. Ne kemi zgjedhur ndarjen e pushtetit me votë. Dikur e kemi provuar edhe me luftë…
Gjatë këtyre ditëve të fundit ka pasur një sërë ngjarjesh të pazakonta, përplasje të dy policive për ARMO-n, në Tiranë apo dhe ndeshjet me policinë në Orikum. Çfarë mendoni se dëshmojnë shenja të tilla?
Shenja të tilla dëshmojnë që qeveria është e kapur nga krimi, tregojnë që shteti dhe zyrat e tij janë të zhytura në korrupsion. Skenat me luftën midis dy policive, Policisë Tatimore dhe asaj të Rendit, ishin skena të denja për një shtet mafioz. Përfytyroni për një moment si mund të jemi ne një vend i denjë për në Bashkimin Evropian, – siç thotë Majlinda Bregu, kur dy policitë e shtetit luftojnë me njëra-tjetrën. Njëra për të mbrojtur ligjin dhe tjetra Rezartin e naftës. Tragjikomike!
Nëse do të duhej të bënit një krahasim, me çfarë periudhe do ta krahasoni nga e djeshmja të sotmen?
Të gjitha të djeshmet tona nuk ndryshojnë nga e sotmja dhe anasjelltas, e sotmja nuk ndryshon nga e djeshmja. Kjo është fatkeqësia jonë e përhershme.
Që të dy jeni nga njohësit më të mirë të zotit Berisha, sidomos në periudhën e Presidencës së tij. Çfarë mendoni se nuk është thënë ende nga ajo kohë? Çdo të thotë të jesh mik me Berishën, sipas jush?
Pyetje interesante. Ndodh shpesh që në kohën që jeton është e vështirë ta njohësh një njeri. Jeton bashkë me të, ecën me të, bisedon me të, mendon, punon me të dhe mund ta njohësh pak. Nëse do të ma bënit këtë pyetje në atë kohë, unë do të kisha një përgjigje tjetër. Më besoni, ky nuk është konformizëm dhe ja sepse. Në vitin 1997, sinqerisht, mua më dukej se mbi Berishën, mbi ne të gjithë, bota po shfrynte në mënyrën më të padrejtë gjithçka. Socialistë, grekë, amerikanë, komunistë, siç thoshim në atë kohë ne, banditë, të mëdhenj e të vegjël, dukej se të gjithë e kishin me ne, me lirinë dhe demokracinë, që në atë kohe mendonim se ishte vetëm monopoli ynë. Ç´të të them? Vonë e kuptova që ne nuk kishim përmbysur sistemin, pra komunizmin, por kishim përmbysur një palë që nuk kishte asnjë ndryshim nga ne. Kur u ndava me Berishën, kur nuk isha më afër tij mendoja, që ai ishte e keqja më e madhe e këtij vendi. Po të më kishe pyetur atëherë, këto konsiderata do të të kisha thënë. Por ti po më pyet tani, dhe unë po të përgjigjem: Berisha është e gjithë e keqja jonë dhe ndonjë e mirë e vogël qe ne kemi. Berishën nuk na e hodhi Zoti mes nesh. Ne e gjetëm, ne u dashuruam me të, siç kemi bërë me të gjithë. Të jesh mik me Berishën? Besoj e keni fjalën thjesht mik. Në të fakt, kur e ke mik, Berisha është vërtet i tillë. Ky mendim nuk më ka ndryshuar asnjëherë. Por nga ana tjetër, do të thosha dhe diçka tjetër: Në këtë botë ndryshon gjithkush dhe gjithçka. I vetmi që nuk ka lidhje me një gjë të tillë është Sali Berisha. Ai është sot, njëlloj siç ka qenë dhe dje, i pandryshueshëm.
Cili është detaji që ju ka mbetur më shumë në mendje nga ajo kohë?
Ka shumë. Por më ka bërë përshtypje qëndresa e tij në 1997-ën. Nuk kam parë një njeri më të fortë. Besoj se ky element i karakterit të tij e ka ndihmuar që të rikthehet në pushtet. Berisha është vërtet njeri i fortë. Asnjë politikan shqiptar nuk do t´i kishte qëndruar presionit të 97-ës. Berisha pranonte të vdiste dhe nuk ikte. Pas rënies së Berishës, socialistët në llogaritë e tyre, në luftën mes grupeve, shpesh kanë menduar se për të rrëzuar njërin apo tjetrin, do të duhej të rikthenin Berishën në pushtet për disa muaj. Deri më sot, nuk kam parë llogari politike më të gabuar se kjo. Në 1997-ën, Berishën nuk e rrëzuan socialistët. Ata asnjëherë nuk e kanë rrëzuar atë. Dhe pikërisht këtë detaj, ata nuk e kanë kuptuar kurrë. Pikërisht ky është fataliteti i socialistëve. Tjetër detaj… Më ka mbetur në mendje vetmia e Berishës gjatë luftës së Kosovës. Ishte trishtuese! Berisha si natyrë nuk ka shumë miq, por atë e vret vetmia. Gjatë luftës së Kosovës në Shqipëri erdhën një pjesë e njerëzve më të rëndësishëm të botës. Ata takonin vetëm socialistët, kurse Berishën nuk e takonte askush. Kjo gjë e rrudhte, e mpakte, e drobiste, e mundonte.
Si e konsideroni figurën e tij në një të nesërme, si mendoni se do të mbetet ai në mendjen e shqiptarëve?
Një njeri në tranzit, ku gjithë karriera e tij politike është tranzicion.
Mero Baze
“Zakoni i tij i gjithhershëm për të pozicionuar kundërshtarët dhe për të zhdukur opinionin e pavarur, atë që bën diferencën. Berisha do vazhdimisht një luftë pa arbitër, një shoqëri pa gjykatës, një rend me vetëgjyqësi”
“Situata e tanishme, si Maji i vitit 1996″
Zgjedhjet e 28 Qershorit nuk kanë më enigma, por mbartin një rezultat që opozita e konsideron të trukuar, ndërsa standardet nuk janë plotësuara në tërësinë e tyre. Si do t´i komentonit ato?
