What's on your mind!

Status
Not open for further replies.

joetisti_

Locus omnem
Po mendoja për një poezi , si gosti për një mbremje të embël , papritmas nga e shkuara mu kujtua kjo , mendova ta ndaj me anëtaret...
Eshtë një poezi dramatike e mrekullueshme!
po, vertet eshte e tille.
Mendim i bukur yti !
(tema) po mendoj se sa mjeshteri do te shkuhet nje poezi qe te quhet e tille...
 

Mirabel

Locus omnem
Po mendoja për një poezi , si gosti për një mbremje të embël , papritmas nga e shkuara mu kujtua kjo , mendova ta ndaj me anëtaret...
Eshtë një poezi dramatike e mrekullueshme!
nga Kadare do vecoja kete...une personalisht


Kristal

Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.


Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.


Në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.


Në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.


Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.
 

joetisti_

Locus omnem
Je si yll Alma. Dhe bravo per kurajen qe te dalesh live duke u perballur me komente qe shprehin zili por edhe perkedhelje sepse je si rrush. Dhe a s'eshte makijazh ai qe ke vene? Vertet ke dale mahnitshem por a s'ishe ti qe ishe pak kunder makijazhit? :)
(tema) pse nganjehere femrat pelqejne te te thithin ne vende te dukshme qe te te mbetet shenje?...
 
Status
Not open for further replies.
Top