Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Taci mbetet në burg, Gjykata refuzon 100.000 euro garanci Mësohet se gjyqtarja Fahrie Hado nuk ka pranuar garancinë pasurore prej 100 mijë eurosh që ishte ofruar në këmbim të një mase sigurie më të lehtë. Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës i komunikoi sot masën e sigurisë presidentit të kompanisë Taci Oil, i cili u denoncua nga gazetari Mero Baze, për dhunën e ushtruar ndaj tij në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Vetë biznesmeni i njohur Rezart Taci ka qenë i pranishëm në seancën e gjykimit ku shoqërohej nga dy avokatë mbrojtës. Mësohet se gjyqtarja Fahrie Hado nuk ka pranuar garancinë pasurore prej 100 mijë eurosh që ishte ofruar në këmbim të një mase sigurie më të lehtë se ajo e arrestit me burg. Sipas vendimit të sotëm Rezart Taci do të qëndrojë në qeli deri në një proces të dytë gjyqësor mbi vlerësimin e masës së sigurisë ndaj tij. Presidenti i kompanisë Taci Oil u vetëdorëzua në polici të enjten pasdite i shoqëruar nga avokatët Maksim Haxhia dhe Artan Hajdari. Taci akuzohet për “goditje për shkak të detyrës, në bashkëpunim”. dhe ishte siguruar në ambientet e izolimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Po të enjten gjyqtarja Fahrie Budo, në një seancë me dyer të mbyllura kishte pranuar arsyetimin e prokurorit të çështjes, duke vendosur masën e arrestit me burg pa afat në mungesë për Taçin. Në arrest me burg janë dhe dy truprojet e tij, që u përfshinë në sherr, Blerad Liro dhe Yrgen Selfo./balkanweb/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25943. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25943

Kombëtarja, Kuzhe zbulon listën me emra për Estoninë Trajneri i kombëtares Josip Kuzhe ka zbuluar listën me 18 futbollistë që do të udhëtojnë për në Talin për ndeshjen e 14 nëntorit. Në miqësoren kundër Estonisë Shqipërisë do ti duhet të bëjë pa disa nga futbollistët e saj kryesorë, si Erjon Bogdani apo Ervin Bulku. I pari është bërë operacion në fytyrë, ndërsa Bulku është i dëmtuar prej disa javësh.
Kuzhe ka lënë jashtë edhe sulmuesin Besart Berisha, që gjatë kësaj kohe nuk është aktivizuar fare me skuadrën e tij Arminia Bielefeld. Por, ajo që bie më shumë në sy është fakti se mungojnë emrat e rinj, kjo edhe për shkak se lojtarët e kampionatit të vëzhguar nga Kuzhe nuk i kanë lënë atij ndonjë përshtypje të madhe.
Hyrja e vetme e re në skuadër është ajo e mesfushorit të Dinamos Gentjan Muça, që pritet të jetë zëvendësuesi i Bulkut. Sa i përket emrave të tjerë, portierë janë thirrur Ujkani e Hidi, ndërsa mbrojtës do të jenë Andi Lila, Debatik Curri, Franc Veliu dhe Ansi Agolli.
Nga mesfushorët është thirrur Lorik Cana, Ervin Skela, Klodian Duro, Emiljano Vila, Jetmir Sefa, Gentjan Muça dhe Gilman Lika. Në sulm do të jenë Kapllani, Salihi, Hyka dhe Elis Bakaj. Ndeshja miqësore mes Estonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 14 nëntor në Talin./balkanweb/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25927. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25927

Britani, leksione seksi qe ne kopsht Vogelushet duhet te ndjekin ne menyre te detyrueshme edhe kurse per efektet e droges, SIDA-s, shtatzenise dhe marredhenieve sentimentale (edhe homoseksuale). Per te luftuar emergjencen e SIDA-s dhe boom-in e shtatzenive ne mosha te reja, qeveria britanike ka ndermarre nje plan te ri shkollor. Duke filluar nga 2011 do te mesohet edukim seksual edhe per femijet 5 vjec. Vogelushet duhet te ndjekin ne menyre te detyrueshme edhe kurse per efektet e droges, SIDA-s, shtatzenise dhe marredhenieve sentimentale (edhe homoseksuale). Shkollat jane te lira te mesojne ato qe besojne, sipas principeve te fese se tyre, si pershembull qe femijet nuk duhet te kene marredhenie seksuale jashte martese. Por shkollat nuk mund te refuzojne te japin leksione per kontraceptivet, mbi homoseksualitetin dhe abortin, eshte shprehur ministri britanik i Arsimit. Sipas ligjeve aktuale, prinderit kane te drejte te terheqin femijet nga leksionet mbi edukimin seksual deri ne moshen 19-vjecare. Nderkohe qe ligji i ri parashikon qe te ule moshen deri ne 15 vjec./thesun/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25930. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25930

Kore, gruaja kalon testin e patentes heren e 950-te Aspirantja per shofere ka shpenzuar me shume se 5 milione uon, ose 4200 dollare taksa aplikimi, por deri me sot kishte deshtuar ne arritjen e 60 pikeve. Nje grua ne Korene e Jugut, e cila eshte perpjekur te kaloje testin me shkrim per te marre patenten, ia ka arritur me ne fund qellimit me heren e 950-te.
Gjate kesaj kohe, aspirantja per shofere ka shpenzuar me shume se 5 milione uon, ose 4200 dollare taksa aplikimi, por deri me sot kishte deshtuar ne arritjen e 60 pikeve, qe eshte dhe kuota minimale e testit 100 pikesh.
Cha Sa Soon, 68 vjece, me ne fund kaloi testin duke arritur 60 piket e nevojshme. Policia koreane thote se ajo e ka provuar testin qindra here, por nuk ka saktesuar sa. Ndersa mediat lokale thone se Cha e ka bere ate plot 950 here/tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25933. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25933

Miss Anglia, protagoniste e sherrit ne pub Miss Anglia humb kuroren. Rachel Christie, mbreteresha e pare me ngjyre ne Angli, mbesa e sprintierit dhe kampionit olimik, Linford ka vendosur te heqe dore nga titulli dhe nga konkursi i Miss Botes, i programuar per t’u zhvilluar muajin e ardhshem ne Afriken e Jugut.
Shkak per kete eshte bere nje grindje ne nje klub nate ne Mainson, ku bukuroshja 21-vjecare ka qene protagoniste. Sipas tabloideve angleze, Rachel eshte arrestuar me akuzen e agresionit dhe me pas eshte lene e lire me kusht, pas nje grindjeje ne ambiente publike me nje tjeter mbretereshe te bukurise Miss Manchester, Sara Beverley Jones. Kjo e fundit, gjithnje sipas mediave britanike, ka qene ish e dashura e partnerit aktual te Christie, David McIntosh. Nje sms derguar gjate nates, ka cmendur Rachel, e cila ka humbur kontrollin dhe ka sulmuar Jones. Pasi ka lene menjane kurorat e bukurise, Christie ka bere te ditur se objektiv i saj mbeten lojerat olimpike Londer 2012. Me mire nje medalje sesa nje kurore…/kubinfo//
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25937. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25937