Rezultati më i rëndësishëm i zgjedhjeve të 28 Qershorit është mosarritja e objektivit tonë kombëtar për të bërë zgjedhje sipas standardeve evropiane. Fjalia më e pakundërshtueshme e çdo raporti ndërkombëtar për atë çfarë ka ndodhur me zgjedhjet në Shqipëri, edhe e atyre pjesëve që keqpërdor Sali Berisha, është se zgjedhjet nuk arritën standardet e pritura. Për këtë shkak, në këto zgjedhje ka humbur Shqipëria dhe ka fituar Sali Berisha me Ilir Metën.
Politika shqiptare duket se ka hyrë përfundimisht në krizë, opozita vazhdon të bojkotojë Kuvendin dhe të protestojë në rrugë. A mendoni se mund të vazhdojë pafundësisht një situatë si kjo?
Kjo situatë do përgjigje nga ata të cilëve ju adresohet. Qeveria duhet të paraqesë një plan për zgjidhjen e krizës politike. Kjo situatë, kështu siç është, natyrisht që nuk mund të zgjasë pafundësisht pasi ajo mund të agravojë në çdo çast dhe të degradojë deri në anarki. Ne jemi të rrezikuar të mos kemi më procese zgjedhore dhe të mos kemi më funksionim të demokracisë. Kjo krizë nuk është për t´u marrë lehtë dhe nuk mund të kalojë me deklarata karagjozësh që po nxitojnë të plaçkitin vendin pa u siguruar më parë se ky vend e ka një të ardhme. Jam i sigurt se kjo situatë nuk është e favorshme as për Familjen Berisha, pasi pasuritë e tyre do të jenë të pasigurta në një vend të pasigurt.
Gjatë këtyre ditëve të fundit ka pasur një sërë ngjarjesh të pazakonta, përplasje të dy policive për ARMO-n, në Tiranë apo dhe ndeshjet me policinë në Orikum. Çfarë mendoni se dëshmojnë shenja të tilla?
Kjo është padyshim shenja më e frikshme se kemi një shtet paralel brenda shtetit ligjor. Kemi një polici tatimore që beson ende tek misioni i saj për të mbledhur taksa dhe një polici rendi që komandohet nga familja dhe që kërkon që klientët e saj të mos preken, që klientët e saj të mos paguajnë taksa. Kjo është shenja e dukshme, është prova fatale që Mafia ka kapur shtetin dhe segmentet e tij të fundit, po përpëliten para dorëzimit përfundimtar.
Nëse do të duhej të bënit një krahasim, me çfarë periudhe do ta krahasoni nga e djeshmja të sotmen?
Për nga ngërçi politik dhe papërgjegjshmëria e sjelljes, i ngjan periudhës së pas Majit 1996, kur me zgjedhje të përdhosura në vend të tolerancës dhe dialogut, u kultivua arroganca dhe përpjekja për të zhdukur opozitën dhe për t´i mbyllur gojën gjithkujt që tregonte me gisht nga qeveria. Për nga standardi i lirive besoj se kemi bërë hapa të mëdhenj prapa pasi po jetojmë jo më nën një qeverisje, por nën një regjim i cili dikton të vërtetat e tij dhe prodhon modelet e ndëshkimit dhe shpërblimit.
Që të dy jeni nga njohësit më të mirë të zotit Berisha, sidomos në periudhën e Presidencës së tij. Çfarë mendoni se nuk është thënë ende nga ajo kohë? Çdo të thotë të jesh mik me Berishën, sipas jush?
Nuk besoj se ka ndonjë gjë më shumë për të thënë. Ndryshimi është se në atë kohë Berisha ishte ende një politikan i papjekur dhe në shumë pikëpamje, merrte vendime personale. Tani është më i sofistikuar dhe po qeveris së bashku me Familjen e tij. Miqtë e tij më të mirë janë i biri, e bija, aferat e tyre, klientët e tyre dhe gjithçka që ju intereson atyre. Vini re sesi Berisha lavdëron planin e zhvillimit të Orikumit, i cili po bëhet një Golem i dytë, vetëm pse aty ka blerë toka Familja. Shikoni sesi po përdor deri dhe Qeverinë Kineze për t´i dhënë njeriut të Familjes ndihma të dedikuara për Shqipërinë. Shikoni sesi nuk arrin të ngrejë zërin ndaj Rezart Taçit vetëm pse ai është klient i së bijës. Sali Berisha është modeli i transformimit nga një njeri i pagdhendur, në një kukull në dorë të mafias.
Cili është detaji që ju ka mbetur më shumë në mendje nga ajo kohë?
Zakoni i tij i gjithhershëm për të pozicionuar kundërshtarët dhe për të zhdukur opinionin e pavarur, atë që bën diferencën. Berisha do vazhdimisht një luftë pa arbitër, një shoqëri pa gjykatës, një rend me vetëgjyqësi.
Si e konsideroni figurën e tij në një të nesërme, si mendoni se do të mbetet ai në mendjen e shqiptarëve?
Mos të shpresojmë shumë tek historia në këtë vend. Shoqëria jonë, fatkeqësisht, është një shoqëri pa kujtesë të fortë. E ardhmja e tij në histori, për sa kohë që Shqipëria do të ketë këtë standard demokratik që ka sot, do të jetë e varur nga shumicat politike. Berishën mund ta damkosin me turp ose ta lustrojnë me lavdi, por një gjë e tillë nuk ka shumë rëndësi. Kjo është një tjetër shenjë që ne jemi ende larg një shoqërie me standarde të përcaktuara sipas modeleve që synojmë të përngjasojmë e të arrijmë. Edhe Berisha duket se nuk e ka këtë problem. Ai vetë po punon për të siguruar shtatë breza të tij me pasuritë e gjithë shqiptarëve. Pastaj historinë e shkruajnë fitimtarët./shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25989. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25989

MPPT pranon shembjen në Tunelin e Thirrës: Gjëra që ndodhin UPDATE / TUNELI I THIRRES – Pas pohimit të firmës ndërtuese dhe apelit të bërë nga PS-ja për një përgjigje publike, Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve ka pranuar shembjen në tunelin e Thirrës. Përmes një komunikate për mediat, ministria ka sqaruar opinionin publik se shembjet në tunelin e Thirrës në segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash kanë ndodhur si pasojë e fenomeneve gjeologjike të strukturës shkëmbore, por që nuk kanë sjellë dëme as në punonjësit e kompanisë dhe as në mjete.
