Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...
Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...
E Shtune, 13 Nentor 2004
VERTETOHET BISEDA NANO-ABDIU PER ARMET
Kociu: Provat dua t'i paraqes ne komisionin parlamentar hetimor
Mbreme vone u sqarua gjithcka ne lidhje me biseden mes Kryeministrit Nano dhe ish-kryetarit te Gjykates Kushtetuese, Abdiu, per trafikimin e armeve dhe perfitimin financiar. Sokol Kociu ka vene pikat mbi i, duke thyer gjithe propaganden qeveritare qe u mundua te pergenjeshtroje akuzat dhe provat e paraqitura nga deputeti Lesi ne Kuvendin e Shqiperise. Me ane te nje letre, e cila eshte shperndare nga familjare te Kociut, ish-komisari i Kucoves konfirmon gjithe kete histori, duke marre autoresine e regjistrimit te bisedes mes dy protagonisteve. Por Kociu ka kushtet e tij, dhe kjo eshte e drejte per pozicionin ne te cilin ndodhet. Ai thote se nuk deshiron te jape shpjegime para Prokurorise pasi deklarimet e tij demtojne Prokurorin aktual, Sollaku, ish-Prokurorin Rakipi, Kryeministrin Nano, Abdiun, etj. Duke qene keshtu, Prokuroria detyrimisht do te tregohet e njeanshme dhe ne disfavorin e tij. Keshtu qe, Kociu kerkon t'i jape shpjegimet para komisionit parlamentar hetimor qe pritet te ngrihet per kete ceshtje. Letra qe ka mberritur mbreme ne te gjitha redaksite e shtypit, mban firmen e Kociut, e cila eshte identike me firmen qe perfaqeson autoresine e dokumentit te pergjimit te bisedes mes Nanos dhe Abdiut ne dhjetor te vitit '97. Skandali eshte thelluar. Nano gjendet ne pozita vertete shume te renda.
Sot Fatos Nano deklaroi se ndaj tij asht ba nji sulm i organizum nga Berisha Meta e Gazidede me prapasken kriminale e mafioze e ka demtu sigurin e vedin(ma shum te Nanos tham un).
Do t'ju lutesha diskutantve qe mos te bin pre e provokimeve te mundshme e te qojne ne mylljen e temes si motra e saj para pak ditsh.Po ashtu te mos perfitojne prej ksaj teme me shpreh noj paknaqsi se ka vende te tjera per ket gja.FLM
wave.gif
peson
Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...
PD: Nano po përdor financat e shtetit për fushatë në zonën ku do të konkurrojë
TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi, deklaroi dje, se kryeministri Fatos Nano po përdor administratën dhe financat e shtetit në funksion të tij dhe fushatës së ardhshme zgjedhore. Duke komentuar shkarkimin nga puna të Tatiana Kongolit, në pozicionin e këshilltares së Bankës së Shqipërisë, nënkryetari i demokratëve shtoi se, “ky është përdorimi i radhës sepse Nano prej vitesh e ka përdorur administratën dhe financat e shtetit në funksion të pozicionit të tij dhe të fushatës”. Në funksion të përdorjes së pushtetit, kryetari i grupit parlamentar të PD, ka bërë me dije gjithashtu se kryeministri Fatos Nano do të organizojë në fundjavë një panair në Sarandë, qytet në të cilin, kreu i ekzekutivit pritet të kandidojë, për një mandat tjetër si deputet. “Ju do ta merrni vesh shumë shpejt që të shtunën ose të dielën në Sarandë organizohet një panair, ku ka një përkujdesje të jashtëzakonshme qeveritare, veçanërisht nga Nano i cili po përdor të gjitha mjetet e mundshme të infrastrukturës dhe të financave publike, për t’i paraprirë asaj fushate elektorale të cilën ai mendon që ta realizojë pikërisht tek vendi ku do të konkurrojë vetë”, - tha Topi. Në konferencën e djeshme për shtyp, i shoqëruar edhe nga deputetët Azgan Haklaj dhe Sali Shehu, nënkryetari i PD akuzoi qeverinë Nano se nuk po bën përpjekjet e duhura për të kapëcyer situatën e krijuar në veri të vendit, si rezultat i reshjeve të mëdha të deborës. “Ne vazhdimisht kemi thënë që këto zona do të përballen me situata natyrore. Bora nuk bie për herë të parë sot. Në Kukës janë zona të tilla, që e vuajnë çdo vit një dimër të fortë dhe, përkujdesja e qeveritarëve për këto zona është gati inekzistente”, - tha ai.
