Veshtroi princesha krenare,
ne çdo kulle e cdo kamare,
si te fundit roje rane,
cdo pellembe me gjak e lanë.
Dhe e vetme ajo mbeti,
permbi kulle porsi deti,
që i hedh dallget ne rere,
turqit u versulen te tere,
qe ta zene yllin te gjalle,
po a zihet ylli valle?
Ja argjiroja e shpejte,
tok me foshnjezen e vet,
u vertit si zog ne erë,
nga kalaja ne humerë.
Shkëmb me shkëmb sec u copetua,
ra si ylli po s'u shua.
Dhe kujtoi ky shkemb i bardhe,
se femija saj mbet gjalle,
dhe që foshnjen ta mekoje,
qumesht zuri te pikoje.
_KADARE