Piktori që i shiti Belushit një peizazh 7 mijë euro Intervista/ Një histori migrimi dhe arti / Piktori Shqiptaro – Kanadez flet për suksesin e ekspozitës së tij të parë në Shqipëri. Piktura 7 mijë euro që fluturoi drejt Amerikës me James Belush -in dhe projektin për t’u rikthyer sërish në 60 vjetorin e tij. Dhimitër Prifti, apo Dhimo siç i thonë miqtë ka një pamje që të kujton klishetë tona për piktorët. “I dua sikur të ishin fëmijët e mi” – thotë për pikturat e tij. Ka ekspozuar në Australi, Kanada, Francë, Japoni dhe sigurisht edhe në Shqipëri.
Kontaktin e parë me bojërat e vajrat, e ka pasur kur ka qenë 4 – 5 vjeç. Xhaxhai i tij ka qenë prift, dhe restauronte afreske dhe ikona kryesisht në zonën e Myzeqesë.
“Mamaja më merrte shpesh me vete në kishë, në studion ku punonte xhaxhai.. Kisha shumë dëshirë të zhysja duart në bojë dhe të pikturoja, aq sa mund të pikturohej në atë moshë:. Prifti u lind në qytetin e Fierit, po aty u shkollua. Kur ishte 9 vjeç talenti i tij nuk kaloi pa u vënë re nga mësuesi i vizatimit, i cili gjithnjë i ekspozonte punët e tij në klasë. “Mësuesit e mi këmbëngulën që duhet ti përkushtohesha më shumë pasionit tim. Kështu në klasë të 8 nisa një kurs në “Shtëpinë e Pionerit”, mbas këtyre viteve në “Shtëpinë e Kulturës. Kur mbarova gjimnazin nisa një kurs në një kolegj artistik dhe ishte kjo koha kur nisa të marr pjesë në ekspozitat që zhvilloheshin dy herë në vit. Në 3 shtator 1977 në Fier u hap ekspozita e parë me peisazhe nga Myzeqeja dhe unë u prezantova në këtë ekspozitë me një punim timin”.
Kryesisht çfarë pikturash bënit para viteve ‘90 dhe ku janë ato tani?
Po, në përputhje me kohën ekspozitat kryesisht kishin për tema punën e kooperativave, arritjet në to. Kam pasur disa piktura të tilla: “Kënga e bukës”, “Vjelëset’ e shumë të tjera, por që fatkeqësisht tani nuk i kam më. Madje nuk e di fare se ku kanë përfunduar.
Kur bëja piktura me të cilat merrja pjesë në ekspozita e kisha pak të vështirë, pasi duhet t’u përmbahesha disa rregullave. Atëherë nuk lejohej punimi me spatull sepse cilësoheshin si punime moderne dhe të huaja. Mbaj mend, që një herë kam pasur në një ekspozitë një perëndim dielli nga Vlora dhe ma hoqën nga stenda, pasi mendonin se kishte rrymë moderniste.
Në Tetor ‘90 emigrova në Greqi. Ndiqja me interes ekspozitat sepse doja me çdo kusht të merrja pjesë me një punim timin, por në Greqi qëndrova vetëm 3 vjet dhe më pas u largova për në Kanada, në Toronto.
Ishte një fillim i vështirë si për gjithë emigrantët shqiptarë apo e keni patur më të lehtë?
Mund t’ju duket për të qeshur por muajin e parë të emigrimit në Toronto nisa të lyeja makina. Madje kisha frikë tu tregoja se isha piktor. Por një ditë një grua me origjinë greke që jetonte në Kanada dhe që kishte parë disa piktura të miat më tha se dëshironte që të punoja portret për nënën e saj. Portretin e mbarova dhe ajo erdhi ta merrte aty ku punoja. Menaxheri e vuri re, dhe ndryshe nga sa prisja unë nuk u mërzit, por buzëqeshi. Fati im që punëdhënësi i atyshëm qëlloi njeri i apasionuar pas pikturës. E lashë punën e bojaxhiut dhe nisa të punoj në një galeri pikture. Të gjitha materialet e fillimit i financonte ky punëdhënës. Pas disa kohësh nënshkruam një kontratë 10- vjeçare dhe jam ende atje. Kam një galeri të madhe dhe dy filiale. Kjo është historia pak a shumë..
Ju shiten pikturat?
Unë kam shitur mbi 500 të tilla.
Çfarë lloj pikturash?
Peisazhe dhe portrete. Në Kanada kompozimet dhe nudot nuk i pëlqejnë. Me anë të internetit, kam shitur edhe në Australi, Japoni, Kinë, Francë dhe Amerikë.
Cila është piktura më e shtrenjtë që keni shitur?
Është një pikturë që është bërë në fasadën e një shtëpie në kanavac. Kam punuar tre muaj për ta realizuar dhe ka kushtuar 45 mijë dollarë.
Keni 18 vite pa ardhur në Shqipëri. Pse një ekspozitë këtu?
Ideja për të hapur një ekspozitë në Shqipëri më lindi nga artdashësit në Kanada dhe mendova se duhet të shkoj dhe në vendin tim. Inisiativa dhe shpenzimet ishin krejt të miat. Kisha tre vjet që e kërkoja, por asnjëherë nuk e vuri kush ujin në zjarr dhe e mora iniciativën vetë. E hapa ekspozitën tek Muzeu Kombëtar. Janë 40 punime.
Është pritur mirë?
Janë shitur 36.
Janë sekret blerësit?
Jo. Ka kompani të ndryshme dhe individë të veçantë, ndër ta Ina Rama, Bujar Leskaj. Edhe James Belushi bleu një.
Belushi? Çfarë pikture?
Ishte një peisazh dhe atë pikturë e ka marrë me vete Sa kushtonte nëse nuk është sekret?
Ajo pikturë ka kushtuar 7 mijë euro.
Cila është muza e pikturave tuaja?
Unë frymëzohem nga peisazhi dhe ato janë peisazhet e Torontos, por të punuara dhe të trajtuara me ngrohtësinë mesdhetare.
Keni 18 vjet pa ardhur në Shqipëri, cili është ndryshimi më i mirë dhe ai më i keq që sheh një piktor i emigruar?
Gjëja më e keqe është se kultura është zero, njerëzit përdorin shumë fjalë banale. Ndërsa përsa i përket ndryshimeve për mirë, vajzat, janë shumë të bukura. (qesh)
Ajo që më ka bërë shumë përshtypje janë varrezat. Më ka rastisur të shkoj në shumë vende të ndryshme, por asnjëherë nuk kam parë kaq shumë mermer dhe madhështi. Këtu secili, pa dallim klasor, i bëjnë varrezat shumë të mëdha dhe të bukura. Më duket interesante/shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25918. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25918

