VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

bobo

marksist-enverist
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

afersi,!
ne ndjenj` dhe qenie,
e shkrir ne nje ...
askujt si perket,e padukshme!?

me ben te ndjej,
me afron dike,dicka
dhe ne endrrime;
me afron ate qe skam,dhe
qe dikur afer e kisha,
e vrar nga largesia!

sa larg duhet te jemi?
,te te ndjejme!

afersi,qe na largon...
larg,larg...
...
 

perdita durango

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

Melihades kujt mund ti drejtohet tjeter kjo zemra ime pervecse skllavit te saj.Armiku i binjakezuar u pergjigj me qendrimin e tij te perhershem ne poltronin e askushit.Gje mese e pritur nga te dyja anet.(Ketu bashkohet skllavi me pronarin klasat nuk dallohen me,gati kapitalizem i arrire idealikisht) por largimi i tij me syte e ndritura te le te kuptosh se brenda tij zjehet dicka qe do t'ia kaloj edhe paraardheseve te tij.Po po te kthehemi ne realitet ne ditet qe kalojne si shkronjat e shtypura dhunshem ne nje tastiere kompjuteri nga nje sekretare ne nje nga te shumtat zyrat e Uashigntonit shkresat humbin,gjerat e shkruara ne to nuk kane patur ndonjehere vlere.Po ajo qe ngelet jane tastet e prishura qe kane humbur freskine e rinine e meparshme.Kjo eshte dhimbja ime me madhe!!!!Po hakmarrja do te vije ne menyre te ngadalte dhe te pakuptueshme,ndoshta dhe kuptimi i emrit do te zbehet,sa si e tille nuk do te te duket.Po a do ta kuptoje armiku valle??Me siguri ai do te jete eliminuar nga vete jeta,perpara se nga hakmarrja.Po ne kushtet e sotme nuk ekziston koha.Femra,sandale kepuce,bankomate,hakmarrje,armiqesi,pronare,skllave.E gjen gjekundi vetveten i dashur???Il fait froid
 

roland

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

Ajo

Po un ku jam?
Perse? Cfare? dhe...?
Ku eshte ajo?
ajo...ajo...ajo...
ajo te cilen un dua,
ajo qe shpirtin
m'mbush me jet
ajo qe mendjen m'kthjellon
ajo qe zemra kerkon dhe
qe syri deshiron.
Ku eshte ajo...?
po...po...
ate po kerkoj
te lutem a e keni pare?
se deshperimi shpirtin
me pushton
ajo...ajo...
valle ku eshte ajo...
Dhe befas...
prej gjumit un u zgjova
dhe ajo...
pran meje qendronte
me e bukur...
se kurdohere...
 

roland

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

LARGIMI

E un te them,
e dashur te dua
dhe ti me buzeqesh.
E dashur te dua,
dhe ti ne sy m'shikon.
E un te them
e dashur te dua,
dhe ti fort me shterngon.
E dashur pa ty nuk rroje dot,
dhe ti syt me lot i mbush.
E dashur...
prej teje larg po shkoj...
me zemren e lenduar dhe
mendje te trazuar.
Po ty e dashur
deshperimi mos t'zere
te lutem e dashur
kete gje ti m'premto
se un nje dite do te kthehem,
dhe pran teje perjet do t'qendroj.
 

roland

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

Why god keeps me away
from people i love,
for places that i cry.
Why...why...
Why
a word which demands
a lot of answers, but
which i cann't give.
Why god keeps me away
from people i love
from people that my hart
jumps up and down...
I love her
i love the air
that i used to breath.
Why...why...
Why so far away.
Why got keeps me away
from where the air is light,
where people lough and cry,
from where i would like
to die...
Why...why...
is a question i ask
but answer...
i cannot find...
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

(Dhëndri me nusen mbeten vetëm)
Dhëndëri. Lozëm ndonjë lodër?
Të dua si motër.
Nusja. Ç'motër më ke mua,
o lum' e përrua?
Ti më more grua.
Dhëndëri. Pse u zemërove
dhe u hidhërove?
Kur s'lot ndonjë lodër,
s'të dua si motër,
të dua si mëmë!
Po hajde të flemë,
se më mori gjumi.
Nusja. Fli të marrtë lumi!

(14 vjec dhender)
 

XHUDI

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

E panjohura

Per ty kam pyetur nje fije diell

e panjohura lekure-qelibar.

Me feshferiu, me pshehretiu

se as te njihte e as te kishte pare.



Per ty moj zonjeze buzekuqe

me floke e faqe te perskuqur

kam pyetur nje blete dhe nje lule,

nje yll, nje krua edhe nje flutur.