28/01/2005
peson
Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...
30.01.2005
Nano shfaqet i dehur ne Sarande
Pas takimit me socialistet, kreu i PS ka vazhduar te pije deri vone, duke thyer edhe pjatat e nje hoteli te njohur ne qytetin perballe Korfuzit
Kryeministri Fatos Nano nuk ngurron te shfaqet i dehur edhe perballe kamerave te televizionit. Ne kombetarin Klan, cdo shqiptar pati dje rastin per te pare tek Kryetari i socialisteve, bebet e kapercyera te syve, sjelljen jo serioze, gjeste te pavullnetshme, dhe irritim joracional.
Simptoma qe njihen mire nga kushdo, qe tregojne se dikush eshte tejet i dehur, madje tape, sic thuhet ne zhargon.
peson
Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...
E Diele, 30 Janar 2005
NANO SHFAQET I DEHUR NE SARANDE
Kryeministri shpall kandidaturen me overdoze alkooli
Kryeministri Fatos Nano nuk ngurron te shfaqet i dehur edhe perballe kamerave te televizionit. Ne kombetarin Klan, cdo shqiptar pati dje rastin per te pare tek Kryetari i socialisteve, bebet e kapercyera te syve, sjelljen jo serioze, gjeste te pavullnetshme, dhe irritim joracional.
Simptoma qe njihen mire nga kushdo, qe tregojne se dikush eshte tejet i dehur, madje tape, sic thuhet ne zhargon. Aq shume ishte Nano nen kontrollin e alkoolit dje, sa vuri ne siklet edhe Anastas Angjelin, nderkohe qe Sekretari i Pergjithshem i PS-se, Ruci preferonte ta mbante koken te ulur gjithnje.
Pervec pamjeve te pakontestueshme filmike, edhe burime te "KJ", brenda takimit, thane se Kryeministri nuk ishte normal, ai kishte probleme ne te ecur dhe ne komunikim. Kjo u vu re, jo vetem tek veshtiresia qe pati per te qendruar ne kembe, por sidomos tek fjala dhe replikat qe beri me sallen. Nano beri humorin e nje te dehuri me Rucin, dhe sherrin e nje pijaneci me nje socialist qe nuk deklaroi se ndiheshin te lumtur nen qeverisjen e tij, por tha se kishin pak probleme me rruget, ujin dhe dritat.
Kur mbaroi takimi i shkurter me socialistet, te pranishmit ne radhet e para te salles, ku u pane me Nanon, u ngriten te cliruar dhe vrapuan per te marre ajer te paster jashte ambjentit te kontaminuar. Kqyrja me Nanon, edhe pse e shkurter, ishte nje torture per ta, pasi zakonisht njerezit nuk jane te detyruar te rrine ne nje dhome me nje te dehur qe cliron prore avuj te renduar alkooli.
Pjestare te eskortes shoqeruese te Nanos, thane se pirja e kryetarit ka vazhduar deri dje mbasdite vone ne nje hotel te njohur te qytetit, ku sipas disa deshmitareve okulare, Kryeministri eshte pare te thyeje edhe pjata e gota, gjithnje duke adoptuar sjelljet greke te qytetit perballe Sarandes.
"Ketu me keni dhe dua te gjitha votat", uleriti para anetareve te roptuar te PS-se. Kjo deklarate, pa uje tonik, zbulon ne fakt nje te vertete qe Nano zakonisht e fsheh. Kot nuk thone se te dehurit jane shume te sinqerte. Kryeministri tregoi keshtu tendencen per te shkuar drejt nje strehe, larg metropolit ku gjenden zyrat e qeverisjes. Nano e di qe nuk do te qendroje gjate ne pushtet, dhe eshte ne kerkim te nje fortese per te kaluar kohen ne opozite. Dhe pretendon se ka gjetur Saranden. Jo se ka projekte te vlefshme zhvillimi per kete qytet, por ngaqe, prej aty, mberrin fare shpejt ne qytetin e endrrave te tij, Korfuz.
Sigurisht, Saranda eshte nje qytet joshes dhe meriton te perfaqesohet me nivele sa me te larta. Problemi i Nanos eshte se perpara se te shpalle martesen me qytetin perballe Korfuzit, ai ka kryer nje tradheti ndaj Tepelenes, qe aq shume iu perkushtua dhe e ndihmoi ne ditet me te veshtira te jetes.