Makina rrëmbehet nga lumi, dy të zhdukur Mungesa e urës në fshatin Sojnik të Gramshit është bërë shkak sërish për një aksident të rëndë, nga i cili mendohet dy perosna të mbytur.Makina tip fuoristrade kishte 4 persona në bord dhe është marrë nga ujërat e lumit Sojnik në afërsi të fshatit Gribë, të komunës Kukër në Gramsh. Mësohet se makina ka brenda pjesëtarë të një familjeje lushnjare që ktheheshin nga një dasmë.
Policia njoftoi se kanë mundur të dalin nga automjeti Eduart Kadiu, 32-vjeç dhe Artan Hysa 33-vjeç. Nderkohe mendohet se janë mbytur Ilir mema 30 vjec dhe mbesa e tij 18 vjecarte Elsa Rika. deri vone trupat nuk munden te nxirreshin nga uji dhe dyshohet se ata jane perfshire nga rrjedha.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve i këtij lloji. Dy ditë më parë ujërat e lumit Kir rrëmbyen 42 vjeçarin Viktor Gjekaj nga fshati Bardhaj i Shkodrës. Një operacion shpëtimi i organizuar nga drejtori i qarkut Vullnet Topalli bëri të mundur shpëtimin e 42 vjeçarit./shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25921. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25921

Arabi, vrau familjarin, i pritet koka me shpate Nje denim me vdekje eshte ekzekutuar ne Arabine Saudite, ku nje personi qe akuzohej se kishte vrare familjarin e tij i eshte prere koka me shpate ne afersi te Mekes. Lajmin e bejne te ditur agjencite nderkombetare, te cilat i referohen ministrit te Brendshem saudit. Behet fjale per denimin e 60-te me vdekje te kryer kete vit ne vend. Vitin e kaluar shifra ne fjale ishte 102, nderkohe qe viti rekord mbetet 2007-a me 153 ekzekutime./reuters/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25924. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25924

Pakti me Greqinë, opozita: Dokumentacioni shtesë brenda së hënës në Kushtetuese UPDATE- Partitë opozitare që kanë ankimuar marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë janë të vendosura ti shkojnë deri në fund transparencës së saj në Gjykatën Kushtetuese. Kur kanë mbetur më pak se dy ditë nga skadimi i afatit kohorë për dorëzimin e dokumentacionit plotësues, siç janë programet dhe statutet, 6 partitë që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje në Gjykatë, konfirmojnë se do ta plotësojnë këtë kërkesë të Gjykatës brenda datës 9 Nëntor, për ti hapur rrugë më pas vlerësimit të tyre nga ana e trupës së gjyqtarëve në dhomën e kolegjeve treshe.
Opozita
Partia Socialiste dhe pesë aleatët e saj të vegjël, jo vetëm nga spektri i majtë por edhe ai i djathtë do të paraqesin brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të gjithë dokumentacionin plotësues që kjo e fundit ka kërkuar në bazë të së drejtës që i jep ligji i saj organik në rastin e gjykimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare. I kontaktuar nga gazeta “Shekull”, deputeti socialistë Saimiri Tahiri, i cili edhe dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese në emër të 6 subjekteve politike që kundërshtojnë termat e kësaj marrëveshje, ka siguruar dje se opozita kur ka ndërmarrë këtë hap ka qenë serioze dhe ndaj do të vërë në dispozicion trupës gjykuese të gjithë dokumentacionin që ajo kërkon. “Do të paraqesim dokumentacion shtesë që na është kërkuar brenda afatit që Gjykata në ka lënë. Këtu konfirmoj se të njëjtën gjë përveç PS-së do e bëjnë edhe 5 partitë e tjera që ashtu si ne kanë ankimuar këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese”, – u shpreh Tahiri. Ndërkohë nga burime pranë Gjykatës Kushtetuese konfirmohet se dy prej partive që kanë firmosur kërkesën, Partia Socialdemokrate dhe Partia Demokristiane kanë paraqitur dokumentacionin e kërkuar, por që sërish nuk është konsideruar i plotë nga ana e trupit gjykues. Sipas të njëjtave burime mësohet se shkak për refuzimin e dokumentacionit të paraqitur nga PSD dhe PDK është bërë vetëm mungesa e paraqitjes edhe një herë nga secila parti e kërkesës që më parë në këtë gjykatë e dorëzoi deputeti Saimir Tahiri. Pra bëhet fjalë vetëm për një pengesë formale, që këto forca pritet ta tejkalojnë ditën e hënë deri në orën 4 kur dhe përfundon dhe orari zyrtar i punës në Gjykatën Kushtetuese.
Dokumentacioni
Gjykata Kushtetuese pasi nisi shqyrtimin e kërkesës së 6 partive politike: PS, PDS, PSD, PDK, G99 dhe PLiDr për të shpallur si antikushtetuese marrëveshjen “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, ose siç njihet ndryshe marrëveshja që bënë ndarjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, vendosi një javë më parë që të kërkojë më parë prej tyre plotësimin e saj me një dokumentacion shtesë për të parë legjitimitetin e palës ankimuese në këtë çështje. Bëhet fjalë për statutet dhe programet e këtyre forca, mbi të cilat ato normojnë jetën e tyre politike dhe përcaktojnë parimet kryesore për realizimin dhe mbrojtjen e të cilave ato ekzistojnë. Sipas ligjit të këtij institucioni, subjektet që kanë paraqitur kërkesën duhet të argumentojnë para gjykatës se ato kanë lidhje me objektin që trajton kjo marrëveshje dhe se në dokumentat e tyre themeltar duhet të kenë të sanksionuara mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të vendit, një element ky për të cilin gjashtë partitë i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë në ankimimin e tyre. Për plotësimin e këtij dokumentacioni gjykata i ka lënë këtyre forcave afat deri në datën 9 Nëntor. Në këtë mënyrë këto forca brenda afatit të vënë në dispozicion nga Gjykata Kushtetuese do të duhet që në mënyrë të veçuar të paraqesin në rrugë zyrtare pranë saj statutet dhe programet e tyre, si dhe kërkesën ku japin argumentat e tyre kundër kësaj marrëveshje. Pas paraqitjes së këtij dokumentacioni gjykata do të nisë edhe një herë shqyrtimin e ligjshmërisë së këtyre forcave në goditjen e kësaj marrëveshje dhe më pas juridiksionin e saj në gjykimin e kësaj çështje. Vetëm pas këtyre dy hapave gjykata do të vendos nëse do ta kaloj ose jo çështjen për shqyrtim në seancë plenare, ndërkohë që vendimi përfundimtar mbi pretendimet e opozitës duhet të jepet brenda datës 20 Nëntor.
Pika të kërkesës së opozitës
Mungesa e plotë e transparencës që ka shoqëruar përgatitjen, negocimin dhe firmosjen e kësaj marrëveshjeje nga Këshilli i Ministrave
Moskonsiderimi i fakteve historike lidhur me kufirin shqiptaro – grek.
Mungesa e hartës shoqëruese që përcakton qartë dhe dukshëm vijat e përcaktimit të kufirit dhe të ndarjes së hapësirës detare (delimitimit) ndërmjet palëve nënshkruese
Mungesa e ushtrimit të kujdesit të domosdoshëm nga ana e autoriteteve shqiptare në përcaktimin e koordinatave të delimitimit të hapësirës detare, duke mos shfrytëzuar siç duhet parashikimet në Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Të Drejtën e Detit (UNCLOS)
Neglizhenca e qeverisë ndaj reagimit të opinionit publik, ekspertëve të fushave të ndryshme të cilët pretendojnë për mungesë konsultimi publik, si dhe refuzimin për të shfrytëzuar ekspertizën më të mirë të vendit në përcaktimin e kushteve të kësaj marrëveshje me interesa madhore, si dhe ngutja për negocim të kësaj marrëveshjeje, kur çështje të tilla marrin shumë vite kohë negocimesh mes palësh
Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë vjen në kundërshtim dhe në shkelje të hapur me kufirin detar ekzistues ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë siç është përcaktuar nga të gjitha hartat e kohës që nga viti 1925 deri në ditët e sotme.
Konventa e të Drejtës së Detit (Konventa e Montego Bay, UNCLOS 1982), nuk ka gjetur zbatimin e duhur, madje është zbatuar në dëm të interesave kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe tërësisë territoriale të vendit tonë.
Marrëveshja ka konsideruar tërësinë ishullore të Arkipelagut të Korfuzit dhe secilin prej ishujve si pika skajore për ndarjen dhe përcaktimin e kufijve detarë dhe Shtratdetit (Shelfit Kontinental). Ky fakt i ka shkaktuar dëm interesave kombëtare dhe tërësisë territoriale të vendit, veçanërisht përgjatë pikave 125 dhe 137 të marrëveshjes.
Në marrëveshje nuk janë marrë parasysh kushtet që parashikohen në UNCLOS për shtetet që ndodhen përkundruall. Në këtë rast, Ngushtica e Otrantos i përket vetëm dy shteteve, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë, fakt ky që nuk është mbajtur parasysh nga marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë.
Në vijën hyrëse detare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë dhe veçanërisht në ngushticën veriore të Korfuzit, nuk është mbajtur parasysh përcaktimi i Komisionit Ndërkombëtar të Përcaktimit të Kufijve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë (1913, Miratuar me Aktin Final të Parisit, 1926).
Duke u nisur nga përcaktimi i njohur ndërkombëtar, sipas së cilit “Vija ndarëse ujore detare në Kanalin e Korfuzit kalon mespërmes tij…”, shkëmbi “Barketa” ndodhet 60 metra në Lindje të vijës së mesme. Sipas këtij përcaktimi ky shkëmb i takon Republikës së Shqipërisë. Në marrëveshjen e nënshkruar nga RSH dhe RG, “Shkëmbi Barketa” është konsideruar si pikë skajore e Arkipelagut të Korfuzit prej të cilës është matur vija e re e mesme. Kjo ka cenuar tërësinë territoriale të RSH me një dëm prej 1.5 kilometrash.

