VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

ADRIA

Primus registratum
VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

SHKRUANI VARGJE TE BARDHA, POEZI TE LIRA KETU! Nuk ka asnje kusht, s'ka nevoje te kene rime!

Tani e keni rradhen ju njerez te postoni poezite apo prozat tuaja krejt te lira, nese kini pra kuptohet! LOL


THANKS ANETARE (me pelqen shume te lexoj gjitha poezite tuaja)


ADRIA
 

ADRIA

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

Vargje te Lira...

TE GJEJ VETVETEN (5 gusht 2002)

Nuk e di aspak s'e di
si iku koha neper pentagrame,
O zot!?
E kerkova,
u dashurova,
qava edhe qesha njekohesisht...

E marrosur ishte heshtja
si tymi me i zi i cigareve purro,
dikush u be askush,
endrra gjezdisi larg,
fluturoi,
shtegtoi si zogu i vogel
pa shtepi,
pa strehe,
pa cati!

Fjala u be zinxhir,
dita u shkurtua,
trendafili i rrezoi fletet,
petale-petale...
keshtu u be edhe zemra ime
cope-cope...

Ne nje cep te botes
u gremita,
e llahtarisur u bera,
u raskapita,
humba krejt vetveten
per ta gjetur serish
atje ku nuk perkiste!

Une u perkisja vetem monologeve
dhe shtigjeve te nates,
yjet thane:
"Mos fli o shpirt",
por ishte shume vone
se shpirti tashme kishte vdekur...
ashtu sic kishte vdekur vetja ime
qe une kurre se pata gjetur!

ADRIA :cool:

(E di, e di qe eshte ca pesimiste kjo poezi, por nuk shkruaj vetem poezi per jeten e bukur, endrrat & dashurine une... Dua te permend edhe notat e hidhura ndonjehere, jo sepse jam pesimiste si natyre por se jeta te ben keshtu ndonjehere. Sepse jeta ne fakt une mendoj se eshte shume e cuditshme, te sjell cdo fatkeqesi e tragjedi sic te sjell edhe te mirat... Megjithate mua me pelqen shuuuuuume kjo poezia ketu, po juve?!) /pf/images/graemlins/blush.gif
 

ADRIA

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

{ POEZI ORIGJINALE IMJA! NDALOHET ME LIGJ KOPJIMI I KESAJ & CDO POEZIE TJETER QE KAM SHKRUAR NE KETE FORUM!!! } LOOOOOOL ( E KAM PA SHAKA ) Kidding... hahahahahaaaaaa /pf/images/graemlins/tongue.gif

Kerkova Fatin Tim (10 Gusht 2002)

Kerkova fatin neper nate
ai kishte shtegetuar larg,
sa larg...
E une renda,
ika larg,
vrapova si tiger,
mberdhiva biles
...sa shume ngriva,
kallkan u bera por nuk u dorezova...

Kerkova si lugat ne erresire,
e rraskapitur dhe pa fjale,
si korba me zerin e saj te cjerre
edhe une keshtu u enda rrugeve,
e arratisur,
e marre!

Fati kishte kthyer koken larg meje,
donte me u marre ere manushaqeve,
por ende pranvera s'kishte ardhur
dhe koha akoma qe e ftohte,
sa e ftohte qe ajo...

Por une e kerkova fatin tim
sikur te ishte nje re e vogel mes shume reve.
A do e gjeja dot?
Ta kapja?
Te mos e lija me kurre te me ikte?!

Krahet m'i kishte prere dashuria
dhe plaget tashme po beheshin mavi,
ne zemer akoma kishte nje shprese...
Une apo koha
kush do te fitonte?!
Mbase fitonte ky fati im,
qe deri tani kishte qene vetem i piste,
.......................................sa i piste
.......................................sa i zi !!!

ADRIA

COPYRIGHTS © RESERVED
 

ADRIA

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

ISHTE DASHURIA

Ne nje shkretetire te djegur me diell
edhe aty shpresa s'kishte vdekur,
neper qieje te hapur kaq te mrekulluar
ishte arratisur nje emocion,
.......................c'fare emocioni?!
Ishte Dashuria!

Ne nje enderr qe vetem ishte enderruar
e parealizuar prej zemres me pare,
ku une, ti, ai, ajo sec kishin kerkuar
mbase ca ndjenja lumturie apo lozonjare,
mbase ca ndjenja dashurie...