“Në galerinë jugore të tunelit ka ndodhur një rënie e masivit shkëmbor si pasojë e fenomeneve gjeologjike të strukturës shkëmbore. Asnjë nga punonjësit e kompanisë nuk është dëmtuar dhe nuk ka pasur dëme në mjete”- thuhet në deklaratë.
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit- vijon sqarimi, në njoftime të mëparshme në kohë pat informuar publikun për mbylljen e rrugës për punime të mëtejshme në të dy galeritë e tunelit.
“Rënia e masivit shkëmbor ka ndodhur në galerinë jugore. Kjo galeri nuk ka qënë asnjë ditë e hapur për trafikun rrugor. Fenomene të tillë janë frekuente në punimet në tunele. Rrjedhimisht situata nuk paraqet asnjë rrezikshmëri, pasi tuneli, sikurse ju kemi njoftuar më parë, do të hapet vetëm pasi të jenë perfunduar të gjitha punimet”- përfundon deklarata.
PS Po sot, Partia Socialiste ka kërkuar sërish një sqarim serioz nga ministri përkatës për ngjarjen.
Përmes një komunikimi me mediat zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj ka kërkuar një përgjigje për kohën që do të zgjasë kjo gjendje shqetësuese.
“I kërkojmë Ministrit Olldashi të bëjë detyrën e tij ndaj qytetarëve, një detyrim kushtetues ky për informimin e opinionit publik mbi këtë ngjarje të rëndë në tunelin Thirrë Kalimash”- tha ajo në emër të PS-së.
Firma Tri dite me pare pas nje reportazhi per situaten ne tunel, nga korrespodenti i Shekulli ne Kukes, kompania ndërtuese “Bechtel-Enka” ka pranuar se ka pasur rënie masivi shkëmbor në pikën ku ishin bashkuar makineritë e gërmimit nga të dyja anët, duke shtuar se për fat të mirë nuk ka pasur dëme në njerëz e makineri.
“Për shkaqe sigurie, ajo thotë se të gjitha hyrje daljet në tunel janë bllokuar dhe punëtorët e kompanisë po punojnë në heqjen e gurëve dhe dheut të rënë në tunnel”- citon gazeta Exxpres burimet zyrtare nga firma ndërtuese. Sipas saj, është një lëvizje gjeologjike e malit në tunelin jugor që është në punim e sipër. Shembja ka ndodhur për shkak të cilësisë së dobët të shkëmbit, pasi gërmimet janë bërë në të dyja anët e tunelit dhe në pikën e bashkimit të makinerive është shkaktuar dridhja”.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25983. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25983

Sekretet e bukurisë së yjeve Kush dëshiron të duket e bukur, duhet të shpenzojë shumë para. Nga maskat me ar, tek ato me diamant, lifting, ngritja e të ndenjurave dhe trajtimet çudibërëse, siç është hollimi i trupit. Këto janë çmenduritë e VIP-ave
Në vazhdim të këtij artikulli do të lexoni emra dhe mbiemra, kështu që kush dëshiron një pamje të re, mund të marrë menjëherë avionin dhe të shkojë në Los Anxhelos. Por duhet të dini që asgjë nuk është falas: të jesh e bukur dhe perfekte, kushton. Yjet e Hollivudit shpenzojnë mesatarisht 150 mijë dollarë në vit për trajtimet e ndryshme të bukurisë. Maska për fytyrën me ar dhe grimca diamantesh, ekstrakte havjari për flokë të dobët, “lifting” të shpejtë (për dy orë je krejtësisht e tjetërsuar), kirurgë plastikë të specializuar në “zbukurimin” e të ndenjurave, modelistë për heqjen e vetullave, banja me kripëra minerale për dobësim të menjëhershëm. Funksionojnë? Sigurisht që po. Kemi zgjedhur më të mirat, madje edhe ato që bëjnë mrekulli. Në Hollivud të gjithë flasin për pilulat dobësuese të Nikki Haskell, “Star Caps”. Nuk kanë kafeinë dhe amfetaminë. Në përbërjen e tyre ka hudhër dhe papaja. Me këto pilula brenda dy javësh humbet 4 deri në 6 kilogramë. Por personat që i kanë vazhduar, kanë humbur deri në 60 kile. Një pako kushton 100 dollarë dhe për ata që e blejnë nëpërmjet internetit ka 20% ulje, pra mund ta kenë për 80 dollarë. Megjithatë nuk është e këshillueshme të pini ilaçe për tu dobësuar. Nëse dëshironi të rrëzoni kilet e tepërta, më mirë drejtojuni një doktori. Një metodë shumë herë më e mirë është “body wrap”. E quajnë sekreti i yjeve. Për këtë fenomen kanë filluar të flasin disa “talk show” amerikane. Shembulli konkret është Ellen Degeneres, që para se të drejtonte ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oskar” vitin e kaluar, e kishte të pamundur të vishte fustanin e mbrëmjes. Bëhet fjalë për një praktikë vërtet të mrekullueshme, e cila zgjat disa ditë dhe ka efekt të jashtëzakonshëm: i gjithë trupi lidhet me fasho pambuku dhe mbulohet me kripëra minerale. Pasi fashat janë lagur të gjitha, mbahen një orë në trup, duke bërë disa ushtrime fizike, ose aerobi. Pas 60 minutash hiqen fashat dhe peshohesh. Zakonisht pas një seance mund të humbasësh nga 15 deri në 50 cm te krahët, këmbët dhe barku. Në Los Anxhelos, “Slimwrap” është qendra ku shkojnë të gjithë yjet. Në fakt, risia e fundit është “Ryu Jitsu” (në japonisht magjia e dragoit). Është një trajtim për trupin, i cili kryhet në tri pjesë. Në këtë trajtim përfshihet humbja e lëngjeve, ulja e peshës dhe djegia e yndyrave. Pjesa e parë: 15 minuta mbi një platformë vibruese, duke qëndruar ulur dhe më këmbë. Pjesa e dytë: qëndron shtrirë për 20 minuta mbi disa gurë të nxehtë, që vijnë nga mali Fuji. Në këtë mënyrë largohen nga trupi të gjitha toksinat. Në pjesën e tretë hyn masazhi, një përzierje e “shiatsu”-së dhe “thai”-it. Kushton 