Hartografët: Humbim edhe më shumë se 354.4 km2 det nga Pakti me Greqinë
UPDATE – Shqipëria ka humbur më tepër se 354.4 km katrorë det nga kufijtë e vendosur sipas marrëveshjes për mënjanimin e ujërave detarë dhe ndarjen e shelfit kontinental.
Një grup ekspertësh hartografë, kanë arritur me anë të formatit satelitor (numerik) të nxjerrin të dhënat për gjatësinë e vijave bregore të Shqipërisë dhe Greqisë si dhe të sipërfaqeve ujore që kanë përfituar sipas marrëveshjes së prillit 2009.
Grupi i ekspertëve hartografë, e ka bërë matjen pak ditë më parë dhe në mënyrë të pavarur nga qeveria, e cila nuk ka pranuar deri më sot asnjë oponencë për marrëveshjen detare me Greqinë, e cila pritet të ratifikohet në Parlament për të hyrë në fuqi.
Matjet u llogaritën me një hartë në formatin satelitor (numerik) në shkallën 1: 100 000, ku u hodh vija e marrëveshjes, e prej saj morën të dhënat për gjatësitë e vijave bregore të dy shteteve si dhe të sipërfqeve ujore që janë përfituar.
Sipas matjeve 1km vijë bregore shqiptare përfiton 10.2 km2 ujëra detarë dhe shtratdet Kontinental, ndërsa 1km vijë bregore e Republikës së Greqisë përfiton 17.2 km2 ujëra detarë dhe shtratdet Kontinental. Studimi me metodën satelitore ka “zhvlerësuar” edhe një pjesë të studimit të Prof. Asoc. Dr. Myslim Pasha, të kryer pak kohë më parë.
Sipas mjeshtrit të kërkimeve duke përdorur testi ndërkombëtar të përpjestueshmërisë, dilte rezultati që 1km gjatësi bregore shqiptare përfitonte 10.2 km2 ujëra detare, ndërsa 1 km gjatësi bregore e Republikës së Greqisë përfitonte 15.8 km2. “Rrëzimi” i matjeve të bëra nga Pasha, nga ana e hartografëve të pavarur, me anë të hartës satelitore ka shtuar dukshëm sipërfaqen e detit që humbi Shqipëria, nëse lihen kufijtë e fiksuar në marrëveshjen e nënshkruar 7 muaj më parë.
Sipas studimit më të ri, diferenca e krijuar, nuk e rrëzon studimin dhe oponencën e kolonelit në rezervë Pasha, ajo vetëm sa thellon skandalin. Hartografë që bënë matjet e reja thonë se Konventa e vitit 1958 e përcakton “equidistance line” (vijën e baraslarguar) si vijën çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta nga të cilat matet gjerësia e detit Shtetëror ndërmjet dy shteteve “.
Por, roli i privilegjuar i kësaj metode u godit rëndë nga disa vendime të Gjykatës Ndërkombëtare të cilat nuk e morën për bazë këtë metodë në gjykimin e tyre, pasi ajo çonte në pabarazi.
Diskutime të shumta u bënë por goditja e metodës së baraslargësisë shkoi aq larg, sa në Konventën e 1982, ky nocion (pra baraslargësia) hiqet fare nga nenet 74 (që ka të bëjë me Hapësirën e veçantë Ekonomike = Exlusive Economic Zone) dhe 83 (Shtratdeti Kontinental= Continental Shelf) të Konventës, dhe mbeten vetëm në nenin 15 (që ka të bëjë vetëm me detin Shtetëror). Sipas nenit 74 të UNCLOS.
“Mënjanimi i Hapësirës së Veçantë Ekonomike (Exlusive Economic Zone) ndërmjet shteteve me brigje kundruall, apo ngjitur do të kryhet sipas marrëveshjes bazuar në ligjin ndërkombëtar siç referohet në nenin 38 të statutit të Gjykatës Ndërkombëtare, me qëllim që të arrijë në zgjidhje të BARABARTË (EQUITABLE SOLUTION).” Po kështu edhe neni 83 paragrafi i parë përdor të njëjtën gjuhë.
Marrëveshja me Greqinë sipas hartografëve nënkupton se për përcaktimin e vijës bazë mund të jenë përdorur kritere që lidhen me konceptin e arkipelagut (Neni 47 i Konventës), çka i mundëson palës greke përdorimin “edhe të një shkëmbi mbi sipërfaqen e ujit …si pikë referimi për ndarjen e sipërfaqes ujore”, siç është përdorur shkëmbi Barketa.
Kjo duket tek përmbajtja e Nenit 1 të Marrëveshjes, ku në tekstin e paqartë shqip, në kllapa, përmendet termi “Vijë bazë ishullore”. Kjo ka sjellë një vijë bazë kryekëput në favor të palës greke dhe rrjedhimisht cënon në thelb parimin e baraslargësisë dhe dëmtimin e interesave të palës shqiptare.
Rastet, si ka ndodhur me shtetet e tjera
Rasti i parë ka qenë rasti i Libisë me Maltën ku Gjykata vendosi mënjanimin e kufirit ne favor të Libisë. Por raste të tjera, ku ky test është përdorur janë pa fund në negociata dhe në Gjykatë. I tillë ka qenë rasti i Ukrainës me Rumaninë.
Ky test është përdorur gjerësisht si argument nga Turqia, për çështjen e Detit Egje me Greqinë ku edhe ata përballen me arkipelagun e ujdhesave Egjeane ( të Greqisë). Në arbitrazhin e vitit 1985, kur u shqyrtua largësia midis Guinea-Guinea Bissau, Gjykata vendosi refuzimin e përdorimit të metodës së baraslargësisë sepse ajo çonte në pozita të pabarabarta të palëve në kontrollin e hapësirave ujore.
Po kështu, në rastin e mënjanimit të kufirit midis Danimarkës dhe Norvegjisë, në zonën midis Greenland dhe Jan Mayen, Gjykata Ndërkombëtare, pasi vendosi vijën mesore të përkohshme, e korrigjoi atë mbi bazën e parimeve të barazisë, duke konsideruar ndarjen e bregdeteve si dhe rëndësinë ekonomike në peshkim. Të tilla janë rastet e arbitrazhit të vitit 1977 për vendosjen e kufirit detar midis Francës dhe Anglisë etj.