Ne nje qoshe te dhomes mbi jastekun e pafjetur
per momentin ne shtratin e heshtur,
nga te carat e dritares ku brenda frynte era
ndoshta hynte edhe pak ndjenje e rrengjethur,
ndoshta dashuria!

Se e kerkuan te gjithe por pak e gjeten,
te tjere e provuan e mbeten te kenaqur,
ata qe s'u kenaqen u dogjen nga pendimi,
pavaresisht se te lenduar serish e donin, sa e donin!?
...E donin kete "force"
se ishte dashuria...

Ishte Dashuria ajo qe e bente boten te vinte verdalle,
qe zemrat i kishte bere hark apo hene apo yll,
te qara e te qeshura kishin perjetuar syte,
shpirti ishte bere kumbare i ndjenjave me te medha,
ndjenjave me te bukura,
ndjenjave te dashuruara
se ishte dashuria, pra dashuria,
ah kjo Dashuria?!


ADRIA :cool:
 

ADRIA

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

Une Renda...

Ne preherin e nenes
foshnja po qante,
gjethet rrezoheshin jashte...
pas vjeshtes trumcake
une renda,
dikush me ndoqi pas
por une nuk e pashe...
Ca vajza luanin me peta
dhe pllogat trokisnin
..........................si gure,...
...nje karroce me dy kuaj
sa prane i arrita,
fustani m'u gris cope e çike.
...Kerkoja te te arrija
por nuk munda,
nata me zuri
e gjumi syte m'i mbylli...
...Une renda pas kohes,
e nesermja u gdhi,
qielli u mbush me vetetime,
kalova ne kalldreme,
kembet m'u gjakosen,
oshetiu toka ime.
...Kjo vjeshte e acarte
neper damare m'u ngjit
me ngjyre te portokallte
te bukur, por te trishte...
Pas zogjve te vetmuar
une renda
me duar te dridhura,
me sy te kuq...
Mendjen pas teje e shemba,
nuk ishte faji im
qe ishe kaq i mire!?

13 TETOR 1998, ADRIA (Ada)
 

ADRIA

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

Nje nder poemat e mia me te preferuara! E adhuroj shume kete poezi qe kam shkruar une!


Duart


Ku jane duart
qe me perkedhelen me plot dashuri?!
Ku jane duart
qe dikur me preken si femije?!

Ku jane duart
qe kapen te miat dhe i puthen me xhentilese?!
Ku jane duart
qe mua kaq here me dhane shprese?!

Duart qe me ngriten
atehere kur rrashe,
duart qe u drodhen,
kur per te paren here
ledhatuan lekuren time te mendafshte?!

Duart e forta,
duart e medha,
duart e arta,
punetore sa me s'ka...
ku jane duart?!

Sot i kerkoj une ato duar,
kam nevoje te prekem prej tyre,
dua te shijoj edhe njehere
burrerine mbreterore,
sot i kerkoj, por s'i gjej dot...

Sot i kerkoj une ato duar,
deshiroj prej tyre nje masazh
dhe te ma heqin kemishen e nates,
ashtu siç kemi bere dashuri kaq e kaq here
............................................me pare!

Sot i kerkoj une ato duar,
ashtu si kurre me pare s'pata kerkuar
dhe sot kerkoj ato shkelqyeset sy,
kerkoj fytyren simpatike,
.......................kerkoj... TY!

Sot i kerkoj une ato duar
dhe kerkoj prekjet lebetitese,
duart qe me perqafuan
dhe buzet qe me puthen fort mua,
kaq e kaq nete kur kemi bere dashuri,
oh ato nete nen batanije kerkoj edhe tani...

Sot i kerkoj une ato duar,
kerkoj trupin tend si selvi,
kerkoj faqet, veshet, ballin,
oh qe vdiqa se kerkuari,
..............................po ku je ti?!

Sot i kerkoj por s'i gjej dot
ato duart e mrekullueshme te tuat,
duar qe te dyta s'gjeje ne bote,
duar qe shpatullat dhe qafa ime
..............................ua kane ndjere mungesen,
..............................pasi mbeten pa perqafuar...

Sot i kerkoj une ato duar,
sot i kerkoj une ato kembe,
kerkoj gjithçka qe me perkiste dikur mua,
kerkoj me mallin tim te rende!

Ku jane duart
qe me mbeshtollen ne teresine e tyre?!
Ku jane duart
qe me dhane me mijera perqafime?!

Ku jane duart
qe me ushqyen si evlatin e tyre
........................................kaq e kaq here?!

Ku jane duart o Zot i madh?!
Ku jane ato te shkreta duar,
....................................ku jane?!