350 dollarë. Ata që e kanë provuar, betohen se është e mrekullueshme. Më pas vijnë ndërhyrjet kirurgjikale, me kosto të ndryshme: një mijë dollarë për “të zhdukur” rrudhat, 2700 dollarë për të rinuar duart, që tregojnë moshën më shumë se çdo pjesë tjetër e trupit, 7 mijë dollarë për një “lifting”. Ndërhyrja më e shtrenjtë është ajo që kushton 16 mijë dollarë. Një kirurg i famshëm i “Beverly Hills” është i specializuar në “zbukurimin” e të ndenjurave. Ky kirurg mund tu ofrojë të ndenjura më të ngritura, më të rrumbullakosura dhe më të bukura. Ai merret kryesisht me femrat e dobëta. Puna me të funksionon kështu: paraqitesh në studion e tij disa herë, kontrollohen me kujdes të gjitha pjesët e dhjamosura të trupit, ridizajnohen të ndenjurat me kompjuter dhe kur ka mjaftueshëm material, kryhet menjëherë operacioni. Problemi është se aktoret e Hollivudit janë shumë të dobëta dhe doktori i këshillon që duhet të shëndoshen pak, që më pas ti nënshtrohen ndërhyrjes. Por ja cilat janë divat e vërteta të Hollivudit: Eliza Petrescu, ose siç njihet ndryshe “mbretëresha e harkut”, është specialistja që u heq vetullat yjeve. Asaj i janë drejtuar Oprah (mbretëresha e “talk show”-ve) dhe aktorja Jennifer Aniston. Kim Kimble është e specializuara në zgjatjen e flokëve. Tek ajo shkojnë Halle Berry dhe Beyoncé. Kate Somerville kujdeset prej vitesh për lëkurën e yjeve të mëdhenj të kinemasë. Kremrat e saj reklamohen në çdo vend, por ajo është më shumë e famshme për “titan facials”, “lifting” pa bisturi, me laser titani. Për 6 mijë dollarë dilni nga klinika krejtësisht të rinuar. Për ato që preferojnë metodat e vjetra për të qenë në formë, mund ti drejtohen palestrës njujorkeze të VIP-ave, “Peak Performance”: një instruktor personal kushton 250 dollarë në orë, por duket se ai bën mrekulli, të paktën kështu thotë Anne Hathaway. Më pas vijnë trajtimet e shtrenjta dhe çudibërëse. Reese Witherspoon, Jessica Alba dhe Lindsay Lohan nuk mund të bëjnë pa produktet e Michael Shaun Corby. Shampot për flokë janë me bazë havjari. Në Londër, Rene Zellweger dhe Madonna u nënshtrohen trajtimeve të fytyrës me pluhur diamanti. Moda e fundit është maska me ar të pastër. Nëse doni ta provoni, atëherë shkoni në Malibu, ku 90 minuta kushtojnë 400 dollarë. Një tjetër terapi për trupin është edhe banja qetësuese në njëmijë litra ujë, e cila kushton 5000 dollarë. Kush preferon të pastrojë fytyrën me ujë të gazuar, mund të shkojë në Londër: një seancë kushton 200 euro. Në fund është trajtimi i fytyrës me shampanjë. 60 minuta kushtojnë 85 dollarë. E shihni pra që jeta e një ylli është e mbushur me sakrifica?(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25974. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25974

Microsoft mposht Google ??
Koha e qendrimit online nga njerzit tashme eshte rritur ndjeshem dhe kompania qe merret me keto statistika ka nxjerr rezulatatet e saj te cilat jane :
Nentor 2009 jane shpenzuar 27 bilion ore online nga 1.2 bilion perdorues interneti,gati 24 % me shume se 21.7 bilion perdorues ne nentorin e 2008.
Koha me e madhe e shpenzuar online i perket perdorimit te sherbimeve te Microsoft me 14.5 % ,gati 3.9 bilion ore.
Vendi i dyte i perket sherbimeve te Google me 2.5 bilion ore.
Ne fakt kjo mund tju duket e cuditshme qe sherbimet e Microsoft kane me shume vizita se Google,por kur ju kerkoni dicka ne Google,klikoni te informacioni qe kerkonit dhe largoheni nga Google,madje shumica e kohes i perket videove te Youtube,por duke qene se Microsoft nuk ka sherbim videoje,atehere cilin sherbim perdorin ?
Sigurisht qe behet fjale Windows Live MSN,pasi 3 bilion ore jane shpenzuar ne kete sherbim,me shume se ne portalin e MSN.
Ne vend te 3 eshte Yahoo me 1.7 bilion ore dhe ka pesuar nje renie prej 14 % ne krahasim me vitin e kaluar.
Ne vend te 4 smund te ishte tjeter vec se FaceBook me 1.4 bilion ore te shpenzuara nga perdoruesit,por pavarsisht vendit te 4 nuk mund te thuash qe eshte nje lajm i keq pasi ka nje rritje prej 194 % ne krahasim me vitin 2008 . Share of Time Spent at Top 5 Global Properties Based on Total Minutes September 2009 Total Audience Age 15+ at Home/Work Locations* Source: comScore World Metrix Share (%) of Total Time Spent Online in Region Worldwide North America Europe Asia Pacific Latin America Middle East – Africa Microsoft Sites 14.5% 8.6% 16.8% 6.4% 35.9% 33.1% Google Sites 9.3% 9.1% 9.6% 6.4% 19.4% 9.7% Yahoo! Sites 6.3% 11.2% 2.0% 7.9% 2.1% 4.9% Facebook.com 5.1% 6.0% 6.6% 2.4% 5.0% 8.0% Tencent Inc. 3.3% 0.0% 0.0% 10.7% 0.0% 0
Artikuj qe mund tju interesojne:
Pse Windows 7 ? XBOX 360 Extrem Robotat qe puthen “pa pike turpi” AlbPC HD Spot Ronaldo Vs Bugatti Veyron Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1536. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1536

Angli, babai i Terry trafikant kokaine Telashe te reja per futbollistin e Chelsea, John Terry, babai i te cilit, Ted Terry eshte filmuar ne nje lokal duke shitur kokaine. I ati i kapitenit te kombetares se tre luaneve u filmua nga nje gazetar i tabloidit News of the World. Ngjarja ndodhi ne barin Chafford Hundred te Essex.