UPDATE – Presidenti i vendit, Bamir Topi ka kërkuar që opinioni publik të ketë më shumë besim tek institucionet shtetërore lidhur me paktin e kufijve ujorë me Greqinë.
Sipas tij në këtë proces që ende nuk është finalizuar duhet të ketë transparencë të plotë.
“Sot nuk jetojmë në kohën e marrëdhënieve të izoluara bilaterale. Ka një realitet të ri dhe Shqipëria, Greqia dhe Italia janë vende anëtare të NATO-s. Sot janë të përparuara teknologjitë për të përcaktuar me saktësi detajet. Procesi do te jete i monitoruar dhe dua të siguroj qytetarët se zgjidhjet institucionale do të jene korrekte”- tha Topi. /shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25909. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25909

Barak Obama bind Kongresin, miratohet reforma në shëndetësi Pas shumë debatesh dhe kundërshtish të forta, presidenti amerikan Barak Obama ka triumfuar në një nga sipërmarrjet e tij kryesore, në reformën në shëndetësi. Kongresi në SHBA ka miratuar reformën e premtuar nga Obama me 220 vota pro dhe 215 kundër. Para votimit, Obama tha se Kogresi ka një mundësi unike për të marrë një vendim historik.
“Ky është momenti për të marrë një vendim të madh. I bëj thirrje anëtarëve të kongresit që t’i përgjigjen këtij momenti, kësaj thirrje të historisë dhe të votojnë për miratimin e reformës në sigurimet shëndetësore për Amerikën”-tha ai.
Sipas tij, mundësi si kjo shfaqen ndoshta një herë në 25 vjet. “Shumica e punonjësve publikë kalojnë gjithë karrierën e tyre pa patur mundësi të bëjnë ndryshime të mëdha në jetët e votuesve të tyre dhe jetën e këtij vendi”- tha Obama.
Plani kushton më shumë se 1 trillion dollarë për më shumë se 10 vjet, dhe do të zgjeronte sigurimet shëndetësore për dhjetëra miliona amerikanë të cilët nuk janë të siguruar.
Republikanët e kundërshtojnë fuqishëm këtë iniciativë të demokratëve. Guvernatori Haley Barbour, nga shtetit jugor i Misisipit, tha në fjalimin e përjavshëm të republikanëve në radio dhe në internet se ligjvënësit duhet të shqyrtojnë një plan të ndryshëm.
“Ky projektligj për kujdesin shëndetësor do të na kushtojë një trilion dollarë. Ky projektligj do të rrisë koston e pagesave mujore të sigurimeve shëndetësore. Do të ndërpresë shpenzimet e kujdesit shëndetësor për të moshuarit me 500 miljardë dollarë. Dhe do të dëmtonte bizneset e vogla, të cilat krijojnë më shumë vende të reja pune.”
Por presidenti Obama thotë se ky plan do të sjellë atë lloj ndryshimi që i nevojitet vendit.
“Miliona amerikanë po shikojnë tani. Familjet e tyre dhe bizneset e tyre po llogarisin tek ne. Para se gjithash, kjo është arsye për të cilën na kanë zgjedhur neve këtu, që më në fund të përballemi me sfidat që me dekada Uashingtoni i ka lënë anash, për të përmirësuar jetët e tyre, për ta bërë vendin më të fortë seç e kemi gjetur.”
Presidenti Obama dëshiron miratimin e projektligjit për reformimin e kujdesit shëndetësor deri në fund të këtij viti, dhe ka shpenzuar disa muaj duke bërë fushatë në favor të reformave në shëndetësi.