Me lote te zinj
vajtoj,
sepse s'jane me...

Me ankth te madh
nxjerr frymen,
se s'ka asgje...

Me hidherim e jetoj jeten time
pa ty,
sepse shpresa tashme ka ikur
e ti s'je me ketu...

Dhe une ende kerkoj,
kerkoj ato dy duar,
por edhe sikur t'i gjej
(ndonese s'besoj),
ato do te jene te ftohta
si dy pikelote akulli,
do te me duken si dy te huaj... /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif

ADRIA :cool:

ALL COPYRIGHTS RESERVED
 

ADRIA

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

[ Shkruar me Janar 2003 ]

Pikellim Pa Kuptim...

Qelloi boten mbi zemer
.......................................nje pikellim
dhe hena,...
ajo lau syte,
fare s'donte t'ja dinte,
ndersa yjet
mbyllen qepallat,
humben pak vezullim,
...ne kete nate
................te ftohte
tek tregoheshin me mijera
...............................perralla,
...asgje nuk bente kuptim!


Eklipse

Eklipse te tera
shuhen brenda syrit,
si shkrepse
a si shkendija,...
...eshte terr nate
dhe pas reve
hidheshin thika
................te mprehta
qe godisnin mbi shpirt
si bomba te renda...

ADRIA :cool:
 

nyctophilia

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

shhht........
Hesht dhe... bashke me dritat mbyll edhe syte, teksa ngadale largohet treni i kujtimeve, mbi binaret imagjinare te ekzistencializmit tend.
Erra merr fryme perjashta dritareve te dhomes sime me nje rritem ekzotik, tejet dehes e deri diku te varferuar prej mungeses tende. Ti fle dhe hesht perbrenda enderrimesh te zbrazta, teksa une zvarritem asfaltit gropa-gropa te deshires tende per mosnjohje.
Shhhhtttttttt........
...Po perpiqem te pergjoj rrahjet e zemres tende prej se largu, duke mos ditur se ku prehesh ti tani; ndoshta e vetmuar, ndoshta nen shoqerine e nje ylli. Gjithcka pak rendesi ka tani - bashke me dritat shuaj edhe syte - imazhi yt i fosforte tretet ngadale ajrit te rendomte te dhomes sime.
 

Djep

Forumium maestatis
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

Ja dhe nje vjershe e imja.
Ca si ie vjeter (eh, kam qene i ri kur e kam shkruar) por qe shpesh e kujtoj, dhe me ndjell mall per nje kohe tashme "jo dhe aq te afert" (per te mos e egzagjeruar ne maksimum me "te larget" /pf/images/graemlins/laugh.gif ).


UNE DHE KOHA.

Rrugeve boshe te qytetit,
nje plak ecte dalengadale.
I kerrusur, me bastun ne dore,
me vete nen ze sec thosh ca fjale...

Me ngadale iu afrova.
Lehte ne sup e preka me dore.
Prita te kthehej nga une
dhe i thashe: -Xhaxha, ke ore?

Me peshoi mire me sy
qe nga koka gjer te kembet
dhe, si te zgjohej nga gjumi,
hapi gojen, skermiti dhembet:

-Djalo, une jam plak i motshem.
Pa shih si me dridhet dora.
S'te vjen keq te te pyes;
pa me thuaj c'fare eshte ora?

-Ora,-i thashe me dyjshim,
-eshte mjeti qe mat kohen!
Rrudhat mbi balle ju rralluan;
syte e plakut sec u ngrohen:

-Ne do te dish per kohen bir,
mos eja te pyesesh mua.
Per te pyet moshataret,
shoket dhe shoqet e tua.

Se, qe ta dish ti djalo,
koha s'ecen me hapat e mi.
Koha ecen me nje hap;
ai hap quhet Rini!

Ne pritsh te mesosh nga une per kohen
s'do besh kurre prokopi.
Djalo, mbaje vath ne vesh;
Koha je ti!...

Pranvere, 1998.
 

ADRIA

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

Adria, te lutem pershtypjet per poezite apo krijimet ia coni njeri-tjetrit me PM.Tema eshte per krijime jo per pershtypje.Besoj me mirekupton.

Pershendetje nga Kordelja.
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

ADRIA

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

PA TITULL!

Tregome po deshe edhe pak dinakeri
vetem jo mos luaj me mua...
Edhe shpirtin po te lypet beje shkrumb e hi,
vetem mos me thuaj qe: "Nuk te Dua..."
.......................jo kurre ate mos e thuaj!
 