Mund te shpjegohet edhe ndryshe. Nano e ka tashme te nevojshme bashkejetesen me OMONIA-n, gjen te perbashketa me kete organizate dhe ndihet mire me te. Kete e kishte te veshtire ta bente ne syte e leberve te Bences.
peson
Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...
Hene, 31 Janar 2005
GEZUASH FATOS!...
Duke shfrytezuar "mrekulline" e sajuar prej Sat+, natyrisht, fale edhe lekeve tona, kujtdo i eshte dhene mundesia qe, vec kryeministrit tone, te shohe gati gjithe kryeministrat e Evropes e me tutje, duke filluar prej atyre te gadishullit Iberik, e me ketej, ate Apenin deri dhe ne Uralet e largta. Por askush nuk do te guxonte te mohonte nje te vertete: Nder ta me i gezuar eshte ky i yni.
Jo se ata te tjeret jane pare duke qare, duke mbajtur shamine e hundeve nder duar, por gjithkush pohon se te gjithe ata se bashku dine ta bejne kuvendin sipas vendit.
I yni, z. Nano, nuk di ta largoje gezimin. Le te jete shpallur zi kombetare, le te jene mbytur a shqyer pjese te "grigjes" se tij, le te jene bllokuar rruge, fshatra, krahina te tera, le te zbardhe tej e tej atdheu ne Veri, ne Verilindje, madje edhe deri ne malet e Sharrit apo te Llapit, ai perseri eshte i gezuar.
Thoni ose deshmoni nje rast merzitje! Edhe atehere kur kryesoi betejen e "mullinjve..." katarsisit, kush ia njeh humorin nuk e pati te veshtire te kape linjen e humorit, dozen qe ngaterrohej nen thirrjen per sulm!
Edhe pergjate KPD-se, te harruar per nga data e per ga radha, por mbetur ne perfytyrim e ne mendje si KPD-ja e Bacit, Nacit dhe Tacit, ai perseri ne gezim ishte. Kujtoni paskalimin e tij, pas Hajdarages. Pse, a s'ishte shprehje e gezimit gjesti me gishta?
Edhe kur iku Ilir Meta, Spartaku, Sabiti, "kryebukeshkali" Prifti, apo tekanjozi Dizdari... C'kujtoni, se u hidherua? Perkundrazi. Madje ketu s'i duhet rene ne qafe atij. Gjithe keta "semafore" te politikes, gezim, gezim shprehin ne raste te tilla.
Hidhni qofte dhe nje shikim shkarazi politikes; majtas dhe djathtas dhe do te bindeni se, individe, intelektuale te shquar, plot vlera dhe admirim, midis tyre themelues te partive perkatese, frymezues te masave te gjera, fitimtare te betejave te ndryshme politike, jane larguar, kurrsesi jo per shkak te statuteve, programeve, jo, e verteta e largimit te tyre eshte nje dhe vetem nje: prishja e gezimit te kapos!
E pse duhet kritika e tyre, c'i do te pabindurit, protestat e tyre, ne fund te fundit c'na duhet guximi, trimeria! Ne ka gje qe tremb gezimin, kupto qejfin, rehatine, trimeria eshte e para.
Mirepo, dikush, gezimin e fundit te z. kryeminister, gezimin e shpallur ne riviere, ne Saranden e bukur, ku ai do te kandidoje per te siguruar gezimin e vet, domosdo edhe tonin, ia perfoli, nuk ia desh. Le te pelcase armiku! Atehere, si cdo here tjeter u ngriten mbrojtesit e gezimit te tij. Shkurt, u ngriten ushtaret e mbrojtjes se gezimit kryeministror. Sa shume qe jane. Thone se ne keta rreshta ka dhe shume uniforma te opozites, te opozites po se po, por mbi te gjitha ushtare me uniformen roze. Megjithate ne krye te radhes, ne rreshtat e pare jane ata te gazetave, te televizoreve. Analistet, te pavarurit. Pika kush beson dengla te tilla! Njerez te mirepaguar, aq sa njeri syresh paguhet barabar me rrogen mujore te nje keshilli pedagogjik, te nje shtabi ushtarak, te nje drejtori policie, apo te nje personeli mjekesor ne nje spital te madh. Keshtuqe, kjo ushtri e madhe e ruajtjes se gezimit kryeministror, lavderuar per besnikeri me te zellshme se ajo e qenit te kufirit, eshte thirrur "nen arme" dhe vigjilon. Atehere, s'mbetet gje tjeter, pervec urimit:
" Gezuash Fatos, neser u befsh mbret! "president).
tushi
Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...