Obama merr goditjen e parë, Republikanët fitojnë 2 guvernatorë
Republikanët në Shtetet e Bashkuara kanë shënuar fitore në dy zgjedhje të rëndësishme për guvernatorë, një vit pas fitores së demokratit, zotit Obama në zgjedhjet presidenciale. Republikanët i shohin këto arritje si një grusht ndaj stilit të presidencës së zotit Obama ndonëse korrespondentët thonë se këto zgjedhje vendosen në bazë të çështjeve lokale. Votuesit e pavarur ishin kyç për fitoren e republikanit Bob McDonnel në garën për postin e guvernatorit në shtetin e Virxhinias. Ai fitoi me një diferencë të madhe ndaj kundështarit demokrat Kreig Dids duke u bërë guvernatori i parë republikan i Virxhinias në tetë vjet. Vitin e kaluar i njejti bllok votuesish të pavarur mbështetën fuqishëm kanidatin Barak Obama për president. Nju Xhersi, një bazë e fuqishme demokrate, guvernatori demokrat që rikandidoi Xhon Kornize, duket se është mundur nga republikani Kris Kristi, i cili ruajti një avantazh të vogël por të qendrueshëm edhe pas numërimit të më shumë se gjysmës së votave. Kris Kristi do të bëhet guvernatori i parë republikan në Nju Xhersi në 12 vjet. Kryetari i partisë republikane, Majkll Steele tha se këto zgjedhje dërgonin një mesazh të qartë se votuesit ishin mërzitur nga ajo që ai e quajti agjendë liberale e presidentit. Shtëpia e Bardhë edhe para zgjedhjeve ka thënë se rezultatet nuk kanë ndonjë efekt në presidencën por megjithatë ato mund t’i shkaktojnë probleme presidentit Obama gjatë muajve të ardhshëm kur ai do të ketë nevojë për mbështetje në reformën shëndetësore si dhe në legjislacionin rreth ndryshimeve klimatike. /shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25912. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25912

Masakra e Fort Hud, Amerika në zi Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama thotë se i gjithë vendi po mban zi për 13 njerëzit që u vranë dje nga një person i armatosur në një bazë ushtarake në Teksas. Por ai tha sot se nuk duhet të arrihet në përfundime të nxituara për shkaqet që e bënë Majorin Nidal Malik Hasanin të hapë zjarr, ndërkohë që vazhdojnë hetimet. Mbi 30 vetë u plagosën.
Presidenti Obama u takua me drejtorin e Byrosë Federale të Hetimeve dhe zyrtarë të tjerë të lartë dje në mëngjes për të diskutuar ngjarjen. Pastaj ai dha një deklaratë nga oborri i Shtëpisë së Bardhë, jashtë zyrës së tij, për t’u shprehur edhe një herë ngushëllimet familjeve të atyre që u vranë gjatë sulmit, dhe për t’u bërë thirrje njerëzve të presin rezultatet e hetimeve.
“Ne nuk i dimë ende të gjitha përgjigjet, dhe do të kërkoja të tregohet kujdes para se të arrijmë në përfundime pa pasur të gjitha faktet. Deri tani dimë se ka familje, miq dhe një komb të tërë që po mban zi për burrat dhe gratë që u sulmuan dje në një nga vrasjet masive më të rënda që kanë ndodhur ndonjëherë në një bazë ushtarake amerikane.”
Presidenti dha urdhër që të gjithë flamujt të valëviten në gjysmështizë në shenjë nderimi për ata që humbën jetën ndërkohë që përgatiteshin të vinin jetët e tyre në rrezik për vendin.
“Ne e nderojmë shërbimin e tyre. Ne jemi të mahnitur nga sakrifica e tyre. Dhe lutemi për sigurinë e atyre që luftojnë dhe për familjet e të rënëve.”
Presidenti premtoi gjithashtu se do të jepte më shumë informacione ndërkohë që vazhdojnë hetimet.
Në Fort Hud dje, zyrtarët thanë se hetuesit vazhduan të intervistonin njerëz dhe të përdornin teknika shkencore për të bashkuar copat e ngjarjes kur Majori Nidal Malik Hasan hapi zjarr me dy revole në një qendër ku përgatiteshin ushtarët që do të dislokoheshin në Irak dhe Afganistan. Hasan, i cili është 39 vjeç, po e merr veten nga plagët që mori nnga një police civile.
Këshilltarët dhe presoneli mjekësor vazhduan gjithashtu punën me të plagosurit dhe me familjet dhe miqtë e të vrarëve.
Oficeri më i lartë i ushtrisë, gjenerali Xhorxh Kejsi, vizitoi Fort Hudin dhe dha një përgjigje emocionale në lidhje me incidentin.
“Ju them se ky ishte një grusht i fortë jo vetëm për komunitetin e Fort Hudit po për të gjithë ushtrinë.”
Gjenerali Kejsi tha se u kishte dhënë urdhër komandantëve në të gjithë botën të rishikonin procedurat e sigurisë, dhe gjithashtu të ndërmerrnin masa për të shmangur hakmarrjen e mundshme ndaj ushtarëve myslimanë.
“Një nga arsyet përse u thashë udhëheqësve të informojnë njerëzit e tyre dhe të mos nxitohen me paragjykime apo spekullime deri sa të përfundojnë hetimet është sepse jam i shqetësuar për mundësinë e hakmarrjes, dhe ne të gjithë duhet të jemi të shqetësuar për këtë.”
Gjenerali Kejsi tha gjithashtu se kishte folur me ushtarët në Fort Hud të cilët kishin bërë veprime heroike në ndihmë të ushtarëve të plagosur të enjten, duke përfshirë disa ushtarë që ishin plagosur edhe vetë. Njëri që kishte marrë katër nga shokët e tij të plagosur në kamion për në spital dhe disa të tjerë që kishin vrapuar në vendngjarje nga një ceremoni që po zhvillohej aty pranë.
“Dëgjova historinë e mjekëve që po merrnin pjesë në ceremoninë e diplomimit në godinën aty pranë dhe që pasi kishin dëgjuar të shtënat kishin vrapuar për të ndihmuar.”
Incidenti i të enjtes u kujtoi shumë njerëzve vrasjet në Bagdad në muajin maj, ku një ushtar vrau pesë veta në një klinikë të shëndetit mendor. Gjenerali Kejsi e pranoi se dislokimet e shpeshta në zona lufte gjatë viteve të fundit e kanë tendosur ushtrinë amerikane, por ai tha se do të ishte e gabuar të arrinim në përfundimin se ushtria ka probleme të mëdha. Ai vuri në dukje se ushtria e ka rritur me 70 mijë veta numrin e saj gjatë pesë viteve të fundit. Përveç kësaj, ajo ka shumë programe që ndihmojnë ushtarët për të trajtuar stresin e krijuar nga luftërat.
Në Pentagon, krye zëdhënësi i Ushtrisë, Gjeneral Majori Kevin Bergner, konfirmoi se autori i sulmit, Majori Hasan nuk ishte dislokuar asnjëherë, por ishte informuar se së shpejti do të dërgohej në një nga zonat e luftës.
“Atij i kishte ardhur radha për t’u dislokuar dhe ishte pjesë e kërkesës për më shumë forca.”
Gjenerali Bergner nuk mund të komentonte për njoftimet se majori Hasan, i cili është mysliman, kishte shkruar disa gjëra në internet që mbështesnin sulmet vetëvrasëse, por ai tha se të gjitha këto janë pjesë e hetimeve të përbashkëta të ushtrisë dhe atyre civile. Hasan, i cili ishte psikiatër i specializuar në këshillim për të traumatizuarit dhe kishte punuar me trupat e plagosura dhe me trauma që ktheheshin nga luftërat që kur kishte filluar trainimin në vitin 2003. Ushtria ka programe edhe për psikiatrët si majori Hasan që trajtojnë traumat e të tjerëve çdo ditë./shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25915. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25915