Mund ti thuash qe e ke marre nga une por mos i trego se kush jam. Mos i thuaj qe jam i ati i John Terry, i thote ai me ze te ulet autorit te filmimit qe u hoq si nje trafikant droge, duke hedhur ne rrjete Ted Terry-n. Pak muaj me pare familja e mbrojtesit u vu serish ne qender te vemendjes per nje skandal pasi e ema e futbollistit dhe vjehrra e tij u kapen duke vjedhur ne nje supermarket.(shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25968. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25968
Nje tablo e panjohur e viteve 1500 per dy luftetare Shqiptare SHëN GJERGJI, KISHA E EMIGRANTëVE SHQIPTARë DHE GREKë Në VENECIA
Në qytetin e Venecias, veç objekteve të shumta të kultit që dallohen për vlerat e tyre të papërsëritshme artistike, arkitektonike, historike etj., një vend të veçantë zë edhe kisha katedrale e ritit bizantin ortodoks të Shën Gjergjit. Ajo u ndërtua në harkun kohor të viteve 1539-1573, si një institucion për të plotësuar nevojat spirituale të një popullsie që besonte në këtë rit. Përgjatë gjithë shekullit XV (1400-1500), pra që nga betejat e para osmane dhe deri në pushtimin e plotë të territoreve të Ballkanit, një numër i madh i banorëve të Arbërisë, Greqisë dhe banorë të brigjeve dalmate, emigruan drejt brigjeve italike. Venecianët, që ato kohë qenë aleatë me këto popullsi, pranuan në zotërimet dhe qytetin e tyre një numër të madh emigrantësh, kryesisht shqiptarë të ardhur nga Shkodra, Vlora, Durrësi, Çamëria, Peloponezi dhe më gjerë. Pjesa dërrmuese e tyre u bënë qytetarë rezidentë të këtij metropoli. Ky komunitet i rëndësishëm mendohej se në ato kohë shkonte deri në 3000 vetë. Dhe natyrisht, për të plotësuar nevojat e tyre shpirtërore, një pjesë e emigrantëve me fe ortodokse, shqiptarë e grekë, pas shumë kërkesash drejtuar autoriteteve vendase, ngritën kishën e tyre. Kjo kishë u ndërtua me kontributin e dy shtresave sociale që formonin komunitetin e emigrantëve shqiptarë e grekë; nga donacionet e stratiotëve dhe të intelektualëve.
NJË TABLO E ÇUDITSHME
Pikërisht në këtë kishë të Shën Gjergjit në Venecia, në fondin ballor të fasadës interiore gjendet ikona e “Deisis”-it. Në këtë tablo, që i takon artit dhe stilit ikonografik bizantin, poshtë këmbëve të Krishtit, në të dyja anët e tij ndodhen në dimensione më të vogla dy luftëtarë të kohës së Mesjetës, me armatimin e tyre, njëri më këmbë dhe tjetri në gjunjë, që duket se lutet. Që në fillim duhet thënë se të dy burrat nuk janë pjesë e tablosë që i dedikohet “Deisis”-it, në përmbajtjen religjioze të saj, sepse ata nuk janë as pjesë e kompozicionit dhe as pjesë e subjektit apo personazheve biblikë që prezanton tabloja. Nga ana tjetër, të dy burrat e vendosur në këtë anë të tablosë nuk janë as në formë pjesë e skenës biblike, sepse gjinia dhe stili i punimit të tyre nuk është i njëjtë me atë që është punuar tërë tabloja, si figurat e Jezusit, Shën Mërisë etj. Nëse tabloja e tërë i takon gjinisë dhe stilit të artit bizantin, kjo pjesë, ku paraqiten dy burrat luftëtarë, ka natyrë dhe stil tjetër, pra i takon artit të Rilindjes italiane. Të dy burrat janë njerëz krejt realë dhe të punuar në tablo, siç mund të punohet në natyrën e tij një njeri i zakonshëm ndërsa qëndron dhe pozon përpara piktorit. Ata nuk kanë stilizime irreale dhe as aureola të shenjta, siç kanë ikonat e artit bizantin që qëndrojnë mbi ta.
ÇFARË OFRON PAMJA E DY KALORËSVE?
Që në vështrim të parë duket qartë se veshja e dy burrave nuk është ajo tradicionale e ushtarakëve venecianë të kohës. Njëri nga ata, në të djathtë të tablosë, qëndron i ulur në gjunjë, në pozicionin e lutjeve para altarit dhe mban për freri, ashtu duke u falur, kalin e tij ngjyrë të bardhë. Ai është me mjekër jo fort të formuar dhe mustaqe, gjë që tregon moshën e tij të re. Ka të veshur një uniformë ushtarake në ngjyrë të zezë, të përbërë nga një tunikë dhe një mantel i gjatë, zbukuruar me gajtanë, shirita të kuq anash. Mban të veshura çorape e këpucë të zeza. Figura e kalorësit të dytë, në të majtë, kur i qëndron përballë tablosë prezanton një luftëtar tjetër me helmetë në kokë. Ai ka të veshura çorape e këpucë të kuqe dhe mban në njërën dorë të shtrënguar një shpatë të gjatë dhe në tjetrën një hushtë, e cila përfundon në krye me një flamurkë kuqezi. Ndërsa mbi majën metalike të hushtës qëndron një kryq. Në dorën tjetër ai mban frerin kuqezi të një kali të zi, i cili mban mbi krifë një zbukurim të artë. Edhe ky kalorës ka në anë të tunikës së tij kordelet e ngushta, përherë me gajtan të kuq, që zbresin nga lartësia e shpatullave dhe mbërrijnë gjer poshtë në lartësinë e gjunjëve. Peizazhi prapa dy kalorësve prezanton kulla, kështjella mesjetare, një ishull dhe kodrina.