E Hene, 07 Shkurt 2005
NANO, 13 DITE PER TE SHKUAR NE VERI
Pas gati dy javesh, kryeministri kujtohet me ne fund te vizitoje zonat e bllokuara
Xhoana Nano ben fushate me donacione ne bregdet, por harron viktimat e katastrofes natyrore
Me ne fund, kryeministri shqiptar u kujtua te vizitonte zonat e bllokuara ne veri te vendit, nga debora qe nuk rresht prej mese dy javesh. Ai, njeriu qe shkelqen me mungesen e tij ne raste fatkeqesish, u kujtua pas 13 dit-_te shihte "per se gjalli" katastrofen natyrore te vendit te tij: njerezit qe mezi mbajne frymen me buke, femijet te ngujuar per shkak te bllokimit te rrugeve, kasollet pa drita dhe mjerimin migjenian. I shoqeruar nga bashkeshortja Xhoana Nano, Fatos Nano u ndal ne nje fshat te Dibres per nje vizite ngushellimi ne familjen e Mehmet Canit, i cili humbi jeten si pasoje e nje orteku debore. "Kemi ardhur te ndajme hallin me ju", u tha Nano familjareve te Mehmetit dhe pa iu dridhur qerpiku mendoi te bleje gjemen e tyre. "Plot 100 mije leke", proklamon njoftimi zyrtar i kryeministrise, pa harruar te specifikoje se behet fjale per leke "te reja". Ky eshte Fatos Nano, qe kur vemendja e opinionit publik perqendrohej per te vjele te rejat e fundit nga "fronti i Veriut", bente politike me alkool dhe panaire djathi ne bregdetin e Sarandes. Gjate dy javeve te fundit, qe nga presidenti i vendit deri tek zv/ministrat apo perfaqesues te opozites, te pakten moren mundimin te ngjyejne kepucet me te bardhen e debores se Veriut. Me viziten e vonuar ne Diber, kryeministri u duk si ai ujku qe ngjyen kemben me te bardhen e miellit, per te genjyer kecat. Sepse eshte pikerisht keshtu qe ai e perfytyron kete popull: nje tufe bagetish te cilen ai mund ta mashtroje sa here te doje.
Sa inkoherente ngjan vizita e Nanos ne Sarande, per me teper gjesti "human" i bashkeshortes se tij, Xhoana, e cila dhuroi nje autoambulance per spitalin e qytetit jugor! Ne vend qe te bente fushate per bashkeshortin ne nje menyre kaq patetike, fare mire Zonja e Pare mund ta dergonte kete autoambulance ne zonat veriore ku njerezit jepnin shpirt te bllokuar nga debora, pa pasur mundesine e asistences mjekesore. Sa e pabesueshme! Thone qe cdo popull ka qeverine qe meriton. E pra, ne mund t'i meritojme socialistet, por nuk e meritojme Fatos Nanon.
Solidaritet "familjar"
Kreu i qeverise zhvilloi nje vizite ne Qarkun e Dibres, ne fshatin Soric te komunes Zalldardhe. I shoqeruar nga bashkeshortja dhe prefekti i Qarkut te Dibres, Nano u ndal per nje vizite ngushellimi ne familjen e Mehmet Canit, i cili se bashku me kusheririn e tij humben jeten disa dite me pare, si pasoje e nje orteku debore. Kryeministri Nano u shprehu te afermve te viktimave ngushellimet per humbjen e njerezve te tyre te dashur. "Kemi ardhur sot per t'ju ngushelluar, per t'u njohur me ju, per te ndare hallin me ju ne keto dite te veshtira", theksoi kryeministri. Gjithashtu, Nano dhe bashkeshortja e tij i kane dhene familjes Cani nje kontribut personal financiar prej 100 mije lekesh (te reja), si dhe disa ndihma te tjera ne veshje dhe ushqime. Kryeministri u interesua per problemet e kesaj zone dhe veshtiresite e hasura nga banoret per shkak te motit te keq, duke siguruar vemendjen e vazhdueshme te qeverise, jo vetem per lehtesimin dhe perballimin e situates, por edhe per zhvillimin e gjithanshem te zonave veriore. "Ngrica dhe debora vazhdon, por edhe ne, fale sakrifices se rreth 2000 burrave, do te vazhdojme te hapim rruge apo te ndihmojme njerez ne fatkeqesi, njerez qe kane nevoje per kujdes shendetesor. Dua t'ju siguroj se kjo eshte politika e shtetit, per te mos ju lene te izoluar, per te hapur rruget pergjithmone ne keto zona", u shpreh ai. Me tej, Nano diskutoi me drejtues te pushtetit vendor dhe prefektin e Dibres, Petrit Gjoni, mbi punen e bere deri tani dhe masat qe do te merren ne vazhdim per situaten. "Qeveria do te vazhdoje te investoje ne pikat me ne nevoje te zonave te bllokuara nga debora dhe nga ngrica, me nje operacion shume te madh emergjence civile, qe perfshin forca te ushtrise, te rendit, te Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve, te ndermarrjeve te medha te naftes dhe energjitikes, ku mbi 200 mjete te renda per hapjen e rrugeve dhe rreth 2000 njerez civile dhe me uniforme, jane ne sherbim 24 oresh, per te lehtesuar komunikimin mes zonave", u shpreh Nano.