ADRIA

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

Dimer I Ashper ? 18 Dhjetor 2002

Trumcak i braktisur nates,
kur shume trupa mberdhijne
................nen batanije,
eshte dimer shume i ashper,
permbi valet e oqeanit ka ngrire
.......................edhe nje anije...

Dimer i ashper po ben
dhe natyra ka veshur petk te bardhe,
debora bie fjolla-fjolla
...........dhe si pelene
e vesh token e shkelur e te vrare...

Ti koken tek preheri im
.............ke mbeshtetur
dhe une filloj te te tregoj nje perralle,
mishi me mornica i rrengjethur
fillon te ngrohet me ngadale...

Dy trupat tane kerkojne nxehtesi
dhe pas mrekullise se nates
...................ferkohen,
ti me thua: "Eja, te bejme dashuri!"
...Ne kete nate te ashper dimri
...................hormonet te pervelohen...

Dhe do i djegim çarçafet
me zjarrin qe mbajme perbrenda,
yjet e muzgut do te na kene zili,
do te shkrihen edhe pikelotet e akullt
qe varen si lule dimerore nen çati!

Dimri i ashper le te acarohet
.....................edhe me shume,
sepse dashuria jone do e ç'ngrije çdo gje,
shkendija do te dalin prej syve si tym
e ne do te ledhatohemi e ngacmohemi
.......................edhe me!

ADRIA, TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA ©
 

ADRIA

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

Dielli i Akshamit! ? 21 Dhjetor 2002

Diell te akshamit te kam,
ylli me vezullues
i neteve te mia
dhe kur e vetme une jam
drita jote me shprese,
mbi mua bie!

Diell i akshamit ti je
ne kupolen gjigande
te dashurise sime,
diell qe rrezet mua m'i dhe
e te gjitha planeteve
u fale ca ndriçime!

Diell je ti,
diell kjo pranvere,
diell a dashuri?!
Ndryshimi ku te jete?!

Diell ne akshamet me hene,
ne netet me maske si qorre,
diell si yll i rene
prej qiellit me ca meteore!

Diell te kam,
te kam shpirtin tim,
buzkat te t'i fal,
ato te pijne rrezet tende per sherim!

ADRIA :cool:
 

spiderman

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

pergjigje s"mora

e pashpirt nata
syte e tu mi fsheh.
agu i trendafilte
si hashash me deh

i vetem fillikat
gjersa ti mungon,
malli kjo neperke,
me nguc,me helmon

i trishtuar njeheresh
kam humbur cdo shprese
jam i frikesuar
se me le ne harrese!

ku gjendesh valle?
kudo te kerkova,
te thirra ne emer
po pergjigje s"mora :thumbsup:
 

Djep

Forumium maestatis
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

Nja dy te shkurtra...

***

Shume njerez e kerkojne
dashurine, ate t'verteten...
Kot e kane, harrojne se vdiq
me Romeon dhe Zhulieten.

1997.


Nene e Bir.

Njehere e pyeta vogelushin tim:
-Pa me thuaj zemer, sa me do ti mua?
E ai hapi sa mundi dockat e vogla:
-O nene, -tha, -kaq, kaq shume te dua!

E mora dhe fort e pushtova ne gji,
dhe ndjeva qe lotet njomen mollezat e mia.
Nga njera docke e vogel tek tjetra,
kishte zene vend e tere gjithesia...!

Pranevere 2001.
 

spiderman

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

droga

e nis jeten me deshire
por njeriu nganjehere gabon
nje pluhur i bardhe mashtrues
gjithe jeten dem ta con

miljona e miljona njerez ne bote
ajo i ka mashtruar
e shume prej tyre ne rini
jeten ua ka ndaluar

te merr shendet
te merr dhe force
dhe po te pendohesh
nuk e braktis dot

eshte si ajri dhe uji
qe nuk rron dot pa to
dhe po ta tradhtosh
vdekjen ta ofron

jeten e duam
e do cdo njeri
por droga ate ta shkaterron
qofsh i vjeter a i ri

nuk po shkruaj me
se dhe ju besoj e kuptoni
por edhe dicka po shtoj
mallkuar qofte ai qe e zbuloj. :smash:
 