“DY TABLO” BRENDA NJË TABLOJE
Megjithëse brenda të njëjtit kuadrat të tablosë, për shkak të subjektit krejt të veçantë dhe artit krejt të ndryshëm, duket qartë se nën këtë kuadrat të madh ikonografik kemi dy tablo të veçanta dhe të ndryshme nga njëra-tjetra. Njëra me karakter religjioz “Deisis”, dhe tjetra me karakter laik! Por, ndërsa ajo kryesorja, biblikja, plotëson funksionin dhe misionin e saj brenda institucionit ku është vendosur – kishës së Shën Gjergjit, ku besimtarët shkojnë dhe kryejnë ritet, lutjet e tyre; “tabloja e dytë” brenda të njëjtit kuadrat të madh, më e vogël nga e para, përcjell një mesazh tjetër… Të dy burrat luftëtarë qëndrojnë aty, në botën dhe vendin e tyre, duke dashur me këtë prani të thonë diçka. Po çfarë thonë dhe cili është mesazhi që përcjellin me prezencën e tyre këta dy kalorës luftëtarë?
CILA ËSHTË E FSHEHTA?
Të dy burrat, ndryshe nga veshjet tradicionale të shenjtorëve, mbajnë veshje luftëtarësh dhe pranë, mbërthyer për yzengjie, kanë kuajt e luftës. Duket që kjo ka qenë gjendja e përhershme e tyre, këmba në yzengji dhe dora e pandarë nga shpata. Pra, shihet qartë se ata kanë për profesion atë të luftëtarit, e thënë ndryshe atë të ushtarakut përherë në rrugëtim drejt fronteve të luftës. Asokohe, ky profesion dhe njerëzit që shërbenin në të thirreshin “stratiotë”. Por, stratiotët, siç evidentohet në dokumentet e kronistëve venecianë, Marino Sanuto, atij grek Kostandin Satha, apo siç konkludon historiani amerikan N.Pappas, “qenë pothuaj të gjithë shqiptarë të ardhur nga Moreja apo territoret e Shqipërisë… me përjashtim të ndonjë rasti, grekë…” (1. Pappas, Nicholas C.J.: “Stratioti, Balkan mercenaries in fifteenth and sixteenth century in Italy”. N.Y. 2004). Po kush janë konkretisht dy burrat kalorës, luftëtarë?
SHËNIMI QË ZBËRTHEN ENIGMËN
Pikërisht në qendër të tablosë, nën këmbët e figurës së Jezusit, ka një kornizë brenda së cilës ka një mbishkrim në latinisht dhe greqishten mesjetare. Ai është dedikacion që bën të njohur se figurat e luftëtarëve kalorës janë “dy vëllezërit Gjon dhe Gjergj Maneshi, të cilët janë donatorët e punimit të këtij afresku që i dhurohet kishës së Shën Gjergjit – Venecia”. Në vazhdim, dedikacioni shënon datën “21 Prill 1546″. Data e zgjedhur nga dy kalorësit luftëtarë për tia dedikuar ikonën kishës ndoshta nuk është e rastësishme. Ajo përkon me ditën kur festohet ky shenjt, Shën Gjergji, për rrjedhim edhe me emrin që mban njëri nga vëllezërit donatorë, Gjergji Maneshi. Nuk dimë ende se kush është autori i kësaj tabloje, ndoshta qëmtimet e mëvona do të na e ndriçojnë edhe këtë element me vlerë të kësaj vepre arti.
MANESHI – DERË E NJOHUR SHQIPTARE
Por, përveçse gjenden të evidentuar në këtë dokument kaq të rëndësishëm historik, në altarin e kësaj kishe, Maneshët shfaqen edhe më herët në dokumentet e kohës si luftëtarë të vendosur të rezistencës antiosmane në territoret e Peloponezit (Moresë) në Greqi dhe të cilësuar si shqiptarë.
Ndoshta njoftimi i parë për këtë derë shqiptarësh, të dalluar në frontet e luftërave antiosmane, na vjen nga arkivat veneciane, “Senato Mar”, dhe i takon vitit 1487. Dokumenti na bën të njohur se “dy vëllezër shqiptarë, Manol e Dhimitër Maneshi, janë luftëtarë (stratiotë) në aleancë me venecianët kundër osmanëve dhe marrin një rrogë prej katër dukatesh⦠Dokumenti sqaron: “Të dy këta vëllezër janë bijtë e të ndjerit Marin Maneshi, i cili për shkak të qëndresës kundër turqve, në luftën e Peloponezit ishte kapur e rrjepur i gjallë mizorisht prej osmanëve⦔ (2. Archivio di Stato Ven. Senato Mar, XII. F. 113).
Një kronikë tjetër veneciane e muajit maj të vitit 1502, bën të ditur se “kryengritës shqiptarë, duke mos Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25971. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25971
Vishu vishu shpejt Ref. Vishu vishu shpejt Vishu e largou përjetë Nga kjo jetë, nga kjo jeta ime Vishu vishu shpejt Se nuk është aspak e drejt Që aq lehtë mbreti i jetës sime t’jesh
Heshtja, heshtje për vdekje Gjuhë e fëlliqur mos shaj Të lutem mos shkreto Heshtje, iku buzëqeshja Nga rrethi i ngushtë I ngushtë i imi ma uro
Ajo të do shumë më shumë se unë Ajo puth, ajo të puth më mirë se unë Le t’mbarojë me kaq kjo këtu
Ref. 2x Vishu vishu shpejt Vishu e largohu përjetë Nga kjo jetë, nga kjo jeta ime Vishu vishu shpejt Se nuk është aspak e drejt Që aq lehtë mbreti i jetës sime t’jesh
Shtypin, shtypi ditor Mbi tavolinë është Por këtë mëngjes mos e shfleto Shtypin kurrë s’do të shkruaj Sa shumë u deshëm E sa kjo ndarje më dërmon
Ajo të do shumë më shumë se unë Ajo puth, ajo të puth më mirë se unë Le t’mbarojë me kaq kjo këtu
Ref. 2x Vishu vishu shpejt Vishu e largohu përjetë Nga kjo jetë, nga kjo jeta ime Vishu vishu shpejt Se nuk është aspak e drejt Që aq lehtë mbreti i jetës sime t’jesh
Vishu shpejt, vishu shpejt Largohu përjetë
Ref. Vishu vishu shpejt Vishu e largohu përjetë Nga kjo jetë, nga kjo jeta ime Vishu vishu shpejt Se nuk është aspak e drejt Që aq lehtë mbreti i jetës sime t’jesh
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4937. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4937

Egjipti kunder koncertit te Beyonce Koncerti i Beyonce’ mbremjen e sotme ne Port Ghalib, ne Detin e Kuq ne Egjipt, ka ngjallur zemerimin e disa deputeteve vendas. Disa dite me pare Hamdi Hassan, deputet i pavarur prane Vellezerve Myslimane, i ka bere kerkese qeverise qe te mos autorizoje nje koncert qe duket me shume si nje feste me karakter seksual.