Guest
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...
Po tani e doni apo nuk e doni Nanon juve se nuk po kuptojme mire ne ketu.
Kondrapedali
Kondrapedali
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...
Fillimisht postuar nga Miss AlbForumi:
[qb] Po tani e doni apo nuk e doni Nanon juve se nuk po kuptojme mire ne ketu. [/qb]
peson
Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...
Ne Gjykaten e Apelit ne Tirane shqyrtohet padia e kryeministrit ndaj botuesit te "Koha Jone"
Sot ora 12.00 gjyqi Nano-Lesi
Ne vend qe te ktheje ne buxhetin e Shtetit pese pagat shperblim qe mori padrejtesisht ai kerkon edhe 40 milione leke demshperblim per "cenim personaliteti"
Sot perballen perseri ne dyert e drejtesise shqiptare kryeministri Fatos Nano me deputetin dhe botuesin e gazetes "Koha Jone", Nikolle Lesi. Tashme dihet qe zoti Nano ka bere nje kerkese-padi ne Gjykaten e Tiranes vjet ne muajin Maj 2004, kunder botuesit Lesi, pasi "Koha Jone" botoi dokumentin e vendimit te qeverise te dates 14 janar 2004, ku kryeministri Nano firmos per t'i dhene vetes se tij shperblim pese paga mujore nga buxheti i shtetit. Ky vendim eshte marre vetem pese dite pas tragjedise se 9 janarit 2004, ku u mbyten ne Karaburun 21 jete njerezish. Nisur nga ky dokument origjinal, i marre nga arshivat e Keshillit te Ministrave, gazeta "Koha Jone" botoi ne faqe te pare vendimin absurd te kryeministrit per veteshperblim si dhe beri nje koment mbi kete vendim skandaloz te qeverise Nano.
Kondrapedali
Kondrapedali
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...
Na dhjeu ky neve. Po tashti po u lodh Tosi nëpër gjygje kushedi se sa rroga do t'i japi vetes si shpërblim
shrug.gif
peson
Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...
E Enjte, 10 Shkurt 2005
BRUKSELI, "DUSH TE FTOHTE" PER NANON
Barroso: Duhet te luftoni krimin e organizuar dhe te ndermerrni reformat ne administrate
Edhe nje here tjeter Bashkimi Europian ka perseritur qendrimin e tij te njohur ndaj Shqiperise. "Zhvilloni zgjedhjet si duhet, luftoni korrupsionin dhe krimin e organizuar, ndermerrni reformat e nevojshme ne administrate dhe sistemin gjyqesor dhe atehere ne muajin tetor mund te perfundojme bisedimet per marreveshjen e asocim - stabilitetit me ju", ka qene mesazhi qe kryeministri shqiptar, Fatos Nano, mori me te mberritur ne kryeqytetin e Europes se bashkuar nga presidenti i KE-se, Barroso. Retorika e kritikes se sterperseritr te BE-se ne adrese te Tiranes zyrtare u shnderrua keshtu ne shuplake te forte per shefin e qeverise, qe ne ndryshim nga heret e kaluara, kete radhe i eshte dhene ne sy. E vetmja ceshtje ku Nano mesohet ta kete patur me te lehte ne bisedat e tij me zyrtaret europiane ka qene situata ne rajon dhe politika e moderuar e Tiranes me fqinjet. Sipas burimeve zyrtare prane kryeministrise mesohet se Shqiperia eshte pershendetur per rolin dhe politiken e saj ne Ballkan, kryesisht per ndikimin pozitiv mbi forcimin e paqes dhe stabilizimit. Pra, ne vija te pergjithshme takimet e tij me shefin e politikes se jashtme te Bashkimit Europian, Havier