nyctophilia

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

Nuk te dua!!!
S'kam si te te dua! Ato germa, ... me dhuron ti mi ka falur cdo vajze e vobekte, ... prej zemres e kam larguar.
Ti - kjo viktime delikate tranzicioni!!!
E di?!
Ti ... hesht! Dhe ... me te skuqurat syckat e tua i versulesh ekranit plot ngjyra te kompjuterit, per te roberuar kuptimin e ngrysur te shkronjave te mia.
Perseri une?! Kush une!?
Ai i djeshmi, apo ... ai i sotmi???
Une -
... S'me ke njohur kurre!!! Ndoshta sepse s'fluturoje dot lartesirave te mija, teksa une perqeshja ultesirat e tua, duke te keshilluar te fluturoje edhe ti lart..., sa me lart.
Dhe ... erdhi momenti!
Sa eshte ora? - pyet ti vetveten.
***
Momenti (delikat) i periodave te tua.

P.S.:Krijimi i mesiperm eshte nje dhurate e parakohshme per Shen Valentin kushtuar airdA-s!!!
 

ADRIA

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

Nuk me Lene te Flej...

Nuk me lene te flej
e ne krevatin tim te enderroj,...
ca sherre pa diskutime,
ca lote pa burim,
ca qener qe s'ngopen
............se lehuri,
ca sorra me ze te gerryer...
...Ne kete shteg marramendes
ku une perdite kaloj,
ne formen e nje unaze,
pa ane, pa fund,...
nuk me lene te flej
mashtrimet dinake
...........te kesaj bote
...........fantazme!

P.S. nyctophylia, quit being obsessed with me. Get e life of your own. You are embarrasing yourself. I thought you were much better than that (as you alwways say you are so much HIGH and PERFECT for literature, poetry or whatever else). Dhe nese une jam kaq shume me poshte se ti, perse vazhdon te shkruash vargje per mua?! S'e kuptoj vertet, je vertet i çuditshem dhe i neveritshem?! Dhe kur s'ta var njeri boll me dergove PM-s se s'jam aspak e interesuar.

Nje keshille per ty, mos mendo se njerezit mendojne "highly of you" kur fyen, mashtron, lendon, kritikon, shan dhe ofendon njerez qe s'i njeh fare ne rradhe te pare. Megjithate ti ke mendimin tend qe une thjesht e respektoj. Nejse, njeriu çdo veprim e çdo vendim qe merr e ben per veten e tij. Mua as qe me ke ulur poshte hiç, sa per dijeni ti apo kushdo tjeter qofte. /pf/images/graemlins/tongue.gif

ADRIA :cool:
 

nyctophilia

Primus registratum
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

...Vendos veten tende perballe pasqyres dhe ... s'shoh asgje!!!
Je tejet e zbrazet, e varfer ne pafundesi!!!
Merzia oshilon vesheve te mi, teksa veshtroj portretin tend "te moshuar".
Korbat e vetmuar mundohen te mbulojne te hirtat thinja apo rrudhat e thella, porsi kanale te ujerave te zeza, mbi pllakaqet - vargjet e tua!
A e di?!
***
Te lutem mos buzeqesh perseri.
Ende po me perzihet, qysh prej buzeqeshjes tende te pare.
 

i'll_wait_4_U_in_Heaven

Forumium praecox
Re: VARGJE TE LIRA PA KUSHTE FARE!

NA falni per anglishten si gjithmone po keto poezi i kam shkruar vetem ne anglisht /pf/images/graemlins/smile.gif


I have been....

I have been waiting
frightened and dark,
strings of hairs wiping
eyes swollen and bitter.


I have been waiting
parched lips
and thirsty,
to quench my poison
in your heart so dark and shallow.

I have been scattering
my tear drops
like pearls in the wilderness,
and my innosence
guarded by faithful beasts.

I have been waiting
for a night so dark and bitter
to crawl like crippled shadows,
and release my soul of anguish.

I have been wanting to see
the thunderous eyes leave
like streams rushing downhill
carrying your soul plagued and dark.

I have been waiting...so long
to release me of you
like caged birds,
sad and lonely.


I chose you


I chose you to reborn
in my heart, full of peace
and sweep in my ears
the whispers of winds.

You, that knows a heart
so true and pure
and caress my feelings
with a touch of harmony.

I chose you
like bees wandering
midst of pollen,
drinking of me,
embracing my emotion
breathing trust full of poetry.

I chose you
'cause I Know
God knows thy soul so reasoning
and of truth.

I chose you
above all reasons that shook mine
keeping guard and waiting,
like earth waiting for rain,
like flowers writhing
toward the light.

I chose you
for the soul so soft
that tunes my heart
to the sweetest melody.
/pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top