Eshte nje autorizim ne kundershtim me sharia-n, eshte shprehur ai.
Te shumte kane qene edhe personat qe kane dale kunder evenimentit ne Facebook ku grupi i kundershtareve ka arritur 10 mije anetare.(t.ch)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25964. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25964

Seria A, Milan mund Lacion, ndalet Sampi Luhet java e 12 e Serise A ku Milan ka triumfuar ne Olimpiko ndaj Lacios me rezultatin 1 me 2 duke i rrembyer edhe vendin e trete Samdorias e cila humbi ndaj Bolonjes 2 me 0.
Kuqezinjte kaluan ne avantazh ne minuten e 21 te pjeses se pare pas golit te shenuar nga mbrojtesi brazilian Tiago. Pas 14 minutash Milan shenon serish me Paton. Ne pjesen e dyte Lacio ngushton rezultatin pas nje autogoli te shenuar nga Tiago. Perpjekjet e metejshme te bardhekalterve per te gjetur serish rrugen e rrjetes deshtuan dhe takimi mbyllet me fitoren e Milan.
Ne ndeshjet e tjera Bari fiton me Livornon 1 me 0, Bolonja mund Palermon 3 me 1, Kaljari Sampdorian 2-0, Xhenoa shkaterron 4-2 Sienen, Fiorentina fiton ndaj Udinezes ne transferte 0-1, ndersa Parma mund Kievon 2 me 0.
Me superndeshjen e mbremjes mes kryesuesve te Inter dhe Romes ne San Siro mbyllet edhe java e 12 e Serise A.(T.CH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25958. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25958
Më thuaj pse Fole të vërtetën E pastaj nisu shko Nuk jam kuklla jote Mos mashtro, mos provoko
Bëhu fer me mua dhe më thuaj pse Pastaj shpinën kthema dhe ti mu më le Unë e ti moj zemër kurrë më bashkë Por që të dua ani nashtë
Ref. Më thuaj pse Kur e dita unë mirë se ti kush je Më thuaj pse Lumturinë e dashurinë e prishe Ke mendu që ti lun Je mashtru Vetën ke lëndu
Ja nise i pari Tani rendin e kam unë Jo nuk më merr malli As për ty nuk vuaj unë
Veç ta dish se për një fjalë më humbe ti Pse të dua ende kjo nuk ka rëndsi Ndale vetën dhe mos më thir më Ngadal më harro
Ref. Më thuaj pse Kur e dita unë mirë se ti kush je Më thuaj pse Lumturinë e dashurinë e prishe Ke mendu që ti lun Je mashtru Vetën ke lëndu
Nëse prap ne do takohemi Dhe me ty nëse flas Nuk ka shansa të pajtohemi S’kam çfarë bëj tash plas
Ref. Më thuaj pse Kur e dita unë mirë se ti kush je Më thuaj pse Lumturinë e dashurinë e prishe Ke mendu që ti lun Je mashtru Vetën ke lëndu
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4935. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4935

Altin Haxhi rrezikon te mbetet pa kontrate Kontrata e Altin Haxhit me APOEL Nikosian perfundon ne veren e vitit 2010 dhe mbrojtesi shqiptar rrezikon te mbetet pa skuader. Klubi qipriot, qe ne kete sezon ka luajtur ne Grupin D te Liges se Kampioneve (me Celsin, Porton dhe Atletikon e Madridit) po mendon te mos ti rinovoje marreveshjen lojtarit. Ne fund te ketij edicioni, Haxhi do te jete 35 vjec dhe pavaresisht formes se mire qe gjirokastriti ka treguar kjo shihet si nje pengese e veshtire per tu kaluar.
Lajmi eshte bere i ditur nga Sigmalive.com e cila theksonte: Edhe pse ne moshe te madhe, shqiptari ndihet ende i ri. Kjo eshte pare ne fushe dhe ishte nje arsye perse ne fillim te ketij sezoni trajneri Jovanovic i rinovoi kontraten. Mbrojtesi ka eksperience, por mosha e tij shihet si pengese per te vazhduar karrieren te APOEL.
Deri me tani Haxhi eshte stervitur i diferencuar, per tu rehabilituar pas terheqjes muskulore te pesuar ne ndeshjen e fundit eliminatore te Boterorit 2010, qe Shqiperia luajti me 14 tetor ne Suedi. Ne ate sfide veterani u kthye pas dy vjetesh ne Kombetare, ndersa sipas gjasave ai mund te jete te henen ne fushe, ne takimin e kampionatit ku APOEL pret APEP.(t.ch)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25961. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25961

Gripi i derrit, vdes një foshnje 8-muajshe ne Itali Ajo u shtrua dje në spitalin e Napolit, ndërsa ishte në gjendje të rëndë, teksa ekzistonin të gjitha shenjat që fëmija të ishte pozitive ndaj A/H1N1. Gripi i derrit vazhdon të shkaktojë vdekje në Itali. Viktima më e fundit është një foshnje 8- muajshe. Ajo u shtrua dje në spitalin e Napolit, ndërsa ishte në gjendje të rëndë. Sipas drejtorit të spitalit ekzistonin të gjitha shenjat që fëmija të ishte pozitive ndaj A/H1N1.