Solanen, me kryetarin e Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso dhe me Franko Fratinin, komisionerin e KE-se per Ceshtje te Drejtesise dhe Puneve te Brendshme jane karakterizuar nga nje atmosfere gri. Gjendja kritike ne skenen politike, ngecja ne ndermarrjen e reformave te nevojshme ne shume fusha, marredheniet me BE-ne si dhe situata ne rajon dhe roli i Shqiperise ne zhvillimet rajonale kane qene temat me pikante te rrahura ne keto takime. Por pavaresisht kesaj, kryeministri Nano nuk ka nguruar te rikonfirmoje nga ana e tij vullnetin maksimal te qeverise qe drejton per te garantuar zgjedhje te lira te drejta dhe demokratike. "Per ne standardi i ketyre zgjedhjeve eshte shume i rendesishem dhe ne e kuptojme qarte rendesine qe kane keto zgjedhje per te ardhmen e Shqiperise ne BE", vuri ne dukje ai gjate bashkebisedimit te zhvilluar me Fratinin. Gjithashtu sipas nje njoftimi zyrtar te dhene per mediat nga drejtoria e informacionit ne kryeministri mesohet se Nano ne kete takim ka shprehur vullnetin maksimal te qeverise shqiptare per perfundimin me sukses te negociatave per marreveshjen e stabilizim-asociimit me BE-ne. Vizita e djeshme e Nanos u zhvillua vetem nje jave pas takimit te mbajtur ne nivel ministrash ndermjet BE-se dhe Shqiperise. Kryesia e radhes e Bashkimit Evropian pohoi pas takimit te zhvilluar me ministrin e jashtem shqiptar, Kastriot Islami, "se Shqiperia duhet te organizoje zgjedhje korrekte e te zbatoje me perpikmeri reformat e kerkuara, para se te fillohet te flitet per hapa te metejshem ne afrimin e saj me Brukselin".
tushi
Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...
Kuksianët i tregojnë Nanos biskotat e skaduara
Kryeministri Nano mbërriti dje në Kukës, vetëm një muaj pas bllokimit që kjo zonë njohu nga temperaturat mjaft të ulëta si pasojë e dëborës. Pritja që i është rezervuar Nanos ka qenë më e ftohtë se temperaturat që mbizotëronin dje në qytet. Askush, me përjashtim të drejtuesve të PS, nuk ka denjuar që të presë kryeministrin. Përkundrazi, disa të rinj i kanë treguar Fatos Nanos biskotat e skaduara që mbërritën në këtë qytet si ndihma nga ana e qeverisë. Por banorët e Kukësit thonë se nuk kanë qenë të skaduara vetëm biskotat, por edhe mielli që ka mbërritur atje është i një cilësie mjaft të dobët, dhe krejtësisht i papërdorshëm. Kryeministri nuk ka dhënë asnjë shpjegim se si ka mundësi që qeveria të dërgojë për ndihma mallra të skaduara. Ai është munduar që të bëjë si një kryeministër i interesuar për situatën mjaft problematike të qytetit, ndërsa nuk ka premtuar asnjë kacidhe më shumë për gjendjen mjaft të rënduar në qytetin e Kukësit. Kjo është vizita e parë që kryeministri Nano ndërmori në zonat e prekura nga i ftohti. Në kulmin e krizës së të ftohtit, Nano preferoi të vizitonte Sarandën ku dhe shpalli nën avujt e alkoolit kandidaturën për deputet në këtë qytet. Për gjatë gjithë këtyre ditëve, qeveria nuk e ka vënë ujin në zjarr lidhur me bllokimin e rrugëve në Veri të vendit, por është mjaftuar duke u dërguar atyre ndihma të skaduara, siç është rasti i biskotave.