Tuneli, firma: Shembja, për shkaqe gjeologjike. PS: Të flasë Olldashi UPDATE- Ndërkohë që firma ka pranuar së fundi shembjen në tunelin e Thirrës, duke e argumentuar atë me fenomenet gjeologjike në strukturën e masivit shkëmbor, Partia Socialiste ka kërkuar sërish sot një sqarim serioz nga ministri përkatës për ngjarjen. Përmes një komunikimi me mediat zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj ka kërkuar një përgjigje për kohën që do të zgjasë kjo gjendje shqetësuese.
“I kërkojmë Ministrit Olldashi të bëjë detyrën e tij ndaj qytetarëve, një detyrim kushtetues ky për informimin e opinionit publik mbi këtë ngjarje të rëndë në tunelin Thirrë Kalimash”- tha ajo në emër të PS-së.
Më herët, kompaninë ndërtuese “Bechtel-Enka” ka pranuar se ka pasur rënie masivi shkëmbor në pikën ku ishin bashkuar makineritë e gërmimit nga të dyja anët, duke shtuar se për fat të mirë nuk ka pasur dëme në njerëz e makineri. “Për shkaqe sigurie, ajo thotë se të gjitha hyrje daljet në tunel janë bllokuar dhe punëtorët e kompanisë po punojnë në heqjen e gurëve dhe dheut të rënë në tunnel”- citon gazeta Exxpres burimet zyrtare nga firma ndërtuese. Sipas saj, është një lëvizje gjeologjike e malit në tunelin jugor që është në punim e sipër. Shembja ka ndodhur për shkak të cilësisë së dobët të shkëmbit, pasi gërmimet janë bërë në të dyja anët e tunelit dhe në pikën e bashkimit të makinerive është shkaktuar dridhja”.

PS: Kalimashi, të njëjtat probleme si me tunelin e Bostonit
UPDATE: ‘Dje shqiptarët u njohen fillimisht nga gazeta Shekulli e me pas patën rastin të shihnin ne TV sesi një segment prej rreth 80 metrash linerarë i tunelit Thirrë – Kalimash është shembur duke rrezikuar jetën e punëtorëve dhe duke bllokuar krejtësisht punimet’.
Edhe PS ka reaguar sot lidhur me situaten e renduar ne Tunelin e Thirres. Ne nje deklarate te selise roze thuhet: ‘Janë hedhur më shumë se një miliard euro pas fillimit të punimeve në rrugën e kombit, dhe mund të thuhet se tuneli në fjalë, është shembur po aq herë sa është inauguruar për qëllime elektorale nga Sali Berisha.
Partia Socialiste denoncon faktin që ministri Olldashi dhe kompania që po kryen punimet jo vetëm që nuk kanë marrë mundimin të informojnë publikun për atë që ka ndodhur, por janë përpjekur me të gjitha mënyrat ta fshehin këtë ngjarje të rëndë. Dhe shqetësimi ynë bëhet më serioz nëse kujtojmë se po e njëjta kompani, që tash e katër vjet po bën një hap para e dy hapa prapa në ndërtimin e kësaj rruge, ka qenë e përfshirë në ndërtimin e tunelit të Bostonit, i cili ka pasur ekzaktësisht po të njëjtat probleme sigurie.
Shembja e radhës e tunelit ngre një sërë pyetjesh serioze për të cilat ne sot kërkojmë përgjigje. Çfarë po ndodh sot me tunelin e Kalimashit? Si e shpjegon ministria dhe kompania ndërtuese faktin që një tunel që ka kushtuar me qindra miliona euro shembet papritur katër muaj pas inaugurimit të radhës së kryeministrit? Sa do t’u kushtojë kjo shembje më e fundit qytetarëve shqiptarë, të cilët sot janë më të varfër se kurrë? Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë situatë? Si shpjegohet mungesa e plotë e informacionit dhe tisi i misterit që ka mbuluar këtë çështje? Dhe më shqetësuesja, si janë kushtet e sigurisë në këtë tunel nëpër të cilin gjatë verës kanë kaluar me mijëra qytetarë shqiptarë?
Në një vend demokratik informimi i qytetarëve mbi ecurinë e një vepre të paguar me paratë e taksave të tyre është një detyrim ligjor, prandaj ne sot, në emër të qytetarëve shqiptarë, kërkojmë përgjigje – perfundon deklarata e partise me te madhe opozitare

