Re: vrojtime
Ketu ne forum njerzit flasin sikur ndjenjat i kane me celes,ndize driten,fike driten.Fatkeqsisht apo fatmirsisht nuk eshte keshtu.Dashuria,urrejtja,haresa,gezimi,dhimbja,nuk jane me butona ndaj dhe ne kete bote droga eshte bere nje problem gjigand sepse njerzit refuzojne te kuptojne qe jeta eshte nje permbledhje e gjithe ndjenjave dhe nuk jemi ne ata qe vendosin se ke prej tyre duam e ke nuk duam.Njerzit drogohen per te ndjere per nje cast ate qe duan te ndjejne e jo ate qe per momentin u ka rene ne hise.Te pranosh sot trishtimin dhe dhimbjen do te thote te perjetosh trefish gezimin qe do te sjelle e nesermja.