Ministri Blushi: Biskotat, të pranueshme për standartet shqiptare
Ministria e Pushtetit Vendor reagoi dje lidhur me skandalin e ndihmave të skaduara që kanë mbërritur në Veri të vendit. Sipas ministrisë së drejtuar nga Blushi, biskotat edhe po t'i hash, nuk përbëjnë rrezik për jetën, pra nuk vdes. Por ndryshe nga deklaratat e disa ditëve më parë të ministrit, i cili mohonte që biskotat ishin të skaduara, kësaj radhe Blushi nuk doli përpara mediave të hajë ndonjë biskotë tjetër. Shou i disa ditëve më parë i Blushit nuk është përsëritur kësaj radhe. Por megjithëse ky është një nga skandalet më të rënda të këtij fillim viti, deri tani asnjë institucion ligjor si prokuroria nuk ka nisur hetimet për të vënë para përgjegjësisë të gjithë zyrtarët, përfshi dhe ministrin, i cili shpërndau ndihma të skaduara. Nëse një precedent i tillë do të kishte ndodhur në vende të tjera, i pari ministër që duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe duhet të ishte përpara drejtësisë, duhet të ishte pikërisht ministri i Pushtetit Lokal. Por ndonëse skandali është prezent thuajse në të gjitha mediat, një gjë e tillë nuk përbën asnjë shqetësim për organet kompetente të drejtësisë. Çfarë pret drejtësia? Mos vallë duhet të vdesin me dhjetra dhe qindra vetë që drejtësia të kujtohet për të bërë detryrën e saj? Apo mos vallë pret që të marrë urdhër nga kryeministri për të bërë ose mos bërë hetime lidhur me këtë skandal. Ajo që mund të kuptohet lehtë është se këto ndihma të skaduara nuk mund të jenë blerë me para. Sepse mallrat e skaduara nuk shiten, ato falen. I takon drejtësisë të zbulojë se ku kanë përfunduar fondet prej 40 milionë lekësh që u dhanë nga qeveria dhe ministri Blushi për këto ndihma të skaduara. Të shpenzosh miliona lekë për të blerë ndihma të skaduara, kjo nuk mund të ndodhë askund. Ky mund të jetë një nga rastet e abuzimeve më të mëdha të kësaj qeverie, e cila, si të mos mjaftojnë grabitjet me tendera që iu bën taksapaguesve, kësaj here vodhi duke iu dërguar ndihma të skaduara njerëzve në vështirësi.
eek.gif
peson
Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...
Peng tek Nano, frike nga Berisha
Rama: "Nuk mund te kthehemi tek sistemi i Berishes, por s'mund te mbetemi peng te Nanos, qe imponohet si e keqja me e vogel"
"Ne nuk mundet me te perfytyrojme dhe jo me pastaj te bashkejetojme natyrshem me faktin se papritur e pakujtuar mund te kthehemi prape tek fantazmat e gjysmes se pare te viteve '90 vetem e vetem sepse jemi aq te neveritur nga politika sa t'i kthejme shpinen kutive te votimit e te rrime ne shtepi, por nga ana tjeter ne nuk mund te jemi pengje te asnje gogoli dhe te asnje imponimi per te zgjedhur te keqen me te vogel!
peson
Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...
PROKURORIA E PERGJITHSHME: ZOTI NANO MUND TE VIDHNI. JENI I LIRE!
url]
Nuk kishte ndodhur ne historine e drejtesise shqiptare qe me shkrese zyrtare me firme dhe vule zyra e Prokurorit te Pergjithshem te Republikes te thoshte se nje kryeminister ka te drejte te shperbleje veten e tij me sa te doje paga mujore. Edhe kjo cudi ka ndodhur pikerisht me shkrese zyrtare. Sic dihet tashme me date 14 janar 2004 me vendim qeverie kryeministri Nano, vendosi te shperbleje veten e tij, shefin e kabinetit, Agim Isaku, dhe sekretarin e Pergjithshem te kryeministrise, zotin Ylli Manjani, me pese paga mujore me argumentimin se "qenkan lodhur e keputur duke punuar dhe kane kontribuar ne privatizimin e bankes se Kursimeve". Mund te falet shperblimi i zotit Manjani, pasi nuk eshte pjese e stafit politik te kryeministrit, ndonese punon per te, por gjithsesi ka nje varesi si nepunesi me i larte i Administrates Civile. Ndersa shperblimi qe i ka bere vetes se tij kryeministri me pese paga mujore si dhe shefit te kabinetit te tij, zoti Isaku, eshte jo vetem jo moral , por dhe krejtesisht antiligjor, gje qe duhej denuar si shperdorim i paster i detyres zyrtare. Kete shperblim kryeministri e ka bere per veten e tij vetem pese dite pas tragjedise se Karaburunit ku u mbyten 21 jete njerezish dhe ne vend qe te merrej me varrosjen e tyre apo ne ngushellimin e familjeve te tyre kryeministri preferoi ne menyre teper cinike te merrte vendim qeverie per te firmosur per veten e tij pese paga mujore ose afersisht mbi 20 milione leke gjithsejt. Ne lidhje me kete, gazeta "Koha Jone" e denoncoi kete veprim jo ligjor dhe per kete kryeministri arriti ta denonte gazeten ne gjykaten e shkalles se pare ne Tirane me nje gjobe prej 20 milione leke, kurse gjykata e Apelit e rrezoi vendimin e gjykates se Tiranes, si "me shkelje te renda te procedures ligjore".