Per ty moj pyeta e bukur

se desha te te them nje fjale,

qeshjen kur e leshove ashtu kot

edhe veshtrimin tend te arte,



dicka me dhembi thelle ne shpirt,

ne gisht unaza me perveloi,

se pshehretima e djalit tim

thelle ne shpirt me semboi...



Ti erdhe e ike si nje vegim,

ne ate tren me shume pasagjere

ne koridor e ne kabine

sec le nje ere, sec le nje ere...



Krahesh te mia ai erdhi

buzen me buze ma takoi,

po heneze, s'di pse me dhembi

kur shtat me shtat ai me pushtoi.



S'di pse me dhembi kur tha "Te dua"

e me veshtroi porsi kaprolli,

ne syte e tij deshire dhe faj,

nje gjysme prekjeje, ne shpirt me drodhi.



A.D.

Janar 2003
 

Herkuli

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

te ikur me vrap nga nje kujtim qe na gjemon
fshime djerset, anijen me te pare pajtojme
te ikim, te zhdukemi, ah sikur te fluturojme
nga vendi, i te gjitheve ishte vec kurr i yni,
koken prapa nuk bejme ta kthejme, frike!
nga kujtimet
 

ADRIA

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

Nje Cope Mjegull...

Kepus nje cope mjegull
prej qiellit perbindesh te bukur
qe na verboi kaq kohe
me mrekulline e tij,
por mjegulla tretet
mes gishtave te mi
qe levizin pa pushim,
ama me frike…
Nje cope e bardhe
...........mjegullore
qe shkrihet si dylle
me veshtrimin e miliona syve
drejt qiellit te mrekullueshem!
…"Te Dua!" - thashe per pak,
por valle mjegulla
ta percolli mesazhin
qe ishte shkruar ne sa e sa vargje?!

ADRIA :cool:
 

ADRIA

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

Ujvara e Puthjes (ju pelqen?)

Zemrat bëhen gurë puthjesh dhe ujvarë,
në rrugën time ndryshken gozhdat,
shplanget harresa e mallkuar
kur bredh me ty dhe me zogun pa krahë,…
dashurinë e ngjyej në cifël të portokallatë
në rrugën tonë mendimtare shartohen buzët
dhe ne puthemi si dy gushëkuqë!

…Ja rrezet e thyera mbi mua
me shikimet e harruara të këtij dielli,
ja dashuria që shume na lodhi
iku si rrëke që rrodhi nëpër lumë,
mavi u bë sonte ky qielli,
rruga u shtrua në pambuk jo metal
dhe puthja vazhdoi të binte tamam si ujvarë!
 

vio

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

Me ka marre malli per fytyra te njohura
Ku i ze dita ? Ku i ze nata ?
ne pasqyren time dhembin
vendet e zbrazeta.
 

ADRIA

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

DJE, SOT DHE NESER...

Sic merr portreti ne pehe fryme
nga dora e nje piktori,
merr lendina e blerte bryme
me aromen lulezake te nje embrioni,
merr shpirti pak zemer,
merr dashuria pak dashuri,
e reja shnderrohet ne nje te vjeter,
dje te doja me pak seç te dua tani…
Dje te enderroja ne parajsa te humbura
dhe sot ndodhem ne parajsen e shtate,
dje kishte agime te perenduara,
sot lindje flori dielli, ky qiell permban…
dhe neser skulpturat do te duken si trupa
qe marrin jete nga talenti i skulptorit,
dashuria do lundroje mbi vale te buta,
por edhe vale te egra si flaka e meteorit…
Ashtu i dashur te dua edhe une sot,
me shume se dje, me pak se neser,
te dua sa gjithesia o Zot…
,…sot per Shen Valentinin e Zemres!

ADRIA, TE GJITHA TE DREJTAT TE REZERVUARA /pf/images/graemlins/smile.gif
 

ADRIA

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

DY ZEMRA (vdes per kete krijim timin te dashurise)

Me doren time vizatova
dy zemra te vockla prane e prane,
me dashuri i rrethova,
ishte dashuria jone e paane…
Dy zemra te kuqe zjarr
si rubine plot shkelqim
dhe sot une kam mall
ne kete Shen Valentin,
mall per zemren time
se ate e mban ti
dhe ajo rreh me terbime
si alarm qe zgjon çdo zagushi,
rreh me te marre
zemra ime brenda tendes,
si vrapimi mbi nje kale
qe kopshteve endet…
Ke mall ndoshta ti
per zemren tende hyjnore,
se ajo me perket mua tani
bashke me puthjen djallezore…
Me perket mua 14 Shkurti,
ky Shen Valentin enderrimtar
sic te perket ty ky loti
qe prej syrit tim te shkruar ka dale…
Dhe keto dy zemra te dashuruara
mbi fleten e bardhe
rrinin per merak te vizatuara,
nuk fshiheshin sikurse dashuria jone!
Dy zemra – Nje rrahje,
Dy zemra – Nje dashuri,
shume ndjenja krenare,…
“Te Dua!” – thoshin zemrat
...................ashtu si une e ti!