Si pasoje e gripit të derrit, ditët e fundit ne Itali ka pasur shumë viktima mes të cilëve një 55-vjeçar që vuante nga leuçemia dhe diabeti, një vajzë 9-vjeçare e cila vuante nga një tumor, një 14-vjeçare që gjithashtu vuante nga leuçemia dhe nje 35-vjeçar Indian, i cili nuk vuante asnjë patologji. Raste të tjera janë paraqitur sot si të dyshuar të infektuar me gripin e derrit. Bëhet fjale për një 12-vjeçare ne Sasari dhe një të riu 26 vjeç në Olbia, ndërkohë që paraqitet e qëndrueshme situate për tre pacientë të tjerë të shtruar dje respektivisht në Firence, Palermo dhe Sasari./Repubblica/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25946. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25946

Shkodër, përurohet shkolla e re, banjat mbyllen me kyç SHKODËR – Nëse vajtja në banjë është një justifikim për nxënësit për të dalë nga ora e mësimit, në shkollën 9-vjeçare të fshatit Shtoj të Vjetër ky nuk është një problem për mësuesit. Në fshatin Shtoj i Vjetër prej vitesh mungon uji i pijshëm. Përurimi i shkollës së re e vuri më në dukje këtë problem
Kjo për faktin se megjithëse shkolla me 300 nxënës është ndërtuar e re dhe është përuruar gjatë fushatës së fundit elektorale, në të banjat nuk ekzistojnë. Edhe pse ato janë në godinë, u është vënë kyçi për faktin që në këtë fshat prej vitesh nuk ka ujë të pijshëm.
Ndoc Hasani, banor i fshatit Shtoj i Vjetër shprehet se “në shkollë mungon uji, fëmijët nuk shkojnë dot në banjë. Shkolla është e re, por rruga deri tek hyrja e saj është plot ujë e baltë. Uji i pijshëm mungon në të gjithë fshatin dhe janë hapur puse e bërë shpime, por ai ujë nuk është i kontrolluar. Është premtuar shumë, por janë sjellë vetëm tubacionet dhe ujësjellës nuk ka”, -vijon Hasani.
Lidhur me këtë situatë në fshatin Shtoj i Vjetër, rreth 5 km larg qytetit të Shkodrës, kryetari i komunës Rrethina, Gëzim Hardolli, shprehet se brenda 20 ditëve për shkollën do të realizohet një shpim nga komuna, pasi aty afër ka një pus dhe kjo do të mundësojë vënien në funksionim të tualeteve për nxënësit. Por kjo, shton ai do të bëhet vetëm për shkollën e cila është ndërtuar e re me një financim prej 36,5 milionë lekësh të rinj. Fshati Shtoj i Vjetër në komunën Rrethina në Shkodër vuan prej shumë vitesh mungesën e ujit të pijshëm. Të gjendur në një situatë të tillë, banorët e këtij fshati janë detyruar që të bëjnë shpime në mënyrë private ose të hapin puse, për të bërë të mundur furnizimin me ujë të pijshëm.
Banorët shprehen se furnizimi me ujë të pijshëm me anë të puseve nuk është zgjidhja e duhur, ndërsa shtojnë se premtimet për vënien në funksion të ujësjellësit kanë qenë të shumta, por deri më tani asgjë nuk është bërë. Ndërkohë banorët e këtij fshati shprehen se mungesa e ujit të pijshëm është një problem që akoma nuk duket se do të gjejë zgjidhje..(shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25774. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25774

Rihanna: Chris, njeri i pashpirt Rihanna sot ndihet e turperuar qe ra ne dashuri me nje tip si Chris Brown, i cili nuk do te ndalte kurre se rrahuri partneren e tij, sepse eshte nje njeri i dhunshem. Ne nje interviste emocionuese ne ‘Good Morning America’, kengetarja hapi zemren per ate nate shkurti, ku ajo mbeti viktime e nje dhune te ashper.
Fillimisht ajo pranoi se shkak per grindjen ishte nje mesazh mberritur ne celular.
“Sherri perfundoi ne dhune ndaj meje dhe kjo ishte gje shume e shemtuar. E gjithe cfare mendoja ne ato momente ishte: ‘kur do te ndaloje, kur do te ndaloje? Ai nuk kishte shpirt ne sy, vetem zbrazeti”, rrefeu Rihanna, ndersa shtoi se ndjente qe goja t’i mbushej me gjak.
“Nuk kishte asnje menyre qe mund te kthehesha ne shtepi. Nisa te endesha rrugeve me fytyre te pergjakur. Nuk dija cfare te beja”, tha Rihanna.
Duke folur per ribashkimin me Chris vetem pak pas ngjarjes, Rihanna u shpreh se ishte ne nje moment vertete te veshtire.
“Ndihesha e turperuar sepse nuk doja qe njerezit me mendonin se sa poshte kisha rene duke dashuruar nje njeri te tille. Me pas logjikova dhe hodha hapin tjeter”, tha Rihanna. (T.CH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25954. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25954

Është në rregull ta godasësh gruan? Rezultatet shokuese të një studimi të ri tregojnë një nga pesë meshkuj në Britani të Madhe pohojnë se është gjithçka normale ta godasësh gruan ose femrën tënde. Ndërsa nëse bëhet një anketim i këtillë te ne, sigurisht që ky numër është shumë më i madh.
Arsyet të cilat e bëjnë legale rrahjen varirojnë nga teshat provokuese të cilat femrat i veshin në vende publike deri te flirti me meshkujt tjerë. Këto të dhëna janë grumbulluar nga disa anketime të cilat i ka bërë Qeveria britanike për të hulumtuar dhunën në familje.
Ajo që është e vështirë për tu besuar, është se gjysma e të anketuarve janë të mendimit se dënimet për përdhunimin e femrave duhet të përgjysmohen, pasi që ajo nuk thotë qartë JO.
1/3 e meshkujve besojnë se femra e dhunuar është gjysmë fajtore nëse ajo ka qenë e dehur. Po ashtu, ¼ e të anketuarve pohojnë se në rastet e përdhunimit një pjesë e fajit duhet ti takojë vetë femrës nëse ajo mban tesha provokuese.
Dhuna ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme. Deri më tani kemi vërejtur sukses në ndalimin e dhunës. Dhuna në familje është përgjysmuar në 12 vitet e fundit. Mirëpo unë dëshiroj që të ngrihet një debat shtetëror dhe të flitet se çfarë mund të bëhet që kjo dhunë të minimizohet, thotë sekretarja shtetërore e Britanisë së Madhe, Jacqui Smith. /telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25940. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25940
Top