Pervec cilesise se deputetit zoti Nikolle Lesi, beri denoncim ne Prokurorine e Pergjithshme te Republikes si deputet i Kuvendit te Shqiperise, duke e akuzuar, sic ishte ne vertete, per shperdorim detyre dhe kerkoi fillimin e hetimeve ndaj kryeministrit per kete shperblim te vetes se tij qe kishte firmosur me date 14 janar 2004. Sic shikohet edhe nga materiali i Prokurorise se Pergjithshme, te cilin po e botojme te plote sot, del se me nje argumentin absurd prokurori prane zyres se Prokurorit te Pergjithshem e ka hedhur poshte fillimin e ceshtjes penale, pasi, sipas, tij "kryeministri dhe drejtori i kabinetit te kryeministrit kane investuar ne menyre diplomatike dhe politike per suksesin e privatizimit te Bankes se Kursimeve"(!). Nje absurditet te tille zor se e ka degjuar drejtesia shqiptare, pasi kryeministri e ka per detyre funksionale kete pune dhe per kete paguhet nga shteti me page mujore te larte. Sipaslogjike se Prokurorise se Pergjithshme atehere Presidenti i Republikes, kryeministri, cdo minister apo zyrtare i larte kur "lodhet" duke punuar per shtetin duhet dhe ka te drejte te shperbleje veten e tij nga buxheti i Shtetit! Justifikimi qe i ka bere zyra e Prokurorit te Pergjithshem ketij veprimi te kryeministrit tregon se ky institucion i akuzes shqiptare eshte nen hyqmin e kryeministrit dhe nuk ka as guxim e as pavaresi nga Ekzekutivi. Me minimalja qe duhej te kishte bere prokuroria e pergjithshme do te ishte qe te urdheronte kryeministrin per te arketuar ne buxhetin e Shtetit te pese pagave mujore qe kishte marre si shperblim me firme te tij. Ose mund te gjente njemije e nje menyra "ligjore" qe ta hidhte poshte padine e deputetit Lesi per kryeministrin per kete rast, por jo te thoshte ne arsyetimin e vendimit te mosfillimit te procedimit Penal se "kryeministri dhe Agim Isaku na qenkan lodhur duke punuar dhe kane investuar diplomacine personale dhe u takonte vetshperblimi". Kushdo qe e lexon kete vendim te Prokurorise se Pergjithshme do te qeshte me justifikimin zyrtar me firme e vule dhe do te meshironte varesine ku ka rene ky institucion akuze.
Ne te vertete kryeprokurori Sollaku dukej ne fillim te pune se tij se kishte premisat e nje juristi qe nuk behej loje e politikes, sic kishte ndodhur me paraardhesit, porse faktet e perditshme po e komplikojne figuren e tij. Aq me teper qe ai duhet te flase me hapur se per cilin zyrtar te asaj kohe ne presidencen shqiptare ishte vene pergjuesi ne tavolinen e Hotel Rogner apo te duhet te dije se kush "fukara" do te vinte te paguante per dy nenshtetsi shqiptare qe kalonin nga zyra juridike e presidences se dhjetor 1997 ! Dhe gabimisht ne rrjetin e pergjimit rane Nano dhe Abdiu, sic tashme dihet.
Dokumenti qe botojme sot tregon se Prokuroria e cila duhet te jete mbi te gjithe dhe te zbatoj vetem ligjin ndaj kujtdo, qofte ky Presidenti Moisiu apo kryeministri Nano bashke me deputetin Lesi, porse duket se ky organ akuze ka probleme qe duhen zgjidhur ne favor te pavaresise se tij. Nese kjo nuk behet tani , atehere i bie pushtetit te ardhshem, pas zgjedhjeve, te vendose edhe njehere dore mbi kete Institucion ne menyre qe ti shtoje pavaresine dhe forcen e personit qe drejton kete Institucion.
Te justifikohet kryeministri Nano nga Prokuroria e Pergjithshme kur ai vjedh buxhetin e Shtetit me firme e vule eshte si ti thuash publikisht atij "Vidhni zoti Nano! Jeni i lire, por mendo edhe per ne!!".
Alban Mati
Top