Ne shumicen e rasteve do te thosha me plot gojen qe FEMRAT NUK JANE MENDJELEHTA.
Ehhh kane ikur ato dite (ja te themi deri ne fund te viteve 90-te qe ndodhte kjo) qe femrat sidomos vajzat e reja genjeheshin kollaj apo mund tu beje lajka edhe me gjene me te vogel perpara. Vajzat e sotme Shqiptare te marrin e te pijne gjak ne vetull. Tani edhe dicka se ti e ke ngaterruar: te ikesh mbas lekut, mbas rrobave apo makinave te bukura me shume sesa thjesht mendjelehtesi ka te beje edhe me mendjemadhesine. Mendjemadhesia eshte nje kriter qe i karakterizon njerez te ndryshem ne vende te ndryshem te botes, s'pyet origjine apo krahine ajo. Ato vajza qe shkojne pas pasurise apo "gold-diggers" te tilla ka plot bota, sikurse edhe Shqiperia. Te atilla kane ardhur koherat ku leku duhet (te themi ate qe eshte) dhe duhet shume madje. E di qe ka plot qe e bejne. Nuk eshte se i gjykoj cope-cope pasi sic thashe duke pasur parasysh koherat qe jetojme, i kuptoj deri diku. Vete eshte dicka qe s'e kam bere dhe s'do e beja kurre.
Per mua definicioni apo pershkrimi i nje vajze mendjelehte, eshte nje vajze qe do te ishte aq naive sa te mos e pranonte as edhe realitetin ose te jetonte e iluzionuar, sikurse nje vajze qe i prekeshe kollaj sedra dhe egoja, nje vajze qe s'bente shume perpjekje per te care perpara ne jete, qe priste shume nga te tjeret dhe nga jeta por jeten po s'e ndryshove po ajo mbetet. Vajzat Shqiptare te sotme jane shumica te shkolluara e me fakultete, madje ka edhe nga ato me me shume se 1 diplome ne xhep. Vajzat Shqiptare te sotme e nxjerrin qimen nga qulli edhe me mire sesa djemte ne plot raste. Ato te perpijne me fjale (dmth s'ua del dot, ne kuptimin qe s'ua hedh dot dhe kane argumenta shume bindese) sikurse edhe me veprime. Ato jane te zonjat jo vetem ne shtepi, por edhe ne ambientet shoqerore dhe ato te punes si zyra. Vajzat e diteve te sotme u japin vete makinave dhe shumica e tyre jane te punesuara dhe neper punera shume te mira biles. Nese duan ate canten apo fustanin e caktuar qe u pelqen se fundmi, e blejne vete, s'eshte se pyesin shume te dashurin apo te varen nga burri, leket dhe puna e tij. Madje shume vajza dhe femra Shqiptare sot jane shume te futura ne arena te tjera me serioze dhe te rendesishme te jetes, si ato jane pjese dhe kryetare shoqatash, organizatash e pse jo marrin pjese ne shume parti dhe aktivitete te tjera te rendesishme per vendin. Per te gjitha keto arsye,
Megjithate pyll pa derra nuk ka dhe ka plot perjashtime. Une e di qe ekzistojne (madje njoh vete disa) vajza qe varen nga te tjeret, qe kane frike ta pyesin burrin per te prere floket e le me gjera te tjera me te medha. Ato e mbajne gojen kycur dhe kalojne shumicen e kohes ne shtepi duke pare telenovela, duke gatuar, fshire, lare, etj. Per mendimin tim vajza te tilla qe mbyllen ne shtepi tere diten dhe qe s'kane as lirine e fjales tamam jane mendjelehta.
Nejse, mund te diskutohet shume per kete teme