KUKËS- Frikë dhe pasiguri në tunelin e Kalimashit. Askush nuk është në gjendje të thotë se si do të ndërhyhet për largimin e dherave të shumta që zunë tunelin nga shembja masive e malit. Është krijuar një shpellë e lartë 120 metra në kilometrin e dytë të pjesës veriore të tunelit. Punëtorët nuk mund të hyjë në tunel pasi dridhjet e tokës vazhdojnë dhe bashkë me to frika e shembjeve të tjera.
Shembja e madhe ndodhi mbrëmë rreth orës 20:00 dhe fatmirësish nuk mori jetë njerëzit. Punëtorët kanë qenë me fat, por edhe janë vetëmbrojtur. Të gjithë punëtorët janë larguar disa orë më parë, kur ndodhi një tronditje e fortë e ngjashme me tërmetin, por jo me rreze të gjerë veprimi. Më pas masivi i malit u shkreh në tunel. Lajmi u dha nga punëtorët. Edhe ata vetën në koefidencë. Firma ndërtuese Bechtel-Enka nuk ka bërë asnjë njoftim për këtë ngjarje aksidentale në veprën më të madhe publike që po ndërtohet në vend, ku po derdhen miliona lekë të taksapaguesve shqiptarë.
Kur kanë kaluar disa orë nga shembja e madhe në tunel, theksojmë shembja e madhe, pasi shembje të vogla ka pasur gjatë gjithë kohës së punimeve, makina të mëdha janë vënë në hyrje-daljen e tij. Punëtorët që kanë qenë në galeri mbrëmjen e së enjtes, thonë se shembja është shumë e madhe. Ajo ka ndodhur në një gjatësi prej 100 metrash lineare dhe hinka e krijuar (hapësira e shembjes) është afro 120 metra e lartë.
Mendohet se një nga shkaqet e shembjeve është shpërthimi me dinamit që është përdorur për hapjen e tunelit. Sipas specialistëve nuk duhet të ishte ndjekur kjo formë në një mal me formacion të paqendrueshëm. Ndërsa jepet ideja se hapja mund të ishte bërë edhe me makina gërryese apo forma të tjera, pra duhet të ishin mënjanuar shpërthimet.
Gjithsesi, shembja tashmë ka ndodhur. Askush nuk jep një përgjigje të saktë se cila është rruga që do të ndiqet për pastrimin e dherave që kanë zënë tunelin dhe si do të veprohet për të rregulluar këtë defekt jashtëzakonisht të rëndë. Kjo për faktin se përfaqësuesit e firmës ndërtuese Bechtel-Enka nuk kanë pranuar sot të flasin për mediat. Ajo çka dihet me siguri është se për një kohë të shkurtër është e rrezikshme të ndërhyhet pasi mund të ketë shembje të tjera.

Tetor, Olldashi pranon dështimin
Qeveria Shqiptarë pranon zyrtarisht mospërfundimin e punimeve në tunelin e Kalimashit duke ndërprerë punimet për një kohë të pacaktuar deri në përmbylljen e tyre. Nderkohë, qarkullimi i automjeteve do të behet përmes rrugës së vjetër.
Ministri i Punëvë Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, doli dje në një konferencë për shtyp ku theksoi se mbyllja do të fillojë nga ora 19.00 e ditës së Diel me një afat ende të papërcaktuar.
Sipas Olldashit, ndalimi i qarkullimit në të dy tubat e tunelit të Kalimashit bëhet me qëllim lejimin e kompanisë ndërtuesë të instalojë pajisjet elektromekanike dhe rregullimin e një pjese të tij, cila është dëmtuar nga presioni i dherave. “Duke filluar nga ora 19.00 e ditës së diel, datë 11 Tetor 2009, tuneli i Thirrës, në segmentin Rrëshen – Kalimash, do të mbyllet.

Shtator, problemet që çuan në mbylljen e tunelit
Tuneli i Kalimashit, nyja kryesore e rrugës Durrës-Kukës do të mbyllet pa afat. Specialistët thonë se në tunel kanë dalë probleme serioze që firma nuk i kishte parashikuar, ndaj është rekomanduar që të mos përdoret. Mësohet se do të hapet një rrugë e re që do të rrotullohet rreth malit të Thirrës, duke ndryshuar totalisht projektin e autostradës qindramilionëshe.
Burime konfidenciale thotë se para pak ditës është zhvilluar një mbledhje mes përfaqësuesve të firmës zbatuese, supervizorit dhe Ministrisë së Transporteve, ku janë parashtruar gjithë rreziqet që sjell ky tunel dhe janë shtruar alternativat për bërjen të kalueshme të rrugës së re.
Duke qenë se tuneli ka pasur shembje të vazhdueshme që nga dita kur është hapur e deri më sot, është menduar që ai të mbyllet për një kohë të pacaktuar dhe rrugës Rrëshen-Kalimash-Morinë ti modifikohet një aks i ri, plot me kthesa që do ti bjerë rrotull malit të Thirrës, me skemën e rrugës së vjetër.
Tuneli u përurua me urgjencë gjatë fushatës elektorale. Që nga 31 maji kur është përuruar, Bechktel-Enka ka mbyllur disa herë këtë tunel me 3 apo 7 ditë për të kryer punime shtesë.
Punimet për hapjen e këtij tuneli nisën dy vjet më parë nga kompania amerikane dhe kompania nënkontraktuese turke. /shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25906. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25906

CERN, copa e bukes pengon eksperimentin Ndalet serish pajisja gjigande qe duhet te vertetoje fillesat e krijimit te Universit. Large Hadron Collider qe ndodhet ne afersi te Gjeneves, nje projekt qe ka kushtuar 4.9 miliarde euro, e ka ndalur punen. Ne brendesi te pajisjes gjigande qe ze nje hapesire prej 27 km katrore, eshte gjetur nje cope buke.
Kjo gje kishte shkaktuar prishjen e nje pjese te jashtme qe sherben per ftohjen ne menyre qe temperatura te qendroje 1.9 grade. Makina e CERN-it eshte ndertuar per te cuar shpejtesine e protonit deri ne 99,9999991% te shpejtesise se drites, cka do te vertetonte shendijen qe i dha jete Universit.
Kjo nuk eshte hera e pare qe Large Hadron Colli¬der ndalon punen pasi nje gje e tille ndodhi edhe ne shtator te vitit 2008 kur nje shperthim shkaktoi nderprerjen e eksperimentit per disa muaj.(shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25902. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25902
Këtë natë Dua t’them diçka që kurrë sta kam thanë Je veç per mu kurr skom met lanë Tregomi ndjenjat tua tash sa jam me ty Hajde zemër ma thuaj në sy Shampanjen ta hapim vetëm unë dhe ti Ta mbajm këtë sekret askush mos ta di Pse smë thua të dua ty Më merr me vete mos me le
Ref. 2x Eja m’trego se sa më don Merrme me vete mos më le të vuaj Dua t’them të jemi s’bashku këtë natë Mos thuaj jo se m’vjen inat
Sa kohë duhet të pres që të jem rehat Sa kohë të pres të jemi bashkë A është e shkruar që të vuaj unë Apo është mekat që të du kaq shumë Shampanjen ta hapim vetëm unë dhe ti Ta mbajm këtë sekret askush mos ta di Pse s’më thua të dua ty Më merr me vete mos me le
Ref. 2x Eja m’trego se sa më don Merrme me vete mos më le të vuaj Dua t’them të jemi s’bashku këtë natë Mos thuaj jo se m’vjen inat
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4930. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4930
Honey Të dua Të dua Të dua so ooo
Ref. 2x Du qe ti te jesh me mua Afër ty të them të dua Në çdo qast une të ndjej Të them të dua honey
Lot të jem e t’kem pran meje Afër ty t’jem pran teje Që të dua tani vreje Vet mat mirin gjeje Të të them ti je e ej Të të them ti je okej Në çdo qast une të ndjej Të them të dua honey
Ref. 2x Du qe ti te jesh me mua Afër ty të them të dua Në çdo qast une të ndjej Të them të dua honey
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4926. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4926
Top