ADRIA :cool:
 

ADRIA

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

KOHA NUK HARRON

Hijet e fjaleve te pathena
rizgjohen ne netet pa gjume,
kthehen per te marre hakun e tyre
kthehen si thika ne plage,
luajne me pasqyren e thyer
te imazhit tend dhe
ne mengjes ikin duke thene:
"KOHA SHERON,
por kurre NUK HARRON!"
...Nuk do mundet koha
te te kujtoje
qe i ke nje borxh,
nje borxh qe s'ia shlyen dot,
..................as dje, as sot
..................neser ndoshta po!

ADRIA /pf/images/graemlins/smile.gif
 

ADRIA

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

Pasion I Pafajshem...

Pasion i pafajshem
qe udheton neper fantazira te ndaluara,
shikime te pabefasueshme
dhe ndriçime diellore!

I ngrohte si dielli,
i eger si stuhia,
i madh sa qielli
i ftohte si akulli!

Pasion HYJNOR,
qe shtrengoj ne zemren time
dhe e shkerrmoj
si therrime buke...

Ti pasion...
Kerkon te dalesh me rrembim
por duhet te kesh durim,
se dashura s'do nxitim!

Pasion i pafajshem,
qe perplasesh kesaj nate me dhune
dhe pa hene
pasion i tronditur, nxitues, kalimtar...

Ti pasion i pafajshem
qe do me mbeshtjellesh me pelerinen
..........................tende te ngrohte
derisa te shnderrohesh ne nje
.......................pasion te fajshem, djallezor!

Te Gjitha te Drejtat © e Rezervuara
ADRIA /pf/images/graemlins/smile.gif
 

ADRIA

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

Ujvara e Puthjes (mua kjo me pelqen shuuuuuume, po juve ju pelqen?!)

Zemrat bëhen gurë puthjesh dhe ujvarë,
në rrugën time ndryshken gozhdat,
shplanget harresa e mallkuar
kur bredh me ty dhe me zogun pa krahë,…
dashurinë e ngjyej në cifël të portokallatë
në rrugën tonë mendimtare shartohen buzët
dhe ne puthemi si dy gushëkuqë!

…Ja rrezet e thyera mbi mua
me shikimet e harruara të këtij dielli,
ja dashuria që shume na lodhi
iku si rrëke që rrodhi nëpër lumë,
mavi u bë sonte ky qielli,
rruga u shtrua në pambuk jo metal
dhe puthja vazhdoi të binte tamam si ujvarë!

Dedikuar me Dashuri personit qe dua e me do... :eek:
 

ADRIA

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

Dy Amazone Poezish...

Dy amazone kalërojnë
nëpër oazën dioniziake të poezisë...
Kalërojnë me kuaj madhështorë robër,
jo të parmendës a të kalorësisë së hatashme,
por të kufirit të këtij kozmosi të pakufishëm...
Kalërojnë në oazën dioniziake dehëse,
çmenduese, marramendëse të poezisë përbindeshe
me puse të helmuara jetëdhënëse,
mesa metaforrash madhore dhe aforizmash aktivë...
...Nëpër oazën globale të poezisë
kalërojnë të magjepsura
dy amazone mbijetuese,
dy amazone jetëdhënëse,
amazoni im per amazonin tënd,
poezia e jetës sime,
dashuria ime!


ADRIA :cool:
 

ADRIA

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

Nje Cope Mjegull...


Kepus nje cope mjegull
prej qiellit perbindesh te bukur
qe na verboi kaq kohe
me mrekulline e tij,
por mjegulla tretet
mes gishtave te mi
qe levizin pa pushim,
ama me frike…
Nje cope e bardhe
..................mjegullore
qe shkrihet si dylle
me veshtrimin e miliona syve
drejt qiellit te mrekullueshem!
…"Te Dua!" - thashe per pak,
por valle mjegulla
ta percolli mesazhin
qe ishte shkruar ne sa e sa vargje?!

ADRIA :cool:
 

sonida

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

ADRIA KOMPLIMENTE PER POEZIT

PO DUA TE DI DICKA ESHTE KRIMTARIA JOTE APO THJESHTE TE KOPJUARA /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top