Reputacionet jane pjese e privatesise se anetareve ku nga ana jone nuk nderhyhet. Nese keni perplasje personale, sheshojini ato vete: nga ana jone mjafton qe perplasja mos degradoi lart e poshte duke shkaterruar mbarevajtjen e temave. Nese dikush te shqeteson, mund ti mbyllesh reputacionet, ose te kerkosh qe permbajtja e tyre te fshihet nga ana jone. Kjo do ishte edhe zgjidhja e vetme qe mund te te ofroja nese do ma kerkoje.
Temat tek verejtjet mbyllen pasi shqyrtohen nga stafi i forumit dhe dilet ne nje perfundim. Edhe pse nje teme mbyllet, kjo nuk do te thote se nuk eshte publike apo e lexueshme nga anetaret dhe vizitoret. Te gjitha temat e mbyllura ne vite jane ne kete forum te lexueshme nga te gjithe. Forumi nuk eshte vetem per tu hapur per "debat", ka 100 forume te tjera ne forum ku mund te debatoni lirshem. Eshte hapur per te ngritur nje shqetesim apo nje sugjerim per stafin e forumit. Dhe pasi merrni nje pergjigje nga stafi i forumit, ceshtja perfundon atje dhe nuk eshte e apelueshme. Mundohemi qe ne cdo vendim qe marrim te jete sa me konform misionit dhe rregullores se forumit, dhe sa here qe shqetesimet e anetareve jane te vlefshme, i kemi korrigjuar duke korrigjuar edhe vendimet e gabuara te marra nga stafi. Kuptohet qe nuk ka asnje garanci qe vendimet tona jane gjithmone 100% te drejta pasi te gjithe jemi njerez dhe bejme edhe gabim.
Fakti qe Albforumi ka 13 vjet qe ekziston dhe eshte forumi me prestigjoz shqiptar ne Internet, deshmon qe ne jemi duke marre vendimet e duhura. Ne shumicen e rasteve qe lindin keqkuptime e probleme, kemi te bejme me antare qe ose jane te rinj ne forum ose mbrojne mentalitete qe bien ndesh me misionin apo rregulloren e forumit. Dhe ne te tilla raste, ne e kemi bere kete gje te qarte ne pergjigjet tona. Vetem ata antare apo vizitore qe bien dakord me misionin dhe rregulloren e forumit (te cilat mund te lexoni ne fund te faqes se forumit) jane te mirepritur te marrin pjese ne forum.